Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Gjysma e shqiptarëve në pasiguri financiare, 54.5% s’përballojnë dot 1 mijë euro shpenzim të papritur

Më shumë se gjysma e familjeve shqiptare nuk janë në gjendje të përballojnë një shpenzim emergjent që kërkon kursime 1 mijë euro.

Sipas të dhënave nga anketa Security Meter 2025 e Anketa e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Shqipëria kishte përqindjen më të lartë të familjeve që nuk përballojnë një emergjencë.

Shqipëria raporton shkallën më të lartë të pasigurisë financiare në Rajon në vitin 2025, me 54.5% e të anketuarve që deklarojnë se nuk mund ta mbulonin një shpenzim të tillë në mënyrë të pavarur, një rritje e lehtë nga 53.3% në 2024.

Ngjashëm, Maqedonia e Veriut tregon një nivel të lartë, me pothuajse gjysmën (48.1%) të popullsisë të paaftë për të menaxhuar një kosto të tillë emergjente në vitin 2025.

Në të kundërt, Kosova spikat me nivele relativisht më të larta të përballimit të emergjencave, ku 50.1% e të anketuarve ranë dakord se mund ta mbulonin shpenzimin, një përmirësim i dukshëm nga 38.2% në vitin 2024.

Bosnja dhe Mali i Zi shfaqen përmirësime në 2025 me rreth një të tretën e popullsisë që bien dakord se mund ta menaxhonin koston në vitin 2025.

Serbia paraqet një trend me shqetësues. Në vitin 2025, vetëm 25.2% e të anketuarve thanë se mund ta përballonin një shpenzim prej 1,000 euro, një rënie e ndjeshme nga 35.0% në vitin 2024. Për më tepër, Serbia kishte një përqindje të lartë të të anketuarve që u përgjigjën “vështirë të thuhet” në vitin 2025, me 38.7%, duke treguar pasiguri në rritje ose mungesë qartësie mbi financat e familjes.

Të dhënat e vitit 2025 zbulojnë se vetëm një e treta (33.1%) e të anketuarve në të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor ndihen të sigurte se familja e tyre mund të menaxhojë një shpenzim të papritur prej 1,000 euro pa marrë hua ose pa u mbështetur tek të tjerët. Kjo shënon një rënie të lehtë nga 36.7% që ishte në vitin 2024, çka sugjeron një përkeqësim të perceptimit mbi qëndrueshmërinë financiare.

Të dhënat tregojnë se, situata është përkeqësuar në shumë vende të Ballkanit Perëndimor midis viteve 2024 dhe 2025, duke reflektuar brishtësinë ekonomike të vazhdueshme dhe presionet që mund të nxisin emigrimin ose të kufizojnë mirëqenien në rajon./ Monitor

Reagimi i Shoqatës së Gjyqtarëve, Rama: U shfaqën me gjuhë të papranueshme dhe pajustifikueshme

Qëndrimet e përsëritura publike të kryeministrit Edi Rama kundër betejës së gjyqtarëve në Kushtetuese për çështjen e pagave të tyre, janë konsideruar si një “fushatë spekulimesh” nga Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve një ditë më parë.

Në një deklaratë publike, Shoqata e gjyqtarëve flet për një “tymnajë populiste që është krijuar dhe shpërndarë me qëllim linçimin e gjyqtarëve dhe shoqatave të tyre lidhur me një proces gjyqësor kushtetues, i cili ndodhet në fazën e vendimmarrjes përfundimtare”.

Reagimi i Shoqatës përmban tone të ashpra ndaj kreut të qeverisë, deklaratat e të cilit, të reflektuara dhe në media, etiketohen si “përbaltje kryeministrore, publike, tërësisht histerike, që synon të ndezë kundërshtitë në opinionin publik për një vendimmarrje dhe proces kushtetues që duhet të zhvillohet në sallën e gjykimit”.

Këtij reagimi i është përgjigjur ditën e sotme kreu i qeverisë Edi Rama.

Sipas Ramës, një kërkesë e tillë është unike në historinë e Europës, ndërsa shtoi se qëndrimi i shoqatës bie ndesh me realitetin ekonomik dhe parimet e drejtësisë sociale.

Rama: Jam këtu sepse jam në komunikim të drejtpërdrejtë, sepse jam absolutisht i surprizuar, nga një reagim i pabesueshëm i Shoqatës së Gjyqtarëve lidhur me shqetësimn e ngritur nga unë publikisht, për një përpjekje që në këndvështrimin tim është e pajustfikueshme, e papranueshme, e pagëlltitshme për t’iu imponuar parlamentit dhe qeverisë, përmes pushtetit gjyqësor, për t’i rritur pagat vetes dhe gjyqtarëve, me gjyq. Këtë shqetësim e kam ngritur si palë, për të mbrojtur interesin e vet, në këtër rast, në gjykatë, pra në emër të pushtetit ekzekutiv. Është hera e dytë që ndodh, që ka një habi, shoqëruar me një përpjekje për të më mbyllur gojën, kur po flas për çka përfaqësoj në emër të shqiptarëve, për një interes që jemi në gjyq. Jemi palë dhe shoqata e gjyqtarëve shfaqet si parti politike me një gjuhë të papranueshme dhe pajustifikueshme për ata që përfaqësojnë pushtetin gjyqësor. 

Deklarata e Shoqatës së Gjyqtarëve për pagat, përgjigjet Rama: I keni rrogat sa në Greqi dhe doni t’i rrisni me 2-3 mijë euro në muaj

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratës së Shoqatës së Gjyqtarëve për pagat.

Në një lidhje direkte në rrjetet sociale, Rama shprehet se gjuha e përdorur nga Shoqata është e papranueshme dhe thotë se gjyqtarët e kanë pagën të barabartë me ata të Greqisë.

“Jam këtu në një komunikim të drejtpërdrejtë sepse jam i surprizuar nga një reagim i pabesueshëm i Shoqatës së Gjyqtarëve lidhur me shqetësimin e ngritur nga unë publikisht, për një përpjekje, në këndvështrimin tim, është e pajustifikueshme, është e papranueshme për t’iu imponuar Parlamentit dhe qeverisë përmes pushtetit gjyqësor dhe për t’i rritur pagat vetes, gjyqtar me gjyq. Këtë shqetësim publik e kam shprehur si palë, në emër të një pale. Një pale për të mbrojtur interesin e vetë, publik me gjykatë.

Është hera e dytë që ndodh që ka një habi shoqëruar me një përpjekje për të më mbyllur gojën, kur unë flas në emër të asaj që përfaqësoj, në emër të shqiptarëve në mbrojtje të një interesi për të cilin jemi në gjyq. Befas Shoqata e Gjyqtarëve shfaqet si një parti politike me një gjuhë të pajustifikueshme për ata që përfaqësojnë pushtetin gjyqësor. Jo një arbitër që thotë: ‘Bilbili është i imi, topi është i imi, penalltinë do e gjuaj vetë dhe porta të rrijë pa portier’.

Sot që flasim aktualisht, ju i keni pagat sa në Greqi dhe ju doni t’i rrisni me 2000-3000 euro në muaj, në emër të çfarë. Ju thoni në emër të ligjit dhe Kushtetutës? Është e pavërtetë”, tha ndër të tjera Rama.

Shqipëria pëson rënien më të madhe të rinisë në Europë

Të dhënat e Eurostat mbi ecurinë e popullsisë së moshës 15-29 vjeç në Europë tregojnë një tablo shqetësuese për Shqipërinë, e cila renditet e para për tkurrjen më të lartë demografike të kësaj grup-moshe.

Në janar të vitit 2025 Shqipëria kishte 405,832 të rinj të grup-moshës 15-29 vjeç me tkurrje 18,300 brenda një viti, duke pësuar një rënie prej -4.32%. Shpejtësia e zbrazjes së vendit tonë nga rinia është katër herë më e lartë se ajo e Serbisë, e cila pason me një rënie prej -1.03%.

Ndërsa vende si Sllovakia, Austria dhe Turqia regjistrojnë tkurrje minimale nën 1%, Shqipëria po përballet me një hemorragji demografike që tejkalon çdo mesatare rajonale.

Kjo diferencë bëhet akoma më i fortë kur krahasohemi me vendet që po shënojnë rritje të konsiderueshme të popullsisë së re. Për shembull, ndërkohë që Shqipëria humbet kapitalin e saj njerëzor, vende si Spanja (+2.76%), Bullgaria (+1.98%) dhe Rumania (+1.97%) po shohin një zgjerim të grup-moshës 15-29 vjeç, çka tregon një riorientim të rinisë drejt tregjeve të punës apo sistemeve të tyre arsimore.

Teksa shtete si Zvicra, Islanda dhe vendet e Bashkimit Europian po stabilizojnë ose po rrisin numrin e të rinjve të tyre, Shqipëria po thellon më tej rënien, duke treguar se nevoja për politika inkurajuese për të mbajtur rininë në vend është më urgjente se kurrë.

Tkurrja e të rinjve është specifikë alarmante shqiptare, jo ballkanike, që po e lë vendin pa forcë punëtore aktive dhe pa energji inovative.

Rënia me rreth 18,333 të rinjsh brenda një viti do të thotë se Shqipëria po humbet pothuajse një qytet të tërë të përbërë vetëm nga studentë dhe profesionistë të rinj çdo vit. Ndërkohë që Gjermania dhe Italia, dy destinacionet kryesore të emigracionit shqiptar, po shënojnë rritje të popullsisë së tyre të re (përkatësisht me 0.50% dhe 0.72%), pasi kapitali njerëzor që humbet Shqipëria po shërben si “karburant” për ekonomitë e vendeve të Bashkimit Europian.

Ndërsa vendet e zhvilluara po arrijnë të thithin të rinj dhe të rrisin bazën e tyre demografike, Shqipëria po tkurret me ritme që vështirësojnë çdo plan afatgjatë për zhvillim të qëndrueshëm. Nëse ky trend i vitit 2025 nuk frenohet, presioni mbi sistemin e pensioneve dhe mbi bizneset vendase, që tashmë vuajnë për staf, do të shkojë drejt pikës së kolapsit, duke e bërë Shqipërinë vendin me plakjen më të shpejtë në Europë./Monitor

Zëri i Amerikës dhe paradoksi i demokracisë që hesht

Nga Thoma Gëllçi

Para 84 vjetësh, në një botë të përçarë nga lufta, propaganda dhe frika, Zëri i Amerikës nisi transmetimet e tij me një premtim që nuk ishte thjesht hyrje programi, por akt themelues moral: se e vërteta, edhe kur është e pakëndshme, është më e fortë se çdo gënjeshtër e organizuar. Në një epokë kur radiot ishin shndërruar në instrumente manipulimi masiv, Zëri i Amerikës u konceptua si diçka tjetër: jo si megafon i pushtetit, por si mjet informacioni që synonte të ndërtonte besim afatgjatë. Ky ishte një bast i madh politik dhe kulturor, sepse besimi nuk imponohet, por fitohet.

Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Zëri i Amerikës përfaqësoi një ide thelbësore të diplomacisë moderne: se fuqia e një shteti nuk matet vetëm me armë dhe ekonomi, por edhe me aftësinë për të komunikuar ndershmërisht me botën. Amerika synoi të tregonte se një demokraci mund të flasë hapur, edhe për gabimet e veta, pa e shndërruar informacionin në propagandë. Ky parim nuk ka qenë gjithmonë i zbatuar në mënyrë perfekte, por  mbeti gjithmonë themel identitar i institucionit. Pikërisht kjo e ka dalluar Zërin e Amerikës nga mediat shtetërore të regjimeve autoritare: ai nuk premtonte përsosmëri, por përpjekje për të qenë i besueshëm.

Për Shqipërinë, Zëri i Amerikës kishte një domethënie shumë më konkrete dhe ekzistenciale. Në dekadat e izolimit komunist, Zëri i Amerikës nuk ishte thjesht burim lajmesh, por një çarje në murin e heshtjes. Në një vend ku shtypi ishte zgjatim i Partisë dhe fjala publike funksiononte si urdhër ideologjik, dëgjimi i Zërit të Amerikës ishte akt i vogël, por domethënës, i autonomisë individuale. Ai nuk e rrëzoi diktaturën, por e gërryente çdo ditë, duke dëshmuar se realiteti nuk ishte ai që transmetohej nga Tirana zyrtare. Regjimi e quante “radio armike”, sepse informacioni i pavarur është armiku më i madh i çdo sistemi që mbijeton nga frika.

Rëndësia e tij për shqiptarët nuk qëndronte vetëm te përmbajtja politike. Qëndronte te gjuha, te toni, te fakti se fjala shqipe mund të përdorej pa klishe, pa slogane, pa frikë. Ishte një model tjetër komunikimi publik, i qetë dhe racional, që në mënyrë të heshtur edukonte dëgjuesin me idenë se mendimi kritik është i lejueshëm. Ky ndikim kulturor shpesh anashkalohet, por pa të është e vështirë të kuptohet pse shoqëria shqiptare, sapo u çel sistemi, kishte një uri të jashtëzakonshme për media të lira, për debat, për zëra alternativë.

Pas vitit 1990, Zëri i Amerikës kaloi nga statusi i medias së ndaluar në atë të referencës profesionale. Në një treg mediatik të ri, shpesh të politizuar dhe të kapur nga interesa të ngushta, ai shërbeu si standard gazetarie: ndarje mes lajmit dhe opinionit, verifikim faktesh, respekt për publikun. Për shumë gazetarë shqiptarë, ishte shkollë profesionale dhe etike. Jo një model për t’u kopjuar mekanikisht, por një kujtesë se gazetaria nuk është shërbim për pushtetin, por për publikun.

Pikërisht për këtë arsye, vendimi i administratës Trump për të ndërmarrë hapa që çuan në mbylljen praktike të Zërit të Amerikës përbën një kthesë dramatike dhe paradoksale në historinë e politikës amerikane të informacionit. Për herë të parë pas më shumë se tetë dekadash, Amerika zgjodhi të heshtë zërin e vet publik ndërkombëtar jo si pasojë e luftës, por si rezultat i një vendimi politik të brendshëm. Qindra gazetarë u nxorën jashtë funksionit, transmetimet u ndërprenë dhe një institucion i ndërtuar mbi besueshmëri u la në harresë administrative.

Ky vendim u mor në një moment kur bota përballet me sfida të rënda globale: agresioni i vazhdueshëm rus kundër Ukrainës, rrëshqitja demokratike në shumë vende të Euroazisë, operacionet agresive të ndikimit të Kinës, represioni i Iranit, kriza e Venezuelës, si dhe konfliktet e vazhdueshme në Lindjen e Mesme dhe Afrikë. Në këtë kontekst, heshtja e Zërit të Amerikës nuk krijon thjesht një boshllëk informativ; ajo hap një terren të lirë për kundërshtarët strategjikë të demokracive perëndimore që të formësojnë politikat e tyre, të shtrembërojnë faktet dhe të dominojnë hapësirat e informacionit ku më parë ekzistonte një alternativë e besueshme.

Ironia është e thellë: një vend që historikisht e ka konsideruar lirinë e fjalës si armë strategjike, vendosi ta çarmatosë veten në fushën e informacionit. Kjo nuk është thjesht çështje buxheti apo reforme administrative; është zgjedhje politike me pasoja gjeopolitike. Sepse në botën e sotme, luftërat nuk zhvillohen vetëm me raketa, por edhe me fjalë dhe informacion. Dhe kur një zë i besueshëm hesht, zërat e tjerë , shpesh më agresivë dhe më pak të ndershëm , mbushin hapësirën.

Për Shqipërinë, kjo ngjarje ka edhe një dimension simbolik. Një shoqëri që dikur e priste me ankth dhe shpresë sinjalin e Zërit të Amerikës, sot duhet të pyesë veten se sa e konsoliduar është marrëdhënia jonë me lirinë e medias. Sa herë që kritika etiketohet si armiqësi, sa herë që gazetaria ngatërrohet me propagandën, ne tregojmë se ende nuk e kemi përvetësuar plotësisht mësimin që ky zë na dha për dekada.

84-vjetori i Zërit të Amerikës nuk është thjesht një datë për t’u përkujtuar. Është një moment reflektimi mbi vlerën e fjalës së lirë si institucion. Ai na kujton se demokracia nuk fillon me zgjedhje, por me informacion të lirë; nuk mbahet me slogane, por me transparencë; dhe nuk mbijeton pa media që guxojnë të mos i pëlqejnë pushtetit. Kur fjala e lirë hesht, fiton jo stabiliteti, por errësira. Dhe historia na ka mësuar se errësira rrallëherë është neutrale.

Zbulohet emri i Trump në dosjet Epstein, çfarë thoshte financieri i njohur për Presidentin e SHBA-së

Një shkëmbim i ri i email-eve, i datuar nga shkurti i vitit 2017, i ka dhënë publikut një vështrim më të thellë në mendimet e Jeffrey Epstein rreth disa figurave të njohura, përfshirë Presidentin Donald Trump dhe themeluesin e Microsoft, Bill Gates.

Email-et, të cilat u botuan nga Departamenti i Drejtësisë, përmbajnë komente të ashpra nga Epstein për Trump-in, të cilin ai e cilëson si “të rrezikshëm” dhe pa asnjë “qelizë të mirë” në trupin e tij.

Në shkëmbimin e tij të emaileve me ish-Sekretarin e Thesarit të SHBA-së, Larry Summers, Epstein shprehu një urrejtje të fortë ndaj Trump, duke thënë: “Kam takuar disa njerëz vërtet të këqij, por asnjë më të keq se Trump. Nuk ka asnjë qelizë të mirë në trupin e tij. Ai është i rrezikshëm.

Ky shkrim i Epstein vjen pas një periudhe të gjatë spekulimesh mbi marrëdhënien e tij me Trump, i cili ishte një nga miqtë më të afërt të tij në vitet e kaluar.

Ndërkohë, ish-gruaja e Bill Gates, Melissa French Gates, ka reaguar për herë të parë në lidhje me detajet e reja rreth viktimave të Epstein dhe veprimeve të tij kriminale.

Ajo e cilësoi situatën si “zemërthyerëse”, duke thënë: “Më kujtohet që isha në moshën e atyre vajzave. Më kujtohen vajzat e mia në atë moshë. Personalisht është e vështirë për mua sa herë që dalin detaje. Ato më sjellin në mendje momente shumë, shumë të dhimbshme në martesën time.”

French Gates gjithashtu komentoi akuzat e fundit që lidhen me ish-burrin e saj, të cilit iu atribua infektimi me një sëmundje veneriane për shkak të marrëdhënieve me vajza ruse. Ajo u shpreh se ndjehej “trishtim i jashtëzakonshëm”.

Sipas dokumenteve të publikuara nga New York Times, dy ditë para vdekjes së tij të dyshuar, Epstein kishte nënshkruar një dokument që i linte shumicën e aseteve të tij, që arrinin vlerën prej 100 milionë dollarësh, për të dashurën e tij të atëhershme, Karyna Shuliak.

Ky dokument, i quajtur “Trust 1953”, i dha asaj kontrollin mbi një pjesë të madhe të pasurisë së Epstein, përfshirë një diamant 33 karatësh që ai kishte ndërmend t’ia dhuronte asaj. Sipas këtij dokumenti, 40 individë të tjerë ishin emëruar si përfitues të mundshëm të aseteve të tij.

Salianji: Berisha duhet të largohet si drejtues i PD-së! Është i pamjaftueshëm për të fituar zgjedhjet

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, është shprehur se Sali Berisha duhet të largohet si drejtues i PD-së, meqë diçka e tillë është e parashikuar në Statut për humbësin e zgjedhjeve.

Komentet Salianji i bëri në emisionin ‘RePolitix’ me gazetarin Denis Minga, ku tha se aktualisht nuk ka ndonjë ambicie për të garuar për kryetar të PD-së, nëse zgjedhjet brenda partisë do të mbahen në prill.

“Duke qenë se është në nenin statutor, a duhet të largohet Sali Berisha pas kësaj humbje?”, ka pyetur gazetari.

“Nëse është nen statutor, atëherë kot që diskutojmë këtë debat. Unë nuk po merrem me emra. Unë po them cilat janë problematikat që ka PD. Dhe Sali Berisha me mbështetësit e vet, me kontributin e vet, me simbolikën që ka në PD është i domosdoshëm, por i pamjaftueshëm për të fituar zgjedhjet. Lista e anëtarësisë së PD-së në këto momente duhet të zgjerohej dhe duhet të jenë të gjithë anëtarët e PD-së aty brenda. Të gjithë takimet që bëhen me të deleguarit e PD-së, të gjithë këta zotërinjtë që janë në takime me mua, janë aty mo. Kur vijnë në takimet e mia nuk janë demokratë, kur shkojnë atje janë demokratë. Aq njerëz ka partia mo. Pra e gjithë kjo logjika e përjashtimit, nuk e bën dot mo zotëri”, tha mes të tjerash Salianji.

“Duke qenë se këta vijnë njëherë te ti dhe njëherë te ai, atëherë ti po bën një lojë tjetër, domethënë kalaja nga brenda”- tha gazetari Flogert Muça.

“Unë s’kam dalë jashtë mo, por nga brenda. Quaje çfarë të duash ti, ndaç kala, ndaç mur”, tha Salianji.

“A po punon Salianji që në prill në mos hyftë në garë vetë se nuk do lejohesh, që t’i të kesh praktikisht strukturat e partisë sa më shumë që të mundesh për ta kondicionuar…”, tha Muça.

“Nuk ka garë, s’kanë thënë gjë deri tani dhe unë nuk kam shprehur ndonjë ambicie”, tha Salianji.

Në vijim të replikave me gazetarin Flogert Muça, Salianji e cilësoi sekretarin e përgjithshëm të PD-së, Flamur Nokën, si njeri joserioz. Ndërkohë Muça me shaka iu përgjigj duke i thënë Salianjit se mes tij që është nga Kolonja dhe Nokës që është nga Kukësi, ai do të zgjidhte malësorin e tij.

“Flamur Noka të konsideron kandidat…”, tha Muça.

“Do bëhemi serioz tani apo…”, tha Salianji.

“Pse nuk të duket serioz sekretari i përgjithshëm i PD-së ty?”, tha Muça.

“Unë po merrem prap me gjëra serioze. Nëse ty të duket serioz ai, është gjë e mirë kjo që ti i do ata. Duket një lloj dashurie që ka shpërthyer”, tha Salianji.

“Ore përpara një kolonjari, unë do zgjedh malësorin tim”, tha me shaka Muça.

Horoskopi, çfarë surprizash sjell dita për çdo shenjë, yjet zbulojnë atë që nuk pritej

Dashi

Në dashuri, sot mund të ndiheni të pasigurt për ndjenjat e partnerit, por një bisedë e hapur do të sjellë qetësi në marrëdhënie. Beqarët do të kenë mundësi të reja për njohje, por duhet të tregojnë kujdes që të mos idealizojnë askënd. Sot është një ditë e mirë për të bërë plane të reja dhe për të rishikuar qëllimet tuaja. Mbani një qëndrim pozitiv dhe mos lejoni që të tjerët t’ju dekurajojnë.

Demi

Sot do të ndiheni të lidhur më shumë me partnerin tuaj dhe do të ndani momente të bukura së bashku. Për beqarët, një takim i papritur mund të sjellë emocione të forta, por mos nxitoni në vendime. Dita është e përshtatshme për të reflektuar mbi prioritetet tuaja dhe për të bërë ndryshime të nevojshme.

Binjakët

Në marrëdhënie sentimentale, sot mund të ndjeni një dëshirë për më shumë afërsi dhe sinqeritet me partnerin. Mos kini frikë të shprehni ndjenjat tuaja, pasi do të vlerësoheni për hapjen tuaj. Sot është e rëndësishme të besoni në instinktet tuaja dhe të merrni vendime të menduara mirë.

Gaforrja

Në dashuri, dita sjell qetësi dhe mirëkuptim në raportet ekzistuese, ndërsa për beqarët mund të lindë një miqësi që kthehet në diçka më shumë. Mos u tërhiqni nga ndjenjat, pasi ato mund t’ju çojnë drejt një lidhjeje të qëndrueshme. Kujdesuni për shëndetin, veçanërisht nëse keni pasur lodhje të tepërt kohët e fundit. Mos humbni besimin në vetvete dhe vazhdoni të ndiqni qëllimet tuaja.

Luani

Në marrëdhënie, sot mund të ndjeni nevojën për të ndryshuar rutinën dhe për të sjellë më shumë pasion në lidhjen tuaj. Në punë, dita sjell mundësi për bashkëpunim dhe ide të reja që do t’ju ndihmojnë të avanconi. Financat janë stabile, por është mirë të bëni një plan afatgjatë për të ardhmen.. Mos u frikësoni nga ndryshimet, ato do t’ju sjellin përfitime.

Virgjëresha

Në dashuri, mund të hasni keqkuptime të vogla me partnerin, por me pak durim gjithçka do të zgjidhet. Beqarët do të jenë tërheqës dhe do të kenë mundësi për njohje të reja interesante. Kujdesuni për shëndetin, sidomos për sistemin nervor, pasi tensioni mund të ndikojë në energjinë tuaj. Mos lejoni që pasiguritë t’ju ndalojnë të ecni përpara.

Peshorja

Në lidhje, sot do të keni mundësi të forconi marrëdhënien tuaj përmes komunikimit të sinqertë dhe të hapur. Beqarët do të ndihen tërheqës dhe mund të fillojnë një flirt që do të ketë potencial të madh për të ardhmen. Kini besim në talentet tuaja dhe mos hezitoni të kërkoni ndihmë kur është e nevojshme.

Akrepi

Në dashuri, dita sjell emocione të forta dhe mundësi për të thelluar lidhjen me partnerin tuaj. Beqarët mund të marrin një mesazh nga dikush që e kanë njohur prej kohësh, duke krijuar emocione të reja. Financat janë në përmirësim, por është mirë të mos bëni shpenzime të mëdha pa menduar mirë. Vlerësoni arritjet tuaja dhe jini mirënjohës për çdo përparim.

Shigjetari

Në marrëdhënie, mund të përballeni me ndonjë debat të vogël, por dialogu do të ndihmojë për të gjetur zgjidhje. Financat kërkojnë kujdes, pasi mund të lindë një shpenzim i papritur. Sot është e rëndësishme të jeni të durueshëm dhe të mos merrni vendime të nxituara. Besoni në potencialin tuaj dhe mos lejoni që të tjerët t’ju ndikojnë negativisht.

Bricjapi

Në dashuri, sot do të keni dëshirë të ndani më shumë kohë me partnerin dhe të forconi lidhjen përmes aktiviteteve të përbashkëta. Beqarët do të ndihen tërheqës dhe mund të kenë një takim të rëndësishëm që do të ndryshojë pikëpamjet e tyre. Mos lejoni që vështirësitë t’ju dekurajojnë, pasi gjithçka është e arritshme me përkushtim.

Ujori

Në marrëdhënie, sot mund të ndjeni një ndryshim në energjinë e partnerit, por është e rëndësishme të mos bëni përfundime të nxituara. Në punë, do të përballeni me detyra të vështira, por këmbëngulja juaj do të shpërblehet. Kujdesuni për shëndetin, sidomos për sistemin imunitar, duke marrë masa parandaluese. Mos ngurroni të kërkoni ndihmë nga miqtë ose familja nëse keni nevojë.

Peshqit

Në dashuri, dita sjell qetësi dhe harmoni, por është e rëndësishme të mos lini pas dore nevojat e partnerit tuaj. Beqarët mund të ndihen të pavendosur, por një takim i rastësishëm mund të sjellë surpriza të këndshme. Në punë, do të keni mundësi të shfaqni aftësitë tuaja organizative dhe të merrni vlerësim nga kolegët.

Tragjedi në ujërat e Kiosit! 15 viktima dhe 25 të plagosur nga përplasja e motoskafit me anijen e Rojës Bregdetare Greke

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (3 shkurt), ku 15 persona humbën jetën dhe 25 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e përplasjes së një motoskafi me një anije patrullimi të Rojës Bregdetare Helenike, në ujërat pranë ishullit të Kiosit.

Roja Bregdetare ka lëshuar një deklaratë zyrtare mbi incidentin tragjik, duke dhënë detaje për mënyrën se si ndodhi ngjarja. Sipas njoftimit, një anije patrullimi e fryrë (PLS), e cila po kryente një patrullim të planifikuar në zonën detare Myrsinidio, vuri re një motoskaf të fryrë me pasagjerë të huaj, i cili lëvizte pa drita navigimi drejt bregut lindor të Kiosit.

Operatori i motoskafit nuk iu bind sinjaleve të dritës dhe zërit të anijes së Rojës Bregdetare dhe, në vend që të ndalonte, ndryshoi kursin, duke u përplasur me anën e djathtë të anijes patrulluese. Për shkak të ashpërsisë së përplasjes, motoskafi u përmbys dhe u fundos, duke bërë që të gjithë pasagjerët të përfundonin në det.

Menjëherë pas incidentit, nën koordinimin e Qendrës së Përbashkët të Koordinimit të Kërkim-Shpëtimit (EKSED), u zhvillua një operacion i gjerë kërkim-shpëtimi, ku morën pjesë katër anije patrullimi të Rojës Bregdetare, një anije private me zhytës, si dhe dy helikopterë të Forcave Ajrore.

Si pasojë e ngjarjes, 25 persona (7 burra, 7 gra dhe 11 të mitur) u shpëtuan dhe u transportuan në Spitalin Skylitseio, ku një grua ndërroi jetë më vonë, duke e çuar numrin total të viktimave në 15. Dy anëtarë të ekuipazhit të anijes patrulluese u dërguan gjithashtu në spital, ndërsa autoritetet bëjnë me dije se njëri prej tyre është liruar.

Autoriteti Qendror Portual i Kiosit ka nisur një hetim paraprak, ndërsa kërkimet për persona të mundshëm të zhdukur vijojnë. Çdo zhvillim i mëtejshëm pritet të bëhet publik përmes njoftimeve zyrtare.

 

Mot i paqëndrueshëm gjatë ditës së sotme, sa do të jenë temperaturat

Ditën e sotme (4 shkurt) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht me kthjellime e alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Duke filluar prej orëve të mesditës, do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit.

Pas orëve të pasdites, reshjet e shiut të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët deri mesatar në të gjithë territorin. Në orët e vona të mbrëmjes në zonën e Alpeve, verilindje– lindje – juglindje në lartësitë mbi 900-1000 metër, do të ketë reshje dëbore me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.

Sipas SHMU-së, era do të fryjë me drejtim juglindje – verilindje me shpejtësi mesatare 10 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 25m/s.

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

Lordi Mendelson njoftohet se tashmë do hetohet nga policia britanike pas dosjeve të dala nga skandali me ish-financiarin e ndjerë amerikan i akuzuar për krime seksuale, Jeffry Epstein.

Ka qenë kryeministri britanik Sir Keir Starmer gjatë mbledhjes me ministrat kryesorë të kabinetit këtë të martë, që përsëriti faktin se Mendelson, ish-ambasadori britanik në Uashington deri vitin e kaluar, një nga figurat kryesore të qeverive laburiste të kohës së Toni Blair dhe Gordon Braun, nuk duhet të jetë më as në Dhomën e Lartë të parlamentit, në Dhomën e Lordëve.
Qeveria britanike është duke hartuar ligje që do t’i ndalonin Lordit Mendelson mbajtjen e titullit Lord dhe se qeveria do bashkëpunojë me Policinë për çdo hetim.

Një hetim paraprak i dokumentave të lëshuara në lidhje me pedofilin amerikan Jeffrey Epstein nga Departamenti amerikan i Drejtësisë ka zbuluar se në to gjenden email-e që përmbajnë informacione sensitive për tregjet, pas krizës financiare të vitit 2008.

Nga dosja ende e pa shqyrtuar deri në fund, konfirmojnë lidhjen e jashtëzakonshme mes Mendelson dhe Epstein, të cilat vazhduan edhe pas burgosjes për krime seksuale. Nga dokumentat rezulton se në këto dokumente Lordi Mendelson përmendet 6 mijë herë. Në to përfshihen edhe email-e me këshilltarët kryesorë të qeverisë britanike të kohës kur diskutohet për shitje asetesh në vlerën e 20 miliardë dollarëve në kuadër të politikave të qeverisë britanike për taksat.

Duket se Lordi Mendelson i ka kaluar ish-financierit pedofil, i cili ndërroi jetë në një burg të Nju Jorkut në vitin 2019, edhe këshillat tejet sekrete dhe të ndjeshme që i ishin dhënë ish-kryeministrit britanik Gordon Braun që pasoi në atë post Toni Blair në kulmin e krizës financiare. Këto informacione do kishin qenë mjaft të vlefshme për çdo bankë dhe institucion financiar. Në dokumentin e dërguar Epstein shkruhej “një shënim interesant që i ka mbërritur në tavolinë Kryeministrit”.

Në një email tjetër Mendelson i ka dhënë Epstein një njoftim paraprak këshillimor për një bailout në vlerën e 500 miliardë eurove të Eurozonës, potencialisht duke i lejuar financierit pedofil të përfitojë financiarisht përpara marrëveshjes që do njoftohej zyrtarisht të nesërmen. Lordi Mendelson njoftoi mikun e tij amerikan një natë para kur të nesërmen Gordon Braun do të jepte dorëheqjen si kryeministër i Britanisë.

Lordi Mendelson, një gej i njohur, njihet edhe si arkitekt i Partisë së Re Laburiste britanike të qendrës së majtë e dalë në kohën e kryeministrit Toni Blair.

Përveç hetimit penal që mund të marrë një dënim të gjatë, nëse shpallet fajtor për veprat që parashihen, Lordi Mendelson me siguri matematikore do t’i hiqet edhe titulli Lord, duke i dhënë në mënyrën më të shëmtuar fund karrierës së tij në politikën britanike, e tronditur nga skandali Epstein, i cili mesa duket është në fillesat e tij.

Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

Juristi Eugen Beci ka bërë një analizë ligjore lidhur me lëvizjet e fundit të Kryeministrit drejt Gjykatës Kushtetuese.

I ftuar në emisionin “Trialog” në RTSH, Beci shpjegoi dallimin thelbësor mes një “konflikti abstrakt”, përplasje kompetencash mes pushteteve dhe një “konflikti individual”, pezullimi i një zyrtari.

Sipas Becit, Kushtetuta i jep të drejtë Kryeministrit t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese vetëm kur cenohen kompetencat e pushtetit ekzekutiv në raport me pushtetet e tjera (Legjislativi apo Gjyqësori).

“Në rast konflikti mes pushteteve, kryeministri ka të drejtë ta çojë në Kushtetuese. Por rasti në fjalë nuk është i tillë. Këtu diskutohet pezullimi i një individi,” sqaroi juristi.

Beci ngriti shqetësimin se Gjykata Kushtetuese po humbet funksionin e saj si “Gardian i Kushtetutës” dhe po sillet si një shkallë e katërt gjyqësore.

“Kushtetuesja duket sikur është kthyer në gjykatë apeli, duke korrigjuar vendimet e gjykatave më të ulëta. Kjo nuk duhet të ndodhë,” theksoi ai.

“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

Ndërkohë që sot në darkë përfundon edhe afati për opozitën i vendosur nga kreu i grupit parlamentar socialiat Taulant Balla për reformën territoriale, këshilltari demokrat, Dorian Teliti, akuzon mazhorancën se e ka gati draftin dhe se procesi në komisionin bipartizan po përdoret vetëm formalisht, pa vullnet real për konsensus. Në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, ai theksoi se opozita do të paraqesë në javët në vijim platformën e saj, e cila do të bazohet në dy shtylla kryesore.

“Unë e di që ata e kanë bërë gati variantin e tyre. Po e kanë ata gati në sirtar. Nuk ka as analizë të kontekstit aktual dhe këtë po e bëjmë sapo shoë për sy e faqe. Ne do bëjmë një analizë konkrete dhe realiste dhe kur të dalim pas dy tre javësh me modelin tonë, propozimin tonë, do jetë një material që ju do thoni gjysmë shkencor i përgatitur ka ekspertët përkatës. Kur të shkojmë neve në komision atje ne di që do përballemi me një propozim të palës tjetër. Në qoftë se nuk është mekanizmi i vetos, se këtu është gjithë çelësi, ata mund të çojnë në seancë plenare në korrik çfarë duan ata, ne do të çojmë modelin tonë. Do shkojnë dy variantet dhe dy modelet, do votojnë variantin e tyre. Kurse mekanizmi i vetos çfarë bën? Mekanizmi i vetos i jep të drejtën opozitës që të ndërhyjë në materialin dhe në propozimin e mazhorancës”, u shpreh Teliti.

Ai mohoi akuzat për bojkot nga ana e opozitës, duke theksuar se përplasja lidhet me shkeljen e procedurave në Komisionin Bipartizan për Reformën Territoriale. Teliti tha se bashkëkryetari nga ana e mazhorancës, Arbjan Mazniku, ka thirrur mbledhje pa dakordësi me bashkëkryetarin e opozitës, Luçiano Boçi, duke e bërë procesin të pavlefshëm.

“Nuk ka bojkot. Do kemi platformën tonë, jemi në tryezë. Në tryezë neve nuk tërhiqemi, ndonëse po bëjnë çmos për të na larguar nga tryeza. Një komision bipartizan funksionon vetëm mbi dakordësinë e dy bashkëkryetarëve. Çdo njoftim i njëanshëm e bën mbledhjen nul”, u shpreh Teliti.

Deputeti i PD-së sqaroi se mekanizmi i vetos nuk ka lidhje me mbledhjen e komisionit, por është instrumenti i vetëm që garanton ndërhyrjen e opozitës në fazën finale të vendimmarrjes.

“Vetoja nuk bllokon mbledhjet, por ndalon kalimin e njëanshëm të draftit në seancë plenare”, theksoi Teliti.

Sipas tij, në mungesë të vetos, mazhoranca mund të çojë në Kuvend variantin e saj, ndërsa opozita do të paraqesë modelin alternativ, duke bërë që reforma të miratohet vetëm me votat e shumicës.

“Opozita është në tryezë dhe ka vullnet për konsensus. Nëse konsensusi mungon, përgjegjësia bie mbi mazhorancën”, deklaroi Teliti.

“Nuk kam ndryshuar unë, por…”/ Ylli Manjani: Duhet reformë e re në drejtësi me gjykatë të paanshme, si dhe një Kushtetutë të re

Juristi Ylli Manjani, në një postim në rrjetet sociale iu ka kthyer përgjigje të gjithë atyre që e pyesin “pse ke ndryshuar qëndrim?”.

Manjani thotë se nuk ka ndryshuar dhe se qëndrimet e tij njësoj kanë qenë dhe do të jenë. Ai vë në dukje se nuk ka ndryshuar ai, por ndryshojnë pëlqimet e njerëzve, që sipas tij janë sipas interesit, ndërsa iu kërkon njerëzve të mos harxhojnë kohë me “konspiracione se më paskan blerë me poste publike!”

Në reagimin e tij, Manjani thotë ndër të tjera, se duhet një reformë e re në drejtësi me gjykatë të paanshme, si dhe një Kushtetutë të re.

Postimi i Manjanit:

Të gjithë ata që vijojnë të më pyesin “pse ke ndryshuar qëndrim?”, u them se qëndrimet e mia njësoj kanë qenë e janë.

Unë nuk i shpreh qëndrimet publike sipas interesave apo tifozllëkut të dynjasë, por për qejfin tim dhe mbi bindjen profesionale e qytetare që krijoj.

Nuk kam patur as frikë e as pengesë për ato qëndrime në publik as kur kam patur funksion publik, as kur nuk kam patur asgjë. Kam paguar kostot e lirisë sime për të menduar dhe shprehur dhe skam asnjë pishman për këtë.

Si në politikë ashtu edhe jashtë saj mendimet e mia kanë qenë kritike dhe mbeten ende të tilla për:

1. Arrestet me burg pa hesap, pa nevojë e proporcionalitet, pa prova dhe pa akuzë;

2. Hetimet, më keq akoma gjykimet e dënimet mbi bazë kallëzimesh politike, popullore ose anonime;

3. Hetimet dhe gjyqet me të dhëna përgjimesh të pafaktuara në realitet;

4. Ndërhyrjet abuzive në jetën private, banesa dhe mjedise private;

5. Gjyqet popullore me materiale të nxjerra nga dosjet hetimore;

6. Ndëshkimet penale të shqiptarit kundër shqiptarit për llogari të të huajve;

7. Ligjet penale të egra e të pakuptimta që kriminalizojnë njerëz me zor;

8. Krijimin e një shteti prokurorësh, të një prokurorie me dy kokë dhe të republikës së ekspertëve;

9. Vendosjen nën kontroll total të gjykatësve nga SPAK;

10. Shkërmoqjen e Kushtetutës së vendit dhe degradimin e saj në një rregullore personeli dhe pamflet antikorrupsioni me ndërkombëtarë pa din e iman;

11. Shkatërrimin e sistemit të drejtësisë me një vetting të pandershëm, krejt subjektiv dhe të padrejtë;

12. Dorëzimin e politikës e shtetit në duar ambasadorësh madje edhe të ngarkuarish me punë dhe, injorimin e njerëzve që votohen për të marrë vendime;

13. Shkatërrimin e të bërit politikë në dobi të shoqërisë me përdorim të huajsh, lobbistë, nongratllëqe e ambasada;

14. Kanabizimin e vendit si alternativa më e keqe për zhvillim;

15. Ndëshkimet penale të biznesmenëve dhe kompanive për veprimtari të pastër tregtare;

16. Për ligjet skandaloze zgjedhore të bëra me konsensus dhe që ndajnë pushtet pa vota;

17. Për mënyrën si shuhen idetë dhe kontributet politike në vend;

18. Për kurthin politik që ngatërron qëllimshëm përgjegjësinë penale me përgjegjësinë politike, me qëllim që të harrohet kjo e fundit;

19. Për mënyrën se si opozita në gjithë këto vite u largua nga terreni dhe shqiptarët;

20. Për shenjtërinë e pronës private dhe nevojën e ngutshme për ta mbrojtur atë;

21. Për prezumimin absurd mafioz të çdo shqiptari, zyrtari dhe politikani;

E për plot teza e mendime të miat si këto. Askush më shumë sesa unë nuk ka folur për një Kushtetutë të re, reformë të re në drejtësi me gjykatë të paanëshme dhe për një shtet të ri që ti drejtojë shqiptarët drejt sfidave të mëdha të kohës.

Vështrimin kritik nuk e kam qëllim në vetvete, por mënyrë të menduari.

Kur i kam artikuluar në publik këto teza nuk jam nisur asnjëherë nga fakti se kujt i shërbejnë apo i pëlqejnë ato. I kam thënë këto pavarësisht llogores, ku më shohin njerëzit sipas hallit apo interesit politik.

Janë të njëjtat teza të miat, shpesh jam edhe i vetëm në hapësirën publike që i them, të cilat i kanë pëlqyer dhe u pëlqejnë politikanëve në nevojë, por edhe kundërshtarëve të tyre në të njëjtat kushte.

Nuk kam ndryshuar unë pra, por ndryshojnë pëlqimet sipas interesit, dhe nuk më vjen keq e as i kërkoj askujt ndjesë për këtë. Nuk i kam kërkuar askujt të pëlqejë idetë e mia. As të dakordësohet me to.

Kështu që, unë ky jam. Dmth ai që kam qenë, me apo pa funksion.

Kush do të kuptojë, mirë. Në të kundërt mos na harxhoni kohë me kësi pyetjesh. As me konspiracione se më paskan blerë me poste publike!

Ua kujtoj prapë se kam qenë në poste publike dhe prap për këto gjëra kam menduar dhe folur.

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

Një ngjarje e rëndë shënohet orët e mbrëmjes së kësaj të marte, 3 shkurt, në ishullin Kios, Greqi, ku një gomone me emigrantë të paligjshëm është përplasur me motoskafin të Rojës Bregdetare Helene.

Sipas medias greke, Protothema, regjistrohen të paktën 4 emigrantë të vdekur, disa të lënduar, e disa të tjerë të zhdukur, si pasojë e kësaj përplasje.

Raportohet se Roja Bregdetare vuri re gomonen me emigrantët e paligjshëm, duke u bërë me sinjal që të ndalonin e të ktheheshin. Ky moment ka bërë që personat që po trafikonin emigrantët, të kryenin manovra të rrezikshme duke përfunduar kështu në përmbysjen e tyre.

Mendohet se në gomone ndodheshin rreth 35 emigrantë, 4 prej tyre viktima. Të paktën 24 emigrantë janë shpëtuar deri më tani, mes tyre dhe një grua shtatzënë. Pjesa tjetër deri më tani rezultojnë të zhdukur.

Po kështu, ekziston dyshimi që të ketë pasur të shtëna nga gomonja e emigrantëve drejt mjetit të Rojës Bregdetare, por diçka e tillë nuk është e konfirmuar.

Po vijojnë kërkimet për gjetjen e personave të zhdukur.

Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

Mediat libiane kanë raportuar se Saif al-Islam Gaddafi, djali i ish-udhëheqësit të vendit Muammar Gaddafi, dyshohet se është vrarë në banesën e tij pranë qytetit Zintan, në perëndim të Libisë. Sipas këtyre raportimeve, dyshohet se katër persona të armatosur kanë kryer një atentat ndaj tij. Deri në këto momente, nuk janë dhënë detaje të plota mbi identitetin e autorëve apo motivet e mundshme të sulmit.

Lajmi është përforcuar nga Abdullah Othman, këshilltari politik i Saif al-Islam Gaddafit, i cili ka konfirmuar vdekjen përmes një postimi të shkurtër në rrjetet sociale, pa sqaruar rrethanat konkrete të ngjarjes. Ndërkohë, ekipi politik i Saif al-Islam ka publikuar një deklaratë zyrtare ku shpreh pikëllimin për vdekjen e tij.

Kush ishte Saif al-Islam Gaddafi

Saif al-Islam Gaddafi ka qenë një nga figurat më të njohura dhe më kontroverse të politikës libiane pas vitit 2011. Ai u pa për shumë vite si pasardhësi politik i babait të tij, Muammar Gaddafi, i cili u rrëzua nga pushteti dhe u vra gjatë kryengritjes popullore dhe ndërhyrjes ndërkombëtare. Pas rënies së regjimit, Saif al-Islam u arrestua nga grupe të armatosura në Zintan dhe u mbajt për disa vite në paraburgim, përpara se të lirohej në bazë të një amnistie.

Në vitet e fundit, ai kishte tentuar të rikthehej në skenën politike dhe kishte shprehur ambicie për të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale, një proces që mbeti i bllokuar për shkak të krizës së vazhdueshme politike dhe të sigurisë në vend. Emri i tij ka qenë gjithashtu i lidhur me akuza ndërkombëtare për krime gjatë konfliktit të vitit 2011.

Vdekja e Saif al-Islam Gaddafit pritet të ketë ndikim të madh politik dhe simbolik në Libinë e përçarë, ku rivalitetet mes grupeve të armatosura dhe fraksioneve politike vazhdojnë të kërcënojnë stabilitetin. /Euronews/

Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Nga Fatos Çoçoli

Me reformën e pagave në shtet, të nisur në maj 2023, paga mesatare e gjyqtarëve tek ne kaloi nga 1,600 euro në muaj në 3,100 euro. Praktikisht u dyfishua. Ky nivel sot është i barabartë me pagën mesatare të gjyqtarëve në Greqi dhe dyfish më i lartë se paga mesatare e gjyqtarëve në Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi.

Megjithatë, dy shoqata të gjyqtarëve të Shqipërisë menduan se ende është shumë pak. Në mars 2025, ato i kërkuan Gjykatës Kushtetuese të shqyrtojë rritjen mujore të pagave të tyre me 1,800 euro në muaj për gjyqtarin e gjykatave të shkallës së parë, me 2 mijë euro rritje për gjyqtarët e gjykatave të apelit dhe 3 mijë euro rritje në muaj për prokuroret dhe gjyqtarët e prokurorive dhe gjykatave speciale(SPAK dhe GJKKO).

Kjo kërkesë ka hapur një debat të fortë publik mbi balancën mes pavarësisë së gjyqësorit, drejtësisë sociale dhe realitetit ekonomik të vendit. Në një kohë kur shumica e qytetarëve përballen me kosto të larta jetese dhe paga modeste, kjo kërkesë ngre pyetje thelbësore për etikën institucionale dhe ndjeshmërinë sociale.

Shoqatat e gjyqtarëve argumentojnë se rritja e pagave është e domosdoshme për garantimin e pavarësisë së gjyqësorit, shmangien e ndikimeve dhe presioneve të jashtme, ruajtjen e dinjitetit të funksionit të gjyqtarit dhe harmonizimin me nivelin e pagave në disa vende të rajonit dhe BE-së. Sipas tyre, paga aktuale nuk reflekton barrën e përgjegjësisë dhe standardet e kërkuara nga reforma në drejtësi.

Mirëpo dyfishimi i pagës mujore të prokurorëve dhe gjyqtarëve tanë në maj 2023 u bë pikërisht për këto arsye! Nuk mjafton dyfishimi?

Kërkesa është pritur me reagime të forta në opinionin publik, për shkak të diferencës së madhe mes pagave të propozuara dhe të ardhurave mesatare në Shqipëri. Për shumë qytetarë, rritja e menjëhershme me 2–3 mijë euro shihet si e shkëputur nga realiteti ekonomik dhe social.

Çështja nuk është thjesht financiare, por edhe kushtetuese. Vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese do të krijojë një precedent të rëndësishëm mbi kufijtë e autonomisë financiare të gjyqësorit, rolin e Kushtetutës në përcaktimin e pagave dhe raportin mes pushteteve dhe buxhetit të shtetit.

Nëse kërkesa miratohet pa një analizë të thellë ekonomike dhe sociale, ekziston rreziku që sistemi i drejtësisë të perceptohet si i privilegjuar dhe i distancuar nga qytetarët që i shërben.

Pavarësia financiare e gjyqtarëve është thelbësore për shtetin e së drejtës, por ajo duhet të shoqërohet me transparencë, llogaridhënie, performancë të matshme dhe besim publik.

Ndërsa kërkohet rritje e ndjeshme për gjyqtarët, sektorë të tjerë kyç si arsimi, shëndetësia dhe administrata publike vazhdojnë të përballen me paga të ulëta dhe mungesë investimesh. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të ketë pasoja afatgjata jo vetëm për sistemin e drejtësisë, por për gjithë arkitekturën institucionale dhe buxhetore të shtetit tonë.

Debati mbi rritjen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve tanë nuk duhet reduktuar në shifra, por të trajtohet si një çështje besimi publik dhe drejtësie shoqërore. Çdo vendim duhet të jetë i balancuar, i arsyetuar dhe në harmoni me realitetin ekonomik të vendit.

Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

Qeveria ka dërguar për shqyrtim në Kuvend projektligjin “Për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet dhe përmbytjet”, i cili parashikon krijimin e një mekanizmi të ri financiar publik për përballimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore.

Në qendër të këtij sistemi qëndron Fondi Kombëtar i Sigurimit të Detyrueshëm nga Tërmetet dhe Përmbytjet, i cili do të administrojë të gjithë skemën e sigurimit të banesave në nivel kombëtar.

Fondi do të jetë person juridik publik, i organizuar në formë shoqërie aksionare, me funksion financiar dhe administrativ. Ai do të grumbullojë primet e sigurimit të detyrueshëm që do të paguhen nga pronarët e banesave dhe do t’i përdorë këto të ardhura për dëmshpërblimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmetet dhe përmbytjet.

Sipas projektligjit, çmimi i sigurimit nuk do të përcaktohet nga tregu, por do të miratohet nga Këshilli i Ministrave, mbi bazën e riskut, zonës gjeografike dhe tipologjisë së ndërtesës. Metodologjia e llogaritjes së primit do të mbështetet në modele aktuariale të zhvilluara për kushtet e Shqipërisë.

Në këtë skemë, kompanitë private të sigurimit nuk do të mbajnë riskun financiar, por do të veprojnë si agjentë për shpërndarjen e kontratave, mbledhjen e primeve dhe administrimin teknik të procesit. Të ardhurat e mbledhura do të transferohen në Fond, i cili do të jetë institucioni përgjegjës për pagesën e dëmeve.

Në rast të një fatkeqësie natyrore, dëmet do të vlerësohen nga ekspertë të licencuar, ndërsa pagesa e dëmshpërblimit do të kryhet nga Fondi, brenda afateve të përcaktuara. Dëmshpërblimi do të mbulojë dëmet materiale të banesës dhe të sendeve brenda saj, por jo humbje të aktivitetit ekonomik apo fitime të munguar.

Projektligji parashikon gjithashtu që Fondi të krijojë rezerva financiare, përmes administrimit dhe investimit të të ardhurave, me qëllim përballimin e ngjarjeve me ndikim të madh financiar. Fondi nuk i nënshtrohet procedurave të falimentimit apo likuidimit, duke synuar garantimin e vazhdimësisë së tij në çdo situatë.

Struktura drejtuese e Fondit përbëhet nga Asambleja e Përgjithshme, Këshilli Mbikëqyrës dhe Administratori. Këshilli Mbikëqyrës ka rol kyç në miratimin e politikave të investimit, rregulloreve dhe drejtimit strategjik të Fondit.

Me këtë skemë të re, shteti synon të zhvendosë menaxhimin e riskut nga ndërhyrjet emergjente pas fatkeqësive, drejt një sistemi të parashikueshëm sigurimi, duke reduktuar ekspozimin e drejtpërdrejtë të buxhetit të shtetit dhe duke krijuar një mekanizëm të qëndrueshëm financiar për mbrojtjen e banesave. /Scan tv

Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

Policia e Kosovës njoftoi se sot në datë 03 shkurt 2026, gjatë një operacioni në veri të Mitrovicës, është gjetur dhe sekuestruar një tjetër arsenal armësh dhe mjete ilegale që rrezikonin sigurinë e qytetarëve. Informacioni për praninë e këtyre mjeteve erdhi direkt nga qytetarët, duke treguar rëndësinë e bashkëpunimit të qytetarëve me institucionet e rendit publik. Policia e Kosovës thekson se pas pranimit të informacionit, u ndërmorrën veprime të menjëhershme dhe u kontrollua një bodrum kolektiv i një ndërtese në rrugën “Vasilije Ostroshki” në Mitrovicën e Veriut, ku gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua një numër i konsiderueshëm i armëve dhe municionit.

Në mesin e armëve të sekuestruara ishin tri armë të gjata, një tytë vazhduese, një kondak për armë të gjatë, 764 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 14 karikatorë, 10 krehër për fishekë, një granatë dore tymuese, dy antiplumb ushtarak, dy xhaketa ushtarake, një bluzë e uniformës ushtarake, një palë pantallona ushtarake, mbështjellës me material tekstili dhe shirita ngjitës. Policia e Kosovës thekson se ky rast është një tjetër tregues i pranisë së armëve dhe mjeteve ilegale në veri të vendit dhe rrezikon sigurinë e komunitetit.

Policia e Kosovës vë në dukje gjithashtu se lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili udhëzoi inicimin e rastit për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Deri më tani nuk ka persona të arrestuar, ndërsa rasti mbetet nën hetime intensive.

Policia e Kosovës inkurajon qytetarët që të raportojnë çdo veprim të dyshimtë ose aktivitet të kundërligjshëm, duke theksuar se vetëm përmes bashkëpunimit të ndërsjellë mund të sigurohet një ambient më i sigurt për të gjithë qytetarët, pa dallim.

Kjo nuk është hera e parë që Policia e Kosovës gjen armë në veriun e vendit.

“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

Shoqata e Gjyqtarëve ka reaguar mbrëmjen e sotme për deklarat ekryeministrit Edi Rama, i cili ditën e djeshme tha se “gjyqtarët kërkuan tinëz rritjen e pagave të tyre, që do t’u kushtonte buxhetit të shtetit 37 milionë euro, para nga taksat e shqiptarëve” duke shtuar se “ballafaqimi i gjykatësve në seancën në Gjykatën Kushtetuese, linte për të dëshiruar, me argumentet që ata kishin përdorur”.

Në reagimin e sotëm, Shoqata e Gjyqtarëve thotë se “gjithë kjo tymnajë populiste është krijuar dhe shpërndarë me qëllim linçimin e gjyqtarëve dhe shoqatave të tyre lidhur me një proces gjyqësor kushtetues, i cili ndodhet në fazën e vendimmarrjes përfundimtare në Gjykatën Kushtetuese”.

Reagimi i plotë i Shoqatës së Gjyqtarëve:

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve e Republikës së Shqipërisë e ka ndjekur me keqardhje dhe shqetësim fushatën e spekulimeve publike të ndërmarrë nga kreu i Këshillit të Ministrave dhe gjithashtu edhe zhvillimin mediatik të saj, që kulmoi mbrëmjen e kaluar. E gjithë kjo tymnajë populiste është krijuar dhe shpërndarë me qëllim linçimin e gjyqtarëve dhe shoqatave të tyre lidhur me një proces gjyqësor kushtetues, i cili ndodhet në fazën e vendimmarrjes përfundimtare në Gjykatën Kushtetuese. Ndaj e vlerësojmë të nevojshme, jo të argumentojmë drejtësinë kushtetuese të pretendimeve të parashtruara në dy kërkesat e paraqitura, pasi artikulimi juridik dhe parashtrimi i tyre në gjykatën e ligjeve tashmë është një fazë e mbyllur procesi, por të mos lejojmë keqinformimin e publikut mbi qëllimet e këtyre iniciativave gjyqësore. Në respekt të parimeve të shtetit të së drejtës dhe standardeve të përbotshme demokratike dhe qytetare që Republika jonë aspiron, ne nuk mund t’i lejojmë vetes që të ushtrojmë presion mbi Gjykatën Kushtetuese, t’i intimidojmë gjyqtarët, t’i kërcënojmë apo t’u prishim atyre qetësinë e meshës, që duhet të ketë faza e mbrame e procesit, ajo vendimmarrëse. Tashmë ka vetëm një zë legjitim që duhet të dëgjohet dhe se ai zë i takon vetëm artikulimit të vendimit nga Gjykatës Kushtetuese.

Por ne nuk mund të heshtim përballë përbaltjes kryeministrore, publike, mediatike, tërësisht histerike, që synon të ndezë kundërshtitë në opinionin publik për një vendimmarrje dhe proces kushtetues që duhet të zhvillohet në sallën e gjykimit. Në gjithë këtë fushatë qeveritare dhe të shumëzuar mediatikisht, të nxitur dita-ditës për të krijuar furinë populiste kundër një procesi gjyqësor kushtetues, duhet që të përmenden disa fakte historike, të cilat neglizhohen për t’u cituar, qëllimisht nga disa dhe nga padijenia e mirëkuptueshme e të tjerëve.

Së pari, projektligji për statusin e magjistratëve, i hartuar nga ekspertët kombëtarë dhe ndërkombëtarë të mandatuar nga Komisoni i Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi, parashikonte në vitin 2016 se statusi financiar i pagës së magjistratëve do të ishte gati një e treta në vlerë absolute më e madhe nga çfarë u vendos nxitimthi dhe pa debat publik për t’u bërë ligj nga Kuvendi në nëntorin e vitit 2026. Shpejtësia e miratimit të ligjeve në Kuvend dhe shmangia e debatit mbi këtë propozim, të gjithëpranuar në vitet e hartimit të paketës ligjore të reformës, bëri që cedimi i parë në këtë drejtim nga standardet e drejtësisë së re të ndodhte me miratimin e ndryshuar nga varianti fillestar i ligjit për statusin e magjistratëve. Ky ishte keqbesimi i parë i treguar në stafetën e atyre që vetëm mësojnë si të vijojnë dhe jo të ndalen.

Së dyti, sikur të mos mjaftonte ky cedim, në ligjin e nëntorit të vitit 2016 u parashikua se efektet financiare të pagave të magjistratëve do të nisnin nga data 01.01.2019. Kështu për dy vite dhe dy muaj reforma e re vendosi që magjistratët të paguhen me reformat e vjetra. Ky moment ishte keqbesimi i dytë në rradhë.

Së treti, stafeta iu pasua keqbesimit të tretë, pasi në momentin e fundit në Kuvend u ndryshua dispozita tranzitore e ligjit, duke u parashikuar se magjistratët që nuk kishin kaluar vetingun, në datën e shumë-dhe-mezipritur, 01.01.2019, do të vijonin të merrnin pagën e vjetër, atë të përcaktuar në vitin 2008, duke u zbatuar sakaq ligji i ri vetëm tek magjistratët që kishin kaluar vetingun. Kanë qenë pikërisht dy shoqatat e gjyqtarëve që i janë drejtuar në atë kohë Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e këtij cedimi të tretë në sinqeritetin e vullnetit të shtetarëve shqiptarë, pasi një trajtim i tillë ligjor cenonte standardet e përbotshme të drejtësisë dhe barazisë së shtetasve para ligjit. Falë ndërhyrjes shfuqizuese të Gjykatës Kushtetuese në atë kohë kjo padrejtësi e Kuvendit u ndreq dhe se statusi i magjistratit nuk u cenua.

Së katërti, para se të vinte data 01.01.2019, Këshilli i Ministrave me vendim dhe me keqbesim tregoi mungesën e katërt të sinqeritetit dhe vullnetit në këtë element të reformës në sistemin e drejtësisë. Paga e magjistratëve, prej ekspertëve të mandatuar vendas dhe ndërkombëtar dhe të miratuar nga shumica e kualifikuar e Kuvendit, ishte ndërtuar në mënyrë të tillë që paga referuese të lidhej pazgjidhshmërisht me një kategori të caktuar funksionari të lartë të nëpunësisë civile në Kryeministri, duke patur parasysh mbrojtjen e statusit, pavarësisë dhe dinjitetit të magjistratit në këtë standard ekonomik progresiv, jo vetëm në momentin e miratimit të ligjit, por në çdo ligj që do të miratohej në të ardhmen, sipas vizionit të nenit 138 të Kushtetutës. Mungesa e katërt e sinqeritetit të vullnetit nga njëra anë dhe nga ana tjetër e keqbesimit të rradhës prej Këshillit të Ministrave solli që, nën udhëzimet e Ministrisë së Financave, Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe më tej çdo gjykatë dhe prokurori në vend të merrte për bazë një referencë page më të ulët për ndërtimin e statusit financiar të magjistratit, duke qenë se tashmë kategoria e nëpunësisë në Këshillin e Ministrave, që kishte referuar ligji për statusin e magjistratit, ishte suprimuar qëllimisht dhe me keqbesim nga ekzekutivi.

Së pesti, për të ndrequr këtë pakushtetutshmëri, që i shkaktohej ligjit organik nga një akt nënligjor normativ, tashmë të evidentuar dhe të denoncuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në vitin 2020, Kuvendi legalizoi pakushtetutshmërinë e vendimit të Këshillit të Ministrave, që para datës 01.01.2019 kishte suprimuar pikërisht pozicionin administrativ të nëpunësisë në Kryeministri vetëm e vetëm që të cenohej dhe të mos gëzohej statusi financiar i magjistratëve, duke i zbritur ato fiktivisht një kategori më poshtë në pagën referuese. Kjo ishte mungesa e pestë në rradhë e sinqeritetit dhe e vullnetit për zbatimin e këtij elementi të reformës në sistemin e drejtësisë. Pikërisht ky ligj është kontestuar nga shoqata e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese dhe se në vitin 2022 kjo e fundit e shfuqizoi atë, duke argumentuar ndër të tjera se statusi financiar i magjistratëve nuk mund të reduktohej, se Kuvendi ishte i lirë të kompozonte pagën referuese por se kjo liri, sipas nenit 138 të Kushtetutës, kushtëzohej në çdo rast nga mospërkeqësimi cilësisht dhe materialisht i statusit financiar të tyre.

Së gjashti, si kundërvenie e kësaj qëndrese dhe emancipimi të pushtetit gjyqësor dhe shoqërisë civile të gjyqtarëve, Këshilli i Ministrave vendosi sërisht të ndërhyjë në statusin financiar të magjistratëve, duke e ulur cilësisht dhe materialisht atë por duke e fshehur këtë ulje nën keqbesimin e një formule që siguron vetëm vlerën absolute të pagës referuese por jo standardin e nenit 138 të Kushtetutës dhe standardin jurisprudencial të Gjykatës Kushtetuese. Të keqardhur nga kjo mungesë e gjashtë e sinqeritetit dhe nga ky kebesim i rradhës mbi zbatimin e një ndër elementeve më të rëndësishëm të reformës në sistemin e drejtësisë nga ana e Këshillit të Ministrave dhe Kuvendit, të indinjuar nga kjo sjellje dhe nëpërkëmbje e tyre mbi paprekshmërinë e dinjitetit të magjistratëve, shoqatat e gjyqtarëve kanë aktivizuar për të tretën herë radhazi juridiksionin e Gjykatës Kushtetuese, tashmë për të vendosur nëse ligji i vitit 2023 pajtohet apo jo me jurisprudencën e saj dhe me nenin 138 të Kushtetutës, i cili në ligjëratë të drejtë urdhëron se: “Paga dhe përfitimet e tjera të gjyqtarëve nuk mund të ulen”.

Pikërisht kjo është historia e vazhdueshme dhe recidivizmit të ndërhyrjeve të pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ në statusin magjistratëve dhe në pavarësinë e pushtetit gjyqësor, në mënyrë të papajtueshme me Kushtetutën. Këto ndërhyrje antikushtetuese kanë nisur nga viti 2016, për ta vijuar në vitin 2019, në vitin 2021 dhe më tej në vitin 2023. Ndërkohë në ligjërimin e djeshëm të kreut të ekzekutivit u paralajmërua publikisht dhe kërcënueshëm se, edhe pas vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese, do të gjendet një zgjidhje e tjetër dhe alternative e stilit të sulmit të rradhës, që i bie të jetë keqbesimi i shtatë në rradhë, megjithëse deri më tani vetëm i premtuar.

Përmes këtij reagimi kërkojmë që të përcjellim publikisht se të gjitha iniciativat civile dhe kushtetuese të shoqatave të gjyqtarëve nuk kanë si qëllim “rritjen e pagës”, një term ky i zgjedhur qëllimisht, i gënjeshtërt dhe spekulant, vetëm e vetëm për t’i kundërvënë procesit gjyqësor kushtetues populizmin, si armë e pafuqisë juridike dhe e fuqisë së përbaltjes. Gjithë këto iniciativa kushtetuese dhe civile të shoqatave të gjyqtarëve nuk janë ndërmarrë ndër vite për të përcjellë në publik debatin e gënjeshtët se cili profesion është më i rëndësishëm dhe se cili duhet të paguhet më shumë. Në këtë histori kundërshtimesh kushtetuese, tashmë prej 10 vitesh, nuk është pushteti gjyqësor që po kërkon t’i imponohet pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ. Ky është spekulim. E vërteta është se janë këto të fundit që kërkojnë të çbëjnë nenin 138 të Kushtetutës dhe bashkë me të edhe qëllimet kushtetuese se pse një normë e tillë është sanksionuar nga viti 1998. Ky është një qëllim keqdashës i fushatës publike të nisur për ta shndërruar procesin gjyqësor kushtetues në gjyq popullor.

Vlerësojmë se sjellja e shoqatave të gjyqtarëve, ndër vite, në këtë drejtim nuk duhet të perceptohen si destabilizuese për vendin, as nga pikëpamja sociale, ligjore dhe as nga pikëpamja financiare. Përkundrazi, përpjekjet për t’i paraqitur ato në këtë mënyrë përbëjnë një tjetër qasje spekulative. E gjithë kjo sipërmarrje civile e shoqatave të gjyqtarëve përballë këtyre iniciativave qeveritare dhe legjislative, haptazi apo fshehtazi antikushtetuese, duhet të vlerësohet se vetëm kontribuon në forcimin e parimeve të shtetit të së drejtës, demokracisë, pavarësisë së pushtetit gjyqësor dhe gjithashtu edhe emancipimit të magjistratëve. Kjo sjellje duhet të reflektojë në publik vetëm ndjenjën e vendosmërisë qytetare për të mos lejuar nëpërkëmbjen nga asnjë pushtet.

❌