Pozicioni vakant i Kryeinspektorit të Përgjithshëm/ VKM: Kriteret dhe procedurat e përzgjedhjes dhe emërimit
Me dorëheqjen e Shkëlqim Hajdarit nga posti i Kryeinspektorit të Përgjithshëm dhe pas publikimit të lajmit se kryeministri Edi Rama kishte propozuar ish deputetin demokrat Dashnor Sula, Këshilli i Ministrave ka përcaktuar në mbledhjen e sotme kriteret e veçanta dhe procedurat për përzgjedhjen dhe emërimin e inspektorit të përgjithshëm.
Sekretari i Përgjithshëm i institucionit përgjegjës hap aplikimin brenda 15 ditëve nga krijimi i pozicionit vakant. Kandidatët dorëzojnë aplikimet e tyre dhe komisioni shqyrton dokumentacionin dhe zhvillon intervistat.
Më pas, komisioni harton listën përfundimtare të kandidatëve të kualifikuar, të shoqëruar me renditjen sipas pikëve të grumbulluara, dhe ia paraqet sekretarit të Përgjithshëm të institucionit përgjegjës brenda 3 ditëve kalendarike nga përfundimi i procesit të vlerësimit.
Inspektori i Përgjithshëm emërohet në detyrë me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të titullarit të institucionit përgjegjës që ka në varësi Inspektoratin e Përgjithshëm.
VKM:
PĂRCAKTIMIN E KRITEREVE TĂ VEĂANTA DHE TĂ PROCEDURAVE PĂR PĂRZGJEDHJEN, EMĂRIMIN, VLERĂSIMIN E REZULTATEVE NĂ PUNĂ, DISIPLINĂN, LIRIMIN DHE SHKARKIMIN NGA DETYRA TĂ INSPEKTORIT TĂ PĂRGJITHSHĂM
NĂ« mbĂ«shtetje tĂ« nenit 100 tĂ« KushtetutĂ«s dhe tĂ« pikĂ«s 2, tĂ« nenit 16, të ligjit nr.99/2024, âPĂ«r inspektimin nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«â, me propozimin e ministrit tĂ« EkonomisĂ« dhe Inovacionit, KĂ«shilli i Ministrave
V E N D O S I:
- DISPOZITA TĂ PĂRGJITHSHME
Ky vendim përcakton kriteret e veçanta dhe procedurat për përzgjedhjen, emërimin, vlerësimin e rezultateve në punë, disiplinën, lirimin dhe shkarkimin nga detyra të inspektorit të Përgjithshëm.
- KRITERET PĂR PĂRZGJEDHJEN DHE EMĂRIMIN
Kandidati pĂ«r inspektor tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m, krahas kritereve tĂ« pĂ«rcaktuara nĂ« pikĂ«n 1, tĂ« nenit 16, tĂ« ligjit nr.99/2024, âPĂ«r inspektimin nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«â, duhet tĂ« plotĂ«sojĂ« edhe kĂ«to kritere tĂ« veçanta:
- a) TĂ« ketĂ« diplomĂ« tĂ« nivelit âMaster i Shkencaveâ ose âMaster Profesionalâ, tĂ« pĂ«rfituar nĂ« fund tĂ« studimeve tĂ« ciklit tĂ« dytĂ« me 120 kredite dhe me kohĂ«zgjatje normale 2 vite akademikeâ ose tĂ« barasvlershme me to;
- b) Të ketë të paktën 5 (pesë) vjet përvojë pune në pozicione të larta drejtuese në institucione publike ose private.
III. PROCEDURA E PĂRZGJEDHJES DHE EMĂRIMIT
- Brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve kalenderike nga krijimi i pozicionit vakant të inspektorit të Përgjithshëm, sekretari i Përgjithshëm i institucionit përgjegjës, që ka në varësi Inspektoratin e Përgjithshëm, hap thirrjen për aplikim dhe ngre një komision ad hoc të përbërë nga:
- a) një përfaqësues nga institucioni që ka në varësi Inspektoratin e Përgjithshëm;
- b) një përfaqësues nga Departamenti i Administratës Publike;
- c) një përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë.
Njoftimi për aplikim publikohet në Buletinin e Njoftimeve Publike dhe në faqen zyrtare të institucionit përgjegjës dhe qëndron i hapur për një periudhë jo më pak se 7 (shtatë) ditë kalendarike.
Kandidati paraqet këto dokumente:
a) Kërkesën për aplikim;
b) Jetëshkrimin të përditësuar (CV);
c) Kopjen e diplomës dhe të listës së notave;
ç) Dëshminë e përvojës profesionale;
d) Vetëdeklarimin për konfliktin e interesit dhe papajtueshmërinë sipas legjislacionit në fuqi;
dh) Kopjen e letërnjoftimit (ID);
e) Vërtetimin nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
ë) Vetëdeklarimin e gjendjes gjyqësore;
f) Ădo dokumentacion tjetĂ«r qĂ« vĂ«rteton trajnimet, kualifikimet, arsimimin shtesĂ«, publikimet, angazhimet akademike apo tĂ« tjera, tĂ« pĂ«rmendura nĂ« jetĂ«shkrim.
- Komisioni ad hoc përfundon shqyrtimin e dokumentacionit dhe zhvillimin e intervistave me kandidatët, brenda një afati jo më shumë se 15 (pesëmbëdhjetë) ditë kalendarike nga data e përfundimit të afatit për dorëzimin e aplikimeve.
- Vlerësimi i kandidatëve bëhet në një total prej 100 pikësh dhe përbëhet nga:
a) Vlerësimi i dokumentacionit dhe i përvojës profesionale: deri në 60 pikë;
b) Intervista e strukturuar me gojë: deri në 40 pikë.
6. Vlerësimi i dokumentacionit dhe i përvojës profesionale deri në 60 pikë realizohet sipas skemës së mëposhtme:
a) Deri në 10 (dhjetë) pikë për tejkalim të nivelit të arsimit, sipas kritereve të mëposhtme:
5 pikë, për diplomë ekzekutive ose diplomë specializimi;
10 pikë, për gradë ose titull shkencor.
- Deri në 20 (njëzet) pikë për tejkalim të përvojës në punë si drejtues në institucione publike apo private, sipas kritereve të mëposhtme:
- 5 pikë, për 1 (një) vit përvojë shtesë;
iii. 10 pikë, për më shumë se 1 vit deri në 3 vjet përvojë shtesë;
iii. 20 pikë, për më shumë se 3 vjet përvojë shtesë.
c) Publikime, angazhime akademike: 10 pikë;
ç) Deri në 15 (pesëmbëdhjetë) pikë për trajnime ose kualifikime profesionale, sipas kritereve të mëposhtme:
- 5 pikë, për 1 (një) deri në 3 (tre) trajnime ose kualifikime profesionale;
- 10 pikë, për 3 (tre) deri në 5 (pesë) trajnime ose kualifikime profesionale;
iii. 15 pikë, për më shumë se 5 (pesë) trajnime ose kualifikime profesionale.
- d) Integriteti profesional në bazë të deklaratave, referencave dhe dokumentacionit plotësues: 5 pikë.
- Komisioni harton listën përfundimtare të kandidatëve të kualifikuar, të shoqëruar me renditjen sipas pikëve të grumbulluara, dhe ia paraqet sekretarit të Përgjithshëm të institucionit përgjegjës brenda 3 (tri) ditëve kalendarike nga përfundimi i procesit të vlerësimit.
- Komisioni ad hoc funksionon në përputhje me këto rregulla:
- a) Mbledhjet janë të vlefshme kur marrin pjesë të gjithë anëtarët;
- b) Vendimmarrja bëhet me shumicë votash;
- c) Ădo anĂ«tar nĂ«nshkruan njĂ« deklaratĂ« mbi mungesĂ«n e konfliktit tĂ« interesit para fillimit tĂ« vlerĂ«simit;
ç) Në rast mungese të një anëtari, zëvendësimi bëhet nga institucioni përkatës brenda 3 (tri) ditëve kalendarike.
Komisioni garanton barazi, objektivitet dhe transparencë gjatë gjithë procesit të vlerësimit.
Inspektori i Përgjithshëm emërohet në detyrë me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të titullarit të institucionit përgjegjës që ka në varësi Inspektoratin e Përgjithshëm.
MASAT DISIPLINORE DHE PROCEDURA DISIPLINORE
- Në rastet kur ka indicie të arsyeshme për shkelje disiplinore, sekretari i Përgjithshëm i institucionit përgjegjës, me iniciativë të tij ose pas informacionit zyrtar të ardhur nga institucione shtetërore, vendos fillimin e procedurës disiplinore dhe njofton me shkrim inspektorin e Përgjithshëm për shkeljen e dyshuar dhe për fillimin e hetimit administrativ.
- Sekretari i Përgjithshëm i institucionit përgjegjës urdhëron ngritjen e një grupi të posaçëm për hetimin administrativ të inspektorit të Përgjithshëm, duke mbledhur prova, dëshmi, raportime dhe deklarata, sipas natyrës së shkeljes së pretenduar.
- Inspektori i Përgjithshëm ka këto të drejta:
Â
a) Të paraqesë shpjegime me shkrim;
b) Të zhvillojë një dëgjesë me grupin e posaçëm, brenda një afati jo më të gjatë se 10 (dhjetë) ditë kalendarike nga data e njoftimit;
c) Të përfaqësohet nga përfaqësues ligjor.
Â
- Pas përfundimit të hetimit, grupi i posaçëm përgatit një raport përfundimtar, i cili i paraqitet sekretarit të Përgjithshëm brenda 7 (shtatë) ditëve kalendarike nga data e përfundimit të këtij hetimi.
Â
- Sekretari i Përgjithshëm i institucionit përgjegjës, pas administrimit të raportit përfundimtar, i njofton titullarit të institucionit rezultatet e raportit të grupit të posaçëm.
Â
- Sekretari i Përgjithshëm i institucionit përgjegjës, në rast të konstatimit të shkeljes dhe në varësi të rrethanave të konstatuara, i propozon titullarit të institucionit përgjegjës, që ka në varësi Inspektoratin e Përgjithshëm, një nga masat disiplinore të mëposhtme:
Â
a) Vërejtje me shkrim;
b) Vërejtje me paralajmërim për largim nga detyra;
c) Largim nga detyra.
Titullari i institucionit përgjegjës, që ka në varësi Inspektoratin e Përgjithshëm, merr vendim për dhënien e njërës nga masat disiplinore të parashikuara në pikën 6, të këtij kreu.
Â
- VLERĂSIMI I REZULTATEVE NĂ PUNĂ TĂ INSPEKTORIT TĂ PĂRGJITHSHĂM
Â
- Inspektori i Përgjithshëm i nënshtrohet vlerësimit të rezultateve në punë 1 (një) herë në vit nga titullari i institucionit, që ka në varësi Inspektoratin e Përgjithshëm.
Â
- Vlerësimi i inspektorit të Përgjithshëm kryhet në bazë të performancës së tij profesionale, në përputhje me kriteret e përgjithshme, si më poshtë vijon:
Â
- a) Realizimi i objektivave institucionalë të përcaktuar në fillim të periudhës së vlerësimit;
Â
- b) Cilësia dhe efektiviteti i veprimtarisë inspektuese;
Â
- c) Menaxhimi i burimeve njerëzore dhe financiare në dispozicion të institucionit;
Â
ç) Respektimi i dispozitave ligjore dhe i standardeve të etikës profesionale;
Â
- d) Transparenca dhe komunikimi me publikun;
Â
dh)Nismat për përmirësim të punës dhe përdorimi i teknologjisë në proceset inspektuese;
Â
- e) Bashkëpunimi ndërinstitucional dhe përfaqësimi institucional.
Â
- LIRIMI DHE SHKARKIMI NGA DETYRA
Inspektori i PĂ«rgjithshĂ«m lirohet dhe shkarkohet nga detyra me vendim tĂ« KĂ«shillit tĂ« Ministrave, me propozim tĂ« titullarit tĂ« institucionit pĂ«rgjegjĂ«s, qĂ« ka nĂ« varĂ«si Inspektoratin e PĂ«rgjithshĂ«m, sipas rasteve tĂ« parashikuara nĂ« ligjin nr.99/2024, âPĂ«r inspektimin nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«â.
Sekretari i Përgjithshëm i institucionit përgjegjës, brenda 7 (shtatë) ditëve kalendarike nga marrja dijeni apo konstatimi i shkakut për lirimin apo shkarkimin nga detyra të inspektorit të Përgjithshëm, i paraqet titullarit të institucionit raportin me faktet dhe rrethanat përkatëse.
VII. DISPOZITĂ E FUNDIT
Ngarkohet Inspektorati i Përgjithshëm për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn nĂ« fuqi pas botimit nĂ« âFletoren zyrtareâ.

