Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Horoskopi ditor, e Martë 20 Janar 2026

Dashi

Do ndiheni aq te lumtur sot ne krahët e partnerit tuaj, saqë nuk do dëshironi te shkëputeni asnjë moment prej tij. Emocionet dhe kënaqësitë do jene te mëdha. Beqaret do fillojnë te pëlqejnë tej mase një person te cilin me pare as qe e konsideronin fare. Ne planin financiar do ndërmerrni sfida te vështira, por ne fund do ja dilni ta stabilizoni situatën.

Demi

Nëse jeni ne një lidhje qe prej kohesh, sot do kaloni një dite shume te veçante dhe te mbushur me surpriza te mëdha. Tregohuni ne çdo moment te disponueshem për partnerin. Beqaret duhet t’i bëjnë sytë katër sepse personi ideal do jete shume afër tyre. Ne planin financiar duhet ta dyfishoni maturinë. Nëse e kaloni me sukses këtë dite do ndiheni me te qete.

Binjaket

Mos kërkoni t’i zgjidhni menjëherë te gjitha problemet e jetës suaj ne çift sot sepse nuk do mund t’ia dilni dot. Mundohuni te paktën te sqaroni gjerat me kryesore. Beqaret nuk duhet te presin shume për te pranuar ftesën qe do iu beje dikush sepse te tjerë persona do jene gati ta bëjnë atë. Ne planin financiar do ketë vetëm disa probleme te vogla.

Gaforrja

Marrëdhënia ne çift nuk do jete aspak ashtu si ju e keni pritur. Do ketë debate edhe për disa gjera elementare dhe kjo për shkak te kokëfortësisë. Beqaret do realizojnë takime pa fund dhe me ne fund do e gjejnë një person te përshtatshëm për t’i qëndruar pranë. Me financat do jeni me te kujdesshëm se kurrë. Gjendja do jete e shkëlqyer.

Luani

Pasioni do ndizet flake gjate kësaj dite për ju qe jeni ne një lidhje dhe do përjetoni kënaqësi te papërshkrueshme. Shfrytëzojeni deri ne maksimum çdo sekonde. Beqaret do jene te paqarte për atë qe duan te bëjnë dhe nuk do guxojnë as te pranojnë ftesa. Financat do jene goxha te qëndrueshme. Nuk do keni për çfarë te qaheni sepse do i kryeni shpenzimet e nevojshme.

Virgjeresha

Do kaloni një dite mjaft interesante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe do ndiheni me te vërtetë mire. Disa mund te mendojnë te hedhin edhe ndonjë hap me serioz. Beqaret duhet te presin edhe pak kohe për te ndryshuar statusin e tyre. Ende nuk ka ardhur koha e duhur. Perspektivat financiare do jene goxha te mira. Mund t’i kryeni pa frike shpenzimet e domosdoshme.

Peshorja

Partneri do ju mbaje ne pëllëmbe te dorës gjate gjithë kësaj dite dhe ju nuk do keni aspak për çfarë te qaheni. Nga ana tjetër edhe ata qe kane pasur mosmarrëveshje do ndihen me te qete. Beqaret do kenë mundësi shume te mira për te filluar lidhje serioze. Ne planin financiar do keni goxha vështirësi, te cilat mund t’i zgjidhni vetëm fale ndihmës se specialisteve.

Akrepi

Ata qe janë ne një lidhje do marrin komplimente te shumta nga parteri dhe do ndiheni mjaft mire. Ne fakt kishin kohe qe ato kishin munguar. Beqaret do kalojnë një dite harmonike dhe plot takime. Se çfarë do ndodhe me pas do e kenë vete ne dore. Ne planin financiar do keni goxha vështirësi nëse nuk tregoheni te kujdesshëm me çdo shpenzim.

Shigjetari

Venusi do jete planeti qe do krijoje një klime harmonike ne jetën tuaj ne çift. Do ndiheni me se miri ne krahët e atij qe dashuroni dhe do i harroni te gjitha problemet e se kaluarës. Beqaret do jene te vendosur ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë dhe do ja dalin mbanë. Dielli do ju ndihmoje ta përmirësoni gjendjen financiare. Ne këtë mënyrë do mund te shpenzoni edhe pak me tepër.

Bricjapi

Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Kujdes me çdo gjë qe do i thoni partnerit sepse pa dashje mund ta lëndoni. Beqaret do kenë surpriza pa fund dhe takime mbresëlënëse. Priten ndryshime rrënjësore ne jetën sentimentale. Me financat duhet te merreni me shume sot. Po i late gjerat te përmirësohen me kohen do dilni te humbur.

Ujori

Te dashuruarit duhet te gjejnë mënyrën e duhur për ta joshur sa me shume partnerin he per ta mbajtur gjithë kohës pas vetes. Disa persona do kërkojnë t’ua rrëmbejnë. Ata qe sapo kane mbetur beqare për shkak te një ndarjeje me mire te qëndrojnë ashtu si janë dhe te reflektojnë për te ardhmen. Financat ne përgjithësi do jene te mira dhe pa probleme.

Peshqit

Te dashuruarit do kalojnë një dite te zakonshme dhe pa asgjë te veçante. Gjithsesi e rëndësishme është qe nuk do kenë probleme. Për beqaret priten dashuri me shikim te pare gjate kësaj dite. Gjithçka ka për te ndryshuar njëherë e mire për ta. Ne planin financiar mos shpenzoni kuturu sepse ne një moment situata mund te dale jashtë kontrollit.

The post Horoskopi ditor, e Martë 20 Janar 2026 appeared first on iconstyle.al.

Studimi: Edhe 10 minuta ecje në ditë mund të zgjasin jetën

Shkencëtarët pohojnë se ndryshimet e vogla, por të rregullta në aktivitetin fizik mund të kenë një ndikim të madh në shëndet dhe jetëgjatësi. Studiuesit theksojnë se aktiviteti i përditshëm fizik redukton ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve serioze si sëmundjet e zemrës, goditjet në tru, diabeti i tipit 2 dhe disa lloje kanceri.

Sipas rekomandimeve të NHS, të rriturit duhet të jenë aktivë çdo ditë, duke kombinuar ushtrimet për forcimin e muskujve me aktivitetet aerobike, dhe duke synuar rreth 150 minuta aktivitet fizik në javë.

Megjithatë, studime të reja sugjerojnë se edhe një ndryshim i vogël mund të ketë përfitime të mëdha. Ecja për vetëm dhjetë minuta çdo ditë mund të shtojë një vit të tërë jetë, veçanërisht tek njerëzit mbi 60 vjeç. Një hulumtim britanik zbuloi gjithashtu se përfitimet mund të jenë më të dukshme tek burrat, të cilët mund të shtojnë deri në 16 muaj jetë nga aktiviteti i rregullt fizik, ndërsa gratë përfitojnë rreth 11 muaj.

Sipas studiuesve, rritja e kohëzgjatjes dhe intensitetit të ecjes sjell përfitime edhe më të mëdha. Për shembull, ecja 30 minuta në ditë mund të zgjasë jetën me rreth dy vjet e gjysmë tek burrat dhe me 16 muaj tek gratë.

Ekspertët nënvizojnë se nuk ka nevojë për stërvitje intensive; çelësi është që të lëvizim çdo ditë dhe të krijojmë një rutinë të qëndrueshme, duke filluar madje edhe me pak minuta ecje.

The post Studimi: Edhe 10 minuta ecje në ditë mund të zgjasin jetën appeared first on iconstyle.al.

Ish-partnerja e Labinot Haxhiut reagon publikisht pas puthjes me Bia Khalifën: Ma theve zemrën!

Labinot Haxhiu është përballur me një situatë të ndjeshme brenda shtëpisë, pasi ka marrë një letër/audiomesazh nga ish-partnerja e tij, Matilda, pas puthjes që ai pati me Bia Khalifën disa ditë më parë.

Reagimi i Matildës u transmetua i plotë gjatë Prime-t në BBVK dhe përmbante akuza të forta ndaj Labinotit, duke shprehur ndjenjën e tradhtisë dhe zhgënjimit të thellë. Ajo thekson se, ndonëse e kishte mbështetur dhe i kishte dhënë miratimin që të ndiqte atë që e bënte të lumtur, nuk ishte treguar i sinqertë për mënyrën se si do të sillte lidhjen e tyre në publik.

“Nuk mund ta përshkruaj si jam ndjerë gjithë këtë kohë por sidomos prej momentit kur ti puthe një grua tjetër… të më tradhtosh në televizion duke e ditur se unë dhe i gjithë rrethi im po e shohim është gjëja më e rëndë që mund të më bëje”, shkruan ajo, duke shtuar se zemra e saj është thyer dhe se meriton më shumë respekt.

Matilda nënvizon gjithashtu se planet e tyre për të ardhmen, përfshirë ndërtimin e një shtëpie së bashku, u rrëzuan papritur, ndërsa ajo mësoi për shpërnguljen e tij në Kosovë përmes një livestream-i. Në fund, ajo shpreh zhgënjimin e saj të thellë, duke e ftuar Labinotin të reflektojë mbi veprimet dhe pasojat e tyre.

Reagimi i plotë i ish-partneres së Labit:

“Përshëndetje Labi, Dua të dish se sa shumë më ke lënduar dhe sa e pa respektuar jam ndjerë nga ti.

Prej javësh jam këtu duke të pritur

Të kam mbështetur dhe të kam dhënë miratimin tim që të ndjekësh atë që të bën të lumtur

Por nëse do më kishe treguar sinqerisht që në fillim se si do ta bëje këtë rrugë, nuk do të kisha pranuar kurrë

Ne u morëm vesh për një gjë të thjeshtë: të mos e fshihje marrëdhënien tonë, të ishe i sinqertë për ne

Sot jam e bindur se ti e dije që atëherë që nuk do ta mbaje këtë fjalë

Ti si individ duhet të jesh mjaftueshëm interesant sa të mos kesh nevojë të luash rolin e beqarit, kur nuk je

Dhe pse duhet të mar vesh nga një livestream se ti do të shpërngulesh në Kosovë kur vetëm 6 javë më parë flisnim që pas kësaj do të ndërtonim një shtëpi bashkë

Pse bëmë marrëveshje kur te ty ishte e qartë që do të tregoje një version tjetër

Duhej të qëndroje pas asaj që doje të bëje që unë të kisha mundësinë të zgjedh, të dija ku jam…dhe me kë jam

Tani kam ndjesinë sikur nuk të njoh më dhe po e pyes veten çfarë kuptimi ka pasur për ty ky viti ynë bashkë ne kishim kaq shumë plane dhe asgjë nuk është ndjerë më e drejtë se sa të jem pranë teje

Nuk mund ta përshkruaj si jam ndjerë gjithë këtë kohë por sidomos prej momentit kur ti puthe një grua tjetër të më tradhtosh në televizion duke e ditur se unë dhe i gjithë rrethi im po e shohim është gjëja më e rëndë që mund të më bëje

Ma theve zemrën dhe unë meritoj shumë më mirë

Çdo grua meriton më mirë, asnjë nuk meriton një burrë që nuk e respekton

Ti predikon moral e korrektësi, predikon mbështetje për gratë…por nuk e vlerëson gruan që duhet të ishte më e rëndësishmja në jetën tënde

Shpresoj që këto javë të të bëjnë të reflektosh

Të kuptosh çfarë ke bërë, kë ke lënë pas, duke pritur dhe çfarë është vërtet e rëndësishme në jetë sepse ti nuk je as gjysma e burrit që mendon se je dhe as gjysma e burrit që unë besoja se kisha”.

Pas transmetimit të mesazhit, Labinot Haxhiu reagoi publikisht duke kërkuar falje për lëndimin e shkaktuar. Ai sqaroi se lidhja e tyre kishte kaluar në krizë dhe se arsyeja kryesore e ndarjes lidhej me vendimin e tij për t’u zhvendosur dhe për të vazhduar karrierën në Kosovë, një ide që sipas tij nuk ishte pranuar nga ish-partnerja.

“Respektin për të e mbaj, kam kujtime shumë të mira. Jam i shqetësuar”, u shpreh Labinoti, duke pranuar se situata është e rëndë emocionalisht për të dy palët.

The post Ish-partnerja e Labinot Haxhiut reagon publikisht pas puthjes me Bia Khalifën: Ma theve zemrën! appeared first on iconstyle.al.

Reagon për herë të parë Brooklyn Beckham me akuza të rënda ndaj prindërve: kontroll, manipulim dhe shkatërrim i qëllimshëm i martesës me Nicola Peltz

**Brooklyn Beckham shpërthen publikisht ndaj prindërve, akuza të forta për kontroll dhe manipulim**

Konflikti brenda familjes Beckham ka kaluar përfundimisht kufijtë e thashethemeve tabloide, duke u shndërruar në një përplasje të hapur publike. Brooklyn Beckham ka reaguar për herë të parë në mënyrë të drejtpërdrejtë përmes një deklarate të gjatë në Instagram, ku hedh akuza të rënda ndaj prindërve të tij, David dhe Victoria Beckham.

Sipas Brooklyn, prindërit e tij kanë tentuar prej vitesh të kontrollojnë narrativën e jetës së tij dhe janë përpjekur vazhdimisht të dëmtojnë martesën e tij me Nicola Peltz. Ai pohon se është i distancuar nga familja prej rreth tre vitesh dhe se ka zgjedhur të heshtë për një kohë të gjatë për të ruajtur privatësinë, por kjo heshtje, sipas tij, është përdorur kundër tij nga familja dhe ekipi i tyre përmes mediave.

Brooklyn thekson se deklarata e tij nuk ka si qëllim pajtimin me familjen, por është një akt vetëmbrojtjeje dhe një përpjekje për të sqaruar publikisht atë që ai e konsideron si gënjeshtra të përsëritura. Ai nënvizon se për herë të parë po qëndron për veten e tij dhe se nuk kontrollohet nga askush.

Në reagimin e tij, Brooklyn e përshkruan marrëdhënien me prindërit dhe vëllezërit si të rreme dhe të ndërtuar mbi fasada publike, duke shtuar se lidhjet familjare janë mbajtur gjallë vetëm përmes postimeve në rrjetet sociale dhe daljeve formale në evente.

Ai ngre akuza të drejtpërdrejta ndaj nënës së tij, Victoria Beckham, duke pretenduar se ajo anuloi në momentin e fundit realizimin e fustanit të nusërisë për Nicola Peltz dhe se u përpoq ta bindte atë të hiqte dorë nga të drejtat mbi emrin e tij përpara martesës.

Një nga momentet më të ndjeshme që Brooklyn përmend lidhet me ditën e dasmës, ku ai tregon se vallëzimi i parë me bashkëshorten e tij u prish nga ndërhyrja e nënës së tij, gjë që e bëri të ndihej i parehatshëm dhe i poshtëruar përpara të ftuarve.

Në fund, Brooklyn kundërshton kategorikisht narrativën e përhapur se Nicola Peltz e kontrollon jetën e tij, duke e cilësuar këtë pretendim si të pavërtetë dhe duke theksuar se, sipas tij, prindërit kanë qenë ata që janë përpjekur ta manipulojnë.

Ai thekson se dëshira e tij dhe e bashkëshortes është të jetojnë larg presionit të imazhit publik dhe mediave, duke kërkuar vetëm paqe, privatësi dhe lumturi për veten dhe familjen e tyre të ardhshme.

The post Reagon për herë të parë Brooklyn Beckham me akuza të rënda ndaj prindërve: kontroll, manipulim dhe shkatërrim i qëllimshëm i martesës me Nicola Peltz appeared first on iconstyle.al.

Mes jetës dhe vdekjes, modelja Dajana Kalo me hemorragji cerebrale, QSUT i rrezikon jetën

Një vajzë 25-vjeçare, deri pak javë më parë jetonte mes pasarelave, rrjeteve sociale dhe projekteve profesionale. Sot, Dajana Kalo është e shtrirë në shtratin e spitalit, e paralizuar në anën e djathtë të trupit, duke luftuar për jetën, ndërsa shteti i saj e ka lënë në pritje.

Influencerja dhe modelja Dajana ka pësuar një hemorragji cerebrale si pasojë e një Malformacioni Arteriovenoz, një diagnozë e rëndë që kërkon reagim të menjëhershëm. Që prej 29 dhjetorit, ajo ndodhet e shtruar në pavionin e neurokirurgjisë në QSUT. Qëndrimi i saj pa ndërhyrje, dëmton më tej trurin e saj dhe shanset për rikuperim.

Miqtë dhe familjarët kanë denoncuar publikisht atë që po ndodh brenda mureve të QSUT: javë të tëra pritje, mungesë vendimmarrjeje dhe heshtje.

Për të vendosur për ndërhyrjen kirurgjikale, mjekët kërkojnë kryerjen e ekzaminimit Arteriografi DSA. Në QSUT ka dy aparatura për këtë procedurë, por asnjëra nuk është vënë realisht në funksion për Dajanën. Njëra “nuk punon”, ndërsa për tjetrën kërkohet miratimi i një mjeku që refuzon të marrë përgjegjësi.

I njëjti mjek që refuzon përgjegjësinë në shtet, ushtron aktivitet edhe në një spital privat, madje është i vetmi që ofron këtë shërbim jashtë sistemit publik, me kosto që nisin nga 25,000 euro. Pritja e pafundme në QSUT është një shtyrje e heshtur drejt privatit. Një konflikt interesi që paguhet me shëndetin dhe jetën e një vajze 25-vjeçare.

I braktisur nga shteti, rasti i Dajanës ka zgjuar ndërgjegjen e njerëzve. Qytetarë nga Shqipëria dhe diaspora janë bashkuar për ta ndihmuar. Fushata GOFUNDME ka arritur të mbledhë 211,132 euro, duke tejkaluar objektivin prej 200 mijë eurosh, dhe kontributet vazhdojnë edhe sot. Njerëz që nuk e njohin personalisht, por që e shohin si bijën, motrën apo shoqen e tyre, po bëjnë atë që institucionet refuzuan të bëjnë: po i qëndrojnë pranë në ditët më të vështira të jetës së saj.

Ky solidaritet i jashtëzakonshëm e bën edhe më të dhimbshme heshtjen e shtetit. Për këtë situatë ka përgjegjës konkretë. Kryeministri Edi Rama, ministrja e Shëndetësisë Evis Sala dhe drejtoresha e QSUT Anxhela Paparizo nuk mund të mbyllin sytë përballë një sistemi që i detyron qytetarët të mbledhin para online për të shpëtuar jetën.

Ndërsa njerëzit po bëjnë gjithçka munden për ta shpëtuar, pse shëndetësia publike shqiptare nuk bën të njëjtën gjë?

The post Mes jetës dhe vdekjes, modelja Dajana Kalo me hemorragji cerebrale, QSUT i rrezikon jetën appeared first on iconstyle.al.

Bad Bunny në qendër të vëmendjes për romancën e re, kush është partnerja e tij?

Bad Bunny jo vetëm që dominon top listat muzikore dhe skenat më të rëndësishme të botës, por ai mbetet gjithashtu një nga artistët, jeta personale e të cilit gjeneron më shumë interes në publik. Në vitin 2026, këngëtari portorikan është përsëri në qendër të bisedës, jo vetëm për shkak të projekteve të tij artistike, por edhe për shkak të një pyetjeje të përsëritur midis fansave të tij: a ka aktualisht një të dashur apo jo?

Gjatë gjithë karrierës së tij, Bad Bunny ka alternuar midis marrëdhënieve publike të profilit të lartë dhe periudhave të sekretit absolut. Aktualisht, përgjigjja në lidhje me statusin e tij të marrëdhënies nuk është plotësisht e qartë dhe duket se i përgjigjet më shumë diskrecionit sesa konfirmimit zyrtar.

Deri më tani, Bad Bunny nuk e ka konfirmuar publikisht një lidhje romantike në vitin 2026. Artisti ka shmangur deklaratat e drejtpërdrejta rreth jetës së tij private, një strategji që e ka përdorur në faza të tjera të karrierës së tij për të ruajtur privatësinë.

Megjithatë, në muajt e fundit ai është parë disa herë i shoqëruar nga një grua, identiteti i së cilës nuk është zbuluar. Shfaqjet ishin kryesisht në udhëtime dhe evente private, gjë që nxiti thashetheme për një romancë të mundshme, megjithëse asnjëra palë nuk ka komentuar për këtë çështje.

Versionet e përhapura nga mediat e specializuara në argëtim pohojnë se partnerja e supozuar e Bad Bunny nuk i përket botës së argëtimit, gjë që do të shpjegonte profilin e ulët me të cilin po trajtohet marrëdhënia.

Kjo mundësi përkon me deklaratat e kaluara të vetë artistit, i cili në më shumë se një intervistë shprehu dëshirën e tij për t’i mbajtur lidhjet e tij personale larg vëmendjes së medias dhe shqyrtimit të vazhdueshëm të rrjeteve sociale. Në këtë kuptim, heshtja duket të jetë një vendim i vetëdijshëm dhe i qëndrueshëm.

Edhe pse Bad Bunny është përpjekur të mbrojë privatësinë e tij, disa marrëdhënie kanë tejkaluar ndikimin e tyre në media. Një nga më të rëndësishmet ishte ajo që ai pati me Gabriela Berlingeri-n, me të cilën ndau disa vite lidhje.

Gabriela nuk ishte vetëm partnerja e tij romantike, por edhe një figurë e afërt me procesin e tij krijues, duke e shoqëruar në momente kyçe të konsolidimit të tij ndërkombëtar. Marrëdhënia mori fund në vitin 2022, siç e konfirmuan të dy në intervistat pasuese.

Pas asaj ndarjeje, emri i Bad Bunny bëri përsëri bujë në të gjithë botën për lidhjen e tij me supermodelen Kendall Jenner. Romanca, e cila filloi në vitin 2023, u dokumentua gjerësisht nga paparacët dhe paraqitjet publike, duke u bërë një nga lidhjet më të përfolura midis muzikës dhe modës.

Përveç marrëdhënieve të tij të konfirmuara, artisti ka qenë i lidhur romantikisht me figura të tjera të argëtimit, siç është Cazzu, megjithëse këto thashetheme nuk u ratifikuan kurrë dhe mbetën në sferën e spekulimeve.

Ndërkohë, jeta dashurore e Bad Bunny vazhdon të jetë temë bisede midis miliona ndjekësve të tij në të gjithë botën , të cilët mbeten të vëmendshëm ndaj çdo paraqitjeje publike të artistit, duke kërkuar të dhëna se kujt ia kushton këngët e tij më romantike.

The post Bad Bunny në qendër të vëmendjes për romancën e re, kush është partnerja e tij? appeared first on iconstyle.al.

Qepa: Ilaçi natyral për zemër, flokë dhe peshë

Qepa, një nga perimet më të vjetra të kultivuara nga njerëzimi, nuk është vetëm një përbërës i zakonshëm në kuzhinë, por ka edhe vlera të shumta shëndetësore. Historia tregon se egjiptianët e konsideronin qepën simbol të përjetësisë për shkak të formës së saj rrethore. Sot, shkenca po zbulon se kjo perime mund të ofrojë përfitime të ndryshme për trupin.

Përveç se ka pak kalori, qepa është e pasur me ujë dhe vitaminë C, duke e bërë një ushqim ideal për forcimin e sistemit imunitar. Përmbajtja e saj sulfurike i jep aromën karakteristike dhe mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut dhe mbrojtjen e zemrës. Studimet sugjerojnë gjithashtu se disa përbërës aktivë të qepës, si kurcetina dhe fitokimikatet, mund të ofrojnë mbrojtje ndaj disa formave të kancerit.

Eksperimentet e hershme tregojnë se qepa mund të ndihmojë edhe në parandalimin e rënies së flokëve, kontrollin e sheqerit në gjak tek personat me diabet dhe reduktimin e peshës tek individët mbipeshë ose obezë. Aplikimi i ekstrakteve të qepës në lëkurë mund të zvogëlojë celulitin dhe shenjat e lindjes. Për më tepër, qepa është përdorur tradicionalisht për përmirësimin e gjendjeve si astma, bronkiti, dhimbjet e stomakut, ftohja dhe inflamacioni në fyt.

Megjithatë, ekspertët këshillojnë se nevojiten më shumë studime për të konfirmuar efektet e saj të plota dhe për të kuptuar mënyrat më të sigurta dhe efektive të përdorimit. Megjithatë, qepa mbetet një aleat i shëndetit që mund të shtohet në dietën e përditshme pa frikë.

The post Qepa: Ilaçi natyral për zemër, flokë dhe peshë appeared first on iconstyle.al.

Tragjedi në Afrikën e Jugut: Përplasje mes autobusit shkollor dhe kamionit, 13 fëmijë humbin jetën

Një aksident i rëndë rrugor ka shkaktuar një tragjedi në Afrikën e Jugut, ku një autobus shkolle që transportonte nxënës u përplas me një kamion, duke lënë të vdekur 13 fëmijë.

Sipas policisë, aksidenti ndodhi pranë qytetit industrial Vanderbijlpark, rreth 60 kilometra në jug të Johanesburgut. Nga rindërtimi fillestar i ngjarjes, dyshohet se shoferi i autobusit humbi kontrollin e mjetit teksa përpiqej të parakalonte automjete të tjera.

Të gjithë fëmijët e përfshirë në aksident ishin në moshë shkollore. Njëmbëdhjetë prej tyre humbën jetën në vend, ndërsa dy të tjerë ndërruan jetë pak pasi u transportuan në spital. Pamjet nga vendngjarja, të paraqitura më poshtë, tregojnë minibusin e shkatërruar rëndë dhe të shtypur në anë të rrugës.

Kryeministri rajonal i Gautengut, Panyaza Lesufi, e përshkroi vendin e aksidentit si një “skenë të tmerrshme”.

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Transportit, më shumë se 11,400 persona kanë humbur jetën në aksidente rrugore në Afrikën e Jugut gjatë vitit 2025.

Në tetor të vitit të kaluar, 18 fëmijë u plagosën rëndë pasi një minibus u përmbys në një autostradë në provincën KwaZulu-Natal. Ndërsa në muajin shtator, pesë nxënës humbën jetën në një tjetër aksident me autobus shkolle, po në të njëjtën provincë./TCH

The post Tragjedi në Afrikën e Jugut: Përplasje mes autobusit shkollor dhe kamionit, 13 fëmijë humbin jetën appeared first on iconstyle.al.

Kina shënon nivelin më të ulët të lindshmërisë në historinë moderne

Normat e lindshmërisë në Kinë kanë rënë në nivelin më të ulët historik në vitin 2025, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të qeverisë për të nxitur çiftet e reja të martohen dhe të kenë fëmijë. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara të hënën, shkalla e lindjeve ra në 5.63 për 1,000 banorë, niveli më i ulët që nga marrja e pushtetit nga Partia Komuniste në vitin 1949. Ndërkohë, shkalla e vdekjeve u rrit në 8.04 për 1,000 banorë, më e larta që nga viti 1968.

Si pasojë, popullsia e Kinës u tkurr për të katërtin vit radhazi, duke rënë me 3.39 milionë persona dhe duke arritur në rreth 1.4 miliardë banorë në fund të vitit 2025. Kjo rënie është më e shpejtë se ajo e vitit të kaluar, duke thelluar shqetësimet për plakjen e popullsisë dhe ndikimin ekonomik afatgjatë.

Përballë këtij realiteti, autoritetet kineze kanë ndërmarrë disa masa stimuluese. Pas heqjes së politikës së një fëmije në vitin 2016 dhe lejimit të deri në tre fëmijë për çift në vitin 2021, qeveria ka nisur edhe mbështetje financiare, duke ofruar 3,600 juanë për çdo fëmijë nën moshën tre vjeç. Disa provinca kanë shtuar bonuse të tjera dhe kanë zgjatur lejet e lindjes.

Megjithatë, kostoja e lartë e rritjes së fëmijëve, presioni social dhe dëshira për një stil jete më të lirë po i dekurajojnë të rinjtë. Ekspertët e OKB-së parashikojnë se popullsia e Kinës do të vazhdojë të bjerë ndjeshëm, me pasoja serioze ekonomike dhe sociale, veçanërisht për tregun e punës dhe sistemin e pensioneve, i cili tashmë po përballet me vështirësi financiare.

The post Kina shënon nivelin më të ulët të lindshmërisë në historinë moderne appeared first on iconstyle.al.

Bia Khalifa thyen heshtjen, pranon se ka kryer marrëdhënie intime me Edin brenda shtëpisë!

Pas eliminimit nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova, Bia Khalifa është rikthyer në qendër të vëmendjes mediatike me deklarata të drejtpërdrejta lidhur me eksperiencën e saj brenda spektaklit. E ftuar në emisionin “Ora 7”, ish-banorja u përball me pyetje të shumta rreth marrëdhënieve të krijuara gjatë qëndrimit në shtëpi, veçanërisht për afrimitetin e saj me Edin.

Gjatë intervistës, Bia u pyet hapur nëse mes saj dhe Edit kishte pasur marrëdhënie intime gjatë kohës që ndodheshin në BBVK. Pa hezitim dhe me një buzëqeshje, ajo e pranoi këtë fakt, duke thënë shkurt: “Krejt e dimë, po”. Deklarata e saj u prit me interes të madh nga publiku, duke nxitur menjëherë reagime dhe komente në rrjetet sociale.

Afrimiteti mes Bia-s dhe Edit kishte qenë i dukshëm edhe gjatë transmetimeve live të spektaklit. Përqafimet e shpeshta, momentet e afërsisë dhe komunikimi i ngrohtë mes tyre kishin ngritur prej kohësh dyshime te shikuesit për natyrën e marrëdhënies së tyre. Megjithatë, deri në daljen e Bia-s nga shtëpia, asnjëri prej tyre nuk kishte folur hapur për këtë çështje.

Këto situata nuk kaluan pa u vënë re nga publiku, duke u kthyer shpesh në tema diskutimi në rrjetet sociale dhe në studio televizive. Për disa, afrimiteti i tyre ishte pjesë e lojës dhe emocioneve të izolimit, ndërsa për të tjerë përfaqësonte një lidhje të sinqertë të krijuar brenda shtëpisë më të famshme.

Pas daljes nga BBVK, mbetet për t’u parë nëse raporti mes Bia-s dhe Edit do të vazhdojë edhe jashtë kamerave apo do të mbetet thjesht një kapitull i mbyllur i eksperiencës së tyre televizive.

The post Bia Khalifa thyen heshtjen, pranon se ka kryer marrëdhënie intime me Edin brenda shtëpisë! appeared first on iconstyle.al.

Fshin çdo gjë! Ç’po ndodh me Ronela Hajatin?

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, ka rikthyer sërish vëmendjen e mediave rozë, por këtë herë jo për një projekt të ri muzikor. Pak muaj më parë, artistja ndau me publikun lumturinë e saj personale, duke zbuluar lidhjen e dashurisë përmes disa fotove dhe videove të ëmbla krah partnerit të saj. Fansat dhe ndjekësit e saj ishin të gëzuar për lajmin, ndërsa postimet u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale.

Megjithatë, duket se ato ditë të lumtura mund të jenë pasojë e së shkuarës. Kohët e fundit, Ronela ka fshirë të gjitha postimet ku shfaqej me partnerin, një veprim që ka ngjallur spekulime dhe dyshime për një ndarje të mundshme ose për një periudhë të vështirë në marrëdhënien e tyre. Ky veprim ka tërhequr menjëherë vëmendjen e mediave dhe komentet e ndjekësve, të cilët po përpiqen të kuptojnë se çfarë mund të ketë ndodhur.

Deri më tani, Ronela ka zgjedhur të ruajë heshtjen dhe nuk ka bërë asnjë deklaratë publike për të sqaruar situatën. Nuk dihet nëse ky është një moment kalimtar, apo në të vërtetë një ndarje përfundimtare. Ndjekësit e saj mbeten të kënaqur me muzikën dhe projektet e saj, por nuk mund të mos shprehin kureshtjen për jetën private të artistes.

Mediat dhe fansat mbeten të vëmendshëm, duke pritur ndonjë njoftim zyrtar që të japë më shumë qartësi për situatën. Deri atëherë, heshtja e Ronelës po lë hapësirë për spekulime dhe diskutime të shumta rreth marrëdhënies së saj personale.

The post Fshin çdo gjë! Ç’po ndodh me Ronela Hajatin? appeared first on iconstyle.al.

Valentino Garavani, legjenda italiane e modës, ndërron jetë në moshën 93-vjeçare

Valentino Garavani, emri i madh i modës italiane dhe krijuesi i famshëm i nuancës së kuqe që magjepsi femrat në të gjithë botën, ka ndërruar jetë në rezidencën e tij në Romë, i rrethuar nga familja, në moshën 93 vjeçare. I njohur për aftësinë e tij të jashtëzakonshme për të krijuar veshje që kombinojnë elegancën me fantazinë, Valentino la pas një trashëgimi të pazëvendësueshme në botën e modës.

I lindur më 11 maj 1932 në Voghera të Italisë Veriore, Valentino udhëtoi në Paris në moshën 17-vjeçare për të studiuar modën dhe në vitin 1959 themeloi atelierin e tij në Romë. Bashkë me partnerin e tij të biznesit dhe jetës personale, Giancarlo Giammetti, ai krijoi një perandori të couture që do të ndikonte gjenerata të tëra.

Valentino njihej për aftësinë e tij të jashtëzakonshme në krijimin e fustaneve të mbrëmjes që bëjnë çdo femër të duket mahnitëse. Nga Elizabeth Taylor dhe Jacqueline Onassis te Princess Diana dhe Anne Hathaway, klientet e tij gjithmonë e vlerësuan dashurinë dhe përkushtimin e tij ndaj femrave, duke e bërë çdo veshje një eksperiencë unike.

I tërhequr pas detajeve të pasura, siluetave elegante dhe ngjyrave të gjalla si fuksia, lilaku dhe e kuqja ikonike, Valentino nuk ndiqte trendet, ai i krijonte ato. Ai u tërhoq nga industria e modës në vitin 2008, duke lënë pas një shtëpi mode të fortë dhe një trashëgimi të pakrahasueshme që vazhdon të frymëzojë dizajnerët dhe adhuruesit e modës.

Valentino Garavani do të mbahet mend jo vetëm si një dizajner i jashtëzakonshëm, por edhe si një njeri që e donte dhe e vlerësonte femrën, duke e bërë modën një art të përjetshëm.

The post Valentino Garavani, legjenda italiane e modës, ndërron jetë në moshën 93-vjeçare appeared first on iconstyle.al.

Çifti i njohur i showbiz-it i jep fund lidhjes

Një ndarje e papritur është raportuar në botën e showbiz-it, vetëm disa javë pasi një këngëtare e njohur britanike ndau publikisht lajmin e vështirë për shëndetin e vajzave të saj binjake. Sipas burimeve pranë çiftit, marrëdhënia romantike ka përfunduar, por të dy prindërit kanë vendosur të qëndrojnë të bashkuar në rolin e bashkëprindërve, duke vënë në plan të parë mirëqenien e fëmijëve.

Ish-anëtarja e një prej grupeve më të suksesshme pop dhe partneri i saj, një artist i ri i skenës muzikore urbane, ishin fejuar në shtator të vitit 2025, pas disa vitesh lidhjeje. Megjithatë, periudha e fundit ka qenë emocionalisht e rëndë për çiftin, pasi vajzat e tyre tetë muajshe u diagnostikuan me atrofi muskulore spinale të tipit 1, një çrregullim i rrallë dhe i rëndë neuromuskular.

Këngëtarja u shfaq së fundmi në një emision televiziv pa unazën e fejesës, çka nxiti spekulime për krizë në marrëdhënie. Gjatë intervistës, ajo foli hapur për sfidat shëndetësore të vajzave të saj, duke treguar forcë dhe ndjeshmëri përballë një situate jashtëzakonisht të vështirë.

SMA e tipit 1 konsiderohet forma më e rëndë e sëmundjes dhe shfaqet zakonisht në foshnjëri, duke prekur forcën muskulore, frymëmarrjen dhe aftësinë për të gëlltitur. Pavarësisht ndarjes, një burim pranë familjes ka bërë të ditur se dy prindërit mbeten në marrëdhënie të mira dhe janë të përkushtuar plotësisht ndaj vajzave të tyre.

Aktualisht, fokusi i tyre kryesor mbetet përballimi i sfidave shëndetësore dhe krijimi i një mjedisi sa më të qëndrueshëm për fëmijët, larg vëmendjes së panevojshme mediatike.

The post Çifti i njohur i showbiz-it i jep fund lidhjes appeared first on iconstyle.al.

“Apokalips dëbore” në Rusi: qytete të varrosura nën metra borë

Reshjet ekstreme të borës në gadishullin Kamçatka, në lindjen e largët të Rusisë, kanë shkaktuar një situatë emergjente, duke paralizuar qytete të tëra dhe duke vështirësuar ndjeshëm jetën e përditshme të banorëve.

Autoritetet lokale kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme pas stuhive të pandërprera që kanë sjellë grumbuj dëbore me lartësi nga 3 deri në 12 metra, nivele këto që tejkalojnë ndjeshëm mesataret historike të rajonit.

Në qytetin Petropavlovsk-Kamchatsky, qendra administrative e krahinës Kamçatka, rrugët janë bllokuar plotësisht, ndërsa shumë ndërtesa janë pjesërisht të mbuluara nga bora. Raportohet se në disa zona, bora ka arritur deri në katet e sipërme të pallateve, duke krijuar rrezik serioz për shembje çatiash dhe ortekë urbanë. Si pasojë, disa persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur.

Kryetari i bashkisë, Yevgeny Belyayev, ka kritikuar kompanitë e menaxhimit të pronave për mosreagim të shpejtë në pastrimin e çative, duke theksuar se neglizhenca ka përkeqësuar pasojat e stuhisë. Ndërkohë, ndërprerjet e energjisë elektrike, anulimet e fluturimeve dhe mbyllja e shkollave dhe bizneseve kanë thelluar krizën.

Sipas meteorologëve, reshjet e pazakonta të borës janë shkaktuar nga formimi i disa sistemeve me presion të ulët në Detin e Okhotsk, të cilat kanë sjellë erëra të forta dhe stuhi të vazhdueshme dëbore. Banorët lokalë e kanë quajtur situatën një “apokalips dëbore”.

Me rrugët e pakalueshme, furnizimet bazë si buka, qumështi dhe vezët po mungojnë në dyqane, ndërsa autoritetet po punojnë për rikthimin gradual të normalitetit. Ekspertët paralajmërojnë se kushtet ekstreme të motit mund të vazhdojnë edhe ditët në vijim.

The post “Apokalips dëbore” në Rusi: qytete të varrosura nën metra borë appeared first on iconstyle.al.

A luan shah apo domino? Ja çfarë thotë kjo për personalitetin tënd

Një studim i fundit ka zbuluar se personat që pëlqejnë të luajnë lojëra tavoline në moshë madhore shfaqin aftësi sociale më të mira krahasuar me pjesën tjetër të popullsisë. Sipas studiuesve, kjo nuk lidhet vetëm me argëtimin, por me mënyrën se si këto lojëra ndikojnë në sjelljen, komunikimin dhe marrëdhëniet ndërpersonale.

Hulumtimi tregon se entuziastët e lojërave të tavolinës posedojnë katër tipare personaliteti që po bëhen gjithnjë e më të rralla në shoqërinë moderne: durimin, bashkëpunimin, empatinë dhe aftësinë për të komunikuar në mënyrë efektive. Gjatë lojës, pjesëmarrësit mësojnë të respektojnë rregullat, të presin radhën e tyre dhe të menaxhojnë fitoret apo humbjet në mënyrë të shëndetshme.

Një tjetër përfitim i rëndësishëm është forcimi i ndjenjës së komunitetit. Organizimi i një nate lojërash krijon një arsye të qëllimshme për t’u mbledhur me miq, familjarë apo kolegë, duke ndihmuar në ruajtjen dhe thellimin e marrëdhënieve shoqërore. Në një kohë kur teknologjia shpesh i largon njerëzit nga kontakti i drejtpërdrejtë, lojërat e tavolinës (shah, domino etj) ofrojnë një formë ndërveprimi ballë për ballë.

Studiuesit theksojnë se konkurrenca e shëndetshme që lind gjatë lojës ndihmon gjithashtu në zhvillimin e aftësive për zgjidhjen e problemeve dhe menaxhimin e emocioneve. Për këtë arsye, lojërat e tavolinës nuk janë vetëm një aktivitet argëtues, por edhe një mjet i vlefshëm për mirëqenie sociale dhe emocionale.

The post A luan shah apo domino? Ja çfarë thotë kjo për personalitetin tënd appeared first on iconstyle.al.

Tre ditë zie kombëtare shpallen në Spanjë për aksidentin hekurudhor, Sanchez: Do ta zbulojmë të vërtetën

Pedro Sanchez shpalli sot tre ditë zie kombëtare për aksidentin hekurudhor që ndodhi dje në Spanjën jugore, me kryeministrin e vendit që premtoi një hetim “të plotë dhe plotësisht transparent” për shkaqet e aksidentit hekurudhor që vrau të paktën 39 persona.

“Do ta zbulojmë të vërtetën”, tha kryeministri spanjoll, duke premtuar “transparencë dhe qartësi absolute”.

Zia kombëtare tre-ditore “do të fillojë sonte në mesnatë dhe do të zgjasë deri të enjten”, tha ai gjatë një fjalimi të shkurtër në Adamuth, qytetin andaluzian ku ndodhi tragjedia.

Të paktën 39 persona kanë vdekur në një përplasje trenash në Spanjën jugore dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në aksidentin më të keq hekurudhor në vend në më shumë se një dekadë, tha Garda Civile e Spanjës. Vagonët e një treni që shkonte në Madrid dolën nga shinat dhe kaluan në shinat e kundërta, duke u përplasur me një tren që po vinte përballë në Adamuz të dielën në mbrëmje.

400 pasagjerë dhe stafi ishin në të dy trenat, thanë rrjetet hekurudhore. Shërbimet e urgjencës trajtuan 122 persona, 43 prej të cilëve, përfshirë katër fëmijë, janë ende në spital. Nga këta, 12 të rritur dhe një fëmijë janë në kujdes intensiv.

Ministri spanjoll i Transportit, Óscar Puente, tha se numri i të vdekurve “nuk është ende përfundimtar”, ndërsa zyrtarët nisën një hetim.

The post Tre ditë zie kombëtare shpallen në Spanjë për aksidentin hekurudhor, Sanchez: Do ta zbulojmë të vërtetën appeared first on iconstyle.al.

Klinika çon në Gjykatë Eliona Pitarkën: Shpërndau informacione dezinformuese, dëmshpërblimi do shkojë për jetimoren

Debati publik mes një klinike private në Tiranë dhe Eliona Pitarkes, ka hyrë në një fazë të re, duke u zhvendosur zyrtarisht në rrugë ligjore. Përplasja nisi pas reagimeve të klinikës “Vera-Virhov”, e cila akuzoi Eliona Pitarkën se po shpërndante dieta për fëmijë në rrjetet sociale, duke përdorur emrin e pediatrit Edi Tushe. Pas këtyre paralajmërimeve, përplasja mes palëve vijoi edhe në Instagram, me postime dhe kundërpostime publike.

Sot, klinika “Vera-Virhov”, e drejtuar nga Genta Dedej, bëri të ditur përmes një deklarate zyrtare se ka depozituar padi ndaj blogeres. Sipas klinikës, padia përfshin akuza për shpifje, fyerje, dëmtim të imazhit dhe shkelje të ligjit.

DEKLARATA e Klinika Vera–VIRHOV

Klinika Vera–VIRHOV ushtron aktivitetin e saj prej mbi 20 vitesh, duke ndërtuar reputacionin mbi profesionalizëm, etikë mjekësore dhe respekt maksimal për shëndetin publik. Institucioni ynë përfaqësohet nga mjekë të nderuar si: Dr. Edi Tushe, Dr. Gentian Stroni, Dr. Moza Keta, Dr. Elton Qeli, Dr. Gentian Caco, Dr. Meri Papajani, Dr. Fatbardha Xhani, si dhe shumë profesionistë të tjerë që janë krenaria e këtij institucioni. Nga kjo klinikë kanë dalë dhjetëra infermierë dhe laborantë të specializuar, sot aktivë me dinjitet në tregun e punës.

Në lidhje me znj. @elionapitarka , sqaroj publikisht se:
❌ Nuk ka asnjë autorizim të flasë në emër të mjekëve tanë
✔ Është trajtuar vetëm si paciente, me korrektësi dhe respekt.

Në vitin 2023 e kam këshilluar personalisht të mos publikonte informacione dezinformuese mbi shëndetin e fëmijëve (temperaturat febrile, dietat pediatrike). Pavarësisht kësaj, ajo ka vijuar publikime që krijojnë konfuzion dhe dëmtojnë seriozitetin e profesionit tonë. Si person publik dhe influencer, ajo ka përdorur para disa ditesh Instagramin e saj, për të publikuar deklarata shpifëse dhe të pavërteta ndaj meje dhe stafit të Klinikës Vera–VIRHOV, duke dëmtuar rëndë imazhin profesional të institucionit.

Janë konstatuar gjithashtu:
– përdorim i materialeve filmike pa lejen tone, dhe keshillimet si paciente ne rrjetet e saj sociale, qe perben shkelje e pronës intelektuale te klinikes.
– mesazhe kërcënuese në telefonin tim personal (të dokumentuara)
Dhe te tjera.

Për këtë arsye, Klinika Vera–VIRHOV ka nisur procedurat ligjore për shpifje, fyerje, dëmtim imazhi dhe shkelje ligji. Ky proces bazohet në Kodin Penal dhe parashikon dënime që shkojnë deri në 3 vite burg, sipas rasteve konkrete.

Deklaroj publikisht se çdo gjobë apo dëmshpërblim që mund të përfitohet nga ky proces do të shkojë në ndihmë të fëmijëve të Jetimores së Tiranës, si nje akt human dhe simbolik per dinjitetin njerezor. Klinika Vera–VIRHOV do të vazhdojë të ushtrojë aktivitetin e saj me korrektësi, profesionalizëm dhe transparencë, në shërbim të pacientëve dhe shoqërisë shqiptare.

The post Klinika çon në Gjykatë Eliona Pitarkën: Shpërndau informacione dezinformuese, dëmshpërblimi do shkojë për jetimoren appeared first on iconstyle.al.

Kush është e dashura e Bad Bunny? Gjithçka rreth jetës romantike të artistit

Bad Bunny jo vetëm që dominon top listat muzikore dhe skenat më të rëndësishme të botës, por ai mbetet gjithashtu një nga artistët, jeta personale e të cilit gjeneron më shumë interes në publik. Në vitin 2026, këngëtari portorikan është përsëri në qendër të bisedës, jo vetëm për shkak të projekteve të tij artistike, por edhe për shkak të një pyetjeje të përsëritur midis fansave të tij: a ka aktualisht një të dashur apo jo?

Gjatë gjithë karrierës së tij, Bad Bunny ka alternuar midis marrëdhënieve publike të profilit të lartë dhe periudhave të sekretit absolut. Aktualisht, përgjigjja në lidhje me statusin e tij të marrëdhënies nuk është plotësisht e qartë dhe duket se i përgjigjet më shumë diskrecionit sesa konfirmimit zyrtar.

Deri më tani, Bad Bunny nuk e ka konfirmuar publikisht një lidhje romantike në vitin 2026. Artisti ka shmangur deklaratat e drejtpërdrejta rreth jetës së tij private, një strategji që e ka përdorur në faza të tjera të karrierës së tij për të ruajtur privatësinë.

Megjithatë, në muajt e fundit ai është parë disa herë i shoqëruar nga një grua, identiteti i së cilës nuk është zbuluar. Shfaqjet ishin kryesisht në udhëtime dhe evente private, gjë që nxiti thashetheme për një romancë të mundshme, megjithëse asnjëra palë nuk ka komentuar për këtë çështje.

Versionet e përhapura nga mediat e specializuara në argëtim pohojnë se partnerja e supozuar e Bad Bunny nuk i përket botës së argëtimit, gjë që do të shpjegonte profilin e ulët me të cilin po trajtohet marrëdhënia.

Kjo mundësi përkon me deklaratat e kaluara të vetë artistit, i cili në më shumë se një intervistë shprehu dëshirën e tij për t’i mbajtur lidhjet e tij personale larg vëmendjes së medias dhe shqyrtimit të vazhdueshëm të rrjeteve sociale. Në këtë kuptim, heshtja duket të jetë një vendim i vetëdijshëm dhe i qëndrueshëm.

Edhe pse Bad Bunny është përpjekur të mbrojë privatësinë e tij, disa marrëdhënie kanë tejkaluar ndikimin e tyre në media. Një nga më të rëndësishmet ishte ajo që ai pati me Gabriela Berlingeri-n, me të cilën ndau disa vite lidhje.

Gabriela nuk ishte vetëm partnerja e tij romantike, por edhe një figurë e afërt me procesin e tij krijues, duke e shoqëruar në momente kyçe të konsolidimit të tij ndërkombëtar. Marrëdhënia mori fund në vitin 2022, siç e konfirmuan të dy në intervistat pasuese.

Pas asaj ndarjeje, emri i Bad Bunny bëri përsëri bujë në të gjithë botën për lidhjen e tij me supermodelen Kendall Jenner. Romanca, e cila filloi në vitin 2023, u dokumentua gjerësisht nga paparacët dhe paraqitjet publike, duke u bërë një nga lidhjet më të përfolura midis muzikës dhe modës.

Përveç marrëdhënieve të tij të konfirmuara, artisti ka qenë i lidhur romantikisht me figura të tjera të argëtimit, siç është Cazzu, megjithëse këto thashetheme nuk u ratifikuan kurrë dhe mbetën në sferën e spekulimeve.

Ndërkohë, jeta dashurore e Bad Bunny vazhdon të jetë temë bisede midis miliona ndjekësve të tij në të gjithë botën , të cilët mbeten të vëmendshëm ndaj çdo paraqitjeje publike të artistit, duke kërkuar të dhëna se kujt ia kushton këngët e tij më romantike.

The post Kush është e dashura e Bad Bunny? Gjithçka rreth jetës romantike të artistit appeared first on iconstyle.al.

Donald Trump bën thirrje që “kërcënimi rus” të largohet nga Groenlanda: Koha ka ardhur dhe do të bëhet!

Nuk është thjesht një ishull Arktik i çfarëdoshëm. Groenlanda, një territor gjysmëautonom i Danimarkës, është bërë epiqendra e një tensioni ndërkombëtar që tingëllon pothuajse si një serial i ri thriller gjeopolitik. Mes kërcënimeve, taksave dhe takimeve emergjente, Evropa po përpiqet të ruajë qetësinë, ndërsa Uashingtoni duket i vendosur të përcaktojë ritmin… në mënyrën e vet, në stilin e Trump.

Në llogarinë e tij në Truth Social , ai këmbënguli se “ka ardhur koha dhe do të bëhet” për të hequr atë që ai e quan kërcënim rus. Sipas republikanit, Danimarka, e cila është përgjegjëse për territorin, nuk ka arritur të përmbushë atë që NATO ka kërkuar prej dekadash: të mbrojë ishullin nga Moska.

Ministrat e jashtëm nga Danimarka dhe shtatë vende të tjera (Norvegjia, Suedia, Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Holanda dhe Finlanda) theksuan se ato nuk përbëjnë asnjë kërcënim dhe paralajmëruan se tarifat e reja të Shtëpisë së Bardhë mund të provokojnë një spirale që është më mirë të ndalet për hir të të gjithëve. Zyrtarët evropianë këmbëngulën se bashkëpunimi ushtarak në Groenlandë ka qenë gjithmonë për qëllime mbrojtëse dhe brenda marrëveshjeve të NATO-s , dhe se ishulli nuk është një vatër konflikti.

Nga 1 shkurti, Shtetet e Bashkuara do të vendosin një tarifë prej 10% për importet nga këto tetë vende derisa të përfundojë procesi i “blerjes” së Groenlandës. Sipas Shtëpisë së Bardhë, kjo masë synon të mbrojë ato që i konsideron “interesa strategjike” dhe të mbajë larg ndikimin e supozuar rus, megjithëse ekspertët e tregtisë ndërkombëtare paralajmërojnë se kjo mund t’i bëjë produktet më të shtrenjta dhe të gjenerojë tensione të panevojshme ekonomike në Evropë dhe Amerikën e Veriut.

Sipas burimeve evropiane, 27 vendet anëtare do të mbajnë një samit të jashtëzakonshëm të krerëve të shteteve në ditët në vijim për të adresuar krizën. Ndërkohë, Groenlanda nuk është më vetëm gjigandi i Arktikut dhe po bëhet një bord strategjik ku çdo veprim shqyrtohet me kujdes. Dhe Trump e bën të qartë se vendimet e tij nuk presin: kërcënimi rus… ose të paktën narrativa rreth tij, është tashmë në numërimin mbrapsht.

The post Donald Trump bën thirrje që “kërcënimi rus” të largohet nga Groenlanda: Koha ka ardhur dhe do të bëhet! appeared first on iconstyle.al.

“Do të të dua dyfish”/ Mesazhi prekës i Selvije Jaos për ditëlindjen e Roelit

Një mesazh prekës ka emocionuar ndjekësit në rrjetet sociale. Selvije Jao, bashkëshortja e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, ka ndarë një dedikim mjaft emocional me rastin e 4-vjetorit të lindjes së djalit të tyre, Roel. Kjo ditëlindje shënon një moment të veçantë dhe të dhimbshëm për familjen, pasi është hera e parë që vogëlushi e feston pa praninë fizike të të atit.

Shpat Kasapi u nda nga jeta papritur më 26 nëntor të vitit të kaluar, duke lënë pas një boshllëk të madh tek të dashurit e tij.

Përmes një postimi në Instagram, Selvija shprehu dhimbjen dhe mallin e thellë, duke rrëfyer se do të kishte dashur që Shpati të ishte aty për të përqafuar djalin e tyre, me duart plot dhurata, si çdo prind në një ditëlindje. Në vend të kësaj, Roeli e përjetoi këtë përvjetor duke parë fotografinë e babait të tij.

Selvije i bën një premtim të ndjerë të birit, duke theksuar se do të jetë gjithmonë pranë tij dhe do ta mbështesë në çdo hap të jetës.

“Biri im, mami është këtu për të të dashur dyfish dhe për të të mbajtur fort,” shkroi ajo, ndërsa shtoi se beson se Shpati e mbron dhe e do Roelin nga qielli.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Selvije Jao (@selvije.jao)

The post “Do të të dua dyfish”/ Mesazhi prekës i Selvije Jaos për ditëlindjen e Roelit appeared first on iconstyle.al.

❌