Një trajnim i përbashkët mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë ka pasur në fokus praktikat e neutralizimit të sigurt të municioneve.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ambasada Amerikane ka ndarë pamje nga trajnimi që u zhvillua në poligonin e Asgjësimit të Mjeteve Shpërthyese në Shqipëri.
“Oficeri i Lartë i Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara Anthony Bennett tregon se si teknikët e Asgjësimit të Municioneve Shpërthyese (EOD) neutralizojnë në mënyrë të sigurt municionet dhe si ushtarët e Forcave të Armatosura praktikojnë këto procedura”,-thuhet ndër të tjera në njoftim./mxh
Stuhia ‘Marta’ ka goditur sot Portugalinë dhe Spanjën, duke shkaktuar përmbytje, dëme të mëdha dhe ka shënuar një viktimë.
Një 54 vjeçar zjarrfikës portugez humbi jetën gjatë një patrullimi për vëzhgim pranë brigjeve të një lumi, në komunën e Campo Maior në zonën qendrore të Portalegres.
Stuhia ‘Marta’ ka sjellë shi të dendur, erëra të forta dhe përmbytje të mëdha, sidomos në pjesë të Andaluzisë jugore në Spanjë, ku autoritetet kanë shpallur alarm të motit dhe kanë urdhëruar evakuime të banorëve për arsye sigurie.
Autoritetet e të dy vendeve kanë nxjerrë paralajmërime për rritje të nivelit të lumenjve, si dhe për rreziqe të mundshme shembjesh dhe rrëshqitjesh dheu në zonat e mbushura me ujë. Rrugë të shumta janë bllokuar, stacionet hekurudhore janë bllokuar dhe mijëra njerëz janë evakuuar për shkak të përmbytjeve dhe kushteve ekstreme të motit./mxh
Interi ka vendosur t’i ofrojë trajnerit Cristian Chivu një kontratë të re përtej vitit 2027.
Sipas “Tuttosport”, klubi zikaltër pritet t’ia paraqesë ofertën teknikut rumun në fund të sezonit.
Marrëveshja e re parashikohet të zgjasë bashkëpunimin të paktën deri në vitin 2028. Politika e klubit është të mos nisë asnjë sezon me një trajner që i skadon kontrata.
Fillimisht, Chivu nuk ishte zgjedhja e parë e drejtuesve, por puna e bërë ka bindur klubin për vazhdimësinë.
Paralelisht, Interi po punon edhe për rinovimin e Federico Dimarco. Kontrata aktuale e mbrojtësit përfundon në vitin 2027. Dimarco konsiderohet pjesë e rëndësishme e projektit sportiv të Interit./mxh
Endri Shabani, që ka marrë prej pak javësh detyrën e Avokatit të Popullit, ka ndarë në një intervistë në Euronews Albania një qëndrim shpjegues në lidhje me Adriatik Lapajn, që deri në zgjedhjet e 11 majit ishin bashkëdrejtues koalicioni.
Shabani theksoi se përplasjet me Lapajn u zhvilluan për shkak të dallimeve në vizion.
Sipas Shabanit, qasjet politike dhe ato personale janë tanimë të ndara me detyrën e tij të re, në një institucion që sipas tij do ta depersonalizojë.
“Ne kishim bashkëpunuar si aktivistë dhe kishim një histori të përbashkët, por pas disa dallimeve në vizion, u ndamë. Unë zgjodha të largohem nga aktiviteti politik dhe të fokusohem në detyrën time si Avokat i Popullit. Ky është një institucion dhe dua ta depersonalizoj. Nuk ka rëndësi nëse më pëlqen apo jo një person, ne duhet t’i shërbejmë të gjithëve njësoj,” tha Shabani./mxh
Napoli fitoi 3-2 në transfertë ndaj Genoa, në një ndeshje të vendosur në minutën e 95-të.
Vendasit kaluan të parët në avantazh me penallti të realizuar nga Ruslan Malinovskyi. Napoli reagoi shpejt dhe përmbysi rezultatin në pjesën e parë me golat e Rasmus Hojlund dhe Scott McTominay.
Në pjesën e dytë, Genoa barazoi me Lorenzo Colombo pas një gabimi në mbrojtjen e Napolit. Miqtë mbetën me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Juan Jesus.
Në kohën shtesë, Hojlund realizoi nga pika e penalltisë dhe i dha Napolit fitoren.
Pas këtij suksesi, Napoli mban vendin e tretë me 49 pikë dhe ngushton diferencën me Interin kryesues në gjashtë pikë./mxh
Si gjykata më e rëndësishme në Mbretërinë e Bashkuar, Gjykata e Lartë zakonisht trajton procedura me rëndësi të madhe. Por javën e kaluar, një seancë u ndërpre për një moment nga një ndërhyrje e papritur dhe komike.
Ndërsa një profesionist ligjor i drejtohej trupit gjykues, u dëgjua zëri i aktorit Tom Holland, prezantues i podcast-it të njohur “The Rest is History“, ndërsa bënte një imitim satirik të ish-presidentit amerikan Jimmy Carter.
Siç shkruan “The Guardian”, një nga gjykatësit pa dashje kishte shtypur “play” në një episod podcast-it në telefonin e tij, i cili më pas u dëgjua në mikrofonët e sallës së gjyqit./mxh
Të tjera detaje mësohen lidhur me gjendjen e gjeneralit rus Vladimir Alexeyev, i cili u qëllua me armë zjarri disa herë të premten e 6 shkurtit në Moskë.
BBC shkruan se zëvendësshefi i inteligjencës ushtarake (GRU), ka rifituar vetëdijen pas një operacioni të suksesshëm. Ai ishte dërguar me urgjencë në spital në gjendje të rëndë, pasi u sulmua në hyrjen e pallatit ku banonte.
Gjenerali 64-vjeçar mori tre plagë nga armë zjarri në kraharor ose bark. Dy persona të dyshuar janë arrestuar dhe pritet të merren në pyetje, ndërsa autoritetet kanë hapur një çështje penale për tentativë vrasjeje.
Zyrtarët rusë akuzuan Kievin për sulmin, por Ministri i Jashtëm i Ukrainës mohoi çdo përfshirje. Mjekët deklaruan se “rreziku për jetën e Alexeyev ka kaluar”, ndërsa ai u mbajt përkohësisht në koma të induktuar mjekësore.
Alexeyev është një figurë e lartë e GRU-së, i dekoruar me titullin “Hero i Rusisë” për rolin e tij në ndërhyrjen ushtarake në Siri. Ai ka qenë i sanksionuar nga BE dhe Britania e Madhe pas akuzave për sulmin me agjent nervor në Salisbury (2018). Gjenerali ka pasur rol kyç edhe në negociatat me grupin mercenar Wagner pas rebelimit të qershorit 2023.
Ky është sulmi i fundit ndaj një zyrtari të lartë ushtarak rus që nga nisja e luftës në Ukrainë në shkurt 2022. Më herët, gjeneralë të tjerë janë vrarë në shpërthime në Moskë, ndërsa autoritetet ruse pretendojnë se kanë parandaluar edhe atentate të tjera.
Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se SHBA-të kanë propozuar që raundi i ardhshëm i bisedimeve mes Moskës dhe Kievit të mbahet për herë të parë në tokë amerikane, “ndoshta në Miami”, duke shtuar se Uashingtoni dëshiron që lufta të përfundojë deri në qershor./mxh
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore njoftoi se ka arrestuar në flagrancë punonjësin e Shërbimit për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimi, Kryeinspektor A. B., me detyrë pranë MZSH-së Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.
“Arrestimi i tij u krye pasi ditën e sotme rreth orës 15:47, gjatë drejtimit të mjetit të tij (jashtë shërbimit), është konstatuar nga shërbimet e qarkullimit rrugor të DVP Elbasan në aksin Cërrik – Elbasan, ku pas verifikimit me testin matës të alkoolit ka rezultuar pozitiv në masën 0.87 mg/l”,-theksohet në njoftim.
Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiskionit të Përgjithshëm Elbasan./Mxh
Rimeli në ngjyrë kafe mund të ekzistojë prej dekadash, por si shumë produkte bukurie është rikthyer fuqishëm këtë vit falë ‘TikTok’-ut. Gjithnjë e më shumë gra po e përfshijnë në look-un e tyre të përditshëm, duke lënë mënjanë rimelin në ngjyrën e zezë.
Rimeli i kafenjtë është tashmë pjesë kryesore e trendit “pa make-up”, që po bëhet viral dhe ka si qëllim të theksojë tiparet natyrale të fytyrës, duke krijuar një pamje më të butë, më të ëmbël dhe më natyrale.
Si ta aplikoni saktë rimelin kaf
Nëse dëshironi një rezultat më të theksuar, profesionistët e makeup-it rekomandojnë këtë teknikë: aplikoni një laps sysh kafe të errët në vijën e brendshme të qerpikëve dhe më pas vendosni rimelin kafe. Kjo i bën qerpikët të duken më të dendur dhe më të plotë.
Nëse preferoni një pamje minimaliste dhe natyrale për përditshmëri, mjaftojnë 1-2 shtresa rimeli kaf, ndërsa pjesën tjetër të makeup-it mbajeni sa më të lehtë.
Si ta kombinoni me pjesën tjetër të makeup-it
Mund të krijoni një look njëngjyrësh me nuanca toke, duke përdorur një blush në tone nude ose pjeshkë dhe një produkt buzësh në të njëjtën paletë ngjyrash.
Nëse dëshironi një pamje më intensive, mund të realizoni një lyerje me nuanca kafe të errëta, të cilat kombinohen në mënyrë perfekte me rimelin kaf./mxh
Dronët ukrainas me rreze të gjatë goditën këtë mëngjes fabrikën e kimikateve “Redkino” në rajonin Tver.
Fabrika ndodhet në një distancë prej rreth 139 kilometrave në veriperëndim të Moskës.
Fabrika prodhon kimikate të specializuara, përfshirë aditivë për karburant dhe reagjentë për aviacionin, hapësirën ajrore dhe raketat e forcave të armatosura të Rusisë.
Ndërkohë, Rusia ka organizuar sulme anembanë shtetit ukrainas duke synuar infrastrukturën energjetike.
Ministri ukrainas i Energjetikës, Denys Shmyhal deklaroi se forcat ruse kanë synuar nënstacionet me tension të lartë prej 750 kilovolt dhe linjat e transmetimit prej 330 kilovolt, të cilat përbëjnë kornizën kryesore të rrjetit energjetik ukrainas.
Janë goditur gjithashtu edhe objektet prodhuese, përfshirë termocentralet Burshtin dhe Dobrotvir në Ukrainën Perëndimore.
DTEK, kompania më e madhe private energjetike e Ukrainës, raportoi se pajisjet në termocentralet e saj pësuan “dëme të konsiderueshme”. Kompania e quajti këtë sulm si të 220-in që nga fillimi i pushtimit të plotë rus./mxh
Një emër surprizë ka dalë në garën për drejtimin e Federatës Shqiptare të Futbollit.
Ndërkohë që edhe pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet, Adriano Valduci, ashtu siç e kishte paralajmëruar, pas kontributit të tij të shquar, me skemat 5-4-3 apo 3-4-5 dhe vuri dorë në kualifikimin e Kombëtares së Silvinjos, sot në mënyrë të menjëhershme, ka shpallur kandidaturën për president të FSHF.
Në prononcimin e tij, Valduci tha se: “Armand Duka po i bën zgjedhjet në shkurt, duke e shkurtuar mandatin e tij me 4 apo 5 muaj. Kjo është e pafalshme për mua. Unë do doja që zgjedhjet të bëheshin në qershor, ai duhet ta zgjasë mandatin. Jam dakord t’i bëjë edhe në dhjetor.”
I pyetur përse mungoi ne Asamblenë e FSHF-së, ai tha se atë ditë do të shkonte te dentisti. Armand Duka kishte marrë informacion dhe për këtë arsye la datën, pikërisht në ditën kur ai do të mungonte.
Kjo është arsyeja që nuk shpalli dot kandidaturën në Asamble. Valduci theksoi se do e hedhë Dukën me tuc.
I pyetur përse e ka tradhtuar Blendi Fevziu, ai theksoi se: “Për të marrë post në KE, Fevziu iku te Duka dhe tashmë për të më shmangur mua dhe kandidaturën time, ka ikur në Afganistan. Janë fakte kokëforta se çfarë kandidat i fortë jam unë në zgjedhjet për kreun e FSHF-së.”
Mbledhjen e Asamblesë, Armand Duka e ka bërë prapa krahëve të tij, kur ai ishte te dentisti. Kjo ka qenë arsyeja që nuk shpalli kandidaturën. Kjo ka qenë lëvizja e Armand Dukës, nga frika se do kandidonte Valduci, së bashku me skuadrën e tij të fuqishme, me mbështetjen e Fevziut dhe personalitet të tjera të futbollit.
Një nga emrat kryesorë ishte edhe presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, i cili ishte gati të firmoste fondin 1 milion euro për kandidaturën e Valducit.
Mësohet se Valduci, mbështetet edhe nga Koço Kokëdhima, i cili ka dhënë aprovimin e tij. Po ashtu e mbështesin edhe Safet Gjici e Sinan Idrizi./mxh
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të fluturojë për në Uashington këtë javë për t’u takuar me Presidentin e SHBA-së Donald Trump për Iranin.
Takimi pritet të zhvillohet të mërkurën, ndërsa SHBA-të dhe Irani duket se janë gati për një raund të dytë bisedimesh bërthamore.
“Kryeministri beson se çdo negociatë duhet të përfshijë kufizime mbi raketat balistike dhe një fund të mbështetjes për boshtin iranian”,-thotë Zyra e Kryeministrit.
Netanyahu fillimisht ishte planifikuar të ishte në Uashington nga 18-22 shkurt, por takimi u shty një javë më parë me kërkesë të kryeministrit, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për mediat e huaja.
Ky njoftim vjen pak orë pas përfundimit të bisedimeve midis zyrtarëve iranianë dhe atyre amerikanë që u zhvilluan të premten në Muskat, Oman, ku palët ranë dakord të vazhdojnë dialogun përtej raundit të sotëm të bisedimeve./mxh
Kenan Yildiz ka rinovuar zyrtarisht kontratën me Juventusin deri në vitin 2030. Sulmuesi turk firmosi marrëveshjen e re në prani të drejtorit sportiv Damien Comolli, në ambientet e klubit.
Yildiz shprehu kënaqësinë për vazhdimin e bashkëpunimit, duke falënderuar drejtuesit, stafin teknik, shokët e skuadrës dhe tifozët.
Rinovimi i tij vlerësohet si një hap i rëndësishëm në projektin e ri sportiv të bardhezinjve. Juventus e konsideron Yildiz një element kyç për të tashmen dhe të ardhmen e ekipit.
Kontrata e re parashikon një rritje të ndjeshme të pagës së lojtarit. Interesi i klubeve të mëdha europiane për Yildiz ka qenë i lartë në muajt e fundit.
Me këtë rinovim, Juventusi synon të ndërtojë vazhdimësi dhe stabilitet teknik./mxh
Gazetarja Klodiana Lala u ndal sot në një analizë pas vendimit të dhënë të premten nga Gjykata Kushtetuese për çështjen ndaj Belinda Ballukut.
Në studio televizive, Lala tha se hapi i radhës pas këtij vendimi mund të jetë një urdhër i ri nga Prokuroria e Posaçme që mund të trazojë ujërat.
“Balluku në mënyrë individuale, iu drejtua Apelit të Posaçmen të GJKKO dhe kërkoi që të prishej vendimi për pezullimin nga detyra, paralelisht me zotin Rama. Apeli la në fuqi masën shtrënguese të ndalimit të për të dalë jashtë vendit. A ekziston që Balluku të prishë provat dhe të intimidojë dëshmitarët? Në rastin kur Apeli e lë në fuqi masën e pezullimit, zonja Balluku shkon në gjykatën e Lartë, dhe më pas do të kthehet sërish në Kushtetuese mbi bazën e ankimit të saj. SPAK shkon me rekurs për rikthimin e pezullimit. Çështja që po zhvillohej në Kushtetuese flitej se mund të ishte e njëjtë me atë të Këshillit të Mandateve, por nuk është e njëjta çështje. SPAK pretendoi se e ka marrë Ballukun të pandehur dhe për disa shkelje të tjera të disa lotëve. Ngriti disa akuza dhe rëndoi pozitën e saj në raport me ligjin. SPAK tha se mund të prishë provat, përderisa po kryente sërish procedurat tenderuese. Nëse do të jepet apo jo leja për arrestimin e Ballukut, kjo është çështje që ngelet hap pas hapi”,- tha Lala./mxh
Në një hulumtim të ri, diçka që mendohej më parë po sfidohet: duket se produktet e qumështit mund të jenë një aleat i papritur në parandalimin e përkeqësimit mendor.
Dihet se zakonet tona ushqimore ndikojnë në shëndetin tonë në çdo fazë të jetës. Një nga sfidat më të mëdha të kohës sonë është harresa, që prek gjithnjë e më shumë njerëz me kalimin e moshës. Por si lidhet dieta me rrezikun e zhvillimit të kësaj gjendjeje?
Një studim afatgjatë zbuloi se konsumimi i moderuar i djathrave me përmbajtje të lartë yndyre dhe qumështit mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të zhvillimit të të përkeqësimit mendor.
Konsumimi i rreth 50 gramëve djathë me yndyrë të lartë çdo ditë (p.sh., dy feta djathi) lidhej me një rrezik 13% më të ulët për zhvillimin e përkeqësimit mendor.
Konsumimi i rreth 20 gramëve kremë qumështi me yndyrë të lartë (rreth një lugë të madhe) lidhej me një rrezik 16% më të ulët të kësaj gjendjeje.
Kjo analizë bazohet në të dhëna nga një studim në Suedi, ku u ndoqën rreth 28,000 njerëz për rreth 25 vjet. Studiuesit krahasuan ata që konsumonin sasi të konsiderueshme të produkteve të qumështit me yndyrë të lartë me ata që konsumonin shumë pak ose fare.
Pika më interesante e këtij studimi është se djathti me yndyrë të lartë duket se lidhen me një rrezik më të ulët të përkeqësimit mendor, ndërsa tjera si qumështi, kosi apo gjalpi nuk treguan një efekt të tillë. Kjo sugjeron se struktura dhe lloji i ushqimit mund të ndikojnë ndryshe në trurin dhe në trupin tonë./mxh
Arsenal ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt titullit pas fitores bindëse 3-0 ndaj Sunderland.
Protagonistët e sfidës ishin afrimet e reja, Viktor Gyokeres me një dopietë dhe Martin Zubimendi, të cilët i dhanë skuadrës së Mikel Artetës shkëputjen në +9 pikë nga Manchester City ndjekës. Me 56 pikë në krye, Arsenal duket i pandalshëm në këtë fazë të kampionatit.
Ndërkohë, Chelsea mori fitoren e katërt radhazi falë Cole Palmer, i cili realizoi tripletë në suksesin 1-3 ndaj Wolves.
Në ndeshjet e tjera, Aston Villa nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Bournemouth, ndërsa West Ham mori një fitore të pastër 2-0 ndaj Burnley.
Për këta të fundit u aktivizua si zëvendësues Armando Broja, por sulmuesi shqiptar nuk arriti të ndryshonte fatin e takimit./mxh
Komisioneri i klimës i Bashkimit Europian njoftoi vendosjen e një forcë prej 300 zjarrfikësish në të gjithë kontinentin për të luftuar zjarret, pasi u përball me vitin emë të keq për zjarret në 2025, të cilat një studim i kohëve të fundit tha se u intensifikuan nga ndryshimet klimatike.
Komisioneri i Klimës i BE-së, Wopke Hoekstra, tha se forca e reagimit të shpejtë do të përbëhet nga zjarrfikës nga i gjithë blloku 27-anëtarësh dhe do të vendoset shpejt aty ku është e nevojshme.
“Është një shenjë e qartë solidariteti dhe se ne duam ta trajtojmë këtë së bashku”, tha Hoekstra.
Hoekstra nuk specifikoi se ku do të bazohet njësia dhe nëse do të aktivizohet në kohë për sezonin e zjarreve verore.
Në shtator të vitit të kaluar, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se BE do të ngrinte një qendër rajonale zjarrfikëse me bazë në Qipro, e cila gjithashtu mund të ndihmonte vendet e Lindjes së Mesme në luftimin e zjarreve të mëdha.
Një studim i publikuar në gusht të vitit të kaluar tregoi se ndryshimet klimatike përkeqësuan zjarret e verës në Europën Jugore, me gjasat e shpërthimeve të zjarreve të ngjashme që u rritën ndjeshëm.
Qindra zjarre që shpërthyen në Mesdheun lindor në qershor dhe korrik u nxitën nga temperaturat mbi 40 gradë Celsius, kushtet jashtëzakonisht të thata dhe erërat e forta.
Zjarret vranë 20 persona, detyruan 80,000 njerëz të evakuoheshin dhe dogjën më shumë se 1 milion hektar.
Studimi nga World Weather Attribution (WWA) tregoi se zjarret ishin 22% më intensive në vitin 2025, viti më i keq i regjistruar i zjarreve në Europë./mxh
Dy personazhe të njohur në rrjetet sociale, Genard dhe Sonida Hajdini, vëlla e motër, janë shtruar në spitalin psikiatrik, pas reagimeve të shumta të opinionit publik nga publikimi i fotografive intime në rrjetet sociale.
Siç bëhet me dije përmes një njoftimi nga Ministria e Shëndetësisë, strukturat sociale të Njësisë Administrative nr. 2, në bashkëpunim me mjekët e Qendrës Shëndetësore dhe Policinë e Shtetit, ndërhynë për të vlerësuar nga afër gjendjen shëndetësore dhe psikologjike të Sonida Hajdinit.
“Strukturat shëndetësore bënë gjithashtu të mundur edhe injektimin e medikamenteve shëndetësore, pasi nga qëndrimi para dy javësh në Spitalin e Shëndetit Mendor në Tiranë, ishte lënë përgjegjësi për trajtim ambulator, i cili ofrohej nga një kujdestare e vendosur nga të afërmit e dy personave.
Aktualisht, ata ndodhen të shtruar për një shërbim më të specializuar mjekësor në spitalin psikiatrik të Tiranës, ndërsa nga ana e organeve kompetente materialet janë referuar në prokurori, sipas edhe rekomandimit tonë.
Struktura e NJNVR-së së Njësisë nr. 2, së bashku me Drejtorinë e Mbrojtjes Sociale në Bashkinë e Tiranës dhe Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror të Qarkut Tiranë, do të mblidhen për hartimin e planit të masave për monitorimin e vazhdueshëm të dy personave me lidhje gjaku (motër dhe vëlla), ku do të kërkohet edhe mbështetje nga organet kompetente për hetime të mëtejshme, për shkak të dyshimit për konsumimin e veprës penale të shfrytëzimit të një personi me aftësi ndryshe”,-thuhet në njoftim./mxh
Manchester United ka regjistruar fitoren e katërt radhazi nën drejtimin e trajnerit Michael Carrick, duke mposhtur Tottenhamin me rezultatin 2-0.
Sfida mori një kthesë vendimtare në minutën e 30-të, kur mbrojtësi Cristian Romero u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje ndaj Casemiros.
Skuadra pritëse përfitoi nga epërsia numerike duke kaluar në avantazh në minutën e 37-të me anë të Bryan Mbeumo. Pavarësisht dy golave të anuluar për pozicion jashtë loje, “Djajtë e Kuq” e siguruan fitoren në fundin e takimit me golin e Bruno Fernandes.
Me këtë sukses, Manchester United mban vendin e katërt në renditje me 44 pikë. Nga ana tjetër, Tottenham mbetet në vendin e 14-të me 29 pikë, duke rritur presionin mbi trajnerin Thomas Frank./mxh
Reshjet e dendura të dëborës në të gjithë territorin e Japonisë, kanë lënë deri më tani të paktën 45 të vdekur dhe 500 të lënduar.
Agjencia e Menaxhimit të Zjarrfikësve dhe Fatkeqësive të Japonisë raportoi këto të dhëna, teksa Japonia përgatitet për më shumë dëborë të dendur gjatë kësaj fundjave.
Rajoni veriperëndimor i Prefekturës Niigata regjistroi numrin më të lartë të vdekjeve me 17 dhe me mbi 170 të lënduar.
Kushte me dëborë u panë në Qytetin Aomori dhe Ëakkanai, me shumë automjete të bllokuara në dëborë.
Autoritetet u bënë thirrje banorëve të qëndrojnë vigjilentë për ndërprerje të trafikut dhe të jenë të kujdesshëm ndaj ortekëve në zonat me dëborë të dendur nga Japonia veriore në atë perëndimore.
Paralajmërimi vjen ndërsa Japonia përgatitet të dielën për zgjedhje të përgjithshme./mxh