❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Berisha publikon pamjet: Si shkonin shishet 33 mijë euroshe të verës tek restoranti ku darkonte Rama

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar një video ku sipas tij, tregohet se si shishet e shtrenjta të verës shkonin në restorantin ku darkonte Edi Rama.

“Edhe nĂ« restorant i vinte vera 33 mijĂ« euro”, shkruan Berisha.

VerĂ«rat e famshme u gjendĂ«n nĂ« vinotekĂ«n Vip” tĂ« Ergys Agasit, I shpallur nĂ« kĂ«rkim tashmĂ«.

LEXO EDHE: Vera e zhdukur nga kantina e Agasit/ GjurmĂ«t e BKH çojnĂ« nĂ« “Equos Resort”, ku u gjetĂ«n 900 shishe luksi

Sipas raportimeve, e gjithë sasia e verës ishte kontrabandë dhe pa pulla fiskale, çka përkthehet në një dëm të vlerësuar rreth 400 milionë lekë për buxhetin e shtetit nga mosshlyerja e taksave.

Ndërkohë, vlera totale e verës përllogaritet rreth 3 milionë euro.

Salianji sot në Shkodër/ PD anëtarëve dhe mbështetësve: Mos shkoni! Organizohet nga Benet Beci dhe


Dega e Partisë Demokratike në Shkodër ka reaguar publikisht lidhur me spekulimet e ditës së sotme mbi organizimin e një takimi që, sipas saj, po tentohet të paraqitet në emër të PD, pa pasur asnjë lidhje zyrtare me strukturat e saj.

Në një njoftim drejtuar anëtarëve dhe mbështetësve, PD Shkodër thekson se takimi në fjalë ka një axhendë tërësisht private dhe nuk përfaqëson interesat apo qëndrimet e Partisë Demokratike.

Sipas deklaratës, organizimi i këtij takimi i atribuohet Benet Becit dhe grupimit që e mbështet atë.

Më tej, dega e PD-së në Shkodër shprehet se ky aktivitet, sipas saj, po zhvillohet me mbështetjen e elementëve që ajo i cilëson si problematikë dhe se një veprim i tillë i shërben axhendës politike të kryeministrit Edi Rama.

“Dega e PD-sĂ« ShkodĂ«r u bĂ«n thirrje tĂ« gjithĂ« anĂ«tarĂ«ve dhe mbĂ«shtetĂ«sve tĂ« saj tĂ« distancohen nga ky takim, pasi ai nuk ka asnjĂ« lidhje me PartinĂ« Demokratike dhe i shkon pĂ«r shtat axhendĂ«s sĂ« Edi RamĂ«s”, thuhet nĂ« reagimin zyrtar.

PD Shkodër riafirmon angazhimin e saj për veprimtari politike transparente dhe në përputhje me interesin e demokratëve dhe qytetarëve të Shkodrës.

LEXO EDHE: Salianji nĂ« ShkodĂ«r, Berisha nĂ« Korçë/ “PĂ«rplasja” e orareve, strategji apo…?

NJOFTIMI/ Pse u ndĂ«rpre transmetimi LIVE i “Big Brother Vip”?

PĂ«r shkak tĂ« disa problemeve teknike, sinjali nga shtĂ«pia e “Big Brother VIP” Ă«shtĂ« ndĂ«rprerĂ«.

Në njoftimin zyrtar nga produksioni bëhet me dije se ekipi teknik po punon intensivisht për rikthimin e menjëhershëm të transmetimit.

Banorët e programit vazhdojnë të jenë nën monitorim të plotë nga kamerat gjatë gjithë kohës, siç njofton vetë produksioni.

“PĂ«r shkak tĂ« disa problemeve teknike, sinjali nga shtĂ«pia Ă«shtĂ« ndĂ«rprerĂ«.

Ekipi teknik po punon për rikthimin e menjëhershëm të transmetimit.

Vëllai i madh ju njofton se banorët janë gjatë gjithë kohës nën monitorimin e kamerave.

Faleminderit pĂ«r mirĂ«kuptimin”, thuhet nĂ« njoftimin zyrtar tĂ« BBV.

FOTO/ Me tuta në dasmë, martohet basketbollistja e njohur

Valentina Vinjali, modele, influencuere dhe basketbolliste, është martuar në fshehtësi të plotë në Pezaro (Itali) me Fabio Stefaninin.

Ceremonia ishte shumë private, vetëm për pak të ftuar, por nuk kaloi pa u vënë re në rrjetet sociale për shkak të veshjes së pazakontë të çiftit.

TĂ« dy bashkĂ«shortĂ«t, nĂ« fakt, zgjodhĂ«n tĂ« visheshin me tuta sportive dhe atlete, duke qĂ«ndruar besnikĂ« pasionit tĂ« tyre pĂ«r basketbollin. “Ishte e thjeshtĂ« dhe intime, ashtu siç e dĂ«shironim.

“TĂ« veshur sikur po shkonim nĂ« njĂ« ndeshje basketbolli”, ka shkruar Valentina nĂ« rrjetet e saj sociale, duke ndezur menjĂ«herĂ« komentet dhe reagimet e fansave.

Digjen disa autobusë në Fllakë

Një zjarr ka rënë këtë të shtunë, më 27 dhjetor, në një biznes përgjatë rrugës në zonën e Fllakës në qytetin e Durrësit, duke shkaktuar shqetësim në zonë.

Flakët kanë përfshirë disa autobusë të linjave urbane, të cilët ndodheshin të parkuar dhe jashtë funksioni.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit dhe për të parandaluar përhapjen e flakëve.

Momentalisht, shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta.

Shteti fizik dhe virtual “me pushime”, por penalizon bizneset/ Diella as punon, as pĂ«rgjigjet

ËshtĂ« bĂ«rĂ« e zakonshme qĂ« sa herĂ« ka ndonjĂ« ditĂ« feste qĂ« bie afĂ«r fundit apo fillimit tĂ« javĂ«s edhe dita mĂ« e afĂ«rt bĂ«het me vendim qeverie pushim zyrtar. Por, vendimi Ă«shtĂ« i vlefshĂ«m vetĂ«m pĂ«r administratĂ«n publike.

Bizneset, shpesh nuk e kanë luksin që të pushojnë kaq gjatë, pasi në fund të fundit nuk i kanë të ardhurat e garantuara për pagat e punonjësve, si administrata publike që i merr nga taksapaguesit.

Me 25 dhjetorin e Krishtlindjeve, që ishte e enjte, edhe e premtja ishte pushim për administratën, duke i bërë katër ditë radhazi, përfshirë dhe fundavën.

Teorikisht kjo nuk duhet tĂ« pengonte aktivitetin e bizneseve, meqĂ« tashmĂ« pothuajse çdo veprim kryhet online dhe madje edhe Ministrja e Shtetit pĂ«r InteligjencĂ«n Artificiale, me emrin “Diella”, vepron nĂ« formĂ« virtuale.

Praktikisht bizneset janë bllokuar prej ditësh pasi sistemi online më shumë nuk punon sesa punon, ose funksionon me shumë vështirësi.

Bizneset raportuan pĂ«r “Monitor” se gjatĂ« ditĂ«s sĂ« premte nuk po funksionojnĂ« sistemet bazĂ« operative tĂ« punĂ«s dhe situata Ă«shtĂ« e njĂ«jtĂ« edhe pĂ«rgjatĂ« tĂ« shtunĂ«s. Me shtetin fizik qĂ« Ă«shtĂ« mbyllur, atĂ« online qĂ« ka rĂ«nĂ«, dhe ministren “Diella”, qĂ« nuk tĂ« jep pĂ«rgjigje, pasi nuk hyn dot nĂ« sistem, sipĂ«rmarrjet po penalizohen dhe po u pengohet aktiviteti, teksa nuk kanĂ« ku tĂ« ankohen.

Prej ditĂ«sh, nĂ« QendrĂ«n KombĂ«tare tĂ« Biznesit (QKB) nuk bĂ«hen dot aplikime pĂ«r regjistrim tĂ« shoqĂ«rive tĂ« reja, ose ndryshime (shitje kuotash, kapitali), nĂ« sistemin “self care” pĂ«rmes tĂ« cilat nxirren faturat, Ă«shtĂ« e pamundur tĂ« hysh. Po ashtu nuk aplikohet dot pĂ«r barrĂ« lindje, apo pĂ«r tĂ« shtuar punonjĂ«sit e rinj, pasi faqja rrotullohet bosh ose duhet tĂ« presĂ«sh njĂ« kohĂ« tĂ« gjatĂ«.

Edhe për individin, nëse do të shkarkojë një certifikatë, është e pamundur, pasi kodi që të mundëson të hysh në llogari, nuk vjen fare.

Ndërkohë sistemi i tatimeve (E-tax) punon normalisht, por sistemet e tjera, ku ndërlidhja bëhet përmes Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) shpesh nuk janë funksionale, ose punojnë me shumë vështirësi.

“Sistemi vazhdon tĂ« ketĂ« probleme. Edhe pse klikohet “Self Care” pĂ«r t’u hapur, sapo futen tĂ« dhĂ«nat e e-Albania, shĂ«rbimi nuk funksionon. E njĂ«jta situatĂ« paraqitet edhe kur tentohet hyrja nĂ« faqen e Tatimeve nĂ«pĂ«rmjet e-Albania, ku sistemi nuk hapet dhe shfaq tĂ« njĂ«jtin problem. Kjo situatĂ« po krijon vĂ«shtirĂ«si serioze pĂ«r ekonomistĂ«t nĂ« kryerjen e detyrave tĂ« tyre.”, thotĂ« Igli, kontabilist.

Sipas bizneseve, kjo situatë që po zgjat prej ditësh, përbën një shqetësim serioz për funksionimin normal të aktivitetit ekonomik dhe marrëdhënien e bizneseve me administratën publike apo e profesionistëve me klientët e tyre.

ShqipĂ«ria mund tĂ« jetĂ« njĂ« vend unik, ku bizneset i “luten” qeverisĂ« qĂ« t’i lĂ«rĂ« tĂ« punojnĂ«/ Monitor

Pronarët e kriptomonedhave po shtohen në Evropë/ Ja shtetet ku po investohet më shumë

Kriptomonedhat kanë pasur një vit të vështirë në 2025, veçanërisht pas një vale të fortë shitjesh kur presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kërcënoi me tarifa të reja ndaj Kinës në muajin tetor, raporton Euronews.com. Megjithatë, nëse shihen trendet afatgjata, pronësia e këtyre aseteve po rritet në të gjithë Evropën.

Më shumë se 90% e personave mbi 18 vjeç në ekonomitë kryesore evropiane janë në dijeni të aseteve kripto ose kriptomonedhave. Edhe pse vlera e këtyre aseteve ka luhatur gjatë vitit 2025, pronësia e kriptomonedhave po rritet në mënyrë të qëndrueshme në Evropë.

Sipas njĂ« ankete tĂ« BankĂ«s Qendrore Evropiane, 9% e tĂ« rriturve nĂ« zonĂ«n euro zotĂ«ronin asete kripto nĂ« vitin 2024. Mes 20 vendeve tĂ« eurozonĂ«s, pĂ«rqindja e pronĂ«sisĂ« varion nga 6% nĂ« HolandĂ« dhe Gjermani, deri nĂ« 15% nĂ« Slloveni – ndonĂ«se ndryshimet mes vendeve janĂ« pĂ«rgjithĂ«sisht modeste.

Arsyet pas dallimeve mes vendeve

“Dallimet mes vendeve nĂ« pĂ«rqindjen e pronĂ«sisĂ« zakonisht nxiten nga njĂ« kombinim i adoptimit digjital, prirjes ndaj riskut dhe strukturĂ«s sĂ« tregut vendas,” tha James Sullivan, drejtor pĂ«r riskun dhe pĂ«rputhshmĂ«rinĂ« nĂ« BCB Group, pĂ«r Euronews Business.

“Shtetet me njĂ« nivel tĂ« lartĂ« inovacioni financiar dhe me njĂ« bazĂ« investitorĂ«sh mĂ« tĂ« rinj, zakonisht tĂ« dominuar nga meshkujt, priren tĂ« jenĂ« nĂ« krye,” shtoi ai.

Sullivan theksoi gjithashtu se faktorët rregullatorë dhe ekonomikë lokalë janë kyç. Në tregje ku alternativat tradicionale të investimit janë të kufizuara, kriptomonedhat mund të përdoren në mënyrë spekulative, ndërsa fushatat e forta të ndërgjegjësimit, si ato të zhvilluara në Itali, mund të rrisin adoptimin.

Mbretëria e Bashkuar, ndonëse jashtë eurozonës, vazhdon të shënojë vëllime të larta transaksionesh, duke u renditur e treta në botë pas SHBA-së dhe Indisë në vitin 2024, sipas Sullivan.

Pronësia e kriptomonedhave u dyfishua në dy vite

Pronësia e aseteve kripto u rrit pothuajse në çdo vend të eurozonës mes viteve 2022 dhe 2024. Holanda ishte i vetmi vend ku niveli mbeti i njëjtë, ndërsa për Kroacinë nuk ka të dhëna për vitin 2022. Në të gjithë eurozonën, pronësia u rrit nga 4% në vitin 2022 në 9% në vitin 2024.

Greqia dhe Lituania shënuan rritjet më të mëdha, secila me nga 10 pikë përqindjeje. Qiproja, Belgjika, Irlanda, Austria, Sllovakia, Sllovenia, Portugalia dhe Italia regjistruan gjithashtu rritje prej 7 pikësh ose më shumë.

Sipas James Sullivan, kjo rritje e ndjeshme konfirmon forcimin e interesit tĂ« konsumatorĂ«ve evropianĂ«, duke treguar se “dimri i kriptomonedhave” tashmĂ« Ă«shtĂ« njĂ« kujtim i largĂ«t pĂ«r publikun.

“Kjo rritje e besimit lidhet me rikthimin ciklik tĂ« vrullit tĂ« tregjeve globale, por mbi tĂ« gjitha me mbrojtjen e konsumatorit qĂ« ofron rregullorja ‘Markets in Crypto-Assets’ (MiCA),” tha ai pĂ«r Euronews Business.

MiCA vendos rregulla të unifikuara të tregut në BE për kriptomonedhat, duke përfshirë asetet që aktualisht nuk rregullohen nga legjislacioni ekzistues i shërbimeve financiare.

“MiCA sinjalizon se BE-ja po e njeh sektorin si pjesĂ« tĂ« tregut kryesor financiar, gjĂ« qĂ« krijon besim dhe tĂ«rheq investitorĂ« tĂ« rinj qĂ« mĂ« parĂ« ishin tĂ« rezervuar,” shtoi ai.

TĂ« blera kryesisht si investim

Investimi është arsyeja kryesore pse njerëzit përdorin kriptomonedhat. Në eurozonë, 64% e zotëruesve deklarojnë se i përdorin këto asete si investim, ndërsa vetëm 16% i përdorin për pagesa. Një tjetër 19% thonë se i përdorin për të dyja qëllimet.

Përqindja e personave që i përdorin kriptomonedhat kryesisht për investim është më e larta në Holandë (90%) dhe Gjermani (82%), ndonëse këto dy vende kanë disa nga nivelet më të ulëta të pronësisë në eurozonë. Ndërsa përdorimi për pagesa është më i larti në Francë (25%).

“Tregu i kriptomonedhave mbetet spekulativ”

Sullivan theksoi se dallimi i madh mes përdorimit për investim dhe për pagesa tregon se tregu i kriptomonedhave mbetet kryesisht spekulativ dhe i orientuar drejt investimit.

“NdĂ«rsa kriptomonedhat, veçanĂ«risht stablecoin-et, ofrojnĂ« pĂ«rfitime reale pĂ«r transaksionet, pĂ«rdorimi i tyre si para tĂ« pĂ«rditshme mbetet relativisht i kufizuar dhe renditet shumĂ« pas metodave tradicionale si kartat dhe paraja fizike,” tha ai.

Ai vuri në dukje se, pavarësisht adoptimit të konsiderueshëm institucional, shumica e konsumatorëve evropianë nuk i përdorin kriptomonedhat për transaksione të përditshme.

“Kalimi afatgjatĂ« drejt pĂ«rdorimit praktik do tĂ« varet shumĂ« nga suksesi i MiCA-s nĂ« rregullimin e stablecoin-eve tĂ« denominuara nĂ« euro dhe integrimin e tyre pa probleme nĂ« infrastrukturat ekzistuese tĂ« pagesave – njĂ« sfidĂ« qĂ« mbetet nĂ« qendĂ«r tĂ« fokusit tĂ« BankĂ«s Qendrore Evropiane,” pĂ«rfundoi ai.

Aksident me vdekje nĂ« aksin Katund Sukth–FllakĂ«, arrestohet 29-vjeçarja

Aksident me pasojë një të vdekur në Durrës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Katund Sukth-Fllakë dhe viktimë ka mbetur një 69-vjeçar që po lëvizte me biçikletë.

NdĂ«rkohĂ« Ă«shtĂ« arrestuar drejtuesja e automjetit, njĂ« 29-vjeçare me inicialet Xh.Ç.

“Xh. Ç., 29 vjeçe, banuese nĂ« DurrĂ«s, pasi, duke drejtuar automjetin nĂ« aksin rrugor Katund Sukth–FllakĂ«, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe pĂ«r pasojĂ«, automjeti ka pĂ«rplasur njĂ« biçikletĂ« me drejtues shtetasin R. B., 69 vjeç, i cili ka humbur jetĂ«n nĂ« spital“, njofton Policia.

Email-et sekrete të FBI-së/ Kush janë 10 bashkëpunëtorët e Jeffrey Epstein?

Jeffrey Epstein kishte të paktën dhjetë bashkëpunëtorë. Këtë e ka konfirmuar FBI, në një shkëmbim email-esh të brendshme të vitit 2019, gjatë mandatit të parë presidencial të Donald Trump.

Problemi është se emrat e shtatë prej këtyre të dyshuarve kanë mbetur sekret dhe nuk dihet nëse ndonjëherë janë marrë në pyetje, akuzuar, gjykuar apo ndjekur penalisht.

VĂ«mendjen mbi kĂ«tĂ« detaj tĂ« nxehtĂ« e ka tĂ«rhequr kongresmeni Ro Khanna, bashkautor i ligjit Epstein Files Transparency Act, i cili detyroi administratĂ«n Trump tĂ« publikonte dosjet. Presidenti amerikan reagoi ashpĂ«r nĂ« rrjetin e tij Truth: “NjĂ« tjetĂ«r gjueti shtrigash. DemokratĂ«t kanĂ« punuar me Epstein-in, jo republikanĂ«t. Publikoni emrat, turpĂ«rojini”.

NĂ« njĂ« email dĂ«rguar gazetĂ«s italiane “La Repubblica“, Khanna denoncoi: “Ky publikim ishte njĂ« bombĂ«. Dosjet pĂ«rfshijnĂ« njĂ« email ku pĂ«rmenden ‘10 bashkĂ«punĂ«torë’, edhe pse Kash Patel kishte dĂ«shmuar se nuk kishte informacione tĂ« besueshme qĂ« tregonin se Epstein trafikonte gra me ndonjĂ« tjetĂ«r pĂ«rveç vetes”. Patel Ă«shtĂ« aktualisht drejtor i FBI-sĂ«, tĂ« cilin Khanna e akuzon se ka gĂ«njyer.

Email-i i pĂ«rmendur nga kongresmeni demokrat mban datĂ«n 9 korrik 2019, ora 11:15, dhe vjen nga njĂ«sia e FBI-sĂ« “Cachtu” e ngarkuar me ndjekjen e krimeve kundĂ«r fĂ«mijĂ«ve dhe trafikut tĂ« qenieve njerĂ«zore.

NĂ« tĂ« ngrihej kjo pyetje pĂ«r eprorĂ«t: “KĂ«rkojmĂ« njĂ« pĂ«rditĂ«sim mbi 10 bashkĂ«konspiratorĂ«t deri sot. Mund tĂ« na thoni sa prej tyre i keni lokalizuar, marrĂ« nĂ« pyetje dhe thirrur me mandat pĂ«rpara jurisĂ« sĂ« madhe? Mendoj se totali Ă«shtĂ« 5 nĂ« Nju Jork, 1 nĂ« KarolinĂ«n e Veriut, 1 nĂ« Boston dhe 3 nĂ« Florida”.

Rreth njĂ« orĂ« mĂ« vonĂ«, nĂ« 12:21, njĂ« agjent i cili prezantohet si Sean pĂ«rgjigjet: “Nga 10 bashkĂ«punĂ«torĂ«t, 3 janĂ« lokalizuar nĂ« Florida dhe thirrur me mandate; 1 nĂ« Boston, 1 nĂ« Nju Jork dhe 1 nĂ« Connecticut. 4 nga 10 nuk janĂ« gjetur por po i kĂ«rkojmĂ«, njĂ« Ă«shtĂ« njĂ« biznesmen i pasur nga Ohio; 3 tĂ« mbeturit janĂ« jashtĂ« kapacitetit tonĂ«. Ekipi ynĂ« fluturon sonte ose nesĂ«r nĂ« mĂ«ngjes nĂ« disa zona tĂ« FloridĂ«s pĂ«r tĂ« marrĂ« nĂ« pyetje rreth 25 viktima”. NjĂ« email tjetĂ«r zbulon tre nga dhjetĂ« emrat: ish-e dashura e Epstein, Ghislaine Maxwell; agjenti i modeleve Jean-Luc Brunel; dhe CEO-ja i Victoria’s Secret, Les Wexner. ShtatĂ« tĂ« tjerĂ«t janĂ« censuruar.

Sipas kongresmenit Khanna, ky është një zhvillim kyç për të paktën tre arsye. E para, të njihen emrat e bashkëpunëtorëve dhe sidomos nëse ndonjëherë janë marrë në pyetje apo ndjekur penalisht, për të vërtetuar nëse kishin kryer krime ose zotëronin informacione të tjera të rëndësishme. Këtë e kërkojnë viktimat. E dyta, nëse email-et e brendshme të FBI-së nuk kanë pasur ndonjë vazhdim, të kuptohet pse. Kjo do të ishte thelbësore edhe në dritën e asaj që kishte ndodhur më parë në rastin Epstein. Në vitin 2007, prokurorja Ann Marie Villafaña kishte kryer hetimet dhe shkruar një dokument prej 83 faqesh me 60 akuza. Epstein kishte pranuar një marrëveshje, e miratuar nga prokurori Alexander Acosta, i cili më vonë u bë sekretar i Punës në administratën e parë Trump. Në vitin 2018, Miami Herald kishte publikuar një seri investigative që denonconte marrëveshjen dhe Epstein u akuzua sërish në Nju Jork. A ishte dhënë mbrojtje edhe për bashkëpunëtorët e panjohur? Arsyeja e tretë është të vërtetohet nëse Patel ka gënjyer dhe pse.

“AmerikanĂ«t meritojnĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ«n. Refuzimi i Departamentit tĂ« DrejtĂ«sisĂ« pĂ«r tĂ« zbatuar ligjin qĂ« kanĂ« miratuar nĂ« Kongres dhe pĂ«r tĂ« publikuar tĂ« gjitha dosjet Ă«shtĂ« njĂ« pengesĂ« ndaj drejtĂ«sisĂ«. Duhet tĂ« publikojnĂ« edhe pyetjet e FBI-sĂ« ndaj dĂ«shmitarĂ«ve qĂ« pĂ«rmendin burra tĂ« tjerĂ«, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« publiku tĂ« dijĂ« kush ishte i pĂ«rfshirĂ«. Departamenti shpenzon mĂ« shumĂ« kohĂ« duke mbrojtur rrethin e Epstein-it sesa tĂ« mbijetuarit”, thotĂ« tani Khanna. Ai shtoi: “Kjo Ă«shtĂ« arsyeja pse unĂ« dhe kongresmeni Massie po pĂ«rgatisim njĂ« kallĂ«zim pĂ«r shpĂ«rdorim ndaj Kongresit kundĂ«r sekretares Bondi. TĂ« mbijetuarit dhe publiku kĂ«rkojnĂ« transparencĂ« dhe drejtĂ«si”.

FOTO-EMRI/ NdĂ«rtoi pa leje pranĂ« “UrĂ«s sĂ« VashĂ«s”, arrestohet 44-vjeçari nĂ« Klos

NjĂ« 44-vjeçar, i identifikuar si Medi Sina, ka rĂ«nĂ« nĂ« prangat e PolicisĂ« sĂ« Matit, pasi dyshohet se ka ndĂ«rtuar njĂ« objekt pa leje pranĂ« monumentit tĂ« kulturĂ«s “Ura e VashĂ«s”.

“SpecialistĂ«t pĂ«r Hetimin e Krimeve tĂ« Komisariatit tĂ« PolicisĂ« Mat arrestuan nĂ« flagrancĂ« shtetasin M. S., 44 vjeç, banues nĂ« fshatin Fshat, Klos, pasi dyshohet pĂ«r kryerjen e veprave penale ‘ShkatĂ«rrimi i veprave kulturore’ dhe ‘NdĂ«rtimi i paligjshĂ«m’, duke ndĂ«rtuar njĂ« objekt pa u pajisur me lejen pĂ«rkatĂ«se, si dhe duke kryer ndĂ«rhyrje dhe punime tĂ« paligjshme nĂ« monumentin e kulturĂ«s ‘Ura e VashĂ«s’”, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme procedurale.

Sulmet ruse në Ukrainë, Polonia ngre avionët luftarakë

Gjatë natës, forcat ruse nisën një sulm masiv ndaj Ukrainës, duke shkaktuar alarme kundërajrore mbi territorin e saj.

Në përgjigje, Komanda Operacionale e Forcave të Armatosura Polake ngriti në ajër avionë luftarakë polakë dhe vuri në gatishmëri sistemet e mbrojtjes ajrore dhe radarëve, duke deklaruar se masat ishin të natyrës parandaluese dhe shërbenin për të mbrojtur hapësirën ajrore polake.

“NĂ« lidhje me aktivitetin e aviacionit me rreze tĂ« gjatĂ« veprimi tĂ« FederatĂ«s Ruse, i cili kreu sulme nĂ« territorin e UkrainĂ«s, ka filluar operacioni i aviacionit ushtarak nĂ« hapĂ«sirĂ«n ajrore polake”, informoi nĂ« njĂ« komunikatĂ« Komanda Operacionale e Forcave tĂ« Armatosura.

Për shkak të operacioneve ushtarake, aeroportet në Rzeszow dhe Lublin u mbyllën përkohësisht në orët e para të së shtunës, por trafiku ajror në të dy aeroportet tani ka rinisur.

Pas orës 8:00 të mëngjesit, Komanda njoftoi se operacionet e avionëve polakë dhe të aleatëve kishin përfunduar dhe se nuk kishte pasur shkelje të hapësirës ajrore polake.

Wall Street Journal: Avionët F-35 dhe politikat mbështetëse të Erdoganit ndaj Hamasit rrisin tensionet me Izraelin

Retorika e Ankarasë ndaj Izraelit, roli i Turqisë në Lindjen e Mesme, akuzat për mbështetje të Hamasit dhe shqetësimet për një shitje të mundshme të avionëve luftarakë F-35 po krijojnë një sfond tensioni ndërkombëtar.

Sipas njĂ« artikulli opinioni nĂ« “Wall Street Journal“, disa nga praktikat qĂ« Turqia akuzon Izraelin se i pĂ«rdor, Ankaraja po i zbaton vetĂ«. PsikologĂ«t e pĂ«rshkruajnĂ« kĂ«tĂ« fenomen si “projeksion”, kur Presidenti Recep Tayyip Erdogan akuzon Izraelin pĂ«r ambicie territoriale dhe pĂ«r krijimin e njĂ« “Izraeli tĂ« Madh”, kritikĂ«t argumentojnĂ« se kjo pasqyron vetĂ« ambicien e Erdoganit pĂ«r tĂ« ringjallur ndikimin e PerandorisĂ« Osmane nĂ« tĂ« njĂ«jtat zona.

Në të njëjtën kohë, Ankaraja akuzon Izraelin për gjenocid kundër palestinezëve, ndërsa vazhdon të mohojë gjenocidin armen. Kritikat për planet e supozuara për të shndërruar Xhaminë Al-Aksa në tempull hebre bien në kontrast me vendimin e Turqisë për të kthyer Shën Sofinë nga muze në xhami, pavarësisht reagimeve ndërkombëtare.

Turqia konsiderohet tani si një lojtar i fuqishëm dhe potencialisht destabilizues në Lindjen e Mesme, krahasuar me vende si Katari, të akuzuar për mbështetje të forcave ekstremiste.

Raportet tregojnë se Ankaraja ka ndihmuar Pakistanin kundër Indisë, po ndërton baza ushtarake në Sri Lanka dhe pret dhe mbron operativët e Hamasit. Një shembull ishte vendimi i ambasadës turke në Tel Aviv për të ulur flamurin në gjysmë shtizë pas vdekjes së udhëheqësit të Hamasit, Ismail Haniyeh.

Izraeli ka shprehur kundërshtimin e tij të fortë ndaj integrimit të ushtarëve turq në një forcë shumëkombëshe në Rripin e Gazës, qëndrim që mbështetet edhe privatisht nga Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, për shkak të lidhjeve të Ankarasë me Hamasin.

NjĂ« shqetĂ«sim shtesĂ« Ă«shtĂ« mundĂ«sia e shitjes sĂ« avionĂ«ve luftarakĂ« F-35 nĂ« Turqi. Ambasadori i SHBA-sĂ« nĂ« Ankara, Tom Barrett, ka pĂ«rshkruar bisedimet si “produktive”, ndĂ«rsa njĂ« zyrtar izraelit vlerĂ«soi mĂ« 12 dhjetor probabilitetin e miratimit tĂ« shitjes rreth 40%. EkspertĂ«t paralajmĂ«rojnĂ« se kjo mund tĂ« prishĂ« ekuilibrin e fuqisĂ« nĂ« Lindjen e Mesme dhe tĂ« minojĂ« avantazhin ushtarak tĂ« Izraelit.

Sipas raportimeve, qeveria turke e ka pĂ«rfshirĂ« Izraelin nĂ« tĂ« ashtuquajturin “LibĂ«r i Kuq” tĂ« sigurisĂ« kombĂ«tare, duke e pĂ«rshkruar si kĂ«rcĂ«nim ekzistencial dhe duke argumentuar se Izraeli synon tĂ« pushtojĂ« Anadollin. NjĂ« pjesĂ« e madhe e qytetarĂ«ve turq e konsiderojnĂ« Izraelin kĂ«rcĂ«nimin mĂ« tĂ« madh pĂ«r vendin, tĂ« ndjekur nga Shtetet e Bashkuara.

Analistët paralajmërojnë se armatosja e Turqisë me F-35, duke marrë parasysh retorikën agresive të Erdoganit ndaj Izraelit, mund të rrisë rrezikun për një konflikt të ardhshëm në rajon, ndërsa ekspertë të tjerë të sigurisë ngrenë shqetësimin se kjo do të përforcojë pozicionin ushtarak të një Turqie gjithnjë e më agresive.

“Trafik droge me ton”/ Gazeta nĂ« Luksemburg pĂ«r shqiptarin: Djali i ish-deputetit si bos mafioz! Krahu i djathtĂ« i


Nga LUXEMBURGER WORT

Në Luksemburg, Aldo Iamandi (Gjini) u bë i njohur pas të shtënave me armë zjarri më 24 nëntor 2020 në Remich.

Vendi e futi atë në listën e kriminelëve më të kërkuar të Evropës. Përfundimisht, hetuesit luksemburgas e lokalizuan dhe e arrestuan në Bruksel.

Në procesin gjyqësor që pasoi, në fund të vitit 2023, prokuroria kërkoi një dënim me 12 vjet burg për tentativë vrasjeje. Megjithatë, Dhoma e 12-të Penale e dënoi vetëm me 30 muaj burg, për posedim të paligjshëm armësh dhe plagosje.

Ai nuk bëri ankim, ndaj vendimi është i formës së prerë. Në Shqipëri, megjithatë, e pret një dënim shumë më i rëndë.

Edhe disa muaj pas ngjarjes, në Remich janë ende të dukshme gjurmët e tentativës së dyshuar për vrasje. Aldo Iamandi ishte ndier i provokuar sepse një i panjohur i ishte afruar shoqërueses së tij femër dhe kishte hapur zjarr.

Tani ai ndodhet në qendër të një çështjeje kriminale që prej javës së kaluar ka shkaktuar bujë të madhe. Rasti konfirmon atë që në procesin gjyqësor në Luksemburg mbeti e pathënë, por e nënkuptuar: Aldo I. konsiderohet figurë kyçe e dyshuar e krimit të organizuar shqiptar. Zbulime të reja nga Shqipëria hedhin gjithashtu dritë tjetër mbi ngjarjet në Remich.

Dhunë për një arsye të parëndësishme

MbrĂ«mjen e 24 nĂ«ntorit 2020, Aldo ndodhej nĂ« njĂ« bar shisha nĂ« Remich. Rreth orĂ«s 22:30 shpĂ«rthen njĂ« konflikt me njĂ« bashkĂ«kombĂ«s, i cili dĂ«shiron t’i ftojĂ« pĂ«r njĂ« gotĂ« tre shoqĂ«rueset e Aldos dhe e prek njĂ«rĂ«n prej tyre nĂ« krah. Rrjedha e saktĂ« e ngjarjes mbetet e paqartĂ«. Sipas gjithçkaje, kundĂ«rshtari tenton ta sulmojĂ« Aldon bashkĂ« me disa shokĂ« tĂ« tij, tĂ« cilĂ«t thuhet se ishin tĂ« armatosur me shkopinj.

Aldo shkon te makina e tij, merr njĂ« armĂ« zjarri, e ndjek personin dhe e qĂ«llon katĂ«r herĂ« me njĂ« pistoletĂ« tĂ« kalibrit tĂ« madh. NjĂ« plumb i tipit .45 ACP i pĂ«rshkon kĂ«mbĂ«n e majtĂ« viktimĂ«s, njĂ« tjetĂ«r ngec nĂ« shollĂ«n e kĂ«pucĂ«s sĂ« tij. Vrimat e plumbave nĂ« muret e shtĂ«pive pranĂ« urĂ«s EuropabrĂŒcke nĂ« Remich janĂ« ende tĂ« dukshme sot. GjyqtarĂ«t nuk konstatuan njĂ« qĂ«llim tĂ« qartĂ« pĂ«r vrasje – edhe sepse Aldo I. ndaloi pas katĂ«r tĂ« shtĂ«nave, megjithĂ«se kishte mundĂ«si tĂ« vazhdonte tĂ« qĂ«llonte viktimĂ«n nga pas.

8 muaj mĂ« vonĂ«, nĂ« korrik 2021, Aldo pĂ«rfshihet nĂ« njĂ« tjetĂ«r incident me armĂ« zjarri nĂ« TiranĂ«. Deri atĂ«herĂ«, ai kishte arritur t’i shmangej plotĂ«sisht ndjekjes penale nga Luksemburgu. TashmĂ«, edhe autoritetet shqiptare e shpallin nĂ« kĂ«rkim. Fakt i ndjeshĂ«m: viktima e sulmit nĂ« TiranĂ« thuhet se ishte shoku mĂ« i ngushtĂ« i pronarit tĂ« lokalit nĂ« Remich.

Aldo nën presion

Dëshmitarët tregojnë se Aldo ishte dukshëm nervoz mbrëmjen e incidentit në Remich. Ai shikonte vazhdimisht drejt derës së hyrjes dhe mbante nën vëzhgim dritaret e lokalit. Mediat shqiptare sugjerojnë një arsye të mundshme për këtë tension: grupi kriminal, pjesë e të cilit ishte ai, kishte humbur një ditë më parë një ngarkesë prej 475 kilogramësh kokainë.

Mëngjesin para të shtënave në Remich, dogana holandeze njoftoi zbulimin e 475 kilogramëve kokainë në portin e Vlissingenit. Droga ishte fshehur në një kontejner me banane nga Ekuadori dhe u zbulua më 23 nëntor 2020 gjatë një kontrolli të rastësishëm. Vlera e saj në treg vlerësohej rreth 23 milionë euro.

Zbulime të reja nga deshifrimi i rrjetit të komunikimit të koduar SkyECC e rëndojnë ndjeshëm grupin. Shërbimi u hakua në vitin 2021 në kuadër të një bashkëpunimi ndërkombëtar policor. Hetues nga Belgjika, Franca dhe Holanda, me mbështetjen e Europol-it, patën qasje në komunikimet e përdoruesve dhe kjo çoi në bastisje dhe arrestime masive.

Restoranti në Luksemburg

Sipas hetimeve, grupi kriminal – ku bĂ«nte pjesĂ« edhe Aldo – qĂ«ndron pas kontrabandĂ«s sĂ« drogĂ«s drejt Vlissingenit. ËshtĂ« e sigurt se ai ndodhej nĂ« Luksemburg qĂ« prej tĂ« paktĂ«n 21 nĂ«ntorit 2020. Sipas deklarimeve tĂ« tij, ai ishte nĂ« kĂ«rkim tĂ« njĂ« lokali pĂ«r tĂ« hapur njĂ« restorant.

Të dhënat e SkyECC përbëjnë bazën edhe për hetimet e reja në Shqipëri. Në biseda, drejtuesit e bandës shkëmbenin foto të ngarkesave të drogës dhe artikuj mediatikë për kapjen e drogës në portin holandez.

Më 10 dhjetor 2025, Prokuroria e Posaçme shqiptare kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ndërhyri. Nga 14 urdhër-arreste, u ekzekutuan 10, kryesisht në zonën e Fushë-Krujës. U sekuestruan shuma të mëdha parash, mallra luksi, automjete dhe armë.

Djali i ish deputetit si bos mafioz

Veçanërisht tronditëse: si udhëheqës i klanit mafioz shqiptar akuzohet Rexhep R., djali i një ish-deputeti. Edhe babai i tij, Rrahman Raja, u detyrua të japë dorëheqjen në vitin 2023 pas një akti të dhunshëm të lidhur me krimin e organizuar.

Çështja pĂ«rbĂ«het nga tre komplekse hetimore. Grupi dyshohet se ka kontrabanduar tĂ« paktĂ«n 2,4 tonĂ« kokainĂ« dhe marihuanĂ« drejt vendeve tĂ« BE-sĂ«. NĂ« qendĂ«r tĂ« raportimeve shqiptare qĂ«ndron veçanĂ«risht njĂ« transport droge i dĂ«shtuar mĂ« 26 janar 2021.

Në kufirin mes Shqipërisë dhe Turqisë, atë ditë u sekuestruan 236 kilogramë marihuanë në një kamion. Droga ishte fshehur në tavanin e mjetit dhe nuk u zbulua në kontrollin e parë me skaner. Vetëm gjatë një kontrolli të dytë nga policia turke u zbulua ngarkesa.

Konflikti zbulon strukturat

Protokollet e SkyECC, të publikuara pjesërisht në mediat shqiptare, tregojnë panikun brenda udhëheqjes së klanit pasi humbet kontakti me shoferin. Grupi vëzhgon kamionin në territorin e policisë turke dhe spekulon për tradhti të mundshme.

Pas kĂ«saj shpĂ«rthen njĂ« krizĂ« e brendshme pĂ«r dĂ«mshpĂ«rblimin e humbjes. NĂ« fund, personi pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r organizimin e transportit detyrohet t’i kompensojĂ« drejtuesit e tjerĂ« brenda njĂ« dite – me çmimin final tĂ« shitjes.

Fyerja “bir k
” Ă«shtĂ« e pĂ«rhapur nĂ« biseda. Trafiku i drogĂ«s ndjek njĂ« skemĂ« strikte, dhe konfliktet e brendshme i lejojnĂ« SPAK-ut tĂ« rindĂ«rtojĂ« me detaje strukturĂ«n e organizatĂ«s.

Aldo dhe frika nga gjurmët e gishtërinjve

Aldo shfaq shqetësim të madh se gjurmët e gishtërinjve të tij mund të gjendeshin mbi drogë. Sipas bisedave të cituara nga SPAK, ai kishte shënuar personalisht paketat për marrësit në Turqi. Në grup ekzistonte frika se bashkëpunëtorët nuk i kishin pastruar siç duhet. Më pas vjen qetësimi: paketat ishin spërkatur me spraj.

Me nofkĂ«n “Bjondi”, Aldo konsiderohet bashkĂ«punĂ«tor i ngushtĂ« i kreut tĂ« dyshuar tĂ« bandĂ«s. Hetuesit shqiptarĂ« lidhin nĂ«ntĂ« persona me llogari konkrete SkyECC. Emrat e tĂ« dyshuarve janĂ« publikuar gjerĂ«sisht nĂ« media. SPAK flet pĂ«r prova dĂ«rrmuese, por vlen parimi i pafajĂ«sisĂ« deri nĂ« njĂ« vendim pĂ«rfundimtar.

Më 3 dhjetor, një javë para valës së arrestimeve, u arrestua Besard P., i dyshuar si bashkëpunëtor i Aldo I. në të shtënat në Tiranë. Ai hetohet për tentativë vrasjeje. Aldo I. ndodhet tashmë në paraburgim për të njëjtin rast. 35-vjeçari u informua për akuzat e reja ndërsa ndodhej në qelinë e tij.

Nëse ikën Vinicius, Real Madrid gati të shpenzojë shumën e çmendur për yllin e PSG

Real Madrid ka identifikuar tashmĂ« njĂ« plan specifik nĂ« rast se Vinicius Junior vendos tĂ« mos e rinovojĂ« kontratĂ«n e tij, shkruan “Cadena Ser“.

Largimi i mundshĂ«m i brazilianit, qĂ« po monitorohet nga afĂ«r nga “los blancos”, do ta bĂ«nte klubin tĂ« kĂ«rkonte njĂ« tarifĂ« qĂ« tejkalon 100 milionĂ« euro pĂ«r transferimin e tij.

Real Madrid synon ta riinvestojë menjëherë këtë shumë në tregun e transferimeve, duke u përqendruar te Vitinha.

Mesfushori portugez nga Paris Saint-Germain konsiderohet kandidati ideal për të forcuar mesfushën dhe thuhet se është një përparësi kryesore për drejtuesit e klubit spanjoll.

Megjithatë, marrëveshja nuk pritet të jetë e thjeshtë. PSG e sheh Vitinha si një element kyç të projektit të saj dhe nuk ka ndërmend ta lërë të shkojë.

Për këtë arsye, aktualisht nuk ka negociata, por thashethemet konfirmojnë se Real Madrid tashmë po shqyrton opsionet e ardhshme të merkatos.

“1.000 € bĂ«hen 234 milionĂ« € nĂ« 4 muaj”, Berisha pĂ«r “AKSHI”-n: 22 milionĂ« herĂ« fitim

Kryetari i PartisĂ« Demokratike, Sali Berisha, pĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« rrjetet sociale, shprehet se, dosja “AKSHI”, tregon  se shteti Ă«shtĂ« kthyer nĂ« kopsht privat tĂ« pushtetit.

Sipas Berishës, këtu nuk kemi të bëjmë me startup ose mrekulli ekonomike teksa shton se, fitimi nga kjo aferë ka qenë 22 milionë here.

“1.000 € bĂ«hen 234 milionĂ« € nĂ« 4 muaj.

22 milionë herë fitim.

Jo startup. Jo mrekulli ekonomike.

Dosja AKSHI tregon se shteti Ă«shtĂ« kthyer nĂ« kopsht privat tĂ« pushtetit”, shkruan Berisha.

LEXO EDHE: Reagimi nga Washingtoni/ DASH ‘merr nĂ«n vĂ«zhgim’ AKSHI-n, kullat nĂ« TiranĂ« dhe…

Vijon votimi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, KQZ: Deri në ora 09:00, kanë votuar mbi një mijë qytetarë

Këtë të shtunë, më 27 dhjetor, ka nisur procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës në përfaqësitë diplomatike të vendit jashtë territorit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një konferencën për mediat, ka treguar se në 25 përfaqësi diplomatike ku edhe ka filluar procesi i votimit, dhe se deri në orën 09:00 nga 19 mijë e 187 votues, kanë votuar 1 mijë e 659 prej tyre.

“Sipas tĂ« dhĂ«nave gjatĂ« kĂ«tyre orĂ«ve tĂ« para tĂ« votimit qĂ« janĂ« nga 25 pĂ«rfaqĂ«si diplomatike ku ka filluar procesi i votimit deri nĂ« ora 09:00 nga 19 mijĂ« e 187 votues tĂ« regjistruar kanĂ« votuar 8.64 pĂ«r qind, apo njĂ« mijĂ« e 659 prej tyre”, tregoi Elezi.

Ai ka treguar edhe se në përgjithësi janë 29 përfaqësi diplomatike.

“Numri i pĂ«rgjithshĂ«m i shtetaseve tĂ« KosovĂ«s pĂ«r tĂ« votuar nĂ« 29 pĂ«rfaqĂ«si diplomatike tĂ« KosovĂ«s Ă«shtĂ« 19 mijĂ« e 187 votues. VetĂ«m votuesit e regjistruar nĂ« pĂ«rfaqĂ«si diplomatike  do tĂ« mund tĂ« votojnĂ« gjatĂ« ditĂ«s sĂ« sotme pasi nĂ« listĂ«n votuese qĂ« janĂ« dĂ«rguar nĂ« kĂ«to pĂ«rfaqĂ«si janĂ« vetĂ«m emrat e shtetase qĂ« kanĂ« zgjedhur kĂ«tĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« votimit”, tregoi ai.

Elezi ka treguar edhe kur dhe si nisi votimi në përfaqësi diplomatike.

“Procesi i votimit nĂ« ora 05:00 sipas kohĂ«s lokale nĂ« KosovĂ« ka filluar nĂ« konsullatĂ«n e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s nĂ« Stamboll. NdĂ«rsa nĂ« ora 07:00 po ashtu sipas kohĂ«s lokale nĂ« KosovĂ« votimi ka filluar edhe nĂ« 24 pĂ«rfaqĂ«si diplomatike qĂ« ndodhen nĂ« EvropĂ«â€, deklaroi Elezi.

PĂ«rveçTurqisĂ«, votimi do tĂ« mbahet edhe nĂ« 15 shtete evropiane, ku janĂ« tĂ« regjistruar gjithsej 17 mijĂ« e 761 votues. NĂ« mesin e kĂ«tyre shteteve janĂ« Gjermania, Zvicra, MbretĂ«ria e Bashkuar, Franca, Belgjika, Norvegjia, Austria, Suedia, Sllovenia, Danimarka, Italia, Kroacia, Holanda, Republika Çeke dhe Hungaria.

Procesi do të përmbyllet në kontinentin amerikan, ku të drejtën e votës e kanë 1 mijë e 310 votues të regjistruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada. Për këtë qëllim janë hapur përfaqësitë diplomatike në Uashington, Nju Jork, Otavë dhe Toronto.

NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ« me pĂ«rfundimin e votimit nĂ« pĂ«rfaqĂ«si diplomatike, do tĂ« mbyllet edhe procesi i votimit pĂ«rmes postĂ«s, i cili ka nisur mĂ« 16 dhjetor. Rreth 57 mijĂ« e 899 votues kanĂ« qenĂ« tĂ« regjistruar pĂ«r kĂ«tĂ« formĂ« votimi dhe kanĂ« pasur afat 12 ditĂ« pĂ«r dĂ«rgimin e fletĂ«votimeve. TĂ« gjitha votat e mbledhura, si nga votimi fizik ashtu edhe nga ai postar, do tĂ« dĂ«rgohen nĂ« KosovĂ« pĂ«r t’u numĂ«ruar.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë mbahen ditën e nesërme, 28 dhjetor, dhe janë të dytat që zhvillohen brenda këtij viti.

VIDEO/ Stuhia e dëborës bllokon New York-un, anulohen mijëra fluturime

New Yorku Ă«shtĂ« goditur nga stuhia e fuqishme dimĂ«rore “Devin” ndĂ«rsa parashikohen reshjet mĂ« tĂ« mĂ«dha tĂ« dĂ«borĂ«s.

Stuhia e fuqishme e dëborës pas Krishtlindjes po përfshin mbarë verilindjen e ShBA-së, duke sjellë kaos në transport.

Udhëtimet ajrore po marrin një goditje të madhe, ku mbi 1,500 fluturime u anuluan deri të premten.

Guvernatorja e New York-ut, Kathy Hochul, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme përpara stuhisë.

ShĂ«rbimi KombĂ«tar i Motit lĂ«shoi ​​paralajmĂ«rime pĂ«r stuhinĂ« e cila pritet “tĂ« shkaktojĂ« kushte tĂ« rrezikshme udhĂ«timi”.

Në disa zona do të bjerë deri në 20 cm dëborë.

LEXO EDHE: Mot i tërbuar në Kaliforni: Stuhitë dhe përmbytjet shkaktojnë tre viktima

Salianji nĂ« ShkodĂ«r, Berisha nĂ« Korçë/ “PĂ«rplasja” e orareve, strategji apo
?

Demokrati Ervin Salianji do të ndalë sot foltoren e tij të takimeve në Shkodër.

Ishte vetë ish-deputeti që njoftoi përmes një njoftimi në rrjetet sociale takimin me demokratë, në orën 18:00.

 

Por vetëm dy orë më pas, kryetari i PD-së, Sali Berisha njoftoi një takim në Korçë, po në të njëjtin orar me takimin që do të mbajë Salianji.

Rastësi kjo përplasje oraresh apo strategji e Berishës për të sfumuar takimin e Salianjit?

KujtojmĂ« se, pak ditĂ« mĂ« parĂ«, nĂ« njĂ« komunikim me mediat, kreu i PD do tĂ« shprehej se, “Salianji sot Ă«shtĂ« njĂ« njeri qĂ« ka kaluar linjat e kuqe”.

NdĂ«rsa gjatĂ« protestĂ«s kombĂ«tare tĂ« OpozitĂ«s para KryeministrisĂ«, Salianji do tĂ« deklaronte: “Mua nuk mĂ« pĂ«rjashton dot asnjĂ« njeri sot nga partia, Ă«shtĂ« pĂ«r tĂ« pĂ«rjashtuar RamĂ«n. Kam ardhur me mbĂ«shtet tĂ« PD, unĂ« jam nĂ« PD dhe do tĂ« jem nĂ« PD”.

Thelbësor për Trabzonspor, por klubit turk i duket shumë kjo shifër për Muçin

Ernest Muçi po kalon një moment shumë të mirë në karrierë, me futbollistin e Kombëtares që me fanellën e Trabzonspor po shënon vazhdimisht.

Saktësisht në 5 ndeshje ka gjetur rrugën e rrjetës 7 herë, duke u bërë një lider te skuadra turne.

TashmĂ« Ă«shtĂ« fakt qĂ« Trabzonspor kĂ«rkon Ă« blejĂ« nga Beshiktash kartonin e Muçit, gjĂ« e cila pritet t’u kushtojĂ« arkave tĂ« tyre 8.5 milionĂ« euro.

NjĂ« operacion jo shumĂ« i lehtĂ« pĂ«r t’u konkretizuar, kĂ«shtu drejtuesit kanĂ« nisur tĂ« ndĂ«rtojnĂ« njĂ« tjetĂ«r plan nĂ«se “pista Muçi” mund tĂ« dĂ«shtojĂ«.

NĂ« radarin e tyre ka rĂ«nĂ« futbollisti i PolonisĂ« dhe bĂ«het fjalĂ« pĂ«r Kacper KozƂowski.

22-vjeçari aktualisht është pjesë e Gaziantep dhe fakti që luan në Turqi bën që te Trabzonspor ta kenë në konsideratë sulmuesin polak, i cili në 18 ndeshje ka shënuar 3 gola dhe ka dhuruar edhe 1 asist.

Shpëtoi protestuesin që u dogj nga molotovët e protestës/ Proda, certifikatë inspektorit të policisë

Drejtori i PĂ«rgjithshĂ«m i PolicisĂ« sĂ« Shtetit, Ilir Proda, i ka akorduar “CertifikatĂ« pĂ«r ShĂ«rbime tĂ« Dalluara” inspektorit Marsel Bicja, i cili ndĂ«rhyri me fikse zjarri pĂ«r tĂ« shuar flakĂ«t qĂ« pĂ«rfshinĂ« njĂ« person nĂ« protestĂ«n e OpozitĂ«s para KryeministrisĂ« mĂ« 22 dhjetor, pas shpĂ«rthimit tĂ« njĂ« molotovi tĂ« hedhur.

“NĂ« shenjĂ« vlerĂ«simi dhe mirĂ«njohjeje pĂ«r aktin e humanizmit dhe profesionalizmit tĂ« treguar gjatĂ« ushtrimit tĂ« detyrĂ«s, ku me ndĂ«rhyrje tĂ« menjĂ«hershme dhe vendimtare shpĂ«toi jetĂ«n e njĂ« qytetari, duke vĂ«nĂ« nĂ« plan tĂ« parĂ« mbrojtjen e jetĂ«s njerĂ«zore, si njĂ« nga vlerat mĂ« tĂ« larta dhe misioni kryesor i PolicisĂ« sĂ« Shtetit”, Ă«shtĂ« motivacioni i certifikatĂ«s sĂ« dhĂ«nĂ« inspektorit.

Certifikata iu dorëzua nga vetë Proda gjatë festës së fundvitit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

“Ju falĂ«nderoj pĂ«r veprimin tuaj, pasi ky veprim dĂ«shmoi edhe njĂ« herĂ« humanizmin dhe vendosmĂ«rinĂ« e PolicisĂ« sĂ« Shtetit pĂ«r tĂ« mbrojtur jetĂ«n e qytetarĂ«ve. Vijoni me pĂ«rkushtim tĂ« pĂ«rmbushni me nder kĂ«tĂ« mision, sa tĂ« vĂ«shtirĂ«, po aq edhe fisnik”, tha Proda.

Inspektor Marsel Bicja, gjatë fjalës së tij, shprehu mirënjohje për certifikatën dhe theksoi se veproi pa u menduar dy herë, pasi mbrojtja e jetës së qytetarëve është parësore për të dhe kolegët e tij.

❌