Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Librazhdi pret ndërrimin e viteve me atmosferë festive, Rama poston videon magjike

Qyteti i Librazhdit po e pret ndërrimin e viteve me një atmosferë festive. Aktivitetet e shumta të organizuara gjatë ditëve të fundit kanë krijuar entuziazëm te qytetarët, të cilët janë mbledhur në sheshin kryesor për të festuar, duke shijuar muzikën nga këngëtarët e ftuar. Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga atmosfera festive në Librazhd, ku qytetarë të të gjitha moshave…

Source

Aksi Elbasan-Librazhd në kaos të përhershëm dhe pa zgjidhje

Aksi rrugor Elbasan-Librazhd vijon të mbetet një nga segmentet më problematike në vend, ku trafiku i rënduar është kthyer në një realitet të përditshëm për qindra drejtues mjetesh. Paçka premtimeve të përsëritura dhe projekteve të shpallura ndër vite, situata s’ka njohur përmirësim të ndjeshëm, ndërsa mungesa e një bypass-i funksional e ka thelluar edhe më shumë problematikën.

Source

Mjekët bëjnë apel për festat: Kujdes, mund të shkaktojë dëme të pariparueshme

Shefi i shërbimit të Toksiokologjisë Dr. Andrin Tahiri u kërkon të rinjve kryesisht që me afrimin e festave të bëjnë kujdes me alkoolin dhe sidomos të mos abuzojnë me substancat narkotike pasi dëmet që shkaktohen janë të parikuperueshme. “Nisur nga eksperienca kemi vënë re abuzim me alkoolin, kombinime me drogat“, tha dr. Andrin Tafiri. Por cilat janë moshat të cilat kryesojnë në përdorimin e e…

Source

20°C në “tokën e akullt”, shteti nordik kalon Krishtlindjen më të nxehtë në histori

Islanda ka përjetuar Krishtlindjen më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë, duke shënuar një tjetër sinjal alarmi për pasojat e ngrohjes globale. Më 24 dhjetor temperatura në qytetin Seyðisfjörður, në lindje të vendit, arriti në 19,8 gradë Celsius, pothuajse 20°C, një vlerë jashtëzakonisht e lartë për këtë periudhë të vitit. Zakonisht, temperaturat mesatare të dhjetorit në Islandë variojnë nga -1°C…

Source

Shqipëria drejt heqjes së tarifave roaming me BE-në

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nxjerrë sot për konsultim publik projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për komunikimet elektronike”, i cili synon përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë evropian për zbatimin e regjimit “Roaming Like At Home” (RLAH). Kjo nismë ligjore vjen në kuadër të procesit të integrimit të përshpejtuar të Shqipërisë në tregun unik digjital…

Source

30 mijë lekë shpërblim për punonjësit e Policisë, pagë të plotë shtesë për ata që kanë kryer detyra të rëndësishme

Punonjësit e Policisë së Shtetit kanë përfituar shpërblime financiare, pas një vendimi të marrë rreth 10 ditë më parë nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Sot fondet kanë kaluar në bankë për të gjithë përfituesit. Çdo punonjës policie ka përfituar nga 30 mijë lekë (të reja) shpërblim. Efektivë të veçantë që kanë kryer detyra të rëndësishme dhe angazhime specifike kanë…

Source

Zbardhet buxheti 2026, qeveria planifikon të shpenzojë 8.8 miliardë euro. Fondet për pensionet dhe pagat

Duke nisur nga 1 janari 2026, shteti shqiptar do të operojë me një portofol financiar të ri, i cili parashikon të ardhura rekord prej 823 miliardë lekësh dhe shpenzime që arrijnë në 886.7 miliardë lekë. Ligji Nr. 87/2025 “Për Buxhetin e vitit 2026”, i dekretuar së fundmi nga Presidenti Bajram Begaj dhe i botuar në Fletoren Zyrtare, përcakton prioritetet ekonomike, limitet e borxhit dhe ndarjen e…

Source

Dollia e fundvitit me PS, Rama poston pamjet: Mirënjohje për familjen tonë të madhe!

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takimin e fundvitit me anëtarë dhe aktivistë të PS-së, ku atmosfera festive u shoqërua me urime, dolli dhe mesazhe mirënjohjeje. Në pamjet e shpërndara në rrjete sociale, Rama shfaqet i buzëqeshur, duke trokitur gotat dhe përqafuar të pranishmit, ndërsa mes figurave që bien në sy ishte edhe drejtuesja politike e PS-së në Tiranë, Ogerta Manastirliu.

Source

Ministrja Spiropali pret gazetarët, në fokus rruga e Shqipërisë në BE: Zgjidhja jonë e vetme

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, priti mbrëmjen e së martës gazetarë, diplomatë dhe ekipin drejtues të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, në një takim fundviti gjatë të cilit u ndal te rruga europiane e Shqipërisë, prioritetet për vitin 2026 dhe objektivat strategjikë të qeverisë. Në fjalën e saj, Spiropali theksoi se integrimi europian mbetet zgjedhja e vetme…

Source

Festat e fundvitit, 1600 punonjës të OSHEE në terren për furnizim të pandërprerë me energji

Administratori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), Enea Karakaçi deklaroi sot se janë marrë të gjitha masat për garantimin e furnizimit të pandërprerë me energji elektrike gjatë festave të fundvitit, përmes një plani të posaçëm masash në të gjithë vendin. Karakaçi theksoi se OSHEE e mbyll vitin 2025 me rezultate të mira financiare dhe teknike, duke vijuar uljen e…

Source

Shehaj në ditën e dytë të fushatës për 100 mijë firma: Jemi kundër atyre që ua bënë jetën të pamundur shqiptarëve

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj vijon në terren ditën e dytë të fushatës për mbledhjen e 100 mijë firmave në mbrojtje të drejtësisë dhe luftës ndaj korrupsionit. Shehaj thotë se sot në vetëm pak orë janë mbledhur qindra firma të tjera shqiptarësh që duan që lufta ndaj të korruptuarve të vazhdojë. “Është shumë e rëndësishme të mbajmë anën e drejtësisë, të mbajmë anën e luftës kundër…

Source

PS nuk shkoi në mbledhje për Ballukun, Bardhi: Këshilli i mandateve të mblidhet në 6 janar

Edhe këtë të martë socialistët nuk shkuan sërish në mbledhjen e Këshillit të Mandateve të kërkuar nga pesë anëtare të opozitës ku do të diskutojë heqja e mandatit të Belinda Ballukut. Pasi mbledhja dështojë, Gazemt Bardhi akuzoi mazhorancën se po kthehen në zyrë avokatie për Belinda Ballukun duke zvarritur mbledhjen e Këshillit të Mandateve. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike…

Source

Qeveria do të prekë ligjet e drejtësisë! Rama: S’mund të jem kryeministër i një vendi me më shumë të paraburgosur

Në konferencën e fundvitit me gazetarët, kryeministri Edi Rama foli 3 orë, ku edhe paralajmëroi prekje të ligjeve të drejtësisë. “Për paraburgimin një herë sigurisht që ka nevojë për ndërhyrje. Nuk mund të jem kryeministri i një vendi që ka më shumë të paraburgosur sesa të dënuar dhe të rri pa folur se thoni ju se e tha këtë për të dalë atje”, theksoi kreu i qeverisë.

Source

Ministri Gonxhja: 1.4 milionë euro për rijetësimin e kinemave në vendin tonë gjatë vitit 2026

Ministria Turizmit, Kulturës dhe Sportit do të investojë rreth 1.4 milionë euro për rijetësimin e kinemave në vendin tonë gjatë vitit 2026. “Ky është një hap i rëndësishëm drejt rikthimit të magjisë së filmit tek publiku në çdo cep të vendit. Rreth 7 salla kinemaje do të përfitojnë nga modernizimi i teknologjisë dhe ambienteve, duke krijuar një hapësirë më tërheqëse dhe komode për të gjithë…

Source

Viti i Ri, Policia e Tiranës plan masash për sigurinë dhe lëvizjen

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka marrë masa të posaçme për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë festimeve të ndërrimit të viteve. Masat parashikojnë shtimin e pranisë policore me uniformë dhe të Policisë Kriminale në të gjithë qytetin, veçanërisht në zonat me fluks qytetarësh. Do të ketë pika fikse kontrolli në hyrje-daljet e kryeqytetit, si dhe patrullime të shtuara.

Source

Alba: Londrimi, Klodi dhe Labinoti kanë pëlqim për mua

Këtë Prime të ”Big Brother Kosova Vip 4” u publikua një klip me disa momente emocionuese të Alba Pollozhanit. Në të është përfshirë edhe stich-i i saj, ku Londrim Mekaj, Klodian Mihaj dhe Labinot Haxhiu ia kanë fshehur. Ajo qan me lot për të dhe përmend partnerin e saj, me të cilin ka një raport jashtë. Alba duke komentuar këtë pjesë, bëri dhe një deklaratë të fortë. Ajo u shpreh se të tre djemtë…

Source

Fitorja e thellë e Kurtit, diplomati Bimo: Populli përdori mençurin, u plotësua standardi demokratik

Diplomati Roland Bimo e sheh lehtësim për vendin rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë, duke theksuar se elektorati ishte ai që zgjidhi ngërçin politik, në një kohë kur klasa politike kishte dështuar të arrinte kompromis. I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli, Bimo vlerësoi procesin zgjedhor për respektimin e standardeve ndërkombëtare, por paralajmëroi kundër triumfalizmit të…

Source

Kurti fiton thellë zgjedhjet, kryetarja e grupit të VV: Raportet me Trump dhe Brukselin janë…

Përplasjet disamujorshe ndërmjet partive politike në Kosovë dhe fjalori polarizues përfunduan me fitoren bindëse të lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Kryeministri në detyrë Albin Kurti pati një fitore të thellë me 49.30 për qind të votave, sipas rezulteteve paraprake. Kryetarja e grupit të VV, Mimoza Kusari Lila tha se fitorja dëshirohej por nuk pritej, ndërsa foli edhe për…

Source

Muçi “tërbon” Galatasarayn

Goli i Ernest Muçit ndaj Goztepes u vlerësua si goli më i bukur i muajit dhjetor. Sulmuesi i Trabzonspor realizoi një gol fantastik, duke mahnitur të gjithë. Te Galatasaray ka pakënaqësi, pasi ky klub pretendon se goli i nigerianit Osimhen kundër Samsunspor është më i bukur. ”I pakrahasueshëm”,-shkruan Galatasaray. Gjithsesi, pavarësisht asaj çfarë shkruan klubi nga Stambolli, vendimi nuk ndryshon.

Source

Abazi: Kurti ngre kurthe, po tenton ta bëjë skenën politike të Kosovës si të Shqipërisë

Haki Abazi ish-aleati i Albin Kurtit, mendon se fitorja e arritur nga Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, është bazuar mbi kurthe politike dhe se në realitet, punët për Kosovën nuk po shkojnë aq mirë. Pjesë nga fjala Sot Kosova ka tre herë më të shtrenjta faturat e energjisë elektrike. Populli nuk është ndikuar nga kjo punë. Sot Kosova vazhdon të jetë në rënie të…

Source

❌