Kosova përpilon listën e parë zyrtare me 13,190 viktima të luftës




Shkolla e muzikës në Gjilan të Kosovës ishte e pazakontë. Ajo ishte një nga vendet e pakta në vend në fund të viteve 1990 ku shqiptarët dhe serbët e Kosovës ende studionin krah për krah. Të detyruar të largoheshin nga shkolla nga presioni i autoriteteve serbe, shumica e shqiptarëve të Kosovës kishin vite që mësonin […]
The post Si e formësoi lufta e Kosovës vajzërinë e një gruaje – dhe botëkuptimin e saj appeared first on Reporter.al.

Si kameraman në Bosnje dhe Hercegovinë, Sulejman Mulaomeroviçi dokumentoi rrethimin e Sarajevës nga fillimi deri në fund, por, për të, shpërbërja e përgjakshme e Jugosllavisë kishte nisur dy vjet më herët, në një fshat në verilindje të Kosovës. Në kohën kur Mulaomeroviçi mori thirrjen për të shkuar në Kosovë, në fund të janarit 1990, Jugosllavia […]
The post “Atë ditë, filloi lufta”: Pamjet rrëqethëse të kameramanit boshnjak të vrasjes së Ylfete Humollit appeared first on Reporter.al.

“Ishte pikërisht në atë kohë që lindi dhe mori formë kërkesa për një republikë të Kosovës. Kjo gjeneratë e çoi përpara këtë frymë me entuziazëm dhe na mori edhe ne me vete.” Rexhep Ismaili po kujton vitin 1968, një vit shprese për ndryshim në mbarë Evropën – dhe edhe në Kosovë. Në atë kohë, Kosova […]
The post Ibrahim Rugova: Miqtë kujtojnë arkitektin paqësor të pavarësisë së Kosovës appeared first on Reporter.al.

Nikolla Kabashiq nuk e dha dorëheqjen me vullnetin e tij të lirë. “Ne u desh ta bënim”, tha ai, duke kujtuar ditën tre vjet më parë kur ai dhe 20 gjyqtarët e tjerë serbë të Gjykatës Themelore të Mitrovicës së Veriut dhanë dorëheqjen masivisht. “Atmosfera ishte shumë e tensionuar”, tha ai. Nuk ishin vetëm gjyqtarët […]
The post Sistemi i drejtësisë i Kosovës ende përballet me ndikimin e dorëheqjeve masive të serbëve appeared first on Reporter.al.

Në mbrëmjen e 11 shtatorit 2000, Rexhep Luci doli nga një takim në Hotel “Grand” në Prishtinë dhe u nis për në shtëpi. Luci ishte drejtor i planifikimit hapësinor, rindërtimit dhe zhvillimit në komunën e kryeqytetit të Kosovës, i cili ishte mbushur me njerëz pas luftës së viteve 1998-1999. Në vitin 1985, Luci kishte udhëhequr […]
The post E pazgjidhur: Vrasja e një arkitekti nga Kosova që imagjinonte një Prishtinë tjetër appeared first on Reporter.al.

Në një rrugë të ngushtë në qendër të Prishtinës, në atë që dikur ishte një çerdhe private, Nikolla Xhufka pretendon se ka themeluar Kishën Ortodokse të Kosovës. Ai e quan atë “shtëpia e Zotit dhe e së vërtetës”. Por jo të gjithë e besojnë atë. Kosova, që dikur ishte një krahinë jugore e Serbisë, njeh […]
The post Nikolla Xhufka, kleriku ortodoks shqiptar i vetëshpallur, nxit polemika në Kosovë appeared first on Reporter.al.

Jo shumë kohë më parë, M.N. humbi një djalë tetë muajsh. Ai dhe familja e tij provuan gjithçka për ta shpëtuar, madje, kaluan edhe kufirin në veri të Kosovës për të kërkuar trajtim në Serbi. “Fillimisht e çuam në spital sepse nuk po pinte sa duhet”, kujton M.N. “Gjendja e tij u përkeqësua shpejt, por […]
The post Kur vjen puna te shëndetësia, disa në Kosovë ende i besojnë Serbisë appeared first on Reporter.al.

Panairet e librit shpesh ngjajnë me një vazhdim reklame, për librin, ku shiten e blihen titujt që në të shumtën u është bërë një promovim paraprak. Përveç veprave klasike, shumë prej librave të mirë shpesh janë më shumë punë jehone që marrin me ndihmën mediatike. Kjo ngjan kudo. Këtë madje më së miri na e […]
The post Çka mund t’iu ikë panaireve appeared first on Reporter.al.

BIRN raporton se Kosova ka rënë dakord të paguajë kompensim për viktimat e ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK, të shpallur fajtorë për krime lufte në Hagë. Urdhra dëmshpërblimi ishin lëshuar në dy rastet e para të trajtuara nga Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë; të akuzuarit, megjithatë, thanë se nuk […]
The post Kosova bie dakord të pranojë kërkesat për kompensim nga viktimat e krimeve të luftës të UÇK-së appeared first on Reporter.al.

Elhame Muqolli shprehet se ka jetuar në një “hapësirë me re” për 26 vitet e fundit – me re nga tymi që ajo kujton kur shpërthyen granatat më 17 prill 1999, të cilat lanë pa jetë nënën dhe pesë vëllezërit e motrat e saj. “Kur shpërtheu bomba e parë, pashë vetën tym dhe copëza të […]
The post E mbijetuara e masakrës në Kosovë u arratis, por humbi familjen e saj appeared first on Reporter.al.

Natën e 24 marsit ’99, disa orë para se NATO-ja të niste sulmet ajrore kundër Jugosllavisë së mbetur, Kosovare Kelmendin e thirri në telefon baba Bajrami. Në zërin e Bajram Kelmendit, avokat i mirënjohur dhe fort i respektuar i të drejtave të njeriut në Kosovë, vërehej shqetësimi i tij i madh. “Ai kishte pritur arritjen […]
The post 26 vjet pas vrasjes së Bajram Kelmendit, vajza e tij ka humbur shpresat për drejtësi për babanë dhe vëllezërit appeared first on Reporter.al.

Njëzet e pesë vjet më parë, Shyhrete Berisha u mor si e vdekur dhe trupi i saj, i plagosur, u tërhoq zvarrë duke e hedhur në një kamion mbi dhjetëra trupa të tjerë. Mes tyre ishin kufomat e burrit dhe të katër fëmijëve të saj. Por Shyhretja, në atë kohë 37 vjeçe, ishte ende gjallë. […]
The post “Me duart tona”: Romët që u detyruan të pastrojnë krimet e Serbisë në Kosovë appeared first on Reporter.al.

Në kohën kur shkroi për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, UÇK, Skënder Zhitia nuk mund ta imagjinonte kurrë se libri i tij më vonë do të citohej nga prokurorët e krimeve të luftës që kërkonin të dënonin ish-bashkëluftëtarët e tij. Së pari u shfaqën titujt në mediat e Kosovës që thoshin se libri i tij për […]
The post “Fakte jo reale”: Në gjykatë, kronistët e luftës së Kosovës mohojnë shkrimet appeared first on Reporter.al.