Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Apeli i GJKKO liron nga qelia ish-drejtorin në Bashkinë Tiranë, Taulant Tushe

Gjykata e Posaçme e Apelit ka liruar nga qelia Taulant Tushen, ish-drejtor në bashkinë e kryeqytetit. Ai ishte marrë i pandehur në çështjen “5D”, për të cilën po hetohen edhe zyrtarë të tjerë. Taulant Tusha ishte drejtor i Planifikimit të Punëve Publike dhe komisionit të prokurimeve publike në bashkinë e Tiranës. Ai akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, e kryer dy herë dhe në bashkëpunim.

Source

Një dashuri e re në jetën e saj? Monika Kryemadhi: Është kryesore, ngroh shpirtin

Monika Kryemadhi çdo të martë dhe të shtunë e shohim në rolin e opinionistes në ”Big Brother Albania Vip 5”. Në një intervistë për ”Ftesë në 5”, ajo thotë se gjithnjë ka qenë pa filtra kur vjen puna për të thënë opinionin e saj. ”Unë dhe kur kam qenë e martuar, nuk kam pasur filtra për deklaratat. Nuk kam mentalitet që çfarë do më thonë. Tani nuk e ashtu fare (qesh)”, tha Kryemadhi.

Source

Kryeministri Rama mbërrin në Vlorë, takim me Ivanka Trump dhe Jared Kushner

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sonte në Vlorë dhe do të akomodohet në vilën qeveritare. Kreu i qeverisë pritet që të zhvillojë një takim me Ivanka Trump dhe Jared Kushner, si dhe me arkitektët që kanë shoqëruar gjatë ditës së sotme vajzën e presidentit amerikan Donald Trump. Në fokus të takimeve do të jenë investimet e mundshme strategjike në zonën e Vlorës, të lidhura me interesat e…

Source

E deleguara e Amerikës, Nancy VanHorn pritet nga ministrja Evis Sala. Në fokus inovacioni në shëndetësi

E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn, u takua me Ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala për të diskutuar mbi mënyrat se si inovacioni dhe transparenca mund të transformojnë sistemin shëndetësor. Gjatë takimit palët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në përmirësimin e kujdesit shëndetësor dhe rritjen e cilësisë së…

Source

VKM/ Paketa e Maleve, miratohen zonat prioritare për zhvillim në tre bashki

Bashkitë Dibër, Memaliaj dhe Tepelenë kanë dorëzuar pranë qeverisë hartat me zonat prioritare për zhvillim që ndodhen në territorrin e tyre, të cilat janë miratuar dhe do të shërbejnë për zhvillimin e ligjit Paketa e Maleve. VKM: V E N D I M PËR SHPALLJEN E DISA ZONAVE ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN E EKONOMISË MALORE NË BASHKINË DIBËR Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1…

Source

Nga varfëria te mirënjohja, Labinot Tahiri mesazh për ndjekësit: Duajeni jetën se ka ende njerëz të mirë

Labinot Tahiri, ose i njohur edhe si këngëtari i popullit pasi me ta ndan gjithçka, këtë herë ka ndarë një mesazh personal dhe reflektues, siç gjithmonë i ka dhe i ndan me ndjekësit. Këngëtari ndalet te rruga e tij nga varfëria drejt suksesit, duke theksuar se pasuria e vërtetë nuk matet me para, por me njerëzit që ke pranë. “Jeta ime ishte e lehtë vetëm atëherë kur pata dhe kur kam njerëz të…

Source

Vrasja e ish-policit, dënohet me 30 vite burg Leonard Duka. Kurse i vëllai shpallet i pafajshëm

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur këtë të martë vendimin për të pandehurit e akuzuar për vrasjen e ish-punonjësit të policisë, Santiago Malko, ngjarje e ndodhur në vitin 2019 në Tiranë. GJKKO ka dënuar me 30 vite burg Leonard Dukën, i arrestuar në shkurt të vitit 2024 në Belgjikë dhe i ekstraduar në Shqipëri në gusht të po atij viti. Ndërkohë…

Source

Ministri Salla në Kavajë: 52 milionë euro në mbështetje të fermerëve, skema përshtatet sipas nevojave të tyre

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla informon se ka nisur një tur dëgjesash me fermerët në të gjithë vendin, me qëllim përshtatjen sa më të mirë të skemës kombëtare të mbështetjes së fermerëve e nevojat që ata kanë. Gjatë vizitës në Kavajë dhe Rogozhinë, ministri theksoi rëndësinë e dëgjimit të fermerëve dhe përfshirjes së tyre në përshtatjen e skemës, duke u mundësuar të japin…

Source

106-vjetori i Kongresit Kombëtar, kryebashkiakja Sefa: Mesazhi i tij mbetet aktual edhe sot

106- vjetori i Kongresit Kombëtar të Lushnjes është përkujtuar këtë të mërkurë me një ceremoni të organizuar nga bashkia e Lushnjes dhe që do të pasohet me aktivitete të tjera deri në datën 31. Në ceremoninë morën pjesë qytetarë, përfaqësues të pushtetit vendor, përfaqësues të besimeve fetare, deputetët e Lushnjes. Të pranishmit me këtë rast i përshëndeti kryetarja e Bashkisë…

Source

”Ato syze dielli të bukura”, Trump ngacmon Macron

Gjatë fjalimit të tij në Davos, Presidenti i Amerikës, Donald Trump ka ngacmuar edhe homologun e tij francez, Emmanuel Macron. Presidenti i Francës u shfaq me syze gjatë Forumit Botëror Ekonomik për shkak të një problemi në sy. Trump i cilësoi syzet Pilot të bukura, por pyeti se çfarë kishte ndodhur me Macron. “E pashë dje me ato syze dielli të bukura. Çfarë dreqin ndodhi”, tha Trump.

Source

Trump në Davos: Kërkoj negociata të menjëhershme për ta blerë Grenlandën

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se SHBA-të “nuk do të përdorin forcën” për të marrë Groenlandën, paçka se tha se ushtria e tij do të ishte “e pandalshme”. ”Ndoshta nuk do të arrijmë asgjë nëse nuk vendos të përdor forcë dhe dhunë të tepërt”, shtoi Trump. ”Sinqerisht, do të ishim të pandalshëm, por unë nuk do ta bëj këtë”, tha ai. Presidenti deklaroi më tej se të gjithë do të ishin…

Source

Monedha euro prek minimumin historik

Kursi i këmbimit Euro-Lek ka prekur një minimum të ri historik. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye me 96.44 lekë, duke zbritur lehtësisht poshtë nivelit të mëparshëm prej 96.46 lekësh, që ishte shënuar më datë 24 dhjetor.

Source

VIDEO/ Alba i drejtohet Limit teksa puthet me Dolcen para saj: Mos e bëj më, boll

Alba Pollozhani dhe Lim Hoti po vijojnë me historinë e tyre brenda Big Brother VIP Kosova 4. Sigurisht në këtë mes është e përfshirë edhe banorja tjetër e shtëpisë, Dolce. Teksa kjo e fundit ka krijuar një raport më të afërt me Limin, duket se kjo gjë po i pengon Albës. Ata po qëndronin në oborr në momentin kur Dolce dhe Limi shkëmbyen puthje me njëri-tjetrit. Alba ia kërkoi Limit që këtë mos ta…

Source

Trump: Venezuela do të fitojë më shumë para nën drejtimin e SHBA-së

“Venezuela do të fitojë më shumë para në gjashtë muajt e ardhshëm sesa ka fituar në 20 vitet e fundit”, kështu tha presidenti amerikan Donald Trump. Duke folur për kostot e naftës nën presidencën e paraardhësit të tij, ish-presidentit Joe Biden, ai kritikoi atë që pretendon se ishin çmime të fryra për shkak të politikave të gjelbra. Sipas Trump nën presidencën e tij, prodhimi i naftës dhe gazit…

Source

Berisha ristrukturon listën e anëtarësisë në PD, deputetja jep detaje

Deputetja e PD-së, Elda Hoti ka sqaruar udhëzimin e fundit të firmosur nga kryetari Sali Berisha për përditësimin e listave të anëtarësisë, duke theksuar se bëhet fjalë për një proces administrativ dhe organizativ, jo për filtrime politike brenda partisë. Sipas saj udhëzimi synon përcaktimin e rregullave, procedurave dhe afateve për përditësimin e të dhënave të anëtarëve të PD-së…

Source

Çelet Panairi Ndërkombëtar i Turizmit në Madrid, Gonxhja: Shqipëria prezantohet si destinacion gjithëvjetor

Është çelur në Madrid Panairi Ndërkombëtar i Turizmit (FITUR), një nga ngjarjet më të rëndësishme globale për industrinë e turizmit. Shqipëria merr pjesë me stendën e saj zyrtare, duke u prezantuar përmes përvojave autentike dhe duke u pozicionuar si një destinacion gjithëvjetor dhe gjithëpërfshirës. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja tha se pavijoni shqiptar është…

Source

”Akull”, këngëtarja e hitit bëhet banore e ”Big Brother Albania Vip 5”

Një tjetër surprizë e madhe në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5. Një banore e re i është bashkuar zyrtarisht konkurrentëve, duke sjellë emocion, kureshtje dhe dinamika të reja në lojë. Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur Krusita, e cila nga kjo mbrëmje është bërë pjesë e garës për çmimin e madh. Hyrja e saj u shoqërua me reagime të forta nga banorët aktualë, të cilët u shfaqën të surprizuar…

Source

Bardhi vizitë në Shtëpinë e Bardhë, Avenir Peka: Kanë biseda që nuk thuhen publikisht

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka zhvilluar një vizitë në Shtëpinë e Bardhë, ku është takuar zëvendës prokuroren e përgjithshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Lajmin e dha Avenir Peka dhe sipas tij, aty janë bërë biseda të cilat nuk mund të bëhen publike. ”Gaz Bardhi, kryetar i grupit parlamentar ishte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës…

Source

Mateo zbulon prapaskenat e lidhjes me Brikenën: Familjarët e saj më prenë rrugën me makinë dhe…

Brikena dhe Mateo kanë treguar më shumë nga historia e tyre e njohjes 4 vite më parë. Mateo është shprehur se shkaku që ata nuk folën më ishte ndërhyrja e familjarëve të Brikenës, të cilët kur ai kishte shkuar për ta takuan atë në Prishtinë, ata i kishin prerë rrugën duke mos e lënë ta takonte banoren. Brikena: Unë desha ta fillojë, të them që kur Mateo ka hy ia kemi dhënë dorën njëri tjetri…

Source

”Bordi i Paqes”, Paskal Milo thirrje qeverisë: Kujdes me detyrimet ndaj BE-së

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo bën thirrje për modesti dhe kujdes diplomatik lidhur me ftesën e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e iniciativës ndërkombëtare “Bordi i Paqes” nga Presidenti i Amerikës, Donald Trump. Ai u shpreh skeptik ndaj idesë se kjo ftesë përbën ndonjë status special për Tiranën zyrtare. “Është shumë mirë që Shqipëria është në këtë organizim ndërkombëtar.

Source

❌