Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

33 vite bashkë: Sekreti i Michelle Obama-s për një martesë të qëndrueshme

Michelle Obama ka zgjedhur të flasë për një nga temat më të romantizuara nga publiku: martesën. Në një intervistë të sinqertë, ajo theksoi se lidhja e saj me Barack Obamën nuk ka qenë kurrë një histori që funksionon vetvetiu, por një marrëdhënie që kërkon përkushtim të vazhdueshëm, komunikim të hapur dhe punë të brendshme nga të dyja palët.

Ajo ndau se gjatë viteve çifti ka ndjekur terapi në çift, duke e konsideruar atë një mjet të shëndetshëm për të kuptuar më mirë njëri-tjetrin dhe për t’u rritur si individë. Sipas saj, terapia nuk duhet parë si shenjë dobësie, por si një proces normal në jetën e njerëzve që ndryshojnë, rriten dhe përballen me sfida të reja.

Një nga mesazhet kryesore të Michelle Obama-s lidhej me idenë se në martesë nuk mund ta ndryshosh tjetrin sipas dëshirës. Ajo theksoi se me kalimin e kohës ka kuptuar se nuk ka kontroll mbi partnerin, ashtu siç ai nuk ka kontroll mbi të. Për këtë arsye, secili duhet të bëjë punën e vet personale: të përballet me plagët, pritshmëritë dhe reagimet, për t’u takuar më pas si dy individë më të plotë.

Michelle e shtriu këtë këndvështrim edhe përtej martesës, duke nxitur njerëzit të mos e ndërtojnë vetëvlerësimin mbi mendimin e të tjerëve. Ajo vuri në dukje rëndësinë e shëndetit mendor, vetëbesimit dhe marrëdhënieve të shëndetshme, duke kujtuar se askush nuk mund të kontrollojë se si perceptohet apo vlerësohet nga të tjerët.

Michelle dhe Barack Obama janë njohur në fund të viteve ’80 dhe janë martuar në vitin 1992. Sot, pas 33 vitesh martesë dhe me dy vajza, historia e tyre shërben si kundërpeshë ndaj mitit se dashuria e vërtetë është gjithmonë e lehtë, duke treguar se bukuria e saj qëndron pikërisht në punën e përbashkët.

The post 33 vite bashkë: Sekreti i Michelle Obama-s për një martesë të qëndrueshme appeared first on iconstyle.al.

Timothée Chalamet hyn në histori me nominimin e tretë për “Aktorin më të Mirë”

Timothée Chalamet ka një arsye të fortë për të festuar. Aktori i njohur hollivudian ka shënuar një tjetër moment historik në karrierën e tij, pasi mori një nominim të ri në çmimet Oscars, duke forcuar edhe më shumë statusin e tij si një nga emrat më të rëndësishëm të brezit të ri të kinemasë.

Të enjten në mëngjes, Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit shpalli nominimet zyrtare, ku Chalamet, tashmë 30 vjeç, u përfshi për herë të tretë në kategorinë Aktori më i Mirë, falë performancës së tij në filmin Marty Supreme. Projekti u prit me entuziazëm nga kritika dhe publiku, duke siguruar gjithsej nëntë nominime dhe duke u renditur ndër favoritët e këtij sezoni çmimesh.

Reagimi i aktorit nuk vonoi. Menjëherë pas shpalljes së lajmit, Chalamet ripostoi disa artikuj në Instagram, të shoqëruara me mbishkrimin e shkurtër por domethënës: “ËNDËRR E MADHE!”. Më pas, ai ndau edhe posterin zyrtar të filmit, duke i ftuar fansat të “ëndërrojnë shumë” dhe duke kujtuar se Marty Supreme do të shfaqet në kinematë IMAX më 30 janar.

Ky nominim e bën Chalamet aktorin më të ri që ka marrë tre nominime për Aktorin më të Mirë që nga koha e Marlon Brando-s në vitet ’50. Ai u nominua për herë të parë në vitin 2018 për Call Me By Your Name, ndërsa nominimi i dytë erdhi në vitin 2025 për rolin e Bob Dylan në A Complete Unknown.

Edhe pse vitin e kaluar humbi çmimin ndaj Adrien Brody, Chalamet ka pranuar hapur se humbjet janë pjesë e rrugëtimit dhe se ambicia e tij mbetet e pandryshuar: të vazhdojë të sfidojë veten dhe të tregojë histori që frymëzojnë.

The post Timothée Chalamet hyn në histori me nominimin e tretë për “Aktorin më të Mirë” appeared first on iconstyle.al.

Bebe Rexha nis bashkëpunim të ri me shtëpinë diskografike Empire!

Artistja e njohur e popit dhe kantautorja shqiptaro-amerikane, Bebe Rexha, ka vendosur të hapë një kapitull të ri në karrierën e saj muzikore, duke zgjedhur rrugën e pavarur dhe duke hyrë në një partneritet strategjik me shtëpinë diskografike dhe distribuese Empire, me seli në Bay Area të Shteteve të Bashkuara.

Ky bashkëpunim vjen pas një periudhe të gjatë dhe të suksesshme nën Warner Records, ku Rexha publikoi tre albume dhe firmosi disa nga hitet më të mëdha të dekadës së fundit, përfshirë “Meant to Be”, “I’m A Mess”, “Me, Myself, and I”, “In the Name of Love” dhe megahitin global “I’m Good (Blue)”. Gjatë karrierës së saj, ajo ka bashkëpunuar me artistë të njohur ndërkombëtarisht si David Guetta, Lil Wayne, J Balvin, Doja Cat, Snoop Dogg, Kylie Minogue dhe Louis Tomlinson, duke ndërtuar një profil të fortë global.

Lajmi për marrëveshjen e re u bë publik nga vetë Rexha në rrjetet sociale, në përgjigje të një fansi, duke konfirmuar se “era e saj e re” artistike tashmë ka nisur. Edhe pse detajet financiare të kontratës nuk janë zbuluar, partneriteti me Empire përshkruhet si një hap drejt autonomisë më të madhe kreative dhe një zgjerimi të mëtejshëm të ndikimit të saj ndërkombëtar.

“Ky nuk është thjesht një vendim biznesi. Empire beson në vizionin tim dhe kjo më ka rifreskuar kreativitetin,” u shpreh Rexha, duke shtuar se kjo fazë e re përfaqëson pranimin e plotë të vetes dhe një qasje pa kompromis ndaj artit të saj.

Nga ana tjetër, themeluesi i Empire, Ghazi, vlerësoi Rexhën si një ikonë të popit dhe një kantautore me ndikim të jashtëzakonshëm, duke theksuar se ky bashkëpunim shënon një kapitull të ri dhe ambicioz për të dyja palët.

E lindur në Brooklyn, Bebe Rexha e nisi karrierën si autore këngësh për emra si Eminem, Rihanna dhe Selena Gomez. Ajo është nominuar katër herë për çmimet Grammy dhe në vitin 2025 interpretoi himnin kombëtar amerikan në World Series, duke konfirmuar statusin e saj si një nga artistet më të rëndësishme të popit bashkëkohor.

The post Bebe Rexha nis bashkëpunim të ri me shtëpinë diskografike Empire! appeared first on iconstyle.al.

Nëse ke një të dashur që të mbështet, të shtohen deri në 10 vite jetë!

Prej kohësh qarkullon pretendimi se të pasurit një partnere mbështetëse mund t’i shtojë deri në 10 vite jetës së një burri. Edhe pse nuk ekziston një studim i vetëm shkencor që konfirmon saktësisht këtë shifër, ekspertët bien dakord se ideja nuk është larg së vërtetës. Hulumtimet tregojnë vazhdimisht se marrëdhëniet e shëndetshme dhe të kujdesshme kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin fizik dhe mendor, si dhe në jetëgjatësi.

Një nga studimet më të njohura në këtë fushë është Studimi i Harvardit për Zhvillimin e të Rriturve, i cili ka ndjekur jetën e individëve për më shumë se tetë dekada. Rezultatet e tij tregojnë se njerëzit që kanë marrëdhënie të ngrohta dhe të qëndrueshme përjetojnë më pak dhimbje kronike, kanë një rënie më të ngadaltë të funksioneve mendore dhe, në përgjithësi, jetojnë më gjatë krahasuar me ata që ndihen të izoluar ose të pambështetur emocionalisht.

Studime të tjera kanë vërtetuar se mbështetja emocionale ndihmon në uljen e stresit, përmirëson shëndetin mendor dhe rrit aftësinë e trupit për t’u përballur me sëmundjet. Ndjenja e të pasurit dikë pranë që kujdeset sinqerisht ndikon pozitivisht edhe në zakonet e përditshme, si ushqyerja, aktiviteti fizik dhe kujdesi ndaj vetes.
Edhe pse dashuria nuk vjen me një “kalkulator jete”, një gjë mbetet e sigurt: lidhjet e shëndetshme njerëzore janë një nga faktorët më të fuqishëm për një jetë më të gjatë dhe më cilësore.

The post Nëse ke një të dashur që të mbështet, të shtohen deri në 10 vite jetë! appeared first on iconstyle.al.

Tragjedi në Itali: Punëtori humb jetën pasi u shtyp nga vinçi

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në Livorno, duke marrë jetën e një punëtori gjatë një operacioni në një kantier ndërtimi. Ngjarja e trishtë ndodhi rreth orës 9:00 në lagjen Shangai të qytetit, në një kompani private, gjatë shkarkimit të një palete me tjegulla çatie. Mjeti i rëndë, një vinç, ishte duke realizuar operacionin e tij rutinë kur fatkeqësia ndodhi.

Menjëherë në vendngjarje ndërhynë vullnetarët e Shërbimit të Shpëtimit të Livornos (SVS), të cilët u përpoqën të ringjallin punëtorin, por përpjekjet e tyre dolën të pasuksesshme. Po ashtu, mbërritën dy ambulanca dhe një makinë mjekësore me një mjek të autoritetit shëndetësor lokal, por për fat të keq, burrit nuk mund t’i shpëtohej jeta.

Rrethanat e aksidentit mbeten ende të panjohura, ndërsa Policia e Shtetit ka nisur hetimet për të rindërtuar sekuencën e ngjarjeve dhe për të zbardhur shkaqet që çuan në këtë tragjedi. Identiteti i viktimës nuk është bërë i ditur, ndërsa hetimet për përgjegjësitë e mundshme dhe sigurinë në kantier vazhdojnë.

Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal, duke rikthyer vëmendjen mbi rreziqet në kantierët e ndërtimit dhe nevojën për respektimin rigoroz të masave të sigurisë. Autoritetet po punojnë për të siguruar që ngjarje të tilla të mos përsëriten dhe për të informuar publikun mbi zhvillimet e hetimeve.

The post Tragjedi në Itali: Punëtori humb jetën pasi u shtyp nga vinçi appeared first on iconstyle.al.

Së shpejti Gjesti rikthehet në skenë! Ja çfarë dihet deri më tani

Pas një periudhe të gjatë heshtjeje dhe dhimbjeje, artisti i mirënjohur Gjesti është gati t’i rikthehet skenës muzikore, duke sjellë sërish emocionet e tij për fansat. Ky rikthim vjen pas një pauze të domosdoshme, të cilën këngëtari e ndërmori për t’u përkushtuar familjes në një moment të vështirë personal.

Më parë, Gjesti kishte bërë të ditur se largimi nga vëmendja publike ishte i nevojshëm për të përballuar humbjen tragjike të vëllait të tij, i cili humbi jetën në një aksident me motor. Kjo humbje la një boshllëk të madh në jetën e artistit, i cili zgjodhi të qëndrojë pranë familjes dhe të merrte kohën e duhur për të përpunuar dhimbjen.

Megjithatë, duket se muzika do të shërbejë si mënyra e tij për t’u rikthyer dhe për të ndarë emocionet e tij me publikun. Lajmin e rikthimit e ka konfirmuar menaxheri i tij, Bonart Ajvazi, përmes një postimi në Instagram, duke nënvizuar se Gjesti është gati për të dhënë sërish kontributin e tij artistik.

I pyetur nga ndjekësit për datën e publikimit të projektit të tij të ri, Gjesti u përgjigj me një përgjigje intriguese: “Më shpejt se sa shpejt”.

Fansat, të cilët i kanë qëndruar pranë me mesazhe mbështetjeje dhe ngushëllimi gjatë gjithë kësaj kohe, po e presin me padurim një projekt që pritet të jetë i thellë dhe emocional.

The post Së shpejti Gjesti rikthehet në skenë! Ja çfarë dihet deri më tani appeared first on iconstyle.al.

Motra e Mateos reagon për raportin e tij me Brikenën: Ai u detyrua të fliste…

Keisi, motra e Mateos, ka folur diten e sotme në emisionin “Shqipëria Live” për ecurinë e vëllait të saj në “Big Brother VIP”, si edhe për raportin e tij me Brikenën, një nga temat më të diskutuara së fundmi në publik.

Gjatë intervistës, ajo komentoi edhe reagimin e familjes së Brikenës pas rrëfimit që Mateo bëri brenda shtëpisë në lidhje me marrëdhënien e tyre. Sipas Keisit, kjo histori i përket të dyve dhe Mateo ka pasur të drejtën të flasë, veçanërisht në momentin kur ndaj tij janë ngritur akuza.

Ajo theksoi se familja e tyre nuk është ndjerë e shqetësuar nga reagimet e familjarëve të Brikenës dhe se çdo palë ka të drejtë të mbrojë fëmijën e vet.

“Reagimi i familjes së Brikenës nuk na ka shqetësuar fare. Ata kanë të drejtën të bëjnë reagimet e tyre sepse Brikena është vajza e tyre. Por dua të them se është histori që u takon të dyve dhe kanë të drejtë ta flasin të dy. Kjo është e shkuara edhe e Mateos. Ai është detyruar të japë disa detaje më shumë sepse po i drejtohej gishti si mashtrues. Ai e ka thënë shumë herë që i takonte Brikenës ta tregonte por u ndje i detyruar përderisa ajo nuk po fliste. Nuk ngrihet dinjiteti jot kur drejton gishtin ndaj dikujt tjetër dhe e quan mashtrues. Me familjarët e Brikëns nuk kam folur sepse po të ishin ndjerë të kërcënuar do na kishin kontaktuar ata. Raporti i Brikenës dhe Mateos i takon vetëm atyre si do e zhvillojnë dhe gjithçka mbetet për tu parë.”- tha ajo.

The post Motra e Mateos reagon për raportin e tij me Brikenën: Ai u detyrua të fliste… appeared first on iconstyle.al.

Paris Hilton për kasetën seksuale të publikuar: Njerëzit e quajtën skandal, por ishte abuzim

Paris Hilton ka folur hapur për kasetën seksuale të vitit 2004, e cila u publikua pa pëlqimin e saj, duke theksuar se ajo që për publikun u etiketua si “skandal”, për të ishte abuzim i pastër.

Të enjten, më 22 janar, Hilton mbajti një fjalim në Capitol Hill, e shoqëruar nga kongresmenet Alexandria Ocasio-Cortez dhe Laurel Lee, në mbështetje të Aktit DEFIANCE, një projektligj i miratuar nga Senati javën e kaluar. Ky ligj synon t’u japë viktimave të përmbajtjes seksuale të krijuar ose manipuluar me inteligjencë artificiale të drejtën për të ndërmarrë veprime ligjore kundër atyre që e krijojnë, shpërndajnë apo e kërkojnë këtë përmbajtje.

Gjatë fjalimit të saj, Paris Hilton rikujtoi një nga periudhat më të dhimbshme të jetës së saj.

“Kur isha 19 vjeç, një video private dhe personale e imja u nda me të gjithë botën pa pëlqimin tim. Njerëzit e quajtën skandal. Nuk ishte. Ishte abuzim,” u shpreh ajo. Hilton theksoi se në atë kohë nuk ekzistonin ligje që ta mbronin dhe se interneti ishte ende i ri, ashtu si edhe format e mizorisë që ai solli.

Ajo tregoi se askush nuk e kuptoi turpin dhe poshtërimin që përjetoi:

“Më shanë, qeshën me mua dhe më tallën. Dhimbja ime u shndërrua në klikime dhe më pas më thanë të heshtja, të ecja përpara, madje të isha mirënjohëse për vëmendjen. Askush nuk pa panikun, turpin dhe humbjet që përjetova.”

Hilton sqaroi gjithashtu se ajo nuk përfitoi financiarisht nga publikimi i videos. Shpërblimin prej 400 mijë dollarësh që mori nga ish-partneri i saj, Rick Solomon, i cili e kishte publikuar videon, ajo e dhuroi për bamirësi.

“Pata mundësinë ta rimarr historinë time, por shumë të tjerë nuk e kanë këtë mundësi,” tha ajo. “Kur imazhi yt shkelet, ai nuk zhduket – ai jeton brenda teje, por edhe forca jote. Të thuash të vërtetën më ndihmoi të shërohem dhe sot qëndroj këtu pa turp. Unë jam Paris Hilton një grua, një nënë, një e mbijetuar dhe ajo që më ndodhi ishte e gabuar. Do të vazhdoj të flas për të mbrojtur çdo grua, çdo vajzë dhe çdo të mbijetuar, sot dhe në të ardhmen.”

Në librin e saj autobiografik “Paris: The Memoir”, botuar në vitin 2024, Hilton ka zbuluar se ndihej nën presion nga ish-partneri i saj për të realizuar videon, e cila sipas tij do të ishte vetëm për përdorim privat. Ajo shkruan se për të përballuar situatën konsumoi sasi të mëdha alkooli dhe qetësuesish. Në momentin kur videoja u publikua, çifti ishte ndarë prej kohësh.

The post Paris Hilton për kasetën seksuale të publikuar: Njerëzit e quajtën skandal, por ishte abuzim appeared first on iconstyle.al.

Pse po i hedhim një vështrim prapa vitit 2016?

Çfarë po ndodh? Jemi në vitin 2026 dhe që në javët e para të tij, rrjetet sociale janë përmbytur nga foto të përdoruesve, të famshëm dhe jo, të realizuara ose të publikuara saktësisht një dekadë më parë. Të paktën në aspektin dixhital, kujtesa e vitit 2016 është kthyer fuqishëm në qendër të vëmendjes.

Natyra nostalgjike e njeriut, e kombinuar me filtrat rozë dhe estetikën karakteristike të asaj kohe, na shtyn të besojmë se ndoshta i gjithë viti 2016 ka qenë vërtet “rozë”. Por pse pikërisht ky vit?

Dhjetë vjet janë mjaftueshëm larg për të na lejuar të dallojmë ndryshimet dhe për të kujtuar një epokë përpara ngjarjeve që shënuan rrënjësisht jetën tonë: karantina dhe pandemia as që ekzistonin në imagjinatën tonë kolektive. Njëkohësisht, 2016-a është mjaft afër për të mos u perceptuar si pjesë e “një shekulli tjetër”. Teknologjia ishte tashmë e pranishme, por ende nuk kishte arritur kulmin e inteligjencës artificiale. Nëse nostalgjia do të drejtohej nga viti 2006, ajo do t’i referohej një realiteti krejtësisht tjetër, jo vetëm përpara bumit teknologjik, por edhe përpara krizës globale ekonomike.

Një element tjetër i rëndësishëm është mosha. Në vitet 2006, 1996 apo 1986, shumica e njerëzve që sot idealizojnë 2016-ën ishin fëmijë ose ende të palindur. Gjenerata Z dhe mijëvjeçarët, të cilët përbëjnë boshtin e mediave sociale dhe kanë qenë pionierë të këtij trendi, po rikujtojnë një periudhë të rinisë së tyre që sot u duket më e thjeshtë, më e shkujdesur dhe më optimiste.

Gazeta The New York Times, në artikullin “Pse duam që të jetë përsëri 2016?”, thekson se ky vit nuk mbahet mend aq për ngjarjet e tij konkrete, sesa për ndjesinë kolektive që ka lënë pas. I ashtuquajturi “optimizëm i mijëvjeçarëve” lidhet me adoleshencën dhe hyrjen në moshën madhore të atyre që sot ndihen më të pasigurt dhe më të shqetësuar për të ardhmen.

Edhe BBC vëren se peizazhi i mediave sociale të asaj kohe ishte dukshëm më spontan dhe më i çliruar. Instagram Stories dhe videot e shkurtra nuk ekzistonin ende, ndërsa obsesioni për rifreskimin e vazhdueshëm të përmbajtjes ishte shumë më i zbutur. Në vend të karuseleve perfekte, ndanim perëndime dielli të redaktuara rëndom me filtra që zhduknin çdo realizëm dhe përdornim pa hezitim filtra Snapchat me veshë qeni, pa u shqetësuar për pëlqime apo algoritme. Dhe, po, në rrugë po “ndiqnim Pokémon” – një fenomen që sot tingëllon pothuajse absurd. Duke i parë këto imazhe sot, është e lehtë të mendojmë se shqetësimet tona ishin të parëndësishme, në mos inekzistente.

The post Pse po i hedhim një vështrim prapa vitit 2016? appeared first on iconstyle.al.

Princi Harry i del në krah Brooklyn Beckham pas konfliktit me prindërit

Princi Harry raportohet se i ka qëndruar pranë Brooklyn Beckham në një nga momentet më të vështira personale të tij, pas përplasjes publike me prindërit, David dhe Victoria Beckham. Sipas mediave britanike, 26-vjeçari po përballet me një periudhë të ngarkuar emocionalisht, ndërsa tensionet familjare janë bërë objekt diskutimi në rrjetet sociale dhe në shtypin rozë.

Burime pranë situatës bëjnë me dije se Harry, i cili vetë ka kaluar një histori të ngjashme me shkëputjen nga Familja Mbretërore dhe përballjen me presionin mediatik, është shndërruar në një mbështetje të rëndësishme për Brooklyn-in. Ai thuhet se e ka këshilluar të tregojë maturi në deklarata, të mbrojë shëndetin mendor dhe të mos e ekspozojë jetën private në mënyrë impulsive.

Sipas të njëjtave burime, këshillat e Dukës së Sussex-it lidhen edhe me martesën e Brooklyn-it me Nicola Peltz, për të cilën i riu ka shprehur pakënaqësi se nuk është respektuar nga familja e tij. Harry e ka inkurajuar të ruajë ekuilibrin mes lirisë personale dhe përgjegjësisë që vjen me të qenit figurë publike.

“Liria është reale, por edhe pasojat janë të tilla”, citohet të ketë thënë Princi Harry, duke nënkuptuar se çdo hap i bërë nën vëmendjen e madhe të publikut ka ndikim të drejtpërdrejtë në jetën emocionale dhe marrëdhëniet familjare.

Mbështetja e tij shihet si një përpjekje që Brooklyn të mos përsërisë gabimet që Harry vetë ka përjetuar gjatë përplasjes me institucionin mbretëror dhe me familjen e tij, duke e udhëzuar të ruajë qetësinë dhe të marrë vendime të menduara në këtë periudhë delikate të jetës.

The post Princi Harry i del në krah Brooklyn Beckham pas konfliktit me prindërit appeared first on iconstyle.al.

iPhone Fold lançohet së shpejti: Çfarë të presim nga telefoni i parë i palosshëm i Apple?

Tregu i telefonave të palosshëm tashmë po rritet dhe Apple po përgatitet ta shpërthejë atë me një debutim inovativ të iPhone-it të saj të parë të palosshëm, me shumë mundësi të quajtur iPhone Fold. Prodhuesi i iPhone ka punuar në këtë pajisje për më shumë se pesë vjet dhe zhurma rreth debutimit të Apple po intensifikohet.

Si do të konkurrojë iPhone Fold i Apple me telefonat Galaxy Fold?

Edhe pse Samsung ka dominuar prej kohësh segmentin e telefonave të palosshëm pa asnjë rival, besohet se iPhone Fold krijon identitetin e Apple me një sërë karakteristikash të spikatura.

Karakteristikat kryesore

Një nga karakteristikat kryesore të iPhone Fold është konfigurimi i tij me dy kamera, i përbërë nga dy kamera 48MP (të gjera dhe ultra të gjera) në pjesën e pasme për fotografi mahnitëse. Për më tepër, do të ketë një kamerë të përparme 18MP të pajisur me teknologjinë Center Stage, e cila përmirëson cilësinë e video-thirrjeve.

Një tjetër gjë kryesore në iPhone Fold është përfshirja e çipit A20 të gjeneratës së ardhshme të Apple, i ndërtuar në një proces 3nm, duke ofruar performancë të nivelit të lartë.

Dizajn dhe shfaqje

I parashikuar të ketë një ekran të brendshëm OLED 7.8 inç të projektuar për të minimizuar rrudhat, iPhone Fold do të plotësohet nga një dizajn në stilin e një libri. Rrudhëza e ulët do t’i lejonte atij të konkurronte ngushtë me modelet ekzistuese. Do të ishte më drejtkëndëshe dhe si portofol krahasuar me pajisjet e tjera të palosshme.

Karakteristika të tjera të rëndësishme të iPhone Fold

iPhone i parë i palosshëm ka të ngjarë të ringjallë Touch ID, dhe për më shumë komoditet, do të jetë i integruar në butonin e ndezjes. Kapaciteti i baterisë së iPhone Fold mund të jetë rreth 4,700 mAh, dhe gjithashtu mund të mbështesë teknologjinë MagSafe për të ofruar karikim pa tel.

Me këto funksionalitete inovative, iPhone Fold ka shanse të mira për të rifreskuar tregun e pajisjeve të palosshme, duke shfrytëzuar praninë e fortë të markës Apple dhe ekosistemin kryesor të saj.

The post iPhone Fold lançohet së shpejti: Çfarë të presim nga telefoni i parë i palosshëm i Apple? appeared first on iconstyle.al.

Shenjat më me fat të zodiakut gjatë sezonit të Ujorit

Ndërsa çdo shenjë e zodiakut do ta ndiejë lehtësinë dhe freskinë e sezonit të Ujorit, disa prej tyre do ta përjetojnë këtë periudhë edhe më thellë, më fuqishëm dhe më transformuese. Nga 20 janari deri më 18 shkurt, energjitë kozmike sjellin çlirim, qetësi emocionale, ndershmëri dhe bashkëpunim. Ftesat dhe mundësitë vijnë natyrshëm, pushimi bëhet i domosdoshëm dhe gjithçka që dikur dukej e largët, tani fillon të afrohet me lehtësi.

Ujori

Festime, rilindje, arritje dhe kalime të rëndësishme ju presin këtë sezon. Nëse jeni ndier sikur keni qenë pezull, tani filloni të ndjeni tokën nën këmbë. Idetë marrin hov, ndiheni në kulmin e formës dhe intuita ju udhëheq drejt diçkaje të madhe. Universi ju sjell dhurata të vogla e të mëdha njëkohësisht.

Luani

Lini pas pendesat dhe zhgënjimet. Kjo është koha për të ecur përpara me hapa të sigurt, për të qëndruar në rrugën tuaj dhe për të ndjekur frymëzimin. Mundësi të reja shfaqen papritur, kapini pa hezitim.

Demi

Filloni të dëgjoni zërin tuaj të brendshëm dhe të rishikoni çfarë do të bënit nëse siguria financiare do ishte e garantuar. Kjo periudhë ju ndihmon të zbuloni forca të fshehura dhe të ndryshoni jetën për mirë.

Akrepi

Pas një periudhe të gjatë trazirash, tani është koha për plane afatgjata. Transformimi dhe magjia janë në anën tuaj. Edhe netët pa gjumë, këtë herë, vijnë nga emocionet e bukura dhe jo nga shqetësimi.

Bricjapi

Jeni lodhur duke mbajtur gjithçka mbi supe. Sezoni i Ujorit ju fton të ngadalësoni ritmin, të dëgjoni veten dhe të pastroni energjitë e vjetra. Ajo që mbillni tani do të japë fryte deri në korrik 2026.

Virgjëresha

Kjo periudhë ju ndihmon të largoni mendësinë e mungesës dhe të vlerësoni fitoret e vogla. Falënderimi dhe qetësia e brendshme hapin derën e fatit, i cili vjen papritur dhe me shpejtësi.

The post Shenjat më me fat të zodiakut gjatë sezonit të Ujorit appeared first on iconstyle.al.

“Të q***a robt”/ Keijsi e ofendoi rëndë, reagojnë familjarët e Stelinës

Në Prime-in e kaluar të “Big Brother VIP”, banori Keijsi Hyseni i shpëtoi një nominimi të drejtpërdrejtë, në të cilin u përfshi përmes zarfit të zi që mbërriti në shtëpi, për shkak të gjuhës denigruese dhe ofenduese të përdorur prej tij, Ina dhe Eriku.

Ndërkohë, këtë javë Keijsi ndodhet sërish në nominim dhe duket se ka zgjedhur të luajë “në limite”, duke mos kontrolluar veten dhe fjalorin ndaj banorëve të tjerë, veçanërisht ndaj ish-partneres së tij, Stelinës. Gjatë një bisede me Inën, ai është parë i revoltuar për një diskutim që kjo e fundit kishte pasur me Stelinën, duke përdorur fjalë të rënda në adresë të saj.

Bravo Stelina, të q**sha robt, nuk më plas tr*pi që ka kamera”, dëgjohet të thotë Keijsi, ndërsa Ina përpiqet ta qetësojë.

Reagimi nuk ka vonuar të vijë nga familjarët e Stelinës. Në llogarinë e saj në Instagram, krahas videos së publikuar, ata shkruajnë:

E kuptojmë qe eshte nje loje dhe ka dinamikat e veta, por për ne, me ketë, eshte kaluar çdo kufi i pranueshem. PRESIM QE RREGULLAT E FORMATIT TË ZBATOHEN!”

Ngjarja ka ngjallur reagime të shumta në rrjet, ku ndjekësit po kërkojnë që produksioni të marrë masa për gjuhën e përdorur dhe të respektohen rregullat e formatit.

The post “Të q***a robt”/ Keijsi e ofendoi rëndë, reagojnë familjarët e Stelinës appeared first on iconstyle.al.

Askush si Emma Stone! Rekordi që po bën histori në Oscar

Aktorja e njohur Emma Stone ka hyrë në histori të Çmimeve Oscar, duke thyer një rekord që prej dekadash mbahej nga Meryl Streep. Pas shpalljes së nominimeve për Oscar 2026, Stone, 37 vjeçe, u bë gruaja më e re në historinë e Akademisë që arrin shtatë nominime në total.

Këtë vit, ajo është nominuar për Aktoren më të Mirë për rolin e saj në filmin “Bugonia” të regjisorit Yorgos Lanthimos. Po ashtu, ajo ka marrë edhe një nominim si producente, pasi filmi konkurron edhe në kategorinë “Filmi më i Mirë”.

Me këto dy nominime, Stone ka kaluar rekordin e Meryl Streep, e cila kishte arritur nominimin e saj të shtatë në moshën 38-vjeçare në vitin 1988. Megjithatë, Streep mbetet aktorja më e nominuar në historinë e Oscars, me plot 21 nominime dhe tre fitore.

Emma Stone ka fituar deri tani dy herë çmimin Oscar për Aktoren më të Mirë: në vitin 2017 për “La La Land” dhe në vitin 2024 për “Poor Things”. Nominimet e saj të mëparshme përfshijnë edhe role në filma si “Birdman” dhe “The Favourite”, si dhe një nominim si producente për “Poor Things”.

Pas lajmit për nominimet, Stone u shpreh falënderuese ndaj Akademisë dhe ekipit të filmit “Bugonia”, duke veçuar regjisorin Yorgos Lanthimos për bashkëpunimin dhe miqësinë e tyre krijuese.

The post Askush si Emma Stone! Rekordi që po bën histori në Oscar appeared first on iconstyle.al.

Vizitoi “VIP-at” e Big-ut në shtëpi, mjeku tregon përshtypjet: Të panjohur për mua, glorifikim i njerëzve pa meritë…

Një ftesë profesionale, në dukje rutinë, u shndërrua papritur në një përvojë të pazakontë reflektimi per mjekun Gramos Hodaj. Ajo që pasoi per mjekun ishte një ditë pune e zakonshme në thelb, por me një jehonë krejt të pazakontë, per ate qe tashme quhet ‘VIP’ ne vendin tonë.

Postimi:

Mbresat e një dite mes “VIP-ash”
Javën që lamë pas, kur stafi drejtues i Poliklinikës Universitare Barleti më njoftoi se isha përzgjedhur, së bashku me dy asistente, për të kryer një kontroll shëndetësor për banorët e “Shtëpisë më të famshme në Shqipëri” Big Brother VIP, ndjeva një hezitim të natyrshëm.
U gjenda përballë një dyzimi të heshtur, si ai çasti kur arsyeja dhe intuita kërkojnë secila fjalën e fundit.
“Nuk besoj se jam zgjedhja e duhur,” reagova instinktivisht.
“Pse jo?” ma kthyen njëzëri.
Na duhet një mjek me përvojë dhe me ndjeshmëri për etikën e spektaklit.
Druaja se nuk do mund të vizitoja kaq shumë “VIP-a” brenda një dite, një shqetësim që nuk i lëkundi bindjet e drejtuesve.
Edhe dy asistentet që do të më shoqëronin e ndienin peshën e padukshme të kësaj përvoje, nga kamerat që s’të lënë vetëm, dritat që s’të falin hijet, publiku që te sheh pa pyetur.
Gjithçka dukej më e zhurmshme se heshtja profesionale ku jemi mësuar të punojmë.
Të premten ishim brenda shtëpisë. i vizituam të gjithë banorët.. Në thelb, një ditë pune e zakonshme, por me një jehonë të pazakontë.
Kamerat ndiqnin lëvizjet tona, por ne ndiqnim pulsin. Dritat ndriçonin fytyra, ndërsa ne kërkonim shenja lodhjeje, tensioni, ankthi, gjëra të vogla që nuk duken në ekran.
Aty ku fama peshon më shumë se heshtja, mjekësia mbetet një akt i thjeshtë njerëzor.
Pas përfundimit të vizitave, mesazhet e përgëzimit më erdhën pa fund, sikur të kishte ndodhur diçka jashtë normales.
Nuk do ta kisha menduar kurrë se një ditë kaq e zakonshme për mua do të më vendoste simbolikisht në të njëjtin emërtim, “VIP” përkrah banorëve, opinionistëve, moderatorëve e skenaristëve.
Edhe sot, teksa shkruaj këto rreshta, mbetem i paqartë për kriteret që e përkufizojnë këtë titull.
Shumica e banorëve ishin të panjohur për mua, dhe nuk gjeja në kujtesë ndonjë vepër, gjurmë a kontribut, që ta lidhja emrin me fytyrën.
Por ndoshta kjo është shenja e kohës ku jetojmë, famë pa histori, zë pa thellësi dhe dritë pa nxehtësi.
Nuk i kam ndjekur kurrë këto eksperimente sociale televizive.
Ndaj e gjej të vështirë të shpreh nëse shërbejnë për edukimin e shoqërisë apo thjesht për argëtimin e saj.
Kur dola nga shtëpia, kuptova se “VIP” është një fjalë elastike e përkoshme, që zgjatet e tkurret sipas kohës.
Diku kam lexuar se nëse njerëzit e vegjël bëjnë hije të madhe, atëherë dielli me siguri është duke perënduar.
Ashtu si hijet që zgjaten në muzg, edhe glorifikimi i njerëzve pa merita është shenjë se drita e mençurisë së shoqërisë po zbehet, duke u fshehur bashkë me diellin pas horizontit.
Megjithatë, për ekipin tonë mjekësor, kjo mbetet një përvojë e veçantë. Brenda atyre mureve, përtej famës dhe spektaklit, ne gjetëm thjesht njerëz dhe i trajtuam si të tillë.
Gjej rastin të falënderoj të gjithë banorët për përqasjen e ngrohtë dhe respektin e treguar, ndaj nesh, dhe t’u uroj suksese në rrugëtimin e tyre jetësor. aty ku drita e vërtetë matet jo nga reflektorët, por nga gjurmët që lë pas.
PS. Edhe këto foto bashkë me mesazzhet janë postuar nga ndjeksit e mi.

The post Vizitoi “VIP-at” e Big-ut në shtëpi, mjeku tregon përshtypjet: Të panjohur për mua, glorifikim i njerëzve pa meritë… appeared first on iconstyle.al.

Paris Hilton flet për Ritën Ora dhe Bebe Rexhën: I dua si motra

Ylli botëror Paris Hilton ka folur me superlativa për dy këngëtaret me prejardhje shqiptare, Rita Ora dhe Bebe Rexha, në një intervistë të fundit për Telegrafin. Hilton ka treguar se me të dyja artistet ka një marrëdhënie shumë të afërt dhe miqësore, duke theksuar admirimin e saj për punën, karrierën dhe personalitetin e tyre.

“I dua Ritën dhe Beben shumë. Janë vajza fantastike, shumë të talentuara dhe shumë argëtuese“, është shprehur ajo.

Ajo ka vazhduar duke zbuluar edhe më shumë detaje nga raporti i tyre shoqëror, duke i cilësuar si persona të sinqertë dhe me zemër të madhe.

“Sa herë që jemi bashkë, kalojmë për mrekulli. Janë të vërteta, shumë të mira me zemër të madhe, të bukura brenda dhe jashtë. I dua si motra dhe jemi shumë të afërta dhe vërtet i dua dhe jam shumë krenare për të dyjat, mendoj se janë të dyja artiste të jashtëzakonshme, kanë zemër shumë të madhe, gjithmonë shkëlqejnë”.

Në fund, Paris Hilton ka bërë të ditur se shumë shpejt do të ribashkohet me to, duke shprehur entuziazmin për takimin e radhës.

“Unë thjesht i dua aq shumë dhe do t’i shohë të dyja pas disa ditësh në festën e mikut tim, kështu që mezi pres të rri me to“, ka theksuar ajo për Telegrafin.

The post Paris Hilton flet për Ritën Ora dhe Bebe Rexhën: I dua si motra appeared first on iconstyle.al.

Rasti ‘Liam Conejo Ramos’: Ku është djali 5-vjeçar nga Minneapolis, i ndaluar nga ICE?

Autoritetet amerikane të emigracionit (ICE) kanë ndaluar një fëmijë 5-vjeçar në Minnesota, teksa po kthehej në shtëpi nga shkolla, duke e transportuar atë bashkë me të atin në një qendër ndalimi në Teksas. Lajmi është bërë i ditur nga drejtuesit e distriktit shkollor të Columbia Heights, në periferi të Minneapolis.

Sipas autoriteteve shkollore, fëmija, i identifikuar si Liam Ramos, nxënës i kopshtit, dhe babai i tij u ndaluan të martën, në momentin kur kishin mbërritur në oborrin e banesës së tyre. Drejtoresha e shkollës, Zena Stenvik, deklaroi se u informua për ngjarjen dhe shkoi menjëherë në vendngjarje.

Kur ajo mbërriti, makina e babait ishte ende ndezur dhe të dy ishin tashmë nën kontrollin e agjentëve. Sipas saj, një agjent e nxori Liamin nga makina, e çoi deri te dera e shtëpisë dhe i kërkoi të trokiste për të parë nëse kishte persona të tjerë brenda, veprim që Stenvik e cilësoi si “përdorim i një fëmije 5-vjeçar si karrem”.

Një i rritur tjetër që ndodhej pranë banesës i kishte kërkuar agjentëve të merrte në kujdes Liamin për të shmangur ndalimin e tij, por kërkesa u refuzua. Rreth 20 minuta më vonë, vëllai më i madh i Liamit, nxënës në shkollë të mesme, u kthye në shtëpi dhe gjeti banesën bosh, pa babain dhe vëllain e tij.

Avokati i familjes, Marc Prokosch, deklaroi se familja ka një çështje aktive për azil dhe se babai dhe djali kishin hyrë në SHBA përmes një pike zyrtare kufitare.

“Ata kanë ndjekur të gjitha procedurat ligjore. Nuk kanë hyrë ilegalisht dhe nuk janë kriminelë”, tha ai, duke shtuar se nuk ekziston asnjë urdhër dëbimi ndaj tyre.

Nga ana tjetër, Departamenti i Sigurisë Kombëtare reagoi duke deklaruar se operacioni ishte i synuar për arrestimin e babait, të cilin e cilësoi si emigrant të paligjshëm. Sipas DHS, fëmija nuk ka qenë objektiv i operacionit dhe agjentët kanë qëndruar me të për arsye sigurie, ndërsa babai dyshohet se tentoi të largohej.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në komunitet dhe në shkolla. Mësuesja e Liamit e përshkroi atë si një fëmijë të dashur dhe energjik, mungesa e të cilit ndihet nga shokët e klasës. Sipas drejtuesve shkollorë, ndalimi i fëmijëve po krijon frikë dhe traumë te nxënësit dhe familjet e tyre.

Autoritetet shkollore raportuan edhe raste të tjera të ngjashme gjatë javëve të fundit, ku fëmijë dhe adoleshentë janë ndaluar nga ICE, disa prej tyre gjatë rrugës për në shkollë. Sipas tyre, prania e vazhdueshme e agjentëve pranë shkollave ka tronditur ndjenjën e sigurisë në komunitet.

The post Rasti ‘Liam Conejo Ramos’: Ku është djali 5-vjeçar nga Minneapolis, i ndaluar nga ICE? appeared first on iconstyle.al.

Gjesti diskret i Princit William ndaj Kate Middleton që pakkush e vuri re, gjatë paraqitjes së tyre të fundit në Skoci

Princi William nxitoi në ndihmë të Kate Middleton gjatë paraqitjes së tyre të fundit publike së bashku, në një gjest delikat që pakkush e vu re.

Incidenti ndodhi më 20 janar, kur Princi dhe Princesha e Uellsit vizituan punishten dhe organizatën bamirëse të endjes me dorë Radical Weavers në Stirling të Skocisë. Çifti mbretëror ishte atje për të nxjerrë në pah se si zanatet tradicionale të vendit vazhdojnë të bashkojnë komunitetet lokale dhe të frymëzojnë brezat e rinj.

Në një video që u bë virale në rrjetet sociale, Princesha Kate ulet në një tezgjahu për të parë se si endet tartani skocez, ndërsa Princi William qëndron menjëherë pas saj. Kur Princesha e Uellsit hoqi xhaketën e saj blu dhe e vendosi në shpinë të karriges, burri i saj e kapi shpejt dhe e palosi me kujdes, duke buzëqeshur diskret.

Ata që e vunë re këtë veprim të veçantë e lavdëruan princin për diskrecionin dhe reagimin e tij të menjëhershëm.

Zgjedhja e kësaj palltoje të veçantë, megjithatë, nuk ishte e rastësishme. Kate Middleton ka shprehur vazhdimisht mbështetjen e saj për industrinë britanike të tekstilit dhe rolin e saj në formësimin e identitetit kulturor kombëtar. Palltoja e saj e qepur ishte krijim i Chris Kerr, një stilist me bazë në Londër, dhe ishte bërë nga leshi Johnstons i Elgin, një shtëpi historike skoceze.

The post Gjesti diskret i Princit William ndaj Kate Middleton që pakkush e vuri re, gjatë paraqitjes së tyre të fundit në Skoci appeared first on iconstyle.al.

Tërmeti më vdekjeprurës në histori: La pas 830,000 të vdekur dhe “gëlltiti” një Perandori

Historia shpesh shkruhet me luftëra, perandori dhe zbulime të mëdha. Por ka raste kur ajo ndryshon rrjedhë pa paralajmërim. Më 23 janar 1556 , provinca Shanxi në Kinë përjetoi ngjarjen më vdekjeprurëse sizmike të regjistruar ndonjëherë. Vlerësimet flasin për më shumë se 830,000 vdekje. Një numër që edhe sot duket i paimagjinueshëm.

Tërmeti bie gjatë Dinastisë Ming. Nuk është vetëm një katastrofë natyrore, por një ngjarje që zbulon se sa të cenueshme ishin shoqëri të tëra ndaj forcave të natyrës.

Tërmeti që nuk la asgjë në këmbë

Vlerësohet se dridhja i kaloi 8 ballë të shkallës Rihter , megjithëse në atë kohë nuk kishte instrumente shkencore regjistrimi. Shkatërrimi shtrihet në dhjetëra qytete dhe fshatra në Kinën qendrore . Komunitete të tëra zhduken brenda pak sekondash.

Toka po çahet, lumenjtë po ndryshojnë rrjedhë dhe rrëshqitjet e mëdha të dheut po rrëmbejnë gjithçka. Në shumë zona, peizazhi pas tërmetit nuk ka asnjë ngjashmëri me atë që ishte më parë. Natyra duket se është rivendosur…

Pse vdiqën kaq shumë?

Numri i madh i viktimave nuk ishte vetëm për shkak të intensitetit të tërmetit. Vendi dhe mënyra se si jetonin njerëzit luajti një rol vendimtar. Shumë banorë të zonës jetonin në banesa nëntokësore ose gjysmë-nëntokësore të gërmuara në tokën e butë të zonës, të njohur si yaodong.

Këto shtëpi u shembën në masë , duke zënë në kurth familje të tëra. I kombinuar me dendësinë e lartë të popullsisë dhe mungesën e plotë të njohurive për mbrojtjen nga tërmetet, tërmeti u shndërrua në një masakër.

Vdekjet që nuk u numëruan kurrë

830,000 vdekjet nuk erdhën vetëm nga tërmeti i parë. Në muajt dhe vitet që pasuan, mijëra njerëz vdiqën nga uria, sëmundjet dhe kolapsi i organizimit shoqëror. Të korrat u humbën, uji u kontaminua dhe rajone të tëra u braktisën.

Kjo është arsyeja pse shumë historianë flasin për një katastrofë që nuk mbaroi kurrë. Ishte një ngjarje që ndryshoi demografinë dhe ekonominë e rajonit për breza me radhë.

Gjurmët në Histori

Tërmeti i vitit 1556 konsiderohet si një pikë kthese në kujtesën kolektive të Kinës. Ai u dokumentua gjerësisht në kronikat perandorake dhe tregimet popullore, si një kujtesë se asnjë forcë, madje as një perandori, nuk është më e fortë se natyra.

Sot, kjo mbetet ngjarja sizmike më vdekjeprurëse e regjistruar ndonjëherë. Jo sepse Toka nuk është tronditur kurrë kaq fort më parë, por sepse rrallëherë kaq shumë njerëz kanë qenë kaq të pambrojtur në të njëjtën kohë.

The post Tërmeti më vdekjeprurës në histori: La pas 830,000 të vdekur dhe “gëlltiti” një Perandori appeared first on iconstyle.al.

“Nuk ecën dot, por ne nuk dorëzohemi”/ Dëshmia e fortë e Kledi Kadiut për sëmundjen e djalit

Koreografi i njohur Kledi Kadiu ka folur me shumë ndjenjë dhe dhimbje për një nga periudhat më të vështira të jetës së tij, duke rrëfyer se si një ngjarje që zakonisht shoqërohet me festë dhe gëzim për çdo familje, për ta u kthye në një plagë të thellë shpirtërore.

“U ndryshua gjithçka. Festa që çdo familje bën kur lind një fëmijë, për ne u shndërrua në një dhimbje të madhe. Fakti që ai ishte kaq i vogël… mospranimi i një prindi, pyetja e vazhdueshme ‘pse atij dhe jo mua’ ishte diçka që të shkatërron”, u shpreh Kadiu teksa ishte i ftuar ne ‘Mirembrema Yje’.

Ai tregoi se ishte një periudhë e mbushur me ankth, lot dhe pafuqinë për të ndalur një realitet të hidhur, por edhe me forcën për të ecur përpara.

“Ishte diçka që nuk e ndalon dot. Ajo kohë kaloi, dhe fatmirësisht gjithçka shkoi mirë për Gabrielin”, tha ai, duke theksuar se sot familja jeton me shpresë dhe besim.

Në rrëfimin e tij, Kledi ndau edhe detaje mbi gjendjen shëndetësore të djalit:

“Ai sot shkon në kopsht, normalisht ka mungesat që ka çdo fëmijë me vështirësi, por shpresa është e lartë. Ishte një virus që mori një drejtim të rëndë… merret në momentin që dëmton pjesë të caktuara të trurit. I ka dëmtuar të folurit dhe lëvizjen, nuk ecën dot”, u shpreh ai.

The post “Nuk ecën dot, por ne nuk dorëzohemi”/ Dëshmia e fortë e Kledi Kadiut për sëmundjen e djalit appeared first on iconstyle.al.

❌