Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Fundjava “rikthen” trafikun kilometrik në aksin Librazhd-Elbasan

✇Albeu
By: M C

Në aksin Librazhd-Elbasan, është krijuar fluks automjetesh duke krijuar një trafik kilometrik.

Shkaqet kryesore të krijimit të kësaj radhe kilometrike mendohet të jenë punimet, por edhe lëvizjet e fundjavës.

Kjo është një situatë “e njohur” tashmë për këtë aks i cili shpesh herë sidomos gjatë fundjavave përballet me radhë kilometrike makinash.

The post Fundjava “rikthen” trafikun kilometrik në aksin Librazhd-Elbasan appeared first on Albeu.com.

Aksident në Libofshë të Fierit/ Humb jetën drejtuesi i motorit

✇Albeu
By: M C

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në fshatin Agim të Libofshës në Fier. Sipas policisë, një drejtues motori ka dalë nga rruga, duke humbur jetën.

35-vjeçari është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital. Rrethanat e ngjarjes nuk janë zbardhur ende ndërsa forcat policore vazhdojnë hetimet në vendngjarje për të përcaktuar saktësisht shkaqet.

“Fier/ Informacion paraprak. Në aksin rrugor “Fier-Libofshë”, shtetasi Xh. K., rreth 35 vjeç, duke drejtuar një motomjet pa targa, ka humbur kontrollin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes së motomjetit nga rruga ka humbur jetën shtetasi Xh. K. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.”

The post Aksident në Libofshë të Fierit/ Humb jetën drejtuesi i motorit appeared first on Albeu.com.

Vrasja brutale e Petrit Ndout! Bashkëshortja e tij rrëfen versionin e saj: U vra në pabesi për të shpëtuar të moshuarit

✇Albeu
By: M C

Një konflikt për motive të dobëta mes dy drejtuesve të automjeteve u kthye në një ngjarje tragjike gjatë orëve të para të mëngjesit të 20 janarit, në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë. Si pasojë, humbi jetën 57-vjeçari Petrit Ndou, ndërsa për ngjarjen u arrestua në flagrancë 28-vjeçari Andi Vokri.

Sipas policisë, i riu dyshohet se ka goditur disa herë me çekiç në kokë dhe trup Petrit Ndoun, i cili ndërroi jetë menjëherë në vendngjarje për shkak të plagëve të marra. Në dëshminë e dhënë në komisariat, Andi Vokri ka deklaruar se bëhej fjalë për një konflikt të çastit që, sipas tij, i ka dalë nga kontrolli. Ai ka pohuar se gjithçka nisi pasi një automjet i kishte zënë rrugën dhe kishte kërkuar të kalonte i pari për të shmangur një aksident, por pala tjetër nuk kishte pranuar dhe kishte ecur paralel.

Por ky version kundërshtohet fuqishëm nga familja e viktimës.

Bashkëshortja e viktimës, Gjystina Ndou, në një reagim të gjatë dhe të detajuar, shprehet se Petrit Ndou humbi jetën duke tentuar të shpëtonte tre persona të moshuar që ndodheshin në rrezik.

Sipas saj, rreth orës 00:00, ajo dhe bashkëshorti i saj po ktheheshin nga një festë familjare në Bushnesh. Në momentin që mbërritën pranë rrugës ku ndodhi ngjarja, vunë re dy automjete të bllokuara nga një mjet tjetër, që sipas saj ishte i agresorit. Ky i fundit po u bërtiste dhe po godiste automjetet, pasi drejtuesit e tyre nuk mund të hapnin rrugën për t’u zbrapsur.

Gjystina Ndou tregon se Petrit Ndou i njohu personat në automjete, pasi kishin qenë së bashku më herët gjatë mbrëmjes, dhe zbriti nga makina për t’i ndihmuar. Në atë moment, ai pa agresorin duke goditur pasagjeren e njërës makinë, Nikoll Aliaj dhe Lula Aliaj, të dy persona të moshuar. Petriti i është drejtuar agresorit me fjalët: “Janë të moshuar, çfarë po bën, s’të vjen zor?”, duke u përpjekur ta ndalojë dhunën dhe duke mbyllur derën e automjetit për të mbrojtur pasagjeren.

Sipas familjes, agresori ka vijuar me ofendime dhe ka tentuar të vazhdojë dhunën, ndërsa Petrit Ndou ka orientuar dy automjetet e tjera që të zbrapseshin dhe të futeshin në një kthesë, duke i çuar në një vend të sigurt, ku ata qëndruan deri në fund të ngjarjes.

Pas këtij momenti, sipas dëshmisë së bashkëshortes, dy persona të tjerë kanë zbritur nga automjeti i Andi Vokrit për t’u konfliktuar me Petrit Ndoun. Gjystina Ndou ka tentuar t’i ndalojë, por agresori ka vazhduar sherrin, duke iu afruar sërish makinës së viktimës, duke i marrë çelësin e automjetit, duke goditur mjetin dhe duke e shtyrë edhe atë vetë.

E frikësuar, Gjystina Ndou i ka kërkuar me lutje bashkëshortit të largohej dhe të fshiheshin, pasi ishin tre persona agresorë dhe ekzistonte frika se mund të ktheheshin me armë apo mjete të forta. Çifti u fsheh për disa minuta dhe njoftuan policinë, si dhe familjarët që ndodheshin pranë.

Më pas, duke menduar se agresorët ishin larguar, Petrit Ndou është kthyer vetëm për të parë automjetin e tij. Pak më vonë, familjarët mbërritën në vendngjarje, ndërsa sipas dëshmisë, autorët e kanë goditur Petrit Ndoun nga pas në kokë, me një çekiç, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

The post Vrasja brutale e Petrit Ndout! Bashkëshortja e tij rrëfen versionin e saj: U vra në pabesi për të shpëtuar të moshuarit appeared first on Albeu.com.

“Qeveria më hajdute e Europës”/ Lapaj thirrje qytetarëve në Berat: Më 31 janar, bashkohuni masivisht në shesh

✇Albeu
By: M C

Kryetari i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj tha se, kryeministri Edi Rama drejton qeverinë më hajdute të Europës. Në një takim me mbështetësit e tij në qytetin e Beratit, Lapaj u shpreh se, Edi Rama dhe ministrat e tij janë të angazhuar në dosje që vërtetojnë një abuzim me fonde të Republikës së Shqipërisë. Ndërkohë, Lapaj u bëri thirrje qytetarëve t’i bashkohen masivisht protestës së paralajmëruar më datë 31 janar ora 18:00 në kryeqytet.

“Rama drejton qeverinë më hajdute të Europës. Është e vërtetuar tashmë edhe nga prokuroria e gjykatat që ministrat e tij dhe ai vetë janë të angazhuar në dosje që vërtetojnë një abuzim me fonde të Republikës së Shqipërisë”, tha ai.

The post “Qeveria më hajdute e Europës”/ Lapaj thirrje qytetarëve në Berat: Më 31 janar, bashkohuni masivisht në shesh appeared first on Albeu.com.

Stuhi e fuqishme dimërore paralizon SHBA-në, 730 mijë pa energji elektrike! Mbi 10 mijë fluturime të anuluara

✇Albeu
By: M C

Një stuhi masive dimërore, që shtrihet në të gjithë territorin e Shteteve të Bashkuara, ka lënë rreth 730 mijë persona pa energji elektrike në jug të vendit dhe tashmë po lëviz drejt Bregut Lindor, duke shkaktuar kaos në transport dhe paralizim të lëvizjeve.

Që nga mëngjesi i së dielës, më shumë se 190 milionë amerikanë ishin nën paralajmërime për kushte të rrezikshme dimërore, nga Nju Meksiko deri në Karolinën e Veriut dhe më tej deri në Maine.

Stuhia dimërore e quajtur Fern vazhdon të godasë jugun e SHBA-së, duke sjellë borë, shi të përzier me borë dhe shi të ngrirë në një zonë të gjerë. Gjatë orëve të para të së dielës, reshjet e borës kanë arritur edhe në verilindje të vendit.

Sipas parashikimeve, stuhia do të lëvizë drejt lindjes gjatë mëngjesit të së dielës, duke sjellë reshje bore nga Wichita e Kansasit deri në Cincinnati. Flokët e parë të borës pritet të bien në Uashington D.C. që në orët e para të mëngjesit, ndërsa në Filadelfia rreth orës 07:00 sipas orës lokale të Bregut Lindor.

Shi i ngrirë parashikohet deri në lindjen e diellit në zona si Shreveport (Luiziana), Memphis, Atlanta dhe Raleigh (Karolina e Veriut).

Gjatë paradites, zonat në perëndim të lumit Misisipi pritet të fillojnë të thahen, ndërsa stuhia zhvendoset drejt verilindjes.

Nju Jorku pritet të përjetojë reshje bore më vonë gjatë mëngjesit, ndërsa ajri më i ngrohtë që vjen nga jugu mund ta shndërrojë borën në përzierje dimërore në Uashington D.C.

Midis orës 11:00 dhe 16:00 (ET), një brez me reshje të dendura bore dhe përzierje dimërore pritet të prekë korridorin e autostradës I-95, me intensitet deri në 2.5 cm borë në orë. Në Filadelfia parashikohet shi i ngrirë ose përzierje dimërore, ndërsa në Nju Jork dhe më në veri reshjet do të jenë kryesisht borë.

Deri rreth 18:00 (ET), ajri i ngrohtë nga Oqeani Atlantik pritet të depërtojë në korridorin I-95, duke sjellë kalime të shpeshta mes borës, shiut të ngrirë, përzierjes dimërore dhe shiut, ndërkohë që në Nju Angli priten reshje të dendura bore.

Rreth orës 21:00 të së dielës, Nju Jorku pritet të përballet me përzierje dimërore, ndërsa Nju Anglia dhe zonat e brendshme të verilindjes do të vazhdojnë të marrin borë. Reshje të lehta pritet të vazhdojnë deri në mëngjesin e së hënës, me dobësim gradual deri rreth mesditës.

Mbi 10 mijë fluturime të anuluara

Më shumë se 10.000 fluturime janë anuluar të dielën brenda, drejt ose nga SHBA-ja, përfshirë të gjitha fluturimet në aeroportin Ronald Reagan Washington National (DCA) dhe shumicën e fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Filadelfias.

Stuhia ka shkaktuar gjithashtu probleme serioze në rrjetet elektrike të disa shteteve, përfshirë Teksasin dhe Tenesin.

Ndërprerjet e energjisë kanë prekur mbi 244.000 konsumatorë në Tenesi, 134.000 në Teksas, 123.000 në Misisipi, gati 120.000 në Luiziana dhe rreth 40.000 në Kentaki.

The post Stuhi e fuqishme dimërore paralizon SHBA-në, 730 mijë pa energji elektrike! Mbi 10 mijë fluturime të anuluara appeared first on Albeu.com.

“Më kanë rrahur dhe i kam rrahur”, Lim Hoti ndan detaje nga sherri me Finemin?

✇Albeu
By: M C

Lim Hoti ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një bisedë me Benitën, gjatë së cilës ka ndarë disa detaje nga jeta e tij personale.

Gjatë bisedës, Limi ka folur edhe për përleshjet që ka pasur jashtë shtëpisë, duke pranuar se është përfshirë në rrahje.

“A të kanë rrahur, apo i ke rrahur gjithmonë?”, ka qenë pyetja e e Benita.

“Më kanë rrahur, e i kam rrahur, mendon se i tutem dikujt a, kurrë në botë”, është përgjigjur Limi.

Kujtojmë se së fundmi në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Limi shihet duke u rrahur nga disa persona në mes të rrugës.

Pretendohet se pas këtij sulmi qëndron Finemi, i cili dyshohet se i ka shkaktuar dëmtime serioze duke ia thyer njërën këmbë.

The post “Më kanë rrahur dhe i kam rrahur”, Lim Hoti ndan detaje nga sherri me Finemin? appeared first on Albeu.com.

Aksident në Bogë, motori i borës përplaset me shtyllën elektrike! Plagosen 4 persona

✇Albeu
By: M C

Një aksidenti i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Bogë të Rugovës, ku kanë mbetur të lënduar katër persona.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova bëri me dije se aksidenti ndodhi pasi një motor bore është përplasur në një shtyllë elektrike, duke shkaktuar lëndime katër personave.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

The post Aksident në Bogë, motori i borës përplaset me shtyllën elektrike! Plagosen 4 persona appeared first on Albeu.com.

Shtrëngata dhe reshje në nisje të javës, IGJEUM zbulon zonat problematike

✇Albeu
By: M C

Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një parashikim për kushtet meteorologjike në vend për fillimjavën.

Sipas të dhënave, në të gjitha qarqet priten reshje intensive deri në mesatare.

Po ashtu, parashikohen probleme të ndryshme, si rënie gurësh e inertesh dhe vërshime të ujit në zonat urbane të lokalizuara, në varësi të sistemit të kanalizimeve për shkak të shtrëngatave dhe intensitetit të lartë të reshjeve.

Reshjet:

Sot pasdite dhe nesër (e hënë, datë 26) priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarkun Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjera reshjet priten të dobëta deri lokalisht mesatare të shoqëruara me shtrëngata.

Në Veri, Lindje dhe Juglindje në lartësitë mbi 900 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.

Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, mund të krijojnë probleme të ndryshme, si rënie gurësh e inertesh dhe vërshime të ujit në zonat urbane të lokalizuara, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër.

Temperatura:

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 8 / 14 °C

në vendet e ulëta: 3 / 13 °C

në vendet malore: 1 / 8 °C

Era:

Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë mesatare deri e fortë kryesisht në bregdet dhe në vendet malore.

The post Shtrëngata dhe reshje në nisje të javës, IGJEUM zbulon zonat problematike appeared first on Albeu.com.

Trafikuan 2.4 ton lëndë narkotike/ Apeli lë në burg 8 anëtarët e grupit Rraja, mes tyre djali i ish-deputetit të PS (EMRAT)

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masat e arrestit me burg për pjesëtarët e grupit kriminal që dyshohet se trafikonin kokainë dhe mariuanë në 3 linja, drejt Holandës, Gjermanisë dhe Turqisë.

Mes personave të lënë në burg është edhe djali ish deputetit Rrahman Rraja, Rexhepi.

Islam Sefa, Jani Çavo, Aldo Gjini, Marvin Bushati, Përparim Rraja, Gazmir Rraja, Rexhep Rraja dhe Zamir Aliaj u arrestuan me urdhër të SPAK në dhjetor.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Florjan Kalaja, sot më datë 24.01.2026, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 1 akti, datë 19.01.2026 regjistrimi, mbi ankimet e ankuesve I.S, J.Ç, A.Gj., M.B., P.Rr., G.Rr., R.Rr., dhe Z.A.: “Ankim kundër vendimit nr. 124, datë 09.12.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Caktimin e masës së sigurimit personal “Arresti në burg”, parashikuar nga neni 238, i Kodit të Procedurës Penale. Ankim kundër vendimit nr. 126, datë 11.12.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal “Arresti në burg”, parashikuar nga neni 238, i Kodit të Procedurës Penale” në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:

1. Miratimin e Vendimit nr. 124, datë 09.12.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa i takon disponimeve kundrejt Z.I.S., Z. J.Ç., Z. A.Gj., Z. M.B., Z. P.Rr., Z. G.Rr., Z. R.Rr., Z. Z.A..

2. Miratimin e Vendimit nr. 126, datë 11.12.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa i takon disponimeve kundrejt Z.I.S., Z. J.Ç., Z. A.Gj., Z. M.B., Z. P.Rr., Z. G.Rr., Z. R.Rr., Z. Z.A..

3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve, duke nisur ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar. U shpall në Tiranë, me datë 24.01.2026.”-thuhet në njoftim.

Ky hetim i SPAK i nisur që në vitin 2024 zbuloi të implikuar edhe Rexhep Rrajën djalin e ish deputetit të PS, Rrahman Rraja i cili është nën gjykim për kryerjen e veprave “trafikimi i narkotikëve” i kryer në bashkëpunim dhe u vu në pranga.

Nëpërmjet komunikimeve në aplikacionin SKY ECC Prokuroria e Posaçme ka konstatuar tre episode trafiku, ku vlerësohet se financuesi dhe organizatori kryesor i grupit kriminal është Islam Sefa, aktualisht i izoluar në burg për një tjetër vepër penale.

The post Trafikuan 2.4 ton lëndë narkotike/ Apeli lë në burg 8 anëtarët e grupit Rraja, mes tyre djali i ish-deputetit të PS (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Aksident në rrugën “Egnatia”, tre të lënduar

Rreth orës 13:00, në rrugën “Egnatia”, automjeti me drejtues shtetasin E. S. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin I. N.

Nga aksidenti u dëmtuan dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjeri që ndodhej në njërin prej automjeteve.

Të tre shtetasit u dërguan në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

The post Aksident në rrugën “Egnatia”, tre të lënduar appeared first on Albeu.com.

KUJDES ME GRIPIN/ Simptomat zgjasin disa ditë dhe kërkojnë konsultë

Kjo periudhë e dimrit shoqërohet me shtim të rasteve të virozave dhe gripit, duke sjellë një ngarkesë më të madhe në qëndrat shëndetesore dhe urgjencë

Simptomat shfaqen fillimisht me lodhje të theksuar, dhimbje trupi dhe temperaturë, ndërsa në ditën e tretë apo të katërt kolla bëhet më e fortë dhe shfaqen sekrecione respiratore.

Mjekët bëjnë thirrje që qytetarët të mos e neglizhojnë lodhjen apo këputjen e trupit, pasi situata mund të përkeqësohet dhe të kërkojë trajtim të specializuar.

Grupmoshat më të rrezikuara mbeten të moshuarit mbi 65 vjeç, si dhe pacientët me sëmundje kronike apo imunitet të dobët, për të cilët kujdesi duhet të jetë edhe më i shtuar.

Mjekët këshillojnë gjithashtu respektimin e rregullave bazë të higjienës, ushqyerjen e shëndetshme me perime dhe zarzavate, shmangien e ambienteve të mbyllura dhe ajrosjen e shpeshtë të ambientit, si masa të domosdoshme për parandalimin e gripit

The post KUJDES ME GRIPIN/ Simptomat zgjasin disa ditë dhe kërkojnë konsultë appeared first on Albeu.com.

Nga takimi kokë me kokë me Netanyahun te fjalimi në Knesset/ Rama vizitë zyrtare në Izrael, zbardhet axhenda e kryeministrit

Kryeministri Edi Rama, do të zhvillojë një vizitë pune në Jeruzalem, Izrael, më 25–27 janar, me rastin e pjesëmarrjes së tij në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit.

Në këtë vizitë, Rama do të shoqërohet nga delegacioni shqiptar dhe bashkëshortja e tij.

Axhenda e plotë:

Ditën e hënë, më 26 janar, ora 11:00 – 12:30 Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim kokë më kokë me Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili do të pasohet nga takimi mes dy delegacioneve, në përfundim të të cilit do të ketë edhe deklaratë për shtyp.
Paralelisht, Linda Rama, në shoqërinë e znj. Herzog, bashkëshortes së Presidentit të Izraelit, Isaac Herzog, do të zhvillojë një vizitë në Bibliotekën Kombëtare.

Në orën 14:00, Kryeministri Rama, i shoqëruar nga znj. Linda Rama, do të mbërrijë në Knesset “Plaza”, Parlamenti i Izraelit, ku do të pritet me një ceremoni të posaçme shtetërore nga Kryetari i Knessetit. Ceremonia përfshin rojet e nderit, ekzekutimin e himneve kombëtare, si dhe vendosjen e kurorave në monumentin e ushtarëve të rënë dhe në monumentin e viktimave të terrorit.

Më pas, Kryeministri Rama do të firmosë Librin e Përshtypjeve në Hollin Shagall.

Në orën 14:30, Kryeministri Rama dhe delegacioni shqiptar do të zhvillojnë një takim me Kryetarin e Knessetit, z. Amir Ohana.

Në orën 16:15, do të nisë seanca plenare speciale e Knessetit, e shoqëruar nga hyrja ceremoniale në sallë. Gjatë kësaj seance do të mbajnë fjalën Kryetari i Knessetit, z. Amir Ohana, Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, Lideri i Opozitës, Yair Lapid, si dhe Kryeministri Edi Rama, i cili do t’i drejtohet Parlamentit të Izraelit me një fjalim.

Në orën 17:15, do të zhvillohet një pritje zyrtare në nder të Kryeministrit Rama, me pjesëmarrjen e ambasadorëve dhe të ftuarve të posaçëm, në Jerusalem Hall të Knessetit.

Ndërsa, znj. Linda Rama do të ketë një takim të veçantë me gratë parlamentare.

Më 27 janar, Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit, ku do të mbajë një fjalë, në praninë e Presidentit të Izraelit, Isaac Herzog.

Gjatë qëndrimit në Jeruzalem, Kryeministri Rama do të kryejë gjithashtu vizita simbolike në Western Wall (Muri i Lotëve) dhe në Kishën e Varrit të Krishtit.

The post Nga takimi kokë me kokë me Netanyahun te fjalimi në Knesset/ Rama vizitë zyrtare në Izrael, zbardhet axhenda e kryeministrit appeared first on Albeu.com.

Noka: E frikshme, fëmija i arrestuar u lutet policëve ‘aman ju hëngsha m*tin, mos më rrihni’

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka reaguar sërish për arrestimin e fëmijës dje nga policia, pas protestës madhështore të opozitës.
Noka shkruan se, fëmija u lutet policëve që të mos e rrahin dhe kjo është e frikshme.

Reagimi i Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka:

Videoja e arrestimit të fëmijës 12-vjeçar, përpos të tjerash, na nxjerr në pah një dukuri të re që vjen nga edukimi i bindjes dhe frikës së brezit të ri, që ushtron shteti në sistemin arsimor. Po të dëgjosh me vëmendje fjalët e vogëlushit, ai thotë në ligjëratë të drejtë këtë fjali: Aman, ju hëngsha m*tin, veç mos më rrihni!

Pra një fëmijë 12 vjeç e ditka qartësisht se policia të rreh, të dhunon dhe që është fuqiplotë. Me pak fjalë ai e di që ata bëjnë gjithçka dhe për të shpëtuar nga të rrahurit, fëmija nuk i referohet ligjit, as të drejtave të fëmijëve dhe as normave të tjera të edukimit dhe komunikimit. Fëmija thjesht u përgjërohet policëve: Aman, ju hëngsha m*tin, mos më rrihni!

Një fëmijë 12-vjeçar duhet të jetë diku në klasë të pestë apo të gjashtë dhe siç dihet në këto klasa merren nocionet e qytetarisë, të të drejtave të njeriut dhe sidomos të fëmijëve. Fjalia ‘aman, ju hëngsha m*utin mos më rrihni’ është treguesi më i qartë se edukimi dhe arsimi është i orientuar ndaj bindjes dhe frikës. Ky është treguesi më i qartë se ku po shkon brezi i ri. Prindërit të reflektojnë sa nuk është vonë, sepse indiferentizmi i tyre po prodhon fëmijë të frikur dhe të bindur ndaj pushtetit.

The post Noka: E frikshme, fëmija i arrestuar u lutet policëve ‘aman ju hëngsha m*tin, mos më rrihni’ appeared first on Albeu.com.

“Jemi në kilometrin e fundit”, Berisha paralajmëron vijim të tubimeve: Protestë jo për një parti, por për ndërgjegjen qytetare

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se opozita do të vijojë me protesta, duke e cilësuar situatën politike si “kilometrin e fundit” dhe duke falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen dhe reagimin e tyre.

Në një deklaratë për mediat, Berisha theksoi se protestat nuk kanë karakter personal apo partiak, por janë, sipas tij, shprehje e ndërgjegjes qytetare. Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen, duke argumentuar se fondet e dyshuara si të vjedhura prekin interesat e të gjithëve, veçanërisht të brezave të rinj.

Kreu i PD-së vuri theksin te pjesëmarrja e të rinjve në protestë, duke e cilësuar atë si elementin më domethënës të tubimit. Sipas tij, prania e rinisë ka shkaktuar reagimin e ashpër të kryeministrit, të cilin e akuzoi për gjuhë fyese ndaj të rinjve protestues.

Berisha përfundoi duke deklaruar se opozita do të angazhojë të gjithë potencialin e saj në vijim të protestave, duke i konsideruar ato si mjetin kryesor të reagimit politik dhe qytetar në këtë fazë.

“Padyshim do ketë protesta dhe vetëm protesta. Jemi në kilometrin e fundit, të gjithë potencialin tonë, jemi mirënjohës pafund për përgjigjen qytetare. Një thirrje kam për çdo qytetar, edhe një herë, nuk është protestë kjo as për një person apo parti, është protestë e ndërgjegjes qytetare. Kur themi janë vjedhur qindra miliona euro nuk janë vetëm të fëmijëve të atyre opozitarëve që protestojnë, por të fëmijëve të gjithëve. Tipari më kardinal në atë protestë ishte rinia në veprim dhe ndaj tmerri i Ramës që i quajti rrugaçë lagjesh të rinjtë dinjitozë e guximtarë që kishin dalë për ndërgjegjen e tyre kundër tij”, tha Berisha mes të tjerash.

The post “Jemi në kilometrin e fundit”, Berisha paralajmëron vijim të tubimeve: Protestë jo për një parti, por për ndërgjegjen qytetare appeared first on Albeu.com.

“Përdorën gaz lotsjellës 3 vite të skaduar, ishte kthyer në helm”, Berisha: Proda i krimit përdori dhunë të egër, 5 banditë tërhoqën zvarrë një 10-vjeçar

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar akuzat pas protestës së zhvilluar para Kryeministrisë, duke deklaruar në një konferencë për mediat se gjatë tubimit janë ushtruar akte dhune ndaj protestuesve nga ana e Policisë së Shtetit.

Berisha pretendoi se forcat e rendit kanë përdorur gaz lotsjellës, topa uji dhe shkopinj, duke i cilësuar këto veprime si të pajustifikuara ndaj protestuesve që ai i përshkroi si paqësorë. Sipas tij, gazi i përdorur ishte i skaduar dhe, siç deklaroi ai, përbën rrezik për shëndetin, duke shtuar se përdorimi i tij bie ndesh me konventat ndërkombëtare.

Në deklaratën e tij, Berisha përmendi edhe ndalimin e një fëmije 10-vjeçar, duke thënë se ai nuk kishte lidhje me protestën dhe ishte ndaluar ndërsa po largohej nga një xhami. Ai e cilësoi këtë veprim si të papranueshëm dhe akuzoi autoritetet për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.

Kreu i PD-së deklaroi gjithashtu se disa deputetë dhe drejtues të Partisë Demokratike janë përballur me sjellje agresive nga ana e forcave të rendit, duke përmendur nënkryetarin e PD-së Luçiano Boçi dhe deputetët Zija Ismaili dhe Besart Xhaferri.

“Dje narkopolicia e Ramës e komanduar nga Proda I krimit përdori dhunë të egër ndaj protestuesve. Goditi me të gjitha mjetet, përdori gaz lotsjellës të skaduar, i cili në konventa ndërkombëtare përbën helm luftarak dhe nuk mund të përdoret ndaj protestave. Gazi ishte i skaduar prej 3 vitesh dhe ai pas skadimit njihet se transformohet në helme që japin dëmtime të rënda të sistemeve. Por mund të shkaktojë edhe humbjen e pamjeve. U përdorën topa të ujit dhe mjete të tjera, u goditën me shkopinj protestues paqësorë dhe u ndaluan brutalisht në akte që lartësohen në krime kundër njerëzimit, u ndal një fëmijë 10 vjec teksa dilte nga xhamia. Romeo nuk kishte asnjë lidhje me protestën. Ai kishte ardhur me detyra të ngarkuara nga familjarët e tij, e morën në mënyrën më të turpshme dhe kriminale. Do t’u shtojnë kohë të gjatë lutjet e tij ndaj atyre 5 banditëve që tërhiqnin zvarrë një 10 vjecar. Shkelën konventat ndërkombëtare, fytyra e vërtetë e Edi Ramës, i cili edhe kur të jetë puna për karrigen e tij nuk ndalet as me krime ndaj fëmijëve. U sollën egërsisht dhe në mënyrë të padenjë ndaj deputetëve, agresuan disa prej tyre. Luciano Bocin, nënkryetarin e partisë, Zija Ismailin, deputetin e Beratit, Besart Xhaferrin, agresuan si të droguar. Akte këto vetëm të njerëzve në panik të tmerrshëm, njerëzve pa shpresë dhe përpjekje për të mbuluar krimet e Ramës dhe Lubi Ballukut me të tjerë”, tha Berisha.

The post “Përdorën gaz lotsjellës 3 vite të skaduar, ishte kthyer në helm”, Berisha: Proda i krimit përdori dhunë të egër, 5 banditë tërhoqën zvarrë një 10-vjeçar appeared first on Albeu.com.

Dj.Gimbo zbulon këshillën që ia ka dhënë Gjesti para hyrjes në BBVA

Mbrëmjen e djeshme, shtëpisë së Big Brother VIP Albania iu bashkua një tjetër personazh: Dj.Gimbo (Gëzim Blakaj).

Ai hyn në një moment kritik të lojës, ku banorët kanë krijuar raportet dhe dinamikat e tyre tashmë.

Mirëpo si mik dhe Dj i Gjestit, Gimbo zbuloi edhe këshillën e tij para hyrjes në Big Brother VIP Albania.

“Çfarë këshille të ka dhënë Gjesti?” e pyeti Ledioni, ndërsa Gimbo tha: “Shko dhe fito!”

The post Dj.Gimbo zbulon këshillën që ia ka dhënë Gjesti para hyrjes në BBVA appeared first on Albeu.com.

‘Courrier des Balkans’ intervistë me Berishën/ Kreu i PD: Kërkojmë dorëheqjen e Ramës dhe Ballukut, qeveria teknike të organizojë zgjedhje të lira dhe mos të prekë gjyqësorin

Në Shqipëri, Partia Demokratike po bën thirrje për një rikthim në rrugë për të kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut dhe formimin e një qeverie teknokratike. Por a ka opozita, e përjashtuar nga pushteti që nga viti 2013, një strategji?

Intervistë me Sali Berishën nga Jean-Arnault Dérens.

I lindur në vitin 1944 në Tropojë, themelues dhe kryetar i Partisë Demokratike (PD), Sali Berisha ishte President i Republikës së Shqipërisë nga viti 1992 deri në vitin 1997 dhe Kryeministër nga viti 2005 deri në vitin 2013. Ai u vu në arrest shtëpiak më 30 dhjetor 2023, për akuza për korrupsion, një masë e hequr nga gjykatat më 28 nëntor 2024.

Le Courrier des Balkans (CdB): Partia Demokratike po bën thirrje për një tubim. Çfarë prisni prej saj? Cila është strategjia juaj?

Sali Berisha: Zgjedhjet nuk mund ta largojnë një regjim diktatorial, sepse i shndërrojnë në farsë; ajo që nevojitet është presioni nga rruga. Në një autokraci zgjedhore si ajo që po përjeton Shqipëria, pluralizmi është vetëm një fasadë. Por në realitet, regjimi ka një kontroll të tillë mbi median dhe të gjithë shoqërinë saqë e bën të pamundur çdo ndryshim. Paratë e drogës dhe pastrimi i parave i sigurojnë regjimit burime të mëdha për të blerë njerëz, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Shqipëria është bërë një narko-shtet, megjithatë ajo mbetet e mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara. Demonstratat paqësore dhe protestat popullore janë pra të vetmet mjete të mbetura për ne për të mobilizuar qytetarët dhe për të tërhequr vëmendjen e bashkësisë ndërkombëtare. Ne kërkojmë dorëheqjen e Edi Ramës dhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku, si dhe formimin e një qeverie teknokratike të ngarkuar me organizimin e zgjedhjeve vërtet të lira dhe sigurimin që ajo të mos ndërhyjë në punën e gjyqësorit.

CdB: Por si mund ta bëjmë të mundur një alternativë?

Sali Berisha: Edi Rama e ka marrë peng vendin. Në dhjetë vjet, 1.1 milion shqiptarë kanë emigruar në vendet anëtare të Bashkimit Evropian, pa llogaritur të gjithë ata që janë larguar për në pjesë të tjera të botës. Në total, 45% e popullsisë sonë vlerësohet të ketë emigruar. Të rinjtë nuk shohin se si të ndërtojnë një të ardhme në Shqipëri, por Edi Rama vazhdon të shfrytëzojë të vetmin argument që i ka mbetur: gjeopolitikën, duke i përafruar politikat e tij me ato të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara. Askush nuk mashtrohet, por Bashkimi Evropian duhet të jetë në gjendje të paraqesë një narrativë pozitive, një histori suksesi… Çfarë rruge tjetër na ka mbetur? Lufta e armatosur, lufta guerile? Ne gjithmonë e kemi refuzuar këtë, sepse jemi një forcë demokratike. Një lëvizje proteste demokratike, paqësore dhe e vazhdueshme mund të ketë sukses.

Edi Rama dhe skandali Mogherini

CdB: Rrjeta e drejtësisë duket se po i afrohet Edi Ramës.

Sali Berisha: Po, rasti Balluku është thelbësor, sepse Belinda Balluku ka zbatuar vetëm urdhrat e Edi Ramës që kur u bë shefe e stafit të tij në Bashkinë e Tiranës në fillim të viteve 2000. Ajo nuk ka marrë kurrë ndonjë iniciativë të sajën. Nëse humbet imunitetin, Edi Rama do të ekspozohet drejtpërdrejt.

CdB: A mund ta ndryshojë kjo perceptimin ndërkombëtar për Shqipërinë?

Sali Berisha: Ka tashmë shenja që tregojnë në atë drejtim. Raporti evropian mbi zgjedhjet e fundit parlamentare është dënues, edhe pse këto kritika u injoruan qëllimisht nga Komisioni Evropian. Po shohim gjithashtu një ndryshim në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, i cili ka përsëritur nevojën për zgjedhje të lira. Partia Popullore Evropiane (PPE) po bën gjithashtu thirrje për më shumë transparencë, por toleranca që gëzon Edi Rama mbetet e madhe. Shikoni skandalin e korrupsionit që rrethon Federica Mogherini dhe Kolegjin Evropian në Bruges! Po flasim për tre milionë euro të përvetësuara, por këtu në Tiranë, janë shumë më tepër para që janë përvetësuar nga znj. Mogherini dhe miku i saj Rama – po flasim për 20 milionë euro – por askush nuk po heton! I bëj thirrje OLAF-it që më në fund të vijë në Shqipëri.

CdB: Edi Rama e pranoi me padurim ftesën e Donald Trump për t’u bashkuar me “Këshillin e Paqes” të tij. Cili është vlerësimi juaj për këtë zhvillim?

Sali Berisha: Ky është rezultat i përpjekjeve lobuese të Edi Ramës. Ai është gati të shfrytëzojë çdo mundësi për t’u paraqitur si një partner i respektuar i Shteteve të Bashkuara. Në thelb, ky projekt kërkon të zëvendësojë OKB-në, por Edi Rama mbetet krejtësisht cinik në marrëdhëniet e tij ndërkombëtare. Gjashtë vjet më parë, ai e quante publikisht Emmanuel Macronin “idiot”, përpara se të merrej vesh me të dhe ta përshkruante si “mikun e tij më të mirë”.

CdB: Bashkimi Evropian është shumë i vetëdijshëm për rëndësinë e trafikut të drogës dhe pastrimit të parave. Si mund ta kuptojmë vetëkënaqësinë e tij?

Sali Berisha: Durrësi është bërë një port i lirë për trafikantët e drogës, veçanërisht për kartelin Troplini, i cili ka marrë kontrollin dhe është i lidhur me kartelin meksikan Sinaloa. Këto marrëdhënie janë të dokumentuara; xhandarmëria franceze, në veçanti, ishte në gjendje të përgjonte shkëmbimet në shërbimin e mesazheve të koduara Sky ECC. Zyra e prokurorit italian të antimafias është gjithashtu shumë e informuar, por Edi Rama gjithmonë ka ditur si ta blejë bashkëpunimin e Romës. Kështu i ofroi Giorgia Melonit qendrat e emigrantëve në Shëngjin dhe Gjadër.

Nuk i takon Tiranës dhe Beogradit të vendosin për fatin e Kosovës.

CdB: Cila është marrëdhënia juaj me Albin Kurtin?

Sali Berisha: Kam respektin më të lartë për të, dhe Kosova ndoshta është bërë vendi më demokratik në rajonin tonë, por nuk e kam takuar kurrë Albin Kurtin që kur ai u bë Kryeministër. Kosova është një vend i pavarur dhe është rregulli im të mos ndërhyj kurrë në punët e saj. E vetmja herë që e theva këtë rregull ishte duke kundërshtuar shkëmbimin e propozuar të territoreve. Ky projekt u negociua midis Edi Ramës dhe Aleksandar Vuçiçit, pa marrë parasysh dëshirat e vetë kosovarëve. Hashim Thaçi u detyrua ta pranonte. Në të vërtetë, është një ide e vjetër që daton që nga koha e Millosheviqit, dhe ishte duke u diskutuar që në vitet 1992-1993… Vetëm në fillim të viteve 2000, fola me Vuk Drashkoviçin, i cili atëherë ishte Ministër i Punëve të Jashtme i Serbisë, në margjinat e një Samiti Evropian në Selanik. Ai më tha se mund ta zgjidhnim çështjen e Kosovës “brenda pesë minutash” duke arritur një marrëveshje midis nesh, por kjo nuk ndodhi kurrë! Nuk i takon Tiranës dhe Beogradit të vendosin për fatin e Kosovës. Shqipëria duhet ta trajtojë Kosovën si mik, fqinj dhe vend të pavarur. Megjithatë, kur vizitova Kosovën si Kryeministër, gjithmonë e kam nxitur Kosovën të integrojë më mirë komunitetin serb, pasi kjo është çelësi i të ardhmes së saj. U takova me serbë nga Fushë Kosova dhe madje bëra donacione për Manastirin e Graçanicës…/courrierdesbalkans.fr/

The post ‘Courrier des Balkans’ intervistë me Berishën/ Kreu i PD: Kërkojmë dorëheqjen e Ramës dhe Ballukut, qeveria teknike të organizojë zgjedhje të lira dhe mos të prekë gjyqësorin appeared first on Albeu.com.

Bora Zemani flet për herë të parë për raportin e Donaldit me Trixën: Mendova si ta shpëtoj marrëdhënien

Moderatorja e njohur Bora Zemani është e ftuara e radhës në podcast-in e Grida Dumës, dhe promoja e publikuar së fundmi premton një rrëfim pa doreza.

Për herë të parë pas shumë kohësh, Bora ka prekur temën delikate të faljes në çift, duke iu referuar në mënyrë të tërthortë por të qartë ribashkimit me Donald Veshajn.

Në videon promovuese, Grida Duma e pyet hapur: “Në çfarë niveli fal ti?”. Përgjigja e Borës tregon pjekuri dhe një analizë të situatës që kaloi.

“Natyrisht nuk fal me naivitet, nuk fal se po gënjehem. Fal me koshience të plotë, e di ku është gabuar, por unë do e fal, do e tejkaloj këtë gjënë,” dëgjohet të thotë ajo.

Më tej, Bora sqaron se falja nuk do të thotë shkelje e parimeve të saj, por një përpjekje për të mos hedhur poshtë gjithçka pa luftuar.

“Nuk e bëj duke zgjeruar kufijtë, jo, kufijtë ngelen të njëjtat… Nëse ka mundësi të shkatërrohet një marrëdhënie dhe të prishet, a kishte ndonjë mundësi për t’u shpëtuar kjo marrëdhënie?”

Sakaq ishte e pashmangshme që kjo deklaratë të lidhej me historinë e bujshme të dashurisë mes saj dhe Donald Veshajt.

Kujtojmë se gjatë pjesëmarrjes në “Big Brother VIP 1”, Donaldi nisi një romancë brenda shtëpisë me këngëtaren Beatrix Ramosaj, duke krijuar një nga trekëndëshat më të komentuar në historinë e televizionit shqiptar.

Ajo romancë përfundoi menjëherë pas daljes së Donaldit nga formati.

Aktori kërkoi rikthimin me Borën, një proces që kërkoi kohë dhe, siç e pranon vetë Bora, një “falje me vetëdije të plotë” për të shpëtuar atë që kishin ndërtuar ndër vite.

The post Bora Zemani flet për herë të parë për raportin e Donaldit me Trixën: Mendova si ta shpëtoj marrëdhënien appeared first on Albeu.com.

15 vjet pa drejtësi/ Rama për 21 Janarin: SPAK të zgjohet dhe të bëjë punën e vet

Në përvjetorin e 15-të të krimit shtetëror të 21 janarit, kryeministri Rama tha se mbetet një përvjetor i trishtë dhe një plagë e hapur jo vetëm për familjarët e katër protestuesve të vrarë, por edhe për moralin e drejtësisë dhe themelet e shtetit shqiptar.

Duke folur për këtë ngjarje, Rama theksoi se krimi i 21 Janarit i përket atyre krimeve shtetërore për të cilat drejtësia mund të vonojë, por nuk harron, pasi koha nuk i fshin dot nga kujtesa dhe nga tryezat e njerëzve të drejtësisë.

“21 janari ishte përvjetori i trishtë pas vrasjes së 4 protestuesve dhe përsëri erdhi me hijen përqeshëse të padrejtësisë. Mbetet një plagë e hapur jo vetëm për familjarët, por edhe për moralin e drejtësisë dhe themelet e shtetit shqiptar.

Ne përsëri u mblodhëm dhe e bëmë ritin e nderimit të 4 dëshmorëve në prani të familjarëve, të cilët presin drejtësi. 21 janari është në llojin e atyre krimeve shtetërore për të cilat drejtësia vonon, por nuk harron. Koha nuk i zhben dot nga kujtesa dhe nga tryeza e njerëzve të drejtësisë. Shpresoj që SPAK-u, që prej 6 vitesh ka marrë jetë dhe gëzon mbështetjen e padiskutueshme dhe ka pasur gjatë gjithë kohës inkurajimet më të sinqerta për të vënë drejtësinë në binarë, të zgjohet dhe të bëjë punën e vet.”

The post 15 vjet pa drejtësi/ Rama për 21 Janarin: SPAK të zgjohet dhe të bëjë punën e vet appeared first on Albeu.com.

Zjarr në një lokal në Durrës, dyshohet se flaka nisi nga një shkëndijë elektrike

Një zjarr përfshiu në orët e vona të natës një lokal pranë urës së Dajlanit në Durrës.

Lokali nuk ishte në funksion dhe fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Zjarrfikësit që mbërritën në vendngjarje, shuan flakët, duke parandaluar përhapjen e zjarrit.

Paraprakisht, sipas burimeve nga shërbimi zjarrfikës, dyshohet se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike, në lokalin që prej kohësh ishte i mbyllur. Ajo i dha flakën materialeve brenda, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

The post Zjarr në një lokal në Durrës, dyshohet se flaka nisi nga një shkëndijë elektrike appeared first on Albeu.com.

❌