Në qershor të vitit 2026, numri i civilëve të vrarë në Ukrainë arriti nivelin më të lartë mujor që nga muajt e parë të pushtimit rus në vitin 2022, sipas një raporti të ri të Misionit të OKB-së për Monitorimin e të Drejtave të Njeriut në Ukrainë.
Raporti dokumenton të paktën 293 civilë të vrarë dhe afro 2 000 të plagosur gjatë muajit qershor, ndërsa sulmet me raketa dhe dronë rusë janë intensifikuar në qytete të ndryshme të vendit. OKB-ja thekson se përdorimi në rritje i armëve me rreze të gjatë veprimi dhe sulmet ndaj zonave të banuara kanë shkaktuar një rritje të ndjeshme të viktimave civile.
Sipas të dhënave të verifikuara nga OKB-ja, që prej fillimit të pushtimit në shkurt 2022 janë regjistruar mbi 16 400 civilë të vrarë dhe më shumë se 48 400 të plagosur, megjithëse organizata vlerëson se bilanci real është më i lartë për shkak të vështirësive në verifikimin e rasteve në zonat e pushtuara.
Raporti paralajmëron se, pas një muaji maj me nivel të lartë viktimash, qershori shënoi një përkeqësim të mëtejshëm të situatës humanitare, duke e bërë atë muajin më vdekjeprurës për civilët në më shumë se katër vjet luftë.
Dite e zakonshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ja kaloni mire pranë partnerit, por nuk do përjetoni emocione te veçanta. Beqaret duhet te mos nxitohen për te krijuar një lidhje sepse disa persona do kërkojnë vetëm t’i gënjejnë e t’i mashtrojnë. Merkuri do ju ndihmoje ne planin financiar dhe do ua beje me te qarta mendimet. Gjendja do stabilizohet shpejt.
Demi
Jeta sentimentale do jete ne plan te dyte gjate kësaj dite sepse prioritet do i jepni jetës profesionale. priten edhe projekte te reja mjaft te rëndësishme. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa asnjë te veçante. Merrini gjerat si t’iu vijnë. Ne planin financiar do jeni te detyruar te hiqni dore nga shpenzimet e tejskajshme sepse gjendja nuk duhet shume e favorshme.
Binjaket
Tregohuni te sinqerte sot me atë qe keni ne krah dhe mos i mbani asnjë te fshehte, Kjo do e shtoje besimin e tij tek ju dhe do ua rrite piket. Beqaret do kërkojnë te qëndrojnë serish vetëm dhe as qe do iu shkoje neper mend te joshin dike. Financat ka rrezik te ndërlikohen disi. Mbajini këmbët mbi toke sepse shume shpejt mund te pendoheni nga veprimet e kryera.
Gaforrja
Do keni disa përplasje me partnerin tuaj gjate kësaj dite megjithatë nuk do alarmoheni nga kjo. Pas mesditës klima do filloje dalëngadalë te ngrohet. Beqaret me ne fund do ja arrijnë qëllimit dhe do e bëjnë për vete personin qe pëlqejnë. Ne planin financiar do përballeni me vështirësi goxha te mëdha, prandaj do ju duhet patjetër te hiqni dore nga disa shpenzime.
Luani
Çdo gjë do shkoje si duhet sot ne planin sentimental. Do i kuptoni gabimet qe keni bere dhe do mundoheni te gjeni mënyrën e duhur për t’i ndrequr. Beqaret as qe do e kenë mendjen tek dashuria sepse edhe ashtu si janë do ndihen për mrekulli. Gjendja e financave do jete goxha e mire. Do arrini te kryeni transaksione te rëndësishme dhe disa investime te mira.
Virgjeresha
Nëse keni kohe qe jeni ne një lidhje, por kohet e fundit ju kane dale disa probleme te vogla, mire është te mundoheni t’iu gjeni zgjidhje te shpejte dhe te mendoni vetëm për te ardhmen. Nuk ja vlen te merreni gjate me gjera elementare. Beqaret do kenë një dite shume te zakonshme dhe pa ndonjë emocion te madh. Financat do kenë disa tronditje te vogla.
Peshorja
Dite mjaft e turbullt kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do i çoni me tej projektet qe keni nisur me herët dhe here pas here do ndiheni te mërzitur. Beqaret nuk do jene me fat, kështu qe sado ta kërkojnë dashurinë, nuk do mund ta gjejnë dot. Me financat do jeni gjithë kohës vigjilente dhe nuk do kryeni aspak shpenzime te pamenduara.
Akrepi
Dite mjaft e këndshme kjo e sotmja për personat qe janë ne një lidhje. Do ndiheni te bekuar nga yjet dhe do përjetoni emocione pa fund ne krahët e partnerit. Beqaret me shume gjase do fillojnë një histori dashurie mjaft pasionante. Ne planin financiar nuk priten aspak vështirësi sepse do dini t’i menaxhoni mjaft mire te ardhurat.
Shigjetari
Do keni ide shume te mira gjate kësaj dite sesi te bëni jetën tuaj ne çift sa me te bukur dhe harmonike. Gjithçka ka për te shkuar si e kishit ëndërruar. Beqaret do realizojnë takime mbresëlënëse dhe jeta ka për t’iu ndryshuar rrënjësisht. Ne planin financiar priten goxha vështirësi, kështu qe kujdes me çdo shpenzim qe do kryeni.
Bricjapi
Dite e ekuilibruar do jete kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do jeni te duruar dhe here pas here do hapni rruge ne mënyrë qe gjerat te ecin si duhet. Beqaret duhet ta kontrollojnë veten dhe jo te hedhin hapa te gabuara. Ne planin financiar do ndiheni me te qete. Me shume kujdes dhe maturi do i zgjidhni problemet qe keni pasur.
Ujori
Sot do e ndryshoni sjelljen dhe rutinën e jetës suaj ne çift vetëm e vetëm qe personi qe keni ne krah te ndihet sa me mire te jete e mundur. Debatet dhe mosmarrëveshjet do marrin fund njëherë e përgjithmonë. Beqaret do realizojnë një takim vendimtar i cili do ua ndryshoje jetën. Buxhetin do e menaxhoni me shume maturi dhe përkujdes. Gjendja do jete e qëndrueshme.
Peshqit
Nëse keni pasur probleme serioze me partnerin gjate kësaj kohe, sot gjerat duket se do fillojnë te përmirësohen. Do jeni me tolerante dhe do i pranoni gabimet qe keni kryer. Beqaret do jene te bekuar nga yjet dhe do e gjejnë personin e ëndrrave. Gjendja e financave do vije duke u përmirësuar fale masave qe keni marre dhe fale ndihmës se familjareve.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një videokartolinë me momentet kryesore nga vizita e tij në Bruksel, ku u zhvillua Konferenca e IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Europian, e cila shënoi mbylljen e tre kapitujve të negociatave për anëtarësim.
Në fillim të videos shfaqet një bisedë informale mes Ramës dhe anëtarëve të delegacionit shqiptar. Kryeministri pyet kryenegociatoren Majlinda Dhuka nëse është e mundur të mbyllen më shumë se tre kapituj njëherësh.
“Mund të bëhen më shumë se 3?”, pyet Rama, ndërsa Dhuka përgjigjet se preferohet mbyllja e kapitujve në grupe prej tre, pasi diskutimet me vendet anëtare janë më të frytshme në këtë format.
Gjatë bisedës, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, thekson se kjo ishte hera e parë në dy dekada që zhvillohen katër tryeza ndërqeveritare brenda së njëjtës ditë.
“Ky është takimi i fundit i llojit. Që prej dy dekadash është hera e parë që bëhen katër në një ditë”, shprehet Hoxha, ndërsa Majlinda Dhuka shton se një situatë e tillë nuk kishte ndodhur që nga viti 2002.
Videoja vijon me një moment më të lehtë, ku Rama nuk kursen batutat teksa delegacioni drejtohet drejt sallës së Konferencës.
“Hajde, photo, important, important stuff, photo”, dëgjohet të thotë kryeministri me humor.
Pamjet përfshijnë gjithashtu takimin e Ramës me Komisioneren për Zgjerimin, Marta Kos, dhe ministrin irlandez për Çështjet Evropiane dhe Mbrojtjen, Thomas Byrne, si edhe episode nga Konferenca e IX Ndërqeveritare dhe deklaratat e kryeministrit për mediat pas përfundimit të saj.
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa në zonat malore të veriut dhe lindjes do të ketë vranësira të pakta deri mesatare, kalimtare.
Në veri dhe verilindje priten reshje të dobëta shiu në formë pikash. Në zonat e larta të Alpeve dhe në verilindje, në intervale të shkurtra kohore, mund të zhvillohen shtrëngata të izoluara. Pjesa tjetër e vendit do të mbetet pa reshje.
Era do të fryjë nga veriperëndimi në perëndim me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa deti do të ketë valëzim të ulët, me forcë 1–2 ballë.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara mund të godasin urat dhe termocentralet e Iranit javën e ardhshme nëse Teherani nuk rikthehet në tryezën e bisedimeve.
“Javën e ardhshme bëhet shumë keq për ta. Do t’i shkatërrojmë termocentralet dhe urat e tyre nëse nuk negociojnë”, tha Trump.
Deklaratat vijnë në një kohë kur përplasjet mes SHBA-së dhe Iranit kanë hyrë në ditën e katërt, ndërsa tensionet në Ngushticën e Hormuzit vazhdojnë të rriten. SHBA ka rifilluar bllokadën e porteve iraniane dhe ka ndërmarrë sulme të reja kundër objektivave që, sipas Pentagonit, lidhen me sulmet ndaj anijeve tregtare.
Nga ana tjetër, Irani ka goditur objektiva ushtarake amerikane në Bahrein dhe Jordani, si dhe ka marrë përgjegjësinë për sulmet ndaj dy cisternave të Emirateve të Bashkuara Arabe, duke pretenduar se ato kishin shkelur paralajmërimet e autoriteteve iraniane.
Ndërkohë, Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, ka rikujtuar se sulmet e qëllimshme ndaj infrastrukturës civile, si urat dhe termocentralet, përbëjnë shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe mund të konsiderohen krime lufte.
Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme ndërkohë që nga burgu i grave në Posjkë do të lënë qelitë 12 të dënuara.
Në pritje të daljes së tyre, janë familjare të shumtë të cilët ndihen të lumtur që ribashkohen me të afërmit e tyre të cilët kanë qenë në këto dy institucione të vuajtjes së dënimit deri ditën e sotme dhe kanë përfituar nga amnistia.
“Kam djalin. Thonë që djalit tim i gjetën drogë, ndërkohë që në shtëpi nuk i gjetën asgjë. Nuk e kam fare mirë nga ana shëndetësore. Djali im ka tre vjet që me arrestin në shtëpi. Jam shumë e lumtur që do të dalë, por është i sëmurë”, u shpreh nëna e një prej të burgosurve, i cili pritet të dalë sot nga burgu.
Analisti Preç Zogaj ka deklaruar në emisionin “Trialog” të Alba Alishanit në RTSH1 se opozita shqiptare duhet të sillet si një forcë qeverisëse në çështjen e integrimit europian, duke e konsideruar këtë si një detyrim strategjik ndaj vullnetit të qytetarëve.
Zogaj theksoi se pavarësisht dallimeve natyrore që ekzistojnë midis pozitës dhe opozitës në mbledhje të ndryshme, sidomos ato ndërkombëtare ku palët shfaqin identitetin dhe qëndrimet e tyre, opozita duhet të adoptojë një qasje konstruktive dhe unifikuese për integrimin.
“Opozita duhet të sillet si qeveri gjithë për integrim gjithmonë”, deklaroi Zogaj, duke shtuar se strategjikisht kjo i shkon për shtat çdo opozite.
Ai argumentoi se arsyeja kryesore është mbështetja e jashtëzakonshme popullore për integrimin në Bashkimin Europian.
“Nuk ka një vend në botë që 92% e qytetarëve mbi 35 vjeç të jenë kaq pro integrimit. Ruhet një mazhorancë e tillë e pa shembull e dëshirë e vullnetit të shqiptarëve për të qenë në Evropë dhe elitat politike gjithmonë duhet ta matin gjithë qasjen e tyre për integrimin në raport me këtë përqindje.
Pra, nuk mund të jetë një partiak ajo 92-tëshi – është një shumicë se asnjë parti nuk ka në Shqipëri. Kështu që prandaj them që kjo është arsyeja e parë që duhet të sillet si me qenë në qeveri edhe opozita”, tha Zogaj.
Analisti vuri në dukje se opozita dhe pozita nuk janë e njëjta gjë dhe se ka raste kur palët duhet të shfaqin qëndrimet e tyre të veçanta, por në procesin e integrimit evropian, sipas tij, duhet të mbizotërojë një frymë bashkëpunimi që tejkalon interesat e ngushta partiake.
Analisti Lorenc Vangjeli, i ftuar në emisionin “Trialog” të Alba Alishanit në RTSH1, e cilësoi mbylljen e tre kapitujve me BE-në si një moment historik që kërkon unitet kombëtar, duke e quajtur atë një “klithmë qortimi” për politikën e ndarë shqiptare.
“Pra, pluralizmi është thelbi i demokracisë, por ky lajm vjen edhe si një klithmë qortimi për të na kujtuar që ka megjithatë disa gjëra, disa akte, disa detyra kombëtare që janë të shtruara përpara të gjithëve. Pavarësisht ndasive të jashtëzakonshme, pavarësisht tensioneve të jashtëzakonshme që shpesh politika krejtësisht fëmijërore dhe inatçore prodhon me shumicë, Tirana duhet t’i tejkalojë dhe duhet të bëhen bashkë. E sotmja është pikërisht një ftesë për një gjë të tillë”, tha Vangjeli.
Ai theksoi se shqiptarët, kur janë mes vetes, shndërrohen shpesh në armiqtë më të mëdhenj të njëri-tjetrit, derisa u shfaqet një “armik real”.
Por në këtë rast, sipas tij, nuk ka zgjidhje tjetër veç bashkimit, pasi anëtarësimi në BE nuk është thjesht një aspiratë, por “zgjidhja e vetme” për vendin si pjesë e kontinentit.
“Ne nuk kemi zgjidhje tjetër. Nuk mund të zgjedhim dot zgjidhje tjetër sepse jemi pjesë e kontinentit. Kjo së paku do të duhej të na bënte bashkë”, shtoi ai, duke pranuar se kjo është “jashtëzakonisht e vështirë, pavarësisht dhe ndoshta është e pamundur” për shkak të kulturës politike ekzistuese. Vangjeli kritikoi mentalitetin e ndarjes partiake.
“E di që është e ngulitur edhe në kohën kur ishin socialistët në opozitë edhe tani që janë në pushtet, dhe demokratët në pushtet edhe opozitë — pra anasjelltas, që e thënë me fjalët më të thjeshta: nëse Rama do të buzëqeshte për lajmin e mirë të marrë në Bruksel, Berisha do të nxinte se do t’i dukej si suksesi i kundërshtarit të tij dhe jo i vendit. Njëlloj siç nxinte Rama dje për çdo hap që hidhte ish shumica e djeshme. Dhe kjo është kaq primitive, kaq ka një nevojë kaq urgjente për t’u tejkaluar, për t’u emancipuar”, u shpreh ai.
Analisti përfundoi duke theksuar nevojën për të “emancipuar fillimisht kuajt e karrocës sonë, se duket që vrapojnë më pak se vetë karroca që tani ka një inerci tjetër”.
Spanja është finalistja e parë e Botërorit 2026, kjo pas fitores 0-2 ndaj Francës në Dallas.
Gjysmëfinalja, e cila premtoi spektakël, nisi me ritëm të lartë nga të besuarit e De La Fuentes, të cilët arritën të fitonin një penallti me Yamal, e cila u shndërrua në gol nga Oyarzabal në minutën e 22’.
“Gjelat” u munduan të gjenin golin e barazimit, por mbrojtja e “La Roja”-s ishte e pathyeshme.
Në pjesën e dytë, ishte Pedro Porro, i cili pasi gjeti veten e lirë në zonë, nuk gaboi përballë Maignan.
Ekipi i Deschamps provoi sërish për të rihapur lojën, por tentativat e Mbappe nuk shkuan në rrjetë.
Kështu Spanja bëhet finalistja e parë e Botërorit dhe në Nju Jork do të presë fituesin e sfidës Angli-Argjentinë.
Franca nga ana tjetër humb rastin për të arritur finalen e tretë radhazi, ndërsa do të luajë një ndeshje me zemër të thyer për vendin e tretë dhe të katërt të shtunën e 18 korrikut.
REZULTATI:
Francë 0-2 Spanjë
Oyarzabal (P) 22′, Porro 58′
NGJARJET KRYESORE:
90+7′ Mbyllet ndeshja me fitoren 0-2 të Spanjës!
90+5′ Dembele godet nga distanca, por Unai Simon arrin ta ndalë.
90′ Akordohen 7 minuta shtesë.
89′ Mbappe provon nga goditja e dënimit, me topin që shkon mbi kuadrat.
78′ Ferran Torres godet me kokë, por topi përfundon jashtë.
67′ Mbappe godet në hyrje të zonës, por tentativa e tij përfundon jashtë kuadratit.
58′ Goool Spanja 0-2/ Porro merr një top në zonë dhe i vetëm përballë Maignan tund rrjetën. (Video)
46′ Nis pjesa e dytë!
45+7′ Mbyllet pjesa e parë!
45′ Akordohen 6 minuta shtesë.
22′ Goool Spanja 0-1/ Oyarzabal nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë. (Video)
20′ Penallti për Spanjën! Yamal pengohet në zonë nga Digne dhe gjyqtari akordon 11-metërsh. (Video)
Këto janë momentet kur të rinjtë që aspirojnë të veshin uniformën blu marrin ushqimin në ambientet e mensës.
Pas helmimit të dytë në Akademinë e Sigurisë, prej dy javësh institucioni ka hequr dorë nga ushqimi me katering për studentët. Burimet thanë për A2CNN se tashmë ushqimi përgatitet në mensën e institucionit.
Në vetëm një muaj në akademinë e Sigurisë ndodhën dy helmime ku në total 116 kursantë shfaqën simptoma si të vjella, diarre dhe temperaturë pas konsumimit të vakteve me katering. Kursantët morën ndihmë mjekësore në spital ndërsa nisi hetimi për standardet e sigurisë ushqimore në akademinë e sigurisë.
Ushqimi për kursantët gatuhej në ambientet e kompanisë Sor Al dhe më pas dërgohej në akademinë e sigurisë. Kjo mëënyrë tashmë prej datës 27 qershor ka ndryshuar për të shmangur incidentet me helmimet masive dhe mensa është ristrukturuar dhe stafi i guzhinierëve është shtuar ku menuja për studentët është më e pasur. Jashtë kamerave ata shprehen se ushqimi tashmë është i freskët dhe se ka larmishmëri të gatimeve që iu ofrohen.
Akademia e Sigurisë pritet të futet në një proces të plotë ristrukturimi, ku pas zgjidhjes së cështjes së ushqimit për studentët edhe administratori Milton Nushi ka dhënë dorëheqjen.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, reagoi në platformën X duke dënuar deklaratën e një anëtari të Qeverisë së Serbisë për spastrimin etnik në Kosovë, duke e cilësuar atë të papranueshme dhe fyese për viktimat e luftës.
Ai theksoi se normalizimi i krimeve kundër njerëzimit minon pajtimin dhe se e ardhmja evropiane e rajonit mund të ndërtohet vetëm mbi të vërtetën, përgjegjësinë dhe respektin për viktimat.
Reagimi i plotë Ministrit:
Deklarata e një anëtari të qeverisë së Serbisë, që shpreh publikisht keqardhje që në Kosovë nuk është kryer një spastrim etnik edhe më i madh, është e papranueshme, tronditëse dhe një fyerje e rëndë për viktimat e luftës.
Relativizimi dhe normalizimi i një prej krimeve më të rënda kundër njerëzimit, krime të dënuara nga historia, nga drejtësia ndërkombëtare dhe nga vetë ndërgjegjja njerëzore, bien ndesh me vlerat mbi të cilat është ndërtuar Evropa e sotme. Ato minojnë përpjekjet për pajtim dhe bashkëpunim, ushqejnë mosbesimin dhe urrejtjen, si dhe rihapin plagë që ende nuk janë shëruar.
Askush nuk mund të ndërtojë besim duke rikthyer hijet më të errëta të së kaluarës, aq më pak duke lartësuar politika dhe figura që mbajnë përgjegjësi për tragjedi, vuajtje dhe krime që kanë lënë gjurmë të thella në historinë e rajonit tonë siç është “kasapi i Ballkanit”.
Procesi i normalizimit dhe i pajtimit, për të cilin Kosova, Serbia dhe i gjithë rajoni ynë kanë aq shumë nevojë, kërkon para së gjithash përgjegjësi, reflektim dhe guxim për t’u përballur me të kaluarën.
Ai nuk mund të ndërtohet kurrë mbi deklarata që justifikojnë apo lartësojnë politikat që sollën aq shumë dhimbje e shkatërrim, por vetëm e vetëm mbi të vërtetën, respektin për viktimat dhe angazhimin e sinqertë për një të ardhme të përbashkët evropiane.
Partia Demokratike pritet të zhvillojë nesër garën për zgjedhjen e drejtuesve të rinj të strukturave të saj.
Sipas raportimit të gazetares Elda Menga, Flamur Noka duket se është në rrugën e rikonfirmimit si nënkryetar i PD-së, ndërsa ende nuk është bërë i ditur emri i një sfidanti përballë tij.
Ndërkohë, zgjedhja e Gazment Bardhit si nënkryetar nuk pritet të jetë surprizë, pasi ai mban edhe postin e kryetarit të grupit parlamentar. Sipas statutit të PD-së, kryetari i grupit parlamentar duhet të mbajë edhe postin e nënkryetarit të partisë.
Pikëpyetje mbetet nëse Agron Gjekmarkaj do të vijojë të mbajë detyrën e nënkryetarit.
Në garën për postet e nënkryetarëve pritet të jenë edhe emrat e Luçiano Boçit, Klevis Balliut dhe Belind Këlliçit.
Ndërkohë, pritet që në drejtimin e partisë të ketë edhe një përfaqësim nga gratë. Një prej emrave të përfolur është Erisa Bajaziti, por deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar.
Një kompani serbe në pronësi të Israel Einhorn, ish-këshilltar i Partisë Likud dhe bashkëpunëtor i afërt i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, ka raportuar zero të ardhura në vitin 2025 dhe ka mbyllur vitin me humbje, sipas të dhënave të siguruara nga gazeta izraelite Haaretz.
Kompania, e quajtur Insight Partners, kishte marrë më shumë se 2.3 milionë dollarë gjatë vitit 2024 si pjesë e një fushate pro-Katar që synonte të ndikonte gazetarët izraelitë. Fushata lidhet me hetimin e njohur si “Qatargate”, ku po shqyrtohen dyshime për përpjekje për të ndikuar opinionin publik në Izrael, përmes mediave dhe figurave politike.
Sipas raportimeve, kompania u krijua në vitin 2023, në periudhën kur Einhorn nisi bashkëpunimin me lobistin amerikan të Katarit, Jay Footlik. Ky i fundit dyshohet se ka transferuar fonde në kompaninë e Einhorn si pjesë e një fushate që synonte paraqitjen e Katarit në mënyrë pozitive në publikun izraelit, veçanërisht për rolin e tij në negociatat për lirimin e pengjeve në Gaza.
Hetuesit dyshojnë se përveç fondeve të transferuara te Einhorn, miliona të tjera janë kaluar përmes biznesmenit Gil Birger, i cili fillimisht ka deklaruar se kishte shërbyer vetëm si ndërmjetës financiar.
Sipas Haaretz, gjatë tetë muajve të aktivitetit në vitin 2024, Insight Partners deklaroi rreth 2.5 milionë dollarë të ardhura dhe rreth 1.6 milionë dollarë fitim. Por pas përfundimit të bashkëpunimit me Footlik, kompania nuk raportoi asnjë të ardhur në vitin 2025 dhe mbylli vitin me një humbje prej rreth 190 mijë dollarësh.
Gazeta shkruan se zhdukja e menjëhershme e të ardhurave pas përfundimit të fushatës pro-Katar ngre dyshime se kompania ishte krijuar kryesisht për transferimin e fondeve të lidhura me këtë operacion.
Avokati i Einhorn, Lior Epstein, i ka mohuar këto pretendime, duke thënë se Insight Partners është një kompani e regjistruar, aktive dhe që raporton aktivitetet e saj sipas ligjit. Ai shtoi se fakti që kompania nuk kishte as edhe një klient të huaj nuk do të thotë automatikisht se ka pasur shkelje.
Hetimi përfshin edhe ish-zëdhënësin e kryeministrit Netanyahu, Eli Feldstein, biznesmenin David Saig dhe persona të tjerë që dyshohet se kanë ndihmuar në shpërndarjen e mesazheve të fushatës te gazetarët izraelitë.
Sipas hetuesve, fushata kishte dy drejtime kryesore: një përpjekje diplomatike për të ndikuar politikanë dhe zyrtarë të lartë izraelitë, dhe një tjetër që synonte median izraelite.
Hetuesit besojnë se Footlik ka kaluar një shumë të madhe parash për këtë aktivitet. Shuma të mëdha parash dyshohen se kanë shkuar te Einhorn, ndërsa rreth 3 milionë shekelë te Birger, i cili më pas i ka shpërndarë te persona të tjerë të përfshirë.
Sipas materialeve të hetimit, Birger nuk ka qenë thjesht një ndërmjetës financiar, por ka pasur rol aktiv në organizimin e kontakteve me gazetarët. Hetuesit kanë zbuluar një grup komunikimi në UhatsApp ku ishin përfshirë Birger, Footlik dhe Feldstein.
Në kuadër të fushatës, disa gazetarë izraelitë dyshohet se janë kontaktuar përmes informimeve dhe materialeve që synonin të paraqisnin Katarin në mënyrë pozitive dhe Egjiptin negativisht, në lidhje me negociatat për pengjet në Gaza.
Një pjesë e veçantë e hetimit lidhet me përpjekjet për të publikuar materiale të ndjeshme e negative ndaj Egjiptit, i cili ishte një nga ndërmjetësit kryesorë në negociatat mes Izraelit dhe Hamasit. David Saig, i cili ka një të kaluar në sektorin e sigurisë, dyshohet se ka ndihmuar në përgatitjen e mesazheve që iu përcilleshin gazetarëve. Sipas hetuesve, ai dhe Feldstein kanë koordinuar mënyrën sesi do të prezantoheshin disa histori në media.
Avokatët e Feldstein kanë deklaruar se pagesat që ai mori lidhen me punën e tij në Zyrën e Kryeministrit dhe se aktivitetet e tij ishin pjesë e detyrave të tij profesionale. Përfaqësuesit ligjorë të Footlik kanë thënë se klienti i tyre është një amerikan hebre që ka punuar për forcimin e marrëdhënieve SHBA–Izrael dhe se të gjitha aktivitetet e tij janë kryer në përputhje me ligjet amerikane dhe izraelite.
Avokati i Saig ka deklaruar se raportimi i Haaretz nuk pasqyron realitetin dhe se klienti i tij ka vepruar gjithmonë në përputhje me ligjin. Hetimi për të ashtuquajturën “Qatargate” vazhdon dhe autoritetet izraelite po shqyrtojnë rolin e personave të ndryshëm në një fushatë të dyshuar ndikimi që lidhet me interesat e Katarit gjatë një periudhe të ndjeshme të negociatave për luftën në Gaza.
Për një diplomat ambicioz amerikan, në letër duket se nuk ka pasur kurrë më shumë mundësi për t’u emëruar ambasador.
Deri në fund të qershorit, më shumë se gjysma e ambasadave amerikane në botë ishin pa ambasador, përfshirë poste të rëndësishme si Gjermania dhe Arabia Saudite.
Në Afrikë situata është edhe më e theksuar, pasi afro 80% e ambasadave amerikane në kontinent nuk kanë ambasador.
Megjithatë, brenda Departamentit të Shtetit perspektiva për diplomatët nuk duket aspak optimiste. Që prej rikthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë në janar 2025, presidenti ka shprehur hapur mosbesimin ndaj asaj që e ka quajtur “një establishment shumë i marrë i politikës së jashtme”.
Si institucioni që përfaqëson zyrtarisht SHBA-në në botë, Departamenti i Shtetit ka gëzuar tradicionalisht prestigj të madh. Pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, ambasadorët amerikanë kanë pasur shpesh ndikim të konsiderueshëm në vendet ku kanë shërbyer.
Por 18 muaj pas fillimit të mandatit të dytë të Trump, shumë ish-diplomatë thonë se Departamenti i Shtetit jo vetëm që është lënë në hije, por ndodhet nën një presion të paprecedentë.
Duke thyer praktikën e gjashtë dekadave të fundit, Trump ka shmangur emërimin e diplomatëve të karrierës në krye të ambasadave. Nga 101 kandidatura për ambasadorë gjatë mandatit të tij të dytë, vetëm nëntë janë diplomatë profesionistë.
Kjo ndodh paralelisht me shkurtime të mëdha në Departamentin e Shtetit. Që nga rikthimi i Trump në detyrë, stafi është reduktuar me më shumë se 3.000 punonjës, ose mbi 20%.
Administrata e paraqet këtë proces si një reformë të domosdoshme të një burokracie që, sipas saj, ishte shkëputur nga objektivat e sigurisë kombëtare amerikane. Por diplomatët e karrierës e konsiderojnë atë një politizim të skajshëm dhe një spastrim të ekspertëve në emër të filozofisë “America First”, e cila, sipas tyre, nënvlerëson ekspertizën rajonale.
Në të njëjtën kohë, aleatët tradicionalë të SHBA-së shprehin shqetësim për dobësimin e rolit të Departamentit të Shtetit në diplomacinë e përditshme ndërkombëtare, ndërsa marrëveshjet e negociuara nga zyrtarë pa përvojë shpesh nuk japin rezultatet e pritura.
“Po përballemi me krizën më të dëmshme në historinë 102-vjeçare të Shërbimit Diplomatik amerikan”, thotë Nick Burns, i cili shërbeu për 31 vjet në diplomacinë amerikane dhe së fundmi ishte ambasador në Kinë.
“Po dobësohet fuqia amerikane”
Veteranët e Departamentit të Shtetit shprehen të alarmuar. Sipas tyre, problemi nuk është vetëm humbja e vendeve të punës apo e prestigjit, por dobësimi i ndikimit global të SHBA-së përmes humbjes së përvojës institucionale dhe zëvendësimit të diplomacisë me qasje më politike.
“Situata është shumë e rëndë”, deklaron Bill Burns, ish-ambasador amerikan në Rusi, ish-zëvendëssekretar i Shtetit dhe ish-drejtor i CIA-s gjatë presidencës së Joe Biden.
Sipas Burns, politikat e Trump po i shkaktojnë Departamentit të Shtetit dëme edhe më të mëdha sesa periudha e senatorit Joseph McCarthy në vitet 1950, kur fushata antikomuniste solli humbjen e ekspertëve amerikanë për Kinën.
“Ajo periudhë preku vetëm një fushë të caktuar dhe i kushtoi SHBA-së për rreth 15 vjet, deri te afrimi Nixon-Kissinger me Kinën. Ndërsa kjo që po ndodh tani prek çdo fushë. Nuk bëhet fjalë vetëm për një rajon apo një ekspertizë të vetme”, shprehet ai.
Burns kritikon jo vetëm atë që e quan “hakmarrje” të administratës ndaj diplomatëve të karrierës, por edhe atë që e cilëson si një shpërfillje të thellë ndaj diplomacisë profesionale.
residenti amerikan Donald Trump është mbështetur te bashkëpunëtorët e tij më të afërt për të negociuar marrëveshje ndërkombëtare, si memorandumi i mirëkuptimit me Iranin muajin e kaluar, i cili tashmë pothuajse ka dështuar pas përshkallëzimit të sulmeve mes dy vendeve.
Shumë kritikë ia atribuojnë brishtësinë e kësaj marrëveshjeje dhe kushtet që, sipas tyre, favorizonin Teheranin, vendimit të Trump për të lënë jashtë procesit diplomatët dhe ekspertët e karrierës.
“Duhet patjetër ajo ekspertizë profesionale dhe jopolitike për t’u përballur me negociatorët iranianë, të cilët, nga përvoja ime personale, i njohin në detaje të gjitha çështjet,” thotë ish-diplomati Bill Burns, i cili ka marrë pjesë në disa raunde negociatash me Iranin.
Ai shton se e njëjta gjë do të vlejë edhe nëse SHBA do të angazhohet seriozisht në negociata për luftën mes Rusisë dhe Ukrainës.
Edhe Yael Lempert, e cila shërbeu për 27 vjet në Departamentin e Shtetit dhe u shkarkua si ambasadore në Jordani ditën e parë të mandatit të dytë të Trump, është kritike.
“Ne u tejkaluam në negociata. Iranianët sollën ekipe ekspertësh që i njihnin në thellësi këto çështje, ndërsa SHBA jo, duke e vendosur veten në disavantazh,” deklaron ajo.
Administrata: Reforma ishte e domosdoshme
Administrata Trump i paraqet shkurtimet dhe ndryshimet në Departamentin e Shtetit si pjesë të luftës kundër të ashtuquajturit “shtet i thellë” dhe si një reformë të menduar për ta përshtatur institucionin me doktrinën “America First”.
Sipas një zëdhënësi të administratës, ndryshimet do t’i lejojnë Departamentit të Shtetit të veprojë “me ritmin që kërkojnë zhvillimet”.
Një zyrtar i lartë i administratës shprehet se roli i Departamentit të Shtetit nuk është të hartojë politikën e jashtme, por të zbatojë politikën e presidentit.
“Departamenti i Shtetit pëlqen ta shohë veten si qendra e politikës së jashtme. Kjo nuk është e vërtetë. Detyra e tij është të përfaqësojë politikën e jashtme të presidentit, jo ta krijojë atë,” tha ai.
Sipas këtij zyrtari, kur Marco Rubio mori detyrën si Sekretar i Shtetit në fillim të mandatit të dytë të Trump, mesazhi i tij ishte i qartë: “Kjo mënyrë funksionimi nuk po jep rezultat.”
Frikë për dobësimin e diplomacisë amerikane
Edhe brenda Departamentit të Shtetit pranohet se institucioni kishte nevojë për reforma, pasi kishte mbivendosje kompetencash dhe probleme organizative.
Megjithatë, shumë diplomatë besojnë se ndryshimet po përdoren si justifikim për të ulur rolin e diplomacisë profesionale dhe paralajmërojnë se ritmi i shpejtë i reformave mund të ketë pasoja serioze për ndikimin ndërkombëtar të SHBA-së.
Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Princeton, Jacob Shapiro, vlerëson se modernizimi ishte i nevojshëm, por shton se ai u zbatua shumë shpejt dhe pa një analizë të plotë të pasojave për diplomacinë amerikane.
Sipas mbështetësve të administratës, ndryshimet më të mëdha në Departamentin e Shtetit që nga fillimi i Luftës së Ftohtë janë rezultat i përplasjes që Trump pati me institucionin edhe gjatë mandatit të tij të parë, kur ai ishte i pakënaqur me rezistencën e diplomatëve ndaj politikave të tij.
James Carafano, nga fondacioni konservator Heritage Foundation, thotë se gjatë mandatit të parë, ish-sekretari i Shtetit Mike Pompeo u përpoq të ruante ekuilibrin mes dëshirave të presidentit dhe funksionimit tradicional të institucionit.
“Në mandatin e dytë, Trump kërkoi shumë më tepër përputhje me vizionin e tij. Ai dëshiron ta kontrollojë Departamentin e Shtetit nga lart poshtë dhe ta ketë institucionin sipas mënyrës së tij,” shprehet Carafano.
Në politikën e jashtme të mandatit të dytë, Trump ka preferuar të mbështetet te njerëzit e tij më të afërt për zgjidhjen e krizave ndërkombëtare, duke u besuar misione të rëndësishme biznesmenëve dhe donatorëve si Steve Witkoff e Tom Barrack, si edhe dhëndrit të tij, Jared Kushner.
Trump ndryshon rrënjësisht diplomacinë amerikane, ekspertët paralajmërojnë humbje të ndikimit global
Për dekada me radhë, presidentët amerikanë kanë emëruar miq të afërt, donatorë dhe aleatë politikë si të dërguar të posaçëm ose ambasadorë në poste prestigjioze, si Londra apo Parisi. Megjithatë, këto emërime zakonisht balancoheshin me diplomatët e karrierës, të cilët garantonin vazhdimësinë dhe ekspertizën profesionale.
Sipas ish-ambasadorit Nick Burns, Shërbimi Diplomatik Amerikan u krijua në vitin 1924 pikërisht për t’i dhënë fund sistemit të emërimeve politike dhe për ta zëvendësuar atë me profesionistë të kualifikuar.
“Shumë nga diplomatët tanë më me përvojë janë larguar nga detyra. Sot nuk ka më diplomatë karriere në tavolinat ku merren vendimet. Kjo është një autogol për SHBA-në”, thotë Burns.
Administrata: Ambasadat nuk kanë më të njëjtin rol
Administrata Trump i hedh poshtë këto kritika, duke argumentuar se diplomacia tradicionale nuk është më aq e rëndësishme në epokën e rrjeteve sociale, lajmeve 24 orë dhe komunikimit të drejtpërdrejtë mes liderëve botërorë.
Sipas një zyrtari të lartë të administratës, ambasadat amerikane duhet të funksionojnë kryesisht si qendra logjistike dhe jo si burime kryesore informacioni për zhvillimet politike në vendet ku ndodhen.
Në këtë klimë, shumë diplomatë amerikanë ndihen të anashkaluar jo vetëm nga administrata, por edhe nga partnerët ndërkombëtarë.
Një ish-zyrtar i lartë i diplomacisë amerikane thotë se shumë diplomatë karriere kalojnë ditët duke përgatitur raporte që nuk lexohen ose nuk merren parasysh.
Aleatët komunikojnë drejtpërdrejt me rrethin e Trump
Diplomatë nga Europa, Lindja e Mesme dhe Azia Lindore pranojnë se gjithnjë e më shumë po përpiqen të ndërtojnë marrëdhënie me rrethin e ngushtë të Donald Trump dhe me të dërguarit e tij të posaçëm, në vend të Departamentit të Shtetit.
Arsyeja nuk është vetëm se aty ndodhet qendra e vendimmarrjes, por edhe fakti se diplomatët amerikanë shpesh dinë po aq pak për politikën e jashtme të Trump sa homologët e tyre të huaj.
Sipas ish-diplomatëve, ambasadorët dhe zëvendësit e tyre janë bërë shumë të kujdesshëm në raportimet që dërgojnë në Uashington, nga frika se mund të bien ndesh me linjën politike të administratës.
Ndërkohë, Marco Rubio, i cili mban njëkohësisht postin e Sekretarit të Shtetit dhe Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare, kalon pjesën më të madhe të kohës në Shtëpinë e Bardhë, aty ku merren vendimet kryesore, dhe shumë më pak në selinë e Departamentit të Shtetit.
Një ish-diplomat e krahason situatën me një rrethim mesjetar: “Fillimisht hedhin topat mbi qytet dhe më pas kriposin fushat”, duke nënkuptuar se po shkatërrohen gradualisht strukturat dhe kapacitetet e institucionit.
Ndryshim i thellë i kulturës së Departamentit të Shtetit
Si veteranët e diplomacisë ashtu edhe mbështetësit e lëvizjes MAGA bien dakord për një pikë: Departamenti i Shtetit po përjeton një transformim të thellë kulturor.
Ekipi i Trump po përpiqet të imponojë vizionin “America First” mbi një institucion që, sipas administratës, ishte bërë tepër liberal, armiqësor ndaj presidentit dhe i prirur të nxirrte informacione në media.
Një zyrtar i administratës thotë se më parë shumë punonjës të Departamentit të Shtetit silleshin si hartues të politikës së jashtme dhe kundërshtonin vazhdimisht vendimet politike, duke penguar zbatimin e tyre.
Nga ana tjetër, diplomatët e karrierës këmbëngulin se ata kanë qenë gjithmonë shërbyes publikë jopartiakë dhe paralajmërojnë se brenda institucionit është krijuar një klimë frike, ku shumë punonjës ndihen të detyruar të dëshmojnë besnikëri ndaj filozofisë politike të administratës Trump.
Ish-diplomatët paralajmërojnë: Ndryshimet e Trump po transformojnë përgjithmonë diplomacinë amerikane
Ish-ambasadori amerikan Nick Burns kundërshton pretendimet e aleatëve të Donald Trump se Departamenti i Shtetit ishte shndërruar në një institucion me prirje liberale.
“Gjatë dekadave të mia në Departamentin e Shtetit ne përpiqeshim të krijonim një mjedis ku njerëzit mund të shprehnin lirshëm mendimet e tyre dhe të kundërshtonin një politikë kur besonin se ishte e gabuar. Por, pasi merrej vendimi, të gjithë e zbatonin atë,” shprehet Burns.
Edhe ish-drejtori i CIA-s dhe ish-diplomati Bill Burns shpreh shqetësim për atë që e quan një fokus të ri te “besnikëria politike” brenda Departamentit të Shtetit.
Sipas tij, punonjësit po vlerësohen gjithnjë e më shumë mbi bazën e bindjeve politike, që nga procesi i rekrutimit e deri te promovimet.
“Mendoj se kjo është thellësisht e pashëndetshme. Përvoja ime ka qenë se diplomatët i linin bindjet politike jashtë derës së institucionit. Nëse ua heq këtë kulturë, përfundon duke imituar sistemet autoritare, ku nëpunësit publikë frikësohen dhe merren vendime të gabuara,” tha ai.
Përplasja mes vizionit konservator dhe diplomatëve të karrierës
Ndryshimet kanë sjellë edhe krijimin e Ben Franklin Fellowship (BFF), një organizatë e diplomatëve konservatorë, e themeluar dy vite më parë për të promovuar ide dhe kandidatë me orientim konservator në diplomacinë amerikane.
Njëri nga themeluesit, Matt Boyse, thotë se Departamenti i Shtetit është zhvendosur gradualisht majtas, një proces që sipas tij nisi gjatë presidencës së Bill Clinton dhe u përshpejtua gjatë administratës Biden.
Si shembuj ai përmend politikat për diversitetin, barazinë dhe përfshirjen, si edhe zgjerimin e programeve të USAID-it, të cilat, sipas tij, nuk i shërbenin interesit kombëtar amerikan.
“Nëse je liberal, kjo të duket normale. Por gjysma tjetër e amerikanëve mendon se Departamenti i Shtetit kishte marrë drejtimin e gabuar,” deklaron Boyse.
Ai këmbëngul se BFF nuk është një organizatë ekskluzivisht e lidhur me lëvizjen MAGA, por një rrjet konservator që përfshin mbështetës të Ronald Reagan, libertarianë, përkrahës të Trump dhe republikanë tradicionalë.
Diplomatë që druhen të flasin
Nga ana tjetër, diplomatët e karrierës e shohin BFF si simbol të një kulture të re politike brenda Departamentit të Shtetit.
Sipas një ish-diplomati të lartë amerikan, disa ambasadorëve u janë bërë pyetje edhe për qëndrimin e tyre ndaj sulmit të 6 janarit 2021 në Kapitol, nga mbështetësit e Donald Trump.
Ish-ambasadorja në Jordani, Yael Lempert, thotë se në institucion mbizotëron një klimë frike.
“Ekziston një ndjenjë e qartë se njerëzit monitorohen politikisht. Shumë kanë frikë se çdo kritikë ose alternativë ndaj politikave të administratës mund të interpretohet si mungesë besnikërie dhe t’u kushtojë vendin e punës,” shprehet ajo.
Boyse i hedh poshtë këto akuza, duke thënë se shumë diplomatë thjesht po mbrojnë privilegjet e tyre dhe po paraqiten padrejtësisht si viktima të diskriminimit.
“Nuk ka kthim pas”
Ndërsa demokratët mendojnë se si mund ta rindërtojnë diplomacinë amerikane nëse rikthehen në pushtet në vitin 2028, edhe shumë ekspertë pranë tyre pranojnë se SHBA nuk mund të rikthehet më te modeli i vjetër i rolit dominues global.
Ata argumentojnë se diplomacia amerikane duhet të përshtatet me një botë ku liderët komunikojnë drejtpërdrejt përmes platformave si WhatsApp dhe ku prania tradicionale diplomatike mund të mos ketë më të njëjtën peshë.
Edhe veteranët e diplomacisë besojnë se është arritur një pikë pa kthim.
Sipas Bill Burns, dëmet e shkaktuara gjatë mandatit të dytë të Trump nuk mund të riparohen thjesht me ardhjen e një administrate të re.
“Gjatë mandatit të parë të Trump besohej se me një president tjetër mund të rikuperohej pjesa më e madhe e dëmeve. Këtë herë sfida është brezash. Gabimi më i madh do të ishte të mendohej se mjafton të kthejmë orën pas dhe gjithçka do të rikthehet si më parë”, përfundon ai.
Drejtoresha e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, Elisabeta Mataj, është shkarkuar nga detyra, ndërsa ndaj saj ka dyshime për përvetësim të fondeve.
Sipas burimeve të A2 CNN brenda këtij institucioni, dyshohet se mungon shuma prej 700 mijë euro në fondin e postës, e cila dyshohet se është përvetësuar nga drejtoresha. Megjithatë, kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet.
Më herët, Posta Shqiptare njoftoi se gjatë një kontrolli të brendshëm në filialin e Durrësit u konstatuan parregullsi në administrimin e fondeve që lidhen me shërbimet e pagesave. Institucioni bëri të ditur se ka marrë masa administrative ndaj punonjësve përgjegjës dhe ka depozituar kallëzim penal në Prokurori.
Pas kallëzimit në SPAK për financimin prej 4.2 milionë eurosh të koncertit të Kanye Ëest, Partia Demokratike ka depozituar sërish sot një tjetër kallëzim penal për kryeministrin Edi Rama në lidhje me “Albanian Files”. Në kallëzimin që mban firmën e kreut të grupit demokrat Gazment Bardhi, PD e akuzon kreun e qeverisë për “shpërdorim detyre”, “korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”, në formën e “grupit të strukturuar kriminal”, në lidhje me çështjen e quajtur “Albanian Files”.
Sipas kallëzimit, libri “The Albanian Files – Freedom and Architecture” zbulon një skemë ku, sipas PD-së, Rama përzgjidhte studio ndërkombëtare arkitekture dhe i lidhte ato me investitorë shqiptarë, të cilët më pas përfitonin leje ndërtimi për projekte në Tiranë dhe zonat bregdetare.
PD pretendon se tarifat e larta të projektimit përbënin një mekanizëm për të siguruar miratimin e lejeve nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit dhe Këshilli Kombëtar i Territorit. Në kallëzim përmendet edhe projekti “Sun Moon Star”, një kullë 44-katëshe në Tiranë, si shembull i mënyrës së funksionimit të kësaj skeme.
Partia Demokratike kërkon nga SPAK nisjen e hetimeve për rolin e kryeministrit dhe zyrtarëve të tjerë të përfshirë në këtë çështje. Deri tani nuk ka një reagim nga kryeministri Edi Rama apo nga institucionet e përmendura në kallëzim.
NJOFTIM PËR SHTYP I PD
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, përfaqësuar nga Kryetari i Grupit Parlamentar z. Gazment Bardhi, ka depozituar sot në SPAK kallëzimin penal kundër Kryeministrit Edi Rama, për veprat penale të “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, lidhur me aferën “ALBANIAN FILES”.
Në kallëzimin penal të dorëzuar tashmë në SPAK, analizohet ndër të tjera se:
Në Qershor 2026, shtëpia botuese «Lars Muller Publishers», publikoi librin «The Albanian Files – Freedom and Architecture» (përkthimi në shqip «Dosjet shqiptare – Liri dhe Artitekturrë», me redaktimin e shkrimtarit Anneke Abhelakh dhe parathënie të shtetasit Edi Rama, me detyrë Kryeministër i Shqipërisë. Libri përmban rreth 520 projekte të hartuara nga studio ndërkombëtare të artitekturës në Shqipëri, duke filluar nga mesi i viteve 2000, kur shtetasi Edi Rama ishte Kryetar i Bashkisë Tiranë. Megjithatë, numri i këtyre projekteve u rrit në sasi dhe volume ndërtimi pas vitit 2020, kur shtetasi Edi Rama ishte në mandatin e tij të dytë si Kryeministër i Shqipërisë.
Nga përmbajtja e këtij libri, zbardhet skema se si shtetasi Edi Rama, me detyrë Kryeministër/Kryetar i Këshillit Kombëtar të Territorit (në vijim «KKT»), përzgjidhte studiot ndërkombëtare të artitekturës, i kontaktonin, takonin dhe më pas krijonin lidhjet me investitorë apo ndërtues shqiptarë. Këta të fundit paguanin shuma të larta për projektimin dhe më pas përfitonin leje ndërtimi për ndërtimin e pallateve, kullave, hoteleve apo resorteve në Tiranë dhe zonat bregdetare të vendit.
Në kallëzim përmenden disa raste dhe projekte konkrete. Për ta ilustruar këtë veprimtari të paligjshme, me indicie të forta për shpërdorim detyre, korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë dhe pastrim të produkteve të veprës penale, po paraqesim disa raste që ofron vetë libri.
Konkretisht, në datën 01.05.2024, ora 22:00, artitekti Sam Chermayeff, me shtetësi amerikane, administrator i një studio artitekture me seli në Berlin dhe Nju Jork, mori një telefonatë nga kolegu i tij, Pablo Bofill, duke e njoftuar se «Edi do të të telefonojë». Më pas, ai tregon se mori një telefonatë nga shtetasja Adelajda Roka, drejtuese e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, gjatë të cilës iu kërkua realizimi i dy projekteve në Tiranë, njëri prej 30 mijë metrash katrorë dhe tjetri prej 15 mijë metrash katrorë.
Disa javë më vonë, arkitekti Sam Chermayeff udhëtoi drejt Shqipërisë, ku u prit në pistën e avionit dhe u dërgua në një vilë private për t’u takuar me një grup të vogël prej tre biznesmenësh, të cilët sipas rrëfimit të tij, udhëtonin me makina luksoze dhe mbanin aksesorë të shtrenjtë (ora dhe byzylykë floriri të markave «Richard Mille», «Cartier»). Gjatë vizitës së zhvilluar në kantierin ku do të ndërtohej kulla 44 katëshe e lartë, atij iu tha se kishte dorë të lirë që të bënte çfarë të donte.
Në 31 Korrik 2024, KKT miratoi lejen e zhvillimit për projektin «Sun Moon Star», kullë 44 katëshe, e projektuar nga arkitekti Sam Chermayeff, në Rr. Asim Vokshi, pranë Bulevardit të Ri. Projekti përfshin struktura banimi dhe hotelerie, me investitor dhe zhvillues shoqërinë «Al-Point», në pronësi të Aleksandër Vasili, njëri prej tre biznesmenëve që takoi arkitekti gjatë vizitës së tij në Shqipëri. Ky është një prej rasteve që provon mënyrën si funksionon skema e ndërtuar korruptive nga Kryeministri Edi Rama.
Rastet e përmendura në «Albanian Files» provojnë se zhvillimi i sektorit të ndërtimit në Tiranë, veçanërisht ndërtimi i kullave të larta, nuk ndiqte procedurën normale, ku një investitor paraqiste dokumentacionin teknik dhe ligjor për ndërtimin e një vepre pranë Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, dhe në përfundim të procedurës administrative, çështja i kalonte Këshillit Kombëtar të Territorit për vendimmarrje. Në fakt, ishin shtetasit Edi Rama, Kryetar i KKT-së, i cili identifikonte, kontaktonte dhe takonte studiot e arkitekturës, të cilët më pas i lidhnin me investitorë apo biznemenë shqiptar për të vijuar procedurat e projektimit dhe marrjes së lejeve të zhvillimit dhe ndërtimit. Arkitektët dhe studiot ndërkombëtare që u imponoheshin investitorëve shqiptarë, kishin tarifa shumë të larta, deri në 10-fishin e çmimeve të tregut, çka sillte më pas rritje të kostove, e për rrjedhojë rritje të çmimeve të shitjes së sipërfaqeve të ndërtimit. Nëse çmimet mesatare të projektimit variojnë nga 7-10 euro për m2, arkitektët e huaj faturojnë 60 euro/m2, duke arritur kështu në kosto projektimi nga 300 mijë deri në 2 milionë euro. Megjithatë, kjo shihet si një mënyrë e sigurtë për të përfituar lejen e zhvillimit apo ndërtimit nga AZHT-ja dhe KKT-ja.
Me interes të veçantë në përmbajtje të këtij libri, janë edhe dy projekte, të cilat janë parashikuar të ndërtohen në zona të mbrojtura përpara se të miratohej Ligji Nr. 21/2024 «Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr. 81/2017 «Për Zonat e Mbrojtura»». Kjo ngre dyshimin e arsyeshëm se porositësit e këtyre projekteve, të cilët kanë paguar tarifa të larta për projektimin, kishin dijeni dhe garanci se ligji për zonat e mbrojtura do të ndryshonte, duke iu mundësua pikërisht ndërtimi në këto zona. Në këtë rast, është e qartë se garanci të tilla nuk mund të jepeshin nga askush tjetër, përveçse nga shtetasi Edi Rama, duke qenë njëkohësisht Kryetar i Partisë Socialiste (partia, që ka shumicën parlamentare) dhe Kryetar i Këshillit Kombëtar të Territorit (institucioni që miraton lejet e zhvillimit dhe të ndërtimit në këto zona). Ky i fundit është po ashtu autori i parathënies së këtij libri, çka përbën provë të plotë të dijenisë mbi përmbajtjen e tij.
Nga të dhënat e përftuara nga libri “Albanian Files – Freedom and Architecture”, rezulton se shtetasi Edi Rama, në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë publikë, biznesmenë dhe arkitektë kishin krijuar një strukturë të mirëfilltë kriminale, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a i Kodit Penal, i cili fillimisht identifikonte arkitektë apo studio arkitekturore ndërkombëtare, të cilët më pas i kontaktonin dhe takonin, duke i lidhur me biznesmenë shqiptarë, për të përgatitur projekte ndërtimi në Tiranë apo zonat bregdetare, përkundrejt tarifave shumë të larta. Kjo mënyrë operimi ishte kusht për t’u pajisur me leje zhvillimi dhe leje ndërtimi, ku shtetasit Rama dhe Roka kishin rol vendimtar, duke qenë në detyrat e Kryetarit të KKT-së dhe Drejtorit të Përgjithshëm të AZHT-të.
Duke vepruar kështu, shtetasi Edi Rama ka kryer veprimtari në kundërshtim me Ligjin Nr. 107/2014 “Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit”, i ndryshuar, dhe VKM-në Nr. 508/2015 “Për Miratimin e Rregullores së Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit”, i ndryshuar, pasi është e qartë se detyra e tyre nuk konsisonte në gjetjen e arkitektëve, kontaktimin, takimin dhe krijimin e lidhjeve të tyre me biznemenë shqiptarë, por pas paraqitjes së kërkesave për t’u pajisur me leje zhvillimi apo leje ndërtimi, AZHT-ja duhet të kryente verifikimin e dokumentacionit tekniko-ligjor, ndërsa KKTU duhet të vendoste miratimin ose jo të kërkesave. Në këtë kuptim, është e qartë se shtetasi Edi Rama ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin, duke sjellë përfitime të padrejta për arkitektët dhe biznesmenët e përfshirë në këtë skemë, duke dëmtuar kështu interesat e ligjshme të shtetit dhe shtetasve, duke kështu në kushtet e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Nga ana tjetër, është minimalisht e provuar se shtetasi Edi Rama ka kërkuar një përfitim të parregullt në vlera shumë të larta për arkitektët dhe studiot ndërkombëtare të arkitekturës nga biznesmenët, sipërmarrësit, investitorët apo ndërtuesit shqiptarë (kërkimi i përfitimit për persona të tjerë), duke i kushtëzuar me miratimin e kërkesave për t’u pajisur me leje zhvillimi dhe ndërtimi (për të kryer një veprim që lidhet me detyrën a funksionin e tij), duke qenë kështu në kushtet e veprës penale të “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal.
Së fundmi, siç është provuar edhe nga hetimet penale të Prokurorisë së Posaçme, këto ndërtime shumëkatëshe shërbenin si një skemë pastrimi të të ardhurave që gjeneroheshin nga veprimet e paligjshme, kryesisht në formën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Në këtë kuptim, biznesmenët e përfshirë ishin të interesuar për të përfituar leje ndërtimi, duke paguar edhe tarifa shumë të larta, me qëllim që të investonin të ardhurat e tyre apo personave të tjerë të lidhur me ta në ekonomi të ligjshme, me qëllim final pastrimin e produkteve të veprës penale. Kjo skemë pastrimi parash është mbështetur dhe ndihmuar në mënyrë aktive nga shtetasi Edi Rama, duke shfrytëzuar funksionin e tij si Kryeministër/Kryetar i Këshillit Kombëtar të Territorit, duke qenë kështu në kushtet e veprës penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287, gërma “dh”, e Kodit Penal, në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të “Grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 248, 260, 287, 333/a dhe 25 të Kodit Penal.\
Një valë e fuqishme zjarresh ka përfshirë zonën e Fontainebleau, të konsideruar si “mushkëria e gjelbër” e Parisit, duke djegur deri tani mbi 1900 hektarë pyll.
Rreth 850 zjarrfikës janë angazhuar në terren për vënien nën kontroll të flakëve, ndërsa autoritetet franceze shpresojnë që situata të stabilizohet deri në fund të ditës. Për operacionet e shuarjes janë angazhuar edhe katër avionë zjarrfikës, ndërsa kushtet atmosferike kanë vështirësuar ndërhyrjen për shkak të erës së fortë dhe ajrit të thatë.
Sipas shërbimeve zjarrfikëse, rreth 1000 banorë janë detyruar të largohen nga banesat e tyre dhe të evakuohen nga zonat në Fontainebleau dhe rreth saj, si masë sigurie.
Ndërkohë, autoritetet franceze kanë nisur hetimet për të zbuluar nëse zjarret kanë qenë të qëllimshme. Policia ka njoftuar arrestimin e dy personave të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa hetimet vijojnë.
Situata vjen në një periudhë kur Franca po përballet me valën e tretë të të nxehtit gjatë kësaj vere. Për shkak të temperaturave të larta dhe rrezikut të shtuar nga zjarret, disa qytete kanë vendosur të anulojnë shfaqjet tradicionale me fishekzjarre për Ditën Kombëtare të Francës.
Edhe në Itali vala e të nxehtit po arrin kulmin. Katër qytete kanë shpallur alarm të kuq për temperaturat ekstreme, ndërsa sinoptikanët paralajmërojnë se në Sardenjë temperaturat mund të arrijnë deri në 45 gradë Celsius gjatë ditëve në vijim.
Autoritetet italiane kanë ngritur gjithashtu nivelin e alarmit për rrezikun e zjarreve, ndërsa temperaturat e larta pritet të prekin pjesë të mëdha të Evropës përpara se të fillojnë të ulen gradualisht nga dita e diel.
Gati 50 ligjvënës gjermanë iu bashkuan të hënën thirrjeve ndërkombëtare që i kërkojnë Izraelit t’i sigurojë menjëherë trajtim mjekësor Dr. Hussam Abu Safiya, drejtor i një spitali në Gaza, i cili mbahet në një burg izraelit pa proces gjyqësor dhe raportohet se ndodhet në gjendje kërcënuese për jetën.
Në një letër dërguar presidentit të Izraelit, Isaac Herzog, të siguruar nga gazeta Haaretz, deputetët nga Partia Social Demokrate Gjermane (SPD), të Gjelbrit dhe partia e majtë Die Linke, i kërkuan Izraelit të bëjë publike akuzat ndaj tij dhe ta lirojë nëse nuk paraqiten akuza të besueshme kundër tij.
Ata thanë se po e ndjekin gjendjen e Abu Safiyas “me shqetësim të madh” dhe theksuan se Izraeli duhet të garantojë “trajtim njerëzor, kujdes të përshtatshëm mjekësor dhe respektimin e procesit të rregullt ligjor”, pavarësisht akuzave ndaj tij.
Letra, e firmosur nga 48 anëtarë të Bundestagut, parlamentit federal gjerman, u iniciua nga zëdhënësi i SPD-së për politikën e jashtme, Adis Ahmetović, dhe deputetja Isabel Cademartori.
Mes firmëtarëve janë figura të larta partiake dhe deputetë të angazhuar në çështjet e politikës së jashtme, përfshirë kreun parlamentar të SPD-së, Matthias Miersch, zëvendësen e tij Siemtje Möller, bashkëkryetaren e të Gjelbërve Franziska Brantner, ish-ministren e Kulturës Claudia Roth, deputeten e të Gjelbërve dhe zëdhënësen për Lindjen e Mesme, Luise Amtsberg, si dhe bashkëkryetarin e Die Linke, Luigi Pantisano.
Revista gjermane Der Spiegel raportoi të hënën se edhe deputetë nga aleanca konservatore CDU/CSU e kancelarit Friedrich Merz, partneri kryesor në koalicionin qeverisës, ishin ftuar të firmosnin letrën, por refuzuan.
Në kërkesën e tyre, deputetët gjermanë bëjnë thirrje për “akses të menjëhershëm në kujdesin e duhur mjekësor” për Abu Safiyan dhe 13 mjekë të tjerë të ndaluar nga Izraeli. Ata kërkojnë zbatimin e të gjitha trajtimeve të nevojshme mjekësore, si dhe “zbardhjen e menjëhershme dhe shqyrtimin gjyqësor” të akuzave ndaj tyre. Nëse nuk paraqiten akuza të besueshme, ata kërkojnë lirimin e mjekëve.
Në letër, ligjvënësit gjermanë theksuan gjithashtu se Abu Safiya, i cili ishte drejtor i spitalit Kamal Adwan në veri të Gazës, dhe mjekët e tjerë të ndaluar mund të jenë “dëshmitarë të mundshëm të shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut” në Gaza. Sipas tyre, mbrojtja e tyre është thelbësore për ruajtjen e provave dhe për mundësimin e një hetimi të pavarur mbi luftën.
Javën e kaluar, në përgjigje të një kërkese drejtuar Gjykatës së Lartë, qeveria izraelite deklaroi se jeta e Abu Safiyas nuk ishte në rrezik. Reagimi erdhi pasi avokati i tij pretendoi se mjeku ishte rrahur rëndë dhe kishte humbur disa herë ndjenjat gjatë izolimit.
Izraeli tha se Abu Safiya ndodhej nën mbikëqyrje të vazhdueshme mjekësore dhe se i ishin kryer disa ekzaminime pasi ishte transferuar rreth dy javë më parë në një sektor nëntokësor të sigurisë së lartë në një burg në Izraelin qendror. Autoritetet izraelite nuk shpjeguan arsyen e ekzaminimeve.
Në fillim të këtij muaji, organizata Mjekët për të Drejtat e Njeriut – Izrael publikoi një deklaratë të avokatit të Abu Safiyas, i cili raportoi një përkeqësim të rëndë të gjendjes së tij pas vizitës në burg.
Abu Safiya mbahet pa akuza zyrtare në bazë të ligjit izraelit për “luftëtarët e paligjshëm”, i cili lejon ndalimin e personave të dyshuar për veprimtari armiqësore. Në qershor, masa e ndalimit të tij u zgjat edhe me katër muaj të tjerë.
Deputetët gjermanë iu bashkuan kështu thirrjeve në rritje ndërkombëtare që Izraeli të lirojë drejtorin palestinez të spitalit dhe t’i sigurojë trajtim urgjent mjekësor.
Në fillim të këtij muaji, disa deputetë të Partisë Laburiste në Britani i kërkuan qeverisë së tyre që të kërkojë nga Izraeli lirimin e mjekut të burgosur. Më pas atyre iu bashkua edhe ministri britanik për Lindjen e Mesme, Hamish Falconer, i cili tha se kishte “ngritur sërish çështjen e tij me autoritetet izraelite”.
Ndërkohë, kongresmeni demokrat amerikan nga Maryland, Jamie Raskin, deklaroi se Abu Safiya “raportohet se është torturuar në një burg izraelit” dhe kërkoi që qeveria e kryeministrit Benjamin Netanyahu ta lirojë menjëherë nga “kushtet e paligjshme, të tmerrshme dhe kërcënuese për jetën”.
Edhe senatori amerikan Jeff Merkley kërkoi të hënën lirimin e tij të menjëhershëm. Ata iu bashkuan kongresmenes nga Nju Jorku, Alexandria Ocasio-Cortez, e cila më herët tha se, përveç lirimit të Abu Safiyas, Izraeli duhet “të ndalojë shënjestrimin e punonjësve shëndetësorë dhe trajtimin çnjerëzor të palestinezëve në ndalime arbitrare”.
Senatori amerikan Bernie Sanders deklaroi javën e kaluar se Abu Safiya ishte “torturuar dhe rrahur për krimin se drejtonte një spital”, duke akuzuar Izraelin se e kishte “rrëmbyer”. Ndërsa senatori Chris Van Hollen tha se “sipas avokatit të tij, jeta e tij është në rrezik të menjëhershëm pas torturave dhe trajtimit të keq në burg”.
Dite plot ngjyra do jete kjo e sotmja per te dashuruarit. Shume gjera do fillojne te ndryshojne njehere e pergjithmone ne jeten e tyre. Beqaret do kene plot surpriza te cilat do ua mbushin zemren plot gezim. Shfrytezojeni diten deri ne sekonden e fundit. Ne planin financiar nuk do kete asgje per t’u shqetësuar sepse gjendja do jete mjaft e stabilizuar.
Demi
Sjellja juaj përkundrejt personit qe keni ne krah do lere shume për te dëshiruar gjate kesaj dite. Ndryshoni sa pa qene shume vone. Beqaret do realizojnë disa takime impresionuese te cilat shume shpejt do shndërrohen ne histori dashurie pasionante. Financat do mbeten te paqëndrueshme. marrja e duave nuk është një zgjidhje e mire, prandaj bëni kujdes.
Binjaket
Asnjë planet nuk do ndikoje negativisht sot ne jetën tuaj ne çift prandaj gjerat do shkojnë me se miri. Disa do kenë edhe mbrëmje romantike. Beqaret do qëndrojnë serish vetëm sepse mundësitë nuk do jene aspak te mira. Me mire vetëm sesa te vuani me vone. Ne planin financiar duhet te luftoni fort me veten qe te mos shpenzoni shuma te mëdha.
Gaforrja
Lëreni me te lire partnerin sot dhe mos e teproni ne asnjë moment me xhelozinë. Nëse ai ka ndërmend te beje diçka askush nuk do mund ta pengoje, madje as ju. Beqaret do mundohen me çdo mënyrë ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë prej kohesh. Me ndihmën e një mikeshe do e arrini qëllimin. Ne planin financiar tregohuni me largpamës dhe me rigoroze.
Luani
Dialogu do mbizotërojë gjithë kohen ne jetën ne çift. Do ia kaloni mire me partnerin. Dite emocionuese dhe drithëruese kjo e sotmja për beqaret. Një person interesant do beje gjithçka për t’iu pasur pranë edhe pse ju do tregoheni kokëfortë. Ne fakt ai do iu pëlqejë jashtë mase. Ekuilibri financiar do ketë goxha tronditje sot. Kujdes me çdo shpenzim.
Virgjeresha
Do jeni shume kapricoze sot ne jetën tuaj ne çift sot dhe do kërkoni gjithnjë e me shume nga ai qe keni ne krah. Kujdes sepse jo çdo gjë mund t’iu plotësohet dhe do keni mosmarrëveshje. Beqaret nuk do jene as sot me fat dhe do mbeten vetëm. Financat do jene pika juaj e dobët. Do përkujdeseni aq shume qe ato te mos kenë probleme serioze.
Peshorja
Do dashuroheni si kurrë me pare gjate kësaj dite dhe do përjetoni emocione te fuqishme. As vete nuk e kishit imagjinuar se partneri mund t’iu bënte te ndiheshit kaq mire. Beqaret duhet te reflektojnë mire para se te pranojnë çdo lloj ftese për te dale ne takim. Gjendja financiare do vazhdoje te jete goxha e qëndrueshme. Do jeni te qete.
Akrepi
Marrëdhënia juaj me partnerin do jete shume e mire gjate kësaj dite. Do merrni kënaqësitë e pritura dhe nuk do debatoni për asgjë. Komunikimi është një nga pikat tuaja me te forta. Beqaret duhet te kenë me tepër besim tek vetja dhe te tentojnë. Ne planin financiar do keni fat. Gjerat do shkojnë ashtu si i kishit programuar dhe do kryeni disa transaksione te rëndësishme.
Shigjetari
Klima ne çift do jete e paqëndrueshme gjate kësaj dite. Edhe pse mëngjesi mund te jete emocionues, pasditja do ketë debate dhe mosmarrëveshje te mëdha. Beqaret duhet te tregohen sa me te duruar nëse duan te ndeshen e personin ideal. Ne planin financiar do jeni me dinamike dhe me te organizuar. Do ia dilni ta stabilizoni situatën sa hap e mbyll sytë.
Bricjapi
Dita e sotme do jete mjaft delikate për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Mund te thoni gjera te gabuara te cilat do e prekin tej mase personin qe keni ne krah. Beqaret nuk do jene ne humor për te kërkuar dashurinë dhe do qëndrojnë vetëm. Financat nuk do jene shume te mire, megjithatë edhe me aq sa do keni do mund t’ia dilni po i menaxhuat me kujdes.
Ujori
Jeta juaj ne çift do jete aq e bukur saqë do ua mbushe zemrën plot gëzim. Priten emocione te njëpasnjëshme kështu qe shfrytëzojeni çdo sekonde. Beqaret do kenë vetëm disa pëlqime asgjë me tepër sesa kaq. Me vone mund te ndodhin propozimet, bëni durim. Financat do përmirësohen menjëherë fale një trashëgimie qe do merrni.
Peshqit
Pritet një dite mjaft e qëndrueshme për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Komunikimi dhe bashkëpunimi do jete mjaft i flirte. Beqaret do afrohen shume me një mik te vjetër dhe shume shpejt do fillojnë një histori te bukur dashurie me ta. Gjendja financiare do vije duke u stabilizuar. Mos kërkoni menjëherë te pasuroheni sepse nuk do ja dilni dot.
Bashkimi Europian ka rritur presionin ndaj Moskës edhe në frontin kibernetik, duke njoftuar një paketë të re sanksionesh ndaj nëntë individëve dhe katër entiteteve që akuzohen se janë përfshirë në aktivitete spiunazhi, sabotimi dhe sulme kibernetike të lidhura me Rusinë.
Masat e reja të Brukselit synojnë zyrtarë të inteligjencës ushtarake ruse, hakerë, grupe aktivistësh kibernetikë dhe kompani private që, sipas BE-së, kanë mbështetur përpjekjet e Kremlinit për destabilizim.
Shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, deklaroi se Rusia po përdor një “ekosistem informatik” ku bashkëpunojnë aktorë shtetërorë dhe jo-shtetërorë, përfshirë shërbime inteligjence, grupe kriminale, hakktivistë dhe kompani private.
“Bashkimi Europian dhe shtetet anëtare dënojnë aktivitetet kibernetike keqdashëse të Rusisë dhe shfrytëzimin e këtij ekosistemi për sulme ndaj vendeve tona”, tha Kallas.
Në shënjestër qendra e FSB-së dhe grupi Turla
Për herë të parë, Brukseli ka identifikuar drejtpërdrejt si përgjegjës Qendrën e 16-të të Shërbimit Federal të Sigurisë ruse (FSB), e cila akuzohet se koordinon disa grupe të rrezikshme kibernetike, përfshirë grupin e njohur Turla, i lidhur prej vitesh me operacione spiunazhi ndaj qeverive perëndimore.
Sipas autoriteteve europiane, kjo strukturë ka kryer për vite me radhë operacione të sofistikuara kundër vendeve të BE-së dhe partnerëve ndërkombëtarë, veçanërisht ndaj Ukrainës. Sulmet kanë përfshirë depërtim në rrjete qeveritare dhe tentativa për sabotim të infrastrukturave kritike.
Në listën e vendeve të prekura përmenden Franca, Gjermania, Polonia, Qiproja, Holanda, Austria, Sllovakia, Rumania dhe Finlanda.
Franca paralajmëron masa të reja ndaj Moskës
Paralelisht me vendimin e BE-së, edhe Franca ka njoftuar masa ndëshkuese ndaj të njëjtëve individë dhe entitete. Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noël Barrot, deklaroi se ambasadori rus në Paris do të thirret për sqarime dhe se Franca do të zbatojë sanksione kundër personave të përfshirë.
Barrot e përshkroi situatën si një “fushatë të gjerë kibernetike me objektiva sabotimi dhe spiunazhi”, duke thënë se sulmet kanë prekur kompani, institucione qeveritare dhe operatorë të infrastrukturave strategjike në disa vende europiane.
Sipas tij, në Poloni sulmet kanë prekur edhe rrjete kritike, përfshirë sektorin hekurudhor, ndërsa në Gjermani janë goditur institucione shtetërore.
Ministri francez theksoi se vendet europiane kanë forcuar ndjeshëm mbrojtjen kibernetike dhe sot disponojnë sisteme më të avancuara për përballimin e sulmeve digjitale dhe fushatave të dezinformimit që synojnë të ndikojnë proceset zgjedhore.