❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Zhdukja e ish-politikanes amerikane, CNN: Rrëmbyesit kërkojnë 6 milionë dollarë, familjarët do të paguajnë

Detaje të reja kanë dalë në dritë rreth kërkesave për shpërblim për kthimin e sigurt të Nancy Guthrie, siç raporton CNN, rrëmbyesi ose rrëmbyesit e supozuar kanë kërkuar 6 milionë dollarë dhe kanë kërcënuar jetën e Guthrie nëse afati i orës 5 pasdite të së hënës nuk respektohet, duke cituar një shënim shpërblimi të dërguar në stacion.

Letra e supozuar të shpërblimit të dërguara në KGUN dhe media të tjera kërkonin miliona në Bitcoin në këmbim të kthimit të saj.

FĂ«mijĂ«t e Nancy Guthrie bĂ«nĂ« thirrje pĂ«r kthimin e nĂ«nĂ«s sĂ« tyre nĂ« mediat sociale, duke thĂ«nĂ«: “Ne do tĂ« paguajmĂ«â€.

Autoritetet kanë thënë se vendimi për të paguar çdo shpërblim të supozuar varet nga familja Guthrie.

“Ne jemi nĂ« komunikim me familjen dhe ndĂ«rsa kĂ«shillojmĂ« dhe rekomandojmĂ« nga njĂ« perspektivĂ« e zbatimit tĂ« ligjit, çdo veprim i ndĂ«rmarrĂ« pĂ«r çdo shpĂ«rblim vendoset pĂ«rfundimisht nga familja“, u tha gazetarĂ«ve javĂ«n e kaluar agjenti special i FBI-sĂ«, Heith Janke.

Zyrtarët po hetojnë vërtetësinë e një mesazhi të dytë të dërguar në KOLD të premten në lidhje me Nancy Guthrie. Shënimi përfshinte informacione të ndjeshme dhe asnjë afat kohor, sipas një prezantuesi në media.

Ende nuk ka të dyshuar të emëruar, ndërsa kërkimi për Nancy Guthrie hyn në ditën e tetë.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zhdukja e ish-politikanes amerikane, CNN: Rrëmbyesit kërkojnë 6 milionë dollarë, familjarët do të paguajnë appeared first on Sinjali.

BQK: Remitancat arritën 1.42 miliard euro në vitin 2025

Remitancat në Kosovë gjatë vitit 2025 kanë arritur vlerën prej 1.42 miliard eurosh, duke shënuar një rritje prej 4.4% ose rreth 60 milionë euro më shumë krahasuar me vitin 2024. Muaji dhjetor mbetet ende me të dhëna preliminare dhe pritet të finalizohet në fund të shkurtit.

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), pjesa më e madhe e remitancave ka ardhur nga Gjermania me rreth 39% të totalit.

Pas saj renditen Zvicra me 17.5%, Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 7.2%, Austria me 4.2%, Italia me 3.9%, ndërsa Belgjika dhe Franca me nga 3.4%.

Sa i përket mënyrës së dërgimit të parave, rreth 55% e remitancave janë transferuar përmes agjencive për transfere të mjeteve, 17% përmes bankave dhe 28% përmes kanaleve të tjera. Kjo strukturë ka mbetur pothuajse e njëjtë si në vitin paraprak.

Mesatarja mujore e remitancave ishte rreth 117.9 milionë euro, ndërsa prurjet më të mëdha u regjistruan në muajt korrik, gusht dhe dhjetor, kryesisht për shkak të ardhjes së mërgimtarëve në Kosovë gjatë sezonit të verës dhe festave të fundvitit.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post BQK: Remitancat arritën 1.42 miliard euro në vitin 2025 appeared first on Sinjali.

Ushtria e Kosovës në provën finale

Pushtetet janë ndërruar, ashtu edhe komandantët, por ideja e ushtrisë ka mbetur. Në një skenë politike shpesh të përçarë, ndërtimi i Ushtrisë së Kosovës është një nga proceset e rralla që ka vazhduar pa u ndalur.

Ky konsensus institucional ka siguruar vazhdimësi në tranzicion, investime të qëndrueshme dhe përafrim të pandërprerë me standardet e NATO-s.

Sipas gjeneralit nĂ« pension Naim Haziri, i cili ka ndjekur nga afĂ«r disa faza tĂ« zhvillimit tĂ« ForcĂ«s sĂ« SigurisĂ« sĂ« KosovĂ«s, kjo forcĂ« operon sot sipas doktrinave moderne tĂ« luftĂ«s, ka kapacitete funksionale pĂ«r rreziqet aktuale dhe pritet tĂ« pĂ«rmbyllĂ« tranzicionin nĂ« ushtri deri nĂ« vitin 2028 – nĂ« pĂ«rputhje me afatet e planit fillestar.

“Jam shumĂ« optimist, edhe pse kjo Ă«shtĂ« faza mĂ« e rĂ«ndĂ«sishme e ngritjes sĂ« ForcĂ«s. Aktualisht po zhvillohen kapacitetet ajrore dhe po forcohen regjimentet luftarake, me elemente mbĂ«shtetĂ«se tĂ« operacioneve. Jam i bindur se FSK-ja do t’i arrijĂ« kapacitetet e plota operacionale nĂ« kohĂ«n e parashikuar dhe do tĂ« jetĂ« njĂ« forcĂ« kredibile, e ndĂ«rveprueshme me tĂ« gjitha ushtritĂ« e NATO-s”, thotĂ« Haziri pĂ«r programin Expose tĂ« Radios Evropa e LirĂ«.

Ky rrugëtim nisi në vitin 2018, kur Kuvendi i Kosovës miratoi ligjet që hapën procesin dhjetëvjeçar të transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në një ushtri me kapacitete të plota.

NĂ« atĂ« kohĂ«, NATO-ja – e pranishme nĂ« KosovĂ« me mision paqeruajtĂ«s qĂ« nga paslufta – e cilĂ«soi kĂ«tĂ« vendim si “tĂ« papĂ«rshtatshĂ«m nĂ« kohĂ«â€, pĂ«r shkak tĂ« marrĂ«dhĂ«nieve tĂ« tensionuara mes KosovĂ«s dhe SerbisĂ«.

Por, ndryshe prej saj, Shtetet e Bashkuara e mbĂ«shtetĂ«n kĂ«tĂ« hap, duke e cilĂ«suar tranzicionin e FSK-sĂ« si “historik” dhe duke konfirmuar angazhimin e tyre pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur zhvillimin e saj profesional.
Hashim Thaçi, atëkohë president i Kosovës dhe komandant suprem i FSK-së, tha se krijimi i ushtrisë së Kosovës është rezultat i një shekulli sakrificash.

“I siguroj tĂ« gjitha komunitetet nĂ« KosovĂ«, e veçanĂ«risht komunitetin serb, se FSK-ja do tĂ« vazhdojĂ« t’u shĂ«rbejĂ« tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«ve, pa dallime etnike”, tha Thaçi nĂ« dhjetor tĂ« vitit 2018.

Diskursi institucional – FSK-ja si forcĂ« nĂ« shĂ«rbim tĂ« tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«ve tĂ« KosovĂ«s – u ruajt i pandryshuar edhe nĂ«n presidencĂ«n e Vjosa Osmanit.

“DjemtĂ« dhe vajzat e ForcĂ«s sonĂ« janĂ« tĂ« gatshĂ«m pĂ«r ta mbrojtur integritetin territorial dhe sovranitetin e shtetit tonĂ« – RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s – nĂ« çdo pĂ«llĂ«mbĂ« tĂ« tij”, tha Osmani nĂ« dhjetor tĂ« vitit 2022.

FSK-ja, edhe sot, duhet të marrë leje nga misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, për të operuar në pjesën veriore të vendit, ku popullata shumicë është serbe.

Ky kufizim operacional u vendos nga ish-presidenti Hashim Thaçi në vitin 2013, përmes një letre të dërguar shefit të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, dhe mbetet në fuqi.

Radio Evropa e Lirë pyeti Presidencën e Kosovës nëse po shqyrton rishikimin e obligimit për leje nga KFOR-i për operimet e FSK-së në veri, në prag të përmbylljes së transformimit të saj në ushtri, por deri tani nuk mori përgjigje.

I kontaktuar nga REL-i, njĂ« zĂ«dhĂ«nĂ«s i NATO-s tha vetĂ«m se “qĂ« nga viti 2016, Ekipi KĂ«shillues dhe NdĂ«rlidhĂ«s i NATO-s – i cili Ă«shtĂ« i ndarĂ« nga KFOR-i – ka ofruar mbĂ«shtetje tĂ« konsiderueshme pĂ«r zhvillimin e ForcĂ«s sĂ« SigurisĂ« sĂ« KosovĂ«s, nĂ« kuadĂ«r tĂ« mandatit tĂ« saj fillestar tĂ« mbrojtjes civile, pĂ«rmes ndĂ«rtimit tĂ« kapaciteteve, edukimit dhe koordinimit tĂ« trajnimeve”.
Ndër vite, Forca e Sigurisë së Kosovës ka marrë pjesë në një sërë misionesh dhe aktivitetesh rajonale e ndërkombëtare, kryesisht në kuadër të operacioneve humanitare, trajnuese dhe paqeruajtëse.

Së fundmi, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, bëri të ditur se FSK-ja do të marrë pjesë edhe në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën.

Aktualisht, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në proces është shqyrtimi i formës dhe kapacitetit, me të cilin do të mund të kontribuohet në këtë forcë paqeruajtëse.
ZĂ«vendĂ«sministri nĂ« detyrĂ« i Mbrojtjes, Shemsi Syla, konfirmon se FSK-ja ka pĂ«rmbushur tashmĂ« objektivin pĂ«r 5.000 trupa tĂ« rregullta, ndĂ«rsa mbetet ende pĂ«r t’u plotĂ«suar komponenti rezervĂ« prej 3.000 pjesĂ«tarĂ«sh.

Megjithëse përbërja e plotë e armatimit të FSK-së nuk është bërë publike, pajisjet e konfirmuara zyrtarisht variojnë nga automjetet e blinduara deri te dronët.

Sipas Sylës, kapacitetet janë ndërtuar në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë dhe armatimi e pajisjet janë në përputhje me standardet e NATO-s.

“AleatĂ«t nga tĂ« cilĂ«t kemi blerĂ« armatim, pĂ«rfshijnĂ«: Shtetet e Bashkuara, TurqinĂ«, KroacinĂ«, BritaninĂ« e Madhe, GjermaninĂ«, ItalinĂ« e tĂ« tjera. Sot, nĂ« kĂ«tĂ« stad tĂ« ngritjes, por edhe nesĂ«r kur t’i kemi kapacitetet e plota, ne do tĂ« jemi tĂ« gatshĂ«m tĂ« ofrojmĂ« siguri”, thotĂ« Syla pĂ«r ExposenĂ«.

Buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes ka shënuar rritje të ndjeshme viteve të fundit, duke u trefishuar nga 67.3 milionë euro në vitin 2021 në 207.8 milionë euro vitin e kaluar.

Strategjia e Sigurisë së Republikës së Kosovës për periudhën 2022-2027 e identifikon qartë Serbinë dhe pretendimet e saj territoriale si kërcënimin kryesor për sigurinë kombëtare.

QĂ« nga fillimi, krijimi i ushtrisĂ« sĂ« KosovĂ«s ka hasur nĂ« kundĂ«rshtime tĂ« forta nga Serbia – vendi qĂ«, gjatĂ« pesĂ« vjetĂ«ve tĂ« fundit, ka shpenzuar mĂ« sĂ« shumti pĂ«r ushtrinĂ« nĂ« gjithĂ« Ballkanin PerĂ«ndimor. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka akuzuar PrishtinĂ«n se “po u bie daulleve tĂ« luftĂ«s” dhe po rrezikon komunitetin serb.

Ky diskurs ka ushqyer rezistencë të vazhdueshme në mesin e komunitetit serb ndaj vendimeve të Qeverisë së Kosovës, veprimeve të forcave të sigurisë dhe shtrirjes së autoritetit shtetëror, sidomos në veri. Kulmi i kësaj përplasjeje ka qenë sulmi i armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, në vitin 2023.

NjĂ« ushtare e ForcĂ«s sĂ« SigurisĂ« sĂ« KosovĂ«s sĂ« bashku me djalin e saj nĂ« kazermĂ«n “Adem Jashari”.
Sipas gjeneralit nĂ« pension, Naim Haziri, Serbia mbetet kĂ«rcĂ«nimi kryesor si ushtarak, ashtu edhe joushtarak, pĂ«r KosovĂ«n. Ai pĂ«rmend nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« veçantĂ« edhe kĂ«rcĂ«nimet hibride, pĂ«rfshirĂ« sulmet kibernetike, por thekson se FSK-ja, edhe tash, ka kapacitete tĂ« mjaftueshme pĂ«r t’iu pĂ«rgjigjur çdo kĂ«rcĂ«nimi.

“Kur njĂ« ushtri mbrohet dhe njĂ« ushtri sulmon, atĂ«herĂ« proporcioni i forcave Ă«shtĂ« varĂ«sisht inxhinierisĂ« qĂ« pĂ«rgatitet, tre me njĂ«, pesĂ« me njĂ«, tetĂ« me një  Dhe FSK-ja, me kapacitetet qĂ« sot i ka, Ă«shtĂ« e gatshme qĂ« nĂ« çdo kohĂ« ta mbrojĂ« integritetin territorial tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s”, thotĂ« Haziri.

Megjithatë, ai thekson nevojën për investime më të mëdha në personelin e FSK-së, duke nënvizuar se mirëqenia e tij është faktor kyç për efektivitetin dhe gatishmërinë e forcës.

“Mendoj se ka hapĂ«sirĂ« tĂ« bĂ«het mĂ« shumĂ« pĂ«r personelin. NĂ« fazĂ«n e dytĂ«, investimet kanĂ« qenĂ« tĂ« fokusuara nĂ« blerje tĂ« armatimit, por nuk duhet pĂ«rjashtuar as investimi nĂ« personel, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« pjesĂ«tarĂ«t tĂ« jenĂ« mĂ« tĂ« motivuar pĂ«r pĂ«rgjegjĂ«sitĂ« qĂ« i ushtrojnĂ«â€, thotĂ« ai.

Pagat nĂ« FSK ndryshojnĂ« sipas gradave – me mĂ« tĂ« ulĂ«tat pĂ«r rekrutĂ«t e rinj dhe mĂ« tĂ« lartat pĂ«r nĂ«nkolonelĂ«t dhe gjeneralĂ«t. Ligji e lejon largimin vullnetar tĂ« pjesĂ«tarĂ«ve, dhe tĂ« dhĂ«nat e MinistrisĂ« sĂ« Mbrojtjes tregojnĂ« se braktisjet ndodhin çdo vit – me njĂ« rritje tĂ« ndjeshme midis viteve 2021, kur u larguan 50 ushtarĂ«, dhe 2023, kur numri i tyre arriti nĂ« 134.
ZĂ«vendĂ«sministri nĂ« detyrĂ«, Shemsi Syla, thekson rĂ«ndĂ«sinĂ« e vazhdimit tĂ« mbĂ«shtetjes nga partnerĂ«t ndĂ«rkombĂ«tarĂ« pĂ«r tĂ« siguruar trajnimin dhe pajisjet pĂ«r ushtarĂ«t. Ai shton se FSK-ja ka arritur t’i integrojĂ« tĂ« gjitha komunitetet nĂ« radhĂ«t e veta, ndonĂ«se sfiduese mbetet pjesĂ«marrja e komunitetit serb.

“Problemin mĂ« tĂ« madh na e kanĂ« shkaktuar serbĂ«t. Me kĂ«rcĂ«nime e me shantazhe, kanĂ« arritur t’i largojnĂ« disa pjesĂ«tarĂ«. NĂ« konkurset qĂ« kemi shpallur, ka pasur vazhdimisht tĂ« interesuar, por vazhdon tĂ« ketĂ« frikĂ«â€, thotĂ« Syla.

FalĂ« bashkĂ«punimeve me partnerĂ«t ndĂ«rkombĂ«tarĂ« dhe standardeve tĂ« NATO-s, Syla thotĂ« se FSK-ja Ă«shtĂ« qysh tash e pĂ«rgatitur tĂ« bashkohet me AleancĂ«n – njĂ« synim i shprehur qĂ« nga fillimi i transformimit. TĂ« njĂ«jtin qĂ«ndrim e mbĂ«shtet edhe gjenerali nĂ« pension, Naim Haziri.

“Kosova Ă«shtĂ« shumĂ« mĂ« e fuqishme saqĂ« mendohet dhe shihet nga dikush – nĂ« tĂ« gjitha aspektet”, sipas tij.

E, nga NATO-ja konfirmojnĂ« pĂ«r Radion Evropa e LirĂ« se aleanca “ofron kontribute tĂ« rĂ«ndĂ«sishme ushtarake pĂ«r KosovĂ«n”, por se “rruga drejt paqes sĂ« qĂ«ndrueshme Ă«shtĂ« politike”. Ndaj, “NATO-ja vazhdon ta mbĂ«shtesĂ« fuqishĂ«m dialogun e lehtĂ«suar nga BE-ja” pĂ«r normalizimin e marrĂ«dhĂ«nieve mes KosovĂ«s dhe Serbisë  edhe pse ky proces mbetet i bllokuar prej kohĂ«sh, pa pĂ«rparime qĂ« do ta nxirrnin nga vendnumĂ«rimi disavjeçar./ REL

The post Ushtria e Kosovës në provën finale appeared first on Sinjali.

Mustafa: Problemet shĂ«ndetĂ«sore m’u krijuan kur isha kryeministĂ«r, qeverisa me gaz lotsjellĂ«s

Ish-kryeministri Isa Mustafa tha se nuk ka “asnjĂ« ambicie” qĂ« tĂ« kthehet nĂ« politikĂ«, ndĂ«rsa foli pĂ«r problemet e tij shĂ«ndetĂ«sore.

“Kam edhe probleme shĂ«ndetĂ«sore tĂ« cilat
 s’mundem unĂ« tash me ato probleme
 S’kam dashtĂ« edhe kryetar i LDK-sĂ« viteve tĂ« fundit me ndejtĂ«, e lĂ«re mĂ« tash”, tha ai nĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r KosovaPress.

Mustafa tha se ka probleme shëndetësore të krijuara gjatë kohës kur ai qeveriste me vendin, duke përmendur aktet e atëhershme opozitare të Lëvizjes Vetëvendosje, partisë së Albin Kurtit e cila shprehte kundërshtimin edhe përmes gazit lotsjellës.

“UnĂ« s’kam problem me kokĂ«n, s’kam problem me mendimin, s’kam problem me analizĂ«n, por me sĂ«mundjen tjetĂ«r qĂ« e kam origjinale, e kam çështje qĂ« m’u ka kriju prej njĂ« presioni tĂ« madh qĂ« e kam pasĂ« sa kam qenĂ« kryeministĂ«r i kĂ«tij vendi, se unĂ« mĂ« shumĂ« kam qeveris me gaz lotsjellĂ«s, me bombĂ«, me bombola gazi, me akte tĂ« dhunimit tĂ« shtĂ«pisĂ« sime e tĂ« kalljes sĂ« shtĂ«pisĂ«â€Šâ€

“S’mundem me ia paramendu vetes tĂ« hyj unĂ« edhe njĂ«herĂ« nĂ« atĂ« valle me njerĂ«z tĂ« tillĂ« tĂ« cilĂ«t s’kanĂ« marrĂ«, asnjĂ«ri s’ka marrĂ« as dĂ«nime, as kritika meritore pĂ«r atĂ«â€, tha Mustafa.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mustafa: Problemet shĂ«ndetĂ«sore m’u krijuan kur isha kryeministĂ«r, qeverisa me gaz lotsjellĂ«s appeared first on Sinjali.

Të paktën tre të vrarë nga sulmet e fundit ruse në Ukrainë

Zyrtarë ukrainas thanë se të paktën tre persona u vranë nga sulmet ruse gjatë natës, që kishin në shënjestër ndërtesa banimi në qytetin lindor Kramatorsk.

Sulmet e 8 shkurtit përfshinë bomba të rënda, thanë zyrtarët, armë që Rusia i ka përdorur për të shkatërruar si pozicionet ukrainase në vijën e frontit, ashtu edhe zonat e banuara.

Gati 20 persona u plagosën në sulmet e orëve të para të mëngjesit, njoftoi Policia Kombëtare.

Në total, Rusia lëshoi më shumë se 400 dronë dhe raketa në lokacione anembanë vendit, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. Në një postim në Telegram, ai u ankua se armët ruse vazhdojnë të pajisen me pjesë dhe komponentë të importuar nga jashtë, ndërsa njoftoi masa të reja që synojnë ndërprerjen e furnizimeve me këto pjesë.

SĂ« bashku me Slovianskun, Kramatorsku Ă«shtĂ« njĂ« nga dy qytetet kryesore qĂ« Ukraina ende i kontrollon nĂ« rajonin lindor tĂ« Donjeckut. TĂ« dy konsiderohen “qytete-fortesa”, thelbĂ«sore pĂ«r mbrojtjen e UkrainĂ«s nĂ« kĂ«tĂ« rajon.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Të paktën tre të vrarë nga sulmet e fundit ruse në Ukrainë appeared first on Sinjali.

Dosja Epstein – Jep dorĂ«heqje shefi i stafit tĂ« Starmerit

Morgan McSweeney ka dhënë dorëheqjen si shef i stafit të kryeministrit britanik, Keir Starmer.

Në arsyetimin e dorëheqjes, ai ka thënë se vendimi i Starmerit për të emëruar Peter Mandelson ambasador në SHBA në vitin 2024 ishte gabim.

“Pas reflektimit tĂ« kujdesshĂ«m, kam vendosur tĂ« jap dorĂ«heqjen nga qeveria. Vendimi pĂ«r tĂ« emĂ«ruar Peter Mandelson ishte i gabuar. Ai ka dĂ«mtuar partinĂ« tonĂ«, vendin tonĂ« dhe besimin nĂ« vetĂ« politikĂ«n”, thuhet nĂ« deklaratĂ«.

Mandelson është përmendur për lidhje me Jeffrey Epstein, në dosjet e publikuara nga Departmenti amerikan i Drejtësisë.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dosja Epstein – Jep dorĂ«heqje shefi i stafit tĂ« Starmerit appeared first on Sinjali.

Sulmohet avokati i Ilir Metës në Vlorë, goditet pas koke me mjet prerës

Kujtim Cakrani, avokati i njohur i Vlorës dhe mbrojtësi ligjor i ish-presidentit Ilir Meta, është dhunuar ditën e sotme rreth orës 13:30 në ambientet e një karburanti në qytetin e Vlorës.

Sipas vetë avokatit Cakrani, dy persona të panjohur për të e kanë sulmuar në momentin që ai po furnizohej me karburant. Fillimisht, ata e kanë ofenduar dhe sharë, ndërsa dyshohet se konflikti ka nisur për shkak të një parkimi , edhe pse avokati shprehet se nuk beson se ky ka qenë shkaku i vërtetë.

Më pas, dy personat kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tij, duke e goditur me një mjet prerës në pjesën e pasme të kokës. Si pasojë, Cakrani ka pësuar një frakturë të rëndë në pjesën e pasme të kokës dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku ndodhet i shtruar në reanimacion.

Burime spitalore bëjnë me dije se avokati ka dëmtime serioze në kokë, dhe aktualisht nuk arrin të qëndrojë në këmbë.

Ndërkohë, në spital pritet mbërritja e ekspertëve mjeko-ligjorë, si edhe e përfaqësuesve të policisë, të cilët do të marrin dëshminë e avokatit dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Ishin dy çuna me njĂ« makinĂ«, tĂ« cilĂ«t pasi mĂ« provokuan, mĂ« dhunuan fizikisht. Nuk i njoh ata. Me njĂ«rin po bisedoja, tjetri mĂ« goditi pas koke. Ka ndodhur nĂ« hyrje tĂ« VlorĂ«s, nĂ« njĂ« pikĂ« karburanti. Nuk e kam idenĂ«. ErdhĂ«n aty provokuan dhe mĂ« pas filluan me fjalĂ« fyese. Ata dolĂ«n nga makina, mĂ« dhunuan./ TCH

Ka qenë me mjet prerës. Më goditën pas koke. Unë isha ulur në makinë. Njëri nga dritarja po më ofendonte, kurse tjetri hyri nga dera e pasagjerit dhe më goditi.

MĂ« thanĂ«: ‘Pse ke parkuar keq makinĂ«n. Ke zĂ«nĂ« gjithĂ« karburantin’. Pra ishte njĂ« mĂ«nyrĂ«, njĂ« formĂ« provokimi. Nuk i njoh tĂ« dy. Ishin moshĂ« e re”, tha Cakrani.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Sulmohet avokati i Ilir Metës në Vlorë, goditet pas koke me mjet prerës appeared first on Sinjali.

Kongresmeni amerikan: Kosova duhet të bëhet pjesë e NATO-s

Kongresmeni amerikan Kieth Self gjatë një tryeze me deputetët shqiptarë në Kongres theksoi se anëtarësimi i Kosovës në NATO do të sjellë stabilitet në Ballkan.

Ai nënvizoi se kjo është një pjesë kyçe për sigurinë rajonale dhe se duhet tejkaluar kundërshtimet e disa vendeve.

“UnĂ« po kĂ«rkoj ekuilibĂ«r nĂ« Ballkan. Dua ekuilibĂ«r nĂ« Ballkan dhe mendoj se njĂ« nga pjesĂ«t kyçe – dhe e kam marrĂ« si mision personal- Ă«shtĂ« anĂ«tarĂ«simi i KosovĂ«s nĂ« NATO, e cila do tĂ« ishte njĂ« forcĂ« jashtĂ«zakonisht stabilizuese nĂ« Ballkan. Prandaj duhet tĂ« bĂ«jmĂ« pĂ«rparim nĂ« kĂ«tĂ« drejtim dhe duhet t’u pĂ«rgjigjemi kundĂ«rshtimeve tĂ« disa vendeve. Besoj se kjo Ă«shtĂ« njĂ« pjesĂ« kyçe e asaj pĂ«r tĂ« cilĂ«n po flasim sot, sepse siguria nĂ« Ballkan-Ballkani sot, sipas mendimit tim, Ă«shtĂ« njĂ« fuçi baruti- dhe ne duhet ta zgjidhim kĂ«tĂ« dhe tĂ« sjellim stabilitet nĂ« rajon”.
Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kongresmeni amerikan: Kosova duhet të bëhet pjesë e NATO-s appeared first on Sinjali.

KEK: Prodhimi i energjisë rritet me 110,000 MWh në dy muaj

Korporata Energjetike e Kosovës njofton se prodhimi i energjisë gjatë dhjetorit 2025 dhe janarit 2026 është rritur ndjeshëm krahasuar me vitin e kaluar.

Sipas KEK-ut është arritur një shtesë totale prej rreth 110,000 MWh dhe përmbushur kërkesën e brendshme për energji.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post KEK: Prodhimi i energjisë rritet me 110,000 MWh në dy muaj appeared first on Sinjali.

Mickoski: Provimi i jurisprudencës mund të mbahet në gjuhën shqipe

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se ligji për gjuhët lejon që provimi i jurisprudencës të mbahet në shqip, pas kërkesës së studentëve shqiptarë të juridikut, të cilët dorëzuan peticion në institucione për ta realizuar këtë të drejtë.

Ai tha se ligji i gjuhëve është i qartë, prandaj edhe provimi në gjuhën shqipe mund të mbahet.

“Ligji pĂ«r gjuhĂ«t Ă«shtĂ« i qartĂ« nĂ« kĂ«tĂ« rast. NĂ«se dikush kĂ«rkon dhĂ«nien e provimit nĂ« shqip, duhet t’i lejohet”, deklaroi Mickoski.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mickoski: Provimi i jurisprudencës mund të mbahet në gjuhën shqipe appeared first on Sinjali.

Pse kilogramët kthehen sapo ndalet agjërimi?



Jo mungesĂ« vullneti, por biologji – ja çfarĂ« ndodh nĂ« trup

AgjĂ«rimi i ndĂ«rprerĂ« vitet e fundit Ă«shtĂ« shndĂ«rruar nĂ« njĂ« nga modelet mĂ« tĂ« pĂ«rhapura tĂ« tĂ« ushqyerit. Ai promovohet si njĂ« mĂ«nyrĂ« e thjeshtĂ« pĂ«r humbje peshe, kontroll mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« sheqerit nĂ« gjak, mĂ« shumĂ« energji dhe madje edhe jetĂ«gjatĂ«si. Rrjetet sociale janĂ« tĂ« mbushura me dĂ«shmi personale tĂ« njerĂ«zve qĂ« pretendojnĂ« se ky regjim u ka “ndryshuar jetĂ«n”. MegjithatĂ«, pas idesĂ« tĂ«rheqĂ«se tĂ« kufizimit tĂ« kohĂ«s sĂ« ngrĂ«nies fshihen shumĂ« nuanca pĂ«r tĂ« cilat flitet mĂ« rrallĂ«.

Ndryshe nga dietat klasike, agjërimi i ndërprerë nuk përcakton se çfarë duhet të hamë, por kur. Modelet më të shpeshta janë ai 16:8, ku ushqimi konsumohet brenda një dritareje prej tetë orësh në ditë, si dhe agjërimi një ose dy ditë në javë. Pikërisht kjo thjeshtësi e ka bërë tërheqës, por edhe ka krijuar pritshmëri jo realiste.

ÇfarĂ« thotĂ« realisht shkenca pĂ«r agjĂ«rimin

Dr. Trisha Pasricha, mjeke në Beth Israel Deaconess Medical Center dhe ligjëruese në Harvard Medical School, shpjegon në një video të publikuar nga The Washington Post se agjërimi i ndërprerë mund të çojë në humbje peshe gjatë muajve të parë.

Arsyeja është e thjeshtë: kur kufizohet dritarja kohore e ushqimit, shumë njerëz përfundojnë duke konsumuar më pak kalori. Por problemi shfaqet më vonë.

“AgjĂ«rimi i ndĂ«rprerĂ« Ă«shtĂ« i vĂ«shtirĂ« pĂ«r t’u mbajtur nĂ« afat tĂ« gjatĂ« dhe te njĂ« numĂ«r i madh njerĂ«zish, pesha trupore me kalimin e kohĂ«s kthehet”, thekson dr. Pasricha.

Sipas saj, studimet deri më tani nuk kanë treguar se agjërimi i ndërprerë ul ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, kancerit apo se zgjat jetëgjatësinë. Kjo nuk do të thotë se është i dëmshëm, por se reputacioni i tij shpesh i tejkalon provat shkencore, transmeton Telegrafi.

Pse kilogramët kthehen shpesh

Një nga arsyet kryesore pse njerëzit heqin dorë nga agjërimi i ndërprerë është mos përputhja me jetën reale. Orët strikte të vakteve shpesh bien ndesh me obligimet e punës, ritmin familjar, ngjarjet shoqërore dhe lodhjen kronike.

Kur rregullat thyhen vazhdimisht, shfaqet ndjenja e dështimit dhe më pas braktisja e plotë e regjimit. Në atë moment, shumë njerëz kthehen te zakonet e vjetra të të ushqyerit, shpesh të shoqëruara me mbingrënie, gjë që çon në rikthim të shpejtë të kilogramëve të humbur.

Ekziston edhe një aspekt psikologjik i rëndësishëm: te disa persona, modelet restriktive të të ushqyerit nxisin obsesionin me ushqimin, ndjenjën e fajit dhe cikle të vazhdueshme mes përmbajtjes dhe teprimit.

Kush duhet të jetë veçanërisht i kujdesshëm

Ekspertët paralajmërojnë se agjërimi i ndërprerë nuk është i përshtatshëm për të gjithë. Personat me çrregullime të të ushqyerit, disbalanca hormonale, stres kronik, si dhe gratë shtatzëna apo gjidhënëse, shpesh reagojnë keq ndaj periudhave të gjata pa ushqim.

Te disa individë, kapërcimi i vakteve mund të shkaktojë rënie të energjisë, nervozizëm, probleme me përqendrimin dhe çrregullime të gjumit, sinjale që tregojnë se trupi nuk po merr atë që i nevojitet.

ÇfarĂ« funksionon mĂ« mirĂ« nĂ« afat tĂ« gjatĂ«

Në vend të rregullave rigide, dr. Pasricha sugjeron zakone më të thjeshta dhe më të qëndrueshme, të cilat përshtaten më lehtë me jetën e përditshme.

Mëngjesi si vakt i rëndësishëm

Konsumimi i mëngjesit brenda një ore pas zgjimit, me mjaftueshëm proteina dhe fibra, ndihmon në stabilizimin e sheqerit në gjak dhe ul nevojën për messhujta më vonë gjatë ditës. Kjo nënkupton shmangien e produkteve shumë të ëmbla dhe ushqimeve të përpunuara.

Darkë më e hershme

Përfundimi i vakteve dy deri në tre orë para gjumit ndikon pozitivisht në metabolizëm dhe në mënyrën se si trupi ruan energjinë. Darkat e vona lidhen me rrezik më të lartë për mbipeshë dhe çrregullime metabolike.

ÇfarĂ« Ă«shtĂ« mĂ« e rĂ«ndĂ«sishme se ora e ushqimit

Në fund, mesazhi i dr. Pasrichës është i thjeshtë dhe çlirues:

“MĂ« e rĂ«ndĂ«sishme Ă«shtĂ« çfarĂ« hamĂ«, sesa kur hamĂ«.”

NjĂ« ushqyerje e bazuar nĂ« perime, fruta, bishtajore, drithĂ«ra integrale, arra dhe fara, me konsum tĂ« reduktuar tĂ« ushqimeve ultra tĂ« pĂ«rpunuara, ka mbĂ«shtetjen mĂ« tĂ« fortĂ« shkencore pĂ«r ruajtjen e peshĂ«s trupore dhe shĂ«ndetit afatgjatĂ«. Mund tĂ« mos ofrojĂ« “mrekulli tĂ« shpejta”, por jep rezultate tĂ« qĂ«ndrueshme.

Në një kohë kur ushqyerja shpesh reduktohet në trende dhe rregulla ekstreme, agjërimi i ndërprerë mbetet një tjetër kujtesë se nuk ekziston zgjidhje universale. Mënyra më e mirë e të ushqyerit është ajo që mund të zbatohet për një kohë të gjatë, pa ndjenjë të vazhdueshme privimi dhe faji. /Telegrafi/

Rikthimi i Lindsey Vonn në Olimpiadë përfundon me trishtim pas një aksidenti të rëndë - tërhiqet me helikopter



Rikthimi i shumĂ«pritur i legjendĂ«s sĂ« skijimit alpin, Lindsey Vonn, nĂ« LojĂ«rat Olimpike DimĂ«rore pĂ«rfundoi nĂ« mĂ«nyrĂ« dramatike, pasi skiatorja amerikane u rrĂ«zua rĂ«ndĂ« gjatĂ« finales sĂ« zbritjes pĂ«r femra nĂ« Cortina d’Ampezzo.

Vonn, 41 vjeçe, po merrte pjesë në Olimpiadë pas një pauze gjashtëvjeçare nga sporti dhe vetëm nëntë ditë pasi kishte pësuar këputje të ligamentit të kryqëzuar anterior (ACL) në gjurin e majtë.

Ajo humbi kontrollin vetëm 13 sekonda pas nisjes së garës, u përplas me shenjat anësore të pistës dhe përfundoi në dëborë, duke shkaktuar skena shqetësuese.

🚹 BREAKING: U.S. skiing legend Lindsey Vonn has crashed during competition at the Winter Olympics and was medevac’d by helicopter from the course.

Wishing her a full recovery — sending strength and support to Team USA. pic.twitter.com/IJIQPpX87j
— Brian Allen (@allenanalysis) February 8, 2026


Turma në Cortina mbeti në heshtje, ndërsa ekipet mjekësore ndërhynë menjëherë. Vonn u transportua me helikopter drejt spitalit, ndërsa gara u pezullua përkohësisht.

Pavarësisht shqetësimeve të shumta rreth rrezikut që po merrte, Vonn kishte vendosur të garonte, duke deklaruar më herët se rikthimi në Olimpiadë ishte një vendim personal dhe i ndërgjegjshëm. Ajo kishte përfunduar disa prova stërvitore dhe kishte treguar kohë konkurruese përpara garës.

Lindsey Vonn konsiderohet si një nga skiatoret më të mëdha në histori, me 84 fitore në Kupën e Botës dhe medalje olimpike, përfshirë arin në Vancouver 2010. Ajo u rikthye në gara në vitin 2024, duke sfiduar kufijtë fizikë dhe moshën.

Përplasja e saj hodhi hije mbi garën, e cila u fitua nga amerikania Breezy Johnson, e cila u bë gruaja e parë amerikane që fiton medalje ari olimpik në zbritje që nga Vonn në vitin 2010.

Gjendja shëndetësore e Vonn pritet të vlerësohet më tej në ditët në vijim, ndërsa bota e sportit mbetet në pritje të lajmeve për një nga ikonat më të mëdha të skijimit alpin. /Telegrafi/

VLEN: BDI e miratoi vendimin që provimi i jurisprudencës të jetë vetëm maqedonisht



Koalicioni VLEN ka reaguar sot sërish për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, duke akuzuar Bashkimin Demokratik për Integrim.

Ata thonë se BDI sot po bën zhurmë e ulërima për gjuhën shqipe, ndërsa është vetë autori i padrejtësisë më të madhe ndaj saj.

"Koalicioni rikujton se nĂ« vitin 2019, kur kishte pushtetin absolut, kur kontrollonte QeverinĂ«, ministritĂ« dhe shumicĂ«n parlamentare, BDI miratoi provimin e jurisprudencĂ«s vetĂ«m nĂ« gjuhĂ«n maqedonase. Ju e nĂ«nshkruat kĂ«tĂ« padrejtĂ«si me dorĂ«n tuaj, dhe sot guxoni tĂ« luani teatĂ«r para shqiptarĂ«ve.TĂ« flisni pĂ«r KushtetutĂ« e barazi Ă«shtĂ« fyerje pĂ«r inteligjencĂ«n e shqiptarĂ«ve. Sepse kur kishit mundĂ«sinĂ«, gjuhĂ«n shqipe e latĂ« jashtĂ« drejtĂ«sisĂ«. Jo nga pamundĂ«sia, por nga pazari politik. Sot kĂ«rkoni llogari pĂ«r njĂ« gjendje qĂ« mban vulĂ«n tuaj”, thuhet nĂ« reagimin e VLEN-it.

Nga doktrina moderne te misionet paqeruajtëse, Ushtria e Kosovës në provën finale



Pushtetet janë ndërruar, ashtu edhe komandantët, por ideja e ushtrisë ka mbetur. Në një skenë politike shpesh të përçarë, ndërtimi i Ushtrisë së Kosovës është një nga proceset e rralla që ka vazhduar pa u ndalur.

Ky konsensus institucional ka siguruar vazhdimësi në tranzicion, investime të qëndrueshme dhe përafrim të pandërprerë me standardet e NATO-s.

Sipas gjeneralit nĂ« pension Naim Haziri, i cili ka ndjekur nga afĂ«r disa faza tĂ« zhvillimit tĂ« ForcĂ«s sĂ« SigurisĂ« sĂ« KosovĂ«s, kjo forcĂ« operon sot sipas doktrinave moderne tĂ« luftĂ«s, ka kapacitete funksionale pĂ«r rreziqet aktuale dhe pritet tĂ« pĂ«rmbyllĂ« tranzicionin nĂ« ushtri deri nĂ« vitin 2028 – nĂ« pĂ«rputhje me afatet e planit fillestar.

“Jam shumĂ« optimist, edhe pse kjo Ă«shtĂ« faza mĂ« e rĂ«ndĂ«sishme e ngritjes sĂ« ForcĂ«s. Aktualisht po zhvillohen kapacitetet ajrore dhe po forcohen regjimentet luftarake, me elemente mbĂ«shtetĂ«se tĂ« operacioneve. Jam i bindur se FSK-ja do t’i arrijĂ« kapacitetet e plota operacionale nĂ« kohĂ«n e parashikuar dhe do tĂ« jetĂ« njĂ« forcĂ« kredibile, e ndĂ«rveprueshme me tĂ« gjitha ushtritĂ« e NATO-s”, thotĂ« Haziri pĂ«r programin Expose tĂ« Radios Evropa e LirĂ«.

Ky rrugëtim nisi në vitin 2018, kur Kuvendi i Kosovës miratoi ligjet që hapën procesin dhjetëvjeçar të transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në një ushtri me kapacitete të plota.

NĂ« atĂ« kohĂ«, NATO-ja – e pranishme nĂ« KosovĂ« me mision paqeruajtĂ«s qĂ« nga paslufta – e cilĂ«soi kĂ«tĂ« vendim si “tĂ« papĂ«rshtatshĂ«m nĂ« kohĂ«â€, pĂ«r shkak tĂ« marrĂ«dhĂ«nieve tĂ« tensionuara mes KosovĂ«s dhe SerbisĂ«.

Por, ndryshe prej saj, Shtetet e Bashkuara e mbĂ«shtetĂ«n kĂ«tĂ« hap, duke e cilĂ«suar tranzicionin e FSK-sĂ« si “historik” dhe duke konfirmuar angazhimin e tyre pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur zhvillimin e saj profesional.
Hashim Thaçi, atëkohë president i Kosovës dhe komandant suprem i FSK-së, tha se krijimi i ushtrisë së Kosovës është rezultat i një shekulli sakrificash.

“I siguroj tĂ« gjitha komunitetet nĂ« KosovĂ«, e veçanĂ«risht komunitetin serb, se FSK-ja do tĂ« vazhdojĂ« t’u shĂ«rbejĂ« tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«ve, pa dallime etnike”, tha Thaçi nĂ« dhjetor tĂ« vitit 2018.

Diskursi institucional – FSK-ja si forcĂ« nĂ« shĂ«rbim tĂ« tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«ve tĂ« KosovĂ«s – u ruajt i pandryshuar edhe nĂ«n presidencĂ«n e Vjosa Osmanit.

“DjemtĂ« dhe vajzat e ForcĂ«s sonĂ« janĂ« tĂ« gatshĂ«m pĂ«r ta mbrojtur integritetin territorial dhe sovranitetin e shtetit tonĂ« – RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s – nĂ« çdo pĂ«llĂ«mbĂ« tĂ« tij”, tha Osmani nĂ« dhjetor tĂ« vitit 2022.

FSK-ja, edhe sot, duhet të marrë leje nga misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, për të operuar në pjesën veriore të vendit, ku popullata shumicë është serbe.

Ky kufizim operacional u vendos nga ish-presidenti Hashim Thaçi në vitin 2013, përmes një letre të dërguar shefit të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, dhe mbetet në fuqi.

Radio Evropa e Lirë pyeti Presidencën e Kosovës nëse po shqyrton rishikimin e obligimit për leje nga KFOR-i për operimet e FSK-së në veri, në prag të përmbylljes së transformimit të saj në ushtri, por deri tani nuk mori përgjigje.

I kontaktuar nga REL-i, njĂ« zĂ«dhĂ«nĂ«s i NATO-s tha vetĂ«m se “qĂ« nga viti 2016, Ekipi KĂ«shillues dhe NdĂ«rlidhĂ«s i NATO-s – i cili Ă«shtĂ« i ndarĂ« nga KFOR-i – ka ofruar mbĂ«shtetje tĂ« konsiderueshme pĂ«r zhvillimin e ForcĂ«s sĂ« SigurisĂ« sĂ« KosovĂ«s, nĂ« kuadĂ«r tĂ« mandatit tĂ« saj fillestar tĂ« mbrojtjes civile, pĂ«rmes ndĂ«rtimit tĂ« kapaciteteve, edukimit dhe koordinimit tĂ« trajnimeve”.
Ndër vite, Forca e Sigurisë së Kosovës ka marrë pjesë në një sërë misionesh dhe aktivitetesh rajonale e ndërkombëtare, kryesisht në kuadër të operacioneve humanitare, trajnuese dhe paqeruajtëse.

Së fundmi, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, bëri të ditur se FSK-ja do të marrë pjesë edhe në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën.

Aktualisht, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në proces është shqyrtimi i formës dhe kapacitetit, me të cilin do të mund të kontribuohet në këtë forcë paqeruajtëse.
ZĂ«vendĂ«sministri nĂ« detyrĂ« i Mbrojtjes, Shemsi Syla, konfirmon se FSK-ja ka pĂ«rmbushur tashmĂ« objektivin pĂ«r 5.000 trupa tĂ« rregullta, ndĂ«rsa mbetet ende pĂ«r t’u plotĂ«suar komponenti rezervĂ« prej 3.000 pjesĂ«tarĂ«sh.

Megjithëse përbërja e plotë e armatimit të FSK-së nuk është bërë publike, pajisjet e konfirmuara zyrtarisht variojnë nga automjetet e blinduara deri te dronët.

Sipas Sylës, kapacitetet janë ndërtuar në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë dhe armatimi e pajisjet janë në përputhje me standardet e NATO-s.

“AleatĂ«t nga tĂ« cilĂ«t kemi blerĂ« armatim, pĂ«rfshijnĂ«: Shtetet e Bashkuara, TurqinĂ«, KroacinĂ«, BritaninĂ« e Madhe, GjermaninĂ«, ItalinĂ« e tĂ« tjera. Sot, nĂ« kĂ«tĂ« stad tĂ« ngritjes, por edhe nesĂ«r kur t’i kemi kapacitetet e plota, ne do tĂ« jemi tĂ« gatshĂ«m tĂ« ofrojmĂ« siguri”, thotĂ« Syla pĂ«r ExposenĂ«.

Buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes ka shënuar rritje të ndjeshme viteve të fundit, duke u trefishuar nga 67.3 milionë euro në vitin 2021 në 207.8 milionë euro vitin e kaluar.

Strategjia e Sigurisë së Republikës së Kosovës për periudhën 2022-2027 e identifikon qartë Serbinë dhe pretendimet e saj territoriale si kërcënimin kryesor për sigurinë kombëtare.

QĂ« nga fillimi, krijimi i ushtrisĂ« sĂ« KosovĂ«s ka hasur nĂ« kundĂ«rshtime tĂ« forta nga Serbia – vendi qĂ«, gjatĂ« pesĂ« vjetĂ«ve tĂ« fundit, ka shpenzuar mĂ« sĂ« shumti pĂ«r ushtrinĂ« nĂ« gjithĂ« Ballkanin PerĂ«ndimor. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka akuzuar PrishtinĂ«n se “po u bie daulleve tĂ« luftĂ«s” dhe po rrezikon komunitetin serb.

Ky diskurs ka ushqyer rezistencë të vazhdueshme në mesin e komunitetit serb ndaj vendimeve të Qeverisë së Kosovës, veprimeve të forcave të sigurisë dhe shtrirjes së autoritetit shtetëror, sidomos në veri. Kulmi i kësaj përplasjeje ka qenë sulmi i armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, në vitin 2023.

NjĂ« ushtare e ForcĂ«s sĂ« SigurisĂ« sĂ« KosovĂ«s sĂ« bashku me djalin e saj nĂ« kazermĂ«n “Adem Jashari”.
Sipas gjeneralit nĂ« pension, Naim Haziri, Serbia mbetet kĂ«rcĂ«nimi kryesor si ushtarak, ashtu edhe joushtarak, pĂ«r KosovĂ«n. Ai pĂ«rmend nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« veçantĂ« edhe kĂ«rcĂ«nimet hibride, pĂ«rfshirĂ« sulmet kibernetike, por thekson se FSK-ja, edhe tash, ka kapacitete tĂ« mjaftueshme pĂ«r t’iu pĂ«rgjigjur çdo kĂ«rcĂ«nimi.

“Kur njĂ« ushtri mbrohet dhe njĂ« ushtri sulmon, atĂ«herĂ« proporcioni i forcave Ă«shtĂ« varĂ«sisht inxhinierisĂ« qĂ« pĂ«rgatitet, tre me njĂ«, pesĂ« me njĂ«, tetĂ« me një  Dhe FSK-ja, me kapacitetet qĂ« sot i ka, Ă«shtĂ« e gatshme qĂ« nĂ« çdo kohĂ« ta mbrojĂ« integritetin territorial tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s”, thotĂ« Haziri.

Megjithatë, ai thekson nevojën për investime më të mëdha në personelin e FSK-së, duke nënvizuar se mirëqenia e tij është faktor kyç për efektivitetin dhe gatishmërinë e forcës.

“Mendoj se ka hapĂ«sirĂ« tĂ« bĂ«het mĂ« shumĂ« pĂ«r personelin. NĂ« fazĂ«n e dytĂ«, investimet kanĂ« qenĂ« tĂ« fokusuara nĂ« blerje tĂ« armatimit, por nuk duhet pĂ«rjashtuar as investimi nĂ« personel, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« pjesĂ«tarĂ«t tĂ« jenĂ« mĂ« tĂ« motivuar pĂ«r pĂ«rgjegjĂ«sitĂ« qĂ« i ushtrojnĂ«â€, thotĂ« ai.

Pagat nĂ« FSK ndryshojnĂ« sipas gradave – me mĂ« tĂ« ulĂ«tat pĂ«r rekrutĂ«t e rinj dhe mĂ« tĂ« lartat pĂ«r nĂ«nkolonelĂ«t dhe gjeneralĂ«t. Ligji e lejon largimin vullnetar tĂ« pjesĂ«tarĂ«ve, dhe tĂ« dhĂ«nat e MinistrisĂ« sĂ« Mbrojtjes tregojnĂ« se braktisjet ndodhin çdo vit – me njĂ« rritje tĂ« ndjeshme midis viteve 2021, kur u larguan 50 ushtarĂ«, dhe 2023, kur numri i tyre arriti nĂ« 134.
ZĂ«vendĂ«sministri nĂ« detyrĂ«, Shemsi Syla, thekson rĂ«ndĂ«sinĂ« e vazhdimit tĂ« mbĂ«shtetjes nga partnerĂ«t ndĂ«rkombĂ«tarĂ« pĂ«r tĂ« siguruar trajnimin dhe pajisjet pĂ«r ushtarĂ«t. Ai shton se FSK-ja ka arritur t’i integrojĂ« tĂ« gjitha komunitetet nĂ« radhĂ«t e veta, ndonĂ«se sfiduese mbetet pjesĂ«marrja e komunitetit serb.

“Problemin mĂ« tĂ« madh na e kanĂ« shkaktuar serbĂ«t. Me kĂ«rcĂ«nime e me shantazhe, kanĂ« arritur t’i largojnĂ« disa pjesĂ«tarĂ«. NĂ« konkurset qĂ« kemi shpallur, ka pasur vazhdimisht tĂ« interesuar, por vazhdon tĂ« ketĂ« frikĂ«â€, thotĂ« Syla.

FalĂ« bashkĂ«punimeve me partnerĂ«t ndĂ«rkombĂ«tarĂ« dhe standardeve tĂ« NATO-s, Syla thotĂ« se FSK-ja Ă«shtĂ« qysh tash e pĂ«rgatitur tĂ« bashkohet me AleancĂ«n – njĂ« synim i shprehur qĂ« nga fillimi i transformimit. TĂ« njĂ«jtin qĂ«ndrim e mbĂ«shtet edhe gjenerali nĂ« pension, Naim Haziri.

“Kosova Ă«shtĂ« shumĂ« mĂ« e fuqishme saqĂ« mendohet dhe shihet nga dikush – nĂ« tĂ« gjitha aspektet”, sipas tij.

E, nga NATO-ja konfirmojnĂ« pĂ«r Radion Evropa e LirĂ« se aleanca “ofron kontribute tĂ« rĂ«ndĂ«sishme ushtarake pĂ«r KosovĂ«n”, por se “rruga drejt paqes sĂ« qĂ«ndrueshme Ă«shtĂ« politike”. Ndaj, “NATO-ja vazhdon ta mbĂ«shtesĂ« fuqishĂ«m dialogun e lehtĂ«suar nga BE-ja” pĂ«r normalizimin e marrĂ«dhĂ«nieve mes KosovĂ«s dhe Serbisë  edhe pse ky proces mbetet i bllokuar prej kohĂ«sh, pa pĂ«rparime qĂ« do ta nxirrnin nga vendnumĂ«rimi disavjeçar./Radio Evropa e LirĂ«/

Shqipëria mbështet kërkesat e studentëve për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut



Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka përgëzuar studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut për angazhimin e tyre për përdorimin e gjuhës shqipe, në përputhje me të drejtat e garantuara nga Kushtetuta dhe legjislacioni në fuqi.

“PĂ«rgĂ«zojmĂ« studentĂ«t shqiptarĂ« tĂ« MaqedonisĂ« sĂ« Veriut pĂ«r angazhimin qytetar dhe mĂ«nyrĂ«n demokratike me tĂ« cilĂ«n kanĂ« artikuluar kĂ«rkesĂ«n e tyre pĂ«r pĂ«rdorimin e gjuhĂ«s shqipe nĂ« pĂ«rputhje me tĂ« drejtat e garantuara nga Kushtetuta dhe legjislacioni nĂ« fuqi”, shkruan Spiropali.

Sipas saj, dialogu konstruktiv, zgjidhjet institucionale dhe respektimi i të drejtave të njeriut mbeten rruga më e sigurt për forcimin e besimit ndërmjet komuniteteve dhe për përmirësimin e standardeve demokratike në vend.

Spiropali ka vlerësuar gjithashtu gatishmërinë e institucioneve të Maqedonisë së Veriut për ta trajtuar këtë çështje me seriozitet dhe në përputhje me kuadrin kushtetues dhe ligjor të vendit.



“VlerĂ«sojmĂ« gjithashtu gatishmĂ«rinĂ« e institucioneve tĂ« MaqedonisĂ« sĂ« Veriut, veçanĂ«risht Kryeministrit Mickoski dhe ZĂ«vendĂ«skryeministrit Sali, pĂ«r ta trajtuar kĂ«tĂ« çështje me seriozitet dhe nĂ« pĂ«rputhje me KushtetutĂ«n dhe kuadrin ligjor tĂ« vendit.

Dialogu, zgjidhjet institucionale dhe respekti pĂ«r tĂ« drejtat mbeten rruga mĂ« e sigurt pĂ«r forcimin e besimit dhe standardeve demokratike”, shkruan ministrja.


Pak ditë më parë, 385 studentë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut kanë dorëzuar një peticion për zhvillimin e provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe, krahas maqedonishtes, duke theksuar se kjo e drejtë u garantohet me ligj, pasi studimet i ndjekin në shqip dhe shqipja është gjuhë zyrtare në vend.

Ministria e Drejtësisë e ka refuzuar kërkesën, duke argumentuar se provimi shërben edhe si test për njohjen e gjuhës maqedonase, e cila është kusht ligjor për ushtrimin e profesioneve juridike.

Studentët kundërshtojnë këtë qëndrim, duke theksuar se Ligji për Provimin e Jurisprudencës nuk e ndalon dhënien e provimit në shqip dhe se Ligji për Përdorimin e Gjuhëve detyron institucionet të lejojnë përdorimin e shqipes në procedurat zyrtare.

Alaudini: Pak e trishtë që një popull është aq i apasionuar pas Big Brother - tregon jetën e zymtë që kalojmë



Moderatori i Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti, ka qenë i ftuar së fundmi në podcast-in e Mira Kazhanit.

Ai ka folur për formatin që tash e katër vite e prezanton së bashku me Jonida Vokshin.

I njëjti tregoi për sfidat që ka kaluar gjatë kësaj periudhe e sakrificat që bën, duke zbuluar shumë gjëra që mbase nuk janë ditur.

Foto: YouTube

"Prej momentit kur nis dhe derisa mbaron luhatjet emocionale që ike brenda vetes janë shumë të mëdha, vjen një pikë nga fundi ku ndihesh i pafuqishëm, ndihesh i mbështetur për muri dhe thua që kjo është hera e fundit që e bëj", u shpreh ai.

Tutje theksoi: "Pasi mbaron e mbledh veten kalon një muaj është harruar e gjitha kjo vijnë prapë emocionet edhe jeta pastaj duket si një vijë lineare duket pak monotone prej kësaj adrenaline në baza ditore gjatë gjithë kohës deri në 5-6 të mëngjesit pa gjumë edhe zgjohedh në orën 10, 11 edhe prapë vetëm Big Brother ke".

"Nga ana profesionale gëzohesh në një formë e tregon suksesin, e shpërblen mundin ato sakrificat që ne i bëjmë, siç e thash edhe në fillim kur fillon Big-u, ky spektakël nuk pushon nuk është vetëm dy herë në javë Prime por është 24/7".

"ËshtĂ« sikur tĂ« ecĂ«sh mbi vezĂ«, nuk e di se ku kris diçka je nĂ« gjendje alarmi sa herĂ« bie telefoni hĂ« çfarĂ« ndodhi tani? Por nga ana tjetĂ«r ndoshta Ă«shtĂ« pak e trishtĂ« qĂ« njĂ« popull me 1.5 milion banorĂ« po e pĂ«rfshijmĂ« edhe ShqipĂ«rinĂ« me 2.5, 4 milionĂ« janĂ« aq tĂ« apasionuar pas Big Brother. Kjo tregon ndoshta edhe njĂ« jetĂ« tĂ« zymtĂ« qĂ« ne kalojmĂ«", tha ndĂ«r tĂ« tjerash Hamiti. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Man Cityt i nevojitet fitorja ndaj Liverpoolit për ta ndjekur Arsenalin, formacionet zyrtare



Manchester City është mysafir i Liverpoolit, në derbin anglez të xhiros së 25-të në Ligën Premier.

“QytetarĂ«t” janĂ« ende nĂ« garĂ« pĂ«r titull, por kanĂ« nevojĂ« me patjetĂ«r t’i marrin pikĂ«t e plota nĂ« “Anfield”, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« ta vazhdojĂ« ndjekjen e Arsenalit.

Ndërsa, Liverpooli që këtë edicion e ka objektiv top katërshen gjithashtu lufton për fitore, pasi aktualisht renditet në pozitën e pestë në tabelë.

Formacionet zyrtare:

Liverpool: Alisson; Szoboszlai, Konate, Van Dijk, Kerkez; Gravenberch, Wirtz, Mac Allister; Salah, Ekitike, Gakpo.

Team news is IN! ✊🔮 #LIVMCI
— Liverpool FC (@LFC) February 8, 2026

Man City: Donnarumma; Nunes, Khusanov, Guehi, Ait-Nouri; Rodri, Silva, O’Reilly; Semenyo, Marmoush, Haaland.

Your line-up to take on Liverpool! đŸ˜€đŸ©”

XI | Donnarumma, Nunes, Khusanov, GuĂ©hi, Ait-Nouri, Rodri, Bernardo (C), O’Reilly, Semenyo, Marmoush, Haaland

SUBS | Trafford, Dias, Reijnders, Ake, Cherki, Nico, Foden, Alleyne, Lewis

đŸ€ @etihad pic.twitter.com/0Z8zMFri9c
— Manchester City (@ManCity) February 8, 2026

Kujtojmë, përballja do të nisë nga ora 17:30./Telegrafi

Arabia Saudite njofton investime të reja të mëdha në Siri



Arabia Saudite njoftoi një paketë të madhe investimesh në Siri që përfshin energjinë, aviacionin, pasuritë e paluajtshme dhe telekomunikacionin.

Sipas mediave tĂ« huaja, pĂ«rcjell Telegrafi, Arabia Saudite nisi njĂ« fond investimesh nĂ« Siri qĂ« do tĂ« vĂ« nĂ« dispocion 7.5 miliardĂ« rialĂ« sauditĂ« (2 miliardĂ« dollarĂ« – 1.7 miliardĂ« euro) pĂ«r tĂ« zhvilluar dy aeroporte nĂ« qytetin sirian tĂ« Alepos nĂ« faza tĂ« shumĂ«fishta, tha tĂ« shtunĂ«n Ministri i Investimeve i ArabisĂ« Saudite Khalid al-Falih.

Fondi Elaf synon të financojë projekte në shkallë të gjerë në Siri me pjesëmarrjen e investitorëve privatë sauditë, shtoi al-Falih.

Në aviacionin civil, transportuesi saudit flynas dhe Autoriteti Sirian i Aviacionit Civil nënshkruan një marrëveshje për të krijuar një linjë ajrore të re, "flynas Syria".

Ndërmarrja e përbashkët do të jetë 51 përqind në pronësi të palës siriane dhe 49 përqind nga flynas, me operacionet që pritet të fillojnë në tremujorin e katërt të vitit 2026, tha kompania.

Operatori mĂ« i madh i telekomunikacionit nĂ« ArabinĂ« Saudite, STC, do tĂ« investojĂ« gjithashtu mĂ« shumĂ« se tre miliardĂ« rialĂ« (799.96 milionĂ« dollarĂ« – rreth 677 milionĂ« euro) pĂ«r tĂ« “forcuar infrastrukturĂ«n e telekomunikacionit dhe pĂ«r tĂ« lidhur SirinĂ« nĂ« nivel rajonal dhe ndĂ«rkombĂ«tar pĂ«rmes njĂ« rrjeti me fibra optike qĂ« shtrihet nĂ« mĂ« shumĂ« se 4,500 kilometra”, sipas agjencisĂ« shtetĂ«rore tĂ« lajmeve.

Siç theksojnë mediat, investimet e fundit shënojnë njoftimin më të madh të tillë që kur SHBA-të hoqën sanksionet ndaj Sirisë në dhjetor.

“Ne pĂ«rgĂ«zojmĂ« marrĂ«veshjet e investimeve saudite-siriane tĂ« shpallura kĂ«tĂ« javĂ«. Partneritetet strategjike nĂ« aviacion, infrastrukturĂ« dhe telekomunikacion do tĂ« kontribuojnĂ« ndjeshĂ«m nĂ« pĂ«rpjekjet e rindĂ«rtimit tĂ« SirisĂ«â€, tha Tom Barrack, i dĂ«rguari i SHBA-sĂ« nĂ« Siri, nĂ« X.

Vitin e kaluar, Riadi njoftoi 6.4 miliardë dollarë (rreth 5.4 miliardë euro) investime, të ndara në 47 marrëveshje me më shumë se 100 kompani saudite që punojnë në pasuri të paluajtshme, infrastrukturë dhe telekomunikacion.

Të dy palët nënshkruan gjithashtu një memorandum mirëkuptimi dhe një marrëveshje të përbashkët zhvillimi me ACWA Power të Arabisë Saudite dhe Kompaninë Saudite të Transmisionit të Ujit, duke përcaktuar një plan rrugor për bashkëpunim në sektorin e ujit.

“Kemi hartuar plane pĂ«r tĂ« ngritur njĂ« impiant shkripĂ«zimi tĂ« ujit tĂ« detit, me qĂ«llim qĂ« tĂ« sjellim ujĂ« tĂ« freskĂ«t nga bregu sirian nĂ« jug tĂ« vendit”, ka thĂ«nĂ« ministri i EnergjisĂ« i SirisĂ«, Mohamed al-Bashir. /Telegrafi/

Mickoski: Rreth 11.000 administratorë do të kenë rritje pagash deri në 40 për qind deri në vitin 2028



Rreth 11 000 administratorë të kenë rritje të pagave prej gati 40 për qind deri në vitin 2028, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski pas takimit me përfaqësuesit e sindikatatave në Qeveri.

“Kjo Ă«shtĂ« njĂ« pako mĂ« e gjerĂ« qĂ« do tĂ« pĂ«rfshijĂ«, sĂ« bashku me tĂ« punĂ«suarit nĂ« gjykata dhe prokurori, rreth 11 000 tĂ« punĂ«suar, dhe me kĂ«tĂ«, Qeveria, si punĂ«dhĂ«nĂ«si mĂ« i madh, praktikisht krijon marrĂ«veshje me kolegĂ«t e saj, dhe ajo marrĂ«veshje Ă«shtĂ« e vlefshme deri nĂ« vitin 2028. Paraprakisht kemi pasur marrĂ«veshje tĂ« tilla edhe me tĂ« punĂ«suarit nĂ« arsim, shĂ«ndetĂ«si dhe institucione tĂ« tjera, kĂ«shtu qĂ« kur tĂ« finalizohet e gjithĂ« kjo, ne, si Qeveri, si punĂ«dhĂ«nĂ«si mĂ« i madh, praktikisht kemi rregulluar marrĂ«dhĂ«niet tona me kolegĂ«t tanĂ« nĂ« kuadĂ«r tĂ« institucioneve. Ky Ă«shtĂ« moment historik, sepse nuk ka ndodhur kurrĂ« mĂ« parĂ« qĂ« tĂ« kemi pasur plan tĂ« tillĂ« pĂ«r rritjen e pagave dhe harmonizimin e tyre nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« arrihet nivel i denjĂ«â€, theksoi Mickoski.

Mickoski e quajti këtë vendim si hapa të guximshëm të cilët i bën Qeveria.

“KĂ«to janĂ« hapat e guximshĂ«m qĂ« po ndĂ«rmerr Qeveria, edhe pĂ«rballĂ« sfidave globale dhe vendore qĂ« sigurisht ndikojnĂ« nĂ« ekonomi, me qasje tĂ« pjekur dhe tĂ« pĂ«rgjegjshme ndaj punĂ«s me arkĂ«n e shtetit, tĂ« cilĂ«n mund ta arrijmĂ« si shtet. Ja ku po arrijmĂ« marrĂ«veshje, dhe ajo marrĂ«veshje duhet tĂ« operacionalizohet mĂ« tej pĂ«rmes marrĂ«veshjeve individuale. Ajo qĂ« pĂ«rmendĂ«n tĂ« dy kryetarĂ«t, dhe ajo qĂ« ne si Qeveri e kemi pĂ«rsĂ«ritur pĂ«r njĂ« kohĂ« tĂ« gjatĂ«, Ă«shtĂ« se MarrĂ«veshja e PĂ«rgjithshme Kolektive ka skaduar, megjithĂ«se dispozitat e fundit kalimtare pĂ«rcaktojnĂ« se ajo mbetet nĂ« fuqi derisa tĂ« miratohet njĂ« e re. Jemi tĂ« pĂ«rgatitur si Qeveri tĂ« ulemi dhe nĂ« kĂ«tĂ« periudhĂ« deri nĂ« vitin 2028 kuptohet pres qĂ« nĂ« njĂ« periudhĂ« mĂ« tĂ« shkurtĂ«r sĂ« bashku me dy sindikatat pĂ«rfaqĂ«suese nĂ« kĂ«tĂ« rast LSM dhe KSL tĂ« ulemi dhe tĂ« negociojmĂ« njĂ« marrĂ«veshje tĂ« re kolektive tĂ« pĂ«rgjithshme e cila do tĂ« jetĂ« mjeti i vetĂ«m mbi bazĂ«n e sĂ« cilĂ«s do tĂ« paguhen pagat, nga ana tjetĂ«r do tĂ« jetĂ« njĂ« mjet qĂ« do ta kenĂ« punĂ«torĂ«t, por edhe Qeveria do ta ketĂ« dhe ne e vlerĂ«sojmĂ« qĂ« njĂ« kombinim i tillĂ« i favorshĂ«m, pra do tĂ« pĂ«rfitojnĂ« tĂ« dyja palĂ«t, dhe mbi tĂ« gjitha qytetarĂ«t dhe shteti, sigurisht, mund ta bĂ«jmĂ« me punĂ« tĂ« pjekur dhe me besim qĂ« dua tĂ« them ngadalĂ« por me siguri me struktura tĂ« caktuara nĂ« sindikata. Nuk po them me tĂ« gjitha, por me struktura tĂ« caktuara nĂ« sindikata qĂ« ne si Qeveri i kemi dhe po i ndĂ«rtojmĂ«, sepse ka struktura qĂ« pĂ«r fat tĂ« keq nuk mund tĂ« dalin kurrĂ« nga pĂ«rqafimi politik i partive tĂ« caktuara politike”, tha Mickoski.

Luizi e analizon shtëpinë ku qëndroi për më shumë se tre muaj: Ah moj Kiarë



Luiz Ejlli ka bërë rikthimin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP Albania.

Ai ka hyrë brenda për të qëndruar pak ditë, si një konkurrent i vetëm me Artan Kolën.

Ndonëse banorët nuk janë në dijeni për këtë e as vet Artani, por u bë si pjesë e 'Kutisë së Pandorës'.

Foto: TikTok

Pas futjes, fituesi i edicionit të dytë bëri lëmsh gjithë shtëpinë me batutat dhe situatat që krijoi.

Në një moment u shkëput nga konkurrentët dhe po analizonte shtëpinë e oborrin, ku qëndroi për më shumë se tre muaj.

"Ah moj Kiarë, moj Kiarë. Për atë Zot, ueee", u shpreh ai.

Duket se Luizi u bë nostalgjik për kohën që kaloi dhe gjithë ngjarjet që ndodhën, deri te fitorja. /Telegrafi/

@topchanneltvalbania “Ah moj KiarĂ«, moj KiarĂ«...”/ Luizi shkĂ«putet nga banorĂ«t, ecejake nĂ« oborr
♬ original sound - Top Channel - Big Brother Vip

❌