❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Kosova në qershor importoi 680 milionë euro, deficiti tregtar rritet mbi 16% 

Të dhënat nga tregtia e jashtme e mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar prej 16,1 % në muajin qershor 2026, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2025, gjegjësisht në vlerë prej 578,3 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 498,3 milionë euro në vitin 2025. Eksporti mbulon importin me vetëm 15,0 %.

Rritja e importeve ka vazhduar të tejkalojë ritmin e eksporteve edhe gjatë muajit qershor 2026, duke e çuar deficitin tregtar të Kosovës në nivel edhe më të lartë.

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se vlera e deficitit tregtar arriti në 578,3 milionë euro, ose 16,1 për qind më shumë krahasuar me qershorin e vitit të kaluar, kur deficiti ishte 498,3 milionë euro.

Gjatë muajit qershor, eksportet e mallrave arritën në 102 milionë euro, ndërsa importet në 680,3 milionë euro.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, eksportet shënuan një rritje prej 26,9 për qind, ndërsa importet u rritën për 17,6 për qind. Megjithatë, pavarësisht rritjes së eksporteve, ato mbuluan vetëm 15 për qind të vlerës së importeve.

Metalet kryesojnë eksportet, ndërsa importet dominohen nga produktet minerale

Sipas strukturës së eksporteve, pjesën më të madhe e zënë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, të cilat përbëjnë 27,4 për qind të eksporteve totale. Pas tyre renditen ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani me 12,7 për qind, plastika, goma dhe artikujt prej tyre me 10,6 për qind, artikujt e ndryshëm të prodhuar me 8,7 për qind, si dhe produktet minerale me 7,1 për qind.

Në anën tjetër, importet vazhdojnë të dominohen nga produktet minerale, të cilat përbëjnë 15,2 për qind të totalit të importeve. Pasojnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike me 13,0 për qind, mjetet e transportit me 12,0 për qind, ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani me 11,9 për qind, si dhe metalet bazë dhe artikujt prej tyre me 9,8 për qind.

Sipas tĂ« dhĂ«nave sipas grupeve kryesore tĂ« importeve, vlera mĂ« e lartĂ« i pĂ«rket kategorisĂ« “tjera”, e cila arriti nĂ« 206,1 milionĂ« euro, nga rreth 181 milionĂ« euro sa ishte njĂ« vit mĂ« parĂ«.

Ndër grupet kryesore të mallrave të importuara, produktet minerale arritën në 103,1 milionë euro, ndërsa makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike u importuan në vlerë prej 88,1 milionë euro. Mjetet e transportit kapën vlerën 81,3 milionë euro, ndërsa pothuajse në të njëjtin nivel ishin edhe ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani me 81,1 milionë euro.

Importet e metaleve bazë dhe artikujve prej tyre arritën në 56,4 milionë euro, ndërsa produktet e industrisë kimike u importuan në vlerë prej 54,2 milionë euro, duke shënuar rritje krahasuar me qershorin e vitit të kaluar.

Nga aspekti gjeografik, vendet e Bashkimit Evropian vazhdojnë të jenë partneri më i madh tregtar i Kosovës.

Eksportet drejt vendeve të BE-së arritën në 32,5 milionë euro, duke përfaqësuar 31,9 për qind të eksporteve totale dhe duke shënuar një rritje prej 17,7 për qind krahasuar me qershorin e vitit 2025. Partnerët kryesorë të eksportit ishin Gjermania me 10,1 për qind të eksporteve totale, Holanda me 3,8 për qind dhe Italia me 3,1 për qind.

Në të njëjtën kohë, importet nga vendet e BE-së arritën në 304,9 milionë euro, ose 44,8 për qind të importeve të përgjithshme, duke u rritur për 22,2 për qind në baza vjetore. Gjermania mbetet furnizuesi kryesor me 13,3 për qind të importeve, e ndjekur nga Italia me 8,6 për qind dhe Polonia me 4,3 për qind.

Krahasuar me qershorin e vitit 2025, eksportet drejt BE-së u rritën nga 27,6 milionë euro në 32,5 milionë euro, ndërsa importet nga 249,6 milionë euro në 304,9 milionë euro.

Eksportet drejt vendeve të CEFTA-s arritën në 44 milionë euro, duke përfaqësuar 43,1 për qind të eksporteve të përgjithshme dhe duke shënuar një rritje prej 19,3 për qind.

Partnerët kryesorë eksportues në këtë grup ishin Maqedonia e Veriut me 16,7 për qind, Shqipëria me 14,3 për qind, Mali i Zi me 5,7 për qind dhe Serbia me 4,0 për qind.

Ndërkohë, importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 98,7 milionë euro, ose 14,5 për qind të importeve totale, me rritje prej 19,3 për qind. Pjesëmarrjen më të madhe e kishin Maqedonia e Veriut me 5,4 për qind, Shqipëria me 4,8 për qind dhe Serbia me 3,0 për qind.

Eksportet drejt vendeve të tjera të botës arritën në 25,5 milionë euro, ose 25 për qind të eksporteve të përgjithshme. Partnerët më të rëndësishëm në këtë kategori ishin Zvicra, me 10 për qind të eksporteve, dhe Turqia me 5,4 për qind.

Nga ana tjetër, importet nga vendet e tjera arritën në 276,7 milionë euro, duke përbërë 40,7 për qind të importeve totale. Pjesën më të madhe të këtyre importeve e zënë Kina, me 15,1 për qind, dhe Turqia, me 11,6 për qind.

Statistikat tregojnë se, krahasuar me qershorin e vitit të kaluar, eksportet drejt vendeve jashtë BE-së dhe CEFTA-s u rritën nga 15,9 milionë euro në 25,5 milionë euro, ndërsa importet u rritën nga 246,4 milionë euro në 276,7 milionë euro.

 

The post Kosova në qershor importoi 680 milionë euro, deficiti tregtar rritet mbi 16%  appeared first on Revista Monitor.

Propozohen pagesat për kujdesin alternativ, përfitim deri 40 mijë/muaj për fëmijët dhe kujdestarët

Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi i kujdesit alternativ në familje do të përfitojnë mbështetje mujore financiare nga shteti. Përfitues të skemës së re nuk do të jenë vetëm fëmijët, por edhe familjet kujdestare që marrin përsipër ofrimin e këtij shërbimi.

Projektvendimi i propozuar nga Ministria e ShĂ«ndetĂ«sisĂ« dhe MirĂ«qĂ«nbies Sociale “PĂ«r masĂ«n e pagesĂ«s pĂ«r fĂ«mijĂ«t e vendosur nĂ« kujdes alternativ nĂ« familje” propozon 3 lloje pagesash pĂ«r mbĂ«shtetjen e kujdesit familjar.

Sipas projektvendimit fëmijët në kujdes alternative drejpërdrejt do të përfitojë pagesë në masën 12 mijë lekë në muaj për përmbushjen e nevojave të përditshme të jetesës. Po ashtu për fëmijët parashikohet dhënia e një tjetër pagese në masën 35 mijë lekë në muaj për përballimin e shpenzimeve të tjera.

Në vitin e parë të zbatimit të kësaj skeme llogariten që efekti financiar për pagesat e drejtpërdrejta të fëmijëve të jenë në vlerën e 27,7 mln lekëve. Deri në fund të 2028 llogaritet që efekti nga pagesat të arrijë në 53.2 mln lekë, përfshirë edhe rritjen me 2% në vit të tyre për shkak të inflacionit.

Po ashtu për familjen që ofron shërbimin e kujdesit alternativ profesional në familje do të përfitojë pagesë mujore në nivelin e pagës minimale.

Projektvendimi përcakton se paga do të përfitohet nga prindi, pas aplikimit si i punësuar në njësinë e qeverisjes vendore, me kontratë punë në përputhje me Kodin e Punës.

Shpenzimet për kujdestarët profesionale llogariten në vlerën e 42 mln lekëve për vitin e parë të zbatimit, ku në skemë do të përfshihen 60 familje.

Për 2027 ku pritet që numri i familjeve kujdestare të arrijë në 140 shpenzimet llogariten të arrijnë në 98 mln lekë.

Në total nga skema për dhënien e pagesave për fëmijët dhe kujdestarët e kujdesit alternativ për vitet 2026-2028 parashikohen të shpenzohen nga buxheti i shtetit rreth 221 mln lekë apo 2.3 mln euro.

Sipas relacionit të projektvendimit, skema e re synon të forcojë kujdesin alternativ në mjedis familjar, duke nxitur që fëmijët pa kujdes prindëror të rriten në një ambient sa më të ngjashëm me atë familjar, në vend të qëndrimit në institucione rezidenciale.

The post Propozohen pagesat për kujdesin alternativ, përfitim deri 40 mijë/muaj për fëmijët dhe kujdestarët appeared first on Revista Monitor.

Inflacioni bazë arrin nivelin më të lartë që prej vitit 2023

Përbërësit më të qëndrueshëm të inflacionit shënuan një rritje të fortë në muajin qershor.

Sipas informacionit të Bankës së Shqipërisë, inflacioni bazë, inflacioni bazë neto dhe inflacioni që përjashton ushqimet dhe mallrat energjetike u rritën njëkohësisht dhe në përmas atë ngjashme, duke treguar se presionet për rritjen e çmimeve ngelen të larta, edhe përtej efektit afatshkurtër të shtrenjtimit të naftës.

Shifrat e Bankës Qendrore tregojnë se inflacioni vjetor bazë u rrit në 3.54%, nga 3.15% që kishte qenë një muaj më parë.

Inflacioni bazë ngelet gjithashtu në rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, kur shënonte nivelin 2.69%. Inflacioni bazë ka arritur nivelin më të lartë që prej tetorit të vitit 2023.

Inflacioni bazë qëndroi edhe këtë muaj sipër nivelit të inflacionit total në ekonomi, që për qershorin, sipas shifrave të INSTAT, arriti në 3.2%.

NĂ«nshporta qĂ« mat inflacionin bazĂ« llogaritet mbi njĂ« grup produktesh dhe shĂ«rbimesh qĂ« pĂ«rbĂ«jnĂ« 69.8% tĂ« totalit tĂ« shportĂ«s sĂ« Indeksit tĂ« Çmimeve tĂ« Konsumit.

Inflacioni bazë përjashton produktet që nga natyra kanë luhatshmëri të lartë, si ato ushqimore dhe energjetike.

Llogaritja e inflacionit bazë ka si qëllim kryesor ta zhveshë rritjen e përgjithshme të çmimeve nga luhatjet me natyrë më afatshkurtër. Inflacioni bazë është një indikator i rëndësishëm për të kuptuar tendencat më afatgjata të çmimeve dhe ndaj monitorohet vazhdimisht nga Banka e Shqipërisë.

Paralelisht me inflacionin bazë, edhe inflacioni bazë neto u rrit në përmasa të ngjashme.

Për qershorin, ky tregues arriti në nivelin në 4.03%, nga 3.6% që kishte qenë në maj dhe gjithashtu në rritje të dukshme nga niveli prej 2.45% i një viti më parë.

Inflacioni bazĂ« neto pĂ«rjashton mĂ« tej nga inflacioni edhe nĂ«ngrupet e ushqimeve tĂ« pĂ«rpunuara (pĂ«rfshirĂ« bukĂ«n dhe drithĂ«rat) dhe matet mbi 49% tĂ« shportĂ«s sĂ« IÇK-sĂ«.

Ndërkohë, inflacioni që përjashton të gjitha produktet ushqimore dhe energjetike në qershor 2026 u rrit në nivelin 3.94%, nga 3.54% që kishte qenë në maj dhe 2.38% që kishte qenë një vit më parë.

Të dhënat e mësipërme tregojnë se rritja e çmimeve nuk është e lidhur vetëm me luhatjen e çmimeve të naftës, të shkaktuar kryesisht nga tensionet gjeopolitike në Lindjen e Mesme. Presionet inflacioniste në ekonominë shqiptare kanë një bazë më të qëndrueshme, çka e bën më të mundshme një rritje të normave të interesit në të ardhmen e afërt.

Në mbledhjen e Këshillit Mbikëqyrës të këtij muaji, Banka e Shqipërisë vendosi ta lërë normën bazë të interesit të pandryshuar në nivelin 2.5%.

Sipas deklaratës së Këshillit Mbikëqyrës, mbështetur në pritjet për një normalizim të tensioneve gjeopolitike dhe të çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, goditja e ofertës në tremujorin e dytë pritet të ketë pasoja kalimtare në ekonominë shqiptare.

Megjithatë, javët në vijim tensionet në Lindjen e mesme janë ndezur përsëri dhe për më tepër edhe presionet inflacioniste që gjeneron ekonomia e brendshme duken të jenë në rritje të vazhdueshme.

 

Burimi: Banka e Shqipërisë

 

The post Inflacioni bazë arrin nivelin më të lartë që prej vitit 2023 appeared first on Revista Monitor.

Bizneset e reja rriten me 7.5% në 6-mujorin e parë, shtohen edhe regjistrimet me kapital të huaj

Regjistrimet e bizneseve të reja në vend u rritën me 7.5% në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB).

Në periudhën janar-qershor u regjistruan 11,567 subjekte të reja, ose 806 më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Personat fizikë përbënin 75.7% të regjistrimeve, me 8,757 subjekte, ndërsa u regjistruan edhe 2,775 shoqëri me përgjegjësi të kufizuar (SHPK).

Sipas strukturës së kapitalit, 10,179 subjekte ishin me kapital 100% shqiptar. Regjistrimet e bizneseve me kapital 100% të huaj arritën në 1,240, me një rritje prej 35.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tirana përqendroi 6,039 regjistrime, ose 52.2% të totalit. Pas saj renditen Vlora me 1,347 dhe Durrësi me 1,310 regjistrime. Rritje të regjistrimeve u raportuan edhe në qarqet Lezhë, Shkodër, Dibër dhe Kukës.

Tregtia me shumicë dhe pakicë ishte sektori me numrin më të lartë të regjistrimeve të reja, me 2,771 subjekte. Pas tij renditen akomodimi dhe shërbimi ushqimor, aktivitetet profesionale, transporti, si edhe informacioni dhe komunikacioni. Sipas QKB-së, sektori i pasurive të paluajtshme regjistroi një rritje prej 35.8%, ndërsa transporti dhe magazinimi u rritën me 26.3%.

Në Regjistrin Kombëtar të Lejeve, Licencave dhe Autorizimeve u regjistruan 897 licenca dhe 124 leje gjatë gjashtëmujorit të parë. Numri i lejeve ishte 6.9% më i lartë se në të njëjtën periudhë të vitit 2025, ndërsa lejet mjedisore të tipit B përbënin kategorinë kryesore.

Në Regjistrin e Pronarëve Përfitues u regjistruan 2,813 subjekte, 7.1% më shumë se një vit më parë. Pjesa më e madhe e regjistrimeve i përkiste shoqërive me përgjegjësi të kufizuar.

The post Bizneset e reja rriten me 7.5% në 6-mujorin e parë, shtohen edhe regjistrimet me kapital të huaj appeared first on Revista Monitor.

Dy operatorët celularë fituan 35 milionë euro vitin e kaluar

Fitimi i operatorëve celularë në vend u rrit për të tretin vit radhazi në 2025.

Sipas informacionit të raportuar në Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), për vitin e kaluar Vodafone Albania raortoi një fitim neto në vlerën e rreth 1.7 miliardë lekëve, në rritje me 42% krahasuar me një vit më parë.

Një fitim në vlerë të njëjtë ka raportuar edhe operatori i dytë One Albania, por që gjithashtu e ka përmirësuar ndjeshëm rezultatin krahasuar me një vit më parë.

Sipas AKEP, One Albania e mbylli vitin 2025 me një fitim neto në vlerën e 1.7 miliardë lekëve, në rritje me 257% krahasuar me një vit më parë.

Në total, dy operatorët celularë fituan afërsisht 3.4 miliardë lekë (më shumë se 35 milionë euro) për 2025, në rritje me 102% krahasuar me një vit më parë.

Me këtë shifër, dy operatorët celularë kanë arritur fitimin më të lartë në gjashtë vitet e fundit

Në mungesë të pasqyrave të detajuara financiare, mund të vlerësohet se rritja e çmimeve të shërbimeve të komunikimit po ndikon pozitivisht bazën e të ardhurave të operatorëve dhe rritjen e fitimeve të tyre.

Dy operatorët e rrjeteve celulare, Vodafone Albania dhe One Albania, vitin e kaluar raportuan të ardhura prej komunikimeve elektronike në vlerën 28.95 miliardë lekë, në rritje me 3.7% krahasuar me një vit më parë.

Ulja e numrit të operatorëve celularë nga tre në dy, por edhe rezultatet e pakënaqshme financiare të tyre kanë sjellë shtrenjtimin gradual të paketave të komunikimit. / E.Shehu

 

https://monitor.al/jo-vetem-ushqimet-shqiptaret-paguajne-dhe-per-komunikimin-7-6-me-shume-se-mesatarja-e-be-se/

Rritet tregu i komunikimit

Burimi: AKEP

The post Dy operatorët celularë fituan 35 milionë euro vitin e kaluar appeared first on Revista Monitor.

Si prodhon Koreja e Jugut kremin më inovativ kundër diellit në botë

Nga mbrojtja ndaj ndotjes te formulat e personalizuara, shkencëtarët po eksplorojnë mënyra të reja se si kremi kundër diellit mund të ndihmojë që lëkura të mbetet më e shëndetshme për më gjatë.

Brenda një laboratori koreano-jugor për produkte mbrojtëse nga dielli, Dasol Song, 39 vjeç, ecte përgjatë një muri të gjatë me shishe dhe tuba shumëngjyrësh, të ekspozuar si trofe që kremtonin përparimet më të fundit në mbrojtjen ndaj rrezeve UV.

Rreth tij, studiues të tjerë shqyrtonin raftet me gota laboratorike dhe enë plastike. Të tjerë, të veshur me përparëse, përzienin tenxhere të mëdha metalike, duke u ngjarë më shumë kuzhinierëve sesa shkencëtarëve të kozmetikës.

“Si studiues, ne nuk jemi kurrĂ« tĂ« kĂ«naqur”, thotĂ« Song, drejtues ekipi nĂ« Laboratorin e Inovacionit UV Tech tĂ« Kolmar-it nĂ« Seul.

Kjo mënyrë të menduari e ka ndihmuar Korenë e Jugut të dalë në pararojë të inovacionit në fushën e produkteve mbrojtëse nga dielli.

Kolmar-i — njĂ« nga prodhuesit mĂ« tĂ« mĂ«dhenj nĂ« botĂ« tĂ« zhvillimit origjinal tĂ« produkteve kozmetike (ODM) — ndodhet nĂ« qendĂ«r tĂ« bumit global tĂ« K-beauty, duke prodhuar produkte pĂ«r kujdesin e lĂ«kurĂ«s, makijazh dhe kremra mbrojtĂ«s nga dielli pĂ«r marka ndĂ«rkombĂ«tare.

Brenda Kompleksit të Kërkimit dhe Zhvillimit të kompanisë në Seul, rreth 70 shkencëtarë po zhvillojnë gjeneratën e ardhshme të teknologjisë së mbrojtjes ndaj rrezeve UV. Synimi i tyre nuk është më vetëm bllokimi i rrezatimit ultravjollcë.

“NĂ« tĂ« ardhmen, do tĂ« donim tĂ« arrinim nĂ« pikĂ«n e mbrojtjes sĂ« personalizuar”, thotĂ« Song. “NjerĂ«zit jetojnĂ« nĂ« vende tĂ« ndryshme, kanĂ« stile tĂ« ndryshme jetese dhe lĂ«kurĂ« tĂ« ndryshme.”

Studiuesit tani po shtrojnë një pyetje ambicioze: Po sikur kremi mbrojtës nga dielli të mund të bënte shumë më tepër sesa thjesht të parandalonte djegien nga dielli?

Kremi mbrojtës nga dielli po hyn në një epokë të re

Sipas disa ekspertĂ«ve, kremi mbrojtĂ«s nga dielli ka pĂ«rjetuar njĂ« rilindje gjatĂ« 15 deri nĂ« 20 viteve tĂ« fundit, me EvropĂ«n dhe AzinĂ« Lindore nĂ« krye tĂ« inovacionit. Filtrat UV tĂ« gjeneratĂ«s sĂ« re — pĂ«rbĂ«rĂ«s qĂ« ndihmojnĂ« nĂ« mbrojtjen nga rrezatimi i dĂ«mshĂ«m ultravjollcĂ« i diellit — u kanĂ« mundĂ«suar studiuesve tĂ« zhvillojnĂ« produkte qĂ« zgjasin mĂ« shumĂ«, mbulojnĂ« njĂ« gamĂ« mĂ« tĂ« gjerĂ« tĂ« spektrit tĂ« dritĂ«s dhe ndihen mĂ« tĂ« kĂ«ndshme nĂ« lĂ«kurĂ«.

Koreja e Jugut njihet veçanërisht për zhvillimin e formulave që ndërthurin mbrojtjen nga dielli me përfitime të tjera, si serumet hidratuese, përbërësit kundër inflamacionit, agjentët që mbështesin barrierën e lëkurës dhe shtesa të njohura si niacinamidi ose Centella asiatica, e njohur zakonisht si cica.

Por shkencëtarët po e shohin gjithnjë e më shumë kremin mbrojtës nga dielli si diçka më shumë sesa një mjet për parandalimin e djegies. Në mbarë botën, studiuesit po shqyrtojnë mënyra për të krijuar produkte që e mbrojnë lëkurën nga ndotja, mbështesin një mikrobiomë të shëndetshme të lëkurës, shkaktojnë më pak dëm ndaj shkëmbinjve koralorë dhe e freskojnë lëkurën e njeriut.

“NĂ« tĂ« ardhmen, kremi mbrojtĂ«s nga dielli mund tĂ« funksionojĂ« mĂ« pak si njĂ« produkt i thjeshtĂ« pĂ«r bllokimin e rrezeve UV dhe mĂ« shumĂ« si njĂ« produkt gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«s pĂ«r mbrojtjen e lĂ«kurĂ«s nga faktorĂ« tĂ« shumtĂ« mjedisorĂ«â€, thotĂ« Chohi Park, profesoreshĂ« e industrisĂ« sĂ« bukurisĂ« nĂ« Universitetin e Grave Sungshin nĂ« Seul. “Produktet e sĂ« ardhmes ka tĂ« ngjarĂ« tĂ« ofrojnĂ« mbrojtje jo vetĂ«m ndaj rrezeve UVA dhe UVB, por edhe ndaj dritĂ«s sĂ« dukshme, stresit oksidativ tĂ« lidhur me ndotjen dhe fotoplakjes afatgjatĂ« tĂ« shkaktuar nga ekspozimi kronik ndaj niveleve tĂ« ulĂ«ta tĂ« rrezatimit UV.”

Përtej mbrojtjes nga rrezet UV

Ky ndryshim tashmë po ndikon në llojet e produkteve që po zhvillojnë studiuesit. Në Kolmar, shkencëtarët kanë krijuar së fundmi një krem të lehtë mbrojtës nga dielli për lëkurën e kokës dhe kanë propozuar një regjim testimi për të vlerësuar se sa mirë e mbron produkti flokun nga dëmtimi i shkaktuar nga dielli.

Kompania po punon gjithashtu pĂ«r tĂ« pĂ«rmirĂ«suar “teknologjinĂ« e bllokimit tĂ« rrezeve UV tĂ« bazuar nĂ« pĂ«rthyerjen optike”, e cila krijon njĂ« shtresĂ« transparente qĂ« i devijon rrezet ultravjollcĂ« larg lĂ«kurĂ«s. Me fjalĂ« tĂ« tjera, studiuesit e kremrave mbrojtĂ«s nga dielli po pĂ«rpiqen tĂ« kontrollojnĂ« vetĂ« dritĂ«n.

Breza tĂ« ardhshĂ«m kremrash mbrojtĂ«s nga dielli mund tĂ« kenĂ« gjithashtu atĂ« qĂ« Kolmar e quan “mbrojtje inteligjente nga rrezet UV” — formula qĂ« trashen ose hollohen nĂ« kohĂ« reale pĂ«r t’iu pĂ«rshtatur intensitetit tĂ« rrezatimit UV, lagĂ«shtisĂ« dhe temperaturĂ«s sĂ« lĂ«kurĂ«s.

“Ne jemi gjithmonĂ« nĂ« kĂ«rkim tĂ« materialeve tĂ« reja dhe mĂ«nyrave pĂ«r tĂ« mbrojtur mĂ« mirĂ« nga i gjithĂ« spektri i dritĂ«s”, thotĂ« Song. “TĂ« jemi numri njĂ« nĂ« botĂ« pĂ«r kujdesin ndaj diellit. Ky Ă«shtĂ« synimi”, shtoi ai.

Si e ndryshoi K-beauty kremin mbrojtës nga dielli

NĂ« KorenĂ« e Jugut, kremi mbrojtĂ«s nga dielli konsiderohet “njĂ« hap normal i kujdesit tĂ« pĂ«rditshĂ«m pĂ«r lĂ«kurĂ«n”, sipas Song-ut — pjesĂ«risht pĂ«r shkak tĂ« aftĂ«sisĂ« sĂ« tij pĂ«r tĂ« parandaluar plakjen e parakohshme tĂ« lĂ«kurĂ«s, por edhe sepse standardet koreane tĂ« bukurisĂ« historikisht kanĂ« favorizuar lĂ«kurĂ«n mĂ« tĂ« çelĂ«t. NĂ« Shtetet e Bashkuara, rreth 13 pĂ«r qind e amerikanĂ«ve thonĂ« se pĂ«rdorin çdo ditĂ« produkte mbrojtĂ«se nga dielli. Studiuesit thonĂ« se njĂ« pjesĂ« e arsyes Ă«shtĂ« se shumĂ« kremra mbrojtĂ«s nga dielli nĂ« SHBA nuk duken ose nuk ndihen aq mirĂ« nĂ« lĂ«kurĂ«.

“Kremrat koreanĂ« mbrojtĂ«s nga dielli e kanĂ« ripĂ«rcaktuar pĂ«rvojĂ«n shqisore tĂ« pĂ«rdorimit tĂ« tyre”, thotĂ« Sungil Park, drejtues i Divizionit tĂ« KĂ«rkimit pĂ«r Kujdesin e LĂ«kurĂ«s nĂ« QendrĂ«n e KĂ«rkimit dhe Inovacionit tĂ« Amorepacific. “NdĂ«rsa shumĂ« kremra tradicionalĂ« mbrojtĂ«s nga dielli historikisht janĂ« perceptuar si tĂ« rĂ«ndĂ«, tĂ« yndyrshĂ«m, ngjitĂ«s ose si produkte qĂ« lĂ«nĂ« njĂ« shtresĂ« tĂ« bardhĂ«, kremrat koreanĂ« njihen gjerĂ«sisht pĂ«r teksturat e tyre tĂ« lehta, qĂ« pĂ«rthithen shpejt dhe janĂ« kozmetikisht elegante.”

Pse kremrat mbrojtës nga dielli në SHBA mbeten prapa

Megjithatë, një pjesë e madhe e këtij inovacioni ka qenë e varur nga qasja në filtra më të rinj UV, të cilët vazhdojnë të jenë kryesisht të padisponueshëm në Shtetet e Bashkuara.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave — e cila i konsideron kĂ«to produkte si barna dhe jo si produkte kozmetike — deri mĂ« tani ka autorizuar pĂ«rdorimin e 17 filtrave UV, krahasuar me mĂ« shumĂ« se 30 qĂ« janĂ« tĂ« disponueshĂ«m sot nĂ« KorenĂ« e Jugut dhe nĂ« Bashkimin Evropian.

Disa i kanĂ« cilĂ«suar rregulloret e FDA-sĂ« pĂ«r kremrat mbrojtĂ«s nga dielli si tĂ« vjetruara, duke vĂ«nĂ« nĂ« dukje kĂ«rkesĂ«n pĂ«r testime klinike te kafshĂ«t — tĂ« cilat janĂ« tĂ« ndaluara nĂ« Bashkimin Evropian — dhe njĂ« kuadĂ«r qĂ« nuk lejon metoda mĂ« moderne tĂ« vlerĂ«simit tĂ« rrezikut. PĂ«r shkak tĂ« kĂ«tyre dallimeve tĂ« vogla, “njĂ« pjesĂ« e madhe e tĂ« dhĂ«nave qĂ« janĂ« tĂ« disponueshme gjetkĂ« nuk mund tĂ« pĂ«rdoren pĂ«r aplikim dhe miratim nga FDA-ja”, thotĂ« Henry Lim, dermatolog nĂ« Henry Ford Hospital nĂ« Detroit, Michigan.

“Nuk Ă«shtĂ« domosdoshmĂ«risht se FDA-ja i konsideron kĂ«ta filtra UV mĂ« tĂ« rrezikshĂ«m”, thotĂ« Gordon Li, themelues dhe drejtor ekzekutiv i Noedal, njĂ« kompani qĂ« ndihmon ndĂ«rmarrjet koreane tĂ« bukurisĂ« tĂ« pĂ«rmbushin rregulloret e tregut amerikan. “MĂ« shumĂ« ka tĂ« bĂ«jĂ« me faktin se ekziston njĂ« barrĂ« mĂ« e lartĂ« prove pĂ«r prodhuesit dhe markat qĂ« tĂ« lejohen tĂ« shesin”, thotĂ« ai.

Kyungho Choi, profesor i toksikologjisë mjedisore në Universitetin Kombëtar të Seulit, argumenton se përbërësit e kremrave mbrojtës nga dielli nuk janë studiuar me rigorozitet të mjaftueshëm dhe i referohet kërkimeve që tregojnë se disa përbërës mund të përthithen në qarkullimin e gjakut, të zbulohen në urinë dhe mund të dëmtojnë funksionin e veshkave dhe të mëlçisë.

“Kremi mbrojtĂ«s nga dielli Ă«shtĂ« njĂ«soj si njĂ« flaster nikotine. KĂ«ta pĂ«rbĂ«rĂ«s vazhdojnĂ« tĂ« pĂ«rthithen vazhdimisht nĂ« lĂ«kurĂ«n tuaj pĂ«r njĂ« kohĂ« tĂ« gjatĂ«â€, thotĂ« Choi. “Nuk kemi informacion tĂ« mjaftueshĂ«m pĂ«r tĂ« qenĂ« tĂ« sigurt se kĂ«ta pĂ«rbĂ«rĂ«s janĂ« tĂ« padĂ«mshĂ«m pĂ«r t’u pĂ«rdorur.”

Megjithatë, shumë dermatologë argumentojnë se përfitimet e provuara të kremit mbrojtës nga dielli i tejkalojnë rreziqet e mundshme.

“PatjetĂ«r, kur kremi mbrojtĂ«s nga dielli pĂ«rthithet, ai mund tĂ« zbulohet nĂ« gjak — nĂ« disa raste pĂ«r javĂ« tĂ« tĂ«ra — por rĂ«ndĂ«sia klinike nuk dihet”, thotĂ« Lim. Sipas tij, disa studime qĂ« sugjeronin dĂ«me janĂ« kryer te kafshĂ«t ose pĂ«rfshinin gĂ«lltitje tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ«, nĂ« vend tĂ« pĂ«rthithjes pĂ«rmes lĂ«kurĂ«s.

KĂ«to dallime rregullatore kanĂ« ndikuar gjithashtu nĂ« llojet e kremrave mbrojtĂ«s nga dielli qĂ« mund tĂ« prodhojnĂ« kompanitĂ«. Vitet e fundit, studiuesit nĂ« Kore dhe EvropĂ« kanĂ« zbuluar se si tĂ« shfrytĂ«zojnĂ« filtrat UV tĂ« gjeneratĂ«s sĂ« re pĂ«r ta ndĂ«rthurur mbrojtjen nga rrezet UV me pĂ«rfitime tĂ« tjera pĂ«r kujdesin e lĂ«kurĂ«s, por shumĂ« prej kĂ«tyre pĂ«rbĂ«rĂ«sve tĂ« dobishĂ«m “nuk pĂ«rshtaten mirĂ« me filtrat ekzistues nĂ« SHBA”, thotĂ« Li.

Kjo mund të fillojë së shpejti të ndryshojë. Në qershor, FDA-ja autorizoi për herë të parë që nga viti 1999 një filtër të ri UV: bemotrizinol, ose BEMT, i cili përdoret prej kohësh në Evropë dhe Azi.

Ashtu si disa filtra të tjerë UV të gjeneratës së re, BEMT ka një peshë molekulare më të lartë, duke e bërë më pak të mundshme që të depërtojë në lëkurë dhe të hyjë në qarkullimin e gjakut.

“Ka pĂ«rparĂ«si tĂ« rĂ«ndĂ«sishme. Kjo Ă«shtĂ« arsyeja pse jemi tĂ« gjithĂ« mjaft tĂ« entuziazmuar”, tha Lim pak pĂ«rpara miratimit tĂ« filtrit.

Nga bllokimi i diellit te mbrojtja e lëkurës

Teksa zbriste shkallĂ«t e atriumit nĂ« kompleksin e gjerĂ« kĂ«rkimor tĂ« Kolmar-it nĂ« Seul, Song refuzoi me mirĂ«sjellje tĂ« tregonte njĂ« laborator inovacioni tĂ« teknologjisĂ« UV, duke kaluar pranĂ« njĂ« sĂ«rĂ« tabelash ku shkruhej “Ndalohet fotografimi”.

Ajo që ndodh pas atyre dyerve ofron një pamje të shkurtër të drejtimit që mund të marrë kremi mbrojtës nga dielli në të ardhmen.

Brenda pesĂ« viteve tĂ« ardhshme, Kolmar-i thotĂ« se shpreson tĂ« hedhĂ« nĂ« treg “kremra tĂ« personalizuar mbrojtĂ«s nga dielli tĂ« bazuar nĂ« gjenom” dhe “formula qĂ« mbĂ«shtesin mikrobiomĂ«n”. Song thotĂ« se ai dhe kolegĂ«t e tij po “punojnĂ« shumĂ« fort” pĂ«r tĂ« sjellĂ« gjeneratĂ«n e ardhshme tĂ« kremrave mbrojtĂ«s nga dielli, duke arritur ndonjĂ«herĂ« tĂ« krijojnĂ« formula tĂ« reja brenda vetĂ«m tre ose katĂ«r muajsh.

“NĂ« tĂ« kaluarĂ«n, nĂ« EvropĂ«, AmerikĂ« dhe vende tĂ« tjera, kujdesi ndaj diellit shihej si diçka qĂ« pĂ«rdorej nĂ« plazh”, thotĂ« ai. “Tani po bĂ«het pjesĂ« e jetĂ«s sonĂ« tĂ« pĂ«rditshme, pjesĂ« e mbrojtjes sonĂ« personale
 dhe Koreja e ka udhĂ«hequr kĂ«tĂ« prirje, shumĂ« shpejt.”/ National Geographic

The post Si prodhon Koreja e Jugut kremin më inovativ kundër diellit në botë appeared first on Revista Monitor.

Një artikull në media nuk mjafton: Si ndërtohet reputacioni që sjell mbulim dhe fitim afatgjatë

Çdo sipĂ«rmarrĂ«s e mban mend momentin e parĂ« kur biznesi i tij pĂ«rmendet seriozisht nĂ« media. Mund tĂ« jetĂ« njĂ« profil nĂ« njĂ« revistĂ« biznesi, njĂ« citim nĂ« njĂ« media tĂ« specializuar apo njĂ« pĂ«rmendje e shkurtĂ«r nĂ« njĂ« buletin tĂ« industrisĂ«.

Linku qarkullon në ekip. Disa njerëz ju urojnë. Për pak kohë, të gjithë ndihen më të motivuar. Pastaj prisni.

Dhe zakonisht nuk ka shumë zhvillime. Nuk ka rritje të menjëhershme klientësh, nuk vijnë email-e nga investitorët, nuk shtohen dukshëm kërkesat për prezantime apo prova të produktit. Një javë më vonë, pyesni veten nëse ia vlejti.

Në fakt, me shumë gjasë ia vlejti. Problemi është se u ndalët shumë shpejt dhe e matët gabim efektin.

Një artikull nuk ishte kurrë qëllimi

Shumë themelues biznesesh e trajtojnë median si një fushatë të shkurtër. Dërgojnë një propozim, marrin një publikim, presin reagimin. Kur nuk ndodh diçka e madhe, e lënë me kaq.

Por një artikull i vetëm arrin vetëm një pjesë të audiencës në një moment të caktuar. Shumica e lexuesve nuk janë ende gati të blejnë, të investojnë apo të bashkëpunojnë.

Ky nuk është problem i medias. Kështu funksionojnë vëmendja dhe koha.

Gabimi është ta shohësh mbulimin mediatik si një ngjarje të veçuar, dhe jo si një pjesë të një procesi që ndërtohet me kalimin e kohës.

Sigurisht, çdo artikull duhet shfrytëzuar. Përfshijeni në prezantimet për investitorët, në komunikimet me klientët, në rekrutime apo në email-et e biznesit. Një publikim harrohet shpejt nëse lihet vetëm. Ai mbetet i dobishëm kur e mbani në qarkullim.

Por kjo është vetëm fitore afatshkurtër.

Ajo që i dallon kompanitë që përfitojnë realisht nga media është prania e vazhdueshme.

Loja e vërtetë është ritmi dhe qëndrueshmëria

Shikoni themeluesit apo kompanitë që duken të konsoliduara në sektorin tuaj. Besueshmëria që u atribuohet zakonisht nuk ka ardhur nga një moment i vetëm i madh. Ka ardhur nga fakti që emri i tyre është parë vazhdimisht, në vende të ndryshme dhe të rëndësishme.

Kjo nuk Ă«shtĂ« rastĂ«si. ËshtĂ« rezultat i pranisĂ« sĂ« qĂ«ndrueshme.

Kur media trajtohet si funksion i vazhdueshëm, jo si përpjekje e rastësishme, efekti është krejt tjetër. Një kompani që siguron disa publikime domethënëse në vit është në një pozicion tjetër nga ajo që del në media dhjetëra herë.

Në një moment, prania e përsëritur nis të ndryshojë perceptimin për kompaninë. Nuk bëhet më fjalë për një artikull të caktuar, por për ndjesinë se kompania është pjesë e rëndësishme e tregut.

Investitorët që e kanë hasur më parë emrin tuaj në disa media hyjnë në bisedë ndryshe. Klientët që ju kanë parë dy ose tri herë përpara një takimi shitjeje janë më të hapur. Partnerët ju perceptojnë si aktor të pranishëm në treg, jo si një emër të panjohur.

Kjo nuk arrihet me një artikull. Shpesh, as me pesë.

ÇfarĂ« do tĂ« thotĂ« tĂ« punosh vazhdimisht me median

Të jesh më i qëndrueshëm në marrëdhëniet me publikun nuk do të thotë të dërgosh më shumë njoftime për shtyp.

Do të thotë të jesh mjaftueshëm i lidhur me zhvillimet e industrisë sa të kesh rregullisht diçka me vlerë për të thënë. Do të thotë gjithashtu të jesh burim i besueshëm për gazetarët.

Gazetarët mbulojnë shpesh të njëjtat fusha, të njëjtat tema dhe të njëjtat lloje kompanish. Ata nuk u rikthehen gjithmonë atyre që kanë buxhetin më të madh të PR-it, por atyre që përgjigjen qartë, respektojnë afatet dhe nuk e kthejnë çdo komunikim në reklamë për veten.

Reputacioni ndĂ«rtohet nga ndĂ«rveprime tĂ« vogla, tĂ« pĂ«rsĂ«ritura nĂ« kohĂ«. T’i pĂ«rgjigjesh njĂ« gazetari edhe kur nuk ke pĂ«rfitim tĂ« menjĂ«hershĂ«m. TĂ« komentosh njĂ« zhvillim nĂ« industri pĂ«rpara se konkurrentĂ«t tĂ« reagojnĂ«. TĂ« ndihmosh dikĂ« tĂ« kuptojĂ« tregun, jo vetĂ«m kompaninĂ« tĂ«nde.

Kur një gazetar të sheh si burim të dobishëm, nis të përfshihesh edhe në artikuj që nuk i ke kërkuar. Përmendesh në analiza sektori, rikontaktohesh për këndvështrime të reja dhe bëhesh pjesë e narrativës së industrisë.

Kjo lloj pranie është e vështirë të zëvendësohet me mjete të tjera.

ÇfarĂ« sjell njĂ« prani e qĂ«ndrueshme nĂ« media

Efekti i mbulimit të vazhdueshëm prek çdo pjesë të biznesit, edhe pse shpesh është e pamundur të lidhet drejtpërdrejt me një artikull të vetëm.

PĂ«r investitorĂ«t, prania e pĂ«rsĂ«ritur nĂ« media serioze tregon se kompania Ă«shtĂ« aktive dhe se tregu e konsideron tĂ« vlefshme pĂ«r t’u ndjekur. NjĂ« themelues qĂ« hyn nĂ« njĂ« raund financimi me disa artikuj tĂ« besueshĂ«m pas vetes Ă«shtĂ« nĂ« pozitĂ« mĂ« tĂ« fortĂ« sesa njĂ« emĂ«r i panjohur.

Për klientët, besimi nis të ndërtohet përpara bisedës së parë. Njerëzit kërkojnë informacion për kompanitë përpara se të blejnë. Sa më i rëndësishëm apo i ndjeshëm të jetë vendimi, aq më shumë peshë ka validimi nga palë të treta.

Kjo vlen veçanërisht për fusha si teknologjia financiare, shëndetësia, teknologjia ligjore apo pasuritë e paluajtshme, ku një zgjedhje e gabuar mund të ketë kosto të lartë.

Për punësimin, prania në media ndihmon më shumë sesa mendohet. Kandidatët e mirë kanë alternativa dhe i kushtojnë vëmendje kompanive që duken se po rriten. Mbulimi i vazhdueshëm mediatik është një sinjal i jashtëm i momentit pozitiv të një biznesi.

Sot, gjurmët në media ndikojnë edhe në mënyrën se si kompania shfaqet në kërkimet online dhe në mjetet e bazuara në inteligjencë artificiale. Investitorët, klientët dhe partnerët verifikojnë para se të angazhohen. Ajo që gjejnë, ose nuk gjejnë, ndikon te besueshmëria e biznesit.

Infrastruktura për të cilën flitet pak

Shumica e vlerës që ndërton media nuk shfaqet menjëherë. Nuk do ta dini gjithmonë cili artikull ndikoi në mbylljen e një marrëveshjeje. Nuk do ta shihni momentin kur një investitor ndryshoi perceptim pasi hasi emrin tuaj për herë të katërt. Nuk do ta dini kur një gazetar ju përfshiu në një artikull, sepse më parë e kishit ndihmuar të kuptonte një temë.

Por kompanitë që e trajtojnë median si infrastrukturë, si diçka që mirëmbahet rregullisht dhe jo si mjet që aktivizohet vetëm kur duhet, zakonisht mbyllin marrëveshje më shpejt, mbledhin kapital më lehtë dhe hyjnë në marrëdhënie të rëndësishme nga një pozicion më i fortë besueshmërie.

Një artikull është vetëm një pikë referimi. Disa dhjetëra artikuj gjatë një viti fillojnë të duken si histori e qëndrueshme besimi.

Media nuk është rezultati final. Reputacioni është.

Dhe reputacioni ndërtohet me prani të vazhdueshme, jo me një histori të vetme të publikuar në vendin e duhur./Entrepreneur

 

 

The post Një artikull në media nuk mjafton: Si ndërtohet reputacioni që sjell mbulim dhe fitim afatgjatë appeared first on Revista Monitor.

Tregu i qirasë financiare arriti vlerën e 146 milionë eurove

Tregu i qirasë financiare (lizingut) u rrit sërish me ritme dyshifrore për vitin e kaluar.

Sipas shifrave të Bankës së Shqipërisë, portofoli i qirasë financiare në fund të vitit 2025 arriti vlerën e 14.1 miliardë lekëve ose rreth 146 milionë eurove. Vlera e portofolit u rrit me 12.8% krahasuar me vitin 2024.

Qiraja financiare është një produkt i ngjashëm me kredinë, por ndryshimi kryesor është se produkti i financuar nëpërmjet saj mbetet në pronësi të institucionit financiar deri në momentin kur klienti shlyen detyrimin e plotë.

Mekanizmi i lizingut parashikon një parapagim të pjesshëm nga klienti të vlerës së mjetit apo pajisjes së financuar, ndërsa pjesa e mbetur paguhet me këste mujore deri në shlyerjen e plotë të vlerës. Qiraja financiare është një produkt i fokusuar kryesisht në financimin e mjeteve të transportit të bizneseve dhe individëve dhe në një pjesë më të vogël në financimin e pajisjeve dhe linjave të prodhimit të bizneseve.

Sipas informacionit të Bankës së Shqipërisë, portofoli i qirasë financiare, sipas produkteve, dominohet nga financimet për mjete transporti personale (67%) dhe mjete transporti pune (24%).

Portofoli i financimit të automjeteve personale vitin e kaluar u rrit me 81%, ndërsa ai i financimit të mjeteve të punës pësoi rënie me rreth 2.3%.

Ndërkohë, pajisjet e tjera të punës dhe linjat e prodhimit përbënin afërsisht 7% të portofolit total të qirasë financiare. Vlera e këtij portofoli u rrit me 22% gjatë vitit 2025, për një shumë totale prej rreth 960 milionë lekësh.

Në një masë më të vogël, produkti i qirasë financiare përdoret edhe për financimin e pasurive të paluajtshme. Në fund të 2025, ky portofol kishte vlerën modeste të 170 milionë lekëve (1.2% të portofolit total).

Tregu i qirasë financiare, ashtu si ai i produkteve të tjera financiare, ka ndjekur rimëkëmbjen e shpejtë të ekonomisë në periudhën pas pandemisë. Produkti është nxitur ndjeshëm nga rritja e turizmit, që ka rritur kërkesën për taksi dhe flotat e reja janë të orientuara drejt automjeteve elektrike. Blerja e tyre përbën një segment të rëndësishëm të kërkesës për financime me lizing. Një aktivitetet tjetër ku lizingu ka peshë të rëndësishme është financimi i blerjes së automjeteve për dhënien e tyre me qira, kryesisht për përdorim nga turistët.

Efekti i tërthortë i turizmit është shtrirë edhe në sektorët e distribucionit dhe tregtisë, që kanë zgjeruar flotat e tyre të automjeteve. Një segment në rritje është edhe ai i shërbimeve mjekësore (edhe këtu një pjesë e rëndësishme e kërkesës vjen nga turizmi mjekësor), ku blerja ose rinovimi i pajisjeve po financohet në një masë të madhe me qira financiare.

Sipas Bankës së Shqipërisë, aktualisht në Shqipëri ushtrojnë aktivitet 10 institucione të licencuara për ofrimin e qirasë financiare. Megjithatë, veç institucioneve financiare jobanka, ky produkt ofrohet edhe nga disa prej bankave tregtare në vend./ E.Shehu

Burimi: BSH

The post Tregu i qirasë financiare arriti vlerën e 146 milionë eurove appeared first on Revista Monitor.

Shqipëria dhe Mali i Zi kanë borxhin më të lartë në rajon, Kosova më të ulëtin

Borxhi publik në vendet e Ballkanit Perëndimor ndoqi përgjithësisht një prirje rënëse pas niveleve të larta të fillimit të dekadës, por ecuria nuk ka qenë e njëjtë në të gjitha ekonomitë.

Deri në vitin 2025, Shqipëria, Serbia, Kosova dhe Maqedonia e Veriut e kishin ulur raportin e borxhit ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa në Malin e Zi rënia e fortë e viteve të para u pasua nga një rritje e re. Borxhi nisi të zgjerohej lehtë edhe në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Sipas të dhënave të Komisionit Europian, Mali i Zi dhe Shqipëria kishin në vitin 2025 raportin më të lartë të borxhit publik ndaj ekonomisë në rajon. Borxhi i Malit të Zi arriti në 63.5% të PBB-së, ndërsa ai i Shqipërisë ishte 52.9%. Pas tyre renditej Maqedonia e Veriut me 51.6%, Serbia me 44.4%, Bosnjë dhe Hercegovina me 27% dhe Kosova me 16.5%.

 

Shqipëria, tendencë në ulje

Pavarësisht renditjes së lartë, Shqipëria ka shënuar uljen më të madhe të borxhit në rajon gjatë periudhës së analizuar. Raporti zbriti nga 74.1% e PBB-së në vitin 2021 në 64.1% në vitin 2022 dhe 57.6% në vitin 2023. Rënia vijoi në 54.2% në vitin 2024 dhe 52.9% në vitin 2025.

Komisioni Europian parashikon që tendenca rënëse të vazhdojë. Borxhi i përgjithshëm i qeverisë pritet të ulet në 52.3% të PBB-së në vitin 2026 dhe në 50.3% në vitin 2027. Në tremujorin e parë të vitit 2026, raporti i borxhit publik zbriti në 48.8% të PBB-së, mbi 5 pikë përqindjeje më pak se një vit më parë. Komisioni Europian sqaron se rënia lidhet si me uljen e stokut nominal të borxhit, ashtu edhe me rritjen e PBB-së nominale, përfshirë përditësimin e vlerësimeve nga Ministria e Financave.

 

Mali i Zi, borxhi pritet të rritet në 69.4% në 2026

Mali i Zi vijon të ketë barrën më të lartë të borxhit publik në Ballkanin Perëndimor. Raporti i borxhit ndaj PBB-së ra nga 84% në vitin 2021 në 70.8% në vitin 2022 dhe në 59.3% në vitin 2023.

Pas kësaj rënieje, tendenca ndryshoi. Borxhi u rrit në 61.3% të PBB-së në vitin 2024 dhe në 63.5% në vitin 2025. Për vitin 2026, Komisioni Europian parashikon një rritje të mëtejshme në 69.4%, përpara se raporti të ulet në 64.3% në vitin 2027.

Të dhënat e tremujorit të parë të vitit 2026 tregojnë një ulje të përkohshme të raportit në 59% të PBB-së, nga 63.5% në fund të vitit 2025. Megjithatë, zgjerimi i shpenzimeve dhe nevojat për financim pritet ta rrisin borxhin në pjesën tjetër të vitit.

 

Maqedonia e Veriut rikthehet në rritje

Maqedonia e Veriut nuk ka shënuar një tendencë të qëndrueshme në uljen e borxhit. Raporti ishte 51.4% e PBB-së në vitin 2021 dhe zbriti lehtë në 49.7% në vitin 2022 dhe 49.5% në vitin 2023.

Në vitin 2024, borxhi u rrit në 53% të PBB-së, përpara se të ulej në 51.6% në vitin 2025. Komisioni pret që ai të rritet sërish në 52.5% në vitin 2026 dhe në 53.3% në vitin 2027.

Në fund të tremujorit të parë të vitit 2026, borxhi i përgjithshëm i qeverisë arriti në 51.9% të PBB-së së parashikuar, 0.3 pikë përqindjeje më shumë se në fund të vitit 2025. Rritja lidhet edhe me zgjerimin e deficitit dhe shpenzimeve kapitale.

 

Serbia e ul borxhin më shumë se vendet e tjera

Serbia, e cila dikur ishte një nga vendet me nivelin më të lartë të borxhit në rajon, ka shënuar një trajektore rënëse të vazhdueshme. Borxhi zbriti nga 53.9% e PBB-së në vitin 2021 në 52.5% në vitin 2022, 48% në vitin 2023 dhe 46.7% në vitin 2024.

Në vitin 2025, raporti ra më tej në 44.4%, rreth 8.5 pikë përqindjeje më poshtë se në Shqipëri. Komisioni parashikon një rritje të lehtë në 45.8% në vitin 2026, ndërsa për vitin 2027 pritet një ulje në 45%.

 

Bosnjë dhe Hercegovina, borxhi nis të rritet

Bosnjë dhe Hercegovina ka një nga nivelet më të ulëta të borxhit në rajon, por tendenca ka ndryshuar pas vitit 2024.

Borxhi zbriti nga 33.9% e PBB-së në vitin 2021 në 29.3% në vitin 2022, 26.4% në vitin 2023 dhe 26.1% në vitin 2024. Në vitin 2025, raporti u rrit në 27%.

Komisioni Europian pret që rritja të vijojë, me borxhin që parashikohet në 27.5% të PBB-së në vitin 2026 dhe në 28.3% në vitin 2027. Në tremujorin e parë të vitit 2026, raporti ishte 27.5%, i ndikuar kryesisht nga shtimi i borxhit afatshkurtër në monedhën vendase. Stoku nominal i borxhit u rrit me 11.6% në krahasim me një vit më parë.

 

Kosova ka borxhin më të ulët në rajon

Kosova vijon të ketë nivelin më të ulët të borxhit publik në Ballkanin Perëndimor. Raporti zbriti nga 21.5% e PBB-së në vitin 2021 në 20% në vitin 2022 dhe 17.5% në vitin 2023.

Rënia vazhdoi në 16.8% në vitin 2024 dhe në 16.5% në vitin 2025. Në tremujorin e parë të vitit 2026, borxhi ishte ulur më tej në 15.6% të PBB-së. Raporti i Komisionit Europian nuk jep parashikime vjetore për Kosovën për vitet 2026 dhe 2027.

The post Shqipëria dhe Mali i Zi kanë borxhin më të lartë në rajon, Kosova më të ulëtin appeared first on Revista Monitor.

Albania and Montenegro Have the Highest Public Debt in the Region, Kosovo the Lowest

Public debt across the Western Balkans generally followed a downward trend after reaching elevated levels at the beginning of the decade, although the trajectory has varied considerably across economies.

By 2025, Albania, Serbia, Kosovo and North Macedonia had reduced their debt-to-GDP ratios, while Montenegro’s sharp decline in the earlier years was followed by a renewed increase. Public debt also began to rise moderately in Bosnia and Herzegovina.

According to European Commission data, Montenegro and Albania recorded the highest public debt ratios in the region in 2025. Montenegro’s debt stood at 63.5% of GDP, while Albania’s reached 52.9%. They were followed by North Macedonia at 51.6%, Serbia at 44.4%, Bosnia and Herzegovina at 27%, and Kosovo at 16.5%.

 

Albania Maintains a Downward Trend

Despite remaining among the region’s most indebted economies, Albania recorded the largest reduction in public debt over the period under review. The debt-to-GDP ratio declined from 74.1% in 2021 to 64.1% in 2022 and 57.6% in 2023. The downward trend continued, with the ratio falling to 54.2% in 2024 and 52.9% in 2025.

The European Commission expects the decline to continue. General government debt is projected to fall to 52.3% of GDP in 2026 and to 50.3% in 2027.

In the first quarter of 2026, the public debt ratio dropped to 48.8% of GDP, more than 5 percentage points lower than a year earlier. The European Commission noted that the decline reflected both a reduction in the nominal debt stock and an increase in nominal GDP, including updated GDP estimates by the Ministry of Finance.

 

Montenegro’s Debt Expected to Rise to 69.4% in 2026

Montenegro continues to carry the highest public debt burden in the Western Balkans. Its debt-to-GDP ratio fell from 84% in 2021 to 70.8% in 2022 and 59.3% in 2023.

The trend subsequently reversed. Public debt increased to 61.3% of GDP in 2024 and to 63.5% in 2025. For 2026, the European Commission forecasts a further rise to 69.4%, before the ratio declines to 64.3% in 2027.

Data for the first quarter of 2026 point to a temporary reduction in the debt ratio to 59% of GDP, from 63.5% at the end of 2025. However, higher expenditure and financing requirements are expected to push the ratio upwards during the remainder of the year.

 

North Macedonia Returns to an Upward Path

North Macedonia has not recorded a consistent decline in public debt. The ratio stood at 51.4% of GDP in 2021 and edged down to 49.7% in 2022 and 49.5% in 2023.

Debt then increased to 53% of GDP in 2024, before easing to 51.6% in 2025. The European Commission expects the ratio to rise again, reaching 52.5% in 2026 and 53.3% in 2027.

At the end of the first quarter of 2026, general government debt stood at 51.9% of projected GDP, 0.3 percentage points higher than at the end of 2025. The increase was also linked to a wider fiscal deficit and higher capital expenditure.

 

Serbia Records One of the Strongest Debt Reductions

Serbia, once among the most indebted economies in the region, has followed a sustained downward trajectory. Public debt declined from 53.9% of GDP in 2021 to 52.5% in 2022, 48% in 2023 and 46.7% in 2024.

In 2025, the ratio fell further to 44.4%, around 8.5 percentage points below Albania’s level. The European Commission forecasts a slight increase to 45.8% in 2026, followed by a decline to 45% in 2027.

 

Bosnia and Herzegovina’s Debt Starts to Rise

Bosnia and Herzegovina has one of the lowest public debt ratios in the region, although the trend changed after 2024.

 

Debt declined from 33.9% of GDP in 2021 to 29.3% in 2022, 26.4% in 2023 and 26.1% in 2024. In 2025, the ratio increased to 27%.

The European Commission expects the increase to continue, with public debt projected at 27.5% of GDP in 2026 and 28.3% in 2027. In the first quarter of 2026, the ratio stood at 27.5%, mainly reflecting an increase in short-term domestic-currency debt. The nominal debt stock rose by 11.6% compared with a year earlier.

 

Kosovo Has the Lowest Public Debt in the Region

Kosovo continues to have the lowest level of public debt in the Western Balkans. The debt-to-GDP ratio fell from 21.5% in 2021 to 20% in 2022 and 17.5% in 2023.

The decline continued, with the ratio reaching 16.8% in 2024 and 16.5% in 2025. In the first quarter of 2026, public debt fell further to 15.6% of GDP.

The European Commission report does not provide annual debt projections for Kosovo for 2026 and 2027.

 

The post Albania and Montenegro Have the Highest Public Debt in the Region, Kosovo the Lowest appeared first on Revista Monitor.

Pse ekspertĂ«t thonĂ« se Inteligjenca Artificiale nuk Ă«shtĂ« aq “inteligjente” sa mendojmĂ«

Pas shpërthimit të chatbot-eve si ChatGPT, Gemini apo Claude, shumëkush krijoi përshtypjen se Inteligjenca Artificiale po afrohet me inteligjencën njerëzore. Megjithatë, një numër në rritje studiuesish dhe drejtuesish të industrisë argumentojnë se teknologjia ka arritur kufijtë e saj aktualë dhe se modeli mbi të cilin u ndërtua revolucioni i AI nuk mjafton më për të bërë hapin e radhës.

Në një analizë të BBC-së, ekspertët theksojnë se modelet e mëdha gjuhësore (LLMs) janë jashtëzakonisht të afta për të gjeneruar tekst, për të përmbledhur informacione dhe për të shkruar kod, por ato nuk kuptojnë botën në mënyrën se si e kuptojnë njerëzit. Ato parashikojnë fjalën ose veprimin më të mundshëm bazuar në modele statistikore, pa pasur vetëdije, arsyetim të thellë apo kuptim të kontekstit.

Kjo Ă«shtĂ« arsyeja pse, pavarĂ«sisht pĂ«rparimeve mbresĂ«lĂ«nĂ«se, sistemet e sotme vazhdojnĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« gabime elementare, tĂ« “halucinojnĂ«â€ informacione tĂ« pasakta dhe tĂ« dĂ«shtojnĂ« nĂ« situata qĂ« kĂ«rkojnĂ« logjikĂ«, planifikim afatgjatĂ« ose gjykim.

Sipas BBC-së, industria po kërkon tashmë rrugën drejt fazës së ardhshme të Inteligjencës Artificiale. Në vend që të ndërtojë modele gjithnjë e më të mëdha, fokusi po zhvendoset te sistemet që mund të arsyetojnë, të mbajnë mend përvoja të mëparshme, të mësojnë vazhdimisht dhe të ndërveprojnë me botën reale. Kjo përfshin zhvillimin e të ashtuquajturve agjentë AI, programe që nuk kufizohen vetëm në përgjigjen e pyetjeve, por mund të kryejnë detyra komplekse në mënyrë autonome.

Një tjetër drejtim i rëndësishëm është kombinimi i AI me robotikën. Studiuesit besojnë se një inteligjencë që mund të shohë, të prekë dhe të ndërveprojë fizikisht me ambientin mund të zhvillojë një kuptim shumë më të avancuar të botës sesa një model që trajnohet vetëm mbi tekste dhe imazhe.

Në të njëjtën kohë, po shtohet interesi për modele më efikase, që kërkojnë më pak fuqi kompjuterike dhe energji. Trajnimi i modeleve gjigante është bërë gjithnjë e më i kushtueshëm, ndërsa disa ekspertë argumentojnë se rritja e mëtejshme e madhësisë së tyre nuk do të sjellë domosdoshmërisht inteligjencë më të madhe.

Analiza vjen në një moment kur investimet globale në AI vazhdojnë të arrijnë nivele rekord, por pritshmëritë janë bërë më realiste. Në vend të pyetjes nëse Inteligjenca Artificiale do ta zëvendësojë njeriun, debati po zhvendoset te kufijtë aktualë të teknologjisë dhe mënyra se si mund të kapërcehen ato.

Për industrinë, mesazhi është i qartë: revolucioni i AI nuk ka përfunduar, por faza e ardhshme nuk do të vijë thjesht duke ndërtuar modele më të mëdha. Sfida tani është krijimi i sistemeve që jo vetëm prodhojnë përgjigje bindëse, por edhe kuptojnë më mirë botën, arsyetojnë dhe marrin vendime në mënyrë më të besueshme./BBC

The post Pse ekspertĂ«t thonĂ« se Inteligjenca Artificiale nuk Ă«shtĂ« aq “inteligjente” sa mendojmĂ« appeared first on Revista Monitor.

Nga algoritmi te të ardhurat, drafti i ri detyron platformat të justifikojnë vendimet ndaj krijuesve

Platformat online qĂ« operojnĂ« nĂ« ShqipĂ«ri do tĂ« duhet tĂ« justifikojnĂ« jo vetĂ«m heqjen e pĂ«rmbajtjes, por edhe çdo vendim pĂ«r pezullimin ose kufizimin e tĂ« ardhurave tĂ« krijuesve tĂ« pĂ«rmbajtjes, sipas projektligjit tĂ« ri “PĂ«r ShĂ«rbimet Digjitale” i nxjerrĂ« pĂ«r konsultim. Drafti, i harmonizuar pjesĂ«risht me Aktin Evropian pĂ«r ShĂ«rbimet Digjitale (DSA), vendos njĂ« regjim tĂ« ri detyrimesh pĂ«r shĂ«rbimet ndĂ«rmjetĂ«se, duke zgjeruar kĂ«rkesat pĂ«r transparencĂ«, mbrojtjen e pĂ«rdoruesve dhe pĂ«rgjegjshmĂ«rinĂ« e platformave qĂ« operojnĂ« nĂ« tregun shqiptar.

NjĂ« nga ndryshimet me ndikimin mĂ« tĂ« madh prek ekonominĂ« e krijuesve tĂ« pĂ«rmbajtjes. PĂ«r herĂ« tĂ« parĂ«, projektligji trajton çmonetizimin si njĂ« vendim qĂ« duhet tĂ« jetĂ« i arsyetuar. Platformat do tĂ« detyrohen t’u komunikojnĂ« pĂ«rdoruesve arsyet kur vendosin “pezullimin, ndĂ«rprerjen ose kufizime tĂ« tjera tĂ« pagesave monetare”, duke e vendosur kufizimin e tĂ« ardhurave nĂ« tĂ« njĂ«jtin regjim me heqjen e pĂ«rmbajtjes apo mbylljen e njĂ« llogarie.

Drafti shkon njĂ« hap mĂ« tej, duke u dhĂ«nĂ« pĂ«rdoruesve tĂ« drejtĂ«n tĂ« kundĂ«rshtojnĂ« kĂ«to vendime. Sistemet e brendshme tĂ« ankesave qĂ« platformat do tĂ« jenĂ« tĂ« detyruara tĂ« krijojnĂ« do tĂ« mbulojnĂ« edhe vendimet qĂ« “pezullojnĂ«, ndĂ«rpresin ose kufizojnĂ« ndryshe aftĂ«sinĂ« pĂ«r tĂ« gjeneruar tĂ« ardhura nga informacioni i ofruar nga marrĂ«sit e shĂ«rbimit”. Projektligji kĂ«rkon gjithashtu qĂ« shqyrtimi i kĂ«tyre ankesave tĂ« mos mbĂ«shtetet vetĂ«m nĂ« algoritme, por vendimet tĂ« merren “nĂ«n mbikĂ«qyrjen e personelit tĂ« kualifikuar dhe jo vetĂ«m mbi bazĂ«n e mjeteve tĂ« automatizuara”.

PĂ«rtej monetizimit, projektligji krijon njĂ« sistem tĂ« ri “njofto dhe vepro” pĂ«r pĂ«rmbajtjen e paligjshme. Ofruesit e shĂ«rbimeve tĂ« hostimit do tĂ« duhet tĂ« krijojnĂ« mekanizma elektronikĂ« pĂ«rmes tĂ« cilĂ«ve çdo individ ose subjekt mund tĂ« raportojĂ« materiale tĂ« dyshuara si tĂ« paligjshme. Platformat do tĂ« jenĂ« tĂ« detyruara tĂ« konfirmojnĂ« marrjen e raportimit, ta shqyrtojnĂ« atĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« “koherente, tĂ« kujdesshme, jo arbitrare dhe objektive” dhe tĂ« njoftojnĂ« raportuesin pĂ«r vendimin e marrĂ« dhe mjetet juridike nĂ« dispozicion.

Një tjetër shtyllë e reformës është rritja e transparencës mbi mënyrën se si funksionojnë platformat. Ofruesit do të publikojnë të paktën një herë në vit raporte me të dhëna mbi urdhrat e autoriteteve, njoftimet për përmbajtje të paligjshme, ankesat e përdoruesve dhe përdorimin e sistemeve të automatizuara për moderimin e përmbajtjes, duke përfshirë edhe tregues mbi saktësinë dhe shkallën e mundshme të gabimeve të tyre. Përjashtim bëjnë vetëm ndërmarrjet mikro dhe të vogla.

Projektligji zgjeron gjithashtu juridiksionin ndaj platformave tĂ« huaja. Çdo ofrues qĂ« nuk Ă«shtĂ« i themeluar nĂ« ShqipĂ«ri, por u ofron shĂ«rbime pĂ«rdoruesve shqiptarĂ«, do tĂ« duhet tĂ« caktojĂ« njĂ« pĂ«rfaqĂ«sues ligjor nĂ« ShqipĂ«ri ose nĂ« njĂ« shtet anĂ«tar tĂ« Bashkimit Evropian, i cili do tĂ« shĂ«rbejĂ« si pikĂ« kontakti me autoritetet shqiptare pĂ«r zbatimin e ligjit. Paralelisht krijohet edhe Koordinatori i ShĂ«rbimeve Digjitale, organi rregullator qĂ« do tĂ« mbikĂ«qyrĂ« zbatimin e ligjit dhe bashkĂ«punimin me autoritetet vendase dhe homologĂ«t ndĂ«rkombĂ«tarĂ«.

Projektligji ruan një nga parimet bazë të modelit evropian, duke përcaktuar se ofruesit e shërbimeve ndërmjetëse nuk kanë një detyrim të përgjithshëm për të monitoruar përmbajtjen e përdoruesve. Megjithatë, ata do të jenë të detyruar të zbatojnë urdhrat e autoriteteve për heqjen e përmbajtjes së paligjshme ose për dhënien e informacionit mbi përdorues të caktuar, kur këto urdhra përmbajnë bazën ligjore, arsyetimin dhe identifikimin e qartë të përmbajtjes ose llogarisë që preket.

The post Nga algoritmi te të ardhurat, drafti i ri detyron platformat të justifikojnë vendimet ndaj krijuesve appeared first on Revista Monitor.

Keydata: Çmimet e apartamenteve rriten 122% brenda 7 viteve, arrijnĂ« gati 2.2 mijĂ« euro/mÂČ nĂ« mars

Arrin nĂ« nivele rekord çmimi mesatar i shitjes sĂ« apartamenteve nĂ« TiranĂ«. Deri nĂ« muajin mars 2026, çmimi mesatar pĂ«r apartamentet ka arritur 2,141 euro/mÂČ.

Çmimi median ka arritur 2,046 euro pĂ«r metĂ«r katror.

TĂ« dhĂ«nat pĂ«r ecurinĂ« e çmimeve mesatare tĂ« apartamenteve nga 2005 deri nĂ« 3-mujorin e parĂ« tĂ« 2026-s  janĂ« publikuar nĂ« indeksin “Keydata Albania” tĂ« “ÇelĂ«si Media Group”.

Indeksi përfshin një përzierje të dhënash, përfshirë çmimet e apartamenteve të rishitura dhe të reja, megjithatë shumica e tregut që pasqyrohet në indeks është bazuar në çmimet e apartamenteve të rishitura.

Në 7 vite, çmimet e apartamenteve në Tiranë rezultojnë se janë dyfishuar.

Krahasuar me 3-mujorin e parë të 2019-s, periudhë kur nisi përshpejtimi i rritjes, çmimet mesatare të apartamenteve në 3-mujorin e parë të 2026 janë bërë dy herë më të larta. Nga 964 euro për metër katror, çmimi mesatar arrin në nivelin e 2,141 eurove për metër katror apo 122% më shumë.

NĂ« krahasim me 2005-n, viti mĂ« i hershĂ«m kur ka filluar llogaritja, dhe çmimi mesatar ishte 664 euro/mÂČ, rritja e çmimeve Ă«shtĂ« rreth 222% mĂ« shumĂ«.

Çmimi mesatar i apartamenteve nĂ« 21 vite Ă«shtĂ« mbi trefishuar krahasuar me vitin 2005.

Ndryshime të çmimeve mesatare të apartamenteve ka pasur edhe për tre zonat kryesore të analizuara nga indeksi.

NĂ« zonĂ«n e ish – Blloku çmimi mesatar i shitjes ka arritur 3,003 euro pĂ«r metĂ«r katror deri nĂ« muajin mars 2026 nga 1,574 euro pĂ«r metĂ«r katror qĂ« ishte çmimi nĂ« 3-mujorin e parĂ« tĂ« 2022. Krahasuar me tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« 4 viteve mĂ« parĂ« çmimi mestar nĂ« kĂ«tĂ« zonĂ« Ă«shtĂ« rritur me 90%.

Brenda Unazës së Vogël të Tiranës ,çmimi mesatar ka arritur 2,431 euro për metër katror nga 1,269 euro që ishte në 3-mujorin e parë të 2022. Edhe në këtë çmimet janë rritur rreth 92% krahasuar me 4 vite më parë.

Shtrenjtim të çmimeve ka pasur edhe për apartamentet jashtë Unazës së Vogël. Në këtë zonë regjistrohet çmim mesatar prej 2,022 euro për metër katror nga 1,056 që ishte në 3 mujorin e parë të 2022. Rritja me 91.4%.

Sipas raportit në Grafikun 1 është paraqitur kurba e evoluimit në kohë të indeksit të çmimit real të shitjes së apartamenteve në Tiranë për periudhën e tremujorëve 2020-2026. Si bazë krahasuese për të gjitha periudhat e përfshira në vlerësim, ekspertët e Keydata kanë përcaktuar vitin 2005 si një periudhë që plotëson kriteret dhe kushtet e një momenti të qëndrueshëm për tregun e pronave të paluajtshme. Vlera e indeksit për vitin 2005 është caktuar 100.

Nga tremujori i parë 2020 deri në tremujorin e parë 2026, çmimi real i shitjes së apartamenteve në Tiranë është rritur me 117%. Inflacioni kumulativ për tremujorët 2020-2026 përllogaritet në 77.3%.

Referuar grafikut të mësipërm, kurba e indeksit të çmimit të shitjes së apartamenteve në Tiranë ka pësuar fluktuacione të pakta përgjatë kësaj periudhe kohore, mes të cilave do të nënvizonim:

Momentet kryesore të rritjes janë listuar si më poshtë:

Tremujori i tretë 2020 deri në tremujorin e dytë 2023; indeksi është rritur me: 3.17%; 2.2%, 0.41%, 0.69% dhe 0.63%, 1.89%, 0.85%, 1.70%, 5.56%, 3.00%, 0.72% dhe 6.24% përkatësisht nga njëri tremujor në tjetrin. Nga tremujori i tretë në tremujorin e kartër indeksi është rritur me një përqindje më të lartë, përkatësisht me 21%, nga tremujori i katërt në tremujorin e parë 2024, indeksi është rritur me 10.09%, nga tremujori i parë në të dytë 2024, indeksi është rritur me 2.26% dhe nga tremujori i dytë në atë të tretë është rritur me 4.19%. Periudha aktuale, tremujori i dytë 2025 shoqërohet me një rritje me 23% krahasuar me tremujorin e parë 2025, ndërsa tremujori i tretë krahasuar me tremujorin e dytë është rritur me një përqindje shumë të vogël, 0.91%. Në tremujorin e parë 2026, çmimet reale të shitjes janë rritur me 9.5% krahasuar me tremujorin e fundit 2025.

Rënie në indeks vërehet nga tremujori i parë në tremujorin e dytë 2020, një rënie me  2.37 % në indeksin e çmimit të shitjes së apartamenteve në Tiranë, një rënie me 1.04% nga tremujori i dytë në tremujorin e tretë 2023, një rënie në periudhën aktuale nga tremujori i tretë në tremujorin e katërt 2024 me 2.57% dhe nga tremujori i fundit 2024 në tremujorin e parë 2025 me 5.26%. Tremujori i fundit 2025 është shoqëruar me një rënie në indeksin e shitjes së apartamenteve në Tiranë me 3.1% krahasuar me tremujorin e tretë 2025.

NĂ« Grafikun 2 mĂ« sipĂ«r paraqitet çmimi mesatar real i shitjes sĂ« apartamenteve nĂ« TiranĂ« nĂ« Euro/m2 pĂ«r periudhĂ«n e tremujorĂ«ve 2020-2026, shprehur nĂ« vlerĂ« reale (i deflatuar me normĂ«n e inflacionit) si dhe çmimet mediane (vlera e mesit). Nga tremujori i parĂ« 2020 deri nĂ« tremujorin e parĂ« 2026, niveli i çmimeve mesatare reale nĂ« TiranĂ« ka lĂ«vizur brenda intervalit 1,030 €/m2 – 2,141 €/m2, ndĂ«rsa çmimet mediane brenda intervalit 984 €/m2 nĂ« 2,046 €/m2.

NĂ« tremujorin e parĂ« 2026, çmimet mesatare dhe mediane pĂ«rllogariten nĂ« 2,141 €/m2 dhe 2,046 €/m2, respektivisht. Krahasimisht me tremujorin e fundit 2025, nĂ« kĂ«tĂ« tremujor, çmimet mesatare reale tĂ« shitjes sĂ« apartamenteve nĂ« TiranĂ« janĂ« rritur me 2.4% dhe çmimet mediane janĂ« rritur me 4.5%.

ÒȘmimet mesatare, nĂ« ndryshim nga indeksi i çmimeve, pĂ«rllogariten nĂ« proporcion me numrin e apartamenteve qĂ« janĂ« nĂ« shitje nĂ« njĂ« periudhĂ« tĂ« caktuar. KĂ«shtu, njĂ« rritje apo rĂ«nie nĂ« çmimet mesatare, jo domosdoshmĂ«risht duhet tĂ« interpretohet me njĂ« dukuri qĂ« mund tĂ« ketĂ« ndodhur tĂ« tregun e pasurive tĂ« paluajtshme. Ajo mund tĂ« interpretohet me faktin se nĂ« njĂ« moment tĂ« caktuar, oferta pĂ«r apartamente Ă«shtĂ« rritur ose ulur.

NĂ« Grafikun 3, paraqitet çmimi mesatar real dhe median i shitjes sĂ« apartamenteve nĂ« TiranĂ« (Euro/m2) nĂ« zonĂ«n brenda UnazĂ«s sĂ« vogĂ«l pĂ«r periudhĂ«n e tremujorĂ«ve 2020-2026. Siç mund tĂ« vihet re nga grafiku, çmimi mesatar real i shitjes nĂ« kĂ«tĂ« zonĂ«, ka ardhur duke u rritur, nĂ« intervalin 1,128 – 2,478 €/m2. Çmimet mediane luhaten nĂ« intervalet 1,074 – 2,282 €/m2.

NjĂ« tendencĂ« e vogĂ«l rĂ«nĂ«se e çmimeve nĂ« zonĂ«n brenda UnazĂ«s sĂ« vogĂ«l vihet re nĂ« tremujorin e parĂ« 2026. NĂ« kĂ«tĂ« tremujor, çmimi mesatar pĂ«rllogaritet nĂ« 2,431 €/m2; çmimi median pĂ«rllogaritet nĂ« 2,282 €/m2. Krahasuar me tremujorin e fundit 2025, nĂ« kĂ«tĂ« tremujor, çmimet mesatare janĂ« ulur me 1.9% dhe çmimet mediane janĂ« rritur me 1.3%.

 

NĂ« Grafikun 4 Ă«shtĂ« paraqitur kurba e evoluimit tĂ« çmimit mesatar real dhe medianĂ«s sĂ«  çmimeve (Euro/m2) tĂ« apartamenteve nĂ« zonĂ«n e Bllokut. NĂ« kĂ«tĂ« zonĂ«, çmimet mesatare tĂ« shitjes kanĂ« pĂ«suar njĂ« luhatje tĂ« konsiderueshme duke variuar nĂ« intervalin 1,462€/m2-3,003€/m2 ndĂ«rsa çmimet median brenda intervalit 1,387€/m2 -3,004€/m2.

NjĂ« rĂ«nie e nivelit tĂ« çmimeve mesatare reale vihet re nĂ« tremujorin e dytĂ« 2020, 13.7%, shoqĂ«ruar mĂ« pas me njĂ« rritje me tĂ« madhe me 20.7% krahasuar me njĂ« tremujor mĂ« parĂ«, njĂ« rĂ«nie me 3.2 % nga tremujori i katĂ«rt 2020 nĂ« tremujorin e parĂ« 2021 shoqĂ«ruar mĂ« pas me njĂ« rritje me 6.2% dhe sĂ«risht njĂ« rritje me 2.9% nga tremujori i dytĂ« nĂ« tremujorin e tretĂ« 2021, me njĂ« rĂ«nie nga tremujori i tretĂ« nĂ« tĂ« katĂ«rt me 1.4%, nga tremujori i parĂ« nĂ« tĂ« dytĂ« njĂ« rritje me 9.8% dhe njĂ« rritje me 13.4% nga tremujori i tretĂ« nĂ« tremujorin e fundit 2022. PĂ«rsa i pĂ«rket periudhĂ«s aktuale, nĂ« kĂ«tĂ« tremujor tĂ« parĂ« 2026, mesatarisht njĂ« apartament nĂ« zonĂ«n e bllokut shitet nĂ« vlerĂ«n 3,003€/m2, çmimi median pĂ«rllogaritet nĂ« vlerĂ«n 3,004 €/m2. Çmimet mesatare nĂ« kĂ«tĂ« tremujor krahasuar me tremujorin e katĂ«rt 2025 kanĂ« pĂ«suar njĂ« rritje me 1.8% ndĂ«rsa çmimet mediane janĂ« rritur me 9.7%.

NĂ« Grafikun 5 paraqitet evoluimi i çmimit mesatar real dhe median tĂ« shitjes nĂ« Euro/m2 tĂ« apartamenteve nĂ« zonĂ«n jashtĂ« UnazĂ«s sĂ« vogĂ«l. Çmimet mesatare reale nĂ« kĂ«tĂ« zonĂ« variojnĂ« nga njĂ« interval 959 €/m2 deri nĂ« 2,022 €/m2 nĂ« tremujorin e parĂ« 2026. Çmimet mediane variojnĂ« nĂ« intervalin nga 930 €/m2 – 1,951€/m2.

Tremujori i parĂ« 2026 karakterizohet nga njĂ« rritje e çmimeve mesatare tĂ« shitjes sĂ« apartamenteve nĂ« kĂ«tĂ« zonĂ«. ÒȘmimet reale mesatare pĂ«rllogariten nĂ« 2,022 €/m2, ndĂ«rsa çmimet mediane nĂ« nivelin 1,951€/m2, duke pĂ«suar njĂ« rritje me 3.3%, ndĂ«rsa çmimet mediane janĂ« rritur me 5.7% krahasuar me tremujorin e katĂ«rt 2025.  / D.Azo

The post Keydata: Çmimet e apartamenteve rriten 122% brenda 7 viteve, arrijnĂ« gati 2.2 mijĂ« euro/mÂČ nĂ« mars appeared first on Revista Monitor.

Rritja e të ardhurave dhe shtimi i pensioneve të pjesshme ulin barrën e buxhetit për subvencione

Shteti po jep çdo vit më pak para nga buxheti për të mbuluar fondet që nuk sigurohen skemën e sigurimeve shoqërore nga të ardhurat dhe skemat suplementare.

Rritja e të ardhurave nga  kontributet që paguajnë punonjësit dhe bizneset po mbulojnë një pjesë më të madhe të pensioneve, duke ulur nevojën që qeveria të financojë skemën me para nga taksat. Kjo ka lehtësuar barrën mbi buxhetin e shtetit.

Një pjesë e fondeve që më parë shkonin për të mbuluar deficitin e skemës së pensioneve mund të përdoren për qëllime të tjera, si financimi i bonuseve të pensionistëve në fund të vitit ose masa të tjera mbështetëse.

Të dhënat zyrtare nga ISSH tregojnë se në vitin 2025 subvencioni nga buxheti për skemën e sigurimeve shoqërore zbriti në 10.2 miliardë lekë, ose 0.38% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), niveli më i ulët i pesë viteve të fundit. Në vitin 2021, ky financim arrinte në 26.5 miliardë lekë, ose 1.42% të PBB-së, çka tregon se varësia e skemës nga buxheti është ulur ndjeshëm.

Në vitin 2025, subvencioni për skemën e sigurimeve shoqërore zbriti në rreth 10.2 miliardë lekë, nga 13.5 miliardë lekë në vitin 2024 dhe 26.5 miliardë lekë në vitin 2021.

Në krahasim me vitin 2021, financimi shtesë nga buxheti është ulur me rreth 16.4 miliardë lekë (rreth 170 mln euro), ose me afro 62%.

Skema e pensioneve vazhdon të shpenzojë më shumë sesa mbledh nga kontributet, por diferenca që duhet të mbulojë buxheti është bërë më e vogël. Kjo e ka lehtësuar buxhetin e shtetit dhe ka krijuar më shumë hapësirë financiare për masa të tjera në favor të pensionistëve.

Një pjesë e kësaj hapësire mund të përdoret për financimin e bonuseve të fundvitit, shtesave mujore apo programeve të tjera mbështetëse, megjithëse kursimet nga subvencioni nuk kalojnë automatikisht dhe tërësisht për bonuset.

Një nga arsyet kryesore është rritja e të ardhurave nga kontributet e sigurimeve shoqërore. Rritja e pagave, shtimi i punësimit formal dhe deklarimi i pagave më të larta kanë rritur shumën që punonjësit dhe bizneset derdhin çdo muaj në skemë.

Por ulja e subvencionit lidhet edhe me një zhvillim më pak pozitiv, pasi një pjesë gjithnjë e më e madhe e pensionistëve nuk po arrin të marrë pension të plotë.

Sipas të dhënave zyrtare në vitin 2025 rreth 55.2% e pensionistëve të pleqërisë përfitonin pension të pjesshëm, nga 52.1% në vitin 2024. Pra, më shumë se gjysma e pensionistëve marrin pagesa të llogaritura mbi më pak vite kontributesh dhe jo pension të plotë.

Pensionet e pjesshme janë zakonisht më të ulëta, pasi përfituesit nuk kanë plotësuar vitet e sigurimit që kërkohen për pension të plotë. Për rrjedhojë, edhe shpenzimi mesatar i skemës për këta pensionistë është më i ulët.

Ulja e subvencionit është pozitive për financat publike, pasi buxheti duhet të përdorë më pak të ardhura nga taksat për të mbuluar deficitin e zakonshëm të skemës.

Burimi: ISSH

The post Rritja e të ardhurave dhe shtimi i pensioneve të pjesshme ulin barrën e buxhetit për subvencione appeared first on Revista Monitor.

Reformë në drejtësi, por Shqipëria ndër vendet me më pak gjyqtarë në raport me popullsinë

Pavarësisht reformës së thellë në drejtësi dhe procesit shumëvjeçar të rivlerësimit të magjistratëve, Shqipëria vijon të ketë një nga numrat më të ulët të gjyqtarëve në raport me popullsinë në Europë.

Në vitin 2024, vendi kishte vetëm 9.66 gjyqtarë profesionistë për çdo 100 mijë banorë, sipas të dhënave të Eurostat, të përpunuara nga Monitor (për Shqipërinë Eurostat raporton vetëm të dhënat për numrin e gjyqtarëve, raporti për 100 mijë banorë është përllogaritur nga redaksia).

Ky nivel ishte rreth 39% më i ulët se mesatarja e Bashkimit Europian, prej 15.7 gjyqtarësh për 100 mijë banorë.

Mes 32 vendeve europiane dhe tĂ« rajonit pĂ«r tĂ« cilat ka tĂ« dhĂ«na, ShqipĂ«ria renditej e nĂ«nta nga fundi. Raport mĂ« tĂ« ulĂ«t kishin vetĂ«m Suedia, Malta, Polonia, Italia, Çekia, Spanja, Austria dhe Irlanda.

Në raport me vendet e tjera të Ballkanit perëndimor, Shqipëria ka një diferencë të madh. Mali i Zi kishte 42.49 gjyqtarë për 100 mijë banorë, Serbia 40.18 dhe Maqedonia e Veriut 20.15.

Në raport me popullsinë, Mali i Zi kishte mbi katër herë më shumë gjyqtarë se Shqipëria, ndërsa Serbia rreth katër herë më shumë. Për Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën nuk figurojnë të dhëna në tabelën përkatëse.

Niveli i ulët pasqyron tkurrjen e trupës gjyqësore gjatë procesit të rivlerësimit, kur largimet, dorëheqjet dhe shkarkimet nuk u zëvendësuan me të njëjtin ritëm nga emërimet e reja. Për pasojë, një pjesë e gjykatave kanë funksionuar me vende vakante, ndërsa çështjet e mbartura dhe kohëzgjatja e proceseve janë kthyer në një nga problematikat kryesore të sistemit.

Të dhënat e tjera të Eurostat treguan se Shqipëria ka 55% të gjyqtareve femra, një nga më të ulëtat në Europë.

Shqipëria, ndër vendet me më pak gra gjyqtare në Europë

Kroacia dhe Mali i Zi kryesojnë Europën

Kroacia kishte raportin më të lartë në Europë, me 43.32 gjyqtarë profesionistë për 100 mijë banorë. Pas saj renditej Mali i Zi me 42.49, Serbia me 40.18 dhe Sllovenia me 40.16.
Nivele të larta shënonin gjithashtu Luksemburgu, me 36.01 gjyqtarë për 100 mijë banorë, Bullgaria me 35.37 dhe Rumania me 35.31.

Në Gjermani raporti arrinte në 26.3, në Greqi në 26.06, ndërsa në Finlandë dhe Estoni përkatësisht në 19.38 dhe 18.11 gjyqtarë për 100 mijë banorë.

Eurostat raportoi se në të gjithë Bashkimin Europian numri i gjyqtarëve në raport me popullsinë është ulur edhe në nivel europian gjatë dekadës së fundit. BE kishte mesatarisht 15.7 gjyqtarë profesionistë për 100 mijë banorë në vitin 2024, nga 17.7 në vitin 2014.

Irlanda kishte numrin mĂ« tĂ« ulĂ«t tĂ« gjyqtarĂ«ve nĂ« raport me popullsinĂ«, me vetĂ«m 3.64 pĂ«r 100 mijĂ« banorĂ«. Ajo ndiqej nga Austria me 4.32, Spanja me 6.18, Çekia me 6.72 dhe Italia me 7.86.
Polonia regjistronte 8.01 gjyqtarë për 100 mijë banorë, Malta 8.52 dhe Suedia 9.04, të gjitha poshtë nivelit të Shqipërisë.

MegjithatĂ«, krahasimi i drejtpĂ«rdrejtĂ« mes vendeve duhet interpretuar edhe nĂ« raport me organizimin e ndryshĂ«m tĂ« sistemeve gjyqĂ«sore, kompetencat e gjykatave dhe rolin e personelit tjetĂ«r juridik. Eurostat sqaron gjithashtu se tĂ« dhĂ«nat pĂ«r AustrinĂ« dhe ÇekinĂ« pĂ«rfshijnĂ« vetĂ«m gjyqtarĂ«t e autorizuar pĂ«r tĂ« shqyrtuar çështje penale.

Si përkufizohet gjyqtari profesionist

Në tregues përfshihen gjyqtarët profesionistë me kohë të plotë dhe të pjesshme, të autorizuar për të shqyrtuar çështje civile, penale dhe çështje të tjera, përfshirë ato në gjykatat e apelit.

Ata duhet të jenë të rekrutuar dhe të paguar për ushtrimin e profesionit të gjyqtarit. Në të dhëna nuk përfshihen gjyqtarët joprofesionistë, anëtarët laikë të trupave gjyqësore dhe magjistratët që nuk e ushtrojnë këtë funksion si profesion.

The post Reformë në drejtësi, por Shqipëria ndër vendet me më pak gjyqtarë në raport me popullsinë appeared first on Revista Monitor.

Kompensimi 10% i TVSH, aplikojnë mbi 1 mijë fermerë për një vlerë 3,5 mln euro

Arrin mbi 1 mijë numri i aplikimeve nga fermerët për përfitimin e kompensimit 10% të TVSH përmes autofaturave të lëshuara ndaj tyre nga përpunuesit apo grumbulluesit e licencuar.

Sipas të dhënave të administratës tatimore deri më 20 Korrik 2026 janë dorëzuar 1,265 aplikime, me një vlerë totale të kompensimit të kërkuar prej 3,5 mln euro.

Aplikimet për kompensimin e TVSH-së nisën më 1 Korrik 2026.

Nisin sot aplikimet në e-Filing për kompensimin e TVSH-së për rreth 114 mijë fermerë

Aplikimet kryhen përmes sistemit e-Filing, për të gjithë fermerët e pajisur me NIPT.

Pas hyrjes nĂ« e-Filing fermerĂ«t duhet tĂ« plotĂ«sojnĂ« te rubrika “Detajet e bankĂ«s” tĂ« dhĂ«nat e llogarisĂ« bankare me numrin IBAN.

Pas plotĂ«simit tĂ« kĂ«rkesĂ«s, nĂ« sistem fermerit do t’i shfaqen autofaturat e periudhĂ«s janar-qershor, tĂ« cilat duhet tĂ« identifikohen nga fermeri.

Pas identifikimit të autofaturave, sistemi do të llogarisë automatikisht vetë shumën totale të autofaturave dhe shumën e përfitimit të kompensimit 10%.

Po ashtu, sistemi kontrollon afatin, faturat dhe llogarinë para se ta pranojë.

Qëllimi i kësaj skeme është të rimbursojë TVSH-në 10% që fermeri ka paguar për inputet bujqësore, si plehrat kimike, farat dhe fidanët, duke ulur kostot e prodhimit dhe duke nxitur formalizimin e transaksioneve në sektor.

The post Kompensimi 10% i TVSH, aplikojnë mbi 1 mijë fermerë për një vlerë 3,5 mln euro appeared first on Revista Monitor.

Shtrenjtohen me 8 lekë çmimi i naftës, arrin 206 lekë për litër

Çmimi i naftĂ«s arriti nĂ« 206 lekĂ« pĂ«r litĂ«r nga 198 lekĂ« pĂ«r litĂ«r qĂ« u tregtua 1 javĂ« mĂ« parĂ« nĂ« pikat e pakicĂ«s tĂ« karburanteve

Brenda 7 ditëve çmimi i naftës është rritur me 8 lekë për litër. Ndërsa çmimi i benzinës ka mbetur i pandryshuar, duke vijuar të tregtohet me 189 lekë për litër.

Shtrenjtohen sërish çmimet e karburanteve, nafta arrin 198 lekë për litër

Ndryshimet e çmimit të naftës në tregun vendas, po ndikohen nga çmimet në tregjet ndërkombëtare, për shkak të varësisë së importit.

Përshkallëzimi i ri i luftës në Lindjen e Mesme solli rritje të re të çmimeve në bursat e huaja. Ditën e martë çmimi i naftës bruto arriti 91 USD për fuçi.

Ndërsa presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka kërcënuar me një përshkallëzim të ri të luftës së tij në Iran, duke paralajmëruar se SHBA-ja së shpejti do të nisë një sulm ndaj një objekti bërthamor iranian të fortifikuar rëndë, në një kohë kur çmimet e naftës po rriten me shpejtësi.

Kërcënimi i presidentit vjen mes një përshkallëzimi të konfliktit gati 5 -mujor mes Uashingtonit dhe Teheranit, pasi ushtria amerikane përfundoi natën e dhjetë radhazi të bombardimeve dhe çmimi i naftës arriti në 91 USD për fuçi.

Zotimi i SHBA-ve për veprime të reja ushtarake vjen në një kohë kur ankthi mes tregtarëve të naftës po rritet, pasi kalimi i naftës bruto përmes Ngushticës së Hormuzit është ngadalësuar ndjeshëm ditët e fundit dhe rezervat globale po bien në nivele kritike.

Përmes Ngushticës së Hormuzit kalon 1/5 e naftës të tregjeve botërore dhe ndërprerja e kalimit përmes saj mund të çojë çmimin e naftës deri në 120 USD për fuçi sipas parashikimeve të analistëve të huaj.

The post Shtrenjtohen me 8 lekë çmimi i naftës, arrin 206 lekë për litër appeared first on Revista Monitor.

Hakeri fshin të gjithë regjistrin e pronave në Rumani, paralizohet tregu i pasurive të paluajtshme

Hakerët mund të zemërohen shumë kur nuk u plotësohen kërkesat. Pikërisht kjo ndodhi në Rumani, ku një keqbërës fshiu të gjithë bazën e të dhënave të regjistrit të pronave të vendit, pasi dështoi përpjekja e tij për të zhvatur para. As niveli i dobët i sigurisë kibernetike nuk ndihmoi.

Fillimisht, hakeri depërtoi në Agjencinë Kombëtare të Kadastrës dhe Reklamimit të Pasurive të Paluajtshme të Rumanisë, ANCPI, dhe publikoi në një forum hakerësh mesazhin:

“[RO] Se keni idenĂ« çfarĂ« do ju gjejĂ«, Rumani! [ANCPI]”

“PĂ«rveç tĂ« dhĂ«nave tĂ« qytetarĂ«ve rumunĂ«, tĂ« marra nga baza tĂ« ndryshme tĂ« dhĂ«nash pĂ«rmes rrjeteve tĂ« ANCPI-sĂ«, ekziston edhe njĂ« kopje e serverĂ«ve GitLab, ku ndodhet kodi burimor i tĂ« gjitha sistemeve tĂ« tyre, si Eterra dhe RENNS, si dhe njĂ« version i programit tim tĂ« vogĂ«l ransomware”, vijonte njoftimi.

Tregu i pasurive të paluajtshme mbetet i bllokuar

“Faqja zyrtare e qeverisĂ« njoftoi se sistemet e teknologjisĂ« sĂ« informacionit ishin mbyllur pĂ«r shkak tĂ« ‘problemeve teknike’, por ky Ă«shtĂ« njĂ« pĂ«rshkrim shumĂ« mĂ« i butĂ« se realiteti. U ofrua ndihmĂ«, por pa kĂ«mbĂ«ngulje apo presion.”

Në të vërtetë, ANCPI fillimisht deklaroi se po përballej me probleme teknike, por më pas u detyrua të pranonte se ishte objekt i një sulmi kibernetik. Aktualisht, askush nuk mund të hyjë realisht në sistemet e institucionit.

Dhe, meqenĂ«se pĂ«rpjekja pĂ«r tĂ« zhvatur para nuk funksionoi, hakeri — i cili duket se kishte hyrĂ« nĂ« bazĂ«n e tĂ« dhĂ«nave duke pĂ«rdorur kredenciale tĂ« vlefshme — fshiu tĂ« gjitha tĂ« dhĂ«nat qĂ« kishte vjedhur, pĂ«rfshirĂ« dokumentet e brendshme, kredencialet e punonjĂ«sve dhe, natyrisht, tĂ« dhĂ«nat e regjistrit tĂ« pronave.

Sulmi e ka bllokuar të gjithë tregun e pasurive të paluajtshme në Rumani, vëren Risky Business.

Noterët nuk mund të regjistrojnë transaksione të reja, ndërsa qytetarët nuk mund të marrin dokumente që vërtetojnë pronësinë apo të dhëna të hollësishme për pronat. Dhe Rumania nuk është një treg i vogël: mesatarisht, në të gjithë vendin shiten çdo vit nga 150 mijë deri në 170 mijë njësi banimi.

Hakeri, llogaria e tĂ« cilit nĂ« dark web quhet “ByteToBreach” dhe qĂ« kishte sulmuar mĂ« herĂ«t gjatĂ« kĂ«tij viti edhe portalin suedez tĂ« qeverisjes elektronike, Ă«shtĂ« identifikuar dhe tĂ« dhĂ«nat e tij personale janĂ« bĂ«rĂ« publike.

Një notere, Ana Stan, shkroi në internet:

“Jam notere. QĂ« prej sĂ« martĂ«s nuk mund tĂ« lĂ«shoj njĂ« ekstrakt nga regjistri i pronave, nuk mund tĂ« vĂ«rtetoj njĂ« kontratĂ« shitjeje dhe nuk mund tĂ« regjistroj njĂ« hipotekĂ«.”

Në dark web, hakeri u mburr gjithashtu se kishte nisur të fshinte edhe kopjet rezervë të të dhënave të vjedhura, në përpjekje për të penguar rikthimin e tyre.

Megjithatë, autoritetet rumune kanë arritur të rikthejnë të paktën faqen e internetit të ANCPI-së dhe të publikojnë një njoftim ku bëjnë të ditur se po e rindërtojnë nga e para të gjithë rrjetin e agjencisë. Duket se institucioni disponon një kopje jashtë sistemit të të dhënave të fshira./ Burimi: Cybernews

The post Hakeri fshin të gjithë regjistrin e pronave në Rumani, paralizohet tregu i pasurive të paluajtshme appeared first on Revista Monitor.

Miratohet marrëveshja me Maqedoninë e Veriut, lehtësohet kalimi kufitar për udhëtarët dhe mallrat

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme ka miratuar disa vendime, përfshirë për lehtësimin e kalimit kufitar me Maqedoninë e Veriut dhe për trajtimin ekonomik të familjarëve të punonjësve të policisë që kanë humbur jetën në krye të detyrës.

Pas përfundimit të mbledhjes ministri i Punëve të Brendshme Besfort Lamallari njoftoi se në fund të muajit qershor është nënshkruar marrëveshja me Maqedoninë e Veriut për pikat e përbashkëta të kalimit kufitar, e cila synon lehtësimin e procedurave për qytetarët dhe transportin e mallrave mes dy vendeve.

“MarrĂ«veshja do t’i dĂ«rgohet pĂ«r ratifikim Kuvendit, ndĂ«rsa deri nĂ« pĂ«rfundimin e kĂ«tij procesi do tĂ« shfrytĂ«zohet periudha e testimit pĂ«r tĂ« lehtĂ«suar nĂ« praktikĂ« kalimin e udhĂ«tarĂ«ve dhe qarkullimin e mallrave”, tha ministri Lamallari.

Ministri i Punëve të Brendshme gjithashtu tha se në mbledhjen e qeverisë janë miratuar dy vendime për trajtimin ekonomik të familjeve të punonjësve të policisë që kanë humbur jetën në krye të detyrës. Sipas vendimeve, familjarët do të përfitojnë deri në 10 paga mujore bruto, si dhe pensionin përkatës. Gjithashtu, bashkëshortet dhe fëmijët e mitur të punonjësve të policisë të rënë në detyrë do të përfitojnë banesa falas.

Ndërsa ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi i pyetur nga gazetarët sqaroi disa çështje, si nga përdorimi i fondeve me vlerë 300 mln USD nga marrëveshja e huasë me SHBA, rritjen e kërkesës për rekrutime në radhët e forcave të armatosura, si dhe vendimmarrjen për dërgimin e trupave shqiptare në Gaza.

“MarrĂ«veshja e huasĂ« me Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s do tĂ« pĂ«rdoret pĂ«r marrjen e mjeteve dhe pajisjeve tĂ« reja synon modernizimin e kapaciteteve tĂ« mbrojtjes sipas angazhimeve tĂ« NATOS-s. BĂ«het fjalĂ« pĂ«r njĂ« plan zhvillimi afatgjatĂ«, ndĂ«rsa investimet do tĂ« jenĂ« nĂ« pĂ«rputhje me angazhimet e deklaruara”.

Ministri i Mbrojtjes tha se kĂ«rkesat pĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e Forcave tĂ« Armatosura janĂ« rritur me mbi 90%. Sipas tij rritja e interesit lidhet me pĂ«rmirĂ«simin e pagave dhe kushteve tĂ« shĂ«rbimit. NjĂ« rritje e veçantĂ« e kĂ«rkesave Ă«shtĂ« vĂ«rejtur edhe nga gratĂ« qĂ« kĂ«rkojnĂ« tĂ« bĂ«hen pjesĂ« e forcave tĂ« armatosura.

Në lidhje me pjesëmarrjen në misione ndërkombëtare në kuadër të Bordit të Paqes dhe mundësinë e dërgimit të trupave në Gaza, sipas ministrit të Mbrojtjes pritet që javën e ardhshme Këshilli i Ministrave të marrë një vendim.

“MĂ« herĂ«t Ă«shtĂ« zhvilluar njĂ« mision pĂ«r shqyrtimin e situatĂ«s, ndĂ«rsa mĂ« pas pritet angazhimi i drejtuesve tĂ« shtabit pĂ«r tĂ« kryer vlerĂ«sime konkrete mbi mundĂ«sinĂ« e dĂ«rgimit tĂ« trupave shqiptare”, pohoi ministri i Mbrojtjes.

The post Miratohet marrëveshja me Maqedoninë e Veriut, lehtësohet kalimi kufitar për udhëtarët dhe mallrat appeared first on Revista Monitor.

FSHZH, 1.4 mln euro për dy parkime në Ksamil dhe një në Fushë-Studen

Ksamilit dhe FushĂ«-Studenit do t’u shtohen tre hapĂ«sira tĂ« reja parkimi publik, nĂ« njĂ« ndĂ«rhyrje qĂ« synon tĂ« rrisĂ« kapacitetet nĂ« dy destinacione turistike me profile tĂ« ndryshme, bregdetin e mbingarkuar gjatĂ« verĂ«s dhe zonĂ«n malore tĂ« frekuentuar pĂ«r natyrĂ« e aventurĂ«.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit hapi kĂ«tĂ« javĂ« tenderin me objekt “NdĂ«rtimi i nyjeve multimodale tĂ« mobilitetit, Rajoni 3&4: Sistemimi urban pĂ«r krijimin e parkimeve tĂ« hapura publike nĂ« Ksamil, SarandĂ« dhe FushĂ«-Studen, Librazhd”.

Fondi limit i procedurës është 133.5 milionë lekë, ose rreth 1.4 milionë euro, ndërsa punimet parashikohet të përfundojnë brenda 18 muajve.

Pjesa më e madhe e kapacitetit do të krijohet në Ksamil, ku projekti ndahet në dy sheshe. Sipas numërimit të vendeve të shënuara në planimetritë e projektit, parkimi i parë ka rreth 166 vende, ndërsa i dyti rreth 119 vende. Në total, dy hapësirat parashikojnë afërsisht 285 vende parkimi, përfshirë pozicionet e rezervuara.

Ndërhyrja vjen në një nga zonat me përqendrimin më të lartë sezonal të vizitorëve. Gjatë muajve të verës, fluksi në Ksamil rrit trafikun dhe kërkesën për parkim, duke e bërë gjetjen e një vendi të lirë një nga vështirësitë kryesore për vizitorët dhe operatorët turistikë.

Në Fushë-Studen, projekti do të zhvillohet në një parcelë prej 1,752 metrash katrorë. Dokumentacioni parashikon 44 vende standarde parkimi.

Fushë-Studeni, pjesë e zonës së Librazhdit, ka regjistruar interes në rritje nga vizitorët që kërkojnë turizëm natyror, aktivitete në natyrë dhe destinacione malore. Parkimi i ri synon të krijojë një pikë të organizuar pritjeje për automjetet në një zonë ku frekuentimi lidhet kryesisht me fundjavat dhe sezonet turistike.

Tenderi është pjesë e programit për ndërtimin e nyjeve multimodale të mobilitetit, përmes të cilit FSHZH po zhvillon dhe pajis parkime publike në disa qytete dhe destinacione.

Nisma lidhet edhe me planin më të gjerë të qeverisë për infrastrukturën e parkimeve. Kryeministri Edi Rama tha më herët se qeveria do të zbatonte një një program kombëtar përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit, duke përfshirë parkime nëntokësore dhe struktura parkimi të konceptuara si pjesë e ndërhyrjeve arkitekturore dhe urbane.

FSHZH ka hapur ndërkohë edhe procedura të tjera për përmirësimin teknologjik të parkimeve publike në Vlorë, Durrës, Berat dhe Gjirokastër, me sisteme automatike menaxhimi dhe pagese.

 

The post FSHZH, 1.4 mln euro për dy parkime në Ksamil dhe një në Fushë-Studen appeared first on Revista Monitor.

❌