❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

10:50 Ftesa e Trump për Kosovën/ Rama uron Osmanin: Sinjal domethënës për sigurinë

Last Updated on 21/01/2026 by Kesjana

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh urimi Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani pas marrjes së ftesës nga Presidenti Trump për të qenë pjesë e Bordit të Paqes.

Në mesazhin e tij Rama thekson se është një gjest dhe sinjal domethënës për sigurinë e përkatësinë e Kosovës në hapësirën e interesit të gjerë amerikanë në botë.

Kryeministri nënvizoi se beson që faktorët politikë të Kosovës, do ta çmojnë këtë dorë të shtrirë nga Presidenti i SHBA.

“Urime zonja Presidente, e dashur Vjosa, pĂ«r marrjen e ftesĂ«s pĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e Bordit tĂ« Paqes, njĂ« gjest tejet domethĂ«nĂ«s i Presidentit Trump ndaj KosovĂ«s, qĂ« forcon mĂ« tej marrĂ«dhĂ«nien e AmerikĂ«s mike me popullin shqiptar, por qĂ« edhe jep njĂ« sinjal domethĂ«nĂ«s pĂ«r sigurinĂ« e pĂ«rkatĂ«sinĂ« e KosovĂ«s nĂ« hapĂ«sirĂ«n e interesit tĂ« gjerĂ« amerikan nĂ« botĂ«.

Edhe njĂ«herĂ« urime dhe dua tĂ« besoj se faktorĂ«t politikĂ« tĂ« KosovĂ«s, do ta çmojnĂ« kĂ«tĂ« dorĂ« tĂ« shtrirĂ« nga Presidenti i SHBA, si njĂ« gjest qĂ« nuk Ă«shtĂ« aspak pa lidhje edhe me respektin pĂ«r ty personalisht e  pĂ«r rolin tĂ«nd ndĂ«rkombĂ«tarisht”, shkruan Rama nĂ« platformĂ«n X./Kb

10:23 Xhaxhai i Aleks Nikës: Shoqëria pret që drejtësia të funksionojë! Kujtesa nuk duhet të zbehet

Last Updated on 21/01/2026 by Kesjana

Xhaxhai i Aleks Nikës, Mark Nika: Shoqëria pret që drejtësia të funksionojë realisht. Ne nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi, nuk kërkojmë përjashtime por barazi para ligjit. Kujtesa nuk duhet të zbehet, ne qëndrojmë me besim te SPAK dhe gjykata e Strasburgut për drejtësi/kb

10:22 Historia e vendosjes së ushtrisë amerikane në Gjermani

Last Updated on 21/01/2026 by Kesjana

Komentet e fundit të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, në lidhje me Groenlandën kanë ngritur pikëpyetje në lidhje me angazhimin e vendit të tij në NATO.

Republika Federale e Gjermanisë ka qenë një pjesë shumë e rëndësishme e strategjisë mbrojtëse të Shteteve të Bashkuara në Evropë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, kur forcat amerikane ishin pjesë e një pushtimi dhjetëvjeçar të vendit nga aleatët.

Edhe pse numri i trupave ka rënë ndjeshëm që atëherë, ushtria amerikane mbetet me një prani të rëndësishme në Gjermani. Gjatë dekadave të fundit, komunitetet ushtarake amerikane janë formuar rreth disa qyteteve gjermane.

Numri i pĂ«rgjithshĂ«m i personelit ushtarak amerikan Ă«shtĂ« rritur ndjeshĂ«m vitet e fundit – nga mĂ« pak se 39,000 nĂ« vitin 2019 nĂ« mĂ« shumĂ« se 50,000 nĂ« vitin 2024. I vetmi vend tjetĂ«r ku SHBA-tĂ« mbajnĂ« njĂ« numĂ«r tĂ« krahasueshĂ«m trupash jashtĂ« shtetit Ă«shtĂ« Japonia.

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur më shumë trupa në Evropë që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022, me disa njësi të vendosura në bazat në lindje, në Poloni, Rumani dhe Bullgari. Ushtria amerikane aktualisht ka rreth 10,000 trupa të stacionuara në garnizonin e saj në Poloni dhe 2,600 të tjera në rajonin e Detit të Zi, në Bazën Ajrore Mihail Kogalniceanu në Rumani dhe në Qendrën e Trajnimit Novo Selo në Bullgari. Këto trupa ndërrohen rregullisht.

Komanda Evropiane e SHBA-së është në Gjermani

Historia e vendosjes së ushtrisë amerikane në Gjermani

RĂ«ndĂ«sia strategjike e GjermanisĂ« pĂ«r SHBA-nĂ« reflektohet edhe nĂ« faktin se selia e KomandĂ«s Evropiane tĂ« SHBA-sĂ« (EUCOM) Ă«shtĂ« nĂ« Stuttgart. ËshtĂ« struktura koordinuese pĂ«r tĂ« gjitha forcat ushtarake amerikane nĂ« deri nĂ« 51 vende, kryesisht evropiane.

Komanda Evropiane e përshkruan misionin e saj si mbrojtjen e SHBA-së duke penguar konfliktin, duke mbështetur partneritete të tilla si NATO dhe duke iu kundërvënë kërcënimeve transnacionale. Ajo komandohet nga Ushtria Amerikane në Evropë, Forcat Ajrore Amerikane në Evropë dhe Korpusi i Marinës Amerikane në Evropë dhe Afrikë, të cilat janë të gjitha të bazuara në Gjermani.

Gjermania është vendndodhja e pesë nga shtatë garnizonet ushtarake amerikane në Evropë (dy të tjerat janë në Belgjikë dhe Itali), dhe selia e Ushtrisë Amerikane për Evropën ndodhet në garnizonin në Wiesbaden, një qytet pranë Frankfurtit.

Shifrat e ofruara për DW nga Ushtria Amerikane tregojnë se pesë garnizonet, secili i përbërë nga njësi të ndryshme dhe në vende të ndryshme, aktualisht kanë rreth 29,000 personel ushtarak. Ky numër përfshin edhe Forcat e Korpusit të Marinës Amerikane për Evropën dhe Afrikën, të cilat janë të bazuara në Böblingen dhe janë pjesë e garnizonit të Ushtrisë Amerikane në Stuttgart.

PĂ«rveç kĂ«saj, rreth 13,000 persona tĂ« Forcave Ajrore Amerikane janĂ« tĂ« vendosur nĂ« vende tĂ« ndryshme nĂ« Gjermani, kryesisht nĂ« dy baza ajrore amerikane – Ramstein dhe Spangdahlem.

PĂ«rgjigja zyrtare e qeverisĂ« nĂ« Berlin ndaj njĂ« pyetjeje tĂ« ngritur nĂ« vitin 2023 nga Partia e MajtĂ« e opozitĂ«s tregoi se shteti gjerman kontribuon gjithashtu nĂ« kostot e mbajtjes sĂ« forcave amerikane dhe tĂ« NATO-s nĂ« vend. Dhe kjo shumĂ« Ă«shtĂ« duke u rritur. NĂ« vitin 2020, viti i fundit pĂ«r tĂ« cilin qeveria dha tĂ« dhĂ«na, Gjermania kontribuoi me 108 milionĂ« euro pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur trupat e huaja aleate nĂ« tokĂ«n e saj – nga 100 milionĂ« euro njĂ« vit mĂ« parĂ«.

Ushtria amerikane në Gjermani

Meqenëse ushtria amerikane punëson edhe civilë amerikanë për të punuar në Gjermani, dhe ushtarët ndonjëherë mund të sjellin familjet e tyre me vete, komunitete të konsiderueshme civile amerikane janë formuar rreth disa bazave në Gjermani. Në fakt, disa baza amerikane, si ajo pranë Ramstein, janë praktikisht qytete të vogla, me qendrat e tyre tregtare amerikane, shkollat, shërbimet postare dhe forcat policore. Ndonjëherë e vetmja monedhë ligjore atje është dollari amerikan.

Shembulli mĂ« i madh i kĂ«saj Ă«shtĂ« Garnizoni i UshtrisĂ« Amerikane Bavaria nĂ« Grafenwoehr, pranĂ« kufirit çek. ËshtĂ« baza mĂ« e madhe ushtarake amerikane jashtĂ« shtetit nĂ« botĂ«, sa i pĂ«rket popullsisĂ« dhe sipĂ«rfaqes – ajo mbulon mĂ« shumĂ« se 97,000 hektarĂ« (390 kilometra katrorĂ«).

Bazat ushtarake shpesh punësojnë shumë njerëz vendas, dhe kur disa objekte u mbyllën, siç ishte garnizoni i Bambergut në vitin 2014, kjo pati një ndikim të madh në ekonominë lokale.

Edhe pse Gjermania ka “hequr dorĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« qartĂ« nga armĂ«t bĂ«rthamore”, siç pĂ«rsĂ«riti kancelari Friedrich Merz vitin e kaluar, vendi ka strehuar armĂ« bĂ«rthamore amerikane qĂ« nga vitet 1950, si pjesĂ« e operacioneve tĂ« NATO-s. Numri i saktĂ« i armĂ«ve bĂ«rthamore amerikane nuk dihet zyrtarisht, por vlerĂ«sohet se 10 deri nĂ« 20 bomba B61 ndodhen nĂ« bazĂ«n ajrore gjermane nĂ« BĂŒchel nĂ« shtetin e Rheinland-Pfalz. NĂ« rast lufte, ato do tĂ« transportoheshin nga avionĂ« gjermanĂ«.

Një burim tjetër polemikash është fakti se Baza Ajrore Ramstein është përdorur si qendër kontrolli për sulmet me dronë në Jemen dhe vende të tjera. Kjo i ka bërë kritikët të akuzojnë qeverinë gjermane se është bashkëpunëtore në vrasjet jashtëgjyqësore të kryera nga SHBA-të.

Pushtimi aleat pas Luftës dhe trashëgimia e tij

Gjatë pushtimit aleat pas Luftës së Dytë Botërore, nga viti 1945 deri në vitin 1955, miliona ushtarë amerikanë, britanikë, francezë dhe sovjetikë ishin të stacionuar në Gjermani. Pjesa verilindore e vendit, e cila zyrtarisht u bë Gjermania Lindore në tetor 1949, ra nën kontrollin sovjetik.

Në Gjermaninë Perëndimore, pushtimi rregullohej nga i ashtuquajturi Statut i Pushtimit, i nënshkruar në prill të vitit 1949, kur u themelua vendi. Statuti i lejonte Francës, Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara të mbanin forcat pushtuese në vend dhe të ruanin kontrollin e plotë mbi çarmatimin dhe demilitarizimin e Gjermanisë Perëndimore.

Historia e vendosjes së ushtrisë amerikane në Gjermani

Kur pushtimi ushtarak i Gjermanisë Perëndimore përfundoi zyrtarisht, vendi rimori kontrollin mbi politikën e vet të mbrojtjes, por Statuti i Pushtimit u pasua nga një marrëveshje me partnerët e saj të NATO-s.

Kjo marrëveshje, e njohur si Konventa mbi Praninë e Forcave të Huaja në Republikën Federale të Gjermanisë, u nënshkrua nga Gjermania Perëndimore në vitin 1954. Ajo u lejonte tetë anëtarëve të NATO-s, përfshirë Shtetet e Bashkuara, të kishin një prani të përhershme ushtarake në Gjermani. Marrëveshja ende rregullon kushtet e angazhimit të njësive të NATO-s të stacionuara në Gjermani sot.

Numri i personelit ushtarak amerikan ka qenë në rënie që nga fundi i Luftës së Ftohtë në vitin 1990, kur sipas shifrave qeveritare në Berlin, deri në 400,000 ushtarë të huaj ishin të stacionuar në tokën gjermane. Rreth gjysma e tyre ishin nga Shtetet e Bashkuara. Ata u tërhoqën gradualisht ndërsa tensionet me mbetjet e Bashkimit Sovjetik u zbutën. Në të njëjtën kohë, konfliktet në vende të tjera, siç ishte lufta e parë e Gjirit në Irak, po tërhiqnin gjithnjë e më shumë trupa amerikane.

Edhe pse numri i tyre është rritur përsëri vitet e fundit, numri i trupave amerikane në Gjermani është ende vetëm një pjesë e vogël e asaj që ishte në kulmin e Luftës së Ftohtë./DW/Kb

08:56 Netanyahu pranon ftesĂ«n e Trump-it pĂ«r t’u bashkuar nĂ« Bordin e Paqes

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka pranuar ftesĂ«n e presidentit amerikan Donald Trump pĂ«r t’u bashkuar nĂ« nismĂ«n e quajtur si “Bordi i Paqes”.

Zyra e kryeministrit izraelit njoftoi të mërkurën në rrjetet sociale se Netanyahu do të jetë pjesë e kësaj strukture, pavarësisht se ajo u prezantua si pjesë e fazës së dytë të marrëveshjes së armëpushimit me Hamasin, e cila synon përfundimin e luftës shkatërruese në Gaza.

Sipas vizionit tĂ« Trump, nĂ« kĂ«tĂ« organizĂ«m janĂ« ftuar shumĂ« liderĂ« botĂ«rorĂ« dhe ai pritet tĂ« mbikĂ«qyrĂ« “ndĂ«rtimin e kapaciteteve qeverisĂ«se, marrĂ«dhĂ«niet rajonale, rindĂ«rtimin, tĂ«rheqjen e investimeve, financimet nĂ« shkallĂ« tĂ« gjerĂ« dhe mobilizimin e kapitalit” nĂ« Rripin e GazĂ«s.
Megjithatë, pjesëmarrja e Netanyahu-t ka shtuar shqetësimet për paanshmërinë e këtij bordi, i cili do të drejtohet nga vetë Trump dhe ku përbërja e tij do të jetë nën kontrollin e presidentit amerikan./kb

08:47 “PjesĂ«marrja nĂ« Bordin e Paqes, vlerĂ«sim dhe pĂ«gjegjĂ«si e shtuar pĂ«r RSh”

Last Updated on 21/01/2026 by Kesjana

Nga Gjeneral Âź Piro Ahmetaj


Sigurisht po e ndjek me interes dhe pĂ«rgjegjĂ«si tĂ« shtuar “
debatin e ethshĂ«m” qĂ« vijon nĂ« TiranĂ« mbi: “ngritjen e Bordit (Trump) tĂ« Paqes, si dhe ftesĂ«n e adresuar Kryeministrit tĂ« RSh”. NĂ« pamundĂ«si t’ju pĂ«rgjigjem çdo studio-TV tĂ« interesuar, nĂ« vijim gjeni pĂ«rmbledhje strategjike rreth rrethanave, peshĂ«s dhe mesazheve gjeopolitike qĂ« mbart ngritja e kĂ«tij Bordi (BP), jo vetĂ«m pĂ«r Lindjen e Mesme, por mbarĂ« botĂ«n, Ballkanin PerĂ«ndimor, pĂ«rfshi interesat kombĂ«tare (RSh/KosovĂ«s):

Konsiderata, pesha dhe mesazhe gjeopolitike që mbart ngritja e Bordit të Paqes:

PĂ«rtej kakofonisĂ« sĂ« mirĂ«-ushqyer  edhe nga Chat-GPT mes tĂ« gjithĂ«diturve dhe kudo-gjendurve nĂ« studiot televizive, pĂ«r kĂ«do qĂ« dĂ«shiron qartĂ«si strategjike rreth BP, do mjaftonte linku i posaçëm (https://en.wikipedia.org/wiki/Board_of_Peace), ku gjendet informacion i mjaftueshĂ«m mbi: “Historikun; Referencat, Vizionin (mekanizĂ«m ndĂ«rkombĂ«tar i mandatuar nga Rezoluta e OKB), Misionin, StrukturĂ«n dhe ftesat e drejtuesit/Donald Trump, pĂ«r bashkĂ«-themeluesit e Bordit tĂ« Paqes. NdĂ«rsa pĂ«r kĂ«do qĂ« nuk do tĂ« ushqehet me spekulime politike, dezinformime apo dhe “deep fake” nga armiq potencialĂ«, nĂ« vijim gjeni analizĂ« bazuar nĂ« link-un e sipĂ«rcituar si dhe konfirmuar nga ShtĂ«pia e BardhĂ«: 

Bordi i Paqes as nuk Ă«shtĂ« menduar si mekanizĂ«m i pĂ«rfaqĂ«simit burokratik, pĂ«rkundrazi, bazohet nĂ« projektin Trump-2 si njĂ« Institucion me peshĂ« vendimmarrĂ«se, dhe tĂ« mirĂ«-integruar me fuqinĂ« ushtarake tĂ« ShBA-ve, me mision: “imponimin e paqes nĂ« Lindjen e Mesme si dhe zgjidhjen e konflikteve globale”.

MegjithĂ«se ngritja e BP bazohet nĂ« “RezolutĂ«n 2803 tĂ« KĂ«shillit tĂ« Sigurimit, 11/2025”, nĂ« fakt Presidenti Trump po tejkalon krizĂ«n e pafuqisĂ« burokratike tĂ« OKB/1945. PĂ«r ta ilustruar kĂ«tē do mjaftonin: “gjenocidi i SrebrenicĂ«s nĂ« 1995 dhe i KosovĂ«s nĂ« 1999 nga makineria kriminale e Millosheviçit; 22 vite negociata diplomatike, rezoluta apo lutje ndaj Ajatollahut tĂ« Iranit pĂ«r ndalimin e programeve bĂ«rthamore; agresioni ushtarak i RusisĂ« ndaj UkrainĂ«s etj”. NdĂ«rsa pĂ«r “revoltĂ«n” pĂ«r axhensorin, mikrofonin dhe rezervat e Presidentit Trump ndaj OKB-sĂ«, sjell nĂ« kujtesĂ« refuzimin turpĂ«rues qĂ« Trump i bĂ«ri “ofertĂ«s tinĂ«zare” tĂ« Putinit pĂ«r tĂ« ndĂ«rmjetĂ«suar me Ajatollahun e Iranit, apo pĂ«gjigjen me vepra se: “as i shkonte nĂ« mend tĂ« merrte leje nga KS” pĂ«r prangosjen e Maduros, i cili e kishte kthyer VenezuelĂ«n nĂ« parajsĂ«n ruso-kineze dhe tĂ« narkoterrorizmit, duke kĂ«rcĂ«nuar sigurinĂ« dhe interesat e ShBA-ve si dhe jetĂ«n e amerikanĂ«ve !

GjithĂ«sesi BP nuk u pĂ«rzgjodh brenda javĂ«s, por si vijimĂ«si e pĂ«rpjekjeve tĂ« Presidentit Trump: “pĂ«r ta bĂ«rĂ« jo vetĂ«m mĂ« tĂ« fortĂ« AmerikĂ«n, por edhe superfuqi tĂ« pakonkurueshme pĂ«r paqen, stabilitetin dhe rendin global”. KĂ«shtu, kujtojmĂ« se nĂ« mbrĂ«mjen para Samitit tĂ« Paqes nĂ« Sharm el-Sheikh (13 tetor 2025), Trump deklaroi se: “lufta ka mbaruar dhe se BP do tĂ« formohet sĂ« shpejti”! NĂ« fillim tĂ« 2026, ShtĂ«pia e BardhĂ« konfirmoi se ish-koordinatori special i OKB-sĂ« pĂ«r Lindjen e Mesme, z. Nickolay Mladenov (aktualisht drejtor ekzekutiv i BP). NdĂ«rsa mĂ« 15 janar 2026 Presidenti Trump shpalli ngritjen e Bordit, si dhe njĂ« listĂ« me kryetarĂ« shtetesh qĂ« u kishte dĂ«rguar ftesa pĂ«r t’u bashkuar nĂ« ditĂ«n e konstituimit zyrtar tĂ« BP.

Ngritjen e BP e gjej po ashtu nĂ« njĂ« linjĂ« me konceptin e Trump: “Paqe nĂ«pĂ«rmjet ForcĂ«s”, qasje qĂ« imponoi armĂ«pushimin mes Izraelit dhe Hamasit si dhe u demonstrua nĂ« prangosjen e Maduros dhe sulmit/ndĂ«shkimit shĂ«mbullor ndaj bazave bĂ«rthamore tĂ« Iranit, qĂ« do shĂ«rbejnĂ« edhe si “mesazhe tĂ« fuqisĂ« shkatĂ«rrimtare tĂ« ShBA-sĂ« ndaj Putinit, Kim Jong-ut etj., nĂ«se guxojnĂ« tĂ« kĂ«rcĂ«nojnĂ« interesat e ShBA-sĂ« apo tĂ« ndonjĂ«rit prej 32 vendeve anĂ«tare”. 

Po ashtu vlerësoj se ftesat e adresuara nga Presidenti Trump, nuk janë mbështetur në parimet e gjithëpërfshirjes burokratike, as në renditje alfabetike të kryetarëve të 193, 100 apo 50 shteteve. Në të vërtet është një listë e mirëmenduar me udhëheqës vendesh që kanë besueshmëri strategjike, peshë vendimmarrëse, eksperiencë dhe impakt për paqen në Lindjen e Mesme, si dhe për zgjidhjen e konflikteve rajonale apo globale. Konkretisht, në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, si bashkë-themelues të BP-së janë ftuar 20 kryetarë shtetesh, përkatësisht të RSh-së, Argjentinës, Australisë, Brazilit, Kanadasë, UK, Qipros, Egjiptit, Hungarisë, Indisë, Italisë, Greqisë, Jordanisë, Pakistanit, Turqisë, Rusisë etj (lista po përditësohet, por në rastin më të mirë nuk pritet të kalojë 30 shtete nënëshkruese).  

PavarĂ«sisht se nĂ« parim çdo pĂ«rfaqĂ«sim ka kosto (fee), pĂ«r ta qartĂ«suar spekulimet mbi “çmimin e karriges” po citojmĂ« reagimin e ShtĂ«pisĂ« sĂ« BardhĂ«: “Nuk ekziston asnjĂ« kĂ«rkesĂ« e ShBA-sĂ« pĂ«r tĂ« kontribuar 1 miliard dollarĂ«â€ duke shtuar se: “nĂ«se njĂ« vend kontribuon 1 miliard dollarĂ«, fiton statusin e anĂ«tarit tĂ« pĂ«rhershĂ«m, nĂ« vend tĂ« anĂ«tarĂ«simit me afat 3-vjeçar”. 

Vlerësim, privilegj dhe përgjegjësi e shtuar për RSh:

PĂ«rkundĂ«r kujĂ«s sĂ« pronarĂ«ve tĂ« kompanisĂ«/opozitĂ«s sĂ« falimentuar, tĂ« refuzuar dhe tĂ« neveritur nga mbarĂ«-shqiptarĂ«t si dhe pĂ«rtej fantazive egocentrike tĂ« njĂ« grushti delikuentĂ«sh: “pĂ«r arrestimin e RamĂ«s nĂ« Surrel me Komandot Amerikane si nĂ« rastin e Maduros; mos-pjesĂ«marrjen e PM-RSh nĂ« Samitin e Washingtonit 2024; vizitĂ«n e ish-Sekretarit Antony Blinken nĂ« TiranĂ«, si dhe Ă«ndrra defiçentĂ«sh pĂ«r qeveri apo  ministra teknikĂ«â€: “ftesĂ«n e Presidentit Trump ndaj Kryeministrit Rama, pĂ«r tĂ« qĂ«në  ndĂ«r themeluesit e Bordit tĂ« Paqes e çmoj jo vetĂ«m vlerĂ«sim tĂ« merituar dhe mundĂ«si tĂ« artĂ« pĂ«rfaqĂ«simi tĂ« RSh nĂ« tavolinat e vendimmarrjeve tĂ« mĂ«dha, por edhe si pĂ«rgjegjĂ«si e shtuar ndaj interesave KombĂ«tare”!

Po ashtu, pĂ«rzgjedhjen e RSh e gjej edhe si “kundĂ«rpĂ«rgjigje tĂ« mĂ«nçur” tĂ« Washingtonit zyrtar ndaj mirĂ«njohjes sĂ« merituar mbarĂ«kombĂ«tare pĂ«r: “mbĂ«shtetjen 114-vjeçare tĂ« ShBA-ve pĂ«r pavarĂ«sinĂ« e RSh dhe çlirimin e KosovĂ«s; ndĂ«rtimin e demokracisĂ« funksionale, antarĂ«simin nĂ« NATO, ngritjen e SPAK, etj”, por edhe kontributeve tĂ« RSh mbas 1996, ku: “mbi 1 miliard € si dhe 12 mijĂ« burra dhe gra me uniformĂ« kanĂ« shĂ«rbyer krah trupave tĂ« USA nĂ« Ballkan, Irak, Afganistan, Lindjen e Mesme, Gjeorgji, UkrainĂ« etj”.  

NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«, nĂ«nvizoj se ftesa e RSh-sĂ« nĂ« kĂ«tĂ« Bord nuk ka ardhur rastĂ«sisht dhe as pĂ«r marrĂ«dhĂ«niet SHBA-RSh nĂ« 15 vitet e fundit, por: “si ndĂ«r faktorĂ«t me besim te tĂ« dyja palĂ«t nĂ« konflikt” (arabĂ«t dhe Izraeli). Kujtoj se RSh e ka njohur PalestinĂ«n qĂ« nĂ« 1988;Ă«shtĂ« anĂ«tarĂ«suar nĂ« KonferencĂ«n Islamike nĂ« 1991 (nĂ«nshkruar nga R. Alia dhe rikonfirmuar nga S. Berisha nĂ« dhjetor 1992) si dhe nĂ« 2015, ndĂ«r 119 vendet qĂ« votuan ngritjen e flamurit Palestinez nĂ« OKB. Nga ana tjetĂ«r, RSh-ja ka bashkĂ«punim tĂ« shkĂ«lqyer edhe me Izraelin pĂ«r shkak tĂ« “besĂ«s humane” nĂ« mbrojtje tĂ« hebrenjve gjatĂ« LuftĂ«s sĂ« 2-BotĂ«rore si dhe tĂ« lobit izraelit pro bombardimeve tĂ« SerbisĂ«, pĂ«r njohjen e KosovĂ«s (nĂ«n kujdestarinĂ« e Trump-1), etj. 

ThĂ«nĂ« sa mĂ« lartĂ«, “ftesĂ«n nuk e gjej kurrĂ«sesi si dhuratĂ« personale pĂ«r Edi RamĂ«n, as si pasaportĂ« apo mbĂ«shtetje amerikane pĂ«r tĂ« mbajtur edhe 5 apo 6 mandate pushtetin”. GjithĂ«sesi, nuk mund tĂ« mohohet qĂ« Z. Rama, pĂ«r shkak tĂ« karizmĂ«s editoriale si dhe fuqisĂ« 13-vjeçare tĂ« pushtetit: “ka rritur ambiciet dhe peshĂ«n e pĂ«rfaqĂ«simit tĂ« interesave tĂ« RSh, ndaj edhe konsiderohet ndĂ«r aktorĂ«t me impakte mĂ« shumĂ« se modeste nĂ« Lindjen e Mesme, etj”. Njohur kĂ«tĂ«, do ta kĂ«shilloja Kryeministrin Rama qĂ« pjesĂ«marrjen nĂ« Bordin e Paqes tĂ« Trump, pĂ«rveçse si privilegj personal, ta adresojĂ« si njĂ« mundĂ«si tĂ« artĂ« dhe pĂ«rgjegjĂ«si shtesĂ« pĂ«r forcimin e besimit/partneritetit strategjik me USA nĂ« mbrojtjen dhe zhvillimin e interesave gjeopolitike (fatmirĂ«sisht tĂ« ndĂ«rthurura) edhe me tĂ« ShBA-ve nĂ« NATO, Rajon dhe Mesdhe. 

NĂ« pĂ«rmbledhje, duke pĂ«rsĂ«ritur rĂ«ndĂ«sinĂ« e pjesĂ«marrjes nĂ« tavolinat e vendimmarrjeve tĂ« mĂ«dha, mbetem besimplotĂ« se ngritja e Bordit tĂ« Paqes, e mirĂ«-integruar me (super)fuqinĂ« ushtarake tĂ« pakonkurueshme tĂ« ShBA-ve si dhe nĂ«n udhĂ«heqjen e fortĂ« tĂ« Presidentit Trump, do tĂ« bĂ«jĂ« qĂ«: “jo lufta gjakatare, por paqja, rendi global, vlerat e qytetĂ«rimit dhe demokracia tĂ« triumfojnĂ« mbi neo-nazistĂ«t, neo-stalinistĂ«t, neo-Millosheviçët, si dhe mbi shtetet dhe organizatat narko-terroriste”. Me kĂ«tĂ« rast (dhe pĂ«rtej transheve partiake), ri-konfirmoj pĂ«rkushtimin pĂ«r tĂ« vijuar tĂ« kontribuoj me eksperiencĂ«n dhe pĂ«rgjegjshmĂ«ri nĂ« mbrojtjen dhe zhvillimin e interesave gjeopolitike, si dhe tĂ« ardhmĂ«risĂ« euroatlantike tĂ« RSh dhe KosovĂ«s. 

* Autori: Gjeneral Ÿ Piro Ahmetaj:
Senior Ekspert për Sigurinë dhe Mbrojtjen Kombëtare, Ballkanit si dhe marrëdhëniet me USA/NATO.

08:42 Në vend ka më pak bagëti, vitin e shkuar u importua mish nga jashtë si kurrë më parë

Vitin e shkuar u importua mish nga jashtë si kurrë më parë. Kjo, jo se shqiptarët konsumuan më tepër, por nga që në vend pati edhe më pak bagëti.

Sami Sinani, kasap nĂ« TiranĂ«, u shpreh pĂ«r A2CNN: “JanĂ« shitur bagĂ«titĂ« tĂ« gjitha. NĂ« ShqipĂ«ri nuk merret mĂ« njeri me blegtori. S’po e kuptoj se çfarĂ« po bĂ«het”.

Vlera e mishit dhe nënprodukteve të tij të blerë nga jashtë në 12 muajt e lëna pas përllogaritet në 81 miliardë lekë. Në raport me 2024-n, importet u zgjeruan me 300 milionë lekë.

Pedagogu Maksim Meço shpjegon: “Dy janĂ« arsyet kryesore. SĂ« pari, largimi i banorĂ«ve nga fshati, sĂ« dyti Ă«shtĂ« falimentimi i disa komplekseve blegtorale nĂ« ShqipĂ«ri”.

Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se më shumë se 1/3 e mishit gjatë vitit të shkuar erdhi nga Brazili. Lista e importeve pasohet nga Greqia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Italia.

“ShqipĂ«ria nuk ka nevojĂ« tĂ« zgjerojĂ« kapacitetet pĂ«rpunuese, por duhet tĂ« rritet prodhimi dhe standardet. Kjo bĂ«het duke orientuar tĂ« paktĂ«n 70% tĂ« skemĂ«s sĂ« subvencionit nĂ« sektorin blegtoral kryesisht pĂ«r prodhim”, deklaron Meço.

Mishi është një ndër produktet për të cilin shqiptarët po paguajnë më shtrenjtë. Në varësi të llojit, rritja luhatet nga 100 lekë tek ai i viçit e kecit, në 250 lekë te mishi i qengjit./kb

08:28 Ndërhyrja estetike 5.5 mln euro në bregdetin e Durrësit ankimohet në KPP

Tenderi që synon të ndërhyjë në aspektin estetik dhe përmirësimin funksional të bregdetit të Durrësit si pjesë e projekteve që po zbatohen nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit është ankimuar së fundmi në Komisionin e  Prokurimit Publik(KPP).

BĂ«het fjalĂ« pĂ«r procedurĂ«n me objekt kontrate  “Investime pĂ«r infrastrukturĂ«n e tregjeve, hapĂ«sirave tregtare, multifunksionale, rrugĂ« tregtare nĂ« zona model zhvillimi,etj. Faza III Rajonet 1&2:NdĂ«rhyrje pĂ«r rritjen e ofertĂ«s turistike dhe pĂ«r pĂ«rmirĂ«simin funksional dhe estetik tĂ« bregdetit, Bashkia DurrĂ«s” me fond limit 540 milionĂ« lekĂ« apo rreth 5.5 milionĂ« euro.

Pranë KPP ankesa është kategorizuar e lidhur me vlerësimin që është bërë nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave për procedurën e hapur në 4 dhjetor dhe i mbyllur në 22 dhjetor 2025. Tashmë mbetet në dorë të Komisionit për të marrë vendim lidhur me hapat që mund të hidhen në vazhdim nga autoriteti kontraktor. Por çfarë parashikon në fakt projekti?

Ndërhyrja në Durrës

FSHZH parashikon të ndërhyjë në Durrës duke nisur nga rivelimi i një sipërfaqeje rreth 544 mijë m2, e cila përfshin zonën nga porti i Durrësit deri tek Kavalishenca.

“Ky projekt ka pĂ«r qĂ«llim tĂ« transformojĂ« zonĂ«n bregdetare tĂ« qytetit tĂ« DurrĂ«sit nĂ« njĂ« destinacion bashkĂ«kohor turistik, rekreativ dhe urban, pĂ«rmes ndĂ«rhyrjeve arkitekturore dhe urbane tĂ« planifikuara me kujdes.

Ai përfshin zgjerimin e plazhit ekzistues, krijimin e një parku linear të gjelbër përgjatë vijës bregdetare, zhvillimin e hapësirave publike shumë funksionale dhe integrimin e infrastrukturave të reja rekreative dhe sportive.

GjatĂ«sia e zonĂ«s sĂ« ndĂ«rhyrjes Ă«shtĂ« rreth 2.8 km, me njĂ« zgjerim tĂ« vijĂ«s bregdetare deri nĂ« 100 metra drejt detit, duke krijuar hapĂ«sira tĂ« reja publike pĂ«r banorĂ«t dhe vizitorĂ«â€, thuhet nĂ« dokument./monitor.al/kb

08:14 Tatimet sekuestrojnë kompjuterat e agjencive imobiliare, pas evazionit me çmimet e apartamenteve

Në zbatim të Planit Operacional në sektorin e Ndërtimit, Drejtoria e Hetimit Tatimor, në bashkëpunim me Drejtorinë e Verifikimit dhe Koordinimit në Terren njoftoi se ka ushtruar kontrolle në 9 subjekte, që ushtrojnë aktivitet si agjenci imobiliare.

Kontrollet u fokusuan në verifikimin e deklarimit të pagave reale të punonjësve, regjistrimin e tyre në organin tatimor, realizimin e shitjeve, lëshimin e faturave të fiskalizuara, si dhe kryerjen e verifikimeve të tjera të nevojshme gjatë procesit të kontrollit.

Kontrollet evidentuan shkelje të rënda: Punonjës të padeklaruar, dokumentacion jotatimor, mungesë transparence në çmime dhe mosrespektim të detyrimeve ligjore për faturimin dhe fiskalizimin e shitjeve.

Bazuar në provat e mbledhura, përfshirë intervistat dhe vetëdeklarimet e punonjësve, strukturat e specializuara të Administratës Tatimore sekuestruan edhe njësi kompjuterike, me qëllim vijimin e hetimit të thelluar, dokumentimin e mëtejshëm të shkeljeve tatimore dhe referimin në organet përkatëse të drejtësisë.

Nga informacioni i marrë në njësitë kompjuterike rezulton se ka evazion tatimor në lidhje me çmimet e shitjeve të apartamenteve.

Administrata Tatimore bën me dije se aksioni i sapo nisur nuk është i përkohshëm. Ai do të vijojë me seriozitet dhe vendosmëri ndaj çdo subjekti që nuk reflekton pagat reale në listëpagesat e ardhshme, duke dëmtuar pensionet e punonjësve, konkurrencën e ndershme dhe interesin publik.

Tatimet ftojnë të gjithë tatimpaguesit në fushën e ndërtimit të deklarojnë menjëherë pagat reale, për të shmangur masat administrative dhe penale, të parashikuara nga legjislacioni në fuqi, për veprën e fshehjes së të ardhurave.

Në kuadër të zbatimit të Planit Sektorial për Ndërtimin dhe rritjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore, përmes deklarimit të pagave reale sipas profesioneve në sektorin e ndërtimit, Administrata Tatimore pas rreth 30 ditësh nga publikimi i listës së pagave indikative për këtë sektor, konkretisht duke filluar nga data 15 janar ka nisur kontrollet në terren.

Kontrollet e nisura do të zhvillohen kryesisht në subjektet e vlerësuara me risk për nëndeklarim të pagave, të cilat janë njoftuar më parë nga Administrata Tatimore, por nuk kanë reflektuar ndryshime në listëpagesa, pavarësisht njoftimit elektronik të dërguar në llogaritë e tyre në sistemin tatimor, e-Filing.

Fokus i kontrolleve do të jetë verifikimi i pagave të deklaruara në listëpagesa, duke i krahasuar ato me pagat indikative sipas profesioneve përkatëse, listë e  përcjellë në llogaritë elektronike të tatimpaguesve, si dhe e publikuar në faqen zyrtare të Administratës Tatimore./monitor.al/kb

14:00 Shqipëria drejt BE/ Kryenogaciatorja: Ligj të ri për donacionet dhe sponsorizimet

Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja e Shqipërisë, Majlinda Dhuka, në konferencë me gazetarët u shpreh se për herë të parë Shqipëria do ketë një ligj të ri për donacionet dhe sponsorizimet.

“Pas shumĂ« vitesh, ShqipĂ«ria do ketĂ« njĂ« ligj qĂ« do rregullojĂ« aktivitetin e lobimit. Pas 31 vitesh, ShqipĂ«ria do ketĂ« njĂ« ligj tĂ« ri pĂ«r donacionet dhe sponsorizonim. Do krijohet njĂ« regjistĂ«r pĂ«r lobimin dhe njĂ«kohĂ«sisht pĂ«r sponsorizimet dhe donacionet si njĂ« pĂ«rpjekje e jona pĂ«r tĂ« rritur dimensionet e “ShqipĂ«risĂ« transparente”, tha ajo.

Ajo falënderoi median dhe gazetarët, që sipas saj, rreth 70% e tyre janë të informuar në lidhje me çështjen e integrimit.

“Mbi 70% e qytetarĂ«ve shqiptarĂ« thonĂ« se janĂ« tĂ« informuar pĂ«r negociatat, prandaj njĂ« falĂ«nderim pĂ«r gazetarĂ«t nĂ« rritjen e informimit tĂ« qytetarĂ«ve pĂ«r kĂ«tĂ« aspiratĂ« tĂ« madhe tĂ« shqiptarĂ«ve, njĂ« aspiratĂ« brezash. Puna juaj ka qenĂ« katalizator.”, tha  ajo./kb

13:45 Verifikimi i Irena Gjokës/ Këlliçi: Ndryshimi mes kritikave me fakte dhe bllokimit të drejtësisë

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka reaguar në lidhje me deklaratën e Prokurorisë së Përgjithshme, e cila ka përfunduar verifikimin e Irena Gjokës dhe rezultatet i ka dërguar në KLGJ.

Deputeti deklaron se sot qytetarët kanë rastin të shohin diferencën mes qëndrimeve me fakte kundër paligjshmërisë dhe bllokimin e drejtësisë.

KĂ«lliçi nĂ«nvizon se u konfirmua edhe njĂ«herĂ« e drejta e PD-sĂ« pĂ«r t’i shĂ«rbyer interesit publik dhe drejtĂ«sisĂ«, ndryshe nga mbrojtĂ«sit e Irena GjokĂ«s, qĂ« i shĂ«rbyen paligjshmĂ«risĂ« dhe kryeministrit Edi Rama.

“Ndryshimi i madh mes kritikave me fakte dhe bllokimit tĂ« drejtĂ«sisĂ«!

Prokuroria e Përgjithshme sot ka konfirmuar si të drejta kritikat (shpesh herë të konsideruara tejet të ashpra) të PD në disa raste ndaj akteve konkrete të institucioneve të drejtësisë së re.

Sot, qytetaret kanë rastin të shohin diferencën mes qëndrimeve me fakte kundër paligjshmërisë, që ka mbajtur PD dhe lidershipi i saj, me bllokimin, pengimin dhe goditjen e drejtësisë për të mbrojtur aferat dhe pushtetin, qëndrime këto nga PS e lidershipi i saj Edi Rama.

PD ka deklaruar se Irena Gjoka, gjyqtarja që udhëhoqi fushatën ndëshkuese ndaj kreut të Opozitës, ka fshehur dënimin, ka gënjyer pra në formularin e dekriminalizimit. Një shkelje e rëndë për të cilën, nuk duhej fare të ishte aty, e jo më të merrte vendime.

Ky denoncim u provua si i vërtetë zyrtarisht, edhe pse me vonesë.

PD dhe Opozita u konfirmuan dhe një herë në të drejtën e tyre dhe i shërbyen interesit publik dhe drejtësisë. PD u konfirmua sërish se i shërbeu të vërtetës!

Ndryshe nga mbrojtĂ«sit e tĂ« dĂ«nuarĂ«s gjykatĂ«se, qĂ« i shĂ«rbyen paligjshmĂ«risĂ« dhe kreut tĂ« narkoshtetit Edi Rama!”, shkruan KĂ«lliçi./Kb

13:30 Thellohet më tej hendeku i votave mes PS-së dhe PD etj

Nga Eduard Zaloshnja

Duke ekstrapoluar statistikisht rezultatet e sondndazhit tĂ« fudit ‘ZĂ«ri i ShqiptarĂ«ve’, mĂ« rezultoi se sot koalicioni i PD-sĂ« ka zbritur nĂ« kuotĂ«n e 54 votave brenda vendit pĂ«r çdo 100 vota tĂ« PS-sĂ« (dmth, votat e PS-sĂ« janĂ« sot pothuaj sa dyfishi i votave tĂ« koalicionit tĂ« PD-sĂ«). Kurse partitĂ« e tjera tĂ« vogla kanĂ« zbritur nĂ« 11 vota pĂ«r çdo 100 vota tĂ« PS-sĂ« (shihni grafikun e mĂ«poshtĂ«m).

Vetëm tetë muaj më parë, koalicioni i PD-ASHM mori brenda vendit 66 vota për çdo 100 vota të PS-së. Kurse partitë e vogla morën 26 vota për çdo 100 vota të PS-së.

Si rezultat, PS-ja siguroi në maj plot 82 mandate parlamentare nga votat e këtushme dhe 1 tjetër (në Qarkun Vlorë) prej votave me postë të emigrantëve. Ndërkohë, koalicioni i PD-së mezi siguroi 50 mandate, kurse partitë e vogla siguruan gjithsej 7 mandate.

Katër vjet më parë, kur pjesëmarrja e zgjedhësve të këtushëm ishte goxha më e madhe, hendeku i votave dhe i mandateve mes PS-së dhe PD&etj ishte fare i ngushtë (atëherë opozita udhëhiqej zyrtarisht nga Basha).

Duke përmbledhur, teksa pjesëmarrja në zgjedhje brenda vendit bie, votat për PD&etj vazhdojnë rënien me ritme shumë më të theksuara.

Si rezultat, nëse zhvillohen zgjedhje sot, PS-ja mund të sigurojë më shumë mandate parlamentare se sa mori vjet, ndërkohë që PD&etj mund të sigurojnë edhe më pak se sa morën vjet./kb

13:15 Dielli “godet” TokĂ«n, lĂ«shon stuhinĂ« mĂ« tĂ« madhe tĂ« rrezatimit nĂ« mĂ« shumĂ« se 20 vjet. Rrezik pĂ«r satelitĂ«t, GPS-in dhe aviacionin

Një stuhi jashtëzakonisht e fuqishme rrezatimi diellor, e lëshuar nga Dielli, po i drejtohet Tokës dhe pritet të shkaktojë shfaqje të forta të aurorës në zona të pazakonta, si dhe të ndikojë në komunikimet satelitore dhe saktësinë e sistemeve GPS.

Sipas Qendrës së Parashikimit të Motit Hapësinor (SWPC), pjesë e Shërbimit Kombëtar të Motit, stuhia është klasifikuar në nivelin S4 nga pesë shkallë të ashpërsisë, duke u konsideruar si më e madhja e këtij lloji në mbi dy dekada.

“NjĂ« stuhi e fortĂ« rrezatimi diellor S4 Ă«shtĂ« aktualisht nĂ« zhvillim. Kjo Ă«shtĂ« stuhia mĂ« e madhe e rrezatimit diellor nĂ« mĂ« shumĂ« se 20 vjet. HerĂ«n e fundit qĂ« u regjistruan nivele tĂ« tilla ishte nĂ« tetor tĂ« vitit 2003. Efektet e mundshme prekin kryesisht misionet hapĂ«sinore, aviacionin dhe operacionet satelitore,” njoftoi SWPC.

Stuhitë hapësinore të tetorit 2003 shkaktuan ndërprerje të energjisë elektrike në Suedi dhe dëmtime serioze të transformatorëve në Afrikën e Jugut, duke rritur shqetësimet për ndikimet e mundshme edhe këtë herë.

Ekspertët paralajmërojnë se, kur stuhitë e rrezatimit diellor arrijnë në Tokë, ato mund të rrisin rrezikun e ekspozimit ndaj rrezatimit për astronautët në orbitën e ulët të Tokës, përfshirë ata në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, si dhe për pasagjerët e fluturimeve që ndjekin rrugë polare.

PĂ«rveç ndikimeve teknologjike, stuhitĂ« diellore mund tĂ« shkaktojnĂ« shfaqje spektakolare tĂ« aurorĂ«s nĂ« hemisfera tĂ« ndryshme tĂ« globit. SWPC ka njoftuar linjat ajrore, NASA-n, AdministratĂ«n Federale tĂ« Aviacionit, AgjencinĂ« Federale tĂ« Menaxhimit tĂ« Emergjencave dhe operatorĂ« tĂ« tjerĂ« kritikĂ« tĂ« infrastrukturĂ«s pĂ«r t’u pĂ«rgatitur ndaj pasojave tĂ« mundshme.

“Kemi ndĂ«rmarrĂ« tĂ« gjitha kontaktet e nevojshme pĂ«r t’u siguruar qĂ« operatorĂ«t e infrastrukturĂ«s teknologjike kritike janĂ« tĂ« informuar pĂ«r situatĂ«n aktuale,” deklaroi SWPC./kb

11:54 Irani në errësirë totale online: Blackout-i i internetit zgjat prej 280 orësh

Last Updated on 20/01/2026 by Kesjana

Blackout-i i internetit i vendosur nga autoritetet iraniane ka arritur të zgjasë më shumë se 280 orë, njofton organizata e pavarur për monitorimin e Internetit, Netblocks.

Sipas Netblocks, më shumë se 90 milionë qytetarë të Iranit mbeten të izoluar, duke e pamundësuar komunikimin me familjarët dhe miqtë.

Organizata raporton gjithashtu se trafiku nĂ« disa platforma tregon njĂ« strategji tĂ« re tĂ« quajtur “whitelisting”, e pĂ«rdorur mĂ« parĂ« edhe nĂ« Rusi.
Sipas kësaj strategjie krijohen lista të selektuara të faqeve, aplikacioneve dhe shërbimeve të konsideruara të sigurta ose të aprovuara, ndërsa pjesa tjetër e Internetit mbetet e bllokuar./kb

10:55 “Sipas burimeve
”, Manjani ironizon teoritĂ« e PD pĂ«r FBI dhe RamĂ«n: Sot niset pĂ«r nĂ« SHBA me njĂ« avokat


Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar me ironi ndaj lajmeve dhe spekulimeve të ditëve të fundit që parashikonin një udhëtim të kryeministrit Edi Rama drejt Shteteve të Bashkuara, i shoqëruar nga avokatë dhe nën skenarin e një ndërhyrjeje të menjëhershme të autoriteteve amerikane.

NĂ« njĂ« postim nĂ« rrjetet sociale, Manjani kujton se sipas njĂ« lajmi tĂ« publikuar 13 ditĂ« mĂ« parĂ«, data 20 janar ishte dita kur Rama pritej tĂ« ishte “rrugĂ«s pĂ«r nĂ« AmerikĂ«â€. Ai ironizon komentet qĂ« shoqĂ«ruan atĂ« lajm, ku pretendohej me “burime tepĂ«r tĂ« sigurta amerikane” se kryeministri do tĂ« merrej drejtpĂ«rdrejt nga FBI pĂ«r t’u shoqĂ«ruar nĂ« lidhje me çështje qĂ«, sipas tyre, “do tĂ« trondisnin ShqipĂ«rinĂ«â€.
“Sot Ă«shtĂ« 20 janar.
Sipas një lajmi të Ballkanweb të 13 ditëve më parë, sot Rama do jetë rrugës për në Amerikë së bashku me avokat.
Sipas disa komenteve tĂ« atyre ditĂ«ve rreth kĂ«tij lajmi “tĂ« sigurtĂ«â€, sot i bie qĂ« Rama tĂ« jetĂ« nisur “si cjapi te kasapi” pasi do ta marrĂ« direkt FBI ta shoqĂ«rojĂ« diku pĂ«r ti bĂ«rĂ« pyetje pĂ«r çështje qĂ« “do trondisin ShqipĂ«rinĂ«â€.
U shurdhuam ato ditĂ« nga “siguria” e lajmit nga “burine tepĂ«r tĂ« sigurta amerikane”

BĂ«ni njĂ« kĂ«rkim tĂ« thjeshtĂ« nĂ« google dhe do ti gjeni kĂ«to “lajme” aty.
Sot pra është dita
.
Presim tronditjen

Ka pak erĂ« sot e as helikopterĂ«t nuk sugjerohet tĂ« fluturojnë  Por presim..” – shkruan Manjani./kb

10:45 NATO kufizon aksesin e SHBA-ve në informacionet e inteligjencës për Groenlandën

Last Updated on 20/01/2026 by Kesjana

NATO ka kufizuar aksesin e Shteteve të Bashkuara në informacionet e inteligjencës që lidhen me Groenlandën, nga frika se këto të dhëna mund të përfundojnë në duart e presidentit Donald Trump. Sipas shqetësimeve brenda Aleancës, ekziston rreziku që informacionet të përdoren në të ardhmen për një përpjekje të mundshme për pushtimin ushtarak të këtij territori gjysmë-autonom danez.

Lajmi Ă«shtĂ« raportuar nga e pĂ«rditshmja britanike The i Paper, pjesĂ« e grupit mediatik Daily Mail and General Trust, duke cituar burime tĂ« informuara. Sipas kĂ«tyre burimeve, pĂ«rfaqĂ«suesit e NATO-s nuk “komunikojnĂ« mĂ« hapur” me homologĂ«t amerikanĂ« pĂ«r çështje qĂ« lidhen me GroenlandĂ«n.

Groenlanda ka një rëndësi të veçantë strategjike për shkak të pozicionit të saj gjeografik në Arktik, pasurive natyrore dhe rolit kyç në sistemet e mbrojtjes dhe vëzhgimit ushtarak. Donald Trump ka shprehur publikisht interes për blerjen e Groenlandës nga Danimarka, një ide që u refuzua kategorikisht nga Kopenhaga dhe autoritetet lokale, duke shkaktuar tensione diplomatike mes palëve.

NjĂ« burim i inteligjencĂ«s britanike, i cituar nga The i Paper, ka deklaruar gjithashtu se MbretĂ«ria e Bashkuar synon tĂ« “dyfishojĂ« pĂ«rpjekjet” dhe tĂ« forcojĂ« partneritetin me vendet e Bashkimit Evropian nĂ« fushĂ«n e mbrojtjes.
Kjo vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes Londrës dhe Washingtonit ndodhen në nivelin më të ulët që nga vitet 1950, pas kërcënimeve të bëra nga Trump ndaj Danimarkës./kb

10:04 Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes Shqipëri-Itali/ Balla: E mirëpritur prej kohësh

Last Updated on 20/01/2026 by Kesjana

NĂ« Komisionin pĂ«r EuropĂ«n dhe PunĂ«t e Jashtme po shqyrtohet projektligji “PĂ«r ratifikimin e marrĂ«veshjes, ndĂ«rmjet KĂ«shillit tĂ« Ministrave tĂ« RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« dhe qeverisĂ« sĂ« RepublikĂ«s sĂ« ItalisĂ«, pĂ«r bashkĂ«punimin strategjik nĂ« kujdesin shĂ«ndetĂ«sor, energjinĂ«, mjedisin, industrinĂ« e sigurisĂ« dhe mbrojtjes, menaxhimin e emigracionit, arsimin, inovacionin, diasporĂ«n, transformimin ekonomik dhe rritjen inteligjente”.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, tha se kjo marrëveshje sa i përket diasporës vjen pas 35 vitesh. Ai shprehu besimin se marrëveshja do të mbështetet nga të gjithë deputetët e Kuvendit.

Ndër të tjera ai shtoi se në Itali është edhe komuniteti më i madh shqiptar sa i përket diasporës. Balla vlerësoi komunitetin arbëresh, për të cilët tha se janë një inspirim i madh për çdo shqiptar.

“Pas 35 vitesh kemi njĂ« marrĂ«veshje mes dy qeverive tona sa i pĂ«rket diasporĂ«s. ËshtĂ« e mirĂ«pritur prej kohĂ«sh, nxitja e njĂ« marrĂ«veshjeje nĂ« fushĂ«n e shkĂ«mbimeve kulturore dhe angazhimeve tĂ« diasporĂ«s. Besoj kjo marrĂ«veshje do tĂ« marrĂ« mbĂ«shtetje nga tĂ« gjithĂ« krahĂ«t e Kuvendit. NĂ« Itali Ă«shtĂ« dhe komuniteti mĂ« i madh shqiptar sa i pĂ«rket diasporĂ«s.

Diaspora shqiptare në Itali, numri më i madh i votuesve jashtë vendit që morën pjesë në zgjedhjet e 11 majit. Më vjen mirë që janë parashikuar kanale televizive dhe digjitale që synojnë të forcojnë identitetin kulturor dhe gjuhësor, qoftë të diasporës shqiptare në Itali, por edhe një komuniteti italian në Shqipëri. Këtu nuk duhet të harrojmë edhe komunitetin arbëresh që është një inspirim i madh për çdo shqiptar.

Pas 500 vitesh arbĂ«reshĂ«t qĂ« jetojnĂ« nĂ« shumĂ« rajone tĂ« ItalisĂ« janĂ« njĂ« model i shkĂ«lqyer i ruajtjes dhe promovimit tĂ« kulturĂ«s dhe gjuhĂ«s shqipe. Besoj se biem tĂ« gjithĂ« dakord se njĂ« arritje mes dy qeverive tona ishte pĂ«rmbyllja, firmosja dhe hyrja nĂ« fuqi pĂ«r njohjen e ndĂ«rsjellĂ« tĂ« kontributeve dhe sigurimeve shoqĂ«rore”, tha Balla. /Kb

08:49 Si në parajsë/ Ky është ishulli italian pa rrugë, pa sinjal telefoni dhe pothuajse pa turistë

Palmarola nuk ka qytet dhe as rrugë. Nuk ka energji elektrike, nuk ka mbulim telefonie celulare dhe as terminal tragetesh. Shumicën e ditëve, e vetmja mënyrë për të arritur në ishull është me varkë të vogël nga Ponza, pesë milje larg përtej Detit Tirren.

Shtrihet në perëndim të Romës, mjaftueshëm afër sa mund të arrihet me një udhëtim njëditor, por mjaftueshëm larg saqë trafiku, turmat dhe lëvizja e vazhdueshme e kryeqytetit italian ndihen si një planet fqinj. Ndërsa forumet, shatërvanët dhe sheshet e Romës tërheqin miliona vizitorë, Palmarola mungon kryesisht në itineraret. Shumë turistë nuk dëgjojnë kurrë për të. Shumë romakë nuk shkojnë kurrë atje.

Ajo që i tërheq njerëzit që e bëjnë kalimin nuk është infrastruktura apo komoditeti, por mungesa e të dyjave. Palmarola ngrihet nga uji në shkëmbinj vullkanikë, të thyer nga shpella detare dhe gjire të ngushta. Ka një plazh të vetëm, një rrjet shtigjesh këmbësorësh që të çojnë në brendësi të vendit dhe pak shenja të zhvillimit modern.

Si në parajsë/ Ky është ishulli italian pa rrugë, pa

Arritja në ishull nga Roma përfshin një tren për në portin e Anzios, një traget për në Ponza dhe më pas negocimin me një peshkatar ose pronar privat varke për një udhëtim në të dyja drejtimet. Pa banorë të përhershëm, Palmarola është një destinacion i formësuar më shumë nga moti, gjeologjia dhe stinët sesa nga turizmi.

Ekziston njĂ« restorant, O’Francese, qĂ« shĂ«rben peshk tĂ« freskĂ«t dhe jep me qira njĂ« numĂ«r tĂ« kufizuar dhomash. VizitorĂ«t rezervojnĂ« muaj mĂ« parĂ« dhe qĂ«ndrojnĂ« nĂ« dhoma qĂ« fillojnĂ« nga 150 euro ose 175 dollarĂ«.

Shtigjet për këmbësorë të çojnë në brendësi të vendit nga plazhi, duke u ngjitur drejt rrënojave të një manastiri mesjetar dhe mbetjeve të një vendbanimi prehistorik.

Si në parajsë/ Ky është ishulli italian pa rrugë, pa

Pronësia e ishullit daton që nga shekulli i 18-të, kur familjeve napolitane të dërguara për të kolonizuar Ponzën iu lejua ta ndanin Palmarolën midis tyre. Sot, ishulli është në pronësi private, i ndarë në parcela të shumta që mbahen nga familje që ende jetojnë në Ponzë.

Lart në shkëmbinj, shpella të vogla janë shndërruar në banesa të thjeshta private, disa të lyera me të bardhë dhe blu. Peshkatarët historikisht i kanë përdorur ato si strehimore gjatë stuhive dhe shumë pronarë ende i mbajnë të mbushura me furnizime në rast se moti pengon kthimin në Ponza./ kb

08:38 Trump publikon fotomontazh me flamurin amerikan në Groenlandë: Territor i SHBA-ve nga 2026

Donald Trump rikthen tensionet me një postim provokues në rrjetin e tij social Truth. Presidenti amerikan ka publikuar një fotomontazh ku shfaqet duke ngulur flamurin e Shteteve të Bashkuara në tokën e Groenlandës.

NĂ« imazh, Trump mban nĂ« dorĂ« flamurin me yje dhe shirita, ndĂ«rsa pas tij qĂ«ndrojnĂ« zĂ«vendĂ«spresidenti JD Vance dhe sekretari i Shtetit, Marco Rubio. NĂ« sfond, bie nĂ« sy edhe njĂ« pankartĂ« me njĂ« mesazh tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ«: “Groenlanda, territor i SHBA-sĂ« nga 2026-a”.

Ndër të tjera ai ka postuar edhe një tjetër fotomontazh nga takimi me liderët e BE-së në Zyrën Ovale ku e gjithë Amerika e Veriut, duke përfshirë Kanadanë dhe Groendlandën, si dhe Venezuelën në jug, janë të ngjyrosura me flamurin amerikan.

Postimi ka ngjallur reagime të menjëhershme, duke u interpretuar si një sinjal politik i fortë në një moment kur çështja e Groenlandës është kthyer në një nga pikat më të nxehta të përplasjes mes Uashingtonit dhe Evropës. Fotomontazhi shihet si një provokim i hapur, që ushqen më tej frikën për një përshkallëzim diplomatik dhe politik mes aleatëve tradicionalë.

Nga Shtëpia e Bardhë nuk ka ende një sqarim zyrtar nëse bëhet fjalë për një mesazh simbolik apo për një qëndrim politik të mirëllogaritur, por postimi i Trump ka mjaftuar për të ndezur debat në arenën ndërkombëtare./kb

08:32 Meloni nĂ« lojĂ« diplomatike me LondrĂ«n dhe Berlinin pĂ«r GroenlandĂ«n, kundĂ«r “bazukĂ«s” franceze

Pas gati një jave në Azi, Giorgia Meloni u kthye mbrëmë në Romë, por telefoni i saj nuk ka pushuar. Edhe gjatë fluturimit nga Koreja, kryeministrja italiane ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me aleatët evropianë, në një moment delikat për marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe BE-së, me Groenlandën në qendër të përplasjes.

Meloni Ă«shtĂ« plotĂ«sisht e rreshtuar me Ursula von der Leyen: objektivi Ă«shtĂ« i qartĂ«, tĂ« shmanget çdo pĂ«rshkallĂ«zim qĂ« mund tĂ« çojĂ« nĂ« pasoja tĂ« paparashikueshme. Madje, ajo ka marrĂ« edhe vlerĂ«sime, tĂ« drejtpĂ«rdrejta dhe indirekte, si nga presidenti i KĂ«shillit Evropian, Antonio Costa, pĂ«r njĂ« veprim qĂ« kĂ«rkon guxim politik: telefonatĂ«n ndaj Donald Trump, pĂ«r t’i thĂ«nĂ« se po gabon.

Në prag të Këshillit Evropian të së enjtes, Meloni po ndjek një linjë maksimalisht diplomatike. Në kontaktet me kryeministrin britanik Keir Starmer dhe liderin gjerman Friedrich Merz, ajo shtyn për një marrëveshje të gjerë, edhe pse të ndërlikuar, mes Danimarkës, BE-së dhe SHBA-ve për shfrytëzimin e Groenlandës. Por sipas saj, një shpërshkallëzim real mund të ndodhë vetëm nëse palët kalojnë nga kërcënimet në tryezën e dialogut.

PikĂ«risht kĂ«tu lind pĂ«rplasja me FrancĂ«n. Edhe pse Meloni i kupton shqetĂ«simet e Parisit, ajo nuk e ka mirĂ«pritur reagimin e menjĂ«hershĂ«m francez pĂ«r aktivizimin e tĂ« ashtuquajturit “Instrument anti-koercizues”, njĂ« “bazukĂ«â€ tregtare qĂ« do t’i lejonte Brukselit tĂ« mbyllĂ« tregun evropian pĂ«r kompani amerikane. Procedura Ă«shtĂ« e gjatĂ« dhe komplekse, por nĂ« kĂ«tĂ« kohĂ«, sipas RomĂ«s, Trump nuk do tĂ« rrinte duarkryq.

Italia, nĂ« kĂ«tĂ« pikĂ«, rreshtohet me Berlinin, i cili e sheh “bazukĂ«n” si mjet ekstrem, njĂ« “ultima ratio”. Meloni po pĂ«rpiqet tĂ« ndĂ«rtojĂ« njĂ« bosht minimal mes RomĂ«s, Berlinit dhe LondrĂ«s. NjĂ« mision i vĂ«shtirĂ«, sidomos pasi, sipas saj, dĂ«rgimi i trupave evropiane nĂ« GroenlandĂ« ka minuar pĂ«rpjekjet e nisura mĂ« herĂ«t nĂ« kuadĂ«r tĂ« NATO-s, nĂ« bashkĂ«punim me SHBA-tĂ«.

NĂ« Bruksel, Meloni nuk dĂ«shiron as ta dĂ«gjojĂ« fjalĂ«n “bazukĂ«â€. Ajo e konsideron njĂ« reagim ku humbasin tĂ« gjithĂ«. NdĂ«rsa nĂ« korridoret e BE-sĂ« ka zĂ«ra qĂ« flasin pĂ«r masa drastike, si mbyllja e tregut pĂ«r Google apo X, Roma e sheh kĂ«tĂ« skenar si tepĂ«r tĂ« rrezikshĂ«m.

NĂ«se Parisi kĂ«mbĂ«ngul, Italia mund tĂ« lĂ«rĂ« tĂ« kuptohet se krijimi i njĂ« pakice bllokuese Ă«shtĂ« i mundur, veçanĂ«risht pasi “Instrumenti anti-koercizues” kĂ«rkon njĂ« shumicĂ« super tĂ« kualifikuar pĂ«r t’u miratuar.

Ndërkohë, në bisedimet me Uashingtonin po merr formë një bindje e re: interesi real i Trump për Groenlandën nuk lidhet aq me bazat ushtarake, por me zonat ekonomike ekskluzive dhe shfrytëzimin e platformës kontinentale, pra pasuritë nënujore dhe burimet natyrore.

Sipas Palazzo Chigi, Trump beson se Danimarka e vetme nuk Ă«shtĂ« nĂ« gjendje t’i mbrojĂ« kĂ«to tĂ« drejta pĂ«rballĂ« manovrave tĂ« mundshme tĂ« RusisĂ« dhe KinĂ«s. Kjo e zhvendos fokusin nga njĂ« konflikt politik apo ushtarak, drejt njĂ« marrĂ«veshjeje ekonomike.

Me këtë dosje në dorë, Giorgia Meloni do të ulet në tryezën e Këshillit Evropian pas dy ditësh, duke u përpjekur të ftohë tensionet dhe të mbajë Evropën larg një përplasjeje të hapur me SHBA-të./kb

08:18 Kupchan: Europa duhet t’i thotĂ« “mjaft” Trump-it pĂ«r GroenlandĂ«n para se tĂ« jetĂ« vonĂ«

“Nuk Ă«shtĂ« mĂ« koha pĂ«r ta ledhatuar Donald Trump-in apo pĂ«r t’iu nĂ«nshtruar kĂ«rkesave tĂ« tij”. KĂ«shtu shprehet Charles Kupchan, ish-kĂ«shilltar i Barack Obama-s pĂ«r politikĂ«n e jashtme dhe sot njĂ« nga politologĂ«t mĂ« tĂ« njohur tĂ« Universitetit Georgetown dhe Council on Foreign Relations nĂ« Uashington.

Sipas Kupchan, vendimi i Trump-it për të vendosur tarifa ndaj vendeve evropiane që janë rreshtuar në mbrojtje të Groenlandës tregon se kërcënimet e tij nuk janë thjesht retorikë.

“Ai Ă«shtĂ« realisht i gatshĂ«m tĂ« pĂ«rdorĂ« mjete shtrĂ«nguese edhe kundĂ«r aleatĂ«ve tĂ« vet”,paralajmĂ«ron ai, duke theksuar se pĂ«rgjigja e EvropĂ«s duhet tĂ« jetĂ« e fortĂ« dhe e menjĂ«hershme, pĂ«rpara se tarifat tĂ« hyjnĂ« nĂ« fuqi mĂ« 1 shkurt.

Sipas politologut amerikan, nëse Evropa qëndron e bashkuar dhe e vendosur, reagimi i Trump-it është i vështirë të parashikohet.

“Jemi nĂ« territor tĂ« panjohur. Por Ă«shtĂ« momenti qĂ« evropianĂ«t, si dhe demokratĂ« e republikanĂ« nĂ« Kongresin amerikan, t’i bĂ«jnĂ« tĂ« qartĂ« Trump-it se aneksimi i GroenlandĂ«s kundĂ«r vullnetit tĂ« banorĂ«ve dhe aleatĂ«ve do tĂ« ishte njĂ« akt jashtĂ«zakonisht shkatĂ«rrues”,shprehet Kupchan.

Ai beson se Trump nuk udhëhiqet nga një strategji e qartë, por nga instinkti dhe impulsi.

“Me njĂ« telefonatĂ« dhe njĂ« marrĂ«veshje sigurie me DanimarkĂ«n, ai mund tĂ« siguronte baza ushtarake, radarĂ« apo sisteme mbrojtĂ«se. Groenlanda Ă«shtĂ« e hapur pĂ«r biznes dhe pĂ«r shfrytĂ«zim tĂ« burimeve. Por Trump mendon nĂ« terma pronĂ«sie, si njĂ« sipĂ«rmarrĂ«s imobiliar: pĂ«r tĂ«, toka dhe zotĂ«rimi i saj kanĂ« rĂ«ndĂ«si psikologjike”, shpjegon ai.

Kupchan vëren edhe kontradiktat brenda vetë elektoratit të Trump-it. Nga njëra anë, ka një prirje izolacioniste që kërkon largimin nga Evropa dhe ndalimin e ndihmës për Ukrainën; nga ana tjetër, një impuls neo-imperialist që e shtyn drejt zgjerimit territorial.

“JanĂ« dy impulse tĂ« shekullit XIX, qĂ« sot pĂ«rplasen mes tyre”, thotĂ« ai.

Sipas tij, agresiviteti i Trump-it lidhet edhe me dobësinë e tij politike në rritje: Rënie në sondazhe, rezultate më të mira të demokratëve dhe pakënaqësi në rritje te baza republikane për shkak të rritjes së çmimeve dhe goditjes së shtresave që e kanë votuar.

“NjĂ« nga arsyet e kĂ«tij agresiviteti Ă«shtĂ« nevoja pĂ«r tĂ« mbajtur tĂ« bashkuar elektoratin e tij”,paralajmĂ«ron Kupchan.

Ndërkohë, Rusia dhe Kina, sipas tij, janë përfitueset kryesore të kësaj situate.

“Putin dhe Xi nuk kanĂ« pse tĂ« bĂ«jnĂ« asgjĂ«. Ata shohin nga larg se si Trump po pĂ«rçan AmerikĂ«n dhe PerĂ«ndimin, duke krijuar njĂ« kaos qĂ« u shkon pĂ«r shtat kundĂ«rshtarĂ«ve”, thekson ai.

Megjithatë, Kupchan shprehet disi më optimist se disa muaj më parë.

“Po shoh rezistencĂ« nĂ« rritje: nĂ« Kongres, nĂ« Bashkimin Evropian dhe edhe nĂ« rrugĂ«t e SHBA-sĂ«. Edhe disa republikanĂ« po gjejnĂ« guximin tĂ« kundĂ«rshtojnĂ«. Nuk mjafton ende, por Ă«shtĂ« njĂ« fillim”, thotĂ« ai.

Në fund, politologu amerikan fton Evropën të mendojë edhe për epokën pas Trump-it.

“NjĂ« ditĂ« ai do tĂ« largohet nga ShtĂ«pia e BardhĂ«. AtĂ«herĂ« do tĂ« na duhet tĂ« rindĂ«rtojmĂ« demokracinĂ« amerikane dhe rendin ndĂ«rkombĂ«tar. Menaxhimi i çështjes sĂ« GroenlandĂ«s Ă«shtĂ« kyç pĂ«r tĂ« shpĂ«tuar NATO-n dhe pĂ«r tĂ« gjetur zgjidhje edhe pĂ«r UkrainĂ«n. Momenti Ă«shtĂ« shumĂ« i rĂ«ndĂ«. Shpresa jonĂ« janĂ« evropianĂ«t”, pĂ«rfundon Kupchan./kb

❌