❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Vodhi targat e 5 automjeteve/ Korçë, arrestohet 23-vjeçari

Një 23-vjeçar është arrestuar nga Policia e Korçës pasi vodhi pesë targa të automjeteve.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, u gjetën 5 targat e vjedhura, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Tajlanda akuzon Kamboxhian për shkelje të armëpushimit

Ushtria e Tajlandës ka akuzuar Kamboxhian për shkelje të një marrëveshjeje armëpushimi të nënshkruar rishtazi, të arritur pas javësh përleshjesh vdekjeprurëse që detyruan gati një milion njerëz të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

Në një deklaratë, ushtria tajlandeze ka thënë se më shumë se 250 mjete ajrore pa pilot (UAV) u zbuluan duke fluturuar nga ana kamboxhiane të dielën në mbrëmje.

Armëpushimi ka hyrë në fuqi në mesditë sipas kohës lokale të shtunën. Të dyja palët kanë rënë dakord të ngrinin vijat e frontit aty ku janë tani, të ndalonin përforcimet dhe të lejonin civilët që jetonin në zonat kufitare të ktheheshin sa më shpejt të ishte e mundur.

Vendimi është parë si një përparim, i cili erdhi pas ditësh bisedimesh midis të dy vendeve, me inkurajim diplomatik nga Kina dhe SHBA-ja.

NĂ« njĂ« deklaratĂ« tĂ« hĂ«nĂ«n, Ushtria MbretĂ«rore Tajlandeze ka thĂ«nĂ« se veprimet e Kamboxhias “pĂ«rbĂ«jnĂ« provokim dhe shkelje tĂ« masave qĂ« synojnĂ« uljen e tensioneve”, duke shtuar se ato ishin “nĂ« kundĂ«rshtim” me kushtet e armĂ«pushimit.

Gjithashtu ka shtuar se “mund tĂ« duhet tĂ« rishqyrtojĂ«â€ lirimin e 18 ushtarĂ«ve kamboxhianĂ« tĂ« mbajtur nĂ« TajlandĂ« qĂ« nga korriku. Kamboxhia nuk ka komentuar ende. Reagimi vjen vetĂ«m disa orĂ« pasi ministri i JashtĂ«m i KinĂ«s, Wang Yi, vlerĂ«soi armĂ«pushimin “e fituar me vĂ«shtirĂ«si”, dhe presidenti i SHBA-sĂ«, Donald Trump, vlerĂ«soi “pĂ«rfundimin e shpejtĂ« dhe tĂ« drejtĂ«â€.

Netanyahu dhe Trump do të takohen në Florida për të diskutuar fazën e dytë të armëpushimit në Gaza

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të takohet me Donald Trump në Florida të hënën, me presidentin e SHBA-së që po shtyn për të kaluar në fazën tjetër të planit të brishtë të armëpushimit në Gaza.

Takimi vendimtar në resortin luksoz Mar-a-Lago të Trump vjen ndërsa disa zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë kanë frikë se si Izraeli ashtu edhe Hamasi po ecin ngadalë në fazën e dytë të armëpushimit të tyre.

Trump, i cili tha se Netanyahu kishte kĂ«rkuar bisedimet, thuhet se Ă«shtĂ« i etur tĂ« njoftojĂ« – qĂ« nĂ« janar – njĂ« qeveri teknokratike palestineze pĂ«r GazĂ«n dhe vendosjen e njĂ« force ndĂ«rkombĂ«tare stabilizimi.

ZĂ«dhĂ«nĂ«sja e qeverisĂ« izraelite Shosh Bedrosian tha se Netanyahu do tĂ« diskutojĂ« fazĂ«n e dytĂ«, e cila pĂ«rfshin sigurimin qĂ« “Hamasi tĂ« çarmatoset, Gaza tĂ« çmilitarizohet”.

Por Netanyahu do të përpiqet gjithashtu ta zhvendosë fokusin te Irani gjatë takimit të tij të pestë në Shtetet e Bashkuara me Trump këtë vit, mes raporteve se ai do të shtyjë për më shumë sulme amerikane ndaj programit bërthamor të Teheranit.

Netanyahu do tĂ« ngrinte gjithashtu çështjen e “rrezikut qĂ« Irani paraqet jo vetĂ«m pĂ«r rajonin e Lindjes sĂ« Mesme, por edhe pĂ«r Shtetet e Bashkuara”, tha Bedrosian pĂ«rpara se tĂ« fluturonte me kryeministrin izraelit.

Vizita e Netanyahut kulmon disa ditë të tensionuara diplomacie ndërkombëtare në Palm Beach, ku Trump priti homologun ukrainas Volodymyr Zelensky të dielën për bisedime mbi përfundimin e pushtimit rus.

Armëpushimi në Gaza në tetor është një nga arritjet kryesore të vitit të parë të Trump në pushtet, por administrata e tij dhe ndërmjetësit rajonalë duan të ruajnë vrullin.

Koha e takimit tĂ« Netanyahut Ă«shtĂ« “shumĂ« domethĂ«nĂ«se”, vlerĂ«son Gershon Baskin, bashkĂ«kryetari i komisionit tĂ« ndĂ«rtimit tĂ« paqes Aleanca pĂ«r Dy Shtete, i cili ka marrĂ« pjesĂ« nĂ« negociata tĂ« fshehta me Hamasin.

“Faza e dytĂ« duhet tĂ« fillojĂ«â€, i tha ai AFP-sĂ«, duke shtuar se “mendoj se amerikanĂ«t e kuptojnĂ« se Ă«shtĂ« vonĂ« sepse Hamasi ka pasur shumĂ« kohĂ« pĂ«r tĂ« rivendosur praninĂ« e tij”.

Parlamenti i ri i Irakut mban seancën e parë pas zgjedhjeve

Parlamenti i sapozgjedhur i Irakut u mblodh të hënën për seancën e tij të parë që nga zgjedhjet kombëtare të mbajtura në nëntor, duke hapur zyrtarisht rrugën për nisjen e procesit të formimit të një qeverie të re.

Gjatë kësaj seance të parë, deputetët pritet të zgjedhin kryetarin e parlamentit dhe dy nënkryetarët. Më pas, brenda 30 ditëve nga mbajtja e seancës konstituive, ligjvënësit duhet të zgjedhin presidentin e ri të vendit.

Presidenti i zgjedhur do t’i japĂ« mandatin pĂ«r formimin e qeverisĂ« bllokut mĂ« tĂ« madh parlamentar, njĂ« proces qĂ« nĂ« Irak zakonisht zgjat me muaj pĂ«r shkak tĂ« negociatave mes forcave politike.  / abcnews.al /

Trump dhe Putin pritet të zhvillojnë së shpejti një tjetër bisedë telefonike

Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin do tĂ« zhvillojnĂ« “shumĂ« shpejt” njĂ« tjetĂ«r bisedĂ« telefonike, ka njoftuar Kremlini, pas takimit qĂ« Trump pati mbrĂ«mĂ« nĂ« Florida me presidentin e UkrainĂ«s, Volodymyr Zelenskyy.

ZĂ«dhĂ«nĂ«si i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se dy liderĂ«t tashmĂ« kanĂ« zhvilluar njĂ« telefonatĂ«, tĂ« cilĂ«n Trump e ka cilĂ«suar si “produktive”, dhe se njĂ« bisedĂ« e re pritet pas diskutimeve tĂ« presidentit amerikan me palĂ«n ukrainase.

Sipas Kremlinit, Moska ende nuk është në dijeni të rezultateve konkrete të negociatave mes Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës, ndërsa nuk ka asnjë plan për një telefonatë mes Zelenskyyt dhe Putinit.

I pyetur nĂ«se Kremlini pajtohet me vlerĂ«simin e Trump se paqja Ă«shtĂ« mĂ« afĂ«r dhe bisedimet po hyjnĂ« nĂ« fazĂ«n pĂ«rfundimtare, Peskov u pĂ«rgjigj shkurt: “Sigurisht.”

Megjithatë, Kremlini ka përsëritur kërkesat e tij që Ukraina të tërheqë trupat nga rajoni i Donbasit, si kusht për ndalimin e luftimeve.  / abcnews.al /

Turqi, përplasje me ISIS/ Operacion në Stamboll, vriten 3 policë dhe 6 terroristë

Tre oficerë policie dhe gjashtë anëtarë të Shtetit Islamik u vranë në përplasje me armë gjatë një operacioni në Turqinë veriperëndimore.

Tetë oficerë të tjerë dhe një roje nate u plagosën, u tha gazetarëve Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya. (Ali Jerlikaja)

Ngjarja ndodhi në provincën Yalova (Jalova), në jug të Stambollit, ndërsa policia bastisi një shtëpi ku fshiheshin militantët.

5 gra dhe 6 fëmijë që ndodheshin në banesën e terroristëve u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa forcat speciale nga provinca fqinje e Bursës u dërguan për të përforcuar operacionin.

Ndërsa konfrontimi u përhap në rrugë, pesë shkolla në zonë u mbyllën. Autoritetet gjithashtu ndërprenë furnizimin me gaz natyror dhe energji elektrike si masë paraprake, ndërsa civilëve dhe automjeteve iu ndalua hyrja në lagje.

Siç raportojnë mediat turke, policia kreu operacione edhe në 108 vendndodhje të tjera në gjithsej 15 rajone.

Javën e kaluar, policia turke nisi dhjetëra bastisje, duke ndaluar 115 militantë të grupit ekstremist të cilët dyshohet se po planifikonin sulme gjatë festimeve të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Zyrtarët thanë se grupi kishte bërë thirrje për veprime, veçanërisht kundër komuniteteve jo muslimane, gjatë festave.

ISIS ka kryer një seri sulmesh vdekjeprurëse në Turqi vitet e fundit, duke përfshirë të shtënat në një klub nate në Stamboll gjatë festimeve të Vitit të Ri më 1 janar 2017, ku u vranë 39 persona.  / abcnews.al /

Kina sfidon malet! Ja tuneli rrugor më i gjatë në botë, kushtoi 3.3 miliardë dollarë

Në Kinë, aty ku vargmalet kanë ndarë qytete dhe komunitete prej shekujsh, infrastruktura moderne po riformëson hartën. Në provincën e Xinjiang është hapur për qarkullim tuneli Tianshan Shengli, i cilësuar si tuneli rrugor më i gjatë në botë, me një gjatësi prej 22.13 kilometrash.

Tuneli Ă«shtĂ« pjesĂ« kyçe e autostradĂ«s G0711 Urumqi–Yuli, e cila ka hyrĂ« gjithashtu nĂ« funksion dhe lidh drejtpĂ«rdrejt veriun dhe jugun e Xinjiangut. Me hapjen e saj, udhĂ«timi mes Urumqit, qytetit mĂ« tĂ« madh nĂ« veri, dhe Korla, qendra kryesore urbane e jugut, Ă«shtĂ« zvogĂ«luar nga rreth shtatĂ« orĂ« nĂ« afro tre orĂ«.

Inxhinieri nën kushte ekstreme: Si u ndërtua tuneli që sfidoi malet?

Autostrada, e ndërtuar për pesë vite, ka një gjatësi prej 324.7 kilometrash dhe ka kushtuar rreth 46.7 miliardë juanë (mbi 6.6 miliardë dollarë). Ndërsa vetëm projekti i tunelit të autostradës ka kushtuar 3.8 miliardë dollarë.

Ky projekt  përfaqëson një sfidë të jashtëzakonshme inxhinierike: tuneli arrin një thellësi maksimale prej 1,112 metrash nën tokë dhe kalon nëpër 16 zona të çarjeve gjeologjike. Për ndërtimin e tij, inxhinierët dhe 3000 punëtoret e angazhuar në projekt janë përballur me presion të lartë shkëmbor, aktivitet sizmik, temperatura ekstreme dhe kushte të vështira mjedisore.

PĂ«r tĂ« pĂ«rballuar terrenin brutal tĂ« maleve Tianshan, inxhinierĂ«t kinezĂ« zhvilluan njĂ« sistem inovativ tĂ« quajtur “tre tunele dhe katĂ«r puse vertikale”. NĂ« vend tĂ« njĂ« galerie tĂ« vetme, u hapĂ«n tre tunele paralele: njĂ« tunel kryesor dhe dy ndihmĂ«s anĂ«sorĂ«.

Këto tunele ndihmëse shërbyen për vlerësime të vazhdueshme gjeologjike përpara gërmimit kryesor, për akses të sigurt të punëtorëve dhe makinerive, si dhe për ventilim dhe evakuim emergjent. Katër puset vertikale, disa prej tyre mbi 700 metra të thella, lidhnin drejtpërdrejt tunelin me sipërfaqen, duke lejuar punime nga disa pika njëkohësisht dhe duke përshpejtuar ndërtimin.

Projekti konsiderohet njĂ« hap strategjik pĂ«r zhvillimin ekonomik dhe lidhjen infrastrukturore tĂ« Xinjiangut, duke treguar edhe njĂ« herĂ« se ambicia kineze ‘shpon’ dhe malet.

 

Darka e Krishtlindjes kthehet në tragjedi/ Itali, nëna dhe vajza 15-vjeçare ndërrojnë jetë pasi u helmuan

Një vajzë 15-vjeçare dhe nëna e saj kanë humbur jetën në Itali brenda pak orësh nga njëra-tjetra.

Dyshimet e para lidhen me një helmim të mundshëm nga ushqimi, i cili dyshohet se është shkaktuar nga një darkë me peshk e konsumuar gjatë festave të Krishtlindjeve. Nga ana tjetër edhe babai i vajzës, 55 vjeç, ndodhet ende i shtruar në Spital.

Vajza, Sara Di Vita, ndërroi jetë të shtunën në mbrëmje, ndërsa nëna, dhe nëna e e saj, Antonella Di Ielsi, vdiq disa orë më vonë, në mëngjesin e së dielës.

Prokuroria e Campobasso-s ka urdhëruar kryerjen e autopsisë për të sqaruar shkaqet e vdekjes.

Sara Di Vita jetonte në Pietracatella, në provincën e Campobasso-s, dhe ndiqte shkollën e mesme klasike në kryeqytetin e Molise-s. Prej disa ditësh ajo dhe anëtarë të tjerë të familjes ndiheshin keq dhe ishin paraqitur në urgjencën e spitalit. Fillimisht u dyshua për helmim nga ushqimi, por situata nuk u vlerësua si e rëndë dhe familja u dërgua në shtëpi.

Të shtunën pasdite, gjendja shëndetësore e vajzës u përkeqësua ndjeshëm. Ajo u shtrua në kujdes intensiv, ku ndërroi jetë rreth orës 22:30. Nëna u shtrua gjithashtu në spital, por vdiq të dielën në mëngjes. Babai shfaqi simptoma të ngjashme dhe mbetet nën kujdes mjekësor. E vetmja anëtare e familjes që nuk u sëmur ishte motra 20-vjeçare.

Sipas mediave vendase, e gjithë familja u ndje keq pas darkës së Krishtlindjeve, gjatë së cilës u konsumua peshk, ushqime deti dhe midhje. Në darkë morën pjesë edhe persona të tjerë, të cilët nuk shfaqën simptoma. Pas disa orësh, babai, nëna dhe vajza filluan të ndiheshin keq dhe iu drejtuan urgjencës dy herë, por u kthyen në shtëpi. Vetëm në mbrëmjen e së shtunës, për shkak të dhimbjeve dhe ngërçeve të forta, familja u rikthye në spital.

Vetëm autopsia pritet të përcaktojë nëse vdekjet janë shkaktuar nga helmimi ushqimor apo nga ndonjë intolerancë e rëndë ndaj ushqimit.

“Jemi tĂ« tronditur, Ă«shtĂ« njĂ« tragjedi qĂ« na lĂ« pa fjalĂ«. Qyteti Ă«shtĂ« nĂ« mosbesim. Shpreh ngushĂ«llimet e mia dhe tĂ« gjithĂ« komunitetit pĂ«r familjen”, deklaroi kryebashkiaku i Pietracatella-s, Antonio Tommasone.

Antonella Di Ielsi punonte së bashku me bashkëshortin e saj, kontabilist, Gianni Di Vita, i cili në të kaluarën ka mbajtur edhe poste politike lokale, përfshirë atë të kryetarit të bashkisë së Pietracatella-s.

Vendet nordike përfshihen nga një stuhi e fuqishme

Dy persona kanë humbur jetën në Suedi pas një stuhie të fuqishme dimërore që ka përfshirë vendet nordike, duke shkaktuar ndërprerje të udhëtimeve dhe mungesë energjie elektrike.

Instituti Suedez i Meteorologjisë dhe Hidrologjisë lëshoi alarme për erëra të forta në pjesën veriore të vendit, teksa u godit nga stuhia Johannes.

Sipas BBC, njĂ« person rreth tĂ« 50-ave humbi jetĂ«n pasi u godit nga njĂ« pemĂ« nĂ« resortin e skive Kungsberget nĂ« jug tĂ« vendit, raportuan mediat lokale dhe policia; ndĂ«rsa kompania rajonale e energjisĂ« Hemab tha se njĂ« nga punonjĂ«sit e saj vdiq nĂ« njĂ« aksident “nĂ« terren”.

Dhjetëra mijëra banesa në Suedi, Norvegji dhe Finlandë kanë mbetur pa energji elektrike. Në Suedi, mbi 40,000 banesa u prekën nga ndërprerjet e energjisë dhe shumë shërbime hekurudhore u anuluan, raportoi agjencia suedeze e lajmeve TT.

Disa fluturime, shërbime hekurudhore dhe tragete në pjesë të ndryshme të vendeve nordike janë anuluar.

Rrugët dhe shërbimet hekurudhore janë gjithashtu të ndërprera për shkak të kushteve të stuhisë.

Zgjedhjet në Kosovë/ Ukshini: Kurti duhet të jetë më pragmatist dhe të kërkojë aleatë

Ish ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Syle Ukshini thotë se sipas exit polleve të para në Kosovë, Albin Kurti nuk e formon i vetëm qeverinë.

NĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r “Newsroom” nĂ« ABC News, Ukshini u shpreh se Kurti duhet tĂ« jetĂ« mĂ« pragmatist dhe tĂ« kĂ«rkojĂ« aleatĂ«.

“NĂ«se kĂ«to rezutate mbeten, narrativa e Kurtit fiton, por tregon edhe dobĂ«si tĂ« opozitĂ«s. LDK po bie vazhdimisht qĂ« prej koalicionin qĂ« ka pasur me LVV. Zgjedhjet nuk janĂ« pĂ«r vetvete dhe pĂ«r parti politike, pĂ«r ta drejtuar KosovĂ«n. NĂ«se nuk e krijon, Kurti duhet tĂ« tregohet mĂ« pragmatist dhe duhet tĂ« kĂ«rkojĂ« aleat pĂ«rtej LDK. Zgjedhja e presidentit kĂ«rkon shumĂ« vota. Nuk e di nĂ«se LVV e projekton PDK si armikun kryesor tĂ« saj. Zgjidhja mund tĂ« bĂ«het me njĂ« koalicion LVV-LDK dhe Aleanca. Gara nuk po bĂ«het pĂ«r program, por pĂ«r individĂ«. ËshtĂ« meritĂ« e Albin Kurtit, sepse Kurti e ka djegur Fatmir Limajn. NĂ«se Kurti e bĂ«n kĂ«tĂ« lĂ«vizje taktike, djek taktikisht LDK dhe AAK, pĂ«rçan opozitĂ«n.”, theksoi ai./abcnews.al 

Festat e fundvitit, shteti në këmbë/ Fluks në Kakavijë, shtohet personeli dhe sportelet

Në Pikën Kufitare të Kakavijes drejtues të strukturave të Policisë Kufitare dhe Policisë së Rendit kanë inspektuar zbatimin e masave të përcaktuara në planin e posaçëm për fundvitin.

Dy drejtuesit e strukturave të Policisë së Shtetit inspektuan  masat  e marra nga forcat blu në Kakavije për evitimin e radhëve të pritjes dhe garantimin e rendit dhe sigurisë publike në doganën e Kakavijës.

Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, Saimir Muçaj foli per bashkepunimin me palën greke për përpunimin e fluksit të shtuar përgjatë periudhës të festave të fundvitit.

Janë shtuar sportelet dhe numri i punonjësve të Policisë, veçanërisht në Pikat e Kalimit Kufitar me Greqinë dhe në pikat e tjera me fluks të lartë, ku prej dy javësh punohet me kapacitet të plotë logjistik dhe njerëzor.

Dhimitraq Ziu, Drejtor i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike theksoi se Shërbimet e policisë së Rendit do të jene në gadishmëri edhe natën e ndërrimit të viteve.

EfektivĂ«t e Shqiponjave, Reneas dhe ForcĂ«s KombĂ«tare do tĂ« jenĂ« nĂ« gadishmĂ«ri pĂ«r t’ju pĂ«rgjigjur situatave

Gjatë kësaj periudhe është shënuar një rritje e qarkullimit ndërkufitar rreth 10.5% krahasuar me vitin e kaluar, jo vetëm të shtetasve shqiptarë, por edhe të vizitorëve të huaj./abcnews.al

“Mitaj nuk do tĂ« largohet”/ Al Ittihad hedh poshtĂ« lajmet pĂ«r transferimin e yllit kuqezi

Për ta ky rast nuk ekziston.

Al Itihad nuk është në dijeni se ka ndonjë mundësi që Mario Mitaj të largohet në janar apo kurdo qoftë.

Zëdhënësi I klubit, Rijad Al Mazhar i ka hedhur poshtë lajmet mediatike se shqiptari mund të transferohet në janar.

Gjithsesi, gazetat në kryeqytetin e Arabisë Saudite shkruajnë se Al Itihad është në bisedime me Lacion për mbrojtësin portugez, Nunjo Tavares, që luan në pozicionin e Mitajt.

Po ashtu, pĂ«r yllin kuqezi po bĂ«hen kritika pĂ«r gabime gjatĂ« ndeshjeve, qĂ« mund t’i kushtojnĂ« ekipit, edhe pse paraqitja e tij pĂ«rgjithĂ«sisht Ă«shtĂ« mjaft e mirĂ«.

Lajmet dolën që Mitaj mund të largohet nga Arabia Saudite në janar.

Ky njoftim u dha nga gazetari saudit, Mohamed Al Bakr, që njoftoi se kampionët saudite janë në bisedime për transferimin e mbrojtësit të Shqipërisë, ndonëse nuk jepet emri i klubit që e kërkon.

Gazetari thekson se ky lajm nuk do t’u pĂ«lqejĂ« tifozĂ«ve, dhe duket I habitshĂ«m sepse Mitaj Ă«shtĂ« kthyer nĂ« njĂ« lojtar kyç tĂ« ekipit nga kryeqyteti Riad.

Al Itihad ia bleu kartonin para një vit për rreth 4 milionë euro, ndërsa besohet se do të fitojë shumë më tepër në rast se mbrojtësi shqiptar largohet.

Mitaj fitoi vjet titullin kampion dhe Kupën e Mbretit në Arabinë Saudite, duke qenë ndër më të mirët, ndonëse pati dëmtim në fillim të vitit, dhe vazhdon të jetë protagonist./abcnews.al

Vlorë, uji rikthehet sot pasdite/ Punohet për riparimin e defektit në rrjetin e furnizimit

BanorĂ«ve tĂ« VlorĂ«s parashikohet t’u kthehet uji i pijshĂ«m nĂ« çezma pasditen e tĂ« dielĂ«s.
Drejtori i Ujësjellësit thotë se po punohet për të riparuar defektin në rrjetin e furnizimit me ujë, i ndodhur më 26 dhjetor.
“Sot kemi ndryshuar edhe mĂ«nyrĂ«n e zgjidhjes sĂ« problemit; rreth orĂ«s 5–6 pasdite tĂ« nisĂ« furnizimi nga stacionet drejt Lungomares, mĂ« pas qyteti
”

Spitali apo institucione të tjera me rëndësi të veçantë prej dy ditësh në Vlorë po furnizohen me ujë përmes boteve.
“NĂ« dispozicion kemi vĂ«nĂ« disa bote tĂ« ujĂ«sjellĂ«sit pĂ«r institucione si spitale apo institucione tĂ« tjera shtetĂ«rore.”

Defekti ka ndodhur nĂ« njĂ« prej tubacioneve kryesore tĂ« qytetit, investim i kryer nĂ« vitet 2009–2010.
Zgjidhjet e aplikuara për ta rikthyer situatën në normalitet deri tani, sipas drejtorit të ujësjellësit, nuk kanë rezultuar efikase.

(EMRI) Në kërkim për kultivim narkotikësh/ Malësi e Madhe, arrestohet 57 vjeçari

Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kanë kapur dhe ndaluar shtetasin: Aleksander Malaj 57 vjeç, banues në Bajzë.

Ky shtetas ishte shpallur nĂ« kĂ«rkim pasi Gjykata e Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m i kishte caktuar masĂ«n e sigurisĂ« “Arrest nĂ« burg”, pĂ«r veprat penale “Kultivimi i bimĂ«ve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikĂ«ve”.

Ai dyshohet si bashkëpunëtor për kultivimin e 780 bimëve narkotike kanabis, në Bajzë, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, më datë 18.09.2025.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.  / ABCNEWS.AL /

Tregtonin lëndë piroteknike/ Sarandë, procedohen dy tregtarë, sekuestrohen 982 fishekzjarrë

Në vijim të zbatimit të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike, në prag të festave të fundvitit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë vijuar kontrollet në subjekte tregtare.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë kontrollit të ushtruar në dy subjekte tregtare në qytetin e Sarandës, u konstatuan 982 fishekzjarre dhe 250 kuti me kapsolla, të cilat mbaheshin për tregtim në kundërshtim me ligjin.

Lëndët piroteknike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale u referuan në Prokurori dhe nisi procedimi penal në ngarkim të shtetasve L. M., 26 vjeç dhe M. H., 55 vjeç, banues në Sarandë.  / abcnews.al /

Shuhet Brigitte Bardot, ylli i filmave tĂ« viteve ‘50-‘60

Ylli francez Brigitte Bardot ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare.

Bardot u bĂ« e famshme me filmin “And God Created Woman” (1956), tĂ« shkruar dhe drejtuar nga bashkĂ«shorti i saj atĂ«herĂ«, Roger Vadim. PĂ«r dy dekada, ajo u shndĂ«rrua nĂ« ikonĂ«n e asaj qĂ« njihej si “sex kitten” e FrancĂ«s.

Në fillim të viteve 1970, Bardot la kinemanë dhe u angazhua në mënyrë aktive në politikë dhe mbrojtjen e kafshëve, duke themeluar Fondacionin Brigitte Bardot në vitin 1986.

Lindur nĂ« Paris mĂ« 1934-Ă«n nĂ« njĂ« familje tĂ« pasur katolike, Bardot nisi karrierĂ«n si balerinĂ« dhe modele, duke u shfaqur nĂ« kopertinĂ«n e revistĂ«s Elle qĂ« nĂ« moshĂ«n 15-vjeçare. Pasi filloi tĂ« merrte role tĂ« vogla nĂ« film, ajo takoi Roger Vadim, me tĂ« cilin u martua nĂ« 1952-in. Filmi qĂ« i hapi rrugĂ«n pĂ«r famĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare ishte “And God Created Woman”, ku Bardot interpretoi njĂ« adoleshente tĂ« lirĂ« nĂ« Saint-Tropez, duke u bĂ«rĂ« menjĂ«herĂ« ikonĂ« botĂ«rore.

PĂ«rveç karrierĂ«s nĂ« kinema, Bardot pati edhe njĂ« karrierĂ« muzikore, duke regjistruar kĂ«ngĂ« tĂ« njohura, pĂ«rfshirĂ« versionin origjinal tĂ«Â â€œJe T’Aime 
 Moi Non Plus” tĂ« Serge Gainsbourg.

MegjithatĂ«, presioni i famĂ«s e bĂ«ri tĂ« largohej nga skena e filmit, duke u tĂ«rhequr plotĂ«sisht nĂ« 1973-in pas filmit historik “The Edifying and Joyous Story of Colinot”.

Si aktiviste, Bardot u angazhua në mbrojtjen e kafshëve, duke protestuar kundër gjuetisë së fokave dhe vrasjes së delfinëve, si dhe duke kritikuar trajtimin e kafshëve në shumë vende të botës.

Pas viteve 2000, ajo gjithashtu bëri deklarata politike të forta, duke mbështetur partinë e ekstremit të djathtë francez, Front National, dhe duke bërë komente që ngjallën debat mbi emigracionin dhe çështje të tjera sociale.

Bardot u martua katër herë dhe pati një jetë personale të komentuar gjerësisht nga media, romanca me emra të njohur si Jean-Louis Trintignant dhe Serge Gainsbourg.

Brigitte Bardot do të mbahet mend si një ikonë e kinemasë franceze, një figurë kulturore e paharrueshme dhe një aktiviste për kafshët.

Itali/ Rekord reshjesh në Evropë, 3 metra dëborë në Prato Nevoso

Pothuajse tre metra dëborë kanë mbuluar resortin e skive Prato Nevoso, duke regjistruar një nga nivelet më të larta të reshjeve të dëborës të regjistruara këtë vit në Evropë.

Fenomeni tashmë konsiderohet historik, pasi thellësia e dëborës tejkalon shumë mesataren për sezonin.

Reshjet intensive dhe tĂ« vazhdueshme tĂ« dĂ«borĂ«s sĂ« ditĂ«ve tĂ« fundit e kanĂ« transformuar rajonin malor tĂ« Piemontes nĂ« njĂ« peizazh tĂ« bardhĂ«, me rrugĂ«, çati dhe objekte tĂ« ‘varrosura’ nĂ«n dĂ«bore. Imazhet nga Prato Nevoso po bĂ«jnĂ« xhiron e mediave evropiane, duke shkaktuar tronditje dhe shqetĂ«sim.

Autoritetet lokale janë në gatishmëri të shtuar, pasi sasitë e mëdha të borës rrisin rrezikun e ortekëve dhe e bëjnë të vështirë aksesin në zonat malore. Në disa vende, u kërkua ndërhyrja e makinave për pastrimin e borës, ndërsa banorëve dhe vizitorëve u dhanë rekomandime që të shmangin udhëtimet e panevojshme. Pavarësisht rreziqeve, reshjet e paprecedentë të dëborës konsiderohen një zhvillim pozitiv për turizmin dimëror. Prato Nevoso, një nga vendpushimet më të njohura të skive në Italinë veriore, tani ka kushte ideale për ski dhe snowboarding, të cilat pritet të tërheqin një numër në rritje vizitorësh në periudhën e ardhshme.

Megjithatë, ekspertët theksojnë se ngjarje të tilla ekstreme të motit janë pjesë e një modeli më të gjerë të paqëndrueshmërisë klimatike në Evropë, ku reshjet e dendura të dëborës alternohen me periudha moti jashtëzakonisht të butë.

Prato Nevoso mbetet në qendër të vëmendjes, si për spektaklin e tij natyror mbresëlënës, ashtu edhe për sfidat e menaxhimit të një sasie kaq të madhe dëbore në një kohë të shkurtër.

/abcnews.al /

KundĂ«rshtoi ‘Shqiponjat’/ Vau i DejĂ«s, pranga 42 vjeçarit, iu gjetĂ«n drogĂ« dhe municione luftarake

Pasi kishte penguar qarkullimin e automjeteve tĂ« tjera nĂ« fshatin Hajmel, gjatĂ« njĂ« aktiviteti festiv, punonjĂ«sit e PolicisĂ« sĂ« Forcave tĂ« Posaçme “Shqiponja” kanĂ« shkuar menjĂ«herĂ« nĂ« vendngjarje dhe janĂ« pĂ«rballur me kundĂ«rshtim verbal nga shtetasi A. P. GjatĂ« kontrollit fizik, kĂ«tij shtetasi iu gjet njĂ« sasi lĂ«nde narkotike, ndĂ«rsa gjatĂ« kontrollit nĂ« banesĂ« iu gjetĂ«n dhe u sekuestruan municione luftarake.

NĂ« pĂ«rfundim tĂ« veprimeve procedurale, Oficeri i PolicisĂ« GjyqĂ«sore i ProkurorisĂ« bĂ«ri arrestimin e shtetasit A. P., 42 vjeç, banues nĂ« DejĂ«, pĂ«r veprat penale “KundĂ«rshtimi i punonjĂ«sit tĂ« policisĂ« sĂ« rendit publik”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armĂ«ve, municionit dhe lĂ«ndĂ«ve shpĂ«rthyese”, si dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikĂ«ve”.  / abcnews.al /

New York goditet nga stuhia dimĂ«rore ‘Devin’, anulohen mbi 1500 fluturime

New York-u Ă«shtĂ« pĂ«rfshirĂ« nga stuhia e fuqishme dimĂ«rore “Devin”, me reshjet mĂ« tĂ« mĂ«dha tĂ« dĂ«borĂ«s qĂ« regjistrohen nĂ« mĂ« shumĂ« se tre vjet.

Udhëtimet ajrore kanë marrë një goditje të madhe, pasi mbi 1,500 fluturime janë anuluar deri të premten.

Guvernatorja e New York-ut, Kathy Hochul, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme përpara stuhisë, ndërsa Shërbimi Kombëtar i Motit paralajmëroi për kushte të rrezikshme udhëtimi dhe reshje dëbore deri në 20 cm në disa zona.

Ndërkohë, moti i keq ka goditur edhe Kaliforninë Jugore. Tre ditë reshje të dendura shiu shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje dheu, duke detyruar banorët e vendpushimit malor Wrightwood të largojnë baltën dhe të vlerësojnë dëmet. Numri i të vdekurve nga moti i keq ka arritur në katër.

Shirat e rrëmbyer shoqëroheshin me erëra të forta që rrëzuan pemë dhe linja elektrike, duke përmbytur mbarë rajonin e Los Angelesit. Shtëpitë dhe automjetet në Wrightwood u mbuluan nga balta, ndërsa banorët vazhdojnë pastrimin dhe rikuperimin e dëmeve.  / abcnews.al /

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ABC News Albania (@abcnewsal)

Tajvani goditet nga një tërmet i fuqishëm 7.0 ballë

Një tërmet me magnitudë 7.0 goditi Tajvanin, ka njoftuar Shërbimi Meteorologjik i Tajvanit.

Tërmeti me thellësi 73 kilometra u ndje në Tajvanin verior dhe dridhi ndërtesat në kryeqytetin Taipei, njoftoi agjencia meteorologjike, duke e klasifikuar tërmetin si të kategorisë katër, që do të thotë se mund të ketë dëme të vogla.

Qeveria e Taipeit tha se nuk u raportuan dëme të mëdha menjëherë pas tërmetit.

Më shumë se 3,000 shtëpi në Yilan mbetë-n për pak kohë pa energji elektrike.

Ndryshe, Tajvani është i prirur ndaj tërmeteve.

Kjo pasi ai ndodhet pranë kryqëzimit të dy pllakave tektonike.

Më shumë se 100 persona humbën jetën në një tërmet në Tajvanin jugor në vitin 2016, ndërsa një tërmet me magnitudë 7.2 ballë vrau më shumë se 2,000 persona në vitin 1999.

❌