Reading view

“Korrupsioni ka pushtuar shtetin”, Ngjela kritikon opozitën: Mosbindja civile është injorancë,Shqipëria ka nevojë për..

Avokati Spartak Ngjela foli në një emision televiziv lidhur me mesazhet e SHBA-së në ditën kundër korrupsionit si dhe për ditën e 8 dhjetorit që lidhet me protestat e studentëve në 1990 dhe krijimin e PD-së.

Sipas tij, SHBA ka një rol kyç në luftën ndaj korrupsionit, duke mbështetur SPAK me ekspertizë dhe burime financiare.

‘E kam thënë. Ata e drejtojnë luftën ndaj korrupsionit. e ka thënë Blinken. Do heqim korrupsionin në Shqipëri. Ata e drejtojnë SPAK. Ne do na shpëtojmë vetëm ata. Korrupsioni e ka pushtuar shtetin. Shqipëria ka qenë drejt dekadencës. Ishte skemë e kundërshtarëve ndërkombëtarëve që të largohen shqiptarët nga Shqipëria. Ja që erdhi koha që kur nxori SPAK, do e zgjidhi këtë çështje.’

Avokati theksoi se proceset kundër korrupsionit janë të vështira dhe të ndërlikuara, por të mbështetura nga ekspertiza amerikane.

‘Ajo pjesë e opozitës e trembur. Pse nuk shkoni të shikoni SPAK? Ka ekspertë amerikanë atje. Nuk është kollaj lufta ndaj korrupsionit. SPAK e drejtojnë ata dhe e paguajnë. Korrupsioni po luftohet. Ka vajtur në rangje të larta. Dosjet janë të vështira. Dhe kur janë ekspertë të huaj e fusin perin në vijën e gjilpërës.’

Ngjela gjithashtu rikujtoi sfidat historike të Shqipërisë, duke e cilësuar periudhën pas vitit 1992 si një kohë dekadence industriale, e cila, sipas tij, u nxit nga faktorë të jashtëm si ish-Jugosllavia dhe të brendshëm, PD dhe Berisha.

‘E morën antishqiptarët pushtetin. Kam informacion. Në ‘92 ka ardhur anti shqiptaria këtu. 500 uzina dhe fabrika u eliminua. Na i bëri të qartë parlamentari serb që ishte i induktuar, që me 40 mijë dollarë shkatërruam Shqipërinë. Kush e shkatërroi? Ishim vend industrial. Beogradi vendosu me tanët këtu.’

Ai kritikoi idenë e mosbindjes civile, duke e cilësuar atë si një veprim të papjekur dhe të paligjshëm:

‘Mosbindje civile është injorancë. E dini çdo të thotë mosbindje civile? Është shkelje ligji. Do të thotë të thyesh shtetin, shoqërinë, vetëm një i marrë e thotë këtë. Ai që ka frikë të thotë revolucion thotë mosbindje civile. A më kuptoni? Si ti përgjigjem atyre?’

Ngjela përfundoi duke theksuar nevojën për institucione të forta dhe një angazhim të sinqertë kundër korrupsionit për të rimëkëmbur Shqipërinë.

The post “Korrupsioni ka pushtuar shtetin”, Ngjela kritikon opozitën: Mosbindja civile është injorancë,Shqipëria ka nevojë për.. appeared first on Sot News | Lajme.

  •  

“Rama i shqetësuar nga vota e diasporës”, Baçi: Opozita të lërë mënjanë egot dhe të bashkohet përballë kryeministrit

Analisti Agim Baçi në një emision televiziv duke folur për mbledhjen e Kryesisë së PS-së dhe porositë e Kryeministrit për identifikimin e emigrantëve brenda dhjetorit, tha se vota e diasporës është e panjohur.

“Nëse diaspora ushtron të drejtën e votës mund të përmbysin çdo rezultat i prodhuar në Shqipëri. Është një votë e panjohur dhe nëse votojnë të gjithë ata që kanë të drejtën e votës, mund të prodhojnë rezultate krejt të tjera”, tha Baçi.

Ai tha se Rama e kërkon si kryetar i PS-së dhe jo si Kryeministër regjistrin për emigrantët me të drejtë vote.

“E vërteta është se vota e emigrantëve është e panjohura e zgjedhjeve të 11 majit. Është potencial që mund të ndryshojë qeverisjen”, tha Baçi.
Analisti tha se pas 3 mandateve, Kryeministri Edi Rama nuk ka më asnjë lloj morali që të justifikohet për ato që nuk ka bërë, nuk ka se kë të fajësojë.

“Gjatë gjithë kohës thotë: kundërshtar kemi vetveten. Pra Edi Rama nuk ka asnjë justifikim sepse nuk ka realizuar ato që ka premtuar”, tha Baçi.

Ai tha se Edi Rama duket se është i shqetësuar pasi e di pakënaqësinë e prodhuar për shkak të situatës ekonomike, por këtu shtoi edhe votën e diasporës, që nuk voton sikundër mund të votojnë qytetarët që janë në Shqipëri.

Përsa i takon opozitës, Baçi tha se duhet të zgjidhë raportet e brendshme. “Opozita duhet të vendosë se si do të dalë në zgjedhje, 2021 tregoi se një opozitë që nuk del bashkë në zgjedhje, favorizon Ramën. Ndaj edhe duhen gjetur rrugët më të mira, duhet të lihet mënjanë egoja personale”, tha Baçi.

The post “Rama i shqetësuar nga vota e diasporës”, Baçi: Opozita të lërë mënjanë egot dhe të bashkohet përballë kryeministrit appeared first on Sot News | Lajme.

  •  

Protesta për lirimin e Metës/ Analisti Çupi komenton lëvizjet e politikanëve të akuzuar: Drejtësia do të vendosë…

Disa mbështetës të kreut të PL-së, Ilir Meta kanë dalë në protestë para SPAK duke kërkuar lirimin e tij. Analisti Frrok Çupi komentoi protestën e zhvilluar në mbështetje të Metës, duke u ndaluar edhe tek akuzat që i janë bërë SPAK, herë pas here.

Ai u shpreh se asgjë nuk është e rastësishme dhe sipas tij drejtësia do të vendoset në radhë të parë mbi kriminelët e mëdhenj.

“Asgjë nuk ka të rastësishme sidomos në këtë çështje. Alarmi që lëshoi Dumani se ne kemi korrupsion por rrjedhje të informacionit edhe brenda në SPAK, nuk e di se si është marrë nga aleatët, por në Shqipëri nuk është marrë me seriozitetin e duhur. Pas kësaj lëvizën gurët sepse njerëzit brenda SPAK e ndjenë vetën të zbuluar. Aleatët e tyre politik që janë Berisha dhe Meta, tentuan të kërkojnë besnikëri. Të mos harrojmë që tentakulat e tyre i kanë të fuqishme në drejtësi. Protestat që u bënë kundër SPAK dhe reagimet e egra që e konsiderojnë bandë, janë i njëjti ekip. Si Meta si Berisha i bëjnë këto lëvizje për arsye se duan t’u japin garanci njerëzve që kanë në drejtësi “se na keni këtu”. Më tej mund të them që Dumani si shefi i SPAK ka ndërtuar një siguri të tillë që e drejta do të vendosët në radhë të parë mbi kriminelët mëdhenj”, tha më tej analisti Çupi.

The post Protesta për lirimin e Metës/ Analisti Çupi komenton lëvizjet e politikanëve të akuzuar: Drejtësia do të vendosë… appeared first on Sot News | Lajme.

  •  

Kundër pezullimit të negociatave me BE, qytetarët krijojnë kaos gjatë natës

Disa mijëra persona protestuar për të dytën natë rresht në Gjeorgji kundër vendimit të qeverisë për të pezulluar procesin e anëtarësimit në BE.

Manifestuesit u mblodhën përpara Parlamentit në kryeqytetin Tbilisi, me disa prej tyre që u përpoqën të kalonin barrierat metalike për të hyrë në godinë.

Policia përdori gaz lotsjellës dhe spraj djegës për t’i zmbrapsur. Veprimi shkaktoi reagimin e ashpër të presidentes pro-evropiane, e cila e quajti reagimin e policisë një “represion të stilit rus”.

Fitorja e partisë në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane, në zgjedhjet e tetorit shkaktoi protesta masive me opozitën që pretendonte se procesi kishte qenë i manipuluar.

Kjo bëri që euro-deputetët të kërkonin një mbajtje të dytë të zgjedhjeve nën mbikëqyrje ndërkombëtare.

Por kryeministri u përgjigj duke akuzuar BE-në për shantazh dhe duke pezulluar bisedimet e anëtarësimit deri në 2028-n.

Unioni ia dha statusin e vendit kandidat Gjeorgjisë në dhjetor të 2023-shit.

The post Kundër pezullimit të negociatave me BE, qytetarët krijojnë kaos gjatë natës appeared first on Sot News | Lajme.

  •  

“Sa them të rri i çik rehat, s’më lënë”, kryeministri ironizon ‘mosbindjen civile’ të PD: ‘Anti-age’ që dalin rrugëve

Kryeministri Edi Rama ka thumbuar opozitën teksa rrëfeu se ku e gjen motivimin për performancën e tij.

Kreu i qeverisë, në podkastin e tij “Flasim”, u shpreh se e motivojnë “ata anti-age” që dalin rrugëve.

Kryeministri Rama rrëfu se sapo mendon “të rrijë të rri i çik rehat, nuk më lejnë dhe motivohem”.

“Mua performancën ma motivojnë, ata anti-age që dalin rrugëve dhe më motivojnë. Edhe kur them të rri i çik rehat, nuk më lejnë rehat dhe motivohem”, u shpreh shkurtimisht kreu i qeverisë.

The post “Sa them të rri i çik rehat, s’më lënë”, kryeministri ironizon ‘mosbindjen civile’ të PD: ‘Anti-age’ që dalin rrugëve appeared first on Sot News | Lajme.

  •  

Pensionistët protestojnë sërish para Kryeministrisë, ultimatum Ramës: Vendosni minimumin jetik!

Pensionistët dhe aktivistët e “Lëvizjes Bashkë” kanë protestuar sërish këtë të mërkurë për të disatën javë rresht para godinës së Kryeministrisë për të kërkuar pensione dinjitoze dhe minimumin jetik.
Ata kanë mbajtur fjalime para Kryeministrisë, ku kanë kërkuar rritje të pensioneve, pasi nuk iu del as për shpenzimet bazike, ndërsa kërkojnë që pensioni minimal të jetë 200 euro.

Pas protestës, “Lëvizjes Bashkë” ka reaguar në rrjetet sociale ku shkruan se pjesëmarrja e pensionistëve në protestën e sotme ishte shenjë e mirë se Edi Rama nuk ia ka dalë të mashtrojë njeri me thërrimet e fundvitit. Ata paralajmërojnë protesta edhe në qytetet e tjera, veç Tiranës.

“Pjesëmarrja e pensionistëve në protestën e sotme ishte shenjë e mirë se Edi Rama nuk ia ka dalë të mashtrojë njeri me thërrimet e fundvitit. Pensionistët janë edhe më të indinjuar nga hiletë e qeverisë, duke shtruar me forcë çështjen e pamjaftueshmërisë së pensioneve dhe mungesës së kujdesit social.

Folësit në protestën e sotme theksuan domosdoshmërinë e vendosjes së minimumit jetik dhe ngritjen e të gjitha pensioneve. Po ashtu u kërkua njohja e viteve të punës dhe e sakrificave të posaçme, sidomos të minatorëve që vazhdojnë të kërkojnë me ngulm miratimin e Statusit të Minatorit.

Fatkeqësisht edhe kjo protestë u bojkotua nga shumica dërrmuese e medias, në radhë të parë nga Radio Televizioni Shqiptar, i cili mbahet nga taksat e gjithë popullit shqiptar.
Protestat për pensione dinjitoze dhe minimum jetik do të vazhdojnë në Tiranë dhe do të shtrihen në qytete të tjera të vendit.” – shkruhet në postim.

The post Pensionistët protestojnë sërish para Kryeministrisë, ultimatum Ramës: Vendosni minimumin jetik! appeared first on Sot News | Lajme.

  •  

E paprecedentë nga pronarët e bizneseve/ Paga të ulëta e 8 muaj pa siguracione, fasoneria përballet me protesta masive

Rreth 250 punonjës kryesisht gra të një fasonerie në Vlorë, kanë dalë sërish sot në protestë. Tashmë për të pestën ditë radhazi, punonjësit protestojnë për kushtet e punës. Ata kërkojnë përmirësimin e kushteve të punës dhe përmbushjen e kërkesave dhe të drejtave të tyre.

Teksa flisnin për mediat nga protesta, punonjëset deklarojnë se prej 8 muajsh nuk u janë paguar sigurimet shoqërore. Ndërsa rrogën e marrin dy pjesësh, një pjesë në bankë dhe pjesa tjetër që u jepej në dorë ende nuk u është paguar.

Protestuesit janë të vendosur të vazhdojnë deri në zgjidhjen e plotë të kërkesave të tyre. Për këtë, ata kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve për të siguruar një trajtim më të drejtë dhe përmirësim të kushteve në vendin e punës.

The post E paprecedentë nga pronarët e bizneseve/ Paga të ulëta e 8 muaj pa siguracione, fasoneria përballet me protesta masive appeared first on Sot News | Lajme.

  •  

“Policia dhe opozita përplasen në protesta”, reagon Baçi: A do të ndalet ‘mosbindja civile’

Opozita ka bllokuar 5 kryqëzime në Tiranë, në protestën e tretë të asaj që është quajtur “Mosbindja civile”.

Një revoltë antiqeveritare kundër kryeministrit Edi Rama, krimit dhe korrupsionit në vend.

Në mbi 3 orë protestë, jo dhe aq paqësore nuk kanë munguar edhe episodet e përplasjeve mes policisë dhe protestuesve, veçanërisht me disa prej deputetëve më aktiv, teksa kërkohej lirimi i akseve për mosparalizimin e automjeteve.

Madje policia ka përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Mbrëmjen e sotme, për të diskutuar aksionin e rradhës të opozitës, për të kuptuar se çfarë po prodhon “mosbindja civile”, i ftuar në një emision televiziv ishte deputeti i PD, Luan Baçi.

“PD nuk kishte njohje tek ndërkombëtaret e jo më mbështetje që nuk bëhej fjalë. Kemi dy rezoluta shumë të rëndësishme, sidomos rezoluta e “Partive Popullore Europiane”. Një rezolutë e miratuar në unaminitet të plotë, jo thjesht në mbështetje të PD, por duke vërtetuar të gjitha ato që Partia Demokratike ka denoncuar, për një shtet të kapur, për një pushtet të korruptuar, për një kryeministër autokrat dhe për një opozitë që ka qenë në goditje të vazhdueshme të kësaj mazhorance të gjyqësorit nga varet kjo mazhorancë dhe të disa ndërkombëtarëve që gjithmonë kanë goditur opozitën.

Ne do të vazhdojmë mosbindjen civile, ne do të vazhdojmë betejën tonë. Nuk ka tërheqje mbrapa nga kjo”, shprehu Baçi.

The post “Policia dhe opozita përplasen në protesta”, reagon Baçi: A do të ndalet ‘mosbindja civile’ appeared first on Sot News | Lajme.

  •  

“Paralizohet” Tirana/ Tension dhe përplasje, çfarë ndodhi gjatë protestës së opozitës (Pamjet)

Prej më shumë se 2 orësh është zhvilluar protesta e opozitës të cilët kanë arritur që të paralizojnë qarkullimin në Tiranë.

Ashtu siç ishte paralajmëruar, protestuesit bllokuan 5 kryqëzimet kryesore të kryeqytetit në kuadër të aksionit të “mosbindjes civile”.

Deputetët demokratë udhëhoqën protestuesit të cilët u vendosën në pesë zona të njohura si: te rrethrrotullimi Zogu i Zi, Rruga e Elbasanit, Sheshi Willson, te Pallati me Shigjeta dhe Bashkia e Tiranës.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thënë lidhur me këtë protestë se PD ka qenë e qartë që nuk është për dhunën dhe luftë guerile kundër “narko-regjimit dhe diktaturës”, por ka zgjedhur ta kundërshtojë atë me anë të mosbindjes civile.

Tubimi nisi me përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të policisë. Përplasje të ashpra janë regjistruar te rruga e Elbasanit. Shkak është bërë ndërhyrja e policisë për të shpërndarë qytetarët e mbledhur te ky aks rrugor.

Siç shihet edhe nga fotot, deputetët Flamur Noka dhe Xhelal Mziu janë përplasur me efektivët e policisë.

Gjithashtu deputetët demokratë në krah të qytetarëve janë përplasur me efektivëve të cilët u kanë bërë thirrje që të mos bllokohen rrugët pasi po kryejnë ‘vepër penale’. Ndërkohë deputetët e PD-së thonë se po u shkelet e drejta e tyre kushtetuese për të protestuar.

Policia pasi qytetarët kanë bllokuar rrugën, ka nisur aksionin për të shtyrë qytetarët. Ndërkohë që një prej qytetarëve është kapur nga efektivët dhe është shoqëruar drejt makinës së tyre.

Raportohet se përplasjet kanë nisur pas zëvendësdrejtori i policisë së Tiranë, Sokol Bizhga ka urdhëruar efektivët të shpërndajnë protestuesit.

Gjatë përplasjeve një nga qytetarët ka humbur ndjenjat, ndërsa është marrë me ambulancë. Përplasje të ashpër fizike ka pasur edhe mes deputetit të PD-së, Flamur Noka me policinë.

Përplasjet mes policisë dhe protestuesve te Rruga e Elbasanit, merret me ambulancë një qytetar

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ndodhet në krye të protestës së opozitës te Rruga e Elbasanit.

Noka tha për mediat se policia po tenton të kërcënojë dhe intimidojë protestuesit dhe opozitën.

Ai bën thirrje që punonjësit e policisë të heqin duart nga qytetarë, ndërsa shtoi se askush nuk e ndalon mosbindjen civile të opozitës.

“Asgjë më shumë se sa po përmbushim misionin e opozitës. Banditët me uniformë, të rekrutuar nga rilindja, kërkojnë të kërcënojnë opoiztën. Sokol Bizhga, njeriu që nxori në pritë Gjergj Mehmetin në vitin 1997 dhe u vra nga bandat, është shpërblyer për urrejtjen e tij ndaj PD dhe vjen këtu të drejtojë falangat e krimit. I bëj thirrje nipit të Enver Hoxhës dhe nipit të Spiro Kolekës, Edi Rama, hiqni falangat e krimit nga policia dhe largoni duart nga qytetarët. Duart do t’ju djegin ju. Ky është një mesazh që u përcjell nga ky vend ku po ushtrojmë mosbindjen civile. Askush nuk e ndalon dot mosbindjen civile të opozitës. Unë e kuptoj se janë në panik, janë të tmerruar, prandaj po ndërhyjnë sepse vala e revoltës qytetare do mbërrijë në Surrel.”, tha Noka.

  • Bylykbashi përplaset me efektivin civil: Mos guxoni të shoqëroni protestues!

Gjatë shoqërimit të qytetarëve deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi pati një debat me një efektiv civil. Bylykbashi iu drejtua efektivit që të mos shoqërojnë protestues.

Debati:

Bylykbashi: Mos guxoni të shoqëroni protestues.

Polici civil: Mos prek punonjësin e policisë.

Bylykbashi: Ose do merremi me ne pastaj

Polici civil: Merru sa të duash.

Bylykbashi: Kur të merrem unë nuk ju ikën shejtani, kaq po të them.

  • Policia hedh ujë me lëndë djegëse drejt protestuesve te bashkia e Tiranës

Pas përplasjeve fizike përpara Bashkisë së Tiranës, policia përmes autobotit ka shpërndarë ujë.

U raportua se nga presioni i ujit, disa protestues kanë rënë në tokë.

Tensioni është duke vijuar, ndërsa një ambulancë ka arritur në vendngjarje, për të marrë një zonjë, e cila u dëmtua nga uji me presion.

Policia hedh gaz lotsjelles tek bashkia e Tiranës
  • Protestuesja: Janë imoralë, duam largimin e Ramës dhe Veliajt

Në protestën e radhës të opozitës, qytetarët kanë bllokuar disa prej akseve kryesore të Tiranës, por një gjë e tillë është tentuar të pengohet nga Policia e Shtetit, e cila mesa duket ka marrë urdhër të mos lejojë qytetarët të shprehin indinjatën dhe irritimin e tyre me këtë narkoqeveri.

Protestuesja 80-vjecare, u shpreh se policia po i dhunon dhe po i’u hedh ujë me spec duke iu mohuar të drejtën e protestës.

80-vjecarja tha se kam punuar 80 vite për Tiranën, kam çuar katër fëmijë në botë, se s’kanë pasur ca të hanë.

“Janë imoral, nuk mund të më shtyjnë dhe të më hedhin mua ujë me spec ata, jam 80 vjeçe. Dua ikjen e Veliajt dhe Ramës, vetëm nëse e mbyt krejt popullin shqiptar. Tirana është e imja, kam punuar 80 vite për Tiranës, kam çuar katër fëmijë në botë, se s’kanë pasur ca të hanë, edhe pse ikshin me shkollë, kam mall për ta. E shiti Shqipërinë, fëmijët nuk i kemi këtu. Nuk i vjen turp të bëjë kështu nënën 80-vjeçare kështu”, tha ajo.

  • Tedi Blushi bllokoi autobotin, policia hedh gaz lotsjellës drejt protestuesve

Forcat e policisë kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit në sheshin “Willson”.

Kjo situatë erdhi pasi disa deputetë të PD dhe sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi u pozicionuan para autobotit me ujë, duke mos lejuar policinë për ta përdorur.

Në momentin që pati një zhvendosje të tyre si pasojë e gazit dhe të deputetëve nga autoboti, nga ky i fundit u lëshua ujë me presion, duke detyruar protestuesit që të largoheshin nga rruga.

 

  • Noka paralajmëron drejtuesit e policisë: Do ta paguani

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka hedhur akuza të forta mbi policinë, për të cilën tha se janë përfshirë në krime dhe theksoi se i ‘lëshohet opozitës si bisha të tërbuara’.

Noka foli me emër, duke thënë se Sokol Bizhga, Ilir Proda dhe Neritan Nallbati janë të emëruar nga krimi, ndërsa u shpreh se “këta do ta paguajnë”.

Kjo polici nuk përfaqëson as ligji dhe as shtetin, prandaj i lëshohen si bisha të tërbuara opozitës, sepse janë mercenarë të krimit të organizuar. Nuk kanë lidhje me ligjin dhe shtetin. Janë polici politike, kupolë e inkriminuar kundër opozitës.  Ne jemi në mosbindje civile, policia nuk ka të drejtë as të japë leje dhe as të marrë leje. Policia vetëm njoftohet. Sokol Bizhga urdhëron dhunën ndaj opozitës dhe urdhërojnë vjedhjen e votës, por do ta paguajnë. Sokol Bizhga, Ilir Proda dhe Neritan Nallbati janë të emëruar nga krimi”, tha Flamur Noka.

Noka po ashtu paralajmëroi policinë se: “Ata që guxojnë ti shërbejnë politikisht bandës së pushtetit në kundërshtim me cdo ligj dhe normë duhet ti bëjnë mirë hesapet”.

  • Protesta mbyllet vetëm te ‘Sheshi Uillson‘, Bardhi dhe grupi i bashkohen pjesës te Bashkia e Tiranës

Protesta mbyllet vetëm te Sheshi Uillson, grupi i të cilëve u drejtua për te Bashkia e Tiranës.

Nënkryetari i PD-së Gazment Bardhi sulmoi ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha si të lidhur me bandat në Durrës.

Duke u larguar nga sheshi Uilson gjatë protestës së PD-së, drejt bashkisë së Tiranës, Bardhi sulmoi dhe policinë e shteti që sipas tij nuk arreston anëtarët e bandës së Elbasanit por merret me qytetarët e thjeshtë.

‘Janë ekzekutuar vetëm 5 edhe këta jashtë territorit. Në vend që të arrestonte bandën e Elbasanit ishite sot kundër qytetarëve. Provuan që janë narko-polici kundër qyetarëve të ndershëm. Një polici që drejtohet nga ministri i Brendshëm ushtar i provuar i bandës së Durrësit. Lidhje e vjetër e trafikut të drogës. Secili prej këtye fakteve do bëhet publik në vijim.’, tha Bardhi.

The post “Paralizohet” Tirana/ Tension dhe përplasje, çfarë ndodhi gjatë protestës së opozitës (Pamjet) appeared first on Sot News | Lajme.

  •  

Protesta kombëtare e opozitës/ Policia e Shtetit në gatishmëri,rreth 1 mijë efektivë dalin në terren, bllokohen rrugët

Në orën 17:00 në Tiranë, opozita zhvillon protestën e saj kombëtare në kuadër të aksionit të mosbindjes civile.

Gazetari i News24, Igli Çelmeta tha se Policia e Shtetit ka marrë masa në kuadër të ruajtjes së rendit dhe sigurisë.“Masat janë marrë 1 orë përpara nisjes zyrtare të protestës. Në të gjitha pikat ku do të mblidhen mbështetës të opozitës do të jenë të dislokuar forcat e rendit, të Shqiponjave, të FNSH dhe policisë rrugore”, tha Çelmeta.

The post Protesta kombëtare e opozitës/ Policia e Shtetit në gatishmëri,rreth 1 mijë efektivë dalin në terren, bllokohen rrugët appeared first on Sot News | Lajme.

  •  

A do i bashkohet nesër protestës? Ja si përgjigjet Shehu

Sali Berisha dhe PD kanë thirrur një tjetër protestë kundër qeverisë ditën e martë në orën 17:00, por duket se këtë herë jo të gjithë opozitarët janë dakord me kauzën.

Në një emision televiziv, kreu i LZHK, Dashamir Shehi, tha se nuk do të marrë pjesë në protestën e thirrur nga Berisha.

Sipas tij opozita ka halle të tjera, dhe nuk mund të protestojë sa herë dalin vendime gjykatash.

Pjesë nga biseda:

Furxhi: PD proteston nesër, por këtë herë Berisha ka thënë nuk jemi parti guerrile, një herë tjetër PD u paraqit me qendrimin se e dinë qytetarët, e marrin ata në dorë, pse ka ardhur ky ndryshim, cila është mendimi juaj?

Shehi: Mendimi im, se si e mendojnë ata është punë për ta. Protestat janë një gjë pozitive, është një e drejtë. Nuk është se kam ndonjë shpresë të madhe. Shpesh kanë koinçiduar me datat e gjyqeve, kanë qenë më shumë personale. Kështu që mendoj të mos i bashkohem protestës, pasi mendoj se kemi punë të tjera për të bërë. Grupi jonë nuk identifikohet më me Berishën dhe me Metën. Mendoj se zoti Begaj ka një shans të mirë për të dalë mbi palët, këtë e ka kompetencë ai. Nëse opozita ka dyshimet e veta për datën 11, mjafton kjo që ta bëjë Presidentin ta kthejë në datën 4, nuk humb asgjë, njerëzit shkojnë më të qetë. Le të largohet ky dyshim nga zgjedhjet, ftoj presidentin të reflektojë për këtë ide. Nuk jam prej atyre që nuk shkoj në zyrë të Presidentit. Por një këshillë si njerëz të vjetër në këtë punë, ja vlen të na dëgjojë.

The post A do i bashkohet nesër protestës? Ja si përgjigjet Shehu appeared first on Sot News | Lajme.

  •  

Takohet sot me shqiptarët e Britanisë së Madhe, kryeministri Rama pritet në Londër me protesta

Një protestë po zhvillohet në Londër pak para nisjes së takimit të kryeministrit Edi Rama me shqiptarët e Britanisë së Madhe.

Një grup shqiptarësh po protestojnë jashtë godinës ku pritet të mbahet takimi, ndërsa kanë denoncuar se janë paguar 25 mijë paund për të marrë me qera godinën.

Qytetarët mbajnë në duar pankarta me mesazhe kundër qeverisë, ndërsa janë raportuar edhe përplasje mes protestuesve dhe policisë britanike.

The post Takohet sot me shqiptarët e Britanisë së Madhe, kryeministri Rama pritet në Londër me protesta appeared first on Sot News | Lajme.

  •  

“2 milion shqiptarë me zemër në protestë”, Spahiu kritikon heshtjen e ministrave: Në Shqipëri tragjeditë harrohen

Në një emision televiziv këtë mbrëmje vijoi debati mbi rastin tragjik të vrasjes së 14 vjeçarit Martin Cani pranë shkollës Fan Noli këtë të hënë. Sot u organizua një protestë e prindërve tek Ministria e Arsimit.

Kreshnik Spahiu mendon se sot të gjithë shqiptarët ishin me zemër në atë protestë, por sipas tij është e pamjaftueshme nëse ministrat nuk marrin përgjegjësi për atë që ndohd.

‘Mendoj se sot në protestë kanë qenë 1 mijë veta, por me zemër ishin 2 milion shqiptarë. Shpreh revoltë, ndjej keqardhje që pas çdo tragjedie në mbrëmje fshihen ministrat përgjegjës në sektorin që mbulojnë. Kjo është revoltë që nuk duhet të shkojë në një hapësirë boshe. Nuk e kuptoj si ministrat prej vitesh gëzojnë privilegjet. I fshihen mediave, llogarisë. Si ka mundësi përgjegjësitë që mbulojnë sektor për tu përgjigjur, kur ndodh një skandal nuk janë prezent. Vlerësimi i çdo eksperti i rëndësishëm, por i pavlefshëm nëse nuk merret në konsideratë nga organet ligjzbatuese. Në Shqipëri ngjarjet mbivendosen sepse çudia më e madhe 3 ditë zgjat. Harrojmë atë që ndodhur 6 ditë më parë. Harrojmë ministrin përgjegjës për ngjarje javën e kaluar. Ata vazhdojnë privilegjet. Po ju them ngjarje, u bë gjithë ajo protestë për vrasjen në Pogradec, aq ishte. 2 ditë zhurma e madhe.’

The post “2 milion shqiptarë me zemër në protestë”, Spahiu kritikon heshtjen e ministrave: Në Shqipëri tragjeditë harrohen appeared first on Sot News | Lajme.

  •  

“Po i bëjnë varrin vetes”/ ‘Shpërthen’ Beqiri: Protestat bëhen për hallin e Berishës, Metës, Nokës jo për qytetaret

Avokati Idajet Beqiri, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ deklaroi se protestat e PD dhe PL nuk bëhen për qytetarët, por për hallet me drejtësinë që Berisha, Meta, Noka dhe Vokshi. Sipas tij, shqiptarët e kuptojnë se këto protesta s’kanë hall as te qeveria teknike, sepse po të ishte për vjedhje votash e bënte PD-ja në 2009 dhe në 2013 kur i vodhi votat ashiqare.

“Këto protesta bëhen për hallet e Berishës dhe Metës dhe të atyre që janë me procedime penale. Ka hall Flamur Noka me pasuritë që po i hetohen. Edhe Albana Vokshi është nën hetim për paratë që kanë blerë pallate e vila. S’kanë halle për publikun. Bllokojnë rrugën, marrin peng jetën e qytetarëve. Nuk janë halle të publikut si do lirohet Berisha. Nuk janë protesta e as mosbindje civile. Protestat kanë mesazhe për kategoritë sociale që duan të mbështesin. Bëjnë protesta të dhunshme, se e dinë që s’ka qeveri teknike. Duan qeveri teknike në tavolinë. Kjo nuk bëhet. Ka ligje dhe Kushtetutë. Duhet ta bësh me ligje, jo duke bllokuar rrugët.”, tha Beqiri.

The post “Po i bëjnë varrin vetes”/ ‘Shpërthen’ Beqiri: Protestat bëhen për hallin e Berishës, Metës, Nokës jo për qytetaret appeared first on Sot News | Lajme.

  •  

“Opozita po lufton përballë një regjimi që vjedh”, plas debati në studio mes gazetarit dhe deputeti të PD-së: Kemi..

Gazetari Ardit Rada dhe deputeti i PD-së, Asllan Dogjani, debatuan në lidhur me protestën e opozitës, në kuadrin e mosbindjes civile, dhe nëse ngjall ose jo besim me këto forma opozita te qytetarët.
Gazetari Rada tha se “duhet kredibilet i figurave dhe krasitje brenda opozitës. Ka figura të konsumuara, por ka edhe figura aktive që do të donin një derë të hapër si organizatorë në terren apo edhe si drejtues të opozitës”.
Ai tha se format e protestave me bllokime, izolime, krijime trafiku, nuk ngjallin simpati për qytetarët.

Por Dogjani tha se përballë opozitës është një regjim, që vjedh votat, që bën korrupsion, të përdor krimin e organizuar, që nuk lejon zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Dogjani tha se nuk mund të akuzohet opozita për atë që ndodh në këtë vend.
Pjesë nga debati

Ardit Rada: Unë jam një nga zërat kritikë të aksionit opozitar, pasi besoj se opozita e ka pasur gjithë kohën e duhur për të propozuar ligje, për të amenduar ligje. Fjala vjen, ndodhin 20 vrasje për dy muaj, çfarë e pengon opozitën të propozojë amendimet e Kodit Penal? Doli skandali i Onkologjikut, çfarë e pengoi opozitën të thërriste qytetarët në protestë?

Asllan Dogjani: Ne i kemi bërë të gjitha përpjekjet, ne kemi kërkuar interpelanca, nuk e zgjidh problemin Kodin Penal. Ne kemi ndër ligjet më të ashpra, dënim me burgim të përjetshëm për vrasjen. Ata marrin në konsideratë korrupsionin, bëjnë ligje me porosi. Kemi rastet e ligjeve për lojrat e fatit dhe kanabizimin, u bënë ligje duke paracaktuar se kush do i marrë.

Ardit Rada: Po pse nuk i keni thënë ju me emra, ky ligj bëhet për filanin apo për filanin?

Asllan Dogjani: Ne i kemi denoncuar, por nuk jemi prokurori. Ai kishte ardhur në Qeveri pa koalicion, por ai i ka bërë thirrje gjithë kriminelëve që ta mbështesin. E patë se kush e kishte futur Jurgis Çyrben në Kuvend? Grupet kriminale.

The post “Opozita po lufton përballë një regjimi që vjedh”, plas debati në studio mes gazetarit dhe deputeti të PD-së: Kemi.. appeared first on Sot News | Lajme.

  •  

FNSH ndërhyn në protestë? Balliu thirrje policisë: Mos u merr me ne por me…

FNSH ndërhyn në protestë? Balliu thirrje policisë: Mos u merr me ne se…

Vazhdon që të mbahet mosbindja civile e Partisë Demokratike edhe në ish-Sheshin Shqiponja në Tiranë.

Gazetari Osman Stafa gjatë raportimit për mediat, bën me dije se FNSH është në gatishmëri dhe ndoshta mund të ndërhyjë në këtë protestë. Në lidhje me këto zhvillime, foli edhe ish-deputeti demokrat Klevis Balliu. Balliu tha se PD ka lajmëruar publikisht për protestën, duke shtuar se policia duhet të merret me krimin e organizuar e jo me opozitën.

The post FNSH ndërhyn në protestë? Balliu thirrje policisë: Mos u merr me ne por me… appeared first on Sot News | Lajme.

  •  

“Denoncuesi në burg, mafia në pushtet”, pankarta për Salianjin në mosbindjen civile të opozitës

Opozita po zhvillon protestën e parë të mosbindjes civile që shtrihet në të gjithë Shqipërinë duke bllokuar 6 pikë kryesore të qarkullimit në vend.

Qytetarët e shumtë që kanë bllokuar pikën hyrëse në kryeqytet, te ish-sheshi Shqiponja mbajnë në duar pankarta pikante që përshkruajnë narko-regjimin e Edi Ramës.

Në një pankartë ata ata shkruajnë se Salianji që denoncoi lidhjet e qeverisë me narkotrafikun gjendet në burg ndërsa Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama gjenden në pushtet.

Kujtojmë se opozita kërkon qeveri teknike, lirimin e liderëve të opozitës, Berisha, Meta dhe deputetit Salianji.

The post “Denoncuesi në burg, mafia në pushtet”, pankarta për Salianjin në mosbindjen civile të opozitës appeared first on Sot News | Lajme.

  •  

Opozita paralajmëron protestë masive dhe bllokim rrugësh/Baçi i përgjigjet presionit të Policisë:Qytetarët na kërkuan..

Në një emision televiziv deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka zbuluar detaje nga organizimi i protestës së thirrur nga selia blu për ditën e nesërme, e cila do të nisë në orësn 17:00 dhe zgjat deri në orën 20:00 të mbrëmjes.

“Ne kemi njoftuar për protestën, vendet ku do të bëhet dje orët e përcaktuara. Është në të drejtën tonë dhe pas njoftimit askush nuk ka na ndalon dot që ne të protestojmë. Qytetarët absolutisht që do dalin në protestë, aty ku kemi thënë vendet dhe kemi miratuar. Çdo përballje me policinë do të jetë kosto për policinë dhe jo për qytetarët. Në momentet kur sovrani njofton se del në protestë, atë ditë pushtetin e kanë qytetarët dhe nuk e ka as Edi Rama, as policia e Edi Ramës”, tha Baçi .

Opozitarët kanë kërkuar leje nga policia e shtetit për protestën që parashikon bllokimin e akseve rrugore në 6 pika të rëndësishme të vendit si Kthesa e Kamzës, rrethrrotullimet e Shkozetit, Bradasheshit, Levanit dhe Rrogozhinës, si dhe kryqëzimi i Milotit.

Paralajmërimi i policisë ka qenë i ashpër për organizatorët e protestës pasi bllokimi akseve rrugore është vepër penale parashikuar nga Neni 293 i Kodit Penal dhe sipas autoriteteve cilido që do të bllokojë rrugët do të përballet me pasojat që parashikon ligji.

Por, Luan Baçin duket se nuk e tremb kjo thirrje e kryepolicit Ilir Proda dhe është shprehur se këtë formë presioni e ka ushtruar përherë qeveria Rama kur opozita ka njoftuar zhvillimin e tubimeve.

“Sa për presionet e këtij drejtorit të policisë, zotit Proda, apo çdo drejtuesit tjetër, do t’ju këshilloja të rrinë sa më larg protestës, madje nuk ka nevojë as për sigurinë e protestuesve dhe qytetarëve sepse PD e ka treguar se sa herë organizon protesta vetë, është në krye të tyre dhe absolutisht situata është nën kontroll. Protesta do të zhvillohet, do të jetë e fuqishme, bllokuese, është sensibilizuese dhe aspak në dëm të qytetarëve. Para se të vendosnim për një mënyrë të tillë protestimi, kemi pasur shumë kontakte me qytetarët në bazë qarqesh dhe kanë qenë vetë qytetarët që kanë dhënë këtë mendim për të bërë një formë të tillë proteste. Presionin e ka pasur zakon kjo qeveri, ky kryeministër dhe jo Drejtori i policisë. Drejtorët e policisë venë e vijnë. Sa drejtorë policie ka ndërruar Rama deri tani, pra nuk është një deklaratë e drejtorit”, deklaroi Baçi në “Debat” nga Alba Alishani .

The post Opozita paralajmëron protestë masive dhe bllokim rrugësh/Baçi i përgjigjet presionit të Policisë:Qytetarët na kërkuan.. appeared first on Sot News | Lajme.

  •  

Protesta për mbetjet e rrezikshme/ Bylykbashi thirrje të fortë ndaj Prokurorisë: Të sekuestrojë konteinerët

Në hyrje të portit të Durrësit po protestohet nga opozita dhe pjesëtarë të shoqërisë civile, kundër kontenierëve që dyshohet se përmbajnë mbetje të rrezikshme, dhe që pritet të mbërrijnë mëngjesin e së hënës në këtë port.

Nënkryetari i PD, Oert Bylykbashi u shpreh se prokuroria duhet të ishte këtu për të sekuestruar kontinierët.

Bylykbashi është shprehur se kjo është një skemë krimi gjigande dhe ky port është përbashkues i interesave të politikës dhe krimit.

“Mbetjet toksike po vijnë në Portin e Durrësit dhe e bëmë këtë protestë për të caktuar qartë qëndrimin jo vetëm të PD por edhe të qytetarëtve të Durrësit dhe Shqipërisë që janë kundër këtyre mbetjeve. Kjo është një skemë krimi gjigande dhe ky port është përbashkues i interesave të politikës dhe krimit. Porti është grabitur për të ja dhënë mikut të Ramës dhe kur ndodh kjo asgjë nuk mund ta pengojë kalimin e mbetjeve toksike.

Këto mbetje u pikasën nga Rrjeti i Baselit dhe zbuluan skandalin duke i bllokuar në një vend tjetër dhe po i kthejnë pas për të helmuar shëndetin e qytetarëve të Shqipërisë.

Ajo që na shqetëson ne përveç mungesës së transparencës është shëndeti dhe rreziku i saj nga këto mbetje toksike. Ky është prokuroria që duhet të jetë këtu e gatshme për të sekuestruar kontinerët dhe të arrestojë personat që janë përfshirë drejtpërdrejtë këtu deri te ministrat.”- tha Bylykbashi.

The post Protesta për mbetjet e rrezikshme/ Bylykbashi thirrje të fortë ndaj Prokurorisë: Të sekuestrojë konteinerët appeared first on Sot News | Lajme.

  •  

Protesta në hyrjen e portit të Durrësit/ 200 kontenierë në anijen “Moliva”, ja kur pritet të hyjë në port

Anija “Moliva” me 200 kontenierë që dyshohet se përmbajnë mbetje të rrezikshme, pritet të hyjë në radë në portin e Durrësit mëngjesin e së hënës.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj, referuar burimeve nga Dogana, shprehet se kjo është e vetmja anije që transporton mbi 200 kontenierë dhe është e vetmja që vjen në port.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme, përfaqësues të PD dhe shoqërisë civile, po protestojnë në hyrjen para portit.

Ata kanë shpalosur një pankartë ku shkruhet “ Mbetjet janë të rrezikshme, qeveria toksike”.

Mbetjet, që dyshohet se janë të rrezikshme, kanë krijuar debate të shumta.

Dërgesat po kthehen nga brigjet e Singaporit. Me origjinë nga Shqipëria, dyshohet se ngarkesa përmban pluhur toksik të furrës së çelikut. Kjo sasi dyshohet se doli nga Porti i Durrësit më 4 Korrik të këtij viti, me destinacion final Tajlandën dhe tranzit Singaporin.

Por fillimisht ngarkesa me mbi 800 tonë peshë, ndaloi në Itali për t’u ndarë në dy pjesë, në anijet e kompanisë ndërkombëtare “Maersk”; respektivisht “Compton” dhe “Candor”.

The post Protesta në hyrjen e portit të Durrësit/ 200 kontenierë në anijen “Moliva”, ja kur pritet të hyjë në port appeared first on Sot News | Lajme.

  •  
❌