Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Nëse për ty nëna jote nuk ka vlerë, për mua po”, përplasje e fortë mes Benitës dhe Albës



Një përplasje e ashpër ka ndodhur sonte (e hënë) në Prime-in e 13-të ndërmjet Alba Pollozhanit dhe Benita Zenës.

Pas prezantimit të klipit, ku Alba ia përmend nënën e sëmurë Benitës, debati vazhdoi edhe gjatë spektaklit.

“Për mua nëna ime ka vlerë, nëse për ty nuk ka vlerë nëna jote, nuk kam çka të bëj unë moj”, u shpreh e mllefosur Benita.

- YouTube www.youtube.com

“Nëse ti nënës tënde nuk ia dëgjon zërin 2-3 vjet, çka të kam faj unë? Më ke shti me pas zero respekt për ty”, tha banorja.

E Alba e ka përshëndetur po ashtu live familjen e saj, duke i thënë se 'i do shumë'.

Ato vazhduan debatet rreth kësaj dhe këngëtarja ia bëri të qartë që nuk do ta përmend të ëmën askush.

Nëna i tha pak ditë më parë Benitës të lërë garën, ndonëse kjo nuk pranoi. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Alba me deklaratë të fortë: Londrimi, Klodi dhe Labinoti kanë pëlqim për mua



Së fundmi në Prime u publikua një klip me disa momente emocionuese të Alba Pollozhanit.

Në të është përfshirë edhe 'stich'-i i saj, ku djemtë Londrim Mekaj, Klodian Mihaj dhe Labinot Haxhiu ia kanë fshehur.

Ajo qan me lot për të dhe përmend partnerin e saj, me të cilin ka një raport jashtë.

- YouTube www.youtube.com

E në spektakël, Alba duke komentuar këtë pjesë, bëri dhe një deklaratë të fortë.

Ajo u shpreh se të tre djemtë e shtëpisë kanë pëlqim për të, gjersa u krijua një zhurmë brenda.

Të njëjtit reaguan duke qeshur me zë, pasi nuk u pajtuan me atë që tha, duke e kundërshtuar.

Më pas diskutuan rreth gjithë kësaj dhe se thonë se Alba ka një pëlqim për Ludo Lee. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Toney i ashpër me Albën: Mos e përmend vajzën time



Një përplasje e fortë ka ndodhur së fundmi mes banorëve të Big Brother VIP Kosova 4, Toney dhe Alba Pollozhanit.

Debati nisi pasi Alba i përmendi vajzën Toneyt, duke shkaktuar reagimin e menjëhershëm të tij.

"Mos ma përmend vajzën, hera e parë dhe e fundit që e përmend. Nuk është e nevojshme, mund të marrësh shembuj të tjerë", u shpreh ai.

Foto: Instagram

Ai gjithashtu zbuloi fjalët që Alba i kishte thënë.

"Më tha nëse ta dhunon dikush vajzën tënde ti e përkrah dhunuesin", tregoi Toney.

Foto: Instagram

Përplasja ka shkaktuar reagime të shumta tek banorët e tjerë, të cilët u përpoqën të qetësojnë situatën dhe të shmangin konfliktet e mëtejshme.

Ky incident pritet të diskutohet edhe në episodet e ardhshme, duke treguar se dinamika mes banorëve vazhdon të mbetet e paparashikueshme dhe e tensionuar. /Telegrafi/

Alba Pollozhani: Kam përjetuar dhunën fizike, nuk i tregova as prindërve



Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Alba Pollozhani, ka thënë se ka përjetuar dhunë fizike nga një burrë.

Ajo u shpreh se këtë gjë e ka mbajtur për vete dhe nuk i ka treguar as prindërve.

“Kam përjetuar dhunën fizike. E mbajta për vete, nuk i thash askujt, as prindërve”, u shpreh Alba.

"Nuk flas më shumë. Fizike po flas. Nuk i shmangem unë temës. Nuk është gjë e hijshme", tha tutje.

"Çka me reagu asnjë gjë", theksoi ndër të tjerash.

E gjithë kjo nisi nga një Prime i fundit ku u diskutua për një incident mes vajzave në shtëpi, e që Dolce kishte gjuajtur në drejtim të saj.

Për këtë u eliminua edhe Shkurte Haxhiu, nga një televotim si pasojë e 'zarfit të zi'. /Telegrafi/

“Ledhato njërën, ledhato tjetrën, s’ka burra sot”, Alba kritikon sjelljen e meshkujve



Gjatë një bisede të sinqertë, Fjolla dhe Alba ndalën te tema e meshkujve dhe marrëdhënieve, duke ndarë hapur mendimet dhe preferencat e tyre.

Diskutimi u përqendrua te mënyra se si, sipas Albës, kanë ndryshuar sjelljet e meshkujve sot dhe çfarë ajo kërkon realisht te një partner.

Alba shprehu mendimin se shumë meshkuj sot sa ledhatojnë njërën edhe tjetrën. Ajo tha se preferon meshkujt që janë më tradicionalë.

BBVK/YouTube

“Si janë bërë meshkuj sot aman, ledhato njërën, ledhato tjetrën. Mua më pëlqejnë ata tradicionalë që e zgjedh një femër për t’i bërë këto gjëra. Ludo me pelqen si njëri po, si strateg po, por pëlqim femër mashkull s’kam pas. Edhe meshkujt që kanë shumë shoqe dalin me shoqe, nuk më pëlqejnë, gjithë ditën punon lodhet dhe atë kohë që i ka mbetur ta kalojë me shoqe?” – tha Alba.

Alba përfundoi bisedën duke theksuar se vlerëson meshkujt që janë të përkushtuar dhe që e respektojnë partneren e tyre, duke lënë të qartë se mënyra si sillen sot shumë prej tyre nuk përputhet me pritshmëritë e saj. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com



Dënohen Alba, Benita, Shkurta, Labi dhe Dolce - njëri prej tyre do të eliminohet sonte pa mundësi kthimi



Spektakli i së premtes në Big Brother VIP Kosova 4 pritet të sjellë emocione dhe tension të forta, pasi është paralajmëruar një eliminim i dyfishtë nga shtëpia më e famshme në vend.

Në nominim këtë javë ndodhen Shkurta, Benita, Dolce, Labinot Rexha dhe Alba, ndërsa njëri prej tyre do të largohet përfundimisht nga gara. Banorët janë në pritje të ankthshme për rezultatin që do të vendoset nga publiku dhe produksioni.

Kjo javë ka qenë e mbushur me debate, tensione dhe momente të ashpra, dhe pikërisht për këtë arsye, “Vëllai i Madh” ka vendosur që nominimi të mos vijë nga votimi i zakonshëm, por si një masë ndëshkuese.

Banorët e lartpërmendur janë futur në nominim për shkak të sjelljeve të papërshtatshme, ofendimeve dhe komenteve denigruese brenda shtëpisë, vendim i cili ka ndryshuar menjëherë atmosferën dhe ka bërë që shumë prej tyre të reflektojnë mbi sjelljen dhe mënyrën se si janë paraqitur para publikut.

Me një eliminim të dyfishtë në lojë, tensioni është rritur ndjeshëm. Banorët e dinë se çdo gabim mund të ketë pasoja direkte, ndërsa publiku tashmë ka filluar të ndajë mendimet e tij në rrjete sociale, duke komentu arritjet dhe gabimet e konkurrentëve. /Telegrafi/

Labi pi nga shishja e mbushur me detergjent nga Alba



Një situatë e pazakontë dhe aspak e këndshme ka ndodhur brenda shtëpisë, duke shkaktuar reagime të menjëhershme mes banorëve.

Labi ka pirë nga një shishe uji, e cila rezultoi të përmbante detergjent dhe që, sipas situatës së krijuar, i ishte sjellë nga Alba. Veprimi i tij ka shkaktuar habi dhe tension në ambient, ndërsa reagimi i Albës ka qenë i menjëhershëm dhe i ashpër. Ajo i është drejtuar Labit me fjalët: “A je ti budalla”, duke shprehur nervozizimin dhe shqetësimin për atë që kishte ndodhur.

E habitur nga skena ka mbetur edhe Bia, e cila ka ndjekur momentin me surprizë, pa arritur të kuptojë menjëherë se çfarë kishte ndodhur.

Ndërkohë, pasi e ka kuptuar situatën, Labi është larguar me vrap për të pastruar gojën, duke u përpjekur të shmangë pasojat e mëtejme nga veprimi i tij i nxituar.

Ngjarja ka krijuar tension mes banorëve dhe pritet të ndikojë në raportet mes tyre, ndërsa situata ka ngritur pikëpyetje për kujdesin dhe komunikimin brenda shtëpisë. /Telegrafi/

Zarf i zi mbërrin në shtëpinë e Big Brother pas tensioneve të forta mes banorëve



Pas ditësh të ngarkuara me debate, tensione të larta dhe momente jo të këndshme brenda shtëpisë së Big Brother, në shtëpi ka mbërritur një zarf i zi, duke rritur edhe më shumë kureshtjen dhe ankthin mes banorëve.

Ardhja e zarfit vjen pas situatave të fundit të tensionuara, ku në qendër të vëmendjes ishte përplasja mes Dolces dhe Albës.

Sipas asaj që është komentuar brenda shtëpisë, zarf i zi mund të lidhet me incidentin ku Dolce thuhet se e ka shtyrë Albën, një moment që ka shkaktuar diskutime të shumta si mes banorëve, ashtu edhe te publiku.

BBVK/Instagram

Banorët u shfaqën të shqetësuar dhe të tensionuar në momentin kur u bë e ditur mbërritja e zarfit, duke pritur me padurim përmbajtjen e tij dhe vendimin që mund të pasojë.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të përmbajë zarf i zi dhe nëse situata mes Dolces dhe Albës do të sjellë ndëshkime apo zhvillime të reja brenda shtëpisë. /Telegrafi/

Alba vazhdon spërkatjet me ujë, eskalon Benita: Lagmë, në fytyrë dua



Ditët e fundit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova kanë shënuar tensione të larta dhe debate të forta mes banorëve.

Një nga momentet më të ndezura ka përfshirë Albën, e cila spërkati me ujë disa banorë, përfshirë Dolcen dhe Beniten.

Në një video të publikuar, Benita shihet duke i thënë Albës: “Hajde, lagmë”.

BBVK/Instagram

Ajo vazhdon më pas: “Lagmë se veç me seksi me bën dhe me sheh Stitch-I yt”, ndërsa i afrohet Albës.

Alba vazhdon spërkatjet, ndërsa Benita shton: “Ne fytyrë dua”.

Ky incident ka nxitur reagime të shumta mes banorëve dhe ka rritur tensionin në shtëpi, duke e bërë situatën më të vështirë për t’u menaxhuar nga pjesëmarrësit dhe publiku. /Telegrafi/

“Po gënjen, po të godas dikë unë e saldoj për muri”, Dolce mohon se e ka lënduar Albën



Një përplasje e ashpër ka ndodhur mes Dolce dhe Albës, e cila ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale.

Ngjarja ndodhi gjatë një situate ku Alba e spërkati Dolce me ujë, dhe ky i fundit reagoi duke e larguar për të shmangur që situata të eskalonte.

Pamjet e incidentit tregojnë momentin kur Alba bie mbi një kolltuk, gjë që shkaktoi spekulime se Dolce e kishte goditur.

Dolce/Instagram

Megjithatë, Dolce ka mohuar kategorikisht çdo veprim dhune. Ai deklaroi: “Po gënjen o burrë, si e godita unë, si mund të godas dikë. Ta thashë, po të godas dikë, unë e saldoj për muri”.

Nga ana tjetër, Alba tha se reagimi i Dolce duket si një justifikim: “Ky është justifikim”. Megjithatë, Dolce ia kthen menjëherë: “Nuk është justifikim, nuk të gjuajta me dorë”.

Ngjarja ka nxitur diskutime të shumta, ku fansat dhe ndjekësit kanë marrë pozicione të ndryshme, disa duke mbrojtur Dolcen dhe të tjerë duke kritikuar sjelljen e tij. /Telegrafi/


Alba Pollozhani e bindur që prek gjysmëfinalen



Banorja e “shtëpisë më të madhe në vend”, Alba, është shprehur mjaft e sigurt për rrugëtimin e saj në garë, duke thënë se beson fort se do të prekë gjysmëfinalen e formatit.

Gjatë një bisede të qetë në lavanderi, ku po qëndronte së bashku me Ludon, Labin dhe disa konkurrentë të tjerë, Alba u hap për pritshmëritë e saj dhe e bëri të qartë se e sheh veten mes më të mirëve.

Ajo shtoi se, nëse do të gjendej në gjysmëfinale së bashku me ta, do të ndihej jashtëzakonisht e lumtur, duke lënë të kuptohet se për të, ky do të ishte një sukses i madh personal dhe emocional.

Deklarata e saj ka ngjallur reagime brenda shtëpisë, ndërsa mbetet për t’u parë nëse publiku do t’ia realizojë këtë dëshirë. /Telegrafi/

“Mos ma përmend nënën”, Benita reagon me tone të larta ndaj Albës



Situata mes Albës dhe Benitës ka eskaluar, duke u shndërruar në një debat me tone të larta dhe tension të dukshëm.

Gjatë përplasjes, Benita iu afrua shumë pranë fytyrës së Albës dhe, me zë të ngritur, i kërkoi që të mos e përmendte nënën e saj

Pavarësisht reagimit të ashpër dhe britmave të Benitës, Alba nuk u tërhoq nga qëndrimi i saj.


Ajo vazhdoi të theksonte se nëna e Benitës është e sëmurë, duke e përmendur disa herë këtë fakt, çka shtoi edhe më shumë tensionin mes tyre.

Momenti ka zgjuar reagime të shumta, duke hapur debat rreth kufijve të komunikimit dhe respektit kur përmenden familjarët në situata konfliktesh. /Telegrafi/

Tensionohet situata në Big Brother VIP Kosova 4, Dolce godet Albën



Në shtëpi është regjistruar një tjetër moment tensioni i lartë, këtë herë mes Dolces dhe Albës, ku një debat verbal ka eskaluar në përplasje fizike, duke tronditur qetësinë mes banorëve.

Sipas pamjeve dhe reagimeve të çastit, Dolce është acaruar ndjeshëm ndaj Albës pas një situate që u perceptua si provokuese. Debati u ndez kur Alba iu drejtua me fjalët “Mos ma lag pellushin”, deklaratë që duket se ka shërbyer si pikë shpërthyese për reagimin e ashpër të Dolces.

Situata u përshkallëzua shpejt, duke kaluar nga fjalët në kontakt fizik, çka ka shkaktuar reagime të menjëhershme dhe shqetësim te banorët e tjerë, të cilët u përfshinë për të qetësuar gjendjen dhe për të parandaluar agravimin e mëtejshëm të konfliktit.


Ky incident ka rritur ndjeshëm tensionin brenda shtëpisë dhe ka vënë në pikëpyetje marrëdhëniet mes dy banoreve, ndërsa pritet të shihet se si do të ndikojë kjo përplasje në dinamikat e ardhshme dhe në qëndrimin e tyre brenda lojës. /Telegrafi/

"Pise", Fjolla reagon e revoltuar ndaj Albës



Një debat i ashpër ka shpërthyer mes Fjollës, Albës dhe Shkurtës, ku këngëtarja u ballafaqua me të dyja me nervozizëm të theksuar.

Ende nuk dihet se çfarë çoi në krisjen e këtij konflikti, por debati u zhvillua në disa ambiente të shtëpisë, përfshirë oborrin, lavanderinë dhe dhomën e ndenjës.

Gjatë një debati e sipër në dhomën e ndenjës, Fjolla u ngrit e acaruar dhe i kërkoi Albës të mos ia përmendte vajzat e saj.


Alba reagoi duke theksuar se nuk i kishte ofenduar vajzat dhe i kërkoi Fjollës të mos e keqkuptonte bisedën.

Megjithatë, Fjolla vazhdoi të ishte e revoltuar, duke e quajtur Albën fjalën pise, derisa e përsëriti këtë term disa herë.


Ndërkohë, në një bisedë të ndarë, Fjolla u përfshi në një debat të ashpër edhe me Shkurtën, duke e tensionuar më tej situatën mes të dyjave.

“Mos fol për mamin tim”, debat i tensionuar mes Benitës dhe Albës



Një debat i tensionuar ka ndodhur mes Albës dhe Benitës, ku kjo e fundit ka shpërthyer në zemërim.

Ende nuk dihet se si u arrit deri në këtë pikë, por sipas Benitës, Alba i ka përmendur nënën, gjë që e ka revoltuar këngëtaren.

“Mos fol për mamin tem, mos fol për mamin tem”, i thoshte ajo Albës me nervozizëm.

Pas kësaj situate, shumë nga banorët u mblodhën për ta qetësuar Benitën, e cila ishte e mbushur me emocione të forta.

“E ke mamin sëmurë, ajo po e din më mirë se unë”, u shprehej Benita banorëve të tjerë, teksa përpiqej të qetësohej dhe të rimerrte veten.

Labinoti ia përplas në fytyrë Albës: Ke dy talente, të shpikësh dhe të flasësh gjatë pa thënë asgjë



Prime-i i radhës i Big Brother VIP Kosova ka nisur me tension dhe përplasje të shumta mes konkurrentëve, ku në qendër të diskutimeve ishte edhe Alba Pollozhani.

Gjatë debatit, Labinot Haxhiu ka reaguar me komente ironike në drejtim të saj, duke tërhequr vëmendjen e publikut.

Ai u shpreh se sipas tij, Alba ka “dy talente”, duke shtuar se njëri është aftësia për të shpikur gjëra, ndërsa tjetri për të folur gjatë pa thënë asgjë.

Foto: Instagram

Këto deklarata u bënë gjatë Prime-it, në momentin kur po diskutoheshin disa çështje që lidhen me sjelljen dhe qëndrimet e saj brenda shtëpisë.

Komentet e Labinotit kanë nxitur reagime mes banorëve, duke e rritur edhe më shumë tensionin në studio.

Debatet e ashpra dhe përplasjet verbale shënuan nisjen e mbrëmjes, duke lënë të kuptohet se Prime-i do të vazhdojë me dinamika të forta dhe situata të papritura.

Alba siç shihet është bërë e bezdisshme për shumë nga konkurrentët brenda. /Telegrafi/

Alba Pollozhani ndahet live në BBVK nga i dashuri: Nuk meriton as një takim

Mbrëmja e djeshme në Big Brother VIP Kosova solli një nga momentet më të forta emocionale të këtij edicioni, pasi Alba vendosi t’i japë fund lidhjes së saj jashtë shtëpisë, drejtpërdrejt në transmetim. Situata nisi si një provokim mes banorëve. Grupi i drejtuar nga Toni vendosi të fshehë “Stitch-in” e Albës, një lodër pellushi që […]

The post Alba Pollozhani ndahet live në BBVK nga i dashuri: Nuk meriton as një takim appeared first on BoldNews.al.

Alba Pollozhani ndahet live në “Big Brother VIP Kosova” nga i dashuri: Nuk meriton as një takim

✇Albeu
By: V K

Mbrëmjea e djeshme në “Big Brother VIP Kosova”, solli një nga momentet më të forta emocionale të këtij edicioni, pasi Alba vendosi t’i japë fund lidhjes së saj jashtë shtëpisë, drejtpërdrejt në transmetim.

Situata nisi si një provokim mes banorëve. Grupi i drejtuar nga Toni vendosi të fshehë “Stitch-in” e Albës, një lodër pellushi që për të kishte vlerë të veçantë emocionale, pasi përfaqësonte një kujtim nga partneri i saj.

Ajo që për të tjerët ishte një dinamikë loje, për Albën u shndërrua në pikën që mbushi kupën.

E prekur nga mungesa e mbështetjes nga jashtë shtëpisë, Alba zgjodhi të flasë hapur dhe të marrë një vendim drastik, duke e mbyllur marrëdhënien e saj publikisht.

Me tone të ashpra dhe emocione të forta, ajo u shpreh se kishte dhënë shumë në atë lidhje, pa marrë të njëjtin përkushtim në këmbim.

“Për një muaj do e rrotulloja botën. Nuk kam pse të merrem me një njeri me fjalë boshe pa vepra. Mungesa e përkrahjes nga ai nuk meriton as një takim”, tha ajo mes revolte dhe zhgënjimi.

Në rrëfimin e saj, Alba zbuloi se kriza nuk ishte e re. Sipas saj, marrëdhënia kishte qenë e lëkundur edhe para hyrjes në “Big Brother VIP Kosova”, duke e përshkruar situatën me shprehjen popullore: “Kemi qenë para Bigut në situatën ‘hyp se të vrava, zbrit se të vrava’”.

The post Alba Pollozhani ndahet live në “Big Brother VIP Kosova” nga i dashuri: Nuk meriton as një takim appeared first on Albeu.com.

Alba i jep fund përfundimisht raportit me mashkullin misterioz: Nëse të merr malli, nuk do të më gjesh më



Alba Pollozhani ka bërë një deklaratë befasuese gjatë prime-it të së premtes. Ajo ka vendosur t’i japë fund përfundimisht raportit me mashkullin e saj misterioz, duke deklaruar se kanë kaluar një muaj pa marrë asnjë shenjë apo reagim nga ana e tij.

Kjo mungesë komunikimi e ka shtyrë atë të marrë vendimin për të këputur çdo lidhje me të. Gjatë deklaratës së saj, Alba u shpreh hapur dhe me tone të forta, duke sqaruar se për të gjithçka ka marrë fund.

“Stichi për mua tani më nuk ekziston sepse dua të shfrytëzojë edhe rastin të them diçka, që nëse ndonjëherë të merr malli nuk do të më gjesh më. Dhe dua të them diçka, lajmin e fundit që dua ta them është…. Nuk ka nevojë më për fjalë boshe, as për mesazh as për dron, as për një takim sqarues, sepse ka marrë fund çdo gjë, megjithë mungesën e veprimit”, tha Alba, duke iu referuar mashkullit misterioz me të cilin ka lënë të kuptohet se ka pasur një raport të komplikuar.


“Ka kaluar një muaj, në rast se unë do isha përjashta dhe do kisha mashkullin tim këtu, do ktheja përmbys gjithë botën edhe do e sillja helikopterin, jo në ajër por mes shtëpisë sepse e ka mundësinë. Nuk kam nevojë për një njeri me fjalë boshe”, ka theksuar mes tjerash.

Alba ndahet live në prime nga i dashuri: Ai nuk meriton as një takim

Mbrëmja e sotme në Big Brother VIP Kosova solli një nga momentet më të forta emocionale të këtij edicioni, pasi Alba vendosi t’i japë fund lidhjes së saj jashtë shtëpisë, drejtpërdrejt në transmetim.

Situata nisi si një provokim mes banorëve. Grupi i drejtuar nga Toni vendosi të fshehë “Stitch-in” e Albës, një lodër pellushi që për të kishte vlerë të veçantë emocionale, pasi përfaqësonte një kujtim nga partneri i saj. Ajo që për të tjerët ishte një dinamikë loje, për Albën u shndërrua në pikën që mbushi kupën.

E prekur nga mungesa e mbështetjes nga jashtë shtëpisë, Alba zgjodhi të flasë hapur dhe të marrë një vendim drastik, duke e mbyllur marrëdhënien e saj publikisht. Me tone të ashpra dhe emocione të forta, ajo u shpreh se kishte dhënë shumë në atë lidhje, pa marrë të njëjtin përkushtim në këmbim.

“Për një muaj do e rrotulloja botën. Nuk kam pse të merrem me një njeri me fjalë boshe pa vepra. Mungesa e përkrahjes nga ai nuk meriton as një takim,” tha ajo mes revolte dhe zhgënjimi.

Në rrëfimin e saj, Alba zbuloi se kriza nuk ishte e re. Sipas saj, marrëdhënia kishte qenë e lëkundur edhe para hyrjes në Big Brother VIP Kosova, duke e përshkruar situatën me shprehjen popullore:

“Kemi qenë para Bigut në situatën ‘hyp se të vrava, zbrit se të vrava’.”

The post Alba ndahet live në prime nga i dashuri: Ai nuk meriton as një takim appeared first on iconstyle.al.

❌