❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Rusia dorĂ«zon ‘prova’ pĂ«r dronĂ«t ndaj Putinit, Kievi: Moska do kryejĂ« ‘sulm mashtrues’ nĂ« 7 janar

Rusia ka njoftuar se u ka dorëzuar Shteteve të Bashkuara të dhënat e fluturimit të një droni, për të cilin thotë se ishte drejtuar drejt rezidencës së presidentit Vladimir Putin. Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, këto të dhëna janë marrë nga pajisjet e navigimit të dronit dhe janë analizuar nga shërbimet sekrete ruse.

Igor Kostyukov, një nga drejtuesit më të lartë ushtarakë rusë, deklaroi se analizimi i memories së dronit tregon qartë se objektivi i sulmit ishte kompleksi presidencial ku qëndron Putin. Ai tha se dorëzimi i këtyre informacioneve tek SHBA-të synon të provojë pretendimet e Rusisë dhe të sqarojë situatën ndërkombëtare.

Ndërkohë, inteligjenca e Ukrainës ka dalë me një paralajmërim serioz. Sipas saj, Kremlini po përgatit një provokacion të madh, me viktima të shumta, për të prishur bisedimet e paqes që po ndërmjetësohen nga Shtetet e Bashkuara. Shërbimet sekrete ukrainase thonë se pas akuzave për sulm ndaj rezidencës së Putinit, Rusia po përhap informacione të rreme për të përgatitur opinionin publik për një përshkallëzim të ri të luftës. Sipas tyre, ngjarja e planifikuar mund të ndodhë rreth datës 7 janar.

Sipas këtyre burimeve, vendi i mundshëm i provokacionit mund të jetë një objekt fetar ose një ndërtesë me rëndësi të madhe simbolike, si në Rusi ashtu edhe në zonat e pushtuara të Ukrainës. Për të fajësuar Ukrainën, Rusia, sipas inteligjencës së Kievit, mund të përdorë mbetje dronësh të prodhimit perëndimor, të cilat do të hidheshin në vendin e ngjarjes për të krijuar prova të rreme.

“PĂ«rdorimi i frikĂ«s dhe kryerja e sulmeve me viktima civile, duke ia faturuar fajin palĂ«s tjetĂ«r, Ă«shtĂ« njĂ« metodĂ« e njohur e shĂ«rbimeve sekrete ruse”, thuhet nĂ« deklaratĂ«n e inteligjencĂ«s ukrainase.

Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës vazhdon që prej vitit 2022 dhe tensionet mbeten shumë të larta. Akuzat për sulme me dronë, provokacione dhe manipulim informacioni janë shtuar kohët e fundit, ndërsa komuniteti ndërkombëtar po përpiqet të rikthejë palët në tryezën e bisedimeve për paqe. Frika për një përshkallëzim të ri të konfliktit mbetet e madhe.

Shi dhe fluks automjetesh, trafik i rënduar në superstradën Milot-Lezhë

Superstrada Milot–LezhĂ« po pĂ«rballet me fluks tĂ« lartĂ« automjetesh nĂ« ditĂ«n e dytĂ« tĂ« Vitit tĂ« Ri, duke shkaktuar trafik tĂ« rĂ«nduar. MĂ« problematike paraqitet situata nĂ« degĂ«zimin e FushĂ«-Milotit si edhe nĂ« hyrje tĂ« qytetit tĂ« LezhĂ«s, ku qarkullimi i mjeteve Ă«shtĂ« i ngadalĂ«suar dhe nĂ« disa momente ka pasur ndalesa tĂ« gjata.

Në rëndimin e trafikut ka ndikuar ndjeshëm edhe moti i paqëndrueshëm me reshje shiu, i cili ka përfshirë zonën e Lezhës gjatë gjithë ditës së sotme, duke vështirësuar kushtet e lëvizjes dhe duke rritur rrezikun për aksidente rrugore. Fluksi i automjeteve lidhet kryesisht me kthimin e qytetarëve pas festave të fundvitit, si dhe me lëvizjet drejt zonave malore dhe Malit të Zi.

PĂ«r menaxhimin e situatĂ«s, Policia Rrugore ka shtuar praninĂ« nĂ« terren, duke u vendosur nĂ« disa pika pĂ«rgjatĂ« superstradĂ«s Milot–LezhĂ«. EfektivĂ«t po punojnĂ« pĂ«r orientimin e qarkullimit, disiplinimin e trafikut dhe lehtĂ«simin sadopak tĂ« lĂ«vizjes sĂ« mjeteve, ndĂ«rkohĂ« qĂ« u bĂ«jnĂ« apel drejtuesve tĂ« automjeteve tĂ« respektojnĂ« rregullat e qarkullimit rrugor, tĂ« ulin shpejtĂ«sinĂ« dhe tĂ« tregojnĂ« kujdes tĂ« shtuar pĂ«r shkak tĂ« kushteve atmosferike.

Tragjedia me 40 viktima, reagon Ambasada zvicerane në Tiranë: Një nga tragjeditë më të këqija, kujtojmë jetët e humbura

Ambasada zvicerane në Tiranë ka reaguar për tragjedinë e rëndë ku 40 persona humbën jetën dhe mbi 100 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e zjarrit që përfshiu një bar në Crans Montana, Zvicër natën e ndërrimit të viteve.

Ambasada ka shprehur ngushëllimet për ngjarjen e rëndë, ndërsa e konsideron atë si një prej tragjedive më të këqija që ka përjetuar vendi.

“NĂ« kĂ«tĂ« fillim tĂ« Vitit tĂ« Ri, ndalemi pĂ«r tĂ« kujtuar 40 tĂ« rinjtĂ« qĂ« humbĂ«n jetĂ«n nĂ« njĂ« zjarr shkatĂ«rrues gjatĂ« festimeve nĂ« Crans Montana, ZvicĂ«r.

Siç deklaroi Presidenti i ZvicrĂ«s, kjo Ă«shtĂ« “njĂ« nga tragjeditĂ« mĂ« tĂ« kĂ«qija qĂ« ka pĂ«rjetuar vendi ynĂ«â€.

U shprehim ngushëllimet tona më të thella familjeve të tyre dhe urime të përzemërta për shërim dhe rikuperim të plagosurve.

FalĂ«nderime tĂ« sinqerta tĂ« gjithĂ« atyre qĂ« kanĂ« shprehur ngushĂ«llimet dhe solidaritetin e tyre”, thuhet nĂ« reagim.

FermerĂ«t grekĂ« bllokojnĂ« sĂ«rish aksin Kakavijë–JaninĂ«, njoftojnĂ« 3 orĂ« protestĂ« nesĂ«r

FermerĂ«t grekĂ« kanĂ« rinisur sĂ«rish protesta nĂ« fillim tĂ« kĂ«tij viti. Policia Kufitare nĂ« KakavijĂ« Ă«shtĂ« njoftuar nga Policia Kufitare Greke se nesĂ«r mĂ« datĂ« 03.01.2026, nga ora 19:00 deri nĂ« orĂ«n 22:00 (me orĂ«n greke), aksi rrugor Kakavijë–JaninĂ«, nĂ« kryqĂ«zimin e fshatit Kallpaq, do tĂ« jetĂ« i bllokuar pĂ«r shkak tĂ« protestĂ«s qĂ« do tĂ« zhvillojnĂ« fermerĂ«t.

Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.

Dy viktimat e aksidentit në Lezhë, të afërmit e kryebashkiakut, Pjerin Ndreu: Ngjarje tronditëse!

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, ka reaguar pas aksidentit të ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në Lezhë ku humbën jetën polici Petrit Florini dhe bashkëshortja e tij, Elona Florini.

Përmes një postimi në Facebook, Ndreu shpreh ngushëllime duke e cilësuar ngjarjen si një goditje të rëndë për të gjithë familjen.

‘Petrit Florini, djali i tezes time me bashkĂ«shorten Elona Florini, sot humbĂ«n jetĂ«n tragjikisht nĂ« njĂ« aksident nĂ« LezhĂ«! NjĂ« ngjarje tronditĂ«se pĂ«r tĂ« gjithĂ« ne! U prehshi nĂ« paqe Petrit dhe Elona‘, shkruan Ndreu.

E rëndë në Orikum! Burri vret gruan, më pas kryen vetëvrasje

Nje ngjarje e rëndë tronditi mesditën e sotme Orikumin, ku një grua 40-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj, me shenja dhune.

Sipas burimeve, çifti kishte pasur probleme të vazhdueshme në marrëdhënien e tyre dhe më herët kishin qenë drejt divorcit. Dyshohet se bashkëshortja ka qenë edhe më parë subjekt i dhunës në familje. Ndërsa mësohet se ata janë prindër të dy djemve të rritur.

Policia njofton se rreth orës 13:30 është marrë njoftim nga urgjenca mjekësore për rastin, ndërsa nga veprimet e para hetimore dyshohet se viktima, Sose Xhebroj është vrarë nga bashkëshorti i saj, Llogora Xhebroj, 50 vjeç.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në zonën përreth banesës, shërbimet e Policisë kanë gjetur në ambientin e garazhit trupin e pajetë të bashkëshortit, i cili dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pas ngjarjes. Arma e përdorur, një pistoletë, është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe motiveve të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Orikum/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 13:30, është marrë njoftim nga urgjenca mjekësore se një shtetase, në Orikum, është gjetur pa shenja jete dhe me shenja dhune në banesë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasja S. Xh., 40 vjeçe, është vrarë nga bashkëshorti i saj, shtetasi Ll. Xh., 50 vjeç.

Pas kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë në zonën përreth kësaj banese, në garazh është gjetur dyshohet i vetëvrarë me armë zjarri autori i kësaj ngjarjeje, shtetasi Ll. Xh.

Arma pistoletë e gjetur në vendngjarje u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

“Tre minilidhjet” shĂ«nojnĂ« 25-vjetorin me udhĂ«time rekord ndĂ«rmjet dy brigjeve tĂ« NgushticĂ«s mĂ« 2025

“Tre minilidhjet” festuan 25-vjetorin e tyre tĂ« premten, duke arritur njĂ« moment historik me shifra rekord udhĂ«timesh, qĂ« nxjerrin nĂ« pah lidhjet e thella midis dy anĂ«ve tĂ« NgushticĂ«s sĂ« Tajvanit.

Shërbimet e drejtpërdrejta të udhëtarëve të vendosura sipas këtyre tre lidhjeve, përkatësisht tregtia në shkallë të vogël, transporti detar dhe shërbimi postar midis provincës Fujian në Kinën kontinentale dhe Kinmen e Matsu, ishuj të administruar nga Tajvani, u vunë në funksionim zyrtarisht më 2 janar 2001.

Në vitin 2025 u regjistruan mbi 1.43 milion udhëtime hyrëse dhe dalëse nga banorët e Tajvanit, duke tejkaluar të gjitha vëllimet e mëparshme vjetore në historinë 25-vjeçare të këtyre lidhjeve, sipas të dhënave të publikuara nga Stacioni i Përgjithshëm i Kontrollit Kufitar të Hyrje-Daljeve në Xiamen të mërkurën.

Gjatë pushimeve treditore të Vitit të Ri 2026 që filluan të enjten, në këto lidhje do të bëhen mbi 20 000 udhëtime individuale, tha stacioni.

Lidhjet shërbejnë si një urë zemrash e jetese, duke lehtësuar jo vetëm ribashkimin familjar dhe shkëmbimet kulturore, por edhe duke zgjeruar mundësitë e biznesit në të dy brigjet e Ngushticës.

Mashtrim me të ardhurat? Shefja e BQE paguhet më shumë se Von Der Leyen

Paga e plotë e presidentes së Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, është 50 për qind më e lartë se paga e saj e deklaruar. Kështu bëjnë me dije burime ekskluzive për prestigjiozen analize të Financial Times.

Kreu i autoritetit monetar tĂ« EvropĂ«s fitoi gjithsej rreth 726,000 euro nĂ« vitin 2024, sipas llogaritjeve tĂ« FT, rreth 56 pĂ«r qind mĂ« e lartĂ« se paga “bazĂ«â€ prej 466,000 eurosh e zbuluar nga BQE nĂ« raportin e saj vjetor.

Kjo do të thotë që znj. Lagarde fiton gati katër herë më shumë se kryetari i Rezervës Federale të SHBA-së, Jay Poëell, paga e të cilit përcaktohet nga ligji federal i SHBA-së dhe aktualisht është e kufizuar në 203,000 dollarë (172,720 euro).

NdĂ«rsa paga e plotĂ« e znj. Lagarde Ă«shtĂ« modeste krahasuar me drejtuesit ekzekutivĂ« tĂ« kompanive tĂ« mĂ«dha tĂ« BE-sĂ«, analiza ekspozon se sa i kufizuar mbetet zbulimi i pagave nĂ« BQE. Banka qendrore nuk i nĂ«nshtrohet tĂ« njĂ«jtave rregullave tĂ« rrepta si kompanitĂ« e listuara nĂ« bllok, tĂ« cilat diktojnĂ« se ato duhet tĂ« japin njĂ« “pamje tĂ« plotĂ« dhe tĂ« besueshme tĂ« shpĂ«rblimit” tĂ« secilit prej drejtorĂ«ve tĂ« tyre.

Fabio De Masi, eurodeputet dhe kryetar i partisĂ« sĂ« majtĂ« populiste gjermane BSË, tha se ishte “skandaloze” qĂ« drejtori ekzekutiv i Deutsche Bank, Christian SeĂ«ing, “i ofron publikut informacion mĂ« tĂ« detajuar nĂ« lidhje me pagĂ«n e tij sesa Madame Lagarde”. SeĂ«ing fitoi 9.8 milionĂ« euro nĂ« vitin 2024.

De Masi i kĂ«rkoi BQE-sĂ« tĂ« miratojĂ« njĂ« standard tĂ« ngjashĂ«m me ligjet evropiane tĂ« deklarimit tĂ« pagave pĂ«r kompanitĂ« e listuara nĂ« bursĂ«. “Presidenti i BQE-sĂ« dhe zyrtari mĂ« i paguar i BE-sĂ« duhet tĂ« pĂ«rfaqĂ«sojĂ« standardin e artĂ« tĂ« llogaridhĂ«nies”, tha ai. VetĂ«m paga bazĂ« e znj. Lagarde e bĂ«n atĂ« zyrtaren mĂ« tĂ« paguar nĂ« BE. Paga bazĂ« vjetore e presidentes sĂ« Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Ă«shtĂ« 21 pĂ«rqind mĂ« e ulĂ«t.

Përveç pagës së saj bazë, znj. Lagarde merr rreth 135,000 euro përfitime shtesë për strehim dhe çështje të tjera, sipas analizës së FT. Raporti vjetor i BQE-së nuk ofron deklarim individual të përfitimeve shtesë të anëtarëve të bordit ekzekutiv.

Znj. Lagarde gjithashtu fiton rreth 125,000 euro pĂ«r pozicionin e saj si njĂ« nga 18 anĂ«tarĂ«t e bordit tĂ« drejtorĂ«ve tĂ« BankĂ«s pĂ«r Zgjidhje NdĂ«rkombĂ«tare – e njohur si “banka pĂ«r bankat qendrore”. Raporti vjetor i BQE-sĂ« nuk i referohet pagĂ«s sĂ« Lagarde nĂ« BIS. VetĂ« BIS zbulon vetĂ«m pagat totale pĂ«r tĂ« gjithĂ« anĂ«tarĂ«t e bordit tĂ« saj.

22-vjeçari aksidenton me makinë të moshuarin te vijat e bardha në Vlorë

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë të martë në zonën e Kapeles, në qendër të Vlorës. Një automjet ka aksidentuar një kalimtar te vijat e bardha, duke e lënë atë në gjendje të rëndë shëndetësore.

A2 CNN raporton se drejtuesi i automjetit është një 22-vjeçar ndërsa i  plagosur ka mbetur një 90-vjeçari.

22-vjeçari aksidenton me makinë të moshuarin te vijat e bardha

Menjëherë pas ngjarjes, kalimtarët e pranishëm kanë ndërhyrë duke i dhënë ndihmën e parë të plagosurit, ndërsa është njoftuar urgjentisht ambulanca, e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe ka transportuar të dëmtuarin drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Në vendin e aksidentit ka mbërritur edhe Policia, e cila po kryen veprimet procedurale dhe po heton shkaqet e ngjarjes. Qarkullimi në zonë ka qenë përkohësisht i vështirësuar.

Zbardhja e vrasjes së Hysni Ymerit, reagon Proda: Këto rezultate dekurajojnë veprimtarinë kriminale

Drejtori i PĂ«rgjithshĂ«m i PolicisĂ« sĂ« Shtetit Ilir Proda ka reaguar pas zbardhjes sĂ« vrasjes sĂ« 67 vjeçarit Hysni Ymeri mĂ« 29 dhjetor nĂ« lagjen “Manush Alimani” nĂ« ShkodĂ«r. Proda ka pĂ«rgĂ«zuar strukturat hetimore tĂ« policisĂ« ShkodĂ«r pĂ«r zbardhjen e ngjarjes dhe pĂ«r bashkĂ«punimin dhe koordinimin mjaft efikas me ProkurorinĂ« e ShkodrĂ«s.

Ai theksoi se zbardhja e kësaj ngjarje dekurajon veprimtarinë kriminale dhe forcon më tej besimin e qytetarëve te Policia e Shtetit.

“FalĂ«nderoj dhe pĂ«rgĂ«zoj publikisht DrejtorinĂ« Vendore tĂ« PolicisĂ« ShkodĂ«r, strukturat hetimore dhe tĂ« gjitha forcat e angazhuara, si dhe ProkurorinĂ«, pĂ«r bashkĂ«punimin e ngushtĂ« dhe profesional qĂ« çoi nĂ« zbardhjen e njĂ« ngjarjeje tĂ« rĂ«ndĂ« kriminale, tĂ« kryer me pĂ«rdorimin e lĂ«ndĂ«s eksplozive tĂ« komanduar nĂ« distancĂ«.

Ky është një nga rastet ku pasqyrohet puna serioze dhe profesionale, e koordinuar dhe këmbëngulëse e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim të plotë me organin e akuzës.

KĂ«to rezultate dekurajojnĂ« veprimtarinĂ« kriminale dhe forcojnĂ« mĂ« tej besimin e qytetarĂ«ve te Policia e Shtetit, e cila do tĂ« vijojĂ« tĂ« jetĂ« e vendosur nĂ« misionin e saj pĂ«r garantimin e rendit, sigurisĂ«, jetĂ«s, dhe pronĂ«s sĂ« qytetarĂ«ve.”, deklaroi Proda.

Katër persona u arrestuan nga policia pasi dyshohet se janë paguar për të vendosur lëndën eksplozive (e dyshuar me telekomandim në distancë), dhe kanë shpërthyer panelin elektrik të pallatit ku banonte 67-vjeçari.

Protesta të dhunshme në Iran. Trump: Ndaloni vrasjet, jemi të armatosur dhe gati për të filluar

Për të pestën ditë radhazi, protesta masive kanë shpërthyer në Iran kundër regjimit autoritar, mes një krize të thellë ekonomike që po godet vendin. Turma njerëzish kanë dalë në rrugë në disa qytete, ndërsa dëshmitarë raportojnë prani të shtuar të forcave të sigurisë. Shteti është përpjekur të shtypë demonstratat, veçanërisht në zonat rurale, ku përleshjet kanë qenë më të ashpra.

Deri tani raportohet për të paktën shtatë viktima gjatë protestave. Protesta dhe përleshje janë shënuar edhe në provincat Fars, Kermanshah dhe Chahar Mahal, ku qytetarët u përballën me njësi paraushtarake dhe mjete të blinduara. Demonstratat nisën pas rënies së fortë të monedhës, fillimisht nga tregtarët në Teheran dhe më pas u përhapën në të gjithë vendin, të mbështetura edhe nga studentët. Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara do të ndërhyjnë nëse Irani qëllon dhe vret protestuesit që demonstrojnë kundër përkeqësimit të kushteve ekonomike në vend.

“NĂ«se Irani qĂ«llon dhe vret me dhunĂ« protestuesit paqĂ«sorĂ«, gjĂ« qĂ« Ă«shtĂ« zakon i tyre, Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s do t’i ndihmojnĂ«. Jemi tĂ« armatosur dhe gati pĂ«r tĂ« filluar. Faleminderit pĂ«r vĂ«mendjen tuaj ndaj kĂ«saj çështjeje! President DONALD J.TRUMP”, tha ai.

Procesi i integrimit, Shqipëria pret mbylljen e grupkapitujve të parë në vitin 2026

Viti 2025 shënoi përparimin më të madh të Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit drejt BE-së duke ecur me një ritëm të shpejtë se më parë në procesin e negociatave të anëtarësimit, me hapjen e të gjashtë grup kapitujve të negociatave në pak më shumë se një vit.

Në muajin prill u mbajt konferenca e katërt ndërqeveritare.

“Sot sigurisht Ă«shtĂ« njĂ« ditĂ« shumĂ« e mirĂ« pĂ«r ne, sepse kemi njĂ« tjetĂ«r konferencĂ« dhe çelim kapituj tĂ« tjerĂ«. Jemi tej mase tĂ« pĂ«rkushtuar pĂ«r tĂ« pĂ«rmbushur tĂ« gjitha detyrat e kalendarit qĂ« Ă«shtĂ« shumĂ« ambicioz pĂ«r tĂ« mbyllur tĂ« gjitha negociatat brenda vitit 2027”, u shpreh Rama.

“ËshtĂ« vĂ«rtet inkurajuese tĂ« shikosh progresin qĂ« ka bĂ«rĂ« ShqipĂ«ria nĂ« kĂ«tĂ« rrugĂ«tim. Sot ne po çelim njĂ« tjetĂ«r grup kapitull dhe ambicia jonĂ« Ă«shtĂ« qĂ« tĂ« hapim edhe grup kapituj tĂ« tjerĂ« qĂ« janĂ« pĂ«r t’u negociuar gjatĂ« kĂ«tij viti sepse kemi njĂ« kalendar tĂ« qartĂ« dhe unĂ« mendoj se do ta realizojmĂ« sepse kjo Ă«shtĂ« diçka e rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«. Por, mendoj se kjo Ă«shtĂ« njĂ« shenjĂ« e mirĂ« edhe pĂ«r rajonin sepse mĂ«nyra mĂ« e mirĂ« pĂ«r mirĂ«qĂ«nie, paqe dhe stabilitet nĂ« Ballkanin PerĂ«ndimor Ă«shtĂ« me BE dhe integrimi nĂ« tĂ«â€, tha Antonio Costa.

Në maj u mbajt konferenca e pestë.

“Jam shumĂ« krenar sepse ky Ă«shtĂ« njĂ« nga ato gurĂ« themele qĂ« mund t’i mbulojĂ« llumi i kĂ«netĂ«s sĂ« politikĂ«s sĂ« pĂ«rditshme, por historia i kujton dhe i mban parasysh si momente tĂ« shtet-bĂ«rjes. PatjetĂ«r qĂ« nuk jam i kĂ«naqur, jam shumĂ« krenar, ne do vazhdojmĂ« ta mbĂ«shtesim fuqimisht kĂ«tĂ« proces tĂ« barazisĂ« para ligjit dhe aleanca me BE Ă«shtĂ« njĂ« garanci absolute pĂ«r kĂ«tĂ«â€, tha Rama.

“UnĂ« e kuptoj se qytetarĂ«t shqiptarĂ« e kanĂ« dhĂ«nĂ« mbĂ«shtetjen e tyre pĂ«r anĂ«tarĂ«simin e vendit nĂ« BE. PĂ«r kĂ«tĂ« duhen reforma tĂ« vĂ«shtira qĂ« kĂ«rkojnĂ« mbĂ«shtetjen e tĂ« gjithĂ«ve nĂ« shoqĂ«ri. Duhen jo thjesht reforma, por edhe zbatimi i tyre nĂ« praktikĂ«, gjĂ« qĂ« kĂ«rkon mbĂ«shtetje tĂ« plotĂ« edhe tĂ« partive politike”, u shpreh Kaja Kallas.

Në muajin shtator të këtij viti u mbajt konferenca e gjashtë ndërqeveritare Shqipëri-BE.

“ShpejtĂ«sia e ShqipĂ«risĂ« me reformat Ă«shtĂ« mbresĂ«lĂ«nĂ«se. Ky Ă«shtĂ« rezultat i punĂ«s sĂ« autoriteteve shqiptare qĂ« kanĂ« çuar para reforma”, u shpreh Marta Kos.

Në progres-raportin e këtij viti, Komisioni i drejtuar nga Ursula Von Der Leyen e konsideroi qëllimin e qeverisë shqiptare për të përfunduar negociatat në vitin 2027 dhe anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian në vitin 2030 si një objektiv ambicioz, nëse ky shtet ballkanik e ruan vrullin e reformave.

“ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« nĂ« rrugĂ«n e duhur drejt BE. Ju keni bĂ«rĂ« rrugĂ« tĂ« gjatĂ«, progres, por unĂ« dua tĂ« theksoj se Ă«shtĂ« njĂ« progres i mrekullueshĂ«m, shpejtĂ«si rekord dhe pĂ«rshpejtimi i vĂ«rtetĂ« nĂ« tre vitet e fundit. QĂ«llimi Ă«shtĂ« mbyllja e negociatave brenda 2027. Na pĂ«lqen ambicia dhe ne jemi tĂ« gatshĂ«m me ju nĂ« çdo hap”, u shpreh Von Der Leyen.

“UnĂ«, jo e besoj, por e kam bindje absolute qĂ« Ă«shtĂ« nĂ« dorĂ«n tonĂ« qĂ« ne tĂ« arrijmĂ« objektivin e 2027-Ă«s sepse kam bindjen absolute qĂ« Presidentja nuk lĂ«viz nga pozicioni i saj, qĂ« nuk Ă«shtĂ« pozicioni i sotĂ«m, por Ă«shtĂ« pozicioni i ditĂ«s 1 qĂ« kur Ă«shtĂ« zgjedhur herĂ«n e parĂ« dhe nĂ« twitt-in e parĂ« qĂ« ka bĂ«rĂ« si Presidente e Komisionit e sapozgjedhur, ka shkruar ‘Ky Ă«shtĂ« njĂ« komision gjeopolitik’”, tha Rama.

Më 16 maj të këtij viti, Tirana u bë mikpritëse e mbledhjes së komunitetit politik evropian, një shtysë kjo drejt integrimit të plotë në familjen evropiane të shteteve kandidate.

“Me rĂ«ndĂ«si tĂ« veçantĂ« qĂ« ne kemi pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« kĂ«tĂ« samit tĂ« komunitetit politik evropian kĂ«tu nĂ« TiranĂ«, pĂ«r tĂ« dĂ«shmuar se zgjerimi Ă«shtĂ« njĂ« proces win-win, si pĂ«r shtetet ballkanike, edhe pĂ«r ato anĂ«tare tĂ« BE-sĂ«â€, u shpreh Roberta Metsola.

“ShqipĂ«ria 2030 nĂ« BE” ishte slogani i partisĂ« sĂ« RamĂ«s nĂ« zgjedhjet parlamentare tĂ« 11 majit, tĂ« cilat ai i fitoi bindshĂ«m. Pas konfirmimit tĂ« QeverisĂ« sĂ« re mĂ« 18 shtator nĂ« Kuvend, Rama deklaroi se ky slogan do tĂ« mbetet kryefjala e mandatit tĂ« tij tĂ« katĂ«rt radhazi.

“UnĂ« nuk jam kĂ«tu sot pĂ«r tĂ« kryer njĂ« formalitet votĂ«besimi tĂ« qeverisĂ« sĂ« re, me mbĂ«shtetjen aritmetike tĂ« njĂ« shumice tĂ« pazakonshme nĂ« sallĂ«, e dua t’i them pikĂ«risht shumicĂ«s se jo njĂ« mandat po vite tĂ« tĂ«ra politike nuk mund tĂ« mjaftojnĂ« pĂ«r tĂ« shpĂ«rblyer besimin e jashtĂ«zakonshĂ«m qĂ« shqiptarĂ«t na dhanĂ« kĂ«tĂ« herĂ«â€, tha Rama.

Jo vetëm meritat në reforma, por vullneti politik i shteteve anëtare, si dhe situata gjeostrategjike, kanë ndihmuar që Shqipëria të përparojë drejt BE-së.

Reforma në drejtësi, me vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe disa goditje ndaj korrupsionit në nivel të lartë, kanë ripërcaktuar pozicionin ndërkombëtar të Shqipërisë.

Kjo reformë, me ngritjen e SPAK-ut, BKH-së dhe GJKKO-së, ka sjellë si risi rënien e kulturës së mosndëshkimit në nivele të larta, me arrestimin e ish-presidentit Meta, ish-kryebashkiakut Veliaj, mbajtjen në disa muaj arrest shtëpie të ish-presidentit Berisha.

Në momentin kur SPAK-u do të ketë pengesa politike në punën e tij, do të ndalet edhe progresi i Shqipërisë drejt BE-së.

Shqipëria nuk përballet me çështje të mëdha rajonale ose fqinjësore të llojit që kanë penguar kandidatët e tjerë të Ballkanit Perëndimor.

Besohet se përparimi i Shqipërisë drejt BE-së është premtues, por i brishtë, pasi qëndrueshmëria e saj do të varet nga reformat e sinqerta, uniteti politik dhe menaxhimi i kujdesshëm i marrëdhënieve dypalëshe.

“ËshtĂ« mirĂ« qĂ« disa ligje nĂ« Parlament janĂ« miratuar edhe nga opozita nĂ« bashkĂ«punim me qeverinĂ«. Mendoj se kjo Ă«shtĂ« ajo qĂ« Evropa dĂ«shiron tĂ« shohĂ«, konsensusin politik. TĂ« gjithĂ« duhet tĂ« jenĂ« nĂ« njĂ« linjĂ« nĂ« pĂ«rmbushjen e reformave tĂ« integrimit, pavarĂ«sisht nĂ«se janĂ« socialistĂ« apo demokratĂ«, apo nga partitĂ« e tjera, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« vendi tĂ« anĂ«tarĂ«sohet sa mĂ« shpejt nĂ« BE. Evropa nuk Ă«shtĂ« e interesuar pĂ«r thashetheme, por jemi tĂ« interesuar pĂ«r diskutime konkrete konstruktive mes qeverisĂ« dhe opozitĂ«s”, u shpreh Andreas Schieder, raporter pĂ«r ShqipĂ«rinĂ« nĂ« PE.

“UnĂ« e di qĂ« ekziston njĂ« projekt pĂ«r ta rishikuar ligjin zgjedhor me komisionin qĂ« Ă«shtĂ« ngritur me votĂ« unanime tĂ« Parlamentit dhe qĂ« duhet tĂ« shkojĂ« nĂ« drejtimin e duhur, tĂ« zbatimit tĂ« rekomandimeve qĂ« vijnĂ« nga OSBE-ODIHR dhe nga BE”, u shpreh Marco Tarquinio, kryetar i komitetit ShqipĂ«ri-PE.

“Opozita nuk ka qenĂ« ndonjĂ«herĂ« kundĂ«rshtuese e procesit tĂ« integrimit. Çdo gjĂ« qĂ« kemi pasur nĂ« dorĂ«, nĂ« Parlament e kemi kaluar. NĂ«se ka njĂ« pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r ngecjen e kĂ«tij procesi, por edhe pĂ«r mungesĂ«n e njĂ« debati publik, kjo Ă«shtĂ« mazhoranca”, u shpreh Jorida Tabaku.

“Sigurisht qĂ« integrimi, kryesorja Ă«shtĂ« objektivi strategjik i ShqipĂ«risĂ« dhe patjetĂ«r qĂ« dialogu mes pozitĂ«s dhe opozitĂ«s Ă«shtĂ« thelbĂ«sor jo vetĂ«m pĂ«r tĂ« bindur partnerĂ«t tanĂ« evropianĂ« por edhe pĂ«r veten tonĂ«, pĂ«r tĂ« arritur reformat”, u shpreh Romina Kuko.

NĂ« muajt e parĂ« tĂ« vitit 2026, ShqipĂ«ria kĂ«rkon qĂ« tĂ« sigurojĂ« njĂ« Raport pozitiv VlerĂ«simi tĂ« PĂ«rkohshĂ«m tĂ« Standardeve (IBAR) mbi kapitujt kryesorĂ« themelorĂ« – 23 (GjyqĂ«sori dhe tĂ« Drejtat Themelore) dhe 24 (DrejtĂ«sia, Liria dhe Siguria).

Ky hap do të hapte rrugën për mbylljen e kapitujve të parë të negociatave. Ky do të jetë gjithashtu testi i parë i aftësisë së qeverisë Rama për të përmbushur standarde të shumta dhe për të filluar zbatimin e reformave sektoriale.

Emrat/ Përplasën për vdekje një 80-vjeçar dhe u larguan, arrestohen dy shqiptarët në Britani

Dy shqiptarë në Britaninë e Madhe janë arrestuar pas përplasjes me makinë të një këmbësor rreth të 80-ave që humbi jetën pas ngjarjes.

Ngjarja ndodhi në autostradën A289 Gads Hill në Gillingham, Kent, pak pas orës 12:00 të hënën. Pensionisti u gjet i shtrirë në tokë në Grange Road dhe u shpall i vdekur në vendngjarje.

Albert Matraxhiu, 28 vjeç, nga Edgware në veri të Londrës, akuzohet për vrasje, ndërsa Erald Paci, 29 vjeç, nga Chatham në Kent, akuzohet për prishje të provave. Të dy, të cilët janë shtetas shqiptarë, do të paraqiten në gjykatë të premten.

Policia e Kentit kishte nisur kërkimin e tyre pas publikimit të imazheve nga kamerat e sigurisë, që tregonin dy persona duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

Reshje shiu dhe bore në Qarkun e Kukësit, ulje e ndjeshme e temperaturave

I gjithë territori i Qarkut Kukës është përfshirë nga reshje shiu me intensitet të ulët në zonat e ulëta, ndërsa në zonat malore mbi 700 metra mbi nivelin e detit janë shënuar reshje bore. Rënia e borës ka sjellë edhe ulje të ndjeshme të temperaturave, veçanërisht në zonat e larta malore.

Autoritetet raportojnë se situata paraqitet nën kontroll dhe po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme. Nga bashkitë Kukës, Has dhe Tropojë nuk ka raportime për problematika apo situata emergjente.

Sa i përket furnizimit me energji elektrike, i gjithë Qarku Kukës furnizohet normalisht, me përjashtim të Njësive Administrative Margegaj dhe Lekbibaj, si dhe fshatit Berishë në Njësinë Administrative Bytyç, Bashkia Tropojë. Drejtuesit e mjeteve këshillohen të lëvizin me kujdes të shtuar, veçanërisht gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, për shkak të temperaturave të ulëta që po mbizotërojnë në verilindje të vendit.

Rama jep lajmin: Lura magjike do mund të vizitohet me rrugën e re turistike

Lura është një pikat turistike më të bukura në vend, por që prej kohësh ishte lënë në harresë, për shkak të mungesës së infrastrukturës së nevojshme.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në 2 janar 2025, pamje në rrjetet sociale, ku shihet se po bëhen punime për në rrugën turistike, që të dërgon në Lurë. Rama shprehet se Lura magjike do të jetë së shpejti e arritshme, pasi po bëhet rruga turistike, që të dërgon në këtë destinacion.

Kreu i qeverisë thotë se është hedhur shtresa e parë e asfaltit në segmentin Peshkopi-Lurë dhe se po vazhdon puna mbi segmentin Lurë-Rrëshen.

“SĂ« shpejti edhe Lura magjike do tĂ« jetĂ« e arritshme pĂ«rmes rrugĂ«s sĂ« re turistike, ku Ă«shtĂ« hedhur shtresa e parĂ« e asfaltit mbi segmentin Peshkopi – LurĂ« dhe po vazhdon puna mbi segmentin LurĂ«- RrĂ«shen”, shkruan Rama.

Tragjedisë në Zvicër nuk i shpëton as futbollisti francez, dërgohet me plagë të rënda në spital

Tragjedia në një bar të një resorti luksoz në Alpet e Zvicrës ka prekur vendin, por jo vetëm. Viktimat janë të moshave të reja, madje disa edhe adoleshentë, duke e bërë situatën tepër dramatike.

Në mesin e të plagosurve është edhe futbollisti francez i Metz, 19-vjeçari Tahirys Dos Santos. Ai është transportuar me helikopter në një spital në Gjermani për trajtim mjekësor, pas djegieve të rënda që pësoi gjatë zjarrit në bar.

Klubi i tij, FC Metz, i cili ndodhet në veri-lindje të Francës, konfirmoi se Dos Santos u plagos rëndë dhe është duke marrë kujdes të specializuar në spital. Sipas klubit, situata e tij është kritike, por nuk dihet nëse rrezikon jetën, ndërsa klubi premton të ofrojë përditësime për gjendjen e tij, nëse do të ketë ndryshime të rëndësishme.

Ngjarja ka tronditur komunitetin sportiv francez dhe fansat e klubit, ndërsa autoritetet po hetojnë shkaqet e zjarrit dhe sigurinë në lokal.

FC Metz ka shprehur mbështetjen e plotë për familjen dhe futbollistin, duke e cilësuar këtë incident si një tragjedi që prek të gjithë klubin.

Nga zjarri në një bar në Alpet e Zvicrës, 47 persona kanë vdekur dhe mbi 100 të tjerë janë plagosur. Shumica e viktimave janë në moshë të re.7

Ngricat dhe shirat/ Tri aksidente në Rrugën e Kombit, përfshihen 15 automjete, lëndohen 6 persona

Si pasojë e reshjeve të shiut të shoqëruara me ngrica, në Rrugën e Kombit janë krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, janë regjistruar tre aksidente rrugore, ku janë përfshirë rreth 15 automjete, mes tyre një mikrobus dhe një autoambulancë e koncesionarit.

Si pasojë e aksidenteve, janë dëmtuar gjashtë persona, të cilët kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në spitalin e Rrëshenit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, në terren kanë ndërhyrë shërbimet e Policisë Rrugore dhe punonjësit e kompanisë së mirëmbajtjes, të cilët po hedhin kripë në segmentet problematike për të normalizuar qarkullimin. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të lëvizin me kujdes, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të përshtatin shpejtësinë me kushtet e motit.

Mungesa e gjatë e reshjeve, Liqeni i Fierzës shënon sërish rënie

Edhe pse ndodhemi në stinën e dimrit, kur reshjet e shiut dhe borës pritet të jenë të pranishme, prej disa javësh ato mungojnë pothuajse tërësisht në qarkun e Kukësit. Kjo situatë ka ndikuar drejtpërdrejt në uljen e nivelit të liqenit të Fierzës, i cili shërben si bazeni më i madh ujëmbledhës në vend.

Pavarësisht se temperaturat gjatë kësaj periudhe kanë qenë të ulëta, në disa raste edhe nën zero gradë Celsius, reshjet kanë qenë minimale ose të papërfillshme. Si pasojë, niveli i liqenit ka shënuar rënie të ndjeshme.

Në krahasim me ditët e para të muajit dhjetor, kur niveli i liqenit të Fierzës ishte 281.85 metra, aktualisht ai ka zbritur në kuotën 278.73 metra, duke shënuar një rënie prej rreth 3 metrash.

Për të ruajtur rezervat ujore dhe për të garantuar prodhimin e energjisë elektrike, HEC-i i Fierzës po operon me turbina të alternuara, në mënyrë që të menaxhohet me kujdes sasia e ujit të akumuluar.

Fluks i shtuar në Muriqan, emigrantët rikthehen drejt vendeve të punës, punohet me 4 sportele

Në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit në fillim të muajit janar, është shënuar fluks lëvizjesh në dalje. Emigrantët shqiptarë, pas festave të fundvitit, po rikthehen drejt vendeve ku jetojnë dhe punojnë, duke krijuar radhë të shtuara, por të përballueshme.

Për të menaxhuar situatën dhe për të shmangur vonesat, autoritetet kufitare po punojnë me 4 sportele në total, ku 3 sportele janë të dedikuara për dalje dhe 1 sportel për hyrje.

Sipas të dhënave zyrtare nga Pika e Kalimit Kufitar Muriqan, në 24 orët e fundit kanë hyrë 1926 shtetas ndërsa kanë dalë 3392 shtetas, duke e çuar numrin total të lëvizjeve në 5318 persona. Ndërkohë kanë hyrë 717 mjete dhe kanë dalë 1205, me një total prej 1922 mjetesh.

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 3 Janar 2026

Dashi

Planetët do ju përkëdhelin mjaft gjate kësaj dite dhe do ju bëjnë te ndiheni me se miri. Do e shprehni pa dorashka dashurinë qe ndjeni për njeri-tjetrin. Beqaret do ndihen gati te fillojnë histori dashurie edhe pse personat nuk do ua mbushin 100% mendjen. Për financat do jete një dite goxha e favorshme. Mund te kryeni disa investime me tepër nëse dëshironi.

Demi

AsgjĂ« e veçante nuk do ndodhe gjate kĂ«saj dite ne jetĂ«n tuaj sentimentale. Merrini gjerat si t’iu vijnĂ« dhe atĂ« çfarĂ« do ju thotĂ« zemra. Beqaret do kenĂ« veçse disa takime interesante, asgjĂ« me shume sesa aq. Duhet ende edhe pak durim. Ne planin financiar mos kĂ«rkoni te pasuroheni menjĂ«herĂ« sepse nuk do ja dilni dot. Sakrificat mund t’iu dĂ«mtojnĂ«.

Binjaket

Ka rrezik qe gjerat te mos shkojnë ashtu si ju i keni ëndërruar sot ne jetën tuaj sentimentale. Nuk do ketë momente pasionante sepse partneri do jete si stresuar për një çështje pune. Beqaret gjithashtu duhet te presin edhe pak për dashurinë e madhe. Nëse kryeni shpenzime te tejskajshme financat do dobësohen tej mase. Ruajeni gjithë kohës maturinë.

Gaforrja

Jeta juaj ne çift nuk do shkoje ashtu si ju e kishit menduar gjate kësaj dite. Ndonjëherë atmosfera mund te behet mbytëse. Beqaret duhet te tregohen sa me te hapur dhe te pranojnë ftesat qe do ju bëhen. Se çfarë do bëjnë me pas e kane vete ne dore. Për financat duhet te merreni me seriozisht. Me pak maturi dhe kujdes gjendja do filloje te përmirësohet.

Luani

Do e dashuroni plot pasion personin qe keni ne krah gjate kĂ«saj dite dhe atmosfera do behet elektrizuese. Zemra do rrahe edhe me fort. Beqaret do kalojnĂ« njĂ« dite pozitive edhe pse dashurinĂ« ende nuk do e gjejnĂ«. MiqtĂ« nuk do i lĂ«nĂ« asnjĂ« çast te mĂ«rziten. Ne planin financiar do keni goxha vĂ«shtirĂ«si dhe probleme. Duhet shume kujdes pĂ«r t’ia dale mbanĂ«.

Virgjeresha

Do merren vendime te mëdha gjate kësaj dite ne jetën tuaj sentimentale. Do diskutoni gjere e gjate me personin qe dashuroni dhe do bini ne një mendje. Klima yjore do jete e turbullt për ata qe janë vetëm. As sot nuk pritet te mbërrijë princi i kaltër. Financat do fillojnë dalëngadalë te përmirësohen. Do ndiheni me mire kur te kryeni ndonjë shpenzim.

Peshorja

Do kërkoni qe gjithçka te behet si doni ju gjate kësaj dite, prandaj mund te kini disa mosmarrëveshje me partnerin. Mundohuni te tregoheni sa me realiste dhe te bëni lëshime. Beqaret do mahniten nga je person dhe nuk do mendohen dy here për te filluar një lidhje. Ne fakt ky do jete një gabim. Financat do jene me te ekuilibruara se disa dite me pare.

Akrepi

Mos përfitoni nga fakti qe partneri ka shume besim tek ju për te bere gjera qe ai ne fakt nuk i dëshiron. Mund ta ktheni situatën përmbys dhe do keni probleme. Për beqaret do ketë goxha surpriza, kështu qe duhet te bëhen gati. Gjendja e te ardhurave nuk do jete aspak e mire. Nuk do i rezistoni dot tundimit për te shpenzuar pafund.

Shigjetari

Dite e qete dhe e qëndrueshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Harmonia, mirëqenia dhe flegrua do mbizotërojë ne jetën e tyre. Beqaret nuk duhet te dekurajohen nëse nuk ju pranohen ftesat, por duhet ta kërkojnë diku tjetër dashurinë. Financat do jene gjithë kohës te stabilizuara. Nuk do jete problem edhe po kryet ndonjë investim me tepër.

Bricjapi

Dita e sotme do jete shume e veçante për ata qe janë ne një lidhje. Do kuptoheni mjaft mire me atë qe keni ne krah dhe do i ndreqni edhe problemet e se shkuarës. Beqaret do ndihen mire me statusin qe kane dhe nuk do e kërkojnë princin e kaltër. Nëse tregoheni te arsyeshëm me financat, gjendja do jete mjaft e ekuilibruar.

Ujori

Priten shume vĂ«shtirĂ«si gjate kĂ«saj dite ne jetĂ«n tuaj sentimentale. Nuk do merreni vesh aspak me personin qe keni ne krah dhe kjo do sjelle debate te forta. Beqaret duhet te pĂ«rfitojnĂ« sa te mundin nga ftesat qe do ju bĂ«hen, jo t’i neglizhojnĂ« ato. Financat do jene ne gjendje te qĂ«ndrueshme, por nuk duhet te kryeni çmenduri me shpenzimet.

Peshqit

Marsi nuk do krijoje me probleme gjate kĂ«saj dite ne jetĂ«n tuaj sentimentale, kĂ«shtu qe mund te dashuroheni ashtu si ta ndjeni. Beqaret me mire te mos bĂ«jnĂ« plane ne mĂ«nyrĂ« qe te mos zhgĂ«njehen me vone. Pritet te ketĂ« disa takime te rĂ«ndĂ«sishme gjithsesi. Ne planin financiar nuk duhet te nxitoheni pĂ«r asgjĂ«. VetĂ«m ndihme e specialisteve mund t’iu shpĂ«tojĂ«.

❌