Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Djali lindi me refluks të gradës së tretë”, Olta Boka ndan episodin sfidues

Rreth një vit më parë, Olta Boka u bë nënë për herë të dytë dhe në familjen e saj u shtua djali, Brel. Tashmë Gaia është pesë vjeçe dhe këngëtarja u është përkushtuar plotësisht të dyve për të qenë pranë tyre në vitet e para të fëmijërisë. Në bisedën me “Rudinën” në Tv Klan, ku gjendet krah babait, Reshitit dhe vëllait, Stivit, Olta thotë se po e shijon shumë këtë periudhë me dy fëmijët.

Ajo vëren ndryshime mes tyre në karakter, por edhe në rritje. Me Brelin ka përjetuar edhe një episod shëndetësor pak sfidues, por tani e sheh me mirënjohje për të vlerësuar edhe kënaqësitë e përditshmërisë.

Olta Boka: Mendoj që është një nga periudhat më të mira që unë po shijoj. Kam marrë shumë me vete dhe nuk kam pasur pishmane kur jam bërë mama, si me Gaiën, ashtu edhe me Brelin, por mbi të gjitha faleminderit Zotit që kam mundësi të bëj atë lloj mëmësie për të qenë e pranishme, për të qenë prezente për ta, të paktën minimalisht që unë i mendoj si gur themeli shumë të rëndësishme për fëmijërinë dhe jam duke e shijuar si Gaian, si Brelin.

Rudina Magjistari: Si ka qenë nëse do t’i krahasoje të dy? Si duket djali?

Olta Boka: Në të dy aspektet, si dielli me hënën. Ndoshta edhe mungesa e eksperiencës bënte që t’i shihja ndryshe gjërat me Gaiën, por me një sy të ftohtë karakterialisht janë shumë të ndryshëm, nevojat i kanë komplet të ndryshme, vajza është më emocionale, djali më i pavarur, por nga ana tjetër mendoj që do të kisha vetëm eksperiencën dhe mos të vinin ato dy-tre shqetësime të vogla në fillim të vitit të parë që pata me Brelin, do të kishte qenë shumë vaj, por them që Zoti t’i jep shkallët ngadalë-ngadalë për t’u përforcuar që ti të mundesh të kalosh edhe sfida të tjera.

Rudina Magjistari: Po, por mendoj që imuniteti është gjithmonë delikat në vitin e parë.

Olta Boka: Po, por Breli lindi me refluks të gradës së tretë dhe muajt e parë m’u përkeqësuan në aspektin edhe fizik sepse nuk e ushqeja dot, nuk e ndërroja dot, për të fjetur ishte shumë e vështirë, unë e shtrija mbi trupin tim, në kraharor dhe flija vetëm në një krevat me jastëkë në të dyja anët sepse kisha frikë se mos më binte. Ishte një periudhë paksa sfiduese se gjërat harrohen, por janë ca gjëra të vogla që të thonë kujdes, mos i merr të mirëqena gjërat që ti i gëzon mjaftueshëm në përditshmërinë tënde.

The post “Djali lindi me refluks të gradës së tretë”, Olta Boka ndan episodin sfidues appeared first on Albeu.com.

FOTO PA R*ÇIPETA/ Dua Lipa dhe Calum Turner vazhdojnë pushimet, foto të reja të çiftit nga Meksika

Dua Lipa dhe Callum Turner po vazhdojnë pushimet e tyre në Meksikë , duke marrë një pushim nga angazhimet e tyre profesionale.

Këngëtarja e famshme dhe partneri i saj u kapën duke pushuar në një plazh në Meksikë, pasi përfunduan turneun e saj “Radical Optimism”.

Lipa u shfaq me bikini, ndërsa aktori u pa me rroba banje të zeza dhe bluzë të bardhë.

Të dy po bënin banjo dielli, me këngëtaren që në një moment u pa pa reçipeta, ndërsa në një moment tjetër u kapën duke u përqafuar dhe duke biseduar.

The post FOTO PA R*ÇIPETA/ Dua Lipa dhe Calum Turner vazhdojnë pushimet, foto të reja të çiftit nga Meksika appeared first on Albeu.com.

Disa fakte që nuk i dini mbi bakllavanë

Dhjetorin mund ta quajmë pa frikë muajin e festave dhe gëzimeve familjare. Çdo vit nëpër shtëpitë tona vendosen zbukurimet dhe nis diskutimi i recetave që do të përgatiten gjatë darkës së ndërrimit të viteve.

Ajo që nuk mungon asnjëherë është pikërisht bakllavaja e shijshme plot sherbet dhe arra. Kjo ëmbëlsirë ka me qindra vite që i përket traditës së kulinarisë të vendit tonë, por pavarësisht se jemi bërë ekspert në përgatitjen dhe shijimin e saj, ka disa fakte që nuk i kemi dëgjuar mëparë.

Origjina e Bakllavasë

A e dinit se bakllavaja është paraardhësja e strudelit të shijshëm me mollë dhe arra. Të dyja këto delikatesa janë krijuar nga ëmbëltoret turke duke përdorur petët krokante, shtresat e mbushura me arra të thërrmuara dhe shurupi i plotë.

Petët e famshme të holla

Ata që e kanë përgatitur këtë ëmbëlsirë e dinë rëndësinë e trashësisë së petës. Një këshillë që dëgjon sa herë diskutohen petët është se duhet të jenë aq transparente sat të lexohet gazeta përmes saj.

Për këtë fakt kanë meritë gjyshet greke pasi i hapnin ‘të holla sa një gjethe’. Nga vetë kuptimi i fjalës së petëve në greqishten e vjetër, “gjethe”, vjen dhe kjo traditë që vazhdon të ndiqet në shumë vende.

Festa e Bakllavasë

Në shumë vende të Ballkanit Perëndimor dhe Lindjes së Mesme në 17 Nëntor festohet dita e kësaj ëmbëlsire.

Çdo qytet organizon një panair ku pjesmarrësit konkurojnë për shijen më të mirë të baklalvasë duke përgatitur recetën e trashëguar nga familja.

Emri i Bakllavasë

Edhe pse në shumë dokumenta historikë emri i kësaj ëmbëlsire mendohet të jetë nga turqishtja, por, a të dhëna që tregojnë për një origjinë mongole.

Fjala ‘baklava’ vjen nga fjala mongole ‘të mbështjellësh” e cila lidhet me procesin e vjetër të përgatitjes së kësaj delikatese.

Forma e prerjes së Bakllavasë

Siç e dimë edhe prerja e kësaj ëmbëlsire është një tjetër mjeshtëri. Të dhënat tregojnë se forma e saj si një yll apo lule me rombe vjen nga Libani.

Foto të recetave të vjetra të bakllavasë nga ky shtet tregojnë qartë prerjen me formën e diamntit, të cilat u përdorën edhe nga pastiçeritë turke.

Varietetet e bakllavasë në qytete

Në Greqi, bakllavaja supozohet të përgatitet me 33 petë, pasi i referohen viteve të jetës së Krishtit, ndaj dhe përgatitet për Krishtlindje.

Në Ballkan, ndryshe nga vendet e tjera, bakllavaja përgatitet me arra dhe sherbet me sheqer. Gjithashtu në po këto vende kjo ëmbëlsirë përgatitet edhe për festën e Ramazanit.

Ndërkohë në Izrael, ëmbëlsira klasike merr një formë tjetër pasi përgatitet me fistikë, lajthi, bajame, gjalpë të sheqerosur, kanellë dhe shurup i kombinuar me lëkurë portokalli apo limoni.

The post Disa fakte që nuk i dini mbi bakllavanë appeared first on Albeu.com.

Diddy kërkon lirimin e menjëhershëm nga burgu

Sean “Diddy” Combs ka paraqitur një apel të ri ligjor, përmes të cilit kërkon lirimin e menjëhershëm nga burgu, duke sfiduar drejtpërdrejt dënimin e tij federal. Avokatët e artistit argumentojnë se gjyqtari ka tejkaluar kompetencat e tij, duke marrë në konsideratë akuza për të cilat Combs ishte shpallur i pafajshëm nga juria.

Sipas dokumenteve të dorëzuara në gjykatë, ekipi ligjor i Diddy-t pretendon se gjyqtari ka vepruar si një “jurist i trembëdhjetë”, duke ndikuar në mënyrë të padrejtë në vendimin për masën e dënimit. Ata theksojnë se gjatë shpalljes së dënimit janë përfshirë pretendime të lidhura me akuza të rënda, nga të cilat artisti ishte liruar plotësisht gjatë procesit gjyqësor.

Avokatët e Combs e cilësojnë dënimin si “tepër të ashpër” dhe “drakonian”, duke theksuar se ai nuk pasqyron realisht verdiktin e jurisë. Sipas tyre, mbështetja në akuza të rrëzuara ka çuar në një ndëshkim disproporcional dhe në shkelje të parimeve bazë të drejtësisë.

Në apel, mbrojtja kërkon ose rrëzimin e plotë të dënimit aktual, ose në minimum zhvillimin e një seance të re për rivlerësimin e masës së dënimit. Po ashtu, kërkohet që Combs të lirohet menjëherë nga burgu deri në përfundimin e procesit të apelimit.

Ndërsa autoritetet federale nuk kanë reaguar ende publikisht për këtë kërkesë të fundit, çështja pritet të tërheqë vëmendje të madhe mediatike, duke qenë se bëhet fjalë për një nga figurat më të njohura të industrisë muzikore amerikane.

Vendimi i gjykatës për këtë apel mund të shënojë një kthesë të rëndësishme në një nga rastet më të diskutuara ligjore që përfshin botën e showbiz-it në vitet e fundit.

The post Diddy kërkon lirimin e menjëhershëm nga burgu appeared first on Albeu.com.

Në prag të zgjedhjeve, Serbia hap konkurs për 300 vende pune në institucionet paralele në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë e Serbisë ka shpallur sot konkurs për 300 vende të reja pune në institucionet shëndetësore paralele serbe që veprojnë në Kosovë.

Në njoftimin e publikuar përmes Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, thuhet se konkursi ka të bëjë me “300 vende të reja pune në institucionet shëndetësore serbe në Kosovë”.

Po ashtu, Ministria ka bërë të ditur se është në proces edhe një konkurs tjetër për 50 vende pune, i cili është hapur më 22 dhjetor të këtij viti, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vendeve të reja të punës në 350.

Sipas autoriteteve serbe, këto punësime synojnë forcimin e sistemit shëndetësor serb në Kosovë.

Në njoftim theksohet se “punësimet e reja do të përmirësojnë nivelin e kujdesit shëndetësor në komunitetet serbe në Kosovë”.

Gjithashtu, bëhet e ditur se në gjysmën e dytë të muajit janar pritet të punësohen edhe 700 persona, personel mjekësor dhe jomjekësor, në bazë të një konkursi të zhvilluar më herët.

Në njoftim përmendet se gjatë tri viteve të fundit janë punësuar mbi 1.500 persona në sektorin e shëndetësisë në Kosovë, duke u theksuar nevoja për punësim shtesë dhe modernizim të shërbimeve shëndetësore.

Autoritetet serbe kanë bërë deklarata të ngjashme edhe më herët, përfshirë edhe paralajmërimet e presidentit Aleksandar Vuçiq për punësime të reja në prag të zgjedhjeve lokale të muajit tetor.

The post Në prag të zgjedhjeve, Serbia hap konkurs për 300 vende pune në institucionet paralele në Kosovë appeared first on Albeu.com.

Prej vitesh në një lidhje/ Angelo flet për ndarjen nga Neada Muçaj: Kam humbur besimin në dashuri

Angelo Haruni, tashmë zyrtarisht banor i Big Brother VIP Albania 5, ka zgjuar interes të madh që në ditët e para të qëndrimit të tij në shtëpi, jo vetëm për mënyrën e lojës, por edhe për të kaluarën e tij sentimentale.

Prej disa vitesh, Angelo ka qenë në një lidhje me ish-moderatoren e emisionit “Wake Up”, Neada Muçaj. Edhe pse romanca e tyre nuk u bë kurrë publike në detaje, ajo ka qarkulluar prej kohësh në ambientet mediatike.

Emri i Neadës është përfolur më herët edhe në lidhje me këtë edicion të Big Brother VIP, ndërsa burime pranë formatit bëjnë me dije se ajo pritet t’i bashkohet shtëpisë në muajin janar.

Pa përmendur drejtpërdrejt emra, Angelo ka lënë të kuptohet se përjetimet e së kaluarës kanë ndikuar ndjeshëm në mënyrën se si ai e percepton sot dashurinë.

Gjatë ditëve të para në shtëpi, ai ka folur hapur për zhgënjimet emocionale që ka përjetuar:

“Kam humbur besimin në dashuri për momentin. Mendoja se ishte normale të mos ziheshe në një marrëdhënie, por më është thënë se zënkat janë të zakonshme. Ka dallim mes mosmarrëveshjeve të vogla dhe zënkave të vërteta”, u shpreh ai.

Nëse hyrja e Neada Muçajt në BBV do të konfirmohet, publiku mund të jetë dëshmitar i një përballjeje të papritur mes dy ish-partnerëve, të cilët do të detyrohen të bashkëjetojnë 24 orë nën të njëjtën çati – një situatë që pritet të sjellë emocione dhe tensione të forta në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

The post Prej vitesh në një lidhje/ Angelo flet për ndarjen nga Neada Muçaj: Kam humbur besimin në dashuri appeared first on Albeu.com.

Einxhel Shkira “i fshiu” nga Instagrami, Granciano Tagani e thumbon publikisht: “Mirënjohja është…”

Së fundmi, rrjetet sociale kanë nxitur shumë pikëpyetje rreth marrëdhënies mes Einxhel Shkirës, Argjira Spancës, Graciano Taganit dhe Fjoralba Ponarit.

Moderatorja e njohur ka hequr nga Instagrami tre miqtë e saj, një veprim që nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit, sidomos duke pasur parasysh faktin se katërshja për një kohë të gjatë është perceptuar si e pandashme.

Ata janë parë shpesh bashkë si në ekran ashtu edhe jashtë tij, duke krijuar idenë e një miqësie të fortë dhe të qëndrueshme.

Megjithatë, pas këtij veprimi të Einxhelit, nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur realisht mes tyre. Asnjë prej personazheve të përfshirë nuk ka bërë një reagim të drejtpërdrejtë apo sqarues, duke lënë hapësirë për spekulime dhe interpretime nga publiku.

Ndryshimi në ndjekjet në Instagram ka mjaftuar për të ndezur diskutime, duke qenë se rrjetet sociale shpesh shihen si pasqyrë e marrëdhënieve personale.

Pak orë pas kësaj lëvizjeje, ka ardhur edhe një reagim i tërthortë nga Graciano Tagani.

Në një postim në InstaStory, ai ka zgjedhur të shprehë një mesazh që është interpretuar gjerësisht si përgjigje ndaj situatës.

“Mirënjohja është virtyti më i mirë i çdo personi! Kjo është motoja ime”, ka shkruar ai, pa përmendur emra apo detaje konkrete.

Deri tani, Argjira Spanca dhe Fjoralba Ponari nuk kanë reaguar publikisht, ndërsa Einxhel Shkira ka zgjedhur të heshtë për këtë çështje.

Mbetet për t’u parë nëse kjo është thjesht një distancim virtual apo shenja e një krisjeje reale në një miqësi që për publikun dukej e pathyeshme.

The post Einxhel Shkira “i fshiu” nga Instagrami, Granciano Tagani e thumbon publikisht: “Mirënjohja është…” appeared first on Albeu.com.

“Ishte shumë rëndë”, Shkurta tregon historinë se si është larguar nga Kosova gjatë luftës

Në një bisedë me Alba Pollozhanin dhe Labinot Rexhën, Shkurta Haxhiu, ka ndarë detaje nga periudha e luftës, duke përshkruar jetën e vështirë si refugjate.

“Ne kemi qenë në Maqedoni, aty ka pasur shumë refugjatë, ka qenë jeta shumë e rëndë, sa edhe për bukë ke hjek”, tha Haxhiu.

Ajo shpjegoi se kur ishin larguar nga Prishtina, nuk kishte pasur asnjë ide për çfarë po ndodhte.
“Kur jemi nisur, unë s’kam ditë asgjë çka po ndodh”, theksoi mes tjerash.

Por, kujton me gëzim momentin kur kishin arritur të gjenin ushqim dhe se si kishin arritur të largoheshin nga kampi ku kishin qëndruar.

“Ka pasur njerëz që kanë vdekur edhe për bukë. Ka pasur raste ka dy apo tri ditë kanë ngelur pa ngrënë dhe pa pirë”, shtoi në vazhdim.

Shkurta ka dhënë edhe detaje të tjera se si ka rrjedhur e gjithë ngjarja.

The post “Ishte shumë rëndë”, Shkurta tregon historinë se si është larguar nga Kosova gjatë luftës appeared first on Albeu.com.

Sot 3 vjet hyri në Big Brother VIP, Luiz Ejlli: Një derë që ndryshoi jetën time

Më 24 dhjetor, një datë me domethënie të veçantë për Luizin Ejlli, artisti hyri në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 2, një hap që do të shënonte një kthesë të madhe në jetën e tij personale dhe profesionale.

Ky format u bë jo vetëm një sfidë, por edhe një derë e re që i hapi rrugën një kapitulli të ri.

Gjatë rrugëtimit të tij në BBVIP 2, Luizi arriti të fitojë zemrat e publikut me sinqeritetin, forcën emocionale dhe historinë e tij jetësore, duke u shpallur fitues i formatit.

Brenda shtëpisë, ai njohu edhe Kiara Titon, me të cilën lindi një histori dashurie që vazhdon edhe sot.

Sot, Luizi dhe Kiara janë prindër të një vajze, Lunës, e cila sipas tij është drita që i ka mposhtur çdo dhimbje.

Në një postim emocional, ai ka reflektuar mbi humbjet, dashurinë, shpresën dhe mirënjohjen, duke ndarë me ndjekësit ndjesitë e kësaj date të veçantë për të.

Postimi i plotë i Luiz Ejllit:

“Sot është 24 dhjetor.Një natë me shumë peshë për zemrën time.

5 vite pa babin, mungesa e tij s’plaket kurrë.Në çdo ditë Krishtlindjesh më mungon zëri i tij.

3 vite me Kiaren, një takim që erdhi kur isha i thyer,dhe u bë shpëtim i heshtur.

Solli në jetë Lunen!Një dritë e vogël që mposht çdo dhimbje.Ti je arsyeja pse shpresa nuk shuhet.

Dhe hyrja ime në atë format!Një derë që ndryshoi jetën time,më rriti, më provoi, me rindërtoi.

Sonte kam lot, dashni, kujtime dhe falënderim.Nuk po festoj, po ndjej.

Gëzuar Krishtlindjet për ata që janë me nedhe për ata që jetojnë përgjithmonë në zemër”.

The post Sot 3 vjet hyri në Big Brother VIP, Luiz Ejlli: Një derë që ndryshoi jetën time appeared first on Albeu.com.

Numri një në botë, Distria Krasniqi flet për artin e të qëndruarit në majë

Xhudistja më e mirë e Kosovës, Distria Krasniqi, e mbyll vitin edhe një herë në majën e xhudos ndërkombëtare si numri një në botë. Me vendosmërinë e qetë të një atleteje që vazhdon të vendosë standarde të reja për veten, kampionia evropiane dhe finalistja botërore për seniorë në vitin 2025, Krasniqi, me nofkën “Disi”, reflekton mbi një sezon të formësuar nga qëndrueshmëria, durimi dhe një dashuri e qëndrueshme për garën.

E pyetur për të përmbledhur vitin e saj, Krasniqi është e qartë dhe e matur.

“Ky vit ka qenë një vit i shkëlqyer për mua. Në çdo garë që kam marrë pjesë, kam qenë në podium. Kam marrë medalje kudo, kështu që ka qenë shkëlqyeshëm”, ka thënë fillimisht Distria për faqen zyrtare të Federatës Evropiane të Xhudos.
“Të jem përsëri kampione evropiane për herë të tretë dhe gjithashtu për herë të parë në nivel seniorësh që jam në finalen e një Kampionati Botëror do të thotë shumë për mua”.

“Në shumë gara nuk pata performancën time më të mirë. Por në garat më të rëndësishme isha në formën time më të mirë”.

Qëndrueshmëria e ka ndjekur Krasniqin që nga suksesi i saj i hershëm si kampione bote për juniorë në vitin 2015. Për të, kjo vjen nga një vendim i vetëdijshëm për t’u rikthyer në normalitet pas çdo rezultati.

“Mendoj se jam shumë e qëndrueshme në punën e palodhur. Nuk ka rëndësi nëse fitoj medalje ari në Lojërat Olimpike apo Kampionatet Evropiane. Mundohem ta harroj dhe të filloj nga e para dhe të jap njëqind për qind në çdo garë”.

Kjo mendësi shpjegon edhe qasjen e saj ndaj kalendarit ndërkombëtar.

“Për mua, garat më të rëndësishme janë Kampionatet Evropiane, Kampionatet Botërore dhe sigurisht Lojërat Olimpike. Garat Grand Prix dhe Grand Slam janë një provë për të parë se ku po shkon puna ime”.

“Së bashku me trajnerin tim Driton Kuka, ne analizojmë ndeshjet e mia dhe ai gjithmonë gjen disa detaje për të parë se çfarë mund të përmirësojmë, në mënyrë që të jemi më të mirë në garat e mëdha”, përcjell Telegrafi.

Përshtatja në të gjitha kategoritë e peshave

Pak atletë kanë treguar përshtatshmërinë që Krasniqi ka demonstruar në dy kategori peshe. Gara në -48 kg dhe -52 kg kërkoi si evolucion fizik ashtu edhe teknik.

“Të zbrisja nga -48 kg ishte sfiduese. Xhudo është më e shpejtë dhe shumë e ndryshme. Në garat e mia të para nuk performova mirë dhe ishte e vështirë ta bindja veten të vazhdoja”.

“Punova shumë, ndryshova kapjet e duarve, u bëra më e shpejtë dhe e rregullova xhudon time”.

Kthimi në kategorinë më të lartë pas Lojërave Olimpike të Tokios solli një kurbë të re mësimi.

“E kuptova se nuk mund ta bëja të njëjtën xhudo kundër atletëve -52 kg. Më duhej të shtoja teknika dhe pozicione të reja kapjeje në mënyrë që të isha përsëri në krye”.

The post Numri një në botë, Distria Krasniqi flet për artin e të qëndruarit në majë appeared first on Albeu.com.

Përgatitjet për tryezën e Krishtlindjeve, çfarë duhet të kushtoni vëmendje gjatë blerjes së ushqimit…

Periudha e Krishtlindjeve lidhet tradicionalisht me tryeza familjare e shoqërore, dalje festive dhe vakte të bollshme.

Gjatë këtyre ditëve vihet re një rritje e konsumit të ushqimeve si mishi, shpendët dhe ëmbëlsirat, gjë që shpesh shoqërohet me më shumë raste të sëmundjeve të shkaktuara nga ushqimi, por edhe me humbje dhe shpërdorim të konsiderueshëm të produkteve ushqimore.

Për këtë arsye, nevojiten disa udhëzime dhe këshilla bazë, me qëllim që konsumatorët të shijojnë vakte të sigurta për veten, familjen dhe miqtë e tyre, të mbrohen nga praktikat mashtruese dhe të reduktojnë shpërdorimin e ushqimit.

Planifikojmë paraprakisht listën e produkteve që na nevojiten, për të shmangur blerjet impulsive.

Nëse përdorim çanta për blerje, sigurohemi të kemi disa të ndara, në mënyrë që ushqimet e pagatuara (p.sh. mishi) të vendosen veçmas nga produktet e gatshme për konsum (si sallatat), për të shmangur ndotjen e kryqëzuar mikrobike.

Blerjet i bëjmë vetëm në pika të kontrolluara tregtare dhe shmangim shitësit ambulantë pa leje.

I kushtojmë vëmendje kushteve të higjienës së personelit, pajisjeve dhe ambienteve të shitjes.

Kontrollojmë me kujdes etiketat e produkteve, veçanërisht datën e skadencës.

Ushqimet që kërkojnë ftohje ose ngrirje i blejmë në fund, për t’i futur sa më shpejt në frigorifer.

Kategori të veçanta ushqimesh

Mish viçi, derri, qengji/dashi dhe shpendësh

Mishi shitet i freskët ose i ngrirë, por kurrë jashtë kushteve të ftohjes.

Në pikat e shitjes duhet të ketë informacion të qartë për origjinën e mishit, i cili duhet të shënohet edhe në etiketën e fiskalizuar.

Gjelat e detit të paketuar duhet të kenë vulë identifikimi të thertores ose laboratorit të përpunimit dhe datë skadence të lexueshme.

Kufomat e kafshëve duhet të kenë vulë përshtatshmërie nga shërbimet veterinare.

Gjelat vendas të pa paketuar duhet të jenë të pastruar dhe pa pupla.

Gjuetia e egër ose e kultivuar që shitet e tërë duhet të ketë vulë përshtatshmërie.

Produktet e standardizuara duhet të kenë vulë identifikimi të vendit të origjinës dhe datë skadence. Duhet të jenë të pastruara nga të brendshmet.

Çdo vezë duhet të ketë kod prodhuesi të shënuar qartë në lëvozhgë.

Paketimet duhet të tregojnë qendrën e kontrollit, kategorinë e cilësisë, peshën dhe datën e përdorimit minimal.

Vezët ruhen në vend të freskët, me hije ose në frigorifer.

Nuk konsumojmë vezë të gjalla.

Nuk përdorim vezë me lëvozhgë të ndotur, të çarë ose jo normale.

Nuk konsumojmë vezë me njolla gjaku, me erë të keqe ose me të bardhë të turbullt.

Djathërat ruhen në frigorifer ose në vitrina të ftohta.

Djathërat e paketuar duhet të kenë vulë identifikimi dhe datë skadence.

Produktet me yndyrna bimore nuk janë produkte bulmeti dhe duhet të shiten veçmas prej tyre.

Ushqimet e pagatuara (mish, peshk) vendosen në raftet e poshtme të frigoriferit, ndërsa ushqimet e gatshme në raftet e sipërme, për të shmangur ndotjen.

Temperatura e frigoriferit nuk duhet të kalojë 5°C.

Mishi i ngrirë duhet të shkrihet plotësisht në frigorifer, i mbuluar dhe në enë të posaçme.

Nuk lajmë mishin (as gjelin e detit apo pulën), pasi përhap mikrobe në kuzhinë.

Respektojmë kohën dhe temperaturën e pjekjes. Për gjelin e detit rekomandohen:

45 minuta për kg për gjela nën 4,5 kg

35–40 minuta për kg për gjela mbi 4,5 kg

Pas gatimit – menaxhimi i mbetjeve

Mbetjet i mbulojmë dhe i fusim në frigorifer ose ngrirje brenda 2 orëve.

I ndajmë në porcione më të vogla për ruajtje më praktike.

Nuk i lëmë ushqimet e gatuara për shumë kohë në temperaturë ambienti.

Ushqimi i gatuar dhe i ngrirë mund të përdoret për vakte të reja.

Nëse gatuajmë për familjarë ose miq, i pyesim paraprakisht nëse kanë alergji ushqimore. Në rast shqetësimi apo reaksioni alergjik pas konsumit të një ushqimi, duhet kërkuar menjëherë ndihmë mjekësore.

Sipas të dhënave globale, alergjitë më të shpeshta lidhen me qumështin, vezët, peshkun dhe frutat e detit, arrat dhe kikirikët, sojën, farat dhe grurin.

Bashkimi Europian ka identifikuar 14 substanca kryesore alergjene, të cilat duhet të shënohen qartë në etiketat e ushqimeve të paketuara. Në ushqimet e papaketuara dhe në restorante, konsumatorët duhet të informohen nëpërmjet menusë, tabelave ose verbalisht, me dokumentacion përkatës.

The post Përgatitjet për tryezën e Krishtlindjeve, çfarë duhet të kushtoni vëmendje gjatë blerjes së ushqimit… appeared first on Albeu.com.

Përplasje mes Selin dhe Lornës: Je e shëmtuar në shpirt dhe në zemër

Një tjetër përplasje e fortë ka tensionuar atmosferën në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku Selin dhe Lorna janë përfshirë në një debat të ashpër që shumë shpejt ka kaluar nga replika ironike në ofendime të drejtpërdrejta personale.

Gjithçka nisi gjatë një bisede që u përshkallëzua, kur Selin akuzoi Lornën për qëndrime që, sipas saj, nuk ishin të sinqerta. Tonet u ngritën dhe debati mori një kthesë më të rëndë në momentin kur Selin iu drejtua Lornës me fjalët se ajo është “e shëmtuar në zemër dhe në shpirt”, duke theksuar se nuk e kishte fjalën për pamjen fizike.

Këto deklarata nuk u pritën aspak mirë nga Lorna, e cila reagoi menjëherë, duke e konsideruar këtë gjuhë si ofendim të papranueshëm. Ajo i kërkoi Selinit të kontrollonte fjalët dhe të mos kalonte kufijtë e respektit, ndërsa tensioni mes tyre vazhdoi të rritej.

Pjesë nga debati:
Selin: “Ti nuk je xheloze, ok?!” (duke imituar)
Lorna: “Patjetër, ndaj më imiton ti mua.”
Selin: “Unë të imitoj sepse duhet të dalësh para pasqyrës se sa e shëmtuar je.”
Lorna: “Patjetër.”
Selin: “Jo si fizik, por në shpirt. Mendoj se disa njerëz e kanë mision të jenë të këqij dhe ti je një ndër to.”
Lorna: “Çfarë ke thënë? Kontrollo çfarë po thua.”
Selin: “Je e shëmtuar në shpirt, në zemër. Dil para pasqyrës dhe shiko sa e shëmtuar je.”
Lorna: “Selin, ike!”
Selin: “Të iki unë nga ty? Është kulmi.”
Lorna: “Të kalosh në ofendim…”
Selin: “Je e shëmtuar në shpirt, ta them sërish.”

The post Përplasje mes Selin dhe Lornës: Je e shëmtuar në shpirt dhe në zemër appeared first on Albeu.com.

Rritet fuqia e pasaportës kosovare sipas Indeksit Henley – udhëtime pa viza në 81 vende

Kosova ka shënuar përparim në Indeksin e Pasaportave Henley, një renditje ndërkombëtare që mat fuqinë e pasaportave, duke u renditur tani në vendin e 62-të globalisht.

Sipas këtij indeksi, qytetarët kosovarë mund të udhëtojnë pa vizë në 81 vende të botës, shkruan Telegrafi.

Ky është një përmirësim krahasuar me vitin 2024, kur pasaporta kosovare ishte në vendin e 68-të, derisa matjet e fundit janë kryer më 10 dhjetor.
Rritja reflekton përpjekjet diplomatike të Kosovës dhe avancimin e marrëdhënieve ndërkombëtare që lehtësojnë lëvizshmërinë e qytetarëve.

Në rajon, Kroacia vazhdon të mbetet lider, duke zënë vendin e shtatë me 184 vende të aksesueshme pa vizë, në të njëjtin nivel me vende si Mbretëria e Bashkuar, Australia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.


Singapori vazhdon të kryesojë listën me 193 vende, duke ruajtur pozitën e tij si pasaporta më e fuqishme në botë, falë lidhjeve të forta diplomatike dhe fuqisë ekonomike.

Ky përparim i pasaportës kosovare konsiderohet një lajm i mirë për qytetarët, duke i mundësuar udhëtime më të lehta dhe zhvillim të mundësive të reja për biznes, arsim dhe turizëm.

The post Rritet fuqia e pasaportës kosovare sipas Indeksit Henley – udhëtime pa viza në 81 vende appeared first on Albeu.com.

Për herë të parë në historinë e “BBA” bëhet pjesë e kastit një banor i verbër!

Në spektaklin e sotëm të “Big Brother VIP Albania 5”, një moment i papritur ka shokuar dhe prekur publikun, duke e bërë këtë edicion të formatit të njohur një nga më të veçantët në historinë e tij. Edhe pse të shtunën u njoftua se Miri nga West Side Family ishte banori i parë që hyri në shtëpi, një tjetër pjesëmarrës, shumë më i veçantë, ishte aty përpara tij.

Në një zbulim emocionues, Ledion Liço tregoi se Stenaldo, një djalë i verbër, kishte hyrë në shtëpi ditë përpara nisjes zyrtare të shfaqjes. Ai është banori i parë me aftësi të kufizuara që merr pjesë në këtë format VIP në Shqipëri, duke hapur një kapitull të ri për përfshirjen dhe diversitetin në media.
Hyrja e tij e hershme ishte e domosdoshme për të mësuar përmendësh ambientin dhe strukturën e shtëpisë, për të mundësuar lëvizjen e tij të pavarur. Ky detaj është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një shoqërie më të ndjeshme dhe më të hapur ndaj individëve me aftësi të kufizuara.

Sonte, Stenaldo u bashkua zyrtarisht me banorët e tjerë, duke sjellë një mesazh të fortë të gjithëpërfshirjes dhe forcës. Ky moment i jashtëzakonshëm i ka dhënë këtij edicioni një ngjyrim të veçantë dhe një hap të madh drejt normalizimit të diversitetit në ekranin shqiptar.

Ky është një hap përpara jo vetëm për “Big Brother VIP Albania”, por edhe për televizionin shqiptar, që po tregon se formati i njohur mund të jetë një platformë për t’u bërë më i hapur dhe më i pranueshëm për të gjithë.

The post Për herë të parë në historinë e “BBA” bëhet pjesë e kastit një banor i verbër! appeared first on Albeu.com.

“Farë e fëlliqur”, Fjolla Morina shpërthen ndaj banorëve në BBVK

Banorja e Big Brother VIP 5, Fjolla Morina, u bë sërish protagonistja e një momenti emocional dhe të tensionuar brenda shtëpisë.

Gjatë një debati me konkurrentët, Fjolla u shpreh me tone të larta dhe të nervozuara, duke kritikuar ashpër sjelljen e banorëve të tjerë.

“Asnjëri nuk janë në gjendje me u ul, me i dhënë pozitivitet njëri-tjetrit, me i dhënë kurajo, me i dhënë dinjitet, forcë, çka jeni ju bre, çka jeni ju. Farë e fëlliqur”, tha ajo.
Pas këtij shpërthimi, ajo u tërhoq në dhomën e gjumit, ku u pa qartë duke qarë dhe duke përjetuar emocione të forta.

Kjo situatë ka nxitur reagime të shumta brenda shtëpisë, duke e bërë Fjollën sërish një nga figurat më të përfolura të këtij edicioni.
Ky është vetëm një nga episodet e shumta ku Fjolla ka treguar shpërthime emocionale dhe tensione të forta, duke bërë që publiku të ndjekë me interes çdo lëvizje të saj brenda Big Brother VIP 5.

E njëjta ka pasur disa raste ku është përfshirë në debate me të tjerët, marrë parasysh stilin e saj të drejtpërdrejtë.

The post “Farë e fëlliqur”, Fjolla Morina shpërthen ndaj banorëve në BBVK appeared first on Albeu.com.

Arrestohet sërish aktivistja Greta Thunberg, ja çfarë ndodhi në Londër

Policia britanike ka arrestuar aktivisten suedeze Greta Thunberg në Londër, gjatë një proteste pro-palestineze që u zhvillua në qendër të kryeqytetit britanik. Arrestimi është kryer në bazë të ligjeve kundër terrorizmit, pasi Thunberg mbante një pankartë që, sipas autoriteteve, shprehte mbështetje për grupin “Palestine Action”, i cili është shpallur organizatë terroriste nga qeveria britanike.

Sipas policisë, pankarta e mbajtur nga aktivistja përmbante mesazhe që lidhen drejtpërdrejt me këtë organizatë të ndaluar, çka ka bërë që ndërhyrja të konsiderohej e nevojshme për shkak të kuadrit ligjor në fuqi. Arrestimi i Thunberg ka ngjallur reagime të shumta, si nga mbështetësit e saj, ashtu edhe nga kritikët, duke rihapur debatin mbi kufijtë mes protestës, aktivizmit politik dhe ligjit.
Një zëdhënës i bashkisë së London konfirmoi se gjatë të njëjtit aksion policor u arrestuan edhe persona të tjerë. Dy prej tyre dyshohet se kanë hedhur bojë të kuqe mbi një ndërtesë, akt që autoritetet e konsiderojnë vandalizëm dhe shkelje të rendit publik. Pak kohë më vonë, në vendngjarje u arrestua edhe një grua 22-vjeçare, e cila, sipas policisë, kishte shfaqur një objekt në mbështetje të një organizate të ndaluar.

Në një deklaratë zyrtare, policia britanike theksoi se arrestimet janë kryer në përputhje të plotë me ligjin dhe se hetimet për rastin po vijojnë. “Çdo shprehje publike që perceptohet si mbështetje për organizata të shpallura terroriste trajtohet seriozisht dhe ndiqet penalisht”, thuhet në deklaratë.

Nga ana tjetër, organizata Mfend Our Juries reagoi duke deklaruar se ndërtesa e shënjestruar gjatë protestës përdorej nga një kompani sigurimi, e cila, sipas tyre, ofronte shërbime për degën britanike të kompanisë izraelite të mbrojtjes Elbit Systems. Ky fakt, sipas organizatës, ishte arsyeja pse protesta ishte drejtuar pikërisht ndaj asaj ndërtese.

Arrestimi i Greta Thunberg ka rikthyer sërish në qendër të vëmendjes rolin e saj jo vetëm si aktiviste për klimën, por edhe si figurë e zëshme në çështje politike dhe humanitare.

The post Arrestohet sërish aktivistja Greta Thunberg, ja çfarë ndodhi në Londër appeared first on Albeu.com.

Mentor Haziri kthehet sërish në shtëpinë e Big Brother

Këngëtari nga Ferizaj, Mentor Haziri, është rikthyer sërish në shtëpinë më të famshme në Kosovë.

Ai u largua nga Big Brother VIP vetëm një ditë pas nisjes së këtij spektakli, më 18 nëntor.

Kjo për shkak të disa arsyeve personale, që kishin të bënin me jetën e tij jashtë.

Rikthimi i tij është pritur mirë nga banorët, ku u pa duke u përqafuar me të gjithë.

Nuk dihet nëse artisti do t’i bashkohet sërish formatit apo ka hyrë vetëm për të zgjuar kureshtje.

Megjithatë, mbetet për t’u parë në vazhdim se si do të jetë ky rrugëtim i ri për të.

Së fundmi në shtëpi është kthyer edhe Toney, i cili u eliminua nga BBVK të premten.

The post Mentor Haziri kthehet sërish në shtëpinë e Big Brother appeared first on Albeu.com.

“Pise”, Fjolla reagon e revoltuar ndaj Albës

Një debat i ashpër ka shpërthyer mes Fjollës, Albës dhe Shkurtës, ku këngëtarja u ballafaqua me të dyja me nervozizëm të theksuar.

Ende nuk dihet se çfarë çoi në krisjen e këtij konflikti, por debati u zhvillua në disa ambiente të shtëpisë, përfshirë oborrin, lavanderinë dhe dhomën e ndenjës.

Gjatë një debati e sipër në dhomën e ndenjës, Fjolla u ngrit e acaruar dhe i kërkoi Albës të mos ia përmendte vajzat e saj.
Alba reagoi duke theksuar se nuk i kishte ofenduar vajzat dhe i kërkoi Fjollës të mos e keqkuptonte bisedën.

Megjithatë, Fjolla vazhdoi të ishte e revoltuar, duke e quajtur Albën fjalën pise, derisa e përsëriti këtë term disa herë.

Ndërkohë, në një bisedë të ndarë, Fjolla u përfshi në një debat të ashpër edhe me Shkurtën, duke e tensionuar më tej situatën mes të dyjave.

The post “Pise”, Fjolla reagon e revoltuar ndaj Albës appeared first on Albeu.com.

Finlandezët po stërviten për një luftë të mundshme me Rusinë

Rojet kufitare të Finlandës po zhvillojnë stërvitje intensive ushtarake në kuadër të përgatitjeve për një përshkallëzim të mundshëm të tensioneve me Rusinë.

Këto ushtrime po mbahen përtej Rrethit Arktik, në zona të izoluara dhe me kushte ekstreme klimatike, shumë pranë kufirit lindor të vendit me Rusinë.

Autoritetet finlandeze kanë bërë të qartë se po përgatiten për skenarin më të keq të mundshëm dhe nuk po e fshehin këtë strategji mbrojtëse.
Pas ndryshimeve të fundit në situatën e sigurisë në Evropë, Finlanda ka rritur ndjeshëm nivelin e gatishmërisë dhe vëmendjes ndaj kufirit të saj lindor.

Pamjet e publikuara tregojnë rojet kufitare gjatë ushtrimeve në kushte të vështira arktike: lëvizje të koordinuara në borë të thellë, patrullime të vazhdueshme në terrene pyjore të dendura, si dhe simulime të reagimit në rast të një pushtimi të armatosur. Stërvitjet fokusohen në mbijetesë, reagim të shpejtë, mbrojtje territoriale dhe bashkëpunim mes njësive.

Këto përgatitje nënvizojnë seriozitetin me të cilin Finlanda po e trajton sigurinë kombëtare dhe mbrojtjen e sovranitetit të saj, veçanërisht në një rajon ku tensionet gjeopolitike mbeten të larta.

The post Finlandezët po stërviten për një luftë të mundshme me Rusinë appeared first on Albeu.com.

Elijona flet për humbjen tragjike: E kuptoj që s’kanë me u kthy më vetëm kur ju shkoj te varri

Elijona Binakaj ka folur sërish për historinë e saj tragjike, humbjen e nënës dhe motrës, një rrëfim që ka prekur thellë publikun e gjerë.

Siç ka treguar edhe më herët banorja, ajo humbi dy nga njerëzit më të dashur të familjes së saj gjatë një aksidenti tragjik në Kroaci.

Gjatë një bisede me banorin Ludo Lee, teksa po fliste pikërisht për këtë ngjarje të dhimbshme, Elijona u përlot, e kapluar nga emocionet e forta që i riktheu kjo histori.
“A e din kur e kuptoj që nuk kanë me u kthy më, vetëm kur ju shkoj te varri”, tha ajo.

Më pas, Ludo Lee e pyeti se çfarë kishte ndryshuar tek ajo pas humbjes së tyre.

“Si fillim i kam këput krejt kontaktet me njerëz, nuk kam pas shoqëri, dy vjetët e para kanë qenë tmerr, nuk ja dëshiroj askujt me e përjetu atë se pernime kam hjek shumë, se të mungon një shtyllë e madhe a po kupton, edhe e kam pa edhe familjen tu ndryshu, si babi, si motra, si vëllau. Ama çka kom mësu ka qenë se kam përballu shumë sende vetë edhe kam mësu me i vlerësu njerëzit që i ki afër, me i vlerësu në maksimum”, tha Elijona.

The post Elijona flet për humbjen tragjike: E kuptoj që s’kanë me u kthy më vetëm kur ju shkoj te varri appeared first on Albeu.com.

❌