Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Vengu dhe Salla mbledhin strukturat e emergjencave civile: Situata në kontroll

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu dhe ministri i Bujqësisë, Andis Salla, kanë mbledhur strukturat e emergjencave civile për të raportuar mbi situatën aktuale në vend për shkak të motit të keq që ka prekur vendin ditën e sotme. Vengu theksoi se deri më tani situata është nën kontroll. “Në qarkun e Durrësit, me kërkesë të prefekturave, komanda mbështetëse e forcave të armatosura…

Source

Presidenti Begaj dekreton ligjin për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ligjin për rivlerësimin e pronave. Pas dekretimit dhe botimit në fletore zyrtare ky ligj do të hyj në fuqi menjëherë duke i hapur kështu rrugë rivlerësimit të pasurive ta paluajtshme. Nga janari deri në dhjetor të vitit 2026, i gjithë vendi do të përfshihet në fushatën e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme. Ky proces do të bëhet përmes një norme tatimore…

Source

Bashkia Elbasan: Situata në territor nën kontroll pas reshjeve të pandërprera

Bashkia Elbasan bën të ditur se pas 24 orësh reshje shiu të pandërprera, situata në të gjithë territorin e bashkisë paraqitet e qetë dhe nën kontroll. Të gjitha ekipet e ASHP-së, si në qytet ashtu edhe në zonat rurale, ndodhen në terren dhe janë në gatishmëri të plotë për përballimin e çdo situate të mundshme emergjente. Në zonat fshatare po vijon shpërndarja e skorieve në rrugët malore…

Source

Rëndohet situata nga moti i keq në Kukës, rrëshqitje dherash në hyrje dhe dalje të qytetit

Reshjet e dendura kanë shkaktuar rrëshqitje dherash dhe rënie pemësh në hyrje dhe dalje të qytetit të Kukësit. Konkretisht në segmentin që lidh Kukësin me aksin Kukës–Morinë të Rrugës së Kombit, si edhe me rrugën Kukës–Shishtavec. Ky segment hyrës-dalës i qytetit ndodhet gjithashtu nën pushtetin e ujit, por aktualisht nuk është i bllokuar për qarkullimin e mjeteve. Fadroma e Bashkisë Kukës ka…

Source

Aksident i rëndë në aksin Peqin-Elbasan, i riu dërgohet me urgjencë drejt Traumës

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar paraditen e sotme në aksin Peqin–Elbasan, ku si pasojë një i ri ka mbetur i dëmtuar rëndë. Sipas informacionit zyrtar, automjeti që drejtohej nga shtetasi M. A., 43 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen M. F., 26 vjeçe. Nga përplasja, drejtuesi M. A. ka pësuar dëmtime të rënda dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës…

Source

Agjencia Kundër Korrupsionit nis hetim pasuror ndaj presidentes Vjosa Osmani

Agjencia Kundër Korrupsionit ka filluar një procedurë zyrtare për të verifikuar pasurinë e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, pas vërejtjes së dallimeve të dukshme në deklarimet e saj të pasurisë për vitet 2024 dhe 2025. Mediat nga Kosova bëjnë me dije se nisja e verifikimeve ka ardhur pas shqetësimeve mbi ndryshimet në sasinë e pasurisë së deklaruar në formularët zyrtarë të zyrtarëve publikë.

Source

Bashkia Elbasan drejt një zgjidhjeje afatgjatë për menaxhimin e mbetjeve organike

Në këtë fillimviti, kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja, ka nisur takime me fokus çështjet mjedisore dhe përmirësimin e shërbimeve për komunitetin, duke i dhënë një rëndësi të veçantë menaxhimit të mbetjeve organike dhe të gjelbra. Në këtë kuadër, ai u takua me kryepleqtë dhe ndërlidhësit komunitarë për të diskutuar hapat konkretë drejt një zgjidhjeje afatgjatë për këtë problematikë.

Source

Rama ndan pamjet: Shkarkohen hidrocentralet e Komanit dhe Vaut të Dejës

“Në kaskadën e Drinit si pasojë e rritjes së prurjeve, kanë nisur shkarkimet e kontrolluara nga HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës, ku aktualisht po shkarkohet një sasi prej 700 m³/sekondë, përveç prodhimit, shkarkime këto të monitoruara dhe të menaxhuara nga specialistët e hidrocentraleve. Bashkia Shkodër është në koordinim të vazhdueshëm me KESH për menaxhimin e situatës dhe minimizimin e çdo…

Source

Media britanike: Ksamili, fshati i bukur vetëm katër orë larg Anglisë

Vetëm katër orë larg Mbretërisë së Bashkuar, ekziston një fshat i bukur që është shtëpia e brigjeve mahnitëse, i njohur si Maldivet e Evropës, dhe ku vizitorët nuk ngopen me peizazhet e bukura që ofron ky vend, shkruan Alycia McNamara për prestigjiozen britanike ”Express”. Ksamili është një fshat i vogël bregdetar në jug të vendit. Ndodhet përgjatë detit Jon, rreth 15 kilometra në jug të…

Source

Maduro transferohet me helikopter nga burgu për në gjykatën e Nju Jorkut

Një eskortë me presidentin Nicolas Maduro u largua nga Qendra Metropolitan e Paraburgimit në Brooklyn, Nju Jork, ku ai është mbajtur për dy ditët e fundit për akuza për trafikim droge dhe armësh. Maduro, i cili pritet të paraqitet në një gjykatë të Nju Jorkut gjatë ditës së sotme, doli nga një automjet i blinduar që ishte pjesë e eskortës, i veshur me një kostum ngjyrë kafe, dhe u fut në një…

Source

GJKKO lë në burg Ilir Metën. Avokati: Do të vazhdojmë betejën

GJKKO ka lënë në burg Ilir Metën, duke i refuzuar kërkesën për një masë më të butë sigurimi. Pas seancës, avokati i Metës, Kujtim Cakrani, ka dhënë një deklaratë për mediat, duke thënë se: “Nuk mund të mbahet Meta në paraburgim. Ai paraqitet në çdo seancë dhe shkaqet për zbarritje janë të gjykatës. Zvarritja e procesit gjyqësor duhet të shikohet nga prokuroria dhe gjykata. Besoj te gjykata…

Source

Reportazh: Tre urat që të çonin në Grabovë

Rreth 100 kilometra në juglindje të Elbasanit, njësi e rrethit të Gramshit gjendet fshati Grabovë. Të moshuarit të tregojnë se maces nuk i zinin këmbët dhe, por duke kaluar mbi çati nga njëri skaj i fshatit arrinte në skajin tjetër kufi me Shëna Premten ( fshat). Si kufi ndarës mes Shëna Premtes dhe Grabovës , shërben një mal i lartë , i ndarë në dy copa duke krijuar në mes një portë natyrore…

Source

Sali Berisha paraqitet në SPAK

Kreu i PD Sali Berisha është paraqitur në SPAK, në kuadër të masës së sigurisë për dosjen “Partizani”. Ashtu siç ka ndodhur në çdo paraqitje të ish-kryeministrit në Prokurorinë e Posaçme, Berisha është pritur nga mbështetës përpara ambienteve të Prokurorisë së Posaçme. Pasi doli nga dyert e SPAK, ai foli për mediat teksa u ndal te arrestimi i Maduros, duke e lidhur me pushtetin e Edi Ramës.

Source

Jorida Tabaku: Protesta nuk është krim, por një e drejtë kushtetuese

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar në një postim në rrjetet sociale, duke thënë së “protesta nuk është krim, por një e drejtë kushtetuese”. “Qytetarët që protestojnë paqësisht përpara Kryeministrisë nuk kanë kërcënuar askënd. Nuk kanë dhunuar askënd. Nuk kanë shkelur ligjin. Shteti ishte ai që reagoi me dhunë. Jo sepse u provokua. Por sepse u tremb. Në Europë…

Source

Procedohet penalisht Adriatik Lapaj, në pranga edhe 4 aktivistë të “Shqipëria Bëhet”

Policia e Tiranës ka nisur procedim penal ndaj Adriatik Lapajt dhe ka arrestuar 4 aktivistë të Lëvizjes “Shqipëria bëhet”. Policia bën me dije se Adriatik Lapaj është proceduar penalisht, ndërkohë që ai ndodhet në spitalin e Traumës pasi mori dëmtime në kokë pas rrëzimit të një bombole gazi. “Arrestuan shtetasit E. H., 30 vjeç, A. M., 40 vjeç, E. H., 39 vjeç dhe E. Ll., 41 vjeç…

Source

Ministri Gonxhja: Rekord, Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka bërë me dije se Shqipëria e ka mbyllur vitin 2025 me një numër rekord vizitorësh të huaj, plot 12 milionë. “Me mbylljen e vitit 2025, Shqipëria thyen rekordin e një viti më parë, duke kapërcyer shifrën e 12 milionë vizitorëve me pasaportë të huaj! Një rezultat që konfirmon konsolidimin e vendit si një destinacion turistik…

Source

Shtyhet gjyqi në GJKKO ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës

Gjykata e Posaçme ka shtyrë për më 19 janar seancën e radhës të shqyrtimit paraprak ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe të pandehurve të tjerë. Sipas burimeve zyrtare, shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e dy avokatëve mbrojtës, mes tyre edhe avokatja kryesore e caktuar për mbrojtjen e Veliajt. Përmes një emaili, avokatja ka kërkuar shtyrjen e seancës…

Source

Kina i kërkon SHBA-së lirimin e menjëhershëm të Maduros: Shkelje e ligjit ndërkombëtar

Kina i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara të lirojnë menjëherë presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, duke e cilësuar operacionin ushtarak amerikan për kapjen e tij si shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar. Në një deklaratë zyrtare, Ministria e Jashtme kineze tha se veprimet e SHBA-së minojnë sovranitetin e një shteti të pavarur dhe stabilitetin ndërkombëtar. Pekini theksoi se mban “komunikim…

Source

❌