❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“I paguajmĂ« mĂ« shumĂ« se Presidenti”, Rama pĂ«r 21 Janarin: SPAK duhet t’i kishte kĂ«rkuar GJKKO-sĂ« drejtĂ«si!

15 vite pa drejtĂ«si janĂ« 15 vite tĂ« njĂ« padrejtĂ«sie tĂ« madhe. KĂ«shtu u shpreh kryeministri Rama nĂ« takimin me familjarĂ«t e viktimave tĂ« 21 janarit, ku shprehu kritika edhe pĂ«r drejtĂ«sinĂ« e re, pĂ«r tĂ« cilĂ«n tha se SPAK duhej t’i kishte kĂ«rkuar GJKKO drejtĂ«sinĂ« pĂ«r 4 vrasjet shtetĂ«rorĂ« tĂ« 21 janarit.

“Zoti e di me çfarĂ« guri nĂ« zemĂ«r unĂ« vi pĂ«r nĂ« kĂ«tĂ« godinĂ« kur del drita e ditĂ«s sĂ« 21 janarit. ËshtĂ« njĂ« gur qĂ« bĂ«het gjithnjĂ« e mĂ« i madh dhe qĂ« me tregon pĂ«rmes njĂ« sĂ«kĂ«lldie, se sa mĂ« i madh bĂ«het çdo 21 janar, zhgĂ«njimi juaj tĂ« dashur familjarĂ«, hidhĂ«rimi juaj, pengu juaj pĂ«r mosardhjen e drejtĂ«sisĂ«. 15 vjet pa drejtĂ«si janĂ« 15 vite tĂ« njĂ« padrejtĂ«sie tĂ« madhe, jo thjesht pĂ«r disa, por mbi ShqipĂ«rinĂ« dhe popullin shqiptar.

Për ju familjarët e dëshmorëve të 21 janarit, 15 vitet e këtij boshllëku janë sa një jetë e jetuar në ankth dhe poshtërim. Atyre ndër ju që ishin gjyshër u ka ardhur koha për tu bërë stërgjyshër, atyre që ishin fëmijë u ka ardhur koha për tu bërë prindër, ndërsa atyre 4 pjesëve të shpirtit tuaj që u janë tretur trupat në dhe nuk u ka ardhur koha të prehen të qetë. As përmbysja e sistemit të vjetër të drejtësisë dhe as rënia e kultit të pandëshkueshmërisë, nuk kanë mjaftuar gjer më sot për ta zhdukur hijen e padrejtësisë mbi 21 janarin.

S’ka mjaftuar as vendimi i Strasburgut mĂ« shumĂ« se sa dy vite mĂ« parĂ« qĂ« prokurorĂ«t e SPAK t’ia kishin kĂ«rkuar gjykatĂ«s speciale drejtĂ«sinĂ« pĂ«r 4 vrasjet shtetĂ«rorĂ« tĂ« 21 janarit, ndĂ«rkohĂ« qĂ« nĂ« emĂ«r tĂ« drejtĂ«sisĂ«, drejtĂ«sisĂ« sĂ« barabartĂ« pĂ«r tĂ« gjithĂ«, prej plot 6 vitesh nĂ« u bĂ«mĂ« atyre veç duvara dhe u paguajmĂ« rroga ku e ku mĂ« tĂ« larta se sa vetes dhe presidentit, pa llogaritur justifikimin nĂ« durim dhe nĂ« heshtje nga na jonĂ« tĂ« gabimeve tĂ« tyre tejet shqetĂ«suese tĂ« njĂ« institucioni tĂ« ri dhe jetik pĂ«r shtetin e sĂ« drejtĂ«s. DrejtĂ«sia pĂ«r 21 janarin tĂ« vihet nĂ« vend”, tha Rama.

Trump fton Osmanin në Bordin e Paqes, Rama: Forcon më tej marrëdhënien e Amerikës me popullin shqiptar

Kryeministri Edi Rama uroi Presidentin e Kosovës, Vjosa Osmani, për ftesën e marrë nga Donald Trump, për të qenë pjesë e Bordit të Paqes.

“Urime zonja Presidente, e dashur Vjosa, pĂ«r marrjen e ftesĂ«s pĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e Bordit tĂ« Paqes, njĂ« gjest tejet domethĂ«nĂ«s i Presidentit Trump ndaj KosovĂ«s, qĂ« forcon mĂ« tej marrĂ«dhĂ«nien e AmerikĂ«s mike me popullin shqiptar, por qĂ« edhe jep njĂ« sinjal domethĂ«nĂ«s pĂ«r sigurinĂ« e pĂ«rkatĂ«sinĂ« e KosovĂ«s nĂ« hapĂ«sirĂ«n e interesit tĂ« gjerĂ« amerikan nĂ« botĂ«â€, tha Rama nĂ« njĂ« mesazh nĂ« X, pĂ«rcjell A2.

“Edhe njĂ«herĂ« urime dhe dua tĂ« besoj se faktorĂ«t politikĂ« tĂ« KosovĂ«s, do ta çmojnĂ« kĂ«tĂ« dorĂ« tĂ« shtrirĂ« nga Presidenti i SHBA, si njĂ« gjest qĂ« nuk Ă«shtĂ« aspak pa lidhje edhe me respektin pĂ«r ty personalisht e pĂ«r rolin tĂ«nd ndĂ«rkombĂ«tarisht”.

Rasti i Irena Gjokës, përtej shkumës në emër të moralit popullor

Nga Ylli Manjani

I. NĂ« planin ligjor.
1. Nuk lexohet një nen/paragraf i vetëm që të na plotësojë dëshirën, por duhen lexuar në harmoni disa ligje së bashku. Duhet lexuar Kushtetuta; ligji për statusin e magjistratëve; ligji për dekriminalizimin; Kodi Penal; ligji për pushtetin gjyqësor. Të paktën këto ligje duhen lexuar në harmoni që të kemi një kuptueshmëri dhe arsyetim të drejtë mbi rastin.
2. Siç njofton Prokuroria e PĂ«rgjithshme, rezulton i vĂ«rtetĂ« fakti se zonja Gjoka ka njĂ« vendim dĂ«nimi nĂ« Greqi. ËshtĂ« dĂ«nuar me 2 muaj burg dhe 1500 euro gjobĂ«.
3. Po sipas Prokurorisë së Përgjithshme, në formularin e dekriminalizimit të dorëzuar në fund të vitit 2016, zonja Gjoka nuk e ka deklaruar këtë dënim. Por për shkak se konstatimi është bërë pas afatit të parashkrimit, nuk referohet dot më për ndjekje penale.
4. Pra duke mos patur mundësi për ndjekje penale, Prokiroria e ka referuar rastin në KLGj për të parë mundësinë e masave disiplinore ndaj gjyqtares, për çështje të etikës.
5. Ligjërisht, gjykatësit shkarkohen automatikisht kur dënohen me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi.
6. Gjyqtarja Irena Gjoka nuk është dënuar nga asnjë Gjykatë e Republikës së Shqipërisë. Të paktën nuk ka asnjë fakt për këtë gjë.
7. Që dënimi i gjykatës Greke të bëhet i zbatueshëm në Shqipëri, duhet të bëhej në kuadër të ligjit të dekriminalizimit. Problemi është që ai ligj nuk zbatohet në këtë rast sepse:
a. Vepra penale e fallsifikimit nuk gjendet në listën e neneve të kodit penal që parashikon ai ligj në nenin 2 të tij.
b. Dënimi i dhënë nga gjykata Greke është më pak se 6 muaj burg, kriter tjetër ky që ligji të veprojë.
8. Pra ligji i PD, për dekriminalizimin ka vendosur vetë të mos i konsiderojë dënimet e lehta. Ndaj nuk vepron në këtë rast.
9. Në këto kushte, mbi bazën e këtyre fakteve që janë të njohura, gjyqtarja nuk quhet e dënuar penalisht që të justifikohet masa e shkarkimit nga detyra.
10. KLGJ i kërkohet të eksplorojë mundësinë e dënimit disiplinor për shkaqe të tjera. Sigurisht ajo do të duhet të bëjë një hetim administrativ dhe të pyese edhe vetë gjyqtaren dhe të nxjerrë konkluzionet përkatëse.
Deri atĂ«here, nuk ke se ç’ti shtosh mĂ« kĂ«saj çështje. Por shkarkimi i gjyqtares nuk Ă«shtĂ« absolut tashmĂ«. Ka edhe masa tĂ« tjera disiplinore


II. Sa i takon moralit.
1. Në një shoqëri me shtet, morali më i lartë është ai që shkruhet në ligje. Pra në ligje dhe jo tek qytetari digjital,apo në studio televizive.
2. Morali tej gjuhës së ligjit dhe llogjikës së fakteve është subjektiv dhe individual. Pra i pamjaftueshëm për të justifikuar vendime dënimi për askënd.
3. Kolektivisht jemi shoqĂ«ri qĂ« halli na ka bĂ«rĂ« tĂ« jemi nĂ« kĂ«rkim pĂ«r letra tĂ« shteteve tĂ« BE. Nuk kemi pse bĂ«jmĂ« sikur dhe tĂ« gjykojmĂ« tjetrin, kur vetĂ« s’lemĂ« gjĂ« pa bĂ«rĂ« pĂ«r ti siguruar ato letra. GjyqtarĂ«t tanĂ« janĂ« pjesĂ« e kĂ«tĂ« saj shoqĂ«rie

4. Gjykatësit prodhojnë vendime gjyqsore të cilat pa asnjë dyshim i nënshtrohen kritikës publike.
5. Personalisht kam qenë e jam kritik me vendimet e gjyqtares Gjoka në rastin Beleri dhe në masat që mori kundër Berishës, dhëndrrit të Tij dhe të tjerëve. Të dyja ato vendime janë joproporcionale dhe që duhet të ishin shmangur.
6. PĂ«r rastin Beleri kam qenĂ« ndoshta i vetmi nĂ« hapĂ«sirĂ«n publike qĂ« e kam kritikuar atĂ« ndjekje penale. MegjithĂ«se kisha tĂ« gjithĂ« opinionin patridiot kundĂ«r. PatridiotĂ«t gjenin te Irena Gjoka heroinĂ«n e ShqipĂ«risĂ«, ndĂ«rsa mua mĂ« quanin “grek muti”.

Tani sot po u them unë:
Përse e gjykoni heroinën tuaj?!
Mbrojeni sepse ajo nuk ka kryer asnjĂ« krim nĂ« ShqipĂ«ri, pĂ«rkundrazi u plotĂ«soi dĂ«shirĂ«n pĂ«r tĂ« dĂ«nuar atĂ« “grekun”.
Mos më bëni mua tani tua kthej atë shprehjen që më vutë atëherë, se do bëhej një nevojtore e madhe ky vend
.
Ndaj edhe morali përtej ligjit ka disa standarte. Ai nuk bëhet rast pas rasti e sipas qejfit të ditës.

 

“Para 21 Janarit, çështjet e tjera si kafet e Nexhmies”, Rama sulmon BerishĂ«n e BashĂ«n: S’kishte rrezik pĂ«r VIP-in e ngujuar dhe karafilin ambulant

Kryeministri Edi Rama tha se protestuesit e 21 janarit 2011 nuk paraqisnin asnjë rrezik për Kryeministrin e kohës, Sali Berisha dhe nuk kishin si qëllim të merrnin godinën.

“Gjithçka u zhvillua jashtĂ« rrezes sĂ« çdo rreziku tĂ« imagjinueshĂ«m pĂ«r kĂ«tĂ« godinĂ« dhe lĂ«re pastaj pĂ«r VIP-in e vetĂ«ngujuar brenda saj me hordhinĂ« e vet dhe me gjithĂ« karafilin e tij ambulant lart nĂ« tarracĂ«â€, tha Rama nĂ« fjalĂ«n e tij nĂ« ceremoninĂ« pĂ«rkujtimore pĂ«r 15-vjetorin e ngjarjes.

Ai i bëri thirrje SPAK-ut të përfundojë hetimet për këtë çështje, të cilën e quajti të pakrahasueshme me çdo çështje tjetër.

“NĂ«se drejtĂ«sia e re nuk bĂ«n drejtĂ«si pĂ«r kĂ«tĂ« çështje, do tĂ« mbetet e vjetĂ«r”, tha Rama, duke kujtuar sĂ«rish se prokurorĂ«t dhe gjykatĂ«sit specialĂ« paguhen mĂ« shumĂ« se ai dhe se Presidenti Begaj.

“GjurmĂ«t mund tĂ« kenĂ« humbur, por ujku Ă«shtĂ« aty”, tha Rama. “NĂ« krahasim me 21 Janarin, çështjet e tjera janĂ« si kafet e Nexhmies”.

Padia e Lapajt, dënohet me 3 milionë lekë gjobë Agron Shehaj

Gjykata e Posaçme ka dĂ«nuar me gjobĂ« nĂ« vlerĂ«n 3 milionĂ« lekĂ« deputetin dhe kreun e partisĂ« “MundĂ«sia” Agron Shehaj.

Ky i fundit u dĂ«nua pĂ«r veprĂ«n penale tĂ« fyerjes ndaj kreut tĂ« “ShqipĂ«ria BĂ«het” Adriatik Lapaj.

Sakaq Shehaj Ă«shtĂ« shpallur i pafajshĂ«m pĂ«r veprĂ«n penale tĂ« “shpifjes”, tĂ« pretenduar nga Lapaj.

Shehaj e akuzoi Lapajn se kishte marrĂ« 45 milionĂ« lekĂ« nga kompania “Merkaj 3 shpk”, e sekuestruar nga SPAK pasi pĂ«rdorej pĂ«r tĂ« pastruar paratĂ« e grupit kriminal tĂ« “Çopjave”.

Ai mohoi akuzat duke thënë se paratë nuk i kishte marrë dhe ishin thjesht detyrime ndaj shërbimeve si avokat ndaj kompanisë në fjalë.

FOTOLAJM / Dhëndri i Donald Trump mbërrin në Vlorë, takim me një studio arkitekturore për Sazanin

Dhëndri i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, Jared Kushner, ka mbërritur sot në qytetin e Vlorës.

Vizita e tij është zhvilluar nën masa të rrepta sigurie dhe i shoqëruar nga një delegacion, ndërsa lëvizjet e tij janë monitoruar nga automjete policie.

Kushner është parë duke lëvizur në zonën e Ujit të Ftohtë, ku pritet të zhvillojë një takim të rëndësishëm për të diskutuar mbi mundësinë e një investimi në ishullin strategjik të Sazanit.

Pamjet e mbërritjes së tij janë siguruar nga RTSH, ku Kushner shfaqet i shoqëruar nga disa automjete policie.

Gazetarja e RTSH, Afrovita Hysaj, raporton se takimi i Kushner nuk do zhvillojë takim me përfaqësues të pushtetit vendor apo qendror, por me një studio arkitekturore.

Sipas saj, diskutimet do të fokusohen në mënyrën e realizimit të projektit dhe detajet e investimit të mundshëm në ishullin strategjik të Sazanit.

Takimi po zhvillohet në zonën e Molit të Naftës, në Ujë të Ftohtë, ku delegacioni i Kushner po shqyrton mundësitë konkrete të projektit, nvestimit në ishullin e Sazanit.

Rama: Ndjehem i dobët në pozitë kur shoh që kaloi edhe një vit që mban peng 21 Janarin

Në ceremoninë përkujtimore në 15 vjetorin e 21 Janarit, kryeministri Edi Rama u shpreh se ndjehet i dobët në pozitën e tij kur sheh sesi kaloi edhe një vit pa drejtësi për 21 Janarin.

“Nuk i kuptoj ata qĂ« ngrenĂ« gishtin ndaj meje pĂ«r pandĂ«shkueshmĂ«rinĂ« qĂ« mban peng 21 janarin. Po ju them qĂ« ndjehem i dobĂ«t nĂ« pozitĂ« kur shoh qĂ« si kaloi edhe njĂ« vit dhe 21 janari erdhi sĂ«rish”, tha Rama.

Më tej, ai theksoi se shumë të paraburgosur dhunohen nga drejtësia, ndërsa 21 janari është drejtësi e vonuar.

“Sot burgjet mbajnĂ« mĂ« shumĂ« tĂ« paraburgosur, njerĂ«z tĂ« plasur nĂ«pĂ«r qeli pa gjyq sesa njerĂ«z tĂ« dĂ«nuar me formĂ« tĂ« prerĂ« dhe njĂ« pjesĂ« e madhe e tyre janĂ« viktima nga prokurorĂ«. NjĂ« panoramĂ« e trishtĂ« e njĂ« drejtĂ«sie tĂ« dhunuar. 21 janari Ă«shtĂ« ana tjetĂ«r e drejtĂ«sisĂ« sĂ« vonuar”, tha Rama.

15 vite nga 21 Janari, Rama sulmon BerishĂ«n: Deshi t’u tregonte shqiptarĂ«ve se tĂ« vret me tĂ« vĂ«rtetĂ«

Kryeministri Edi Rama kujtoi në një ceremoni të posaçme 21 janarin e vitit 2011, ku katër persona mbetën të vrarë në Bulevard gjatë një proteste para Kryeministrisë.

“PĂ«r asnjĂ« çast protestuesit nuk tentuan tĂ« kapĂ«rcejnĂ« gardhin e godinĂ«s sĂ« KryeministrisĂ«. PĂ«rveç njĂ« veture te njĂ« derĂ« qĂ« u hap nga brenda, si njĂ« ftesĂ« nĂ« njĂ« kurth , askush nga protestuesit nuk bĂ«ri asnjĂ« pĂ«rçapje pĂ«r tĂ« shkelur perimetrin e ashtuquajtur tĂ« sigurisĂ« dhe pĂ«r t’u futur nĂ« godinĂ«. Askush nuk provoi praninĂ« e asnjĂ« arme tĂ« vetme te protestuesit. Kur protestuesit po largoheshin, tytat e pushkĂ«ve u ulĂ«n mbi turmĂ«n, duke marrĂ« 4 jetĂ«, pasojĂ« fatale e mendjes kriminale, e cila me gjasĂ« nuk deshi ta humbte rastin pĂ«r t’u treguar kundĂ«rshtarĂ«ve politikĂ« dhe krejt shqiptarĂ«ve se tĂ« vret me tĂ« vĂ«rtetĂ«. Dreqi e di çfarĂ« u tha mendja atyre qĂ« e urdhĂ«ruan dhe atyre qĂ« e ekzekutuan atĂ« krim shtetĂ«ror”, tha Rama, pĂ«rcjell A2.

“VetĂ«m zoti e di se me çfarĂ« guri nĂ« zemĂ«r vij pĂ«r nĂ« kĂ«tĂ« godinĂ« kur del drita e ditĂ«s sĂ« 21 janarit. 15 vjet pa drejtĂ«si pĂ«r 21 Janarin janĂ« 15 vitet e njĂ« padrejtĂ«sie tĂ« madhe jo thjesht pĂ«r disa, por mbi ShqipĂ«rinĂ« dhe popullin shqiptar. Nuk ka mjaftuar as vendimi rrĂ«qethĂ«s i GjykatĂ«s sĂ« Strasburgut, qĂ« prokurorĂ«t specialĂ« tĂ« kĂ«saj republike t’ia kishin kĂ«rkuar GjykatĂ«s Speciale pĂ«rgjegjĂ«sit pĂ«r 21 Janarin. NdĂ«rkohĂ« qĂ« ne prej plot 6 vitesh u paguajmĂ« rroga ku e ku mĂ« tĂ« larta se sa vetes dhe Presidentit tĂ« RepublikĂ«s, pa llogaritur heshtjen pĂ«r gabimet e tyre ndonjĂ«herĂ« shqetĂ«suese”.

Homazhet për 21 Janarin, Rama: As drejtësia e re nuk ka mjaftuar për ta zhdukur hijen e padrejtësisë

Këtë të mërkurë, në Kryeministri po zhvillohen homazhe me rastin e 15-vjetorit të ngjarjes së rëndë të 21 Janarit 2011, ku në protestën e thirrur nga Partia Socialiste humbën jetën katër persona.

Kreu i qeverisë, Edi Rama u shpreh se reagimi i protestuesve 15 vjet më parë erdhi pas përpjekjes së policisë për ta shpërndarë tubimin ende pa u mbledhur. Më tej ai shtoi se në përfundim të protestës armët u ulën në drejtim të qytetarëve duke marrë katër jetë të pafajshme dhe duke plagosur disa protestues të tjerë.

“PasojĂ« fatale e mendjes kriminale e cila me gjasĂ« nuk deshi ta humbte rastin pa u treguar kundĂ«rshtarĂ«ve politikĂ« dhe shqiptarĂ«ve se tĂ« vriste me tĂ« vĂ«rtetĂ«â€, tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se ndjen një gur në zemër sa herë që vjen 21 janari dhe nuk ka drejtësi për familjarët e katër viktimave.

“VetĂ«m Zoti e di se me çfarĂ« guri nĂ« zemĂ«r unĂ« vij pĂ«r nĂ« kĂ«tĂ« godinĂ« kur del drita e ditĂ«s sĂ« 21 janarit. ËshtĂ« njĂ« gur qĂ« bĂ«het gjithnjĂ« e mĂ« i madh dhe qĂ« mĂ« tregon pĂ«rmes njĂ« sekĂ«lldie tĂ« madhe se sa mĂ« i madh bĂ«het nĂ« çdo 21 janar zhgĂ«njimi juaj tĂ« dashur familjarĂ« tĂ« katĂ«r dĂ«shmorĂ«ve, hidhĂ«rimi juaj, pengu juaj, pĂ«r mosardhjen e drejtĂ«sisĂ«. 15 vjet pa drejtĂ«si pĂ«r 21 janarin, janĂ« 15 vjetĂ«t e njĂ« padrejtĂ«sie tĂ« madhe jo thjesht pĂ«r disa, por mbi ShqipĂ«rinĂ« dhe mbi popullin shqiptar. NdĂ«rsa pĂ«r ju familjarĂ«t e dĂ«shmorĂ«ve tĂ« 21 janarit, 15 vjetĂ«t e kĂ«tij boshllĂ«ku janĂ« sa njĂ« jetĂ« e tĂ«rĂ« e jetuar nĂ« ankth, dhe poshtĂ«rim. Atyre qĂ« ndĂ«r ju ishin gjyshĂ«r, u ka ardhur koha pĂ«r tu bĂ«rĂ« stĂ«rgjyshĂ«r. Atyre qĂ« ishit fĂ«mijĂ« u ka ardhur koha pĂ«r t’u bĂ«rĂ« prindĂ«r. NdĂ«rsa atyre katĂ«r copave tĂ« shpirtit tuaj nuk u ka ardhur koha ende tĂ« prehen qetĂ«, sepse as pĂ«rmbysja e sistemit tĂ« vjetĂ«r tĂ« drejtĂ«sisĂ«, as pavarĂ«simi i pushtetit gjyqĂ«sor dhe as rĂ«nia e kultit tĂ« pandĂ«shkueshmĂ«risĂ« sĂ« individĂ«ve tĂ« veshur me pushtet politik nuk kanĂ« mjaftuar pĂ«r ta zhdukur hijen e padrejtĂ«sisĂ« pĂ«r 21 janarin”, tha Rama.

Kreu i qeverisë shtoi se pas vendimit të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut dy vite më parë, prokurorët e posaçme duhet ta kishin kërkuar deri tani drejtësinë.

“Nuk ka mjaftuar as vendimi nga Gjykata Europiane e tĂ« Drejtave tĂ« Njeriut mĂ« shumĂ« se dy vjet mĂ« parĂ« qĂ« prokurorĂ«t speciale tĂ« kĂ«saj republike t’ia kishin kĂ«rkuar deri tani gjykatĂ«s speciale drejtĂ«sinĂ« pĂ«r katĂ«r vrasjet shtetĂ«rore tĂ« 21 janarit ndĂ«rkohĂ« qĂ« nĂ« emĂ«r tĂ« drejtĂ«sisĂ« dhe vetĂ«m drejtĂ«sisĂ«, tĂ« drejtĂ«sisĂ« sĂ« barabartĂ« pĂ«r tĂ« gjithĂ« dhe tĂ« barazisĂ« sĂ« secilit para ligjit prej plot gjashtĂ« vjetĂ«sh ne u bĂ«jmĂ« atyre veç duvara dhe hosanara dhe u paguajmĂ« rroga ku e ku mĂ« tĂ« larta sesa vetes dhe vetĂ« presidentit tĂ« RepublikĂ«s, pa llogaritur justifikim me durim dhe heshtje nga ana jonĂ«, tĂ« gabimeve tĂ« tyre ndonjĂ«herĂ« tejet shqetĂ«suese si gabime tĂ« rritjes sĂ« njĂ« institucioni tĂ« ri dhe jetik pĂ«r shtetin e sĂ« drejtĂ«s”, tha Rama.

106 vjet nga Kongresi i LushnjĂ«s, Begaj: DĂ«shmoi pjekurinĂ« politike tĂ« shqiptarĂ«ve pĂ«r t’u ngritur mbi ndasitĂ«

Në 106-vjetorin e Kongresit të Lushnjës, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka kujtuar këtë ngjarje duke e konsideruar si një moment vendimtar për ekzistencën dhe pavarësinë e shtetit shqiptar.

Begaj thotë se Kongresi i Lushnjës dëshmoi pjekurinë politike të shqiptarëve për të kapërcyer ndasitë dhe përçarjet, për të marrë në dorë fatet e vendit.

“106 vjet mĂ« parĂ«, nĂ« njĂ« moment kritik pĂ«r ekzistencĂ«n dhe pavarĂ«sinĂ« e shtetit tĂ« ri shqiptar, njĂ« grup pĂ«rfaqĂ«suesish nga tĂ« gjitha trevat dhe besimet fetare u mblodhĂ«n nĂ« Lushnje nĂ« mbrojtje tĂ« sovranitetit dhe tĂ«rĂ«sisĂ« territoriale tĂ« kĂ«rcĂ«nuar tĂ« vendit.

Kongresi i Lushnjes dĂ«shmoi pjekurinĂ« politike tĂ« shqiptarĂ«ve pĂ«r t’u ngritur mbi ndasitĂ« dhe pĂ«rçarjen, pĂ«r tĂ« marrĂ« nĂ« dorĂ« fatin e vet, duke ringritur institucionet demokratike tĂ« shtetit, tĂ« sfiduar nga anarkia dhe luftĂ«rat, duke i dhĂ«nĂ« ShqipĂ«risĂ« formĂ«n e njĂ« shteti modern dhe sovran.”, shkruan presidenti Begaj nĂ« njĂ« postim nĂ« rrjetet sociale.

MĂ« tej, presidenti shpreh nderime dhe respekt pĂ«r atdhetarĂ«t dhe burrĂ«shtetasit shqiptarĂ«, qĂ« morĂ«n pjesĂ« nĂ« Kongresin e Lushnjes dhe “qĂ« certifikuan lindjen e shtetit modern shqiptar!”

Netanyahu pranon ftesĂ«n e Trump-it pĂ«r t’u bashkuar nĂ« Bordin e Paqes

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka pranuar ftesĂ«n e presidentit amerikan Donald Trump pĂ«r t’u bashkuar nĂ« nismĂ«n e quajtur si “Bordi i Paqes”.

Zyra e kryeministrit izraelit njoftoi të mërkurën në rrjetet sociale se Netanyahu do të jetë pjesë e kësaj strukture, pavarësisht se ajo u prezantua si pjesë e fazës së dytë të marrëveshjes së armëpushimit me Hamasin, e cila synon përfundimin e luftës shkatërruese në Gaza.

Sipas vizionit tĂ« Trump, nĂ« kĂ«tĂ« organizĂ«m janĂ« ftuar shumĂ« liderĂ« botĂ«rorĂ« dhe ai pritet tĂ« mbikĂ«qyrĂ« “ndĂ«rtimin e kapaciteteve qeverisĂ«se, marrĂ«dhĂ«niet rajonale, rindĂ«rtimin, tĂ«rheqjen e investimeve, financimet nĂ« shkallĂ« tĂ« gjerĂ« dhe mobilizimin e kapitalit” nĂ« Rripin e GazĂ«s.

Megjithatë, pjesëmarrja e Netanyahu-t ka shtuar shqetësimet për paanshmërinë e këtij bordi, i cili do të drejtohet nga vetë Trump dhe ku përbërja e tij do të jetë nën kontrollin e presidentit amerikan.

Tatimet sekuestrojnë kompjuterat e agjencive imobiliare, pas evazionit me çmimet e apartamenteve

Në zbatim të Planit Operacional në sektorin e Ndërtimit, Drejtoria e Hetimit Tatimor, në bashkëpunim me Drejtorinë e Verifikimit dhe Koordinimit në Terren njoftoi se ka ushtruar kontrolle në 9 subjekte, që ushtrojnë aktivitet si agjenci imobiliare.

Kontrollet u fokusuan në verifikimin e deklarimit të pagave reale të punonjësve, regjistrimin e tyre në organin tatimor, realizimin e shitjeve, lëshimin e faturave të fiskalizuara, si dhe kryerjen e verifikimeve të tjera të nevojshme gjatë procesit të kontrollit.

Kontrollet evidentuan shkelje të rënda: Punonjës të padeklaruar, dokumentacion jotatimor, mungesë transparence në çmime dhe mosrespektim të detyrimeve ligjore për faturimin dhe fiskalizimin e shitjeve.

Bazuar në provat e mbledhura, përfshirë intervistat dhe vetëdeklarimet e punonjësve, strukturat e specializuara të Administratës Tatimore sekuestruan edhe njësi kompjuterike, me qëllim vijimin e hetimit të thelluar, dokumentimin e mëtejshëm të shkeljeve tatimore dhe referimin në organet përkatëse të drejtësisë.

Nga informacioni i marrë në njësitë kompjuterike rezulton se ka evazion tatimor në lidhje me çmimet e shitjeve të apartamenteve.

Administrata Tatimore bën me dije se aksioni i sapo nisur nuk është i përkohshëm. Ai do të vijojë me seriozitet dhe vendosmëri ndaj çdo subjekti që nuk reflekton pagat reale në listëpagesat e ardhshme, duke dëmtuar pensionet e punonjësve, konkurrencën e ndershme dhe interesin publik.

Tatimet ftojnë të gjithë tatimpaguesit në fushën e ndërtimit të deklarojnë menjëherë pagat reale, për të shmangur masat administrative dhe penale, të parashikuara nga legjislacioni në fuqi, për veprën e fshehjes së të ardhurave.

Në kuadër të zbatimit të Planit Sektorial për Ndërtimin dhe rritjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore, përmes deklarimit të pagave reale sipas profesioneve në sektorin e ndërtimit, Administrata Tatimore pas rreth 30 ditësh nga publikimi i listës së pagave indikative për këtë sektor, konkretisht duke filluar nga data 15 janar ka nisur kontrollet në terren.

Kontrollet e nisura do të zhvillohen kryesisht në subjektet e vlerësuara me risk për nëndeklarim të pagave, të cilat janë njoftuar më parë nga Administrata Tatimore, por nuk kanë reflektuar ndryshime në listëpagesa, pavarësisht njoftimit elektronik të dërguar në llogaritë e tyre në sistemin tatimor, e-Filing.

Fokus i kontrolleve do të jetë verifikimi i pagave të deklaruara në listëpagesa, duke i krahasuar ato me pagat indikative sipas profesioneve përkatëse, listë e  përcjellë në llogaritë elektronike të tatimpaguesve, si dhe e publikuar në faqen zyrtare të Administratës Tatimore./monitor.al

Milo pĂ«r “Bordin e Paqes”: PĂ«rpjekje e SHBA pĂ«r tĂ« spostuar OKB-nĂ« dhe forcuar udhĂ«heqjen e vetme

Ish-ministri i JashtĂ«m, Paskal Milo, ka bĂ«rĂ« njĂ« analizĂ« tĂ« thelluar tĂ« zhvillimeve mĂ« tĂ« fundit gjeopolitike, duke u fokusuar te projekt-statuti i shumĂ«diskutuar pĂ«r “Bordin e Paqes”. I ftuar nĂ« emisionin “Trialog” nĂ« RTSH, Milo hodhi dritĂ« mbi prapaskenat e kĂ«saj nisme, duke e cilĂ«suar atĂ« si njĂ« lĂ«vizje strategjike tĂ« Shteteve tĂ« Bashkuara pĂ«r tĂ« rikonfirmuar hegjemoninĂ« e tyre nĂ« njĂ« rend botĂ«ror qĂ« po ndryshon me shpejtĂ«si.

Mungesa e GazĂ«s dhe “mini-karta” e re

Sipas Milos, i cili konfirmoi se e ka parë projekt-statutin që qarkullon, bie në sy një detaj: mungesa e përmendjes së Gazës, e cila është edhe shkaku kryesor i nismës.

“Sebepi Ă«shtĂ« Gaza. JanĂ« gati 13 nene tĂ« projekt-statutit dhe nuk pĂ«rmendet Gaza me emĂ«r, por ka fjalĂ« tĂ« pĂ«rgjithshme,” u shpreh ai.

Diplomati e krahasoi dokumentin me njĂ« “mini kartĂ« tĂ« OKB-sĂ«â€, duke theksuar se megjithĂ«se aty shkruhet se nuk do tĂ« ketĂ« mbivendosje me OrganizatĂ«n e Kombeve tĂ« Bashkuara, realiteti tregon tĂ« kundĂ«rtĂ«n.

“Duket se tentohet qĂ« tĂ« spostohet OKB-ja. TĂ« mos harrojmĂ« se SHBA u largua nga 31 organizata tĂ« OKB-sĂ«,” shtoi Milo.

Rendi i ri dhe beteja për unipolaritet

Për ish-ministrin, kjo lëvizje duhet lexuar në kontekstin e një përplasjeje të madhe mes fuqive globale. Ai argumenton se Uashingtoni po përpiqet të forcojë unipolaritetin dhe udhëheqjen e vetme, në një kohë kur po konturohet një rend i ri ndërkombëtar me disa pole: SHBA, Rusia, Kina dhe potencialisht Bashkimi Evropian.

“Askush nuk ka pĂ«r tĂ« fituar, sepse askush nuk do tĂ« pranojĂ« tĂ« fitojĂ« njĂ«ra palĂ« nĂ« kurriz tĂ« tjetrĂ«s. QĂ« tani kanĂ« filluar pĂ«rplasjet pĂ«r kĂ«tĂ« Bord Paqeje,” nĂ«nvizoi ai, duke parashikuar njĂ« konkurrencĂ« tĂ« ashpĂ«r platformash dhe konceptesh.

Dobësia e Evropës

NjĂ« pjesĂ« e analizĂ«s iu kushtua edhe pozicionit tĂ« brishtĂ« tĂ« EvropĂ«s nĂ« kĂ«tĂ« “shah” gjeopolitik. Duke iu referuar studimeve ndĂ«rkombĂ«tare, Milo evidentoi tri mangĂ«si kryesore tĂ« kontinentit tĂ« vjetĂ«r: pĂ«rçarja e brendshme, mungesa e njĂ« lidershipi politik solid dhe njĂ« ndarje strategjike nĂ« rritje me SHBA-nĂ«.

“Evropa nuk Ă«shtĂ« fuqi e madhe ushtarake, por mbetet fuqi e madhe ekonomike,” tha ai.

Bashkëjetesë e detyruar, jo dakordësi

Në mbyllje, Milo vuri në dukje agresivitetin e shtuar të politikës së jashtme amerikane për të ruajtur superioritetin përballë ambicieve globale të Pekinit dhe platformave të Moskës. Sipas tij, bota nuk po shkon drejt një rendi të ri me sens normativ dhe rregulla të pranuara nga të gjithë, por drejt një situate ku fuqitë do të detyrohen të gjejnë forma bashkëjetese mes përplasjeve.

Vangjeli: Pas takimit në Davos, po punohet intensivisht për një vizitë të Ramës në Uashington

Analisti Lorenc Vangjeli ka deklaruar se pas takimit të kryeministrit Edi Rama në Davos, po punohet intensivisht për një vizitë të tij në Uashington, e cila nuk përjashtohet të ndodhë së shpejti.

NĂ« emisionin “Trialog” nĂ« RTSH, Vangjeli tha se pritej njĂ« zhvillim nga SHBA qĂ« nĂ« TiranĂ« do tĂ« interpretohej si mbĂ«shtetje pĂ«r qeverinĂ«.

“UnĂ« kam paralajmĂ«ruar qĂ« pritet diçka nga SHBA qĂ« nĂ« TiranĂ« do tĂ« lexohet si mbĂ«shtetje pĂ«r qeverinĂ« dhe takimi nĂ« Davos nuk e pĂ«rjashton njĂ« vizitĂ« tĂ« radhĂ«s sĂ« RamĂ«s nĂ« Uashington, jo domosdoshmĂ«rish pĂ«r tĂ« takuar Trump. Ftesa e ShqipĂ«risĂ« nĂ« Bordin e Paqes ngjan se Ă«shtĂ« njĂ« dhuratĂ«. Kjo duhet parĂ« nĂ« dy kĂ«ndvĂ«shtrime. PjesĂ«marrja e ShqipĂ«risĂ« nĂ« njĂ« institucion tĂ« tillĂ« tĂ« krijuar, pĂ«r shkak tĂ« rrethanave konkrete, peshĂ«s modeste qĂ« ka ShqipĂ«ria nuk Ă«shtĂ« mĂ« shumĂ« sesa njĂ« numĂ«r mĂ« shumĂ« nĂ« rreshtin e shumĂ« vendeve. NĂ«se nĂ« kĂ«tĂ« segment kjo nuk ka ndonjĂ« rĂ«ndĂ«si tĂ« posaçme, nĂ« ShqipĂ«ri kjo bĂ«het e tillĂ« pĂ«r tĂ« deklasifikuar narrativĂ«n e opozitĂ«s qĂ« po flet pĂ«r njĂ« dimĂ«r nĂ« marrĂ«dhĂ«niet e kryeministrit me administratĂ«n e Trump”, u shpreh Vangjeli.

Duke iu referuar reagimeve të opozitës, Vangjeli tha se çdo zhvillim ndërkombëtar, sado pozitiv qoftë, në Tiranë shpesh shndërrohet në produkt absurd.

“NĂ« TiranĂ«, nĂ« mĂ«nyrĂ«n mĂ« absurde tĂ« mundshme ka shpĂ«rthyer gara mes opozitĂ«s e drejtuar nga dikush qĂ« Ă«shtĂ« zyrtarisht non grata nga SHBA dhe shefit tĂ« qeverisĂ« tĂ« cilit i konsiderohet mĂ«kat qĂ« mund tĂ« ketĂ« ftohje tĂ« marrĂ«dhĂ«nieve tĂ« tij personale me administratĂ«n e Trump. Ka njĂ« magji tĂ« frikshme, sa herĂ« qĂ« ne marrim diçka qoftĂ« dhe tĂ« shenjtĂ« kĂ«tu brenda, e trazojmĂ« me mjetet dhe mekanizmat tona dhe e shndĂ«rrojmĂ« nĂ« produkt absurd”, theksoi ai.

Trump ashpërson qëndrimin për Groenlandën para Davosit: Nuk ka më kthim mbrapa

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka ashpĂ«rsuar retorikĂ«n ndaj GroenlandĂ«s, vetĂ«m pak ditĂ« para pjesĂ«marrjes sĂ« tij nĂ« Forumin Ekonomik BotĂ«ror nĂ« Davos, duke deklaruar nĂ« rrjetet sociale se “nuk ka mĂ« kthim mbrapa” dhe se “Groenlanda Ă«shtĂ« imperative”.

Gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, Trump u pyet se deri ku ishte i gatshëm të shkonte për ta marrë nën kontroll Groenlandën. Përgjigjja e tij ishte e prerë: Do ta merrni vesh.

NdĂ«rkohĂ«, nĂ« Davos, presidenti francez Emmanuel Macron paralajmĂ«roi pĂ«r njĂ« “zhvendosje drejt njĂ« bote pa rregulla”, ndĂ«rsa kryeministri kanadez Mark Carney tha se “rendi i vjetĂ«r nuk po kthehet mĂ«â€.

Trump-i kishte planifikuar të mbërrinte në Davos të mërkurën, por një problem i vogël elektrik në avionin Air Force One e detyroi atë të kthehej pas. Shtëpia e Bardhë konfirmoi se presidenti do të udhëtojë drejt Davosit me një avion tjetër, ndërsa mbetet e paqartë nëse vonesa do të ndikojë në axhendën e tij.

Presidenti amerikan tha se ka “shumĂ« takime tĂ« planifikuara pĂ«r GroenlandĂ«n” dhe shtoi se “gjĂ«rat do tĂ« shkojnĂ« mjaft mirĂ«â€Â pĂ«r kĂ«tĂ« territor.

I pyetur nga BBC nĂ«se njĂ« pĂ«rçarje e mundshme e NATO-s do tĂ« ishte njĂ« çmim qĂ« ai do ta pranonte pĂ«r GroenlandĂ«n, Trump u shpreh se “askush nuk ka bĂ«rĂ« mĂ« shumĂ« pĂ«r NATO-n se unĂ«â€Â dhe se “NATO do tĂ« jetĂ« e lumtur dhe ne do tĂ« jemi tĂ« lumtur”, duke theksuar se aleanca Ă«shtĂ« e nevojshme pĂ«r sigurinĂ« globale. MegjithatĂ«, ai vuri nĂ« dyshim nĂ«se NATO do t’i vinte nĂ« ndihmĂ« SHBA-ve nĂ« rast nevoje.

NATO ka aktualisht 32 vende anëtare dhe bazohet në parimin e mbrojtjes kolektive të përcaktuar në Nenin 5, sipas të cilit një sulm ndaj një anëtari konsiderohet sulm ndaj të gjithëve.

Trump nuk e ka përjashtuar përdorimin e forcës ushtarake për të marrë Groenlandën. I pyetur nga NBC News nëse do ta përdorte forcën, ai u përgjigj shkurt: Pa koment.

Ministrja e IndustrisĂ« dhe Burimeve Natyrore e GroenlandĂ«s, Naaja Nathanielsen, tha pĂ«r BBC Newsnight se groenlandezĂ«t janĂ« “tĂ« hutuar” nga kĂ«rkesat e presidentit amerikan.

“Ne nuk duam tĂ« jemi amerikanĂ« dhe kĂ«tĂ« e kemi bĂ«rĂ« shumĂ« tĂ« qartĂ«â€, u shpreh ajo, duke shtuar: “ÇfarĂ« vlere i jepni kulturĂ«s sonĂ« dhe tĂ« drejtĂ«s sonĂ« pĂ«r tĂ« vendosur pĂ«r tĂ« ardhmen”?

Para Davosit, Trump publikoi pamje ekrani qĂ«, sipas tij, tregonin mesazhe nga Macron dhe sekretari i pĂ«rgjithshĂ«m i NATO-s, Mark Rutte. NĂ« to, Rutte shprehej i gatshĂ«m tĂ« gjente njĂ« zgjidhje pĂ«r GroenlandĂ«n, ndĂ«rsa Macron thoshte se “nuk e kupton se çfarĂ« po bĂ«n”, por ofronte organizimin e njĂ« takimi me liderĂ« tĂ« tjerĂ« nĂ« Paris.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha nĂ« fjalimin e saj nĂ« Davos se Europa Ă«shtĂ« “plotĂ«sisht e pĂ«rkushtuar” ndaj sigurisĂ« sĂ« Arktikut, por theksoi se kjo mund tĂ« arrihet vetĂ«m pĂ«rmes bashkĂ«punimit. Ajo i quajti gjithashtu “gabim” tarifat shtesĂ« tĂ« propozuara nga Trump.

Presidenti amerikan ka paralajmĂ«ruar vendosjen e njĂ« tarife 10% pĂ«r tĂ« gjitha mallrat e importuara nga tetĂ« vende europiane, duke nisur nga 1 shkurti, nĂ«se ato kundĂ«rshtojnĂ« marrjen e GroenlandĂ«s. Von der Leyen theksoi se BE-ja qĂ«ndron nĂ«Â â€œsolidaritet tĂ« plotĂ«â€Â me GroenlandĂ«n dhe MbretĂ«rinĂ« e DanimarkĂ«s, duke shtuar se sovraniteti i tyre Ă«shtĂ«Â â€œi panegociueshĂ«m”.

QĂ«ndrimi u mbĂ«shtet edhe nga kryeministri kanadez Mark Carney, i cili tha se angazhimi i KanadasĂ« ndaj Nenit 5 tĂ« NATO-s Ă«shtĂ« “i palĂ«kundur” dhe se vendi i tij mbĂ«shtet plotĂ«sisht tĂ« drejtĂ«n e GroenlandĂ«s pĂ«r tĂ« vendosur vetĂ« pĂ«r tĂ« ardhmen e saj.

NĂ« deklaratat e tij, Macron tha se preferon “respektin ndaj bullizmit” dhe “shtetin e sĂ« drejtĂ«s ndaj brutalitetit”.

MĂ« herĂ«t, Trump-i kĂ«rcĂ«noi me njĂ« tarifĂ« 200% ndaj verĂ«s dhe shampanjĂ«s franceze, pasi Macron-i thuhet se refuzoi njĂ« ftesĂ« pĂ«r t’iu bashkuar njĂ« iniciative tĂ« quajtur “Bordi i Paqes” pĂ«r GazĂ«n. Presidenti francez e dĂ«noi “grumbullimin e pafund tĂ« tarifave tĂ« reja”, duke e quajtur tĂ« papranueshme pĂ«rdorimin e tyre si mjet presioni mbi sovranitetin territorial.

Macron-i Ă«shtĂ« ndĂ«r zĂ«rat qĂ« kĂ«rkon nga BE-ja tĂ« shqyrtojĂ« masa hakmarrĂ«se ndaj tarifave amerikane, pĂ«rfshirĂ« instrumentin kundĂ«r shtrĂ«ngimit ekonomik, tĂ« njohur si “bazuka tregtare”.

Burime pranë komisionit të tregtisë ndërkombëtare kanë bërë të ditur se Parlamenti Europian po planifikon të pezullojë miratimin e marrëveshjes tregtare SHBA-BE të arritur në korrik, një hap që do të shënonte një tjetër përshkallëzim të tensioneve mes Uashingtonit dhe Europës.

Dita e sotme me shi dhe shtrëngata, temperaturat nuk ndryshojnë

Për ditën e sotme (21 janar) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Sipas SHMU-së, do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët që në orët e para të 24-orëshit. Lokalisht në jug të vendit në intervale të shkurtra kohore reshjet e shiut do të jenë në formën e shtrëngatave.

Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten prezente të herpasherëshme me intensitet kryesisht të ulët, lokalisht në qendër dhe jug të vendit hera-herës reshje shiu me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave. Në zonën e Alpeve, në verilindje-lindje në lartësitë mbi 300-400 metër si dhe në juglindje-jug në lartësitë mbi 600-700 metër reshje dëbore me intensitet të ulët.

Era do tĂ« fryjĂ« me drejtim verilindje– lindje, me shpejtĂ«si mesatare 7 m/s, pĂ«rgjatĂ« vijĂ«s bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtĂ«si deri nĂ« 18 m/s.  Deti do tĂ« jetĂ« me valĂ«zim tĂ« forcĂ«s 3-4 ballĂ«.

21 Janari, Rama: Drejtësia i ngjan një breshke, por sado të vonojë nuk do të harrojë

Kryeministri Edi Rama ka pĂ«rkujtuar 21 janarin pĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« rrjetet sociale. Ai shprehet se 15 vite mĂ« parĂ« ndodhi njĂ« krim shtetĂ«ror i pashembullt dhe “katĂ«r tĂ« vrarĂ« ende nuk prehen nĂ« paqe”.

Ai thekson se “drejtĂ«sia i ngjan njĂ« breshke qĂ« lutet pĂ«r harresĂ«â€, por shpreh bindjen se drejtĂ«sia nuk do tĂ« harrojĂ«.

“MirĂ«mĂ«ngjes dhe sot, nĂ« 15-vjetorin e njĂ« krimi shtetĂ«ror tĂ« pashembullt nĂ« historinĂ« e demokracisĂ« sĂ« re shqiptare, kur katĂ«r tĂ« vrarĂ« ende nuk prehen dot nĂ« paqe dhe drejtĂ«sia i ngjan njĂ« breshke qĂ« lutet pĂ«r harresĂ«, me bindjen qĂ« sado tĂ« vonojĂ« drejtĂ«sia pĂ«r 21 janarin nuk do tĂ« harrojĂ«, ju uroj tĂ« gjithĂ«ve njĂ« ditĂ« tĂ« mbarĂ«â€, shkruan Rama.

MĂ« 21 Janar tĂ« vitit 2011 gjatĂ« protestĂ«s qĂ« u zhvillua nga opozita e asaj kohe pĂ«rpara KryeministrisĂ« humbĂ«n jetĂ«n Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Dedja, tĂ« cilĂ«t 10 vite mĂ« vonĂ« u shpallĂ«n nga qeveria socialiste “DĂ«shmorĂ« tĂ« Atdheut”.

Kujtojmë se Gjykata e Lartë ka vendosur më 12 mars 2024që dosja e 21 janarit të hetohet nga SPAK duke pranuar kërkesën e familjarëve të viktimave. Për këtë arsye, SPAK ka marrë në pyetje familjarë të viktimave, drejtues të gardës si dhe organizatorë të protestës.

“21 Janari”/ Sot 15 vite nga vrasja e 4 protestuesve nĂ« bulevard, krimi shtetĂ«ror qĂ« ende kĂ«rkon drejtĂ«si

Sot shĂ«nohen 15 vite nga tragjedia e 21 Janarit, ku katĂ«r protestues, konkretisht Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj u qĂ«lluan pĂ«r vdekje. Ngjarja ndodhi mĂ« 21 janar tĂ« 2011-Ă«s,  ku qindra qytetarĂ« ishin ngritur nĂ« protestĂ«n e socialistĂ«ve nĂ« Bulevardin “DĂ«shmorĂ«t e Kombit” me thirrje kundĂ«r Kryeministrit tĂ« atĂ«hershĂ«m Sali Berisha. Tensionet mes protestuesve dhe gardistĂ«ve u agravuan deri nĂ« tentativat e qytetarĂ«ve pĂ«r t’u futur nĂ« oborrin e kryeministrisĂ«, çka pasoi tĂ« shtĂ«nat brenda territorit tĂ« kryeministrisĂ«, qĂ« lanĂ« tĂ« vdekur katĂ«r protestuesit e sipĂ«rpĂ«rmendur.

NĂ« vitin 2021, 10 vite pas ngjarjes sĂ« rĂ«ndĂ«, kryeministri Edi Rama i shpalli “DĂ«shmorĂ« tĂ« Atdheut” katĂ«r protestuesit e vrarĂ«.

NĂ« vitin 2023, ish-kreu i Grupit Parlamentar tĂ« PS-sĂ«, Taulant Balla, i bĂ«ri thirrje ProkurorisĂ« sĂ« PĂ«rgjithshme dhe ProkurorisĂ« sĂ« TiranĂ«s qĂ« dosja e vrasjes sĂ« Aleks NikĂ«s t’i kalojĂ« SPAK-ut.

Vendimi i Strasburgut dhe nisja e hetimeve nga SPAK

Ishte vendimi i GjykatĂ«s sĂ« Strasburgut nĂ« mars tĂ« 2024-Ă«s qĂ« e cilĂ«soi 21 Janarin si krim shtetĂ«ror dhe qĂ« tĂ« hetohej si e tillĂ« nga drejtĂ«sia shqiptare, duke i hapur kĂ«shtu rrugĂ« hetimeve nga ana e SPAK e cila ngriti 3 vepra penale: “shpĂ«rdorim i detyrĂ«s”, “vrasje nĂ« rrethana tĂ« tjera cilĂ«suese” dhe “kryerja e veprimeve qĂ« pengojnĂ« zbulimin e sĂ« vĂ«rtetĂ«s”.

Hetimet për 21 janarin 2011 nisën pas kërkesës së familjarëve të Aleks Nikës, që prej më shumë se një dekadë kërkojnë drejtësi për vrasjen e djalit të tyre.

NjĂ« sĂ«rĂ« zyrtarĂ«sh e ish-zyrtarĂ«sh janĂ« marrĂ« nĂ« pyetje nga SPAK pĂ«r tĂ« zbardhur rolin e tyre gjatĂ« protestĂ«s sĂ« 21 Janarit tĂ« 2011-Ă«s, sikurse ish-drejtori i PĂ«rgjithshĂ«m i PolicisĂ« sĂ« Shtetit Hysni Burgaj, zĂ«vendĂ«si i tij Agron Kuliçaj, deputeti i PS, Xhemal Qefalia, ish-ministri Saimir Tahiri, ish-kreu i GardĂ«s, Ndrea Prendi, ish-deputeti socialist Arben Çuko, ish-ministri i BrendshĂ«m, Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-presidenti Bamir Topi, presidentin e PartisĂ« sĂ« LirisĂ« Ilir Meta, etj,.

Nisja e hetimeve paraprake

Kujtojmë se fillimisht drejtësia shqiptare vendosi 4 vite burg për katër jetët e ndërprera në mes në demonstratën e 21 janarit. Hetimi i ngjarjes çoi si të pandehur dy gardistë për vrasjen e Ziver Veizit dhe Faik Myrtajt, por la pa autor vrasjen e Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës. Gjykimi i dy ish-gardistëve, Agim Llupo dhe Ndrea Prendi nisi në maj 2012.

NĂ« prag tĂ« mbylljes sĂ« gjyqit prokurorĂ«t kĂ«rkuan 23 vjet burg pĂ«r Prendin dhe 25 vite pĂ«r Llupon. Argumentet e prokurorisĂ« nuk bindĂ«n gjykatĂ«n. NĂ« shkurt 2013 tre gjyqtarĂ« tĂ« kryeqytetit zhveshĂ«n tĂ« pandehurit Ndreu e Llupo nga akuza e “vrasjes” dhe i shpallĂ«n tĂ« pafajshĂ«m.

Verdikti i pafajĂ«sisĂ« nxori nga qelia Llupon, i cili u gjykua nĂ« masĂ«n “arrest nĂ« burg”.

PĂ«r vrasjen e Aleks NikĂ«s, hetimi nuk zbuloi asnjĂ« autor tĂ« dyshuar. Predha qĂ« i mori jetĂ«n ishte dĂ«mtuar aq shumĂ«, sa arma e krimit s’mund tĂ« identifikohej.

Pas shtatë muajsh, tre gjyqtarët e Apelit prishën vendimin e Shkallës së Parë, duke ndryshuar kualifikimin e veprës penale që u rëndonte të akuzuarve.

Nga akuza pĂ«r “vrasje me dashje”, Ndrea Prendi u fajĂ«sua pĂ«r “vrasje nga pakujdesia” tĂ« Faik Myrtajt dhe u dĂ«nua me 1 vit burg.

PĂ«r Agim Llupon Apeli dha 3 vjet burg pĂ«r “vrasje nga pakujdesia” tĂ« Ziver Veizit. Pas mbetjes pa autor tĂ« vrasjes sĂ« Aleks NikĂ«s, Apeli i TiranĂ«s la pa autor edhe vrasjen e Hekuran DedĂ«s.

Procesit gjyqĂ«sor ndaj tĂ« akuzuarve pĂ«r vrasjet e 21 janarit i vuri kapak Gjykata e LartĂ« nĂ« prill 2016. Pas 4 vitesh “pezull”, Kolegji Penal vendosi tĂ« mos pranojĂ« rekursin e bĂ«rĂ« nga prokuroria kundĂ«r vendimit tĂ« Apelit.

FamiljarĂ«t e Ziver Veizit dhe Hekuran DedĂ«s iu drejtuan gjykatĂ«s me padi civile pĂ«r dĂ«mshpĂ«rblim financiar nga Garda dhe Ministria e Brendshme. Çështja u dĂ«rgua edhe nĂ« GjykatĂ«n Europiane tĂ« tĂ« Drejtave tĂ« Njeriut nĂ« Strasburg.

Çështja u zgjidh me pajtim mes paditĂ«sve dhe qeverisĂ« shqiptare nĂ« prill tĂ« vitit 2017.

Qeveria i akordoi një fond 160 milionë lekë shtesë Ministrisë së Brendshme, për të dëmshpërblyer familjarët e viktimave.

Nga ana tjetër, familja Nika kishin vijuar procesin ligjorë duke kërkuar hetim të veçuar për vrasjen e Aleks Nikës.

NĂ« vitin 2020, Prokuroria e TiranĂ«s i pezulloi hetimet edhe vrasjen e Aleks NikĂ«s qĂ« kishte mbetur pa autorĂ« pĂ«r t’i rihapur sĂ«rish nĂ« 2021. Familja e Aleks NikĂ«s ka kĂ«rkuar vazhdimisht qĂ« kjo çështje ti kalonte pĂ«r hetim SPAK por ky i fundit nuk pranonte tĂ« hetonte njĂ« çështje e cila po hetohej njĂ«kohĂ«sisht edhe nga Prokuroria e TiranĂ«s.

NĂ« 14 nĂ«ntorit 2023, Gjykata e Strasburgut doli nĂ« pĂ«rfundimin se 21 janari ishte krim shtetĂ«ror dhe duhet tĂ« hetohet si i tillĂ« nga drejtĂ«sia shqiptare. Strasburgu vendosi qĂ« pĂ«r çështjen e Aleks NikĂ«s t’i hapej rrugĂ« hetimit tĂ« munguar. Me anĂ« tĂ« kĂ«tij vendim familja Nika ju drejtua GjykatĂ«s sĂ« LartĂ«.

Pas një viti, Gjykata e lartë doli më një vendim ku urdhëroi SPAK të regjistronte kallëzimin e familjes Nika dhe të niste hetimet për 21 Janarin.

600,000 banorë janë larguar nga Kievi që nga 9 janari, shkak sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike

Kryebashkiaku i Kievit i tha sot AFP-së se 600,000 njerëz janë larguar nga kryeqyteti ukrainas që kur ai bëri thirrje më 9 janar që Kievi të evakuohet përkohësisht, pasi gjysma e ndërtesave nuk kanë ngrohje pas sulmeve masive ruse.

Të hënën në mbrëmje, një sulm rus ndaj infrastrukturës energjetike la përsëri pothuajse gjysmën e pallateve të apartamenteve të Kievit pa ngrohje, ku temperaturat janë shumë të ulëta.

“Jo tĂ« gjithĂ« kanĂ« mundĂ«sinĂ« tĂ« largohen nga qyteti, por pĂ«r momentin popullsia Ă«shtĂ« zvogĂ«luar”, tha Vitali Klitschko pĂ«r AFP nĂ« njĂ« intervistĂ«, duke shtuar se 600,000 njerĂ«z ishin larguar nga kryeqyteti, i cili ka njĂ« popullsi prej rreth 3.6 milionĂ« banorĂ«sh.” Temperatura po arrin -20°C dhe Putini po e pĂ«rdor atĂ« pĂ«r tĂ« thyer rezistencĂ«n, pĂ«r tĂ« zhytur tĂ« gjithĂ« botĂ«n nĂ« depresion, pĂ«r tĂ« krijuar tension nĂ« shoqĂ«ri”, u ankua ai.

Gjatë intervistës, u dha një alarm, duke paralajmëruar për rrezikun e sulmeve ajrore. Kryebashkiaku u bëri thirrje përsëri qytetarëve që kanë një vendbanim tjetër të zhvendosen atje për të lehtësuar presionin në rrjetin energjetik të qytetit.

MĂ« 9 janar, gjysma e pallateve tĂ« apartamenteve, rreth 6,000 ndĂ«rtesa, ishin pa ngrohje, ujĂ« dhe energji elektrike , duke e shtyrĂ« kryebashkiakun t’u bĂ«nte thirrje banorĂ«ve, atyre qĂ« mundeshin, tĂ« largoheshin pĂ«rkohĂ«sisht nga shtĂ«pitĂ« e tyre.

NĂ« njĂ« deklaratĂ« tĂ« ashpĂ«r qĂ« me sa duket kishte pĂ«r qĂ«llim Klitschkon, Zelensky u kishte bĂ«rĂ« thirrje autoriteteve komunale nĂ« atĂ« kohĂ« “tĂ« mos shmangnin problemet, por t’i zgjidhnin ato, veçanĂ«risht aty ku ka burime pĂ«r ta bĂ«rĂ« kĂ«tĂ«, si nĂ« Kiev”.

Parlamenti ukrainas ka mbetur gjithashtu pa ngrohje, ujĂ« dhe energji elektrike, tha sot kryetari i tij Ruslan Stefanchuk. “Pas njĂ« sulmi tĂ« ri natĂ«n me raketa dhe dronĂ« rusĂ«, qytetet ukrainase janĂ« pa energji elektrike, ujĂ« dhe ngrohje. Rada (parlamenti ukrainas) Ă«shtĂ« i privuar edhe nga kĂ«to shĂ«rbime themelore”, shkroi ai nĂ« mediat sociale.

Ndërprerjet e gjata të energjisë elektrike janë bërë normë që kur forcat ruse filluan të godisnin sistematikisht infrastrukturën energjetike të Ukrainës në vitin 2022. Disa banorë të kryeqytetit tani thonë se kanë një ose dy orë energji elektrike në ditë, nëse kanë fare.

Gazetarët e AFP në Kiev panë dyqane dhe restorante të mbyllura për shkak të ndërprerjeve të energjisë elektrike, dritat e rrugëve të fikura dhe nuk kishte ndriçim publik natën në disa lagje.

“Imagjinoni sikur tĂ« mos ketĂ« energji elektrike ose ujĂ« nĂ« shtĂ«pinĂ« tuaj. Nuk mund tĂ« lani, radiatorĂ«t tuaj janĂ« tĂ« ngrirĂ«, situata Ă«shtĂ« shumĂ« kritike”, theksoi Klitschko. “Ne po luftojmĂ« pĂ«r tĂ« mbijetuar dhe pĂ«r t’u ofruar shĂ«rbime banorĂ«ve, ngrohje, ujĂ«, energji elektrike”.

MĂ« shumĂ« se njĂ« milion familje nĂ« Kiev mbeten pa energji elektrike pĂ«r shkak tĂ« sulmeve tĂ« fundit ruse nĂ« kryeqytetin ukrainas, tha sot Presidenti Volodymyr Zelensky. “VetĂ«m nĂ« Kiev, sonte mbi njĂ« milion familje mbeten pa energji elektrike. NjĂ« numĂ«r i konsiderueshĂ«m ndĂ«rtesash nuk kanĂ« ngrohje, mĂ« shumĂ« se 4,000 pallate apartamentesh”, tha presidenti ukrainas nĂ« njĂ« fjalim tĂ« filmuar, i cili u publikua sonte.

“Bordi i Paqes”, Preç Zogaj: Ftesa pĂ«r ShqipĂ«rinĂ« ishte e natyrshme, SHBA kanĂ« njĂ« afinitet tĂ« veçantĂ« historik

I ftuar nĂ« studion e emisionit “Trialog” nĂ« RTSH1, moderuar nga Alba Alishani, analisti Preç Zogaj komentoi pĂ«rfshirjen e ShqipĂ«risĂ« nĂ« listĂ«n e vendeve tĂ« ftuara pĂ«r Bordin e Paqes, duke e cilĂ«suar atĂ« si njĂ« zhvillim tĂ«rĂ«sisht normal dhe tĂ« pritshĂ«m.

“ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« pjesĂ« e njĂ« liste pĂ«r kĂ«tĂ« rast. ËshtĂ« njĂ« listĂ« qĂ« nuk mund tĂ« lihej jashtĂ«. Po tĂ« lihej jashtĂ« Ă«shtĂ« e pa imagjinueshme. ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« njĂ« vend pro amerikan dhe i afishuar botĂ«risht. Nga ana tjetĂ«r edhe SHBA nĂ« shumĂ« raste pĂ«rgjatĂ« historisĂ« kanĂ« dĂ«shmuar se kanĂ« njĂ« afinitet tĂ« veçantĂ« me ShqipĂ«rinĂ« dhe e kanĂ« dĂ«shmuar me akte”, u shpreh Zogaj.

“”

Analisti theksoi se shërbimet që Shtetet e Bashkuara i kanë bërë Shqipërisë janë të pakrahasueshme me ato të çdo vendi tjetër.

Në këtë kontekst, ai vlerësoi se përgjigjja pozitive e Shqipërisë ndaj ftesës ishte e duhura dhe se nuk ekziston asnjë arsye për kritika.

“ShĂ«rbimet qĂ« SHBA i kanĂ« bĂ«rĂ« ShqipĂ«risĂ« nuk ja ka bĂ«rĂ« asnjĂ« vend tjetĂ«r i botĂ«s. Ftesa Ă«shtĂ« gjĂ«ja mĂ« normale dhe gjĂ«ja mĂ« anormale do tĂ« ishte qĂ« ShqipĂ«ria tĂ« lihej jashtĂ« listĂ«t dhe do tĂ« lexohej si njĂ« qĂ«ndrim. ShqipĂ«ria i ka prirĂ« pĂ«rgjigjes pozitive dhe mirĂ« ka bĂ«rĂ« dhe nuk ka shkak pĂ«r ndonjĂ« kritik”, tha ai.

❌