Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

20:49 Skandal në Itali/ Moderatori Alfonso Signorini nën hetim për sulm seksual dhe zhvatje

Moderatori italian Alfonso Signorini është nën hetim, teksa zyra e prokurorit të Milanos e ka regjistruar gazetarin dhe prezantuesin televiziv për krime të dyshuara të sulmit seksual dhe zhvatjes.

Ky veprim formal nga prokurori, i udhëhequr nga prokurori Alessandro Gobbis dhe zëvendësprokurorja Letizia Mannella, vjen pas ankesës së paraqitur në prag të Krishtlindjeve nga ish-konkurrenti i një reality show, Antonio Medugno. Medugno ishte, në fakt, i pari që mbështeti sistemin e denoncuar publikisht për herë të parë nga Fabrizio Corona: kërkesa dhe favore seksuale në këmbim të paraqitjes në shfaqje.

Vetëm dje, Signorini njoftoi se ishte pezulluar nga Mediaset për shkak të akuzave të bëra nga vetë Fabrizio Corona gjatë një episodi të Falsissimo, emisionit të tij të thashethemeve në YouTube. Avokatët e tij njoftuan vendimin, duke pretenduar se ishte marrë “si një masë paraprake”. Një hap prapa që kompania ka njoftuar se e ka pranuar, siç shkruan e përditshmja italiane “La Repubblica”.

Pas polemikave të ngritura nga Corona në ditët e fundit, dhe me sa duket në dritën e procesit ligjor që e pret, prezantuesi ka ndryshuar avokatët e tij mbrojtës, duke rritur rreziqet. Ai tani përfaqësohet nga dy avokatë të shquar, Daniela Missaglia dhe Domenico Aiello.

Missaglia është ndër avokatët më me përvojë të së drejtës familjare dhe personale, dhe, pasi ka ndihmuar Nina Moric në ndarjen e saj nga ish-bashkëshorti Fabrizio Corona, ajo tashmë e njeh kundërshtaren e saj. Ajo ka trajtuar edhe ndarje të tjera të personazheve të famshëm, të tilla si ato midis Stefano Ricucci dhe Anna Falchi dhe Gigi Buffon dhe Alena Seredova./Mxh

20:48 Qeveria garanton sigurim trevjeçar për punonjësit e burgjeve

Last Updated on 30/12/2025 by Monika

Në prag të festave të fundvitit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka shprehur mirënjohjen dhe vlerësimin për përkushtimin, profesionalizmin dhe sakrificën e përditshme të punonjësve të sistemit penitenciar.

Në këtë kuadër, Qeveria Shqiptare ka garantuar sigurim jete dhe shëndeti për 4 595 punonjës të sistemit të burgjeve për një periudhë trevjeçare. Ky sigurim ofron mbrojtje shëndetësore dhe financiare, jo vetëm për punonjësit, por edhe për familjet e tyre.

Sipas njoftimit zyrtar, kjo mbështetje nuk përbën thjesht një dhuratë simbolike të fundvitit, por një angazhim afatgjatë për rritjen e sigurisë, mirëqenies dhe dinjitetit të punonjësve që shërbejnë çdo ditë në një nga sektorët më sfidues të vendit.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka përcjellë gjithashtu urimet më të mira për shëndet, paqe dhe suksese në vitin e ri për të gjithë punonjësit e sistemit penitenciar./mxh

20:36 Konferenca e Ramës/ Analisti: Tha çerek të vërteta, nuk duhet të flasë sipas interesave

Analisti Fatos Lubonja komentoi sot deklaratat e bëra nga kryeministri Edi Rama gjatë konfrencës së fundvitit me gazetarët.

Në një dalje televizive, Lubonja u shpreh kritik ndak Ramës, pasi sipas tij tha gjysmë të vërteta dhe qëndrimet ndaj drejtësisë nuk duhet të jenë sipas interesave dhe rreziqeve.

“Çerek të vërteta përdor Rama përgjithësisht, pashë disa gjëra që tha gjatë konferencës dhe mes të tjerash pashë që kishte akuzuar drejtësie se tek ne është një skandal sepse kemi 4 mijë të arrestuar ndërsa kemi 1 mijë e ca të dënuar. Kjo mund të jetë e vërtetë ose jo, sepse i shet të pa vërtetat si të vërteta.
Rama nuk ka rrugë tjetër, është mënyra e tij për të qeverisurit, e raportit me të vërtetën dhe mënyra e tij në raportin me mediat, që dikur u thoshte kazan dhe tani tenxhere.
Viti nisi me arrestimin e Veliaj, Rama nuk duhet të flasë sipas interesave dhe rreziqeve, të ndërrojë Flamur, kjo sepse me Ahmetaj tha që prokuroria është shumë e butë, ndërsa për Veliaj flet ndryshe.
Shqipëria në SKYECC, shqipja ishte gjuha më e përdorur nga përdoruesit.
Një politikan duhet të mendojë pse Shqipëria është kthyer në inkubator krimi në Europë”,-tha Lubonja./mxh

20:27 Suksesi mban emrin Bricjap! Të famshmit shqiptarë që i përkasin kësaj shenje

Jo për t’i bërë qejfin Bricjapëve, por meqë jemi ende në sezonin e tyre disa të vërteta duhen thënë. Personat e kësaj shenje në shumicën e rasteve i rrethon suksesi. Kjo, jo prej ndonjë fati të madh të kuptohemi, por për shkak të disiplinës që i karakterizon.

Bricjapët nuk i druhen punës që i duhet të bëjnë për të arritur tek suksesi. Ata i karakterizon ambicia dhe vendosmëria. Çdo hap i hedhur prej tyre është i menduar mirë, gjithmonë në funksion të një qëllimi gjithmonë e më të madh./mxh

20:18 Një tjetër këngëtar? Dakota Johnson mund të jetë në një lidhje të re

Dakota Johnson duket se nuk i ka shpëtuar dot kamerave gjatë një darke intime me këngëtarin 28-vjeçar Role Model.

Sipas TMZ, aktorja dhe Role Model (emri i vërtetë Tucker Pillsbury) u afruan shumë gjatë mbrëmjes.

Një prej personave të pranishëm madje u shpreh se gjatë një momenti Dakota qëndroi mbështetur tek ai teksa e përqafonte.
Në foton e publikuar ajo qëndron ulur pranë këngëtarit teksa darkojnë me miqtë.

Dakota Johnson i dha fund marrëdhënies 8-vjeçare me Chris Martin shtatë muaj më parë. Disa herë u përhapën lajme nëpër portale për ndarjet dhe ribashkimet e tyre, derisa më vonë u fejuan. Në qershor të këtij viti dyshja vendosën t’i jepnin fund marrëdhënies./mxh

20:10 Premtimi i Jamalit: Do të sjell Champions-in në Barcelonë

Jamal nuk harron kollaj. Eshtë shpallur sulmuesi më i mirë nën 23 vjeç, por mendjen e ka të Barcelona dhe ka një peng, Championsin e humbur sezonin e kaluar.

Por viti 2025 ishte gjithashtu viti në të cilin ai postoi një premtim në rrjetet e tij sociale që mbetet i vlefshëm.

“Do ta përmbush, do ta sjell Ligën e Kampionëve në Barcelonë”, shpalli ai natën e 6 majit, kur pësoi një nga pengesat e para të mëdha të karrierës së tij në Milano./mxh

19:57 Serie A “zhduk” topin e kuq, merret vendimi

Serie A pritet t’i japë fund përdorimit të topit të kuq, një element historik i kampionatit italian në ndeshjet me kushte të vështira atmosferike.

Sipas “gazzetta.it”, Liga po punon që kjo praktikë të hiqet përfundimisht nga sezoni i ardhshëm. Vendimi lidhet me zhvillimin teknologjik dhe përmirësimin e dukshmërisë në stadiume.

Ndriçimi modern, cilësia e fushave dhe transmetimet televizive në rezolucion të lartë e kanë bërë të panevojshëm këtë zgjidhje. Në vend të topit të kuq, do të përdoren topa standardë me dizajne të përditësuara.

Liga synon uniformitet dhe standarde të njëjta në çdo ndeshje. Topi i kuq mbetet një simbol historik i Serie A, i lidhur me shumë ndeshje të zhvilluara në dimër. Vendimi pritet të zyrtarizohet së shpejti./mxh

19:42 Turqia arreston 357 anëtarë të dyshuar të ISIS-it

Forcat e sigurisë të Turqisë kanë arrestuar 357 persona gjatë operacioneve në mbarë shtetit kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), bëri të ditur ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya.

“Gjatë operacioneve të zhvilluara këtë mëngjes nga forcat tona të policisë në 21 provinca, kemi arrestuar 357 persona që dyshohet se janë të lidhur me IS-in”, tha Yerlikaya në X.
“Ne asnjëherë nuk u kemi dhënë mundësi atyre që përpiqen ta gjunjëzojnë shtetin përmes terrorizmit”.
Më 29 dhjetor, tre zyrtarë policorë u vranë gjatë një operacioni kundër grupit në Yalova, në veriperëndim të Turqisë. Përplasja, e cila zgjati disa orë, la të vdekur edhe gjashtë anëtarë të dyshuar të IS-it, të gjithë shtetas të Turqisë.

Javën e kaluar, Prokuroria e Stambollit urdhëroi arrestimin e 137 personave, nën dyshimet se ishin anëtarë të IS-it, pasi tha se informacionet e inteligjencës treguan se organizata terroriste, Shteti Islamik, po planifikonte sulme gjatë Krishtlindjes dhe Vitit të Ri. Turqia ndan një kufi prej 900 kilometrash me Sirinë, ku ky grup mbetet aktiv./mxh

19:37 Medvedev kërcënon Zelensky-n: Do qëndrosh i fshehur për pjesën tjetër të jetës tënde të pavlerë

Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev lëshoi ??një kërcënim të fshehur kundër Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Ai dëshiron luftë. Epo, tani të paktën ai do të duhet të qëndrojë i fshehur për pjesën tjetër të jetës së tij të pavlerë”,-tha Medvedev.
Medvedev, i cili tani është anëtar i këshillit të sigurisë së Rusisë, akuzoi udhëheqësin ukrainas se po përpiqet të prishë zgjidhjen e konfliktit, në një postim në platformën sociale ‘X’, duke iu referuar bisedimeve të vazhdueshme të paqes që synojnë t’i japin fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës.

Rusia ka vazhduar të bombardojë Kievin me sulme, dhe negociatat e ndërmjetësuara nga SHBA-të kanë vazhduar, duke ngritur pyetje nëse Moska dëshiron të prishë bisedimet e paqes. Presidenti Trump ka thënë se beson që Putin dëshiron të arrijë paqen, pavarësisht sulmeve të vazhdueshme.

Deklaratat e Medvedev vijnë pasi Presidenti amerikan Donald Trump dhe Zelensky u takuan në Mar-a-Lago në Palm Beach, Florida, për të diskutuar draftin e fundit të propozimit për t’i dhënë fund luftës, Putin foli me Trump në telefon./mxh

19:26 Labi rrëfen plagën që e ndjek ende: “Pesë vjet nuk fola me motrën, vetëm sepse u martua me një burrë me ngjyrë”!

Labinot Rexha, një nga banorët e “Big Brother VIP Kosova 4”, ka prekur publikun me një rrëfim të thellë personal, duke folur hapur për ndarjen e gjatë që pati me motrën e tij. Ai zbuloi se për pesë vite me radhë nuk kishte pasur asnjë kontakt me të, për shkak të vendimit të saj për t’u martuar me një burrë që nuk ishte shqiptar, por me ngjyrë, zgjedhje që në atë kohë u prit me kundërshtime të forta nga familja dhe rrethi.

Pavarësisht distancës, Labinoti theksoi se dashuria për motrën nuk i kishte munguar kurrë, ndërsa sot e pranon me dhimbje se ajo shkëputje ishte një gabim që e rëndon ende. Ai foli me emocion për momentin e ribashkimit pas pesë vitesh, një takim që e përshkroi si jashtëzakonisht të ndjerë, veçanërisht kur pa edhe mbesën e tij për herë të parë.

Sipas tij, sot gjithçka ka ndryshuar. Marrëdhënia me motrën është rikthyer më e fortë se kurrë dhe e mbushur me dashuri e mirëkuptim. “Ajo është e lumtur, dhe kjo më bën edhe mua të lumtur,” u shpreh ai, duke shtuar se nuk ia fal vetes vitet e humbura pa pranimin dhe mbështetjen që duhej t’i kishte dhënë motrës së tij./mxh

18:45 Konferenca e fundvitit e Ramës/ “Kryeministri, i frikësuar nga SPAK, në fokus qeveritarët”

Last Updated on 30/12/2025 by EL

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot konferencën e fundvitit me gazetarët ku është bërë bilanci i 12 muajve.  Ne nje dalje televizive, avokati Spartak Ngjela, komentoi deklaratat e Ramës.

Rama u shpreh se ka një nevojë për rishikim, referuar dhe një direktive nga Bashkimi Evropian, për veprën penale ‘shpërdorim detyre’ si dhe vendimeve të SPAK për arrestim të zyrtarëve të akuzuar për ‘shkelje të barazisë në tendera’ duke çuar numrin e paraburgosurve më të lartë se të dënuarve.

Ngjela tha se ‘shkelja e barazisë në tendera’ është një vepër penale dhe se Rama është i frikësuar nga puna e Prokurorisë së Posaçme. Avokati shtoi se Shqipëria sot është nën kontroll të rreptë nga ndërkombëtarët, pasi në BE nuk mund të anëtarësohesh nëse je i prekur nga korrupsioni.

“Është trembur sepse korrupsioni në Shqipëri nuk e kontroll më. E kontrollojnë ndërkombëtarët. Por nuk e ka aq të lehtë për të ndryshuar ligjet. Pabarazi në tendera është analizë dhe hetim që bëhet Shqipërisë për të hyrë në BE. Pse Rama e ka në dorë?

Pabarazia në tendera është korrupsion i pastër sepse tenderin e drejton qeveria dhe ia jep kompanive të veta. Ajo është abuzim i hapur. Kjo tregon që Rama është i trembur. Mund të kenë ardhur analiza hetimore nga organet e mëdha të perëndimit. Ka shumë arsye pse Shqipëria kontrollohet se nuk mund të hysh në BE me korrupsion”, tha Ngjela.

Ngjela tha se SPAK kontrollohet nga ndërkombëtarët, të cilët dhe investojnë për këtë institucion, ndërsa shton se ekspertët e SHBA-së nuk janë tërhequr nga bashkëpunimi me Prokurorinë e Posaçme.

“Amerikanët janë në SPAK. Nuk është e vërtetë që janë tërhequr. Çfarë do të bëjë SPAK se SPAK nuk e drejton Rama. Drejtohet nga ndërkombëtarët që e paguajnë”, tha avokati.

Me një vlerësim të përgjithshëm, Ngjela e vlerëson punën e SPAK si shumë të mirë dhe se në fokus të drejtësisë sot janë zyrtarë të lartë të shtetit, gjë që sipas Spartak Ngjelës ka frikësuar dhe Ramën.

“Puna e SPAK shumë e mirë. E ke parë se ku e ka përqendruar padinë penale? Kryeministër, ministra, kryetar bashkie, deputetë, pak janë këto?. Jo vetëm Ramën që trembin, por edhe zoti sikur të kishte lidhje këtu do e kishin trembur”, tha Spartak Ngjela./e.t

18:33 Broja “gradohet” titullar, fiton besimin e duhur te Burnley

Burnley do të përballet me Newcastle, në kuadër të kampionatit anglez. Në këtë takim,  pritet të jetë titullar Armando Broja.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, tekniku i Burnley, Parker me gjasë do t’i besojë sërish sulmuesit kuqezi. Broja, i cili shënoi golin e parë në ndeshjen ndaj Bournemouth, luajti nga minuta e parë në sfidën ndaj Everton./e.t

18:32 Dollia e fundvitit me Partinë Socialiste/ Mirënjohje për familjen tonë të madhe!

Last Updated on 30/12/2025 by EL

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga takimi i fundvitit me anëtarë dhe aktivistë të Partisë Socialiste, ku atmosfera festive u shoqërua me urime, dolli dhe mesazhe mirënjohjeje.

Në pamjet e shpërndara, Rama shfaqet i buzëqeshur, duke trokitur gotat dhe përqafuar të pranishmit, ndërsa mes figurave që bien në sy ishte edhe drejtuesja politike e PS-së në Tiranë, Ogerta Manastirliu.

Gjatë aktivitetit, Manastirliu uroi një vit të ri sa më të mbarë dhe të shëndetshëm, duke vwnw theksin tek shpresa dhe energjia e mirë për qytetarët e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë.

“Sot është një moment për të celebruar, për të uruar njëri tjetrin: një vit sa më të mbarë , sa më të shëndetshëm dhe për të uruar qytetarët e Tiranës dhe të Shqipërisë për një vit plot me shpresë, me energji, me besim se e nesërmja dhe Viti i Ri do të jetë shumë i mirë” tha Manastirliu.

Nga ana e tij, Rama ngriti disa dolli, duke e nisur me një urim për familjet e të pranishmëve, për vajzat dhe gratë pjesëmarrëse, si edhe për mbështetësit e Partisë Socialiste që, sipas tij, nuk janë domosdoshmërisht “në vijën e parë”, por kontribuojnë në mënyrë të qëndrueshme në Partinë Socialiste.

“Dua të bëj një shëndet shumë të ndjerë dhe vëllazëror për të gjitha familjet tua. Të dytin do ta bëj për të gjitha vajzat dhe gratë që janë këtu dhe shëndetin e tretë dua ta ngre për të gjithë ata që janë mbështetës, pra jo për ata që janë në vijën e parë, por për ata që janë në vijën e dytë e të tretë që janë kryetarë të partisë, organizatave…” tha Rama në këtë aktivitet.

Në vijim, Rama shprehu mirënjohjen për çdo anëtar dhe aktivist të Partisë Socialiste, duke i cilësuar ata si pjesë e një “familje të madhe”, dhe përcolli urime për shëndet e mbarësi për familjet e tyre, duke theksuar besimin e tij në forcën dhe vazhdimësinë e PS-së.

“Me mirënjohje për çdo anëtar dhe aktivist të familjes së madhe të Partisë Socialiste dhe me besimin e patundur tek forca jonë e pandalshme përpara, uroj nga zemra shëndet e mbarësi për çdo familje të vogël te secilës dhe secilit prej jush”, shkroi Rama në Facebook./e.t

18:23 “2 euro nata”, Bukureshti vendos taksë për turistët

Turistët që udhëtojnë drejt Bukureshtit nga viti 2026 do të përballen me një taksë të re turistike.

Këshilli i Përgjithshëm i Bashkisë së Bukureshtit publikoi më herët këtë muaj një projekt për vendosjen e një tarife të posaçme, që synon promovimin e turizmit në kryeqytet.

Masa u miratua vetëm katër ditë më vonë, më 23 dhjetor, duke shkaktuar shqetësime për mungesën e një “plani konkret” mbi mënyrën se si do të përdoren fondet.

Sipas autoriteteve, taksa, e cila pritet të gjenerojë rreth 2.9 milionë euro, do të ndihmojë në promovimin e Bukureshtit si destinacion turistik.

Duke nisur nga viti i ardhshëm, çdo turist që qëndron në struktura akomoduese në Bukuresht do të paguajë rreth 2 euro për natë. Ndryshe nga shumë qytete të tjera, kjo taksë nuk do të varet nga çmimi i akomodimit. Ajo do të mblidhet nga strukturat pritëse, platformat online si Airbnb dhe Booking.com, ose nga agjencitë turistike.

Sipas mediave lokale, mosrespektimi i rregullave mund të sjellë gjoba deri në 294 euro për individët dhe rreth 785 euro për bizneset.

Ndërkohë, Federata e Industrisë Hoteliere Rumune (FIHR) ka paralajmëruar se kjo masë mund të ndikojë negativisht në turizmin e Bukureshtit.

Sipas përfaqësuesve të industrisë, ndonëse promovimi i qytetit është i rëndësishëm, ligji është miratuar në mënyrë të nxituar dhe “jo transparente”, duke rrezikuar që Bukureshti të mbetet një destinacion i shtrenjtë fiskalisht, por pa një strategji të qartë promovimi./e.t

18:11 “Skifterët” shqiptarë nuk kursejnë as trenat, 3 të arrestuar. U kapën në flagrancë duke vjedhur

Me çmimet e bakrit që po rriten në mënyrë marramendëse, ishte e lehtë të supozohej se stacioni i trenit në Via Monterumici në Treviso të Italisë, do të ishte përsëri në shënjestër të bandave të specializuara në vjedhjet e bakrit.

Pasi zbuluan një vjedhje njëzet ditë më parë, makinat e patrullave të policisë raportuan katër rumunë në stacion gjatë natës, duke iu përgjigjur përsëri një raporti për një vjedhje në zhvillim e sipër.

Kurse këtë herë, oficerët e patrullave, të cilët mbërritën shpejt në vendngjarje, patën kohë të dallonin tre persona që po iknin. Pasoi një ndjekje, duke rezultuar në kapjen e menjëhershme të tre personave dhe dërgimin në stacionin e policisë.

Të tre u arrestuan. Ata janë shtetas shqiptarë pa vendbanim të fiksuar. Pesëdhjetë e dy bobina me kabllo elektrike prej lidhjeje alumini e bakri, me diametër afërsisht 2 cm, u vodhën nga depoja. Mallrat e vjedhura u gjetën dhe u rikuperuan afërsisht 150 metra larg vendit ku ndodhi vjedhja.

Për më tepër, në afërsi të menjëhershme u gjetën dhe u sekuestruan mjete të shumta për vjedhje me thyerje, të përdorura për të prerë gardhin metalik të depos dhe për të hyrë brenda.

Më pas, pranë magazinës, oficerët gjetën një makinë me një shtetas shqiptar brenda, prania e të cilit në vendngjarje dukej e dyshimtë. Prandaj, ai u dërgua në stacionin e policisë dhe, pas hetimeve të mëtejshme, u akuzua si bashkëpunëtor, informon media italiane. Dy nga tre të arrestuarit kanë precedentë të shumtë penalë, përfshirë edhe për krime kundër personit./e.t

17:59 Si ta dalloni ndryshimin midis epshit dhe dashurisë së vërtetë në një lidhje (Lifestyle)

Kur hyn në një marrëdhënie romantike, është e rëndësishme të kuptosh nëse ajo që po ndjen është thjesht një pasion kalimtar apo baza për një marrëdhënie të qëndrueshme.

Një reagim fizik është shenja e parë, por për të ditur nëse jeni i dashuruar në mënyrën e duhur që çon në një marrëdhënie më të qëndrueshme, është e rëndësishme ta analizoni situatën më thellë.

Prandaj, ndryshimi kryesor midis epshit dhe dashurisë qëndron në fokusin e vëmendjes suaj. Epshi përqendrohet në kënaqësinë e menjëhershme dhe pamjen fizike, ndërsa dashuria kërkon partneritet dhe kuptim më të thellë. Përveç kësaj, dashuria nënkupton edhe siguri emocionale. Është ndjenja se mund të jesh i prekshëm para partnerit tënd, mund të ndash frikërat dhe ëndrrat e tua më të mëdha pa frikën e gjykimit.

Kur dashuron vërtet, lumturia e atij personi bëhet po aq e rëndësishme për ty sa edhe e jotja. Fillon të zhvillosh empati që tejkalon egoizmin. Nëse e gjen veten duke bërë kompromis jo sepse duhet, por sepse do të shohësh një buzëqeshje në fytyrën e partnerit tënd, kjo është një shenjë e qartë e pjekurisë sate emocionale.

Për më tepër, disa tregues psikologjikë mund t’ju ndihmojnë të zbuloni ndryshimin midis epshit dhe dashurisë, siç janë përparësia kohore, një fjalor i bashkëjetesës, pranimi i të metave, një ndjenjë paqeje dhe një dëshirë për t’u rritur. Njohja e emocioneve është hapi i parë, por veprimi është ai që bën ndryshimin./E.T

17:51 Zbulim i madh në mjekësi/ IA identifikon dy nëntipe të reja të sklerozës multiple

Shkencëtarët kanë identifikuar dy nëntipe të reja biologjike të sklerozës multiple me ndihmën e inteligjencës artificiale (IA), të cilat mund të hapin rrugën për trajtime të personalizuara dhe rezultate më të mira për pacientët, të raportuara në revistën Brain.

Hulumtimi përfshinte 600 pacientë dhe kombinoi një analizë gjaku për zinxhirin e lehtë të neurofilamentit të serumit të proteinave (sNfL) dhe një skanim MRI të trurit, dhe të dhënat u analizuan nga algoritmi i të mësuarit automatik “SuStaIn”, shkruan Guardian.

Janë identifikuar dy nëntipe: sNfL e hershme, në të cilën nivele të larta të proteinave ndodhin në fillim të sëmundjes dhe fillim të shpejtë të lezioneve të trurit, dhe sNfL e vonë, në të cilën dëmtimi i trurit ndodh më ngadalë dhe përpara se nivelet e proteinave të rriten.Studiuesit vlerësojnë se ky zbulim mund t’u lejojë mjekëve të monitorojnë pacientët më saktë dhe të aplikojnë terapi të synuar më herët.

Autori kryesor i studimit, Arman Eshaghi, tha se nëntipet e bazuara në biologjinë e sëmundjes ofrojnë një pasqyrë më të mirë sesa klasifikimet klinike të bazuara në simptoma.

Ekspertët nga Shoqata e Sklerozës Multiple e përshkruajnë zbulimin si “emocionues” dhe theksojnë se ai mund të çojë përpara zhvillimin e trajtimeve të reja dhe të personalizuara për pacientët në të gjithë botën./E.T

17:40 Grabitet një bankë kursimesh në Gjermani, autorët morën rreth 30 milionë euro

Last Updated on 30/12/2025 by EL

Filiali i një banke kursimesh në Gelsenkirchen, Gjermani është grabitur nga persona ende të paidentifikuar nga policia, teksa raportohet nga mediat se bëhet fjalë për një shumë prej rreth 30 milionë eurosh.

Agjencia Gjermane e Shtypit (dpa) mësoi nga burime sigurie se u thyen 3,200 kasaforta. Autorët hapën një vrimë në kasafortë në degën e Bankës së Kursimeve në Gelsenkirchen, e cila u mbyll përkohësisht. Duket se rihapja nuk është planifikuar ende. Rreth 20 persona ishin mbledhur tashmë jashtë degës në lagjen Buer që në orët e para të mëngjesit.

Sipas gjetjeve fillestare, vjedhja me thyerje ndodhi nëpërmjet një garazhi parkimi. Rruga të çonte nëpër disa dyer në një dhomë arkivi, ku më në fund u bë hapja për në kasafortë. Vjedhja me thyerje u raportua të hënën.

Shumë klientë më pas erdhën në degë duke kërkuar informacion. Policia boshatisi hollin e degës dhe përdori njoftimet me altoparlant për të qetësuar situatën. Aktualisht, klientët e Bankës së Kursimeve të Gelsenkirchenit që mund të preken mund të kontaktojnë bankën vetëm në internet. Shkalla e mbulimit të sigurimit për kasafortat është ende e paqartë./E.T

17:34 Ronaldo tregon ambiciet dhe rikthimi në Europë

Last Updated on 30/12/2025 by EL

Cristiano Ronaldo, ylli portugez i futbollit, ka hedhur një sinjal të qartë se mund të rikthehet në futbollin evropian ndërsa ndjek objektivin e jashtëzakonshëm të shënimit të 1 000 golave në karrierë. 40-vjeçari aktualisht luan për Al-Nassr në Arabinë Saudite, ku ka kontratë deri në vitin 2027, por fjalët e tij në Globe Soccer Awards në Dubai sugjerojnë se ai është i hapur ndaj një rikthimi në Evropë nëse kjo e ndihmon ta arrijë këtë rekord historik.

Ronaldo tha se pasioni i tij për lojën është i lartë dhe se do të vazhdojë të luajë, pavarësisht nga vendi ku ndodhet, duke nënkuptuar se një transferim në Evropë nuk është përjashtuar.

Aktualisht me 956 gola të shënuar në karrierë për klub dhe kombëtare, Ronaldo është vetëm 44 gola larg shifrës së 1 000 golave, një objektiv të cilin ai thotë se do ta arrijë nëse shmang lëndimet. Ylli portugez gjithashtu u shpreh se dëshiron të fitojë më shumë trofe dhe të vazhdojë të shijojë futbollin për një apo dy vjet të tjera, duke përfshirë Kupën e Botës 2026 me Portugalinë para se të mendojë për pensionim.

Ronaldo mbetet një nga golashënuesit më të frikshëm në histori të futbollit, dhe ndërsa karriera e tij hyn në fazat e fundit, motivimi dhe pasioni i tij për të thyer rekorde të reja vazhdojnë të jenë në qendër të diskutimeve në botën e sportit./E.T

17:32 Vetëm 96,6 lekë, euro e mbyll vitin 2025 në nivelin më të ulët historik

Last Updated on 30/12/2025 by EL

Euro po e mbyll 2025-n në nivelin më të ulët historik. Këtë fund-dhjetor, valuta europiane po këmbehet për mesatarisht vetëm 96.6 lekë. “Tradicionalisht, në prag të çdo fundviti vërehet një rritje e ofertës së euros në treg. Kjo lidhet me kthimin e emigrantëve, shtimin e remitancave dhe shpenzimet e fundvitit, të cilat rrisin ndjeshëm qarkullimin e valutës europiane dhe ushtrojnë presion mbi kursin e këmbimit”, thotë Romina Radonshqi, eksperte ekonomie.

Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se që nga fillimi i vitit, euro ka humbur plotë 1.62 pikë. Ndërkohë krahasuar me një vit më parë, valuta europiane është tkurrur me 1.54 pikë. Kjo edhe si pasojë e turistëve që ende vijojnë të vijnë në Shqipëri.

“Gjatë këtij viti kemi pasur një kombinim faktorësh shumë të fortë: rritje të remitancave dhe një fluks ende të lartë turistësh. Të dy këta elementë kanë futur më shumë euro në ekonomi, ndërsa kërkesa për lekë është rritur, duke e dobësuar më tej euron”, thotë Radonshiqi.

Euro po rrudhet shpejt, përballet me një realitet të ri shqiptar, ku fuqia vendase e parasë po fiton besim dhe pavarësi. Bashkë me të po tkurren edhe valutat e tjera kryesore në vend si dollari amerikan, paundi britanik apo franga zvicerane.

“Një faktor që nuk mund të anashkalohet është edhe prania e parasë informale. Qarkullimi i sasive të mëdha të euros, që nuk kalojnë gjithmonë në kanale formale bankare, ndikon në rritjen e ofertës valutore dhe e shtyn kursin e këmbimit në nivele historikisht të ulëta”, thotë Radonshiqi.

Të dhënat nga Banka Qendrore tregojnë se deri në tetor u këmbyen plotë 11.3 miliardë euro, shifër kjo 2 deri në tre herë më e lartë se në vitet 2019, 2020 apo 2021. /E.T

❌