Zjarr në një banesë në Lushnje, një 12-vjeçare dërgohet në spital me shenja asfiksie
Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në një banesë në lagjen “Loni Dhamo” në qytetin e Lushnjës, duke shkaktuar panik mes banorëve të zonës. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse dhe ambulanca, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve. Sipas informacioneve paraprake, në banesë jetonin dy persona, ndërsa një vajzë 12-vjeçare është transportuar në spital me shenja asfiksie…