Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

E trishtë! Ndahet nga jeta aktori Isiah Whitlock Jr

Aktori amerikan Isiah Whitlock Jr, i njohur për rolin e politikanit të korruptuar Clay Davis në serialin kriminal të HBO-së, The Wire, si dhe për pjesëmarrjet e tij në shumë filma të Spike Lee, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare, njoftoi menaxheri i tij.

“Me trishtim të madh ndaj lajmin për ndarjen nga jeta të mikut dhe klientit tim të dashur, Isiah Whitlock Jr. Nëse e njihje – e doje. Një aktor i shkëlqyer dhe njeri edhe më i mirë,” shkroi Brian Liebman në rrjetet sociale.

Whitlock u bë i famshëm për interpretimin e tij të politikanit të shthurur Clay Davis në The Wire, seriali i bazuar në historitë reale të ish-gazetarit David Simon për krimin dhe trafikun e drogës në Baltimore. Karakteri i tij u bë i paharrueshëm për shkak të frazës së tij të veçantë, një shqiptim të zgjatur të fjalës “shit” – “sheeeee-it”.

Gjatë karrierës së tij, Whitlock regjistroi mbi 125 role, përfshirë pjesëmarrje në filma të Spike Lee si She Hate Me, 25th Hour, Red Hook Summer, Chi-Raq, BlacKkKlansman dhe Da 5 Bloods. Spike Lee e përshkroi aktorin si “vëlla i dashur i zemrës sime” duke publikuar një foto ku ata mbajnë duart bashkë.

Përveç The Wire, Whitlock u shqua edhe në serialin satirik të televizionit Veep, ku luante rolin e sekretarit të mbrojtjes të SHBA-së, duke treguar talentin e tij për komedinë politike.

David Simon dhe bashkëpunëtorët e tij nderuan memorien e aktorit, duke e përshkruar si një profesionist të jashtëzakonshëm dhe njeri me zemër të madhe. Humbja e Whitlock lë një boshllëk të madh në botën e televizionit dhe kinemasë amerikane.

The post E trishtë! Ndahet nga jeta aktori Isiah Whitlock Jr appeared first on iconstyle.al.

Problemet e shumta me Arbenitën, Fero: Tani kam kontakt me vajzën

Reperi i njohur nga Gjilani, Feronit Shabani – Fero, ka dhënë një intervistë ekskluzive për “Ora Shtatë”, ku ka folur për suksesin, jetën personale dhe planet për vitin e ri. Ai ka zbuluar se 2026-ta e pret me më shumë projekte muzikore dhe me energji pozitive.

Gjatë intervistës, Fero ndau edhe momente më të vështira nga jeta e tij, duke treguar se si ka kaluar periudha të sfidave personale. Ndërkohë, reperi u shpreh se këtë Vit të Ri do ta presë në gjumë, një zgjedhje që është krejtësisht personale.

I pyetur nëse kjo zgjedhje lidhet me mungesën e pranisë së vajzës së tij, Fero e pranoi se kjo është një nga arsyet kryesore. Ai tha: “Po normal, por tani unë flas me vajzën”. Sipas tij, periudhat më të vështira tashmë kanë kaluar: “Nuk ka më diçka të dhimbshme këtu, kanë kaluar të gjitha periudhat të cilat kanë kaluar. Unë tani flas me vajzën edhe gjithçka është në rregull dhe mirë”.

Përveç kësaj, reperi ka dhënë edhe një lajm të mirë për fansat e tij, duke njoftuar se kënga e re do të publikohet në janar. Fero ka premtuar se projekti i ri do të sjellë energji pozitive dhe do të pasqyrojë stilin e tij unik muzikor, duke bërë që fansat të presin me padurim lansimin.

Intervista e tij tregoi një Fero më të hapur dhe më të qetë, që ka arritur të balancojë suksesin në karrierë me jetën personale dhe lidhjen me familjen. Për reperin, 2026-ta duket të jetë një vit i mbushur me risi, muzikë dhe momente pozitive.

The post Problemet e shumta me Arbenitën, Fero: Tani kam kontakt me vajzën appeared first on iconstyle.al.

Tragjedi në Krishtlindje, babai i dy fëmijëve u gjet i vrarë me thikë, shpallen në kërkim dy vëllezërit

Policia britanike ka shpallur në kërkim dy vëllezër, 19 dhe 20 vjeç, të dyshuar për vrasjen e një 30-vjeçari natën e Krishtlindjes. Tiego Beckles, 20 vjeç, dhe vëllai i tij Richard Beckles, 19 vjeç, janë identifikuar si të dyshuarit kryesorë për vrasjen e Trey Johnson, baba i dy fëmijëve, i cili humbi jetën rreth orës 03:30 të mëngjesit të 25 dhjetorit.

Sipas autoriteteve, Johnson u gjet në vendngjarje me plagë të rënda të shkaktuara nga thika dhe u shpall i vdekur aty për aty. Ngjarja ka tronditur familjen dhe komunitetin, ndërsa të afërmit e viktimës e kanë përshkruar atë si një njeri të dashur, baba të përkushtuar dhe partner të devotshëm. “Ai jetonte për familjen e tij. Dashuria, buzëqeshja dhe energjia e tij ndriçonin çdo ambient ku hynte”, thuhet në homazhin e familjes.

Policia e West Midlands ka publikuar identitetet e dy vëllezërve dhe ka rinovuar thirrjen për ndihmë nga publiku. Hetuesit po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë dhe po mbledhin dëshmi për të zbardhur plotësisht rrethanat e krimit.

Në kuadër të hetimeve, dy burra të moshës 35 dhe 58 vjeç u arrestuan fillimisht, por më pas u liruan pa akuza. Po ashtu, një grua u ndalua nën dyshimin për ndihmë ndaj personave në kërkim, por u lirua me kusht.

Autoritetet u kanë bërë thirrje Tiego dhe Richard Beckles të dorëzohen vullnetarisht, duke paralajmëruar se çdo person që i ndihmon të shmangin arrestimin do të përballet me pasoja ligjore. Policia u bën thirrje qytetarëve që kanë informacion për vendndodhjen e tyre të kontaktojnë menjëherë, duke garantuar konfidencialitet të plotë.

The post Tragjedi në Krishtlindje, babai i dy fëmijëve u gjet i vrarë me thikë, shpallen në kërkim dy vëllezërit appeared first on iconstyle.al.

Këto vende do të jenë të parat që do të mirëpresin vitin 2026

Ndërsa pjesa më e madhe e botës ende përgatitet për festimet e fundvitit, disa vende në Paqësor do të jenë të parat që do të hyjnë zyrtarisht në vitin 2026. Falë pozicionit të tyre gjeografik dhe zonave kohore më përparimtare në botë, këto destinacione do ta përjetojnë momentin e ndërrimit të viteve shumë orë përpara Evropës dhe Amerikës.

Ishulli Kiritimati, pjesë e shtetit ishullor Kiribati, do të jetë vendi i parë i banuar që do të hyjë në 1 janar 2026. Ky ishull ndodhet në zonën kohore UTC+14 dhe mesnata atje përkon rreth orës 11:00 sipas orës shqiptare. Festimet tradicionale pritet të nisin menjëherë me aktivitete lokale, muzikë dhe ceremoni simbolike.

Pas Kiribati, radhën e kanë Chatham Islands të Zelandës së Re, të cilat ndodhen në një zonë unike kohore UTC+13:45. Vetëm disa minuta më vonë, viti i ri do të përshëndetet edhe në pjesën tjetër të Zelandës së Re, e ndjekur nga Samoa dhe Tonga, duke krijuar një zinxhir festimesh që lëviz gradualisht drejt perëndimit.

Në vende si Fiji dhe zonat lindore të Australisë, ndërrimi i viteve shoqërohet tradicionalisht me fishekzjarrë spektakolarë, koncerte publike dhe mbledhje familjare. Qytete të mëdha dhe komunitete lokale organizojnë aktivitete festive, duke e kthyer natën e Vitit të Ri në një moment të veçantë për banorët dhe turistët.

Kështu, Paqësori hap simbolikisht kapitullin e parë të vitit 2026, ndërsa festimet vazhdojnë më pas në pjesën tjetër të globit.

The post Këto vende do të jenë të parat që do të mirëpresin vitin 2026 appeared first on iconstyle.al.

Kjo banore la mbrëmë shtëpinë e “BBVA”!

Gazetarja e sportit, Sabina Mete, është eliminuar nga gara e Big Brother VIP Albania 5, pas një televotimi ku të gjithë banorët e shtëpisë ishin të nominuar. Vendimi i publikut i dha fund rrugëtimit të saj në këtë format, duke treguar se kësaj here fati nuk ishte në anën e saj.

Edhe pse produksioni ofroi biletën e kthimit, Sabina zgjodhi të mos rikthehej në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Ajo u shpreh se vendimi ishte i menduar dhe se nuk do të kishte pranuar rikthimin, duke lënë të kuptohet se eksperienca e saj në BBVA kishte ardhur natyrshëm në fund.

Që nga nisja e spektaklit, Sabina u dallua për një profil më të qetë dhe të rezervuar. Ndryshe nga disa banorë të tjerë që u përfshinë herët në debate dhe strategji loje, ajo preferoi të qëndronte më e tërhequr, duke mos qenë pjesë e përplasjeve të forta që tashmë kanë nisur të dominojnë shtëpinë.

Ndërkohë, pas eliminimit të saj, tensionet dhe debatet mes banorëve kanë filluar të intensifikohen, duke krijuar situata gjithnjë e më të forta dhe dinamike. Përveç Sabina Metes, nga Big Brother VIP Albania u eliminua të shtunën edhe Xhodi Skura, duke shënuar një mbrëmje me dy largime nga gara.

Sipas votave të publikut deri në këtë fazë, pesë banorët më të pëlqyer momentalisht janë Miri, Stine, Kristi, Iliri dhe Brikena, të cilët po konsiderohen si emra të fortë në vazhdimësinë e lojës. Gara pritet të bëhet edhe më interesante në javët në vijim, me strategji, aleanca dhe përplasje të reja mes banorëve.

The post Kjo banore la mbrëmë shtëpinë e “BBVA”! appeared first on iconstyle.al.

Diddy heq dorë nga shitja e vilës famëkeqe prej 53 milionë eurosh

Reperi dhe producenti amerikan Sean “Diddy” Combs raportohet se e ka hequr nga shitja vilën e tij luksoze në Shtetet e Bashkuara, e njohur për festat e shpeshta dhe polemikat që i shoqëruan ato. Prona kishte qenë në treg për më shumë se një vit, me një çmim të kërkuar rreth 53 milionë euro, por nuk arriti të gjente blerës.

Vendimi për tërheqjen nga shitja vjen rreth dy muaj pasi, sipas raportimeve të mediave amerikane, Combs u dënua me katër vjet burg federal për transportim të personave për qëllime prostitucioni. Deri tani nuk është dhënë ndonjë arsye zyrtare se pse vila është hequr nga tregu i pasurive të paluajtshme.

Bëhet fjalë për një vilë luksoze me 10 dhoma gjumi dhe 13 banjo, të cilën Combs e bleu në vitin 2014 për rreth 40 milionë euro. Prona mori vëmendje të madhe publike në mars të vitit 2024, kur agjentë federalë kryen një bastisje në kuadër të hetimeve për trafikim njerëzish dhe shfrytëzim.

Gjatë hetimeve, autoritetet sekuestruan disa sende që më pas u prezantuan si prova në gjyq. Prokuroria ka pretenduar se vila ishte përdorur për organizimin e festave të ashtuquajtura “freak off”, ku Combs akuzohet se ka shfrytëzuar pozitën dhe ndikimin e tij për të abuzuar me gra.

Pas arrestimit dhe publikimit të detajeve nga hetimet, interesimi i blerësve për pronën ra ndjeshëm, çka duket se ka ndikuar drejtpërdrejt në vendimin për ta hequr vilën nga shitja.

The post Diddy heq dorë nga shitja e vilës famëkeqe prej 53 milionë eurosh appeared first on iconstyle.al.

Horoskop ditor, 31 dhjetor 2025

Dashi

Sot do ja kaloni aq mire ne krahët e atij qe keni ne krah saqë do ju duket sikur jeni ne ëndërr. Shume gjera kane për te ndryshuar për ju. Edhe beqaret do kenë një dite te veçante dhe te mbushur me surpriza. Shfrytëzoni çdo sekonde. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire kështu qe bëni kujdes me shpenzimet apo me dhëniet e huave.

Demi

Marrëdhënia juaj ne çift do thellohet edhe me tepër gjate kësaj dite. Do iu jepet mundësia për te folur lirshëm me te dhe për te diskutuar gjere e gjate edhe mbi tema delikate. Beqaret do jene te parrezistueshem dhe do e gjejnë sa hap e mbyll sytë princin e tyre te kaltër. Dite goxha delikate kjo e sotmja për financat. Po nuk u treguar te matur do keni goxha vështirësi.

Binjaket

Te dashuruarit duhet te hapin rruge here pas here ne mënyrë qe jeta ne çift te ece me se miri. Beqaret do kenë mundësi pa fund për aventura kalimtare dhe nuk do i lënë këto mundësi te mira, t’iu shpëtojnë nga duart. financat nuk do jene njësoj për te gjithë. Ata qe kane treguar kujdes gjithë këto kohe do ndihen te qete dhe nuk do kenë probleme.

Gaforrja

Planetët do ju bëjnë me te kthjellet gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe do e konsolidoni tej mase lidhjen qe keni. Do i shihni gjerat me më tepër optimizëm. Beqaret do takohen me persona te cilët nuk ja vlejnë aq shume sa për te krijuar një lidhje. Mos u nxitoni. Ne planin financiar asgjë nuk do jete ashtu si e kishit menduar. Kujdes me çdo shpenzim.

Luani

Do jeni shume xheloze sot për atë qe keni ne krah dhe do kërkoni gjithë kohës ta kontrolloni. Ndryshoni strategji sepse ne këtë mënyrë do jeni gjithë kohës ne ankth dhe nuk do ndiheni mire. Beqaret realizojnë takimet e ëndrrave dhe do fillojnë një jete te re. Me financat mos u tregoni te paarsyeshëm sepse do keni vështirësi me vone.

Virgjeresha

Nuk do ketë surpriza te mëdha gjate kësaj dite për ju qe jeni ne një lidhje, kështu qe merrini gjerat sa me shtruar qe te mundeni. Dëgjojeni me kujdes njeri-tjetrit. Beqaret do ndihen serish vetëm sepse nuk do mund te realizojnë asnjë lloj takimi. Ne planin financiar tregohuni vigjilente dhe shpenzoni me sa me shume kujdes. Ruajeni qëndrueshmërinë.

Peshorja

Do kërkoni me shume qëndrueshmëri sot ne jetën tuaj ne çift sesa pasion. Me ne fund do gjeni kohen e duhur për te diskutuar gjere e gjate me partnerin për disa tema te veçanta. Beqaret nuk do e gjejnë princin e kaltër, por disa takime do i realizojnë. Financat do varen nga mënyra sesi ju do i menaxhoni. Qëndroni gjithmonë me këmbë ne toke.

Akrepi

Do bashkëpunoni fort me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe se bashku do i kaloni shpejt e shpejt te gjitha sfidat qe do ju dalin para. Beqaret do kalojnë një dite normale dhe pa ndonjë takim interesant. Kjo e sotmja nuk është dita me e përshtatshme për ju. Ne planin financiar duhet te merrni masa strikte ne mënyrë qe gjendja te mos pësojë tronditje te mëdha.

Shigjetari

Duhet t’i kushtoni me shume vëmendje se kurrë partnerit tuaj gjate kësaj dite sepse po e late pas dore do ua rrëmbejnë përgjithmonë. Beqaret do ndihen mire me disa persona qe do takojnë dhe do pranojnë ta vazhdojnë njohjen. Qe te ardhurat mos kenë vështirësi duhet te kufizoni sa te mundni shpenzimet. Po nuk morët masa do keni vështirësi pa fund.

Bricjapi

Dite e këndshme dhe e mbushur me kënaqësi te shumta kjo e sotmja për te dashuruarit. Partneri do ua shprehe ndjenjat me mënyra te ndryshme. Beqaret do jene te zënë me pune dhe nuk do kenë mendje për jetën sentimentale. Me financat do keni shume fat dhe gjendja sa do vije e do përmirësohet. Do kryeni edhe investimet e menduara.

Ujori

Fati do ju buzëqeshë sot juve qe jeni ne një lidhje. Lidhja do marre drejtimin e duhur dhe do ndiheni te sigurte qe doni te vazhdoni me tej. Beqaret nuk do ndihen ende gati te fillojnë një histori dashurie edhe pse mundësitë nuk do mungojnë. Ne planin financiar gjendja nuk do jete aspak e mire. Do ju duhet patjetër ndihma e një specialisti për t’ia dale.

Peshqit

Dite shume e kënaqshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do bëni gjithçka ne bashkëpunim me partnerin tuaj dhe gjerat do ecin për mrekulli. Beqaret do dashurohen koke e këmbë me një person qe sapo është shfaqur. Financat nuk do jene delikate, mirëpo për te bere investime te mëdha do ju duhet ende te prisni edhe pak kohe.

The post Horoskop ditor, 31 dhjetor 2025 appeared first on iconstyle.al.

Lorna xheloze për marrëdhënien e Mirit me Selin?

Gjatë prime-t të sotëm u diskutua marrëdhënia mes Selin, Mirit dhe Lornës. Miri dhe Lorna kanë deklaruar se njihen më parë me njëri-tjetrin, por shpjeguan më tej rreth marrëdhënies së tyre.

Biseda mes tyre; 

Lorna: Ne njihemi disi jashtë përpara shumë vitesh në një program në Top Channel, por nuk kemi patur një raport të afërt. Prej vitesh nuk kemi pasur asnjë kontakt ne kemi pasur afrimitet dhe konfuzion.

Ne kemi një raport që plotësojmë njëri tjetrin. Ia thash edhe Kristit që kur nis i flet diçka unë e plotësojmë dhe kemi qenë në një endje. E më pas Mirit i lindi ideja se në një botë tjetër ne mund të kishim qenë bashkë.

Miri: Ka 10 vite, jemi takua në një lokal. Ka qenë një takim jo shumë miqësor. Nuk kam qenë në asnjë moment vetëm për vetëm me Lornën. Ka qenë në një formë batutë ajo që bëra unë.

Unë krevatin që e ndaj me Selin, ishte fati im që e zgjodhi Krisi. Në vazhdim ne vazhduam me atë linjë. Se Lorna mund të ndjehet e xhelozuar ngaqë ndaj shtratin me Selinë, s’di ta them. Më afër konsideroj Selin. Është një marrëdhënie dukshëm më afër. Është më e çiltër më e pastër më e sinqertë.

The post Lorna xheloze për marrëdhënien e Mirit me Selin? appeared first on iconstyle.al.

Jessie J: Ndihem sikur jam në një pikë shumë të ulët, gjithë trishtimi ka dalë në sipërfaqe

Jessie J ndau ndjenjat e saj për vitin që po largohet, duke e përshkruar atë si një nga më të vështirët dhe magjikët në të njëjtën kohë.

Këngëtarja 37-vjeçare, e cila vazhdon të luftojë kancerin e gjirit, ngarkoi një foto në Instagram ku ishte kapur në lot dhe rrëfeu se kishte ndjerë psikologjinë e saj duke u shembur kohët e fundit.

“Në një botë plot me ‘gjithçka është mirë, jam e lumtur, jam mirë, jeta është perfekte’, në këtë kohë të vitit për shumë prej nesh bashkëjetojmë – përkrah të mirës dhe shumë të mirës ose edhe vetëm – zi, dhembje, dhimbje, trishtim, pikëllim dhe nevojë për të reflektuar dhe përpunuar atë që kemi përjetuar”, shkroi ajo fillimisht.

“Ky vit ka qenë i rëndë dhe i vështirë në shumë mënyra për të gjithë ne. “Për mua personalisht, ishte një nga vitet më të vështira, por edhe më magjike të jetës sime. Personalisht dhe profesionalisht”, shtoi ajo.

Jessie J vuri në dukje se është hera e parë pas disa muajsh që ajo ka ndaluar së punuari dhe tani “i gjithë trishtimi ka dalë jashtë”, duke e bërë këtë javë të ndihet e pakontrollueshme. “Kështu që kam qarë shumë. Kam shkruar… dhe jam ndjerë vërtet shumë keq, për të qenë e sinqertë. Më keq se kaq kam ndjerë prej një kohe të gjatë. Një grumbull gjërash që sapo dalin në sipërfaqe dhe unë po i nxjerr jashtë”, tha ajo.

Në mbyllje, këngëtarja i nxiti njerëzit të ndanin vështirësitë e tyre:

“Mos e mbani brenda, njerëz. Ne nuk jemi mbinjerëz, as nuk jemi të destinuar të jemi të lumtur dhe pozitivë gjatë gjithë kohës. Është e shëndetshme dhe normale të qash, dhe nëse dikush që e do po qan, mos thuaj, ‘Hajde, mos qaj’ – thuaj, ‘Eja këtu’. Po u dërgoj dashuri kujtdo që ndihet kështu tani. Nuk ka ‘mbyllje pozitive’ në këtë. Unë jam thjesht me ju. Është thjesht… ndonjëherë.”

The post Jessie J: Ndihem sikur jam në një pikë shumë të ulët, gjithë trishtimi ka dalë në sipërfaqe appeared first on iconstyle.al.

Iliri surprizohet në shtëpinë e BBV, telefonohet nga bashkëshortja: Na ke lënë pa gjumë

Banori Ilir Vrenozin ka marrë një surprizë natën e sotme ku i është dhënë mundësia të flasë në telefon me bashkëshorten e tij, Gentën.

Gjatë rrëfimit të tij, Ilrii ka treguar sakrificat që ka pasur me bashkëshorten, ku mblesëria u kthye në një dashuri. Më pas banori i BBV tregoi se nuk e tradhtuar kurrë partneren e tij dhe se ka një dashuri të pakufi për të.

Pas një sfide të vogël ku iu desh të gjende se në cilën pjesë të shtëpisë ishte telefonin ku e priste bashkëshortja në linjë, Vrenozi arriti të fliste me të.

Biseda;

Iliri: Alo, alo

Genta: Ilir i dashur të përshëndetës

Iliri: Hë mor bir i nënës

Genta: Dukesh shumë bukur

Iliri: Ku je, mos je këtu

Genta: Në shtëpi jam, për kokën tënde. Si po ndihesh

Iliri: Aman

Genta: E di që e ke të vështirë, ne jemi mirë, fëmijët janë mirë

Iliri: Kaq dua

Genta: Ka vetëm një problme, na ke lënë pa gjumë të ndjekim çdo çast. Unë jam e lumtur që ti je aty.

Iliri: Mos më thuaj Ilir se më duket si zë ndryshe. Ajo më thërret Lili, jo Ilir.

Genta: Jemi në kushte të pazakonta.

Iliri: Ta hënksha zërin, të përqafojë. Një vit të mbarë të keni, është viti i parë që nuk jemi bashkë.

Genta: Je dielli i jetës sonë, të duam shumë.

The post Iliri surprizohet në shtëpinë e BBV, telefonohet nga bashkëshortja: Na ke lënë pa gjumë appeared first on iconstyle.al.

Pogradec/ I moshuari abuzon me 12-vjeçaren, e mitura 22-javëshe shtatzënë, të afërmit e autorit: Ai ka edhe vetë 4 vajza

Një ngjarje e rëndë është zbuluar sot në Pogradec. Një 12-vjeçare, pas një vizite në spitalin e Korçës, ka rezultuar shtatzënë, rreth 22-javëshe. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se e mitura është abuzuar seksualisht me forcë nga një i moshuar me njohje familjare me familjen e së miturës.

Rasti është evidentuar pasi vajza kishte ndryshime fizike, çka detyroi prindërit ta çonin në spital për ekzaminim. Pas vizitës, u konfirmua se e mitura ishte shtatzënë. I moshuari, 70 vjeçari Rushan Selko, e ka kërcënuar vazhdimisht të miturën për të mos treguar ngjarjen, ndërsa policia ka bërë arrestimin e këtij të fundit.

Kushëriri i autorit të dyshuar dhe gruaja e tij kanë folur për mediat.

“Ai person është i mirë, nuk është aq i keq, nuk kam dëgjuar llaf të keq për të. Unë tani e mora vesh. Unë s’di gjë, u trondita. Njihet si burrë i mire në fshat. Ne nuk kemi ndjerë asgjë. Familjen e vajzës nuk e njoh, nuk ja kam idenë fare. Nga i njëjti fshat jemi por nuk e di unë se çfarë bëjnë. Unë rri në shtëpinë time. Unë u trondita, po ai i mire është. Nuk njihej si njeri problematik. Ai është familjar, ka 4 vajza. është edhe gjysh, ka nipër, mbesa. Fëmijët i ka të martuar”, u shpreh gruaja e kushëririt, Zybe Selko.

“Unë e njoh si burrë të mire. Nuk di gjë fare, se çfarë ka ai se di. Unë nuk kam marrë vesh asnjë gjë. Qëparë që erdhi policia, i çova deri aty lart edhe ika. Vajzën e njoh, është fëmijë. Marrëdhënia e të dyjave familjeve është shume e mire. Shkojnë e vijnë. Janë komshinj. Rrushani është pensionist, rri në shtëpi. Nuk dimë gjë fare, tani e morëm vesh. S’kemi dëgjuar ndonjëherë. Ai gruan e ka”, u shpreh kushëriri i autorit, Adem Selko.

Aktualisht, po kryhen veprimet hetimore dhe po merren në pyetje familjarët, ndërsa vajza ka pranuar ngjarjen në prani të psikologut. Vajza është nga fshati Piskupat i Pogradecit. Dyshohet se i moshuari e ka përdhunuar në banesën e tij.

The post Pogradec/ I moshuari abuzon me 12-vjeçaren, e mitura 22-javëshe shtatzënë, të afërmit e autorit: Ai ka edhe vetë 4 vajza appeared first on iconstyle.al.

Stine përplaset me Mirin: Nuk pate shumë aksion, ke qejf të vetëshpallesh

Tensionet në shtëpine e ‘BBVA’, vijojnë të rriten dhe debatet mes banorëve po bëhen gjithnjë e më të drejtpërdrejta. Pas pamjeve të shfaqura gjatë prime-it, pozicionimet kanë nisur të duken qartë, ndërsa akuzat, ironitë dhe kundërpërgjigjet nuk kanë munguar. Marrëdhëniet mes djemve janë vënë në provë, me përplasje të hapura për strategji, lojë dhe qëndrime personale, duke krijuar dy kampe të kundërta brenda shtëpisë.

Biseda mes tyre:

Stine: Miri ka qejf të vetëshpallet por në të vërtet po merr shprehjet, një duartrokitje për Mirin

Miri: S’pate shumë aksion

Selin: Për Stine duhet të mendohem kur flas, unë mendoj që Stine nuk e llogaris fare në lojë, është çunak.

Lore: Unë mendoj që këtu pas videos që pamë të prime, çunat janë pozicionuar në dy pole të kundërta. Ne po i japim ushqim që të gozhdohen aty ku janë. Stine ka më afër vetës Armirin, Miri ka më afër Selin, por nuk do të thotë që nuk po bëjnë lojën e tyre.

Armiri: E ndjej veten afër Stines por jo në strategji, jam afër si shok. Që ditën e par deri sot nuk kemi bërë muhabet stërgjie.

Miri: Ti mos fol ke kohë nesër e pasnesër. Për disa gjëra nuk ka nevojë me fol. Mere si të duash.

Armiri: Ti i ke kap të gjithë me radhë

Kristi: Stine ka ndryshuar kah, është ndezur për të bërë edhe ai lojën e Mirit

The post Stine përplaset me Mirin: Nuk pate shumë aksion, ke qejf të vetëshpallesh appeared first on iconstyle.al.

Shenjat e zodiakut që bëhen më të bukura ndërsa plaken

Sharmi dhe bukuria e jashtme nuk zgjasin përgjithmonë, përveç nëse i përkisni njërës prej shenjave të mëposhtme të zodiakut. Duket se koha punon në favorin e tyre dhe ata arrijnë të ruajnë një pamje rinore dhe të bukur, por më e rëndësishmja, të rrezatojnë një bukuri të përjetshme.

Dashi
Dashi njihet për vetëbesimin e tij të pakufizuar. Kjo shenjë zjarri nuk e humbet pasionin për jetën me kalimin e kohës. Vendosmëria dhe vetëbesimi i tyre i bëjnë ata tërheqës. Ata janë plot energji dhe pasion për jetën. Ndërsa plaken, ky pasion nuk zhduket, por shndërrohet në një forcë të thellë të brendshme. Ata janë të sigurt dhe e dinë se çfarë duan, gjë që i bën jashtëzakonisht tërheqës për të tjerët. Ajo që ndryshon për Dashin me moshën është një ndjenjë thellimi e qëllimit. Dashi fillon të rafinojë personalitetin e tij të zjarrtë duke e kanalizuar shtytjen e tij drejt qëllimeve kuptimplote. Në këtë mënyrë, ata bëhen më të duruar, të përqendruar dhe të sigurt në vetvete. Është pothuajse sikur grumbullojnë përvoja jetësore dhe e transformojnë entuziazmin e tyre të papërpunuar në një shkëlqim, të cilin e rrezatojnë ndërsa plaken.

Binjakët
Binjakët janë shpirti i përjetshëm fëmijëror i zodiakut. Kurioziteti dhe etja për të mësuar i mbajnë gjallë, pasi janë gjithmonë të gatshëm të eksplorojnë botën përreth tyre. Në vend që të kapen pas jetës së përditshme, Binjakët ruajnë shpirtin e tyre rinor, i cili reflektohet në lëkurën dhe energjinë e tyre. Ata janë si vera – bëhen më të bukur me kalimin e moshës. Nevoja e tyre e lindur për të mësuar dhe kurioziteti transformohen në vetëbesim dhe mençuri të thellë. Ata rrezatojnë energji pozitive nga jashtë, dhe bukuria e tyre e brendshme është e papërmbajtshme.

Peshorja
Ata që i përkasin kësaj shenje të zodiakut janë të bukur natyrshëm. Harmonia që qeveris personalitetin e tyre dhe qetësia që përpiqen të ruajnë në jetën e tyre i ndihmon të qëndrojnë të qëndrueshëm, paqësorë dhe me mendim të qartë. Në të njëjtën kohë, natyra e tyre e ndjeshme dhe pikëpamja e tyre artistike për jetën reflektohen edhe në pamjen e tyre. Ata e duan luksin dhe kanë tendencë të shohin të mirën tek njerëzit, prandaj mbeten të dashur. Kjo mirësi e lindur shndërrohet në një bukuri që nuk zbehet pavarësisht se sa vite kalojnë.

The post Shenjat e zodiakut që bëhen më të bukura ndërsa plaken appeared first on iconstyle.al.

Vesa Luma flet hapur për mundësinë e një fëmije të dytë: Kemi 9 vite që e mendojmë

Këngëtarja e njohur shqiptare Vesa Luma ka ndarë me ndjekësit e saj një përgjigje të sinqertë dhe plot emocion, lidhur me pyetjen nëse ajo dhe partneri i saj, Big Basta po mendojnë për një fëmijë të dytë.

Përmes një sesioni “Ask me a question” në Instagram, një ndjekës e pyeti drejtpërdrejt: “Si pari, gëzuar festat, ke menduar për fëmijë të dytë?”

Në përgjigjen e saj, Vesa zbuloi se kjo ide i ka shoqëruar prej vitesh, duke shtuar ne postim:

“Kemi 9 vite që e mendojmë, dhe në fund na është mbushur mendja për një motër a vëlla për Lianin.”

Megjithatë, ajo theksoi se koha nuk është gjithmonë në favor, duke shtuar se shpreson që fati t’u buzëqeshë, pavarësisht moshës që, sipas saj, “nuk është shumë në favor”. Me humor dhe pozitivitet, këngëtarja u drejtua edhe ndjekësve për sugjerime apo receta që mund të ndihmojnë në këtë rrugëtim, duke e mbyllur mesazhin me urime festive:

“Gëzuar dhe ty e familjes. Paç një vit të mbarë.”- shkroi ajo ne instastory.

Deklarata e Vesës u prit me shumë reagime pozitive nga fansat, të cilët e vlerësuan sinqeritetin dhe hapjen e saj për një temë kaq personale, e cila prek shume gra ne mbare boten.

The post Vesa Luma flet hapur për mundësinë e një fëmije të dytë: Kemi 9 vite që e mendojmë appeared first on iconstyle.al.

Historia pas pemës së Krishtlindjeve që u bë virale

Një video bëri xhiron e Instagramit dhe u bë menjëherë e njohur. Një pemë Krishtlindjesh, e zbukuruar me drita, noton në një det të stuhishëm. Valët e vënë në provë, moti duket kërcënues, megjithatë pema mbetet aty, e ndriçuar dhe drejt, në një mjedis që duket pothuajse sureal.

Në një epokë ku mediat sociale janë të përmbytura me imazhe dhe video të gjeneruara nga inteligjenca artificiale, shumë veta menduan se ishte thjesht një tjetër objekt dixhital mbresëlënës. Por e vërteta është shumë më e thjeshtë dhe ndoshta kjo është arsyeja pse është kaq e fuqishme.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ryan Pernofski (@ryanpernofski)

Krijuesi i videos, fotografi Ryan Pernofski, e bëri të qartë që në fillim se materiali nuk ka të bëjë fare me inteligjencën artificiale. Videoja është xhiruar tërësisht me një iPhone, pa filtra apo ndërhyrje dixhitale. Një mik i tij, Jack, e mbajti pemën në det, siç ka bërë në të kaluarën në projekte të tjera fotografike. Dritat ishin drita Krishtlindjesh, që funksiononin me bateri, të projektuara për përdorim në natyrë, me kutitë e tyre të fiksuara me kujdes. Mendimi ishte i thjeshtë: ndoshta mund të zgjasnin disa sekonda në ujë. Në fund, ato zgjatën aq sa ishte e nevojshme.

Ideja nuk ishte e re. Ai pranon se kishte dashur ta zbatonte për vite me radhë, por e shtynte vazhdimisht. Megjithatë, këtë vit vendosi të mos e linte të kalonte përsëri. Dhe pikërisht kështu, një plan që kishte qenë në mendjen e tij për një kohë të gjatë, papritmas u gjend para miliona shikuesve.

Megjithatë, përtej imazhit, ajo që duket se e ka prekur më shumë audiencën ishte mesazhi që e shoqëronte atë. Një kujtesë se koha kalon shpejt dhe se ajo që dikush dëshiron të bëjë shpesh duhet të pretendohet në mënyrë të vetëdijshme, përndryshe rrezikon të mbetet përgjithmonë në listën e “një dite”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ryan Pernofski (@ryanpernofski)

Lexoni çfarë shkruan ai në postimin e tij:

“Krishtlindjet e vitit 2025 erdhën dhe iku si një rrufe. E ngarkova këtë video në story-t e mia dhe shumë prej jush më kërkuan ta postoja edhe si video, kështu që ja ku është.

Dhe jo, nuk është inteligjencë artificiale. Do të preferoja të vdisja sesa të krijoja një imazh dhe të pretendoja se është i vërtetë; kjo më duket e frikshme. Videoja sapo është xhiruar me një iPhone (ka edhe pamje prapa skenave në histori). I kërkova mikut tim të mirë, Jack, të mbante pemën, ai i ka mbajtur të gjitha lulet e mia në të kaluarën. Ne përdorëm drita Krishtlindjesh me bateri dhe i ngjitëm mbajtëset së bashku. Ato shiten si drita për jashtë, kështu që mendova se ndoshta do të zgjasnin një minutë në oqean. Dhe ashtu ndodhi.

Kam dashur ta bëj këtë projekt për vite me radhë, por e harroja vazhdimisht. Por këtë vit, më në fund e bëra. Është koha për të bërë çfarë të duash, sepse jeta ecën me një ritëm rrufeje dhe nëse nuk e frenon, ndoshta nuk do të ndodhë kurrë.

Kam shumë gjëra të tjera që dua të krijoj dhe të planifikoj për vitin e ardhshëm. Ndoshta do të marr një kalendar dhe do t’i planifikoj si një i rritur normal. Ose mund ta lë kaosin të më pushtojë dhe të kalojë një vit tjetër. Jo, mendoj se ky është viti i duhur. Kush është me mua? Bëjeni.”

The post Historia pas pemës së Krishtlindjeve që u bë virale appeared first on iconstyle.al.

Mel Gibson dhe Rosalind Ross ndahen pas 9 vitesh

Mel Gibson dhe Rosalind Ross janë ndarë pas nëntë vitesh së bashku.

“Edhe pse është e trishtueshme të mbyllim këtë kapitull në jetën tonë, ne jemi të bekuar me një djalë të bukur dhe do të vazhdojmë të jemi prindërit më të mirë të mundshëm”, thanë Gibson dhe Ross për revistën PEOPLE në një deklaratë të përbashkët ekskluzive.

Dyshja u takua nëpërmjet miqve të përbashkët në vitin 2014 dhe shpejt filluan të dilnin bashkë. Ata mirëpritën Larsin në vitin 2017, vetëm disa ditë para se Gibson të nominohej për çmimin Oscar për regjisorin më të mirë për filmin Hacksaw Ridge.

“Çfarë mund të jetë më emocionuese sesa të dëgjoj shpalljen e nominimeve ndërsa mbaj në krahë djalin tim të porsalindur”, tha Gibson në një deklaratë në atë kohë.

Përveç Lars, Gibson ka tetë fëmijë më të mëdhenj. Ai ka vajzën Hannah dhe gjashtë djem të rritur, Christian, Edward, William, Louis, Milo dhe Thomas, me ish-gruan Robyn Moore, dhe një vajzë 16-vjeçare, Lucia, me kompozitoren dhe pianisten Oksana Grigorieva, nga e cila u nda në vitin 2010.

Në janar të vitit 2025, Gibson dhe Ross humbën shtëpinë e tyre në Malibu në zjarret e Los Angeles. Aktori ishte jashtë qytetit duke punuar në atë kohë, por familja e tij dhe kafshët e tyre u evakuuan në mënyrë të sigurt.

Gibson aktualisht po punon në filmin “Ngjallja e Krishtit” , projekti pasues i dramës së tij biblike të vitit 2004 “Pasioni i Krishtit”.

The post Mel Gibson dhe Rosalind Ross ndahen pas 9 vitesh appeared first on iconstyle.al.

I dashuri i Cardi B, Stefon Diggs përballet me akuza të rënda penale

Sportisti i njohur amerikan, njëkohësisht partneri i Cardi B, Stefon Diggs, po përballet me akuza për sulm dhe dhunë fizike që rrjedhin nga një incident që ndodhi në fillim të këtij muaji, sipas dokumenteve të gjykatës të siguruara nga Boston 25 News.

Incidenti i dyshuar ndodhi më 2 dhjetor, një ditë pas fitores të Patriots në ndeshjen e futbollit kundër New York Giants. Avokati i Diggs, Michael DiStefano, u paraqit nga distanca në Gjykatën e Qarkut Dedham të martën (30 dhjetor) dhe kërkoi që raporti i policisë në lidhje me incidentin të sekuestrohej, duke pretenduar se detajet duhej të kishin mbetur të fshehta dhe konfirmoi se klienti i tij kishte bërë tashmë një ofertë financiare për të zgjidhur çështjen me viktimën e dyshuar.

“Ndërsa flasim, ata po punojnë për të arritur një marrëveshje për këtë”, tha DiStefano nëpërmjet Boston 25 News.

Gjyqtarja konfirmoi se do ta shqyrtonte kërkesën dhe do të merrte një vendim së shpejti. Diggs është planifikuar të paraqitet për t’u paraqitur në gjyq më 23 janar, dy ditë para ndeshjes së Kampionatit AFC, megjithëse gjyqtarja pranoi të shqyrtonte një kërkesë për të shtyrë datën e paraqitjes së tij në gjyq deri në mars.

Një zëdhënës i Patriots konfirmoi se ekipi ishte në dijeni të akuzave kundër Diggs dhe do të kerkoje më shumë informacion.

“New England Patriots janë në dijeni të akuzave që janë bërë në lidhje me Stefon Diggs. Stefon e ka informuar organizatën se ai i mohon kategorikisht akuzat. Ne e mbështesim Stefonin”, thuhet në deklaratë nëpërmjet Boston 25 News.

“Ne do të vazhdojmë të mbledhim informacione dhe do të bashkëpunojmë plotësisht me autoritetet përkatëse dhe NFL-në sipas nevojës. Nga respekti për të gjitha palët e përfshira, dhe duke pasur parasysh se kjo është një çështje ligjore në vazhdim, nuk do të kemi komente të mëtejshme në këtë kohë.”

The post I dashuri i Cardi B, Stefon Diggs përballet me akuza të rënda penale appeared first on iconstyle.al.

E RËNDË në Kosovë/ Gjendet i vdekur një çift të rinjsh në një vilë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e sotme qytetin e Pejë, ku dy persona janë gjetur pa shenja jete brenda një vile, e cila ndodhet në rrugën e KFOR-it.

Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se rreth orës 15:10 autoritetet kanë marrë njoftimin për rastin dhe kanë reaguar menjëherë duke u nisur drejt vendngjarjes.

“Sot rreth orës 15:00, policia është informuar se në një vilë në rrugën e KFOR-it dyshohet se dy persona janë pa shenja jete. Njësitet policore, së bashku me ekipin e emergjencës, kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e dy personave,” deklaroi Gashi.

Sipas informacioneve paraprake, viktimat janë një mashkull dhe një femër. Deri në këtë fazë, autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera mbi identitetin e tyre, ndërsa rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja mbeten ende të paqarta.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit, me qëllim përcaktimin e shkaqeve të vdekjes dhe verifikimin nëse bëhet fjalë për vdekje natyrale, aksident apo ndonjë vepër penale. Hetimet po vijojnë, ndërsa pritet që në orët në vijim të ketë më shumë informacion zyrtar lidhur me këtë ngjarje të rëndë.

The post E RËNDË në Kosovë/ Gjendet i vdekur një çift të rinjsh në një vilë appeared first on iconstyle.al.

Përplasje mes Juxhinit dhe Armelës: Nuk je bodybuilder, s’ti ula pantallonat

Juxhini dhe Armela kanë biseduar me njëri-tjetin sot në lidhje me një situatë të pakëndshme të krijuar mes tyre në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”. Aktori është shprehur se banorja i ka ulur pantallonat, ndërkohë banorja thotë se nuk ka ndodhur kështu por ‘e ka prekur’.

Pjesë nga biseda:

Armela: Batuta ime, ajo që të ktheva ishte se unë ti kam larë vetë dhe nuk është se kam kuriozitet. Nuk është se ke je ndonjë bodybuilder dhe hajde se u bëra kurioz për ty
Juxhini: Kuriozitet nuk mund të kesh vetëm për bodybuilder

Armela: Po mirë, unë atë zgjodha
Juxhini: Edhe unë ndihem kurioz si jam, i kam katrore, i kam rrethore
Armela: Ti rri gjithë ditën pa bluzë, ti kam parë muskujt. Ti e kishe për gjë tjetër, se pa bluzë ishe. Prandaj unë u preka.
Juxhini: Po këto komentet bodybuilder
Armela: Të më thua mua ‘a je kurioze këtu poshtë’. Unë mos të them bodybuilder me shaka
Juxhini: Unë të thashë me shaka se isha në ekstazë, ndërsa ti e bëre me qëllim

Armela: E vendose se me shakatë ka një limit
Juxhini: Patjetër, po limitet i vendos ti, po ma vendosur ti limitin nuk e kuptoj shakanë. E më shaka të këtij tipi nuk ka.
Armela: Ne kemi qëndruar së bashku e kur ka ardhur puna të shtuna që duhej të rregullohej fustani, nëse të kujtohej me the ‘e rregulloj unë, fus dorën këtu’, thashë jo se kam siklet
Juxhini: Ti mi ule dhe unë të thashë ‘a je kurioze’
Armela: Nuk ti ula, ti preka
Juxhini: Ajo ishte batutë spontane dhe e pamenduar, erdhi si pasojë e reagimit tënd

The post Përplasje mes Juxhinit dhe Armelës: Nuk je bodybuilder, s’ti ula pantallonat appeared first on iconstyle.al.

Tragjedi në Krishtlindje/ 2-vjeçarja humb jetën pasi mbytet në pellgun e oborrit të shtëpisë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur një familje ditën e Krishtlindjeve, kur një vajzë vetëm dy vjeçe humbi jetën pasi u mbyt në pellgun e oborrit të shtëpisë së saj.

Vogëlushja, Isobel Maxwell, po luante me lodrat e reja brenda banesës, ndërsa familjarët festonin. Në një moment, ata vunë re se ajo mungonte dhe nisën menjëherë kërkimet. Kur dolën jashtë, e gjetën të rënë në pellg, pa shenja jete.

Familjarët e nxorën menjëherë nga uji dhe tentuan ta rikthenin në jetë duke i dhënë ndihmën e parë (CPR), deri në mbërritjen e ambulancës. Fatkeqësisht, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, e mitura nuk mundi të shpëtohej.

Ngjarja ndodhi në Doncaster, pak pasi familja kishte hapur dhuratat e Krishtlindjeve. Sipas informacioneve, pellgu nuk ishte instaluar nga prindërit, por ndodhej aty më parë dhe ishte i rrethuar për arsye sigurie. Megjithatë, Isobel arriti të hynte brenda dhe ra në ujë, ndërsa pjesa tjetër e familjes ndodhej në shtëpi.

Nëna e saj, Tamara, e cila është shtatzënë me fëmijën e dytë, u shpreh se dëshiron që vajza e saj të kujtohet për jetën dhe energjinë që kishte, e jo për mënyrën tragjike si u nda nga jeta. “Dua që njerëzit ta kujtojnë Isobel për vajzën magjike që ishte, për aventurën, zjarrin dhe dritën që solli në jetët tona,” tha ajo.

Ajo shtoi se familja do ta rrisë djalin që pritet të vijë në jetë me të njëjtat vlera dhe dashuri, duke i treguar gjithmonë se ka një motër dhe se ajo do të mbetet përjetësisht e veçantë.

Ngjarja shërben si një kujtesë e dhimbshme për rreziqet që mund të fshihen edhe në ambientet e shtëpisë, veçanërisht kur bëhet fjalë për fëmijë të vegjël.

The post Tragjedi në Krishtlindje/ 2-vjeçarja humb jetën pasi mbytet në pellgun e oborrit të shtëpisë appeared first on iconstyle.al.

❌