Rriten rastet e mashtrimeve përmes SMS-ve në emër të bankave në Kosovë
Mashtrimet digjitale po marrin hov edhe në Kosovë. Përmes mesazheve SMS që shfaqen si njoftime nga bankat, qytetarëve po u kërkohen të dhëna financiare dhe personale, ndërsa autoritetet paralajmërojnë për rritje të rasteve dhe kërkojnë kujdes maksimal.
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës dhe Shoqata e Bankave të Kosovës kanë paralajmëruar qytetarët për një valë të re mashtrimesh që po qarkullon përmes mesazheve SMS në emër të bankave komerciale, duke synuar vjedhjen e të dhënave bankare dhe financiare të klientëve.
KĂ«to fushata mashtruese, tĂ« njohura ndryshe si âphishingâ, janĂ« shtuar ndjeshĂ«m gjatĂ« muajve tĂ« fundit, veçanĂ«risht nĂ« dhjetor 2025 dhe janar 2026, duke pĂ«rfshirĂ« edhe KosovĂ«n nĂ« trendin global tĂ« kĂ«tij fenomeni.
Sipas njoftimit të BQK-së, mesazhet mashtruese paraqiten si komunikime të rreme nga bankat komerciale dhe zakonisht përmbajnë kërkesa urgjente për verifikim ose përditësim të të dhënave bankare, shoqëruar me lidhje (linke) të dyshimta.
Klikimi në këto lidhje mund të çojë në faqet e krijuara që imitojnë pamjen zyrtare të bankave, përmes të cilave mashtruesit mund të marrin të dhënat e kartelave, PIN-at, fjalëkalimet apo kodet e konfirmimit që klientët përdorin për qasje në llogaritë e tyre.
BQK ka bërë thirrje për kujdes të shtuar dhe ka këshilluar qytetarët që të mos ndajnë asnjëherë të dhënat personale ose financiare përmes SMS-ve, telefonatave apo email-eve, duke theksuar se asnjë bankë nuk kërkon këto informacione në këtë mënyrë. Po ashtu, qytetarët këshillohen të mos hapin lidhje të dyshimta, të mos vendosin të dhëna bankare në faqe të panjohura dhe të përdorin vetëm aplikacionet dhe platformat zyrtare të bankave. BQK thekson rëndësinë që klientët të aktivizojnë njoftimet automatike për çdo transaksion dhe të kontrollojnë rregullisht historinë e pagesave, në mënyrë që të identifikojnë menjëherë ndonjë aktivitet të dyshimtë.
NĂ« rast se njĂ« qytetar pranon njĂ« mesazh tĂ« tillĂ«, BQK kĂ«rkon qĂ« ai tĂ« raportojĂ« menjĂ«herĂ« te banka pĂ«rkatĂ«se ose te institucionet financiare pĂ«rkatĂ«se. âMos u mashtroni dhe tregoni kujdes pĂ«r sigurinĂ« tuaj onlineâ, thuhet nĂ« apelin e kĂ«tij institucioni.
Edhe Shoqata e Bankave të Kosovës ka konfirmuar një rritje të ndjeshme të rasteve të mashtrimeve përmes SMS-ve, duke theksuar se ky fenomen është bërë më i përhapur sidomos gjatë muajve të fundit të vitit të kaluar.
âGjatĂ« muajit dhjetor 2025 dhe muajit janar 2026 Ă«shtĂ« vĂ«rejtur njĂ« ngritje e numrit tĂ« mashtrimeve me SMS globalisht, dhe ky fenomen ka pĂ«rfshirĂ« edhe KosovĂ«n. PĂ«r kĂ«tĂ« arsye, bankat nĂ« vazhdimĂ«si bĂ«jnĂ« thirrje publike pĂ«r mĂ« shumĂ« kujdes ndaj kĂ«tyre mashtrimeveâ, thuhet nĂ« reagimin e SHBK-sĂ«.
Sipas Shoqatës, parandalimi i këtyre rasteve mbështetet kryesisht në ndërgjegjësimin e klientëve dhe në reagimin e shpejtë të institucioneve financiare.
âMasa mĂ« e rĂ«ndĂ«sishme preventive Ă«shtĂ« qĂ« klientĂ«t tĂ« jenĂ« tĂ« vetĂ«dijshĂ«m pĂ«r mĂ«nyrĂ«n si paraqiten mesazhet mashtruese dhe tĂ« praktikojnĂ« komunikim tĂ« sigurt, duke mos shpalosur asnjĂ«herĂ« tĂ« dhĂ«na personale, pasi bankat nuk i kĂ«rkojnĂ« kĂ«to informacione nĂ« asnjĂ« rastâ.
Shoqata ka bërë të ditur se të gjitha bankat në Kosovë kanë krijuar mekanizma të posaçëm raportimi dhe reagimi emergjent. Bankat ofrojnë kanale kontakti 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë, që u mundësojnë klientëve të raportojnë rastet e dyshimta dhe të bllokojnë menjëherë llogaritë për të parandaluar dëme të mëtutjeshme. Megjithatë, SHBK ka theksuar se në rastet kur klienti ka shpalosur të dhënat personale dhe ka autorizuar vetë një transaksion, rikuperimi i mjeteve të humbura është i kufizuar dhe shpesh i pamundur, pasi transaksioni konsiderohet i autorizuar.
Raste konkrete të mashtrimeve tashmë janë regjistruar në vend, përfshirë një grua nga Prishtina që humbi mijëra euro pasi përditësoi të dhënat e saj bankare në një link të dërguar përmes SMS-it, i cili rezultoi i rremë. Ky është vetëm një prej disa rasteve që ilustrojnë rreziqet e larta që paraqet mungesa e kujdesit gjatë përdorimit të shërbimeve digjitale.
Shoqata apelon qĂ« qytetarĂ«t tĂ« jenĂ« veçanĂ«risht tĂ« kujdesshĂ«m ndaj çdo komunikimi qĂ« kĂ«rkon tĂ« dhĂ«na personale, si PIN, fjalĂ«kalime, kode verifikimi apo tĂ« dhĂ«na tĂ« kartelave. âBankat nuk kĂ«rkojnĂ« kurrĂ« tĂ« dhĂ«na konfidenciale pĂ«rmes mesazheve, email-eve apo rrjeteve socialeâ, thuhet nĂ« njoftim.
Â
The post Rriten rastet e mashtrimeve përmes SMS-ve në emër të bankave në Kosovë appeared first on Revista Monitor.





