Kështjella miliona euro, avioni dhe mjetet luksoze: pasuritë e Ermal Beqirit që kërkon të bllokojë SPAK
SPAK në njoftimin zyrtar mbi arrestimin e biznesmenit Ermal Beqiri në Francë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për aferën e AKSHI-t, ka zbardhur edhe pasuritë me vlerë miliona euro, nga llogaritë bankare te pasuritë e paluajtshme që ai disponon në shtetin francez ku dhe u arrestua.
Ermal Beqiri rezulton me pasuri me vlerë miliona euro. Sipas SPAK Beqiri ka blerë në Oise të Francës një kështjellë për 2.6 mln euro.
Foto tregojnë qartë pamjet të kështjellës, nga ambientet brenda dhe jashtë saj.
Gjithashtu Ermal Beqirit i janë zbuluar mbi 2 mln euro në llogari bankare, 2 apartamente si dhe disa mjete motorike. Ai u arrestua na Francë ndërsa fluturonte me një avion mbi një central bërthamor. Ndërsa SPAK në reagimin e tij zyrtar theksoi se këto pasuri të zbuluara do të sekuestrohen.
Kështjella ndodhet në komunën Berneuil-en-Bray, në departamentin Oise, rreth një orë larg Parisit. Kompleksi është i rrethuar nga park dhe gardh mbrojtës, ndërsa fasadat dhe çatitë gëzojnë statusin e monumentit historik të mbrojtur nga shteti francez.
“2 mln euro në llogari bankare, bleu kështjellë 2.6 mln euro, 2 apartamente
“Hetimet e mëtejshme nga autoritetet franceze e konfirmuan këtë informacion dhe identifikuan disa asete me origjinë kriminale të ndodhura në Francë, veçanërisht llogari bankar me një vlerë totale prej mbi dy milionë eurosh, dy apartamente, u evidentua blerja e një kështjelle në departamentin e Oise (60) rreth 2.6 milion euro, mjete motorike etj.
Për këto asete si dhe për të tjera të cilat do të rezultojnë nga hetimet e mëtejshme, i është dërguar kërkesë për ndihmë juridike autoriteteve gjyqësore franceze me qëllim sekuestrimin e tyre.
Më datë 24 korrik 2026, biznesmeni Ermal Beqiri u arrestua nga autoritetet franceze pasi hyri me një avion të lehtë në hapësirën ajrore të kufizuar të centralit bërthamor të Penly-t (Seine-Maritime) dhe u detyrua të ulej në aerodromin e Albert-it (Somme). Gjykata franceze urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të tij, për qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë”, sqaroi SPAK në njoftim zyrtar të bërë më herët.













