Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë të hënën se njëra kërkesë zyrtare për nisje të Dialogut Strategjik me Shtetet e Bashkuara lidhet me energjinë, ndërsa tjetra është politike.
âNjĂ«ra kĂ«rkesĂ« Ă«shtĂ« e lidhur me energjinĂ«, tjetra ka natyrĂ« mĂ« politikeâ, ka thĂ«nĂ« Vuçiq mĂ« 26 janar pĂ«r televizionin Blic, me seli nĂ« Beograd.
Ai nuk ka dhënë më shumë hollësi për kërkesat.
Presidenti serb i ka përmendur fillimisht kërkesat pesë ditë më parë, pas një takimi që ka zhvilluar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio.
Sipas tij, Serbisë i janë bërë dy kërkesa zyrtare për ta nisur Dialogun Strategjik me SHBA-në.
Prej atëherë, as Beogradi dhe as Uashingtoni nuk janë deklaruar më tepër në këtë drejtim.
Presidenca dhe Qeveria e Serbisë, ashtu sikurse Departamenti amerikan i Shtetit, nuk u janë përgjigjur kërkesave të Radios Evropa e Lirë për të kuptuar më shumë.
Dialogu Strategjik, tĂ« cilin Shtetet e Bashkuara e zhvillojnĂ« me disa shtete nĂ« botĂ« synon thellimin e bashkĂ«punimit mes dy vendeve dhe mbulon njĂ« mori fushash â nga ekonomia deri te siguria dhe politika e jashtme.
Uashingtoni e konsideron luftimin e ndikimit kinez dhe rus, si njërin prej interesave kryesore në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Vuçiq ka thënë se kërkesat nuk janë diskutuar në një takim të jashtëzakonshëm të Qeverisë Serbe më 25 janar. Sipas tij, për kërkesat do të diskutohet në ditët në vijim.
Ulja e varësisë së Ballkanit nga energjia ruse ka qenë njëra prej synimeve të përmendura edhe në Aktin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare të SHBA-së, të miratuar në dhjetor të vitit të kaluar.
Në të njëjtën ligj përmendet që duhet zvogëluar edhe ndikimi kinez.
Shtetet e Bashkuara e shohin me shumë rëndësi edhe përparimin në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Aty përmendet që SHBA-ja do ta përkrahë procesin drejt arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare, të bazuar në njohjen reciproke.
Sa i përket Dialogut Strategjik mes SHBA-së dhe Serbisë, për të fillimisht është folur në gusht të vitit 2025, mirëpo ai nuk ka nisur ende.
Dialogu Strategjik ishte planifikuar të niste edhe mes Kosovës dhe SHBA-së, mirëpo autoritetet amerikane e pezulluan atë në shtator të vitit të kaluar për një kohë të pacaktuar, për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet e Qeverisë në detyrë.
Dialogu ishte planifikuar pĂ«r tâi forcuar lidhjet ekonomike dhe diplomatike.
Vuçiq: Aksionet ruse në NIS prekin vlerën e 1 miliard eurove
Presidenti i SerbisĂ« ka thĂ«nĂ« se aksionet ruse nĂ« IndustrinĂ« e NaftĂ«s sĂ« SerbisĂ« (NIS) tĂ« cilat pritet tĂ« blihen nga kompania hungareze MOL, kapin vlerĂ«n e 900 milionĂ« â 1 miliard eurove.
Ai ka thënë se Serbia ka qenë e gatshme të paguajë dyfishin e asaj shume.
âI kemi pasur paratĂ« gati, tĂ« paguajmĂ« dy miliardĂ« euro. TĂ« paguajmĂ« edhe mĂ« shumĂ« sesa aqâ, ka pĂ«rsĂ«ritur Vuçiq pĂ«r Blic.
Industria e Naftës e Serbisë është nën sanksione amerikane prej fillimit të vitit 2025 për shkak se një numër i madh i aksioneve janë në duart ruse.
Autoritetet në Beograd mëtojnë ta ndryshojnë këtë situatë, pas arritjes së një marrëveshjeje për shitjen e aksioneve ruse të NIS-it te MOL-i hungarez.
Vuçiq ka thĂ«nĂ« se ai lehtĂ«sisht ia sqaron vetes pse aksionet ruse nĂ« NIS nuk i janĂ« ofruar SerbisĂ«, mirĂ«po nuk dĂ«shiron tĂ« flasĂ« publikisht, sepse nuk dĂ«shiron tâi rrezikojĂ« interesat e shtetit.
âPĂ«r mua, arsyet janĂ« tĂ« qarta, tĂ« kuptueshme, mirĂ«po a janĂ« tĂ« pranueshme, ajo Ă«shtĂ« punĂ« tjetĂ«râ, ka thĂ«nĂ« ai.
I pyetur se çfarĂ« marrĂ«dhĂ«niesh ka tani Serbia me RusinĂ«, Vuçiq ka thĂ«nĂ« se ato janĂ« âtĂ« mira.
Serbia vazhdon të ketë bashkëpunim të ngushtë me Rusinë, pavarësisht thirrjeve të Perëndimit për të vendosur sanksione ndaj Kremlinit për nisjen e luftës në Ukrainë./REL