Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Përfitoi rreth 30 milionë euro duke krijuar kompani fiktive, Prokuroria Tiranë sekuestron pasuritë e shtetasit spanjoll

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pasuritë e një shtetasi spanjoll, të dyshuara se janë produkt i veprës penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’. Pasuritë e sekuestruara përfshijnë shoqëri tregtare, mbi 23 ha tokë në Dhërmi, automjete e llogari bankare. Njoftimi i Prokurorisë: Me kërkesë të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit…

Source

IFAB përgatit revolucion në futboll, priten ndryshime në pozicionet jashtë loje dhe goditjet e këndit

Takimi vjetor i IFAB-it (International Football Association Board), organi që përcakton rregullat e futbollit, i planifikuar për të martën e ardhshme në Londër, mund të shënojë një kthesë epokale për lojën më të ndjekur në botë. Në rend dite është një propozim revolucionar: përdorimi i VAR-it për të korrigjuar vendimet mbi goditjet nga këndi, të paktën në kompeticionet e mëdha ndërkombëtare si…

Source

Pasuritë mbetet nën sekuestro, GJKKO rrëzon kërkesën e Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës

Apeli i GJKKO-së ka rrëzuar kërkesën e Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës për heqjen e sekuestros së pasurive. Vendimi është dhënë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, i cili ka lënë në fuqi sekuestron e 25 pasurive. Lista e plotë e pasurive të sekuestruara 1) Shuma prej 63 657.10 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë… në monedhën euro me nenë emër të shtetasit Jamarbër Malltezi; 2)Shuma prej…

Source

11 fitore radhazi, Barcelona e Flick tashmë synon të arrijë rekordin e Rijkaard

Barcelona siguroi kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Mbretit, duke mposhtur Racingun me rezultatin 2-0. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 66-të nga Ferran Torres, ndërsa në sekondat e fundit të kohës shtesë ishte talenti Lamine Yamal ai që vulosi fitoren, duke konfirmuar edhe një herë formën e jashtëzakonshme të katalanasve. Suksesi i fundit i lejon skuadrës së drejtuar nga Hansi Flick të…

Source

Zidane: Te Reali isha gjithmonë në shërbim të futbollistëve, u jepnim besim dhe siguri!

Zinedine Zidane, trajneri që ka shkruar histori me dy cikle të jashtëzakonshme në stolin e Real Madridit, ka rikujtuar së fundmi përvojën e tij te “Los Blancos” dhe sekretin e sukseseve të mëdha. Në një intervistë për kanalin në YouTube të Hamidou Msaidie, bashkëpunëtor i tij i afërt në Madrid, tekniku francez theksoi rëndësinë e marrëdhënies me lojtarët. “Te Real Madridi ne ishim gjithmonë në…

Source

Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio: Jemi të shqetësuar se liria e fjalës në Europë po gërryhet

Ambasada amerikane në Tiranë ka ndarë një deklaratë të sekretarit Amerikan të Shtetit, Marco Rubio. “Aleancat tona me partnerët tanë europianë janë ndërtuar mbi parimet tona të përbashkëta, vlerat tona të përbashkëta. Një nga këto vlera dhe parime, shpresojmë, është liria dhe liria e shprehjes. Jemi të shqetësuar se liria e fjalës në Europë po gërryhet“, thotë Rubio në deklaratën e tij.

Source

“Mjeshtër i gafave”, Harry Maguire u vetofrohet 5 skuadrave në Seria A

Harry Maguire mund të transferohet në Serie A që në merkaton e janarit. Mbrojtësi anglez po gjen shumë pak hapësira te Manchester United, me vetëm dhjetë paraqitje sezonale mes kampionatit dhe kupave, ndërsa prej nëntorit nuk ka luajtur për shkak edhe të dëmtimeve. Me kontratën që i skadon në fund të sezonit, largimi nga “Djajtë e Kuq” duket gjithnjë e më i pashmangshëm. Në Itali…

Source

“Groenlanda një pushkë e mbushur”, REL: NATO shqyrton krijimin e “Rojës së Arktikut” për tensionet SHBA-Danimarkë

Një nga mënyrat e mundshme për t’i ulur tensionet e tanishme politike mes Danimarkës dhe Shteteve të Bashkuara lidhur me të ardhmen e Groenlandës mund të jetë themelimi i një misioni të udhëhequr nga NATO-ja, i quajtur “Roja e Arktikut”. Kjo ide lindi kur ambasadorët e aleancës ushtarake u mblodhën në Bruksel më 8 janar për të biseduar për çështjen e Groenlandës, ishullit danez…

Source

Manaj transferohet në Kinë, do të përfitojë 4 milionë euro në sezon

Rey Manaj ka vendosur të nisë një etapë të re në karrierën e tij, duke u transferuar në kampionatin kinez. Sulmuesi shqiptar ka pranuar ofertën e klubit Zhejiang, me të cilin ka arritur marrëveshje për një kontratë dyvjeçare. 28-vjeçari do të përfitojë rreth 4 milionë euro në sezon, pa llogaritur bonuset, çka e bën një nga afrimet më të bujshme të Zhejiang në këtë merkato.

Source

Milani mund me përmbysje Comon, Rabiot shkëlqen me dopietë

Milani vazhdon ndjekjen e Interit dhe nuk gabon në transfertën e vështirë ndaj Comos. Kuqezinjtë fituan 3-1 në ndeshjen e rikuperimit të javës së 16-të të Serie A, duke përmbysur disavantazhin fillestar dhe duke mbajtur diferencën prej tre pikësh nga kryesuesit zikaltër. Ndeshja nisi në ngjitje për skuadrën e Allegrit. Como, i drejtuar nga Fabregas, gjeti avantazhin që në minutën e 10-të me…

Source

Salianji: Berisha kur deklaron se “e kemi rrezuar Edi Ramën”, nuk kemi asgjë në vijë!

Berisha sa herë organizon protesta në fund deklaron se “e kemi rrezuar Ramën”, ndërkohë që qeveris pa shqetsime. Edhe në konferenca shtypi lideri demokrat thotë se “e kemi çmontuar kryeministrin, i ka ditët e numëruara”, por Rama nuk ka asnjë shqetsim prej PD. Bile me shumë e mërzit protesta e Adriatik Lapajt se sa ato të Selisë Blu. Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, i ftuar në nje emisionin…

Source

Bardhi: Nuk ka asnjë kallëzim të Gazment Bardhit në SPAK për kolegët e PD-së

I ftuar në ‘Çim Peka LIVE’, kryetari i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka mohuar lajmet se, ai ka bërë kallëzime në SPAK ndaj kolegëve të tij demokratë, nisur dhe marrja në pyetje e disa prej deputetëve dhe zyrtarëve të opozitës. Gjatë debatit me gazetarin Anri Bala, Bardhi u shpreh se, kjo është një shpifje që përdoret nga mediat e pushtetit për të sjellë përplasje në PD.

Source

Zyrtari amerikan: Liderët iranianë po fshehin veten dhe paratë jashtë vendit

Situata në Iran mbetet një nga shqetësimet kryesore të politikës së jashtme amerikane. Sipas Fred Fleitz, ish zv.asistent i Presidentit Donald Trump dhe Shef i Kabinetit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA, regjimi iranian është i dobësuar, por jo në prag të një rënieje të menjëhershme. “Demonstratat janë ulur pasi qeveria iraniane po qëllon edhe mbi demonstrues të paktë në rrugë.

Source

Edi flet për raportin e Dolces me Limin: Lotët e mi ishin lojë, nuk bëhen ato gjeste

Eduard Kuçi ka thyer heshtjen duke folur për herë të parë pas daljes nga Big Brother VIP Kosova 4. Ai ka komentuar edhe raportin e Dolces me Lim Hotin, derisa brenda ka pasur një afrimitet me të. “Në sytë e mi nuk është mirë se del keq në publik. Një herë me atë një herë me këtë, jo që po ma ndjen. Në kuadër të lojës është mendjelehtë. Femër është e bukur, edhe live e ka bukurinë.

Source

E vërteta amerikane për vizat, Krasniqi: Jemi i vetmi vend i NATO-që SHBA na pezulloi

Politologu Afrim Krasniqi thotë se Shqipëria ndodhet në një krizë serioze marrëdhëniesh me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas vendimit të administratës Trump për të pezulluar vizat, duke e cilësuar vendin tonë si të vetmin anëtar të NATO-s që përballet me një masë të tillë. Krasniqi tha se vendimi nuk është surprizë, por rezultat i një procesi të gjatë akumulimi problemesh që lidhen me…

Source

Shqipëria mes 75 vendeve që SHBA pezulloi vizat, Rakipllari: Jo goditje penalizuese

Çfarë ndikimi ka vendimi i SHBA-së për pezullimin e vizave të emigracionit me Shqipërinë, kjo për marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve? Robert Rakipllari thotë se ky vendim nuk është goditje penalizuese për Shqipërinë, megjithëse është hera e parë që vendi ynë futet në listë të tillë me vende të botës së tretë. “Është një vendim jo në favor të Shqipërisë. Ishte shokues në kur u pa që…

Source

A do të sfidojë Berishën për drejtimin? Salianji: Dua që PD të jetë fituese

Ervin Salianji flet për situatën e krijuar brenda PD-së, ndërsa ka nisur një lëvizje me demokratët në mbarë vendin, në një kohë kur lidershipi aktual e ka cilësuar atë si “të vetëpërjashtuar”. I pyetur nëse do të garojë kundër Sali Berishës në zgjedhjet e brendshme të partisë, Salianji u shpreh se aktualisht nuk ndodhet në një fazë gare personale, por në një proces dëgjimi dhe grumbullimi të…

Source

Rama e komentoi, Klodiana Lala: E ftoj në debat

Gazetarja Klodiana Lala i ka kthyer një përgjigje kryeministrit Rama, i cili e shënjestroi disa ditë më parë, për shkak të një statusi të saj në rrjetet sociale për përmbytjet, ku evidentonte faktin që inceneratori i Tiranës nuk ekziston. “Në fakt, as e kisha idenë që kryeministri kishte reaguar për një status në rrjetim tim social në facebook, që është personal dhe ndaj mendimet e mia personale…

Source

Yll Limani lë performancat në klube: Gati për një frymëmarrje tjetër

Yll Limani ka surprizuar publikun me një njoftim të drejtpërdrejtë dhe emocional: në vitin 2026 ai nuk do të mbajë performanca në klube, duke vendosur kështu një pauzë nga një format që ka shoqëruar për vite me radhë rrugëtimin e tij muzikor. Në një mesazh të publikuar së fundmi, Limani rikujton lidhjen e fortë me publikun dhe netët e panumërta të ndara bashkë në klube të ndryshme…

Source

❌