❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Kalecat e Gys Agasit”/ Balliu: 10 protestues tĂ« shoqĂ«ruar, kanĂ« goditur me grushte tĂ« miturin

Deputeti i PD-së Klevis Balliu duke folur për mediat nga Komisariati numër 1 në Tiranë, ka deklaruar se, janë shoqëruar 10 protestues mes të cilëve dhe të mitur.

Balliu u shpreh se, ata janë qëlluar dhe me grushte nga policët.

“JanĂ« 10 tĂ« shoqĂ«ruar, njĂ« nga tĂ« cilit ishte i mitur dhe Ă«shtĂ« goditur me grusht. Jam i sigurt njĂ« nga ato kalecat e Ergys Agasit, tĂ« cilĂ«t janĂ« tĂ« infiltruar nĂ« çdo cep tĂ« policisĂ« sĂ« shtetit.

Sot praktikisht kemi një polici tërësisht të inkriminuar që arreston protestuesit sepse po protestojnë kundrejt një qeverie që është kapur në flagrancë duke vjedhur dhe duke cenuar sigurinë e jetës së çdo qytetari shqiptar.

Pasi vetĂ« AKSHI si institucion Ă«shtĂ« njĂ« segment nĂ« mbrojtje tĂ« sigurisĂ« kombĂ«tare dhe ju e patĂ« fare mirĂ« edhe nga vetĂ« regjistrimet e Ergys Agasit se si ai institucion ishte lĂ«nĂ« nĂ« dorĂ« tĂ« krimit tĂ« organizuar. Pra kemi njĂ« qeveri qĂ« merr peng me segmentet e policisĂ« sĂ« shtetit biznesmenĂ«t, edhe vetĂ« punonjĂ«sit e administratĂ«s, dhe kur qytetarĂ«t çohen nĂ« protestĂ« kundĂ«r kĂ«tij krimi monstruoz tĂ« njĂ« shteti tĂ« kapur nga Suel Çela, TropinĂ«t e XhafĂ«t dhe gjithĂ« kartelet e tjera tĂ« drogĂ«s tĂ« cilat sot kontrollojnĂ« ShqipĂ«rinĂ«, kĂ«ta merren tĂ« arrestojnĂ« qytetarĂ«t, madje nuk kursejnĂ« as tĂ« miturit, qĂ« Ă«shtĂ« njĂ«, dhe patjetĂ«r ne do tĂ« bĂ«jmĂ« njĂ« kallĂ«zim, nuk mundet tĂ« arrestohen tĂ« miturit thjesht qĂ« kĂ«ta tĂ« plotĂ«sojnĂ« normĂ«n dhe kjo ka njĂ« arsye pse bĂ«het, sepse kĂ«rkojnĂ« t’i vendosin frikĂ« qytetarĂ«ve shqiptarĂ« qĂ« mos tĂ« revoltohen ndaj kĂ«tyre.

Po unë i garantoj këtë polici shteti, këtë rajon dhe çdo rajon tjetër, përfshi këtu dhe Edi Ramën, që në protestën e ardhshme, nëse këta nuk zënë vend, nuk zënë mend, që do të thotë që Edi Rama të japë dorëheqjen, patjetër që aksioni jonë do të përshkallëzohet shumëfish, shumë herë sesa ishte sot dhe çdo herë tjetër.

Pra nĂ« kĂ«tĂ« kontekst, deputetĂ«t e PartisĂ« Demokratike qĂ« jam sot kĂ«tu janĂ« nĂ« mbĂ«shtetje tĂ« qytetarĂ«ve. Kemi edhe avokatĂ«t e PartisĂ« Demokratike, tĂ« cilĂ«t do tĂ« kujdesen pĂ«r kĂ«ta protestues, por qĂ« tĂ« jemi tĂ« qartĂ«, nuk kanĂ« bĂ«rĂ« absolutisht asgjĂ«â€, tha Balliu pĂ«r mediat.

GOLAT/ Napoli fiton Superkupën e Italisë

Napoli është fituesi i Superkupës së Italisë.

Skuadra axurre mundi në finale Bolognan me rezultatin 2-0.

Kampionët në fuqi të Italisë mundën fituesin në fuqi të Kupës në ndeshjen e luajtur në Riad të Arabisë Saudite.

Ndeshjen e vendosi ylli i napolitaneve, David Neres, i cili shĂ«noi nga njĂ« gol nĂ« secilĂ«n pjesĂ« loje, pĂ«r tĂ« vulosur fatin e duelit dhe pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« trofeun e dytĂ« tĂ« kĂ«tij viti Napolit.

Goli i parë

Goli i dytë

VIDEO/ Deputetët e PD tek Komisariati 1, kërkojnë lirimin e protestuesve të shoqëruar

Shumë qytetarë janë shoqëruar nga policia, pas protestës kombëtare tek kryeministria, të organizuar nga Partia Demokratike dhe opozita.

LEXO EDHE: FOTO/ Protesta e Opozitës! E rëndë para Kryeministrisë, merr flakë protestuesi

Pas protestës, disa deputetë të PD-së kanë shkuar pranë Komisariatit të Policisë Nr. 1 në Tiranë për të kërkuar lirimin e protestuesve.

PranĂ« komisariatit nr.1 ndodhen deputetĂ«t: Klevis Balliu, Bledion Nallbati, Klodjana Çapja, Ledina Alolli, Kastriot Piroli, dhe dy avokatĂ«t Marash Logu dhe Eda Grimci.

FOTO/ Protesta e Opozitës! E rëndë para Kryeministrisë, merr flakë protestuesi

Partia DeDemokratike dhe Opozita zhvilloi sot, më 22 dhjetor, protestën kombëtare përpara godinës së Kryeministrisë, ku kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sapo kryedemokrati Sali Berisha përfundoi fjalën e tij, nisën përplasjet mes protestuesve dhe Policisë, teksa u hodhën shishe molotivi drejt godinës së Këshillit të Ministrave.

E rëndë! Merr flakë protestuesi

Një incident mjaft i rëndë raportohet nga protesta e sotme.

Njëri nga pjesëmarrësit në tubim është përfshirë nga flakët, ndërsa nuk dihet më shumë mbi gjendjen e tij shëndetësore.

VIDEO/ Gol dhe asist, Muçi vazhdon shkëlqimin në Turqi! Por Trabzonspor-it nuk i mjafton

Ernest Muçi vazhdon të shkëlqejë në Turqi, aty ku është pjesë e Trabzonspor. Sulmuesi i Kombëtares, ka qenë sërish protagonist, këtë herë në humbjen 4-3 në transfertë ndaj Genclerbirligi.

Shqiptari dhuroi një asist, ndërsa shënoi edhe një gol në fund. Në minutën e 50-të, ai krosoi në zonë, për golin e dytë të Trabzonspor, të shënuar nga Felipe Augusto.

Në minutën e 67-të, Muçi mori përsipër gjuajtjen e një penalltië, të cilën e shndërroi në gol dhe ngushtoi diferencat në 4-3.

Megjithatë, pavarësisht formës së Muçit, Trabzonspor nuk ia doli dot të marrë pikë nga kjo përballje.

Sulmuesi 24-vjeçar shqiptar, shkon në kuotën e shtatë golave të shënuar në Superligën Turke. Kujtojmë se Muçi u transferua te Trabzonspor në huazim nga Besiktas, në fund të merkatos.

Mbetet të shihet nëse klubi do të ushtrojë të drejtën e blerjes në fund të sezonit.

LEXO EDHE: “LuftĂ«â€ pĂ«r Ernest Muçin/ Miliona euro pĂ«rplasin Trabzonsporin me Beshiktashin

Kryeministria, Parlamenti, Surreli
/ Berisha tregon si do vijojë aksioni i Opozitës

Gjatë komunikimit me mediat në hyrje të selisë blu, kryetari I PD Sali Berisha tregoi edhe agjendën e aksionit Opozitar në ditët në vazhdim.

“NĂ«se nĂ« protestat e para 11 majit ne u ngritĂ«m pĂ«r tĂ« shpĂ«tuar PartinĂ« Demokratike, pĂ«r tĂ« shpĂ«tuar pluralizmin politik, tani jemi nĂ« kĂ«mbĂ« pĂ«r tĂ« shpĂ«tuar demokracinĂ«, familjen. Ky Ă«shtĂ« mision edhe mĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m se ai qĂ« pĂ«rmbushĂ«m nĂ« ’90-Ă«n, qĂ« do tĂ« pĂ«rcaktojĂ« fatin e ShqipĂ«risĂ«, familjes shqiptare!”, kĂ«shtu deklaroi kryetari i PD-sĂ«, Sali Berisha, nga selia blu.

“TĂ« betohemi ta vazhdojmĂ« kĂ«tĂ« betejĂ« gjer nĂ« fitore! Ne jemi tĂ« pamposhtur, kemi para njĂ« kalbĂ«sirĂ«, njĂ« kufomĂ« politike, njĂ« Rilindje kufomĂ« politike, qĂ« ne do t’i groposim”, u tha ai qytetarĂ«ve.

Si do të vijë aksioni?

“Do ju informojmĂ« pĂ«r çdo hap, por nuk ndalemi gjer nĂ« largimin e Edi RamĂ«s!”, u pĂ«rgjigj ai, duke theksuar tre godina si “shĂ«njestĂ«r” tĂ« opozitĂ«s: Kryeministria, Parlamenti dhe Surreli.

LEXO EDHE: “Prek votĂ«n ti bastard?!”/ Berisha – RamĂ«s: S’tĂ« ndahemi as nĂ« Surrel!

“PjesĂ«marrja ishte historike”, Berisha: Afera mĂ« e padĂ«gjuar ndonjĂ«herĂ« nĂ« histori i ka rrĂ«njĂ«t nĂ« Surrel

NĂ« mbyllje tĂ« protestĂ«s kombĂ«tare tĂ« OpozitĂ«s, kreu i PD-sĂ«, Sali Berisha, ka deklaruar pas protestĂ«s se “pjesĂ«marrja ishte historike”.

“Opozita ka vetĂ«m betejĂ«! Afera mĂ« e padĂ«gjuar ndonjĂ«herĂ« nĂ« histori i ka rrĂ«njĂ«t nĂ« Surrel. Afera mĂ« e padĂ«gjuar ndonjĂ«herĂ« nĂ« histori i ka rrĂ«njĂ«t nĂ« Surrel. Gjithçka Ă«shtĂ« bĂ«rĂ«, mund tĂ« jenĂ« zhdukur njerĂ«zit, nuk e di, por tre herĂ« janĂ« marrĂ« peng, kjo dihet. UnĂ« dija vetĂ«m njĂ«, kĂ«to kohĂ« dolĂ«n qĂ« janĂ« dy tĂ« tjerĂ«. 700 milionĂ« euro, çdo gjĂ« pĂ«r familjen, qĂ« Armandi tĂ« pasuronte familjen Rama. AtĂ«herĂ« ai Ă«shtĂ« njĂ« pallat krimi atje. Nuk ka diskutim kjo. Aksioni i sotĂ«m mbyllet tek selia. ThashĂ« tĂ« bĂ«jmĂ« njĂ« xhiro kĂ«to qĂ« misionarĂ«t e lirisĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« njĂ« njohje tĂ« terrenit nĂ« çdo anë PjesĂ«marrja ishte jashtĂ«zakonisht e kĂ«naqshme. Ishte historike edhe mbĂ«shtetja, edhe entuziazmi, edhe tĂ« gjitha”, ka thĂ«nĂ« ai, pas mbĂ«rritjes nĂ« selinĂ« blu, bashkĂ« me njĂ« pjesĂ« tĂ« protestuesve.

 

“Prek votĂ«n ti bastard?!”/ Berisha – RamĂ«s: S’tĂ« ndahemi as nĂ« Surrel!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është i bindur se asgjë përpos protestave nuk e largon Edi Ramën nga pushteti.

“Edi Rama nuk do pranojĂ« kurrĂ« tĂ« heqĂ« imunitete, tĂ« shkarkojĂ« Lubi Ballukun. Nuk duhet tĂ« gabohemi, Edi RamĂ«n do ta heqim ne, populli opozitar. Askush tĂ« mos ketĂ« iluzion se ai ikĂ«n me votĂ«, jo kurrĂ«, por sot, nuk ka shqiptar qĂ« beson mĂ« se Rama ikĂ«n me votĂ«. Mund tĂ« ketĂ« tek-tuk njerĂ«z se ikĂ«n me drejtĂ«si, naivitet! Jo kurrĂ«! Ai Ă«shtĂ« i vendosur qĂ« ato mandate t’i pĂ«rdorĂ« kundĂ«r ligjeve e KushtetutĂ«s. Do tĂ« jenĂ« guximtarĂ«t ata tĂ« cilĂ«t do tĂ« hedhin Edi RamĂ«n nĂ« banesĂ«n e turpit”, tha ai nĂ« tubimin e sotĂ«m.

MĂ« tej, theksoi se opozita ia doli t’i dĂ«shmojĂ« botĂ«s se çfarĂ« pĂ«rfaqĂ«son narko-shteti shqiptar.

“S’tĂ« ndahemi as nĂ« Surrel! Ai na ka shpallur luftĂ« dhe ne i shpallim luftë  Prek votĂ«n ti mor bastard?!“, iu drejtua ai kreut tĂ« qeverisĂ«.

LEXO EDHE: Berisha mesazh Ramës: Nga sonte, nuk do njihesh më në Shqipëri dhe as në botë si kryeministër

Berisha mesazh Ramës: Nga sonte, nuk do njihesh më në Shqipëri dhe as në botë si kryeministër

Kryetari i PartisĂ« Demokratike, Sali Berisha, gjatĂ« fjalĂ«s sĂ« tij para protestuesve nĂ« Bulevardin “DĂ«shmorĂ«t e Kombit”, u shpreh se, sot opozitarĂ«t janĂ« mĂ« tĂ« fortĂ« se kurrĂ«.

“Ne sot mblidhemi nĂ« njĂ« moment kritik, ndoshta si asnjĂ«herĂ« mĂ« parĂ«. Ja ku jemi sot, mĂ« tĂ« fortĂ« pĂ«r tĂ« pĂ«rmbysur kĂ«tĂ« regjim. RrallĂ« herĂ« ka ndodhur qĂ« qeveritarĂ«t tĂ« bĂ«hen miliarderĂ« e qytetarĂ«t tĂ« varfĂ«rohen“, tha nĂ« nisje tĂ« fjalĂ«s sĂ« tij Berisha.

“Edi Rama, hidhi sytĂ« kĂ«tij bulevardi, nga sonte ti kurrĂ« nuk do njihesh mĂ« nĂ« ShqipĂ«ri as nĂ« botĂ« si kryeministĂ«r, por si kapobandĂ«, si kapobandĂ«, si kapobandĂ«â€œ, vijoi mĂ« tej Berisha.

Sipas tij, vetĂ«m mobilizimi dhe vendosmĂ«ria e qytetarĂ«ve opozitarĂ« mund t’i japin fund asaj qĂ« ai e cilĂ«son si njĂ« regjim i kapur nga korrupsioni dhe abuzimi me pushtetin, duke e shndĂ«rruar pĂ«rballjen politike nĂ« njĂ« betejĂ« tĂ« hapur mes qeverisĂ« dhe popullit.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Të dashur qytetarë dhe qytetare të Tiranës, demokrate e demokratë, shqiptare e shqiptarë kudo që jeni sonte, në Shqipëri dhe jashtë vendit.

Të nderuar deputetë, të nderuar aleatë të PD.

Përshëndetjet më miqësore, nderimin më të madh ju burrave dhe grave, djemve dhe vajzave që u ngritët sonte si uragan i shpresës, i besimit, i shpëtimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Të dashur miq, u flas sot në një nga momentet më kritike të kombit, jo vetëm në 35 vitet e fundit, por ndoshta gjatë gjithë historisë së tij mijëravjeçare.

Në 10 vitet e fundit të këtij regjimi, shqiptarët janë pakësuar më shumë se nga çdo epidemi, nga çdo pushtim, nga çdo zi buke dhe çdo gjë tjetër.

Shqiptarët, në 10 vite të këtij regjimi, kanë shkuar mbrapa 100 vite për lindshmërinë e tyre.

Sot ata kanë humbur mbi gjysmën e rinisë së tyre.

Kanë humbur të ardhmen dhe çdo vit bëhen gjithnjë e më pak në këtë dhe të bekuar.

Ne mblidhemi në një moment kritik, ndoshta si kurrë më parë, sepse Edi Rama, pasi i shndërroi zgjedhjet në farsë elektorale, del se ka vendosur të bëhet multi-miliarder me paratë tuaja, me pasuritë tuaja publike.

Dhe jo vetëm kaq, por ai ka vendosur veten mbi ligjin, mbi Kushtetutën.

Ka vendosur veten mbi çdo pushtet, dhe na thotë nga Surreli, apo kjo ndërtesë e krimit, se unë u shumëzoj me zero.

Se unë jam mbi ligjin, mbi Kushtetutën.

Edi Rama, hidhi sytë këtij bulevardi, nga sonte ti kurrë nuk do njihesh më në Shqipëri as në botë si kryeministër, por si kapobandë, si kapobandë, si kapobandë.

EMRI/ Shkëmbi zuri poshtë drejtuesin e fadromës, 43-vjeçari në Borsh humb njërën këmbë

Një aksident i rëndë në punë është regjistruar në një gurore në zonën e Borshit.

Gjatë procesit të punës, një gur i madh është shkëputur, duke zënë poshtë drejtuesin e një skrepi, shtetasin Adnan Hysi, 43 vjeç.

Pas dhënies së ndihmës së parë  në Spitalin e Sarandës, Adnan Hysi është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për trajtim më të specializuar mjeksor.

Uniformat e bardha bëjnë me dije se nga i plagosuri ka pësuar plagë të shumta në pjesët e poshtme të trupit, e cila ka rezultuar në humbjen e një gjymtyre.

“Nuk do kenĂ« vrimĂ« ku tĂ« fshihen”, Balliu: Do tĂ« arrestohen dhe do tĂ« shkojnĂ« nĂ« burgun qĂ« meritojnĂ«

Deputeti i PartisĂ« Demokratike, Klevis Balliu, ka mbajtur njĂ« fjalĂ«n e tij gjatĂ« protestĂ«s sĂ« opozitĂ«s, duke e cilĂ«suar atĂ« jo si njĂ« tubim tĂ« zakonshĂ«m, por si “pikĂ«nisjen e njĂ« revolte pa kthim” kundĂ«r narkoshtetit.

Nga podiumi, Balliu lëshoi një sërë akuzash të rënda ndaj qeverisë, duke u shprehur se pasuria e zyrtarëve të lartë është në kontrast të thellë me gjendjen e qytetarëve. Në fjalën e tij, deputeti denoncoi me emra konkretë zyrtarë të lartë.

BALLIU: Sot mĂ« shumĂ« se kurrĂ«, janĂ« nĂ« garĂ«, kush t’ja fusĂ« njĂ«ri-tjetrit.

Jo për frikën e njërit apo tjetrit, po prej frikës nga ju, se e dinë që ju ka ardhur data. Ju ja kallni datën! Të nderuar miq, të nderuar qendrestarë! 12 vite kemi denoncuar se si një narkopushtet ka vjedhur çdo ditë, ka vjedhur çdo minutë, çdo orë, duke i transformuar shqiptarët në popullin më të varfër të Europës, me pushtetarët më të pasur të botës. Ndërkohë që sot, në Shqipëri, nuk ka ilaçe nëpër spitale, Ergys Agasi ka 3 milionë euro shishe vere.

NdĂ«rkohĂ« qĂ« tĂ« rinjtĂ« dhe tĂ« rejat, largohen se nuk blejnĂ« dot njĂ« apartament nĂ« ShqipĂ«ri, si rrjedhojĂ« e pastrimit tĂ« parave tĂ« drogĂ«s, nĂ« ndĂ«rtim, Belinda Balluku ka plot 314 apartamente dhe dy jahte dhe kĂ«to janĂ« tĂ« vetmet qĂ« dimĂ« ne. E sa e sa tĂ« tjera. Dhe t’imagjinosh qĂ« kĂ«to janĂ« shĂ«rbĂ«torĂ«t e Edi RamĂ«s. Kur kĂ«ta shĂ«rbĂ«torĂ« kanĂ« kĂ«to pasuri, çfarĂ« pasurie ka narkokryeministri Edi Rama? Ku i gjetĂ«n paratĂ«? JanĂ« tĂ« gjitha para tuaja.

Prandaj duhet tĂ« luftojmĂ« qĂ« t’i arrestojmĂ«, tĂ« shkojnĂ« nĂ« burg dhe t’i konfiskohen tĂ« gjitha pasuritĂ« qĂ« ju kanĂ« vjedhur ju. TĂ« nderuar motra dhe vĂ«llezĂ«r, tĂ« nderuar demokratĂ«, tĂ« nderuar qytetarĂ«, sot mediat e narkopushtetit na tregojnĂ« se kĂ«tu janĂ« militantĂ« tĂ« partisĂ«. Jo! KĂ«tu nuk janĂ« militantĂ« partie, kĂ«tu janĂ« militantĂ«t e ShqipĂ«risĂ«, misionarĂ«t qĂ« kanĂ« vendosur tĂ« largojnĂ« narkoshtetin dhe narkokryeministrin Edi Rama.

Deri dje, të nderuar miq, ishte vetëm opozita që fliste për narkoshtetin. Deri dje, ishte vetëm opozita që denonconte. Kurse sot është e gjithë Europa, sot janë shtatë rezoluta ndërkombëtare që faktojnë akuzat tona. Sot është e gjithë bota që fakton se Edi Rama është kryetari i një narkoshteti. Sot të nderuar miq, nuk ka asnjë gjuhë e botës që nuk e di që Edi Rama është një trafikant i rëndomtë droge që ka vjedhur pushtetin me narkokartelet, duke blerë vota, duke bërë presion. Kur një shtet bie pre e bandave, çfarë ndodh?

Ndodh qĂ« biznesmenĂ«t merren peng. Ndodh qĂ« punonjĂ«si i administratĂ«s merren peng, pĂ«r interesat e baxhanakut tĂ« kryeministrit. Ndodh qĂ« tĂ« torturohen nĂ«pĂ«r skutat e krimit tĂ« Suel ÇelĂ«s, Tropinjve, XhabaftĂ«ve dhe çdo krimineli tjetĂ«r. Dhe sot, nga ky podium, do u themi qĂ« njĂ«soj siç kemi bĂ«rĂ« me kriminelĂ«t kur kemi qenĂ« nĂ« pushtet, qĂ« i gjetĂ«m nĂ« skutat ku ishin fshehur, nga Aldo Bare te kushdo tjetĂ«r, tĂ« gjitha bandat do kenĂ« tĂ« njĂ«jtin fat.

Nuk do kenë vrimë ku të fshihen, do të arrestohen dhe do të shkojnë në burgun ku meritojnë. Ndaj sot, të nderuar miq, më shumë se kurrë është e nevojshme qëndresa. Kjo që nis sot nuk është thjesht një protestë. Kjo që nis sot nuk është një miting. Kjo është pikënisja e një misioni pa kthim. Kjo është pikënisja e një revolte pa kthim. Kjo është pikënisja e fitores së Shqipërisë dhe dështimit të narkoshtetit. Sot më shumë se kurrë, jam krenar që jam një nga ju.

Bardhi paralajmĂ«ron RamĂ«n: QytetarĂ«t do t’i kesh pĂ«rballĂ« deri nĂ« largim

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, u bëri thirrje qytetarëve që të mos heshtin dhe të mos tërhiqen, deri në rrëzimin e qeverisë nga pushteti.

“NĂ« çdo takim, kam marrĂ« vetĂ«m njĂ« mesazh, ju nuk dorĂ«zoheni dhe tĂ« gjithĂ« bashkĂ« nuk dorĂ«zohemi. Kam mĂ«suar se sakrifica dhe besimi janĂ« dy vlerat qĂ« na kanĂ« mbajtur gjithmonĂ« nĂ« kĂ«mbĂ«, pĂ«r tĂ« larguar Edi RamĂ«n, kryeministri mĂ« tĂ« korruptuar nĂ« EuropĂ« e nĂ« botĂ«.”

Protestën e quajti një lëvizje për dinjitetin e përbashkët.

“Ne nuk jemi kĂ«tu se nuk rrimĂ« dot ngrohtĂ« nĂ« shtĂ«pitĂ« tona, por se korrupsioni po na merr frymĂ«n, kartelet e drogĂ«s bashkĂ« me qeverinĂ« po na vjedhin tĂ« ardhmen. QytetarĂ«t do t’i ketĂ« pĂ«rballĂ« deri nĂ« largimin e tij”, tha Bardhi.

“Sot ju kĂ«rkoj tĂ« besoni tek vetja juaj. Sepse asnjĂ« regjim nuk ka rĂ«nĂ« nga fjalimet. Ka rĂ«nĂ« vetĂ«m kur njerĂ«zit nuk kanĂ« pranuar mĂ« poshtĂ«rimin si normalitet. Sepse kur njĂ« popull ngrihet pĂ«r dinjitetin e tij, asnjĂ« pushtet nuk e ndal dot. QĂ«ndroni. Rezistoni. Mos u pĂ«rkulni! QĂ«ndresĂ« sot. RezistencĂ« nesĂ«r. Dhe fitore pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«â€.

Protesta e Opozitës, Këlliçi: Ky pushtet ka mbaruar, Rama të japë dorëheqjen tani

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi, në fjalën e tij përpara Kryeministrisë tha se pushteti i Edi Ramës ka mbaruar.

Sipas tij, të gjitha skandalet e fundit tregojnë se, Edi Rama duhet të japë dorëheqjen.

“PĂ«r tĂ« gjithĂ« ata qĂ« kanĂ« njĂ« pyetje, ku Ă«shtĂ« Partia Demokratike dhe opozita, ndizni dritat e telefonave! Ta shohin tĂ« gjithĂ« shqiptarĂ«t, ku Ă«shtĂ« populli opozitar! Ku Ă«shtĂ« Partia Demokratike e ShqipĂ«risĂ«!

TĂ« nderuar qytetarĂ«, ne sot nuk jemi mbledhur pĂ«r njĂ« ritual politik, as pĂ«r njĂ« protestĂ« tĂ« radhĂ«s. Sot jemi kĂ«tu si misionarĂ«. Jemi kĂ«tu pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« histori dhe pĂ«r tĂ« thĂ«nĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ«n. Ky pushtet ka mbaruar! Edi Rama duhet tĂ« japĂ« dorĂ«heqjen tani, jo nesĂ«r, jo pas zgjedhjeve, jo kur t’i leverdisĂ« atij. Tani! KĂ«tu, krah nesh, nĂ« hijen e pushtetit qĂ« mishĂ«ron kjo godinĂ«, ka disa kohĂ« qĂ« luhet njĂ« dramĂ« e madhe. FrikĂ«, dhunĂ«, shantazh, thika pas shpine dhe tradhti mes ortakĂ«sh. Zija ka rĂ«nĂ« nĂ« pallatin e korrupsionit. Gjumi i tyre Ă«shtĂ« prishur pĂ«rfundimisht. Ata hyjnĂ« e dalin nga kjo godinĂ«, jo pĂ«r tĂ« qeverisur, por pĂ«r dy arsye: pĂ«r tĂ« zhdukur provat e krimeve dhe pĂ«r tĂ« mbledhur prova kundĂ«r njĂ«ri-tjetrit. Visi ka ruajtur mesazhet e Ballukut, Balluku ka ruajtur mesazhet e Palloshit, ndĂ«rsa Gysi i ka filmuar tĂ« gjithĂ«. Kamera tĂ« fshehta, telefonata tĂ« regjistruara, USB tĂ« ruajtura, pĂ«rgjime nĂ« kasaforta, tĂ« gjitha mes bandĂ«s kriminale qĂ« ende guxon dhe e quan veten qeveri. NdĂ«rsa kreu i organizatĂ«s, Edi Rama, nuk di mĂ« as kĂ« tĂ« mbrojĂ« dhe as kĂ« tĂ« lĂ«shojĂ«.

Miliarda euro të grabitura në çdo tender, në çdo kantier dhe në çdo pasuri publike e private, sot nuk i bëjnë më derman. Sepse të nderuar qytetarë, ju e dini tashmë se mekanizmi përbindësh ka rënë. Me paratë dhe pasuritë e shqiptarëve, kjo bandë siguroi për 13 vite me radhë: vota, aleanca, mbështetje, lobim ndërkombëtar, media të kontrolluara, krim dhe luks të shfrenuar personal. E gjithë kjo makineri u mbajt gjallë mbi frikën, presionin, dhunën ndaj qytetarëve, mbi shpopullimin masiv dhe përpjekjen e vazhdueshme për të likuiduar opozitën. Miliarda euro të zhdukura nga xhepat tanë, bashkë me shëndetin, edukimin, sigurinë rrugore, atë ushqimore dhe cilësinë e jetës. Kjo bandë detyroi të ikin nga sytë këmbët plot 1.1 milionë shqiptarë.

Ama sot, tĂ« nderuar qytetarĂ«, historia Ă«shtĂ« pĂ«rmbysur. Ata qĂ« kanĂ« frikĂ«, ata qĂ« kĂ«rkojnĂ« tĂ« arratisen, ata qĂ« fshihen, ata qĂ« nuk dalin mĂ« para njerĂ«zve, janĂ« pikĂ«risht kĂ«ta qĂ« qeverisnin kriminalisht pĂ«r mĂ« shumĂ« se njĂ« dekadĂ«. Ndaj sot, dua t’u drejtohem tĂ« gjithĂ« juve dhe mbi tĂ« gjitha, kreut tĂ« opozitĂ«s dhe tĂ« PartisĂ« Demokratike, profesor doktor Sali Berisha. I drejtohemi tĂ« gjithĂ« demokratĂ«ve qĂ« nuk u pĂ«rkulĂ«n, qytetarĂ«ve qĂ« nuk e shitĂ«n dinjitetin, gazetarĂ«ve dhe njerĂ«zve publikĂ« qĂ« nuk u blenĂ«. Ju qĂ« denoncuat, ju qĂ« qĂ«ndruat, qĂ« folĂ«t atĂ«herĂ« kur ishte shumĂ« e rrezikshme qĂ« tĂ« flisje. Ja ku jemi dhe sa shumĂ« qĂ« jemi.

Sot jemi kĂ«tu edhe pĂ«r tĂ« dhĂ«nĂ« njĂ« mĂ«sim final politik, mĂ«simin mĂ« tĂ« vyer qĂ« njĂ« popull mund t’i japĂ« mandatarĂ«ve tĂ« vet. Mandati nuk Ă«shtĂ« pronĂ«, nuk Ă«shtĂ« privilegj, nuk Ă«shtĂ« licencĂ« pĂ«r tĂ« vjedhur. Kush merr mandat Ă«shtĂ« shĂ«rbytor i qytetarĂ«ve, e jo pronar i shtetit. NĂ«se vjedh, largohesh. NĂ«se shkel besimin, mandati mbaron. NĂ«se e trajton shtetin si plaçkĂ«, do tĂ« pĂ«rgjigjesh para ligjit. Dhe miq, o sot o kurrĂ«! Sepse ajo qĂ« do tĂ« vendosim sot do tĂ« jetĂ« njĂ« precedent pĂ«r tĂ« ardhmen, njĂ« precedent qĂ« nuk do ta arrijĂ« mĂ« askush ta pĂ«rmbysĂ«. Askush nuk ka imunitet nga zemĂ«rimi qytetar. Askush nuk mund tĂ« ushqejĂ« iluzionin se kur qeveris kundĂ«r popullit, tĂ« pret qetĂ«sia. Edi Rama duhet ta japĂ« dorĂ«heqjen tani, edhe si njĂ« akt i njĂ« emergjence kombĂ«tare. Sepse Edi Rama ka kohĂ«, dashur miq, qĂ« nuk Ă«shtĂ« mĂ« kryeministĂ«r, por Ă«shtĂ« kapobanda i njĂ« sistemi abuzues, grabitĂ«s, shkatĂ«rrues dhe shpopullues.

Por, kur reziston, kur nuk i nënshtrohesh as edhe një pazari, ja ku vjen dhe përmbysja finale, ajo më e paimagjinueshmja. Ata që na mbanin ne nën frikë, sot jetojnë me frikë. Ata që na shantazhonin, sot shantazhohen mes tyre. Ata që predikonin stabilitet, sot nuk kontrollojnë më as hijen e vet. Shqipëria është në një moment shumë të vështirë, por edhe buzë një shprese të re, sepse zgjidhjet, kapacitetet dhe njerëzit janë këtu. Ky vend nuk ka marrë fund. Fundi po u vjen atyre që investuan që kjo të ndodhte. Demokracia, miq, nuk vdes në një ditë, vdes vetëm kur njerëzit binden se nuk ka alternativë. Dhe për këtë mashtrim të ndyrë u investua ky pushtet me karlo mediat e tij. Alternativë ka.

E nisĂ«m betejĂ«n kundĂ«r grupit tĂ« strukturuar kriminal 5D dhe ishim shumĂ« pak. Thoshin se nuk keni pĂ«r t’ia dalĂ«, se janĂ« shumĂ« tĂ« fortĂ«, kanĂ« miliarda dhe janĂ« tĂ« frikshĂ«m. QĂ«ndruam, protestuam pĂ«r 44 javĂ« rresht, denoncuam çdo ditĂ« dhe depozituam dosje pafund. Ku janĂ« sot ata? TĂ« gjithĂ«pushtetshmit qĂ« blenin votat e TiranĂ«s, janĂ« tĂ« gjithĂ« nĂ« burg bashkĂ« me Erionin e tyre, me kryetarin e tyre. E njĂ«jta histori me Ballukun. Na u turrĂ«n se e kemi tĂ« kotĂ«. Bela-mafia nuk preket, Ă«shtĂ« mĂ« e fortĂ« se Rama. Denoncuam tunelin, denoncuam lotet e rrugĂ«ve, Tigrin 1 dhe Tigrin 3, kishin ARRSH-nĂ«, dhe ja ku po i vjen ora dhe Ballukut, me gjithĂ« bandĂ«n e saj, nĂ«pĂ«r burgje, arreste dhe ndjekje penale.

Por, të dashur miq, ne të gjithë së bashku do ta bëjmë dhe aktin e fundit pa na u dridhur qerpiku. Ne do ta largojmë edhe Edi Ramën. Këmbanat që po bien, po u kujtojnë se pushteti nuk është i përjetshëm. Ky shesh sot nuk po kërkon, por po vendos. Ky është mësimi, ky është precedenti. Shqiptarët nuk rrëzojnë shtetin, shqiptarët rrëzojnë abuzimin. Populli të vendosë dhe është populli që të heq. Sot këtu është vetëm fillimi. Dorëheqje Edi Rama! Dorëheqje, dorëheqje, dorëheqje!

Dhe para se ta mbyll, kam njĂ« mesazh personal pĂ«r kamikazin nĂ« krye tĂ« komisariatit numĂ«r katĂ«r nĂ« TiranĂ«, Feliks Hodajn. Ti banditi i keqpĂ«rdorur. Harroje shantazhin ndaj demokratĂ«ve me ato deklaratat qĂ« kĂ«rkoje sot me shkrim, qĂ« kĂ«rkoje t’i firmosnin demokratĂ«t pĂ«r tĂ« mos marrĂ« pjesĂ« nĂ« protestat kundĂ«r kĂ«tij narko-shteti. Ne nuk llogarisim kreun e narko-shtetit, e jo mĂ« tĂ« tĂ« llogarisim ty. Guxo ti dhe shefat e tu, dhe njĂ« herĂ« tĂ« vetme, t’i bini nĂ« qafĂ« demokratĂ«ve dhe do tĂ« merremi personalisht me ju, njĂ« e nga njĂ«. Forca qytetarĂ«, bashkĂ« do ja dalim! Fitore, fitore, fitore!

Salianji nuk mungon në protestën e Opozitës: Nuk më përjashton njeri nga partia, duhet përjashtuar Rama

Në protestën që po zhvillohet para Kryeministrisë, i pranishëm është edhe ish-deputeti e anëtar i Kryesisë së PD-së, Ervin Salianji.

Kujtojmë se së fundmi, përplasjet në distancë, mes tij e kryedemokratit Berisha kanë qenë të shumta. Madje, kreu i Partisë Demokratike, ka lënë të kuptohet se Salianji është vetëpërjashtuar nga kjo forcë politike.

Megjithatë, me pjesëmarrjen në tubim, duket se ish-deputeti nuk e sheh veten jashtë bindjeve të djathta.

“Qeveria ka rĂ«nĂ« nĂ« tĂ« gjitha dimensionet, skandalet e fundit tĂ« AKSHI-t dhe Ballukut kanĂ« treguar se gjithçka nĂ« kĂ«tĂ« vend bĂ«hen pĂ«r interesa personale tĂ« Edi RamĂ«s dhe tĂ« njĂ« grupi njerĂ«zish dhe pĂ«r kĂ«tĂ« arsye opozita dhe qytetarĂ«t, populli, duhet tĂ« jetĂ« i gjithi nĂ« shesh dhe nĂ« pĂ«rballje me qeverinĂ« ndaj edhe qytetarĂ«t tĂ« dalin masivisht, Mua nuk mĂ« pĂ«rjashton dot asnjĂ« njeri sot nga partia, Ă«shtĂ« pĂ«r tĂ« pĂ«rjashtuar RamĂ«n. Kam ardhur me mbĂ«shtet tĂ« PD, unĂ« jam nĂ« PD dhe do tĂ« jem nĂ« PD”, tha ai nĂ« njĂ« prononcim pĂ«r mediat.

 

Ja më i pasuri i globit për 2025-ën/ Në listë edhe një shqiptar

Elon Musk shpallet zyrtarisht njeriu më i pasur në planet.

Sipas listĂ«s sĂ« fundit tĂ« revistĂ«s prestigjioze “Forbes” pĂ«r vitin 2025, pasuria e tij ka arritur vlerĂ«n e paprecedentĂ« prej 342 miliardĂ« dollarĂ«sh, e nxitur nga rritja e hovshme e kompanive SpaceX, Tesla dhe xAI.

Pas dy vitesh në vendin e dytë, Musk ka zbritur nga froni francezin Bernard Arnault, i cili tashmë renditet i pesti. Mark Zuckerberg mban vendin e dytë, i ndjekur nga Jeff Bezos në të tretin.

Lista e këtij viti ka 3,028 miliarderë, 247 më shumë se një vit më parë.

Amerikanët kanë numrin më të lartë të miliarderëve në botë, 902.

Pasuria e përgjithshme është 16.1 trilionë dollarë, 2 trilionë më shumë se viti i kaluar.

Në listën e miliarderëve, këtë vit u përfshi edhe Samir Mane, shqiptari i parë me një pasuri prej 1.4 miliardë dollarësh, i ndodhur në vendin e 2356.

VIDEO/ Pamje nga brenda kantinës së Ergys Agasit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar pamjet e vinotekës me vlerë rreth 4 milionë eu.

Sipas liderit të opozitës, ajo ndodhet në vilën e Ergys Agasit por që sipas tij, i përket kryeministrit Edi Rama.

Sipas Berishës, shishet e verës së rrallë dhe me vlerë të jashtëzakonshme janë vjedhur nga drejtori i Doganave, Elvis Doçi, në bashkëpunim me Ilirjan Prodën, me qëllim transportimin e tyre drejt Surrelit.

“Kjo Ă«shtĂ« vinoteka prej 4 milionĂ« euro e Edi RamĂ«s nĂ« vilĂ«n e Gys Agasit qĂ« u vodh nga drejtori i DoganĂ«s, Elvis Doçi dhe Ilirjan Proda pĂ«r t’u dĂ«rguar nĂ« Surrel!”, shkruan Berisha mbi videon e publikuar.

Muzika nĂ« zi! NdĂ«rron jetĂ« solisti i grupit “IlirĂ«t”

Shemsi Krasniqi, i njohur si “Shemi”, ka vdekur nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« papritur.

Sipas asaj qĂ« raportojnĂ« mediat nĂ« KosovĂ«, trupi i solistit tĂ« grupit “IlirĂ«t”, u gjet i pajetĂ« nĂ« shtĂ«pinĂ« e tij nĂ« Dragodan, nĂ« mesnatĂ«.

Dyshohet se shkaku i vdekjes mund të ketë qenë një atak kardiak.

Krasniqi ishte 64 vjeç.

FIFA publikon rënditjen/ Shqipëria dhe Kosova nuk ndryshojnë pozicion

FIFA ka publikuar renditjen e përditësuar, ku Shqipëria e mbyll vitin 2025 në vendin e 63-të.

Sipas klasifikimit zyrtar, përfaqësuesja kuqezi nuk ka pësuar asnjë ndryshim krahasuar me renditjen e muajit të kaluar.

Pozicioni aktual pasqyron ecurinë e kombëtares gjatë këtij viti kalendarik. Në të njëjtën situatë renditjeje ndodhet edhe përfaqësuesja e Kosovës.

Dardanët e mbyllin vitin në vendin e 80-të në rang botëror. Ky është pozicionimi më i lartë i Kosovës që nga anëtarësimi në FIFA.

Renditja konfirmon progresin e përfaqësueses dardane në vitet e fundit.

Nuk ka ndryshime as në dhjetëshen e parë të renditjes botërore. Spanja e përfundon vitin 2025 në vendin e parë. Pas saj renditen Argjentina në vendin e dytë dhe Franca në vendin e tretë.

HETIMET/ NĂ« 4 vite, 2.4 milionĂ« euro nga Bashkia TiranĂ«! “One Albania” dhe “Gogel” nĂ«n lupĂ«n e SPAK

Dalin detaje të reja nga dosja në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

SPAK ka avancuar lidhur me hetimet nĂ« lidhje me veprimtarinĂ« dhe pĂ«rfitimet e kompanisĂ« sĂ« vĂ«llait tĂ« kryebashkiaklut “Gogel” sh.p.k., ndĂ«rsa janĂ« ndĂ«rmarrĂ« disa veprime hetimore edhe nĂ« disa kompani tĂ« tjera tĂ« lidhura ngushtĂ« me kĂ«tĂ« kompani.

SPAK ka zbuluar marrĂ«dhĂ«nie financiare mes BashkisĂ« sĂ« TiranĂ«s, kompanisĂ« “One Albania” dhe shoqĂ«risĂ« “Gogel”, tĂ« ArbĂ«r Veliajt nĂ« vitet 2020-24.

Dokumentet e SPAK, tregojnë se për 4 vite, Bashkia ka dhënë 2.4 milionë euro për aktivitete artistike dhe kulturore por edhe për sponsorizime.

Ndërkohë, disa media në vend kanë publikuar foto të Arbër Veliajt në avion duke ngritur dyshime edhe për një arratisje të mundshme të tij.

LEXO EDHE: Seanca paraprake, Veliaj kĂ«rkon ‘lirinë’ nga kafazi i qelqtĂ« dhe marrjen e akteve, GJKKO e rrĂ«zon

Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt të këtij viti. Ai akuzohet se, së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa, ndërtoi një skemë komplekse korrupsioni dhe pastrimi parash.

Akuzat ndaj Erion Veliaj:

1. “Korrupsioni pasiv i funksionarĂ«ve tĂ« lartĂ« shtetĂ«rorĂ« ose i tĂ« zgjedhurve vendorĂ«â€, kryer nĂ« bashkĂ«punim, nĂ« lidhje me pĂ«rfitimin e parregullt tĂ« marrĂ« nga “Agi Kons” shpk, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;

2. “Korrupsioni pasiv i funksionarĂ«ve tĂ« lartĂ« shtetĂ«rorĂ« ose i tĂ« zgjedhurve vendorĂ«â€, kryer nĂ« bashkĂ«punim, nĂ« lidhje me pĂ«rfitimin e parregullt tĂ« marrĂ« nga “Fusha” shpk, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;

3. “Korrupsioni pasiv i funksionarĂ«ve tĂ« lartĂ« shtetĂ«rorĂ« ose i tĂ« zgjedhurve vendorĂ«â€, kryer nĂ« bashkĂ«punim, nĂ« lidhje me pĂ«rfitimin e parregullt tĂ« marrĂ« nga “Palushi” shpk, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;

4. “Korrupsioni pasiv i funksionarĂ«ve tĂ« lartĂ« shtetĂ«rorĂ« ose i tĂ« zgjedhurve vendorĂ«â€, kryer nĂ« bashkĂ«punim, nĂ« lidhje me pĂ«rfitimin e parregullt tĂ« marrĂ« nga “Gerard-A” shpk, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;

5. “Korrupsioni pasiv i funksionarĂ«ve tĂ« lartĂ« shtetĂ«rorĂ« ose i tĂ« zgjedhurve vendorĂ«â€, kryer nĂ« bashkĂ«punim, nĂ« lidhje me pĂ«rfitimin e parregullt tĂ« marrĂ« nga “Kontakt” shpk, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;

6. “Korrupsioni pasiv i funksionarĂ«ve tĂ« lartĂ« shtetĂ«rorĂ« ose i tĂ« zgjedhurve vendorĂ«â€, kryer nĂ« bashkĂ«punim, nĂ« lidhje me pĂ«rfitimin e parregullt tĂ« marrĂ« nga “Eventus” OJF, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;

7. “Korrupsioni pasiv i funksionarĂ«ve tĂ« lartĂ« shtetĂ«rorĂ« ose i tĂ« zgjedhurve vendorĂ«â€, kryer nĂ« bashkĂ«punim, nĂ« lidhje me pĂ«rfitimin e parregullt tĂ« marrĂ« nga “Muza” OJF, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;

8. “Korrupsioni pasiv i funksionarĂ«ve tĂ« lartĂ« shtetĂ«rorĂ« ose i tĂ« zgjedhurve vendorĂ«â€, kryer nĂ« bashkĂ«punim, nĂ« lidhje me pĂ«rfitimin e parregullt tĂ« marrĂ« nga “BYL-A” OJF, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;

9. “Korrupsioni pasiv i funksionarĂ«ve tĂ« lartĂ« shtetĂ«rorĂ« ose i tĂ« zgjedhurve vendorĂ«â€, kryer nĂ« bashkĂ«punim, nĂ« lidhje me pĂ«rfitimin e parregullt tĂ« marrĂ« nga “Frobolous” OJF, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;

10. “Pastrimi i produkteve tĂ« veprĂ«s penale ose veprimtarisĂ« kriminale”, kryer nĂ« bashkĂ«punim mĂ« shumĂ« se njĂ« herĂ«, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal;

11. “Futja ose mbajtja e sendeve tĂ« ndaluara nĂ« institucionin e ekzekutimit tĂ« vendimeve me burgim”, mĂ« shumĂ« se njĂ« herĂ«, parashikuar nga neni 324/a/2 i Kodit Penal;

12. “Refuzimi pĂ«r deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremĂ« i pasurive, interesave privatĂ« tĂ« personave tĂ« zgjedhur dhe nĂ«punĂ«sve publikĂ« ose i çdo personi tjetĂ«r qĂ« ka detyrimin ligjor pĂ«r deklarim”, parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal;

13. “ShpĂ«rdorimi i detyrĂ«s”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Nga 300 apartamentet te jahtet me shumicë, anatomia e një trillimi politik

Nga Ardit Rada –

Katër parti opozitare janë përpjekur të organizojnë protesta kundër Qeverisë, por pa arritur të bashkohen në një të vetme. Megjithatë, duket se Shehaj, Lapaj dhe Qori mbeten të bashkuar rreth Sali Berishës sa i përket akuzave.

Kryetari i PD dhe njerĂ«z pranĂ« tij kanĂ« ngritur njĂ« stuhi nĂ« gotĂ« me akuza tĂ« pandodhura nĂ« dosjen hetimorĂ« tĂ« Belinda Ballukut, por qĂ« çuditĂ«risht “partitĂ« e reja” i kanĂ« marrĂ« tĂ« mirĂ«qĂ«na dhe kjo nuk Ă«shtĂ« pak. Sepse nĂ« njĂ« aksion opozitar kĂ«rkohet sĂ« paku seriozitet, argumente dhe fakte qĂ« tĂ« justifikosh jo vetĂ«m protestĂ«n, por edhe tĂ« mbash pĂ«rgjegjĂ«si pĂ«r akuzat qĂ« ngre nĂ« publik.

NĂ« rastin konkret, ‘partitĂ« e reja’ e kanĂ« harruar qĂ« Berisha Ă«shtĂ« i papĂ«rgjegjshĂ«m pĂ«r ato qĂ« thotĂ« nĂ« 35 vite; nga akuzat pĂ«r Ilir MetĂ«n qĂ« mĂ« pas i gĂ«lltiti si ai muhabeti “kjo Ă«shtĂ« lagur, kjo s’ështĂ« lagur” e deri tek baxhanaku qĂ« nuk njihte.

Akuza ndaj Belinda Ballukut është shembulli më i pastër i kësaj zhurme politike. Një stuhi në gotë, e ndërtuar mbi indicie imagjinare dhe e shitur si dosje penale. Në materialet zyrtare nuk ka akuza për korrupsion, nuk ka akuza për pastrim parash, nuk ka apartamente, nuk ka jahte. Ka vetëm një debat procedural mbi pabarazi në tendera dhe pikë.

Narrativa me gjasë është ndërtuar nga Gazment Bardhi, i cili e ka kthyer Ballukun në çështje personale që prej Fierit, ku politikisht u zhvesh në pazar dhe doli me katër mandate më pak se kurrë. Që prej asaj dite, çdo akuzë ndaj saj është dukshëm një hakmarrje e paketuar si moral publik.

“300 apartamente” Ă«shtĂ« kulmi i absurditetit. NjĂ« shifĂ«r qĂ« qarkullon vetĂ«m nĂ« studio televizive dhe Facebook, por qĂ« nuk ekziston nĂ« asnjĂ« dokument. Ashtu si “palloshi i gjatĂ«â€: njĂ« epitet qĂ« nuk figuron nĂ« asnjĂ« pĂ«rgjim tĂ« SPAK, por qĂ« Ă«shtĂ« pompuar aq shumĂ« sa Ă«shtĂ« shndĂ«rruar nĂ« “fakt” nĂ« mendjen e opinionit publik.

Historia e fundit e jahteve Ă«shtĂ« akoma edhe mĂ« groteske. MeqĂ« u kap Ergys Agasi me njĂ« jaht 1 milion euro nĂ« emĂ«r tĂ« njĂ« 24-vjeçareje rumune, logjika opozitare funksionon me rregull treshi: Balluku, qĂ« Ă«shtĂ« zv.kryeministre, duhet tĂ« ketĂ« dy. Pse? Sepse “kĂ«shtu i bie” llogaria pĂ«r ata qĂ« besojnĂ« ende se 7×7 bĂ«jnĂ« 42. Ky nuk Ă«shtĂ« sulm politik, Ă«shtĂ« gjuajtje me baltĂ« nĂ« shpresĂ« se diçka do ngjitet.

Kur 50 milionĂ«t e Bardhit pĂ«r LlogaranĂ« nuk i besoi askush, u kalua tek apartamentet. Sepse kjo shitet mĂ« mirĂ«. ËshtĂ« populizĂ«m ‘proletar’ i pastĂ«r: njerĂ«zit nuk kanĂ« shtĂ«pi, Balluku paska 300.
Por këtu vjen paradoksi që e bën gjithë këtë histori qesharake. Falë vetë Bardhit, dimë që Balluku jeton në një apartament në kat të dytë, në një pallat ku jeton gjysma e politikës shqiptare, përfshirë edhe demokratë me moral të lartë.

Tani, një grua që paska 300 apartamente, pse do jetonte në kat të dytë duke parë komshinjtë përballë? Të paktën do të kishte një vilë, apo një kat të fundit pallati, siç e kanë zakon politikanët që bëjnë moral për varfërinë.

Akuza pĂ«r dy jahte nĂ« pronĂ«si tĂ« njĂ« gruaje me dy fĂ«mijĂ« e çon fabulĂ«n nĂ« nivel satirik. Askush nuk shpjegon pse i duhen, pĂ«r çfarĂ« i pĂ«rdor, apo nga vjen kjo akuzĂ«. NdĂ«rkohĂ« qĂ« Agasi dhe Beqiri kanĂ« jahte pĂ«r “punĂ«â€ dhe pĂ«r “qejf”, madje flitet se kanĂ« edhe avionĂ« privatĂ«.

Me këtë logjikë, lajmi i radhës mund të jetë se Balluku ka tre avionë privatë dhe një koleksion verërash 6 milionë euro. Nuk ka rëndësi nëse është e vërtetë. Mjafton që imagjinatën ta shumëzosh me dy dhe ky është sot problem real; Serioziteti i munguar i alternativës qeverisëse.

❌