Reading view

Meta mbyll llogaritë në Instagram për shkak të regjistrimeve të fshehta me syze inteligjente



Kompania Meta ka nisur të bllokojë llogaritë në Instagram të përdoruesve që përdorin syzet e saj inteligjente për të regjistruar njerëz pa dijeninë ose pëlqimin e tyre, me qëllim krijimin e përmbajtjeve për rrjete sociale.

Sipas raportimeve, disa përdorues kanë përdorur syzet inteligjente Meta Ray-Ban për të filmuar persona në ambiente publike dhe më pas kanë publikuar videot në Instagram. Shpesh bëhet fjalë për "shaka" të inskenuara ose video ku persona të panjohur përfshihen pa e ditur se po regjistrohen.

Drejtuesi i Instagramit, Adam Mosseri, deklaroi se platforma nuk do të lejojë përmbajtje ku njerëzit shfrytëzohen ose ngacmohen për argëtim. Ai tha se videot që tregojnë ngacmime, përfshirë disa të ashtuquajtura "video flirtimi" ku personat nuk e dinë se po filmohen, do të hiqen.

Disa llogari të njohura që publikonin video të regjistruara me këto syze janë çaktivizuar. Meta ka konfirmuar se masat janë marrë për shkak të shkeljes së rregullave kundër përmbajtjeve ngacmuese.

Syzet inteligjente të Metës kanë një dritë LED që ndizet kur kamera është aktive, por disa përdorues kanë tentuar ta mbulojnë ose ta dëmtojnë atë për të regjistruar në mënyrë të fshehtë. Për këtë arsye, Meta ka prezantuar një përditësim që çaktivizon kamerën nëse zbulohet ndërhyrje te drita e regjistrimit.

Ky veprim vjen pasi syzet inteligjente kanë shkaktuar shqetësime për privatësinë, me kritikët që paralajmërojnë se pajisje të tilla mund të përdoren si mjete mbikëqyrjeje të fshehtë.

Meta synon që këto masa të parandalojnë keqpërdorimin e teknologjisë dhe të shmangin dëmtimin e reputacionit të syzeve të saj inteligjente. /Telegrafi/

  •  

Syzet e zgjuara të “Meta”-s nënkuptojnë se çdo fëmijë mund të xhirohet fshehurazi: Si ta trajtojmë këtë rrezik, në epokën e IA-së?



Kompania argumenton se u takon individëve të sigurohen që të mos e “shfrytëzojnë në mënyrë aktive” këtë teknologji. Kjo nuk do t'i mbajë fëmijët të sigurt.

Burimi: The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com

M'u desh pak kohë ta kuptoja se çfarë po bënte burri i ulur pranë meje në tren. Shfletonte fotografi të një vajze të vogël në telefonin e tij, duke zmadhuar disa prej tyre dhe duke prerë imazhet. Sigurisht, nuk ishte aspak e pazakontë, përveç faktit se - me një vështrim më të afërt - fotografitë ishin qartazi të vogëlushes së ulur përballë nesh e cila po luante me prindërit e saj. Në një tren plot me njerëz, ku shumica ishim ashiqare duke shikuar telefonat tanë, një i panjohur po e fotografonte vazhdimisht fshehurazi atë vajzë të vogël. Dhe, po të mos ishte ai ekran telefoni aq i dukshëm që shpërfaqi atë, nuk do të ishte kapur.

Ai takim kishte ndodhur ca kohë më parë, por m'u kujtua javën e kaluar kur dëgjova një fragment ku zëvendëspresidenti i Meta-s për pajisjet që mbahen në trup, Alex Himel, fliste me naivitet për BBC-në se si i kishte përdorur syzet e tij të reja inteligjente për të filmuar vajzën e tij duke kënduar në një konkurs talentesh. Ato i mundësuan ta fiksonte atë kujtim pa qenë nevoja ta shikonte përmes një ekrani, tha ai, duke e lejuar “disi ta jetonte çastin, me kokën lart dhe duar të lira”. Deri këtu, gjithçka duket bukur. Por, ç'të themi për rrezikun kur njerëz të pështirë i përdorin ato për të filmuar fshehurazi vajzat e të tjerëve, me kokën lart dhe duar të lira? Syzet e zgjuara të Meta-s kanë një dritëz të vogël paralajmëruese që pulson në kornizë për të treguar kur përdoruesi po xhiron, por teknologjia është ende aq e re saqë shumë njerëzve nuk u shkon ndër mend ta shikojnë atë. Dhe, në epokën e IA-së [inteligjenca artificiale], imazhet e vjedhura të fëmijëve kanë rëndësi. Të shkrepura në jetën reale ose të grumbulluara nga interneti, ato janë lënda e parë për krijimin e materialeve me pamje realiste të abuzimit seksual të fëmijëve - të llojit më ekstrem dhe më shqetësues. (Nëse kjo tingëllon si një krim i zymtë, por në fund të fundit me pak ose me aspak viktima të drejtpërdrejta, Internet Watch Foundation paralajmëroi - në një raport të fundit - se materialet e krijuara nga IA-ja rrezikojnë të ushqejnë interesin seksual ndaj fëmijëve, të normalizojnë dhunën dhe të rrisin rrezikun e kryerjes së abuzimeve në jetën reale.)

Kur Google prezantoi syzet e para të zgjuara në vitin 2013, ato nuk u përhapën: dukeshin të bëra për maniakë të teknologjisë, por edhe potencialisht tepër shqetësuese - duke pasur parasysh mundësitë që u jepnin përndjekësve, provokatorëve në internet, kriminelëve që mblidhnin informacione dhe forcave të rendit në regjime shtypëse. Por, gjigantët e teknologjisë nuk kanë hequr dorë nga ëndrra për t'i lidhur njerëzit më natyrshëm me internetin, ndërsa versionet më të reja mësojnë nga gabimet e kaluara. Syzet e Meta-s janë më elegante - falë bashkëpunimeve me Ray-Ban-in dhe Kylie Jennerin - dhe reklamohen haptazi për prindërit me sloganin: “Mos e humb kurrë asnjë çast”. Dëshiron të regjistrosh momentet e rëndësishme të foshnjës sate ose të bësh të gjitha ato gjëra që zakonisht i bën fshehurazi kur je me fëmijët - të kontrollosh postën elektronike, të blesh në internet, të dëgjosh podkaste - pa i hequr sytë prej tyre? Është një mënyrë joshëse promovimi për prindërit e zënë, me ndjenjë faji dhe që përpiqen të bëjnë shumë gjëra njëherësh. Por, shqetësimet për mbrojtjen e fëmijëve që lidhen me filmimin e fshehtë janë mjaftueshëm reale, saqë shumë çerdhe dhe shkolla kanë filluar t'i ndalojnë këto syze në ambientet e tyre.

Megjithatë, ka një kthesë në këtë histori: t'i bësh këto syze të papranueshme nga pikëpamja shoqërore rrezikon të krijojë viktima të tjera. Kjo teknologji mund të ndryshojë jetën e personave të verbër, duke i ndihmuar të orientohen me siguri mes pengesave ose të përkthejnë menjëherë tekstin në audio.

Meta ka argumentuar se u takon individëve të sigurohen që të mos e “shfrytëzojnë në mënyrë aktive” këtë teknologji, gjë që të bën të pyesësh nëse kompania ka mësuar ndonjë gjë nga mënyra se si njerëzit u përballën me platformat e saj të rrjeteve sociale. Ndër mundësitë rregullatore mund të përfshihet legjislacion i ri për privatësinë, i përshtatur për epokën digjitale, që do t'i detyronte prodhuesit ta bënin shumë më të qartë se kur syzet regjistrojnë - ndoshta edhe me një sinjal zanor paralajmërues, si bipi i një kamioni që lëviz mbrapsht - të paktën derisa të gjithë të mësohemi ta shikojmë dy herë këdo që mban syze. Por, meqenëse kjo do t'i bënte ato jashtëzakonisht të sikletshme për t'u mbajtur, nuk ka gjasa t'u pëlqejë kompanive të teknologjisë që synojnë një treg masiv fitimprurës.

Një mundësi tjetër do të ishte që përgjegjësia për përdorimin keqdashës t'u ngarkohej prodhuesve dhe jo përdoruesve. Megjithatë, kjo mund të nënkuptojë vite të tëra procesesh gjyqësore - tepër të ngadalta - që do të përfundonin shumë kohë pasi dëmi të ishte shkaktuar. Ndërkohë, zgjidhja më radikale do të ishte një regjim rregullator para daljes në treg për teknologjitë e reja, i cili do ta njihte potencialin e tyre për të shkaktuar dëm shoqëror, njësoj siç veprohet me miratimin e barnave të reja ose të produkteve të reja ushqimore.

Ndoshta zgjidhja më e mirë është ajo që historia tregon se ka më pak gjasa të ndodhë: që një industri dritëshkurtër teknologjike të fillojë t'i parashikojë më mirë rreziqet e mundshme dhe t'i eliminojë ato që në fazën e projektimit - edhe kur ato duhej të ishin të dukshme nga hapësira. Me siguri ka gjëra që, për t’i parë, askush nuk ka nevojë për syze të zgjuara. /Telegrafi/

  •  

Facebook pëson ndërprerje të mëdha



Përdoruesit e Facebook raportuan probleme të papritura teknike që ndikojnë në qasjen në llogari dhe veçoritë kryesore të platformës.

Meta ende nuk ka lëshuar një shpjegim zyrtar për ndërprerjen, transmeton Telegrafi.

Një ndërprerje e papritur teknike preku përdoruesit e Facebook të dielën, me shumë që raportuan vështirësi në aksesimin e llogarive të tyre ose në përdorimin e veçorive themelore të platformës në të gjithë botën.

Përdoruesit raportuan probleme duke përfshirë përpjekje të dështuara hyrjeje përmes aplikacionit dhe faqes së internetit, si dhe përditësime të ngadalta ose të padisponueshme të News Feed.

Disa përdorues gjithashtu hasën vështirësi në ngarkimin e fotove dhe videove ose në dërgimin e mesazheve përmes shërbimit të lidhur Messenger.

Shumë përdorues të prekur u zhvendosën në platforma alternative të mediave sociale, përfshirë X, për të raportuar ndërprerjen dhe për të ndarë përvojat e tyre. Hashtagu i Facebook filloi të bëhej trend ndërsa ankesat u rritën gjatë ndërprerjes.

Meta, kompania që zotëron Facebook, ende nuk ka lëshuar një deklaratë zyrtare duke shpjeguar shkakun e ndërprerjes teknike ose duke dhënë një afat kohor për një rivendosje të plotë të shërbimeve. /Telegrafi/

  •  

Meta do t’i paralajmërojë prindërit nëse fëmijët e tyre bisedojnë me chatbotin për vetëlëndim



Kompania teknologjike Meta ka njoftuar se do të vendosë një sistem të ri alarmimi për prindërit, i cili do t’i njoftojë ata nëse fëmijët e tyre adoleshentë zhvillojnë biseda me chatbotin Meta AI rreth vetëlëndimit ose mendimeve për vetëvrasje.

Kjo masë është pjesë e përpjekjeve të Metës për të rritur sigurinë e përdoruesve të rinj dhe vjen pas shqetësimeve në rritje nga prindërit dhe rregullatorët për mënyrën se si chatbotët me inteligjencë artificiale reagojnë ndaj bisedave të ndjeshme me të miturit.

Sipas kompanisë, prindërit që përdorin funksionet e mbikëqyrjes prindërore do të marrin njoftime në rastet kur Meta AI zbulon se një adoleshent po kërkon të diskutojë tema që lidhen me vetëlëndimin. Chatboti gjithashtu do t’u ofrojë të rinjve burime ndihme dhe do t’i inkurajojë të kërkojnë mbështetje nga një person i besuar.

Meta ka bërë të ditur se po punon edhe për mundësinë e kontaktimit të shërbimeve emergjente në raste kur bisedat tregojnë se një përdorues mund të jetë në rrezik të menjëhershëm për të dëmtuar veten.

Kompania më herët kishte prezantuar mjete që u lejojnë prindërve të shohin temat e përgjithshme për të cilat fëmijët e tyre bisedojnë me inteligjencën artificiale, pa u dhënë qasje të plotë në të gjitha bisedat private.

Vendimi i Metës vjen në një periudhë kur kompanitë e mëdha të teknologjisë po përballen me presion më të madh për të garantuar që mjetet e inteligjencës artificiale të jenë më të sigurta për fëmijët dhe adoleshentët.

Meta është pronare e platformave si Facebook, Instagram dhe WhatsApp, ndërsa chatbot-i i saj Meta AI është integruar në disa prej këtyre shërbimeve. /Telegrafi/

  •  

Meta paditet në SHBA! Dyshohet se përdori Al për të larguar nga puna punëtorët me probleme shëndetësore



Një grup prej 26 ish-punonjësish të Meta Platforms ka ngritur një padi në një gjykatë federale në Oakland, Kaliforni, duke akuzuar kompaninë se ka përdorur softuer të mbështetur nga Al për të identifikuar në mënyrë disproorcionale punonjësit me aftësi të kufizuara ose ata që kishin marrë leje mjekësore gjatë procesit të pushimeve masive nga puna.

Sipas padisë, Meta është mbështetur në tregues si produktiviteti dhe përdorimi i mjeteve të Al për të vlerësuar performancën e punonjësve, duke vendosur në disavantazh ata që kishin munguar nga puna për shkak të problemeve shëndetësore.

Në fillim të këtij viti, Meta njoftoi se do të shkurtonte rreth 10% të fuqisë së saj globale të punës, ose afro 8 mijë vende pune, me valën e parë të largimeve që nisi në muajin maj dhe me shkurtime të tjera të planifikuara më vonë.

Paditësit, të cilët kanë zgjedhur të mbeten anonim, pretendojnë se kompania ka shkelur ligjet federale dhe ato shtetërore që ndalojnë diskriminimin ose hakmarrjen ndaj punonjësve me aftësi të kufizuara, grave shtatzëna apo personave që marrin leje mjekësore.

Ata vijnë nga gjashtë shtete amerikane, përfshirë Kaliforninë dhe New Yorkun, si edhe nga Distrikti i Kolumbias.

Nga ana tjetër, Meta i ka hedhur poshtë akuzat. Një zëdhënës i kompanisë deklaroi se pretendimet janë të pabazuara.

“Vendimet për menaxhimin e fuqisë punëtore dhe organizimin e kompanisë janë marrë dhe vazhdojnë të merren nga njerëzit, jo nga Al”, tha zëdhënësi.

Çështja pritet të shqyrtohet në gjykatë, ndërsa mund të ngrejë pikëpyetje të reja mbi përdorimin e Al në vendimmarrjen për menaxhimin e burimeve njerëzore. /Telegrafi/

  •  

Meta po zgjeron atë që ishte planifikuar të bëhej qendra e saj më e madhe e të dhënave të IA-së në Luiziana - të dhënat janë mbresëlënëse



Meta po zgjeron atë që ishte planifikuar të bëhej qendra e saj më e madhe e të dhënave të IA-së, një kampus i Luizianës që gjiganti i teknologjisë thotë se ka nxitur "kthime që ndryshojnë jetën" për mësuesit dhe bizneset lokale.

Kompania që qëndron pas Facebook dhe Instagram tha në një postim në blog të hënën se qendra e të dhënave Richland Parish, e njohur si Hyperion, tani do të rritet në 5 gigavatë kapacitet kompjuterik, duke e çuar koston e projektit në më shumë se 50 miliardë dollarë.

Njoftimi ofron një pikë të re të dhënash për investitorët e Wall Street që e ndjekin nga afër Metan për përditësime mbi planet e saj të shpenzimeve të IA-së.

Shpenzimet kapitale të kompanisë janë rritur ndjeshëm në dy vitet e fundit, kryesisht për shkak të kostove të infrastrukturës së IA-së.

Si pjesë e njoftimit të saj, Meta vlerësoi ndikimin ekonomik lokal të projektit.

Projekti Hyperion, sipas Meta, është ndër investimet më të mëdha në infrastrukturën e inteligjencës artificiale në të gjithë botën.

Meta tha në postimin e saj të së hënës se bizneset lokale të Luizianës kanë marrë më shumë se 1.6 miliard dollarë në kontrata nga kompania që kur ajo nisi punimet në vendin prej 4 milionë metra katrorë në dhjetor 2024.

"Me këtë zgjerim, ne do të investojmë mbi 1 miliard dollarë në përmirësime të infrastrukturës lokale, duke përfshirë rrugët, sistemet e ujit dhe ujërave të zeza", tha Meta.

Ajo shtoi se kompania "paguan kostot e plota të energjisë, ujit dhe infrastrukturës përkatëse që përdor qendra e të dhënave, në mënyrë që konsumatorët të mos paguajnë koston". /Telegrafi/

  •  

Si ta bllokoni Meta AI që të përdorë fotografitë tuaja nga Instagrami?



Meta ka prezantuar një funksion të ri të inteligjencës artificiale që ka shkaktuar shqetësime për privatësinë e përdoruesve.

Mjeti i ri i quajtur Muse Image lejon krijimin dhe përpunimin e imazheve me ndihmën e inteligjencës artificiale, por një nga veçoritë e tij më të debatueshme është mundësia që fotografitë e profileve publike në Instagram të përdoren për krijime të reja me AI.

Sipas raportimeve, përdoruesit e tjerë mund të përmendin një profil publik në Instagram dhe të kërkojnë nga Meta AI të krijojë një imazh të ri duke u bazuar në fotografitë e atij personi. Përdoruesi i fotografive nuk merr njoftim kur dikush i përdor ato për krijime të tilla me inteligjencë artificiale.

Funksioni është aktivizuar automatikisht për shumë llogari publike, ndërsa përdoruesit që nuk dëshirojnë që fotografitë dhe videot e tyre të përdoren nga Meta AI mund ta çaktivizojnë këtë opsion në cilësimet e Instagramit.

Për ta bllokuar përdorimin e përmbajtjes nga inteligjenca artificiale, përdoruesit duhet të:

të hapin aplikacionin Instagram;

të hyjnë në profilin e tyre;

të zgjedhin Settings and Activity (Cilësimet dhe aktiviteti);

të gjejnë seksionin Sharing and Reuse (Ndarja dhe ripërdorimi);

të çaktivizojnë opsionet që lejojnë përdorimin e postimeve dhe Reels nga veçoritë e AI të Meta-s.

Profilet private nuk përfshihen në këtë funksion, pasi përmbajtja e tyre nuk është e disponueshme për krijime të tilla me AI. Megjithatë, ekspertët e privatësisë paralajmërojnë se përdoruesit me profile publike duhet të kontrollojnë cilësimet e tyre për të pasur më shumë kontroll mbi mënyrën se si përdoren fotografitë personale.

Debati rreth këtij funksioni vjen në një kohë kur kompanitë e mëdha të teknologjisë po zgjerojnë përdorimin e inteligjencës artificiale, duke ngritur pyetje të reja për mbrojtjen e të dhënave personale dhe përdorimin e përmbajtjeve të publikuara në rrjetet sociale. /Telegrafi/

  •  

Syzet inteligjente të Meta-s do të çaktivizojnë regjistrimin kur LED-i është i bllokuar



Syzet inteligjente të Meta-s kanë një LED në anën e kornizës që pulson sa herë që kamera është duke regjistruar, duke ndihmuar në njoftimin e njerëzve aty pranë.

Megjithatë, disa përdorues kanë ngritur shqetësime se treguesi i vogël është i lehtë për t'u humbur, transmeton Telegrafi.

Në përgjigje, Meta ka prezantuar mbrojtje të reja të fokusuara në privatësi për syzet e saj më të fundit inteligjente që parandalojnë regjistrimin nëse LED-i është manipuluar.

Funksioni është aktualisht i disponueshëm në syzet inteligjente të gjeneratës së dytë të Meta-s dhe modelet më të reja, dhe do të lansohet në të gjitha syzet inteligjente të kompanisë.

Funksioni mund të zbulojë automatikisht nëse LED-i është mbuluar ose dëmtuar.

Nëse zbulohet manipulim, kamera do të çaktivizohet dhe do të funksionojë përsëri vetëm pasi LED-i të rikthehet në gjendje pune, sipas kompanisë.

Meta tha gjithashtu se do të heqë reklamat, postimet në mediat sociale dhe listat online që promovojnë shërbime që çaktivizojnë ose manipulojnë LED-in e kapjes. /Telegrafi/

  •  

Kërveshi merr mbrojtjen e Bekim Metajt: Jam i bindur se provat do të dëshmojnë se ka vepruar në vetëmbrojtje



Avokati Kujtim Kërveshi ka njoftuar se ka pranuar angazhimin për ta përfaqësuar dhe mbrojtur Bekim Metajn në procedurat ligjore që lidhen me rastin që ka qenë në qendër të vëmendjes së opinionit publik gjatë javës së kaluar.

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, Kërveshi bëri të ditur se vendimin për ta marrë përsipër mbrojtjen e Metajt e ka marrë me kërkesë të tij dhe të familjes së tij, duke theksuar se e drejta për mbrojtje është një nga shtyllat themelore të shtetit të së drejtës.

“Çdo person,pa dallim, ka të drejtë të përfaqësohet me profesionalizëm, pavarësisht natyrës së akuzave apo intensitetit të debatit publik që mund të shoqërojë një rast”, ka deklaruar ai.

Kërveshi ka shtuar se, përveç përgjegjësisë profesionale, në këtë rast ka ndier edhe një detyrim moral për të ofruar ndihmë juridike, duke përmendur faktin se Bekim Metaj ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ka dhënë kontribut gjatë luftës.

Për më shumë lexoni të plotë postimin e avokatit, Kujtim Kërveshi:

Ju njoftoj se, me kërkesë të z. Bekim Metaj dhe familjes së tij, kam pranuar angazhimin për ta përfaqësuar dhe mbrojtur atë në procedurat ligjore që lidhen me rastin që ka qenë në qendër të vëmendjes së opinionit publik gjatë javës së kaluar.

Si avokat, kam besuar gjithmonë se e drejta për mbrojtje është një nga shtyllat themelore të shtetit të së drejtës. Çdo person, pa dallim, ka të drejtë të përfaqësohet me profesionalizëm, pavarësisht natyrës së akuzave apo intensitetit të debatit publik që mund të shoqërojë një rast.

Përveç përgjegjësisë sime profesionale, në këtë rast kam ndier edhe një detyrim moral për të ofruar ndihmën time. Bekim Metaj ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ka dhënë kontributin e tij në një periudhë vendimtare për vendin tonë. Ky fakt për mua përbën një arsye shtesë njerëzore për të mos refuzuar kërkesën e tij për mbrojtje juridike.

Mbrojtja që do t’i ofrohet do të zhvillohet ekskluzivisht brenda kornizës së ligjit, me respekt të plotë për institucionet e drejtësisë, për të drejtat e të gjitha palëve dhe për procesin e rregullt ligjor.

Duke respektuar konfidencialitetin profesional dhe integritetin dhe interesin e klientit, nuk do të komentoj provat, faktet apo pretendimet që lidhen me çështjen jashtë sallës së gjyqit, përveç rasteve kur një komunikim i tillë do të jetë i nevojshëm për informimin e drejtë të opinionit publik.

Unë jam i bindur se me gjuhen e provave, do të vertetohet se Z Metaj ka qenë i sulmuar dhe ka vepruar ashtu qe ka shmangur rrezikun nga vehtja dhe te tjeret, nga nje sulm i pergatitur nga me shume se 20 persona.

Falënderoj mediat dhe publikun për mirëkuptimin dhe kërkoj që kësaj çështjeje t’i qasemi me maturi, duke respektuar prezumimin e pafajësisë dhe duke lejuar që drejtësia të bëjë punën e saj mbi bazën e fakteve dhe ligjit.

Bej ftesë institucioneve tona për trajtimin sa me profesional të këtij rasti, edhe që dyshimet per pjesemarrjen e pjestareve të forcave serbe aktiv gjatë periudhës se luftës në Kosovë të trajtohe me profesionalizëm dhe urgjencë, në këtë dhe rastet tjera. /Telegrafi/



  •  

Meta zhvillon teknologjinë që kthen sinjalet e trurit në tekst



Meta po lexon sinjale të trurit.

Sistemi i ri Brain2Qwerty v2 i kompanisë e kthen aktivitetin e trurit në tekst pa ndërhyrje kirurgjikale.

Modeli studion regjistrime jo-invazive të trurit ndërsa një person shkruan, pastaj përpiqet të parashikojë fjalët që fshihen pas këtyre sinjaleve.



Meta thotë se sistemi arriti një saktësi mesatare prej 61% të fjalëve në të gjithë pjesëmarrësit, me rezultatin më të mirë që arrin në 78%.

Është ende një projekt kërkimor, por qëllimi afatgjatë është i madh.

Kjo një ditë mund t'i ndihmojë njerëzit që nuk mund të flasin të komunikojnë përsëri. /Telegrafi/

  •  

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani: Nuk do të jem më avokat i ish-presidentit, ka humbur mirëbesimi



Avokati Kujtim Cakrani ka njoftuar për përfundimin e marrëdhënies së përfaqësimit ligjor me ish-Presidentin Ilir Meta.

Sipas deklaratës së firmës ligjore, shkëputja e bashkëpunimit ka ardhur pas humbjes së mirëbesimit reciprok dhe mungesës së bashkëpunimit të nevojshëm ndërmjet palëve gjatë procesit gjyqësor.

Në reagim, Cakrani thekson se vendimi është marrë në përputhje me normat e etikës profesionale dhe legjislacionin në fuqi, duke nënvizuar se nuk ekziston asnjë konflikt interesi apo përplasje mes palëve, por vetëm pamundësi për të vijuar më tej mbrojtjen ligjore në mënyrë efektive.

“Me datë 24 maj 2025, Studio Ligjore “Cakrani” nëpërmjet avokatit Kujtim Cakrani, mori përsipër përfaqësimin ligjor të ish-Presidentit të Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Metaj, në procedimin penal të zhvilluar para Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO/SPAK). Bashkëpunimi është kryer me ndershmëri profesionale dhe me angazhim të plotë në mbrojtjen e të drejtave dhe interesave ligjore të klientit.

Sot, më datë 29 Qershor 2026, Studio Ligjore “Cakrani” njofton publikun se marrëdhënia klient–avokat me z. Ilir Metaj ka ardhur në fund. Shkëputja e kësaj marrëdhënieje vjen si pasojë e humbjes së mirëbesimit reciprok dhe mungesës së bashkëpunimit të nevojshëm ndërmjet klientit dhe mbrojtësit ligjor, gjendje kjo e evidentuar sidomos pas seancës së fundit gjyqësore të çështjes në themel.

Theksojmë se kjo shkëputje bëhet plotësisht brenda normave të etikës dhe deontologjisë profesionale të avokatit, në zbatim të Kodit të Etikës së Dhomës së Avokatisë dhe legjislacionit në fuqi. Nuk ka asnjë konflikt interesi, akuza reciproke apo qëndrim polemik nga asnjëra palë. Vendimi pasqyron thjesht dhe vetëm mungesën e kushteve objektive të domosdoshme për vazhdimin e një mbrojtjeje ligjore efektive.

Studio Ligjore “Cakrani” i uron z. Metaj gjetjen e përfaqësimit ligjor të duhur dhe respekton të drejtën e tij kushtetuese dhe konvencionale për gjykim të drejtë. Gjatë gjithë periudhës së bashkëpunimit, avokati Kujtim Cakrani ka vepruar me integritet profesional të plotë dhe do të ruajnë, si e kërkon ligji, konfidencialitetin e informacioneve të fituara gjatë ushtrimit të mandatit.

Kjo deklaratë lëshohet me qëllim ekskluziv të transparencës ndaj opinionit publik dhe medias, për të evituar çdo keqkuptim apo interpretim të gabuar të rrethanave që çuan në përfundimin e marrëdhënies profesionale”, shkruhet në njoftimin e studios ligjore të drejtuar nga Cakrani. /Tch/

  •  

​Incidenti në Magurë të Lipjanit - palët japin versione për përleshjen dhe akuzat për sulm



Një ditë pas protestës së mbajtur para Gjykatës në Lipjan, ku veteranë të UÇK-së dhe qytetarë kërkuan lirimin e Bekim Metës, palët e përfshira në përleshjen e ndodhur në fshatin Magurë kanë rrëfyer për KosovaPress versionet e tyre për ngjarjen.

Nga arresti shtëpiak, Skënder Shahini ka rrëfyer për KosovaPress versionin e tij lidhur me përleshjen e ndodhur në fshatin Magurë të Lipjanit, për të cilën Gjykata në Lipjan, të premten i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh.

Ai thotë se ai së bashku me grupin ku bënte pjesë kishte vepruar vetëm në vetëmbrojtje, pasi sipas tij, rreth 20 persona kishin shkuar për ta sulmuar veteranin e UÇK-së Bekim Meta.

Sipas Shahinit, pas ndërhyrjes së policisë, të gjithë personat e përfshira janë dërguar për trajtim mjekësor dhe më pas janë ndaluar për 48 orë.

“Para se me ndodh ai problem e kanë lëshuar një herë dronin, kanë ardhur me disa kerre e kanë vëzhguar terrenin. Pastaj kanë ardhur e kanë sulmuar Bekim Metën me babën e tij. Naser Bekteshi kishte ardhur vetëm me pa çka po ndodh dhe e kanë goditur me tre ose katër gurë në kokë. Pastaj kanë dalë banorët e fshatit, kam dalë edhe unë. Kemi bërë vetëm mbrojtje, kurrfaë sulmi nuk kemi bërë…. Na kanë ndalur në paraburgim 48 orë. Më pas gjykata neve na ka caktuar arrest shtëpiak për 30 ditë. Edhe pala tjetër, sipas informatave që kam unë, është dënuar me 30 ditë paraburgim. Tash po presim çka do të ndodhë pas këtyre 30 ditëve, i kam njohur rreth 80 për qind. Kanë qenë afërsisht 20 persona. Me ta nuk kemi pasur konflikt më herët, por janë fqinjët tanë”, tha ai.

Shahini pretendoi se shkaku i incidentit ishte një kontest për një parcelë për të cilën tha se ishte dhënë në shfrytëzim me leje nga komuna. Sipas tij, personat e përfshirë në incident kanë tentuar të marrin me forcë atë parcelë.

Ai tha se edhe pas ngjarjes vazhdon të ndihet i rrezikuar.

“Kanë pasur thupra hekuri, shkopinj bejsbolli, shata e lopata. Mua më kanë goditur në kokë. Kam humbur vetëdijen. Në spital më kanë bërë qepje në kokë në katër anët Vec jam mbrojtur, nuk kam sulmuar askënd. Ndihemi të rrezikuar, sepse ata mund të vijnë përsëri në cdo kohë ne presim qe të kthehenn prap kthehen prapë, nëse vijnë prapë e sillen si herën e kaluar, do ta mbrojmë pragun e shtëpiisë, do tti mbrojmë fqinjët”, u shpreh ai.

Edhe Hysen Meta, babai i veteranit dhe invalidit të UÇK-së Bekim Metës ka rrëfyer për KosovaPress versionin e tij të ngjarjes. Ai ka pretenduar se konflikti kishte nisur pas provokimeve dhe se pala tjetër kishte qenë e pajisur me mjete të ndryshme.

Ai tha se disa persona janë lënduar në përleshje dhe se djali i tij ka pësuar lëndime serioze.

“Kanë provokuar kanë përcjellë terrenin edhe me drona, me kerre kanë pasur me vete tuli briskash, tuli çekiçash, tuli hekurash njëri doli prej mbrapa edhe tha kemi me e bo ma zi se në ’99-tën , në gjak kam me e bo gjakun’. Aty ka filluar konflikti kanë dalë kojshitë, ne kemi dalë për Bekimin, Bekimi ka dalë për neve. Qashtu ka qenë. Me ndihmëm e Zotit janë ndalur, se kanë qenë të gjithë të armatosur… Bekimi i lënduar rëndë në dorë, e ka dorën e thyme kan marrë trajtim mjekësor”, tha ai.


Babai i Bekim Metës shtoi se familja ndihet ende e pasigurt pas ngjarjes dhe se situata mund të kishte përfunduar më keq pa ndërhyrjen e policisë.

Ndërkaq, Isuf Avdullahu, banor që jeton pranë vendit ku ndodhi përleshja në Magurë, ka rrëfyer për KosovaPress momentet e ngjarjes, duke thënë se gjithçka ka nisur pasi kanë ardhur ata me varros motrën dhe qëllimi i tyre ishte për ta kryer sulmin.

“Kanë pas me ardh me varros motrën e tyre edhe kanë ardh mkanë thanë ki me e ni se coa ka me ndodh nesër ju thashë a keni ardh me varros motrën a me bo cka keni me bo. Të nesërmen u bo qajo. Ishin përgatit për këtë ngjarje, ma shumë se për varrim të motrës. Kanë qenë rreth 20 vetë me thika e me lopata. Kur kanë ardh i kem pa tu fol me Skënderin, Skënderi u rrzu në tokë e e kanë shty, në atë moment krejt kanë vrapu”, tha ai.

Avdullahu shtoi se marrëdhëniet e tij me banorët e tjerë të zonës kanë qenë gjithmonë të mira.

“Unë mirë kam kalu gjithmonë me këta, ani pse jam prej komunitetit ashkali. S’më kanë pa kurrë ndryshe, nuk kemi pasur probleme më herët”, deklaroi ai.

Rasti lidhet me një incident që kishte ndodhur tri ditë më parë në fshatin Magure të Lipjanit ku dyshohet që një grup personash të komunitetit rom, kanë sulmuar Skender Shahinin para shtëpisë së tij si dhe veteranin e luftës së UÇK-së, Bekim Meta.

Gjykata në Lipjan vendosi masë të arrestit shtëpiak për veteranin dhe invalidin e luftës së UÇK-së, Bekim Meta dhe për Skendër Shahinin, palë të përfshira në incident.

  •  

Meta bashkëpunon me Kylie Jenner në lansimin e syzeve me AI



Meta ka bashkëpunuar me Kylie Jenner për të lansuar syzet e para inteligjente nën markën e vet, duke filluar nga 299 dollarë.

Ndryshe nga syzet Ray-Ban ose Oakley, këto quhen thjesht metaglasses.

Ato përfshijnë një kamerë, altoparlantë personalë dhe Meta Al të integruar.



Mund të bësh pyetje, të marrësh ndihmë me detyrat e përditshme dhe madje të përdorësh syzet për të kuptuar se çfarë po sheh.

Versioni i Kylie vjen me një kornizë të hollë ovale, duke e bërë produktin të duket më shumë si modë sesa thjesht teknologji.

Syzet me inteligjencë artificiale po bëhen ngadalë normale. /Telegrafi/

  •  

​Gjykata në Lipjan i cakton ish-luftëtarit Bekim Meta arrest shtëpiak



Gjykata në Lipjan refuzoi kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj ish-veteranit të UÇK-së, Bekim Meta, duke vendosur ndaj tij masën e arrestit shtëpiak.

Lajmin e konfirmoi avokati i tij, Luan Tasholli, pas përfundimit të seancës gjyqësore.

“Kemi pranuar vendimin e Gjykatës Themelore, përkatësisht të gjyqtarit të procedurës paraprake lidhur me kërkesën e Prokurorisë sa i përket masës së caktimit të paraburgimit. E njëjta masë është refuzuar për të mbrojturin tim, Bekim Metën, dhe është caktuar masa e arrestit shtëpiak. Tani e tutje i mbrojturi im do t’i respektojë të gjitha detyrimet ligjore në raport me këtë masë”, tha Tasholli.


Vendimi i gjykatës u prit me interesim të madh nga qytetarët dhe veteranët e mbledhur para objektit të Gjykatës Themelore, dega në Lipjan, ku për më shumë se gjashtë orë protestuesit qëndruan në pritje, duke kërkuar drejtësi për Bekim Metën, i cili, siç thanë kishte ndërhyrë për të ndarë palët.

Tri ditë më parë në fshatin Magure të Lipjanit dyshohet që një grup personash të komunitetit rom, kanë sulmuar Skender Shahinin para shtëpisë së tij si dhe veteranin e luftës së UÇK-së, Bekim Meta. /kp/

  •  

​Avokati i ish-luftëtarit Bekim Meta: Paraqitëm argumentet kundër kërkesës për paraburgim, presim vendimin e gjykatës



Avokati i veteranit të luftës së UÇK-së, Bekim Metës, Luan Tasholli, është deklaruar lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj klientit të tij.

Tasholli bëri të ditur se mbrojtja ka paraqitur kundërshtimet dhe argumentet juridike ndaj kërkesës së prokurorisë, ndërsa tani pritet vendimi i gjykatës.

“Ne si mbrojtje kemi dhënë kundërshtimet dhe argumentet tona juridike lidhur me kërkesën e prokurorisë, kështu që tash e tutje gjykata do të tërhiqet për marrjen e vendimit lidhur me kërkesën e masës së paraburgimit, edhe shpresojmë edhe besojmë fuqishëm, që klienti jonë do të lirohet nga kjo, realisht klienti im thjesht do të mbrohet në liri, ose me fjalë të tjera gjykata nuk do të caktojë kërkesë për masën e paraburgimit si masë më e rëndë për sigurinë e të pandehurit në procedurë. Deri tani këto janë, tash e tutje presim vendimin e gjykatës në raport me kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit”, tha Tasholli.


Gjykata pritet të dalë me një vendim lidhur me kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Bekim Metës në ora 18:15.

Tri ditë më parë në fshatin Magure të Lipjanit dyshohet që një grup personash të komunitetit rom, kanë sulmuar Skender Shahinin para shtëpisë së tij si dhe veteranin e luftës së UÇK-së, Bekim Meta, i cili kishte ndërhyrë për të ndarë palët.

Në lidhje me këtë në Gjykatën Themelore në Lipjan po përballen veterani i luftës së UÇK-së, Bekim Meta dhe fqinji i tij, Skender Shahini.

Para gjykatës po protestojnë një grup i veteranëve dhe qytetarëve të Lipjanit në mbështetje të veteranit Bekim Meta, duke kërkuar nga organet e drejtësisë trajtim të drejtë të rastit. Ata vlerësojnë se Meta është i pafajshëm pasi ai vetëm ka ndërhyrë për të i ndarë palët. /kp/

  •  

​‘Paramilitarët na sulmuan në shtëpi”, protestë në Lipjan në mbështetje të veteranit Bekim Meta



Tri ditë më parë në fshatin Magure të Lipjanit dyshohet që një grup personash të komunitetit rom, kanë sulmuar Skendër Shahinin para shtëpisë së tij, si dhe veteranin e luftës së UÇK-së, Bekim Meta, i cili kishte ndërhyrë për të ndarë palët.

Në lidhje me këtë në Gjykatën Themelore në Lipjan po përballen veterani i luftës së UÇK-së, Bekim Meta dhe fqinji i tij, Skendër Shahini.

Kështu para gjykatës po protestojnë një grup i veteranëve e qytetarëve të Lipjanit në mbështetje të veteranit Bekim Meta, duke kërkuar nga organet e drejtësisë trajtim të drejtë të rastit. Ata vlerësojnë se Meta është i pafajshëm pasi ai vetëm ka ndërhyrë për të i ndarë palët.

Besim Jusufi, veteran i luftës së UÇK-së, i cili është në mesin e protestuesve, thotë për KosovaPress, se konflikti lidhet me një ngjarje të pasluftës, kur Shahini kishte raportuar në polici armë dhe municion që, sipas tij, ishin gjetur në shtëpinë e një familjeje rome.

“Protesta, ose përkrahja është për veteranin Bekim Meta, i cili është sulmuar me një fjalë nga pala tjetër. Nuk... është sulmuar fqinji i Bekimit, po Bekimi ka ndërhyrë me i ndarë fillimisht. Po me kohën tani edhe ai ka qenë pjesë e asaj. Ata dihen... e dinë edhe policia, e dinë edhe qytetarët e Magurës kush janë ajo pala tjetër. Ata nja dy, sipas informatave që janë, janë kanë të veshur edhe në kohën e ish-Serbisë. Ata nuk jetojnë në Magurë, jetojnë në Serbi diku, por kanë ardhë në mënyrë të organizuar diku 22-23 vetë kanë qenë si kanë marrë pjesë në atë aksion, që e kanë sulmuar fillimisht fqinjin e Bekim Metës, Skender Shahini. Sipas fjalëve të fqinjit, të atij Skenderit, pas lufte i ka gjetur ca armatim në shtëpi të tyre edhe ca municion goxha shumë, diku nja 30 kg a diçka. Edhe ata i kanë thënë për mos me e njoftuar rastin në polici ose edhe në KFOR, t'i japim para e sende. Po ai s'ka pranuar Skenda edhe tani një kohë bukur të gjatë, pas disa viteve, kanë ardhë edhe e kanë sulmuar. Gjoja se ia kanë zënë pronën, po ai Skenda s'ia ka zënë pronën, në pronë të vet. Ata e kanë pronën qysh e kanë lënë ashtu edhe është hala”, tha Jusufi për KosovaPress.

Njëri nga pjesëmarrësit tjerë në protestë, Ramë Bardhi, tha për KosovaPress, se është e padrejtë mbajtja e veteranit Bekim Metës sepse ndër të tjerash, sulmuesit e kanë kërcënuar duke thënë “Kurgjo nuk kemi ba në ‘98, çka kemi me bërë tash“.

"Arsyeja kryesore është me u liruar çlirimtari. Me u liruar çlirimtari. Nuk ka kurrfarë arsye me mbajtur në burg çlirimtarin. Me ardhë prej Serbisë kriminel e me sulmuar çlirimtarin në Magurë, kjo nuk tolerohet. Kjo nuk tolerohet. Janë ardhë e kanë sulmuar fqinjin. Ky veterani, çlirimtari, ky veç ka ndërhyrë me i nda. Po kur ka hy aty, ata nisin me keqpërdorur, me pa u përlesh… Ne protesta s'kemi me ndalur. Në qoftë se dënohet çlirimtari, protesta s'kemi me ndalur. Deri sa të lirohet shpejt. Deri sa të lirohet shpejt. Protesta s'kemi me ndalur. S'kemi me ndalur”, tha ai.

Edhe veterani i luftës, Sejdi Dulla, tha se nuk e kishte menduar që veteranët do të përballeshin me situata të tilla shumë vite pas përfundimit të luftës.

"Po, të them të drejtën, 30 vitet mbas luftës se kemi menduar ne që kemi me pasë, me na ardhur kriminelë, me na ardhur paramilitarët edhe me na sulmuar nëpër shtëpia. Ne veteranë të luftës ose ne invalidë të luftës, me na u sulmuar njerëz që kanë qenë me uniforma paramilitarë të Serbisë. Edhe fillimisht, unë i përshëndes të gjithë këta pjesëmarrës që kanë marrë, që kanë marrë pjesë në protesta, edhe kërkoj nga gjykata që veteranin ta lirojnë përnjëherë, se ne jemi në shtëpinë tonë, ata kanë qenë paramilitarë. Ata kanë qenë tre të veshur prej tyre. Edhe kështu që me ardhë me na sulmuar, është e padrejtë. Po nuk di çka me thënë, nuk e di, s'kam besuar kurrë që ka me ardh kjo ditë që mbas kësaj kohe me ardhë prapë paramilitarët edhe me na sulmuar nëpër shtëpia.", u shpreh Dulla.

Ndërkaq, Arsim Jusufi tha se protestuesit presin që gjykata të marrë një vendim të drejtë, duke shtuar se do të vazhdojnë protestat nëse Meta nuk lirohet.

"Ky është një organizim mbështetje një djalit që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm, i cili ende pas 26 vite i ka tre predha në kokë në tru e nuk guxojnë me i larguar edhe e vuan atë pasojë për me çliruar vendin tonë. Njeriu ka qenë në shtëpi të vet, ata janë ardhë tri ditë më herët, kanë provokuar me drona, me gjëra edhe ka ardhur deri te problemi, tash shpresojmë që organet e drejtësisë, në këtë rast gjykata, në të japë verdiktin e drejtë edhe të lirohet Bekimi e të vijnë në shtëpi të vet për arsye se është shumë i sëmurë. Ne do vazhdojmë, unë besoj që do bisedojmë me me të gjithë bashkëluftëtarët do të vazhdojmë protestën paqësore deri në lirimin e tijna. Nuk mund të barazohet luftëtari i lirisë me njerëz që kanë qenë të veshur në uniformë. Ata duhet me u dënuar për atë që e kanë bërë vitet '90-'99 edhe për problemet e të gjitha të cilat i kanë bërë”, tha ai.

Sipas protestuesit Arsim Jusufi rasti në Magurë të Lipjanit, nuk është i vetmi, pasi i njëjti problem po ndodh edhe në fshatin Grac, ku po bëhen provokime.

“Të njëjtin problem e ke edhe në Grac, në fshatin Grac ku kanë ardhë nja dy autobusë edhe mbrëmë po provokojnë domethënë me fjalë e dini ju, fjalë separatiste të tyre edhe kjo është një sinjal për organet e sigurisë në këtë rast, për Ministrinë e Brendshme që do të vijnë në të mirën me këtë mos t'ia lënë qytetarëve këtë problem po në të mirë të institucioneve këtë gjë”, tha ai.

Ndërsa vendimi i Gjykatës së Lipjanit për rastin e Skendër Shahinit dhe veteranit Bekim Beka pritet të merret pas përfundimit të procedurës gjyqësore.

  •  

​Ilir Meta përplaset me ish-bashkëshorten Monika Kryemadhi në sallën e gjyqit



Gjyqi për çështjen CEZ-DIA është shoqëruar me përplasje mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit në sallën e gjyqit.

Gjatë deklarimeve të tij, ish-presidenti Meta mohoi çdo ndërhyrje politike apo ndikim në çështjen për të cilën akuzohet, duke thënë se veprimet e ish-bashkëshortes së tij i di vetë ajo.

Meta hodhi poshtë pretendimet për mesazhe apo komunikime me persona të përmendur në dosje, duke i cilësuar akuzat si shpifje dhe një histori të sajuar.

Meta: Nuk ekziston asnjëlloj ndikimi për Adrian Shatkun. As për askënd tjetër. Asnjë SMS për Monika Kryemadhin, Piro Xhixhon. Edhe një interes që mund të ishte i ligjshëm. Kjo është histori UDB-je, edhe Adrian Shatku duhet të kishte ardhur këtu sapo dëgjoi emrin, se ka ngrënë bukë në shtëpinë time. Adrian Shatku u largua në 1989, e mori UDB-ja, pastaj iku në Amerikë. Kjo është histori UDB-je dhe agjenturash greke. Nuk kam asnjë dijeni për veprimet e Monika Kryemadhit, i di vetë ajo. Ato historitë e mesazheve i di zonja Kryemadhi.”

Në këtë moment, Monika Kryemadhi i përgjigjet: Boll se nuk është ashtu. Me llafet që të sjell Altin Dumani, thashetheme flet këtu. Mos u merr me llafe grash. Akoma merresh me thashethemet e Tedi Blushit?, raporton Top Channel.

Pasi gjykata i tërheq vëmendje, Kryemadhi thotë: Kam 4 vjet që e dëgjoj dhe e duroj. Edhe babai im të çohet nga varri, nuk e duroj dot më. Do të t’i lexoj dhe unë mesazhet ty, të marrësh vesh. Me llafet e këtij rrogëtari merresh ti?

Duke iu referuar deputetit të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, që ndodhet në sallë.

Gjykata: Do ju nxjerr nga salla e gjyqit. Paralajmërojmë të pandehurën Monika Kryemadhi, nëse e përsërisni, do largoheni nga seanca dhe do gjobiteni.

  •  

How are big tech companies changing journalism?



Big tech companies are increasingly influencing the way news is created, distributed and perceived around the world. This was highlighted at Deutsche Welle 's Global Media Forum in Bonn, where their role in politics and the media system was also discussed.

According to participants, digital platforms such as Google, Meta, Amazon, Apple, and Microsoft have radically transformed journalism over the past two decades. They control not only the distribution of news, but also its visibility and monetization.

One of the main topics of the debate was the loss of media independence in the face of these technological giants. Journalists and newsrooms are often forced to adapt to the platforms' algorithms to reach audiences.

Courtney C. Radsch, director of the Center for Media and Digital Governance, said the term “big tech” is often used with fear rather than respect. According to her, the relationship between media and platforms has become increasingly tense.

She also warned about the massive use of journalistic content for training artificial intelligence, often without compensation for their creators. According to her, this can lead to a loss of connection with reality.

Radsch added that the concentration of economic and political power in the same companies could create serious risks for democracy, also mentioning the risk of an "architecture of technofascism."

On the other hand, some experts stressed the need for media to adapt to the new digital reality and develop sustainable business models. They suggested greater use of subscriptions and technology to survive in the market.

However, concerns were also raised that paid models are not viable in all countries, especially in regions where many people do not have the financial means to pay for news.

Other participants emphasized that journalism should be present where the public is, that is, on major digital platforms, despite the challenges this dependence brings.

The forum also discussed the dangers of disinformation, including its impact on public health and civic trust. Several speakers described this as a vital issue.

The forum brought together over 1,400 professionals from more than 110 countries and focused on ways in which media can confront disinformation, polarization and technological changes, while preserving their role in democratic societies. /Telegraph/

  •  

Si po e ndryshojnë kompanitë e mëdha teknologjike gazetarinë?



Kompanitë e mëdha teknologjike po ndikojnë gjithnjë e më shumë në mënyrën se si krijohen, shpërndahen dhe perceptohen lajmet në mbarë botën. Kjo u theksua në Forumin Global të Medias të Deutsche Welle në Bon, ku u diskutua edhe roli i tyre në politikë dhe në sistemin mediatik.

Sipas pjesëmarrësve, platformat digjitale si Google, Meta, Amazon, Apple dhe Microsoft kanë transformuar rrënjësisht gazetarinë gjatë dy dekadave të fundit. Ato kontrollojnë jo vetëm shpërndarjen e lajmeve, por edhe dukshmërinë dhe monetizimin e tyre.

Një nga temat kryesore të debatit ishte humbja e pavarësisë së mediave përballë këtyre gjigantëve teknologjikë. Gazetarët dhe redaksitë shpesh detyrohen të përshtaten me algoritmet e platformave për të arritur audiencën.

Drejtoresha e Qendrës për Media dhe Qeverisje Digjitale, Courtney C. Radsch, tha se termi “big tech” shpesh përdoret me ndjenjë frike dhe jo respekti. Sipas saj, marrëdhënia mes mediave dhe platformave është bërë gjithnjë e më e tensionuar.

Ajo paralajmëroi gjithashtu për përdorimin masiv të përmbajtjeve gazetareske për trajnimin e inteligjencës artificiale, shpesh pa kompensim për krijuesit e tyre. Sipas saj, kjo mund të çojë në humbje të lidhjes me realitetin.

Radsch shtoi se përqendrimi i pushtetit ekonomik dhe politik në të njëjtat kompani mund të krijojë rreziqe serioze për demokracinë, duke përmendur edhe rrezikun e një “arkitekture teknofashizmi”.

Nga ana tjetër, disa ekspertë theksuan nevojën që mediat të përshtaten me realitetin e ri digjital dhe të zhvillojnë modele të qëndrueshme biznesi. Ata sugjeruan më shumë përdorim të abonimeve dhe teknologjisë për të mbijetuar në treg.

Megjithatë, u ngrit edhe shqetësimi se modelet me pagesë nuk janë të zbatueshme në të gjitha vendet, sidomos në rajone ku shumë njerëz nuk kanë mundësi financiare për të paguar për lajme.

Pjesëmarrës të tjerë theksuan se gazetaria duhet të jetë e pranishme aty ku është publiku, pra në platformat e mëdha digjitale, pavarësisht sfidave që sjell kjo varësi.

Në forum u diskutua gjithashtu edhe rreziku i dezinformimit, përfshirë ndikimin e tij në shëndet publik dhe besimin qytetar. Disa folës e cilësuan këtë si një çështje jetike.

Forumi mblodhi mbi 1400 profesionistë nga më shumë se 110 vende dhe u fokusua në mënyrat se si mediat mund të përballen me dezinformimin, polarizimin dhe ndryshimet teknologjike, duke ruajtur rolin e tyre në shoqëritë demokratike. /Telegrafi/

  •  

“I di vetë ajo veprimet e saj”, “Mos u merr me llafe grash”, Meta përplaset në sallën e gjyqit me ish-gruan, Monika Kryemadhi



Gjyqi për çështjen CEZ-DIA është shoqëruar me përplasje mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit në sallën e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin (GJKKO).

Gjatë deklarimeve të tij, ish-presidenti mohoi çdo ndërhyrje politike apo ndikim në çështjen për të cilën akuzohet, duke thënë se veprimet e ish-bashkëshortes së tij i di vetë ajo.

Meta hodhi poshtë pretendimet për mesazhe apo komunikime me persona të përmendur në dosje, duke i cilësuar akuzat si shpifje dhe një histori të sajuar, raporton Top Channel.

Meta: Nuk ekziston asnjë lloj ndikimi për Adrian Shatkun. As për askënd tjetër. Asnjë SMS për Monika Kryemadhin, Piro Xhixhon. Edhe një interes që mund të ishte i ligjshëm. As me Theodhori Çamin, që e ka mbiemrin Çami, po ka therur çamë. Kjo është histori UDB-je, edhe Adrian Shatku duhet të kishte ardhur këtu sapo dëgjoi emrin, se ka ngrënë bukë në shtëpinë time. Adrian Shatku u largua në 1989, e mori UDB-ja, pastaj iku në Amerikë. Kjo është histori UDB-je dhe agjenturash greke. Nuk kam asnjë dijeni për veprimet e Monika Kryemadhit, i di vetë ajo. Ato historitë e mesazheve i di zonja Kryemadhi”.

Në këtë moment, Monika Kryemadhi i përgjigjet: Boll se nuk është ashtu. Me llafet që të sjell Altin Dumani, thashetheme flet këtu. Mos u merr me llafe grash. Akoma merresh me thashethemet e Tedi Blushit?

Pasi gjykata i tërheq vëmendje, Kryemadhi tha: Kam 4 vjet që e dëgjoj dhe e duroj. Edhe babai im të çohet nga varri, nuk e duroj dot më. Do të t’i lexoj dhe unë mesazhet ty, të marrësh vesh. Me llafet e këtij rrogëtari merresh ti?. /tch/

  •  
❌