Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Gjykata Kushtetuese shpall vendimin për Belinda Ballukun, rrëzohet ankimi i Ramës

Pas një mbledhje të gjatë prej rreth 10 orësh, Gjykata Kushtetuese nuk arriti të marrë një vendim përfundimtar lidhur me ankimimin e kryeministrit Edi Rama kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) që kishte pezulluar nga detyra zv/kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Votimi në Kushtetuese përfundoi 4 me 4…

Source

KLGJ: Po rritet trysnia, po shkelen të drejtat e gjyqtarëve dhe po u cënohet integriteti

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka reaguar lidhur me qëndrimet dhe deklaratat e fundit publike, duke shprehur shqetësim për një rritje të ndjeshme të presionit ndaj gjyqtarëve dhe gjyqësorit, si dhe për deklaratat që ndikojnë në informimin e opinionit publik, të cilat thekson KLGJ cenojnë të drejtat njerëzore të gjyqtarëve, por rrezikojnë seriozisht edhe kryerjen e funksioneve të tyre ligjore.

Source

Lojërat Olimpike Dimërore, Rama poston pamjet: Flamuri kuqezi valëvitet në ”San Siro”

Flamuri kuqezi u valëvit në stadiumin legjendar “San Siro” gjatë ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026. Kryeministri Edi Rama teksa ka ndarë një video nga momenti, ka ndarë emocionin dhe krenarinë për përfaqësimin e Shqipërisë në këtë ngjarje madhore sportive. Në mesazhin e tij, Rama u ka uruar suksese sportistëve shqiptarë Lara, Denni, Lisa dhe Semire…

Source

Java e 23-të e Superiores/ Fitojnë Egnatia, Vllaznia, Elbasani dhe Partizani

Java e 23-të e Kategorisë Superiore solli emocione dhe rezultate të rëndësishme në garën për kreun dhe mbijetesën. Egnatia u rikthye te fitorja pas katër javësh pa triumf, duke marrë tre pikë të arta në transfertë përballë Flamurtarit. Kampionët në fuqi fituan minimalisht 1-0 në Vlorë, falë një goli të Bakayokos në fillimin e pjesës së dytë. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në të dytën…

Source

Debati mes qeverisë dhe shoqatave të gjyqtarëve, ministri Gogu: Kushtetuesja jo një komision pagash

Ministri i Shtetit, Toni Gogu ka komentuar debatin mes qeverisë dhe shoqatave të gjyqtarëve e prokurorëve për çështjen e pagave, duke theksuar se qeveria nuk synon ulje pagash dhe se thelbi i konfliktit lidhet me kompetencat kushtetuese për piramidën e pagave. ”Në asnjë rast qeveria shqiptare nuk synon uljen e pagave të gjyqtarëve. Asnjë rast. Është e kundërta”, u shpreh Gogu gjatë një…

Source

Deputetë të opozitës në Kongresin Amerikan, Bardhi: Shqipëria duhet të forcojë luftën ndaj krimit të organizuar

Deputetë të Partisë Demokratike po zhvillojnë një vizitë në Kongresin Amerikan, kanë zhvilluar një sërë takimesh me kongresmenë amerikanë. Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi thotë se gjatë takimit me kongresmenin Clay Higgins, anëtar i lartë i Komitetit të Mbikëqyrjes dhe Reformës së Qeverisjes në Dhomën e Përfaqësuesve dhe kryetar i Nënkomitetit për Zbatimin e Ligjit Federal…

Source

Milano-Cortina 2026, çelen Lojërat Olimpike Dimërore me një ceremoni spektakolare. Shqipëria me 4 përfaqësues

Në stadiumin legjendar San Siro në Milano po zhvillohet ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore “Milano-Cortina 2026”, duke shënuar nisjen zyrtare të këtij eventi madhështor sportiv. Spektakli i hapjes u shoqërua me performanca artistike dhe muzikore, ku spikatën emra të njohur si Mariah Carey, ndërsa u bë një homazh për trashëgiminë italiane në muzikë, modë dhe kulturë.

Source

Pas koncertit unik në Prishtinë, ”Supernova” e Dafina Zeqirit nis udhëtimin ndërkombëtar

Pas dy netëve magjike që elektrizuan Prishtinën më 25 dhe 26 dhjetor 2025, artistja shumë e dashur nga publiku, Dafina Zeqiri ka konfirmuar që ”Supernova” nuk ishte një ndalesë aty, por një nisje. Suksesi në Prishtinë ka bërë që ”Supernova” të udhëtojë përtej kufijve, duke u shndërruar në një kapitull të ri ndërkombëtar për artisten që është rikthyer më e fortë se kurrë, me këngë të reja që janë…

Source

Situata nga moti, kryebashkiaku Beci poston pamjet: Nga reshjet ekstreme te normalizimi në kohë rekord

Reshjet intensive të shiut, jashtë çdo norme për periudhën, kanë vënë në provë sistemin e kullimit dhe kapacitetet operacionale në qytetin e Shkodrës. Falë reagimit të menjëhershëm dhe ndërhyrjeve të shpejta në terren, situata u normalizua brenda pak minutash. Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci thotë se përballimi me sukses i kësaj situate është rezultat i punës së vazhdueshme dhe…

Source

Arbër Minxhozi drejtor tek ”Shtëpia me Gjethe”, ministri Gonxhja: Ka mendimin strategjik me një qasje bashkëkohore

Arbër Minxhozi emërohet drejtor i Muzeut Kombëtar të Përgjimeve ”Shtëpia me Gjethe”, duke zëvendësuar në këtë detyrë Etleva Demollari. Lajmin e ka dhënë ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ku thotë se Minxhozi ka mendimin strategjik me një qasje bashkëkohore. “Me formim në administrim dhe menaxhim, përvojë të kombinuar në sektorin privat dhe publik…

Source

Rama poston fotot: Drejt përfundimit kopshti i ri në Farkë të Madhe

Në Farkë të Madhe në Tiranë janë drejt përfundimit punimet për ndërtimin e kopshtit të ri. Kryeministri Edi Rama ka postuar foto nga mjediset e reja që do të mbushen së shpejti me fëmijë. Kopshti i ri në Farkë të Madhe do të plotësojë kërkesat e komunitetit që janë në rritje. Rritja e popullsisë në kryeqytet ka shtuar nevojën për mjedise të reja për fëmijët, ndërsa sipas bashkisë së Tiranës janë…

Source

Berisha: 43 analistë mediatikë paguhen nga qeveria …

Gjatë fjalës me anëtarët dhe simpatizantët e degëve 8-10 në Tiranë, kryetari i PD-së Sali Berisha ka deklaruar se, censura dhe propaganda ndaj qytetarëve ka arritur kulmin. Lideri demokrat tha se “kam emrat e 43 analistëve që paguhen paguhen çdo ditë për t’u mashtruar ju, për të mashtruar qytetarët, për të gënjyer, për të zvogëluar krimet e qeverisë, për ta mbrojtur. Pra…

Source

Flamur Noka sulmoi Sulën, reagon Spaho: Ka të drejtë Flamuri, ata që doktori mban afër janë zgjedhje të gabuara

Dashnor Sula një nga figurat më opozitare kundër qeverisë, është emëruar në detyrën e Kryeinspektorit të Përgjithshëm, duke kaluar nga opozita në një post pranë qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Ky vendim ka shkaktuar debate mes demokratëve. Ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka ironizuar sekretarin e përgjithshëm të PD-së, Flamur Nokën, pas reagimit sulmues që ky i fundit bëri ndaj Sulës.

Source

U emërua si kryeinspektor i Përgjithshëm, Noka i vërsulet Sulës: Nga ”o gjel deti pusho”, në ”o gjel deti këndo”

Emërimi i ish-deputetit të PD-së Dashnor Sulës si kryeinspektor i Përgjithshëm, nuk ka kaluar pa reagim nga selia blu. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka e ka sulmuar Sulën duke thënë se është shpërblyer nga Edi Rama, kjo pasi ka bërë opozitën e opozitës. “Nga “o gjel deti pusho” në “o gjel deti këndo”. Shembulli sesi Edi Rama i shpërblen ata që i bëjnë opozitë-opozitës”…

Source

Debati për pagat e gjyqtarëve, Ndreca: Deklaratat e Ramës janë opinione, jo ndërhyrje

Juristi Plarent Ndreca ka komentuar rritjen e pagave të gjyqtarëve. Për të kërkesa e shoqatës së gjyqtarëve për rritje të mëtejshme të pagave ka tejkaluar kufijtë që përcakton Kushtetuta. Ndreca shton se Kushtetuta përcakton që pagat e gjyqtarëve dhe përfitimet e tyre nuk mund të ulen, por nuk ka një detyrim për nivel të caktuar. “Anëtarët e shoqatës së gjyqtarëve që kanë bërë kërkesën e kanë…

Source

Ministri Lamallari: Debati real për drejtësinë nuk janë rrogat, por zvarritja e proceseve dhe qytetarët në paraburgim

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari thotë se debati real për drejtësinë sot nuk duhet të jenë pagat por proceset gjyqësore dhe stoku i dosjeve. Lamallari nënvizoi gjatë intervistës se problemet reale të sistemit janë proceset gjyqësore që zvarriten, vakancat e pazbatuara, zgjatjet e afateve të krerëve të gjykatave dhe paraburgimi i padrejtë për qytetarët. Për të llogaridhënia e zyrtarëve dhe…

Source

Komisioneri i BE vizitë në Tiranë: Shqipëria është në rrugën e duhur, ka bërë përparim konkret

Komisioneri Europian për Çështjet e Brendshme dhe Migracionin, Magnus Brunner ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare. Përmes një postimi në rrjetet sociale ai është shprehur se vendi ynë është në rrugën e duhur teksa thekson se është bërë përparim konkret lidhur me politikat e BE-së. “Shqipëria ka bërë përparim konkret në përafrimin e politikave dhe kuadrit ligjor të saj me acquis të BE-së.

Source

Mbetjet e rrezikshme, Gjykata e Durrësit ndryshon masat e sigurisë

Ka përfunduar seanca në Gjykatën e Durrësit për vlerësimin e 20 masave të sigurimit për çështjen e mbetjeve të rrezikshme të Kurum. Gjykata e Durrësit ka ndryshuar një pjesë të masave të sigurisë të vendosura në kuadër të operacionit policor “Eko-Toxic”, që lidhet me kontrabandën dhe menaxhimin e paligjshëm të mbetjeve industriale. Nga 20 personat ndaj të cilëve janë ekzekutuar vendimet në fazën…

Source

Klubi ekuadorian i futbollit dyshohet se financohet nga mafia shqiptare

Mafia shqiptare ka filluar të financojë klube futbolli edhe jashtë Shqipërisë. Akuzat vijnë nga Ekuadori në Amerikën e Jugut. Klubi ekuadorian i futbollit Astillero FC, që garon në Kategorinë e Dytë, është përfshirë në një debat të fortë publik pas një hetimi të publikuar nga gazetari investigativ Andersson Boscan. Sipas raportimit të Boscan, janë konstatuar parregullsi serioze financiare në…

Source

Rritje pagash dhe shtesë për vjetërsi për mjekët, infermierët dhe personelin shëndetësor

Këshilli i Ministrave ka miratuar ndryshime në strukturën e pagave për punonjësit e sistemit shëndetësor, si dhe për ata që punojnë në strukturat shëndetësore të Forcave të Armatosura, Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Policisë së Shtetit. Sipas vendimit të ri, shtesa për vjetërsi në punë ndryshohet duke u rritur gradualisht sipas viteve të shërbimit: 0.6% për 10 vitet e para, 0.8%

Source

❌