❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Greqia shihej si “laborator financiar”, çfarĂ« zbulohet nga dosja “Epstein”

Dosjet e reja të publikuara nga autoritetet amerikane për Jeffrey Epstein zbulojnë një dimension të panjohur deri tani: interesin e fortë dhe sistematik të tij për Greqinë gjatë viteve të krizës ekonomike.

Sipas qindra email-eve dhe dokumenteve tĂ« brendshme, Epstein, i cili u vetĂ«vra nĂ« burg nĂ« vitin 2019 ndĂ«rsa priste gjyqin pĂ«r trafik seksual, e shihte GreqinĂ« si njĂ« “laborator financiar” pĂ«r spekulime dhe investime me rrezik tĂ« lartĂ«.

Në korrespondencën e tij, ai merrte informacion të drejtpërdrejtë nga banka ndërkombëtare, si JPMorgan dhe Deutsche Bank, për blerjen e bonove shtetërore greke, aksioneve bankare dhe produkteve financiare të lidhura me rimëkëmbjen e ekonomisë greke.

NĂ« njĂ« email tĂ« vitit 2011, njĂ« drejtues i JPMorgan i propozon blerjen e obligacioneve greke me interes mbi 11 pĂ«r qind, ndĂ«rsa Epstein pĂ«rgjigjet shkurt: “ma kujto javĂ«n tjetĂ«r”, duke lĂ«nĂ« tĂ« kuptohet se po shqyrtonte seriozisht bastin mbi borxhin grek.

Por interesi i tij nuk ishte vetëm financiar. Epstein kërkonte informacione politike në nivelet më të larta: nga referendumi i vitit 2015, te largimi i Varoufakis dhe skenarët për një dalje të mundshme të Greqisë nga eurozona.

NĂ« arkiva rezulton se fjala “Greqi” pĂ«rmendet mbi 1.500 herĂ«, kryesisht nĂ« periudhĂ«n 2012–2015, kulmi i krizĂ«s.

Paralelisht, Epstein interesohej edhe pĂ«r antikitetet greke, pĂ«r familje tĂ« mĂ«dha armatorĂ«sh tĂ« diasporĂ«s dhe madje pĂ«r ndĂ«rtimin e njĂ« vile “nĂ« stil grek” nĂ« ishullin e tij privat nĂ« Karaibe.

Ekspertët theksojnë se dosjet nuk provojnë përfshirje kriminale të personave të përmendur, por zbulojnë qartë mënyrën se si elita globale e shihte krizën greke: jo si tragjedi sociale, por si mundësi për fitim dhe ndikim.

Një tjetër faqe e errët në historinë e Epstein, këtë herë, me sytë nga Athina.

Dosja “Kurum”/ DhjetĂ«ra mijĂ«ra ton mbetje u zhdukĂ«n pa gjurmĂ« nĂ« Elbasan

Me 33 fletë-arresti të firmosura, 26 për burg dhe 7 për arrest shtëpie, prokuroria e Durrësit i dha fund hetimeve që nisën për 2800 ton mbetje të rrezikshme të prodhuara nga Kurum International në Elbasan dhe u nisën me anije drejt Tajlandës duke përdorur dokumenta të falsifikuara.

Por sipas asaj qĂ« shkruan Lapsi.al jo vetĂ«m se 2800 ton mbetje ishin tĂ« rrezikshme, por nxjerr nĂ« dritĂ« njĂ« skandal tĂ« pĂ«rmasave tĂ« frikshme, shumĂ« herĂ« mĂ« i madh se ai qĂ« denoncoi “Basel Action Network”, organizata mjedisore me qendĂ«r nĂ« Shtetet e Bashkuara.

Nga hetimet del se Kurum prodhoi qindra mijëra tonelata mbetje në vitet e fundit, që u menaxhuan në mënyrë kriminale, madje disa dhjetëra mijëra prej tyre humbën pa gjurmë në Elbasan.

Faktet tregojnë se 2800 ton mbetjet e nisura drejt Tajlandës ishin vetëm maja e ajsbergut. Sepse në realitet tonelatat me mbetje të rrezikshmë në Shqipëri magazinohen në mjedise të papërshtatshme, trafikohen me dokumenta të falsifikuara, madje edhe zhduken pa lënë asnjë gjurmë.

Zyrtarja më e lartë e arrestuar është ish-drejtoresha e Autoritetit Kombëtar të Mjedisit, Arta Dollani. Në media ajo përflitet si një nga njerëzit e besuar të ish-ministres Mirela Kumbaro, por është e lehtë të kuptohet se lidhjet e biznesmenëve që merren me transportin e mbetjeve të Kurum shkojnë shumë më lart. Nuk është rastësi që ata veprojnë në një mjedis të pakontrolluar, ku shteti nuk ekziston dhe ku ligji përkulet duke toleruar një treg kriminal të transportit të mbetjeve.

NĂ« faqen 70 tĂ« dosjes, prokuroria shkruan se Agjencia KombĂ«tare e Mjedisit “rezulton se nuk ka kryer inspektime nĂ« pĂ«rputhje me ligjin pranĂ« shoqĂ«risĂ« Kurum International sha, Alliance Resource shpk, Sokolaj shpak dhe ESM APO” PĂ«r pasojĂ«, vazhdojnĂ« hetuesit, Ă«shtĂ« lejuar grumbullimi, transportimi dhe mĂ« pas kontrabandimi e mbetjeve tĂ« rrezikshme, tĂ« cilat “sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« administruara nga Prokuroria, nĂ« tĂ« paktĂ«n 4 vitet e fundit janĂ« transportuar me qindra mijĂ«ra tonelata nĂ« vit“.

Sasia gjigande me mbetje që përmendin prokurorët është tronditës, por tregon përmasat e vërteta të paligjshmërisë në këtë fushë.

NĂ« letĂ«r rezulton se kompania turke Kurum International ka prodhuar vetĂ«m 1000 ton mbetje tĂ« rrezikshme, por sqaron prokuroria e DurrĂ«sit “nga tĂ« dhĂ«nat rezulton se ka tregtuar vetĂ«m tek Sokolaj shpk nĂ«pĂ«rmjet 4 faturave nĂ« vitin 2023 dhe 2024 mbi 4122 Ton mbetje te rrezikshme”. Kjo pĂ«rplasje shifrash me 4 mijĂ« herĂ« mĂ« shumĂ« se sa deklarohej, Ă«shtĂ« dĂ«shmi se sa larg ka shkuar abuzimi me dokumentat shtetĂ«rorĂ«.

Kurum prodhoi 30 mijë ton mbetje të rrezikshme në 4 vjet

Ekspertimi kimik mjedisor i përmendur në aktet e prokurorisë sillet kryesisht në dy përbërje të materialit tregtar, një përzierje tipike e pluhurit të furrës elektrike të çelikut, EAF dust, e cila përmban metale të rënda, oksid hekuri apo oksid zinku.

Vlen tĂ« citohet njĂ« dĂ«shmi brenda uzinĂ«s e njĂ« personi tĂ« quajtur Rami Bunga, i cituar si specialist pranĂ« zyrĂ«s sĂ« mjedisit te Kurum International. Ai shpjegon se prodhimi i oksidit tĂ« zinkut, “pĂ«r 4 ose 5 vitet e fundit ka qenĂ« rreth 25.000 deri nĂ« 30.000 ton”.

Sasitë e mëdha që prodhohen çdo vit tregojnë se rasti i denoncuar i Tajlandës ishte thjesht një destinacion ku u ndez sirena.

Mbi këtë sfond, Prokuroria ka ngritur akuza për drejtues të Kurum International, të kompanive që merreshin me transportin e lëndëve kimike dhe për zyrtarë të Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Doganës, Autoritetit Portual dhe operatorit të terminalit.

Në të njëjtën kohë, sipas strukturës së dosjes, tre kompani dalin si nyje ku mbetjet kalonin përpara se të humbnin gjurmët ose të dilnin jashtë, Alliance Resource sh.p.k., Bajrami N sh.p.k., Sokolaj sh.p.k..

“Alliance Resource” dhe “Sokolaj shpk”, falsifikimet pĂ«r eksportin e mbetjeve

Sokolaj sh.p.k. është kompania që falsifikoi dokumentat për 2800 ton mbetje të rrezikshme që ishin nisur drejt Tajlandës por sipas prokurorisë së Durrësit, kjo ishte një skemë që zbatohej prej vitesh.

Faturat e gjetura në kompaninë Kurum dëshmonin për prodhimin e mbetjeve të rrezikshme, por në fund të procedurave, nga porti i Durrësit rezultonte se eksportohej mbetje e parrezikshme. Faturat manipuloheshin rrugës, por për të kuptuar sasitë e mëdha që ka eksportuar kjo kompani jashtë vendit prokuroria ka sekuestruar disa kontrata.

NĂ« njĂ«rĂ«n prej tyre, qĂ« vlen tĂ« citohet nĂ« faqen 40 tĂ« dosjes thuhet: “NĂ« kĂ«rkesĂ«n e datĂ«s 19.08.2022, Sokolaj shprehet se bazuar nĂ« kontratĂ«n me gjeneruesin e mbetjeve Kurum International sh.a., angazhohet ti blejĂ« mbetjet me kod 10 02 07*, me sasi vjetore 25.000 ton nĂ« vit, me vend origjine Kurum, Elbasan.”

BĂ«het fjalĂ« pĂ«r sasi mbetjesh tĂ« rrezikshme tĂ« cilat ishin stok pranĂ« kompanisĂ« Kurum nĂ« Bradashesh tĂ« Elbasanit. Prokuroria vazhdon: “Sokolaj nuk rezulton tĂ« ketĂ« Autorizim pĂ«r eksportim tĂ« mbetjeve tĂ« rrezikshme
 pĂ«r periudhĂ«n 2022,2024”.

E njĂ«jtĂ« Ă«shtĂ« skema edhe tek kompania Alliance Resource sh.p.k. VetĂ«m se tek kjo kompani janĂ« gjetur sasi tĂ« mĂ«dha nĂ« stok nĂ« kushte tĂ« papĂ«shtatshme pĂ«r t’u ruajtur.

“PĂ«rveç faktit qĂ« nuk ka disponuar dokumentacionin, sasia e mbetjeve Ă«shtĂ« gjendur nĂ« stok, ndĂ«rkohĂ« qĂ« subjekti marrĂ«s i mbetjeve tĂ« rrezikshme ka detyrĂ«n e trajtimit tĂ« tyre dhe jo tĂ« magazinojĂ« sasi tĂ« mĂ«dha mbetjesh duke i lĂ«nĂ« tĂ« patrajtuara duke shtuar efektet e rrezikut tĂ« lĂ«shimit tĂ« gazrave toksikĂ« nĂ« mjedis e nĂ« ajĂ«r” thuhet nĂ« dosje.

Hetuesit kanë kryer kontrolle në ambjentet e Alliance, por thonë se kompania nuk ka paraqitur dokumentacion provues se çfarë ka ndodhur me këto mbetje, si janë trajtuar, nëse janë transportuar a shitur tek të tretë, apo janë eksportuar.

Dyshimet janĂ« se Kurum dhe Alliance “kanĂ« shkelur legjislacionin pĂ«r menaxhimin e mbetjeve duke i transferuar mbetjet tek tĂ« tretĂ«t nĂ« sasi shumĂ« tĂ« mĂ«dha, me kosto tĂ« ulĂ«t pĂ«r tĂ« shmangur kostot e asgjĂ«simit” thotĂ« dosja.

“Bajrami N”, dhjetĂ«ra mijĂ«ra ton mbetje tĂ« zhdukura pa gjurmĂ«

Por ndĂ«rsa dy kompanitĂ« e tjera kishin synim t’i nxirrnin mbetjet jashtĂ« vendit pĂ«r t’u trajtuar, njĂ« krim akoma mĂ« i rĂ«ndĂ« duket tĂ« jetĂ« konsumuar nga njĂ« kompani tjetĂ«r “Bajrami N” sh.p.k. Kjo kompani pĂ«rmendet nĂ« dosje pĂ«r sasi tĂ« mĂ«dha mbetjesh tĂ« parrezikshme, kryesisht skorje qĂ« janĂ« zhdukur pa gjurmĂ«.

Hetuesit kanĂ« gjetur tre kontrata me gjithsek 40 mijĂ« ton mbetje, tĂ« cilat kjo kompani synonte t’i trajtonte me impiant betoni dhe t’i pĂ«rdorte si stabilizant tĂ« rrugĂ«ve.

Hetimet listojnĂ« shifra tĂ« tilla si “ka shitur 15996 ton
 16253 ton
 dhe 10359 ton”, por qĂ« shoqĂ«rohet me humbje tĂ« gjurmĂ«s, “nuk ka asnjĂ« informacion
 ku janĂ« depozituar kĂ«to mbetje, dhe si janĂ« trajtuar
 nuk ka asnjĂ« regjistĂ«r”.

Nga fashikulli i prokurorisĂ«, kompania Bajrami N shpk del si “vrima e zezĂ«â€ e hetimit, ku dhjetĂ«ra mijĂ«ra tonelata me mbetje janĂ« zhdukur pa lĂ«nĂ« gjurmĂ«.

“Bajrami N” sh.p.k. ka lidhur kontratĂ« me shoqĂ«rinĂ« “Kurum International sh.a.” por shoqĂ«ria “Bajrami N” sh.p.k. nuk disponon leje pĂ«r pĂ«rpunimin/trajtimin e skorjeve
 AsnjĂ«ri prej kodeve 100201 dhe 100202 nuk pĂ«rfshihet nĂ« lejet mjedisore tĂ« kĂ«saj shoqĂ«rie. Nga tĂ« dhĂ«nat e administruara nuk ka asnjĂ« informacion se çfarĂ« procesi pune ka ndodhur, ku janĂ« depozituar kĂ«to mbetje, dhe si janĂ« trajtuar pasi nuk ka asnjĂ« regjistĂ«r tĂ« deklaruar mbi to” citohet prokuroria e DurrĂ«sit.

Një qeveri e shqetësuar për lajmet toksike

Institucioni që duhet të ishte gardiani i këtij tregu delikat dhe me pasoja të rënda për mjedisin, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, përshkruhet si një hallkë jofunksionale në tregun e mbetjeve të Kurum.

Drejtuesja e AKM, Arta Dollani akuzohet se “nuk e ka pĂ«rmbushur detyrĂ«n
 nuk ka kryer vlerĂ«sime tĂ« plota
 dhe rezulton se nuk e ka monitoruar zbatimin e kritereve tĂ« lejes”.

NĂ« njĂ« tjetĂ«r pasazh, prokuroria thotĂ« se “nuk ka kryer inspektime nĂ« pĂ«rputhje me ligjin” pranĂ« subjekteve kryesore, Kurum International, Alliance Resource sh.p.k., Sokolaj sh.p.k., dhe ESM APO”.

Autoriteti KombĂ«tar i Mjedisit duket se ka kĂ«rkuar informacion vetĂ«m “pasi Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« publik rasti i eksportimit”, nĂ« TajlandĂ«, por mĂ« parĂ« “nuk ka kryer asnjĂ« lloj verifikimi nĂ« terren”.

Megjithatë kjo është fotografia e bllokimit të një mekanizmi të vogël, siç është Autoriteti Kombëtar i Mjedisit. Prokuroria e Durrësit është përqëndruar te ky mekanizëm, duke lënë jashtë dështimin e aparatit të madh shtetëror, si një organizëm që zgurdullon sytë vetëm kur skandali del në media, përpëlitet pak kur ndërhyn prokuroria, por rikthehet sërish në gjumë me idenë se çudia më e madhe tre ditë zgjat.

Akoma mĂ« rĂ«ndĂ« ishte nĂ« fjalimin nĂ« parlament kryeministri Edi Rama. Fajin pĂ«r mbetjet e rrezikshme qĂ« prodhohen dhe trafikohen, ai ia faturoi mediave dhe opozitĂ«s, me pretendimin se skandali u shpik nga kokat e sĂ«mura qĂ« janĂ« prekur nga “psikopatologjitĂ«â€, tĂ« atyre qĂ« shkruajnĂ« “fletĂ«rrufe” dhe tĂ« atyre qĂ« udhĂ«hiqen nga “fantazi malinje”, qĂ« kanĂ« pĂ«r qĂ«llim “helmimin e shqiptarĂ«ve” pĂ«rmes burimeve dixhitale.

“A Ă«shtĂ« kryer eksport i mbetjeve tĂ« rrezikshme? Sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« bĂ«ra me dije publikisht, nĂ« çdo deklaratĂ«, e nĂ« çdo dokument tĂ« paraqitur nga subjektet private, si pjesĂ« e procedurave tĂ« eksportit, Ă«shtĂ« shumĂ« e qartĂ« se eksporti i mallrave nĂ« fjalĂ« nuk Ă«shtĂ« eksport mbetjesh tĂ« rrezikshme”, u shpreh kryeministri nĂ« parlament.

“Ishim komando tĂ« PolicisĂ«â€, Berisha me akuza tĂ« forta: Gilamdo Danin e vrau Agasi dhe Rama!

Gjatë fjalës së mbajtur me qytetarët e njësive 1 dhe 3 në Tiranë, kryetari i PD-së Sali Berisha u ndal edhe te atentati i nëntorit në Rinas ku humbi jetën Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani.

Kreu i selisë blu hodhi akuza të forta teksa u shpreh se, atentati ndaj Danit është organizuar nga Ergys Agasi dhe Edi Rama.

“Ky Ă«shtĂ« shembulli mĂ« i fundit. Se mund tĂ« marrim me dhjetĂ«ra e dhjetĂ«ra shembuj. Nuk ka, nuk ekziston nĂ« literaturĂ«, nuk ekziston nĂ« realitet zyra Agasi. Jo. A mund ta imagjinoni ju njĂ« kryeministĂ«r qĂ« ka nĂ« varĂ«si policinĂ«, ushtrinĂ«, shĂ«rbimin informativ, tĂ« mbajĂ« njĂ« zyrĂ« krimi ku tĂ« thĂ«rrasĂ« ministrat, tĂ« thirren gjykatĂ«sit, tĂ« organizohen vrasjet nĂ« sheshet e pushtetit siç ishte ajo e aeroportit, e atij delinkuentit Dani. Ai u vra nga komando tĂ« policisĂ«.

Shiheni atĂ« skenĂ«. U vra nga komando tĂ« policisĂ«. E vrau Ergys Agasi! E vrau Edi Rama! A mundet njĂ« kryeministĂ«r, njeri i ligjit, njeri i fuqisĂ« ekzekutive, tĂ« mbajĂ« njĂ« zyrĂ« krimi mbrapa dhe tĂ« jetĂ« nga njĂ«ra anĂ« tĂ« paraqitet para qytetarĂ«ve dhe tĂ« bisedojĂ« dhe tĂ« bĂ«jĂ«, nga ana tjetĂ«r heq rrobat e kryeministrit dhe vesh rrobat e Gys Agasit dhe vazhdon akte tĂ« tilla. Akte me tĂ« cilat bĂ«n ligjin”, tha gjatĂ« fjalĂ«s sĂ« tij Berisha.

LEXO EDHE: “Foltorja”, Berisha: Berluskoni nuk iu shmang kurrĂ« drejtĂ«sisĂ«, kurse Rama po merr zvarrĂ« shtetin

Gilmando Dani, 47-vjeç, u ekzekutua pranë rrethrrotullimit të Rinasit në nëntor të 2025-ës.

I njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, ai ra pre e një atentati të mirëmenduar, ndërsa bashkë me të humbi jetën edhe Muçi Shaljani (Sheqeri).

Edhe sot, ende nuk ka asnjë të dyshuar për ngjarjen e rëndë që tronditi vendin.

LEXO EDHE: SHENJAT E KRIMIT/ Kthimi fatal dhe fluturimi i fundit i Gilmando Danit

Vizita nĂ« Vatikan nis nga “Zoja e ShqipĂ«risĂ«â€, Rama: AsnjĂ« kryetar shteti shqiptar nuk e ka vizituar qĂ« prej 1467

Kryeministri Edi Rama ka nisur vizitën e tij zyrtare në Vatikan nga Genazzano, në bazilikën e famshme ku ndodhet shembëlltyra e Zojës së Këshillit të Mirë, mbi një copë muri të shkëputur nga Kisha e Shkodrës në vitin 1467.

Në një postim në Facebook, Rama thekson se që nga ajo kohë, asnjë kryetar shteti apo qeverie shqiptare nuk e kishte vizituar këtë bazilikë, ku pranë Zojës së Shqipërisë qëndron gjithmonë edhe flamuri kombëtar shqiptar dhe ku kanë kryer vizita e rite pothuajse të gjithë Papët e Romës.

Postimi i Ramës:

“VIZITA NË VATIKAN pĂ«r takimin me Atin e ShenjtĂ«, nisi sot nga Genazzano, nĂ« bazilikĂ«n e famshme, ku gjendet shembĂ«lltyra e ZojĂ«s sĂ« KĂ«shillit tĂ« MirĂ«, mbi njĂ« copĂ« tĂ« shkĂ«putur nga muri i KishĂ«s sĂ« ShkodrĂ«s nĂ« vitin e largĂ«t 1467.
QĂ« nga ajo kohĂ« asnjĂ« kryetar shteti ose qeverie shqiptare nuk e kishte shkelur pragun e bazilikĂ«s, ku krah ZojĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« qĂ«ndron pĂ«rherĂ« edhe flamuri ynĂ« kombĂ«tar, e ku kanĂ« kryer vizita e rite thuajse tĂ« gjithĂ« PapĂ«t e RomĂ«s. GjĂ«ja e parĂ« qĂ« bĂ«ri edhe Papa Leoni XVI sapo u zgjodh, ishte vinte e tĂ« lutej nĂ« Genazzano te Zoja e ShqipĂ«risĂ« qĂ« thirret edhe Regina di Albania – MbretĂ«resha e ShqipĂ«risĂ«â€.

Alimehmeti i ribashkohet “Foltoreve” tĂ« BerishĂ«s: Çmimet e ilaçeve kanĂ« pĂ«suar rritje deri nĂ« 40-fish

Drejtuesi i Departamentit tĂ« ShĂ«ndetĂ«sisĂ«, Ilir Alimehmeti, njĂ« prej kritikĂ«ve publikĂ« sa i pĂ«rket mĂ«nyrĂ«s se si po drejtohet Partia Demokratike dhe pjesĂ«marrĂ«s nĂ« “Foltoret” e ish deputetit Ervin Salianji, sot i Ă«shtĂ« bashkuar “Foltores” sĂ« PD-sĂ« me NjĂ«sitĂ« 1 dhe 3 nĂ« TiranĂ«.

Gjatë fjalës së tij, Alimehmeti u ndal tek problematikat që ka sistemi shëndetësor në vend duke theksuar se një vendim i papritur dhe i pa paralajmëruar i qeverisë ka shkaktuar kaos në tregun farmaceutik, duke rritur ndjeshëm çmimet e dhjetëra barnave thelbësore.

Sipas tij, disa ilaçe kanë pësuar rritje deri në 40-fish, duke vënë në vështirësi të madhe pacientët dhe farmacistët në të gjithë vendin.

Fjala e Alimehmetit:

Më lejoni të shpreh falenderimin tim personal, po edhe të Partisë Demokratike, për të gjithë lodhjen, gjithë mbështetjen që keni dhënë këtë vit e këto vite të vështira. Me të vërtetë, jeni ju shtyllat kurrizore që kanë arritur ta mbajnë një situatë kur opozita ishte në ditët e saj më të vështira. Ju falenderoj nga zemra për këtë. Po të mos kishit qenë ju, ne nuk ishim këtu duke bërë këtë diskutim sot.

Patjetër, degën 1 dhe degën 3 unë i njoh në mënyrë të veçantë sepse jam mbi 20 vjet banor në këtë zonë, kështu që për problematikat tona mund të flasim çdo ditë, çdo natë, por ka një problem më të madh akoma: për shtresën më vulnerabël të popullatës tonë, që janë të sëmurët. Ne këtë fundjavë këtu, në qoftë se e keni vënë re, kush ka të sëmurë në shtëpi, të sëmurë kronik, të sëmurë akut, mund të vërejë që tregu farmaceutik hyri në kaos. Qeveria, Ministria e Shëndetësisë, në një mënyrë krejtësisht të paparalajmëruar, ndërhyri tek çmimet CIF të barnave dhe sot farmacistët u gjendën në një situatë ku ata nuk arrinin dot të përmbushnin barnat e rimbursueshme për pacientët.

NjĂ« sĂ«rĂ« ilaçesh nuk po flasim pĂ«r tĂ« gjitha po pĂ«r ata qĂ« patĂ«n ndryshimet. Nuk u lajmĂ«rua as urdhĂ«ri i farmacistit, as unioni farmaceutik, dhe pĂ«r kĂ«tĂ« u vunĂ« nĂ« kurriz farmacistĂ«t. Çdo gjĂ« qĂ« ndodh nĂ« shĂ«ndetĂ«si, nĂ« kĂ«tĂ« rast farmaceutik, Ă«shtĂ« nĂ« kurriz tĂ« njerĂ«zve, Ă«shtĂ« nĂ« kurriz tĂ« tĂ« sĂ«murĂ«ve, Ă«shtĂ« nĂ« kurriz tĂ« jetĂ«s dhe tĂ« shĂ«ndetit. Nuk Ă«shtĂ« thjesht njĂ« gjĂ« administrative e vogĂ«l. U rritĂ«n çmimet e barnave, tĂ« dhjetra barnave pa u shpjeguar fare. Disa çmime u arritĂ«n deri nĂ« 40-fish. ShumĂ« çmime u dy- dhe trefishuan, pa pasur njĂ« kuptim, pa pasur njĂ« transparencĂ«, pa diskutuar pse ndodhi kjo. Ministria e ShĂ«ndetĂ«sisĂ« Ă«shtĂ« aty pĂ«r tĂ« tuteluar tĂ« sĂ«murin, pĂ«r tĂ« tuteluar njerĂ«zit, sepse patjetĂ«r biznesi interesohet tĂ« shesĂ« nga ana e tij. Por, pa asnjĂ« transparencĂ«, pa folur me organet kompetente dhe grupet e interesit, u shtuan mbi 40 barna dy deri trefish, madje njĂ« ilaç i caktuar Ă«shtĂ« dhe 40-fish mĂ« shumĂ«.

KĂ«to janĂ« antibiotikĂ«, kĂ«to janĂ« ilaçe antitumorale, kĂ«to janĂ« ilaçe pĂ«r sĂ«mundje autoimune, kĂ«to janĂ« ilaçe pĂ«r diabetin praktikisht pĂ«r shumĂ« sĂ«mundje nga tĂ« cilat vuajnĂ« shumĂ« njerĂ«z. NĂ« kurriz tĂ« kujt? NĂ« kurriz patjetĂ«r tĂ« fondit publik dhe nĂ« kurriz tĂ« atyre qĂ« nuk janĂ« tĂ« siguruar, qĂ« nuk pĂ«rfitojnĂ«, nga xhepi i tyre. PĂ«r interes tĂ« disa firmave, dhe ne kemi parĂ« se si edhe vitin e kaluar fondi i sigurimeve, me rimbursimet fiktive qĂ« ka pasur, i ka kushtuar qindra miliona dĂ«m fondit publik dhe parave tona, nĂ« kurriz tĂ« jetĂ«s dhe shĂ«ndetit. Nga krahu tjetĂ«r, u kĂ«rkohet farmacistĂ«ve qĂ« tĂ« zbatojnĂ« disa çmime tĂ« cilat nuk u kanĂ« ardhur, sepse nuk Ă«shtĂ« miratuar ende lista, qĂ« ata tĂ« shesin mĂ« pak se sa ç’u kanĂ« thĂ«nĂ« t’i blejnĂ« mĂ« pĂ«rpara. Sepse zinxhiri e ka lĂ«nĂ« bosh.

Depot farmaceutike shesin me njĂ« çmim mĂ« tĂ« lartĂ«, ndĂ«rkohĂ« qĂ« atyre u kĂ«rkohet t’ia japin pacientit me njĂ« çmim mĂ« tĂ« ulĂ«t, nĂ« kurriz tĂ« farmaceutikĂ«s, duke ia lĂ«nĂ« atyre, le tĂ« themi topin, pataten e nxehtĂ«, sepse janĂ« ata qĂ« po bĂ«jnĂ« dĂ«min. NĂ« kĂ«to kushte, tĂ« jemi shumĂ« tĂ« qartĂ«: vuan gjithmonĂ« pacienti dhe ne kemi marrĂ« shumĂ« raportime si departament, pĂ«r pacientĂ« qĂ« po bĂ«jnĂ« ecejake nga mjeku tek farmacisti, tek spitali, tek qendra shĂ«ndetĂ«sore dhe nuk po arrijnĂ« tĂ« zgjidhin problemin e tyre. PĂ«r njĂ« arsye dhe vetĂ«m njĂ« arsye: Ministria e ShĂ«ndetĂ«sisĂ« punon pa plan, se Ministria e ShĂ«ndetĂ«sisĂ« nuk punon nĂ« drejtim tĂ« pacientit, por punon vetĂ«m nĂ« drejtim tĂ« disa xhepave pĂ«rkatĂ«s. Dhe ja vĂ« nĂ« kurriz nĂ« fund fare, dhe çon, si zakonisht, njĂ« shtresĂ« kundĂ«r njĂ« tjetre: shtresĂ«n e pacientĂ«ve kundĂ«r shtresĂ«s sĂ« farmacistĂ«ve, qĂ« nĂ« fakt Ă«shtĂ« e njĂ«jta shtresĂ«, sepse tĂ« dyja tentojnĂ« tĂ« ndihmojnĂ« jetĂ«n, tentojnĂ« tĂ« ndihmojnĂ« shĂ«ndetin.

NĂ« kĂ«to kushte nuk ka se si ne tĂ« mos flasim pĂ«r kĂ«tĂ« situatĂ« kĂ«tu. Kjo kĂ«rkon njĂ« zgjidhje tĂ« menjĂ«hershme. Kjo kĂ«rkon njĂ« pĂ«rgjigje tĂ« cilĂ«n ne duhet t’ia japim me doemos. NĂ« datĂ« 10 shkurt na jepet mundĂ«sia t’i japim njĂ« pĂ«rgjigje qeverisĂ« edhe pĂ«r kĂ«tĂ« situatĂ«, qĂ« shkakton dita-ditĂ«s, çdo ditĂ« qĂ« kalon, njĂ« aferĂ«; çdo ditĂ« qĂ« kalon, njĂ« abuzim. Por kurrsesi nuk mund tĂ« tolerohet kjo kur Ă«shtĂ« nĂ« kurriz tĂ« jetĂ«s dhe tĂ« shĂ«ndetit. Prandaj, miq, unĂ« ju bĂ«j njĂ« thirrje: kjo qeveri kĂ«tu rrĂ«zohet vetĂ«m me protestĂ«, kjo qeveri kĂ«tu rrĂ«zohet vetĂ«m me revoltĂ«; kĂ«rkohet qĂ«ndresĂ«, kĂ«rkohet guxim, kĂ«rkohet kurajo, kĂ«rkohet qĂ« ne aty nĂ« shesh tĂ« thĂ«rrasim kĂ«do.

I bëj një thirrje të veçantë shoqatave të pacientëve, mjekëve, farmacistëve, stomatologëve, infermierëve, çdo personeli shëndetësor që e dinë shumë mirë këtë problem dhe se si kjo ndikon, të jenë aty me ne. Datë 10 shkurt ju presim në shesh. Sheshi tregon kush është opozita, sheshi tregon se si Edi Rama mundet, sheshi tregon të ardhmen e Shqipërisë.

LEXO EDHE: “Foltorja”, Berisha: Berluskoni nuk iu shmang kurrĂ« drejtĂ«sisĂ«, kurse Rama po merr zvarrĂ« shtetin

PAMJE TË RËNDA/ Forcat e sigurisĂ« futen me makina mes turmave tĂ« protestuesve nĂ« Iran, ulĂ«rima njerĂ«zish

Pamje të reja që po qarkullojnë nga Irani kanë nxjerrë në pah një nivel alarmues dhune të ushtruar nga forcat e sigurisë ndaj protestuesve, duke treguar se represioni shtetëror ka shkuar përtej edhe përdorimit të armëve të zjarrit.

Sipas këtyre videove, autoritetet kanë përdorur edhe automjete për të përplasur dhe shtypur qytetarët që kishin dalë në rrugë për të protestuar.

Pamjet, të cilat raportohet se vijnë nga qyteti Ardabil, janë cilësuar si jashtëzakonisht tronditëse dhe përbëjnë një tjetër dëshmi vizuale të asaj që shumë organizata të të drejtave të njeriut e përshkruajnë si brutalitet sistematik të regjimit iranian ndaj popullsisë civile.

Ato janë pjesë e një serie gjithnjë e më të madhe videosh dhe fotografish që dokumentojnë dhunën e ushtruar nga aparati shtetëror për të frenuar çdo formë kundërshtimi.

Protestat në Iran shpërthyen si rezultat i pakënaqësive të thella ndaj politikave represive të shtetit, shkeljeve të vazhdueshme të të drejtave të njeriut dhe kufizimeve të ashpra mbi liritë individuale.

Në qendër të revoltës kanë qenë veçanërisht gratë dhe të rinjtë, të cilët prej vitesh përballen me rregulla strikte, ndëshkime të rënda dhe mungesë hapësire për shprehje të lirë.

Brenda një kohe të shkurtër, protestat u përhapën në dhjetëra qytete, duke përfshirë studentë, punëtorë, intelektualë dhe aktivistë të shoqërisë civile.

“Foltorja”, Berisha: Berluskoni nuk iu shmang kurrĂ« drejtĂ«sisĂ«, kurse Rama po merr zvarrĂ« shtetin

Foltorja e Partisë Demokratike është ndalur këtë të mërkurë në degët e njësisë 1 dhe 3 në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij, kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se, vendi dhe shteti janë duke kaluar një prej kohëve më kritike.

Sipas tij, “kurrĂ« nĂ« histori nuk ka ekzistuar njĂ« degradim kaq ekstrem i atij qĂ« quhet shtet”.

“Ish-kryeministri i ndjerĂ« i ItalisĂ«, njĂ« mik i madh i ShqipĂ«risĂ«, Silvio Berluskoni, e majta komuniste italiane iu pĂ«rvesh, por edhe kur ishte kryeministĂ«r nĂ« detyrĂ«, kur kryesonte G 7-tĂ«n, ai nuk iu shmang urdhrave tĂ« drejtĂ«sisĂ«. Edhe kur ato shĂ«nonin padrejtĂ«sinĂ« mĂ« tĂ« madhe, ai nuk u shmang. Ai nuk tha kurrĂ« se nuk do tĂ« paraqitem. Shikoni se ç’ndodh me kĂ«tĂ« bastard te xhelatĂ«ve komunistĂ«, tĂ« Spiro KolekĂ«s dhe Kristaq RamĂ«s. Shikoni miq se si i merr zvarrĂ« shtetin dhe çdo gjĂ«â€, tha ndĂ«r tĂ« tjera Berisha.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Ne mblidhemi në një kohë ndër më kritiket për vendin dhe për shtetin shqiptar.

Mblidhemi në një kohë në të cilën kurrë në histori nuk ka ekzistuar një degradim kaq ekstrem i atij që quhet shtet.

Degradimi, degjenerimi në kuptimin absolut të fjalës i karakterit dhe moralit zyrtar dhe ligjor të njerëzve të këtij pushteti, tejkalon çdo lloj parashikimi, libri që mund të keni lexuar apo filmi që mund të keni parë.

Ne që kemi jetuar në dy diktatura, ne bëjmë krahasime dhe u them unë që në memorien tonë, kurrë nuk ka ekzistuar në Europë një diktaturë e zezë si ajo e Enver Hoxhës.

Por u garantoj se disa aspekte, dhe jo tĂ« pakĂ«ta, ky regjim sot Ă«shtĂ« mĂ« shkatĂ«rrimtar pĂ«r qenien shqiptare se sa ç’ishte regjimi mĂ« i parĂ«.

Miq, kĂ«tu unĂ« flas me njerĂ«z politikĂ«, flas me njerĂ«z qĂ« kanĂ« vite, dekada qĂ« merren me politikĂ« dhe Ă«shtĂ« jashtĂ«zakonisht e rĂ«ndĂ«sishme qĂ« mesazhet ne t’i pĂ«rcjellim tek çdo mik, tek çdo mikeshĂ«, tek çdo anĂ«tar i familjes, tek çdo i ri.

Degradimi i këtyre pushtetarëve ka kufi vetëm qiellin.

Do t’u jap njĂ« shembull.

Ish-kryeministri i ndjerë i Italisë, një mik i madh i Shqipërisë, Silvio Berluskoni, e majta komuniste italiane iu përvesh, por edhe kur ishte kryeministër në detyrë, kur kryesonte G 7-tën, ai nuk iu shmang urdhrave të drejtësisë. Edhe kur ato shënonin padrejtësinë më të madhe, ai nuk u shmang. Ai nuk tha kurrë se nuk do të paraqitem.

Shikoni se ç’ndodh me kĂ«tĂ« bastard te xhelatĂ«ve komunistĂ«, tĂ« Spiro KolekĂ«s dhe Kristaq RamĂ«s. Shikoni miq se si i merr zvarrĂ« shtetin dhe çdo gjĂ«. A ka turp mĂ« tĂ« madh, a mund tĂ« bĂ«jnĂ« njĂ« turp mĂ« tĂ« madh ata gjykatĂ«s qĂ« duhet tĂ« jenĂ« gjykatĂ«sit mĂ« eprorĂ« tĂ« shqiptarĂ«ve qĂ« e trajtojnĂ« veten si larva, pa karakter, pa dinjitet, pa shtyllĂ« kurrizore, pa asgjĂ«?

Por mos harroni se ata janë gjykatësit që vendosin për të drejtën tonë. Ata vendosin. Ata pranojnë çdo lloj poshtërimi dhe vetëposhtërimi. Pse? Ata kanë degraduar në atë shkallë nga frika dhe tmerri që kanë nga diktati i Edi Ramës.

17-vjeçari plagos me thikë 34-vjeçarin në Korçë, ja shkaku i konfliktit

Një plagosje me thikë është regjistruar në qytetin e Korçës, mbrëmjen e sotme.

Autori është një 17-vjeçar, kurse i plagosur ka mbetur një 34-vjeçar.

Sipas të dhënave mësohet se 34-vjeçari ka marrë dëmtime në dorë nga mjeti i mprehtë, teksa ka ardhur pak ditë më parë në Shqipëri pasi jetonte jashtë shtetit, në Greqi.

Shkak i konfliktit mendohet të ketë qenë një tjetër i mëparshëm.

I mituri ndodhet tashmë në komisariatin e Korçës, ndërsa i plagosuri po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

PĂ«r herĂ« tĂ« parĂ«! NjĂ« shqiptar nĂ« Top 5-en europiane pĂ«r “KĂ«pucĂ«n e ArtĂ«â€

Gara pĂ«r “KĂ«pucĂ«n e ArtĂ«â€ europiane vazhdon tĂ« jetĂ« mĂ« e zjarrtĂ« se kurrĂ«, me Harry Kane dhe Kylian MbappĂ© qĂ« mbeten krah pĂ«r krah nĂ« krye tĂ« renditjes.

Sulmuesi anglez i Bayern Munchen dhe ylli francez i Real Madrid udhëheqin me nga 44 pikë, falë 22 golave të shënuar secili në kampionatet respektive.

Pas tyre ndodhet Erling Haaland, i treti me 40 pikë, duke e mbajtur ende të hapur garën për podiumin.

Bie në sy fakti që në top-5 renditet sulmuesi dardan i Mallorca-s, Vedat Muriqi.

Në këtë renditje të përditësuar, vëmendja për Serie A shkon te Lautaro Martinez, i cili ka shënuar sërish dhe ka bërë një hap të rëndësishëm përpara. Kapiteni dhe golashënuesi më i mirë i kampionatit italian renditet aktualisht i 13-ti, me 13 gola dhe 26 pikë, duke hyrë fuqishëm në radarët e top-5.

Sistemi i pikëzimit për Këpucën e Artë bazohet në numrin e golave të shënuar, të shumëzuar me koeficientin UEFA të kampionatit përkatës. Golat në ligat e renditura nga vendi i parë deri në të pestin (Angli, Itali, Spanjë, Gjermani dhe Francë) vlejnë 2 pikë, ndërsa ato në kampionatet nga vendi i gjashtë deri në të njëzetedytin vlejnë 1.5 pikë. Të gjitha ligat e tjera kanë koeficient 1.

Top-5 aktuale e Këpucës së Artë:

  • Harry Kane (Bayern Munich) – 44 pikĂ«
  • Kylian MbappĂ© (Real Madrid) – 44 pikĂ«
  • Erling Haaland (Manchester City) – 40 pikĂ«
  • Igor Thiago (Brentford) – 32 pikĂ«
  • Vedat Muriqi (Mallorca) – 30 pikĂ«

“Rruga Ă«shtĂ« mĂ« keq se nĂ« 1964-Ă«n”/ BanorĂ«t e fshatit Luz tĂ« FushĂ« KrujĂ«s sĂ«rish nĂ« protestĂ«, policia nis hetimet

Banorët e fshatit Luz në Fushë Krujë por edhe banorë të zonave përrreth janë rikthyer sërish këtë pasdite për të protestuar.

 

Ata kërkojnë rregullimin e rrugës së fshatit të tyre.

Protestuesit kanë deklaruar se nuk do të ndalen derisa rruga të ndërtohet, ndërsa kanë paralajmëruar se protestat do të përshkallëzohen.

Një protestues u shpreh se, rruga e fshatit Luz është si në vitin 1964, teksa kritikoi zyrtarët vendorë për mospërfilljen e kërkesave të tyre.

“Kam dal pĂ«r rrugĂ«n. UnĂ« kĂ«rkoj rrugĂ«n e Luzit, Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« si nĂ« 1964. NĂ« 1964-1975 kĂ«tĂ« gjendje kemi shkuar nga Tur Bushi. Se Tur Bushi dhe Ilir Loci e di unĂ« çfarĂ« kanĂ« bĂ«rĂ«, prandaj nuk vijnĂ« kĂ«tu”, tha njĂ« protestues.

Kujtojmë se ditën e djeshme Policia nisi hetimet ndaj disa protestuesve, pas pretendimeve se protesta e ditës së djeshme ishte organizuar pa lejen përkatëse.

“Policia referoi materialet nĂ« Prokurori, ku nisi procedimi penal pĂ«r shtetasit G. D., B. S. dhe S. B., pasi dje, nĂ« fshatin Luz, duke organizuar njĂ« protestĂ« tĂ« paligjshme, kanĂ« penguar qarkullimin e mjeteve. Punohet pĂ«r identifikimin dhe nxjerrjen pĂ«rpara pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« penale, tĂ« shtetasve tĂ« tjerĂ« tĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« kĂ«tĂ« rast”, njoftonte policia.

Por hetimi i disa personave nuk i ka ndalur banorët e fshatit Luz që ditën e sotme të dalin sërish në protestë dhe të kërkojnë të drejtat e tyre për një rrugë me standarde.

Edhe këtë herë, protestuesit janë mbështetur nga gazetari dhe aktivisti Aulon Kalaja.

Fenerbahçe nuk përmbahet/ Firmos Kante, pritet edhe ish-sulmuesi i Liverpool

N’Golo Kante Ă«shtĂ« lojtari mĂ« i ri i Fenerbahçe.

Klubi turk ka arritur të transferojë mesfushorin francez, pavarësisht problemeve që u shfaqën fillimit në sistemin TMS të FIFA-s.

Mesfushori francez ka nënshkruar një kontratë që do ta mbajë në Stamboll deri në vitin 2028.

Ndërkohë mediat turke kanë zbuluar edhe rrogën.

Futbollistit do t’i paguhet njĂ« bonus nĂ«nshkrimi prej 14.400.000 euro, si dhe 5.500.000 euro pĂ«r sezonin 2025–2026. NdĂ«rsa pĂ«r sezonet 2026–2027 dhe 2027–2028, do tĂ« pĂ«rfitojĂ« nga 11.000.000 euro nĂ« sezon.

Ndërkohë Fenerbahçe ka falenderuar publikisht presidentin Recep Tayyip Erdogan për finalizimin e kësaj marrëveshjeje, që duket se është më shumë se sportive, pasi u desh ndërhyrja e politikës që diçka e tillë të arrihej.

“Klubi ynĂ« ka pĂ«rfunduar me sukses transferimin e N’Golo Kante, njĂ« nga figurat kryesore nĂ« futbollin botĂ«ror. NĂ« emĂ«r tim dhe tĂ« klubit tim, dua tĂ« falĂ«nderoj presidentin tonĂ«, Rexhep Taip Erdogan, pĂ«r mbĂ«shtetjen e tij tĂ« konsiderueshme, e cila e bĂ«ri tĂ« mundur kĂ«tĂ« proces dhe do tĂ« kontribuojĂ« nĂ« zhvillimin e Fenerbahces dhe futbollit turk”, shkroi presidenti i klubit tĂ« Fenerbahces, Sadettin Saran.

Kante, 34 vjeç, iu bashkua Al-Ittihad nga Chelsea në vitin 2023, pasi kishte fituar Ligën e Kampionëve, Premier Leaguen, Europa League dhe Kupën FA me skuadrën londineze.

Ai iu bashkua “Bluve” nga Leicester City nĂ« vitin 2016, pasi i kishte udhĂ«hequr “Dhelprat” drejt trofeut tĂ« Premier League.

Pas sigurimit të Kante, klubi turk ka nisur bisedimet me Al-Hilal për sulmuesin Darwin Nunez.

Uruguaiani është i pakënaqur në Arabi, sidomos pas transferimit të fundit të Karim Benzema te skuadra e tij. Fenerbahçe synon ta afrojë Nunez në formë huazimi me të drejtë blerjeje për pjesën e mbetur të sezonit.

Kjo lëvizje vjen si një nevojë për të zëvendësuar Youssef En-Nesyri, i cili u largua drejt Al-Ittihad. Drejtuesit turq po punojnë kundër kohës për të mbyllur këtë goditje të dytë të madhe.

VIDEO/ “Je gazetarja mĂ« e keqe, nuk buzĂ«qesh kurrĂ«â€! “Epstein” pĂ«rplas Trump me gazetaren e CNN

Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi ligjin që i dha fund mbylljes së pjesshme të qeverisë federale, por në daljen për mediat vëmendja u zhvendos te çështja Epstein dhe zhvillimet e fundit nga Departamenti i Drejtësisë.

Në fillim, Trump u pyet për reagimin e tij ndaj lajmit se ish-presidenti Bill Clinton dhe ish-kandidatja demokrate për presidente Hillary Clinton do të dëshmojnë para Kongresit në kuadër të hetimeve për Jeffrey Epstein. Presidenti amerikan u shpreh se situata është e rëndë për ta dhe se i vjen keq që përballen me këtë proces.

“ËshtĂ« pĂ«r tĂ« ardhur keq dhe mĂ« vjen keq qĂ« duhet ta kalojnĂ« kĂ«tĂ« situatĂ«â€.

Më pas, një tjetër pyetje lidhej me hetimet në Mbretërinë e Bashkuar ndaj ish-ambasadorit britanik në SHBA, Peter Mandelson, ku Shefi i Shtëpisë së Bardhë tha se nuk kishte dijeni të mjaftueshme për çështjen.

“Nuk di shumĂ« pĂ«r kĂ«tĂ« çështje”.

Presidenti amerikan reagoi ashpër ndaj një pyetjeje të gazetares së CNN, Kaitlan Collins, lidhur me lidhjet e figurave publike me Jeffrey Epstein. Trump e sulmoi gazetaren, duke e cilësuar si gazetaren më të keqe, pasi nuk e ka parë kurrë të buzëqeshë.

Donald Trump: “Je shumĂ« e keqe. Je gazetarja mĂ« e keqe. Nuk Ă«shtĂ« çudi qĂ« CNN nuk ka shikueshmĂ«ri. Ajo Ă«shtĂ« njĂ« grua e re. Nuk mendoj se tĂ« kam parĂ« ndonjĂ«herĂ« tĂ« buzĂ«qeshĂ«sh. Duhet tĂ« kenĂ« turp.”

Reagimet e Trump vijnë në një kohë kur Departamenti amerikan i Drejtësisë ka publikuar miliona dokumente të brendshme lidhur me rrjetin e Jeffrey Epstein, duke nxjerrë në pah lidhjet e tij me figura të njohura nga politika, financa dhe biznesi, si para ashtu edhe pas dënimit të tij për krime seksuale.

Medikamente të kontrabanduara nga Italia, arrestohet 53-vjeçari në Vlorë. Procedohet edhe i biri

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Vlorë, si rezultat i kontrolleve intensive dhe i verifikimeve të kryera në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë goditur një rast të tregtimit të mallrave të kontrabanduara.

NĂ« vijim tĂ« veprimeve pĂ«r kĂ«tĂ« rast, u arrestua shtetasi P. Ç., 53 vjeç dhe nisi procedimi penal pĂ«r djalin e tij, shtetasin D. Ç., 26 vjeç, tĂ« dy banues nĂ« VlorĂ«.

Shtetasi P. Ç. u kap nĂ« flagrancĂ« nga shĂ«rbimet e PolicisĂ«, mbrĂ«mjen e djeshme, duke transportuar me automjet, mallra (medikamente mjekĂ«sore dhe celularĂ«) tĂ« dyshuara tĂ« kontrabanduara nga Italia.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.

Kërkon përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda, Veliaj depoziton kërkesën në GJKKO

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka depozituar në GJKKO kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda.

Kërkesa do të shqyrtohet nga gjyqtari Bib Ndreca.

KujtojmĂ« se nĂ« seancĂ«n e fundit qĂ« u mbajt para dy ditĂ«sh nĂ« GJKKO, Veliaj pĂ«rmes mbrojtjes sĂ« tij ka deklaruar se “procesi nĂ« zhvillim ka kapĂ«rcyer kufijtĂ« e çdo standardi minimal tĂ« njĂ« gjykimi tĂ« rregullt ligjor”.

LEXO EDHE: “Do hyjĂ« nĂ« histori”/ AvokatĂ«t e Veliajt reagojnĂ« pĂ«r seancĂ«n nĂ« GJKKO: Shembulli ekstrem i shkeljeve brutale tĂ« procesit ligjor

Që prej 10 shkurtit 2025, kryebashkiaku i Tiranës ndodhet në paraburgim.

Veliaj akuzohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash, mosdeklarim të pasurisë, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve të ndaluara në paraburgim.

Ai i ka mohuar të gjitha akuzat, ndërsa procesi gjyqësor ndodhet ende në fazën paraprake.

Amnistia/ Kush del menjëherë nga burgu dhe kush përfiton ulje dënimi

Burra, qĂ« deri mĂ« 31 dhjetor 2025 janĂ« dĂ«nuar me vendim tĂ« formĂ«s sĂ« prerĂ« apo u ka mbetur edhe 3 vite burg dhe vendimi ka marrĂ« formĂ« tĂ« prerĂ« dhe gra, qĂ« janĂ« dĂ«nuar me 4 vite burg me vendim tĂ« formĂ«s sĂ« prerĂ« deri nĂ« fund tĂ« vitit tĂ« kaluar, me pĂ«rjashtim tĂ« disa kategorive tĂ« veprave penale, do tĂ« lirohen menjĂ«herĂ« nĂ«se Kuvendi do t’i japĂ« “Ok”-in amnistisĂ« penale qĂ« ka pĂ«rgatitur qeveria.

Nga kjo amnisti pritet të përfitojnë më shumë se 10 mijë persona.

Mbi 7700 prej tyre kanë procedime për drejtim të parregullt të automjeteve. Vetëm pak më shumë se 1300 janë të dënuar, nga të cilët 380 të dënuar do të lirohen ndërsa 900 të tjerë do të përfitojnë ulje dënimi.

LIROHEN MENJËHERË NGA BURGU (me pĂ«rjashtimet e ligjit)

  • Burrat e dĂ«nuar deri nĂ« 3 vite ose mĂ« pak
  • GratĂ« e dĂ«nuara deri nĂ« 4 vite ose mĂ« pak
  • Burrat qĂ« u ka mbetur deri nĂ« 3 vite burg
  • GratĂ« qĂ« u ka mbetur deri nĂ« 4 vite burg
  • Burrat qĂ« janĂ« 60-vjeç ose mĂ« shumĂ«
  • GratĂ« qĂ« janĂ« 50-vjeç ose mĂ« shumĂ«
  • TĂ« gjithĂ« ata qĂ« ishin 18-vjeç kur kryen krimin

Ulje dënimi

Përveç rreth 380 të burgosurve që përfitojnë lirim të menjëhershëm, rreth 1000 të tjerë parashikohen të përfitojnë ulje të dënimit.

Qeveria ka parashikuar ulje të dënimit me 1 vit për burrat dhe 1 vit e gjysmë për gratë dhe të miturit.

Nga këto përfitime përjashtohen:

  • Personat e dĂ«nuar nga GJKKO;
  • TĂ« dĂ«nuarit me burgim tĂ« pĂ«rjetshĂ«m;
  • Ata qĂ« i janĂ« shmangur drejtĂ«sisĂ« dhe tĂ« dĂ«nuar pĂ«r vrasje nĂ« rrethana cilĂ«suese;
  • TĂ« dĂ«nuarit pĂ«r vrasje tĂ« funksionarit publik;
  • TĂ« dĂ«nuarit pĂ«r vrasje tĂ« punonjĂ«sit tĂ« policisĂ«;
  • TĂ« dĂ«nuarit pĂ«r krim nĂ« familje.

Kujtojmë se, sipas shifrave të vetë ministries së drejtësisë, nga personat që ndodhen në burgjet e vendit mbi 50% janë të paraburgosur, në pritje të vendimeve të gjykatave.

Edhe Këshilli i Europës ka ngritur alarmin për numrin e lartë të paraburgimeve në Shqipëri. 

“ËshtĂ« pĂ«rgjegjĂ«si e autoriteteve gjyqĂ«sore kombĂ«tare tĂ« sigurojnĂ« qĂ«, nĂ« njĂ« rast tĂ« caktuar, paraburgimi I njĂ« personi tĂ« akuzuar, tĂ« mos tejkalojĂ« njĂ« afat tĂ« arsyeshĂ«m. Gjykata pĂ«r tĂ« drejtat e njeriut thotĂ« qartĂ« se barra e proves nĂ« kĂ«to raste nuk duhet tĂ« pĂ«rmbyset duke ia ngarkuar personit tĂ« ndaluar detyrimin pĂ«r tĂ« provuar ekzistencĂ«n e arsyjeve qĂ« justifikojnĂ« lirimin e tij. Problemi i praktikĂ«s sĂ« paraburgimit nĂ« ShqipĂ«ri Ă«shtĂ« pĂ«rdorimi i tepruar dhe i paarsyetuar mjaftueshĂ«m i kĂ«saj mase, vecanĂ«risht, nĂ« gjykatat e shkallĂ«s sĂ« parĂ«, dhe gjatĂ« rishikimeve periodike.” tha gjatĂ« njĂ« vizite nĂ« TiranĂ« Gianluca Esposito, zyrtar i KĂ«shillit tĂ« EuropĂ«s.

VIDEO/ Super-gol dhe asist, tjetër mbrëmje magjike për Ernest Muçin

Trabzonspor mposhti Fethiyespor me rezultatin 3-0 në kuadër të Kupës së Turqisë.

Dhe protagonist pa dyshim i ndeshjes ishte ylli shqiptar Ernest Muçi.

Ai realizoi një supergol në pjesën e dytë, kur rezultati ishte ende 0-0.

Goditja e Muçit përshëndeti rrjetën nga jashtë zone, ndërsa portieri rival mbeti pa lëvizur.

Jo vetëm kaq, pasi në minutën e 79-të ishte Muçi që asistoi golin e tretë për Trabzonsporin duke mbyllur llogaritë e sfidës.

Në Kupë Muçi numëron tre gola dhe dy asistime në katër ndeshje. Ndërsa në kampionatit, është autor i tetë golave.

Muçi duket edhe se mbetet lojtari që i mungon Kombëtares shqiptare. Trajneri Silvinho preferoi të mos e ftonte për ndeshjet e fundit, ndërsa në vitin 2025 mori minuta vetëm ndaj Letonisë si zëvendësues.

Goli 

Asisti

GJKKO liron nga qelia vëllain e ish-deputetit të PS

GJKKO ka liruar nga qelia Xhelal Rrajën, villain e ish deputetit të PS, Rrahman Rraja.

Sipas vendimit, Rraja do tĂ« duhet tĂ« qĂ«ndrojĂ« nĂ« “arrest shtĂ«pi”, me mbikqyrje policore.

Atij I lejohet vetëm komunikimi me familjarët që ka në banesë.

Xhelal Rraja u arrestua nĂ« maj 2024, teksa GJKKO fimosi 50 urdhĂ«arreste pĂ«r anĂ«tarĂ«t e 7 grupeve kriminale, me shtrirje nĂ« qytetet kryesore tĂ« vendit, nĂ« kuadĂ«r tĂ« operacionit “Revanshi”.

Emrat dhe rolet e i tyre dolën në skenë, pas zbërthimeve të aplikacioneve Sky ECC dhe Encro Chat.

Gjatë operacionit u sekuestruan prona me vlerë 4.5 milionë euro, mes tyre gati 3 mln euro cash.

Xhelal Rraja akuzohet se ishte pjesë e grupeve të Durim Bamit e Endrit Dokles dhe do të duhej të siguronte kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasjen e ish deputetit socialist Arben Ndoka.

Nga hetimet e SPAK rezulton se Arben Ndoka ishte planifikuar tĂ« ekzekutohet nĂ« janar 2021, kur ky tĂ« shkonte pĂ«r kafe dhe qokĂ« nĂ« RrugĂ«n e “Elbasanit”, pasi kishte vdekur njĂ« gjyqtar nga Lezha.

Sipas dosjes, Durim Bami dhe Endrit Dokle, në bashkëpunim me Xhelal Rrajën dhe Marklen Hakën, thurën planin për të vrarë Ndokën.

LEXO EDHE: U pagua nga ish-deputeti për të vrarë vëllezërit Bami, GJKKO le në burg 37-vjeçarin

EMRI/ Ministrja e Brendshme prezanton administratorin e ri tĂ« “Illyrian Guard”

Ministrja e PunĂ«ve tĂ« Brendshme, Albana Koçiu prezantoi sot Administratorin e ri tĂ« shoqĂ«risĂ« “Illyrian Guard”, Florenc Spahon, i cili pason nĂ« kĂ«tĂ« detyrĂ«, Enrik Banushin.

“ShĂ«nojmĂ« hapjen e njĂ« kapitulli tĂ« ri pĂ«r kĂ«tĂ« kompani sigurie“, Ă«shtĂ« shprehur Koçiu.

GjatĂ« prezantimit, ministrja theksoi se ndryshimi nĂ« lidership nuk pĂ«rfaqĂ«son vetĂ«m njĂ« emĂ«rim tĂ« ri, por mbi tĂ« gjitha njĂ« vizion tĂ« qartĂ« pĂ«r transformimin e “Illyrian Guard” nĂ« njĂ« model shĂ«rbimi me standarde tĂ« larta profesionale dhe cilĂ«si tĂ« qĂ«ndrueshme.

“QĂ«llimi ynĂ« Ă«shtĂ« i qartĂ«, ta kthejmĂ« “Illyrian Guard” nĂ« njĂ« kompani moderne, efektive dhe referencĂ« nĂ« sektorin e sigurisĂ«, njĂ« partner tĂ« besueshĂ«m pĂ«r institucionet publike dhe private qĂ« kĂ«rkojnĂ« shĂ«rbime sigurie profesionale me standarde tĂ« larta,” tha Koçiu.

Ajo nënvizoi se fokusi do të jetë te forcimi i kapaciteteve menaxheriale, rritja e profesionalizmit të personelit dhe garantimi i shërbimeve të sigurta, transparente dhe në përputhje me kërkesat bashkëkohore të tregut të sigurisë.

Kur dhe ku do të asgjësohen?/ Banorët e Porto Romanos në alarm: 2800 ton mbetje ende pa zgjidhje

Pas mbĂ«rritjes sĂ« rezultatit tĂ« analizave tĂ« kryera nĂ« njĂ« laborator tĂ« specializuar nĂ« Itali, se mostrat e marra nga 2800 tonĂ«t e mbetjeve industriale tĂ« kompanisĂ« “Kurum” tĂ« depozituara kĂ«tu nĂ« Porto Romano tĂ« DurrĂ«sit janĂ« tĂ« rrezikshme pĂ«r shĂ«ndetin e njeriut dhe mjedisin, banorĂ«t e zonave pĂ«rreth shprehen tĂ« shqetĂ«suar pĂ«r bashkĂ«jetesĂ«n e rrezikshme me mbetjet, prej 15 muajsh.

Tashmë është fakt se këto mbetje, të mbajtura prej më shumë se një viti në kontenierë në Porto Romano, janë të rrezikshme.

Sipas rezultateve të ekspertimit të kryer në Itali në dhjetor 2025, mbetjet i përkasin kategorisë së pluhurit të furrës elektrike me qark, EAFD; të klasifikuara si të rrezikshme nga legjislacioni shqiptar dhe ai ndërkombëtar dhe me përmbajtje shumë të lartë të zinkut dhe hekurit, të shoqëruara me plumb, bakër, mangan, kalium, kalcium dhe squfur.

Elementët përbërës konsiderohen të dëmshme për shëndetin e njeriut dhe mjedisin.

Referuar analizave, në dosjen hetimore përshkruhet rreziku i toksocitetit për riprodhimin dhe ekotoksicitet, veçanërisht ndaj ekosistemeve ujore.

LEXO EDHE: Skandali i mbetjeve tĂ« “KĂŒrĂŒm”, Prokuroria e DurrĂ«sit: Rrezik pĂ«r shĂ«ndetin e njeriut dhe mjedisin

Prej rreth 15 muajsh, 2800 ton mbetje të rrezikshme vijojnë të qëndrojnë të depozituara në Porto Romano, ndërsa publikimi i analizave që i klasifikojnë ato si potencialisht kancerogjene ka ngritur alarmin tek banorët dhe ekspertët.

Ndërkohë, në dosjen hetimore ngrihen dyshime edhe për zhdukjen e sasive të tjera me mbetje të dyshimta në zonën e Elbasanit, duke shtuar indiciet për një skemë më të gjerë të menaxhimit të paligjshëm të mbetjeve industriale.

Policia e Durrësit njofton se deri më tani janë ekzekutuar 20 nga 33 masa sigurie.

PERSONAT E SHPALLUR NË KËRKIM

Erdal Demir, Administratori i “Kurum International” – “Kontrabanda me mallra tĂ« ndaluara ose tĂ« kufizuara” nĂ« 4 raste, “transporti i mbetjeve”, “Menaxhimi i mbetjeve”, “Falsifikimi i dokumentave” ne 2 raste dhe “Pastrimi i produkteve tĂ« veprimtarisĂ« kriminale”.

Yusuf Sezai Kurum, 46 vjeç Administrator me prokurĂ« i “Kurum” – “”Menxhimi i mbetjeve”, “Pastrimi i produkteve tĂ« veprimtarisĂ« kriminale”

Harun Sarica, 42 vjeç, banues nĂ« Turqi; Drejtori i prodhimit tĂ« çelikut nĂ« “Kurum” – “Menaxhimi i mbetjeve”

Mujo Ilazaj, Drejtori i Transportit nĂ« kompaninĂ« “Kurum” – “Transporti i mbetjeve”.

Arif Shkalla, Drejtues nĂ« kompaninĂ« “Kurum” – “Kontrabanda me mallra tĂ« ndaluara ose tĂ« kufizuara”, “Menaxhimi i mbetjeve”, “Falsifikimi i dokumentave” dhe “Pastrimi i produkteve tĂ« veprimtarisĂ« kriminale”.

Mbarime Koroci, Aksionere e kompanisĂ« “Alliance Resource” – “Menaxhimi i mbetjeve” dhe “Pastrimi i produkteve tĂ« veprĂ«s penale ose veprimtarisĂ« kriminale”.

Petrit Qosja, Person fizik nĂ« tregtinĂ« e mbetjeve – “Menaxhimi i mbetjeve”.

Xhulio Golgota, Inspektor i Autoritetit Portual DurrĂ«s – “ShpĂ«rdorimi i detyrĂ«s”.

Dritan Seferaj, Drejtoria e Inspektim- Kontrollit, AKM – “”ShpĂ«rdorimi  i detyrĂ«s”.

Doni Sokolaj, Administrator i kompanisĂ« D.o.o Minerals – “Kontrabanda me mallra tĂ« ndaluara ose tĂ« kufizuara”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve tĂ« veprimtarisĂ« kriminale”.

Gjovana Sokolaj, Pronare e kompanisĂ« “Sokolaj” – “Kontrabanda me mallra tĂ« ndaluara ose tĂ« kufizuara” nĂ« 4 raste, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve tĂ« veprimtarisĂ« kriminale”.

Olizana Pemati, Ish- administratore e kompanisĂ« “Sokolaj” – “Kontrabanda me mallra tĂ« ndaluara ose tĂ« kufizuara”, “Pastrimi i produkteve tĂ« veprimtarisĂ« kriminale”.

Ingo Hesse, administrator i kompanisĂ« EMS APO – “Menaxhimi i mbetjeve”.

Pavarësisht hetimeve që vijojnë, mbetet ende e paqartë se kush do të marrë përsipër asgjësimin e mbetjeve të rrezikshme dhe vendin ku do të asgjesohen.

Investigimi/ Burrat filmojnë vajzat në rrugë dhe fitojnë para përmes klikimeve

Një investigim i BBC-së ka zbuluar se disa burra po filmojnë fshehurazi vajza dhe gra gjatë daljeve natën, duke zbuluar herë pas here pjesë intime të trupit.

Sipas medias britanike, ata fitojnë para duke i publikuar videot në internet, të cilat marrin me miliarda klikime.

Videot, tĂ« pĂ«rshkruara shpesh si “shĂ«titje nĂ« kĂ«mbĂ«â€ ose “pĂ«rmbajtje jete nate”, publikohen nĂ« YouTube, TikTok, Facebook dhe Instagram. Ato fokusohen pothuajse tĂ«rĂ«sisht te gratĂ« e veshura me fustane ose funde, shumĂ« prej tĂ« cilave filmohen nga pas ose nga kĂ«nde tĂ« ulĂ«ta.

BBC identifikoi pothuajse 50 gra që ishin filmuar dhe zbuluan se shumë prej tyre nuk ishin në dijeni të asaj që kishte ndodhur.

Një vajzë 21-vjeçare, e cila ishte filmuar nga një kënd i ulët duke i zbuluar fundin, tha se ishte prekur thellë pasi kishte parë pamjet e saj të publikuara pa pëlqimin e saj.

“Ishte thjesht njĂ« natĂ« normale, nuk kishim fare ide se po na filmonin.”, u shpreh njĂ« nga vajzat e filmuara.

Mbi 65 kanale me këtë lloj përmbajtjeje janë identifikuar online, videot e të cilave janë parë mbi tre miliardë herë gjatë tre viteve të fundit.

Videot fokusohen në daljet e natës në qytete të mëdha anembanë botës, përfshirë Londrën, Oslon, Miamin dhe Bangkokun, por një nga vendndodhjet më të njohura është Mançesteri.

TikTok ka hequr katër kanale, ndërsa videot në Facebook dhe Instagram mbeten ende aktive.

❌