Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

Në sondazhin “Zëri i Shqiptarëve” në ABC News, qytetarët u pyetën se cilën prej partive politike do të votonin nëse zgjedhjet do mbaheshin sot, përgjigja e tyre është se partia që  udhëheq është Partia Socialiste

Megjithëse në këtë fillim shkurti, PS bie me 0.5%, brenda marzhit të gabimit të sondazhit. Pavarësisht se vendimi i Gjykatës Kushtetuese goditi Ramën dhe qeverinë, PD nuk rritet, kurse partitë e reja vijojnë rënien elektorale.

Edhe shpresa për një parti të re ngjitet me ritmet e breshkës, në rast se vërtet do të lindë një parti të re.

Metodologjia e sondazhit

Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit. Kampioni u ripeshua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë 1.9 milionë banorët e rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore, dhe politike. Marzhi i gabimit statistikor për kampionin e plotë: +/- 2.7%

Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

53 persona kanë humbur jetën, pasi një gomone që mbante 55 pasagjerë, përfshirë dy foshnja, është përmbysur në brigjet e Libisë, njofton agjencia e OKB-së për migracionin.

Të vetmet të mbijetuara janë dy gra nigeriane, të cilat u shpëtuan nga autoritetet libiane njoftoi Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM).

Gominia mbante emigrantë dhe refugjatë nga vende të ndryshme afrikane dhe u mbyt afërsisht gjashtë orë pasi u nis nga qyteti bregdetar i al-Zawiyas në Libinë veriperëndimore.

IOM thotë se pothuajse 500 migrantë janë raportuar të vdekur ose të zhdukur duke u përpjekur të kalojnë Detin Mesdhe nga Libia deri më tani në shkurt të 2026-ës.

Libia është bërë një pikë ndalese për migrantët nga Afrika Sub-Sahariane që kërkojnë të arrijnë në Evropë që kur udhëheqësi i hershëm Muamar Gadafi u vra në vitin 2011.

Të mbijetuarit i thanë IOM-it se barka e vogël prej gome ishte nisur rreth orës 23:00 sipas orës lokale nga al-Zawiya, në perëndim të Tripolit. Ajo u përmbys disa orë më vonë në orët e para të së premtes në veri të Zuëarës.

Nuk është menjëherë e qartë pse ka zgjatur kaq shumë që lajmi të dalë në dritë.

Njëra nga dy të mbijetuarat tha se kishte humbur bashkëshortin e saj, ndërsa tjetra raportoi se dy foshnjat e saj kishin vdekur, tha agjencia. Ekipet e IOM-it u ofruan të dyja grave kujdes mjekësor urgjent.

IOM thotë se të paktën 375 emigrantë u raportuan të vdekur ose të zhdukur vetëm në janar pas një serie mbytjesh anijesh “të padukshme” në Mesdheun qendror gjatë periudhave të motit ekstrem të dimrit. Numri i vërtetë i viktimave dyshohet se është më i lartë.

Pavarësisht tragjedive të përsëritura, migrantët vazhdojnë të përpiqen të kalojnë kufirin.

Zyrtarët e të drejtave të njeriut të OKB-së kanë paralajmëruar për tortura, trafikim, punë të detyruar, zhvatje dhe abuzime të tjera të kryera nga aktorë shtetërorë dhe jo-shtetërorë, duke përfshirë grupet e milicisë.

IOM thotë se trafikantët dhe rrjetet e kontrabandës përfitojnë duke i detyruar njerëzit të hipin në anije të mbipopulluara dhe të papërshtatshme për lundrim, duke kontribuar në rritjen e numrit të të vdekurve.

Agjencia ka kërkuar bashkëpunim më të fortë ndërkombëtar për të shkatërruar rrjetet e kontrabandës dhe trafikimit, së bashku me krijimin e shtigjeve të sigurta dhe ligjore të migrimit për të zvogëluar vdekjet në det.

Shumë anije që fundosen nuk raportohen kurrë nga kontrabandistët e njerëzve që i operojnë ato. Ata që vdesin thjesht zhduken, familjet e tyre lihen pa e ditur kurrë se çfarë u ka ndodhur atyre.

Disa vende, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Spanjën, Norvegjinë dhe Sierra Leonen, i kanë bërë thirrje Libisë të mbyllë qendrat e paraburgimit ku grupet e të drejtave të njeriut thonë se emigrantët janë torturuar, abuzuar ose vrarë.

“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

Debatet mes Selin dhe Rogertit duket se nuk kanë fund në shtëpinë e Big Brother VIP 5.

Banori e thërret herë pas here Selin “Barbie” dhe sot ajo iu kthye duke i thënë “bukurosh”. Duket se kjo fjalë nuk i pëlqeu Rogertit, i cili iu drejtua duke i thënë që të mos e përmendë më, pasi ai është burrë i martuar.

Pjesë nga debati:

Rogerti: Kunata ka filluar me Kristin prapë, kujdes me princin e zi, të kam thënë 100 herë.

Selin: Bukurosh, merr frymë thellë

Rogerti: Jo bukurosh, mos më thirr mua bukurosh

Selin: Bukurosh

Rogerti: Mos më thuaj mua bukurosh se nuk jam beqar

Selin: O bukurosh

Rogerti: Mos më thirr mua bukurosh me më tërheq vajzat beqare

Selin: Kur të stoposh ti të më thërrasësh Barbie, atëherë unë do stopoj

Rogerti: Thuaj tullumbac, çufo, ça të duash, por jo bukurosh. Nuk dua me më ardhë femrat se jam i martuar dhe i kënaqur.

Selin: Edhe mua Barbie nuk më thua dot se të gjithë e dinë se ça konotacioni ka kur i thua dikujt ashtu

Rogerti: Të lutem mos më thuaj bukurosh, kaq

Selin: Jo bukurosh por super bukurosh. Kështu që bukurosh kthe përgjigje nëse ke kapacitet për të kthyer përgjigje. Nuk e ke, ngelesh bukurosh.

Rogerti: Baby G më ndihmo, se ka konotacion tjetër.

‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas lajmit se Prokuroria Speciale ka kërkuar dënimin me 180 vite burg në total të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë për krime kundër njerëzimit.

Kurti shkruan se “Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në bindjen se UÇK-ja bëri luftë të drejtë dhe kryengritje anti-kolonialiste” dhe se “institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të mbrojnë të vërtetën faktike e historike, vlerën dhe dinjitetin e luftës për liri si dhe parimet themelore të drejtësisë, duke kundërshtuar çdo orvatje për shtrembërimin e tyre”.

Reagimi i plotë i Albin Kurtit:

Thelbi moral dhe historik i luftës sonë çlirimtare konsiston në mbijetesën dhe dinjitetin e popullit.

UÇK-ja ishte bartëse e një lufte të drejtë, ruajtëse dhe mbrojtëse. Ajo u zhvillua në rrethanat e okupimit të egër kur dhuna e apart’heidit po shndërrohej në gjenocid shtetëror.

Çdo përpjekje për t’i shkëputur veprimet individuale nga ky kontekst historik e politik rrezikon të deformojë të vërtetën dhe kuptimin e asaj lufte.

Ne nuk kemi pasur kurrë plan shfarosje të asnjë populli tjetër apo të civilëve. Kërkesa e sotme e Prokurorisë në Hagë për dënim prej 45 vitesh burgim për secilin nga drejtuesit e akuzuar të UÇK-së nuk mbështetet në ndonjë standard të pranuar ndërkombëtar të dënimit. Ajo injoron plotësisht kontekstin e luftës në Kosovë dhe përpiqet ta vendosë këtë çështje në një vakuum juridik, duke shkëputur veprimet nga realiteti i një lufte çlirimtare.

Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në bindjen se UÇK-ja bëri luftë të drejtë dhe kryengritje anti-kolonialiste. Institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të mbrojnë të vërtetën faktike e historike, vlerën dhe dinjitetin e luftës për liri si dhe parimet themelore të drejtësisë, duke kundërshtuar çdo orvatje për shtrembërimin e tyre.

Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, pas vendimit të Apelit të GJKKO, është vetëdorëzuar pasditen kësaj të hëne në Policinë e Rrogozhinës në zbatim të vendimit që la në fuqi dënimin e shkallës së parë: 1 vit burg dhe 5 vite heqje të së drejtës për ushtrimin e funksioneve publike.

Kryebashkiaku u Rrogozhinës u regjistrua teksa ndikonte tek punonjësit e OSHEE për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor në këmbim të votave për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit 2022.

Apeli i GJKKO la në fuqi edhe vendimet për 3 të pandehur të tjerë Blerim Xhamani dhe Isuf Tosku, të cilët u dënuan nga shkalla e parë përkatësisht me 1 vit dhe 8 muaj burg, ku për Toskun dënimi u pezullua duke u vendosur në shërbim prove.

“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

Gjatë debatit në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli, gazetari Roland Qafoku u përplas me kreun e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj, duke i thënë këtij të fundit se nuk ka vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë.

Qafoku: Ke treguar disa cilësi të veçanta si politikan, por ke dy gjëra që nuk po ndez. E para, popullin nuk po e frymëzon dhe e dyta, ajo që është akoma më e rëndësishme, që ti nuk ke vota.

Lapaj: S’kam vota?! S’kam deputetë në Parlament sa duhet. Duhet të kisha 7 deputetë.

Qafoku: Nga ndryshon ti nga Edi Rama si politikan?

Lapaj: Ndryshimi është një dhe vetëm një sot, unë si Adriatik sot është e provuar që sot s’i kam vjedhur asnjë cent qytetarëve shqiptarë.

Lufta në Ukrainë/ Koloneli: Kolapsi ekonomik mund ta ulë Rusinë në negociata

Të ftuar në emisionin “War Report” në ABC News, eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Ledion Krisafi dhe koloneli Sami Neziri, analizuan luftën ruse në Ukrainë.

Sipas ekspertëve, humbjet e Rusisë nga kjo luftë janë shumë të mëdha, megjithatë është e vështirë që të ulet në negociata.

Eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Ledion Krisafi u shpreh se e sheh të vështirë që presidenti rus Vladimir Putin të arrijë të ulet në negociata pa arritur qëllimet e tij.

“Mundësia për t’i dhënë garanci Ukrainës siç kërkon ajo është pothuajse zero. Në këtë pikë Ukraina në momentin që nuk merr garancitë, vështirë të firmosë për dhënie territori. Por të të dyja palët mendojnë që mund të fitojnë luftën dhe për aq kohë sa të dyja palët kanë këtë qëndrimin vështirë që të ketë tërheqje”, tha ai.

Nga ana e tij koloneli Sami Neziri tha se Rusia do të përpiqet të fitojë kohë për të shtyrë luftën, ndërsa shtoi se e vetmja gjë që mund ta detyrojë Rusinë të ulet në negociata është kolapsi ekonomik,

“E vetmja gjë që mund të detyrojë Rusinë të ulet në negociata është ekonomia. Ka indikacione se ekonomia ruse ka nisur të tkurret. Sipas ekspertëve të fushës, po të vazhdojë ky trend i ekonomisë Rusia është në gjendje të mbështesë luftën jo më shumë se 1 deri në 2 vite. Nëse shtrëngohet më tepër në sanksione Rusia mund të shkojë drejt kolapsit ekonomik dhe kjo është e vetmja rrugë që ta ulë në negociata”, theksoi koloneli.

Minxhozi: Rama nuk është drejtues podcasti por kryeministër, reforma ndodhet në vdekje klinike!

 

“Reforma në drejtësi ka dështuar, ajo ndodhet në vdekje klinike”, kështu është shprehur analisti Skënder Minxhozi gjatë një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC Neës, ndërsa komentoi reformën në drejtësi.

Minxhozi është shprehur kritik, duke thënë se tashmë dosjet e prapambetura në sistemin gjyqësor kanë kaluar 200 mijë, institucionet e reformes nuk po e kryejne funksionin e tyre dhe se dukshëm ka ardhur koha për ndryshime të aparatit ligjor të reformës.

“Kur thashë që ka ardhur koha për disa ndryshime mendoj se ky proces duhet të ketë një reflektim më të thellë sesa ai që po bëhet këto orë dhe që prek vetëm çeshtjen Balluku. KED është në gjumë, ILD nuk heton as dosjet për të cilat ka pasur vendime të Gjykatës së Strasburgut që i ka hedhur poshtë. KLP dhe KLGJ kanë ende vakanca gjyqtarësh dhe prokurorësh që nuk i plotësojnë duke lënë një boshllëk të frikshëm në të gjithë sistemin. Gjykata Kushtetuese shumë e nderuar që dikur hidhte “tuç” Sali Berishën me Karamanlisin për detin, sot është kjo që është dhe që të dhimbset me situatën që kalon. Mali i dosjeve të pagjykuara ka kaluar 200 mijë. Pra çfarë ka ndodhur? Ka ndodhur që u nisëm për të vënë vetullat dhe kemi nxjerrë sytë”, tha mes të tjerash ai.

“Në Shqipëri nuk ka de facto proces gjyqësor, tha Minxhozi. Unë jam i bindur që, nëse në një sallë gjyqi nuk është arbitër gjyqtari, por prokurori që mund të përgjojë e hetojë gjithkënd, vetë procesi ka vdekur”, u shpreh ai.

Gjithashtu, ai theksoi se drejtësia e re ka treguar një dëshirë protagonizmi që dukeet se e ka shtyrë edhe tek pezullimi i zv.kryeministristres Balluku. “Unë mendoj se në këtë rast kemi të bëjmë me përplasje të një dëshirë për mosveprim nga ana e qeverisë, në lidhje me një numër problemesh që kanë dalë natyrshëm nga reforma, dhe nga ana tjetër nga një dëshirë për protagonizëm e vetë organeve speciale të reformës. Rama ka hezituar të bëjë kryeministrin, por ka preferuar të bëjë blogerin, kurse Spak ka menduar të marrë një rol publik dhe mediatik që e ka shtyrë të bëjë një faull duke hyrë në kompetencat e ekzekutivit.

Qeveria po planifikon të kryejë një ndërhyrje që do të mund të prekte aspektin e masës së pezullimit. Unë do të thoja se kjo është shumë pak dhe shumë vonë sepse jemi në vitin e dhjetë pas votimit për reformën dhe vitin e shtatë pas fillimit të punës së drejtësisë së posaçme. Rama ka hezituar gjatë të hedhë këtë hap duke u kufizuar tek mesazhet publike e jo tek veprimi konkret. Edi Rama nuk eshte drejtues podcasti, ai eshte kryeminister e duhet te flase me akte konkrete.

Modifikimet ligjore pas kaq shumë viteve s’duhen përjetuar si fundi i botës por si një proces fiziologjik që synon të korigjojë aspekte që natyrshëm kanë krijuar përplasje, mbivendosje, kaos dhe shkelje standartesh e të drejtash.

Personat që viheshin nën hetim linçohen mediatikisht nga filtrime dosjesh të përzgjedhura në mënyrë selektive. Në anën tjetër u zbulua dhe kemi vënë re me kalimin e viteve që procese të mbyllura që opinioni publik nuk kishte nga t’i merrte vesh siç është vetingu i gjyqtarëve e prokurorëve, në momente të caktuara u kthyen në pazare të gjësë së gjallë. Vetingun e kanë kaluar persona që nuk duhet të ishin fare pjesë e drejtësisë së re, por duhet të ishin përjashtuar me ceremoni nga sistemi për shkak të rekordeve problematike që kanë lënë pas vetes.

Nënshtrimit de facto i procesit gjyqësor në disa nivele ndaj institucionit të akuzës speciale më duket defekti më i madh që ka sot reforma në drejtësi. Që do të thotë se në Shqipëri, e përsëris, nuk ka de facto proces gjyqësor, tha ai. Ndëshkimi i elitës politike duhet të ndodhë në procedurë dhe në respekt të standarteve të demokracive të konsoliduara dhe të respektimit të të drejtave të njeriut. Duhet drejtësi jo thjesht ndëshkim!

Dënojeni me vdekje lirinë!

Nga Baton Haxhiu

Ka momente kur njeriu nuk shkruan për të bindur të tjerët. Shkruan për të mos tradhtuar atë që ka parë me sytë e vet. Luftën e UÇK-së.E dëgjova falën perfundimtare të Prokurorisë në Hagë dhe për disa minuta nuk po dëgjoja më një aktakuzë. Po degjoja një rrëfim për një luftë që unë e kam parë me sy, por që nuk e njoha më nga mënyra si po përshkruhej. Në atë sallë nuk po flitej vetëm për katër njerëz. Po flitej për një histori të tërë me një gjuhë që tingellonte e huaj, e ftohtë dhe e rrezikshme njëkohësisht. Dhe kur u kërkuan 45 vite burg për secilin, e kuptova se ajo që po ndodhte nuk ishte më një monolog juridik. Ishte një përplasje me kujtesën. Një perpjekje per ta rrëfyer lirině me fjalor që nuk i perket asaj.

Sot nuk po flas si gazetar. As si Baton. Po flas si njeri që e ka parë atë luftë me sy. Që i ka parë ata njerëz me baltë ně këpucë, me gjume te prerë, me fytyra që nuk i përkisnin më jetës së zakonshme, por një kohe që nuk kishte as emër as garanci. Dhe kur dëgjova Prokurorinë në Hagë të kërkonte 45 vite burg per secilin, nuk ndjeva zemërim. Ndjeva nje boshllek të ftohtë. Si kur e kupton se diçka po mbyllet nể mënyrën më te gabuar të mundshme.

Nuk jane vitet qe me tronditën. Eshte gjuha. Eshte narrativa. Eshte menyra si u fol per luften, per njerëzit, per atë që ndodhi. Nuk dukej si aktakuze ndaj individeve. Dukej si një pershkrim i një historie që une e kam jetuar, por që nuk e njihja më nga menyra si po rrëfehej.

Në atë sallë, per disa minuta, u duk sikur liria ishte në bankën e të akuzuarve.

Dhe aty e kuptova diçka gë e kisha shkruar që ne vitin 2018, por ge sot e ndjeva deri ne eshtra. Rreziku nuk ishte juridik. Rreziku ishte moral. Psikologjik. Historik. Rreziku ishte që një gjuhë prokurorie të bëhej gjuhë historie.

Prandaj sot nuk kam një reagim. Kam një thirrje.

Jaccuse.

E para, ndaj Prokurorisë. Jo ndaj Gjykates. Sepse Gjykata ende nuk ka folur. Por gjuha e Prokurorise sot ishte nje akt ne vetvete. Nje akt gë e tejkaloi dosjen, që e tejkaloi individin, gë preku luften, preku kujtesën, preku atë gë per ne quhet çlirim. Nje gjuhě gë nuk pati asnje kujdes për peshen historike te asaj që po pershkruante. Nje gjuhë gë, në vend se te ishte sterile, juridike, e ftohtë, u bë rrëfim.

E dyta, ndaj atyre që dëshmuan rrejshem. Dhe ndaj atyre shqiptareve që, nga urrejtja ndaj elitave, nga frustrimi, nga dëshira për t’i parë politikanët ne bankën e të akuzuarve, e kerkuan këtë gjykim pa e kuptuar se çfarë po vendosnin ne tavoline. Nuk po vendosnin vetëm emra. Po vendosnin historinë e tyre. Po vendosnin luftën e tyre. Po vendosnin vetë kuptimin e lirise.

E treta, ndaj Serbise. Sepse sot në Hagë nuk dëgjova vetem një prokurori. Dëgjova nje gjuhë që perputhej ne mënyrë te frikshme me narracionin që Beogradi ka 25 vite që e

përsërit. Një gjuhë ku UÇK-ja nuk eshte me levizje çlirimtare, por strukturë kriminale.

Nëj gjuhë ku lufta nuk eshte më reagim ndaj shtypjes, por burim krimi. Një gjuhë ku historia permbyset me kujdes juridik.

Dhe kjo perputhje nuk eshte rastesi. Eshtë alarm.

Unë i kam njohur ata. I kam parë ne lufte. I kam parë nga afer, ne momente që nuk i harron dot. I kam parë jo si politikanë, por si njerëz te futur ne nje vorbull që nuk e kishin zgjedhur, por që nuk kishin si ta shmangnin. Dhe sot, kur degjova ate propozim, nuk pashe me fytyrat e tyre. Pashe fytyrat e atyre djemve pa emër, te atyre grave që bartnin ujë, te atyre familjeve ge hapnin dyert per te panjohur. Pashe giithe ate kohë që sot u permend me një ton që më dukej i huaj.

Prandaj po e them me cinizëm të dhimbshëm.

Pse nuk e denoni me vdekje lirinë. Sepse 45 vite për secilin nuk eshte thjesht kerkesë denimi. Eshtë një fjali qe tingëllon si denim simbolik i asaj gë per ne ishte liri. Dhe nëse kjo eshte gjuha me te cilên do te rrefehet ajo kohe, athere më mirë ta thoni troç. Se në bankën e te akuzuarve nuk jane vetëm kater njerëz. Eshte një histori. Një kujtesë. Një e vërtete e perjetuar.

Gjykata ende nuk ka folur. Dhe pikërisht per kete kam ende shpresë. Sepse vetëm nje gjykate e drejte mund ta pastrojë turpin e gjuhes se sotme. Vetëm nje vendim i drejte

mund ta ndalë këtë rrshqitje ku prokuroria fillon te shkruajë histori. Sot nuk jam i zemëruar. Jam i tronditur. Dhe kjo eshtë më e rende.

Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

Prokuroria Speciale e Hagës kërkoi dënimin me 180 vite burg në total, 45 vite për secilin, për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi për krime kundër njerëzimit.

Analisti Blerim Burjani në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, me moderatorin Aleksandër Furxhi, u shpreh se kjo pretencë ka nxitur reagime të fuqishme në Kosovë, duke filluar nga veteranët e luftës e deri te personalitetet publike dhe politike.

Z.Burjani argumentoi se pretendimet e prokurorisë janë të “orkestruara mirë” dhe se po tentohet të provohet ekzistenca e një “plani kriminal”.

Ai e konsideroi këtë pretendim si të palogjikshëm, pasi sipas tij, UÇK-ja ka qenë një ushtri vullnetare dhe nuk ka pasur mundësi të kontrollonte tërë procesin dhe luftën në të gjithë Kosovën në mënyrë të centralizuar.

Burjani bëri një krahasim të fortë, duke thënë se masa prej 45 vitesh burg e propozuar nga prokuroria është e ngjashme me atë që kishte propozuar vetë Beogradi.

Intervista e plotë:

 Si është pritur në Kosovë kjo pretencë e Hagës?

Burjani: Ka reagime të fuqishme nga të gjitha anët, duke filluar dhe nga, veteranët e luftës dhe të tjerë personalitete publike dhe politike në Kosovë. Natyrisht që kjo është diçka shumë e rëndë dhe e keqe që mund të ndodhë dhe se mendoj që prokuroria ka bërë një propozim i cili nuk do të thotë që është përfundimtar, mirëpo pretendimet e saj janë shumë të qëllimshme dhe shumë të organizuara mirë dhe të orkestruara mirë, dhe duket se e ka planifikuar këtë proces mjaft mirë deri në fund. Prandaj ka tentuar dhe po tenton gjithë kohën, që të thotë që ka ekzistuar një plan kriminal që realisht nuk ka pasur kurrë plan kriminal që ka mundur të kontrollohet nga UÇK-ja i tërë procesi dhe tërë lufta në Kosovë, pasi që kjo ushtri ka qenë vullnetare dhe, duke u bazuar se ka qenë ushtri vullnetare, nuk ka mundur të ketë kontroll në tërë Kosovën. Pra, kjo është e palogjikshme.

Zoti Burjani, çfarë ndikimi pritet që të ketë në Kosovë, në skenën politike, në sferën publike kjo kthesë e papritur ndoshta në procesin e Hagës në kuptimin e masës së dënimit që kërkojnë prokurorët?

Burjani: Për momentin nuk ka se çfarë e godet në kuptimin politik vendin, por në kuptimin real ndërkombëtar mund ta godasë Kosovën në shumë segmente, sidomos në pastërtinë e luftës që e ka bërë ushtria e Kosovës, e që duket që intenca themelore apo kryesore e ka këtë prokuroria. Pra, kjo është shumë e dëmshme për shtetin. Ndërsa sa i përket aspektit politik, Kosova ka organizim të mirë politik, ka institucionet e saj demokratike dhe ajo do të funksionojë ashtu si duhet, por brenga më e madhe mbetet se kush do t’i besojë një drejtësie të tillë të njëanshme që ka qenë dhe që ka organizuar apo orkestruar së bashku, duket, me faktorë të ndryshëm relevantë ndërkombëtarë dhe me Serbinë. Këtu duket që kanë dorë shumë faktorë relevantë, edhe ata politikë, edhe ata që duket që kanë të bëjnë me rendin rajonal. Natyrisht kjo është kundër paqes, se dënimi i tyre është kundër situatës paqësore që mbretëron në Ballkan dhe askush nuk mundet të sigurojë Ballkanin në të ardhmen që mund të ketë ndonjëfarë qetësie në këtë variant apo në këtë mënyrë kur njerëzit e pafajshëm pretendohet të dënohen dhe të marrin masa drakonike apo dënime të rënda dhe ndoshta të papara, dhe të krahasohet me gjykatat serbe, sepse është e çuditshme se këto 45 vjet që ka propozuar prokuroria, kishte propozuar edhe Beogradi. Realisht nuk ka prova direkte, po ka disa dëshmi që i quajnë prova direkte, dhe në mënyrë indirekte tërë procesin e dëshiron ta sqarojë apo ta shpjegojë dhe ta lërë fajtor apo përgjegjës që janë shquar, ku thotë, përkatësisht liderët e UÇK-së, pra me prova tërthorazi, duke pretenduar që ka mjaft prova tërthorazi që dëshmojnë indiciet e veprave të rënda penale që i quajnë ata kriminale. Kjo është për t’u dyshuar jashtëzakonisht.

Juristi: Kushtetuesja nuk i dha zgjidhje mosmarrëveshjes së kompetencave mes dy pushteteve, duhej të pyeste “Venecian”

Juristi Neritan Alibali ka kritikuar ashpër qëndrimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila nuk arriti të merrte një vendim përfundimtar për konfliktin e kompetencave mes Kryeministrit dhe SPAK-ut.

I ftuar në emisionin “3D” në RTSH, Alibali u shpreh se mosmarrëveshja shkonte përtej çështjes specifike të zëvendëskryeministres Balluku; bëhej fjalë për vendosjen e kufijve kushtetues mes pushteteve.

Sipas juristitet, ngërçi i numrave në Gjykatë nuk duhet të shërbente si justifikim për mosdhënien e drejtësisë.

“Më ka bërë përshtypje negative fakti që kur panë se nuk mund të merrnin një vendim, nuk do të ishte turp t’i drejtoheshin Komisionit të Venecias,” tha ai.

Alibali kujtoi se kjo është një praktikë e njohur ndërkombëtare dhe e sugjeruar edhe nga ekspertë të tjerë kushtetues në raste bllokimi.

Për Alibalin, situata juridike ishte e qartë:

“Kemi qartësisht kapërcim kompetencash për çështjen në fjalë,” por Gjykata, sipas tij, u duk se u ndikua nga presionet politike të momentit.

Rrëfimi tronditës i Luiz Ejllit: Kam tentuar t’i jap fund jetës!

Artisti Luiz Ejlli gjatë një bisede prekëse me Stenaldon në ‘Big Brother Vip’ ka zgjedhur të tregojë një moment të vështirë që ai ka përjetuar.

Ai u shpreh se një vit përpara se të bëhej baba, kishte humbur të gjitha shpresat dhe shtoi se një moment tentoi t’i jepte fund edhe jetës.

“Unë 38 vjeç u bëra baba. Isha 37 kur i kisha humbur shpresat. Thoja që nuk ka njeri për mua. Nuk do kem kurrë familje, nuk do jem kurrë kryefamiljar, nuk do jem kurrë një shembull i fëmijës tim. U mësova me këtë dhe e kam vuajtur shumë. Kam jetuar vetëm dhe vetmia është gjëja më e keqe në botë. Por po u mësove, nuk të prek asgjë. Në vetmi ti kalon gjithçka, kalon në depresion, në stres. Kam tentuar të bëj gjithçka, kam tentuar edhe budallallëqe. Kam tentuar të bëj një budallallëk shumë të rëndë, që ishte t’i jepja fund jetës. Është e rëndë.

Por çfarë ndodh? Po e kalove këtë fazë, shkon te faza që bëhesh shumë i akullt. Dhe shkon në atë pikë që thua: ‘Kur kësaj bote nuk i intereson për mua, pse duhet të më interesojë mua për këtë botë?’. Aty stopon gjithçka. Aty ke rrugën më të rëndësishme”, u shpreh Luizi.

Kuvendi merr në shqyrtim ankesat e 800 banorëve të “Durrësit të Ri”, Xhafaj mbledh Komisionin

Komisioni i posaçëm parlamentar për Nismat Qytetare, nën drejtimin e Fatmir Xhafaj, ka nisur zyrtarisht punën për shqyrtimin e peticionit të banorëve të zonës së ish-Kënetës në Durrës.

Në mbledhjen e sotme, komisioni miratoi kalendarin e punës për periudhën 9–27 shkurt 2026, ku fokusi kryesor do të jetë situata e rënduar nga përmbytjet në këtë zonë.

Çfarë kërkojnë qytetarët?

Peticioni, i nënshkruar nga mbi 800 banorë, i drejtohet Bashkisë Durrës, por për dijeni edhe Kuvendit dhe Qeverisë. Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente në infrastrukturë për të parandaluar përsëritjen e përmbytjeve masive, si ato që ndodhën në janar dhe shtator të vitit 2025.

Bashkërelatori Onid Bejleri prezantoi planin e veprimit, i cili përfshin vizita faktmbledhëse në terren në zonën e “Durrësit të Ri”, seanca dëgjimore me banorët dhe përfaqësuesit e institucioneve, si dhe përgatitjen e një raporti përfundimtar me rekomandime për zgjidhje afatgjata.

FOTO/ Rama në Bruksel, takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Bruksel.

Rama është takuar me Presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa.

 

Takimi i Ramës me Costa-n do të jetë një mundësi për të diskutuar sfidat e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE dhe për të përcaktuar hapat e ardhshëm në rrugën drejt anëtarësimit.

Sjellim ndërmend se një nga çështjet kryesore të mbetura pezull është Raporti i Vlerësimit të Standardeve për Reformimin e Gjyqësorit, i njohur si IBAR, i cili lidhet me kapitujt 23 dhe 24 të procesit të negociatave.

Deri më tani, Shqipëria nuk ka mundur ta marrë këtë raport të plotë dhe të miratuar nga shtetet anëtare të BE-së. Pa aprovimin e këtij dokumenti, procesi i mbylljes së kapitujve nuk mund të ecë përpara.

Në diskutimet e mëparshme në nivel ambasadorësh, është kërkuar që Shqipëria të ofrojë prova konkrete mbi ndëshkimin e zyrtarëve të lartë të akuzuar, përfshirë vendime përfundimtare të gjykatave dhe sekuestrime të pasurive. Ky është një nga kushtet që konsiderohen jetike për të treguar progresin në reformën në drejtësi.

Vendimi për Ballukun/ Eksperti Ligjor: Kur nuk ka vendim, nuk përbën jurisprudencë kushtetuese

Eksperti Ligjor Bledar Dervishi në emisionin Real Story”, në ABC News foli për vendimin 4 me 4 për çështjen e zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Gjatë intervistës ai sqaroi se kur nuk ka vendim nuk përbën jurisprudencë kushtetuese dhe konflikti shfaqet sërish.

“Sipas ligjit ka të me defekte në traktimin e ligjit për Gjykatën Kushtetuese. Përse të konsiderohet kërkesa e rrëzuar nëse kemi barazim votash. Përse të mos konsiderohej në rast barazim votash, vendos vota e kryetarit dhe kjo do ishte një zgjidhje. Pra ka disa organeve, vetë Këshilli i Emërimeve në Drejtësisë, ku ka barazim votash vendos vota e kryetarit. Gjykata Kushtetuese e ka në rast barazim votash konsiderohet e rrëzuar, jo se është rrëzuar. Kur nuk ka vendim nuk përbën jurisprudencë kushtetuese, por praktikisht konflikti kushtetues- mosmarrëveshje është aty dhe mund të shfaqet sërish”, tha ai.

Takimi i APEC-ut pritet t’i japë një mundësi të re për bashkëpunim rajonal

Zëvendësministri i Jashtëm i Kinës Ma Zhaoxu tha në një intervistë se organizimi i Takimit të 33-të të Liderëve Ekonomikë të APEC nga Kina, do t’i japë një vrull të fortë bashkëpunimit rajonal në Azi-Paqësor dhe do të ofrojë siguri, stabilitet dhe energji pozitive më të madhe për rritjen ekonomike globale dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

Ky vit shënon “Vitin e Kinës” të APEC-ut me temën “Ndërtimi i një Komuniteti Azi-Paqësor për Lulëzimet e Përbashkëta”. Kina do të organizojë Takimin e 33-të të Liderëve Ekonomikë të APEC-ut në nëntor.
“Kjo temë ka fituar mbështetje unanime dhe të gjerë nga ekonomitë e APEC-ut”, tha Ma.

Bashkëpunimi Ekonomik Azi-Paqësor (APEC) është mekanizmi i bashkëpunimit ekonomik i nivelit më të lartë që gëzon fushëveprimin më të gjerë dhe ndikimin më të rëndësishëm në rajonin e Azi-Paqësorit, tha Ma për Xinhua

Vendimi i Kushtetueses për padinë e Ramës, analisti: Është antikushtetues, çështja duhet të shkojë në Strasburg

Belinda Balluku do qëndrojë në detyrë, pavarësisht se pezullimi i saj u rikthye nga vendimi kontrovers i Gjykatës Kushtetuese.

Kryeministri Edi Rama iu tha sot deputetëve të shumicës se do të ndryshojnë Kodin Penal, që të pamundësojë pezullimin e atyre që mandatohen në detyrë nga Presidenti i Republikës.

Analisti Arben Meçe, i ftuar në emisionin “Real Story”, tha se Gjykata Kushtetuese nxori vendim antikushtetues dhe nga kjo lind e drejta qeverisë ta dërgojë çështjen në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

“Formalisht ka vendim. Tani ky vendim është Kushtetues apo jo? Këtë e vendos Kushtetuesja vetë. Gjykata Kushtetuese vendos me shumicë votash dhe pari i çdo gjykate është që duhet të vendosë dhe për këtë arsye trupa gjyqësore bëhen tej gjithmonë, gjithmonë duhet të ketë vendimmarrje.

Çdo vendim i trupit gjyqësor, i cili nuk është me vendimmarrja me shumicë, por është me barazim, është antikushtetues ne dhe nëse ti e dërgon në GJED, kemi shumë precedentë, ku rezultate kanë dalë barazim dhe gjykata i ka kthyer mbrapsht dhe thotë cenohet: kuorumi funksional, privohen palët nga një vendim gjyqësor efektiv.

Gjykata Kushtetuese duke cenuar parimin kushtetues, nxjerrë një vendim antikushtetuese, ky nuk është vendim. Vetë vendimi është antikushtetues dhe çdo gjë tjetër që shkruhet brenda është antikushtetuese, sepse nuk i lejohet gjykatës të dalë pa vendim, çështja nuk quhet e gjykuar.

Nuk u dha as vendim dhe lind e drejta që të vijojë procedurat në instancat më të larta, në GJED, kjo është instanca që e njeh shteti shqiptar si nënshkrues i konventës. Këtë vendim nuk duhet ta merrni kurrë, sepse nuk ta lejon kushtetuta. GJED në Strasburg, vetëm ajo e zgjidh”, tha ai.

Letër e hapur e militantit të PD-së nga Shkodra për Sali Berishën: Pash Zotin, Doktor, mos na thirr kot n’Tiranë!

-Letër e hapur e militantit Mark Noka nga Shkodra drejtuar Sali Berishës-

Doktor i dashtun! Ke disa ditë që na ke çue fjalë me ardh n’Tiranë. Ka dy ditë që deputeti jonë m’ka ardh në shpi e m’ka thanë se “duhet me ardh te kriministria me rrxue Ed Ramën, asht porosi e doktorit”.

Unë gati m’ke me kalamajtë e mi, edhe do miq e shokë i kam ba gati. Edhe do teshna i kena ba me i marr me veti se mujt me ra shi atje, kena ba dhe nji çadër ushtrie me nejt mrena para kriministrisë, si ke thanë ti me deputetin që do qindrojmë në bulvard derisa ta largojmë Ed Ramën.

Të marten do vimë herët se mos na bllokon policia ma vonë. Te oborri ku rri ti në zyrë do presim me çadër me veti.

Si unë janë lajmrue të gjithë ktu në lagjen teme se do qindrojmë ditë-natë para kriministrisë o doktor.

Por pash zotin Doktor mos na rrejt se nuk kena ftyrë ma me t’ardh te ti në Tiranë. Se mos na thue sa të marosh ti fjalen tane se “nji tash Rama u rrxue dhe shkoni në shpi”.

Ke thanë me e rrxue kriministrin Rama, dhe po vimë me kalamaj e komshi.

Mos na thuj “ ikni n’shpi” mas ardhjes atje bulvard, ku rri Rama! Se n’Shkodër nuk muj me u kthy ma prej turpit se tan socialistët e lagjes do tallen me ne o doktor.

Pash at qiell mos na rrej doktor! Se kam ardh dhe dy her të tjera dhe ika në shpi me furgon dhe Ramën nuk e hoqem qafe./KJ

Ervin Salianji akuza Sali Berishës: Lidershipi i PD-së ka disa ‘profesorë të humbjes’ në parti, i ka shmangur fituesit!

Ish-deputeti Ervin Salianji në një intervistë për gazetarin Besard Jacaj, foli për situatën në Partinë Demokratike.

Sipas tij, në PD po bëhet një analizë për humbjen e zgjedhjeve të 11 Majit të 2025-ës, mirëpo nuk po bëhet një analizë e fitoreve. Ai ngriti akuza ndaj lidershipit të partisë duke thënë se ka “alergji” nga fituesit, të cilët nuk po i promovon.

“Së pari, deri në këtë fazë ka patur një reagim refraktar në PD, për të mos i pranuar problemet. Tani po pranohen, por nuk po jepen zgjidhje. PD ka nevojë për zgjidhje që të jetë një parti fituese. Duke nisur nga respektimi i anëtarëve, nga merita, nga marrja e vendimeve.

Analiza është kjo, hajde marrim analizën në 7 bashkitë fituese. Është një formë analize, analizë e fitoreve, si kemi fituar, si ia kemi dalë që të tejkalojmë deformimin e vullnetit të zgjedhësve që bën Edi Rama.

Por janë fshehur. E keni parë që i ka fshehur lidershipi i PD-së fituesit?! Ka një alergji ndaj fituesve në PD. Lidershipi i PD-së, disa ‘profesorë të humbjes’, i ka shmangur fituesit. Nuk promovohen, nuk merren si model.”, tha Salianji.

Ai mori si shembull fituesit e primareve si ish-kandidati për deputet Aulon Kalaja në Krujë, apo të zgjedhurit deputetë si Kastriot Piroli në Lezhë, që morën një rezultat shumë të mirë në zgjedhjet e 11 Majit të 2025-ës, mirëpo sipas tij pavarësisht kësaj, nuk janë promovuar në parti.

Sipas Salianjit, ka disa mënyra se si dikush mund të bëhet deputet: aktivizimi në publik, aktivizimi në terren, opozitarizmi, votat e anëtarësisë dhe sondazhet e pëlqyeshmërisë në publik. Mirëpo kjo, sipas tij nuk zbatohet në PD.

BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015

Bashkimi Evropian tha se arrestimi i fundit nga Serbia i një veterani të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është “një shkelje tjetër” e obligimeve të Serbisë të Marrëveshjes për dialogun dhe drejtësinë të vitit 2015.

“Sipas kësaj marrëveshjeje, Serbia është zotuar që të mos iniciojë hetime penale apo ndjeje penale për krimet që pretendohet se janë kryer në Kosovë, përveç nëse një gjë e tillë kërkohet nga autoritetet e Kosovës. Juridiksioni mbi pretendimet për krime të luftës dhe vepra të tjera serioze bie mbi institucionet e Kosovës. I bëjmë thirrje Serbisë që të respektojë zotimet e saj”, tha një zëdhënës i Komisionit Evropian për Radion Evropa e Lirë.

Më 5 shkurt, autoritetet e Serbisë arrestuan Mitehat Llozhanin me të hyrë në terrorin serb nga kufiri me Kroacinë. Ai, sipas autoriteteve, në Beograd dyshohet për krime kundër popullatës civile.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka kërkuar angazhim të bashkësisë ndërkombëtare lidhur me këtë rast.

Sipas Serbisë, i arrestuari dyshohet se ka kryer trajnime si pjesëtar i UÇK-së i Zonës Operative të Dukagjinit më 1998 dhe 1999 “pas së cilave ka marrë pjesë në sulme terroriste kundër anëtarëve të MPB-së serbe dhe ushtrisë jugosllave”. Në njoftim thuhet po ashtu se “si anëtar i grupit të komanduar nga Ramush Haradinaj, ai ka marrë pjesë në rrëmbim dhe masakrim të policëve”.

Por, nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se i arrestuari ka marrë pjesë në disa stërvitje në Shqipëri, por nuk ka informacione të ketë qenë në vijat e frontit në Kosovë.

Nënkryetari i kësaj organizate të veteranëve, Gazmend Syla, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se Llozhanit iu gjet kartela e veteranit në xhep gjatë kontrollit nga autoritetet serbe.

Serbia ka arrestuar vazhdimisht shtetas të Kosovës nën pretendime për krime lufte në Kosovë më 1998-’99, dhe vetëm në vitin 2025 u regjistruan disa arrestime të tilla.

Serbia gjatë viteve ’90 e karakterizoi UÇK-në si organizatë terroriste, ndërsa për Kosovën, UÇK-ja është organizata që mbrojti popullsinë lokale nga represioni i forcave të armatosura jugosllave./REL

❌