Reading view

Amerika thotë se ka municion të bollshëm për të luftuar Iranin

Një zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Mbrojtjes ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara kanë mjaftueshëm municione për të vazhduar luftën me Iranin, pavarësisht raportimeve se rezervat e disa armëve të rëndësishme janë pakësuar gjatë konfliktit.

Jarred Conley, zëvendësdrejtor i parë i Njësisë së Inovacionit të Mbrojtjes (DIU) në Pentagon, tha në një intervistë ekskluzive për Al Jazeera se ushtria amerikane ka gjithçka që i nevojitet për të zhvilluar luftën.

“Ne kemi municione të mjaftueshme për detyrën që kemi përpara. Departamenti ka gjithçka që i nevojitet sot për të zhvilluar një luftë”, deklaroi Conley.

Deklarata vjen pas raportimeve se konflikti me Iranin ka ndikuar në rezervat amerikane të armëve të mbrojtjes ajrore, përfshirë interceptorët e raketave balistike.

Megjithatë, zyrtari i Pentagonit siguroi se, pavarësisht konsumimit të disa rezervave, SHBA-ja aktualisht ka kapacitetet dhe municionet e nevojshme për operacionet ushtarake.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Amerika thotë se ka municion të bollshëm për të luftuar Iranin appeared first on Sinjali.

  •  

Argjentina nderon babanë e Messit – një minutë heshtje dhe shirita të zinj në të gjitha ndeshjet

Futbolli argjentinas ka nderuar kujtimin e Jorge Horacio Messit, babait të legjendës së futbollit Lionel Messi, i cili u nda nga jeta të shtunën në moshën 68-vjeçare pas një beteje të gjatë me sëmundjen.

Federata Argjentinase e Futbollit dhe Liga Profesionale kanë vendosur që para të gjitha ndeshjeve të kësaj jave, në çdo kategori dhe divizion, të mbahet një minutë heshtje në nderim të tij.

Përveç kësaj, futbollistët, stafet teknike dhe ekipet e arbitrave do të mbajnë shirita të zinj në krahë si shenjë zie për babanë e kapitenit të kombëtares argjentinase.

Edhe flamujt në selinë e Federatës Argjentinase të Futbollit dhe në objektet e tjera të saj do të qëndrojnë në gjysmështizë deri të premten, më 14 gusht, shkruan Goal.com, përcjell Sinjali.

Në një deklaratë, Federata shprehu dhimbjen për humbjen e Jorge Messit dhe tha se vendimi për minutën e heshtjes dhe shiritat e zinj është marrë në shenjë nderimi për kujtimin e tij.

Presidenti i Federatës Argjentinase të Futbollit, Claudio Tapia, gjithashtu i dha lamtumirën Jorge Messit përmes rrjeteve sociale, duke e përshkruar atë si një njeri që ishte gjithmonë pranë djalit të tij.

Ndërkohë, Leones FC, klub i drejtuar nga Matías Messi, vëllai i Lionel Messit, ka njoftuar shtyrjen e ndeshjes kundër Muñiz, e vlefshme për javën e 23-të të kampionatit të kategorisë së parë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Argjentina nderon babanë e Messit – një minutë heshtje dhe shirita të zinj në të gjitha ndeshjet appeared first on Sinjali.

  •  

Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë: Viktima dhe autori ishin shokë që fëmijë, konflikti i vjetër përfundoi me kallashnikov

Detaje të reja janë zbardhur për vrasjen e 20-vjeçarit Johan Zuko në Korçë, ndërsa policia vijon kërkimet për autorin e dyshuar, i cili është larguar nga vendngjarja dhe dyshohet se është drejtuar në zonën e varrezave të qytetit.

Zv.drejtori i Hetimit të Krimeve, drejtues Sejfulla Metko, ka bërë me dije se mes viktimës dhe autorit të dyshuar ka pasur një konflikt të mbartur prej kohësh. Sipas tij, dy të rinjtë kanë qenë shokë që në fëmijëri.

“Konflikti ka qenë i bartur prej disa kohësh më parë, ka qenë në ndjekje nga ana jonë dhe sot ka precipituar në ngjarjen kriminale”, deklaroi Metko.

Sipas policisë, konflikti ka nisur rreth orës 16:00, në një lagje pranë vendit ku ndodhi vrasja, dhe më pas është përshkallëzuar pranë banesës së viktimës, ku është përdorur arma e zjarrit.

20-vjeçari është qëlluar me kallashnikov. Në momentin e ngjarjes, viktima kishte në dorë edhe një thikë, e cila është sekuestruar nga grupi hetimor si provë materiale.

Pas vrasjes, autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes. Sipas dëshmitarëve, rreth 15 minuta pas ngjarjes ai është parë duke u larguar në drejtim të varrezave të qytetit, shkruan Top Channel, transmeton Sinjali.

“Jemi në ndjekje të tij dhe më pas do të japim një informacion më të saktë për autorësinë e saktë të tij”, tha zv.drejtori i Hetimit të Krimeve.

Në lidhje me ngjarjen, tre persona të dyshuar si të përfshirë në konflikt janë shoqëruar në Komisariat, ndërsa forca të shumta policie dhe RENEA kanë ushtruar kontrolle pranë banesës së autorit të dyshuar dhe në zonën e varrezave.

Deri tani, autori i dyshuar nuk është lokalizuar.

Hetuesit po punojnë për të dokumentuar të gjithë dinamikën e konfliktit dhe për të përcaktuar motivin që çoi përplasjen e vjetër mes dy të rinjve deri në përdorimin e kallashnikovit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë: Viktima dhe autori ishin shokë që fëmijë, konflikti i vjetër përfundoi me kallashnikov appeared first on Sinjali.

  •  

Pritje të gjata për hyrje e dalje në Muçibabë, deri në një orë

Pritje të gjata janë regjistruar sonte në pikën kufitare të Muçibabës, ku qytetarët po presin deri në 60 minuta si në hyrje, ashtu edhe në dalje.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara në orën 19:45, kolona në hyrje të Muçibabës arrin deri në 700 metra, ndërsa në dalje deri në 500 metra.

Në pikat e tjera kufitare, pritjet janë dukshëm më të shkurtra. Në Han të Elezit, për shembull, pritjet për automjete janë rreth 15–20 minuta, ndërsa në Dheu të Bardhë deri në 20 minuta.

Për kamionë, pritjet në të gjitha pikat e raportuara janë 3–5 minuta.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pritje të gjata për hyrje e dalje në Muçibabë, deri në një orë appeared first on Sinjali.

  •  

Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë, dëshmitarja: I rridhte gjak nga koka, nuk e harroj atë skenë – tmerr, këtu luajnë fëmijët

Kozeta Shagla, banore e pallatit ku u vra 20-vjeçari Joan Zhuko në Korçë, ka rrëfyer momentet e para pas të shtënave dhe skenën tronditëse që pa.

Shagla tregoi se ndodhej në banesë bashkë me nënën e saj kur dëgjoi një zhurmë të fortë. Ajo doli nga banesa për të parë se çfarë kishte ndodhur, ndërsa pak metra më tutje pa 20-vjeçarin të shtrirë përtokë.

“Unë isha brenda në shtëpi. Dëgjova një zhurmë të madhe, sikur plasi diçka. I thashë mamit se do të dilja të shikoja çfarë po bëhej, mos kishte rënë ndonjë njeri nga shkallët që ta ndihmoja. Ngjitem unë me vrap dhe shikoj një njeri të shtrirë poshtë në tokë, barkas. Nuk e mblidhja dot veten fare”, rrëfeu ajo.

Ajo tha se viktima ishte rreth dy metra larg saj dhe kishte gjak në kokë.

“Pashë djalin të shtrirë poshtë, rreth dy metra, dhe po i rridhte gjak nga koka. Nuk e harroj atë skenë”, tha Shagla, shkruan Euronews.al, përcjell Sinjali.

Dëshmitarja theksoi se nuk e njihte viktimën dhe se ai nuk ishte banor i pallatit.

“Nuk e njohim fare. S’është i pallatit, nuk është i pallatit tonë. Nuk e njihja fare. Nuk e di as ku banonte. Është tmerr. Një tronditje e madhe. Është tmerr i Zotit. Ne këtu na luajnë fëmijët çdo ditë. Nuk e kuptoj çfarë po bëhet”, u shpreh ajo.

Shagla tha gjithashtu se nuk e kishte prekur viktimën, ndërsa theksoi se pamja e 20-vjeçarit të shtrirë përtokë i ka mbetur në mendje.

Sipas saj, fillimisht në vendngjarje mbërriti policia, ndërsa më pas edhe ekipet mjekësore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë, dëshmitarja: I rridhte gjak nga koka, nuk e harroj atë skenë – tmerr, këtu luajnë fëmijët appeared first on Sinjali.

  •  

Serbia dhe Izraeli bashkojnë forcat për dronët, Vuçiq: Në shtator hapim fabrikën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se Serbia do të hapë në shtator një fabrikë për prodhimin e dronëve në bashkëpunim me Izraelin.

Vuçiqi e bëri deklaratën sot, pas takimit me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy në Beograd.

Ai tha se fabrika pritet të hapet rreth 15 ose 20 shtatorit.

Duke folur për mundësinë e bashkëpunimit me Ukrainën në këtë fushë, Vuçiqi tha se gjatë takimit me Zelenskyn nuk është diskutuar për bashkëpunim ushtarak.

Deklarata e Vuçiqit është raportuar sot nga agjencia serbe e lajmeve Tanjug, ndërsa është publikuar edhe nga media të tjera rajonale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Serbia dhe Izraeli bashkojnë forcat për dronët, Vuçiq: Në shtator hapim fabrikën appeared first on Sinjali.

  •  

“Ne me bukë, ata me gur”: Kosova i dha qindra mijëra euro Ukrainës – Zelensky nga konaku i Vuçiqit nuk e njeh Kosovën

Kosova i ka dalë në krah Ukrainës që nga ditët e para të pushtimit rus, duke ofruar ndihmë financiare, strehim për gazetarë ukrainas dhe mbështetje të vazhdueshme institucionale. Në anën tjetër, Ukraina vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Kosovës.

Kontrasti u vu sërish në pah gjatë vizitës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Serbi, ku ai foli edhe për qëndrimin e Ukrainës ndaj Kosovës.

Pavarësisht mbështetjes që Prishtina i ka dhënë Kievit gjatë luftës, Zelensky përsëriti se Ukraina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Ndërkohë, lista e mbështetjes së Kosovës për Ukrainën është e gjatë.

22 shkurt 2022, vetëm pak ditë para nisjes së pushtimit të plotë rus, objekti i Qeverisë së Kosovës u ndriçua me ngjyrat e flamurit ukrainas, në shenjë solidariteti me Ukrainën.

1 mars 2022, Kosova ndau 150 mijë euro për strehimin e 20 gazetarëve ukrainas.

23 mars 2022, Qeveria e Kosovës mori vendim për dërgimin e kontingjentit të parë me ndihma humanitare për Ukrainën, në vlerë prej 100 mijë eurosh.

Mbështetja vazhdoi edhe gjatë vitit 2023.

23 shkurt 2023, Komuna e Prishtinës e mbushi sheshin e kryeqytetit me flamuj të Ukrainës, duke shprehur solidaritetin e Kosovës me popullin ukrainas.

22 mars 2023, Qeveria e Kosovës ndau edhe 305 mijë euro për disa gazetarë ukrainas që ishin strehuar në Kosovë.

Ndërsa më 14 gusht 2024, Qeveria vendosi të rrisë numrin e gazetarëve ukrainas dhe familjarëve të tyre të ngushtë të cilëve u ofrohet strehim i përkohshëm në Kosovë.

Në Prishtinë, mbështetja për Ukrainën është shfaqur edhe përmes simbolikës. Flamuri ukrainas është vendosur edhe në Hotel Grand, ndërsa institucionet kosovare kanë vazhduar të shprehin solidaritet me Ukrainën.

Pra, nga ndriçimi i institucioneve dhe flamujt në sheshe, te qindra mijëra euro ndihma dhe strehimi i qytetarëve e gazetarëve ukrainas, Kosova ka qenë e qartë në qëndrimin e saj.

Në anën tjetër, Ukraina ende nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur.

Dhe gjatë vizitës në Serbi, Zelensky zgjodhi qëndrimin e njohur të Kievit për Kosovën, pavarësisht mbështetjes që Prishtina i ka dhënë Ukrainës gjatë viteve të fundit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Ne me bukë, ata me gur”: Kosova i dha qindra mijëra euro Ukrainës – Zelensky nga konaku i Vuçiqit nuk e njeh Kosovën appeared first on Sinjali.

  •  

Puna të dielën e lejuar – kamionët mbi 20 tonë mund të qarkullojnë nesër

Të dielën, nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, për nesër nuk pritet të plotësohen kushtet për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit.

Kufizimet parashihen në rast të temperaturave të larta, me qëllim të mbrojtjes së infrastrukturës rrugore nga dëmtimet.

Ministria ka bërë të ditur se do të vazhdojë të monitorojë parashikimet meteorologjike në baza ditore dhe do të njoftojë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë në rast se plotësohen kushtet për zbatimin e kufizimeve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Puna të dielën e lejuar – kamionët mbi 20 tonë mund të qarkullojnë nesër appeared first on Sinjali.

  •  

Barcelona dhe Real Madridi i shprehin ngushëllime Messit pas vdekjes së babait të tij

FC Barcelona dhe Real Madridi kanë reaguar pas vdekjes së Jorge Messit, babait të legjendës së futbollit, Lionel Messi.

Barcelona, përmes një komunikate të nënshkruar nga presidenti dhe bordi drejtues, ka shprehur ngushëllime për familjen Messi dhe ka falënderuar Jorge Messin për besimin dhe përkrahjen që i dha klubit gjatë viteve të karrierës së djalit të tij.

Jorge Messi, i cili ishte edhe agjent i Lionel Messit, ndërroi jetë në Argjentinë pas një sëmundjeje të zgjatur.

Ngushëllime familjes Messi i ka shprehur edhe rivali historik i Barcelonës, Real Madridi, duke i uruar forcë Lionel Messit dhe familjarëve të tij në këto momente të vështira.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Barcelona dhe Real Madridi i shprehin ngushëllime Messit pas vdekjes së babait të tij appeared first on Sinjali.

  •  

Vritet 20-vjeçari në Korçë, ishte pjesë e Forcave të Armatosura – dyshohet se u ndoq para atentatit

Një 20-vjeçar është vrarë me armë zjarri në lagjen nr. 14 të Korçës, në Shqipëri.

Viktima është identifikuar si Joan Zhuko, i cili sipas raportimeve paraprake ishte pjesë e Forcave të Armatosura.

Dyshohet se Zhuko është ndjekur nga autori para se të qëllohej për vdekje në hyrje të një pallati. Arma e përdorur dyshohet të jetë kallashnikov.

I dyshuari, i identifikuar me inicialet K.A., është në kërkim nga Policia, shkruan Euronews.al, përcjell Sinjali.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, ndërsa hetimet kanë nisur për zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes.

Policia po vijon kërkimet për kapjen e autorit të dyshuar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vritet 20-vjeçari në Korçë, ishte pjesë e Forcave të Armatosura – dyshohet se u ndoq para atentatit appeared first on Sinjali.

  •  

Aksidenti me fatalitet në Prishtinë, dëshmitari: QKUK-ja ishte 150 metra larg, ambulanca arriti pas 15-20 minutash

Pas aksidentit të rëndë që ndodhi sot në rrugën “Shkupi” në Prishtinë, ku një person humbi jetën dhe një tjetër u lëndua, ka reaguar futbollisti i KF Prishtina e Re, Arbër Prekazi, i cili ishte dëshmitar i ngjarjes.

Prekazi ka treguar se ishte në një spital privat kur nga dritarja pa aksidentin dhe menjëherë doli për t’u ofruar ndihmë të aksidentuarve.

Ai tha se aksidenti ndodhi rreth 30 metra larg dy spitaleve private dhe rreth 150 metra nga QKUK-ja dhe Emergjenca.

Sipas rrëfimit të tij, ambulanca arriti pas rreth 15-20 minutash, ndërsa njëri nga të aksidentuarit tashmë kishte ndërruar jetë.

“Sa e lirë qenka jeta në Kosovë… Sot nuk pashë thjesht një aksident. Sot pashë se sa shpejt mund të ndryshojë jeta”, ka shkruar Prekazi.

Ai ka bërë thirrje për më shumë ndërgjegjësim dhe njohuri për ndihmën e parë, duke theksuar se në raste të tilla çdo minutë mund të jetë vendimtare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksidenti me fatalitet në Prishtinë, dëshmitari: QKUK-ja ishte 150 metra larg, ambulanca arriti pas 15-20 minutash appeared first on Sinjali.

  •  

Kërkimet për varreza masive në Zubin Potok vazhdojnë, hetohet lokacioni i tretë

Kërkimet për varreza masive të dyshuara në Zubin Potok po vazhdojnë edhe sot, disa ditë pasi autoritetet nisën veprimet në terren në kuadër të hetimeve për krime lufte.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës kanë vazhduar punën në terren, ndërsa sot kanë operuar në lokacionin e tretë.

Sipas njoftimit, hetuesit e rastit kanë informuar prokuroren Florije Salihu-Shamolli lidhur me gjetjet dhe rezultatet e deritanishme të kërkimeve.

“Në këtë lokacion janë duke u zhvilluar ekzaminimet dhe procedurat e nevojshme hetimore, në koordinim të plotë ndërmjet Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës, dhe institucioneve të tjera kompetente, me qëllim zbardhjen e të gjitha rrethanave”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë deklaruar se do të vazhdojnë me veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.

“Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës mbeten të përkushtuara për zbardhjen e plotë të këtij rasti, duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me ligjin dhe në koordinim të ngushtë ndërinstitucional”, thuhet më tej.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kërkimet për varreza masive në Zubin Potok vazhdojnë, hetohet lokacioni i tretë appeared first on Sinjali.

  •  

Kusari-Lila pas vezëve të Kadrijajt ndaj Kurtit: Uroj që të jetë qetësuar pas atij momenti

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar pas incidentit në Kuvendin e Kosovës, ku deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, hodhi vezë në drejtim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Kusari-Lila e ka kritikuar veprimin e deputetes, duke thënë se sjellje të tilla nuk i kontribuojnë zgjidhjes së situatës politike në vend.

“Nuk kam çfarë të shtoj për veprimin e deputetes, përveçse të uroj që të jetë qetësuar pas atij momenti dhe që, bashkë me grupin e saj parlamentar, të arrijnë të kuptojnë se me praninë dhe votimin e tyre për konstituimin e institucioneve mund të kontribuojnë shumë më dobishëm për vendin sesa me veprime të tilla”, ka shkruar Kusari-Lila.

Ajo ka theksuar se veprimi politik dhe kauza duhet të kenë bashkërendim logjik, duke shtuar se kur këto përplasen me njëra-tjetrën, veprimi politik bëhet kaotik dhe i udhëhequr nga emocionet e mllefi.

Reagimi i saj vjen pas tensioneve të krijuara në seancën konstituive të Kuvendit, e cila u ndërpre pasi Kadrijaj hodhi vezë në drejtim të Kurtit. Pas incidentit pati edhe përplasje mes deputetëve të VV-së dhe AAK-së.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kusari-Lila pas vezëve të Kadrijajt ndaj Kurtit: Uroj që të jetë qetësuar pas atij momenti appeared first on Sinjali.

  •  

Messi në zi – i vdes babai, e kishte krahun e djathtë edhe në karrierë

Jorge Messi, babai dhe ish-menaxheri i Lionel Messit, ka vdekur në moshën 68-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë.

Ai ndërroi jetë të premten në një klinikë në Rosario të Argjentinës, ku po merrte trajtim. Lajmi është konfirmuar nga familja dhe është raportuar nga Reuters dhe Associated Press.

Jorge Messi nuk ishte vetëm babai i yllit argjentinas, por edhe një prej njerëzve më të rëndësishëm në rrugëtimin e tij drejt majave të futbollit.

Kur Lionel Messi ishte vetëm 13-vjeçar, Jorge e shoqëroi atë drejt Barcelonës, në një hap që do t’ia ndryshonte përgjithmonë jetën djalit të tij.

Për vite me radhë, ai u kujdes për kontratat, transferimet dhe çështjet e biznesit të Lionel Messit, duke qenë një nga këshilltarët e tij më të afërt.

Gjendja shëndetësore e Jorge Messit ishte bërë e ditur gjatë këtij viti, ndërsa familja kishte kërkuar privatësi për situatën e tij.

Vdekja e tij vjen pak kohë pas përfundimit të Kupës së Botës 2026, gjatë së cilës Lionel Messi kishte treguar emocione të forta. Reuters raportoi se Messi kishte qëndruar pranë babait të tij pas Botërorit, përpara se të kthehej te Inter Miami.

Jorge Messi lë pas bashkëshorten Celia Cuccittini dhe fëmijët Lionel, Rodrigo, Matías dhe María Sol.

Bota e futbollit ka nisur t’i shprehë ngushëllime familjes Messi pas lajmit për vdekjen e tij.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Messi në zi – i vdes babai, e kishte krahun e djathtë edhe në karrierë appeared first on Sinjali.

  •  

Senati amerikan miraton projektligjin për sanksione të reja ndaj Rusisë

Senati i Shteteve të Bashkuara ka miratuar të premten një projektligj që parasheh sanksione të reja ndaj Rusisë dhe ndaj vendeve që vazhdojnë të blejnë naftë dhe gaz rus.

Projektligji u miratua me 86 vota pro dhe 11 kundër dhe tani duhet të shqyrtohet edhe nga Dhoma e Përfaqësuesve, shkruan Al Jazeera, përcjell Sinjali.

Nëse miratohet edhe aty dhe nënshkruhet nga presidenti, ai do të bëhet ligj.

Masat synojnë të rrisin presionin ekonomik ndaj Moskës dhe të godasin të ardhurat që Rusia i përdor për të financuar luftën në Ukrainë.

Projektligji është mbështetur nga senatori i ndjerë Lindsey Graham, i cili për më shumë se një vit kishte kërkuar masa më të ashpra ndaj Rusisë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, e ka përshëndetur vendimin e Senatit.

“Jemi shumë mirënjohës. Presioni i fortë amerikan dhe sanksionet ndaj Rusisë janë ato që do të ndihmojnë më së shumti”, ka shkruar Zelenskyy.

Projektligji parashikon gjithashtu masa ndaj bankave, kompanive dhe personave rusë, si dhe ndaj vendeve që blejnë naftën dhe gazin e Rusisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Senati amerikan miraton projektligjin për sanksione të reja ndaj Rusisë appeared first on Sinjali.

  •  

Pritje deri në një orë në disa pika kufitare, më e ngarkuara Muçibaba

Pritje të gjata janë raportuar në disa pika të kalimit kufitar, sipas të dhënave të përditësuara.

Pritja më e gjatë është në Muçibabë, ku në hyrje dhe dalje pritjet janë rreth 1 orë. Në këtë pikë ka edhe kolona të gjata, me rreth 700 metra në hyrje dhe 500 metra në dalje.

Jarinjë, pritja në dalje arrin deri në 1 orë, ndërsa në hyrje rreth 30 minuta. Kolona në dalje është rreth 700 metra, ndërsa në hyrje rreth 400 metra.

Merdarë, pritja në dalje është 50 deri në 60 minuta, pra deri në 1 orë, ndërsa në hyrje është vetëm 3 deri në 5 minuta. Në dalje raportohet kolonë prej rreth 500 metrash.

Han të Elezit, pritja është rreth 15 minuta në të dyja drejtimet, me kolona prej rreth 150 metrash.

Dheu i Bardhë, pritjet variojnë nga 10 deri në 20 minuta, ndërsa kolona është rreth 50 metra në të dyja drejtimet.

Në pikat tjera kufitare, pritjet janë dukshëm më të shkurtra dhe kryesisht nuk kalojnë 5 minuta.

Të dhënat janë përditësuar rreth orës 16:06.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pritje deri në një orë në disa pika kufitare, më e ngarkuara Muçibaba appeared first on Sinjali.

  •  

Rrezarta Krasniqi: VV-ja i hidhte vezët për pushtet, sot vezët hidhen për ta ruajtur shtetin

Anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi, ka publikuar një video nga arkiva, ku shihet ish-kryeministri Isa Mustafa duke u gjuajtur me vezë nga aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, në kohën kur kjo e fundit ishte në opozitë.

Krasniqi, përmes një postimi, ka bërë një krahasim mes protestave të atëhershme të Vetëvendosjes dhe hedhjes së vezëve ndaj deputetëve të kësaj partie, duke thënë se këto dy raste nuk mund të krahasohen.

“Nuk bën të krahasohen vezët e hedhura nga Vetëvendosja si qëllim pushtetin personal e partiak, me vezët e hedhura kundër Vetëvendosjes që vullnetshëm e shkelën Kushtetutën e Kosovës mbrëmë e aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese”, ka shkruar ajo.

Ajo ka kujtuar se Vetëvendosje i kishte hedhur vezë një kryeministri në ditën kur ai kishte ardhur në Kuvend për t’u dhënë llogari deputetëve.

“Vetëvendosja i hidhte vezë një kryeministri, bash në ditën kur ai kishte ardhur t’u jap llogari deputetëve, ashtu siç ia cakton detyra e detyrimi”, ka deklaruar Krasniqi.

Sipas saj, situata e sotme është e ndryshme, duke pretenduar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe Vetëvendosje nuk po i japin llogari institucioneve.

“Në anën tjetër, Albin Kurti me Vetëvendosjen sot kishin ardhur të na thoshin se ata s’i japin llogari askujt, as Kushtetutës së vendit të cilin deri dje e kanë udhëhequr e sot e mbajnë të uzurpuar”, ka shkruar ajo.

Në fund, Krasniqi ka theksuar se, sipas saj, nuk mund të përdoret argumenti se edhe Vetëvendosje kishte hedhur vezë në të kaluarën.

“Prandaj, jo. Nuk është arsyetimi se ‘edhe Vetëvendosja ka hedhur vezë’, sepse Vetëvendosje vezët e hedhura i pati arsyetim për pushtet e vezët e sotme janë arsye për ta ruajtur shtetin”, ka përfunduar ajo.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rrezarta Krasniqi: VV-ja i hidhte vezët për pushtet, sot vezët hidhen për ta ruajtur shtetin appeared first on Sinjali.

  •  

Kontrolli i Doganës në argjendarinë në Prizren, pronari flet për Sinjalin

Pas raportimit të Gazetës Sinjali për kontrollin e Doganës së Kosovës në një argjendari në Prizren, në redaksinë e Sinjalit ka kontaktuar Pjetër Gruda, i cili ka sqaruar se kontrolli ka përfunduar pa ndonjë problem.

Gruda ka deklaruar se biznesi është në rregull dhe se, sipas tij, nuk ka pasur ndonjë dyshim të bazuar apo informacion paraprak që ka çuar në kontroll.

“Ka përfundu gjithçka në rregull. Nuk ka dyshime të bazuara, biznesi është në rregull”, ka deklaruar Gruda për Gazetën Sinjali.

Ai ka thënë se zyrtarët doganorë u kanë bërë të ditur se kontrolli është kryer në kuadër të një verifikimi, pa pasur ndonjë informacion konkret për shkelje.

“Për kontroll kanë ardhur rastësisht, thjesht ‘hajde ta shohim se a janë në rregull’. Jo që kanë pasë ndonjë informacion ose diçka. Kështu kanë deklaru zyrtarët: vetëm kemi dashtë të kontrollojmë se a është gjithçka në rregull”, ka thënë Gruda.

Ai ka theksuar se pas përfundimit të kontrollit, gjithçka ka rezultuar në rregull dhe nuk ka pasur ndonjë problem me biznesin.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe Doganën e Kosovës për të marrë një përgjigje zyrtare lidhur me kontrollin dhe arsyen e tij, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk ka marrë përgjigje.

Sinjali do t’i publikojë edhe sqarimet e Doganës, nëse ato arrijnë në redaksi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kontrolli i Doganës në argjendarinë në Prizren, pronari flet për Sinjalin appeared first on Sinjali.

  •  

Ambasada britanike u bën thirrje deputetëve: Punoni urgjentisht bashkë për të mirën e Kosovës dhe partneriteteve ndërkombëtare

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka reaguar pas shtyrjes së seancë për konstituimin e Kuvendit, pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk propozoi kandidat për kryetar të Kuvendit.

Ambasada Britanike ka theksuar se Kosova ka kaluar shumë ditë pa një parlament plotësisht funksional gjatë dy viteve të fundit.

Në reagim thuhet se përgjegjësia për këtë situatë bie mbi politikanët e Kosovës, të cilët, sipas ambasadës, duhet të punojnë së bashku për të gjetur një zgjidhje përmes dialogut dhe negociatave paqësore.

“Parlamenti është zemra e demokracisë. Ai e mban qeverinë përgjegjëse dhe mundëson miratimin e legjislacionit që mund ta çojë shoqërinë dhe ekonominë përpara. Kosova ka qenë pa një parlament plotësisht funksional për shumë ditë gjatë dy viteve të fundit. Kjo është përgjegjësi e politikanëve të Kosovës, jo e sistemit të saj. Tani ata duhet urgjentisht të punojnë së bashku për ta zgjidhur këtë situatë përmes dialogut dhe negociatave paqësore, në të mirë të popullit të mrekullueshëm të Kosovës dhe partneriteteve të saj ndërkombëtare”, thuhet në reagim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ambasada britanike u bën thirrje deputetëve: Punoni urgjentisht bashkë për të mirën e Kosovës dhe partneriteteve ndërkombëtare appeared first on Sinjali.

  •  

Droni hyn në hapësirën ajrore të Bullgarisë dhe shpërthen pranë kufirit me Rumaninë

Një dron ka hyrë herët të shtunën në hapësirën ajrore të Bullgarisë nga drejtimi i Rumanisë dhe ka shpërthyer rreth 100 metra brenda territorit bullgar, pranë një ish-pike kufitare.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 08:10, në një zonë me fusha luledielli, rreth 200 metra nga një stacion kompresor në territorin rumun dhe afërsisht një kilometër nga një stacion kompresor bullgar i gazsjellësit Trans-Balkan.

Autoritetet bullgare kanë bërë të ditur se nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar dhe as dëme në ndërtesa, infrastrukturë apo tokën bujqësore.

Kryeministri bullgar Rumen Radev njoftoi për incidentin pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë në Këshillin e Ministrave. Sipas tij, droni kishte hyrë nga hapësira ajrore rumune, por nuk ishte zbuluar as në Rumani dhe as në Bullgari.

“Ky dron nuk është zbuluar apo identifikuar në hapësirën ajrore rumune. As në hapësirën tonë ajrore”, deklaroi Radev, duke e cilësuar zbulimin e mjeteve të vogla fluturuese në lartësi të ulët si një sfidë të rëndësishme.

Për shkak të dëmtimeve të shumta nga shpërthimi, autoritetet ende nuk kanë mundur të përcaktojnë nëse bëhet fjalë për një dron civil apo ushtarak. Radev tha se nuk bëhet fjalë për një mjet të vogël rekreativ, por për një dron më të madh.

Specialistët po analizojnë mbetjet për të përcaktuar modelin e dronit dhe nëse ai transportonte lëndë shpërthyese. Kryeministri bullgar theksoi se është ende herët për të përcaktuar nëse incidenti ishte i qëllimshëm.

Ngjarja ka shtuar shqetësimet në Bullgari, veçanërisht pas një serie incidentesh të ngjashme në Rumaninë fqinje. Sipas autoriteteve bullgare, vetëm së fundmi Forcat Ajrore rumune rrëzuan tre dronë të tipit Shahed, të përdorur gjerësisht nga Rusia në luftën në Ukrainë.

Pas këtyre incidenteve, Ministria bullgare e Mbrojtjes kishte forcuar mbikëqyrjen dhe mbulimin radarik përgjatë kufirit verior. Pas shpërthimit të së shtunës, autoritetet kanë vendosur të rishpërndajnë edhe forcat e Policisë Kufitare përgjatë gjithë kufirit, nga Turqia në Rumani, me qëllim përmirësimin e zbulimit dhe neutralizimit të dronëve.

Ministri i Mbrojtjes Dimitar Stoyanov deklaroi se që prej 31 korrikut Bullgaria ka forcuar më tej mbrojtjen e hapësirës ajrore, duke vendosur sisteme raketore kundërajrore, helikopterë Cougar dhe avionë Su-25. Gjithashtu, janë shtuar stacionet radarike dhe masat e sigurisë pranë objekteve strategjike.

Droni shpërtheu dhe më pas ra në një fushë me luledielli. Guvernatori rajonal Ruslan Tomov tha se nuk ka arsye për panik dhe se qarkullimi në pikën kufitare pranë vendit të incidentit vijon normalisht.

Vendndodhja e shpërthimit ka tërhequr vëmendje të veçantë për shkak të afërsisë me infrastrukturën energjetike. Zona ndodhet rreth një kilometër nga stacioni kompresor bullgar i gazsjellësit Trans-Balkan dhe rreth 200 metra nga objekti përkatës në territorin rumun.

Sipas Radev, incidenti ka nxjerrë në pah edhe boshllëqet në kapacitetet radarike të Bullgarisë. Mjetet e vogla që fluturojnë në lartësi të ulët mund t’u shpëtojnë sistemeve ekzistuese të zbulimit, ndërsa procesi për pajisjen e vendit me radarë të rinj tredimensionalë është vonuar prej vitesh.

Bullgaria pritet ta ngrejë çështjen në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Atlantikut të Veriut. Autoritetet bullgare do të paraqesin informacionet mbi dronin që shpërtheu në territorin e vendit, ndërsa Rumania pritet të raportojë mbi incidentet me dronë në hapësirën e saj ajrore.

Deri tani, autoritetet bullgare kanë konfirmuar vetëm praninë e një droni. Origjina, modeli dhe qëllimi i tij mbeten ende nën hetim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Droni hyn në hapësirën ajrore të Bullgarisë dhe shpërthen pranë kufirit me Rumaninë appeared first on Sinjali.

  •  
❌