❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Nga 170 në 300 euro, rritet subvencioni mujor për punësimin e të rinjve në Kosovë

Agjencia e Punësimit e Kosovës ka njoftuar se nga ky vit është rritur subvencioni mujor për punësimin e të rinjve në kuadër të skemës Kosovo Generation Unlimited.

 

Në një kohë kur shumë të rinj përballen me vështirësi për të hyrë në tregun e punës, një lajm i mirë ka ardhur nga Agjencia e Punësimit, duke treguar se subvencioni për punësim rritet nga 170 në 300 euro.

Agjencia ka njoftuar se nga viti 2026 është rritur subvencioni mujor për punësimin e të rinjve në kuadër të skemës Kosovo Generation Unlimited, një program që synon të lehtësojë hyrjen e të rinjve në tregun e punës përmes praktikave të subvencionuara dhe bashkëpunimit me sektorin privat.

Kjo skemë, e cila zbatohet nga Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me UNICEF dhe Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK), do të ofrojë mbështetje më të madhe financiare për bizneset që pranojnë të rinj në punë apo në programe praktike.

Sipas njoftimit zyrtar, shuma mujore e subvencionit është rritur nga 170 euro në 300 euro, një ndryshim i konsiderueshëm që synon të motivojë më shumë kompanitë të hapin vende pune për të rinjtë dhe të ndihmojë të rinjtë të fitojnë përvojën e parë profesionale.

“Nga ky vit, skema Kosovo Generation Unlimited, e zbatuar nga Qeveria e KosovĂ«s đŸ‡œđŸ‡° nĂ« bashkĂ«punim me UNICEF dhe OEGJK, rrit subvencionin mujor pĂ«r praktikĂ« nĂ« punĂ« nga 170€ nĂ« 300€. MĂ« shumĂ« mbĂ«shtetje pĂ«r bizneset. MĂ« shumĂ« motivim pĂ«r punĂ«simin e tĂ« rinjve. MĂ« shumĂ« ndikim real nĂ« tregun e punĂ«s”, thuhet nĂ« njoftim.

Nga Agjencia e Punësimit theksohet se rritja e subvencionit pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e punësimit të të rinjve, duke lehtësuar përfshirjen e tyre në tregun e punës.

Të rinjtë e interesuar për të përfituar nga kjo skemë ftohen të paraqiten në zyrën më të afërt të punësimit për informim dhe aplikim, ndërsa prioritet do të kenë ata që janë në kërkim të punës për herë të parë.

Rritja e subvencionit përputhet me rritjen e pagës minimale, e cila nga 1 janari 2026 është përcaktuar në 425 euro bruto, ndërsa pritet të arrijë në 500 euro në fazën e dytë të zbatimit gjatë verës.

Sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, norma e papunësisë tek të rinjtë mbetet mbi 25 për qind, ndërsa mbi 17 mijë të rinj janë të regjistruar aktualisht si punëkërkues aktivë në Agjencinë e Punësimit.

 

The post Nga 170 në 300 euro, rritet subvencioni mujor për punësimin e të rinjve në Kosovë appeared first on Revista Monitor.

Bie lehtë kërkesa, por yield-et e bonove 12-mujore ngelen të ulëta

Yield-et e bonove 12-mujore ngelën në nivele të ulëta edhe në ankandin e parë të muajit shkurt. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, yield-i mesatar i ponderuar rezultoi në nivelin 2.42%, nga 2.4% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm.

Rritja, gjithsesi shumë e vogël e yield-eve, duket se erdhi nga një frenim i kërkesës së tregut, krahasuar me ankandet e mëparshme.

Nga 11 miliardë lekë që ishte shuma e shpallur për financim nga Ministria e Financave, vlera totale e kërkesave në ankand ishte lehtësisht më e ulët, në 10.82 miliardë lekë. Pavarësisht mosplotësimit të shumës, rrija e yield-it ishte shumë e vogël dhe duket se për momentin tendencat e tregut duken për ruajtjen e niveleve të ulëta të tyre.

Bonot 12-mujore janë edhe instrumenti kryesor referues për përcaktimin e interesave të kredisë afatgjatë për sektorin privat. Yield-et e ulëta të bonove 12-mujore reflektohen në norma më të ulëta për kreditë interesa të ndryshueshme. Normat e ulëta të interesit vazhdojnë të favorizojnë rritjen me ritme të larta të kredisë për ekonominë, veçanërisht në monedhën vendase.

Portofoli i kredisë për ekonominë në fund të vitit 2025 arriti vlerën e 943.5 miliardë lekëve, në rritje vjetore me 12.9%. Rritja e portofolit u përshpejtua më tej, krahasuar me rritjen prej 12.3% të vitit 2024, duke shënuar rritjen më të lartë në 16 vitet e fundit.

Deri tani, as rritja sezonale e kërkesës për financim nga qeveria shqiptare në tregun e brendshëm financiar nuk ka sjellë presione të mirëfillta për rritjen e yield-eve të titujve qeveritarë. Tremujori i parë i vitit ka edhe përqendrimin më të larta të huamarrjes së qeverisë në tregun e brendshëm financiar, me afërsisht 35% të vlerës totale vjetore të emetimeve të parashikuara në tregun e brendshëm.

Në analizën e fundit për ecurinë e normave të interesit në Shqipëri, Raiffeisen Research vlerësonte se tregu i brendshëm financiar ngelet relativisht i dobëta dhe i pazhvilluar, me pjesëmarrje të kufizuar përtej bankave, disa fondeve të investimeve dhe vetëm kohët e fundit një numër të vogël investitorësh ndërkombëtarë, që po testojnë tregun me shuma ende modeste.

Sipas Raiffeisen Research, dominimi i bankave në tregun e titujve qeveritarë bëjnë që ndryshimet në preferencat e tyre të likuiditetit dhe oreksi për rrezik ndikojnë shumë në ecurinë e yield-eve. Aktiviteti i kufizuar i fondeve të pensioneve dhe një prani ende në zhvillim e sipër e investitorëve ndërkombëtarë do të thotë se tregu është më i ndjeshëm ndaj cikleve të likuiditetit vendas. Hyrja e fundit e investitorëve ndërkombëtarë, duke rritur me kujdes ekspozimin, ka shtuar disa dinamika të reja, por ende nuk i ka stabilizuar plotësisht tendencat e yield-eve./ E.Shehu

Burimi: BSH

The post Bie lehtë kërkesa, por yield-et e bonove 12-mujore ngelen të ulëta appeared first on Revista Monitor.

Si do shpërndahen 15 mln euro kompensim për fëmijët në llogaritë bankare të përfituesve

Pak ditë më parë u hapën aplikimet për përfitimin e vlerës së kompensimit për arsimin e fëmijëve, për të gjithë ata individë që plotësuan Deklaratën Vjetore e të Ardhurave Personale, DIVA 2025 dhe rezultuan me tatim të mbipaguar nga zbritja e shpenzimeve me vlerë 48 mijë lekë apo 100 mijë lekë në vit për fëmijët nën 18 vjeç.

Më shumë detaje këtu: https://monitor.al/hapen-aplikimet-per-perfitim-te-kompensimit-per-arsimin-procedura-dhe-dokumentacioni-qe-dorezohet/

Vlera e kompensimit nuk do të disbursohet menjëherë pas dorëzimit të kërkesës për rimbursim, në llogaritë bankare të përfituesve.

Administrata tatimore sqaroi se pas dorëzimit të kërkesës do të bëjë verifikimet e nevojshme të dokumentacionit justifikues të shpenzimeve të dorëzuara nga individët aplikues.

Duke qenĂ« se dhĂ«nia e kompensimit pĂ«r arsimin e fĂ«mijĂ«ve, zbatohet pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ«, pritet qĂ« vlera e kompensimit tĂ« disbursohet njĂ« herĂ« nĂ« muaj pĂ«r njĂ« numĂ«r tĂ« caktuar pĂ«rfituesish. Tatimet sqaruan se Ă«shtĂ« zgjedhur kjo procedurĂ« me qĂ«llim administrimin sa mĂ« efikas tĂ« numrit tĂ« lartĂ« tĂ« verifikimeve, tĂ« cilat para dhĂ«nies sĂ« kompensimit do t’i nĂ«nshtrohen edhe verifikimit tĂ« nevojshĂ«m tĂ« dokumentacionit tĂ« dorĂ«zuar.

Afati i lejuar për dorëzimin e kërkesës për rimbursim është 60 ditë pas plotësimit të DIVA.

Ndërsa afati për plotësimin e DIVA 2025 është deri më 31 Mars.

Pas plotĂ«simit dhe dorĂ«zimit tĂ« DIVA, kĂ«rkesa pĂ«r pĂ«rfitimin e kompensimit do tĂ« bĂ«het nĂ«pĂ«rmjet sistemit e-Filing, nĂ« rubrikĂ«n “Pyetje tĂ« PĂ«rgjithshme”, ku krahas dokumentit me tĂ« dhĂ«nat e llogarisĂ« personale bankare (IBAN), pĂ«rfituesit duhet tĂ« ngarkojnĂ«, edhe certifikatĂ«n familjare dhe dokumentacionin justifikues qĂ« vĂ«rteton shpenzimet e kryera pĂ«r arsimimin e fĂ«mijĂ«ve, si: kontratat me institucionet arsimore dhe dokumentet e pagesĂ«s (faturat) pĂ«r fĂ«mijĂ«t, dokumentet (faturat) pĂ«r fĂ«mijĂ«t, dokumentet (faturat) pĂ«r pagesĂ«n e gjuhĂ«ve tĂ« huaja etj.

Fondi i vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit për kompensimin e arsimit është në vlerën e 15 mln eurove.

Administrata tatimore parashikon që në total numri i individëve që do të plotësojnë dhe dorëzojnë DIVA 2025 të arrijë në 200 mijë.

Për shkak të aplikimeve të zbritjes së shpenzimeve për arsimin e fëmijëve me vlerë 48 mijë lekë dhe 100 mijë lekë DIVA po plotësohet edhe nga individët që nuk kanë detyrimin ta dorëzojnë, pra ata me të ardhura bruto vjetore nën 1.2 mln lekë.

Për shkak të këtyre ndryshimeve, krahasuar me deklarimet e bëra në 2025 për DIVA 2024, parashikon që numri i deklaruesve të rritet me rreth 75.5 mijë apo 60% më tepër./ Dorina Azo

https://monitor.al/hapet-aplikimi-per-diva-e-tax-llogarit-automatikisht-kompensimin-e-arsimit/

 

The post Si do shpërndahen 15 mln euro kompensim për fëmijët në llogaritë bankare të përfituesve appeared first on Revista Monitor.

Indeksi i korrupsionit: ShqipĂ«ria nĂ«n “lupĂ«â€ pĂ«r Sazanin, institucionet e dobĂ«ta mbeten pengesĂ«

Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit (CPI) për vitin 2025, i publikuar nga Transparency International së fundmi vuri në dukje se institucionet e dobëta dhe prapambetja demokratike po nxisin korrupsionin dhe po tkurrin hapësirën e shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor, duke lënë rajonin në një nivel mesatar prej vetëm 34 pikësh nga 100 të mundshme.

Sipas raportit të posaçëm Rajoni i Ballkanit për një dekadë rresht nuk ka bërë hapa para me reformat. Korrupsioni po gjen terren për shkak të tkurrjes së hapësirës qytetare dhe kontrollit mbi institucionet e pavarura. Në rastin specifik të Shqipërisë, e cila vlerësohet me 39 pikë, raporti i këtij viti vendos gishtin në mungesën e transparencës në projektet strategjike të investimeve.

NjĂ« shembull konkret qĂ« pĂ«rmendet nĂ« deklaratĂ«n zyrtare tĂ« CPI-sĂ« Ă«shtĂ« rreziku i degradimit mjedisor nĂ« ishullin e Sazanit, ku procedurat e pakontrolluara dhe mungesa e konkurrencĂ«s e vĂ«nĂ« pasurinĂ« kombĂ«tare nĂ« rrezik korrupsioni. Ky rast ilustron njĂ« tendencĂ« mĂ« tĂ« gjerĂ« rajonale ku qeveritĂ« po pezullojnĂ« rregullat e transparencĂ«s pĂ«r t’u dhĂ«nĂ« kompetenca tĂ« pakontrolluara projekteve me vlerĂ« tĂ« lartĂ«, duke gĂ«rryer besimin e publikut dhe duke e lĂ«nĂ« mjedisin nĂ« mĂ«shirĂ« tĂ« interesave tĂ« investitorĂ«ve privatĂ«.

Përqendrimi i pushtetit dhe ndikimi i tepruar mbi sistemin gjyqësor mbeten shqetësime kyçe, pasi këta faktorë po dobësojnë sistemin e kontrolleve dhe balancave që duhet të mbikëqyrin institucionet publike.

Ndërsa në Shqipëri dhe vende të tjera të Ballkanit vihet re një presion i shtuar mbi shoqërinë civile dhe mediat e pavarura, reagimi gjyqësor mbetet i pafuqishëm për të goditur abuzimet në nivele të larta.

Kjo situatë krijon paradokse ku, ndonëse ligjet miratohen, zbatimi i tyre sabotohet nga sulmet qeveritare ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve që guxojnë të hetojnë anëtarë të kabineteve. Ky trend prapambetës në Ballkan bie në kontrast të fortë me zhvillimet në vende si Ukraina dhe Moldavia, të cilat, pavarësisht presioneve të forta gjeopolitike, po forcojnë verifikimin gjyqësor dhe po arrijnë dënime në raste politikisht të ndjeshme falë një shoqërie civile mjaft aktive, vë në dukje raporti.

Transparency International nënvizon se për Shqipërinë, progresi i ardhshëm do të varet tërësisht nga vullneti politik për të mbrojtur pavarësinë e gjyqësorit dhe për të siguruar që burimet natyrore, si ato në zonat bregdetare, të mos trajtohen si mallra për shkëmbim pa mbikëqyrje publike.

Pa këto ndryshime rrënjësore, konvergjenca me standardet demokratike të Bashkimit Evropian do të mbetet një aspiratë e largët, ndërsa qytetarët do të vazhdojnë të mbeten të prekshëm ndaj abuzimit të pushtetit të rrënjosur që po favorizon një pakicë në dëm të interesit të përgjithshëm kombëtar./ B.Hoxha

 

Indeksi/ Korrupsioni përkeqësohet globalisht, Shqipëria nën mesataren, bie 11 vende nga renditja

 

The post Indeksi i korrupsionit: ShqipĂ«ria nĂ«n “lupĂ«â€ pĂ«r Sazanin, institucionet e dobĂ«ta mbeten pengesĂ« appeared first on Revista Monitor.

ShqipĂ«ria “ngec” tek aftĂ«sitĂ« dixhitale, raporti: Mbetet larg standardeve tĂ« BE

Shqipëria vazhdon të ketë performancë nën mesataren rajonale dhe ndërkombëtare në arsimin profesional dhe kompetencat digjitale, sipas një raporti të Fondacionit Europian të Trajnimit (ETF).

Raporti evidenton se “rezultatet e dobĂ«ta nĂ« shkrim-lexim, matematikĂ« dhe shkenca te tĂ« rinjtĂ«, tĂ« kombinuara me kapacitete tĂ« kufizuara mĂ«simdhĂ«nieje, materiale tĂ« vjetruara dhe mungesĂ« infrastrukture digjitale, po dĂ«mtojnĂ« pĂ«rgatitjen e brezit tĂ« ri pĂ«r tregun e punĂ«s. ShqipĂ«ria renditet poshtĂ« mesatares sĂ« EvropĂ«s Juglindore dhe dukshĂ«m mĂ« poshtĂ« se standardet ndĂ«rkombĂ«tare pĂ«r aftĂ«sitĂ« themelore.”

Raporti nënvizon se djemtë përballen me nivele shumë të ulëta të shkrim-leximit dhe aftësive bazë, me mbi 80% të tyre që performojnë në ose nën nivelin minimal të testimeve ndërkombëtare, duke reflektuar dobësi strukturore në arsimin profesional fillestar. Vajzat, ndonëse shfaqin aftësi më të mira organizative dhe komunikuese, mbeten të kufizuara nga zgjedhje profesionale të forta sipas gjinisë, çka redukton zhvillimin e kompetencave teknike dhe digjitale.

DobĂ«sitĂ« janĂ« edhe mĂ« tĂ« theksuara te tĂ« rriturit. “PavarĂ«sisht niveleve tĂ« larta formale tĂ« shkrim-leximit, pjesĂ«marrja nĂ« arsimin gjatĂ« gjithĂ« jetĂ«s mbetet nĂ«n 1%, ndĂ«rsa aftĂ«sitĂ« digjitale tĂ« avancuara janĂ« ndĂ«r mĂ« tĂ« ulĂ«tat nĂ« EvropĂ«. VetĂ«m njĂ« pakicĂ« e vogĂ«l e tĂ« rriturve zotĂ«ron njohuri bazĂ« tĂ« teknologjisĂ« sĂ« informacionit, duke kufizuar produktivitetin dhe aftĂ«sinĂ« pĂ«r riorientim profesional,” vĂ«ren raporti.

PabarazitĂ« gjinore dhe territoriale mbeten shqetĂ«suese. Raporti thekson se “gratĂ« dhe zonat rurale pĂ«rballen me akses mĂ« tĂ« kufizuar nĂ« aftĂ«si digjitale dhe numerike, duke thelluar hendekun mes kĂ«rkesave tĂ« ekonomisĂ« moderne dhe kapaciteteve reale tĂ« fuqisĂ« punĂ«tore shqiptare.”

TĂ« dhĂ«nat e pĂ«rdorura pĂ«r llogaritjen e SPI-ve (Treguesi i PanoramĂ«s sĂ« AftĂ«sive) tregojnĂ« dobĂ«si konkrete nĂ« aftĂ«sitĂ« digjitale: “VetĂ«m 10.1 % e grave dhe 8.7 % e burrave mund tĂ« pĂ«rdorin formula bazĂ« nĂ« fletĂ«-llogaritĂ«se, ndĂ«rsa 16.3 % dhe 17.6 % pĂ«rkatĂ«sisht mund tĂ« krijojnĂ« prezantime elektronike.

VetĂ«m rreth njĂ« nĂ« pesĂ« persona mund tĂ« transferojnĂ« skedarĂ« midis pajisjeve ose tĂ« konfigurojnĂ« programe dhe aplikacione, dhe mĂ« pak se 5 % kanĂ« pĂ«rfunduar njĂ« kurs online.”/ N.Maho

The post ShqipĂ«ria “ngec” tek aftĂ«sitĂ« dixhitale, raporti: Mbetet larg standardeve tĂ« BE appeared first on Revista Monitor.

Tatimet zbulojnë evazion në vlera të larta në shitjen e apartamenteve dhe në Durrës e Lezhë

Pas Tiranës, Vlorës dhe Sarandës, Drejtoria e Hetimit Tatimor dhe Drejtoria e Verifikimit dhe Koordinimit në terren kanë përqendruar kontrollet në Durrës dhe Lezhë.

Administrata Tatimore njoftoi se kontrollet e kryera, në zbatim të planit operacional në sektorin e ndërtimit, kanë identifikuar shkelje të rënda të legjislacionit tatimor, praktika të qëllimshme që agjencitë imobiliare apo subjektet ndërtuese aplikojnë me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore, si dhe parregullsi në deklarim dhe në dokumentimin e aktivitetit ekonomik.

Sipas tatimeve, konkretisht, në agjencitë imobiliare dhe subjektet ndërtuese të kontrolluara në Durrës dhe Lezhë, u konstatuan raste të përdorimit të dokumentacionit jotatimor dhe mospërputhje të theksuara mes të dhënave financiare të deklaruara dhe aktivitetit real ekonomik.

“NjĂ«soj si nĂ« TiranĂ«, VlorĂ«, SarandĂ«, edhe nĂ« DurrĂ«s e LezhĂ« janĂ« evidentuar raste tĂ« evazionit fiskal nĂ« vlera tĂ« larta.

Me qëllim uljen e detyrimeve tatimore, subjektet imobiliare dhe ndërtuese shesin apartamente dhe pasuri të tjera me çmime shumë herë më të larta se ato të deklaruara në kontratat noteriale dhe të raportuara pranë Administratës Tatimore, në shkelje të plotë të ligjit.

Hetimi vijon me analizimin e mëtejshëm të deklarimeve të subjekteve, për të dokumentuar fshehjen e të ardhurave përmes të dhënave të siguruara nga njësitë kompjuterike të sekuestruara, ku rezulton se janë kryer shitje në cash, bonuse të paguara cash, si dhe praktika të tjera në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

NĂ« pĂ«rfundim tĂ« hetimit, Drejtoria e Hetimit Tatimor do tĂ« referojĂ« pranĂ« Prokurorive pĂ«rkatĂ«se materialet pĂ«r çdo rast ku evidentohen elementĂ« tĂ« veprĂ«s penale tĂ« evazionit fiskal”, theksohet ndĂ«r tĂ« tjera nĂ« deklaratĂ«.

Administrata Tatimore bën me dije se kontrollet në sektorin e ndërtimit dhe tregun imobiliar do të intensifikohen dhe do të shtrihen në mbarë territorin e vendit në funksion të formalizimit të pagave dhe rritjes së pensioneve.

Tatimet sekuestrojnë kompjuterat e agjencive imobiliare, pas evazionit me çmimet e apartamenteve

The post Tatimet zbulojnë evazion në vlera të larta në shitjen e apartamenteve dhe në Durrës e Lezhë appeared first on Revista Monitor.

AmCham: E-Albania, rreziqe serioze për stabilitetin ekonomik, bizneset dhe sigurinë kombëtare

Dhoma Amerikane e Tregtisë (AmCham) në një deklaratë publike vlerëson përpjekjet dhe investimet publike të Qeverisë së Shqipërisë në digjitalizimin e shërbimeve publike, përfshirë zhvillimin e platformës e-Albania, si një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të administratës dhe përmirësimit të shërbimeve për qytetarët dhe bizneset. Megjithatë, duke qenë se sistemet digjitale qeveritare administrojnë të dhëna shumë sensitive, mungesa e auditimit, sigurisë dhe përditësimit të vazhdueshëm në përputhje me standardet ndërkombëtare përbën rreziqe serioze për stabilitetin ekonomik, vazhdimësinë e bizneseve dhe sigurinë kombëtare.

AmCham shpreh shqetësim të veçantë në lidhje me reagimet e vazhdueshme të marra nga anëtarët e saj pas zhvillimeve të fundit që lidhen me AKSHI-n. Sipas raportimeve të anëtarëve, disa shërbime të platformës e-Albania aktualisht funksionojnë në mënyrë të paqëndrueshme dhe nuk përmbushin nevojat operacionale të bizneseve dhe qytetarëve. Këto shqetësime përfshijnë ndërprerje të shërbimeve, vonesa, akses të kufizuar gjatë orareve të ngarkuara dhe performancë të paparashikueshme të sistemit, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në ndërprerjen e aktivitetit normal të bizneseve.

NdĂ«rprerje tĂ« tilla kanĂ« njĂ« ndikim tĂ« prekshĂ«m dhe tĂ« menjĂ«hershĂ«m negativ nĂ« aftĂ«sinĂ« e kompanive pĂ«r tĂ« pĂ«rmbushur detyrimet rregullatore, pĂ«r t’u shĂ«rbyer klientĂ«ve dhe pĂ«r tĂ« zhvilluar operacionet e pĂ«rditshme. Ky shqetĂ«sim Ă«shtĂ« veçanĂ«risht i rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r AmCham, pasi Dhoma pĂ«rfaqĂ«son njĂ« numĂ«r tĂ« konsiderueshĂ«m kompanish anĂ«tare qĂ« operojnĂ« nĂ« ekosistemin e TeknologjisĂ« sĂ« Informacionit dhe Komunikimit (TIK) dhe sektorĂ« tĂ« lidhur me tĂ«. ShumĂ« prej kĂ«tyre kompanive janĂ« tĂ« certifikuara ndĂ«rkombĂ«tarisht, zbatojnĂ« standarde tĂ« larta sigurie dhe rregullatore, dhe disa prej tyre janĂ« tĂ« verifikuara plotĂ«sisht dhe tĂ« autorizuara pĂ«r tĂ« ofruar shĂ«rbime pĂ«r QeverinĂ« e Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s. MegjithatĂ«, pavarĂ«sisht kĂ«saj eksperience tĂ« fortĂ« vendase dhe ndĂ«rkombĂ«tare, anĂ«tarĂ«t e AmCham raportojnĂ« shqetĂ«sime tĂ« vazhdueshme lidhur edhe me proceset e prokurimit publik nĂ« sektorin TIK. KĂ«to shqetĂ«sime cenojnĂ« konkurrencĂ«n e ndershme dhe pĂ«rdorimin efektiv tĂ« fondeve publike, duke rritur njĂ«kohĂ«sisht rreziqet qĂ« lidhen me menaxhimin dhe mbrojtjen e tĂ« dhĂ«nave tepĂ«r sensitive.

Këto të dhëna përfshijnë informacion që lidhet me institucionet publike, bizneset, të dhënat personale dhe pasurore të qytetarëve, si dhe informacione të tjera me rëndësi kritike për funksionimin e shtetit dhe ekonomisë.

Në krahasim, në Shtetet e Bashkuara dhe në ekonomitë e tjera të avancuara, kompanitë e përfshira në sistemet TIK qeveritare dhe sistemet sensitive i nënshtrohen proceseve strikte të verifikimit, kërkesave për autorizim sigurie dhe kontrolleve financiare, përfshirë edhe kufizime mbi marzhet e fitimit, me qëllim garantimin e transparencës, eficiencës dhe mbrojtjes së fondeve të taksapaguesve.

Për këtë arsye, AmCham i bën thirrje Qeverisë të ndërmarrë masa korrigjuese të menjëhershme për të garantuar funksionimin e pandërprerë, të qëndrueshëm dhe të besueshëm të të gjitha shërbimeve të e-Albania-s, me fokus të veçantë te shërbimet kritike për aktivitetin e biznesit dhe prokurimet.

Në zgjidhjet afat shkurtra, AmCham propozon ndërmarrjen e veprimeve të menjëhershme si më poshtë:

  • AmCham propozon krijimin e njĂ« kuadri ligjor tĂ« detyrueshĂ«m pĂ«r auditime periodike dhe tĂ« pavarura tĂ« IT-sĂ« dhe sigurisĂ« kibernetike pĂ«r tĂ« gjitha platformat kritike tĂ« e-Government, tĂ« kryera nĂ« pĂ«rputhje me standarde ndĂ«rkombĂ«tare dhe praktikat mĂ« tĂ« mira tĂ« BE-sĂ«, pĂ«rfshirĂ« ISO/IEC 27001, ISO/IEC 22301, NIST, SOC 2 dhe udhĂ«zimet e ENISA, me pĂ«rmbledhje ekzekutive tĂ« disponueshme pĂ«r palĂ«t e interesuara.
  • Autorizim sigurie, verifikim dhe kontroll aksesi: AmCham sugjeron forcimin e efektivitetit dhe nivelit tĂ« maturimit tĂ« mekanizmave ekzistues pĂ«r autorizim sigurie, verifikim dhe kontroll aksesi nĂ« sistemet TIK qeveritare, nĂ« pĂ«rputhje me rregulloret nĂ« fuqi pĂ«r sigurinĂ« e informacionit, menaxhimin e databazave shtetĂ«rore, prokurimin e informacionit tĂ« klasifikuar dhe ligjin e prokurimit publik. Duke njohur praktikat e zbatuara prej AKSHI-t, rekomandohet vlerĂ«simi dhe pĂ«rmirĂ«simi i kĂ«tyre mekanizmave, pĂ«rfshirĂ« kontrollin e aksesit tĂ« bazuar nĂ« role, nĂ« linjĂ« me DirektivĂ«n NIS2 tĂ« BE-sĂ« dhe praktikat mĂ« tĂ« mira tĂ« shteteve anĂ«tare.
  • Standarde pĂ«r disponueshmĂ«ri dhe vazhdimĂ«si: PĂ«rcaktimi dhe zbatimi i kĂ«rkesave minimale pĂ«r nivelin e shĂ«rbimit (SLA) lidhur me funksionimin, kohĂ«n e rikuperimit dhe performancĂ«n e sistemeve kritike, duke pĂ«rfshirĂ« redundancĂ«n, rikuperimin nga fatkeqĂ«sitĂ« dhe vazhdimĂ«sinĂ« e biznesit, nĂ« pĂ«rputhje me ISO/IEC 22301 dhe parimet e reziliencĂ«s digjitale tĂ« BE-sĂ«.
  • AmCham sugjeron rritjen e efektivitetit dhe maturimit tĂ« procedurave ekzistuese tĂ« prokurimit nĂ« sektorin TIK, nĂ« pĂ«rputhje me kuadrin ligjor nĂ« fuqi pĂ«r sigurinĂ« e informacionit, menaxhimin e databazave shtetĂ«rore, prokurimin e informacionit tĂ« klasifikuar dhe ligjin e prokurimit publik. Duke njohur praktikat aktuale tĂ« AKSHI-t, rekomandohet forcimi i vlerĂ«simit mbi bazĂ« merite, pĂ«rmes peshimit mĂ« tĂ« qartĂ« tĂ« kritereve teknike, certifikimeve, pĂ«rvojĂ«s dhe profilit tĂ« sigurisĂ«, nĂ« linjĂ« me Direktivat e BE-sĂ« pĂ«r Prokurimin Publik.
  • Komunikim i strukturuar dhe njoftim i detyrueshĂ«m pĂ«r incidentet: Krijimi i mekanizmave zyrtarĂ« pĂ«r njoftimin e bizneseve dhe qytetarĂ«ve mbi mirĂ«mbajtjet e planifikuara, incidentet dhe ndĂ«rprerjet e shĂ«rbimit, pĂ«rfshirĂ« kohĂ«n e parashikuar tĂ« zgjidhjes dhe raportet pas incidentit, nĂ« pĂ«rputhje me detyrimet e raportimit sipas NIS2.
  • KuadĂ«r i rregulluar pĂ«r integrimin e sistemeve: Krijimi i njĂ« kuadri tĂ« sigurt dhe tĂ« rregulluar qĂ« u mundĂ«son sistemeve tĂ« autorizuara tĂ« sektorit privat tĂ« integrohen me platformat e e-Government, aty ku Ă«shtĂ« e pĂ«rshtatshme, nĂ« pĂ«rputhje strikte me GDPR, eIDAS / eIDAS2, standardet e sigurisĂ« kibernetike dhe rregullat e pĂ«rcaktuara tĂ« kontrollit tĂ« aksesit, pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur automatizimin dhe reduktuar barrĂ«n administrative.

AmCham shpreh gatishmërinë për të bashkëpunuar me Qeverinë duke ofruar ekspertizë teknike dhe duke ndarë praktikat më të mira ndërkombëtare, veçanërisht ato të zbatuara në Shtetet e Bashkuara, me qëllim forcimin e qeverisjes, minimizimin e rreziqeve të korrupsionit, mbrojtjen e të dhënave sensitive dhe rritjen e sigurisë kombëtare dhe ekonomike, përfundon deklarata.

The post AmCham: E-Albania, rreziqe serioze për stabilitetin ekonomik, bizneset dhe sigurinë kombëtare appeared first on Revista Monitor.

Raiffeisen Research parashikon një rritje të vogël të normës bazë në 2026

Raiffeisen Research pret një rritje të vogël të normës bazë të interesit në Shqipëri për vitin 2026. Sipas projeksioneve të Raiffeisen Research, Banka e Shqipërisë mund ta rrisë normën bazë në 2.75% deri në fund të këtij viti.

Sipas parashikimeve më të fundit të publikuara, Banka e Shqipërisë pret që inflacioni të kthehet pranë objektivit prej 3% në tremujorin e dytë të vitit 2026. Ndërkohë, raporti më i ri i politikës monetare, për tremujorin I 2026, nuk është miratuar dhe publikuar, për shkak të mungesës së kuorumit vendimmarrës në Këshillin Mbikëqyrës.

Monedha e fortë, megjithëse e menaxhuar nëpërmjet ndërhyrjeve në kursin e këmbimit valutor, ka ulur inflacionin e importuar, por nga ana tjetër po sfidon konkurrueshmërinë e mallrave të tregtueshme, duke theksuar nevojën për reforma me qëllim rritjen e produktivitetit.

Në analizën e vet, Raiffeisen Research nënvizon që, megjithëse inflacioni total ngelet poshtë objektivit të Bankës Qendrore, inflacioni bazë është i lartë, i nxitur nga kërkesa e fortë e brendshme, rritja e pagave dhe presionet specifike me natyrë sektoriale.

Diferencat mes inflacionit total dhe atij bazë, sipas Raiffeisen Research, evidenton sfidën me të cilën përballen politikëbërësit në balancimin e goditjeve të jashtme me dinamikën e brendshme të inflacionit, duke sugjeruar që arritja e objektivit të inflacionit mund të mbetet e vështirë në afat të shkurtër.

Raiffeisen Research evidenton se tregu i punës vazhdon të karakterizohet nga rritja e fortë e pagave dhe përpjekjet e shtuara për ta formalizuar punësimin, veçanërisht në sektorë kyç si ndërtimi dhe turizmi. Rritjet e konsiderueshme të pagave minimale dhe rritja e përpjekjeve në luftën kundër nëndeklarimeve kanë kontribuar në rritjen e pagave të raportuara dhe përmirësimin e mbledhjes së të ardhurave, duke sinjalizuar progres në uljen e informalitetit.

Megjithatë, Raiffeisen Research nënvizon se rritja e qëndrueshme e pagave që tejkalon produktivitetin, veçanërisht në shërbime dhe ndërtim, mund të ushtrojë presion në rritje mbi kostot e punës për njësi dhe inflacionin bazë, duke e komplikuar zhvendosjen përfundimtare të inflacionit drejt objektivit.

Raiffeisen Research gjithashtu vlerëson se, në përgjithësi, mekanizmi i transmetimit të politikës monetare të Shqipërisë po funksionon mirë, pavarësisht nivelit të lartë të Euroizimit të ekonomisë. Një nga arsyet mund të jetë regjimi fleksibël i kursit të këmbimit dhe ekuilibrat e tregut të kredisë.

Raiffeisen Research shprehet se trajektorja e politikës fiskale, me suficite primare të konsiderueshme të pritshme pas vitit 2027, pritet të ulë borxhin publik, të rrisë besueshmërinë fiskale dhe të ulë primet e rrezikut sovran, duke mbështetur kështu kosto më të ulëta huamarrjeje dhe duke nxitur një mjedis të qëndrueshëm për rritje të vazhdueshme ekonomike./ E.Shehu

 

The post Raiffeisen Research parashikon një rritje të vogël të normës bazë në 2026 appeared first on Revista Monitor.

FMN mohon se rritja e PBB-së në Serbi do të arrijë 3.6%, vlerëson 3%

Përfaqësuesi rezident i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për Serbinë, Lev Ratnovski, mohoi në një deklaratë me shkrim për mediat se institucioni financiar ka rishikuar parashikimin për rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të Serbisë për vitin 2026 në 3.6%.

Ai theksoi se kjo shifër është publikuar së fundmi nga disa media, por se parashikimi më i fundit i FMN-së për rritjen e Serbisë në vitin 2026 mbetet 3%.

“Ky parashikim u publikua nĂ« njĂ« njoftim pĂ«r shtyp pas pĂ«rfundimit tĂ« misionit mĂ« 30 tetor 2025 dhe u ripublikua nĂ« Raportin e Stafit mĂ« 30 dhjetor 2025. Parashikimi i radhĂ«s i FMN-sĂ« pĂ«r rritjen e SerbisĂ« do tĂ« publikohet (sĂ« bashku me World Economic Outlook, WEO) nĂ« prill 2026”, deklaroi Ratnovski.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se të dhënat për rritjen vjetore prej 3.6% mund të kenë ardhur nga baza e të dhënave WEO, e cila përditësohet për Serbinë çdo tetor dhe prill, dhe reflekton parashikimet përkatësisht të shtatorit dhe marsit.

The post FMN mohon se rritja e PBB-së në Serbi do të arrijë 3.6%, vlerëson 3% appeared first on Revista Monitor.

Mbetjet e bllokuara në Porto Romano, Ministri i Mjedisit: Po vlerësojmë se ku do të asgjësohen 

Mbi njĂ« vit pas sekuestrimit, tĂ« rreth 2,800 ton mbetjeve tĂ« rrezikshme tĂ« kompanisĂ« “Kurum” qĂ« u kthyen nga Tajlanda dhe qĂ« mbahen ende nĂ« kontejnerĂ« nĂ« Porto Romano, ministri i Mjedisit Sofjan Jaupaj gjatĂ« njĂ« konference pĂ«r shtyp me gazetaret tha se ekzistojnĂ« dy rrugĂ« qĂ« mund tĂ« ndiqen pĂ«r asgjĂ«simin e tyre.

Sipas ministrit Jaupaj nga ministria e Mjedisit dhe AgjencinĂ« e Sekuestrimit po vlerĂ«sohet nĂ«se do tĂ« ketĂ« eksport tĂ« mbetjeve pĂ«r t’u asgjĂ«suar jashtĂ« vendit ose tĂ« asgjĂ«sohen brenda vendit, njĂ« proces vendimmarrja e tĂ« cilit pritet tĂ« jetĂ« transparent.

“NĂ« rast se ekspertĂ«t e agjencive vlerĂ«sojnĂ« qĂ« ato mund tĂ« asgjĂ«sohen nĂ« territorin e ShqipĂ«risĂ«, Ministria dhe subjektet private janĂ« tĂ« gatshme tĂ« japin kontributin pĂ«r procesin e asgjĂ«simit.

Procesi do të jetë transparent, dhe aktualisht jemi në bashkëpunim të ngushtë me agjencitë e pasurive të konfiskuara, tha ndër të tjera Jaupaj.

Deklarata e ministrit të Mjedisit, Sofjan Jaupaj u bë gjatë konferencës për shtyp për Reforma e menaxhimit të integruar të mbetjeve.

Ministri Jaupaj tha se reforma ka hyrë tashmë në një fazë të re, atë të investimeve konkrete, me fokus nxitjen e ekonomisë qarkulluese, ndërsa puna për përmbushjen e direktivave voluminoze europiane të Kapitullit 27, dedikuar mjedisit dhe ndryshimeve klimatike, vijon e pandërprerë ditë pas dite, si një mision në shërbim të qytetarëve tanë dhe të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Ministri Jaupaj tha gjithashtu se ndër vite parashikohen 9.8 miliardë euro për mjedisin dhe përmbushjen e standardeve të BE-së.

“PĂ«r tĂ« gjitha aspektet e investimeve qĂ« biznesi dhe shteti duhet tĂ« realizojnĂ« nĂ« vitet nĂ« vijim, vlera e nevojshme arrin nĂ« rreth 9.8 miliardĂ« euro. NjĂ« shifĂ«r e tillĂ« Ă«shtĂ« e lartĂ«, por pĂ«rfshin çështje mjedisore, nga ujĂ«rat e ndotura, emisionet industriale tĂ« prodhuesve mĂ« tĂ« mĂ«dhenj, deri te direktivat pĂ«r restaurimin e natyrĂ«s.

Bazuar në këto direktiva, është përcaktuar një vlerë që do të duhet të angazhojë shtetin shqiptar dhe subjektet private.

KĂ«to investime janĂ« pjesĂ« e njĂ« periudhe afatgjatĂ«, duke pasur parasysh qĂ« edhe disa vende anĂ«tare tĂ« BE-sĂ« nuk janĂ« ende plotĂ«sisht tĂ« harmonizuara me standardet e BE-sĂ«. Periudha tranzitore, qĂ« do tĂ« zgjasĂ« disa vite, duhet tĂ« kombinohet me tĂ« gjitha angazhimet financiare pĂ«r plotĂ«simin e kĂ«tyre standardeve”.

The post Mbetjet e bllokuara në Porto Romano, Ministri i Mjedisit: Po vlerësojmë se ku do të asgjësohen  appeared first on Revista Monitor.

Investitorët investojnë miliarda në startup-et europiane të IA dhe mbrojtjes

Vlerësimet rriten ndjeshëm ndërsa kapitali sipërmarrës po orientohet drejt kompanive të lidhura me sigurinë dhe sovranitetin ekonomik të kontinentit

Investitorët po investojnë miliarda euro në startup-et europiane të teknologjisë së Inteligjencës artificiale (IA) dhe mbrojtjes, duke mbështetur kompani që konsiderohen thelbësore për konkurrueshmërinë ekonomike dhe sigurinë e Europës.

Investimi total europian i kapitalit sipërmarrës u rrit me 5 për qind në 66 miliardë euro në vitin 2025, niveli më i lartë që nga periudha pas pandemisë, sipas PitchBook. Kjo rritje u nxit nga marrëveshje të mëdha, që përfshinë kompanitë kryesore të kontinentit në fushat e IA dhe mbrojtjes.

Disa kompani në këta sektorë janë aktualisht në negociata për të siguruar financime të reja me vlerësime shumë më të larta, sipas personave të njohur me diskutimet.

Kjo përfshin startup-in suedez të IA ligjore Legora, i cili është në bisedime për të siguruar financim me një vlerësim rreth 4 miliardë dollarë, më shumë se dyfish i vlerësimit 1.8 miliardë dollarësh të arritur tetorin e kaluar.

Prodhuesi londinez i avatarëve me IA, Synthesia, siguroi 200 milionë dollarë me një vlerësim prej 4 miliardë dollarësh në javët e fundit, ndërsa kompania e IA audio ElevenLabs arriti një vlerësim 11 miliardë dollarë, pasi përfundoi një raund financimi prej 500 milionë dollarësh të udhëhequr nga Sequoia Capital.

Në sektorin e teknologjisë së mbrojtjes, kompania me bazë në Mynih, Isar Aerospace, që zhvillon raketa orbitale dhe vlerësohet rreth 1 miliard dollarë, po diskuton ngritjen e fondeve të reja të konsiderueshme.

Këto negociata vijnë pasi prodhuesit gjermanë të dronëve Helsing dhe Quantum-Systems siguruan pothuajse 1 miliard euro në raunde të mëdha financimi vitin e kaluar.

“Mbrojtja dhe IA janĂ« dy nga sektorĂ«t mĂ« dinamikĂ« aktualisht, ndaj nuk Ă«shtĂ« e habitshme qĂ« tĂ«rheqin shumĂ« nga mega-raundet e financimit qĂ« po zhvillohen,” tha Aaron Archer, partner nĂ« firmĂ«n ligjore Cooley. “Po shohim njĂ« volum shumĂ« tĂ« madh investimesh nĂ« tĂ« dy anĂ«t e Atlantikut dhe presim qĂ« kjo tendencĂ« tĂ« pĂ«rshpejtohet.”

KapitalistĂ«t sipĂ«rmarrĂ«s dhe kompanitĂ« po pĂ«rfitojnĂ« gjithashtu nga tregjet e favorshme pĂ«r tĂ« reduktuar pjesĂ«marrjen e tyre nĂ« disa investime ose pĂ«r tĂ« realizuar fitime kur startup-et shiten, ndĂ«rsa tĂ« ashtuquajturat “exit” (shitje e pjesĂ«marrjes nĂ« kompani) janĂ« gjithashtu nĂ« rritje, sipas PitchBook.

Vitin e kaluar, marrëveshjet e lidhura me IA përbënin më shumë se 35 për qind të të gjitha transaksioneve europiane të kapitalit sipërmarrës, me vlerë 23.5 miliardë euro. Kjo shënoi rritje krahasuar me 17.7 miliardë euro në vitin 2024.

Rritja e vlerĂ«simeve ka ndjekur njĂ« trend tĂ« ngjashĂ«m me SHBA-nĂ«, duke ngritur shqetĂ«sime se vlerĂ«simet e fryra tĂ« disa kompanive private tĂ« teknologjisĂ« janĂ« shkĂ«putur nga realiteti tregtar. Drejtuesi i Google DeepMind, Demis Hassabis, paralajmĂ«roi se entuziazmi nĂ« disa pjesĂ« tĂ« industrisĂ« sĂ« IA duket gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« “si njĂ« flluskĂ«â€.

Jashtë fushës së IA, startup-et europiane të fokusuara në mbrojtje dhe teknologji panë investimet të rriten me 55 për qind në vit, duke arritur një rekord prej 8.7 miliardë dollarësh në vitin 2025, sipas Fondit të Inovacionit të NATO-s dhe grupit kërkimor Dealroom.

Kjo u nxit nga raunde të mëdha financimi në fazat e vona, të fokusuara në fusha si informatika kuantike dhe hapësira.

Sander Verbrugge, partner nĂ« Fondin e Inovacionit tĂ« NATO-s, i cili ka mbledhur 1 miliard euro pĂ«r tĂ« investuar nĂ« startup-e tĂ« mbrojtjes dhe “deep tech”, tha se “rritja e ndjeshme” nĂ« tĂ« gjithĂ« sektorin ishte njĂ« shenjĂ« se “ekosistemi po piqet”.

Këto të dhëna janë provat më të fundit të interesit të fortë të investitorëve për startup-et Europiane të mbrojtjes, sigurisë dhe qëndrueshmërisë, që nga fillimi i luftës në Ukrainë gati katër vite më parë.

Ky studim publikohet vetëm disa ditë para fillimit të Konferencës së Sigurisë në Mynih, ku riarmatosja Europiane do të jetë në qendër të diskutimeve.

Kompanitë e lidhura me IA dhe mbrojtjen po përfitojnë gjithashtu nga shtysa e zyrtarëve për të rritur pavarësinë teknologjike dhe të sigurisë, sipas Siraj Khaliq, këshilltar i lartë në fondin europian të deep-tech Kembara prej 1 miliard eurosh.

“QeveritĂ« Europiane duket se po i japin prioritet ndĂ«rtimit tĂ« kapaciteteve tĂ« tyre teknologjike,” tha ai. “Era e fortĂ« e sovranitetit nuk duhet nĂ«nvlerĂ«suar.” / FT

The post Investitorët investojnë miliarda në startup-et europiane të IA dhe mbrojtjes appeared first on Revista Monitor.

Familjet me të ardhura të ulëta në UK presin 137 vjet që standardet e jetesës të dyfishohen

NjĂ« stanjacion prej dy dekadash i tĂ« ardhurave tĂ« disponueshme ka krijuar njĂ« “gjendje shqetĂ«suese” nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin, thotĂ« Resolution Foundation, duke paralajmĂ«ruar rrezikun e “tronditjeve tĂ« mĂ«tejshme politike” nĂ«se rritja e pagave nuk pĂ«rshpejtohet.

NĂ« 40 vitet deri nĂ« 2005, tĂ« ardhurat mesatare tĂ« disponueshme tĂ« familjeve nĂ« moshĂ« pune nĂ« gjysmĂ«n mĂ« tĂ« varfĂ«r tĂ« popullsisĂ« u dyfishuan, pasi u rritĂ«n me mesatarisht 1.8% nĂ« vit, pasi u korrigjuan pĂ«r inflacionin, sipas thinktank-ut. NĂ« dekadĂ«n e fundit tĂ« asaj periudhe, rritja e tĂ« ardhurave tĂ« disponueshme u rrit nĂ« 4% nĂ« vit dhe dukej nĂ« rrugĂ« pĂ«r t’u dyfishuar brenda 18 vitesh.

MegjithatĂ«, qĂ« nga viti 2005, ka pasur njĂ« ngadalĂ«sim tĂ« ndjeshĂ«m. Shkalla e rritjes sĂ« tĂ« ardhurave tĂ« disponueshme, e matur pas taksave dhe kostove tĂ« banimit, Ă«shtĂ« rritur vetĂ«m me 0.5% pĂ«r familjet me tĂ« ardhura tĂ« ulĂ«ta. Resolution Foundation tha: “NĂ«se pĂ«rparimi vazhdon tĂ« jetĂ« i ngadaltĂ« siç ka ndodhur qĂ« nga mesi i viteve 2000, njĂ« dyfishim tjetĂ«r do tĂ« kĂ«rkonte mbi 130 vjet.”

Resolution Foundation i përkufizon familjet me të ardhura të ulëta si familje në moshë pune me të ardhura të disponueshme nën mesataren kombëtare dhe pa asnjë anëtar mbi moshën e pensionit shtetëror.

Ai e pĂ«rshkroi kĂ«tĂ« grup prej 13 milionĂ« familjesh si “Britania e padukshme”, duke thĂ«nĂ« se pjesĂ«marrja e tyre nĂ« rritje nĂ« tregun e punĂ«s qĂ« nga vitet 1990 dhe pjesa mĂ« e madhe e kujdesit tĂ« papaguar pĂ«r tĂ« rritur me aftĂ«si tĂ« kufizuara, nuk janĂ« shpĂ«rblyer mjaftueshĂ«m me tĂ« ardhura mĂ« tĂ« larta apo standard mĂ« tĂ« mirĂ« jetese.

Ruth Curtice, drejtoresha ekzekutive e Resolution Foundation, tha se shifrat tregojnĂ« se puna nuk Ă«shtĂ« “njĂ« rrugĂ« e garantuar pĂ«r tĂ« dalĂ« nga varfĂ«ria”.

“13 milionĂ« familjet nĂ« moshĂ« pune nĂ« gjysmĂ«n mĂ« tĂ« varfĂ«r tĂ« vendit synohen gjerĂ«sisht nga politikanĂ«t. Por, pavarĂ«sisht se punojnĂ« mĂ« shumĂ«, ato kanĂ« parĂ« tĂ« ardhurat e tyre tĂ« disponueshme tĂ« ngecin, ndĂ«rsa pĂ«rballen me rritje mĂ« tĂ« vogla pagash, kosto mĂ« tĂ« larta dhe njĂ« vĂ«shtirĂ«si nĂ« rritje pĂ«r shkak tĂ« nevojave shĂ«ndetĂ«sore dhe tĂ« kujdesit.”

Thinktank-u tha se “ngadalĂ«simi i madh i tĂ« ardhurave” qĂ« nga viti 2005 Ă«shtĂ« nxitur nga tkurrja e rritjeve tĂ« pagave. Fitimet mesatare bruto vjetore pĂ«r dikĂ« nĂ« njĂ« familje me tĂ« ardhura tĂ« ulĂ«ta janĂ« rritur me 7,700 paund qĂ« nga mesi i viteve 1990, duke arritur nĂ« 18,000 paund sot, por pothuajse tre tĂ« katĂ«rtat e kĂ«saj rritjeje ndodhĂ«n para vitit 2005. Shkurtimet e thella tĂ« pĂ«rfitimeve pĂ«r familjet nĂ« moshĂ« pune kanĂ« gĂ«rryer drejtpĂ«rdrejt standardet e jetesĂ«s.

Gati një në tre të rritur në moshë pune në familjet me të ardhura të ulëta kanë një aftësi të kufizuar, krahasuar me më pak se një në pesë në familjet më të pasura. Rreth 1 milion njerëz në këtë grup tani ofrojnë të paktën 35 orë në javë kujdes të papaguar për të afërm ose miq.

Ndërsa të ardhurat në stanjacion kanë prekur edhe familjet më të pasura, Resolution Foundation zbuloi se taksat përbëjnë një pjesë shumë më të vogël të buxhetit të familjeve më të varfra, 12% krahasuar me 31% për familjet më të pasura.

Taksa e këshillit vendor është një përjashtim i dukshëm, ku familjet më të varfra shpenzojnë katër herë më shumë, si pjesë e të ardhurave të tyre për këtë takes, krahasuar me familjet më të pasura. / The Guardian

The post Familjet me të ardhura të ulëta në UK presin 137 vjet që standardet e jetesës të dyfishohen appeared first on Revista Monitor.

Gara e Inteligjencës Artificiale po zgjat orarin e punës në teknologji

Në garën për të fituar terren në inteligjencën artificiale, gjithnjë e më shumë kompani teknologjike po u kërkojnë punonjësve të tyre të punojnë orë më të gjata, duke rikthyer një kulturë pune intensive që për vite ishte vënë në pikëpyetje.

Presioni për të lançuar produkte më shpejt, për të bindur investitorët dhe për të mos mbetur pas konkurrentëve po e zhvendos fokusin nga fleksibiliteti drejt ritmeve ekstreme të punës.

Sipas raportimeve, disa startupe në sektorin e AI po e konsiderojnë javën e punës me 60 deri në 70 orë si normë të pranueshme, madje si avantazh konkurrues.

Argumenti është i njohur në ekosistemin e teknologjisë: më shumë orë do të thotë më shumë kod, më shumë eksperimentim dhe një rrugë më e shpejtë drejt dominimit të tregut. Për investitorët, ky intensitet shpesh lexohet si sinjal angazhimi dhe ambicie e lartë.

Por ekspertët paralajmërojnë se kjo logjikë ka kufijtë e saj. Studime të shumta tregojnë se pas një pike të caktuar, produktiviteti fillon të bjerë, ndërsa rriten lodhja, stresi dhe rreziku i djegies profesionale. Në vend që të përshpejtojë inovacionin, puna e zgjatur mund të çojë në gabime, vendimmarrje të dobët dhe largim të talenteve, një kosto që sektori i teknologjisë e njeh mirë.

Debati po rihap edhe një herë pyetjen thelbësore për ekonominë digjitale: a fitohet gara e inteligjencës artificiale me më shumë orë pune apo me menaxhim më të zgjuar të burimeve njerëzore dhe teknologjike.

Ndërsa AI premton automatizim dhe eficiencë, paradoksi është se zhvillimi i saj po mbështetet gjithnjë e më shumë mbi modele pune që sfidojnë kufijtë njerëzorë./DIG WATCH

The post Gara e Inteligjencës Artificiale po zgjat orarin e punës në teknologji appeared first on Revista Monitor.

Rrugët rurale, 8.4 milionë euro për fshatrat e Lezhës, 9 njësitë ku do ndërhyhet

Bashkia e Lezhës ka hapur një procedurë prokurimi me fond limit 848 milionë lekë, ose rreth 8.4 milionë euro, për sistemimin dhe asfaltimin e rrugëve rurale në njësitë administrative të territorit të saj.

Ndërhyrjet do të realizohen përmes dy loteve. Loti i parë, me vlerë 357 milionë lekë (3.6 milionë euro), përfshin Zejmenin, Shëngjinin dhe Kolshin.

Loti i dytë, me fond limit 491 milionë lekë (4.9 milionë euro), parashikon investime në Kallmet, Blinisht, Dajç dhe Ungrej.

Sipas dokumentacionit zyrtar, investimi synon përmirësimin e aksesit rrugor në zona me potencial të identifikuar ekonomik, me fokus në zhvillimin e turizmit, bujqësisë, vreshtarisë dhe agroturizmit.

Bashkia vlerëson se përmirësimi i infrastrukturës do të krijojë kushte për rritjen e aktivitetit ekonomik, lehtësimin e qarkullimit të produkteve bujqësore dhe nxitjen e investimeve private.

Por cilat janë në fakt këto fusha? Në dokumente është bërë edhe një përshkrim i potencialit që paraqet secila njësi sa i takon zhvillimit të ekonomisë lokale:

  • ShĂ«ngjin – potencial nĂ« turizĂ«m dhe shĂ«rbime
  • ShĂ«nkoll – potencial nĂ« bujqĂ«si dhe blegtori
  • Zejmen – potencial nĂ« bujqĂ«si, pemĂ«tari dhe vreshtari
  • Kolsh – potencial nĂ« blegtori dhe agroturizĂ«m
  • Ungrej – potencial nĂ« turizĂ«m natyror dhe zhvillim rural
  • Balldre – potencial nĂ« bujqĂ«si intensive
  • Kallmet – potencial nĂ« vreshtari dhe agroturizĂ«m
  • Dajç – potencial nĂ« prodhim bujqĂ«sor dhe menaxhim ujor
  • Blinisht – potencial nĂ« turizĂ«m natyror dhe aktivitete rurale.

 

The post Rrugët rurale, 8.4 milionë euro për fshatrat e Lezhës, 9 njësitë ku do ndërhyhet appeared first on Revista Monitor.

Raporti i kredive me probleme bie nën kufirin e 4% për herë të parë pas 18 vjetësh

Raporti i kredive me probleme ra për të nëntin vit radhazi në 2025.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, raporti i kredive me probleme zbriti në 3.8%, nga 4.17% që kishte qenë një vit më parë. Kjo është hera e parë në afërsisht 18 vjet që raporti i kredive me probleme bie poshtë nivelit të 4%. Raporti i kredive ka arritur nivelin më të ulët që prej janarit të vitit 2008.

Në fakt, në përgjithësi raporti i kredive me probleme kishte shfaqur një ecuri të qëndrueshme gjatë vitit 2025 dhe u duk se rënia e vazhdueshme që po regjistrohej qysh prej vitit 2017 mund të frenohej.

Megjithatë, siç ndodh zakonisht, muaji dhjetor solli një rënie më të madhe të kredive me probleme krahasuar me muajt e mëparshëm të vitit. Deri në nëntor, raporti i kredive me probleme ishte në nivelin 4.19%, në nivele pothuajse të njëjta me fundin e vitit 2024.

Rënia më e theksuar gjatë muajit dhjetor në përgjithësi ndodh sepse bankat bëjnë një pastrim të portofoleve nga kreditë e humbura para mbylljes së vitit financiar. Volumet më të mëdha të kredive të nxjerra jashtë bilanceve ndikojnë në uljen e raportit të kredive me probleme.

Nga ana tjetër, edhe rritja e fortë e portofolit të kredisë në muajin e fundit të vitit vlerësohet se ka ndikuar pozitivisht raportin e kredive me probleme.

Portofoli i kredisë për ekonominë në fund të vitit 2025 arriti vlerën e 943.5 miliardë lekëve. Vetëm gjatë muajit dhjetor, vlera e portofolit u rrit me më shumë se 18 miliardë lekë. Me bazë vjetore portofoli total i kredisë u rrit me 12.9%. Rritja e portofolit u përshpejtua më tej, krahasuar me rritjen prej 12.3% të vitit 2024.

Rritja e lartë, veçanërisht në segmentin e individëve, e ka mbajtur përsëri të lartë rritjen e kreditimit, pavarësisht shqetësimeve të shprehura nga Banka e Shqipërisë dhe masave të marra me synim ngadalësimin e kësaj rritjeje.

Raporti i kredive me probleme sidoqoftë e vijoi rënien edhe gjatë vitit 2025, por, megjithatë, në kushtet e një rritje të shpejtë të kredidhënies vitet e fundit, por megjithatë Banka Qendrore vlerëson se është e nevojshme që bankat të ruajnë vëmendjen në procesin e analizës së aplikimeve për kredi, si edhe gjatë monitorimit të saj.

NĂ« njĂ« prononcim pĂ«r “Monitor” nĂ« fund tĂ« vitit 2025, Banka e ShqipĂ«risĂ« vlerĂ«sonte se duhet bĂ«rĂ« kujdes qĂ« tĂ« kontrollohet dhe tĂ« moderohet efekti i mundshĂ«m i zgjerimit tĂ« shpejtĂ« tĂ« kredisĂ« dhe i rritjes sĂ« konkurrencĂ«s nĂ« treg nĂ« relaksimin e standardeve tĂ« kreditimit.

Në vlerë absolute, stoku i kredive me probleme shënoi një rritje të lehtë gjatë vitit 2025. Në fund të dhjetorit, vlera e kredive me probleme vlerësohet në afërsisht 35.9 miliardë lekë, nga 34.8 miliardë lekë që kishte qenë një vit më parë.

 

Burimi: Banka e Shqipërisë

 

 

The post Raporti i kredive me probleme bie nën kufirin e 4% për herë të parë pas 18 vjetësh appeared first on Revista Monitor.

Eksportet, sfidat nuk mund të tejkalohen me imponim, as me manipulim shifrash

Koço Broka, Ekonomist*

NdĂ«rsa po bisedoja e dĂ«gjoja pĂ«r shqetĂ«simet e njĂ« sipĂ«rmarrĂ«se fason tĂ« veshjeve, pĂ«r problematikat e mprehta fiskale qĂ« po pĂ«rballet, jo vetĂ«m nga zhvlerĂ«simi i euros viteve tĂ« fundit, faktori nga mĂ« madhorĂ«t qĂ« ka ndikuar drejtpĂ«rdrejt sidomos nĂ« kĂ«tĂ« degĂ«, rritja e kostove tĂ« ndryshme tĂ« prodhimit, konkurrenca e huaj dhe tani sĂ« fundi dhe nga rritja e pagĂ«s minimale prej 25%, nuk mund tĂ« mos mĂ« lindte kureshtja pĂ«r tryezĂ«n e dialogut qĂ« Qeveria dhe biznesi eksportues zhvilluan tĂ« mĂ«rkurĂ«n e kaluar. Kryeministri z.Edi Rama dhe dy ministra prezantuan platformĂ«n e re ExportOn, njĂ« nismĂ« e fokusuar nĂ« mbĂ«shtetjen e eksporteve dhe produkteve “Made in Albania” duke u ndalur nĂ« kĂ«tĂ« tĂ« fundit.

Një nismë shumë e bukur, më e bukur se vetë Diella, ndërkohë e pashmangshme për vetë stadin e fazën e integrimit të ekonomisë shqiptare në atë të Bashkimit Europian.

Megjithatë munda të shihja e dëgjoja vetëm fjalimet e Kryeministrit dhe Ministrave, pa mundur të shijoj pjesën më pikante, atë që u evidentua dhe në takim, si përmbajtja e qëllimi real të këtij eventi, diskutimet e tryezat e dialogut të manifakturës dhe agropërpunimit, për të përmirësuar nismat qeveritare për ti moderuar e përshtatur sipas nevojës e problematikave të biznesit, për të ecur më përpara. Po kështu nuk munda të shijoj dhe pjesën e fundit ku do të liheshin detyrat ndaj njëri tjetrit, zotimet, premtimet, planifikimet strategjikë që priteshin të shfaqeshin, e mbi këtë bazë monitorimin e tyre.

Po tej aspektit personal të mos ndjekjes drejtpërdrejt të këtij aktiviteti shumë të rëndësishëm, natyrshëm i them vetes: Sa të bukura ishin jo vetëm fjalët por pse jo dhe disa nga idetë e shpalosura !? Këtu mund të veçoj, psh deklarimet:-  se

Made in Albania” Ă«shtĂ« njĂ« markĂ« cilĂ«sie dhe njĂ« pasaportĂ« pĂ«r nĂ« BE dhe pĂ«r kĂ«tĂ« arsye, ne do tĂ« mbĂ«shtesim fuqimisht dhe gjithmonĂ« e me shumĂ« tĂ« gjithĂ« ata qĂ« do tĂ« synojnĂ« marrjen e kĂ«saj pasaporte, ose mĂ« saktĂ«, tĂ« gjithĂ« ata qĂ« do tĂ« synojnĂ« t’ia japin vetes kĂ«tĂ« pasaportĂ«, duke hequr dorĂ« nga ideja se konkurrenca me çmim tĂ« ulĂ«t mund t’i çojĂ« larg dhe duke u fokusuar tek konkurrenca me standarde tĂ« larta, me standarde tĂ« certifikuara nga Bashkimi Europian, pĂ«r tĂ« krijuar mĂ« shumĂ« vlerĂ« dhe pĂ«r tĂ« synuar fitim pĂ«rmes vlerĂ«s sĂ« krijuar nĂ« cilĂ«si dhe jo sasisĂ« pĂ«r tĂ« kapur njĂ« vlerĂ« tĂ« caktuar. “
ministrja me siguri do t’iu japĂ« mĂ« nĂ« detaje se ku jemi dhe ku duam tĂ« shkojmĂ« pa humbur shumĂ« kohĂ«â€ 
“

“Ne duam ta ndryshojmĂ« modelin e zhvillimit tĂ« ekonomisĂ« shqiptare. Duam tĂ« krijojmĂ« potencial dhe tĂ« mbĂ«shtesim njĂ« ekonomi qĂ« bazohet nĂ« investime, nĂ« eksporte dhe, mbi tĂ« gjitha, qĂ« shĂ«rben pĂ«r rritjen e produktivitetit.

Po si do ta bëjmë këtë? Si është struktura e eksporteve sot? Në të vërtetë, eksportet shqiptare janë rritur në pesë vitet e fundit, por kemi parë një zhvendosje të strukturës. 85% e eksporteve përbëhen nga shërbimet, ku turizmi, siç e njihni dhe e ndjeni, po zë gjithmonë e më shumë peshë.

Nga ana tjetĂ«r, pesha e eksporteve tĂ« mallrave ka ardhur nĂ« reduktim. PĂ«r hir tĂ« sĂ« vĂ«rtetĂ«s, eksportet e mallrave, si nĂ« vlerĂ« ashtu edhe nĂ« vĂ«llim, janĂ« rritur nĂ« pesĂ« vitet e fundit, por shĂ«rbimet janĂ« rritur shumĂ« mĂ« shpejt se mallrat. PĂ«r kĂ«tĂ« arsye, ne jemi tĂ« kujdesshĂ«m dhe synojmĂ« tĂ« hartojmĂ« politika qĂ« mbĂ«shtesin veçanĂ«risht eksportet e mallrave
”

Pa u ndalur qoftë dhe në gjithë idetë e mësipërme, mjaft prej të cilat i gjej tepër interesante, të nevojshme e të domosdoshme, në motivet e protestave të ndryshme që po zhvillohen në vend, dua të evidentoj se mendimi dhe qëndrimi im personal është se aktualisht ekonomia e vendit tonë jo vetëm që nuk është në krizë, por është në një situatë me ritme mjaft të kënaqshme rritje në përgjithësi.

Mjafton të sjell para lexuesve të këtyre radhëve, se nga viti 2022 deri në nëntor të vitit të kaluar, depozitat bankare janë rritur nga 1 trilion e 271 miliard në 1 trilion e 453 miliard lekë, kredia për ekonominë nga 713 miliard në 925 miliard lekë, me shtesë dhe ritëm rritje mjaft të mirë vitin e kaluar.

Natyrisht vetë tabloja e ekonomisë përfshi ekonominë tonë shqiptare është shumë më komplekse se kaq, problematikat janë të ndryshme e të llojeve të ndryshme dhe sfidat për tu përballuar sidomos në afatmesëm janë mjaft të mprehta, e jo të lehta për tu përballuar.

Pa u ndalur në zhvillimet ndërkombëtare, tarifat doganore që po inponohen, kërkesat e rritjes të shpenzimeve për armatime, mjafton të mbahen parasysh qoftë problematikat e krijuara nga zhvillimet demografike që priten të përkeqësohen, duhet thënë se këto apo ato sfida nuk mund e nuk duhen anashkaluar. Vetë aderimi në BE, nuk ka asgjë të përbashkët me Hapu Suzam!

Këtu jo vetëm se qoftë vende të zhvilluara të ish shtatëshes si Italia në 25 vitet e fundit karakterizohet nga stanjacioni, por mjaft nga idetë e mësipërme janë lehtë të thuhen dhe jo aq lehtë të bëhen madje në një kohë shumë të shkurtër.

Kjo më kujton vitin 1992, kur duke u njohur me arritjet e Koresë së Jugut në 30 vitet, nuk ishte shumë e vështirë të deklarohej se ashtu si Koreja, ekonomia shqiptare nga ekonomi të shndërrohej nga një ekonomi prodhuese por e mbyllur, në një ekonomi jo vetëm e hapur por një ekonomi me orientim eksporti.

Natyrisht nuk mungonte të evidentohej se ky zhvillim asaj ekonomie, nuk ishte thjesht një politikë e shpallur qeveritare, por një përqafim nga gjithë shoqëria dhe para sa gjithash nga arsimi i lartë dhe shkenca koreano jugore, për të mundësuar që Samsungu apo marka të tjera, të bëheshin realisht konkurrese në tregun ndërkombëtar.

Ndërkohë që kompani të ndryshme kanë rritur dukshëm eksportin gjatë këtyre viteve te fundit në fakt ndodh që për të eksportuar qoftë çajrat e kamomilit ato njëherë eksportohen ne Gjermani përpunohen e transformohen në vajra, importohen e vetëm më pas eksportohen, Ndërkohë në se në vitin 2022, eksportet e mallrave mbulonin 51 % të importeve, vitin e kaluar 2025, ato mbulonin vetëm 39 % të tyre, kur vetë importet e mallrave në vitin 2025, ishin sa 93.3% të atyre të vitit 2022.

ËshtĂ« bukur tĂ« deklarosh:” “Ne duam ta ndryshojmĂ« modelin e zhvillimit tĂ« ekonomisĂ« shqiptare. Duam tĂ« krijojmĂ« potencial dhe tĂ« mbĂ«shtesim njĂ« ekonomi qĂ« bazohet nĂ« investime, nĂ« eksporte dhe, mbi tĂ« gjitha, qĂ« shĂ«rben pĂ«r rritjen e produktivitetit” madje tĂ« sugjestionosh auditorin duke shtruar pyetjen:- Po si do ta bĂ«jmĂ« kĂ«tĂ«?.

Në fakt auditori i takimit ExportOn të është i njohur mirë me rastet e veçanta tepër inkurajuese në këtë fushë, që janë realizuar madje para kësaj mazhorance para vitit 2013, duke u lehtësuar mbështetur e ndihmuar madje edhe nga heqja e TVSH-se së të importit të makinerive, si është rasti i firmës së mirënjohur Vojka -Emanuels, ku janë ravijëzuar disa nga aspektet më të rëndësishme të transformimit nga praktika fason, e prodhimit me material të porositësit në atë të prodhimit të veshjeve sportive me cikël të mbyllur Made in Albania.

Por nuk mund tĂ« mos mbahet parasysh se me njĂ« ose qoftĂ« me disa lule, qĂ« tashmĂ« lulĂ«zojnĂ« edhe nĂ« dimĂ«r, si thotĂ« populli nuk vjen pranvera. NatyrshĂ«m lind pyetja si e ka mendjen e politikĂ«n e saj Qeveria, do tĂ« kufizohet nĂ« atĂ« qĂ« deklaroi Kryeministri:-“
 ne do tĂ« mbĂ«shtesim fuqimisht dhe gjithmonĂ« e me shumĂ« tĂ« gjithĂ« ata qĂ« do tĂ« synojnĂ« marrjen e kĂ«saj pasaporte, ose mĂ« saktĂ«, tĂ« gjithĂ« ata qĂ« do tĂ« synojnĂ« t’ia japin vetes kĂ«tĂ« pasaportĂ«â€ apo gjithĂ« firmat e degĂ«s!?

Debati i kryeministrit me fermerin në Divjakë dhe përplasja që u krijua e për të cilën nuk mungojnë meme, tregon, se edhe kur mund të kesh një ide të saktë, si në rastin e fundit jo më pak rëndësi ka se si e përcjellin dhe sa e përqafojnë këtë ose atë ide ata që kanë për ta realizuar.

Historia e ekonomisë shqiptare dëshmon dhe bën apel se kur ndërmerren politika ekonomike të rëndësishme, nuk mjafton të nisesh qoftë nga dëshira e mire, realizime në raste të veçanta, apo qoftë edhe mund të kenë funksionuar më parë më parë, por në kushte të tjera, duke i imponuar vetëm nga lart pa një konsultim të plotë dhe real. Për këtë flet realizimi i famëkeqit tufëzim në fillim të viteve tetëdhjetë të shekullit të kaluar që zor se i doli më pas zot.

Dëmi rezultoi i pallogaritshëm. Duke pasur parasysh çmimin dhe koston reale të qumështit dhe mishit në kooperativë dhe zonat ku u realizua kjo politikë, (ku kostoja tejkalonte çmimin) nga analiza reale rezultonte se tufëzimi do rezultonte dështim. Pavarësisht sistemeve të ndryshme ekonomiko- shoqërore rëndësi ka analiza paraprake reale por dhe dëgjimi luajal i argumenteve ndryshe.

PĂ«r kĂ«tĂ« flet edhe fakti se megjithĂ« atĂ« qĂ« ka ndodhur nĂ« fazĂ«n e dytĂ« dhe tĂ« tretĂ« tĂ« platformĂ«s ExportOn, si nĂ« fushĂ«n e eksporteve tĂ« manifakturĂ«s prodhimit me material tĂ« porositĂ«sit tĂ« tekstileve e kĂ«pucĂ«ve apo tĂ« bujqĂ«sisĂ« , nuk mund tĂ« post Ă« bĂ«jĂ« pĂ«rshtypje se si ndodhi nĂ« DivjakĂ«, firma apo pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« prodhimit fason kanĂ« kĂ«rkuar pas zhvillimit tĂ« platformĂ«s, “ se ka ardhur momenti qĂ« qeveria shqiptare tĂ« tregojĂ« nĂ«se e ka ndĂ«rmend njĂ« strategji, a e ka ndĂ«rmend ta mbĂ«shtesĂ« kĂ«tĂ« sektor, apo mendon qĂ« Ă«shtĂ« drejt fikjes. TĂ« paktĂ«n bizneset tĂ« jenĂ« tĂ« informuara pĂ«r kĂ«tĂ« situatĂ«. NĂ«se deri mĂ« sot hamendĂ«sohej se turizmi do tĂ« ishte pĂ«rthithĂ«si kryesor i punonjĂ«sve tanĂ«, kjo tabu ka rĂ«nĂ«â€

Shkurt ka vend për tu dëgjuar e kuptuar më mirë .

NĂ« kĂ«tĂ« kĂ«ndvĂ«shtrim le tĂ« shohim nĂ« mĂ«nyrĂ« mĂ« tĂ« detajuar citimin e sipĂ«rpĂ«rmendur :-“
 pesha e eksporteve tĂ« mallrave ka ardhur nĂ« reduktim. PĂ«r hir tĂ« sĂ« vĂ«rtetĂ«s, eksportet e mallrave, si nĂ« vlerĂ« ashtu edhe nĂ« vĂ«llim, janĂ« rritur nĂ« pesĂ« vitet e fundit, por shĂ«rbimet janĂ« rritur shumĂ« mĂ« shpejt se mallrat. PĂ«r kĂ«tĂ« arsye, ne jemi tĂ« kujdesshĂ«m dhe synojmĂ« tĂ« hartojmĂ« politika qĂ« mbĂ«shtesin veçanĂ«risht eksportet e mallrave”

Natyrshëm lind pyetja, këto politika që pritet të mbështesin veçanërisht eksportet e mallrave, merren në kushtet e rritjes së tyre për të përballuar sfidat e aderimit ne Bashkimin Europian, , apo në kushtet të stanjacionit por të rënies së tyre?

Firma tĂ« ndryshme qĂ« kanĂ« ndjekur takimin e sipĂ«rpĂ«rmendur se preken drejtpĂ«rdrejt prej tyre, nuk mungojnĂ« tĂ« deklarojnĂ« se Ministria nuk ishte e informuar saktĂ« pĂ«r eksportet, faktikisht eksportet janĂ« nĂ« ulje jo nĂ« rritje”

Kush ka të drejtë, Ministria apo firmat e veshjeve dhe këpucëve!?

Për të dhënë një përgjigje pyetjes së fundit po i drejtohem fillimisht informacionit të ofruar nga INSTAT dhe njëkohësisht edhe nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit

Nga pasqyra e INSTAT pĂ«r llogaritjen e” PRODHIMI I BRENDSHËM BRUTO SIPAS METODËS SË SHPENZIMEVE” nĂ« vitet e fundit, nga tĂ« dhĂ«nat pĂ«r ecurinĂ« e zĂ«rit  Eksportet e mallrave e shĂ«rbimeve (fob) tĂ« llogaritur me vlerĂ«n e shtuar, janĂ« marrĂ« treguesit pĂ«r vitet 2022,2023, 2024 dhe Ă«shtĂ« ndĂ«rtuar tabela nr 1 me tĂ« dhĂ«nat e mĂ«poshtme:

Në rreshtin nr I-Eksporti i mallrave dhe shërbimeve (fob) sipas INSTAT, vihet re se eksporti gjithsej i tyre në tregues absolut, ka ardhur duke u rritur, nga 680 miliard lekë në vitin 2022, në 868 miliard lekë në vitin 2023 dhe 909 miliard lekë në vitin 2024.

Kjo rritje është e gjitha produktit i rritjes të Eksportit të shërbimeve të paraqitur në rreshtin III në të dhënat absolute. Sipas të dhënave të tij rezulton se eksportet e shërbimeve janë rritur nga 474 miliard lekë në vitin 2022, në 674 miliard lekë në vitin 2023 dhe 741 miliard lekë në vitin 2024.

Por ndërkohë kur bëhet fjalë për eksportin e mallrave sipas të dhënave absolute të prezantuara në numrin II, vihet re se Eksportet e mallrave nga 206 miliard lekë në vitin 2022, kanë rënë në 194 miliard lekë në vitin 2023 për të mbërritur në 168 miliard lekë në vitin 2024. Pra ndaj vetvetes eksportit e mallrave kanë rënë nga një vit në tjetrin.

Treguesit me të dhëna absolute për 9 mujorin e vitit 2025 mungojnë.

Mbi bazën e treguesve absolutë është llogaritur përqindja e eksportit të mallrave në raport me eksportit e mallrave dhe shërbimeve gjithsej dhe ecuria e tyre në vite, dhe përqindja e eksportit të shërbimeve ndaj eksportit të mallrave dhe shërbimeve gjithsej.

Si rezulton edhe nga rreshti III, i shprehur në %, Eksporti i shërbimeve është rritur jo vetëm ndaj vetvetetes por dhe në pjesën që zë në eksportit e mallrave dhe shërbimeve gjithsej, për tu rritur nga 69.8 % në vitin 2022, në 77.6 % në vitin 2023, 81.5 % në vitin 2024 dhe si ka deklaruar Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit në 84.8 % në 9 mujorin Janar-Shtator 2025.

Ndërsa sipas rreshtit II në %, Eksporti i mallrave ka rënë nga 30.2 % të eksportit gjithsej të mallrave dhe shërbimeve në vitin 2022, në 22.4 % në vitin 2023, në 18.5 % në vitin 2024 për të arritur në 15.2 % në nëntëmujorin e parë të vitit 2025.

Kjo dukuri duket qartë e në mënyrë komplomentare si për ecurinë e mallrave gjithsej ashtu dhe për eksportin e grup mallrave Tekstile Këpucë, të prezantuar në grafikët bashkëlidhur Nr 2 dhe 3.

Burimi: INSTAT

Burimi INSTAT

Si në grafikun nr 2 për eksportin e mallrave gjithsej ashtu dhe në grafikun nr 3 për eksportin e grup mallrave tekstile këpucë, vihet re rënia e vazhdueshme e tyre, respektivisht në Grafikun Nr 2 nga 480 miliard lekë në vitin 2022, në 430 miliard lekë në vitin 2023, në 368 miliard lekë në vitin 2024, për të arritur në 346 miliard lekë në vitin 2025.

NdĂ«rsa pĂ«rsa i pĂ«rket grupmallrave tekstile – kĂ«pucĂ« tĂ« prezantuar dhe nĂ« grafikun nr 3 , vihet re se nga njĂ« vĂ«llim nĂ« vlerĂ« prej 135 miliard lekĂ«, nĂ« vitin 2022, ato kanĂ« rĂ«nĂ« nĂ« 126 miliard lekĂ« nĂ« vitin 2023, nĂ« 105 miliard lekĂ« nĂ« vitin 2024 dhe 103.9 miliard lekĂ« nĂ« vitin 2025. Pra rĂ«nia pakĂ«simi i eksporteve gjatĂ« 3 vjetĂ«ve Ă«shtĂ« 31 miliard lekĂ« dhe nĂ« kushtet e rritjes sĂ« kostove tĂ« prodhimit Ă«shtĂ« shoqĂ«ruar me uljen e dukshme tĂ« fitimit tĂ« degĂ«s, falimentimin e mjaft firmave dhe shkurtimin e rreth 8 mijĂ« punĂ«torĂ«ve. Nuk Ă«shtĂ« e tepĂ«rt tĂ« evidentohet se rĂ«nia e dukshme gjatĂ« vitit 2023 e 2024, ka ndodhur edhe nĂ« kushtet kur paga minimale zyrtare nuk ka ndryshuar nga Prilli I vitit 2023 deri nĂ« fund tĂ« vitit 2025.

Por si e ka prezantuar kĂ«tĂ« situatĂ« Ministra e EkonomisĂ« dhe Informacionit si jo vetĂ«m gjatĂ« prezantimit tĂ« platformĂ«s ExportOn por edhe nĂ« konferencen pĂ«r shtyp tĂ« datĂ«s 23 Janar, tĂ« prezantuar edhe nĂ« disa media “-Ministrja Ibrahimaj: Eksportet shqiptare nĂ« rritje, politika tĂ« reja pĂ«r forcimin e tyre”, ka deklaruar, “
eksportet e mallrave zĂ«nĂ« 15.2% tĂ« totalit tĂ« eksporteve. NĂ« total, eksportet nĂ« ekonomi janĂ« rritur me 6.26% pĂ«rgjatĂ« vitit, pĂ«rgjatĂ« 9-mujorit tĂ« parĂ« tĂ« vitit 2025. Sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« INSTAT-it dhe tĂ« BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, eksportet e mallrave kanĂ« rĂ«nĂ« me 12.6%, ndĂ«rkohĂ« qĂ« eksportet e shĂ«rbimeve janĂ« rritur me 10.53%
 Duke qenĂ« se pesha e eksporteve tĂ« shĂ«rbimeve Ă«shtĂ« ndjeshĂ«m mĂ« e madhe se pesha e eksporteve tĂ« mallrave, nĂ« total, siç thashĂ«, eksportet kanĂ« rezultuar me njĂ« rritje pozitive prej 6.26%
. nĂ« lidhje me tregtinĂ« e jashtme dhe me eksportet specifikisht, dua tĂ« ndalem tek eksportet e mallrave
 pĂ«rmenda shpĂ«rndarjen pĂ«r tĂ« treguar realitetin mbi tĂ« dhĂ«nat e eksporteve dhe megjithatĂ« kjo nuk do tĂ« thotĂ« sot qĂ« ne nuk kujdesemi dhe nuk analizojmĂ« çdo shifĂ«r qĂ« kemi nĂ« dispozicion me qĂ«llim qĂ« tĂ« hartojmĂ« politikat e duhura pĂ«r tĂ« targetuar ata sektorĂ« qĂ« mund tĂ« kenĂ« dobĂ«si apo mund tĂ« kenĂ« nevojĂ« pĂ«r mbĂ«shtetje
 Tani do tĂ« ndalem tek sektori fason. ËshtĂ« njĂ« sektor tĂ« cilin prej disa vitesh tashmĂ« ne e kemi diskutuar, e kemi analizuar dhe jemi ulur nĂ« tryeza tĂ« ndryshme me pĂ«rfaqĂ«suesit e shoqatave tĂ« fasonĂ«ve me qĂ«llim analizimin e çdo problematike qĂ« vjen nga ky sektor
 Shifrat tregojnĂ« se pĂ«r vitin 2025 vlera totale e eksporteve tĂ« grupit “tekstile dhe kĂ«pucĂ«â€ ka qenĂ« rreth 104 miliardĂ« lekĂ«. NdĂ«rkohĂ« qĂ« nĂ« vitin 2024 kjo vlerĂ« ka qenĂ« nĂ« total 105 miliardĂ« lekĂ«. Pra, Ă«shtĂ« njĂ« rĂ«nie me rreth 1%. Kjo Ă«shtĂ« rĂ«nia pĂ«r tĂ« cilĂ«n bĂ«het fjalĂ«(Korsivi i autorit)
 e vĂ«rteta Ă«shtĂ« qĂ« ka pasur disa garanci sovrane tĂ« cilat i janĂ« drejtuar kĂ«tij sektori me qĂ«llim qĂ« tĂ« mbĂ«shtetet me norma kreditimi, me interesa kreditimi tĂ« ulĂ«ta, qĂ« sa mĂ« shumĂ« tĂ« kishte investime dhe sa mĂ« shumĂ« tĂ« prodhohej produkt me cikĂ«l tĂ« mbyllur
 NdĂ«rkohĂ«, qeveria shqiptare qĂ« prej vitit tĂ« kaluar ka ndĂ«rmarrĂ« njĂ« nismĂ« e cila lidhet pikĂ«risht me kĂ«tĂ« industri. Ministria e Mbrojtjes ka krijuar shoqĂ«rinĂ« “Guna”, e cila do tĂ« specializohet nĂ« prodhimin e veshjeve ushtarake dhe policor
 Kompania ka filluar tĂ« rekrutojĂ« personat e parĂ«, tĂ« cilĂ«t janĂ« rekrutuar tashmĂ« dhe po trajnohen e po specializohen nĂ« bashkĂ«punim me partnerĂ«t tanĂ« ndĂ«rkombĂ«tarĂ« dhe pritet qĂ« ky numĂ«r tĂ« rritet deri nĂ« 300 punonjĂ«s
 nisur nga tĂ« gjitha kĂ«to analiza qĂ« kemi bĂ«rĂ« ndĂ«r vite, nĂ« fund tĂ« vitit tĂ« kaluar ne kemi miratuar njĂ« politikĂ« qĂ« lidhet me zhvillimin e eksporteve pĂ«r vitet 2025–2030. Politika Ă«shtĂ« e pĂ«rqendruar nĂ« katĂ«r shtylla kryesore: promovimin e eksporteve, thjeshtimin e procedurave dhe digjitalizimin e tyre, harmonizimin e prodhimit dhe eksporteve me standardet e tregut tĂ« pĂ«rbashkĂ«t europian dhe mbĂ«shtetjen e kompanive eksportuese.”

ËshtĂ« e natyrshme dhe nĂ« tĂ« drejtĂ«n e saj madje dhe obligim qĂ« Ministria e EkonomisĂ« dhe Inovacionit ti lexojĂ« tĂ« dhĂ«nat, nga kĂ«ndvĂ«shtrimi i gotĂ«s gjysmĂ« plot. Por nuk Ă«shtĂ« vĂ«shtirĂ« tĂ« shihet dhe nga citimi mjaft i zgjeruar i pĂ«rmendur mĂ« sipĂ«r se nĂ« qĂ«ndrimin e saj ka ambiguitet, paqartĂ«si pĂ«r gjendjen reale tĂ« eksporteve nĂ« tĂ«rĂ«si dhe atĂ« tĂ« Tekstil-KĂ«pucĂ«ve nĂ« veçanti, ku rĂ«nia si u evidentua gjatĂ« tre viteve tĂ« fundit Ă«shtĂ« mjaft e madhe, dhe se garancia sovrane e adresuar nĂ« kĂ«tĂ« sektor, nuk ka frenuar ende vazhdimin e kĂ«saj rĂ«nie. Ambiguitetit Ă«shtĂ« shoqĂ«ruar dhe nga ambicioni. Mjafton ti hedhĂ«sh njĂ« sy VKM nr 30 datĂ« 21.1.2026 PĂ«r miratimin e Programit tĂ« Reformave Ekonomike (ERP) 2026-2028. MegjithĂ«se miratimi Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« nĂ« Janar 2026, duke filluar nga viti 2025 eksporti i mallrave vlerĂ«sohet tĂ« ketĂ« njĂ« rritje prej 13.4 %, duke vazhduar me njĂ« rritje prej 6.1 % nĂ« vitin 2026, 5.2 % nĂ« vitin 2027, e 4.7 %.nĂ« vitin 2028. PĂ«r hir tĂ« sĂ« vĂ«rtetĂ«s ky dokument Ă«shtĂ« hedhur nĂ« datĂ«n 12.12.2025 deri mĂ« 9.1.2026 nĂ« faqen e Konsultimit Publik on line, por numri i komenteve ka qenĂ« 0-zero. Kjo nuk Ă«shtĂ« rastĂ«si, se edhe kur janĂ« bĂ«rĂ« komente, zor se ato merren nĂ« konsideratĂ«. NdĂ«rkohĂ« Ministria e EkonomisĂ« dhe Informacionit nĂ« fjalĂ«n e vet gjatĂ« prezantimit tĂ« platformĂ«s EksportON nuk mungoi tĂ« theksojĂ« “Po aq tĂ« rĂ«ndĂ«sishme janĂ« edhe instrumentet e dialogut, tĂ« cilat na ndihmojnĂ« tĂ« kuptojmĂ« problemet reale tĂ« bizneseve dhe t’i pĂ«rkthejmĂ« ato nĂ« politika konkrete mbĂ«shtetĂ«se.” ShumĂ«kush qĂ« i vĂ«shtron dhe lexon nuk mungon ti thotĂ« qoftĂ« vetes:-“FjalĂ« imzot, fjalë 

Por kjo nuk pĂ«rjashton qĂ« dialogu midis firmave tĂ« Tekstil –KĂ«pucĂ«ve dhe MinistrisĂ« sĂ« EkonomisĂ« dhe Inovacionit, qĂ« mbulon eksportet, tĂ« mos konsiderohet i pĂ«rfunduar me prezantimin e platformĂ«s tĂ« sipĂ«rpĂ«rmendur, por pĂ«rkundrazi tĂ« vijojĂ« madje duke u shtrirĂ« nĂ« Qarqe e Bashki duke pĂ«rfshirĂ« gjithĂ« firmat e sektorit.. Aq mĂ« tepĂ«r qĂ« tani me mbylljen e Janarit, fillimin e llogaritjeve tĂ« pagave pĂ«r tĂ« janĂ« evidentuar qartĂ« pĂ«r to efektet e para financiare tĂ« rritjes sĂ« pagĂ«s minimale prej 25 %, me rritjen kostos tĂ« prodhimit, rĂ«nien e fitimit nĂ« jo pak raste nĂ«n zero rrjedhojĂ« e drejtpĂ«rdrejtĂ« e politikĂ«s tĂ« QeverisĂ«. Problematikat e sfidat e sektorit tĂ« Tekstil –KĂ«pucĂ«ve, qĂ« rrezikohet nga thellimi e rritjes sĂ« papunĂ«sisĂ« dhe falimentimi, nuk mund tĂ« tejkalohen apriori as me ambiguitet, as me ambicion*, as me inponim. Pasojat e tufĂ«zimit bĂ«jnĂ« apel! Çdo justifikim i Ministrave se unĂ« e thashĂ« mendimin tim por nuk u dĂ«gjova, nuk do ketĂ« vlerĂ« kurdisa mijĂ«ra punĂ«torĂ« tĂ« dalin pa punĂ«. Autoritarizmi ska pĂ«rse tĂ« ketĂ« vend.

 

*Opinionet janë personale të autorit.

Titulli Ă«shtĂ« i redaksisĂ«. Titulli Origjina’: Sfidat nuk mund tĂ« tejkalohen apriori, as me ambiguitet, as me ambicion*, as me inponim

*ambicion=dëshirë e pamasë për lavdi, për fitime, për të zënë një rang më të lartë

 

 

 

 

The post Eksportet, sfidat nuk mund të tejkalohen me imponim, as me manipulim shifrash appeared first on Revista Monitor.

OBP realizon Arkivën Digjitale: një platformë e zhvilluar nga ekspertët TIK të institucionit

Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) ka përfunduar ndërtimin dhe funksionalizimin e Arkivës Digjitale, një nga shtyllat kryesore të Strategjisë 3-vjeçare të zhvillimit të institucionit, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të proceseve administrative dhe qeverisjes pa letra.

Ky projekt përfaqëson më shumë sesa një investim teknnologjik. Ai është një transformim real i mënyrës se si administrohet kujtesa institucionale dhe dokumentacioni i prokurimit publik, duke vendosur standarde të reja për ruajtjen, organizimin dhe aksesin në dosjet e tenderave të zhvilluara ndër vite nga OBP.

Një element thelbësor që e dallon këtë nismë është fakti se Arkiva Digjitale është ndërtuar plotësisht nga brenda institucionit, falë angazhimit profesional, njohurive teknike dhe vizionit të stafit të teknologjisë së informacionit, programuesve dhe specialistëve të dedikuar të OBP. Ky zhvillim dëshmon qartë se institucioni nuk është vetëm një autoritet që zhvillon procedura prokurimi, por edhe një strukturë që krijon zgjidhje dixhitale funksionale, të ndërtuara mbi kapacitete të brendshme dhe të orientuara drejt eficiencës së proceseve.

Përmes platformës së re, të gjitha dosjet fizike të tenderave do të digjitalizohen dhe organizohen në një arkivë unike elektronike, të strukturuar, të sigurt dhe lehtësisht të aksesueshme nga strukturat përkatëse. Ky proces garanton ruajtjen afatgjatë të dokumentacionit, rrit ndjeshëm transparencën institucionale, shkurton kohët administrative dhe minimizon rreziqet që lidhen me humbjen apo degradimin e materialeve fizike.

Ky zhvillim lidhet drejtpërdrejt edhe me parimet e ESG (Environmental, Social & Governance) dhe të ekonomisë qarkulluese, duke reflektuar një qasje të përgjegjshme ndaj mjedisit, burimeve dhe qeverisjes. Kalimi nga arkivimi fizik në platformën digjitale të arkivimit redukton ndjeshëm përdorimin e letrës, hapësirave fizike dhe kostove operative, duke ulur gjurmën mjedisore të institucionit.

Në të njëjtën kohë, forcohet dimensioni i qeverisjes së mirë përmes rritjes së transparencës, gjurmueshmërisë dhe integritetit të dokumentacionit publik, ndërsa dimensioni social përkthehet në procese më efikase, shërbime më të shpejta dhe akses më të mirë në informacion për administratën. Në këtë kuadër, Arkiva Digjitale e OBP-së nuk është vetëm një zgjidhje teknologjike, por edhe një kontribut konkret drejt një administrate publike më të qëndrueshme, më të përgjegjshme dhe të orientuar drejt zhvillimit afatgjatë.

Ky sukses reflekton filozofinë e funksionimit të OBP-së: ajo që planifikohet realizohet dhe ajo që premtohet mbështetet në punë konkrete, dije profesionale dhe kapacitete të brendshme. Në këtë kuadër, Arkiva Digjitale shërben si një shembull i qartë se si institucionet publike mund të zhvillojnë zgjidhje të qëndrueshme dixhitale, pa varësi të panevojshme nga burime të jashtme.

Me këtë projekt, Operatori i Blerjeve të Përqendruara konfirmon edhe një herë rolin e tij jo vetëm si një aktor kyç në prokurimin publik të mallrave, shërbimeve dhe investimeve, por edhe si një institucion që krijon sisteme, zhvillon platforma dhe vendos standarde të reja për menaxhimin publik në epokën dixhitale.

The post OBP realizon Arkivën Digjitale: një platformë e zhvilluar nga ekspertët TIK të institucionit appeared first on Revista Monitor.

Indeksi/ Korrupsioni përkeqësohet globalisht, Shqipëria nën mesataren, bie 11 vende nga renditja

Korrupsioni po përkeqësohet në nivel global, ndërsa edhe demokracitë e konsoliduara po përjetojnë rritje të korrupsionit në kushtet e rënies së lidershipit, sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit (CPI) 2025 të Transparency International.

Indeksi vjetor tregon se numri i vendeve që marrin mbi 80 pikë është tkurrur nga 12 një dekadë më parë në vetëm pesë këtë vit.

CPI rendit 182 vende dhe territore sipas niveleve të perceptuara të korrupsionit në sektorin publik, në një shkallë nga zero (shumë të korruptuara) në 100 (shumë të pastra).

Mesatarja globale qëndron në 42 pikë nga 100, niveli më i ulët në më shumë se një dekadë, duke sinjalizuar një trend në rënie.

Shqipëria mbetet nën mesataren globale, duke u vlerësuar me 39 pikë (nga 42 në vitin 2024) dhe duke rënë në vendin e 91-të, nga vendi i 80-të një vit më parë. Shqipëria shënon përkeqësimin më të madh në rajon këtë vit.

Në raportin e vitit 2025, Mali i Zi vlerësohet me 46 pikë, pa ndryshim nga viti 2024; Kosova me 43 pikë, një pikë më pak se një vit më parë; Serbia me 33 pikë (-2 pikë) dhe Maqedonia e Veriut me 40 pikë (pa ndryshim).

Raporti tregon se edhe demokracitë, zakonisht ato më të forta në luftën kundër korrupsionit sesa autokracitë apo demokracitë e brishta, po përjetojnë një rënie shqetësuese të performancës.

Ky trend përfshin vende si Shtetet e Bashkuara (64), Kanadaja (75) dhe Zelanda e Re (81), si dhe pjesë të ndryshme të Europës, si Mbretëria e Bashkuar (70), Franca (66) dhe Suedia (80). Një tjetër model shqetësues është rritja e kufizimeve nga shumë shtete ndaj lirive të shprehjes, organizimit dhe tubimit. Që nga viti 2012, 36 nga 50 vendet me rënie të ndjeshme në pikët e CPI kanë përjetuar gjithashtu ngushtim të hapësirës qytetare.

Viti 2025 shënoi një valë protestash kundër korrupsionit të udhëhequra nga Gjenerata Z, kryesisht në vende në gjysmën e poshtme të CPI, ku pikët kanë mbetur kryesisht në vendnumëro ose kanë rënë gjatë dekadës së fundit. Të rinjtë në vende si Nepali (34) dhe Madagaskari (25) dolën në rrugë për të kritikuar liderët për abuzim me pushtetin, ndërkohë që dështojnë të ofrojnë shërbime publike cilësore dhe mundësi ekonomike.

Transparency International paralajmëron se mungesa e lidershipit të guximshëm në luftën globale kundër korrupsionit po dobëson veprimin ndërkombëtar kundër korrupsionit dhe rrezikon të ulë presionin për reforma në vendet në mbarë botën.

“Korrupsioni nuk Ă«shtĂ« i pashmangshĂ«m. KĂ«rkimi ynĂ« dhe pĂ«rvoja jonĂ« si njĂ« lĂ«vizje globale qĂ« lufton korrupsionin tregojnĂ« se ekziston njĂ« model i qartĂ« se si pushteti mund tĂ« mbahet pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r tĂ« mirĂ«n e pĂ«rbashkĂ«t, duke nisur nga proceset demokratike dhe mbikĂ«qyrja e pavarur, deri te njĂ« shoqĂ«ri civile e lirĂ« dhe e hapur. NĂ« njĂ« kohĂ« kur po shohim shpĂ«rfillje tĂ« rrezikshme tĂ« normave ndĂ«rkombĂ«tare nga disa shtete, ne u bĂ«jmĂ« thirrje qeverive dhe liderĂ«ve tĂ« veprojnĂ« me integritet dhe tĂ« pĂ«rmbushin pĂ«rgjegjĂ«sitĂ« e tyre pĂ«r tĂ« siguruar njĂ« tĂ« ardhme mĂ« tĂ« mirĂ« pĂ«r njerĂ«zit nĂ« mbarĂ« botĂ«n”, tha François ValĂ©rian, Kryetar i Transparency International.

Shumica dĂ«rrmuese e vendeve po dĂ«shtojnĂ« tĂ« mbajnĂ« korrupsionin nĂ«n kontroll: mĂ« shumĂ« se dy tĂ« tretat – 122 nga 180 – marrin mĂ« pak se 50 pikĂ«.

Për të tetin vit radhazi, Danimarka merr rezultatin më të lartë në indeks (89), e ndjekur nga afër nga Finlanda (88) dhe Singapori (84).

Vendet me rezultatet më të ulëta kanë në shumicë dërrmuese shoqëri civile të shtypura rëndë dhe nivele të larta paqëndrueshmërie, si Sudani i Jugut (9), Somalia (9) dhe Venezuela (10).

QĂ« nga viti 2012, 50 vende kanĂ« parĂ« rĂ«nie tĂ« ndjeshme tĂ« pikĂ«ve nĂ« indeks: ndĂ«r ato qĂ« kanĂ« rĂ«nĂ« mĂ« shumĂ« pĂ«rfshihen Turqia (31), Hungaria (40) dhe Nikaragua (14). KĂ«to reflektojnĂ« njĂ« dobĂ«sim strukturor njĂ«dekadĂ«sh tĂ« mekanizmave tĂ« integritetit, i nxitur nga regresi demokratik, konfliktet, dobĂ«sia institucionale dhe rrjetet e konsoliduara tĂ« patronazhit. KĂ«to rĂ«nie janĂ« tĂ« forta, afatgjata dhe tĂ« vĂ«shtira pĂ«r t’u pĂ«rmbysur, pasi korrupsioni bĂ«het sistemik dhe i rrĂ«njosur thellĂ« si nĂ« strukturat politike, ashtu edhe nĂ« ato administrative.

Që nga viti 2012, 31 vende kanë përmirësuar ndjeshëm pikët në indeks: ndër përmirësuesit më të mëdhenj janë Estonia (76), Koreja e Jugut (63) dhe Seychelles (68). Përmirësimet afatgjata në demokraci si këto pasqyrojnë vazhdimësi reformash, forcim të institucioneve të mbikëqyrjes dhe konsensus të gjerë politik në favor të qeverisjes së pastër. Suksesi në këto fusha lidhet, ndër të tjera, me dixhitalizimin e shërbimeve publike, profesionalizimin e administratës dhe integrimin e standardeve rajonale dhe globale të qeverisjes./transparency.org

The post Indeksi/ Korrupsioni përkeqësohet globalisht, Shqipëria nën mesataren, bie 11 vende nga renditja appeared first on Revista Monitor.

Ujëvarat e ngrira të Niagarës tërheqin turistë nga e gjithë bota

Temperaturat ekstreme të dimrit në Amerikën e Veriut kanë krijuar një spektakël të rrallë natyror: pjesë të Ujëvarave të Niagarës janë ngrirë, duke tërhequr mijëra turistë, që duan të shohin nga afër këtë fenomen mahnitës.

Pavarësisht të ftohtit të acartë, vizitorët vazhdojnë të shkojnë në zonë për të fotografuar dhe përjetuar një nga pamjet më të veçanta dimërore në botë.

Niagara rrallë ngrin plotësisht për shkak të volumit të madh të ujit që rrjedh vazhdimisht.

Megjithatë, temperaturat shumë të ulëta kanë krijuar shtresa akulli në shkëmbinj, në brigje dhe në pjesë të rrjedhës së ujit, duke formuar struktura akulli që duken si skulptura natyrore.

Avulli i ujit që ngrihet nga rënia e fuqishme e ujit shpesh ngrin në ajër, duke krijuar një peizazh pothuajse surreal.

Autoritetet lokale kanë paralajmëruar turistët të tregojnë kujdes për shkak të akullit dhe temperaturave të rrezikshme, por kjo nuk e ka ndalur fluksin e vizitorëve.

Shumë turistë e përshkruajnë pamjen si një eksperiencë unike, duke theksuar kontrastin mes forcës së ujit dhe qetësisë së akullit.

Industria e turizmit dimëror në zonë po përfiton nga ky fenomen natyror.

Hotelet, restorantet dhe operatorët turistikë raportojnë rritje të kërkesës, ndërsa fotografët dhe adhuruesit e natyrës e konsiderojnë këtë periudhë si momentin ideal për të vizituar Niagarën.

Ekspertët theksojnë se fenomene të tilla mund të bëhen më të paparashikueshme për shkak të ndryshimeve klimatike, të cilat ndikojnë në temperatura dhe reshje.

Megjithatë, për momentin, Niagara e ngrirë mbetet një nga atraksionet natyrore më spektakolare të dimrit, duke dëshmuar fuqinë dhe bukurinë e natyrës në kushte ekstreme. / Reuters, Niagara Parks

The post Ujëvarat e ngrira të Niagarës tërheqin turistë nga e gjithë bota appeared first on Revista Monitor.

Aeroporti i Prishtinës, i pari në rajon dhe i shtati në Europë për rritjen e numrit të pasagjerëve

Kosova është bërë një qendër e rëndësishme e aviacionit në rajon dhe një destinacion strategjik turistik.

Sipas raportit më të fundit të ACI Europë, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës renditet i pari në rajon dhe i shtati në Europë për rritjen e numrit të pasagjerëve, duke u pozicionuar mes aeroporteve me zhvillimin më të shpejtë në kontinent.

Aeroporti NdĂ«rkombĂ«tar i PrishtinĂ«s “Adem Jashari”, i vetmi aeroport ndĂ«rkombĂ«tar nĂ« KosovĂ«, ka shĂ«nuar njĂ« rritje prej 12,7% krahasuar me vitin e mĂ«parshĂ«m.

“Ky rezultat pasqyron rritjen e qĂ«ndrueshme tĂ« kĂ«rkesĂ«s pĂ«r udhĂ«time ajrore, zgjerimin e lidhjeve ndĂ«rkombĂ«tare dhe rolin gjithnjĂ« e mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m tĂ« PrishtinĂ«s nĂ« aviacionin evropian. Renditja nĂ« Top 10 tĂ« EuropĂ«s Ă«shtĂ« njĂ« tregues i qartĂ« i njĂ« tregu nĂ« zhvillim tĂ« vazhdueshĂ«m dhe me potencial afatgjatĂ«â€, thuhet nĂ« njoftimin e ANP.

Renditja në Top 10 të Europës tregon se tregu i udhëtimeve ajrore në Kosovë është në zhvillim të vazhdueshëm dhe ka potencial të lartë afatgjatë.

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës thekson se kjo arritje mbështet vizionin për forcimin e rrjetit ajror, rritjen e kapaciteteve dhe konsolidimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës si një nyje rajonale të besueshme dhe konkurruese.

“Kjo arritje mbĂ«shtet vizionin tonĂ« pĂ«r forcimin e rrjetit ajror, rritjen e kapaciteteve dhe konsolidimin e Aeroportit NdĂ«rkombĂ«tar tĂ« PrishtinĂ«s si njĂ« nyje rajonale e besueshme dhe konkurruese”.

The post Aeroporti i Prishtinës, i pari në rajon dhe i shtati në Europë për rritjen e numrit të pasagjerëve appeared first on Revista Monitor.

❌