❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

VIDEO/ Spektakël në Inter-Napoli, por pa fitues

Nuk ka fitues në supersfidën e javës së 20-të të Serie A mes Interit dhe Napolit, me ekipet që ndanë pikët në një barazim spektakolar 2-2.

Sfida e luajtur nĂ« “San Siro” nisi mjaft mirĂ« pĂ«r vendasit tĂ« cilĂ«t kaluan nĂ« avantazh nĂ« minutĂ«n e 9’ me anĂ« tĂ« Dimarcos, por nĂ« tĂ« 26’, ishte McTominay qĂ« riktheu baraspeshĂ«n.

NĂ« pjesĂ«n e dytĂ«, Calhanoglu kaloi pĂ«r herĂ« tĂ« dytĂ« nĂ« avantazh zikaltrit me anĂ« tĂ« njĂ« penalltie nĂ« minutĂ«n e 73’, ndĂ«rsa dy minuta mĂ« parĂ« Conte u ndĂ«shkua me karton tĂ« kuq pĂ«r protesta.

Gjithsesi, ishte sĂ«rish McTominay qĂ« barazoi sfidĂ«n nĂ« tĂ« 81’, duke mos lĂ«nĂ« zikaltrit tĂ« shkĂ«puteshin nĂ« krye.

Kështu Interi ruan sërish kreun e kampionatit me 43 pikë, tre më shumë se Milani i vendit të dytë dhe katër më shumë se Napoli i vendit të tretë.

VIDEO/ Barça fiton “El Clasico”-n nĂ« Arabi dhe bĂ«n tĂ« sajĂ«n SuperkupĂ«n e SpanjĂ«s

Barcelona fiton Superkupën e Spanjës.

Finalja e luajtur në Jeddah të Arabisë Saudite mes klubit katalanas dhe Real Madrid u mbyll në shifrat 3-2.

Pjesa e parë u mbyll pas 4 golash, në barazim 2-2.

E para shënoi Barcelona me Raphina në minutën e 26, ndërsa në minutat shtesë u shënuan plot 3 gola me autorë Vinicius Jr, Raphina dhe Garcia.

Pjesa e dytë nisi gjithashtu me ritëm por me Barcelonën më konkrete.

Në minutën e 73-të Barça gjeti edhe golin e avantazhit, sërish me Raphinan.

Pavarësisht përpjekjeve të shumta, rezultati nuk ndryshoi deri në fund të sfidës.

Kjo është Superkupa e 15-të për Barcelonën, ndërsa Real Madrid mbetet në 13.

Dy gjigandët e futbollit spanjoll tani duhet të përqëndrohen në kampionat dhe Champions League, ku rivaliteti mbetet sërish i fortë.

Rritet çmimi i banesave në BE në dekadën e fundit, në 20 vite trefishohet vlera në Shqipëri

Në tremujorin e tretë të vitit 2025, çmimet e shtëpive në Bashkimin Evropian u rritën me 5.5%, ndërsa qiratë u rritën me 3.1%, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2024.

Nga gjetjet e fundit të Eurostat, lidhur me çmimet dhe qiratë e shtëpive për tremujorin e tretë të vitit 2025, vihet në pah se ka pasur një trend rritës të vlerës së banesave.

Kështu, gjatë dekadës së fundit, midis vitit 2015 dhe tremujorit të tretë të vitit 2025, çmimet e shtëpive në BE u rritën me 63.6% dhe qiratë me 21.1%.

Duke bërë një krahasim të tremujorit të tretë të vitit 2015 dhe të 2025-ës, çmimet e shtëpive u rritën më shumë se qiratë në 25 nga vendet e BE-së për të cilat ka të dhëna të disponueshme.

Brenda këtij 10-vjeçari, çmimet e shtëpive u trefishuan në Hungari (+275%) dhe janë dyfishuar në 11 vende, me rritjet më të mëdha të vërejtura në Portugali (+169%), Lituani (+162%) dhe Bullgari (+156%).

Finlanda ishte i vetmi vend ku çmimet e shtëpive ranë gjatë kësaj periudhe (-2%).

Gjatë së njëjtës periudhë, pati rritje të theksuar të qirave së banesave. Rritjen më e lartë e regjistruar është në Hungari (+107%), e ndjekur nga Lituania (+85%), Sllovenia (+76%), Polonia (+75%) dhe Irlanda (+74%).

Vlera e pronave në Shqipëri

Në trend rritës shfaqet dhe Shqipëria sa i përket vlerave të pronave.

Bazuar nga të dhënat për 9 muaj të vitit 2025, çmimet e apartamenteve në kryeqytet kanë shënuar rritje të shpejtë.

Duke krahasuar aktualisht çmimet me ato të muajit shkurt 2025, vlerësohet një rritje prej 10%-33%, në varësi të zonës dhe objektit.

Deri në qershor të vitit të kaluar, çmimi mesatar për një metër katror apartament në Tiranë arriti në 1,830 euro.

Krahasuar 2005-ën me 2025-ën, brenda këtij 20-vjeçari çmimi i apartamenteve janë trefishuar.

NĂ« 2024, ShqipĂ«ria u rendit gjithashtu ndĂ«r vendet qĂ« kanĂ« shĂ«nuar rritjen mĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« çmimeve nĂ« EuropĂ«, sipas raportit “PĂ«r indeksin e pasurive tĂ« paluajtshme 2025”, i hartuar nga kompania ndĂ«rkombĂ«tare “Deloitte”.

NĂ« raport theksohej se, çmimi mesatar i shitjeve tĂ« apartamenteve nĂ« vend arriti nĂ« 1,620 euro/mÂČ. Krahasuar me 2023, çmimi mesatar u rrit me rreth 17%.

“Nuk kam qenĂ« kurrĂ« nĂ« njĂ« marrĂ«dhĂ«nie”/ Olta Sheta plas deklaratĂ«n bombĂ«: Brikena ka qenĂ« nĂ« njĂ« lidhje me


Olta Sheta ka qenë e ftuar ditën e sotme në Fan Club, ku ka folur hapur për jetën private të Brikenës, një nga konkurrentet më të përfolura të Big Brother VIP 5.

GjatĂ« diskutimit nĂ« studio, Olta deklaroi se Brikena ka pasur njĂ« lidhje me ish-konkurrentin e ‘PĂ«r’puthen’, Atdheun.

Olta: UnĂ« do ta bĂ«j njĂ« deklaratĂ«. Brikena ka qenĂ« e lidhur me ish-konkurrentin e PĂ«r’puthen, me Atdheun, por kjo Ă«shtĂ« e vĂ«rtetuar. Kjo Ă«shtĂ« para se tĂ« bĂ«hej Miss Kosova, por nuk ka bĂ«rĂ« asgjĂ« tĂ« keqe se ka qenĂ« e lidhur.

Sa është e vërtetuar kjo gjë?

Olta: Tani mund të pyesim edhe të zotin e punës, se nuk ka qenë e lidhur me mua, ka qenë e lidhur me Atdheun.

Kujtojmë se Brikena gjatë klipit prezantues në Big Brother VIP 5 ka deklaruar se nuk ka qenë kurrë në një lidhje dashurie.

Protestat në Iran/ Trump shqyrton mundësinë e ndërhyrjes ushtarake, Teherani kërcënon Izraelin

Presidenti i SHBA, Donald Trump, po shqyrton një sërë opsionesh të mundshme ushtarake ndaj Iranit, pas protestave antiqeveritare që kanë shkaktuar dhjetëra viktima.

Sipas “CNN“, Trump Ă«shtĂ« informuar ditĂ«t e fundit mbi plane tĂ« ndryshme ndĂ«rhyrjeje, pĂ«rfshirĂ« edhe opsione qĂ« nuk pĂ«rfshijnĂ« pĂ«rdorimin e drejtpĂ«rdrejtĂ« tĂ« forcĂ«s ushtarake amerikane.

Disa nga skenarët e diskutuar fokusohen në shënjestrimin e shërbimeve të sigurisë iraniane që po përdoren për shtypjen e protestave.

Megjithatë, brenda administratës amerikane ka shqetësime se një ndërhyrje ushtarake mund të ketë efekt të kundërt, duke bashkuar popullin iranian rreth regjimit ose duke nxitur hakmarrje ushtarake nga Teherani. Zyrtarët amerikanë theksojnë se Trump ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar dhe se opsionet në shqyrtim nuk përfshijnë dërgimin e trupave tokësore në Iran.

NdĂ«rkohĂ«, Sipas AgjencisĂ« sĂ« Lajmeve tĂ« AktivistĂ«ve tĂ« tĂ« Drejtave tĂ« Njeriut, “HRANA)”, numri total i viktimave qĂ« nga nisja e protestave ka shkuar nĂ« tĂ« paktĂ«n 203 persona, pĂ«rfshirĂ« 41 efektivĂ« tĂ« forcave tĂ« sigurisĂ«.

“HRANA” bĂ«n tĂ« ditur se tĂ« paktĂ«n tetĂ« nga protestuesit e vrarĂ« ishin nĂ«n moshĂ«n 18 vjeç, ndĂ«rsa mbi 3,285 persona janĂ« arrestuar nga autoritetet iraniane.

Grupi thekson se shifrat mund të jenë më të larta, për shkak të kufizimit të aksesit në internet dhe komunikimeve telefonike në të gjithë vendin.

“Motra jote Ă«shtĂ« e madhe, nuk Ă«shtĂ« e vogĂ«l”/ Ja si nisi konflikti! DĂ«shmia e tĂ« dhunuarit nĂ« Fier

Një ngjarje e rëndë dhune ka tronditur mbrëmjen e djeshme fshatin Vjosë, njësia administrative Cakran, bashkia Fier.

Rreth orës 22:00, babë e bir, Ylli dhe Altin Meçe banorë të zonës, janë sulmuar brutalisht nga tre persona.

Shkak pĂ«r dhunĂ«n pretendohet tĂ« jetĂ« bĂ«rĂ« njĂ« “Like” nĂ« Facebook-un e motrĂ«s sĂ« policit.

Para se tĂ« dhunohej ai kishte qenĂ« nĂ« njĂ« local ku kishte takuar policin dhe ky i kishte thĂ«nĂ« “nuk e di se me kĂ« je mpleksur”.

Dëshmia e të dhunuarit Altin Meçe

MbrĂ«mĂ« unĂ« kam marrĂ« njĂ« kĂ«rcĂ«nim nĂ« telefon nga njĂ« person qĂ« ai Ă«shtĂ« bashkĂ«fshatari im, Fredi Astrit Lamaj. ËshtĂ« polic
 mĂ« thanĂ« qĂ« Ă«shtĂ« me grupin e gatshĂ«m.

Faktikisht kam bërë like tek disa postime të motrës së atij. Edhe ai më flet shumë ashpër. E më thotë nuk e di me kë je pleksur.

I kthej një mesazh atij, e i them, ti zotëri, motra jote është e madhe, nuk është e vogël. Po të thotë ajo që Altin më bezdis, stop. Në rregull? Unë e lë kaq. Edhe ishim te lokali neve, po rrinim atje me vëllain edhe me një kushëri, edhe nga ora 11:00, iki për në shtëpi. Marr makinën edhe në shtëpi hap portën e madhe.

Porta e madhe me portën e shtëpisë ka një diferencë diku te 50-60 metra. Hap portën e madhe, parkoj makinën, vij e mbyll portën prapë, edhe futem brenda në shtëpi. Në moment që futem unë brenda në shtëpi, fiken dritat. Vetëm në shtëpinë time.

Edhe nĂ« atĂ« moment, unĂ« po mundohesha tĂ« ndizja dritĂ«n e telefonit, edhe mĂ« thĂ«rret dikush nga jashtĂ«, “O Altin”.

Edhe zëri i atij mua më kumboi direkt. Unë mendova për moment se mos ishte vëllai. Po që nga momenti që dal jashtë, edhe nuk arrita as të hedh këmbën jashtë derës, më qëllojnë edhe ashtu siç e pashë unë në mjegull, nuk ka qenë një, po ka qenë të paktën tre persona.

LEXO EDHE: FOTO/ ÇfarĂ« ka ndodhur nĂ« Fier? BabĂ« e bir dhunohen para derĂ«s sĂ« shtĂ«pisĂ«. Autori, dyshohet se Ă«shtĂ«…

Ndërkohë, nuk ka ende një njoftim zyrtar të policisë për ngjarjen.

“Çmimet dyfish krahasuar edhe me BE-nĂ«â€/ Deputeti denoncon rrjetin “Rossmann Lala”

Pas denoncimeve tĂ« publikuara nĂ« media lidhur me abuzimet me çmimet e produkteve nga rrjeti “Rossmann Lala”, ka reaguar edhe deputeti i PartisĂ« Socialiste, Erion Braçe.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe shkruan se çmimet e produkteve në Shqipëri janë deri dyfish më të larta krahasuar me vendet e BE, duke hedhur poshtë pretendimet se kjo situatë shkaktohet nga taksat dhe tatimet.

Sipas tij, arsyeja e vërtetë është abuzimi dhe fitimi i lartë nga tregtarët.

Reagimi i Erion Braçes

 

Çmimet deri dyfish mĂ« shumĂ«; Nuk Ă«shtĂ« tatimi, as taksa, Ă«shtĂ« abuzimi dhe fitimi i lartĂ« prej abuzimit!

E mbani mend kĂ«tĂ« djalin? Ishte pak para vitit tĂ« ri; BĂ«ri njĂ« vĂ«zhgim krahasues dhe denoncoi publikisht! Iu turrĂ«n plot: taksat, tatimet, tvsh-ja – kĂ«to i rrisin çmimet!

A është e vërtetë kjo? Po e çoj unë më tej krahasimin dhe denoncimin: Tatimi mbi vlerën e shtuar:
NĂ« Gjermani – 19%, nĂ« Itali – 22%, nĂ« ShqipĂ«ri – 20%;
Tatimi mbi fitimin:
NĂ« Gjermani – 29–33%, nĂ« Itali – 24%, nĂ« ShqipĂ«ri – 15%;
Rroga minimale:
NĂ« Gjermani – 12.82 € pĂ«r orĂ« pune = 2.050 € bruto nĂ« muaj;
NĂ« itali – nuk ka pagĂ« minimale, por kontratat kolektive tĂ« punĂ«s nisin me 7–9.5 € pĂ«r orĂ« pune bruto = 1.520 € bruto nĂ« muaj;
NĂ« shqipĂ«ri Ă«shtĂ« 500 € nĂ« muaj bruto.
Besoj është e qartë që nuk janë taksat që na bëjnë deri dy herë më të shtrenjtë; Nndërkohë,
mos harroni euron, rĂ«nien e fortĂ« tĂ« saj, qĂ« praktikisht duhet t’i bĂ«nte mĂ« tĂ« lira pĂ«r qytetarĂ«t produktet e importit, jo mĂ« tĂ« shtrenjta!

VIDEO/ Nkunku shpëtimtar, tjetër hap fals nga Milan

Milani shmangu një humbje në minutat shtesë në Firence.

Ndeshja e tyre kundër Fiorentinës në javën e 20-të (e para e gjysmës së dytë të sezonit) përfundoi 1-1 në Artemio Franchi.

GjatĂ« pjesĂ«s sĂ« parĂ«, ekipi “Viola” sulmoi kryesisht nga krahu i majtĂ« me Gudmundsson dhe Gosens qĂ« dĂ«rguan shumĂ« krose, por nuk ishte e thjeshtĂ« tĂ« kaloje mbrojtjen dhe portierin e Milanit

Kuqezinjtë dukeshin se po kishin vështirësi, por puna e Fullkrug krijoi dy raste të mëdha: gjermani ia kaloi topin dy herë Pulisic, i cili megjithatë humbi mundësinë për ta bërë rezultatin 1-0 në të dyja rastet.

Pas mbylljes së pjesë së parë, skuadra Violë vazhdoi të shtynte për gjetjen e golit të avantazhi dhe ja del në minutën e 66-të.

Një goditje këndi perfekte nga Gudmundsson dhe nmë pas Comuzzo me kokë e kishte të thjeshtë ta shtynte në rrjetë.

Nga ana tjetër Allegri aktivizoi francezin Nkunku dhe ishte pikërisht ish-lojtari i Chelseat ai që evitoi humbjen e ekipit të tij një goditje e fuqishme me të djathtën në minutën e 90-të nga një asist i Fofanës për ta rikthyer barazpeshën në 1-1.

NĂ« minutat e fundit (97â€Č), skuadra vendase goditi edhe traversĂ«n me Brescianini qĂ« rezultoi I pafat.

Deri në fërshëllimën përfundimtare nuk pati më ndryshim rezultati dhe gjithçka u mbyll në 1-1.

Milani vazhdon serinë e rezultateve pozitive radhazi, por mbetet dy pikë prapa Interit (i cili luan sonte në San Siro kundër Napolit). Fiorentina arrin në kuotën e 14 pikëve, duke kaluar për momentin në zonën e sigurisë.

Pse Groenlanda është kaq e rëndësishme për Trump?

Arktiku po kthehet në një nga skenat më të nxehta të politikës botërore. Në qendër të vëmendjes është Groenlanda, ishulli i mbuluar nga akulli, i varur politikisht nga Danimarka, por me autonomi të gjerë dhe me ambicie të forta për vetëvendosje në të ardhmen.

Tensionet janĂ« thelluar pasi presidenti amerikan Donald Trump ka rikonfirmuar publikisht se Shtetet e Bashkuara “kanĂ« nevojĂ« pĂ«r GroenlandĂ«n pĂ«r arsye sigurie kombĂ«tare”, duke hapur jo vetĂ«m debate diplomatike, por edhe shqetĂ«sime pĂ«r njĂ« konfigurim tĂ« ri gjeopolitik nĂ« Arktik.
Groenlanda shtrihet në një nga pikat më strategjike të globit, përgjatë rrugës më të shkurtër midis Evropës dhe Amerikës së Veriut, në afërsi të korridoreve detare dhe ajrore që përdoren për lëvizjen e nëndetëseve dhe avionëve ushtarakë.

Për këtë arsye, prej dekadash ajo është kyçe për sistemet e vëzhgimit të NATO-s dhe për paralajmërimet e hershme raketore.

Në kryeqytetin Nuuk, mesazhi politik është i prerë dhe drejtpërdrejtë, Groenlanda nuk është objekt tregtimi.

“Groenlanda kurrĂ« nuk do tĂ« bĂ«het pjesĂ« e AmerikĂ«s. Duam respekt, duam partneritet tĂ« fortĂ«, duam tregti dhe bashkĂ«punim pĂ«r sigurinĂ«, por mbi bazĂ«n e respektit tĂ« ndĂ«rsjellĂ«. Ne nuk jemi pĂ«r shitje dhe kurrĂ« nuk do tĂ« bĂ«hemi amerikanĂ«â€, u shpreh kryeministri i GroenlandĂ«s.

Deklaratat e tij erdhĂ«n pas retorikĂ«s sĂ« presidentit amerikan, i cili e ka quajtur ishullin “strategjikisht tĂ« domosdoshĂ«m”. Trump ka theksuar se rajoni i Arktikut po shndĂ«rrohet nĂ« arenĂ« aktiviteti tĂ« shtuar tĂ« flotave ruse dhe kineze, dhe se Danimarka nuk do tĂ« ketĂ« mundĂ«si ta mbrojĂ« e vetme GroenlandĂ«n.

“Na duhet Groenlanda nga kĂ«ndvĂ«shtrimi i sigurisĂ« kombĂ«tare. ËshtĂ« jashtĂ«zakonisht strategjike. Tani rreth saj shihen anije ruse dhe kineze. Ne kemi nevojĂ« pĂ«r GroenlandĂ«n pĂ«r siguri kombĂ«tare, dhe Danimarka nuk do tĂ« jetĂ« nĂ« gjendje ta pĂ«rballojĂ« vetĂ« kĂ«tĂ«â€, ka shprehur Trump.

Në terren, SHBA mbajnë tashmë një prani të rëndësishme ushtarake në bazën ajrore Pituffik në veri të Groenlandës, e cila është pjesë e sistemit të paralajmërimit të NATO-s në Arktik. Marrëveshja ushtarake midis Danimarkës dhe SHBA-ve daton që nga viti 1951 dhe lejon ngritjen e bazave amerikane në ishull.
EkspertĂ«t danezĂ« thonĂ« se shqetĂ«simi kryesor amerikan lidhet me dy elemente, mbulimin radaro-ajror ndaj avionĂ«ve rusĂ« dhe gjurmimin e nĂ«ndetĂ«seve nĂ« tĂ« ashtuquajturin “korridori GIUK” GroenlandĂ«, IslandĂ«, Britani.

“KĂ«tu flitet pĂ«r radarĂ«, pĂ«r mbulimin ajror dhe pĂ«r gjurmimin e nĂ«ndetĂ«seve ruse. TĂ« dy kĂ«to detyra janĂ« shumĂ« tĂ« kushtueshme dhe kĂ«rkojnĂ« investime tĂ« mĂ«dha. PikĂ«risht ndaj, SHBA kĂ«rkojnĂ« qĂ« Danimarka tĂ« bĂ«jĂ« mĂ« shumĂ« nĂ« GroenlandĂ«â€, tha Mikkel Runge Olesen.

Danimarka ka reaguar duke rritur fondet për sigurinë në Arktik, mes tyre 42 miliardë korona vetëm në vitin 2025. Por politikanë të Kopenhagës theksojnë se çdo skenar presioni ushtarak do të trondiste aleancat perëndimore.

Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, paralajmëroi se një veprim i njëanshëm ushtarak amerikan kundër territorit danez do të vinte në pikëpyetje vetë NATO-n.

“Presidenti amerikan duhet tĂ« merret seriozisht kur thotĂ« se dĂ«shiron GroenlandĂ«n. Por dua ta them qartĂ« se nĂ«se Shtetet e Bashkuara zgjedhin tĂ« sulmojnĂ« ushtarakisht njĂ« vend tjetĂ«r tĂ« NATO-s, atĂ«herĂ« gjithçka ndalet, pĂ«rfshirĂ« edhe vetĂ« NATO-n dhe sigurinĂ« qĂ« ajo ka garantuar prej LuftĂ«s sĂ« DytĂ« BotĂ«rore”, tha kryeministrja e DanimarkĂ«s.

Edhe vendet evropiane kanë reaguar. Ministri i jashtëm gjerman tha se e ardhmja e Groenlandës varet vetëm nga populli i saj dhe Mbretëria e Danimarkës, në respekt të plotë të parimeve të sovranitetit dhe paprekshmërisë së kufijve. Qëndrim të ngjashëm mbajti edhe Kanadaja, e cila e sheh Arktikun si zonë strategjike të NATO-s ku kërkohen investime të reja.

Por pse Groenlanda është kaq e rëndësishme?

Përveç pozicionit ushtarak, ishulli është i pasur me burime natyrore, minerale të rralla, naftë dhe gaz. Megjithatë, terreni i ashpër, klimë e ftohtë dhe kostoja e lartë e shfrytëzimit e bëjnë procesin ekonomikisht problematik. Shumë kompani ndërkombëtare janë të rezervuara për të investuar. Kjo është arsyeja pse, rezultatet konkrete deri tani janë të kufizuara.

Në planin e brendshëm politik, Groenlanda gëzon autonomi të gjerë që prej vitit 2009. Sipas sondazheve, shumica e banorëve e mbështesin idenë e pavarësisë, por paralelisht kanë shqetësime për ekonominë.

Sot rreth gjysmës së buxhetit publik financohet nga subvencionet daneze, ndërsa eksportet bazohen pothuajse tërësisht te peshkimi.

Shumë groenlandezë paralajmërojnë se pavarësia e nxituar mund ta bëjë ishullin të varur nga një fuqi tjetër, veçanërisht nga SHBA, nëse nuk garantohet stabilitet ekonomik.

AnalistĂ«t ndĂ«rkombĂ«tarĂ« vlerĂ«sojnĂ« se ideja e “blerjes sĂ« GroenlandĂ«s” bie ndesh me tĂ« drejtĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare dhe me parimin e vetĂ«vendosjes. Çdo ndryshim i statusit kĂ«rkon referendum nĂ« ishull dhe marrĂ«veshje politike midis parlamentit tĂ« GroenlandĂ«s dhe atij tĂ« DanimarkĂ«s.

Ndërkohë, Uashingtoni ka emëruar një të dërguar të posaçëm për Groenlandën, duke sinjalizuar se interesi amerikan është afatgjatë.

Në thelb, çështja e Groenlandës tejkalon kufijtë e një debati territorial. Arktiku po hap rrugë të reja detare për shkak të shkrirjes së akujve, po shndërrohet në zonë të re ushtarake dhe ekonomike dhe po rrit interesin e fuqive të mëdha botërore.

VIDEO/ Muriqi nuk di të ndalet, vjen goli i 11-të sezonal në La Liga

Vedat Muriqi, vazhdon të shënojë pa u ndalur në Spanjë, aty ku është pjesë e skuadrës së Mallorcas.

Sulmuesi i Kosovës, ka gjetur sërish rrugën e rrjetës në La Liga, ndaj Rayo Vallecano në transfertë.

Në minutën e 30-të, Muriqi shfrytëzoi një krosim të Lato nga e majta dhe me kokë e dërgoi topin në fundin e rrjetës.

Vendasit kishin kaluar të parët në avantazh, ndërsa Mallorca barazoi me golin e Muriqit.

Ky është goli i 11-të në La Liga për 31-vjeçarin, duke konfirmuar formën e shkëlqyer në Spanjë, në 18 ndeshje të luajtura.

Sa i përket ndeshjes, Rayo Vallecano, me Ivan Balliun në fushë, të futur si zëvendësues, fitoi me rezultatin 2-1.

I morën 40 mijë euro biznesmenit nga Shkodra, arrestohen mashtruesit

Policia e Shtetit ka finalizuar sot nĂ« 11 janar operacionin e koduar “Skema”, pas njĂ« hetimi pĂ«r mashtrim dhe kultivim tĂ« bimĂ«ve narkotike. Sipas njoftimit zyrtar tĂ« PolicisĂ«, K. T., I. Gj., A. L., E. B. dhe L. M., nĂ« bashkĂ«punim me njĂ«ri-tjetrin, duke iu prezantuar si i njohur i tyre, personit qĂ« ra pre e mashtrimit, i kanĂ« marrĂ« shumĂ«n prej 40.000 euro.

Ngjarja ndodhi pranë rrethrrotullimit të Rinasit, ku një biznesmen 55-vjeçar nga Shkodra, i cili merret me këmbimin e parave, u mashtrua nëpërmjet aplikacionit Viber.

TĂ« akuzuarit i shkruan duke u prezantuar si persona tĂ« njohur dhe tĂ« afĂ«rt, duke i kĂ«rkuar tĂ« sillte 40 mijĂ« euro pĂ«r t’i kĂ«mbyer. Kur i dĂ«mtuari shkoi nĂ« Rinas, ata i morĂ«n paratĂ«. Pas kĂ«saj, ai bĂ«ri kallĂ«zim nĂ« polici, e cila nisi hetimin.

Gjatë hetimit, Policia identifikoi 5 persona të përfshirë, vunë në pranga 3 prej tyre dhe shpallën në kërkim 2 të tjerë. Sipas Policisë, K. T., 36 vjeç, banues në Divjakë, I. Gj., 24 vjeç, banues në Divjakë, A. L., 39 vjeç dhe E. Rr., 38 vjeç, banues në Kavajë janë vënë në pranga, ndërsa E. B., 34 vjeç dhe L. M., 35 vjeç janë shpallur në kërkim.

GjatĂ« kontrollit tĂ« kryer nĂ« banesĂ«n e A. L., ku u gjet edhe E. Rr., u zbulua njĂ« ambient i pĂ«rshtatur me pajisje elektrike pĂ«r kultivimin e bimĂ«ve narkotike. GjatĂ« operacionit u sekuestrua edhe kokainĂ« dhe 1 automjet tip “Audi Q5”, me tĂ« cilin 5 personat janĂ« larguar pas marrjes sĂ« shumĂ«s prej 40.000 euro.

“Lidhje toksike, s’kemi qenĂ« dakord”/ Reagon motra e StelinĂ«s pasi Ina u bĂ« pjesĂ« e Big Brother VIP

Motra e StelinĂ«s ka reaguar sot nĂ« ‘Fan Club’, nĂ« lidhje me zhvillimet e ndodhura mbrĂ«mjen e djeshme nĂ« shtĂ«pi, pasi Ina u bĂ« pjesĂ« e garĂ«s.

Kjo e fundit është vajza me të cilën Keijsi ka pasur një histori, dhe sipas Stelinë ka qenë dhe arsyeja se përse ata të dy nuk janë bashkë.

Për motrën e Stelinës, video e transmetuar mbrëmë ku Ina dhe Keijsi shfaqeshin duke u puthur, ishte dhuratë për Stelinën që të mos kthehet me në atë lidhje, të cilën e quajti toksike.

“VĂ«llai i madh i ka bĂ«rĂ« nder pĂ«r t’i hapur sytĂ«, uroj shumĂ« qĂ« Stelina tĂ« hapĂ« sytĂ«. MĂ« vjen keq sepse e di shumĂ« mire qĂ« ajo realisht ka qenĂ« e pĂ«rfshirĂ« dhe ka pasur njĂ« ndjenjĂ« tĂ« sinqertĂ« me Keijsin. Ne nuk kemi qenĂ« dakord se janĂ« karaktere tĂ« ndryshme. Shpresoj tĂ« mos bĂ«jĂ« gabim dhe tĂ« mos kthehet nĂ« atĂ« marrĂ«dhĂ«nie toksike. KĂ«shilla ime pĂ«r tĂ« Ă«shtĂ« larg njerĂ«zve toksikĂ« dhe qĂ« nuk tĂ« kthejnĂ« respekt”, tha ajo.

“Keijsi aty nuk Ă«shtĂ« ai djali qĂ« Ă«shtĂ« jashtĂ«, nuk ka ditur tĂ« menaxhojĂ« situatĂ«n aty brenda. Dhe formati qĂ« ka qenĂ«, ka qenĂ« format qĂ« tĂ« njihet me dikĂ«, por te kjo situatĂ« qĂ« i ndodhi Ă«shtĂ« gjykuar shumĂ«, sepse jo tĂ« gjithĂ« mendojnĂ« njĂ«soj”, tha shoku i Keijsit.

FOTO/ Dronë, pajisje të specializuara dhe polumbarë, vijojnë kërkimet për gjetjen e 30-vjeçarit në Klos

Vijojnë kërkimet për gjetjen e 30-vjeçarit Jurgen Karaj, i cili dyshohet se është marrë nga rrjedha e një përroi në fshatin Darsë në Klos.

Operacionit tĂ« kĂ«rkimit i janĂ« bashkuar edhe forcat speciale “Shqiponja”, si dhe efektivĂ« tĂ« ushtrisĂ«, tĂ« cilĂ«t po punojnĂ« intensivisht nĂ« zonĂ« nĂ« bashkĂ«punim me strukturat vendore.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu shkruan se, me ndihmën e dronëve dhe pajisjeve të specializuara, çdo metër terreni po kontrollohet, nga ura e Darsës në Klos deri në bashkinë e Matit.

Postimi i Vengut:

“KĂ«rkimet nuk ndalen nĂ« Klos

Me përkushtim maksimal, polumbarët e Regjimentit të Operacioneve Speciale dhe 22 efektivë të Forcave të Armatosura po vijojnë pa ndërprerje kërkimet për gjetjen e të riut që dyshohet se u mor nga rrjedha e lumit Mat pas një aksidenti me makinë.

Me ndihmën e dronëve dhe pajisjeve të specializuara, çdo metër terreni po kontrollohet, nga ura e Darsës në Klos deri në bashkinë e Matit.

ShpresojmĂ« nĂ« njĂ« pĂ«rfundim sa mĂ« tĂ« shpejtĂ« tĂ« operacionit”, shkruan ministri Vengu nĂ« rrjetet sociale.

FOTO/ ÇfarĂ« ka ndodhur nĂ« Fier? BabĂ« e bir dhunohen para derĂ«s sĂ« shtĂ«pisĂ«. Autori, dyshohet se Ă«shtë 

Një ngjarje e rëndë dhune ka tronditur mbrëmjen e djeshme fshatin Vjosë, njësia administrative Cakran, bashkia Fier.

Rreth orës 22:00, babë e bir, Ylli dhe Altin Meçe  banorë të zonës, janë sulmuar brutalisht nga tre persona, ku sipas dyshimeve njëri prej tyre është punonjës i Policisë Vendore të Fierit.

Të plagosurit në spital

Pas ngjarjes është thirrur ambulanca dhe të plagosurit janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit.

Babai ka marrë ndihmën e parë, ndërsa Altini vijojnë të jenë të shtruar në repartin e kirurgjisë, nën kujdesin e mjekëve, ku gjendja e tij shëndetësore paraqitet serioze, por jashtë rrezikut për jetën.

Hetimet: pista e përfshirjes së një efektivi policie

Gjatë ditës së sotme, në vendngjarje kanë mbërritur ekspertët e kriminalistikës, të cilët kanë kryer veprimet e nevojshme hetimore dhe kanë marrë në pyetje familjarët.

Sipas burimeve zyrtare nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier, ngjarja është marrë në hetim dhe po punohet intensivisht për identifikimin dhe arrestimin e autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të motiveve.

Dëshmia e familjes: Konflikti i nisur nga rrjetet sociale

Familjarët e të plagosurit pohojnë se Altini jeton dhe punon prej rmbi 5 vjet me familjen  ku ndodhet edhe bashkëshortja dhe fëmijët e tij. Ai kishte ardhur në Shqipëri për të vizituar familjen në 20 dhjetor.

Sipas dĂ«shmisĂ« sĂ« tij, njĂ« nga autorĂ«t e dyshuar Ă«shtĂ« vĂ«llai i njĂ« vajze, i cili punon si polic  Pas disa komenteve dhe pĂ«lqimeve (“like”) nĂ« profilin e saj, çka dyshohet se ka çuar nĂ« pĂ«rshkallĂ«zimin e dhunĂ«s nga vĂ«llai i saj, polic nĂ« Fier.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe deputeti i PD për Fierin, Luan Baçi.

Parashikimi i motit/ E hëna me reshje të dobëta por me temperatura nën zero

Sipas llogaritjeve hidrologjike të IGJEO-s, si rezultat i reshjeve të rëna me intensitet të lartë, sot (e diel, dt. 11) pritet që ketë rritje të prurjeve dhe niveleve në të gjithë lumenjtë.
Rrezik të shtuar për përmbytje lokale, ditën e sotme, do të kenë lumenjtë Ishëm, Erzen, Mat, Shkumbin, Seman dhe Vjosë.
Ditën e nesërme (e hënë, dt. 12) pritet rënie e prurjeve dhe niveleve në këta lumenj.
Lumi Drin- Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të vazhdojë të ketë rritje të prurjeve dhe niveleve dhe rrezik të shtimit të sipërfaqeve të përmbytura në zonën e Nënshkodrës.
TEMPERATURA DHE NGRICA
Sot pasdite (e diel, dt. 11) dhe nesër (e hënë, dt. 12) si pasojë e temperaturave të ulëta në Veri, Lindje dhe Juglindje të territorit, ngricat mund të krijojnë probleme të ndryshme dhe vështirësi në transportin rrugor.
RESHJET
Sot pasdite (e diel, dt. 11) dhe nesër (e hënë, dt. 12) priten reshje të dobëta në qarqet Kukës, Elbasan, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje deri lokalisht të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Në Veri, Lindje dhe Juglindje në lartësitë mbi 600 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.
TEMPERATURA
Nesër (e hënë, dt. 12) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 0 / 5 °C
në vendet e ulëta: -3 / 5 °C
në vendet malore: -10 / -1 °C
ERA
Sot pasdite (e diel, dt. 11) dhe nesër (e hënë, dt. 12) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare ndërsa mesatare deri e fortë në bregdet dhe në zonat malore.

Meta elozhe Ahmetajt: Socialist patriot, luftëtar për të ardhmen e Shqipërisë

Ish presidenti Ilir Meta, përmes një postimi në rrjetet sociale, thur elozhe ndaj ish zv/kryeministrit socialist, Arben Ahmetaj.
Duke iu referuar intervistës së tij më të fundit televizive, Meta e quan Ahmetajn një socialist patriot dhe luftëtar për të ardhmen e Shqipërisë.
Postimi i plotë:
Intervista e fundit e Z. Arben Ahmetaj, dëshmoi seriozitetin dhe integritetin e tij politik, profesional dhe atdhetar për çmontimin e Organizatës Kriminale që ka marrë peng Shqipërinë.
Të gjithë ata që ngrinin dyshime mbi të vërtetat e tij një vit më parë, ka kohë që kanë mbyllur gojën, sepse gjithçka është provuar besnikërisht.
Të gjithë ata që vunë në diskutim çmimin 33.600 euro të shishes së verës që pinte Kreu i Organizatës, besoj se e kanë të qartë se zhdukja e kantinës provë të gjetur padashje, ishte një operacion shtetëror brenda natës dhe jo vepër e një kushëriri.
Përpjekja për sekuestrimin e tij (rrëmbimin) ilegal, është pjesë e manualit të rrëmbimeve që bën organizata, siç është provuar prej saj edhe nga rasti i Gerond Meçes dhe Daniel Shimës (dhe shumë raste të tjera).
Por ata gabojnë rëndë.
Duket qartë se Arben Ahmetaj nuk ka vendosur të jetë thjesht një dëshmitar e denoncues për çmontimin e organizatës kriminale.
Duket se ai ka bërë një hap të madh e cilësor përpara.
Ai ka vendosur të bëhet një lider i të gjithë socialistëve të mashtruar, të tradhëtuar dhe të shantazhuar nga organizata kriminale.
Ndaj dhe gjithmonë flet në emër të socialistëve, ndaj i ndan ata nga Organizata Kriminale dhe bashkia, depozita e parë dhe 26 vjeçare e Kreut të Organizatës.
Ahmetaj po flet si një socialist patriot, që e ndjen se regjimi që bazohet mbi trafikun e drogës po shkatërron shoqërinë në çdo aspekt ekonomik, social e politik.
Ai është i bindur se droga është nëna e të gjithë të këqijave (pasojave) për shoqërinë e çdo familje shqiptare.
Me 7 denoncimet e faktuara, Ahmetaj ka rimarrë lidershipin e luftës kundër korrupsionit dhe organizatës kriminale, por edhe ka fituar besimin e shumë njerëzve të ndershëm brenda PS e administratës se ai e ka seriozisht përmirësimin e qëndrueshëm të kujtesës.
Në veçanti, tronditëse janë dëshmitë e tij për kapacitetet e gjymtuara portuale të Shqipërisë dhe gjithë shqiptarëve, që duhet të kthehet në një çështje madhore për të gjithë.
Këtë rradhë me koherencën, kthjelltësinë, vërtetësinë e tij, ai mua më kujtoi shumë politikanë të shquar grekë, të cilët në pamundësi për aktivitet politik në Greqi gjatë juntës ushtarake, u zhvendosën në Perëndim për të luftuar që andej për të ardhmen demokratike të Greqisë .
Dhe ata u bënë protagonistë të fuqishëm në Greqinë e re.

Drogë dhe prostitucion, arrestohet aktori turk/ Në pranga edhe emra të tjerë të njohur të televizionit

Në një operacion të madh që ka tronditur opinionin publik turk, autoritetet kanë arrestuar shtatë persona, përfshirë aktorin me famë botërore Can Yaman.

Ylli, i cili po shijon sukses tĂ« madh nĂ« Itali me serialin “Sandokan”, dyshohet se Ă«shtĂ« i pĂ«rfshirĂ« nĂ« njĂ« rast tĂ« gjerĂ« trafikimi droge dhe prostitucion.
Yaman u la i lirë mëngjesin e sotëm dhe do të vazhdojë të hetohet në gjendje të lirë.

 

Forcat e Xhandarmërisë Ushtarake dhe Agjencisë Kundër Drogës kryen bastisje të njëkohshme në shtatë biznese në Stamboll. Midis tyre, hoteli ikonik Bebek Otel në Bosfor dhe klubi i natës i njohur Klein Phönix.

Sipas njoftimit nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Stambollit, gjatë hetimeve u sekuestruan: Sasi kokaine, marihuane dhe pilula droge. Përgatitje të lëngshme të dyshimta dhe mbetje substancash. Peshore dhe municione precize.

 

PĂ«rveç Can Yaman, autoritetet ndaluan aktoren Selen GörgĂŒzel, ish-prezantuesen Nilufer Batur Tokgöz, si dhe Ayße Sağlam dhe Çeren Alper.

Operacioni është pjesë e një hetimi më të gjerë që ka çuar tashmë në burgosjen e producentit Muzafer Yıldırım, pronar i Bebek Otel.

Hetimi, i cili po kryhet nga Zyra e Prokurorisë për Kontrabandë dhe Krime Ekonomike, po shqyrton një gamë të gjerë veprash penale, nga posedimi dhe lehtësimi i përdorimit të drogës te prokurimi dhe pastrimi i parave.

Deri më tani, 36 persona janë lënë në paraburgim, ndërsa janë në pritje urdhër-arreste për 26 të dyshuar të tjerë. Autoritetet po kërkojnë gjithashtu Kasim Garipoglou dhe Mert Vindinli, të cilët besohet se janë larguar jashtë vendit, dhe asetet e shtatë prej të përfshirëve tashmë janë ngrirë.

Berisha i përgjigjet podcastit të Ramës: Sulmoi drejtësinë dhe mbrojti menderen e tij

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar sot ndaj kryeministrit podcastit të kryeministrit Edi Rama, duke e kritikuar për mënyrën se si po trajton situatën e përmbytjeve që ka përfshirë disa zona të vendit.

Sipas liderit të opozitës, Rama nuk ka dhënë ende përgjigje konkrete për hallin e dhjetëra mijëra qytetarëve të prekur, të cilët vazhdojnë të vuajnë pasojat e reshjeve të fundit dhe përmbytjeve masive.

Në reagimin e tij, Berisha apelon për një përgjigje të menjëhershme të autoriteteve qendrore dhe lokale, duke e konsideruar emergjencën një prioritet kombëtar, që nuk mund të shmanget ose të përdoret për qëllime politike.

Reagimi i plotë i Berishës:
Ramaduro sot sulmoi drejtësinë dhe mbrojti menderen e tij!
Të dashur miq, në monologun e tij të neveritshëm, Ramaduro sot nuk foli për hallin e dhjetëra mijëra qytetarëve që nga Gjirokastra në Shkodër kanë banesat të përmbytura. Me këtë, ai mirë bëri, sepse përveç motit, shkak tjetër madhor i gjendjes së tyre të vështirë është vetë ai dhe ministrat e tij që, të pangopur, kanë vjedhur fondet e investimeve në infrastrukturën mbrojtëse nga përmbytjet.
Por Ramaduro foli për menderen e tij.
Ai, si peng i LubisĂ«, pasi ka bllokuar nĂ«pĂ«rmjet 83 mandateve tĂ« tij tĂ« krimit heqjen e imunitetit dhe arrestimin e saj, pĂ«rsĂ«ri sulmoi sot drejtĂ«sinĂ« e tij, e cila sipas tij “nuk Ă«shtĂ« as e paanshme dhe as cilĂ«sore”.
Me këto akuza, Ramaduro dëshmon se ai nuk pranon dhe nuk do të pranojë vendimet e prokurorëve dhe gjyqtarëve, meqë sipas tij ata nuk janë të paanshëm dhe janë injorantë, jo cilësorë!
Me këtë qëndrim, Rama sërish pranon fajësinë e tij dhe ky qëndrim është një apel për çdo shqiptar të ngrihet për largimin e tij nga pushteti, një ditë e më parë!

Ilir Beqaj letër publike SPAK nga qelia/ Ja çfarë kërkon

Ish-ministri Ilir Beqaj nuk heq dorë nga kërkesa për të lexuar dosjen e tij.

Në një letër bërë publike nga avokati i tij, Ermal Yzeiraj, Beqaj shprehet se që prej korrikut 2025, në mënyrë të përsëritur dhe me shkrim, mbrojtja e tij i është drejtuar SPAK me disa kërkesa dhe pyetje, për të cilat nuk ka marrë përgjigje.

Sipas Beqajt, nuk kanĂ« kĂ«rkuar sekrete hetimore” dhe as tĂ« tĂ« cenojnĂ« asnjĂ« proces.

“Kemi kĂ«rkuar minimumin qĂ« çdo shoqĂ«ri e drejtĂ« e quan tĂ« arsyeshĂ«m: tĂ« dimĂ« mbi çfarĂ« baze teknike ngrihet njĂ« provĂ« qĂ« mund tĂ« rĂ«ndojĂ« mbi jetĂ«n e njĂ« njeriu. Dhe pĂ«rgjigjja? Heshtje. KĂ«tu lind pyetja qĂ« nuk Ă«shtĂ« as politike, as personale. ËshtĂ« pyetje elementare e drejtĂ«sisĂ«. A mund tĂ« quhet “standard i lartĂ«â€ njĂ« metodĂ« qĂ« nuk pranon tĂ« identifikohet? A mund tĂ« quhet “ndĂ«rkombĂ«tarisht e njohur” njĂ« praktikĂ« qĂ« nuk guxon tĂ« thotĂ« emrin e vet?”, shprehet Beqaj, qĂ« sipas tij kjo Ă«shtĂ« dhe arsyeja se pĂ«rse kĂ«rkesat po i bĂ«n publike.

Reagimi i plotë:

NĂ« praktikĂ«n penale po haset shpesh qĂ« pajisjet digjitale (laptopĂ«, desktopĂ«, smartphone) trajtohen si “sende/prova materiale” nĂ« kuptimin klasik, ndĂ«rkohĂ« qĂ« thelbi i ndĂ«rhyrjes nuk Ă«shtĂ« hardĂ«are-i, por tĂ« dhĂ«nat e ruajtura nĂ« to.

NĂ« çështjen “Studio Pustina” (vendim i GjykatĂ«s Kushtetuese) del nĂ« pah njĂ« debat thelbĂ«sor: si duhet kuptuar “sistemi kompjuterik” dhe cilat garanci procedurale kĂ«rkohen kur organet e procedimit penal nxjerrin dhe kopjojnĂ« tĂ« dhĂ«na.

Arsyetimi i këtij vendimi hedh dritë edhe mbi shkelje të të drejtave themelore që u bëhen shtetasve shqiptarë në të tri shkallët e gjykimit penal në Shqipëri.

Vendimet:

  1. 206, datë 01.06.2023, të GJKKO-së, shkalla e parë;
  2. 128, datë 15.09.2023, të GJKKO-së, apel;
  3. 00-2024-741 (26), datë 08.02.2024, të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë;

janë, në vlerësimin tim, në kundërshtim me KEDNJ-në, Kushtetutën, Konventën e Budapestit dhe KPrP-në, lidhur me administrimin e të dhënave kompjuterike.

TĂ« tri vendimet e sipĂ«rcituara keqlexojnĂ« pĂ«rkufizimin e “sistemit kompjuterik” nĂ« nenin 1 tĂ« KonventĂ«s sĂ« Budapestit.

Një lexim i kuptueshëm i përkufizimit është ky:

“Sistem kompjuterik” do tĂ« thotĂ«:

çdo pajisje që, në bazë/në zbatim të një programi, kryen përpunimin automatik të të dhënave;

ose

një grup pajisjesh të ndërlidhura ose të lidhura, një ose më shumë prej të cilave, në bazë/në zbatim të një programi, kryejnë përpunimin automatik të të dhënave.

Qoftë rasti (1), qoftë rasti (2), kanë të përbashkët faktin që, në bazë/në zbatim të një programi, kryejnë përpunimin automatik të të dhënave.

Kriteret e mĂ«sipĂ«rme pĂ«r t’u quajtur “sistem kompjuterik” i plotĂ«son sot edhe çdo smartphone. ËshtĂ« pajisje, e lidhur dhe e ndĂ«rlidhur me pajisje tĂ« tjera dhe, nĂ« bazĂ« tĂ« njĂ« programi, kryen pĂ«rpunim automatik tĂ« tĂ« dhĂ«nave. (Edhe pa kĂ«tĂ« element “lidhjeje”, vetĂ« alternativa “çdo pajisje” nĂ« pĂ«rkufizim Ă«shtĂ« e mjaftueshme.)

Janë këto të fundit, dmth. të dhënat, ato që u interesojnë hetuesve dhe prokurorëve. Prandaj sekuestrimi i një kompjuteri nuk ka si të jetë qëllim në vetvete. Qëllimi janë të dhënat.

Pasi sekuestrohet sistemi kompjuterik, sipas asaj qĂ« SPAK, si subjekt i interesuar, ka parashtruar nĂ« GjykatĂ«n Kushtetuese nĂ« çështjen Pustina (pika 16.8 e vendimit tĂ« GJK-sĂ«), “imazhet dhe kopjet e raporteve tĂ« tĂ« dhĂ«nave tĂ« nxjerra ruhen nĂ« pajisje ruajtĂ«se qĂ« nuk janĂ« tĂ« lidhura nĂ« internet”. Thelbi janĂ« “tĂ« dhĂ«nat e nxjerra”. JanĂ« kĂ«to qĂ«, realisht, sekuestrohen.

Sekuestrimi i tĂ« dhĂ«nave kompjuterike pĂ«r qĂ«llim tĂ« njĂ« procedimi penal gjen rregullim nĂ« nenin 208/a tĂ« KPrP-sĂ« (Sekuestrimi i tĂ« dhĂ«nave kompjuterike). Titulli i nenit Ă«shtĂ« “Sekuestrimi i tĂ« dhĂ«nave kompjuterike”. Dispozita e lidh zbatimin me “krime qĂ« lidhen me teknologjinĂ« e informacionit”, por nĂ« praktikĂ« prova digjitale (tĂ« dhĂ«nat kompjuterike) shfaqet nĂ« njĂ« numĂ«r shumĂ« tĂ« madh procedimesh penale, edhe kur vepra penale nuk Ă«shtĂ« “krim i TI-sĂ«â€.

Prandaj, bazuar në përkufizimin e Konventës së Budapestit dhe në nenin 208/a të KPrP-së, sekuestrimi i të dhënave kompjuterike bëhet, si rregull, vetëm pas një urdhërimi gjyqësor (dhe me kufij të qartë të ndërhyrjes).

QĂ«llimi janĂ« “tĂ« dhĂ«nat”, jo “sendi”.

Kur sekuestrohet njĂ« pajisje, hetimi realisht synon hyrjen, kĂ«rkimin, nxjerrjen, kopjimin dhe analizimin e tĂ« dhĂ«nave. Edhe vetĂ« praktika e ruajtjes sĂ« “imazheve/kopjeve” tĂ« tĂ« dhĂ«nave (offline, jashtĂ« internetit) e pranon qĂ« objekti real janĂ« tĂ« dhĂ«nat e nxjerra.

Sipas tri vendimeve të sipërcituara:

“Pajisjet e sekuestruara, ndĂ«rsa janĂ« tĂ« pandĂ«rlidhura nĂ« njĂ« rrjet/sistem kompjuterik, nĂ« referim tĂ« nenit 1 tĂ« KonventĂ«s ‘PĂ«r krimin nĂ« fushĂ«n e kibernetikĂ«s’ (Konventa e Budapestit), nuk janĂ« sisteme kompjuterike nĂ« kuptim tĂ« nenit 208/a tĂ« KPP-sĂ«, por veçse mekanizma tĂ« automatizuar ose sende nĂ« kuptim tĂ« nenit 187 tĂ« KPP-sĂ«, tĂ« cilat, me tĂ« dhĂ«nat apo gjurmĂ«t qĂ« mund tĂ« pĂ«rmbajnĂ«, shĂ«rbejnĂ« si prova materiale.”

SĂ« pari, mĂ« lart Ă«shtĂ« dhĂ«nĂ« shpjegimi pse edhe njĂ« kompjuter i vetĂ«m Ă«shtĂ« “sistem kompjuterik” sipas KonventĂ«s (pĂ«rkufizimi nis me “çdo pajisje”). PĂ«r mĂ« tepĂ«r, nĂ« praktikĂ«, mjafton njĂ« smartphone qĂ«, me anĂ« tĂ« Bluetooth-it, kompjuteri tĂ« lidhet dhe tĂ« ndĂ«rlidhet me pajisje tĂ« tjera.

SĂ« dyti, “mekanizma tĂ« automatizuar” nuk Ă«shtĂ« njĂ« kategori e qartĂ« ligjore e parashikuar nga KPrP-ja dhe pĂ«rdorimi i saj pa bazĂ« normative rrezikon tĂ« kthehet nĂ« njĂ« etiketĂ« qĂ« anashkalon garancitĂ« e provĂ«s digjitale.

SĂ« treti, pohimi “mekanizma tĂ« automatizuar ose sende” Ă«shtĂ« ose alogjik, ose tallĂ«s. NĂ«se njĂ« gjĂ« Ă«shtĂ« mekanizĂ«m i çdo lloji, patjetĂ«r qĂ« Ă«shtĂ« send. NjĂ« send e pĂ«rfshin nĂ« vetvete edhe njĂ« mekanizĂ«m.

Kur pajisja quhet “send”, rrezikon tĂ« anashkalohen garancitĂ« pĂ«r tĂ« dhĂ«nat. NĂ« vendimmarrjet gjyqĂ«sore tĂ« sipĂ«rcituara Ă«shtĂ« pĂ«rdorur arsyetimi se pajisjet “nuk janĂ« sisteme kompjuterike” (p.sh. pse s’janĂ« tĂ« ndĂ«rlidhura), ndaj trajtohen si “sende” (neni 187 KPrP) ose “mekanizma tĂ« automatizuar”.

Prova janë të dhënat, jo kompjuteri ku ato janë ruajtur.

Një kasafortë nuk merret si qëllim në vetvete; merret për paratë që dyshohet se janë brenda. Një armë zjarri nuk qëllon pa fishek. Po kështu, sekuestrimi i një laptopi apo smartphone-i nuk ka kuptim si objekt në vetvete: kuptimi i vërtetë (dhe rreziku për të drejtat themelore) lidhet me hyrjen, kërkimin, nxjerrjen dhe kopjimin e të dhënave.

Por, meqë tri gjykatat i janë referuar Konventës së Budapestit, ajo duhet lexuar e tëra.

Neni 14 – Sfera e zbatimit tĂ« dispozitave procedurale

Çdo PalĂ« duhet tĂ« adaptojĂ« njĂ« legjislacion tĂ« tillĂ« dhe masa tĂ« tjera tĂ« nevojshme qĂ« tĂ« vendosen kompetencat dhe procedurat e caktuara nĂ« kĂ«tĂ« seksion pĂ«r shkak tĂ« hetimeve apo gjykimeve specifike penale.

Përveç kur parashikohet ndryshe në nenin 21, çdo Palë aplikon kompetencat dhe procedurat e referuara në paragrafin 1 në:

  1. a) veprat penale tĂ« pĂ«rcaktuara nĂ« pĂ«rputhje me nenet 2–11 tĂ« kĂ«saj Konvente;
  2. b) vepra të tjera penale të kryera nëpërmjet një sistemi kompjuterik; dhe
  3. c) mbledhjen e fakteve në formë elektronike të një vepre penale.

Pika (c) e paragrafit 2 të nenit 14 të Konventës (mbledhja e fakteve në formë elektronike të një vepre penale) është ligj në Shqipëri prej më shumë se 20 vjetësh. Ky lloj ligji ka përparësi ndaj ligjit të brendshëm kur ka mospërputhje, sepse është një marrëveshje ndërkombëtare e ratifikuar me ligj. Për fat të keq, ky përcaktim ligjor shpërfillet haptazi nga gjyqtarë, prokurorë dhe hetues.

Vitet e fundit, shumica e gjykimeve penale në Shqipëri lidhen me të dhëna të gjetura ose në kompjuter, ose në smartphone, ose në platforma elektronike komunikimi.

Shpërfillja e Konventës së Budapestit çon edhe në procese gjyqësore të shumta.

NĂ« çështjen “Pustina” tĂ« sipĂ«rcituar, SPAK, nĂ« cilĂ«sinĂ« e subjektit tĂ« interesuar, ka parashtruar para GjykatĂ«s Kushtetuese (pika 16.8 e vendimit tĂ« GJK-sĂ«): “Ekspertimi bazohet nĂ« pĂ«rcaktime tĂ« qarta ligjore pĂ«r kompetencĂ«n e ekspertĂ«ve dhe nĂ« standarde tĂ« larta teknike, ndĂ«rkombĂ«tarisht tĂ« njohura, pĂ«r programet e pĂ«rdorura.”

Kjo fjali tingëllon si garanci. Si siguri. Si angazhim se prova digjitale trajtohet me rigorozitet dhe kontroll.

Por standardet, nëse janë reale, kanë një veti që nuk e humbin kurrë: mund të emërtohen.

Që prej korrikut 2025, në mënyrë të përsëritur dhe me shkrim, mbrojtja ime ka kërkuar në SPAK:

Cilat janë standardet ndërkombëtare të digital forensics që zbatohen?

Kush i njeh/akrediton?

Prej cilës date zbatohen?

Nuk kemi kĂ«rkuar “sekrete hetimore”. Nuk kemi kĂ«rkuar tĂ« cenojmĂ« asnjĂ« proces. Kemi kĂ«rkuar minimumin qĂ« çdo shoqĂ«ri e drejtĂ« e quan tĂ« arsyeshĂ«m: tĂ« dimĂ« mbi çfarĂ« baze teknike ngrihet njĂ« provĂ« qĂ« mund tĂ« rĂ«ndojĂ« mbi jetĂ«n e njĂ« njeriu.

Dhe përgjigjja? Heshtje.

KĂ«tu lind pyetja qĂ« nuk Ă«shtĂ« as politike, as personale. ËshtĂ« pyetje elementare e drejtĂ«sisĂ«.

A mund tĂ« quhet “standard i lartĂ«â€ njĂ« metodĂ« qĂ« nuk pranon tĂ« identifikohet?

A mund tĂ« quhet “ndĂ«rkombĂ«tarisht e njohur” njĂ« praktikĂ« qĂ« nuk guxon tĂ« thotĂ« emrin e vet?

Prandaj po e kërkoj edhe publikisht.

Nëse standardet ekzistojnë, na thoni cilat janë.

Nëse zbatohen, na tregoni prej kur.

Nëse janë të certifikuara/akredituara, na tregoni nga kush.

Sa më sipër duhet të jetë në vëmendjen e KLGJ-së, KLP-së dhe ILD-së.

Por edhe politika nuk duhet të rrijë mënjanë.

Do të mjaftonte një Komision Hetimor Parlamentar për të hetuar respektimin e Konventës së Budapestit dhe të procedurës penale në çdo procedim penal të regjistruar në Shqipëri pas daljes së vendimit njësues të Gjykatës së Lartë të dhjetorit 2021 në të cilët janë sekuestruar kompjuterë ose smartphone.

Duke qenë se nga gjyqtarë dhe prokurorë bëhen haptazi keqlexime dhe keqcitime të dispozitave të ndryshme ligjore, përngjitur është edhe një version më i shtjelluar i këtij shënimi, ku jepen të plota tekstet e referimeve ligjore të përmendura.

Ilir Beqaj

Grupet e verifikimit zbresin në terren, rreth 120 banesa të prekura nga përmbytjet në Ferras

Katër grupe komisionesh verifikimi kanë dalë në terren paraditen e sotme në fshatin Ferras për të konstatuar dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e ditëve të fundit.

Procesi i verifikimit po zhvillohet si brenda ashtu edhe jashtë argjinaturës, në kuadër të fazës së parë të evidentimit të prezencës së ujit dhe pasojave të tij në banesa.

Sipas të dhënave paraprake nga komisionet në terren, deri më tani janë evidentuar rreth 120 banesa të prekura, ku dëmet nuk kufizohen vetëm brenda ambienteve të brendshme të shtëpive, por shtrihen edhe në oborre, magazina, pajisje bujqësore dhe infrastrukturë ndihmëse. Në shumë raste, uji ka depërtuar në banesa duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, raporton korrespondenti i Top Channel Neritan Trifoni.

Fillimisht, puna e komisioneve ka nisur në zonën brenda argjinaturës, ku situata paraqitet më problematike për shkak të qëndrimit të ujit për disa orë. Më pas, verifikimet do të vijojnë edhe në banesat e dëmtuara nga vërshimi i ujit mbi kanalin e Martines, ku prurjet e shtuara kanë dalë nga shtrati duke përmbytur zona të tëra banimi.

Komisionet po dokumentojnĂ« çdo rast me procesverbale, fotografi dhe tĂ« dhĂ«na tĂ« detajuara, tĂ« cilat do t’i shĂ«rbejnĂ« institucioneve pĂ«rkatĂ«se pĂ«r hartimin e raportit pĂ«rfundimtar dhe vlerĂ«simin e masave tĂ« nevojshme pĂ«r ndihmĂ« dhe dĂ«mshpĂ«rblim.

Autoritetet lokale bëjnë me dije se procesi i verifikimit do të vijojë edhe në ditët në vijim, ndërsa u bëhet thirrje banorëve të bashkëpunojnë me komisionet dhe të raportojnë çdo dëm të shkaktuar nga përmbytjet. Situata në zonë mbetet nën monitorim të vazhdueshëm, ndërkohë që strukturat e emergjencave janë në gatishmëri.

LEXO EDHE: Moti i keq, Mbrojtja Civile: Ja qarqet ku situata paraqitet më problematike

❌