Dhoma e Tregtisë: Protestat në shtetet fqinje po dëmtojnë bizneset e Kosovës
Protestat e transportuesve në shtetet fqinje po e pengojnë eksportin dhe importin e mallrave drejt dhe nga tregjet e BE-së, duke krijuar vonesa, kosto shtesë dhe rrezik për humbje ekonomike për bizneset e Kosovës.
Â
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka shprehur shqetësim të madh lidhur me protestat që po mbahen në shtetet fqinje nga kompanitë transportuese, të cilat kanë shkaktuar vështirësi të konsiderueshme për bizneset kosovare.
Sipas DHTIK-së, këto protesta kanë pamundësuar në masë të madhe eksportin dhe importin e mallrave të kompanive vendore drejt dhe nga tregjet evropiane, duke krijuar pengesa serioze në qarkullimin e mallrave.
Institucioni u ka bërë thirrje autoriteteve të Kosovës që të vihen në kontakt me Bashkimin Evropian për të gjetur një zgjidhje sa më të shpejtë. Po ashtu, i ka kërkuar BE-së që të ndërmarrë veprime urgjente për menaxhimin e situatës së krijuar nga zbatimi i sistemit të ri Entry/Exit System (EES), që ka nisur gradualisht më 12 tetor 2025 në kufijtë e jashtëm të zonës Schengen dhe pritet të jetë plotësisht funksional deri më 10 prill 2026.
Sipas Dhomës së Tregtisë, kjo çështje është jetike për funksionimin normal të zinxhirit të furnizimit dhe për ruajtjen e stabilitetit të biznesit në Kosovë.
Transportues nga Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnje e Hercegovina dhe Mali i Zi, nga mesdita e 26 janarit, kanë bllokuar pikat kufitare për qarkullimin e mallrave drejt zonës Schengen të BE-së.
Ky veprim është reagim ndaj sistemit të ri të kontrollit të hyrje-daljeve, të cilin ata e konsiderojnë shkak për vonesa, dëbime dhe humbje ekonomike.
Transportuesit paralajmëruan se bllokadat do të zgjasin shtatë ditë, nëse nuk gjendet zgjidhje për problemet e tyre.
Kosova, si importuese e shumë mallrave përmes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, pritet të ndjejë pasojat e menjëhershme të këtyre bllokadave.
Qendra Kombëtare për Menaxhim të Kufirit njoftoi se, sipas autoriteteve serbe, do të ketë ndërprerje të qarkullimit të kamionëve në të gjitha pikat kufitare me Serbinë, ndërsa bllokada të ngjashme janë paralajmëruar edhe nga Mali i Zi.
âBazuar nĂ« njoftimin e pranuar nga autoritetet kufitare tĂ« Malit tĂ« Zi, sot me fillim nĂ« ora, 12:00 do tĂ« ketĂ« bllokim tĂ« rrugĂ«s pĂ«r kamionĂ«, nĂ« aksin rrugor nga Rozhaja drejt pikĂ«s kufitare Kulla nĂ« territorin e tyre. PĂ«r çdo informatĂ« shtesĂ« kontaktoniâ.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka treguar se Kosova nuk është pjesë e protestave, pasi nuk ka kompani logjistike që operojnë drejtpërdrejt me vendet e BE-së, por efektet e bllokadave do të ndihen ndjeshëm.
âPĂ«r shkak tĂ« bllokadĂ«s, Kosova nuk do tĂ« mund as tĂ« eksportojĂ« dhe as tĂ« importojĂ« mallra,â tha Rafuna, duke rikujtuar se sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« DoganĂ«s, importet vjetore arrijnĂ« nĂ« mbi 7 miliardĂ« euro, ndĂ«rsa eksportet rreth 942 milionĂ« euro.
Në përpjekje për zgjidhje, gjashtë Odat Ekonomike të Ballkanit Perëndimor i kanë dërguar një letër presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, më 20 janar, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme.
NĂ« letĂ«r thuhet se masat e reja tĂ« BE-sĂ« âmund tĂ« shndĂ«rrohen nĂ« njĂ« sfidĂ« sistematike ekonomike dhe politike pĂ«r rajoninâ.
Komisioni Evropian, përmes zëdhënësit Markus Lammert, ka bërë me dije se sistemi EES nuk ka ndryshuar rregullat ekzistuese, por vetëm siguron zbatim më të mirë të tyre. Ai theksoi se BE-ja po e ndjek nga afër situatën me bllokadat e paralajmëruara.
SidoqoftĂ«, pĂ«rfaqĂ«suesit e transportuesve nĂ« Ballkanin PerĂ«ndimor insistojnĂ« se realiteti nĂ« terren ka ndryshuar, pasi tani pothuajse tĂ« gjitha shtetet pĂ«rreth janĂ« pjesĂ« e zonĂ«s Schengen â duke e bĂ«rĂ« tĂ« pamundur pĂ«r shoferĂ«t qĂ« tĂ« operojnĂ« normalisht pa u penalizuar pĂ«r tejkalim qĂ«ndrimi.
Ministri i Transportit tĂ« MaqedonisĂ« sĂ« Veriut, Aleksandar Nikolovski, u doli nĂ« mbrojtje transportuesve dhe kĂ«rkoi qĂ« BE-ja tĂ« shtyjĂ« zbatimin e sistemit elektronik pĂ«r shoferĂ«t profesionistĂ«, ose tâu japĂ« atyre viza pune tĂ« posaçme, pĂ«r tĂ« shmangur dĂ«met qĂ« po shkaktohen nĂ« sektorin e transportit.
Ăka Ă«shtĂ« sistemi EES? I njohur si EES (Entry/Exit System), ky sistem u vendos nĂ« kufijtĂ« e jashtĂ«m tĂ« zonĂ«s Schengen dhe nisi tĂ« zbatohej gradualisht mĂ« 12tetor 2025.
Ai pritet tĂ« jetĂ« plotĂ«sisht funksional deri mĂ« 10 prill2026. Rregulli i ashtuquajtur â90/180 ditĂ«â parasheh qĂ« transportuesit nga vendet jashtĂ« Schengenit mund tĂ« qĂ«ndrojnĂ« nĂ« kĂ«tĂ« zonĂ« maksimumi 90 ditĂ« brenda njĂ« periudhe prej 180 ditĂ«sh.
Â
The post Dhoma e Tregtisë: Protestat në shtetet fqinje po dëmtojnë bizneset e Kosovës appeared first on Revista Monitor.

