Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Pezullimi i Ballukut, nis seanca në Kushtetuese! Kryeministria: SPAK shkeli ligjin



Në Gjykatën Kushtetuese ka filluar seanca lidhur me çështjen e Belinda Ballukut, ku po shqyrtohet ankimi i kryeministrit Edi Rama pas pezullimit të zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës.

Seanca, me relator gjyqtar Sandër Beci, u hap në orën 10:00 dhe po zhvillohet pa praninë e zv/kryeministres, pasi ajo nuk figuron si palë në proces.

Në këtë rast, Këshilli i Ministrave përballet me përfaqësuesit e SPAK-ut, prokurorët Dritan Prençi dhe Dorina Bejko. Për më tepër, Presidenca dhe Kuvendi kanë dërguar përfaqësues të tyre si palë të interesuara.

Ndërkohë, GJKKO ka refuzuar pjesëmarrjen, duke argumentuar se një pjesëmarrje e tillë do të dëmtonte parimin e ndarjes së pushteteve.

Seanca ka nisur me relacionin e gjyqtarit Sandër Beci. /Euronews.al/

I dërguari i Trumpit: Ka mbetur vetëm një çështje në negociatat Rusi-Ukrainë



Steve Witkoff, i dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump për negociatat midis Ukrainës dhe Rusisë, theksoi sot se ka mbetur "vetëm një çështje" në to, e cila mund të zgjidhet nëse të dyja palët e dëshirojnë këtë.

Witkoff mori pjesë në një panel mbi Ukrainën në Davos, duke thënë se negociatat ishin "në fund të procesit" dhe se ai ishte "optimist".

"Ne arritëm në një çështje, diskutuam versionet e saj të ndryshme, që do të thotë se është e zgjidhshme", theksoi i dërguari, i cili u emërua nga Donald Trump 11 muaj më parë.

"Nëse të dyja palët duan ta zgjidhin, ne do ta zgjidhim", tha ai.

Witkoff vlerësoi ekipin negociator ukrainas, me të cilin kishte “kaluar më shumë se njëqind orë” që nga takimet në Gjenevë.

Pas Davosit, Witkoff do të udhëtojë për në Moskë, ku është njoftuar një takim me presidentin rus Vladimir Putin, dhe më pas për në Abu Dhabi, ku ekipet e punës nga Ukraina dhe Rusia po punojnë për negociatat.

“Mendoj se do të kemi sukses”, përfundoi i dërguari. /Telegrafi/

Kuvendi mblidhet për ratifikim - Bardhi: Jemi pro anëtarësimit të Shqipërisë në Bordin e Paqes



Ka nisur seanca plenare në Kuvend ku në rendin e ditës është votimi i projektligjit në lidhje me ftesën e presidentit të SHBA, Donald Trump, që Shqipëria të jetë pjesë e Bordit të Paqes.

Deputeti Gazment Bardhi ka thënë se janë pro anëtarësimit të Shqipërisë në Bordin e Paqes duke kërkuar nga presidenti që të japë miratimin për hyrjen në fuqi.

"Kjo marrëveshje që ne miratojmë pas 12 orëve, hyn në fuqi pas 35 ditëve. Na thoni, ku e ke i urgjencën? Ndërkohë që kemi shansin të respektojmë Kushtetutën. Gjatë kësaj jave i kërkojmë miratimin Presidentit që të na japë autorizimin që ligji të hyjë në fuqi dhe e bëjmë efektive brenda një jave. Zbatoni Kushtetutën dhe e bëjmë efektive marrëveshjen brenda 7 ditëve. Pse duhet të shkelni rregulloren/ ne jemi kundër kërkesës për procedurë të përshpejtuar”, tha ai. /Tch/

Britania bojkoton ceremoninë e Bordit të Paqes, shkak përfshirja e Putinit



Mbretëria e Bashkuar nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Bordit të Paqes për Gazën sot për shkak të "shqetësimeve se presidenti rus Vladimir Putin është pjesë e diçkaje që flet për paqen", ka njoftuar Sekretarja e Jashtme Yvette Cooper.

Presidenti amerikan Donald Trump ka ftuar dhjetëra udhëheqës botërorë që t'i bashkohen iniciativës së tij "Bordi i Paqes".

Ndërsa bordi fillimisht u krijua për të mbikëqyrur armëpushimin në Gaza, tani ai është shndërruar në diçka shumë më ambicioze, shkruan skynews.

Kur një gazetar e pyeti më parë këtë javë nëse bordi duhet të zëvendësojë OKB-në, Trump tha se "mund të jetë kështu".

Për më tepër, anëtarët e bordit kanë shkaktuar polemika.

Se kush do t’i bashkohet përfundimisht bordit është ende e pasigurt në këtë pikë.

Aleatët tradicionalë si Italia kanë refuzuar.

Të tjerë, përfshirë kombe që kanë pasur prej kohësh marrëdhënie të tensionuara me Uashingtonin, si Bjellorusia, e kanë pranuar.

Rusia u ftua gjithashtu, por ka thënë se ende po e shqyrton propozimin.

Megjithatë, Trump deklaroi mbrëmë në Davos se Vladimir Putin e kishte pranuar ftesën. /Telegrafi/

Pas Venezuelës, SHBA tani sytë kah Kuba - Trump kërkon rrëzimin e regjimit



Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, synon të largojë udhëheqjen e Kubës dhe po kërkon në mënyrë aktive njerëz të brendshëm të qeverisë në Havana, të cilët janë të gatshëm të bëjnë një marrëveshje me Uashingtonin për të “rrëzuar regjimin komunist”, sipas një raporti në The Wall Street Journal.

Gazeta amerikane, duke cituar zyrtarë të paidentifikuar amerikanë, raportoi se administrata Trump nuk ka një “plan konkret” për Kubën, por se arrestimi i presidentit venezuelan Nicolas Maduro nga ushtria amerikane “u la pas si një plan dhe një paralajmërim për Kubën”.

Një zyrtar amerikan i tha gazetës se janë mbajtur takime me të mërguarit kubanë dhe grupet civile në Miami dhe Washington, në një përpjekje për të identifikuar një zyrtar qeveritar në Kubë i cili mund të "dëshirojë të arrijë një marrëveshje".

Trump gjithashtu e ka kërcënuar drejtpërdrejt Kubën, duke shkruar në platformën e tij Truth Social në fillim të këtij muaji: “Unë sugjeroj fuqimisht që ata të bëjnë një marrëveshje, PARA SE TË JETË SHUMË VONË.”

Ricardo Zuniga, ish-zyrtar në administratën e presidentit të SHBA-së Barack Obama, i cili ndihmoi në negocimin e një uljeje afatshkurtër të tensioneve midis Havanës dhe Uashingtonit nga viti 2014 deri në vitin 2017, tha se udhëheqja e Kubës do të ishte "një arrë shumë më e vështirë për t'u thyer" sesa ajo e Venezuelës.

“Nuk ka askush që do të tundohej të punonte në anën amerikane”, tha Zuniga për The Wall Street Journal.

Rrëzimi i udhëheqjes kubane ka qenë një dëshirë e shumë politikanëve amerikanë që nga revolucioni i vitit 1959 që solli në pushtet udhëheqësin e famshëm revolucionar të vendit, Fidel Castro.

SHBA-të u përpoqën dhe dështuan të përmbysnin udhëheqjen kubaneze gjatë pushtimit të Gjirit të Derrave në vitin 1962.

CIA gjithashtu bëri shumë përpjekje për të vrarë Castron gjatë jetës së tij, ndërsa forcat boliviane - të mbështetura nga SHBA-të - ekzekutuan revolucionarin kubanez të lindur në Argjentinë, Ernesto "Che" Guevara, në vitin 1967.

Kuba ndodhet vetëm 150 km nga Florida Jugore dhe qindra mijëra kubanë janë larguar nga ishulli për në SHBA, duke përmendur problemet ekonomike dhe represionin politik. /Telegrafi/

Vjedhje e rëndë në një lokal në Prishtinë, policia dhe prokuroria në hetim të rastit



Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 07:30 në një lokal në rrugën “UÇK” në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosoëvs për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Sipas tij, sektori i Hetimeve të Kryeqytetit në koordinim të plotë me Prokurorinë janë duke punuar për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e personave të dyshuar.

“Sot rreth orës 07:30 kemi pranuar informatën për një rast Vjedhje e rëndë, që ka ndodhur në një lokal në rrugën UÇK në Prishtinë. Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit në koordinim të plotë me Prokurorinë janë duke punuar për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e personave të dyshuar”, ka thënë Pllana. /Telegrafi/

Apple mund ta shndërrojë Sirin në chatbot të ngjashëm me ChatGPT?



Sipas një raporti nga Mark Gurman i Bloomberg, përditësimi i shumëpritur i Siri-t nga Apple mund ta shndërrojë asistentin inteligjent në një chatbot të ngjashëm me ChatGPT.

Burimet e tij thonë se Siri, i cili do të integrohet në iOS 27, mund të jetë pika qendrore e prezantimit të Apple në WWDC në qershor.

Chatbot-i Siri, me emrin e koduar “Campos”, do të funksionojë si me zë ashtu edhe me tekst.

Zëvendëspresidenti i lartë i Apple, Craig Federighi, kishte deklaruar më parë se nuk donte që Siri të ishte një chatbot, por përkundrazi, se donte që opsionet e Al të Apple të ishin “të integruara në mënyrë që të ishin aty sa herë që të nevojiteshin”.

Por duket se plani i lojës ka ndryshuar për shkak të presionit në rritje nga suksesi i chatbot-eve të Al të kompanive të tjera.

Nuk është sekret që Apple ka mbetur prapa në garën e Al.

Kompania e vonoi disa herë lansimin e një “ Siri më të personalizuar ” dhe vitin e kaluar kërkoi një partner për Al, duke testuar teknologjinë e konkurrentëve si OpenAI dhe Anthropic për një marrëveshje të mundshme.

Në fund të fundit, Apple zgjodhi Gemini të Google si partnerin e saj të Al, gjë që dy gjigantët e teknologjisë e konfirmuan më parë këtë muaj. /Telegrafi/

Sekuestrohen 237 mijë ambalazhe të paligjshme për cigare të ardhura nga Turqia



Dogana e Kosovës, përmes Zyrës Doganore në Prishtinë, në kuadër të aktiviteteve të rregullta të kontrollit doganor dhe menaxhimit të riskut, ka realizuar një kontroll të detajuar doganor ndaj një dërgese të ardhur nga Turqia.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook thuhet se gjatë këtij kontrolli, zyrtarët doganorë kanë zbuluar dhe sekuestruar gjithsej 237,000 copë/pako për ambalazhim të 20 cigareve, të cilat mbanin mbishkrimin “DRINA”.

"Malli nuk ishte i deklaruar në përputhje me legjislacionin doganor në fuqi dhe dyshohet se kishte për qëllim përdorimin për prodhim ose paketim të produkteve të duhanit në kundërshtim me dispozitat ligjore, me ç’rast efekti në parandalim nga humbjet potenciale fiskale është rreth 340,000 euro", thuhet në postim.

Tutje bëhet e ditur se janë ndërmarrë menjëherë veprimet procedurale përkatëse, përfshirë sekuestrimin e mallit dhe inicimin e procedurave administrative kundërvajtës dhe hetimore, në bashkëpunim me institucionet kompetente.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin e tregtisë së paligjshme, mbrojtjen e tregut dhe shëndetit publik, si dhe në garantimin e konkurrencës së ndershme për bizneset që veprojnë në përputhje me ligjin. /Telegrafi/


Ngritët aktakuza e parë për zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 për asgjësim të dokumenteve të votimit



Prokuroria Themelore në Ferizaj bën të ditur se ka ngritur aktakuzën e parë lidhur me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, për veprën penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit”, e paraparë me nenin 217 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, më 28 dhjetor 2025, në një qendër të votimit në qytetin e Shtimes i pandehuri me inicialet M.A., ka dëmtuar dokumentet e votimit lidhur me zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

"Me këto veprime janë përmbushur elementet e veprës penale për të cilën është ngritur aktakuza pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda", thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se Prokurori i Shtetit ka njoftuar opinionin publik se të gjitha rastet eventuale që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor të 28 dhjetorit 2025, do të trajtohen me prioritet dhe në përputhje të plotë me ligjin, me qëllim të mbrojtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe sundimit të ligjit. /Telegrafi/

Peshkatarët pozojnë për foto sipër një balene të ngordhur, videoja shkakton zemërim



Një video shqetësuese është bërë virale, ku shihen dy peshkatarë që pozojnë për foto sipër një balene të ngordhur që noton në ujë.

Burrat, që thuhet se kanë qenë të dehur, shihen duke qeshur dhe duke bërë foto.

Vendndodhja dhe koha e incidentit janë të panjohura, dhe autenticiteti i videos nuk është verifikuar.


NEW: Two drunk fishermen pose for a photo on a floating dead whale.

"These guys are going to jump on a dead whale... watch this thing explode."

The individual who shared the footage said the whale didn't smell and indicated that it had just passed.

"Wasn't rotten, just… pic.twitter.com/mjIYde4g4l
— Collin Rugg (@CollinRugg) January 19, 2026


Personi që e ka ngarkuar videon pranoi se grupi ishte i dehur dhe pretendoi se balena kishte ngordhur së fundmi.

Incidenti ka shkaktuar zemërim me shumë që i dënuan veprimet e peshkatarëve si të dëmshme.

Ndërkohë, disa thanë gjithashtu se pamjet nuk dukeshin të vërteta. /Telegrafi/

Subaru rikthen WRX bazë për vitin 2026



Subaru po rikthen modelin bazë WRX për vitin 2026.

Kjo do të thotë që blerësit do të jenë në gjendje të blejnë një WRX të ri për vetëm 33,690 dollarë (28,821 euro).

Jo vetëm që është më i lirë, por WRX bazë tani vjen me më shumë karakteristika se më parë.

Tani është në dispozicion ndezja me buton.

Ai gjithashtu ka goma verore me performancë të lartë dhe një sistem monitorimi të presionit të gomave.

Karakteristikat e WRX përfshijnë një kamerë me pamje nga mbrapa, një timon të veshur me lëkurë, tapiceri prej pëlhure e shumë ndryshime të tjera.

Megjithatë, Subaru do ta prodhojë atë vetëm në numër të kufizuar.

Çdo WRX i vitit 2026 vjen me motorin 2.4 litra me turbo të markës, që prodhon 271 kuaj fuqi. /Telegrafi/

R​inumërohen 40.16 për qind e votave, procesi ende vazhdon



Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen edhe 28 komuna të tjera.

Sipas të dhënave që rezultojnë në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri më tani janë rinumëruar 40.16 të votave, apo 1 mijë e 27 vendvotime të procesuara.

Në platfomën e KQZ-së për rezultate https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/, në hapësirën QNR > Rinumërim, do të paraqiten rezultatet pas numërimit të çdo vendvotimi. /Telegrafi/

Trump dhe Zelensky takohen sot në Davos



Presidenti amerikan Donald Trump tha se do të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.

Takimi i Trumpit me Zelenskyn është planifikuar të zhvillohet pas një eventi të Bordit të Paqes në Gaza në Davos dhe vjen pas takimeve dypalëshe të mërkurën me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte dhe udhëheqësit e Polonisë, Belgjikës dhe Egjiptit.

Takimi i presidentit vjen në mes të një ngecjeje të dukshme në negociata, shkruan Politico.

Rusia ka vazhduar të godasë infrastrukturën energjetike të Ukrainës me raketa e dronë.

Energjia elektrike në Kiev është e paqëndrueshme dhe me këtë dimër që po shndërrohet në një dimër jashtëzakonisht të acartë - me temperatura që bien nën minus 20 gradë Celsius - ekziston shqetësim në rritje në Kiev se si vendi mund të vazhdojë pa një ndihmë shumë më të madhe nga aleatët perëndimorë, përfshirë Shtetet e Bashkuara, kur bëhet fjalë për mbrojtjen ajrore.

Ndryshe, Trump dhe Zelensky dolën nga takimi i tyre në Mar-a-Lago në Florida muajin e kaluar duke shprehur optimizëm se ishin në prag të një marrëveshjeje paqeje për t'i dhënë fund luftës me Rusinë.

Planet që dyshja të takohet në Davos kanë pësuar ndryshime të papritura.

Fillimisht, SHBA dhe Ukraina e shikonin Davosin si një vend për të nënshkruar një marrëveshje ekonomike që synonte të sillte prosperitet në vend pas përfundimit të luftës, sipas dy personave të njohur me çështjen.

Njëri prej tyre, një zyrtar i huaj, tha se Ukraina është ende gati ta nënshkruajë dhe kjo varet nga pala amerikane. /Telegrafi/

Fjalimi i kryeministrit të Kandasë në Davos në qendër të vëmendjes, reagon ashpër Trumpi



Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e kritikoi ashpër kryeministrin kanadez, kur tha se Kanadaja duhet të jetë “mirënjohëse” ndaj SHBA-së, pas fjalimit të lavdëruar gjerësisht të Mark Carney në Forumin Ekonomik Botëror (WEF).

"Po ndërtojmë një kupolë të artë që, nga natyra e saj, do të mbrojë Kanadanë. Kanadaja merr shumë gjëra falas nga ne, meqë ra fjala. Edhe ata duhet të jenë mirënjohës, por nuk janë", tha Trump në Davos të Zvicrës.

Duke iu referuar Carneyt, Trump shtoi: "E pashë kryeministrin dje. Ai nuk ishte aq mirënjohës."

"Ata duhet të jenë mirënjohës ndaj SHBA-së. Kanadaja jeton për shkak të Shteteve të Bashkuara. Mbajeni mend këtë Mark herën tjetër që bëni deklaratat tuaja", vazhdoi ai.

- YouTube www.youtube.com

Kjo ndodhi pasi fjalimi i Carneyt tërhoqi vëmendjen globale, pasi ai paralajmëroi se rendi ndërkombëtar i bazuar në rregulla të pasluftës po venitet dhe tha se fuqitë e mesme si Kanadaja duhet të përshtaten me një botë me rivalitet dhe shtrëngim në rritje.

"Rendi i vjetër nuk do të kthehet. Nuk duhet ta vajtojmë", tha Carney.

Ndryshe, marrëdhëniet midis Kanadasë dhe SHBA-së janë tensionuar pasi Trump vendosi tarifa për mallrat kanadeze dhe më vonë ndërpreu bisedimet për shkak të një reklame anti-tarifore të transmetuar në SHBA. /Telegrafi/


- YouTube www.youtube.com

OpenAI nis parashikimin e moshës së përdoruesve të ChatGPT‑s



OpenAI është bërë kompania e fundit që po ndjek trendin e kufizimit të qasjes sipas moshës së përdoruesve.

OpenAI ka filluar futjen globale të një mjeti për parashikimin e moshës, me qëllim të përcaktimit nëse një përdorues është i mitur.

Sipas kompanisë, modeli vlerëson një kombinim treguesish të sjelljes dhe parametrave të llogarisë, përfshirë: sa kohë ka ekzistuar llogaria, kohët tipike kur përdoruesi është aktiv, modelet e përdorimit me kalimin e kohës dhe moshën e deklaruar nga vetë përdoruesi.

Nëse ChatGPT e vlerëson gabimisht një person si të mitur, përdoruesi do të duhet të dërgojë një selfie përmes platformës Persona për të verifikuar moshën dhe për të korrigjuar gabimin.

Shumica e kompanive të inteligjencës artificiale kanë futur fillimisht funksione të reja, e më pas i kanë shtuar masa të shumta mbrojtëse dhe sigurie vetëm pasi ka pasur probleme.

OpenAI ka përballur edhe një padinë lidhur me vdekjen e një adoleshenti, që hipotezohej se përdori ChatGPT për planifikimin e një veprimi vetëvrasës, dhe vetëm muajt e fundit ka filluar të konsiderojë kufizime automatike të përmbajtjes për përdoruesit e mitur dhe krijimin e një këshilli këshillues për shëndetin mendor.

Tani kompania po përgatitet të prezantojë “modalitetin për të rritur” (adult mode), që do t’u lejojë përdoruesve krijimin dhe përdorimin e përmbajtjeve më të hapura (NSFW).

Duke marrë parasysh se si ndryshime të ngjashme u janë bërë platformave të tjera si Roblox, është e mundshme që përdoruesit e mitur të gjejnë mënyra për të shmangur mjetet ekzistuese nëse duan të përdorin ChatGPT si të rritur. /Telegrafi/

Monika Kryemadhi për ndarjen nga Ilir Meta: E kam dashur më shumë se ai mua

E drejtpërdrejtë dhe pa hezitim në deklarata, Monika Kryemadhi po shfaqet para publikut edhe në rolin e opinionistes në Big Brother VIP Albania, ku komentet e saj kanë tërhequr vëmendje për sinqeritetin dhe mungesën e filtrave.

Në një intervistë për emisionin Ftesë në 5, Kryemadhi ka theksuar se gjithmonë ka qenë e tillë, edhe në jetën personale. “Unë edhe kur kam qenë e martuar, nuk kam pasur filtra për deklaratat. Nuk kam mentalitetin se çfarë do të thonë të tjerët. Tani aq më pak”, u shpreh ajo, duke qeshur.

E pyetur nga moderatorja Bieta Sulo nëse beson ende te dashuria pas divorcit, Kryemadhi u përgjigj pa ekuivok: “Besoj te dashuria, është kryesore, ngroh shpirtin”.

Megjithatë, ajo la të kuptohet se emocionalisht mbetet e lidhur me ish-bashkëshortin e saj, Ilir Meta, duke e cilësuar atë si dashurinë e saj të parë dhe të fundit. Sipas Kryemadhit, edhe pse një marrëdhënie mund të përfundojë, ndjenjat jo domosdoshmërisht zhduken nga të dyja palët në të njëjtën kohë.

“Nuk mendoj se jam në një fazë për të dashuruar dikë tjetër. Unë e kam dashurinë time. Ajo ka kaluar në shumë sfida dhe, edhe kur vjen momenti që mbaron, nuk do të thotë që mbaron nga ana tjetër”, tha ajo në Tch.

Kryemadhi shtoi se politika ka qenë faktori që i ka bashkuar dhe ndarë njëkohësisht. “E gjithë jeta ime politike ka filluar me Metën në krahë. Politika na bashkoi dhe politika na ndau”, u shpreh ajo, duke nënvizuar se nuk e ka parë kurrë marrëdhënien e tyre si një barrë për karrierën politike.

Rrëfimi i saj është pritur me interes nga publiku, duke nxitur diskutime rreth ndarjes, dashurisë afatgjatë dhe mënyrës se si emocionet personale ndërthuren me jetën publike dhe politike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/ 

The post Monika Kryemadhi për ndarjen nga Ilir Meta: E kam dashur më shumë se ai mua appeared first on Sinjali.

Kurseni karburant duke çaktivizuar kondicionerin e makinës

Ekspertët këshillojnë që shoferët të çaktivizojnë sistemin e kondicionimit të ajrit për të kursyer deri në 10% karburant.

Edhe pse kondicioneri ndihmon në largimin e kondensimit gjatë muajve të ftohtë, përdorimi i tij gjatë vozitjes rrit konsumimin e benzinës ose naftës, ndaj çaktivizimi mund të përmirësojë efikasitetin e karburantit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kurseni karburant duke çaktivizuar kondicionerin e makinës appeared first on Sinjali.

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 22 janar 2026

DASHI Nëse një situatë nuk ju përshtatet më, ajo duhet të ndryshojë shpejt. Menjëherë. Ju keni energji, ide dhe guxim, por rrezikoni t’i shpërdoroni ato nëse vazhdoni të luftoni beteja që nuk janë tuajat. Në dashuri, nevojitet qartësi: jo më gjysmëfjalë, jo më heshtje strategjike. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e enjte, 22 janar […]

The post Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 22 janar 2026 appeared first on BoldNews.al.

A i ndërlikon marrëdhëniet transatlantike ftesa e Trumpit për Bordin e Paqes?



Udhëheqësit e Bashkimit Evropian do të diskutojnë Bordin e diskutueshëm të Paqes për Gazën, të propozuar nga presidenti amerikan Donald Trump, gjatë samitit të jashtëzakonshëm për Grenlandën.

Disa paralajmërojnë se iniciativa e këtij bordi mund të shihet si një përpjekje për të zëvendësuar rolin e Kombeve të Bashkuara.

Evropa përballet me një balancim të ndjeshëm, duke u përpjekur të menaxhojë marrëdhëniet me Trumpin mbi Grenlandën, ndërsa njëkohësisht po përballet me valën e ftesave drejtuar vendeve të tjera për t’u bashkuar në Bord.

Pyetja nëse BE-ja dhe shtetet anëtare duhet të pranojnë pjesëmarrjen në këtë bord, i krijuar fillimisht për të administruar Gazën pas luftës, do të jetë një nga temat kryesore të diskutimit gjatë samitit, që u thirr si reagim ndaj kërcënimeve të fundit të Trumpit për tarifa doganore.

Diplomatët evropianë shqetësohen se çështja e Bordit të Paqes për Gazën po ndërthuret me krizën e Grenlandës, duke i detyruar të koordinohen për vendimin nëse do të pranojnë apo jo pjesëmarrjen e vendeve të tyre – një lëvizje që mund të zemërojë presidentin amerikan në një moment kur tensionet kanë arritur nivele të larta.

Anëtarësimi i përhershëm në bord kushton 1 miliard dollarë amerikanë, të cilët, të paktën zyrtarisht, janë parashikuar për rindërtimin e Gazës.

Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, si dhe disa qeverive të BE-së, përfshirë Francën, Gjermaninë, Italinë dhe Italinë, u është ofruar një vend në këtë bord.

Franca ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend t’i bashkohet Bordit, për shkak se statuti i tij – i cili nuk përmend Gazën – ngre dyshime mbi “parimet dhe strukturën e Kombeve të Bashkuara” dhe i jep kryetarit të bordit, Donald Trump, “kompetenca të gjera”.

Si kundërpërgjigje, Trump ka kërcënuar me vendosjen e një tarife prej 200 për qind ndaj verës dhe shampanjës franceze, një sinjal i qartë se çështja mund të shndërrohet në një tjetër konflikt në marrëdhëniet BE–SHBA.

Duke folur për Euronews në Davos të martën, ministri i Jashtëm i Belgjikës, Maxime Prevot, e akuzoi Trumpin se po përpiqet të “zëvendësojë sistemin e Kombeve të Bashkuara” me “bordin e tij personal”.

Një rend i ri botëror?

Mandati i gjerë që Trump duket se po i jep Bordit, së bashku me mungesën e fokusit mbi Gazën e shkatërruar nga lufta dhe të ardhmen e saj, po shqetëson zyrtarët në Bruksel.

Zyrtarët dhe diplomatët kanë shprehur në mënyrë private shqetësime serioze mbi kuadrin e bordit, procesin e përzgjedhjes, mandatin dhe strukturën e qeverisjes, duke kërkuar që fokusi të kthehet tek Gaza, në vend që të krijohet një Këshill i Sigurimit paralel ndaj OKB-së.

Ndërkohë, një komitet teknokrat palestinez është ngarkuar me çështjet e përditshme të Gazës, por ka shqetësime për mungesën e përfaqësimit palestinez në dy panelet e larta të bordit, të cilat mbikëqyrin investimet, diplomacinë dhe qeverisjen.

Komisioneri Evropian për Mesdheun, i cili mbikëqyr politikën e BE-së për Gazën, ka kërkuar “përfshirjen e të gjithë aktorëve kryesorë” në bord.

Trump gjithashtu i ka dërguar një ftesë presidentit rus, Vladimir Putin, një zhvillim që e bën pjesëmarrjen e Evropës politikisht të ndërlikuar.

Debati mbi bordin pritet të nxjerrë në pah ndarjet ekzistuese midis shteteve anëtare të BE-së në fushën e politikës së jashtme.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka pranuar tashmë vendin e tij, ndërsa ministri i tij i Jashtëm, Péter Szijjártó, tha se kryeministri ndihet “i nderuar” nga oferta e Trumpit.

Çka është Bordi i Paqes për Gazën në të cilin u ftua Kosova?

Lideri amerikan ka formuar një trup këshillues për Gazën, i njohur si Bordi i Paqes, si pjesë e fazës së dytë të armëpushimit të arritur mes Izraelit dhe militantëve palestinezë të grupit Hamas.

Ky bord përfshin liderë botërorë që ofrojnë këshilla dhe mbështetje në negociata, por nuk ka fuqi ekzekutive ndërkombëtare si Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB).

Synimi i Bordit të Paqes është të mbështesë paqen dhe stabilitetin në rajon përmes dialogut dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Në thelb, kjo është një iniciativë diplomatike e Trumpit, e projektuar si një bord këshillues që ndikon në negociata dhe armëpushime, duke përfshirë liderë nga vende të ndryshme për të ndihmuar në stabilizimin e rajonit.

Ftesat për pjesëmarrje kanë përfshirë edhe Kosovën dhe Shqipërinë.

Kosovën do ta përfaqësojë presidentja Vjosa Osmani, ndërsa Shqipërinë, kryeministri Edi Rama. /Telegrafi/

Trepça dhe Bora kalojnë në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Trepça mposhti Golden Eagle Yllin 88:76 dhe përmbysi humbjen e parë 99:102, duke siguruar vendin në gjysmëfinale të Final 4 të Kupës së Kosovës.

Në anën tjetër, Bora arriti gjithashtu kalimin në gjysmëfinale pas fitores 71:62 ndaj Rahovecit, me nëntë pikë dallim, duke kompletuar çiftin tjetër finalist të fazës gjysmëfinale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trepça dhe Bora kalojnë në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës appeared first on Sinjali.

❌