❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

VIDEO/ Uji merr përpara makinat, situatë kritike në Gjirokastër

Reshjet e dendura të shiut që prej mëngjesit të sotëm, 6 janar 2026, kanë shkaktuar problematika të shumta në disa qarqe të vendit.

Problematike shfaqet situata dhe nĂ« GjirokastĂ«r aty ku lagjet “18 Shtatori” dhe “Varrosh” duken mĂ« tĂ« goditura.

Reshjet janë të dendura, teksa uji ka hyrë në dyqane e në shtëpi ndërsa makinat, siç shihen në video, merren nga rrjedha e ujit.

Raporti i Mirit me Selin, reagon bashkëshortja/ Mesazh të qartë për këngëtarin

Bashkëshortja e Armir Shahinit, në një reagim në rrjetet sociale ka shprehur mbështetjen e saj për të shoqin në rrugëtimin e tij në Big Brother Vip Albania.

Ajo shkruan se, xhelozia në martesën e tyre nuk ka vend, ndërsa i jep atij të gjithë besimin e saj në lojë.

“NĂ« çdo hap qĂ« bĂ«n me ty do jem. Ti je mĂ« i forti i Big Brother-it! TĂ« dua shumĂ« bashkĂ«shorti im i jetĂ«s. Plot besim pĂ«r çdo vendimin qĂ« merr atje brenda shtĂ«pisĂ«. Xhelozia nuk ka vend nĂ« martesĂ«n tonĂ« sepse Ă«shtĂ« e panevojshme. Jam shumĂ« e lumtur me ty”, shkruan ajo.

Ky reagim vjen në një moment kur raporti i Mirit dhe Selin po diskutohet mjaft brenda dhe jashtë shtëpisë.

Misteri i bastit 400 mijĂ« dollarĂ«sh/ Kush Ă«shtĂ« njeriu qĂ« ‘parashikoi’ rrĂ«zimin e Maduro-s pak orĂ« para sulmit tĂ« SHBA-sĂ«?

Më pak se pesë orë para bastisjes amerikane në kryeqytetin venezuelian, Karakas, një tregtar, identiteti i të cilit mbetet i panjohur, vendosi një bast prej 400,000 dollarësh se Nicolas Maduro do të humbiste pushtetin në Venezuelë.

Lajmi raportohet nga “Wall Street Journal“.

Sipas gazetës amerikane, një tregtar dyshohet se vuri bast mbi 34,000 dollarë mbrëmjen e së premtes, më 2 janar, se Maduro nuk do të ishte më udhëheqës i Venezuelës deri më 31 janar.

Basti u bë në një platformë të njohur bastesh për kriptomonedha, duke nxitur dyshime se dikush kishte përdorur informacion të brendshëm në lidhje me një operacion shumë konfidencial të SHBA-së për të nxjerrë një fitim të shpejtë.

Disa orë pas bastit, u përhap lajmi për operacionin e SHBA-së për të kapur Maduron, duke i sjellë tregtarit gati 410,000 dollarë.

Ku ndodhet Maduro?

Maduro dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, kaluan natën e parë të tyre në qeli në qendrën Metropolitan Detention Center në Brooklyn. Kur dolën para gjykatës të hënën, u deklaruan të pafajshëm për akuzat që rëndojnë mbi ta.

GjatĂ« seancĂ«s, Maduro u shpreh se e konsideron veten “tĂ« burgosur lufte”.

ÇfarĂ« po ndodh nĂ« Karakas?

Ndërkohë në Karakas situata raportohet e tensionuar, veçanërisht si pasojë e konfuzionit mes forcave të ndryshme qeveritare. Gjatë mbrëmjes së të hënës ndërtesat qeveritare u evakuuan pas disa të shtënave me armë pranë pallatit presidencial. E ndërsa Delcy Rodriguez është betuar si presidente në detyrë, kryetarja e opozitës venezuelase, Maria Corina Machado, njoftoi planet për rikthimin e menjëhershëm të saj në atdhe.

LEXO EDHE: Trump do tĂ« zhvillojĂ« takim me ‘gjigantĂ«t’ e naftĂ«s pĂ«r VenezuelĂ«n: BashkĂ«punim ose sulm tĂ« dytĂ«

Inteligjenca izraelite: Irani po planifikon të vrasë presidentin e Sirisë

Inteligjenca ushtarake izraelite ka paralajmëruar se Irani po komploton për të vrarë presidentin e përkohshëm të Sirisë, Ahmad al-Sharaa, ndërsa zyrtarët sirianë dhe izraelitë përgatiten të rifillojnë bisedimet e ndërmjetësuara nga SHBA-të në Paris të martën, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje sigurie.

Sipas vlerësimit të ushtrisë izraelite, al-Sharaa po përballet me kërcënime nga Irani, së bashku me aktorë të tjerë armiqësorë, raporton Euronews.

Zyrtarët izraelitë të mbrojtjes besojnë se Teherani e sheh al-Sharaa si një organizatë që po dobëson rrjetin e saj të ndikimit në të gjithë rajonin, raportuan mediat izraelite duke cituar burime në ushtri.

Autoritetet siriane nuk i janë përgjigjur publikisht vlerësimit të inteligjencës izraelite në lidhje me një komplot vrasjeje iranian të njoftuar të hënën.

Skandali i AKSHI-t/ Kush po i mbron çunat pa maska që rrëmbyen Meçen në mes të Tiranës?

Nga Elton Qyno – Syri.net

Kur janë mbushur 5 muaj nga rrëmbimi i biznesmenit Gerond Meçe, prokuroria e posaçme SPAK ende nuk ka dalë në përfundimin se kush ishte grupi i çunave prej 4 veta që morën peng Gerond Meçen në mes të Tiranës.

Të 4 personat, janë filmuar nga disa kënde të ndryshme nga kamerat e bizneseve aty afër dhe qartasi duken se janë pa maska, vetëm me kapele në kokë.

Fytyrat e tyre janë thuajse të dallueshme plotësisht, por çuditërisht skuadra e çunave, nuk është arritur të identifikohet qoftë nga informatorët e Policisë së Shtetit, por qoftë dhe nga informatorët e Prokurorisë së Posaçme dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Pse kaq vonesë për identifikimin e 4 njerëzve, imazhet e të cilëve janë kapur nga pamjet filmike dhe kush është njeriu që mbron skuadrën me 4 persona, që të mos arrestohet.

Aq mĂ« tepĂ«r qĂ« mjeti luksoz “Land Rover” me targa “AC121JJ”, qĂ« u pĂ«rdor pĂ«r marrjen peng tĂ« biznesmenit Gerond Meçe, Ă«shtĂ« identifikuar si pronĂ« e shoqĂ«risĂ« “Merkaj 3 shpk” qĂ« e administron Endri Merkaj.

Kjo makinë përdorej nga bashkëshortja e këtij të fundit, e cila është marrë në pyetje në SPAK, duke treguar rrethanat e përdorjes së makinës dhe në çfarë cilësie kishte rënë mjeti në dorë të 4 personave që rrëmbyen më pas Gerond Meçen.

Por teksa makina, është arritur të identifikohet se kush e përdor, çuditërisht nuk janë identifikuar 4 personat që e kanë përdorur mjetin në datën 12 Gusht 2025 në Tiranë, me të cilën është marrë peng Meçe.

Për këtë ngjarje SPAK në 15 dhjetor 2025, arrestoi dhe procedoi 8 persona, mes të cilëve shpalli në kërkim dy biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqirin.

Sipas dosjes hetimore ishte 12 gushti 2025 në mëngjes, ora 10:30, kur Gerond Meçe, del nga shtëpia pasi më herët kishte kryer një telefonatë pune.

MakinĂ«n “Hunday”, e kishte tĂ« parkuar nĂ« anĂ« tĂ« pallatit dhe teksa afrohej, njĂ« makinĂ« fuoristradĂ« e tipit “Defender”, ngjyrĂ« e zezĂ«, me fenelina policie, afrohet drejt tij.

“Gerond Meçe
” i thĂ«rret njĂ« person, i gjatĂ«, pa mjekĂ«r, i veshur me uniformĂ« ngjyrĂ« blu si dhe njĂ« jelek ngjyrĂ« tĂ« verdhĂ« me mbishkrimin BKH, Byroja KombĂ«tare e Hetimit.

Me kĂ«to detaje, e nis rrĂ«fimin e rrĂ«mbimit tĂ« tij, nĂ« njĂ« dĂ«shmi tĂ« 22 shtatorit 2025 nĂ« ProkurorinĂ« e Posaçme, Gerond Meçe, pronari i kompanisĂ« “Advanced Businnes Solution ABS”, si njĂ« nga personazhet kyçe tĂ« dosjes sĂ« SPAK pĂ«r grupin e Ergys Agasit, tĂ« cilin e ka shpallur nĂ« kĂ«rkim pĂ«r dyshimet mbi tenderat e AKSHI-t.

Bashkë me rrëfimin e tij Meçe i ka vënë në dispozicion SPAK-ut pamjet filmike nga momenti kur e kanë marrë poshtë pallatit ku banonte, të cilat kanë fiksuar çdo moment të ngjarjes, nga kënde të ndryshme.

LEXO EDHE: PD DEL ME EMRA: Ja kompanitë që përfituan miliona euro nga kontratat e AKSHI-t

800 banesa në ujë në Durrës/ Vengu: Janë evakuuar mbi 100 banorë, strehime në Konvaleshencë

Ka përfunduar mbledhja në Shtabin e Emergjencave në Durrës, ku të pranishëm ishin ministri i mbrojtjes Pirro Vengu, kryetarja e Bashkisë, Emiriana Sako, prefekti i qarkut dhe të tjerë.

Mbi 800 banesa në Durrës janë përmbytur, ndërsa ministri Vengu tha se ka nisur verifikimi i bilancit të dëmeve të shkaktuara. Ndërkohë, të dyja konvaleshencat janë të hapura për të akomoduar qytetarët e evakuuar.

Në Durrës, situata mbetet problematike, me zonat Shkozet, Spitallë dhe ish-Këneta si më të prekura. Në këto tri zona ka prani të madhe të ujit, ndërsa motorpompat po punojnë për largimin e ujërave, të cilat kanë bllokuar edhe qarkullimin rrugor. Në pjesën tjetër të qytetit situata paraqitet më e qetë.

Nga Bashkia e Durrësit po punohet me intensitet të lartë, por në Durrës kjo situatë përsëritet sa herë ka reshje shiu.

Mbi të gjitha, është thelbësore që të dy hidrovoret të jenë në funksion dhe të vijojë furnizimi me energji elektrike.

LEXO EDHE: Qarqet më të rrezikuara/ Ja kur pritet të ndalen reshjet e shiut, do ti lenë vendin dëborës

Shtetësia për shqiptarët/ Kryesojnë Italia dhe Greqia. Ja ku renditet Gjermania

Procesi i integrimit të emigrantëve shqiptarë në vendet pritëse po hyn gjithnjë e më shumë në fazën e tij përfundimtare, marrjen e shtetësisë.

Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Eurostat, Italia dhe Greqia rezultojnë destinacionet kryesore ku shqiptarët po fitojnë pasaportën e vendit ku jetojnë, duke dëshmuar se këto shtete nuk janë më thjesht hapësira punësimi sezonal, por vende ku është ndërtuar një jetë e qëndrueshme dhe afatgjatë.

Italia mban peshën kryesore në këtë proces, me rreth 35 mijë shqiptarë që marrin shtetësinë çdo vit.

Ky numër i lartë reflekton praninë e hershme të komunitetit shqiptar, lidhjet familjare të konsoliduara dhe integrimin e thellë në tregun e punës dhe shoqërinë italiane.

Pas saj renditet Greqia, ku afro 10 mijë shqiptarë në vit përfitojnë shtetësinë greke, një tregues i qartë i stabilizimit të emigracionit shqiptar në vendin fqinj.

Në një nivel më të ulët, por gjithsesi të qëndrueshëm, qëndrojnë disa nga ekonomitë kryesore të Europës Perëndimore.

Gjermania regjistron mesatarisht rreth 480 shqiptarë në vit që fitojnë shtetësinë, ndërsa shifra të ngjashme vërehen edhe në Francë dhe Belgjikë.

Këto vende kanë qenë destinacione të rëndësishme të dekadës së fundit, kryesisht për arsye arsimimi, punësimi të kualifikuar dhe azili.

Ndërkohë, një prirje e re po vihet re në Europën Veriore dhe Perëndimore.

Shtete si Holanda, Finlanda dhe Norvegjia po shndërrohen gradualisht në alternativa afatgjata për emigrantët shqiptarë, duke ofruar kushte më të mira jetese, sisteme sociale të forta dhe mundësi integrimi për familjet.

Në kontrast me këtë zhvillim, vendet e Europës Lindore dhe ato Baltike mbeten kryesisht destinacione të përkohshme. Ato shihen më shumë si vende tranziti, turizmi ose punësimi afatshkurtër, pa krijuar një bazë të qëndrueshme për kërkesa të shumta për leje qëndrimi apo shtetësi.

Marrja e shtetësisë konsiderohet etapa e fundit e ciklit të emigrimit, pasi nënkupton integrim të plotë ligjor, ekonomik dhe shoqëror në vendin pritës.

Rritja e numrit të shqiptarëve që arrijnë këtë fazë tregon jo vetëm për kohëzgjatjen e emigrimit, por edhe për rrënjosjen e komuniteteve shqiptare në vende të ndryshme në Europë, duke i kthyer ato në pjesë përbërëse të shoqërive ku jetojnë.

Moti i keq në vend/ Ilir Proda falënderon efektivët në terren: Mirënjohje për punonjësit e policisë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka shprehur mirënjohjen për punonjësit e Policisë, të cilët kanë treguar përgjegjshmëri, angazhim dhe sakrificë në shërbim të qytetarëve, si pasojë e kushteve të vështira atmosferike.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, shërbimet e Policisë në Durrës dhe në shumë zona të tjera të Shqipërisë kanë qenë në terren gjatë gjithë ditës së sotme dhe vijojnë ende, duke ndihmuar përdoruesit e rrugës dhe banorët e rrezikuar nga përmbytjet, me profesionalizëm dhe humanizëm.

Njoftimi i policise:

‘PĂ«rkushtim, sakrificĂ«, mirĂ«njohje dhe respekt nga qytetarĂ«t. ShĂ«rbimet e PolicisĂ« nĂ« DurrĂ«s, e nĂ« shumĂ« zona tĂ« vendit, me pĂ«rkushtim, sakrificĂ« dhe profesionalizĂ«m, nĂ« ndihmĂ« tĂ« pĂ«rdoruesve tĂ« rrugĂ«s dhe tĂ« banorĂ«ve nĂ« rrezik nga pĂ«rmbytjet.

Drejtori i PĂ«rgjithshĂ«m i PolicisĂ« sĂ« Shtetit, Ilir Proda, shpreh mirĂ«njohje pĂ«r punonjĂ«sit e PolicisĂ«, tĂ« cilĂ«t pĂ«rgjatĂ« gjithĂ« ditĂ«s sĂ« sotme dhe vijojnĂ« ende, kanĂ« treguar pĂ«rgjegjshmĂ«ri, angazhim, sakrificĂ« dhe humanizĂ«m nĂ« shĂ«rbim tĂ« qytetarĂ«ve, duke u ardhur nĂ« ndihmĂ« si pasojĂ« e motit shumĂ« tĂ« keq, si dhe falĂ«nderon qytetarĂ«t qĂ« kanĂ« dĂ«rguar nĂ« adresat e PolicisĂ« dhjetĂ«ra mesazhe falĂ«nderimi dhe video nga puna e punonjĂ«sve tĂ« PolicisĂ« nĂ« terren. NĂ« shĂ«rbim tĂ« qytetarĂ«ve, 24/7â€Č, thuhet nĂ« njoftim.

Shkëmbim në mbrojtje Milan-Juventus?

Massimiliano Allegri kërkon me patjetër një përforcim për qendrën e mbrojtjes në merkaton e janarit.

Duke qenë se është e vështirë të gjesh lojtarë ideal gjatë merkatos së janarit, kuqezinjtë po mendojnë për idenë e shkëmbimit.

Sipas “Tuttosport”, trajneri i Milanit pĂ«lqen shumĂ« Federico Gatti dhe nĂ« kĂ«mbim tĂ« 27-vjeçarit, kuqezinjtĂ« ofrojnĂ« Koni De Winter, mbrojtĂ«sin belg tĂ« ardhur nga Genoa verĂ«n e kaluar pĂ«r 20 milionĂ« euro, por deri tani nuk Ă«shtĂ« se ka lĂ«nĂ« mbresa tĂ« mira.

Pavarësisht se bardhezinjtë kanë disa alternativa për qëndrën e mbrojtjes, janë në mdyshje për këtë shkëmbim. Ditët në vazhdim pritet të ketë negociata të shtuara mes palëve.

FOTO/ Mori pa leje makinën e të atit dhe u largua, shpallet në kërkim 14-vjeçari nga Hasi

Që prej datës 5 janar, rreth orës 13:00, ka humbur kontaktet një i mitur 14 vjeç nga fshati Golaj, në bashkinë Has.

Sipas familjarëve, Marigleni ka marrë pa dijeninë e prindërve mjetin e babait të tij, tip Mercedes-Benz, E-Class, me targa AB 379 RY.

Hera e fundit qĂ« Ă«shtĂ« parĂ« ka qenĂ« nĂ« njĂ« karburant “Petrol Pomp” nĂ« KosovĂ«, nĂ« segmentin rrugor Pejë–PrishtinĂ«, rreth orĂ«s 16:00, mĂ« 5 janar 2026.

Familja Dauti i bën thirrje Policisë së Kosovës dhe qytetarëve për ndihmë në gjetjen e tij. Sipas informacioneve të familjes, i mituri nuk ka dokumente identifikimi me vete.

Çdo person qĂ« ka informacion mbi vendndodhjen e Mariglen Dautit, lutet tĂ« njoftojĂ« menjĂ«herĂ« autoritetet policore.

Njoftimi i policisë:

Has/ Më datë 05.01.2026, në Komisariatin e Policisë Has, kanë bërë kallëzim familjarët e një shtetasi të mitur, 14 vjeç, banues në Has, se i mituri ka marrë pa leje automjetin e babait të tij dhe është larguar nga banesa.

U bë shpallja në kërkim e 14-vjeçarit, ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për gjetjen e tij.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.

VIDEO/ Tre gola në transfertë! Como dhuron spektakël dhe kap zonën Champions

Como regjistroi një fitore të rëndësishme 3-0 ndaj Pisës, në javën e 19-të në Serinë A.

Ndeshja e zhvilluar nĂ« “Arena Garibaldi” u zhbllokua nĂ« minutĂ«n e 68-tĂ« nga Perrone me njĂ« goditje me tĂ« majtĂ«n.

Avantazhi u dyfishua në minutën e 76-të nga Douvikas, i cili shënoi pas një kundërsulmi, i asistuar nga Rodriguez. Skuadra e Pisës pati mundësinë të rihapte sfidën me një penallti, por portieri Butez priti gjuajtjen e Nzola-s.

Në minutën e 96-të, Douvikas shënoi golin e tij të dytë personal nga pika e bardhë e penalltisë.

Kjo fitore e ngjit Comon në vendin e katërt me 33 pikë të grumbulluara, po aq sa Juventusi.

VIDEO/ E papritur nĂ« ‘Big Brother VIP’, vjen puthja e parĂ« nĂ« shtĂ«pi

Brikena, Greta, Mateo, Kristi, Mali dhe Miri kanĂ« lĂ«nĂ« mbrĂ«mjen e sĂ« hĂ«nĂ«s ‘Akuariumin’ dhe janĂ« bashkuar me pjesĂ«n tjetĂ«r tĂ« banorĂ«ve nĂ« shtĂ«pinĂ« e “Big Brother VIP 5”, pas njĂ« vendimi tĂ« VĂ«llait tĂ« Madh.

Megjithatë, dalja nga izolimi erdhi me një kusht të rreptë: gjashtë banorët nuk duhet të komunikojnë me asnjë prej banorëve të tjerë të shtëpisë, përveçse mes tyre.

NjĂ« nga momentet mĂ« tĂ« komentuar ndodhi nĂ« oborr, ku banorĂ«t po qĂ«ndronin tĂ« ulur. Selin iu afrua GretĂ«s dhe, duke mbajtur njĂ« buzĂ«kuq nĂ« dorĂ«, nisi t’i lyente buzĂ«t, pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« mĂ« pas edhe njĂ« puthje.

PavarĂ«sisht situatĂ«s, Greta tregoi vetĂ«pĂ«rmbajtje dhe nuk komunikoi me Selin, duke respektuar rregullin e vendosur nga VĂ«llai i Madh. Ajo iu pĂ«rgjigj vetĂ«m banorĂ«ve qĂ« kishin qenĂ« me tĂ« nĂ« ‘Akuarium’.

Qarqet më të rrezikuara/ Ja kur pritet të ndalen reshjet e shiut, do ti lenë vendin dëborës

Situata problematike e reshjeve të shiut do të vijojë edhe në ditët në vijim.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, reshje intensive shiu priten deri paraditen e së enjtes.

Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshkitje të dherave.

Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjëndjes së kanalizimeve.

Me anë të një njoftimi, Instituti parashikon se sipas llogaritjeve hidrologjike të IGJEO-s, si rezultat i reshjeve me intensitet të lartë të rëna gjatë ditëve të kaluara, të cilat do të vazhdojnë deri ditën e enjte do të ketë rritje të rrezikshme të prurjeve dhe niveleve në lumenjtë Drin-Buna, Liqeni Shkodrës, lumi Mat, Shkumbin dhe Vjosë.

Sipas llogaritjeve hidrologjike, si rezultat i reshjeve me intensitet të lartë do të ketë rritje të rrezikshme të prurjeve dhe niveleve në lumenjtë e vendit, ku më problematikë situata do të paraqitet në lumenjtë Drin-Buna dhe Liqenin e Shkodrës.
Sipas IGJEO, të enjten temperaturat pësojnë ulje të ndjeshme dhe reshjet e shiut do të zëvendësohen me reshje dëbore.

Trump do tĂ« zhvillojĂ« takim me ‘gjigantĂ«t’ e naftĂ«s pĂ«r VenezuelĂ«n: BashkĂ«punim ose sulm tĂ« dytĂ«

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se SHBA mund të ndërmarrë një tjetër operacion ushtarak në Venezuelë, nëse autoritetet atje reshtin së bashkëpunuari me SHBA-të.

GjatĂ« njĂ« interviste pĂ«r NBC News, Trump tha se nuk beson qĂ« kjo tĂ« ndodhĂ« dhe nga ana tjetĂ«r nuk hezitoi t’i thurte lavde ushtrisĂ« amerikane pĂ«r kapjen e Nicolas Maduros.

“Shtetet e Bashkuara e dĂ«shmuan sĂ«rish qĂ« ne kemi ushtrinĂ« mĂ« tĂ« fuqishme, mĂ« vdekjeprurĂ«se, mĂ« tĂ« sofistikuar, mĂ« frikĂ«ndjellĂ«se nĂ« planetin TokĂ«. Askush nuk mundet tĂ« na mundĂ«. Askush nuk mund t’ia dilte asaj qĂ« bĂ«mĂ« ne. Askush tjetĂ«r nuk i ka armĂ«t tona” tha ai.

Planet për Venezuelën

Gjatë intervistës, Trump tha se para zgjedhjeve të rradhës në Venezuelë, amerikanët duhet ta rimëkëmbin shëndetin e këtij vendi.

“NĂ« fillim na duhet ta rregullojmĂ« vendin. Smund tĂ« ketĂ« zgjedhje pĂ«r momentin”, shprehet ai.

Sipas Trump, do të jenë një grup zyrtarësh amerikanë që do të përfshihen direkt në mbikqyrjen e punëve të Venezuelës.

NdonĂ«se  nuk e bĂ«ri tĂ« qartĂ« mĂ«nyrĂ«n se si SHBA do ta administrojĂ« VenezuelĂ«n, Sekretari i Shtetit Marco Rubio ka lĂ«nĂ« tĂ« kuptohet qĂ« administrimi do tĂ« fillojĂ« nga ekonomia dhe eksporti i naftĂ«s. E megjithatĂ«, kur u pyet se kush do tĂ« jetĂ« nĂ« krye tĂ« detyrĂ«s, Trump u pĂ«rgjigj: “UnĂ«â€œ!

Sipas NBC, administrata Trump po vlerëson mbështetjen financiare  që duhet tu japë kompanive të naftës  për rindërtimin e infrastrukturën energjetike të vendit pas rënies së Nicolas Maduros.

FOTO-VIDEO/ Kostumi sportiv i Maduros bëhet viral, shitjet kapin majat

Tutat “Nike Tech” tĂ« veshura nga Nicolas Maduro kur u arrestua nga forcat speciale amerikane janĂ« bĂ«rĂ« virale, me njĂ« foto tĂ« tij nĂ« paraburgim qĂ« qarkullon nĂ« internet duke shkaktuar trazira nĂ« treg, mediat sociale dhe kĂ«rkimet nĂ« Google.

NĂ« imazh, Maduro shihet i veshur me njĂ« kostum sportiv gri “Nike Tech”, njĂ« detaj qĂ« nuk kaloi pa u vĂ«nĂ« re nga pĂ«rdoruesit e internetit.

Brenda pak orĂ«sh, xhaketa “shitur” nĂ« faqen zyrtare tĂ« Nike nĂ« SHBA, me kompaninĂ« qĂ« nuk komentoi pĂ«r kĂ«tĂ« çështje, sipas mediave ndĂ«rkombĂ«tare.

Sipas tĂ« dhĂ«nave nga Google Trends, kĂ«rkimet pĂ«r termin “Nike Tech” shĂ«nuan njĂ« rritje tĂ« ndjeshme menjĂ«herĂ« pas publikimit tĂ« fotos sĂ« Maduros, duke konfirmuar vrullin viral qĂ« imazhi fitoi nĂ« mediat sociale.

Siç raportoi platforma e analizës së të dhënave PeakMetrics për Business Insider, përmendjet përkatëse në X tejkaluan 5,000 çdo ditë midis 3 dhe 5 janarit, krahasuar me rreth 325 përmendje në ditë në dy muajt e mëparshëm.

NjĂ« fotografi e ngjashme u regjistrua nĂ« TikTok, ku pĂ«rdoruesit postuan video satirike, madje edhe imazhe me inteligjencĂ« artificiale tĂ« pamjes sĂ« Maduros, ndĂ«rsa disa me humor shprehĂ«n se ishte njĂ« “reklamĂ« tĂ« paqĂ«llimshme” pĂ«r Nike.

Nuk munguan as videot “steal the look”, tĂ« cilat analizuan koston e veshjes sĂ« Maduros, e cila tejkalon 200 dollarĂ«.

Rrobat që ai veshi gjatë transferimit të tij në SHBA i përkasin serisë Nike Tech Fleece dhe përbëhen nga dy pjesë të veçanta: xhaketa Nike Tech Windrunner Fleece, me vlerë 140 dollarë, dhe xhaketa Fleece Jogger, me çmim 120 dollarë.

Vetëvendosje pritet të ketë 57 deputetë/ Ndryshon harta e Kuvendit të Kosovës

Teksa numërimi i votave me postë dhe me kusht po vazhdon në Kosovë, sipas rezultateve të deritanishme ka ndryshuar ndarja e vendeve që partitë kanë fituar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Në bazë të votave të numëruara deri në orën 15:30 të 6 janarit, Lëvizja Vetëvendosje pritet të ketë 57 deputetë në legjislaturën e dhjetë të Kuvendit të Kosovës, që ka 120 vende.

Votat me postë dhe ato me kusht duket se ia kanë siguruar edhe një deputet LVV-së të Albin Kurtit, që i fitoi bindshëm zgjedhjet e parakohshme duke marrë mbi 50 për qind të votave.

Partia Demokratike e Kosovës e Bedri Hamzës, pritet të ketë 23 deputetë, aq sa siguroi me votat e rregullta.

Me rezultatet aktuale, Lidhja Demokratike e Kosovës e Lumir Abdixhikut duket se ka humbur një deputet, pasi parashihet që të ketë 14 deputetë, nga 15 sa kishte pas numërimit të votave të rregullta.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e Ramush Haradinajt mbetet në numrin e njëjtë të deputetëve, përkatësisht me gjashtë.

Ndërkaq, Lista Serbe, partia e serbëve të Kosovës që është e afërt me Beogradin, pritet të ketë nëntë nga dhjetë vendet e rezervuara për komunitetin serb.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thënë se pret që të shpallë rezultatet përfundimtare më herët seç kishte planifikuar, përkatësisht para 19 janarit.

Pas përfundimit të numërimit të votave me kusht dhe postë, pritet të numërohen edhe ato të personave me nevoja të veçanta.

Në zgjedhjet e 28 dhjetorit morën pjesë rreth 45 për qind të gati 2 milionë qytetarëve me të drejtë vote./REL

Maignan pranë rinovimit, pritet të jetë lojtari më i paguar te Milan

Milani dhe portieri Mike Maignan, mund të rinovojnë kontratën mes tyre.

Gjatë kësaj jave pritet një takim mes drejtuesve të klubit dhe agjentit të portierit francez për të zyrtarizuar marrëveshjen e re.

Propozimi i Milanit përfshin një kontratë deri në vitin 2029, me një pagë që arrin në 7 milionë euro në vit së bashku me bonuset.

Kjo shifër e rendit atë si lojtarin më të paguar të skuadrës, krahas sulmuesit Rafael Leao. Ky hap synon të shmangë interesin e klubeve si Juventus, Chelsea dhe Manchester United për shërbimet e tij.

Situata ka ndryshuar ndjeshëm pas një periudhe tensioni në fillim të vitit 2025, kur negociatat ishin ndërprerë. Mbështetja e trajnerit Max Allegri dhe performancat e fundit të portierit kanë ndikuar në rikthimin e vullnetit për bashkëpunim.

Aktualisht, te drejtuesit e Milanit mbizotëron një optimizëm për arritjen e akordit.

Aksident në aksin Bulqizë-Maqellarë, të plagosurit dërgohen te Trauma

NjĂ« aksident ka ndodhur nĂ« aksin BulqizĂ« – MaqellarĂ«, nĂ« vendin e quajtur “Kthesa e KrajkĂ«â€.

Në aksident janë përfshirë dy automjete dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Aksidenti është pikasur nga drejtuesit e mjeteve që udhëtonin në kë aks rrugor, të cilët kanë njoftuar policinë.

Të plagosurve iu është dhënë ndihma e parë dhe më pas janë dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë nga ku nuk ka informacione mbi gjendjen e tyre shëndetësore.

Trabzonspor e do Muçin por ja nga çfarĂ« “frikĂ«sohet”

Në dy muajt e fundit, nëntor-dhjetor, Ernest Muçi ishte kryefjalë në Turqi, me sulmuesin kuqezi që dhuroi paraqitje fantastike duke ndezur edhe një herë debatin në lidhje me të ardhmen e tij.

Klubi turk dëshiron ta mbajë në skuadër, por në fund të këtij sezoni janë të detyruar të paguajnë 10 milionë euro te Beshiktash për kartonin e tij, shifër të cilën e vlerësojnë të lartë, fakt që e pranoi edhe trajneri i Fatih Teke.

“Jemi nĂ« kontakt me disa ekipe, pĂ«r lojtarĂ«t qĂ« interesohemi nĂ« merkato. Na pĂ«lqen Muçi, por kĂ«rkojnĂ« 10 milionĂ« euro, kjo Ă«shtĂ« njĂ« shifĂ«r e lartĂ«, nuk mund tĂ« realizohet blerja e tij nĂ« kĂ«to kushte”, u shpreh trajneri i Trabzonspor.

Futbollisti i Kombëtares i ka kushtuar 1 milion euro për huazimin dhe deri tani e ka justifikuar këtë shpenzim me formën që ka treguar dhe golat e shënuar.

LEXO EDHE: VIDEO/ PĂ«r herĂ« tĂ« dytĂ« rradhazi! Goli i Muçit shpallet “Goli i Muajit” nĂ« Turqi

Jo vetëm Zhegrova, një tjetër futbollist i Kosovës mund ti bashkohet Juventusit

Edon Zhegrova shumë shpejt mund të mos jetë futbollisti i vetëm shqiptar te Juventus.

“Tuttosport” zbulon se bardhezinjtĂ« interesohen pĂ«r portierin e KosovĂ«s, Aro Muric, i cili po shkĂ«lqen nĂ« sezonin e tij tĂ« parĂ« nĂ« Serie A, ku Ă«shtĂ« i huazuar te Sassuolo.

27-vjeçari ka bërë deri tani një sezon fantastik, ku falë perfomancave të tij, ka fituar vëmendjen e Juventusit, por edhe ekipeve të tjera të njohura.

Duke parë pasigurinë e shfaqur vazhdimisht nga Michele Di Gregorio, Juventus ka hedhur sytë nga Aro Muriç. Deri tani nuk flitet për ofertë dhe shifra ekonomike, pasi jemi ende në fazat fillestare.

Kujtojmë se, kartonin e Muriç e kanë anglezët e Ipswich.

❌