Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Lamallari: 13 mijë familje përfitojnë kompensim financiar nga Agjencia e Trajtimit të Pronave

Mbi 13 mijë familje do të marrin kompensimin financiar për pronat e tyre nga Agjencia e Trajtimit të Pronave. Lajmin e mirë e ka dhënë Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari përmes një video-mesazhi. Lamallari shpjegon se fondi prej rreth 1.4 miliardë lekë do të shkojë në llogaritë bankare të pronarëve sot dhe në ditët e ardhshme. Ky kompensim është pjesa e mbetur prej 30%

Source

Mesazhi i Presidentit Duka për 2026: Mirënjohje për ata që lartësojnë futbollin shqiptar

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, në prag të festës së ndërrimit të viteve uron të gjithë komunitetin shqiptar të futbollit përmes një video-mesazhi për një vit sa më të mbarë. Në këtë video-urim, kreu i qeverisë së futbollit shqiptar shpreh mirënjohjen e tij për të gjithë ata që kontribuojnë çdo ditë që futbolli shqiptar të zhvillohet, ndërsa vlerëson vitin 2025 si historik për…

Source

Këto janë dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

Eksperti i IT Tomi Kallanxhi në një lidhje në “Studio 24” ka zbuluar se një nga personazhet emri i të cilës është trending dhe është kërkuar më shumë nga shqiptarët është deputetja rishtaz në Kuvend, Zegjine Caushaj. Ndonëse vëmendja e medias shpesh fokusohet te investimet e mëdha në bregdet apo te lëvizjet në kryeqytet, statistikat tregojnë se zemra e interesit për dy liderët historikë…

Source

Krime, ekstradime dhe larje hesapesh, këto janë ngjarjet më të bujshme të vitit 2025

Viti 2025 është shënjuar nga një sërë ngjarjesh të bujshme. Atentate mafioze, persona të përfshirë në veprimtari kriminale, ngjarje të reja dhe të vjetra të zbardhura nga SPAK, ekstradime të nivelit të lartë dhe larje hesapesh. Newsbomb.al ju sjell disa prej ngjarjeve kriminale që tronditën opinionin publik. Vlonjati që u bë dorë e parë në tregun e kokainës “Escobari” shqiptar I kokainës.

Source

Emërohet drejtuesi i MobAl, institucionit të ri të transportit kombëtar

Sot është emëruar drejtuesi i MobAl, institucioni më i ri i transportit në Shqipëri, i cili synon një qasje të re në organizimin dhe menaxhimin e transportit publik në nivel kombëtar. MobAl do të ketë në fokus zhvillimin e transportit arsimor për nxënësit dhe mësuesit, si dhe krijimin e linjave të dedikuara për transportin turistik, në funksion të mbështetjes së turizmit dhe rritjes së aksesit…

Source

Qeveria miraton mbi 220 mln lekë për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti në Durrës dhe Shijak

Qeveria ka miratuar akordimin e fondit të rindërtimit në shumën prej 220 milionë lekësh për riparimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti. Nga kjo shumë, 169,850,000 lekë pa TVSH janë destinuar për financimin e rikonstruksionit të njësive individuale të banimit në Bashkinë Durrës, ndërsa 5,314,932.40 lekë pa TVSH do të përdoren për riforcimin e banesave individuale në Bashkinë Shijak…

Source

Bahamasi njohu shtetin e Kosovës, reagon presidenti Begaj: Një hap i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar

Presidenti Begaj shprehu mirënjohjen e tij të sinqertë ndaj Bahamasit për njohjen e Kosovës, duke e konsideruar këtë një kontribut domethënës për paqen, stabilitetin dhe forcimin e rendit ndërkombëtar në rajonin tonë. Statusi i Begaj: “Shpreh mirënjohjen time të sinqertë ndaj Bahamasit për njohjen e Kosovës, një kontribut domethënës për paqen, stabilitetin dhe forcimin e rendit…

Source

Mbledhja e Këshillit të Ministrave: Rama bën ndryshime në qeveri, emërime në Ministrinë e Mbrojtjes

Mësohet se në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është miratuar emërimi i Z. Andrea Shllakut në detyrën e Zëvendësministrit të Mbrojtjes. Më parë, Shllaku ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Autoritetit të Kontrollit Shtetëror të Eksporteve. VENDIM PËR EMËRIM NË DETYRË Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.01.2003…

Source

FC Tigres, sezon historik: 16 fitore radhazi dhe synimi i madh për titullin KAMPION

FC Tigres po mbyll vitin 2025 si një nga skuadrat më dominuese në futbollin amator, duke vendosur një standard të ri suksesi. Me 16 fitore radhazi, ku 9 janë regjistruar në kampionatin 9×9 dhe 7 në kampionatin e kalcetos 5×5, Tigres ka treguar vazhdimësi, organizim dhe mentalitet fitues në çdo format loje. Në qendër të këtij projekti të suksesshëm qëndron Etis Hysa, ideatori dhe strategu i…

Source

Berisha: “Do mbajmë përgjegjësi” – PD ndan funksionet, zbulohen deputetët që u bënë drejtorë në PS

Pas analizës do ndahen funksionet në Partinë Demokratike dhe do mbahet përgjegjësi pasi të votojë edhe Kongresi Zgjedhor, por gjithçka do bëhet me debat brenda partisë dhe jo jashtë saj, duke u mbështetur vetëm në votë. Kështu u shpreh sot kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me zhvillimet më të fundit në opozitë dhe nismës së Ervin…

Source

Berisha: Alimehmetin e kam pritur, erdhi më takoi. Ndërsa Salianji, JO!

Kreu i PD Sali Berisha u shpreh se “Foltorja” ka për qëllim që të dëgjojë shqetësimet, të ketë një debat të hapur pa filtra. Gjatë konferencës për mediat, Berisha u pyet edhe për takimet e Ervin Salianjit, për të cilat edhe njëherë se asnjë takim privat nuk do të dëgjohet, sqaroi lideri demokrat. I pyetur nëse është takuar me Ilir Alimehmetin, Berisha theksoi se kanë zhvilluar një takim për të…

Source

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do të luftojmë deri në fund

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga “play-off”-i, do të jetë pjesë e Grupit F me Holandën, Japoninë dhe Tunizinë, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, dha një prononcim për “fshf.org”, ku vlerësoi eventin dhe foli për kundërshtarët e mundshëm të kuqezinjve. Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar tha se rrugëtimi i Kombëtares për të…

Source

Pirro Vengu uron 58-vjetorin e Bazës Ajrore të Farkës, prezanton 5 pilotët e rinj të Forcës Ajrore

Në Bazën Ajrore të Farkës, e cila sot shënon 58 vite nga krijimi, u zhvillua një ceremoni e veçantë që nënvizoi rolin jetik të Forcës Ajrore në modernizimin dhe ringritjen e ushtrisë shqiptare. Ky përvjetor nuk ishte thjesht një kujtesë historike, por një dëshmi e qartë e profesionalizmit dhe përkushtimit që kjo forcë ka treguar ndër vite. Në një moment simbolik për të ardhmen e mbrojtjes…

Source

Ivi Kaso kundër hapjes së qendrave për emigrantët: Rama po kërkon të pastrojë imazhin e djerrë

Deputeti i PD-së, Ivi Kaso, ka reaguar ashpër ndaj vendimit për hapjen e qendrave për emigrantët në disa qarqe të vendit. Ai e ka cilësuar këtë nismë “krejtësisht të pakuptueshme”, duke theksuar se zonat e përzgjedhura prej kohësh vuajnë nga shpopullimi. Sipas Kasos, largimi i qytetarëve vendas nuk mund të zëvendësohet me refugjatë apo emigrantë të parregullt, veçanërisht nga zona të cilësuara…

Source

Gjermania përgatitet për luftë, shërbim ushtarak i detyrueshëm

Parlamenti i Gjermanisë, Bundestag, ka votuar për të futur shërbimin ushtarak vullnetar, në një masë që synon të forcojë mbrojtjen kombëtare pas pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia. Kjo shënon një ndryshim të rëndësishëm në qasjen e Gjermanisë ndaj ushtrisë së saj dhe vjen pas përpjekjes së Kancelarit Friedrich Merz për të krijuar ushtrinë më të fortë konvencionale të Evropës.

Source

Albin Kurti prezanton koalicionin/ 20 ditë larg zgjedhjeve, LVV sërish krah ‘besnikëve’

Lëvizja Vetëvendosje ka prezantuar marrëveshjen e koalicionit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 28 dhjetor. Vetëvendosje është në koalicion me Guxo, Alternativën dhe PSHDK-në. Përmes nje njoftimi në FaceBook, LVV shkruan se marrëveshja paraqet një zotim të përbashkët për forcimin e institucioneve, thellimin e demokracisë dhe garantimin e një qeverisjeje që u shërben…

Source

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

Protestat e fermerëve në Greqi po hyjnë në një fazë edhe më të tensionuar, teksa bllokadat janë shtrirë në rrugë kryesore, autostrada dhe pikat doganore në të gjithë vendin. Mobilizimi është bërë masiv dhe pritet që javën e ardhshme Komiteti Panhelenik të përcaktojë strategjinë e re të veprimeve, duke sinjalizuar se përshkallëzimi nuk do të ndalet. Qeveria ka deklaruar gatishmëri për dialog…

Source

❌