❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Sekretari amerikan i Thesarit: Danimarka është e parëndësishme

Sekretari i Thesarit tĂ« SHBA-sĂ«, Scott Bessent, ka minimizuar rolin e DanimarkĂ«s nĂ« investimet nĂ« SHBA, duke deklaruar tĂ« mĂ«rkurĂ«n se vendi skandinav â€œĂ«shtĂ« i parĂ«ndĂ«sishĂ«m”.

“Investimi i DanimarkĂ«s nĂ« obligacionet e Thesarit tĂ« SHBA-sĂ«, si vetĂ« Danimarka, Ă«shtĂ« i parĂ«ndĂ«sishĂ«m”, tha Bessent pĂ«r gazetarĂ«t nĂ« Forumin Ekonomik BotĂ«ror nĂ« Davos, ZvicĂ«r, kur u pyet pĂ«r shqetĂ«simet qĂ« mund tĂ« kenĂ« “investitorĂ«t institucionalĂ« nĂ« EvropĂ«, tĂ« cilĂ«t mund tĂ« tĂ«rhiqen nga Thesari, si nga fondi i pensioneve dhe Danimarka, apo gjetkĂ«â€.

Ai shtoi se: “JanĂ« mĂ« pak se 100 milionĂ« dollarĂ«. Ata kanĂ« shitur obligacione thesari, e kanĂ« bĂ«rĂ« kĂ«tĂ« pĂ«r vite me radhĂ«â€, duke theksuar se nuk Ă«shtĂ« aspak i shqetĂ«suar nga ky veprim.

Bessent i referohej AkademikerPension, operatorit danez tĂ« pensioneve, i cili kĂ«tĂ« javĂ« njoftoi se do tĂ« hidhte nĂ« shitje 100 milionĂ« dollarĂ« tĂ« zotĂ«rimeve tĂ« tij nĂ« Thesarin e SHBA-sĂ« pĂ«r shkak tĂ« “financave tĂ« dobĂ«ta qeveritare”.

Sipas Bessent, 100 milionë dollarët përbëjnë një pjesë të vogël të tregut të Thesarit amerikan prej 30.8 trilionë dollarësh, ndërkohë që Danimarka mban më pak se 10 miliardë dollarë obligacione amerikane.

Në krahasim, Bashkimi Evropian zotëron kolektivisht 8 trilionë dollarë nga thesaret amerikane, duke e bërë atë financuesin më të madh të borxhit të SHBA-së.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Sekretari amerikan i Thesarit: Danimarka është e parëndësishme appeared first on Sinjali.

Trump thotë se Evropa nuk po shkon në drejtimin e duhur

Presidenti i SHBA-sĂ« thotĂ« se “Europa nuk po shkon nĂ« drejtimin e duhur”.

Trump shton se ai “nuk e njeh EuropĂ«n”, duke thĂ«nĂ«: “E dua EuropĂ«n, dua ta shoh tĂ« ecĂ« mirĂ«, por nuk po shkon nĂ« drejtimin e duhur.”

Presidenti Trump mban fjalën në forumin e Davosit:

“Tregjet kanĂ« shĂ«nuar rritje, janĂ« shĂ«nuar shifra rekorde dhe kursimet e qytetarĂ«ve janĂ« rritur dhe investimet janĂ« dyfishuar duke thyer rekorde. AsnjĂ« vend nuk e ka bĂ«rĂ« kĂ«tĂ« sukses ekonomik mĂ« parĂ«. Kur vendi drejtohej nga demokratĂ«t ishte vend i vdekur, tani jemi tĂ« suksesshĂ«m. Ekonomia amerikane parashikohet tĂ« rritet mĂ« tej.

ËshtĂ« lajm i mrekullueshĂ«m suksesi i AmerikĂ«s. Kur Amerika ka ekonomi tĂ« mirĂ«, Ă«shtĂ« lajm i mirĂ« pĂ«r tĂ« gjithĂ« botĂ«n. Sot dua tĂ« diskutoj sesi e kemi arritur dhe sesi presim situatĂ«n ekonomike. Mund tĂ« mĂ«soni edhe ju duke ndjekur hapat qĂ« kemi ndjekur dhe ne pĂ«r pĂ«r pĂ«rmirĂ«suar situatĂ«n ekonomike.

Nuk dua tĂ« fyej asnjĂ« vend, e dua shumĂ« EropĂ«n. E dua tĂ« ketĂ« sukses, por nuk Ă«shtĂ« nĂ« drejtimin e duhur. MĂ«nyra e vetme pĂ«r tĂ« rritur ekonominĂ« Ă«shtĂ« tĂ« kontrollojmĂ« ekonominĂ«â€.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump thotë se Evropa nuk po shkon në drejtimin e duhur appeared first on Sinjali.

Parttipati: Rugova ishte vizionar i paqes – i mĂ«soi botĂ«s se guximi e dinjiteti, janĂ« rrugĂ«t drejt lirisĂ«

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA-së, Anu Prattipati, sot bëri homazhe pranë varrit të ish-presidentit Ibrahim Rugova në 20-vjetorin e vdekjes së tij.

Ajo e përshkroi Rugovën si një vizionar të paqes dhe theksoi se ai i mësoi botës rrugët e vërteta drejt paqes.

“E ngarkuara me punĂ«, Anu Prattipati, iu bashkua Presidentes Vjosa Osmani nĂ« nderimin e Dr. Ibrahim RugovĂ«s me rastin e 20-vjetorit tĂ« ndarjes sĂ« tij nga jeta. Si njĂ« vizionar i paqes, Dr. Rugova i mĂ«soi botĂ«s se guximi dhe dinjiteti — jo dhuna — janĂ« rrugĂ«t e vĂ«rteta drejt lirisĂ«â€, deklaroi ajo.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Parttipati: Rugova ishte vizionar i paqes – i mĂ«soi botĂ«s se guximi e dinjiteti, janĂ« rrugĂ«t drejt lirisĂ« appeared first on Sinjali.

“DrejtĂ«si jo politikĂ«â€ – MĂ« 17 shkurt protestohet nĂ« PrishtinĂ« pĂ«r ish-krerĂ«t e UÇK-sĂ«

MĂ« 17 shkurt, pĂ«rvjetorin e pavarĂ«sisĂ« sĂ« KosovĂ«s, nĂ« PrishtinĂ« do tĂ« mbahet njĂ« protestĂ« nĂ« mbĂ«shtetje tĂ« ish-krerĂ«ve tĂ« UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s qĂ« gjenden nĂ« HagĂ«.

Protesta organizohet nga platforma “Liria ka emĂ«r”, ndĂ«rsa nĂ« kohĂ«n kur nĂ« HagĂ« pritet tĂ« jepen fjalĂ«t pĂ«rfundimtare, qytetarĂ«t do tĂ« dalin nĂ« rrugĂ«t e kryeqytetit.

Ismail Tasholli nga kjo platformë ka thënë se protesta do të jetë paqësore.

“NĂ« ditĂ«n kur Kosova shpalli pavarĂ«sinĂ« e saj mĂ« 17 shkurt, nĂ«n udhĂ«heqjen e shpallĂ«sit tĂ« saj Hashim Thaçi, e paralajmĂ«roj njĂ« protestĂ« paqĂ«sore pĂ«r drejtĂ«si nĂ« PrishtinĂ«, sepse pikĂ«risht tani, ku pas mĂ« shumĂ« se pesĂ« vitesh procesi nĂ« HagĂ« ka hyrĂ« nĂ« fazĂ«n pĂ«rmbyllĂ«se, Ă«shtĂ« momenti tĂ« ngritet zĂ«ri qytetar nĂ« mbrojtje tĂ« çlirimtarĂ«ve dhe vetĂ« parimit tĂ« drejtĂ«sisĂ«. Prandaj kĂ«tu jemi pĂ«r tĂ« njoftuar pĂ«r kĂ«tĂ« protestĂ« dhe pĂ«r tĂ« shpjeguar pse Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« e domosdoshme”, ka thĂ«nĂ« Tasholli.

Ai ka nënvizuar shqetësimet që lidhen me zvarritjen e procesit dhe rrjedhjen e dokumenteve nga Serbia gjatë viteve.

“Procesi nĂ« HagĂ« Ă«shtĂ« krijuar pĂ«r tĂ« sjellĂ« drejtĂ«si, por me kalimin e viteve nĂ« opinionin publik Ă«shtĂ« krijuar perceptim i mjegullt, proces i zvarritur, procedura tĂ« ndĂ«rlikuara, informacione kontradiktore, ndikim i diskursit politik dhe njĂ« ndjenjĂ« se drejtĂ«sia po humb fokusin e saj juridik. Gjykata u krijua nĂ« rrethana tĂ« jashtĂ«zakonshme politike, vet origjina e saj ka prodhuar debat publik. A Ă«shtĂ« kjo drejtĂ«si e pastĂ«r, apo e ndikuar nga rrethanat politike? Kjo pyetje nuk Ă«shtĂ« propagandĂ« e as retorikĂ«, por Ă«shtĂ« shqetĂ«sim real qytetar. QytetarĂ«t kanĂ« parĂ« ndĂ«r vitet rrjedhjen e dokumenteve qĂ« vijnĂ« nga Serbia, ankesa pĂ«r tĂ« drejtat e mbrojtjes, zvarritje tĂ« proceseve, mungesĂ« komunikimi tĂ« qartĂ« me opinionin publik dhe njĂ« diskurs ku politika shpesh flet mĂ« shumĂ« se ligji”, ka shtuar Tasholli.

Ndërsa Eliza Hoxha ka bërë të qartë mesazhin e këtij marshimi dhe proteste paqësore, duke theksuar se kërkohet një gjykim i drejtë dhe drejtësi pa presion e pa ndikim në prova.

“ËshtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme tĂ« theksojmĂ« se nuk marshojmĂ« as nuk protestojmĂ« kundĂ«r drejtĂ«sisĂ«; thjesht ne protestojmĂ« dhe kĂ«rkojmĂ« drejtĂ«si reale. ProtestojmĂ« sepse nuk duam standarde tĂ« dyfishta. Nuk duam procese tĂ« pafundme, nuk duam gjykime qĂ« duken tĂ« porositura, nuk duam drejtĂ«si selektive. Ne kĂ«rkojmĂ« verdikt juridik dhe jo politik. KĂ«rkojmĂ« vendime tĂ« bazuara nĂ« prova dhe jo nĂ« agjenda. Mesazhi ynĂ« Ă«shtĂ« i qartĂ« sepse kĂ«rkojmĂ« drejtĂ«si pa presion, pa ndikim, pa skenar. DrejtĂ«si pĂ«r tĂ« gjithĂ«. KĂ«rkojmĂ« qĂ« procesi nĂ« fund tĂ« mbyllet me vendim ligjor qĂ« respekton parimin e gjykimit tĂ« drejtĂ« dhe mos tĂ« mbetet peng i politikĂ«s. Prandaj, mĂ« 17 shkurt, ju ftojmĂ« tĂ« gjithĂ«ve tĂ« na bashkoheni nĂ« marshim dhe protestĂ« paqĂ«sore dhe dinjitoze me mesazhin tonĂ« tĂ« qartĂ«â€, ka thĂ«nĂ« Hoxha.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “DrejtĂ«si jo politikĂ«â€ – MĂ« 17 shkurt protestohet nĂ« PrishtinĂ« pĂ«r ish-krerĂ«t e UÇK-sĂ« appeared first on Sinjali.

Trump mbërrin në Davos

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tashmë ka arritur në Davos.

Atje do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik, ku do të mbajë një fjalim.

Trump fillimisht ateroi në Aeroportin e Cyrihut me disa orë vonesë, e më pas udhëtoi për Davos.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump mbërrin në Davos appeared first on Sinjali.

Vajza e Trumpit vrojton Zvërnecin për projektin strategjik, publikohen pamje

Dhëndri dhe vajza e presidentit amerikan, Donald Trump ndodhen këtë të mërkurë në Vlorë.

Euronews Albania ka siguruar pamje ku duket Ivanka Trump në Vlorë.

Jared Kushner dhe bashkëshortja e tij kanë mbërritur të shoqëruar nga një delegacion në zonën e Ujit të ftohtë. Ata kanë zhvilluar për rreth 1 orë një takim me një studio arkitekturore ku do të diskutohet për mënyrën e realizimit të projektit, investimit në ishullin e Sazanit.

Po ashtu, Euronews Albania ka publikuar pamje gjatë momentit të mbërritjes së saj në Zvërnec.

Vizita e Ivanka Tramp dhe Jared Kushner bashkëshortit të saj zhvillohet në kuadër të zhvillimit të projektit.

Mësohet se dy investitorët kanë pasur takimet me studiot arkitekturore.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vajza e Trumpit vrojton Zvërnecin për projektin strategjik, publikohen pamje appeared first on Sinjali.

Operacion antidrogë në BE: Kapen 85 persona në disa vende, zbulohen mbi 20 laboratorë

Tetëdhjetë e pesë persona janë arrestuar nga forcat europiane të zbatimit të ligjit, pasi dyshohet se ishin pjesë e një rrjeti që prodhonte dhe shpërndante lëndë narkotike sintetike në disa vende të Bashkimit Evropian.

Sipas njĂ« njoftimi pĂ«r shtyp tĂ« Europol, gjatĂ« operacionit morĂ«n pjesĂ« forca tĂ« zbatimit tĂ« ligjit nga Belgjika, Republika Çeke, Gjermania, Holanda, Polonia dhe Spanja, duke çuar nĂ« shpĂ«rbĂ«rjen e kĂ«tij rrjeti tĂ« mirĂ«organizuar.

Operacioni përfshiu arrestimin e personave të dyshuar, zbulimin e 24 laboratorëve industrialë dhe sekuestrimin e rreth 1 mijë ton lëndësh kimike të përdorura për prodhimin e drogës sintetike, si amfetamina dhe metamfetamina, të cilat më pas shpërndaheshin në rrugë.

Europol e ka cilësuar këtë operacion si më të madhin e këtij lloji dhe një goditje të fuqishme ndaj krimit të organizuar në Evropë.

Dy nga të dyshuarit, shtetas polakë, dyshohet se kanë qenë drejtuesit e këtij rrjeti. Hetimi për rastin nisi në vitin 2024, kur Policia Polake identifikoi një rrjet që importonte sasi të mëdha lëndësh kimike të ligjshme nga Kina dhe India.

Më pas u vu re se këto lëndë ripaketoheshin, iu vendoseshin etiketa të ndryshme nga përmbajtja reale dhe rishpërndaheshin në laboratorë në disa vende të BE-së, ku prodhohej droga.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Operacion antidrogë në BE: Kapen 85 persona në disa vende, zbulohen mbi 20 laboratorë appeared first on Sinjali.

Hamza: Rugova përfaqësonte një qasje të veçantë politike dhe intelektuale

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka përkujtuar ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, në 20-vjetorin e vdekjes së tij.

Hamza ka vlerësuar se Rugova ishte një figurë historike që dha një kontribut të madh në rrugëtimin shtetformues të Kosovës dhe i priu popullit në një periudhë të rëndësishme të historisë.

NĂ« profilin e tij nĂ« “Facebook”, Hamza ka shkruar: “NĂ« 20-vjetorin e ndarjes nga jeta tĂ« ish-Presidentit tĂ« KosovĂ«s, Dr. Ibrahim Rugova, nderojmĂ« figurĂ«n e tij historike dhe kontributin e tij nĂ« rrugĂ«timin shtetformues tĂ« KosovĂ«s. Ish-Presidenti Ibrahim Rugova i priu popullit tonĂ« nĂ« njĂ« periudhĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« historisĂ«, nĂ« kohĂ« sfidash dhe pĂ«rpjekjesh tĂ« vazhdueshme pĂ«r afirmimin politik dhe ndĂ«rkombĂ«tar tĂ« KosovĂ«s. Ai pĂ«rfaqĂ«sonte njĂ« qasje tĂ« veçantĂ« politike dhe intelektuale, e cila la gjurmĂ« tĂ« mĂ«dha nĂ« diskursin publik dhe nĂ« proceset vendimtare tĂ« asaj kohe. Nderime jetĂ«s dhe veprĂ«s sĂ« ish-Presidentit Ibrahim Rugova!”

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Hamza: Rugova përfaqësonte një qasje të veçantë politike dhe intelektuale appeared first on Sinjali.

Gazetari Lirim Mehmetaj kërcenohet me vrasje, reagon AGK-ja

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka bërë të ditur se gazetari Lirim Mehmetaj është kërcënuar me vrasje përmes rrjetit social Facebook.

Sipas njoftimit të AGK-së, një koment kërcënues në Facebook drejtuar Mehmetajt thotë:

“3 okfira me ti shpraz nlul tballit frik e kie”

AGK-ja e ka dënuar ashpër këtë gjuhë kërcënuese dhe i ka bërë thirrje Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë që të ndërmarrin masa urgjente për identifikimin dhe lokalizimin e personit përgjegjës, duke e mbajtur atë përgjegjës për veprën penale të kanosjes.

“Ky kĂ«rcĂ«nim kaq serioz vĂ« nĂ« rrezik sigurinĂ« fizike tĂ« Mehmetajt dhe redaksisĂ« qĂ« ai udhĂ«heq, prandaj AGK-ja fton PolicinĂ« e KosovĂ«s qĂ« tĂ« ofrojĂ« masa mbrojtĂ«se”, thuhet nĂ« njoftim.

AGK-ja ka theksuar se mbrojtja e sigurisë së gazetarëve është e domosdoshme dhe çdo kërcënim duhet trajtuar me urgjencë për të garantuar lirinë dhe sigurinë e profesionit të medias.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gazetari Lirim Mehmetaj kërcenohet me vrasje, reagon AGK-ja appeared first on Sinjali.

Aksident i rëndë në Maqedoni: Vdes një kosovar pasi kamioni doli nga rruga dhe ra në greminë

NjĂ« aksident fatal ka ndodhur nĂ« orĂ«t e hershme tĂ« mĂ«ngjesit nĂ« magjistralen Deve Bair – Kriva PallankĂ«, ku ka humbur jetĂ«n njĂ« shtetas i KosovĂ«s.

Ministria për Punë të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se rasti është raportuar më 21 janar 2026, rreth orës 04:50, në NJPB Kriva Pallankë.

Sipas njoftimit, nĂ« rrugĂ«n magjistrale nga Vendkalimi Kufitar Deve Bair drejt Kriva PallankĂ«s, nĂ« zonĂ«n e fshatit Uzem, rrethina e Kriva PallankĂ«s, njĂ« mjet transportues i tipit “Scania”, me targa tĂ« KosovĂ«s, i drejtuar nga N.H. (56) nga Kosova, ka dalĂ« nga rruga dhe ka rĂ«nĂ« nĂ« greminĂ«.

Si pasojë e lëndimeve të rënda, shoferi N.H. ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore ka konstatuar vdekjen.

“ËshtĂ« bĂ«rĂ« kĂ«qyrja e vendit tĂ« ngjarjes, ndĂ«rsa me urdhĂ«r tĂ« prokurorit publik, trupi i tĂ« ndjerit Ă«shtĂ« dĂ«rguar pĂ«r autopsi”, thuhet nĂ« njoftimin e MPB-sĂ«.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksident i rëndë në Maqedoni: Vdes një kosovar pasi kamioni doli nga rruga dhe ra në greminë appeared first on Sinjali.

Shefi i NATO-s thotë se po punon për zgjidhjen e çështjes së Grenlandës

Sekretari i PĂ«rgjithshĂ«m i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi mĂ« 21 janar se mĂ«nyra e vetme pĂ«r zgjidhjen e krizĂ«s rreth GrenlandĂ«s Ă«shtĂ« “diplomacia e matur”, duke shtuar se po punon “nĂ« prapaskenĂ«â€ pĂ«r kĂ«tĂ« çështje.

Kreu i aleancës ushtarake perëndimore, i cili po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, refuzoi të komentojë lidhur me synimet e presidentit amerikan, Donald Trump, për ta marrë nën kontroll këtë ishull, duke theksuar se diplomacia është më e rëndësishme sesa deklaratat publike.

“Ju siguroj se pĂ«r kĂ«tĂ« çështje po punoj nĂ« prapaskenĂ«â€, tha shefi i NATO-s gjatĂ« njĂ« paneli nĂ« Davos.

Ai pĂ«rsĂ«riti se nuk do tĂ« prononcohet publikisht, pasi, sipas tij, “e vetmja mĂ«nyrĂ« pĂ«r ta zgjidhur krizĂ«n Ă«shtĂ« diplomacia e menduar mirĂ«â€.

Rutte është udhëheqësi i vetëm që deri më tani ka konfirmuar se do të takohet me Trumpin në margjinat e forumit në Davos të Zvicrës.

Duke folur nĂ« panel, Rutte theksoi se Shtetet e Bashkuara mbeten tĂ« pĂ«rkushtuara ndaj aleancĂ«s, por shtoi se AmerikĂ«s i duhet “njĂ« EvropĂ« e sigurt dhe njĂ« Arktik i sigurt”.

Ai theksoi se, sa i përket Arktikut, pajtohet me presidentin amerikan.

“Duhet ta mbrojmĂ« Arktikun nga ndikimi rus dhe kinez”, tha Mark Rutte, njofton rel.

Ai po ashtu kĂ«rkoi qĂ« Evropa dhe SHBA-ja qĂ« mospajtimet pĂ«r GrenlandĂ«n t’i shpĂ«rqendrojnĂ« nga lufta nĂ« UkrainĂ«, qĂ« Rusia e nisi afĂ«r katĂ«r vjet mĂ« parĂ«.

“PĂ«rqendrimi nĂ« UkrainĂ« duhet tĂ« jetĂ« prioriteti ynĂ« kryesor, Ă«shtĂ« thelbĂ«sor pĂ«r sigurinĂ« evropiane dhe tĂ« SHBA-sĂ«â€, u shpreh ai.

Trump më herët ka argumentuar se SHBA-së i duhet Grenlanda për të garantuar sigurinë kombëtare amerikane kundër rivalëve të Uashingtonit, Rusisë dhe Kinës.

Grenlanda, territor i Danimarkës me rreth 57.000 banorë, nuk është anëtare e pavarur e NATO-s, por mbulohet nga anëtarësimi i Danimarkës në këtë aleancë ushtarake. Një përpjekje për marrjen nën kontroll të Grenlandës do të përbënte rastin e parë në historinë e NATO-s që një aleat të cenojë territorin e një shteti tjetër anëtar të aleancës.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shefi i NATO-s thotë se po punon për zgjidhjen e çështjes së Grenlandës appeared first on Sinjali.

Ministri i JashtĂ«m rus thotĂ« se Britania nuk duhet tĂ« quhet mĂ« “E Madhe”

Ministri i JashtĂ«m rus, Sergei Lavrov, ka deklaruar tĂ« martĂ«n se Britania nuk duhet tĂ« quhet mĂ« Britani e Madhe, duke argumentuar se Ă«shtĂ« i vetmi vend nĂ« botĂ« qĂ« zyrtarisht e quan veten “E Madhe”.

“Mendoj se Britania duhet tĂ« quhet thjesht Britani sepse ‘Britania e Madhe’ Ă«shtĂ« i vetmi shembull i njĂ« vendi qĂ« e quan veten ‘E Madhe’”, u ka thĂ«nĂ« Lavrov gazetarĂ«ve, teksa fliste pĂ«r kolonializmin nĂ« kontekst tĂ« çështjes sĂ« GrenlandĂ«s.

Ai ka pĂ«rmendur edhe njĂ« shembull tjetĂ«r historik tĂ« njĂ« shteti qĂ« e kishte pĂ«rdorur termin “i madh”.

“NjĂ« shembull tjetĂ«r i njĂ« vendi qĂ« e quan veten ‘e madhe’ ishte ‘Xhamahiria e Madhe Popullore Socialiste Libiane’ e udhĂ«hequr nga Muammar Gaddafi. Por nuk ekziston mĂ«â€, ka deklaruar Lavrov.

Këto deklarata vijnë në një kohë kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nën administratën e Donald Trumpit, synojnë të rikthejnë lidhjet me Moskën dhe të ndërmjetësojnë paqen ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës.

Në këtë kontekst, Britanisë i është dhënë statusi i armikut publik numër një të Rusisë.

Nga ana tjetër, Britania ka deklaruar se Rusia përbën një kërcënim për Evropën. Në mes të luftës në Ukrainë, Rusia dhe vendet perëndimore kanë akuzuar vazhdimisht njëra-tjetrën për zhvillimin e fushatave të spiunazhit me një intensitet të paparë që nga fundi i Luftës së Ftohtë.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ministri i JashtĂ«m rus thotĂ« se Britania nuk duhet tĂ« quhet mĂ« “E Madhe” appeared first on Sinjali.

Rikthehet njësia A3, KEK-u garanton furnizim të qëndrueshëm

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se ka rikthyer operimin me pesë njësi gjeneruese, pas rikthimit në funksion të njësisë A3.

Sipas njoftimit të KEK-ut, njësia A3 ka përfunduar me sukses të gjitha sanimet dhe ndërhyrjet teknike pas ndaljes së përkohshme dhe është kthyer në operim në orët e hershme të mëngjesit.

“Korporata Energjetike e KosovĂ«s (KEK sh.a.) njofton opinionin publik se NjĂ«sia A3 ka pĂ«rfunduar me sukses tĂ« gjitha sanimet dhe ndĂ«rhyrjet teknike pas ndaljes sĂ« pĂ«rkohshme. NjĂ«sia Ă«shtĂ« startuar me sukses dhe sinkronizuar me rrjetin rreth orĂ«s 06:47, duke respektuar tĂ« gjitha standardet operacionale dhe parametrat e sigurisĂ«.”

Me rifillimin e operimit të A3, KEK ka rikthyer funksionimin me gjithsej pesë njësi gjeneruese aktive.

“Me rifillimin e operimit tĂ« A3, KEK sh.a. rikthen operimin me pesĂ« (5) njĂ«si gjeneruese aktive: A3, A4, A5, B1 dhe B2, pĂ«r aq kohĂ« sa lejojnĂ« parametrat operacionalĂ«, duke garantuar vazhdimĂ«sinĂ« e prodhimit, stabilitetin dhe qĂ«ndrueshmĂ«rinĂ« e plotĂ« tĂ« sistemit elektroenergjetik. Ky rezultat tregon aftĂ«sinĂ« profesionale tĂ« ekipeve teknike dhe menaxhuese pĂ«r tĂ« kryer ndĂ«rhyrje preventive dhe riparime tĂ« nevojshme nĂ« kohĂ« optimale.”, thuhet nĂ« njoftim.

KEK vlerëson se ky zhvillim garanton vazhdimësinë e prodhimit dhe stabilitetin e sistemit elektroenergjetik në vend.

Në fund, korporata ka falënderuar stafin për angazhimin dhe reagimin profesional.

“KEK sh.a. falĂ«nderon stafin teknik dhe punonjĂ«sit pĂ«r reagimin e shpejtĂ«, profesionalizmin dhe pĂ«rkushtimin e vazhdueshĂ«m, tĂ« cilat sigurojnĂ« funksionimin e besueshĂ«m tĂ« sistemit dhe prodhimin e sigurt me energji elektrike pĂ«r qytetarĂ«t. Korporata mbetet e pĂ«rkushtuar ndaj prodhimit tĂ« vazhdueshĂ«m tĂ« energjisĂ«, stabilitetit tĂ« sistemit dhe besueshmĂ«risĂ« sĂ« plotĂ« tĂ« rrjetit elektroenergjetik tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s.”, thuhet tutje.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rikthehet njësia A3, KEK-u garanton furnizim të qëndrueshëm appeared first on Sinjali.

CilĂ«ve kandidatĂ« tĂ« PDK-sĂ« iu “tkurrĂ«n” votat pas rinumĂ«rimit nĂ« SkĂ«nderaj?

Për shkak të parregullësive të evidentuara gjatë zgjedhjeve të 28 dhjetorit, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po kryhet rinumërimi i të gjitha kutive të votimit në nivel vendi.

Në komunën e Skenderajt është përfunduar rinumërimi 100% i 72 vendvotimeve.

Gjatë këtij procesi, kandidatëve të Partisë Demokratike të Kosovës iu janë hequr vota.

Ndër ta janë:

Bedri Hamza -29

Sala Jashari -36

Arian Tahiri -10

Mërgim Lushtaku -94

Jakup Nura -32

Xhevahir Geci -14

Ganimete Musliu -20

Ilir Murtezaj -25

Vlora Çitaku -9

Shahin Dervishaj -42

Ariana Musliu Shoshi -30

Uran Ismaili -11

Artan Behrami -5

Isak Neziri -9

Gëzim Qerimi -8

Besa Kabashi Ramas -2

Enver Hoxhaj -22

Musli Gucati -1

Fadil Demaku -3

Hajdar Beqa -3

Rrahman Rama -4

Nait Hasani -4

Xhavit Haliti -16

Idriz Vehapi -5

Elmi Reçica -5

Selver Xhelili -2

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post CilĂ«ve kandidatĂ« tĂ« PDK-sĂ« iu “tkurrĂ«n” votat pas rinumĂ«rimit nĂ« SkĂ«nderaj? appeared first on Sinjali.

Rinumërimi përfundon në Dragash, kandidati i LVV-së prin për heqjen e votave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar për përfundimin e procesimit të të gjitha votave të rinumëruara në Komunën e Dragashit.

Nga 57 kuti të rinumëruara, të gjitha 57 janë përpunuar dhe rezultatet janë regjistruar në platformën elektronike të KQZ-së.

Në listën e kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje, është vërejtur një diskrepancë e madhe mes vendit të parë dhe të dytit sa i përket heqjes së votave.

Kandidati për deputet nga kjo komunë, Filiz Mustafa, ka humbur 231 vota nga 2,805 të rinumëruara.

Pas tij, ndryshime të vogla janë regjistruar tek:

Valon Hoti – 45 vota mĂ« pak

Glauk Konjufca – 28 vota mĂ« pak

Albin Kurti – 20 vota mĂ« pak

Një numër i konsiderueshëm votash iu hoq edhe kandidatit të PDK-së, Xhevahir Geci, i cili nga 264 vota të rinumëruara humbi 87 vota.

Megjithatë, Mustafa mbetet kandidati me më së shumti vota të hequra si pasojë e rinumërimit në këtë komunë.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rinumërimi përfundon në Dragash, kandidati i LVV-së prin për heqjen e votave appeared first on Sinjali.

Corriere della Sera: Italia nuk do të marrë pjesë në Bordin e Paqes të Trumpit

Italia nuk do të marrë pjesë në Bordin e Paqes të inicuar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka raportuar të mërkurën gazeta Corriere della Sera, duke përmendur shqetësimin se bashkimi me një grup të udhëhequr nga lideri i një vendi të vetëm mund të shkelte kushtetutën e Italisë.

Plani i Trumpit ka shkaktuar deri tani reagime të kujdesshme nga aleatët perëndimorë, pasi diplomatët vënë në dukje se Bordi mund të minojë punën e Kombeve të Bashkuara.

Një burim i ka thënë agjencisë Reuters se kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, udhëheqëse e krahut të djathtë që ka pasur marrëdhënie të mira me Trumpin, nuk ka gjasa të marrë pjesë në Forumit Ekonomik Botëror në Davos.

Bordi i propozuar do të kryesohet nga Trumpi dhe do të trajtojë fillimisht konfliktin në Gazë, përpara se të zgjerohet në çështje të tjera globale. Vendet anëtare do të duhet të paguajnë një tarifë prej 1 miliard dollarësh secila për të fituar anëtarësim të përhershëm.

Sipas kushtetutĂ«s sĂ« ItalisĂ«, vendi mund t’i bashkohet organizatave ndĂ«rkombĂ«tare qĂ« sigurojnĂ« “paqe dhe drejtĂ«si midis kombeve” vetĂ«m “nĂ« kushte tĂ« barabarta me shtetet e tjera”, njĂ« kusht qĂ« nuk pĂ«rputhet me dominimin e SHBA-sĂ« nĂ« Bordin e ri, shkruan Corriere della Sera.

Deri më tani, kundërshtimin për pjesëmarrje në Bordin e Paqes e ka shprehur edhe Franca.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Corriere della Sera: Italia nuk do të marrë pjesë në Bordin e Paqes të Trumpit appeared first on Sinjali.

Liderët politikë përkujtojnë ish-presidentin Rugova në 20-vjetorin e vdekjes së tij

Në rastin e 20-vjetorit të vdekjes së ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, liderët kanë përkujtuar figurën e tij të shquar dhe trashëgiminë e tij në ndërtimin e shtetit të Kosovës.

Presidentja Vjosa Osmani, së bashku me familjen e Rugovës, ka bërë homazhe tek varri i tij në Velani, duke theksuar se ai e bëri bashkë gjithë popullin e Kosovës rreth kauzës për liri, pavarësi dhe demokraci.

“Presidenti Rugova e bĂ«ri bashkĂ« gjithĂ« popullin e KosovĂ«s rreth kauzĂ«s pĂ«r liri, pavarĂ«si dhe demokraci. KauzĂ« kjo qĂ« Ă«shtĂ« akoma e gjallĂ« dhe Ă«shtĂ« jetĂ«suar pĂ«r shkak tĂ« sakrificĂ«s sĂ« madhe tĂ« popullit tonĂ«, luftĂ«s sonĂ« çlirimtare dhe ndĂ«rtimit tĂ« aleancave me aleatĂ«t tanĂ« strategjik brenda familjes euroatlantike, aleanca kĂ«to qĂ« i ndĂ«rtoi presidenti Rugova me njĂ« vizion tĂ« pashoq qĂ« sot mbetet dritĂ« nĂ« udhĂ«rrĂ«fyesin pĂ«r gjithsecilin prej nesh qĂ« e duam KosovĂ«n akoma mĂ« tĂ« fortĂ« dhe tĂ« integruar nĂ« strukturat euroatlantike nĂ« familjen ku Kosova dhe populli i saj e ka vendin. Nderimi pĂ«r presidentin Rugova do tĂ« jetĂ« i pĂ«rjetshĂ«m dhe vizioni i tij do tĂ« rrojĂ« pĂ«r aq kohĂ« sa do tĂ« rrĂ«nojĂ« dhe Kosova, do tĂ« rrojĂ« pĂ«rjetĂ«sisht”, ka deklaruar Osmani.

Edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vendosur kurora lulesh te varri i Rugovës, duke e nderuar në këtë përvjetor të veçantë. Ai tha se Rugova mbetet shqiptari më i madh i të gjitha kohërave dhe kjo obligon të sillen me dinjitet, maturi dhe përkushtim për atdheun.

“Sot, nĂ« 20-vjetorin e largimit tĂ« atit themeltar tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, e vendit tonĂ«, shtetit tonĂ«, nderojmĂ« Ibrahim RugovĂ«n. Njeriun i cili jo vetĂ«m realizoi njĂ« Ă«ndĂ«rr historike tĂ« popullit tĂ« KosovĂ«s pĂ«r liri, pavarĂ«si, demokraci, por krijoi njĂ« projekt madhor, mĂ« tĂ« madhin ndĂ«r shqiptarĂ«t e KosovĂ«s. Ibrahim Rugova mbetet shqiptari mĂ« i madh i tĂ« gjitha kohĂ«rave, dhe si i tillĂ« na obligon edhe sot tĂ« sillemi me dinjitet, maturi dhe pĂ«rkushtim pĂ«r atdheun tonĂ«â€, ka thĂ«nĂ« Abdixhiku.

Ndërsa kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Rugovën me mirënjohje të përhershme:

“Me Presidentin Dr. Ibrahim Rugova pata nderin tĂ« bashkĂ«punoj nĂ« ditĂ«t e para tĂ« lirisĂ«, nĂ« njĂ« periudhĂ« vendimtare dhe jashtĂ«zakonisht tĂ« ndjeshme tĂ« shtetndĂ«rtimit. Sot, nĂ« pĂ«rvjetorin e 20-tĂ« tĂ« ndarjes sĂ« tij nga jeta, e kujtojmĂ« me respekt tĂ« thellĂ« dhe mirĂ«njohje tĂ« pĂ«rhershme. Me vizionin e tij shtetformues, ai i kushtoi rĂ«ndĂ«si tĂ« veçantĂ« forcimit tĂ« lidhjeve me PerĂ«ndimin, duke kultivuar miqĂ«sinĂ« e pĂ«rjetshme me AmerikĂ«n, veprime kĂ«to qĂ« i paraprinĂ« pavarĂ«sisĂ« dhe qĂ« vazhdojnĂ« tĂ« mbeten themel i vizionit tonĂ« si shtet”, ka shkruar Haradinaj nĂ« profilin e tij nĂ« Facebook.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Liderët politikë përkujtojnë ish-presidentin Rugova në 20-vjetorin e vdekjes së tij appeared first on Sinjali.

Eskalon debati nĂ« Big Brother, Klodi i thotĂ« BenitĂ«s se “mashkullin e do vetĂ«m pĂ«r para”

Së fundmi ka shpërthyer një përplasje e fortë ndërmjet banorëve të Big Brother VIP, Benita Zena dhe Klodian Mihaj, gjatë një debati që ka ndodhur në oborrin e shtëpisë.

NĂ« momentin e ngjarjes ishte e pranishme edhe Elijona Binakaj.

Konflikti nisi kur Klodian i tha BenitĂ«s se “mashkullin e do vetĂ«m pĂ«r para”. KĂ«ngĂ«tarja reagoi menjĂ«herĂ«, duke u larguar nga vendi i debatit ndĂ«rsa bĂ«rtiste dhe qante.

“Ti e pĂ«rmend Endrin pĂ«r pare”, iu drejtua ai.

Benita ia ktheu disa herĂ« me fjalĂ«t: “Marre duhet me tĂ« ardh”.

Pas kësaj, ajo hyri brenda shtëpisë dhe u mbyll në tualet, ku filloi të qante me të madhe.

Gjatë bisedës më vonë me banorët e tjerë, Benita theksoi se nuk e priste një reagim të tillë nga Klodi, duke treguar se konflikti e kishte prekur thellë emocionalisht.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Eskalon debati nĂ« Big Brother, Klodi i thotĂ« BenitĂ«s se “mashkullin e do vetĂ«m pĂ«r para” appeared first on Sinjali.

Çka Ă«shtĂ« Bordi i Paqes i Trumpit, nĂ« tĂ« cilin do tĂ« bĂ«jĂ« pjesĂ« edhe Kosova?

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka ftuar pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« vendeve tĂ« ndryshme tĂ« botĂ«s pĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e Bordit tĂ« Paqes pĂ«r GazĂ«n, duke pĂ«rfshirĂ« KosovĂ«n dhe ShqipĂ«rinĂ«.

Lideri amerikan ka formuar këtë trup këshillues për Gazën, i njohur si Bordi i Paqes, si pjesë e fazës së dytë të armëpushimit të arritur mes Izraelit dhe militantëve palestinezë të grupit Hamas.

Ky bord përfshin liderë botërorë që japin këshilla dhe ndihmojnë në negociata, por nuk ka fuqi ekzekutive ndërkombëtare si Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB).

Synimi i Bordit është të mbështesë paqen dhe stabilitetin në rajon përmes dialogut dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Pra, në thelb është një iniciativë diplomatike e Trumpit, e projektuar si bord këshillues me ndikim në negociata dhe armëpushime, duke përfshirë liderë nga vende të ndryshme për të ndihmuar në stabilizimin e rajonit.

Megjithatë, jo të gjitha vendet e kanë mirëpritur këtë iniciativë. Në mesin e atyre që kanë refuzuar të jenë pjesë të Bordit janë Franca, siç ka konfirmuar presidenti Emmanuel Macron, dhe kryeministri britanik Keir Starmer, i cili sipas mediave do ta refuzojë ftesën e Trumpit.

Kosovën do ta përfaqësojë presidentja Vjosa Osmani, ndërsa Shqipërinë kryeministri Edi Rama. Në këtë fazë, Trump pritet të njoftojë përbërjen e plotë të Bordit dhe detaje të tjera gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos.

Bordi i Paqes

Shtëpia e Bardhë njofton se ky organ do të përqendrohet në çështje si: ndërtimi i kapaciteteve qeverisëse, marrëdhëniet rajonale, rindërtimi, tërheqja e investimeve, financimi në shkallë të gjerë dhe mobilizimi i kapitalit.

Përbërja kryesore e Bordit:

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kryetar

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio

Steve Witkoff, negociatori special i Trump

Jared Kushner, dhëndri i Trump

Tony Blair, ish-kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar

Marc Rowan, miliarder amerikan

Ajay Banga, president i Bankës Botërore

Robert Gabriel, këshilltar në Këshillin e Sigurimit Kombëtar të SHBA-së

Komiteti Kombëtar për administrimin e Gazës

Ky organ, i pĂ«rbĂ«rĂ« nga teknokratĂ«, do tĂ« “mbikĂ«qyrĂ« restaurimin e shĂ«rbimeve publike kryesore, rindĂ«rtimin e institucioneve civile dhe stabilizimin e jetĂ«s sĂ« pĂ«rditshme nĂ« Gaza”.

Ali Shaath, ish-zëvendësministër i Autoritetit Palestinez (kreu i komitetit)

Bordi Ekzekutiv i Gazës

Ky entitet ka pĂ«r qĂ«llim tĂ« “mbĂ«shtesĂ« qeverisjen efektive” dhe tĂ« ofrojĂ« shĂ«rbime pĂ«r popullin e GazĂ«s.

Anëtarë përfshijnë:

Steve Witkoff

Jared Kushner

Tony Blair

Marc Rowan

Nickolay Mladenov, diplomat bullgar

Sigrid Kaag, koordinatore humanitare e OKB-së për Gazën

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan

Ali Al-Thawadi, diplomat nga Katari

Gjenerali Hassan Rashad, drejtor i agjencisë së inteligjencës së Egjiptit

Reem Al-Hashimy, ministër i Emirateve

Yakir Gabay, miliarder izraelit

UdhĂ«heqĂ«s tĂ« tjerĂ« tĂ« ftuar pĂ«r t’u bashkuar

Presidenti argjentinas Javier Milei

Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva

Kryeministri kanadez Mark Carney

Presidenti qipriot Nikos Christodoulides

Presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi

Kryeministri hungarez Viktor Orban

Kryeministri indian Narendra Modi

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni

Mbreti jordanez Abdullah II

Kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif

Presidenti paraguaian Santiago Pena

Presidenti rumun Nicusor Dan

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Çka Ă«shtĂ« Bordi i Paqes i Trumpit, nĂ« tĂ« cilin do tĂ« bĂ«jĂ« pjesĂ« edhe Kosova? appeared first on Sinjali.

Dhëndri dhe vajza e Trump mbërrijnë në Vlorë, për investimet në ishullin e Sazanit

Nën masa të rrepta sigurie, dhëndri i Donald Trump sapo ka mbërritur në Vlorë. Jared Kushner ka mbërritur i shoqëruar nga një delegacion në zonën e Ujit të ftohtë. Mësohet se Kushner është i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij, Ivanka Trump.

Aty do të zhvilloj një takim për të diskutuar më tepër rreth investimit në ishullin e Sazanit.

Sipas mediave shqiptare do të zhvillohet një takim nëpërmjet Jared Kushner me një studio arkitekturore ku do të diskutohet për mënyrën e realizimit të projektit, investimit në ishullin e Sazanit.

Nuk do të jetë takim me përfaqësues të pushtetit.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dhëndri dhe vajza e Trump mbërrijnë në Vlorë, për investimet në ishullin e Sazanit appeared first on Sinjali.

❌