Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Grenlandë, nga do të shkosh?”/ Shtëpia e Bardhë e paraqet me skicë dilemën

Nuk janë vetëm deklaratat e ish-presidentit amerikan Donald Trump që po ringjallin debatin mbi të ardhmen e Groenlandës dhe mundësinë që ajo, herët a vonë, të kalojë nën sovranitetin e Shteteve të Bashkuara. Së fundmi, edhe vetë Shtëpia e Bardhë ka ushqyer këtë narrativë përmes një postimi simbolik, i cili është interpretuar gjerësisht si një mesazh politik me nënkuptime të qarta gjeostrategjike.

Në qendër të këtij mesazhi është një ilustrim, i cili besohet se është krijuar me inteligjencë artificiale, ku paraqiten dy sajë të vendosura në një udhëkryq. Njëra rrugë të çon drejt Shtëpisë së Bardhë, nën dritën e diellit, duke simbolizuar stabilitetin, mbrojtjen dhe aleancën me SHBA-në. Rruga tjetër shpie drejt një stuhie të errët, ku përmenden Kina dhe Rusia, dy fuqitë që, sipas Trump, po kërkojnë të rrisin ndikimin e tyre në Arktik dhe po “komplotojnë” kundër interesave të Groenlandës.

Mesazhi, i shpërndarë nga kanale zyrtare, është parë si një mënyrë e drejtpërdrejtë për t’u bërë thirrje banorëve të ishullit që të shohin nga Uashingtoni si partner strategjik dhe garant të sigurisë. Në këtë mënyrë, Shtëpia e Bardhë duket se po përpiqet të krijojë një klimë opinioniste në favor të afrimit, apo edhe të një skenari ekstrem siç do të ishte aneksimi.

Megjithatë, dilema e vërtetë bie mbi supet e rreth 57 mijë banorëve të Groenlandës. Ata ndodhen sot mes tre opsioneve të mëdha: të mbeten nën kurorën daneze, të ndjekin rrugën e pavarësisë së plotë, apo të afrohen gjithnjë e më shumë me Shtetet e Bashkuara në një formë të re politike.

Sondazhet e realizuara në Groenlandë tregojnë qartë se shumica e qytetarëve mbështesin idenë e pavarësisë, por nuk janë të entuziazmuar me perspektivën për t’u bërë shteti i 51-të i SHBA-së. Kjo tregon një hendek mes mesazheve që vijnë nga Uashingtoni dhe vullnetit real të popullsisë lokale.

Në sfond qëndron edhe rëndësia strategjike e Groenlandës, për shkak të pozicionit të saj në Arktik, burimeve natyrore dhe interesave ushtarake, të cilat e bëjnë ishullin një pikë kyçe në rivalitetin mes fuqive të mëdha botërore.

The post “Grenlandë, nga do të shkosh?”/ Shtëpia e Bardhë e paraqet me skicë dilemën appeared first on iconstyle.al.

“Janë si të martuar”: Detaje të reja për lidhjen e Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet

Sipas një raporti të “Page Six” Kylie Jenner dhe Timothee prej më shumë se një viti jetojnë bashkë në Los Angeles.

Ish-ylli i “Keeping Up With the Kardashians”, 28 vjeç, dhe aktori i nominuar për Oscar, 30 vjeç, janë në një lidhje prej tre vitesh. Së fundmi, Jenner ka lënë fansat në ethe pasi publikoi dy video në TikTok, ku shihet me një unazë shumë të madhe.

Megjithëse shumë njerëz besojnë se ajo dhe Chalamet mund të jenë fejuar ose madje të jenë martuar tashmë, një burim për “Page Six” tha se ata ende nuk kanë shkëmbyer betimet martesore.

Megjithatë, “është sikur janë praktikisht të martuar tashmë,” u shpreh burimi. “Janë të fiksuar pas njëri-tjetrit dhe gjithmonë bashkë.”

Edhe pse çifti është relativisht privat për sa i përket marrëdhënies së tyre, Chalamet falënderoi të dashurën e tij gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e Critics Choice, ku fitoi çmimin për “Marty Supreme”.

“Në fund, dua të them faleminderit partneres sime prej tre vitesh,” tha ai. “Faleminderit për bazën që kemi ndërtuar. Të dua. Nuk do ta arrija këtë pa ty. Faleminderit nga zemra.”

Javën e kaluar, themeluesja e Kylie Cosmetics postoi dy video në TikTok, ku shihej një unazë shumë e madhe e vendosur në gishtin e vogël, por e kthyer mbrapsht.

“Ajo patjetër është e fejuar, por e ka zhvendosur unazën për videon që të ‘mos e kuptojmë’,” shkroi një komentues, ndërsa një tjetër shtoi: “është një gur i madh në gishtin e vogël.”

Jenner, e cila është lidhur romantikisht me aktorin e “Wonka”-s që nga prilli i vitit 2023, ende nuk ka reaguar ndaj spekulimeve për fejesë.

The post “Janë si të martuar”: Detaje të reja për lidhjen e Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet appeared first on iconstyle.al.

Blac Chyna akuzon ish-të dashurin e saj: Më pështyu teksa fëmijët e mi flinin afër

Ylli i reality show-t, Blac Chyna, ka ngritur akuza të rënda ndaj ish-partnerit të saj, Twin Hector, duke e akuzuar për dhunë fizike dhe verbale gjatë një incidenti të ndodhur në banesën e saj, ndërkohë që fëmijët po flinin.

Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga “Page Six”, Chyna, emri i vërtetë i së cilës është Angela White, pretendon se në mars të vitit 2023 ka qenë viktimë e një sulmi nga ish-i dashuri i saj, Taiyon “Twin” Hector. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në një moment tensioni, kur ajo po përgatitej për të udhëtuar jashtë vendit dhe i kishte kërkuar atij të largohej nga shtëpia.

Në padinë e depozituar, Chyna pretendon se Hector ka ushtruar dhunë fizike, e ka ofenduar dhe e ka kërcënuar, duke i shkaktuar frikë për sigurinë e saj. Në banesë, në atë kohë, ndodheshin edhe fëmijët e saj të mitur, King, 13 vjeç, nga reperi Tyga, dhe Dream, 9 vjeç, nga Rob Kardashian, të cilët sipas saj po flinin.

Nga ana tjetër, Hector i ka mohuar akuzat dhe ka paraqitur një version të kundërt të ngjarjes, duke pretenduar se ai ka qenë viktima e dhunës. Përfaqësuesit ligjorë të tij kanë deklaruar se do ta kundërshtojnë padinë dhe se do të paraqesin prova në mbrojtje të klientit të tyre.

Përplasja mes ish-çiftit ka hapur kështu një tjetër kapitull ligjor të bujshëm në jetën e Blac Chyna-s, e cila prej vitesh është në qendër të vëmendjes mediatike për jetën e saj personale dhe konfliktet me ish-partnerët. Çështja pritet të vijojë në gjykatë, ku do të shqyrtohen pretendimet dhe provat e të dyja palëve.

The post Blac Chyna akuzon ish-të dashurin e saj: Më pështyu teksa fëmijët e mi flinin afër appeared first on iconstyle.al.

Kjo moderatore do prezantojë “Ferma VIP 3”?

Sipas burimeve të “Kryefjalës”, moderatores Arbana Osmani i është besuar prezantimi i sezonit të tretë të reality-show-t “Ferma VIP”, një nga formatet më të ndjekura të viteve të fundit.

Pas suksesit të dy edicioneve të para, të cilat u karakterizuan nga sfida të forta, dinamika të papritura, debate, aleanca dhe histori personale që mbajtën publikun të mbërthyer para ekranit, duket se produksioni synon të rikthejë formatin me një emër të njohur dhe të dashur për audiencën.

Arbana Osmani, e cila ka një eksperiencë të gjatë në moderimin e formateve të mëdha televizive dhe konsiderohet si një nga figurat më të konsoliduara të ekranit shqiptar, pritet t’i japë sezonit të ri një tjetër dimension profesional dhe emocional.

Megjithatë, deri në këtë moment, ky informacion mbetet ende në kuadër të zërave, pasi nga ana e produksionit të “Ferma VIP” nuk ka pasur ende një konfirmim zyrtar.

Ndërkohë, interesi i publikut është rritur ndjeshëm dhe vëmendja tashmë është përqendruar jo vetëm te moderatorja, por edhe te lista e konkurrentëve që pritet të bëhen pjesë e kastit të ri. Emra nga bota e showbiz-it, rrjetet sociale dhe sporti janë përfolur, por gjithçka mbetet për t’u zbuluar në ditët në vijim.

Sezoni i tretë i “Ferma VIP” pritet të vijë me risi, sfida më të forta dhe histori edhe më të forta njerëzore.

The post Kjo moderatore do prezantojë “Ferma VIP 3”? appeared first on iconstyle.al.

Incident në Madrid, restoranti përfshihet nga flakët pas përdorimit të fishekzjarreve

Më pak se dy javë pas një zjarri vdekjeprurës në Crans-Montana të Zvicrës, fishekzjarrët e brendshëm shkaktuan një zjarr në një restorant në Madrid të shtunën në mbrëmje, pa shkaktuar viktima, raportoi sot Agence France-Presse, duke cituar pronarët e restorantit.

“Të shtunën e kaluar, një zjarr shpërtheu në një nga dyqanet e GLH Singular Restaurants”, shkroi në një njoftim për shtyp dërguar AFP-së grupi GLH, i cili zotëron restorantin Fanatico, i vendosur në rrugën e famshme Castellana Avenue në qendër të kryeqytetit spanjoll.

“Sapo shpërtheu zjarri, ai u vu re (nga stafi) dhe u vu nën kontroll në afërsisht 8 sekonda me ndihmën e fikësve të zjarrit, pa u përhapur dhe zjarri mbeti nën kontroll”, vazhdon njoftimi për shtyp, i cili sqaron se “nuk ka as të lënduar dhe as dëme strukturore në ndërtesë”.

Një video e shfaqur nga mediat spanjolle regjistron incidentin që ndodhi në këtë dyqan, i njohur për argëtimin e tij me temë cirku gjatë vakteve.

@informativost5 Una bengala provoca un incendio en el restaurante Fanático de Madrid solo 10 días después de la tragedia suiza en Crans-Montana #noticiastiktok #news #noticias ♬ sonido original – Informativos Telecinco

Pamjet tregojnë një perde që merr flakë ndërsa klientët e restorantit mbajnë fishekzjarre brenda dhe i tundin ato sipas ritmit të muzikës, ndërsa valltarët performojnë një shfaqje në bar.

Një kamerier merr shpejt një fikëse zjarri për të shuar zjarrin.

“GLH Singular Restaurants ka vendosur të ndalojë përgjithmonë përdorimin e bombave të tymit dhe çdo pajisjeje piroteknike në të gjitha ambientet e saj, si pjesë e angazhimit të saj për sigurinë e klientëve dhe punonjësve të saj”, shtoi njoftimi për shtyp.

Ky incident ndodhi më pak se dy javë pas zjarrit vdekjeprurës në barin e resortit të skive Crans Montana, me 40 të vdekur, shumica adoleshentë dhe të rinj, dhe 116 të plagosur.

The post Incident në Madrid, restoranti përfshihet nga flakët pas përdorimit të fishekzjarreve appeared first on iconstyle.al.

Shkelje rregullash në BBV5, jepet avantazh për Brikenën, penalizim për të tjerët

Mbrëmjen e djeshme, Vëllai i Madh mori një vendim të fortë ndaj banorëve të “Big Brother VIP 5”, pas shkeljeve të vazhdueshme të rregullores.

Fillimisht, Kristi, Flori dhe Brikena u ndëshkuan duke u vendosur në një “burg” të improvizuar brenda shtëpisë, si pasojë e thyerjes së rregullave. Ndërkohë, pjesa tjetër e banorëve u caktuan në rolin e “gardianëve”, të cilët do të kujdeseshin për zbatimin e rregullores dhe kishin detyra të përcaktuara qartë.

Megjithatë, gjatë orëve në vijim, as të “burgosurit” dhe as “gardianët” nuk i respektuan rregullat e vendosura nga produksioni. Sjelljet jashtë kornizës së lejuar dhe moszbatimi i detyrave bënë që Vëllai i Madh të ndërhynte sërish me një vendim të ri.

Pas vëzhgimit të situatës, u bë e ditur se vetëm Brikena kishte treguar korrektësi dhe kishte respektuar plotësisht rregulloren. Për këtë arsye, ajo u shpall lidere e javës dhe fitoi edhe një avantazh në lojë, ndërsa të gjithë banorët e tjerë do të përballen me penalizime.

Vendimi u komunikua përmes zarfit të bardhë, ku thuhej se “burgu” nuk do të ishte më funksional, pasi rregullat ishin shkelur nga pothuajse të gjithë, me përjashtim të Brikenës. Ky zhvillim pritet të ndikojë ndjeshëm në dinamikat e lojës dhe në raportet mes banorëve në ditët në vijim.

The post Shkelje rregullash në BBV5, jepet avantazh për Brikenën, penalizim për të tjerët appeared first on iconstyle.al.

SHBA pezullon përpunimin e vizave të emigrantëve për 75 vende, mes tyre Shqipëria e Kosova

Departamenti i Shtetit ka pezulluar shqyrtimin e aplikimit të vizave nga 75 vende në përpjekje për të rrëzuar aplikimet që mund të kthehen në barrë publike. Sipas deklaratës së Departamentit, “përpunimi i vizave do të pezullohet për vendet, emigrantët e të cilave marrin ndihmë sociale nga populli amerikan me vlera të papranueshme. Ngrirja do të mbetet aktive derisa SHBA-të të mund të sigurohen që emigrantët e rinj nuk do të marrin para nga populli amerikan.”

Pezullimi nis më 21 janar dhe do të vijojë për një periudhë të pacaktuar derisa Departamenti të kryejë rishqyrtimin. Nga kjo masë preket edhe Shqipëria, Kosova, Bosnje Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. I vetmi shtet që mungon në listë nga Ballkani Perëndimor është Serbia.

Kategoritë e vizave të prekura janë bashkimi familjar, punësimi, birësimi, emigrantët speciale, emigrim diversiteti (lotaria). Vizat studentore dhe turistike mbeten të paprekura.

Lista e plotë e vendeve, e publikuar nga Fox News, përfshin Afganistanin, Shqipërinë, Algjerinë, Antiguan dhe Barbudën, Armeninë, Azerbajxhanin, Bahamasin, Bangladeshin, Barbadosin, Bjellorusinë, Belizen, Butanin, Bosnjë Hercegovinën, Brazilin, Burmën, Kamboxhian, Kamerunin, Kepin e Gjelbër, Kolumbinë, Bregun e Fildishtë, Kubën, Republikën Demokratike të Kongos, Dominikën, Egjiptin, Eritrenë, Etiopinë, Fixhin, Gambinë, Gjeorgjinë, Ganën, Grenadën, Guatemalën, Guinenë, Haitin, Iranin, Irakun, Xhamajkën, Jordaninë, Kazakistanin, Kosovën, Kuvajtin, Kirgistanin, Laosin, Libanin, Liberinë, Libinë, Maqedoninë, Moldavinë, Mongolinë, Malin e Zi, Marokun, Nepalin, Nikaraguan, Nigerinë, Pakistanin, Republikën e Kongos, Rusinë, Ruandën, Shën Kitsin dhe Nevisin, Shën Luçinë, Shën Vincenti dhe Grenadinet, Senegalin, Sierra Leonen, Somalinë, Sudanin e Jugut, Sudanin, Sirinë, Tanzaninë, Tajlandën, Togon, Tunizinë, Ugandën, Uruguain, Uzbekistanin dhe Jemenin.

Në nëntor 2025, udhëzimi i Departamentit të Shtetit i dërguar në posta në të gjithë globin urdhëronte shërbimet konsullore të zbatonin rregulla të reja gjithëpërfshirëse të shqyrtimit sipas të ashtuquajturës dispozitë “barrë publike” të ligjit të imigracionit.

Udhëzimi thotë se vizat mund t’u refuzohen aplikantëve që mendohet se ka të ngjarë të mbështeten në përfitime publike, duke marrë në konsideratë një gamë të gjerë faktorësh, duke përfshirë shëndetin, moshën, aftësinë e anglishtes, financat dhe madje edhe nevojën e mundshme për kujdes mjekësor afatgjatë.

Aplikantët e moshuar ose mbipeshë mund të refuzoheshin, së bashku me ata që kishin përdorur në të kaluarën ndihmë financiare qeveritare ose institucionalizim.

The post SHBA pezullon përpunimin e vizave të emigrantëve për 75 vende, mes tyre Shqipëria e Kosova appeared first on iconstyle.al.

“Nesër do flas”/ Afrimiteti i Dolces me Limin, reagon Edi: Femër mendjelehtë

Ish-banori i “Big Brother VIP Kosova”, Edi Kuçi, ka bërë një reagim që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjete sociale, duke paralajmëruar se shumë shpejt do të zbardhë të vërtetën për raportin e tij me banores aktuale të shtëpisë, Dolcen.

Përmes një postimi, Edi ka lënë të kuptohet se mes tij dhe Dolces ka pasur një histori, për të cilën publiku ka qenë kurioz prej kohësh. Ai ka shkruar se nesër do të flasë hapur, duke sqaruar çdo detaj dhe duke premtuar se do të tregojë versionin e tij të plotë.

“Ky është një paralajmërim për të gjithë ata që kanë qenë kureshtarë ndaj kësaj ‘lidhjeje’. Ata që më njohin, e dinë kush jam”, ka shkruar Kuçi, duke nënkuptuar se do të hedhë dritë mbi situatën dhe do t’u përgjigjet aludimeve që kanë qarkulluar.

Me hyrjen e banorit të ri, Limit, Dolce ka ndryshuar dukshëm sjellje, duke u afruar menjëherë me të dhe duke treguar një afrimitet të hapur, gjë që është komentuar gjerësisht në rrjet. Edi ka hedhur një thumbim ndaj Dolces, duke e cilësuar atë si “mendjelehtë”, një koment që ka shtuar edhe më shumë polemika rreth qëndrimit të saj dhe marrëdhënieve të krijuara brenda shtëpisë.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të zbulojë Edi në deklaratën e tij të paralajmëruar dhe nëse do të dalin detaje të reja që do të ndryshojnë perceptimin e publikut për këtë histori të përfolur.

The post “Nesër do flas”/ Afrimiteti i Dolces me Limin, reagon Edi: Femër mendjelehtë appeared first on iconstyle.al.

Çështja “Pandoro Gate” mbyllet, Chiara Ferragni shpallet e pafajshme nga drejtësia

Një gjykatë italiane ka rrëzuar akuzat për mashtrim ndaj Chiara Ferragni-t, duke i dhënë fund një çështjeje shumë të komentuar që lidhej me praktikat e marketingut nga influencerët dhe promovimin e produkteve me qëllime bamirësie. Rasti kishte në qendër pretendimet se konsumatorët ishin keqinformuar për natyrën bamirëse të shitjeve të lidhura me një pandoro për Krishtlindje dhe vezë Pashke të promovuara nga Ferragni.

Vendimi mbyll një kapitull të ashtuquajtur nga mediat italiane “Pandoro Gate”, një çështje që tregoi se si marketingu me influencerë, pretendimet për bamirësi dhe ligji për mbrojtjen e konsumatorit mund të përplasen kur tregimet promocionale tejkalojnë detyrimet ligjore për transparencë. Në thelb, prokuroria pretendonte se Ferragni dhe partnerët e saj tregtarë i kishin çuar konsumatorët të besonin se blerja e një pandoroje me edicion të limituar dhe e vezëve të markuara të Pashkëve do të mbështeste drejtpërdrejt trajtime mjekësore për fëmijë, ndërkohë që në realitet ishte bërë vetëm një donacion i fiksuar, ndërsa kompanitë e lidhura me influenceren kishin përfituar ndjeshëm financiarisht.

Çështja lidhet me një bashkëpunim të vitit 2022 mes Ferragni-t dhe kompanisë italiane të ëmbëlsirave Balocco, e cila prodhoi një pandoro rozë me çmim rreth 9 euro, afërsisht trefishi i çmimit të një versioni standard. Materialet e marketingut sugjeronin se të ardhurat do të ndihmonin fëmijët që trajtoheshin në një spital në Torino. Në realitet, sipas prokurorisë, spitali kishte marrë vetëm një donacion të vetëm prej 50 mijë eurosh nga Balocco, ndërsa kompanitë e lidhura me Ferragni-n kishin gjeneruar rreth 1 milion euro nga fushata promocionale.

Një skemë e ngjashme, sipas prokurorisë, u shfaq edhe në lidhje me shitjen e vezëve të markuara të Pashkëve në vitet 2021 dhe 2022, të cilat gjithashtu përfshinin kauza bamirësie në komunikimin e tyre. Prokurorët argumentuan se struktura dhe mënyra e promovimit krijuan përshtypjen e rreme se blerjet e konsumatorëve po financonin drejtpërdrejt përfitues bamirës, dhe jo një marrëveshje të zakonshme tregtare licencimi dhe promovimi.

Ferragni mohoi çdo shkelje, duke deklaruar se kishte vepruar në mirëbesim dhe ishte mbështetur në marrëveshjet kontraktuale me partnerët e saj. Megjithatë, prokurorët e Milanos vijuan me akuzat për mashtrim të rënduar, duke kërkuar një dënim me burg prej një viti e tetë muajsh për Ferragni-n dhe bashkëpunëtorin e saj Fabio Damato. Sipas ligjit italian, mashtrimi i rënduar parashikon dënime nga një deri në pesë vjet burg, megjithëse Ferragni zgjodhi procedurën e gjykimit të përshpejtuar, e cila zakonisht ul dënimin në këmbim të një procesi të shkurtuar.

Edhe përpara se çështja penale të merrte një vendim, autoritetet rregullatore kishin reaguar. Në dhjetor 2023, Autoriteti Italian i Konkurrencës dhe Mbrojtjes së Konsumatorit (AGCM) vendosi gjoba administrative që në total arrinin rreth 1 milion euro ndaj dy kompanive të kontrolluara nga Ferragni, për praktika të padrejta tregtare të lidhura me “Pandoro Gate”.

The post Çështja “Pandoro Gate” mbyllet, Chiara Ferragni shpallet e pafajshme nga drejtësia appeared first on iconstyle.al.

Zërat se është në pritje të ëmbël, Argjira vendos pikat mbi “i”

Thashethemet për një shtatzëni të mundshme të moderatores Argjira Spanca kanë pushtuar rrjetin gjatë orëve të fundit, duke përfshirë edhe emrin e partnerit të saj, balerinit Graciano Tagani. Mediat rozë dhe ndjekësit kanë aluduar se çifti është në pritje të fëmijës së tyre të parë, duke e kthyer këtë temë në një nga më të komentuarat.

Për të sqaruar situatën dhe për t’i dhënë fund zërave, Argjira ka reaguar drejtpërdrejt përmes një Instastory. Ajo i është përgjigjur një pyetjeje të ndjekësve me një deklaratë të qartë dhe të prerë:

“Dua të sqaroj njëherë e mirë disa lajme që po qarkullojnë: nuk jam shtatzënë.”

Megjithatë, moderatorja nuk e ka mohuar dëshirën e saj dhe të Gracianos për t’u bërë prindër. Në reagimin e saj, ajo ka theksuar se krijimi i një familjeje është një dëshirë e kahershme, por ka kërkuar mirëkuptim dhe respekt për privatësinë e këtij kapitulli të jetës.

“Ka gjëra në jetë që nuk i kemi ne në dorë,” është shprehur ajo, duke lënë të kuptohet se gjithçka do të vijë në kohën e duhur.

Në fund, Argjira ka falënderuar publikun për interesimin dhe dashurinë, duke siguruar se kur të vijë momenti i shumëpritur, ajo dhe Graciano do të jenë vetë ata që do ta ndajnë lajmin e bukur me ndjekësit e tyre.

Screenshot

The post Zërat se është në pritje të ëmbël, Argjira vendos pikat mbi “i” appeared first on iconstyle.al.

La garën në mes, Ilir Vrenozi flet për herë të parë

Pasi la garën në “Big Brother VIP Albania 5”, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për emisionin “Shqipëria Live”, ku ka folur hapur për arsyet që e çuan drejt vendimit për t’u larguar nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Ish-konkurrenti tregoi se për të, qëndrimi brenda ishte emocionalisht i vështirë dhe se pavarësisht se kishte hyrë i përgatitur, situatat e përjetuara e bënë të reflektonte për vazhdimin e rrugëtimit në lojë.

“Një muaj aty m’u duk shumë. E ndava mendjen kur u futa brenda, të mos mendoja për familjen. Ajo është eksperienca më e mirë, e përjetova. Më vjen keq që përfundoi kështu”, u shpreh ai.

Më tej, Iliri foli edhe për momentet më të ndjeshme që ka kaluar gjatë qëndrimit në shtëpi, duke theksuar se pas dy javësh, ngarkesa emocionale dhe shqetësimet për shëndetin filluan të rëndoheshin.

Tutje tha: “Pas dy javësh, vajtja tek zhavorri… Kisha hallin e shëndetit. Stenaldo është njeriu më i mirë që kam njohur. Ai qau më shumë se për nënën dje, më tha nuk kam me kë të qaj tani. Aty bëhesh si i familjes”.

Iliri theksoi gjithashtu se natyra e tij nuk i lejonte të hynte në konflikte të kota apo debate të sforcuara vetëm për lojë.

“Nuk dal dot nga vetja. Nuk bëj dot që të kapem kot, disa persona e bëjnë aty. Mua më kanë dashur aty”.

Nga ana tjetër, ai ishte pjesë e një televotimi, i cili me shumë gjasë tashmë do të anulohet për shkak të largimit të tij nga gara. Ndërkohë, në spektaklin e së martës, nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania 5” u largua edhe këngëtarja Lore, duke e bërë këtë javë një nga më të ngarkuarat me emocione dhe zhvillime për publikun dhe banorët.

The post La garën në mes, Ilir Vrenozi flet për herë të parë appeared first on iconstyle.al.

Arrestohen dy mjekë pas vdekjes së 9 foshnjave në një maternitet në Siberi

Dy mjekë janë arrestuar në Rusi pas vdekjes së nëntë foshnjave në një spital materniteti në Siberi gjatë këtij muaji. Sipas Komitetit Hetimor të Rusisë, foshnjat e porsalindura ndërruan jetë gjatë pushimeve të Vitit të Ri në qytetin Novokuznetsk.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende një shkak zyrtar për vdekjen e tyre. Rasti ka shkaktuar zemërim të madh në mbarë Rusinë. Të gjitha foshnjat kanë lindur në Maternitetin Nr. 1 të Novokuznetsk-ut në periudhën 1–12 janar, ndërsa vdekja e parë është regjistruar më 4 janar, bëri të ditur zëdhënësja e Komitetit Hetimor, Svetlana Petrenko.

Pa dhënë detaje të mëtejshme, autoritetet njoftuan se mjeku kryesor i spitalit dhe shefi i repartit të kujdesit intensiv janë ndaluar për “kryerje të papërshtatshme të detyrave zyrtare dhe profesionale në organizimin dhe ofrimin e kujdesit mjekësor”.

Komiteti Hetimor bëri të ditur se të dyshuarit po bashkëpunojnë me hetimet, ndërsa po shqyrtohet ngritja e akuzave dhe vendosja e masave të paraburgimit.

Autoritetet publikuan gjithashtu një video ku shihet një person duke u shoqëruar nga policia dhe një tjetër duke nënshkruar dokumente në prani të një oficeri.

Sipas njoftimit zyrtar, viktimat dhe dëshmitarët janë marrë në pyetje dhe janë sekuestruar materiale të ndryshme si pjesë e hetimeve për mbledhjen e provave të tjera. Ndërkohë, po kryhen autopsitë për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes.

Agjencia e lajmeve Interfax raportoi se Ministria e Shëndetësisë e Rajonit të Kemerovos, e cila po zhvillon gjithashtu një hetim të veçantë, ka deklaruar se foshnjat kishin vuajtur nga një infeksion i rëndë intrauterin.

Spitali ka njoftuar se përkohësisht nuk po pranon pacientë të rinj, për shkak të një rritjeje mbi normalen të infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes./ TCH

The post Arrestohen dy mjekë pas vdekjes së 9 foshnjave në një maternitet në Siberi appeared first on iconstyle.al.

Swarovski ndriçon Golden Globes 2026, kur luksi, drita dhe arti takohen në tapetin e kuq

Tapeti i kuq i edicionit të 83-të të Golden Globe Awards u shndërrua në një skenë magjike drite dhe elegance, falë krijimeve spektakolare të Swarovski. Më 11 janar 2026, në Beverly Hilton Hotel në Los Angeles, marka ikonike e kristaleve e çoi glamurin e Hollywood-it në një nivel tjetër, duke u bërë pjesë thelbësore e përvojës vizuale të mbrëmjes më të shumëpritur të vitit.

Në bashkëpunim me Schonbek, markë e WAC Group dhe një emër historik në dizajnin e ndriçimit me kristal, Swarovski krijoi katër shandanë ekskluzive, të dizajnuara posaçërisht për këtë event. Të varura përgjatë tapetit të kuq të ridizajnuar, këto instalacione u kthyen në sfondin perfekt për mbërritjen e yjeve, duke i shoqëruar hapat e tyre me një shkëlqim teatral dhe të paharrueshëm.

Shandanët ishin të përbërë nga shtresa elegante prismash të prera me saktësi absolute, ku kristalet katrore, drejtkëndëshe dhe tetëkëndëshe shpërndanin dritën në mënyrë të butë dhe luksoze. Tre prej instalacioneve kishin një diametër rreth 90 centimetra dhe përmbanin nga 4 mijë kristale secila, ndërsa një tjetër qendrore, më monumentale, me diametër rreth 150 centimetra, mbante afro 10 mijë kristale. Në total, rreth 25 mijë kristale dhe 150 orë punë artizanale u shndërruan në një simbol të pastër elegance dhe mjeshtërie.

Të frymëzuara nga glamuri i epokës Regency, këto krijime sollën një ndriçim të ri në festën vjetore të ekselencës në film, televizion dhe podcast, duke vendosur artizanatin dhe inovacionin në qendër të vëmendjes. Përfaqësuesit e Swarovski e përshkruan këtë moment si një kulm të identitetit të shtëpisë, ku drita, arti dhe emocioni bashkohen në një skenë globale.

Por shkëlqimi i Swarovski nuk u ndal vetëm te instalacionet.

Marka zbukuroi edhe disa nga emrat më të mëdhenj të industrisë botërore. Ariana Grande u shfaq me bizhuteri që mishëronin glamurin modern, Julia Roberts rrezatoi elegancë klasike me krijime të personalizuara, ndërsa Jennifer Lawrence tërhoqi vëmendjen me një varëse ekskluzive Swarovski Created Diamonds. Amelia Gray u shndërrua në një vizion mode me një fustan rrjetë kristali në nuancë hematiti të zi, ndërsa Omar Apollo dhe prezantuesja e mbrëmjes, Nikki Glaser, i dhanë tapetit të kuq një dozë të fortë stili dhe individualiteti.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by SWAROVSKI (@swarovski)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by SWAROVSKI (@swarovski)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by SWAROVSKI (@swarovski)

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by SWAROVSKI (@swarovski)

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by SWAROVSKI (@swarovski)

Golden Globes 2026 konfirmoi edhe një herë se Swarovski është një forcë krijuese që di të ndërtojë atmosferë, të rrëfejë histori përmes dritës dhe të kthejë momente ikonike në përvoja vizuale që mbeten gjatë në kujtesë. Në një mbrëmje ku nderohet brilanca artistike, kristalet Swarovski u bënë reflektimi më i pastër i magjisë së Hollywood-it.

The post Swarovski ndriçon Golden Globes 2026, kur luksi, drita dhe arti takohen në tapetin e kuq appeared first on iconstyle.al.

Lore pas eliminimit: Miri dhe Selin janë marrëdhënie interesi

Lore ishte banorja e radhës që u eliminua nga shtëpia e Big Brother VIP.

Pas daljes, ajo dha një intervistë për emisionin “Shqipëria Live”, ku foli për raportet me banorët e tjerë dhe për ndjesitë që përjetoi gjatë qëndrimit të saj në shtëpi, edhe pse rrugëtimi i saj zgjati më pak se një muaj.

Gjatë bisedës, Lore u ndal edhe te marrëdhënia e shumëpërfolur mes Mirit dhe Selit, duke shprehur dyshime për sinqeritetin e saj. Sipas saj, raporti i tyre është më shumë i bazuar në interes sesa në ndjenja, pasi nuk sheh emocione të vërteta nga asnjëra palë.

Lore: Unë jam e qetë në përditshmëri, shpërthimet i kam të brendshme dhe në letër. Këtë vit ka një luftë polesh. Miri ka krijuar në pol, dhe Stine kishte krijuar, të tjerët janë në zonën gri. Unë mendoj që isha te zona gri, që s’kanë dashur të krijojnë aleanca. Kam dashur të kisha korsinë time, duke u miqësuar dhe armiqësuar me të gjithë.

The post Lore pas eliminimit: Miri dhe Selin janë marrëdhënie interesi appeared first on iconstyle.al.

Ilir Vrenozi lë Big Brother VIP Albania 5: Nuk e përballoj dot, jam i sëmurë

Ilir Vrenozi ka vendosur të largohet nga gara e Big Brother VIP Albania 5, duke ndërprerë rrugëtimin e tij në shtëpinë më të ndjekur në vend, për shkak të gjendjes shëndetësore.

Sipas asaj që u pa brenda shtëpisë, banori e mori vendimin pas një momenti emocional, ku shprehu hapur se nuk po e përballon dot situatën dhe se nuk ndihet mirë. “Nuk e përballoj dot jam i sëmurë”, i tha ai Stenaldos, teksa të dy shpërthyen në lot gjatë përshëndetjes.

Largimi i tij u përcoll me ndjeshmëri edhe nga banorët e tjerë, ndërsa skena e lamtumirës me Stenaldon u komentua gjerësisht në rrjet, pasi tregoi një anë më njerëzore dhe të brishtë të dinamikave brenda shtëpisë. Për shumë ndjekës, vendimi i Ilirit u pa si një zgjedhje e vështirë, por e kuptueshme, kur shëndeti vihet i pari.

Ndërkohë, pas largimit nga shtëpia, mediat raportojnë se Ilir Vrenozi ka folur edhe publikisht për arsyet e vendimit të tij, duke theksuar se e kishte të vështirë ta vazhdonte këtë eksperiencë në këto kushte.

Me këtë largim, gara në BBVA 5 vijon me banorët e mbetur, ndërsa dinamika pritet të ndryshojë pas daljes së Ilirit, i cili ishte bërë pjesë aktive e momenteve të shtëpisë.

The post Ilir Vrenozi lë Big Brother VIP Albania 5: Nuk e përballoj dot, jam i sëmurë appeared first on iconstyle.al.

Limi rrëfen si e njohu Bia Khalifën në BBVK 4: U ndala në strip klub dhe…

Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4, një bisedë e drejtpërdrejtë mes Labinot Rexhës dhe Limit ka tërhequr vëmendje, pasi u prek tema e hyrjes së tij në BBVK dhe njohja me Bia Khalifën.

Gjatë diskutimit, Labinoti e pyeti Limin për rrethanat e këtij takimi, ndërsa banori vendosi të rrëfejë publikisht një histori nga e kaluara, duke insistuar se nuk po bën “lojë” me askënd. “Çdo gjë është real, s’kam kohë me bë lojë me askënd. A di si e kam njohur Bian, ishim te puna, dhe ishim me shokë, dhe pimë u bëmë tap. Ka 4 e 5 vjet. Dhe ikën krejt në shpia”, u shpreh ai.

Më tej, Limi tregoi se pas largimit nga puna, rruga e tij kishte marrë një kthesë të papritur. “Dhe u nisa për te shpia, por u ndala në strip klub. Edhe hy në Instagram, t’u pa këtu shoh Bia Khalifa që më ka bërë follow. Kur shoh direkt po më shkruan. Dhe erdhi në klub, dhe vazhdova party”.

Në këtë moment, në bisedë ndërhyri edhe Benita, e cila e komentoi situatën me një vërejtje të prerë: “Mos e ngatërroni të dashur, me një natë. S’është i dashur kur je një natë”.

Ndërkohë, sipas asaj që u la të kuptohet në shtëpi, Limi tani po e orienton vëmendjen drejt një tjetër banoreje, Dolces, duke lënë pas diskutimin për Bian.

The post Limi rrëfen si e njohu Bia Khalifën në BBVK 4: U ndala në strip klub dhe… appeared first on iconstyle.al.

Argjira Spanca dhe Graciano Tagani do të bëhen prindër për herë të parë

Moderatorja shumë e dashur për publikun shqiptar, Argjira Spanca, dhe balerini Graciano Tagani do të bëhen prindër për herë të parë. Burime të Ilirianews.al konfirmojnë se moderatorja është në pritje të ëmbël, një lajm që ka gëzuar jo vetëm familjarët, por edhe fansat e çiftit.

Argjira dhe Graciano janë prej rreth pesë vitesh një nga çiftet më të komentuar në mediat rozë shqiptare, që nga momenti kur bënë publike lidhjen e tyre të dashurisë. Shtatzënia e tyre nuk duket se ka ardhur si surprizë e plotë, pasi në disa intervista dhe dalje publike, të dy janë shprehur se po mendonin për zgjerimin e familjes.

“Jam në një fazë që thjesht e kam lënë në dorë të Zotit. Mendoj realisht që kur të vijë, do vijë,” ka deklaruar së fundmi Argjira, duke treguar qetësi dhe optimizëm për kapitullin e ri në jetën e tyre.

Çifti ka ruajtur gjithmonë një ekuilibër mes jetës private dhe asaj publike, duke ndarë me ndjekësit vetëm pjesë të momenteve të veçanta. Lajmi për shtatzëninë e Argjira Spancës pritet të tërheqë shumë vëmendje dhe të gëzojë fansat e tyre, të cilët prej kohësh i ndjekin me interes çdo hap të çiftit.

Ky do të jetë një nga momentet më të rëndësishme të jetës së tyre dhe nis një kapitull të ri për Argjira Spancën dhe Graciano Taganin, ndërsa përgatiten të mirëpresin fëmijën e tyre të parë.

The post Argjira Spanca dhe Graciano Tagani do të bëhen prindër për herë të parë appeared first on iconstyle.al.

Shenjat e zodiakut sot: Mos flisni shumë!

Sot, me Merkurin në Bricjap që krijon kontrast me Jupiterin në Gaforre, dita parashikohet të jetë e relaksuar dhe e lehtë, me një energji të fuqishme sociale. Do të ndiejmë një dëshirë për biseda, shaka dhe shëtitje, ndërsa lajmet e mira dhe kontaktet e reja do të jenë pjesë e përditshmërisë. Megjithatë, nuk është dita më e mirë për të diskutuar çështje biznesi, pasi shumë nga ato që do të thuhet mund të jenë të ekzagjeruara, premtime të paripërtërira ose thjesht fjalë boshe. Është e këshillueshme të mbani një qasje të matur dhe të kontrolloni ato që thoni, për të shmangur keqkuptimet apo pendimet më vonë.

Disa shenja duhet të tregojnë kujdes më të madh. Bricjapët, Gaforret, Dashët dhe Peshoret e lindur në fund të dekadës së dytë duhet të shmangin premtimet bujare dhe entuziazmin e tepruar, sepse ka rrezik që ato të mos përmbushen dhe të krijojnë ndjenja të papërgjegjësisë tek të tjerët.

Ndërsa Binjakët, Virgjëresha, Shigjetari dhe Peshqit e lindur në fund të dekadës së dytë duhet të ruajnë kontrollin në financa dhe marrëdhënie dashurore. Vetëpërmbajtja do të jetë çelësi për të shmangur zhgënjimet dhe ekspozimin e tepërt për shkak të pritjeve të larta që mund të mos plotësohen.

Sot është një ditë për të shijuar bisedat, për të krijuar lidhje dhe për të marrë energji pozitive nga njerëzit përreth, por gjithmonë me maturi dhe kujdes.

The post Shenjat e zodiakut sot: Mos flisni shumë! appeared first on iconstyle.al.

Po vjen fëmija i katërt? Rihanna lë fansat pa fjalë

Rihanna duket se po mendon të zgjerojë sërish familjen e saj. Këngëtarja e njohur, e cila tashmë është nënë e tre fëmijëve me partnerin e saj A$AP Rocky – RZA (3 vjeç), Riot (2 vjeç) dhe Rocki (3 muajsh), ka lënë të kuptohet se mund të jetë e hapur për një shtatzëni të re në vitin 2026.

Sinjalet për këtë vijnë pas një videoje të publikuar në Instagram, ku shkruhej: “Duke vendosur nëse duhet të bëhem seksi apo të mbetem shtatzënë në vitin 2026”. Rihanna nuk ka ngurruar të komentojë poshtë videos, duke shkruar: “Prit! Pra, nuk qenkam e çmendur? Dakord!”, gjë që shkaktoi reagime të shumta nga fansat, të cilët e interpretuan si një paralajmërim për mundësinë e një shtatzënie të re.

Ylli 37-vjeçar ka treguar më parë se periudha e pandemisë e ka përforcuar lidhjen e saj me reperin A$AP Rocky, duke i bërë të kuptojnë se ishin gati për t’u bërë prindër. Në një intervistë të mëparshme, ajo ka thënë se nuk ka një numër të caktuar fëmijësh që dëshiron të ketë në të ardhmen. “Aq sa Zoti dëshiron që unë të kem,” ka deklaruar Rihanna, duke treguar hapësirën e saj për t’u zgjeruar familja.

Aktualisht, Rihanna dhe A$AP Rocky janë prindër të tre fëmijëve dhe duket se nuk kanë ndërmend të ndalojnë së rrituri familjen e tyre. Fansat e yllit të muzikës po e ndjekin me kujdes çdo sinjal që mund të tregojë për një shtatzëni të re, duke komentuar me entuziazëm çdo postim të saj në rrjetet sociale.

The post Po vjen fëmija i katërt? Rihanna lë fansat pa fjalë appeared first on iconstyle.al.

Një natë e zjarrtë për Limin dhe Dolcen, ja reagimi i Albës

Atmosfera në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova” ka marrë një drejtim të ri gjatë mbrëmjes së fundit, duke u shoqëruar me zhvillime të forta emocionale dhe romantike mes disa prej banorëve. Limi dhe Dolce janë parë duke kaluar momente të afërta së bashku, duke u shtrirë në të njëjtin shtrat dhe duke treguar një afrimitet që nuk ka kaluar pa u vënë re nga publiku dhe banorët e tjerë.

Mes dyshes nuk kanë munguar puthjet dhe përqafimet, duke konfirmuar se mes tyre ka lindur një kimi e menjëhershme. Afrimiteti i shpejtë vjen vetëm pak ditë pas hyrjes së Limit në shtëpinë më të famshme në Kosovë, çka e bën situatën edhe më të komentuar në rrjetet sociale. Ndjekësit e formatit po e shohin këtë raport si një nga historitë më të reja romantike që po zhvillohet brenda shtëpisë.

Ndërkohë, ky zhvillim po reflektohet ndjeshëm edhe tek Alba, e cila duket se po e përjeton me vështirësi afrimin e Limit me Dolcen. Alba është parë e tërhequr dhe emocionalisht e rënduar, duke shprehur hapur dhimbjen dhe zhgënjimin e saj. Në disa momente, ajo është shfaqur duke u lutur që ta harrojë Limin, duke treguar se ndjenjat e saj ndaj tij vazhdojnë të jenë të forta.

Kjo situatë ka sjellë emocione të forta brenda shtëpisë, duke ndikuar jo vetëm tek banorët, por edhe tek ndjekësit e programit. Ndërsa Limi dhe Dolce shijojnë afrimin e tyre të sapolindur, te disa banorë dhe shikues ndjehet një ndjesi përzierjeje, kënaqësi për romancën e tyre, por edhe dhembje dhe empati për Albën, e cila po përjeton ndjenja të vështira.

The post Një natë e zjarrtë për Limin dhe Dolcen, ja reagimi i Albës appeared first on iconstyle.al.

❌