❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Çështja “Balluku”/ Kushtetuesja voton 4 me 4, rrĂ«zohet ankimimi i qeverisĂ«

Pas rreth 10 orësh mbledhje, Gjykata Kushtetuese ka marrë vendimin mbi ankimimin e qeverisë ndaj vendimit të GJKKO, e cila pezulloi Belinda Ballukun nga detyra e zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Katër anëtarë të Gjykatës Kushtetuese kanë vendosur pro pranimit të padisë së qeverisë, ndërsa katër anëtarët e tjerë kanë vendosur kundër ankimimit të qeverisë, çka le në fuqi pezullimin nga detyra për Ballukun.

Në vendimin e shpallur nga kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Fiona Papajorgji rezulton se kërkesa nuk ka marrë korumin e votave pasi do duhej të ishin të paktën 5 gjyqtarë.

Kujtojmë se GJKKO, me kërkesë të SPAK, e pezulloi nga detyra zv/kryeministren Balluku në nëntor 2025.

Pas këtij vendimi, Këshilli i Ministrave e çoi çështjen në Gjykatën Kushtetuese, me argumentin se GJKKO ka shkelur kufirin e një tjetër pushteti, atij ekzekutiv duke marrë kompetencat e tij si kryeministër për pezullimin ose shkarkimin e një anëtari qeverie.

Nga ana tjetër, SPAK i është drejtuar edhe me një kërkesë Kuvendit, ku kërkon heqjen e imunitetit të Ballukut si deputete, dhënien e autorizimit dhe hapjen e rrugës për të dhënë një masë më të ashpër sigurie.

Mazhoranca priste pikërisht këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese për të proceduar në Kuvend me çështjen e imunitetit të Ballukut.

Belinda Balluku është marrë e pandehur nha SPAK për shkelje në tenderin e Tunelit të Llogarasë dhe nën hetim për 7 procedura të tjera prokurorimi lidhur me ndërtimin e lotëve të Unazës së Madhe në Tiranë.

EMRI/ EmĂ«rohet Drejtori i ri i Muzeut KombĂ«tar “ShtĂ«pia me Gjethe”

Ministri i Turizmit, KulturĂ«s dhe Sporteve tĂ« ShqipĂ«risĂ«, Blendi Gonxhja, njoftoi pĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« rrjetet sociale emĂ«rimin e ArbĂ«r Minxhozit si Drejtor tĂ« Muzeut KombĂ«tar tĂ« PĂ«rgjimeve “ShtĂ«pia me Gjethe”.

Sipas ministrit, eksperienca e Minxhozit fokusohet në zhvillimin e projekteve që afrojnë institucionet me publikun përmes komunikimit, edukimit dhe aktivizimit të hapësirave kulturore, me vëmendje të veçantë ndaj të rinjve, pjesëmarrjes qytetare dhe krijimit të modeleve funksionale që ndërtojnë vlera afatgjata.

“Me formim nĂ« administrim dhe menaxhim, pĂ«rvojĂ« tĂ« kombinuar nĂ« sektorin privat dhe publik, si dhe trajnim ndĂ«rkombĂ«tar nĂ« lidership dhe qeverisje publike, pĂ«rfshirĂ« programe ekzekutive pranĂ« Harvard Kennedy School, ArbĂ«r Minxhozi sjell njĂ« profil drejtuesi qĂ« ndĂ«rthur mendimin strategjik me njĂ« qasje bashkĂ«kohore dhe tĂ« ndjeshme ndaj rolit tĂ« institucioneve kulturore.

Përvoja e tij profesionale është ndërtuar mbi zhvillimin e projekteve që afrojnë institucionet me publikun, përmes komunikimit, edukimit dhe aktivizimit të hapësirave kulturore, me një vëmendje të veçantë ndaj të rinjve, pjesëmarrjes qytetare dhe krijimit të modeleve funksionale që ndërtojnë vlera afatgjata.

Vizioni i platformĂ«s sĂ« pĂ«rzgjedhur mes njĂ« procesi transparent pĂ«r drejtimin e ri tĂ« Muzeut KombĂ«tar tĂ« PĂ«rgjimeve “ShtĂ«pia me Gjethe” synon ta zhvillojĂ« muzeun si njĂ« platformĂ« aktive dijesh dhe pĂ«rvoje, ku historia kuptohet dhe pĂ«rjetohet pĂ«rmes formateve edukative, workshopeve rinore, pĂ«rdorimit tĂ« menduar tĂ« teknologjisĂ« inovative dhe pĂ«rvojave mĂ« interaktive pĂ«r vizitorĂ«t, krahas rrjetĂ«zimit e burimeve alternative tĂ« mbĂ«shtetjes.

Qasja e tij synon forcimin e rolit tĂ« muzeut nĂ« jetĂ«n kulturore dhe turistike tĂ« qytetit, duke e pozicionuar “ShtĂ«pinĂ« me Gjethe” si njĂ« hapĂ«sirĂ« ku edukimi, reflektimi historik dhe turizmi kulturor bashkohen nĂ« mĂ«nyrĂ« natyrale dhe bashkĂ«kohore.

I urojmĂ« suksese ArbĂ«rit, duke falĂ«nderuar drejtoreshĂ«n Etleva Demollari qĂ« i le stafetĂ«n pas shumĂ« viteve kontributi e drejtimi pozitiv!”, shkruan Gonxhja.

Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, burg përjetë dy autorët

Dy shtetas anglezë nga qyteti i Jork-ut janë dënuar me burgim të përjetshëm për një grabitje grabitjeje të dhunshme që përfundoi me vrasjen e shqiptarit Indrit Mustafaj, 26 vjeç.

Michael Mulvana, 32 vjeç, dhe Jobie Tyers, 28 vjeç, nga Jorku, plagosën rëndë një grua në apartamentin e saj dhe shqiptarin që ndodhej me të.

Ai tentoi që të fshihej në një cep të dhomës, por autorët e goditën me hanxhar duke e lënë të vdekur.

Indrit Mustafaj ishte larguar nga Shqipëria që në moshë të re, pasi babai i tij ishte i sëmurë rëndë dhe i paaftë për punë. Kjo ishte arsyeja që Mustafaj kishte udhëtuar i vetëm drejt Anglisë me synimin për të punuar dhe për të dërguar para për prindërit dhe dy motrat e tij.

Artikulli i PlotĂ« i “The Press”:

Viktima e një vrasjeje me hanxhar në një dhomë gjumi në New York kishte ardhur në Angli për të mbështetur familjen e tij, dëgjoi Gjykata e Kurorës në Leeds.

Babai i Indrit Mustafaj Ă«shtĂ« shumĂ« i sĂ«murĂ« pĂ«r tĂ« punuar, kĂ«shtu qĂ« kur ishte ende adoleshent, Mustafaj udhĂ«toi i vetĂ«m nga ShqipĂ«ria, vendi i tij i lindjes, pĂ«r tĂ« gjetur punĂ« nĂ« MbretĂ«rinĂ« e Bashkuar dhe pĂ«r t’i dĂ«rguar para babait, nĂ«nĂ«s dhe dy motrave tĂ« tij.

Vdekja e tij i lë ata të shkatërruar financiarisht dhe emocionalisht, thanë ata në një deklaratë personale.

“TĂ« gjithĂ« zgjohemi me dhimbje dhe flemĂ« me pyetje. Ndikimi tek ne Ă«shtĂ« i pamatshĂ«m. Ai ishte i sjellshĂ«m, ishte i butĂ«, ai ishte dashuria e jetĂ«s sonĂ«,” thanĂ« ata.

Ata thanĂ« se Mustafaj nuk e pa mĂ« familjen e tij pasi u largua pĂ«r nĂ« Angli. Iu deshĂ«n nĂ«ntĂ« vjet pĂ«r tĂ« mbledhur fonde shtesĂ« pĂ«r tĂ« paguar biletĂ«n e kthimit nĂ« shtĂ«pi dhe ai po planifikonte t’i surprizonte me njĂ« vizitĂ« kur u vra njĂ« muaj para ditĂ«lindjes sĂ« tij tĂ« 27-tĂ«.

Lajmi për vdekjen e tij e tronditi aq shumë nënën e tij saqë ajo tani jeton në heshtje. Ata shtuan se nuk i urrejnë vrasësit e të dashurve të tyre, por duan drejtësi.

Gjykata e Kurorës së Leedsit dëgjoi se Mustafaj kishte udhëtuar çdo ditë për të paktën një javë nga Bradford në York, ku ndodhej në një dhomë gjumi në Rrugën Vyner pranë Rrugës Haxby.

NĂ« apartament ai merrte telefonata, tĂ« cilave gruaja dhe njĂ« burrĂ« nga Yorku u pĂ«rgjigjeshin duke dalĂ« nga apartamenti pĂ«r t’u shitur drogĂ« njerĂ«zve nĂ« rrugĂ«.

Ai gjithmonë kishte me vete një hanxhar, dhe ishte mbi shtratin në apartament kur vrasësit e tij, të armatosur me një levë, hynë me forcë. Ata përdorën armën e tij për ta vrarë, dëgjoi Gjykata e Kurorës së Leeds.

Duke folur pasi Michael Mulvana, 32 vjeç, dhe Jobie Tyers, 35 vjeç, u burgosën për vrasjen e tij, Kryeinspektori Fran Naughton tha se Mustafaj ndoshta e mbante me vete hanxharën e me qëllimin për ta përdorur atë për vetëmbrojtje, në rast të një sulmi si ky.

“Por duke pasur njĂ« thikĂ«, potencialisht po e armatos sulmuesin tĂ«nd. Si detektivĂ«, pĂ«r fat tĂ« keq shohim njerĂ«z qĂ« humbasin jetĂ«n nĂ« kĂ«tĂ« mĂ«nyrĂ« dhe gjithashtu shohim ndikimin nĂ« jetĂ«n e familjeve tĂ« tyre kur ata janĂ« larguar. TĂ« dyja kĂ«to pasoja janĂ« tĂ« tmerrshme dhe tregojnĂ« se sa e rrezikshme mund tĂ« jetĂ« posedimi ose mbajtja e njĂ« thike,” thanĂ« nĂ« gjykatĂ«.

Mbledhja e Kushtetueses prej orës 11:00, pritet vendimi për Ballukun

Gjykata Kushtetuese vijon mbledhjen e saj prej orës 11:00 për të shqyrtuar kërkesën e paraqitur nga qeveria lidhur me vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila në muajin nëntor 2025 vendosi pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut, në cilësinë e zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Vendimi i GJKKO-së për pezullimin e Ballukut u mor pas kërkesës së SPAK, pasi ajo u mor zyrtarisht e pandehur për dyshime mbi shkelje ligjore në procedurat e tenderimit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë.

Kryeministri Edi Rama reagoi menjëherë ndaj këtij vendimi, duke e konsideruar atë si një tejkalim të kompetencave dhe ndërhyrje në pushtetin ekzekutiv.

Pikërisht mbi këtë argument, kreu i qeverisë iu drejtua Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar zgjidhjen e konfliktit institucional të krijuar mes Kryeministrisë dhe Këshillit të Ministrave, nga njëra anë, dhe GJKKO-së, nga ana tjetër, lidhur me të drejtën për pezullimin e një anëtari të kabinetit qeveritar. Seanca dëgjimore ku morën pjesë të gjitha palët u zhvillua më 22 janar.

Ndërkohë, SPAK ka ndërmarrë një tjetër hap procedural, duke i dërguar Kuvendit një kërkesë për heqjen e imunitetit parlamentar të Belinda Ballukut.

Prokuroria e Posaçme synon të marrë autorizimin e nevojshëm për vendosjen e një mase sigurie më të rëndë ndaj saj.

VIDEO/ Vazhdojnë tensionet në Ligën Saudite, Benzema përplaset me gazetarin

Karim Benzema u pĂ«rfshi nĂ« njĂ« debat tĂ« ashpĂ«r me njĂ« gazetar pak çaste pasi shĂ«noi njĂ« “trigolĂ«sh” nĂ« debutimin e tij me Al Hilal.

Sulmuesi 38-vjeçar refuzoi njĂ« zgjatje tĂ« kontratĂ«s me Al Ittihad pĂ«r t’u bashkuar me liderĂ«t e LigĂ«s Profesionale Saudite ditĂ«n e hĂ«nĂ« duke tensinuar marrĂ«dhĂ«niet.

Tensionet u rritën midis Benzemas dhe Al Ittihad pasi francezi mori kushtet e rinovimit të kontratës me Al Ittihad.
Ish-fituesi i Topit të Artë e konsideroi ofertën fyese dhe më pas ra dakord për një kontratë njëvjeçare me Al Hilal.
Megjithatë, pavarësisht skepticizmit mbi marrëveshjen, Al Hilal pretendoi se pronari i pakicës, Princi Alwaleed bin Talal, financoi transferimin e Benzemas.

Ish-sulmuesi i Lyonit dhe Real Madridit e nisi jetĂ«n nĂ« klubin e tij tĂ« ri nĂ« mĂ«nyrĂ«n perfekte duke shĂ«nuar njĂ« “hat-trick” nĂ« fitoren 6-0 ndaj Al Akhdoud tĂ« enjten nĂ« mbrĂ«mje.

Qeveria jep lejen për ndërtimin e centralit fotovoltaik 128 megavat në Fier

Qeveria ka firmosur vendimin e ndërtimit të centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, në Sheq-Marinas, Bashkia Fier.

NdĂ«rtues i veprĂ«s do tĂ« jetĂ« shoqĂ«ria “SOLEN ENERGY”, dhe kapaciteti i instaluar I centralit parashikohet tĂ« jetĂ« 128megavat. Koha pĂ«r ndĂ«rtimin nĂ« vendimin e qeverisĂ« Ă«shtĂ« caktuar brenda 36 muajve dhe vepra do tĂ« ketĂ« lejĂ« operimi pĂ«r 49 vjet nga hyrja nĂ« fuqi e vendimit.

Po ashtu nĂ« vendimin e qeverisĂ« Ă«shtĂ« pĂ«rcaktuar qĂ« ky prodhues do t’i japĂ« falas, nĂ« formĂ« royalty, ministrisĂ« pĂ«rgjegjĂ«se pĂ«r energjinĂ«, sasinĂ« e energjisĂ« elektrike, nĂ« masĂ«n 2% tĂ« sasisĂ« vjetore tĂ« prodhimit tĂ« energjisĂ« elektrike ose konvertimin e saj nĂ« vlerĂ« monetare.

VKM

V E N D I M PËR MIRATIMIN E NDËRTIMIT TË CENTRALIT GJENERUES TË ENERGJISË ELEKTRIKE FOTOVOLTAIKE DHE VEPRAVE NDIHMËSE, I CILI NUK ËSHTË OBJEKT KONCESIONI,  ME VENDNDODHJE NË SHEQ-MARINAS, BASHKIA FIER, QARKU FIER, NGA SHOQËRIA “SOLEN ENERGY”, SH.P.K.

NĂ« mbĂ«shtetje tĂ« nenit 100 tĂ« KushtetutĂ«s dhe tĂ« pikĂ«s 1, tĂ« nenit 49, të  ligjit nr.43/2015, “PĂ«r sektorin e energjisĂ« elektrike”, tĂ« ndryshuar, me propozimin e ZĂ«vendĂ«skryeministrit dhe ministĂ«r i InfrastrukturĂ«s dhe EnergjisĂ«, KĂ«shilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e ndĂ«rtimit tĂ« centralit gjenerues tĂ« energjisĂ« elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmĂ«se, i cili nuk Ă«shtĂ« objekt koncesioni dhe nuk pĂ«rfiton nga masat mbĂ«shtetĂ«se, me vendndodhje nĂ« Sheq-Marinas, Bashkia Fier, Qarku Fier, nga shoqĂ«ria “SOLEN ENERGY”, sh.p.k., me elementet, si mĂ« poshtĂ« vijon:

a) Emri i aplikuesit: ShoqĂ«ria “SOLEN ENERGY”, sh.p.k.;

b) NIPT/NUIS: M31413007M;

c) Tipi i centralit: Fotovoltaik;

ç) Kapaciteti i instaluar: 128 MË;

d) Afati i pritshëm i vënies në punë dhe pajisja me leje ndërtimi: Koha për ndërtimin, pajisjen me lejen e ndërtimit dhe vënien në operim të impiantit fotovoltaik do të jetë brenda 36 (tridhjetë e gjashtë) muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;

dh) Vendndodhja e burimit gjenerues të energjisë: Në Sheq-Marinas, Bashkia Fier, Qarku Fier;

e) Afati i operimit: 49 (dyzet e nëntë) vjet nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;

ë) Koordinatat e tokës dhe pozicioni i projektit, sipas aneksit 1 që i bashkëlidhet këtij vendimi;

f) Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore kanë të drejtë të ushtrojnë mbikëqyrje të përgjithshme me afate 3-mujore gjatë realizimit, vënies në punë dhe operimit, me synim që të verifikojnë se ecuria e punimeve, cilësia, konformiteti dhe operimi janë në përputhje me programin e përgjithshëm të realizimit e të dokumentacionit të projektit;

g) ShoqĂ«ria “SOLEN ENERGY”, sh.p.k., ka detyrimin qĂ«:

i. të paraqesë periodikisht (çdo tre muaj), pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, informacion mbi ecurinë e ndërtimit të centralit fotovoltaik;

ii. të respektojë kushtet e cituara në lejet, licencat dhe autorizimet paraprake mjedisore, lëshuar nga institucionet përgjegjëse kombëtare;

iii. tĂ« dorĂ«zojĂ« sigurimin e kontratĂ«s, nĂ« masĂ«n jo mĂ« pak se 5% tĂ« vlerĂ«s sĂ« investimit, pĂ«rpara nĂ«nshkrimit tĂ« kontratĂ«s ndĂ«rmjet shoqĂ«risĂ« “SOLEN ENERGY”, sh.p.k., dhe ministrisĂ«. NĂ« kĂ«tĂ« kontratĂ« pĂ«rcaktohen tĂ« drejtat e detyrimet e palĂ«ve pĂ«r realizimin e kĂ«tij projekti, penalitetet, nĂ« rast mosrealizimi, si dhe çështje tĂ« tjera qĂ« lidhen me zbatimin e saj;

iv. t’i japĂ« falas, nĂ« formĂ« royalty, ministrisĂ« pĂ«rgjegjĂ«se pĂ«r energjinĂ«, sasinĂ« e energjisĂ« elektrike, nĂ« masĂ«n 2% tĂ« sasisĂ« vjetore tĂ« prodhimit tĂ« energjisĂ« elektrike ose konvertimin e saj nĂ« vlerĂ« monetare. NĂ« rast konvertimi nĂ« vlerĂ« monetare, shuma duhet tĂ« derdhet tĂ«rĂ«sisht nĂ« buxhetin e shtetit;

v. tĂ« pĂ«rmbushĂ« kĂ«rkesĂ«n, sipas rastit, qĂ« njĂ« pjesĂ« e prodhimit tĂ« burimit gjenerues tĂ« energjisĂ« t’i shitet furnizuesit publik, sipas legjislacionit nĂ« fuqi.

2. Ngarkohen Ministria e InfrastrukturĂ«s dhe EnergjisĂ« dhe shoqĂ«ria “SOLEN ENERGY”, sh.p.k., pĂ«r zbatimin e kĂ«tij vendimi.

Ky vendim hyn nĂ« fuqi menjĂ«herĂ« dhe botohet nĂ« “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

VIDEO/ Arrestime, pushime nga puna dhe bojkote! Përshkallëzohet greva në rrjetin më të madh të supermarketeve në Turqi

NjĂ« lĂ«vizje e madhe ka shpĂ«rthyer nĂ« Turqi qĂ« prej 23 janarit, kur punĂ«torĂ«t e magazinave tĂ« rrjetit mĂ« tĂ« madh tĂ« supermarketeve nĂ« vend, Migros, refuzuan njĂ« rritje tĂ« propozuar pagash prej 28%, duke e cilĂ«suar atĂ« si njĂ« “rritje tĂ« mjerimit”.

Greva është përshkallëzuar me shpejtësi dhe sot ka hyrë në ditën e saj të 15-të, duke përfshirë punëtorët e më shumë se 10 magazinave në 7 provinca të ndryshme të vendit.

NĂ« kulmin e tensioneve, punĂ«torĂ«t dhe pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« sindikatave u mblodhĂ«n pranĂ« vilĂ«s sĂ« Tuncay Özilhan, pronar i Anadolu Group dhe aksionari kryesor i Migros, nĂ« zonĂ«n Beykoz tĂ« Stambollit.

Presidentja e sindikatĂ«s DGD-SEN, Neslihan Acar, deklaroi gjatĂ« protestĂ«s: “Ne jemi kĂ«tu dhe Özilhan, i cili shkon me pushime pĂ«r ski me pasurinĂ« e tij miliardĂ« dollarĂ«she, ndĂ«rsa ne jemi tĂ« uritur, por nuk do tĂ« gjejĂ« qetĂ«si.”

Policia ndĂ«rhyri duke arrestuar rreth 100 punĂ«torĂ« dhe zyrtarĂ« sindikalĂ«.  Sipas burimeve tĂ« sindikave, u vu re njĂ« mobilizim i paprecedentĂ« i forcave tĂ« sigurisĂ« pĂ«r, siç thuhet, “mbrojtjen e punĂ«dhĂ«nĂ«sit”.

Më 27 janar, Migros punësoi 7,875 punëtorë me kontratë nga 43 qendra shpërndarjeje, një veprim që sindikatat e përshkruan si përpjekje për të dobësuar sindikatën e pavarur DGD-SEN.

NjĂ« ditĂ« mĂ« pas, kompania pushoi nga puna 300 punĂ«torĂ« qĂ« vazhdonin grevĂ«n, me arsyetimin e “refuzimit tĂ« vazhdueshĂ«m pĂ«r tĂ« kryer detyrat”.

NĂ« qendrĂ«n e shpĂ«rndarjes Esenyurt nĂ« Stamboll, punĂ«torĂ«ve tĂ« pushuar nga puna iu bllokua hyrja, çka çoi nĂ« ‘pushtimin’ e magazinĂ«s dhe organizimin e njĂ« proteste, e cila u shpĂ«rnda pas ndĂ«rhyrjes sĂ« autoriteteve.

Luiz Ejlli rifutet në shtëpinë e Big Brother Albania? Vjen përgjigja zyrtare

Surprizat këtë edicion të Big Brother VIP 5 nuk kanë fund, por Prime i kësaj të shtune pritet të sjellë emocione të forta.

Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri do të futet edhe një herë tjetër, fituesi i Big Brother VIP 2, Luiz Ejlli.

“Big Brother Ă«shtĂ« i paparashikueshĂ«m. Luizi Ă«shtĂ« akoma mĂ« i paparashikueshĂ«m. As nuk pĂ«rjashtohet dhe as nuk konfirmohet.”, do tĂ« deklaronte nĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r Top Channel Kiara Tito, bashkĂ«shortja e Ejllit.

Do të qëndrojë si lojtarët e tjerë apo do të jetë një vizitë e shkurtër?

Për më shumë ndiqni Big Brother Vip, të shtunën ora 21:00.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)

Dështon grabitja e Postës në Shkodër/ Autori thyhen xhamat dhe largohet, policia në kërkim

Një tentativë grabitjeje është regjistruar mbrëmjen e së premtes pranë një sporteli të Postës Shqiptare në lagjen Vasil Shanto në qytetin e Shkodrës.

Sipas të dhënave paraprake, një person i paidentifikuar është futur brenda ambienteve të filialit të Postës Shqiptare dhe ka tentuar të marrë me forcë një shumë monetare.

Përpjekja ka qenë e pasuksesshme dhe gjatë largimit autori ka thyer xhamin e sportelit.

Forcat policore kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orĂ«s 19:00, nĂ« lagjen “Vasil Shanto”, njĂ« shtetas ende i paidentifikuar Ă«shtĂ« futur brenda ambienteve tĂ« filialit tĂ« PostĂ«s Shqiptare dhe ka tentuar tĂ« marrĂ« me forcĂ« njĂ« shumĂ« monetare, por nuk ka mundur ta marrĂ« dhe gjatĂ« largimit ka thyer xhamin e sportelit.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe vijojnë kontrollet në zonë për kapjen e tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Akuza nga Amerika Latine, gazetari: Klubi ekuadorian i futbollit financohet nga mafia shqiptare

Klubi nga Ekuadori, Astillero FC, i cili luan në Kategorinë e Dytë, ishte në qendër të polemikave publike pas një hetimi të publikuar nga gazetari Andersson Boscan.

“Ai zbuloi parregullsi tĂ« dyshuara financiare nĂ« lidhje me menaxhimin ekonomik tĂ« institucionit dhe pĂ«rmendi lidhje tĂ« mundshme me mafian shqiptare”, shkruajnĂ« mediat vendase.

Sipas Boscan, në vitin 2023 Astillero FC kishte regjistruar afro 3.5 milionë dollarë amerikanë shpenzime, edhe pse, sipas kontabilitetit të shqyrtuar nga ekipi i tij, të ardhurat e deklaruara të klubit nuk kishin tejkaluar 100,000 dollarë në të njëjtën periudhë.

Kjo diferencë prej më shumë se 3 milionë dollarësh është një nga pyetjet kryesore të ngritura në raport.

Gazetari deklaroi gjithashtu se klubi mbajti nivele të larta shpenzimesh në vitet 2024 dhe 2025, me shuma që tejkalonin përkatësisht 2.7 milionë dollarë dhe 1.8 milionë dollarë, duke përfshirë rreth 500,000 dollarë në vit paga për skuadrën profesionale.

Boscan vuri nĂ« pikĂ«pyetje gjithashtu mekanizmat e pĂ«rdorur pĂ«r tĂ« justifikuar kĂ«to burime, duke treguar tĂ« ardhura tĂ« larta tĂ« supozuara nga marrja me qira e gjykatave, tĂ« cilat, sipas analizĂ«s sĂ« tij, ishin tĂ« vĂ«shtira pĂ«r t’u mbajtur nĂ« mĂ«nyrĂ« operative.

Në hetimin e tij, Boscan e lidhi origjinën e financimit me Héctor Pesantes Sangurima, themelues dhe ish-drejtor i klubit, të cilin ai e lidhi me kompaninë private të sigurisë Agusegpro, e cila u identifikua nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Shtetit në një hetim për lidhje të dyshuara me një rrjet kriminal ndërkombëtar të lidhur me mafian shqiptare.

Gazetari sqaroi se këto janë akuza nën hetim dhe jo vendime gjyqësore.

Pas publikimit tĂ« raportit, Klubi i Futbollit Astillero lĂ«shoi ​​njĂ« deklaratĂ« zyrtare duke mohuar kategorikisht çdo lidhje me aktivitete tĂ« paligjshme, duke hedhur poshtĂ« akuzat e gazetarit dhe duke pohuar se deklaratat dĂ«mtojnĂ« imazhin dhe prestigjin e institucionit dhe anĂ«tarĂ«ve tĂ« tij.

Skandalet e “Bankers Petroleum” nuk mbarojnĂ«/ Si u zhdukĂ«n nĂ« nĂ«ntor 12 milionĂ« $ nĂ« njĂ« llogari tĂ« fshehtĂ«

Nga Klodian Tomorri – Kapitali.al

Në fund të muajit nëntor, Bankers Petroleum nisi, përmes portit të Petroliferas në Vlorë, dy ngarkesat e radhës për eksport të naftës së nxjerrë nga fusha e Patos-Marinzës. Anijet, të cilat kishin në total një sasi prej mbi 200 mijë fuçi nafte, u shitën përmes një kompanie italiane brokerimi të quajtur Mercuria.

Sipas marrëveshjes, vlera e dakortësuar për shitjen e naftës ishte rreth 12 milionë dollarë dhe pagesa do të kryhej në dhjetor. Por paratë as nuk mbërritën në Shqipëri dhe as shkuan në llogarinë e Bankers në Vjenë. Ato u zhdukën në një llogari të fshehtë që nuk dihet se në cilin vend dhe bankë ndodhet.

Skandali plasi kur dikush nga punonjësit e Bankers i kërkoi brokerit italian dokumentat se ku ishin derdhur paratë e eksportit për të kontabilizuar transaksionin sipas ligjit. Përgjigja e Mercurias ishte se paratë u derdhën në një llogari të caktuar nga shefat kinezë të Bankersit në Fier. Këta ishin drejtori i përgjithshem i Bankers Luntao Chen dhe zvdrejtori, Zhang Fuguo.

Veprimtari kriminale

Marrëveshja e koncesionit i lejon kompanisë Bankers Petroleum që të hapë llogari dhe të lëvizë lirisht paratë nga shitja e naftës, kudo jashtë shtetit. Kjo është klauzola që Bankers ka shfrytëzuar për llogarinë e famshme të Vjenës.

Por hapja e një llogari jashtë nuk është pa kushte. Bankers ka detyrimin që të raportojë pranë AKBN-së dhe autoriteteve fiskale të Shqipërisë çdo llogari, në secilën bankë të botës, ku ajo pret pagesat e eksportit të naftës shqiptare. Dhe kjo jo pa qëllim.

Ligji fiskal e detyron kompaninë që të dokumentojë me faturat përkatëse çdo shpenzim apo lëvizje fondesh, që bën nga këto llogari sepse mbi bazën e këtyre dokumentave shteti shteti dokumenton bilancin e kompanisë dhe pjesën e fitimit që i takon të marrë.

Por në rastin e një llogarie sekrete, që nuk e di askush se ku është përveç kinezëve, shteti nuk ka asnjë mundësi të verifikojë se si janë shpenzuar paratë. Përtej kësaj, ky është një veprim i pakontabilizueshëm në bilanc.

Dërgimi i parave në një llogari të fshehtë është praktikisht shkelje e marrëveshjes së koncesionit, pasi kompania nuk sillet më si një koncesionar, që ka vetëm të drejtën e shfrytëzimit të një pasurie publike, por sillet si pronar i saj, që mund të fshehë paratë ku të dojë.

Së dyti, kjo është një veprimtari e kriminale financiare, e cila i nxjerr autoritetet fiskale të Shqipërisë tërësisht jashtë loje dhe me këtë edhe mundësinë e shtetit për të mbrojtur pjesën që i takon të marrë.

Por pjesa më e rëndë gjithë këtë histori është se ky veprim ka ndodhur pikërisht gjatë kohës që kompania ishte nën hetim nga SPAK dhe autoritetet kërkonin të mblidhnin miliarda lekë borxhe, që Bankers ka për të paguar në shtet.

Në fillim të muajit të kaluar, menjëherë pasi GJKKO miratoi zgjatjen edhe me tre muaj të hetimeve ndaj Bankers, SPAK i ka kërkuar kompanisë kineze të vërë në dispozicion lëvizjet e llogarisë në Vjenë dhe çdo dokument justifikues për cdo transaksion të kryer nga kjo llogari.

Nuk dihet nëse SPAK ka rënë në dijeni të 12 milionë eurove të zhdukura nga Bankers në llogarinë sekrete, gjatë muajit dhjetor. Por ky është një informacion që sigurohet shumë lehtësisht. Punonjësit e Bankers e dinë të gjithë. Kapitali e ka të verifikuar tashmë.

LEXO EDHE: Raiffeisen Bank fshehu paratë e Bankers, që shteti të mos mblidhte dot detyrimet

“Rama po injoron ultimatumin e Brukselit”/ Berisha: Tani shpresa e vetme jemi ne

Kryetari i PartisĂ« Demokratike Sali Berisha gjatĂ« ‘Foltores’ me anĂ«tarĂ«t e degĂ«ve 8 dhe 10 nĂ« TiranĂ«, u shpreh ndĂ«r tĂ« tjera se, Edi Rama po injoron ultimatumin e Brukselit pĂ«r zhbĂ«rje tĂ« procesit tĂ« integrimit duke shtuar se 90% e shqiptarĂ«ve janĂ« pro integrimit nĂ« familjen europiane.

Sipas BerishĂ«s, “Edi Rama nuk ka ku shkon mĂ«, tani ai absolutisht Ă«shtĂ«, me gjithĂ« ultimatumin qĂ« ka marrĂ«, se jemi tĂ« gatshĂ«m tĂ« ndĂ«rmarrim njĂ« proces qĂ« nuk e kemi ndĂ«rmarrĂ« kurrĂ«, tĂ« zhbĂ«jmĂ« procesin e integrimit, ai gjithĂ« ditĂ«n duke punuar pĂ«r vendimin qĂ« do dalĂ« sonte. Ky Ă«shtĂ« zhvillimi mĂ« i fundit dhe unĂ« nuk kishte si ta injoroja kĂ«tĂ« vendim”.

Kreu i PD shtoi më tej se, opozita është shpresa e vetme e vendit duke e konsideruar si një thirrje për çdo opozitar.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Pra, shikoni se çfarë janë në gjendje të bëjnë këta ndaj nesh. Shikoni se këta nuk njohin asnjë kufi. Harrojnë që 90% e shqiptarëve, ëndrrën më të bukur e shohin në BE dhe nuk e kanë gabim sepse në këtë komunitet është faktuar se njerëzit bëhen më të lirë, njerëzit bëhen më të mëkëmbur, njerëzit bëjnë një jetë më të mirë. Kjo është e vërteta, ndaj dhe e duan me gjithë zemër.

Por, tani qĂ« vjen problemi qĂ« Edi Rama nuk ka ku shkon mĂ«, tani ai absolutisht Ă«shtĂ«, me gjithĂ« ultimatumin qĂ« ka marrĂ«, se jemi tĂ« gatshĂ«m tĂ« ndĂ«rmarrim njĂ« proces qĂ« nuk e kemi ndĂ«rmarrĂ« kurrĂ«, tĂ« zhbĂ«jmĂ« procesin e integrimit, ai gjithĂ« ditĂ«n duke punuar pĂ«r vendimin qĂ« do dalĂ« sonte. Ky Ă«shtĂ« zhvillimi mĂ« i fundit dhe unĂ« nuk kishte si ta injoroja kĂ«tĂ« vendim. Pra, Ă«shtĂ« njĂ« thirrje e madhe pĂ«r ne, dhe njĂ« gjĂ« duhet t’u rikujtoj, nĂ« kĂ«tĂ« situatĂ«, shpresa e vetme jemi ne. Shpesh me tĂ« drejtĂ« thonĂ«: njerĂ«zit nuk kanĂ« shpresĂ«, jo njerĂ«zit janĂ« pa shpresĂ«, si t’ia bĂ«jmĂ« pĂ«r shpresĂ«n. Prisni! U votua. Zgjedhjet nuk i fitoi kurrĂ« Edi Rama. Ua them unĂ« ju. TĂ« mos gabojĂ« njeri tĂ« mendojĂ« se ka fituar zgjedhjet. Ka fituar farsĂ«n, po. Po farsat opozitat nuk i fitojnĂ« kurrĂ«. Farsat i fitojnĂ« diktaturat.

TĂ« ndalemi nĂ« kĂ«tĂ« moment. TĂ« japĂ«sh 2 miliardĂ« euro, dy ditĂ« para votimit, me tĂ« cilĂ«n ke falĂ« gjoba dhe kamata pĂ«r 210 mijĂ« familje, zgjedhje nuk ka, tĂ« dashur miq. TĂ« gjithĂ« ata qĂ« kanĂ« minimumin e kulturĂ«s elektorale, dhe kur them kĂ«tu kulturĂ« elektorale, e them nĂ« kuptimin ligjor. Sepse secili nga ne duhet ta ketĂ« tĂ« qartĂ«, e drejta elektorale Ă«shtĂ« njĂ« e drejtĂ« e veçantĂ«, tĂ«rĂ«sia e tĂ« cilĂ«s pĂ«rbĂ«n rregullin e zgjedhjeve. NĂ« qoftĂ« se ti, dy ditĂ« para zgjedhjeve, fal 2 miliardĂ« euro pĂ«r 200 mijĂ« familje, qĂ« po t’ua pjesĂ«tosh nĂ« pjesĂ« tĂ« barabarta i bie 10 mijĂ« euro pĂ«r familje, ti zgjedhje nuk bĂ«n. Kurrkund, edhe nĂ« vendet mĂ« tĂ« lira tĂ« botĂ«s, zgjedhje nuk ka. Zgjedhje nuk ka, edhe po nuk e bĂ«re kĂ«tĂ«. Po nĂ« qoftĂ« se, e shndĂ«rron administratĂ«n nĂ« polici elektorale qĂ« kĂ«rcĂ«non, qĂ« shantazhin, zgjedhje nuk ka. Nuk ka zgjedhje nĂ« qoftĂ« se pĂ«rdor tĂ« gjitha burimet shtetĂ«rore, siç keni parĂ«. PĂ«rdor tĂ« gjitha automjetet. PĂ«rdor tĂ« gjithĂ« administratĂ«n. PĂ«rdor tĂ« gjithĂ« buxhetin. Zgjedhje nuk ka, se ai tjetri qĂ« Ă«shtĂ« nĂ« fushĂ« nuk ka as parkun e qeverisĂ«, as buxhetin qĂ« Ă«shtĂ« i juaji dhe jo i qeverisĂ«, nuk ka as armatĂ«n e punonjĂ«sve tĂ« paguar pĂ«r t’u shĂ«rbyer qytetarĂ«ve qĂ« kthehen kundĂ«r tyre nĂ« zgjedhje. Jo, kĂ«shtu qĂ« zgjedhje nuk ka.

Zgjedhje nuk ka në qoftë se vrasës, trafikantë që kanë miliarda euro dhe që janë një emër, herë i njohur, herë i panjohur, vërsulen drejt zgjedhësve me hanxharë dhe para, zgjedhje nuk ka.
Dhe çfarë ndodh? Ndodh që ai që zhvillon këtë farsë, në Shqipëri, në Venezuelë, në Bjellorusi dhe kudo, ai nuk ka asnjë orë legjitimitet. Ai nuk ka legjitimitet për të qeverisur një ditë të vetme.

Opozita e atij vendi ka të gjithë të drejtën të përdorë të gjitha mjetet kundër tij. Një qeveri që nuk vjen nga zgjedhje të lira, nuk mund të qeverisë një popull. Dhe ky është rasti konkret.

LEXO EDHE: “TĂ« ngrihemi me tĂ« gjithĂ« forcĂ«n”/ Berisha: Rama do tĂ« na shkĂ«pusĂ« nga BE-ja pĂ«r karrigen e tij

EMRAT/ Mbetjet e rrezikshme tĂ« “KĂŒrĂŒm”! Lihen nĂ« burg 8 tĂ« arrestuar, Gjykata zbut dĂ«nimin pĂ«r 12 tĂ« tjerĂ«

Gjykata e DurrĂ«sit masat e sigurisĂ« pĂ«r 20 tĂ« arrestuarit lidhur me dosjen hetimore tĂ« “KĂŒrĂŒm”.

Pa praninë e medias, gjykata ka lënë në burg 8 prej të arrestuarve ndërsa ka zbutur masat e sigurisë për 12 të tjerë.

Urdhërarrestet u lëshuan 1 vit pas kthimit nga Tajlanda të 2800 tonë mbetje të rrezikshme, ndërsa 102 kontejnerë të cilët vijojnë të mbahen në Porto Romano.

Nga hetimet janĂ« zbuluar shkelje tĂ« rĂ«nda mjedisore, nga ‘KĂŒrĂŒm Internatinoal’, kompania ‘Sokolaj’, ‘Bajrami N’ qĂ« blenĂ« mbetjet, por edhe nga Agjencia KombĂ«tare e Mjedisit dhe Dogana e DurrĂ«sit.

Vendimet e Gjykatës:

ARREST NË BURG:

Florian Çimo  – Administrator i kompanisĂ« koncesionare EMS APO – “Menaxhimi i mbetjeve”.

Gazmend Sina – PunonjĂ«s i kompanisĂ« koncesionare EMS APO – “Menaxhimi i mbetjeve”.

Mikail Hila – Aksioner i agjencisĂ« doganore “Joti Spedition” – “Kontrabanda nga punonjĂ«s qĂ« lidhen me veprimtarinĂ« doganore”.

Indrit Likaj – Dega e DoganĂ«s DurrĂ«s – “Kontrabanda nga punonjĂ«s qĂ« lidhen me veprimtarinĂ« doganore”.

Edmond Voda – Dega e DoganĂ«s DurrĂ«s – “Kontrabanda nga punonjĂ«s qĂ« lidhen me veprimtarinĂ« doganore”.

Shaban Hyseni – Drejtor i departamentit te shitjeve nĂ« “Kurum” – “Kontrabanda me mallra tĂ« ndaluara ose tĂ« kufizuara” dhe “Menaxhimi i mbetjeve”.

Nazif Bajrami – Pronar i kompanisĂ« “Bajrami N” – “Menaxhimi i mbetjeve”.

Andon Prifti – Administrator i kompanisĂ« “Bajrami N” – “”Menaxhimi i mbetjeve”.

ARREST SHTËPIAK

Kejdi Ahmetaj   -Drejtoria e Inspektimit, AKM, ‘shpĂ«rdorim detyre’

Rami Bunga – Specialist pranĂ« zyrĂ«s sĂ« mjedisit nĂ« “Kurum” – “Kontrabanda me mallra tĂ« ndaluar ose tĂ« kufizuara” dhe “Menaxhimi i mbetjeve”.

ShkĂ«lqim Jakupi – Dega e DoganĂ«s DurrĂ«s – “Kontrabanda nga punonjĂ«s qĂ« lidhen me veprimtarinĂ« doganore”.

Helidon Lila – Dega e DoganĂ«s DurrĂ«s – “Kontrabanda nga punonjĂ«s qĂ« lidhen me veprimtarinĂ« doganore”.

Mirjeta Zotaj – Kontabiliste e kompanisĂ« “Sokolaj” ” – “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve tĂ« veprimtarisĂ« kriminale”.

NDALIM I DALJES JASHTË SHTETIT DHE DETYRIM PARAQITJE:

Iva Musa – Inspektore e Autoritetit Portual DurrĂ«s – “ShpĂ«rdorimi i detyrĂ«s”

Evis Mellonashi – Sektori i lejeve mjedisore, AKM – “ShpĂ«rdorimi i detyrĂ«s”

B., T,. – Sektori i lejeve mjedisore, AKM

Arta Dollani – Ish- drejtoresha e PĂ«rgjithshme e AKM – “ShpĂ«rdorimi i detyrĂ«s”.

Julian Kapedani – Dega e DoganĂ«s DurrĂ«s

Kledina Skendo – Sektori i monitorimit tĂ« lejeve mjedisore, AKM – “ShpĂ«rdorimi i detyrĂ«s”.

DETYRIM PARAQITJE:

Marjeta PĂ«rlala – Drejtoresha aktuale e AKM – “ShpĂ«rdorimi i detyrĂ«s”.

NĂ« kĂ«rkim vazhdojnĂ« tĂ« jenĂ« 2 administratorĂ«t e kompanisĂ« “Kurum Internatioanl”, Erdal Demir dhe Yusuf Sezai KĂŒrĂŒm.

EfektivĂ«t e policisĂ« nuk mundĂ«n tĂ« arrestojnĂ« as Gjovana Sokolajn, pronaren e kompanisĂ« “Sokolaj”, e cila eksportoi 2800 tonĂ« mbetjet tĂ« rrezikshme tĂ« Kurum nga porti i DurrĂ«sit.

NĂ« kĂ«rkim mbetet edhe bashkĂ«shorti i pronares sĂ« kompanisĂ« qĂ« eksportoi mbetjet, Doni Sokolaj, me nĂ«nshtetĂ«si kroate, kompania tjetĂ«r e tĂ« cilit “GS Minerals” mundĂ«soi me disa kontrata qiraje depozitimin e mbetjeve nĂ« portin e DurrĂ«sit.

PERSONAT E SHPALLUR NË KËRKIM

Erdal Demir – Administratori i “KĂŒrĂŒm International” – “Kontrabanda me mallra tĂ« ndaluara ose tĂ« kufizuara” nĂ« 4 raste, “transporti i mbetjeve”, “Menaxhimi i mbetjeve”, “Falsifikimi i dokumentave” ne 2 raste dhe “Pastrimi i produkteve tĂ« veprimtarisĂ« kriminale”.

Yusuf Sezai Kurum – Administrator me prokurĂ« i “KĂŒrĂŒm” – “”Menxhimi i mbetjeve”, “Pastrimi i produkteve tĂ« veprimtarisĂ« kriminale”

Harun Sarica 42 vjeç – banues nĂ« Turqi; Drejtori i prodhimit tĂ« çelikut nĂ« “KĂŒrĂŒm” – “Menaxhimi i mbetjeve”

Mujo Ilazaj – Drejtori i Transportit nĂ« kompaninĂ« “KĂŒrĂŒm” – “Transporti i mbetjeve”.

Arif Shkalla – Drejtues nĂ« kompaninĂ« “KĂŒrĂŒm” – “Kontrabanda me mallra tĂ« ndaluara ose tĂ« kufizuara”, “Menaxhimi i mbetjeve”, “Falsifikimi i dokumentave” dhe “Pastrimi i produkteve tĂ« veprimtarisĂ« kriminale”.

Mbarime Koroci – Aksionere e kompanisĂ« “Alliance Resource” – “Menaxhimi i mbetjeve” dhe “Pastrimi i produkteve tĂ« veprĂ«s penale ose veprimtarisĂ« kriminale”.

Petrit Qosja – Person fizik nĂ« tregtinĂ« e mbetjeve – “Menaxhimi i mbetjeve”.

Xhulio Golgota – Inspektor i Autoritetit Portual DurrĂ«s – “ShpĂ«rdorimi i detyrĂ«s”.

Dritan Seferaj – Drejtoria e Inspektim- Kontrollit, AKM – “”ShpĂ«rdorimi  i detyrĂ«s”.

Doni Sokolaj  – Administrator i kompanisĂ« D.o.o Minerals – “Kontrabanda me mallra tĂ« ndaluara ose tĂ« kufizuara”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve tĂ« veprimtarisĂ« kriminale”.

Gjovana Sokolaj – Pronare e kompanisĂ« “Sokolaj” – “Kontrabanda me mallra tĂ« ndaluara ose tĂ« kufizuara” nĂ« 4 raste, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve tĂ« veprimtarisĂ« kriminale”.

Olizana Pemati – Ish- administratore e kompanisĂ« “Sokolaj” – “Kontrabanda me mallra tĂ« ndaluara ose tĂ« kufizuara”, “Pastrimi i produkteve tĂ« veprimtarisĂ« kriminale”.

Ingo Hesse – administrator i kompanisĂ« EMS APO – “Menaxhimi i mbetjeve”.

LEXO EDHE: Nga pushimi i punonjĂ«sve, mashtrimi me bankat e deri tek mbetjet e rrezikshme/ TĂ« gjitha zullumet e “KĂŒrĂŒm” nĂ« ShqipĂ«ri

“TĂ« ngrihemi me tĂ« gjithĂ« forcĂ«n”/ Berisha: Rama do tĂ« na shkĂ«pusĂ« nga BE-ja pĂ«r karrigen e tij

“Foltorja” e PartisĂ« Demokratike ka vijuar mbrĂ«mjen e sotme me degĂ«t nr.8 dhe 10 nĂ« TiranĂ«.

Gjatë fjalës së tij, kreu i PD-së Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se, do të shkëpusë Shqipërinë nga ëndrra e Bashkimit Evropian vetëm për të ruajtur karriken e tij.

“Enver Hoxha ishte njĂ« gjakĂ«sor, kishte kryer krime monstruoze, dhe ai nuk mundet nĂ« asnjĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« lĂ«shonte karrigen e tij. Kurse sot Edi Rama, jo ndaj perandorisĂ« tĂ« sĂ« keqes, siç ishte kampi socialist, por ndaj BE, Ă«ndrrĂ«s mĂ« tĂ« bukur evropiane tĂ« tĂ« gjitha kohĂ«rave, do tĂ« na shkĂ«pusĂ«. Pse? PĂ«r karrigen e tij”.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Nuk ka moment më kritik. Nuk ka moment që të mund të tejkalojë se çfarë interesash janë të gatshëm të shkelmojnë këta antishqiptarë, kjo bandë kriminale për pasurimin e vet, për interesat e veta, për lëkurën e vet.
Një popull të tërë!

Fatin e një populli duan ta shkelmojnë duke besuar se nuk ekziston askush në këtë vend, përveç atyre. Por ja që jemi ne dhe vijmë më te betuar se kurrë se nuk do ua falim për asnjë çmim, për asnjë arsye. Ju, burra dhe gra, njerëz të ndershëm, keni 13 vjet që sakrifikoni. Keni 13 vite që trysnoheni, që përçmoheni, që nënvlerësoheni. Keni 13 vite që në vend të një përmirësimi, shihni një përkeqësim të vazhdueshëm të gjendjes tuaj ekonomike, të gjendjes suaj sociale, të shpresës dhe të besimit. Dhe tani në finale marrim një goditje që asnjë njeri nuk mund ta parashikonte.

Pra, ne vijmë në këtë moment kur thirrja e çdo shqiptari, thirrja e këtij vendi është të ngrihemi me të gjithë forcën tonë në të drejtën tonë, për interesin e secilit prej nesh. Për interesin e çdo fëmije, çdo të rrituri, çdo të moshuari. Për interesin e vendit në tërësi.

Duke ardhur tek ju, po rikujtoja njĂ« moment, nĂ« vitet ’60, paraardhĂ«sit e tyre e shkĂ«putĂ«n ShqipĂ«rinĂ« nga kampi socialist. Pse e shkĂ«putĂ«n? Sepse udhĂ«heqĂ«si atĂ«herĂ« sovjetik, tha: kultet duhet t’i heqim, nuk duhet tĂ« ketĂ« kulte.
Sigurisht, sistemi sovjetik ishte sistem barbar, mizor, por ky doli me tezën se kulti i Stalinit është kult demoniak dhe kultet nuk duhet të ekzistojnë. Pra, këtu nuk kishte gjë të keqe. Ai donte të çlironte njerëzit nga kultet.
Enver Hoxha u shkëput për karrigen e vet, sepse ishte kulti, sepse ai me kultin mbrohej, mbronte pushtetin. Dhe ne u zhytëm në izolimin më të thellë. Për ne, lufta e klasave ishte një makineri diktatoriale e tmerrshme, por izolimi ishte përsëri një faktor tmerrësisht në favor të diktaturës. Sepse ata që nuk vepruan si ne, kishin një hapësirë lëvizje nga Liqeni i Shkodrës në Kamçatkë. Kurse ne, nga Hani i Hotit në Kakavijë. Pse e jap këtë shembull?

Enver Hoxha ishte një gjakësor, kishte kryer krime monstruoze, dhe ai nuk mundet në asnjë mënyrë të lëshonte karrigen e tij. Kurse sot Edi Rama, jo ndaj perandorisë të së keqes, siç ishte kampi socialist, por ndaj BE, ëndrrës më të bukur evropiane të të gjitha kohërave, do të na shkëpusë. Pse? Për karrigen e tij.

Kujtojmë se, të martën e 10 shkurtit Partia Demokratike dhe aleatët e saj rikthehen në shesh për protestën e rradhës kombëtare.

VIDEO/ 3 gola në 7 minuta, Elbasani mposht Teutën me përmbysje

Elbasani u rikthye te fitorja në kampionat, pasi mposhti Teutën me rezultatin 2-1 me përmbysje, në ndeshjen e javës së 23-të në Superiore.

Pas pjesës së parë të mbyllur pa gola, e dyta ishte një tjetër histori.

Durrsakët kaluan të parët në avantazh, me një supergol të shënuar nga Goncalves në minutën e 69-të.

Reagimi i vendasve ishte i shpejtë. Insa Boye i futur nga stoli, barazoi shifrat në minutën e 74-t, në ndeshjen e tij debutuese.

Për ta bërë edhe më të bukur debutimin, ai shënoi edhe golin e përmbysjes një minutë më vonë.

Këtë avantazh, Elbasani e ruajti deri në fund, për të marrë 3 pikë të rëndësishme. Verdheblutë ngjiten në vendin e dytë me 42 pikë.

Teuta mban vendin e gjashtë me 27 pikë të grumbulluara.

Kush janë dy emrat që qeveria propozon për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Qeveria i ka propozuar Kuvendit dy emra kandidatë për anëtarë të rinj për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Vendimi u mor sot në mbledhjen e radhës të këshillit të Ministrave.

Dy emrat e propozuara, që i shtohen listës së kandidatëve janë Jonida Prifti dhe Ervin Metes.

Ndonëse qeveria ka të drejtë të propozojë tre emra, ajo ka propozuar vetëm dy në mbledhjen e sotshme.

Në fund të dhjetorit 2025, përfundoi mandati i gjashtë prej anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, duke përfshirë zëvendësguvernatoren e parë, Luljeta Minxhozi dhe anëtarët Ridvan Bode, Suela Popa, Edlira Luçi, Artan Hoxha dhe Violeta Staka.

Zëvendësuesit nuk janë zgjedhur akoma, pasi ashtu siç kishte ndodhur edhe shtatë vjet më parë, dy institucionet që duhet të propozonin kandidaturat për plotësimin e vendeve vakante, Këshilli i Ministrave dhe Kryeministria, i kanë nisur procedurat ligjore me vonesë.

Kuvendi i Shqipërisë i nisi vetëm në fillim të muajit shkurt procedurat e përzgjedhjes së tre kandidatëve që duhet të propozojë për vendet vakante. Këtë javë u zhvilluan seancat dëgjimore me kandidatët, ndërsa vlerësohet se do të duhen minimalisht dy javë para se kandidatët të propozohen për votim në seancë plenare.

Në procedurën e hapur nga Kuvendi, për tre kandidatët që duhet të propozohen nga ky institucion aplikuan 20 kandidatë, nga të cilët 18 u paraqitën në seancën dëgjimore të zhvilluar nga Komisioni përgjegjës.

Gjatë javëve të fundit kanë dështuar dy mbledhje të Këshillit Mbikëqyrës, për shkak të përfundimit të mandatit të gjashtë prej anëtarëve dhe moszëvendësimit në kohë të tyre.

Kushjanë anëtarët e propozuar nga Qeveria?

Ervin Mete ka drejtuar Ministrinë e Financave nga nga shtatori 2023 deri në korrik 2024. Gjatë periudhës kur drejtoi Ministrinë e Financave, vendi shënoi ulje të borxhit publik, forcim të disiplinës fiskale dhe ruajtje të stabilitetit makroekonomik, në një kohë kur ekonomitë europiane përballeshin me presione të forta inflacioniste dhe fiskale. Në të njëjtën periudhë, Shqipëria doli nga lista gri për pastrimin e parave, ndërsa u ndërmorën hapa konkretë për mbylljen e disa kontratave koncesionare, në funksion të uljes së rreziqeve fiskale dhe rritjes së transparencës në financat publike.

Më herët, Mete ka drejtuar Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare, institucion përgjegjës për mbikëqyrjen e tregjeve financiare jobankare. Në këtë rol, ai ka pasur përgjegjësi edhe për zhvillimin dhe mbikëqyrjen e tregjeve të kapitalit, ku bankat janë aktorë kyç.

Për Jonida Priftin ka pak informacion, ndërkohë që ajo është një kërkuese e pavarur. Ajo është diplomuar me diplomë Bachelor (me nderime) në menaxhim biznesi me profil kontabilitet profesional nga Universiteti i Westminster.

“Merr 400 mijĂ« euro nĂ« ditĂ« dhe hynĂ« nĂ« grevĂ«â€, ish futbollisti ‘shpĂ«rthen’ kundĂ«r Cristiano Ronaldos

Ish-sulmuesi i Anglisë, Alan Shearer ka kritikuar sjelljen e Cristiano Ronaldos, duke e cilësuar atë si të papërshtatshme për nivelin dhe statusin e tij.

Më herët, sulmuesi portugez mungoi në ndeshjen e kampionatit ndaj Al-Riyadh, të cilën skuadra e tij e fitoi 1-0. Po ashtu, u raportua se ai nuk mori pjesë as në stërvitje pas kësaj përballjeje.

Para kĂ«saj, u bĂ« e ditur se Ronaldo Ă«shtĂ« i pakĂ«naqur me mĂ«nyrĂ«n se si Fondi Sovran i ArabisĂ« Saudite (PIF) po e menaxhon klubin e tij, krahasuar me rivalĂ«t, veçanĂ«risht Al-Hilal. Gjithashtu, kishte raportime se portugezi ishte kundĂ«r transferimit tĂ« Karim Benzemas te Al-Hilal, duke e konsideruar atĂ« si “dĂ«m pĂ«r konkurrencĂ«n”.

PĂ«r zhvillimet nĂ« LigĂ«n Saudite ka reaguar edhe Shearer, i cili kritikoi Ronaldon qĂ« paguhet tepĂ«r dhe vendosĂ« tĂ« hyjĂ« nĂ« “grevĂ«â€.

“Jo shumĂ« njerĂ«z fitojnĂ« mĂ« shumĂ« se 400 mijĂ« euro nĂ« ditĂ« dhe vendosin tĂ« hyjnĂ« nĂ« grevĂ«. Duhet tĂ« jetĂ« bukur tĂ« thuash se nuk do tĂ« shkosh nĂ« punĂ«, pavarĂ«sisht parave qĂ« fiton”.

“Kur e mendon mirĂ«, kjo duket e çuditshme. Ai Ă«shtĂ« njĂ« superyll, por njĂ« grevĂ« nĂ« atĂ« nivel duket keq”, ka deklaruar ai.

Ndërkohë, Ronaldo ka refuzuar të luajë edhe ndaj Al Ittihad, kurse nuk dihet për sa kohë do ta vazhdojë këtë qëndrim.

Ja futbollisti i Kombëtares që mund ti bashkohet Muçit te Trabzonspor

Myrto Uzuni mund tĂ« largohet nga Austin FC nĂ« Major League Soccer nĂ« SHBA pĂ«r t’u transferuar nĂ« Turqi.

Kjo është ajo që thonë të paktën mediat turke sipas së cilës, sulmuesi i kombëtares shqiptare është një prioritet i trajnerit Fetih Tekke i Trabzonsporit ku aktivizohet edhe mesfushori Ernest Muçi.

Gjithnjë sipas mediave në Turqi, Trabzonspor po punon për të sjellë në skuadër dy futbollistë krahu me klubin që kontaktoi shkroi 2 emra në listën e dëshirave ishin Myrto Uzuni dhe Edvin Austbo.

Por sulmuesi aktual i Austin FC është prioriteti kryesor, ndërkohë që Austbo shihet si alternativë nëse dështohet tratativa.

Pritshmëritë për Uzunin që të kontribuojë direkt në repartin ofensiv të skuadrës ka bërë që stafi teknik të lëvizë në këtë drejtim dhe të hedhin sytë në drejtim të sulmuesit kuqezi. 

VIDEO/ “Pusho o gjel deti”! Sot u zyrtarizua Kryeinspektor i PĂ«rgjithshĂ«m, çfarĂ« i thoshte Rama Dash SulĂ«s nĂ« nĂ«ntor 2022

Ish deputeti demokrat Dashnor Sula është zyrtarisht Kryeinspektor i Përgjithshëm, një pozicion për të cilin Fax News shkroi javë më parë por u mohuan publikisht nga vetë Sula.

LEXO EDHE: ËshtĂ« propozuar pĂ«r postin e Kryeinspektorit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m, reagon Dashnor Sula

“Jam duke ikur pĂ«r nĂ« Itali. Dhe nuk kam marrĂ« ende asnjĂ« detyrĂ«â€, thoshte Sula dukemohuar kategorikisht lajmin se do tĂ« ishte ai pasuesi i ShkĂ«lqim Hajdarit, i cili gjithashtu sot mori detyrĂ«n e Prefektit tĂ« TiranĂ«s.

Ndërsa sot, Këshilli i Ministrave, gjatë mbledhjes së saj vendosi edhe dy emërimet e mësipërme.

Dashnor Sula ka qenë deputet i Partisë Demokratike për disa legjislatura dhe njihej për debatet e tij të ashpra me kundërshtarët politikë dhe një zë i fortë kundër vjedhjes dhe korrupsionit në çdo dalje të tij publike.

Madje, gjatĂ« njĂ« debati nĂ« parlament, kryeministri Edi Rama do e quante edhe “gjel deti Peqini”, njĂ« etiketim qĂ« merr shkas nĂ« traditĂ«n e banorĂ«ve tĂ« Peqinit pĂ«r tĂ« rritur gjela deti.

“Pusho, o “gjel deti”, pusho! Pusho me atĂ« fjalor, sepse nuk je nĂ« festĂ«n e gjelave tĂ« detit tĂ« Peqinit! Pusho, o bedel! Pusho! Me cilĂ«n gjuhĂ«?! Po ju qĂ« nĂ« mĂ«ngjes çoheni kĂ«tu duke ngritur dhe ulur gjithĂ« dynjanĂ« si hajdutĂ«. Si nuk ju vjen turp?! Ngrini dhe ulni dynjanĂ« si hajdutĂ«, ju bedelĂ«! Pusho o “gjel deti”, pusho! O “gjel deti”, pusho, se nuk je kĂ«tu nĂ« vendin tĂ«nd, je gabim kĂ«tu, je aksident! MjerĂ« ShqipĂ«ria pĂ«r ty dhe pĂ«r ata si ti!”, i drejtohej Rama nga foltorja e Kuvendit Dashnor SulĂ«s nĂ« seancĂ«n parlamentare tĂ« 9 nĂ«ntorit 2022.

“MĂ« vjen turp nĂ« gjendjen qĂ« ka pĂ«rfunduar ai parlament. Jam totalisht kundra ndaj çdo lloj fyerje dhe arrogance. Dje ishte e njĂ«jta situatĂ«.

Foli z. Alibeaj por nuk ka tĂ« drejtĂ« kryeministri tĂ« dalĂ« dhe flasĂ« me njĂ« fjalor qĂ« nuk Ă«shtĂ« i denjĂ«. UnĂ« nuk jam ndierĂ« i ofenduar personalisht, por pĂ«r institucionin nĂ« radhĂ« tĂ« parĂ«, pĂ«r deputetĂ«t pĂ«r parlamentin”, do tĂ« shprehej njĂ« ditĂ« mĂ« pas Sula.

Por në Shqipëri shumë gjëra harrohen dhe jeta vazhdon normalisht.

Suksese z.Dashnor Sula në detyrën e tij të re.

VIDEO/ Shpërthim granate në një sallon bukurie në Francë! Gjashtë të plagosur, përfshirë edhe një 5-vjeçar

Gjashtë persona u plagosën, përfshirë një fëmijë 5-vjeçar, si pasojë e një shpërthimi që ndodhi pasditen e sotme në një sallon bukurie në Grenoble të Francës.

Sipas autoriteteve, lëndimet u shkaktuan nga vala goditëse e shpërthimit pas hedhjes së një granate, me të plagosurit që morën ndihmën e parë në vend, pa pasur nevojë të transportoheshin në spital.

Sipas të njëjtave burime, incidenti ndodhi pak para orës 15:00, kur njerëzit hynë në dyqan dhe njëri prej tyre hodhi një granatë brenda ambienteve.

Autorët e krimit u arratisën dhe deri më tani motivet e tyre mbeten të panjohura.

Salloni i bukurisë ndodhet në katin përdhes të një ndërtese banimi shumëkatëshe, midis dyqaneve të tjera tregtare. Për shkak të ashpërsisë së shpërthimit, vitrina e dyqanit u shkatërrua plotësisht, sipas mediave franceze.

Hetimet janë duke u zhvilluar për të identifikuar autorët.

❌