❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Bordi i Paqes” tĂ« enjten nĂ« Davos/ Macron kundĂ«r, Trump e kĂ«rcĂ«non

“Bordi i Paqes” i Donald Trump pritet tĂ« jetĂ« nĂ« qendĂ«r tĂ« vĂ«mendjes edhe nĂ« samitin e Davosit nĂ« ZvicĂ«r.

Presidenti amerikan synon që të enjtën e 22 janarit të nënshkruhet statuti dhe mandati i plotë i strukturës ndërkombëtare.

Në një ftesë thuhet se ceremonia do të mbahet gjate samitit ekonomik, ndërsa në një dokument tjetër theksohet se Trump do të jetë në krye të bordit dhe një pasardhës mund të zgjidhet vetëm nëse presidenti amerikan largohet vullnetarisht.

Ftesa për pjesëmarrje në këtë mekanizëm të madh ndërkombëtar u ka shkuar shumë shteteve, mes tyre edhe Shqiëpria. Megjithatë duket se jo të gjithë janë gati të pranojnë.

LEXO EDHE: Rama i pĂ«rgjigjet ftesĂ«s sĂ« Trump pĂ«r Bordin e Paqes: Privilegj dhe nder tĂ« shpreh gatishmĂ«rinĂ« time pĂ«r


Më herët u raportua në media se Emmanuel Macron kishte kundërshtuar pjesëmarrjen e Francës në Bordin e Paqes.

Mirëpo kur u pyet nga gazetarët, Donald Trump dha një mesazh të qartë për homologun e tij francez.

“Askush nuk e do Macron sepse ai do tĂ« largohet nga detyra shumĂ« shpejt, kĂ«shtu qĂ« nuk ka shumĂ« rĂ«ndĂ«si. Do tĂ« vendos njĂ« tarifĂ« prej 200% pĂ«r verĂ«rat dhe shampanjat e tij dhe ai do tĂ« bashkohet, por nuk Ă«shtĂ« I detyruar.  Siç e dini, ai do tĂ« largohet nga detyra pas disa muajsh”, u shpreh Trump. 

Ftesa e Donald Trump pĂ«r “Bordin e Paqes” Ă«shtĂ« kundĂ«rshtuar edhe nga krerĂ« tĂ« tjerĂ« shtetesh, ku ndĂ«r tĂ« tjera thuhet se kjo nismĂ« shkel kartĂ«n e OKB-sĂ«.

Trump ka qenë një kritik i vazhdueshëm i Kombeve të Bashkuara dhe së fundmi ka njoftuar tërheqjen e SHBA-së nga 66 organizata dhe traktate ndërkombëtare, gjysma e të cilave lidhen me OKB-në.

Kujtojmë se, anëtarësimi në Bord do të jetë i kufizuar vetëm për shtetet e ftuara nga kryetari, ndërsa Trump do të ketë të drejtën edhe të përjashtojë vende anëtare, përveç rasteve kur dy të tretat e anëtarëve vendosin veto.

Nga ajo çfarĂ« dihet deri tani, Trump ka emĂ«ruar si anĂ«tarĂ« tĂ« “Bordit tĂ« Paqes” Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, ish-kryeministrin britanik Tony Blair, negociatorin Steve Witkoff dhe dhĂ«ndrin e tij, Jared Kushner.

NdĂ«rkohĂ«, Izraeli ka shprehur kundĂ«rshtime ndaj pĂ«rbĂ«rjes sĂ« “bordit ekzekutiv pĂ«r GazĂ«n”, i cili pĂ«rfshin ministrin e JashtĂ«m tĂ« TurqisĂ«, Hakan Fidan, dhe diplomatin nga Katari, Ali Al-Thawadi.

Sot seanca në Kushtetuese për pagat e gjyqtarëve, reagon Rama: Farsë! I vetmi vend në botë ku


Kryeministri Edi Rama reagon lidhur me seancën në Gjykatën Kushtetuese ku po shqyrtohet paga e gjyqtarëve.

PĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« “X”, kreu i qeverisĂ« shprehet se, po synohet qĂ« ShqipĂ«ria tĂ« jetĂ« i vetmi vend nĂ« botĂ« ku gjykatĂ«sit paguhen mĂ« shumĂ« se kushdo tjetĂ«r, duke marrĂ« kompetencat kushtetuese tĂ« qeverisĂ« e tĂ« parlamentit pĂ«r politikĂ«n e pagave.

Postimi i plotë i Edi Ramës: 

Sot Gjykata Kushtetuese po zhvillon (fatkeqësisht pa transmetim direkt për shkaqe teknike) farsën më të shëmtuar të imagjinueshme, e cila i është imponuar nga dy shoqata gjyqtarësh, të cilët duan të rrisin rrogat e tyre me gjyq, duke thyer piramidën shtetërore të pagave, ndërkohë që janë kategoria më e lartpaguar në Shqipëri, si rezultat i mbështetjes që kjo shumicë qeverisëse i dha për hir të Reformës në Drejtësi pushtetit gjyqësor! 

Tani kĂ«ta duan qĂ« nĂ« pĂ«rjetĂ«si t’u jepet e drejta ta rrisin vetĂ« rrogĂ«n sa herĂ« rriten pagat e tjera, pra ShqipĂ«ria tĂ« jetĂ« pĂ«rgjithmonĂ« i vetmi vend nĂ« botĂ« ku gjykatĂ«sit paguhen mĂ« shumĂ« se sa çdokush tjetĂ«r duke marrĂ« kompetencat kushtetuese tĂ« qeverisĂ« e tĂ« parlamentit pĂ«r politikĂ«n e pagave – ky Ă«shtĂ« njĂ« skandal logjik, moral, ligjor dhe kushtetues, tĂ« cilin uroj qĂ« Gjykata Kushtetuese tĂ« mos e lejojĂ« kurrĂ«sesi tĂ« kthehet nĂ« njĂ« turp kombĂ«tar! 

Respekte për SPAK-un që nuk iu bashkua kësaj marrëbabëzie në emër të pavarësisë së gjyqësorit.

Proda mirëpret Kuestorin e Romës: Të vendosur për të luftuar krimin e organizuar

Mesditën e sotme, Kuestori i Romës, Roberto Massucci, së bashku me delegacionin që e shoqëronte, zhvilloi një vizitë kortezie në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku u prit nga Drejtori i Përgjithshëm Ilir Proda, dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit.

Gjatë takimit, Massucci falenderoi Prodën për pritjen, dhe vlerësoi bashkëpunimin shumë të mirë që ekziston mes dy policive.

Nga ana e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit siguroi Kuestorin e Romës se Policia e Shtetit është e vendosur të bashkëpunojë ngushtësisht me partnerët italianë dhe ata ndërkombëtarë.

Ai theksoi se bashkëpunimi me Policinë italiane përbën një shembull shumë të mirë, përmes shkëmbimit të informacionit, krijimit të skuadrave të përbashkëta hetimore dhe operacionale, si dhe realizimit të trajnimeve dhe shkëmbimit të eksperiencave.

Gjatë takimit u shkëmbyen gjithashtu eksperienca mbi menaxhimin e situatave të ndryshme, u vlerësua roli dhe mbështetja e ambasadës italiane në Tiranë, si dhe u dakordësua forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve, përfshirë zgjerimin e bashkëpunimit edhe me Kuesturën e Romës.

Vrau burrin e ish-tĂ« dashurĂ«s/ RrĂ«fehet “molla e sherrit”: MĂ« kĂ«rcĂ«nonte, kisha frikĂ« pĂ«r jetĂ«n

Autori i vrasjes së kryetarit 50-vjeçar të komunitetit të Lithovouni, në Aitoloakarnania, shtetas shqiptar, pritet të kërkojë falje para autoriteteve nesër, ndërsa hetimet po nxjerrin në dritë të dhëna të reja që hedhin dritë mbi motivin e krimit që ka tronditur zonën.

Sipas emisionit investigativ “Zbulesa”, bashkĂ«shortja e viktimĂ«s ka dĂ«shmuar se burri i saj e kishte kĂ«rcĂ«nuar me vdekje.

Në një deklaratë ajo është shprehur se kishte frikë për jetën e saj dhe për atë të autorit të krimit, me të cilin dyshohet se kishte një lidhje të fshehtë.

“Jam e shokuar. Kostas mĂ« ka kĂ«rcĂ«nuar vazhdimisht kohĂ«t e fundit se do tĂ« mĂ« vriste, edhe mua edhe autorin. Kisha frikĂ« pĂ«r jetĂ«n time dhe pĂ«r jetĂ«n e tij. MĂ« intereson mbi tĂ« gjitha shĂ«ndeti mendor i fĂ«mijĂ«s tim,” ka deklaruar ajo, duke shprehur gjithashtu keqardhje pĂ«r humbjen e 50-vjeçarit.

NjĂ« banor i fshatit, duke folur nĂ« emisionin “TĂ« vĂ«rteta me ZinĂ«n”, pohoi se kishte kĂ«shilluar viktimĂ«n qĂ« nĂ« fillim “ta linte situatĂ«n dhe tĂ« largohej”, duke lĂ«nĂ« tĂ« kuptohet pĂ«r tensione tĂ« vazhdueshme mes palĂ«ve.

Funeral me masa të rrepta sigurie

Funerali i Kostas Alexandris, i vrarë të shtunën më 17 janar, u mbajt të martën në mëngjes në Kishën e Agios Dimitrios në Lithovouni, mes një atmosfere të rëndë emocionale. Të afërm, miq dhe bashkëfshatarë i dhanë lamtumirën e fundit babait të një fëmije të mitur dhe drejtuesit të Bashkësisë Vendore.

Sipas sinidisi.gr, figura më tragjike e ceremonisë ishte djali i tij 13-vjeçar, i cili qëndroi pranë nënës dhe xhaxhait të tij. Dhimbje e madhe u pa edhe te nëna e viktimës. Kurora nderimi u dërguan, mes të tjerëve, nga zëvendësministri i Punës Kostas Karagounis, kryetari i Bashkisë Agrinio Giorgos Papanastasiou, Këshilli Bashkiak i Agrinio-s dhe institucione të tjera lokale.

Detajet e krimit

Sipas të dhënave paraprake, autori 44-vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, i kishte ngritur pritë viktimës dhe e kishte qëlluar tre herë me armë zjarri, teksa 51-vjeçari po kalonte me automjetin e tij. Nga të shtënat, viktima humbi kontrollin e makinës, e cila përfundoi në një fushë të zonës. Gjatë kontrollit në vendngjarje, policia konstatoi se viktima u gjet me fytyrën poshtë në sediljen e pasagjerit, ndërsa brenda automjetit u gjet edhe një pushkë gjahu, fakt që tregon se ai ishte i armatosur.

Pak orĂ« pas krimit, autori kontaktoi vetĂ« policinĂ« dhe kĂ«rkoi tĂ« dorĂ«zohej, duke deklaruar: “Ejani tĂ« mĂ« merrni nga shtĂ«pia, unĂ« e vrava”, ndĂ«rsa gjatĂ« arrestimit dorĂ«zoi edhe armĂ«n e krimit. Avokati i tij mbrojtĂ«s, Christos Tsiboukis, ka deklaruar se “90% e asaj qĂ« Ă«shtĂ« dĂ«gjuar dhe shkruar pĂ«r çështjen Ă«shtĂ« e pabazuar”, por ka pranuar se roli i bashkĂ«shortes sĂ« viktimĂ«s Ă«shtĂ« kyç nĂ« zbardhjen e plotĂ« tĂ« ngjarjes. Sipas burimeve hetimore, motivi kryesor dyshohet tĂ« ketĂ« qenĂ« rivaliteti romantik.

Frikë nga hakmarrja

Në zonë janë vendosur masa të shtuara sigurie, me prani të forcave policore dhe efektivëve të OPKE-së, të cilët ruajnë shtëpitë e të dy familjeve, për të shmangur çdo akt hakmarrjeje. Autoritetet raportojnë se tensioni mbetet i lartë në fshatrat përreth, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e krimit.

“Gjoka”, PD kĂ«rkesĂ« SPAK: PD i drejtohet SPAK: Hetoni pa vonesa, rrezikohet interesi publik dhe sistemi i drejtĂ«sisĂ«

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i është drejtuar zyrtarisht Prokurorisë së Posaçme duke kërkuar përfundimin pa vonesa të hetimit ndaj gjyqtares së Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka, pas konfirmimit nga Prokuroria e Përgjithshme se ajo rezulton e dënuar në Greqi dhe se këtë fakt e ka fshehur në formularët e vetëdeklarimit.

Sipas opozitës, zvarritja e hetimit po cenon rëndë parimin e barazisë para ligjit, integritetin e sistemit të drejtësisë dhe interesat financiare të shtetit shqiptar.

DEKLARATA E PD:

“Pasi Prokuroria e PĂ«rgjithshme konfirmoi sot se gjyqtarja e GjykatĂ«s sĂ« Posacme Irena Gjoka rezulton e dĂ«nuar nĂ« shtetin grek dhe njĂ« fakt tĂ« tillĂ« e ka fshehur nĂ« formularĂ«t e vetdeklarimit, Grupi Parlamentar i PartisĂ« Demokratike i ka kĂ«rkuar ProkurorisĂ« sĂ« Posacme, pĂ«rfundimin pa vonesa tĂ« hetimit tĂ« saj pĂ«r veprĂ«n penale tĂ« falsifikimit tĂ« dokumenteve zyrtare.

NĂ« shkresĂ«n e firmosur nĂ« emĂ«r tĂ« opozitĂ«s, nga Kryetari i Grupit Parlamentar tĂ« Pd, Gazment Bardhi, thesohet se“pĂ«rmes kĂ«tij konfirmimi tĂ« autoriteteve pĂ«rgjegjĂ«se rezulton se gjyqtarja Irena Gjoka, ndodhet nĂ« kushtet e papajtueshmĂ«risĂ« me funksionin kushtetues tĂ« gjyqtarit, nĂ« kuptim tĂ« nenit 6/1 tĂ« KushtetutĂ«s, ligjit nr. 95/2016 dhe ligjit nr. 96/2016, si dhe ka fallsifikuar aktet, duke kryer njĂ« tjetĂ«r krim, nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pĂ«rsĂ«ritur, pĂ«r shkak tĂ« mosdeklarimit tĂ« urdhĂ«r dĂ«bimeve dhe vendimit gjyqĂ«sor tĂ« dĂ«nimit. ËshtĂ« e pashpjegueshme sesi ende sot Prokuroria e Posaçme zvarrit hetimin pĂ«r kĂ«tĂ« rast, duke vijuar devijimin nga parimi i barazisĂ« pĂ«rpara ligjit dhe duke lejuar vijimin e gjendjes sĂ« paligjshmĂ«risĂ« nĂ« sistemin gjyqĂ«sor.”

DeputetĂ«t e opozitĂ«s nĂ« Kuvendin e ShqipĂ«risĂ«, shprehin shqetĂ«simin e thellĂ«, pĂ«r mosveprimin nĂ« kohĂ« tĂ« ProkurorisĂ« sĂ« Posaçme, qĂ« po sjell pasoja tĂ« rĂ«nda dhe tĂ« parikuperueshme nĂ« sistemin gjyqĂ«sor. “Cenimi i parimit tĂ« “gjykatĂ«s sĂ« caktuar me ligj”, Ă«shtĂ« shkak i mjaftueshĂ«m kushtetues pĂ«r tĂ« cĂ«nuar çdo vendimmarrje tĂ« saj si gjyqtare nĂ« GjykatĂ«n e Posaçme tĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« kundĂ«r Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar. Kjo ka pasoja tĂ« rĂ«nda pĂ«r vetĂ« sistemin e drejtĂ«sisĂ«, pĂ«r vetĂ« punĂ«n e ProkurorisĂ« sĂ« Posaçme, por mund tĂ« shkaktojĂ« edhe pasoja tĂ« rĂ«nda financiare pĂ«r shtetin shqiptar. Ky rast cenon edhe besimin e publikut tek sistemi i drejtĂ«sisĂ« dhe krijon pasiguri mbi vendimmarrjet e sistemit gjyqĂ«sor, duke cenuar integritetin e tĂ« gjithĂ« sistemit.”- thuhet nĂ« letrĂ«n e firmosur nga Gazment Bardhi.

NĂ« pĂ«rfundim, opozita thekson se “PĂ«r kĂ«tĂ« arsye, duke respektuar parimin e pavarĂ«sisĂ« sĂ« sistemit gjyqĂ«sor dhe duke shmangur çdo ndĂ«rhyrje nĂ« çështje konkrete nĂ« hetim apo nĂ« punĂ«n e ProkurorisĂ« sĂ« Posaçme, ne deputetĂ«t e opozitĂ«s nĂ« Kuvend, nĂ« pĂ«rputhje me parimin e ndarjes dhe tĂ« balancimit tĂ« pushteteve, parimit tĂ« shtetit ligjor, dhe tĂ« pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« sonĂ« si deputetĂ« pĂ«r tĂ« mbrojtur interesin e shtetit shqiptar, kushtetutshmĂ«rinĂ« dhe ligjshmĂ«risĂ« nĂ« sistemin gjyqĂ«sor, kĂ«rkojmĂ« nga ana e ProkurorisĂ« sĂ« Posaçme qĂ« tĂ« veprojĂ« nĂ« kohĂ«, pa vonesa tĂ« mĂ«tejshme, me paanĂ«si dhe nĂ« pĂ«rputhje me parimin e barazisĂ« pĂ«rpara ligjit, pĂ«r hetimin brenda njĂ« afati tĂ« arsyeshĂ«m tĂ« kĂ«tij rast. Çdo vonesĂ« nga ana juaj pĂ«r pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« penale apo nga organet e tjera kushtetuese pĂ«r pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« administrative, shkakon pasoja tĂ« rĂ«nda pĂ«r interesin publik, pĂ«r vetĂ« sistemin e drejtĂ«sisĂ« dhe pĂ«r interesat financiare tĂ« shtetit shqiptar”.

LEXO EDHE: Skandal në drejtësi: Gjyqtarja Irena Gjoka nuk deklaroi dënimin në Greqi

EMRI/ Dy vrasje në 1997-ën, 23 vjet burg për ish policin

Gjykata ka dĂ«nouar me 23 vite burg ish-punonjĂ«sin e policisĂ«, Tomor Çela, i akuzuar pĂ«r vrasjen e dy personave nĂ« vitin 1997.

KujtojmĂ« se Çela ka punuar si punonjĂ«s policie nĂ« Komisariatin e PolicisĂ« Nr.4 TiranĂ«, detyrĂ« nga e cila Ă«shtĂ« liruar mĂ« datĂ« 15.06.1997.

Gjatë kohës që ka qenë në detyrë ai ka qenë i pajisur me armën automatik model Kallashnikov të cilin nuk e ka dorëzuar por e ka mbajtur në banesë pa leje.

Ngjarja

Më 27 nëntor të 1997-ës, rreth orës 20:30 në lagjen nr.9, rruga Bajram Curri ka qëlluar me armë zjarri automatike ndaj viktimave Elton Danin e Ledian Hoxhën, duke ju shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Viktimat në momentin e vrasjes kanë qenë duke udhëtuar me një mjet tip autoveture Volvo.

60-vjeçari nga Durrësi u ekstradua nga SHBA në qershor të vitit 2022.

Kuvendi hap TV-në e vet? Gjysmë milionë euro për transmetime live, kronika dhe intervista

Në kulmin e debateve nëse Radio Televizioni Shqiptar duhet të mbyllet ose jo, Kuvendi i Shqipërisë prezanton projektin për një televizion të vetin, i cili do të prodhojë materiale edhe për RTSH-në.

Me një investim prej 500 mijë eurosh, Byrosë së Kuvendit iu kërkua miratim për krijimin e një redaksie televizive për institucionin.

“Media Room-i Ă«shtĂ« menduar tĂ« jetĂ« njĂ« qendĂ«r e integruar multimediale brenda Kuvendit tĂ« ShqipĂ«risĂ«, e konceptuar si njĂ« “redaksi televizive” profesionale, qĂ« funksionon nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pĂ«rhershme dhe bashkĂ«punon ngushtĂ« me RTSH-nĂ« pĂ«r transmetimin nĂ« kanalin RTSH Kuvend”, thuhet ndĂ«r tĂ« tjera nĂ« relacion.

Për këtë synohet të ngrihet një drejtori e re pranë Shërbimit të Informacionit dhe Dokumentacionit, e cila të ketë rol të trefishtë, sipas dokumentit.

“Informues: tĂ« pĂ«rcjellĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« transparente punĂ«n parlamentare pĂ«r qytetarĂ«t.

Analitik: të shpjegojë proceset legjislative, reformat dhe ndikimet e tyre.

Edukues: tĂ« ndihmojĂ« qytetarĂ«t tĂ« kuptojnĂ« funksionet dhe rolin e Kuvendit”.

Fillimisht parashikohet të nisë puna me strukturë të reduktuar redaksie me staf minimal, prodhim të përmbajtjeve bazike: Transmetime live, kronika, intervista, bashkëpunim i plotë me RTSH-në, për transmetimin dhe arkivim të materialeve.

Ndërkohë 500 mijë eurot do të shpenzohen për studio televizive moderne, prodhim të plotë video/audio për TV Parlamentar, dhe platformë publike televizive të Kuvendit, e integruar me shërbimet e Inteligjencës Artificiale.

Iniciativa premton të ofrojë përmbledhje dhe analiza: kronika ditore dhe javore, përmbledhje tematike mbi çështje ligjvënëse dhe debate, të transmetuara në RTSH Kuvend, online dhe në rrjete sociale.

Gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së, kryeministri Edi Rama shfaqi hapur kritika për mënyrën e menaxhimit të Radio Televizionit Shqiptar, duke e quajtur një dështim.

“Kam tentuar tĂ« krijojmĂ« kushtet qĂ« RTSH tĂ« reformohet dhe kemi dĂ«shtuar me suksesin mĂ« tĂ« plotĂ«. Se di çfarĂ« do tĂ« bĂ«jĂ« drejtuesja e re, por deri tani bilanci i RTSH Ă«shtĂ« dĂ«shtim i suksesshĂ«m, nga borxhi nĂ« borxh dhe nga mospĂ«rfillja e publikut nĂ« mospĂ«rfillje, ne s’kemi televizion publik sot nĂ« ShqipĂ«ri, kemi njĂ« kanal atje, por hera e fundit kur e kam, parĂ« Ă«shtĂ« nĂ« vitin 1990 pata pĂ«rmbysjes sĂ« protestave. QĂ« atĂ«herĂ« televizion publik s’kam parĂ«, kam vajtur i ftuar po as veten skam parĂ« dhe janĂ« tĂ« vetmet intervista pas tĂ« cilave nuk marr asnjĂ« mesazh, se kam shkuar nĂ« njĂ« pĂ«rshpirtje atje qĂ« duhet pĂ«rshpirtje publike, mĂ« kanĂ« parĂ« i kam parĂ« ata nĂ« sallĂ« dhe jashtĂ« studios s’mĂ« ka parĂ« njeri. Drejtuesit e RTSH, tĂ« gjithĂ« e dinĂ«, nga unĂ« nuk kanĂ« marrĂ« kurrĂ« asnjĂ« mesazh, se unĂ« nuk e shoh dhe kur ndonjĂ«ri nga ju mĂ« thoni shiko çfarĂ« bĂ«n RTSH. TĂ« gjithĂ« drejtorĂ«t i kam takuar pasi janĂ« zgjedhur. U kam thĂ«nĂ« mbylleni, nxirrni nĂ« ekran, televizioni publik i kĂ«rkon ndjesĂ« popullit, tĂ« gjitha familjeve, nĂ« republikĂ«n e ShqipĂ«risĂ« dhe jashtĂ« saj, i kĂ«rkon ndjesĂ« dhe pĂ«r tĂ« gjithĂ« ata qĂ« nuk jetojnĂ« mĂ« dhe qĂ« kanĂ« qenĂ« tĂ« detyruar siç jeni edhe ju tĂ« marrin shĂ«rbimin mĂ« mizerabĂ«l publik nĂ« glob, ju premtojmĂ« se do reflektojmĂ« dhe do rikthehemi nĂ« ekran kur tĂ« jemi gati dhe tĂ« bĂ«jmĂ« reformĂ«. Si ka mundĂ«si qĂ« televizionet e tjera me mĂ« pak buxhet shumĂ« mĂ« tepĂ«r sukses, sepse buxhetin e tyre nuk e kanĂ« tĂ« garantuar”, tha Rama.

Autostrada Tiranë-Durrës, Rama: Ecuria e punimeve ka arritur në 86%

86% e punimeve në autostradën Tiranë-Durrës kanë përfunduar.

Lajmin e jep vetë kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Kantieri TiranĂ«-DurrĂ«s. Ecuria e punimeve ka arritur nĂ« masĂ«n 86%”, shkruan Rama.

Por si kanë ecur punimet në këtë segment të rëndësishëm rrugor?

Kanë përfunduar punimet për shtresën e binderit pothuajse në të gjithë gjatësinë e projektit.

Në nyjen e Laknasit janë kryer punimet e pilotimit.

Në nyjen e Kasharit janë kryer punimet për realizimin e pilotave

Po vijojnë punimet:

– pĂ«r pĂ«rfundimin e ndĂ«rhyrjeve tek Ura mbi LanĂ«;
– pĂ«r ndĂ«rtimin e segmentit nga mbikalimi i Kasharit deri tek Ura e Limuthit, ku kanĂ« nisur edhe punimet pĂ«r zgjerimin e trupit tĂ« rrugĂ«s.

Punimet po vijojnë sipas grafikut të punimeve, me fokus përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e sigurisë rrugore, njoftojnë autoritetet.

“Nuk Ă«shtĂ« firma ime”/ Veliaj, kallĂ«zim penal pĂ«r falsifikim dokumentesh gjyqĂ«sore

Kryetari i BashkisĂ« sĂ« TiranĂ«s, Erion Veliaj, ka depozituar sot njĂ« kallĂ«zim penal pranĂ« ProkurorisĂ« sĂ« Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m nĂ« TiranĂ«, pĂ«r veprĂ«n penale tĂ« “Falsifikimit tĂ« dokumenteve”, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal.

Kallëzimi lidhet me një dëftesë njoftimi gjyqësore, e administruar në dosjen e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në të cilën figuron një nënshkrim në emër të Erion Veliajt, sikur ai të kishte marrë dijeni personalisht për një vendim gjyqësor.

Sipas kallëzimit penal, ky nënshkrim nuk është firma e tij, ndërsa verifikimet zyrtare tregojnë se vendimi i Apelit nuk ka mbërritur asnjëherë në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Durrës, ku Veliaj ndodhet i paraburgosur. Ky fakt është konfirmuar zyrtarisht me shkresë nga vetë I.E.V.P. Durrës.

Në kallëzim thuhet se:

“mungesa absolute e njoftimit real dhe ekzistenca e njĂ« dĂ«ftese me nĂ«nshkrim jo autentik pĂ«rbĂ«jnĂ« provĂ« tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« tĂ« falsifikimit tĂ« aktit tĂ« komunikimit, me qĂ«llim aktivizimin fiktiv tĂ« afateve procedurale pĂ«r ushtrimin e rekursit nĂ« GjykatĂ«n e LartĂ«â€.

Sipas Veliajt, ky veprim cenon rëndë të drejtën kushtetuese për ankim, sigurinë juridike dhe parimin e procesit të rregullt ligjor, duke synuar realisht humbjen e së drejtës së rekursit përmes përdorimit të një akti zyrtar të rremë.

Në kallëzim kërkohet:

‱ regjistrimi i menjĂ«hershĂ«m i procedimit penal,
‱ ekspertim grafik i nĂ«nshkrimit,
‱ hetimi i zinxhirit tĂ« plotĂ« tĂ« personave qĂ« kanĂ« hartuar, administruar apo pĂ«rdorur kĂ«tĂ« dokument,
‱ hetimi i çdo vepre tjetĂ«r penale qĂ« mund tĂ« rezultojĂ« gjatĂ« hetimit, pĂ«rfshirĂ« shpĂ«rdorimin e detyrĂ«s.

Një kopje e kallëzimit penal i është depozituar gjithashtu Gjykatës së Lartë, si provë se afatet procedurale për ushtrimin e rekursit nuk kanë filluar kurrë ligjërisht, për shkak të mungesës së një njoftimi të vlefshëm.

Në kërkim për vrasjen e snajperistit në Angli, vetëdorëzohet në Policinë e Tiranës 26-vjeçari

26-vjeçari Armando Marku, i kërkuar nga Britania e Madhe për vrasje, është dorëzuar në Policinë e Tiranës.

Krimi për te cilin akuzohet është kryer në 2019, në Harlepool, ku viktimë mbeti Hemawand Ali Hussein, ish snajperist kurd.

Për këtë ngjarje, në Bruksel, në muajin dhjetor, është arrestuar edhe shqiptari Sajmir Dodoveci.

Lidhur me vrasjen, që dyshohet se e ka bërë Marku, janë dënuar edhe 4 persona të tjerë.

Eugert Merizaj, 33 vjeç, me 32 vjet burg; Noza Saffari, 42 vjeç, u dënua me 15 vjet burg; Dorian Pirija, 36 vjeç, u dënua me 19 vjet burg si edhe Qazim Marku, 28 vjeç, u dënua me 19 vjet burg.

“Intervista e DitĂ«s”, Serjani: Edhe komunizmi dĂ«nonte tĂ« tijĂ«t. Çështja Gjoka? Vettingu, si gjueti shtrigash

Sevin Serjani, analist dhe anëtar i Departamentit për Mbrojtjen e Familjes në Partinë Demokratike, ishte i ftuari i gazetares Eliana Hoxha në Fax News për të komentuar aktualitetin politik në vend.

Serjani u ndal te sistemi i drejtĂ«sisĂ«, pa anashkaluar edhe çështjen “Gjoka”.

“Duket sikur tĂ« gjithĂ« prozhektorĂ«t janĂ« te SPAK, te GJKKO dhe gjithçka rrotullohet rreth organeve, qĂ« janĂ« edhe tĂ« posaçme. Problemi qĂ«ndron se, sistemi i drejtĂ«sisĂ« Ă«shtĂ« kryekĂ«put i shkĂ«putur nga realiteti ku qytetarĂ«t jetojnĂ«. Kriza e madhe e mungesĂ«s sĂ« sistemit tĂ« drejtĂ«sisĂ«. Ajo reformĂ« ka krijuar sot, pas mĂ« shumĂ« se 10 vjetĂ«sh, njĂ« kolaps total nĂ« tĂ« gjitha fazat e gjykatave. NĂ«se do ta merrnim pĂ«r nga rĂ«ndĂ«sia, duke futur kĂ«tu edhe SPAK-un, pesha qĂ« ka nĂ« tĂ«rĂ«sinĂ« e fokusit juridik, Ă«shtĂ« shumĂ« e vogĂ«l. Diku rreth 5%.

Ka disa muaj qĂ« edhe SPAK, pavarĂ«sisht se ka qenĂ« nĂ«n kontrollin e qeverisĂ«, dhe kjo jo e thĂ«nĂ« jo klishte, ka ecur hap pas hapi sipas nevojĂ«s sĂ« LartmadhĂ«rishmit, kryeministrit Edi Rama. Mos harrojmĂ« edhe pyetjen “si ka mundĂ«si Rama godet edhe tĂ« vetĂ«t?”, po ti referohemi edhe sistemit komunist nĂ« ShqipĂ«ri, pĂ«rveç shtresave tĂ« deklasuara, kishte goditje edhe brenda sistemit. Dhe kĂ«to edhe nĂ« rangje tĂ« larta. KĂ«to krijonin njĂ« formĂ« trysnie dhe ishin njĂ« mĂ«nyrĂ« unifikimi tĂ« pushtetit. Pra, fakti qĂ« goditen edhe majtas, nuk ka ndonjĂ« gjĂ« tĂ« re”, tha Serjani.

Sa i pĂ«rket çështjes sĂ« gjyqtares tĂ« posaçme Irena Gjoka, e cila, pas verifikimit tĂ« ProkurorisĂ« sĂ« PĂ«rgjithshme, rezulton e dĂ«nuar nĂ« Greqi pĂ«r “falsifikim vizash”.

Një vendim i gjykatës së Janinës, i marrë korrikun e vitit 2005 për të dënuar gjyqtaren e GJKKO Irena Gjoka, është i vërtetë dhe autentik.

Verifikimi zgjati 2 vite ndĂ«rsa tashmĂ« do t’i takojĂ« KĂ«shillit tĂ« LartĂ« GjyqĂ«sor, I cili do tĂ« vendosĂ« fatin e magjistrates.

Sipas Serjanit, raste të tilla ka shumë në sistemin e drejtësisë pasi sipas tij, procesi i Vettingut u kthye në një gjueti shtrigash.

“Irena dhe shumĂ« tĂ« tjerĂ« si Irena. Sistemi i drejtĂ«sisĂ« Ă«shtĂ« kryekĂ«put produkt i Soros. ShqiptarĂ«t janĂ« fokusuar te ndĂ«shkimi dhe jo te dhĂ«nia e drejtĂ«sisĂ«. Si Irena ka edhe shumĂ« raste tĂ« tjera qĂ« nuk duhej tĂ« ishin nĂ« organet drejtuese nĂ« sajĂ« tĂ« tĂ« kalurĂ«s sĂ« tyre, nĂ« sajĂ« tĂ« veprave tĂ« tyre tĂ« mĂ«parshme. Por gjatĂ« procesit tĂ« Vettingut kĂ«tu u bĂ« gjueti shtrigash”.

INTERVISTA E PLOTË:

Nga luftĂ«rat te tarifat/ 20 janar 2025 – 20 janar 2026! Cili Ă«shtĂ« bilanci i vitit tĂ« parĂ« tĂ« Trump nĂ« krye tĂ« ShtĂ«pisĂ« sĂ« BardhĂ«?

Mbushet plot vit nga 20 janari 2025, kur Donald Trump u betua si Presidenti i 47-të i SHBA-ve.

Republikani premtonte “nisjen e epokĂ«s sĂ« artĂ«â€ teksa merrte mandatin e dytĂ« nĂ« krye tĂ« ShtĂ«pisĂ« sĂ« BardhĂ«.

Sot, 365 ditë më vonë, mund të bëhet një bilanc i punës së tij: nga tarifat te luftërat, te politika e brendshme.

Tarifat

Një nga gurët themelorë të politikës ekonomike të administratës së re Trump janë tarifat. Ato u njoftuan për vende të ndryshme, përfshirë ato të BE-së, por u tërhoqën më vonë. Kërcënimet fillestare u pasuan, në shumë raste, nga marrëveshje individuale, si në rastin e Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian, të cilët arritën një marrëveshje me Uashingtonin këtë verë: ekziston një tarifë gjithëpërfshirëse prej 15%, por ajo parashikon një sërë përjashtimesh për lloje të caktuara produktesh, me përqindje që mund të jenë më të larta ose më të ulëta se ai prag. Vende të tjera dhe zona të tjera të botës kanë qenë të detyruara të pranojnë kushte përfundimtare padyshim më të pafavorshme.

Analizat fillestare të efekteve të tarifave

Sipas njĂ« analize tĂ« kohĂ«ve tĂ« fundit tĂ« CNN, tarifat masive nuk e rritĂ«n ndjeshĂ«m koston e jetesĂ«s nĂ« vitin 2025. Por situata mund tĂ« ndryshojĂ« nĂ« vitin 2026. Shtetet e Bashkuara mblodhĂ«n 187 miliardĂ« dollarĂ« mĂ« shumĂ« tĂ« ardhura nga tarifat nĂ« vitin 2025, krahasuar me vitin 2024, njĂ« rritje prej gati 200%. Deri mĂ« tani, kostot janĂ« pĂ«rballuar kryesisht nga kompanitĂ«. Por tani po afron koha kur kompanitĂ« do tĂ« fillojnĂ« t’ua kalojnĂ« kĂ«to kosto klientĂ«ve. “ShumĂ« nga klientĂ«t tanĂ« nĂ« fakt nuk donin t’i transferonin kostot, por tani janĂ« tĂ« detyruar ta bĂ«jnĂ« kĂ«tĂ«â€, tha Kyle Peacock, kreu i Peacock Tariff Consulting. “ShumĂ« zgjodhĂ«n ta bĂ«nin kĂ«tĂ« menjĂ«herĂ« nĂ« fillim tĂ« kĂ«tij viti, ndĂ«rsa tĂ« tjerĂ« planifikojnĂ« tĂ« presin deri nĂ« fund tĂ« tremujorit tĂ« parĂ« ose tĂ« dytĂ«â€, shtoi ai. EkonomistĂ«t e Goldman Sachs vlerĂ«suan se tarifat kanĂ« shkaktuar njĂ« rritje tĂ« inflacionit me gjysmĂ« pike pĂ«rqindjeje nĂ« vitin 2025, afĂ«rsisht nĂ« pĂ«rputhje me deklaratĂ«n e Kryetarit tĂ« RezervĂ«s Federale, Jerome Powell, muajin e kaluar, sipas sĂ« cilĂ«s, tarifat e Trump ishin pĂ«rgjegjĂ«se pĂ«r tĂ« gjithĂ« rritjen e inflacionit mbi objektivin vjetor prej 2% tĂ« bankĂ«s qendrore (i cili e mbylli vitin me 2.7%). Goldman parashikon qĂ« inflacioni tĂ« rritet me tre tĂ« dhjetat e njĂ« pike pĂ«rqindjeje vetĂ«m nĂ« gjashtĂ« muajt e parĂ« tĂ« kĂ«tij viti, sipas njĂ« shĂ«nimi tĂ« publikuar nĂ« fund tĂ« dhjetorit.

Ecuria e ekonomisë amerikane

Sidoqoftë, viti 2025 përfundoi me një notë pozitive për ekonominë amerikane. PBB-ja e SHBA-së u rrit me 4.3%, nga korriku deri në fund të shtatorit. Sjellja e konsumatorit rezultoi vendimtare, me shpenzimet që u rritën me 3.5%.
NdĂ«rkohĂ«, nĂ« fjalimin e tij drejtuar kombit nĂ« dhjetor, Trump u premtoi amerikanĂ«ve njĂ« bum ekonomik, duke fajĂ«suar paraardhĂ«sin e tij demokrat Joe Biden pĂ«r çmimet e larta dhe vĂ«shtirĂ«sitĂ« qĂ« amerikanĂ«t kanĂ« pĂ«rballuar vitet e fundit. “TrashĂ«gova njĂ« katastrofĂ«â€, por tani “Amerika Ă«shtĂ« kthyer”.

Shkurtimet dhe pushimet nga puna në qeverinë federale

Që nga ditët e para të mandatit të tij të dytë, presidenti u përqendrua shumë në strukturën e qeverisë federale dhe agjencive të saj. Shkurtimet masive, çmontimi i agjencive të tëra dhe ristrukturimi radikal i të tjerave, si dhe shkurtimet drastike të fondeve, u zbatuan shpejt. Departamente të ndryshme, stafet dhe fondet e tyre u prekën. Trump emëroi CEO-n e Tesla-s, Elon Musk, për të udhëhequr këto operacione në Departamentin e Efektivitetit të Qeverisë (DOGE), por ai e la rolin e tij pas disa muajsh, jo pa polemika.
Pas shkurtimeve të vitit 2025, qeveria amerikane hyri në vitin 2026 me një fuqi punëtore shumë më të vogël dhe një sërë prioritetesh të rifokusuara që zhvendosën stafin dhe fondet larg çështjeve të tilla si ndihma e huaj, diversiteti, barazia dhe përfshirja, dhe zhvillimi i vaksinave, të konsideruara të papajtueshme me axhendën e re të Trump.

Gaza

Duke parĂ« jashtĂ« vendit, gjatĂ« 12 muajve tĂ« tij nĂ« ShtĂ«pinĂ« e BardhĂ«, Trump ka deklaruar vazhdimisht se ka zgjidhur shumĂ« luftĂ«ra, aq sa aspiron tĂ« fitojĂ« Çmimin Nobel pĂ«r Paqen. PĂ«rpjekjet e presidentit janĂ« pĂ«rqendruar kryesisht nĂ« luftĂ«n midis Izraelit dhe Hamasit dhe situatĂ«n nĂ« Gaza. Trump udhĂ«hoqi marrĂ«veshjen e paqes nĂ« Gaza tĂ« nĂ«nshkruar nĂ« Sharm el-Sheikh nĂ« tetor. VetĂ« Trump njoftoi nĂ« Knesset, parlamentin izraelit, “njĂ« agim historik tĂ« njĂ« Lindjeje tĂ« Mesme tĂ« re”. MegjithĂ«se u arrit njĂ« marrĂ«veshje, tensionet nĂ« Rripin e GazĂ«s, vazhduan edhe pas nĂ«nshkrimit. Dhe vetĂ«m kohĂ«t e fundit, mĂ« 3 janar, Sekretari i PĂ«rgjithshĂ«m i Kombeve tĂ« Bashkuara Antonio Guterres i bĂ«ri thirrje Izraelit tĂ« heqĂ« ndalimin e tij pĂ«r agjencitĂ« humanitare qĂ« ofrojnĂ« ndihmĂ« nĂ« Gaza, duke thĂ«nĂ« se ishte “thellĂ«sisht i shqetĂ«suar” pĂ«r situatĂ«n.

Ukraina dhe Rusia

QĂ« nga marrja e detyrĂ«s, Trump ka thĂ«nĂ« vazhdimisht se do t’i jepte fund menjĂ«herĂ« konfliktit midis RusisĂ« dhe UkrainĂ«s. Por lufta vazhdon e ashpĂ«r edhe sot. NĂ« gusht, njĂ« samit u mbajt nĂ« Alaska midis Trump dhe Presidentit rus Putin. TĂ« dy udhĂ«heqĂ«sit folĂ«n pĂ«r “pĂ«rparim” dhe “marrĂ«veshje”, por pa hyrĂ« nĂ« detaje. NĂ« muajt nĂ« vijim, Trump mbajti kontakte si me MoskĂ«n ashtu edhe me Kievin, pastaj, nĂ« nĂ«ntor, presidenti paraqiti njĂ« plan me 28 pika pĂ«r paqe. Negociatat vazhduan, megjithĂ«se manjati deklaroi sĂ« fundmi se “nuk ishte i kĂ«naqur me Putinin; ai po vret shumĂ« njerĂ«z”.

Sulmi ndaj Iranit

NĂ« qershor 2025, pas nĂ«ntĂ« ditĂ«sh bombardimesh izraelite, Trump vendosi tĂ« mbĂ«shteste hapur shtetin hebre kundĂ«r Teheranit me fuqinĂ« maksimale tĂ« mundshme ushtarake. NjĂ« sulm goditi tre vendndodhje bĂ«rthamore nĂ« Fordow, Natanz dhe Isfahan. Shefi i Pentagonit, Pete Hegseth, pretendoi se SHBA-tĂ« kishin “shkatĂ«rruar programin bĂ«rthamor tĂ« Iranit”. Tensionet me Teheranin vazhduan mĂ« pas. Dhe nĂ« fillim tĂ« vitit 2026, shpĂ«rthyen protesta nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin kundĂ«r situatĂ«s ekonomike dhe qeverisĂ«. MijĂ«ra viktima u rregjistruan. Qeveria bllokoi internetin. Trump, nĂ« kĂ«tĂ« skenar, pĂ«rmendi vazhdimisht mundĂ«sinĂ« e ndĂ«rhyrjes sĂ« SHBA-sĂ«.

Venezuela

Por pĂ«rpjekjet e politikĂ«s sĂ« jashtme tĂ« Trump u shtrinĂ« shumĂ« pĂ«rtej UkrainĂ«s dhe Lindjes sĂ« Mesme. Me Operacionin Absolute Resolve, nĂ« orĂ«n 2 tĂ« mĂ«ngjesit mĂ« 3 janar 2026 (ora 7 e mĂ«ngjesit sipas kohĂ«s italiane), shpĂ«rthime tĂ« fuqishme qĂ« zgjatĂ«n rreth 15 minuta goditĂ«n Karakasin, nĂ« VenezuelĂ«. Qeveria venezueliane menjĂ«herĂ« “denoncoi agresionin shumĂ« serioz ushtarak” nga Shtetet e Bashkuara. Maduro dhe gruaja e tij u kapĂ«n. TĂ« prangosur, nĂ« bordin e Iwo Jima, ata mĂ« vonĂ« mbĂ«rritĂ«n nĂ« Nju Jork, ku u akuzuan.

Bastisja venezueliane Ă«shtĂ« pjesĂ« e Operacionit mĂ« tĂ« gjerĂ« “Shtiza Jugore” kundĂ«r trafikimit tĂ« drogĂ«s, tĂ« nisur nga SHBA-tĂ« nĂ« muajt e fundit nĂ« Karaibe. MegjithatĂ«, shumĂ« kanĂ« theksuar se interesat amerikane janĂ« mĂ« tĂ« gjera, siç e ka deklaruar vetĂ« Trump qĂ« atĂ«herĂ«: Uashingtoni do tĂ« jetĂ« “i pĂ«rfshirĂ« thellĂ«sisht nĂ« industrinĂ« e naftĂ«s sĂ« VenezuelĂ«s”, e cila ka disa nga rezervat mĂ« tĂ« mĂ«dha nĂ« planet. NdĂ«rkohĂ«, Trump e ka bĂ«rĂ« tashmĂ« tĂ« qartĂ« se SHBA-tĂ« do ta drejtojnĂ« vendin “pĂ«r aq kohĂ« sa tĂ« munden”, nĂ« pritje tĂ« njĂ« tranzicioni “tĂ« sigurt”.

Doktrina Monroe

Duhet theksuar se Trump pĂ«rmendi DoktrinĂ«n Monroe – tĂ« shpallur nĂ« vitin 1823 nga Presidenti James Monroe – pĂ«r tĂ« justifikuar sulmin ndaj VenezuelĂ«s. Manjati ka premtuar tĂ« “riafirmojĂ« dhe zbatojĂ«â€ DoktrinĂ«n Monroe “pĂ«r tĂ« rivendosur epĂ«rsinĂ« amerikane nĂ« HemisferĂ«n PerĂ«ndimore dhe pĂ«r tĂ« mbrojtur vendin”, siç thuhet nĂ« StrategjinĂ« e tij tĂ« re tĂ« SigurisĂ« KombĂ«tare, e cila bazohet nĂ« njĂ« qĂ«ndrim “Amerika e para”.

Në thelb, pra, mund të thuhet se presidenti amerikan ka vendosur të pohojë ndikimin e SHBA-së në botën perëndimore, dhe veçanërisht në Shtetet e Bashkuara, duke u shtrirë përtej kufijve të SHBA-së, përmes një qëndrimi ekspansionist dhe ndërhyrës.

Kritika dhe paralajmërime për Kubën, Kolumbinë dhe Meksikën

Nuk Ă«shtĂ« pĂ«r t’u habitur qĂ« Venezuela nuk Ă«shtĂ« i vetmi front i politikĂ«s sĂ« jashtme qĂ« Uashingtoni po synon. VetĂ«m 24 orĂ« pas sulmit nĂ« Karakas, Sekretari i Shtetit Marco Rubio njoftoi se Kuba gjithashtu mund tĂ« jetĂ« nĂ« shĂ«njestĂ«r tĂ« SHBA-sĂ«: “Qeveria kubaneze Ă«shtĂ« njĂ« problem i madh. Mendoj se ata janĂ« nĂ« telashe tĂ« mĂ«dha.”
Jo vetĂ«m kaq. Kolumbia Ă«shtĂ« gjithashtu me interes, e cila, sipas Trump, “qeveriset nga njĂ« njeri i sĂ«murĂ« qĂ« i pĂ«lqen tĂ« prodhojĂ« kokainĂ«, por jo pĂ«r shumĂ« gjatĂ«â€, sepse njĂ« “mision amerikan i ngjashĂ«m” me atĂ« tĂ« VenezuelĂ«s Ă«shtĂ« i mundur nĂ« vend. Pastaj Ă«shtĂ« Meksika e cila “duhet tĂ« marrĂ« masa, duhet tĂ« bĂ«jmĂ« diçka”, edhe pse presidentja e saj Claudia Sheinbaum Ă«shtĂ« “njĂ« person fantastik, i ofroj asaj mundĂ«sinĂ« pĂ«r tĂ« dĂ«rguar trupa çdo ditĂ«â€.

Rasti i Groenlandës

Në mandatin e tij të dytë në Shtëpinë e Bardhë, Trump po e sheh gjithashtu Groenlandën me shumë interes. Pasi u përpoq ta blinte atë në vitin 2019, presidenti tani po flet hapur për aneksimin dhe, në dhjetor 2025, madje ka emëruar një të dërguar special për të ndjekur çështjen. Ky i dërguar është Guvernatori i Luizianës, Jeff Landry.
NĂ« janar 2026, nĂ« njĂ« intervistĂ« me The Atlantic, manjati pĂ«rsĂ«riti: “Ne kemi absolutisht nevojĂ« pĂ«r GroenlandĂ«n”. MĂ« pas ai njoftoi tarifa prej 10% pĂ«r DanimarkĂ«n, NorvegjinĂ«, SuedinĂ«, FrancĂ«n, GjermaninĂ«, BritaninĂ« e Madhe, HolandĂ«n dhe FinlandĂ«n duke filluar nga shkurti, duke u rritur nĂ« 25% nga qershori, “derisa tĂ« arrihet njĂ« marrĂ«veshje pĂ«r blerjen e plotĂ« dhe totale” tĂ« ishullit.

Lufta Kundër Imigracionit 
Duke u kthyer te çështjet e brendshme, njĂ« tjetĂ«r shtyllĂ« e administratĂ«s Trump Ă«shtĂ« lufta kundĂ«r imigracionit. Tensionet u pĂ«rshkallĂ«zuan, veçanĂ«risht pasi njĂ« agjent i ICE (Kontrolli i Emigracionit dhe Doganave) qĂ«lloi dhe vrau njĂ« grua 37-vjeçare amerikane, Renee Nicole Good, nĂ« makinĂ«n e saj gjatĂ« njĂ« bastisjeje anti-emigrant nĂ« Minneapolis mĂ« 8 janar. Pas vrasjes, mijĂ«ra njerĂ«z dolĂ«n nĂ« rrugĂ« nĂ« disa qytete amerikane pĂ«r tĂ« protestuar kundĂ«r kĂ«tij lloj dhune. VetĂ« Trump doli nĂ« mbrojtje tĂ« agjentit. “Ai qĂ«lloi nĂ« vetĂ«mbrojtje.” Kryetari i BashkisĂ« sĂ« Minneapolis, Jacob Frey, kritikoi tĂ« shtĂ«nat, duke e quajtur atĂ«, veprimin e “njĂ« oficeri qĂ« pĂ«rdori pushtetin e tij nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pamatur, duke rezultuar nĂ« vrasjen e njĂ« personi”.

VIDEO/ Tentoi të shënonte gol spektakolar, futbollisti i Kombëtares shtrin kundërshtarin dhe ndëshkohet me të kuq

Futbollisti kuqezi, kishte dalë në ndihmë të sulmit për të tentuar një gol barazimi, meqë miqtë ishin në udhëheqje në ato minuta, edhe për Bodrumspor kishte gjetur rrjetën Taulant Seferi.

Pas një topi në zonë, Ajeti tentoi që të bënte një gjuajtje me veprim akrobatik. Por në vend që të kapte topin, ai goditi plotësisht në kokë një nga futbollistët kundërshtarë, duke e shtrirë të trullosur në tokë.

Gjyqtari i dha fillimisht kartonin e verdhë Ajetit, por më pas, u ftua nga VAR të shihte pamjet dhe ndryshoi ngjyrën e tij, duke i treguar të kuqin futbollistit të Kombëtares shqiptare.

Ministri i Drejtësisë urdhëron 22 inspektime për noterët/ Heqje licence, gjoba dhe vërejtje me paralajmërim

Në tre muajt e fundit të vitit 2025, ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari ka urdhëruar një valë inspektimesh për shërbimin noterial në mbarë vendin.

Konkretisht për periudhën shtator-dhjetor 2025 kur ai sapo kishte marrë detyrën, janë kryer 22 inspektime të plota ndaj noterëve, nisur edhe nga ankesat që kanë mbërritur prej qytetarëve, por edhe nga raportime të ndryshme mediatike.

NĂ« pĂ«rfundim tĂ« kĂ«tyre inspektimeve rezulton se ka pasur 12 penalitete, pĂ«rfshi edhe heqje tĂ« licencĂ«s. Ndaj 6 noterĂ«ve Ă«shtĂ« lĂ«shuar masa “vĂ«rejtje me paralajmĂ«rim pĂ«r heqjen e licencĂ«s pĂ«r ushtrimin e profesionit tĂ« noterit”.

Frida Muçmatajt dhe Valentin Lleshit iu është hequr licenca pasi edhe pse kishin mbushur moshën ligjore të daljes në pension ata vijonin ende të ushtronin profesionin e noterit.

Krahas masave disiplinore dhe heqjes se licencës, janë vendosur gjithashtu edhe disa gjoba me vlerë rreth 6 milionë lekë të vjetra për shkelje të ndryshme.

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, edhe në nisje të vitit 2026 ka urdhëruar inspektime të tjera për shërbimin noterial. Rastet janë ende në proces dhe rezultatet pritet të komunikohen në muajt e ardhshëm.

Roli i Ministrisë së Drejtësisë si organ mbikëqyrës dhe kontrollues i sistemit noterial në vend, konsiston në monitorimin nga pikëpamja ligjore e veprimtarisë së noterëve, në mënyrë që ai të jetë në koherencë me nevojat e shoqërisë dhe zhvillimit të ekonomisë së lirë, si dhe në menaxhimin në mënyrë racionale e transparente të ushtrimit të një funksioni publik nga ana e profesionistëve privatë. Besueshmëria, transparenca dhe eficenca janë në themel të këtij profesioni, njofton ministria.

Von der Leyen i përgjigjet Trumpit: Tarifat e reja amerikane janë një gabim. BE do të japë përgjigje të vendosur

Presidentja e Komisionit Evropian foli nĂ« Forumin ekonomik në Davos. “Evropa duhet tĂ« pĂ«rshpejtojĂ« drejt pavarĂ«sisĂ«. NĂ« politikĂ«, si nĂ« biznes, njĂ« marrĂ«veshje Ă«shtĂ« njĂ« marrĂ«veshje dhe kur miqtĂ« shtrĂ«ngojnĂ« duart, kjo duhet tĂ« ketĂ« njĂ« domethĂ«nie.” u shpreh Von Der Leyen nĂ« mesazhin e saj.

NjĂ« tĂ«rmet, “njĂ« ndryshim sizmik”, po trondit skenĂ«n gjeopolitike bashkĂ«kohore. Tarifat, luftĂ«rat dhe sĂ« fundmi tensionet pĂ«r kontrollin e lĂ«ndĂ«ve tĂ« para vazhdojnĂ« tĂ« ushqejnĂ« paqĂ«ndrueshmĂ«rinĂ«. Por disa goditje pĂ«r EvropĂ«n mund, ose siç thotë Ursula von der Leyen, “duhet”, tĂ« pĂ«rfaqĂ«sojnĂ« njĂ« mundĂ«si pĂ«r kontinentin qĂ« tĂ« ndĂ«rtojĂ« “njĂ« formĂ« tĂ« re pavarĂ«sie”.

Presidentja e Komisionit Evropian flet nga Davosi, ku po zhvillohet Forumi Ekonomik BotĂ«ror, i cili prej 55 vitesh mbledh liderĂ«t mĂ« tĂ« shquar tĂ« momentit. Nevoja pĂ«r pavarĂ«sinĂ« e EvropĂ«s “nuk Ă«shtĂ« e re dhe as njĂ« reagim ndaj ngjarjeve tĂ« fundit: ajo Ă«shtĂ« njĂ« imperativ strukturor prej shumĂ« kohĂ«sh”, theksoi ajo, duke shtuar se, ndryshe nga e kaluara, “sot ekziston njĂ« konsensus i vĂ«rtetĂ« pĂ«r kĂ«tĂ«â€.

I ashpĂ«r ishte komenti mbi pĂ«rshkallĂ«zimin e Donald Trumpit kundĂ«r FrancĂ«s, tĂ« cilĂ«s i ka kĂ«rcĂ«nuar vendosjen e tarifave prej 200 pĂ«r qind pĂ«r verĂ«rat dhe shampanjĂ«n franceze, si formĂ« hakmarrjeje pĂ«r mosmarrĂ«veshjen mbi GroenlandĂ«n. “Tarifat shtesĂ« tĂ« propozuara” nga presidenti amerikan “janĂ« njĂ« gabim, sidomos mes aleatĂ«ve afatgjatĂ«. BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara kanĂ« arritur njĂ« marrĂ«veshje tregtare korrikun e kaluar. Dhe nĂ« politikĂ«, ashtu si nĂ« biznes, njĂ« marrĂ«veshje Ă«shtĂ« njĂ« marrĂ«veshje. Dhe kur miqtĂ« shtrĂ«ngojnĂ« duart, kjo duhet tĂ« nĂ«nkuptojĂ« diçka”.

Groenlanda, “I takon popullit sovran tĂ« vendosĂ« pĂ«r tĂ« ardhmen e vet”

“Ne e konsiderojmĂ« popullin e SHBA-sĂ« jo vetĂ«m si aleatĂ«, por si miq. TĂ« tĂ«rhiqemi nĂ« njĂ« spirale tĂ« rrezikshme zbritĂ«se do tĂ« pĂ«rfundonte duke ndihmuar pikĂ«risht ata kundĂ«rshtarĂ« qĂ« tĂ« dy jemi tĂ« angazhuar t’i mbajmĂ« jashtĂ« horizontit tonĂ« strategjik”, pĂ«rsĂ«riti ajo. “Prandaj pĂ«rgjigjja jonĂ« do tĂ« jetĂ« e vendosur, e bashkuar dhe proporcionale”. PĂ«r ta trajtuar çështjen me njĂ« qasje “strategjike”, BE-ja po punon pĂ«r njĂ« paketĂ« masash nĂ« mbĂ«shtetje tĂ« sigurisĂ« nĂ« Arktik, me bindjen se “i takon popullit sovran tĂ« vendosĂ« pĂ«r tĂ« ardhmen e vet”.

Ky parim themelor shpaloset nĂ« disa koncepte: sĂ« pari, solidaritet i plotĂ« me GroenlandĂ«n dhe MbretĂ«rinĂ« e DanimarkĂ«s, “sovraniteti dhe integriteti i territorit tĂ« tyre nuk janĂ« tĂ« negociueshme”; sĂ« dyti, Evropa synon tĂ« rrisĂ« ndjeshĂ«m investimet e veta nĂ« ishull, “pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur ekonominĂ« dhe infrastrukturat lokale”; sĂ« treti, “do tĂ« bashkĂ«punojmĂ« me Shtetet e Bashkuara dhe tĂ« gjithĂ« partnerĂ«t pĂ«r tĂ« garantuar njĂ« siguri mĂ« tĂ« madhe nĂ« Arktik”, sot njĂ« interes i qartĂ« i pĂ«rbashkĂ«t; dhe sĂ« katĂ«rti, “duhet tĂ« bashkĂ«punojmĂ« me tĂ« gjithĂ« partnerĂ«t tanĂ« rajonalĂ« pĂ«r tĂ« forcuar sigurinĂ« tonĂ« tĂ« pĂ«rbashkĂ«t”.

Von der Leyen përmend partneritetet me Mbretërinë e Bashkuar, Kanadanë, Norvegjinë dhe Islandën, duke sqaruar se Evropa po përgatit strategjinë e saj të sigurisë, e cila synon të publikohet deri në fund të vitit.

Shkatërrohet organizata e drogës në Itali, 8 shqiptarë të arrestuar!

Me urdhër të Gjykatës së Bolonjës, AntiMafia italiane ka arrestuar nëntë persona: tetë me origjinë shqiptare dhe një shtetas italian. Ata dyshohen se janë pjesë e një strukture të organizuar kriminale të dedikuar trafikut të lëndëve narkotike. Prokuroria e Bolonjës bën me dije se me arrestimet e fundit është goditur maja e organizatës

Teksa gdhihej 20 janari, Polizia e Reggio Emilias në Itali ka goditur një organizatë të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge, e cila ishte aktive prej vitesh në territorin italian dhe jashtë tij.

Me urdhër të Gjykatës së Bolonjës, AntiMafia italiane ka arrestuar nëntë persona: tetë me origjinë shqiptare dhe një shtetas italian. Ata dyshohen se janë pjesë e një strukture të organizuar kriminale të dedikuar trafikut të lëndëve narkotike. Prokuroria e Bolonjës bën me dije se me arrestimet e fundit është goditur maja e organizatës

Forcat e rendit kryen arrestime dhe kontrolle në disa provinca, përfshirë Reggio Emilia, Bergamo, Brescia dhe Savona, por edhe në Francë, Spanjë dhe Shqipëri, falë bashkëpunimit me autoritetet e huaja dhe Interpol.

Sipas hetimeve, organizata kishte ndërtuar një rrjet të qëndrueshëm furnizimi dhe shpërndarjeje droge. Kokaina, hashashi dhe marijuana vinin nga Amerika e Jugut, Europa Veriore dhe Spanja. Ato transportoheshin drejt Italisë të fshehura në kamionë me ngarkesa frutash dhe perimesh dhe më pas shpërndaheshin në tregun vendas përmes korrierëve.

Një element kyç i hetimit ka qenë përdorimi i platformës së koduar SkyECC për komunikimet mes anëtarëve të grupit. Analiza e bisedave, e realizuar nga autoritetet franceze, ka lejuar hetuesit të rindërtojnë strukturën e organizatës, rolet e secilit prej tyre dhe lidhjen e vazhdueshme mes episodeve të trafikut.

Vetëm në gjashtë muaj monitorimi, grupi dyshohet se ka trafikuar mbi 200 kilogramë kokainë dhe rreth 1.000 kilogramë hashash e marijuanë, duke gjeneruar fitime që llogariten në miliona euro. Bisedat e përgjuara tregojnë se të dyshuarit diskutonin hapur çmimet, dorëzimet e mallit dhe madje edhe sekuestrimet e kryera nga policia.

Gjatë kontrolleve në provincën e Brescia-s, një shtetas maroken u arrestua në flagrancë pasi iu gjetën mbi dy kilogramë marijuanë, një kilogram hashash dhe 5.800 euro para në dorë, të dyshuara si të ardhura nga shitja e drogës.

Operacioni “STURL ONE” Ă«shtĂ« vazhdim i hetimeve TREXIT 2019 dhe BLACK MAMBA, tĂ« cilat nĂ« vitet 2021 dhe 2022 çuan nĂ« 35 masa arresti. Ato kishin zbuluar praninĂ« e disa grupeve kriminale nĂ« Reggio Emilia qĂ« bashkĂ«punonin mes tyre pĂ«r furnizimin dhe shpĂ«rndarjen e drogĂ«s.

“E keni marrĂ« zvarrĂ« opozitĂ«n”/ Debate nĂ« ByronĂ« e Kuvendit, deputetĂ«t e PD dalin ‘live’ nĂ« Facebook

Ka nisur me debate mbledhja e Byrosë së Kuvendit për shqyrtimin e ankimit të deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët u përjashtuan nga salla më 18 dhjetor.

PavarĂ«sisht kĂ«rkesĂ«s sĂ« opozitĂ«s qĂ« mbledhja tĂ« zhvillohej me praninĂ« e kamerave u rrĂ«zua, kjo nuk i pengoi deputetĂ«t tĂ« dilnin video “live” nĂ« Facebook.

Belind KĂ«lliçi: E keni bunkerizuar Kuvendin e ShqipĂ«risĂ«. Kemi kĂ«rkuar praninĂ« e mediave nĂ« kĂ«tĂ« mbledhje, por ju i shmangi transparencĂ«s. Kjo Ă«shtĂ« e papranueshme. Nuk mund tĂ« vazhdohet kĂ«shtu. Niko Peleshi, nuk do duhej t’i shmangej kĂ«saj mbledhjeje. Ju me gardĂ« keni marrĂ« zvarrĂ« opozitĂ«n, ndĂ«rkohĂ« qĂ« jeni kthyer nĂ« mburojĂ« tĂ« krimit dhe korrupsionit.

Vokshi: Kush je ti që të ma heqësh fjalën, po gënjen, po mashtron

Balliu: Keni shkruar se u rrezikua jeta e deputetëve nga një flakadan i ndezur. Ja, po jua them këtu: ju nuk ju rrezikohet jeta nga flakadanët, sepse keni qenë në stadiume dhe e dini që flakadanët ndizen. Jeta juaj rrezikohet nga ai pluhur që mbush hundët, nga droga. Prandaj e keni kthyer vendin në narkoshtet. E keni ngritur drogën në sistem për llogari të pushtetit

Agron Gjekmarkaj: Ju jeni në logjikën e kartonave dhe jo në logjikën e së drejtës. Kryetari i Kuvendit ka preferuar të shmanget. Kjo është tregues dobësie. Deputetët e opozitës po bëjnë atë që ju nuk keni guxim ta bëni. Po bëjnë një betejë për një vend demokratik, që etërit e tyre e kanë marrë peng. Po bëjnë betejë për shtetin e së drejtës, të cilin ju e sulmoni dhe e keni marrë peng me korrupsion. Haxhi Lleshi ka qenë më tolerant me deputetët e tij në komunizëm sesa bijtë e Haxhi Lleshit sot përballë opozitës.

Flamur Noka: Ju kĂ«rkoni qĂ« nĂ« Kuvend tĂ« mos ketĂ« opozitĂ«. Kreu juaj, qĂ« pĂ«rkon si pasardhĂ«s apo pinjoll i Enver HoxhĂ«s, kĂ«rkon tĂ« zhbĂ«jĂ« çdo institucion. Por opozita Ă«shtĂ« nĂ« mbrojtje tĂ« demokracisĂ« dhe Ă«shtĂ« garanci pĂ«r zhvillimin e vendit.  Sot, me kĂ«tĂ« pĂ«rjashtim, pas 13 vitesh opozitĂ«, 2 vite kam qenĂ« i pĂ«rjashtuar. Pra, pĂ«r 2 vite mĂ« keni shpallur armik. Dhe kjo Ă«shtĂ« nder pĂ«r mua. Ta keni tĂ« sigurt se ne jemi nĂ« kĂ«tĂ« betejĂ« dhe do t’ju fshijmĂ«. Data 24 do tĂ« jetĂ« njĂ« ditĂ« kur ju do tĂ« dridheni. Ju nuk jeni pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« shqiptarĂ«ve, por vetĂ«m tĂ« krimit tĂ« organizuar

Parandalimi i korrupsionit/ Ministrja shpjegon pesĂ« nisma, nĂ« “sitĂ«â€ financimi i partive politike dhe lobimi

Ministrja e Shtetit pĂ«r AdministratĂ«n Publike, Adea Pirdeni u shpreh se nĂ« kuadĂ«r tĂ« negociatave me BE,  janĂ« propozuar disa nisma ligjore, tĂ« cilat synojnĂ« tĂ« forcojnĂ« “transparencĂ«n dhe llogaridhĂ«nien” me qĂ«llim parandalimin e korrupsionit.

-Fokusi është tek forcimi i parandalimit të korrupsionit. Në këto pesë nisma, është vendosja e disa themeleve dhe standardeve në legjislacionin shqiptar, duke mundësuar që korrupsioni të mos ndodhë në praktikë. Pra, për ta parandaluar para se të ndodhë. Këto nisma, tre prej tyre janë iniciuar nga qeveria dhe dy prej tyre janë nisma të propozuara nga deputetët.

-Ligji për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve, është miratuar në Kuvend dhe ka hyrë në fuqi, Parashikohet mbrojta e çdo personi të punësuar, në raste se denoncojnë shkeljet ligjore. Ky ligj u jep mundësi që të raportojnë çdo shkelje ligjore. Ligji parashikon mbrojtje të mirëfilltë nuk do kenë vetëm sinjalizuesit, por dhe familjarët e tij si dhe ortakët e tij të biznesit.

-Për herë të parë kemi një ligj për lobimin. Do garantohet së pari transparencë e plotë mes lobistëve profesionistë dhe zyrtarëve publikë nga ana tjetër. Do krijohet dhe regjistri i lobimit.

Brenda kësaj jave do nisim diskutimet në Komisionet Parlamentare dhe besoj se ky ligj do të miratohet brenda këtij muaji.

-Projektligji për sponsorizmin dhe donacioneve, rregullon mënyrën dhe funksionimi të dhënies së donacioneve. Adreson në mënyrë tërësore çështjet që kanë të bëjnë me çështjet e sponsorizimeve. Do ketë një regjistër publik dhe transparent të çdo donacioni të bërë. Ky projektligj i iniciuar nga qeveria është aktualisht në konsultim publik.

-Dy janë nisma që lidhen me parandalimin e korrupsionit dhe janë në proces shqyrtimi. Siç është ligji për konfliktin e interesit. Ky ligj synon parandalimin e dhuratave dhe përfitimin financiar për çdo zyrtar publik gjatë ushtrimit të funksionit të tyre publik.

-Nisma tjetër lidhet me financimi i partive politike. Duhet draftuar një ligj për financimin, i cili vjen në kuadër të rekomandimeve të OSBE ODIHR,në lidhje me transparencës para dhe pas procesit zgjedhor. Kjo është në proces diskutim në komisionin bipartizan në Komisionin për Reformën Zgjedhore.

 

Faza e re e negociatave për anëtarësim/ Toni Gogu: Transparencë në platformat televizive. Drejtësia sociale në fokus!

Në Kryeministri është mbajtur konferenca e radhës, ku u diskutua, faza e re e negociatave me Bashkimin Europian dhe angazhimi politik e qytetar.

Gjatë fjalës së tij Toni Gogu ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin, tha se do të ketë një fokus i veçantë do të jetë për platformat televizive , dezinformimit, si edhe drejtësisë sociale.

“Do tĂ« ketĂ« ritĂ«m tĂ« integrimit tĂ« vendit, zakonet ligjore, zakonet parlamentare duhet tĂ« mbizotĂ«rojnĂ« nĂ« jetĂ«n shoqĂ«rore dhe shtetĂ«rore tĂ« vendit. NjĂ« pjesĂ« e rĂ«ndĂ«sishme ka tĂ« bĂ«jĂ« edhe me rolin e medias, rritja e transparencĂ«s gjatĂ« vitit do tĂ« ketĂ« platformĂ« pĂ«r median, propozime konkrete pĂ«r nisma ligjore. PĂ«rmirĂ«simet qĂ« bĂ«hen nĂ« ligjin pĂ«r median audiovizive ka tĂ« bĂ«jĂ« me transparencĂ«n, publiku Ă«shtĂ« i interesuar se cili qĂ«ndron pas medias. NjĂ« punĂ« e madhe Ă«shtĂ« edhe pĂ«r dezinformimit, por me rĂ«ndĂ«si Ă«shtĂ« edhe mbrojtja e gazetarĂ«ve. NjĂ« aspekt me rĂ«ndĂ«si ka tĂ« bĂ«jĂ« me drejtĂ«sinĂ« sociale. Familja shqiptare Ă«shtĂ« duke u pĂ«rleshur me pĂ«rbindĂ«shin e dhunĂ«s. Ndryshimet ligjore qoftĂ« nĂ« ligjin pĂ«r mbrojtjen e familjes nga dhuna, kemi ndryshime nĂ« Kodin Penal edhe pĂ«r tĂ« miturit. NjĂ« pjesĂ« e ndryshimeve ka tĂ« bĂ«jĂ« mĂ« dhunĂ« qĂ« ushtrohet ndaj mĂ« tĂ« dobĂ«tĂ«ve nĂ« shoqĂ«rinĂ« tonĂ« nĂ« botĂ«n digjitale. NjĂ« tjetĂ«r çështje me rĂ«ndĂ«si Ă«shtĂ« lufta ndaj korrupsionit, por pĂ«r kĂ«tĂ« do flasĂ« ministrja. JanĂ« dy ligje qĂ« forcojnĂ« luftĂ«n kundĂ«r narkotikĂ«ve. Por unĂ« doja tĂ« veçoja punĂ«n pĂ«r rolin e medias dhe drejtĂ«sinĂ« sociale. Kemi ligjet e tjera qĂ« kanĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« me rolin e komisioneve hetimore”, tha ai.

Akuzohen se vranë Artur Lleshin, lihen në burg vëllezërit binjakë, Klodjan dhe Klement Kruca

Gjykata e DibrĂ«s ka dhĂ«nĂ« masĂ«n e sigurisĂ« “arrest me burg pa afat” pĂ«r dy vĂ«llezĂ«rit Klodjan dhe Klement Kruca.
Ata u arrestuan disa ditë më parë në qytetin e Gjirokastrës dhe dyshohen si autorë të vrasjes së Artur Lleshit, ngjarje e ndodhur në fshatin Zogjaj të Bulqizës.

Sipas burimeve zyrtare, hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit, ndërsa dy të dyshuarit do të qëndrojnë në paraburgim deri në përfundim të hetimeve.

Policia dhe Prokuroria po punojnë për dokumentimin e plotë.

❌