❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Qeveria kërkon 200 mln USD nga BB për turizmin, PPP-të dhe tregjet financiare

Qeveria shqiptare synon të marrë një hua prej 200 milionë dollarësh nga Banka Botërore për të financuar një paketë reformash që synon rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës, me fokus tek ekonomia e mbështetur nga turizmi.

Kredia, e planifikuar për miratim në janar 2027, do të administrohet nga Ministria e Financave në formën e një Financimi të Politikave të Zhvillimit (Development Policy Financing -DPF).

Sipas dokumentit të Bankës Botërore, financimi synon të mbështesë përshpejtimin e rritjes ekonomike përmes forcimit të konkurrueshmërisë së sektorit privat në afat të shkurtër dhe ndërtimit të bazave për një rritje të qëndrueshme në afat të mesëm. Objektivi është krijimi i më shumë vendeve të punës dhe rritja e pagave në ekonominë shqiptare të orientuar nga turizmi.

Ekonomia turistike dhe rritja afatgjatë

Programi mbështetet mbi dy shtylla kryesore. Shtylla e parë fokusohet në ndërtimin e një ekonomie turistike më konkurruese dhe më të qëndrueshme. Ajo përfshin hapjen e tregut të shërbimeve turistike për më shumë operatorë, vendosjen e standardeve të detyrueshme të cilësisë dhe higjienës mjedisore për të gjitha kategoritë e akomodimit, krijimin e një National Single Window (dritare të vetme) për procedurat kufitare dhe harmonizimin e kontrolleve ushqimore me standardet e Bashkimit Evropian.

Paketa përfshin gjithashtu reforma për menaxhimin e mbetjeve, zgjerimin e pagesave elektronike dhe përmirësimin e aksesit në financim për bizneset dhe prodhuesit bujqësorë përmes modernizimit të sistemit të informacionit të kredisë dhe regjistrimit elektronik të kolateralit.

Sipas Bankës Botërore, rezultatet e pritshme të kësaj shtylle janë rritja e të ardhurave nga turizmi, formalizimi dhe përmirësimi i cilësisë së sektorit, lehtësimi i tregtisë ndërkufitare përmes shkëmbimit elektronik të të dhënave, zgjerimi i përdorimit të pagesave dixhitale dhe përmirësimi i aksesit në financim për ndërmarrjet dhe fermerët.

Shtylla e dytë synon të ndërtojë bazat afatgjata për vende pune me paga më të larta dhe rritje ekonomike. Ajo përfshin krijimin e bazës ligjore për shkollat me orar të plotë në arsimin fillor publik, ngritjen e Fondit Kombëtar të Efiçencës së Energjisë për të mbështetur familjet në nevojë, rritjen e transparencës në koncesione dhe partneritetet publike-private, si dhe reforma për zhvillimin e tregjeve financiare dhe zgjerimin e mbrojtjes së depozitave bankare.

Banka Botërore pret që kjo shtyllë të zgjerojë aksesin në shkollimin me orar të plotë dhe të rrisë pjesëmarrjen e grave në tregun e punës, të mobilizojë investime në efiçencën e energjisë për familjet në rrezik të varfërisë energjetike, të forcojë transparencën fiskale dhe të nxisë investimet private, ndërsa synon gjithashtu një sektor financiar më të thelluar përmes zgjerimit të sigurimit të depozitave, zhvillimit të tregut të sigurimeve dhe rritjes së likuiditetit të tregut të kapitaleve.

Dokumenti thekson se reformat janë të lidhura me Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim dhe mbështesin drejtpërdrejt angazhimet e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ndërsa parashikohet që programi të bashkëfinancohet edhe nga partnerë të tjerë të zhvillimit./N.Maho

 

The post Qeveria kërkon 200 mln USD nga BB për turizmin, PPP-të dhe tregjet financiare appeared first on Revista Monitor.

ÇfarĂ« duhet tĂ« dinĂ« pasagjerĂ«t kur udhĂ«tojnĂ« me transportin urban?

Çdo ditĂ« mijĂ«ra qytetarĂ« pĂ«rdorin autobusĂ«t urbanĂ«, autobusĂ«t interurbanĂ«, furgonĂ«t apo taksitĂ« pĂ«r tĂ« lĂ«vizur drejt punĂ«s, shkollĂ«s apo destinacioneve tĂ« tjera.

Por pak prej tyre janë në dijeni se, sipas legjislacionit shqiptar, pasagjerët e transportit publik duhet të mbulohen nga sigurimi i detyrueshëm i pasagjerëve në transportin publik.

Ky sigurim është krijuar për të mbrojtur pasagjerët në rast aksidenti gjatë udhëtimit dhe mbulon rastet e humbjes së jetës apo paaftësisë së përhershme që mund të shkaktohen gjatë përdorimit të mjetit të transportit publik. Mbrojtja nuk vlen vetëm gjatë kohës që pasagjeri ndodhet brenda mjetit, por edhe gjatë hipjes apo zbritjes prej tij.

Pasagjerët duhet të dinë se:

* kanë të drejtë të përfitojnë dëmshpërblim në rast se pësojnë dëmtime si pasojë e një aksidenti gjatë udhëtimit;
* mbulimi i sigurimit nuk varet domosdoshmërisht nga përgjegjësia e drejtuesit të mjetit;
* konsiderohen pasagjerë të siguruar edhe personat që ndodhen pranë mjetit për të hipur ose sapo kanë zbritur prej tij;
* mbrojtja ligjore ekziston pavarësisht nëse pasagjeri është pajisur ende me biletë apo jo.

Siguria në transport nuk lidhet vetëm me respektimin e rregullave të qarkullimit, por edhe me garantimin e mbrojtjes financiare dhe sociale për qytetarët në rast të ngjarjeve të paparashikuara.

Njëkohësisht, ky është një apel për të gjitha kompanitë dhe operatorët e transportit publik urban, interurban, të transportit të punonjësve dhe taksitë, që të pajisen me sigurimin e detyrueshëm të pasagjerëve dhe të respektojnë detyrimet që parashikon ligji shqiptar.

Sigurimi i pasagjerëve nuk është thjesht një detyrim ligjor. Ai është një përgjegjësi ndaj njerëzve që çdo ditë u besojnë kompanive të transportit sigurinë e udhëtimit të tyre.

Sepse çdo vend në autobus, çdo sedilje në furgon dhe çdo udhëtim mbart një jetë që meriton mbrojtje.

The post ÇfarĂ« duhet tĂ« dinĂ« pasagjerĂ«t kur udhĂ«tojnĂ« me transportin urban? appeared first on Revista Monitor.

Hannes Takacs emërohet drejtor i BERZH në Shqipëri

Z. Takacs do të marrë detyrën më 1 shtator 2026

Hannes Takacs është emëruar drejtor i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Shqipëri. Ai do të nisë detyrën më 1 shtator 2026 dhe do të jetë i vendosur në Tiranë.

Ai merr detyrën pas Ekaterina Solovova, e cila ka drejtuar zyrën e BERZH në Shqipëri përgjatë pesë viteve të fundit dhe do të fillojë detyrën si drejtore e BERZH në Mal të Zi nga 1 shtatori.

Z. Takacs iu bashkua BERZH në vitin 2014, pas më shumë se 20 vitesh përvojë ndërkombëtare në financa korporative, tregjet e kapitali dhe bankat e investimeve.

Para se t’i bashkohej BankĂ«s, ai ishte Drejtor Menaxhues i CAPMEX, njĂ« konsulencĂ« nĂ« tregjet e kapitalit dhe financat korporative qĂ« zhvillon veprimtarinĂ« nĂ« mĂ« shumĂ« se 50 shtete.

Në BERZH, ai fillimisht ka punuar në ekipin e Zhvillimit të Monedhës Lokale dhe Tregjeve të Kapitalit në Londër, duke udhëhequr projekte të zhvillimit të tregjeve të kapitalit dhe të kapitalit aksionar në disa rajone.

Në vitin 2020, Z. Takacs u emërua drejtor i BERZH në Mongoli, ku udhëhoqi një periudhë zgjerimi të konsiderueshëm të aktiviteteve të Bankës.

Së fundmi, ai ka shërbyer si këshilltar i zëvendëspresidentit të parë të BERZH, Greg Guyett.

The post Hannes Takacs emërohet drejtor i BERZH në Shqipëri appeared first on Revista Monitor.

Kosova i kërkon Serbisë që ta zbatojë detyrimin për tregtinë ndërkufitare të energjisë

Kosova i ka bërë thirrje Serbisë që të zbatojë pa vonesa vendimin e Komunitetit të Energjisë, i cili e detyron Beogradin të vërë në dispozicion kapacitetet ndërkufitare për tregtinë e energjisë.

 

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka kërkuar zbatimin e vendimit të Komunitetit të Energjisë që detyron Serbinë të vërë në dispozicion kapacitetet ndërkufitare për tregtinë e energjisë me Kosovën, duke thënë se Beogradi nuk ka ndërmarrë asnjë hap në këtë drejtim dhe se Kosova nuk do të qëndrojë duarkryq.

NĂ« takimin joformal tĂ« KĂ«shillit Ministror tĂ« Komunitetit tĂ« EnergjisĂ«, tĂ« cilin kĂ«tĂ« vit e kryeson Kosova, Rizvanolli theksoi tri çështje. Ajo pĂ«rmendi angazhimin pĂ«r shfrytĂ«zimin e kapaciteteve energjetike “qĂ« tashmĂ« i kemi nĂ« rajon, qoftĂ« gjeneruese apo transmetuese” – derisa nĂ« KosovĂ« kohĂ«n e fundit Ă«shtĂ« diskutuar shumĂ« pĂ«r gazin amerikan.

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka kërkuar zbatimin e vendimit të Komunitetit të Energjisë që obligon Serbinë të vërë në dispozicion kapacitetet ndërkufitare për tregtinë e energjisë me Kosovën, duke thënë se Beogradi nuk ka ndërmarrë asnjë hap në këtë drejtim dhe se Kosova nuk do të qëndrojë duarkryq.

Këto deklarata u bënë në takimin joformal të Këshillit Ministror të Komunitetit të Energjisë, të cilin këtë vit e kryeson Kosova. Në fokus të diskutimeve ishin siguria energjetike, integrimi i tregut rajonal dhe tranzicioni energjetik.

Rizvanolli tha se Komuniteti i Energjisë po zhvillon punimet në një periudhë sfiduese për sektorin energjetik në rajon.

“Si organizatĂ« ndĂ«rqeveritare e themeluar me traktat para dy dekadash, Komuniteti i EnergjisĂ« punon pĂ«r tĂ« sjellĂ« vendet e rajonit dhe vendet fqinje tĂ« BE-sĂ« mĂ« pranĂ« tregut energjetik evropian. Takimi ynĂ« sot po mbahet nĂ« njĂ« kohĂ« kritike pĂ«r sektorin energjetik tĂ« rajonit, ku ndĂ«rthuren pashmangshĂ«m sfidat e sigurisĂ« sĂ« furnizimit, tranzicionit energjetik dhe integrimit tĂ« tregut”.

Ajo theksoi se gjatë kryesimit të Komunitetit të Energjisë, Kosova është fokusuar në integrimin e tregut të energjisë elektrike, harmonizimin e politikave klimatike dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal.

“Kosova ka marrĂ« kryesimin e Komunitetit tĂ« EnergjisĂ« nĂ« fillim tĂ« kĂ«tij viti me njĂ« pĂ«rkushtim tĂ« palĂ«kundur pĂ«r tĂ« punuar ngushtĂ« me tĂ« gjithĂ« aktorĂ«t drejt synimeve tona tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta. Si vend kryesues, ne po i shtyjmĂ« pĂ«rpara tri çështje thelbĂ«sore. SĂ« pari, po punojmĂ« pĂ«r tĂ« pĂ«rshpejtuar integrimin e tregut tĂ« energjisĂ« elektrike dhe zbatimin e legjislacionit tĂ« BE-sĂ«. SĂ« dyti, po pĂ«rpiqemi tĂ« harmonizojmĂ« tutje politikat klimatike dhe tĂ« hapim rrugĂ«n pĂ«r zvogĂ«limin e emetimeve tĂ« karbonit, gjithnjĂ« me prioritet kyç sigurinĂ« energjetike dhe pĂ«rballueshmĂ«rinĂ« e çmimeve pĂ«r konsumatorĂ«t. SĂ« treti, po angazhohemi pĂ«r bashkĂ«punim tĂ« shtuar dhe shfrytĂ«zim sa mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« kapaciteteve qĂ« tashmĂ« kemi nĂ« rajon, qoftĂ« kapaciteteve gjeneruese apo atyre transmetuese”.

Ministrja në detyrë akuzoi Serbinë për moszbatim të vendimit të Këshillit Ministror të Komunitetit të Energjisë, i cili kishte caktuar afatin 1 korrik 2026 për hapjen e kapaciteteve ndërkufitare me Kosovën.

“NdĂ«rsa i gĂ«zohemi pĂ«rparimit rajonal dhe çmojmĂ« marrĂ«dhĂ«niet e mira me pothuajse tĂ« gjithĂ« fqinjĂ«t tanĂ«, ne vazhdojmĂ« tĂ« pĂ«rballemi me njĂ« çështje tjetĂ«r shqetĂ«suese qĂ« kĂ«rkon veprim tĂ« menjĂ«hershĂ«m. NĂ« dhjetor tĂ« vitit 2025, KĂ«shilli i Ministrave i kĂ«tij Komuniteti tĂ« EnergjisĂ« obligoi operatorin e transmisionit tĂ« SerbisĂ« qĂ« tĂ« vĂ«rĂ« nĂ« dispozicion tĂ« tregtisĂ« kapacitetet ndĂ«rkufitare me KosovĂ«n jo mĂ« vonĂ« se 1 korrik 2026. Tani jemi kĂ«tu. Serbia jo vetĂ«m qĂ« nuk e ka mbĂ«rritur kĂ«tĂ« afat, por nuk ka ndĂ«rmarrĂ« asnjĂ« hap pĂ«rgatitor pĂ«r tĂ« zbatuar obligimin e vet. Operatori i transmisionit tĂ« SerbisĂ« vazhdon tĂ« refuzojĂ« bisedimet e drejtpĂ«rdrejta me operatorin tonĂ« KOSTT, ndĂ«rsa komunikimi Ă«shtĂ« i domosdoshĂ«m pĂ«r bashkĂ«punim tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m rajonal. Duke e penguar shfrytĂ«zimin komercial tĂ« interkoneksionit me KosovĂ«n, Serbia po i mbingarkon kapacitetet e transmetimit nĂ« KosovĂ« dhe nĂ« vendet fqinje dhe po u vendos njĂ« barrĂ« tĂ« panevojshme tĂ« gjithĂ« konsumatorĂ«ve tĂ« rajonit, veçanĂ«risht atyre tĂ« KosovĂ«s. Pasojat e kĂ«saj i kemi ndier shumĂ« afĂ«r dhe shumĂ« rĂ«ndĂ« nĂ« vitet e kaluara. Ne nuk mund dhe nuk do tĂ« qĂ«ndrojmĂ« duarkryq pĂ«rderisa ky obligim i SerbisĂ« nuk zbatohet”.

Shefja e Njësisë për Bashkimin Evropian, Yolanda Garcia Mezquita, tha se integrimi i vendeve të Komunitetit të Energjisë në tregun e brendshëm energjetik të BE-së është prioritet strategjik.

“KĂ«shilli i Komunitetit tĂ« EnergjisĂ« nĂ« PrishtinĂ« zhvillohet nĂ« njĂ« moment tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r sigurinĂ« energjetike tĂ« EvropĂ«s dhe pĂ«r procesin e zgjerimit. Mesazhi ynĂ« sot Ă«shtĂ« i qartĂ«: siguria energjetike e EvropĂ«s nuk ndalet nĂ« kufijtĂ« e Bashkimit Evropian. Ajo varet nga njĂ« hapĂ«sirĂ« mĂ« e gjerĂ« energjetike evropiane, e cila Ă«shtĂ« e integruar, e ndĂ«rlidhur mirĂ« dhe e bazuar nĂ« rregulla tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta”, tha ajo.

Sipas saj, prioritet mbetet përshpejtimi i integrimit të vendeve të Komunitetit të Energjisë në tregun energjetik të BE-së dhe avancimi i bashkimit të tregjeve të energjisë elektrike.

“Prioriteti i parĂ« Ă«shtĂ« pĂ«rshpejtimi i integrimit tĂ« palĂ«ve kontraktuese tĂ« Komunitetit tĂ« EnergjisĂ« nĂ« tregun e brendshĂ«m energjetik tĂ« BE-sĂ«. Ky nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m njĂ« objektiv teknik, por njĂ« investim strategjik pĂ«r sigurinĂ« e EvropĂ«s, konkurrueshmĂ«rinĂ« dhe agjendĂ«n e zgjerimit. Komuniteti i EnergjisĂ« Ă«shtĂ« instrumenti ynĂ« kryesor pĂ«r kĂ«tĂ«. Hapi i ardhshĂ«m madhor Ă«shtĂ« bashkimi i tregjeve tĂ« energjisĂ« elektrike ndĂ«rmjet BE-sĂ« dhe palĂ«ve kontraktuese tĂ« Komunitetit tĂ« EnergjisĂ«â€.

Ndërkaq, drejtori i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Artur Lorkowski, vlerësoi lidershipin e Kosovës gjatë kryesimit të këtij mekanizmi rajonal.

“Ndjekja e integrimit tĂ« rajonit me Bashkimin Evropian, me synimin pĂ«r tĂ« forcuar sigurinĂ« energjetike, por edhe pĂ«r tĂ« pĂ«rshpejtuar tranzicionin energjetik duke i mbajtur çmimet e energjisĂ« tĂ« pĂ«rballueshme, Ă«shtĂ« frymĂ«zim pĂ«r Sekretariatin dhe pĂ«r procesin vendimmarrĂ«s nĂ« Komunitetin e EnergjisĂ«. Ky lidership Ă«shtĂ« njĂ« cilĂ«si shumĂ« e veçantĂ«, sepse Kosova Ă«shtĂ« i vetmi vend nĂ« Ballkanin PerĂ«ndimor dhe nĂ« Komunitetin e EnergjisĂ« qĂ« nuk ka interkoneksione tĂ« drejtpĂ«rdrejta me shtetet anĂ«tare tĂ« BE-sĂ«â€.

Ai shtoi se Bashkimi Evropian tashmë u ka bërë thirrje vendeve të rajonit që të integrohen në tregun energjetik evropian edhe para anëtarësimit të plotë.

“Kjo Ă«shtĂ« njĂ« ftesĂ« pĂ«r tĂ« mos pritur ditĂ«n e anĂ«tarĂ«simit, por pĂ«r tĂ« ndĂ«rmarrĂ« reformat kĂ«tu dhe tani, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« vendet tĂ« integrohen nĂ« tregjet energjetike tĂ« Bashkimit Evropian pĂ«rpara datĂ«s sĂ« ardhshme tĂ« anĂ«tarĂ«simit. Kjo ftesĂ« Ă«shtĂ« nĂ« tryezĂ« dhe Ă«shtĂ« pranuar nga vendet e rajonit”.

The post Kosova i kërkon Serbisë që ta zbatojë detyrimin për tregtinë ndërkufitare të energjisë appeared first on Revista Monitor.

Ku jetojnë të rinjtë më të pasur në Europë?

Të rinjtë europianë përballen me një realitet të vështirë financiar. Qiratë e larta, banesat e shtrenjta dhe rritja e kostos së jetesës e bëjnë më të vështirë për shumë persona nën moshën 35 vjeç të kursejnë, të investojnë ose të blejnë shtëpinë e tyre të parë.

Në disa vende, pagat më të larta, banesat me çmime më të përballueshme ose mbështetja nga familja i ndihmojnë familjet e reja të krijojnë pasuri më herët. Në vende të tjera, mundësitë e kufizuara të punësimit dhe kostot e larta të strehimit bëjnë që shumë prej tyre të mos kenë më shumë sesa kursime modeste.

Pra, ku jetojnë të rinjtë më të pasur të Europës? Dhe sa pasuri zotërojnë personat e moshës 16 deri në 34 vjeç?

Sipas Anketës për Financat dhe Konsumin e Familjeve (HFCS) të Bankës Qendrore Europiane, publikuar në mesin e vitit 2026, pasuria neto mediane e personave 16-34 vjeç në eurozonë është 24,600 euro. Kjo përfaqëson vetëm 18% të pasurisë neto mediane të përgjithshme prej 140,100 eurosh.

Pasuria neto mediane varion nga 5,700 euro në Finlandë deri në 257,500 euro në Maltë, mes 22 vendeve europiane për të cilat ka të dhëna.

“PĂ«r tĂ« rinjtĂ«, dallimet nĂ« pasuri janĂ« veçanĂ«risht domethĂ«nĂ«se, sepse personat e moshĂ«s 16 deri nĂ« 34 vjeç zakonisht nuk kanĂ« pasur shumĂ« kohĂ« pĂ«r tĂ« krijuar pasuri tĂ« konsiderueshme nga tĂ« ardhurat e tyre nga puna”, tha pĂ«r Euronews Business profesori Fabian Pfeffer nga LMU Munich dhe drejtor themelues i Munich International Stone Center for Inequality Research.

“Prandaj, kur shohim familje tĂ« reja me pasuri tĂ« mĂ«dha, duhet tĂ« jemi tĂ« kujdesshĂ«m qĂ« tĂ« mos i interpretojmĂ« ato vetĂ«m si rezultat i disiplinĂ«s individuale nĂ« kursim.”

Përveç Maltës, e cila përbën një rast të veçantë, pasuria neto e personave 16-34 vjeç i kalon 100,000 euro vetëm në Luksemburg, ku arrin në 135,000 euro. Belgjika renditet e treta, shumë pranë këtij niveli, me rreth 97,200 euro.

Pasuri e lartë, pavarësisht të ardhurave të ulëta

Kroacia pason me 82,000 euro. Kjo është surprizuese, duke pasur parasysh pozicionin e saj në renditjen e të ardhurave neto vjetore. Sipas Eurostat, të ardhurat neto vjetore për një person beqar pa fëmijë në Kroaci ishin 17,256 euro në vitin 2025.

Kjo i referohet mesatares kombëtare, jo vetëm grupmoshës 16 deri në 34 vjeç.

Pasuria neto mediane e personave 16 deri nĂ« 34 vjeç Ă«shtĂ« gjithashtu e lartĂ« nĂ« Sllovaki, me 74,600 euro, Estoni, me 62,200 euro, Çeki, me 59,900 euro, dhe Lituani, me 59,600 euro, pavarĂ«sisht se tĂ« ardhurat neto vjetore nĂ« kĂ«to vende janĂ« shumĂ« poshtĂ« mesatares sĂ« BE-sĂ«.

Të rinjtë italianë janë tri herë më të pasur se të rinjtë gjermanë

Mes katër ekonomive më të mëdha të BE-së, pasuria neto mediane e personave 16 deri në 34 vjeç është më e larta në Itali, me 53,500 euro. Kjo është dukshëm më e lartë se në Francë, me 27,700 euro, dhe Spanjë, me 23,700 euro. Personat nën 35 vjeç kanë pasurinë neto më të ulët në Gjermani, me vetëm 17,600 euro. Kjo do të thotë se të rinjtë italianë zotërojnë tri herë më shumë pasuri se bashkëmoshatarët e tyre gjermanë.

Finlanda dhe Greqia në fund të listës

Greqia, me 9,900 euro, renditet pas Finlandës, me 5,700 euro, në fund të listës. Austria, me 13,400 euro, dhe Letonia, me 16,900 euro, mbeten gjithashtu poshtë Gjermanisë, me 17,600 euro, e pesta më e ulëta në renditjen e përgjithshme.

Pasuria neto mediane e personave 16 deri në 34 vjeç është 23,900 euro në Irlandë, 36,200 euro në Portugali, 36,300 euro në Hungari dhe 40,900 euro në Holandë.

Familja dhe institucionet nxisin dallimet

Pfeffer theksoi se pasuria në moshë të re shpesh tregon më pak për atë që të rinjtë kanë fituar deri tani dhe më shumë për strukturat që i rrethojnë. Këtu përfshihen qasja në strehim, kreditë hipotekore, mbështetja familjare, dhuratat, trashëgimitë dhe borxhi.

“NĂ« kĂ«tĂ« moshĂ«, pasuria e lartĂ« private shpesh nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m histori arritjeje individuale. ËshtĂ« gjithashtu histori familjare dhe institucionale”, tha ai.

Fabian Pfeffer vuri në dukje se pronësia e hershme e banesës është shpesh momenti kur të rinjtë kalojnë nga disa kursime në zotërues të vërtetë pasurie. Megjithatë, hyrja në tregun e banesave zakonisht kërkon më shumë sesa disiplinë dhe një plan të mirë financiar.

“KĂ«rkon qasje nĂ« kredi, tĂ« ardhura tĂ« qĂ«ndrueshme, çmime tĂ« pĂ«rballueshme dhe, shumĂ« shpesh, prindĂ«r qĂ« mund tĂ« ndihmojnĂ« me paradhĂ«nien ose tĂ« transferojnĂ« drejtpĂ«rdrejt pronĂ«. KĂ«tu pasuria familjare bĂ«het njĂ« mekanizĂ«m i heshtur, por i fuqishĂ«m pĂ«rzgjedhjeje”, tha ai.

Transferimi i pasurisë riprodhohet shumë më herët

Pfeffer nënvizoi se në moshat e reja, pasuria e konsiderueshme lidhet shumë shpesh me burimet financiare të prindërve. Sigurisht, të rinjtë mund të kursejnë dhe kursejnë nga të ardhurat e tyre. Por ka kufij se sa pasuri mund të grumbullohet realisht deri në moshën 30-vjeçare vetëm përmes pagave, veçanërisht në tregjet e shtrenjta të banesave.

Ai tha se transferimet e pasurisë u mundësojnë disa të rinjve ta nisin jetën e rritur disa hapa përpara, herë me një paradhënie për hipotekë, herë me një apartament të trashëguar, herë thjesht me sigurinë se ndihma familjare është e disponueshme nëse nevojitet.

“Kjo do tĂ« thotĂ« se pabarazia e pasurisĂ« nuk riprodhohet vetĂ«m nĂ« momentin e trashĂ«gimisĂ«, vonĂ« nĂ« jetĂ«. Ajo riprodhohet shumĂ« mĂ« herĂ«t, kur tĂ« rinjtĂ« largohen nga shtĂ«pia, studiojnĂ«, nisin punĂ«n, krijojnĂ« familje ose pĂ«rpiqen tĂ« blejnĂ« banesĂ«â€, tha ai./ Euronews

The post Ku jetojnë të rinjtë më të pasur në Europë? appeared first on Revista Monitor.

Pushuesit paralajmërohen për mashtrime me akomodime të rreme në rrjetet sociale

Studimi tregon se mashtrimet në udhëtime janë në rritje, ndërsa ekspertët këshillojnë të verifikoni mirë ofertat para rezervimit.

Pushuesit janĂ« kĂ«shilluar tĂ« bĂ«jnĂ« njĂ« lloj “hetimi amator” pĂ«r t’u siguruar qĂ« tĂ« mos rezervojnĂ« akomodime tĂ« rreme kĂ«tĂ« verĂ«, pasi njĂ« studim tregoi se njĂ« e treta e udhĂ«tarĂ«ve kanĂ« vĂ«nĂ« re rritje tĂ« mashtrimeve tĂ« mundshme nĂ« rrjetet sociale.

Ekspertët e konsumatorit u kanë bërë thirrje pushuesve të bëjnë kërkim të kundërt të imazheve të shtëpive të pushimit dhe të kontrollojnë vendndodhjet e tyre në hartat online, për të verifikuar nëse janë reale.

Këtë vit, njerëzit mund të jenë duke rezervuar me nxitim, pasi shumë prej tyre e kanë lënë më vonë se zakonisht për shkak të pasigurisë mbi ndikimin e luftës në Iran, gjë që rrit rrezikun për të rënë viktimë e një mashtrimi online ose telefonik.

Disa nga ata që u prekën nga anulimet dhe vonesat e fluturimeve në fillim të luftës në Iran kanë qenë tashmë viktima të mashtrimeve.

PĂ«rveç akomodimeve apo fluturimeve tĂ« rreme, njerĂ«zve mund t’u ofrohen edhe ture qĂ« nuk ekzistojnĂ«, ndĂ«rsa mashtruesit ndonjĂ«herĂ« kopjojnĂ« fotografi nga faqe tĂ« ligjshme dhe shpesh kĂ«rkojnĂ« pagesa me transfertĂ« bankare.

George Ralchev, kreu i riskut te emerchantpay (kompani qĂ« ofron shĂ«rbime pĂ«r pĂ«rpunimin e pagesave elektronike), e cila porositi studimin, tha se pushuesit po shĂ«njestrohen nga mashtrues nĂ« rrjetet sociale, tĂ« cilĂ«t “kĂ«rkojnĂ« tĂ« pĂ«rfitojnĂ« nga sezoni kulmor i udhĂ«timeve”.

Sipas sondazhit të kryer nga Opinium në maj me 2,000 persona në Mbretërinë e Bashkuar, shtatë në 10 persona thanë se janë të kujdesshëm ndaj emaileve promocionale për pushime, për shkak të mashtrimeve të mundshme.

Dy të pestat e pushuesve thanë se kanë ndryshuar sjelljen gjatë pushimeve për shkak të shqetësimeve për sigurinë financiare.

Gjysma tani preferojnë të rezervojnë pushime me agjenci online ose fizike udhëtimi, nëse ato shpjegojnë qartë si i mbrojnë konsumatorët nga mashtrimet.

NjĂ« grua, tĂ« cilĂ«s nĂ«pĂ«rmjet mashtrimit i ishin marrĂ« 6,500 paund teksa pĂ«rpiqej tĂ« rezervonte njĂ« vilĂ« pushimi nĂ« Greqi, tregoi pĂ«r “The Guardian” se iu lut bankĂ«s tĂ« ndalte transfertĂ«n, por stafi i tha se nuk mund tĂ« bĂ«nin asgjĂ«.

Për të shmangur mashtrimet, njerëzit mund të bëjnë kërkime për të verifikuar nëse destinacioni ekziston realisht, të kërkojnë komente të pavarura dhe të kontrollojnë lidhjet e faqeve të internetit, tha emerchantpay.

Pushuesit mund të kontrollojnë gjithashtu nëse kompania është anëtare e Abta, shoqatë tregtare për agjentët turistikë, operatorët turistikë dhe industrinë më të gjerë të udhëtimeve në Mbretërinë e Bashkuar.

Ata që rezervojnë paketa me fluturim mund të kontrollojnë edhe nëse mbulohen nga skema e mbrojtjes financiare Atol.

Lisa Webb, eksperte e sĂ« drejtĂ«s sĂ« konsumatorit nĂ« grupin Which?[i], tha se gjetjet ishin “fatkeqĂ«sisht jo befasuese” dhe pasqyronin kĂ«rkimet e vetĂ« organizatĂ«s, sipas tĂ« cilave kompanitĂ« e rrjeteve sociale “nuk po ndĂ«rmarrin veprime domethĂ«nĂ«se pĂ«r tĂ« luftuar vĂ«rshimin e mashtrimeve nĂ« platformat e tyre”.

“Barra nuk duhet tĂ« bjerĂ« mbi konsumatorĂ«t, por ka mĂ«nyra qĂ« mund t’ju ndihmojnĂ« tĂ« dalloni njoftimet e rreme pĂ«r pushime, si pĂ«rdorimi i kĂ«rkimit tĂ« imazheve pĂ«r tĂ« kontrolluar nĂ«se fotot janĂ« vjedhur, ose verifikimi i vendndodhjes sĂ« pronĂ«s nĂ« njĂ« hartĂ« online pĂ«r tĂ« parĂ« nĂ«se ekziston.”, tha Webb.

Ajo i këshilloi udhëtarët të rezervojnë përmes kanaleve të besuara dhe të shmangin pagesat me transfertë bankare për çdo gjë të reklamuar në rrjetet sociale.

Kushdo që mendon se ka humbur para nga një mashtrim me rezervime pushimesh duhet të kontaktojë menjëherë bankën dhe ta raportojë rastin te Report Fraud.

Sipas një studimi të veçantë të Which?, të kryer në verën e vitit 2024 dhe pranverën e vitit 2025 mbi komentet në Booking.com, qindra persona u ankuan se kishin paguar për akomodime që nuk ekzistonin.

Booking.com dha atëherë një përgjigje të detajuar dhe tha se siguria kibernetike ishte përparësi kryesore. Edhe klientët e Expedia-s u shënjestruan në vitin 2024./ The Guardian

 

[i] organizatë britanike për mbrojtjen e konsumatorëve

 

 

The post Pushuesit paralajmërohen për mashtrime me akomodime të rreme në rrjetet sociale appeared first on Revista Monitor.

Mbetjet urbane, në 2025 u prodhua sasi rekord, 77% përfundojnë në landfill, riciklimi në vendnumëro

Vendi prodhoi një sasi rekord prej 900.8 mijë tonësh mbetje gjatë vitit 2025, ndërsa riciklimi mbeti praktikisht i pandryshuar, duke lënë vendin të mbështetet kryesisht te depozitimi në landfill.

Të paktën këtë panoramë tregojnë të dhënat e publikuara nga INSTAT mbi mbetjet e ngurta urbane 2025.

Sasia e mbetjeve të menaxhuara u rrit me 4.5% krahasuar me vitin 2024, duke treguar një rritje të konsumit dhe të mbetjeve të gjeneruara nga familjet dhe aktivitetet ekonomike ku turizmi është një prej sektorëve.

Çdo banor nĂ« ShqipĂ«ri prodhoi mesatarisht 383 kilogramĂ« mbetje gjatĂ« vitit, ose 23 kilogramĂ« mĂ« shumĂ« se njĂ« vit mĂ« parĂ«, niveli mĂ« i lartĂ« i regjistruar nĂ« tĂ« paktĂ«n tre vitet e fundit. MegjithatĂ«, rritja e mbetjeve nuk Ă«shtĂ« shoqĂ«ruar me pĂ«rmirĂ«sim tĂ« riciklimit.

Vetëm 18% e mbetjeve u ricikluan gjatë vitit 2025, pothuajse në të njëjtin nivel me një vit më parë, ndërsa 77% e tyre u depozituan në landfill, çka tregon ekonomia qarkulluese mbetet ende e pazhvilluar pavarësisht disa nismave të izoluara.

Të dhënat tregojnë se sistemi i menaxhimit të mbetjeve vazhdon të mbështetet te depozitimi, pavarësisht objektivave për rritjen e riciklimit dhe reduktimin e mbetjeve që përfundojnë në landfill.

Në tre vitet e fundit, volumi i mbetjeve është rritur me rreth 57 mijë tonë, nga 844 mijë tonë në vitin 2023 në mbi 900 mijë tonë në vitin 2025. Në të njëjtën periudhë, mbetjet për banor janë rritur nga 351 në 383 kilogramë në vit.

Ndërkohë, shërbimi i grumbullimit mbulon 90.3% të popullsisë, çka do të thotë se rreth një në dhjetë banorë ende nuk përfshihen në sistemin formal të menaxhimit të mbetjeve.

INSTAT vëren gjithashtu se përbërja e mbetjeve urbane ka mbetur pothuajse e pandryshuar ndër vite.

The post Mbetjet urbane, në 2025 u prodhua sasi rekord, 77% përfundojnë në landfill, riciklimi në vendnumëro appeared first on Revista Monitor.

Vota e diasporës bëhet pjesë e strategjisë kombëtare pas testit të vitit 2025

PjesĂ«marrja politike e shqiptarĂ«ve jashtĂ« vendit Ă«shtĂ« kthyer nĂ« njĂ« nga prioritetet kryesore tĂ« StrategjisĂ« KombĂ«tare pĂ«r DiasporĂ«n 2026–2030.

Dokumenti e lidh këtë objektiv me forcimin e të drejtave civile dhe politike të qytetarëve shqiptarë jashtë vendit. Strategjia kërkon pjesëmarrje më aktive të diasporës në jetën publike dhe proceset politikëbërëse të Shqipërisë.

Ajo përmend institucionalizimin e përfaqësimit të diasporës në struktura konsultative dhe vendimmarrëse. Dokumenti parashikon gjithashtu mobilizimin e ekspertizës së diasporës në mbështetje të reformave kombëtare. Fokus i veçantë i jepet reformave që lidhen me axhendën e integrimit evropian. Një nga zhvillimet kryesore të vitit 2025 ishte votimi nga jashtë vendit.

Strategjia thotë se ndryshimet në Kodin Zgjedhor bënë të mundur për herë të parë që shqiptarët jashtë territorit të vendit të ushtrojnë të drejtën e votës nga jashtë.

Procesi u administrua nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Ai u bazua në një listë të posaçme zgjedhësish për qytetarët jashtë vendit. Regjistrimi u krye elektronikisht përmes një platforme të dedikuar. Mekanizmi u testua në zgjedhjet parlamentare të majit 2025. Sipas dokumentit, 246,000 qytetarë shqiptarë u regjistruan për të votuar nga jashtë vendit. Strategjia e paraqet këtë si pjesë të një qasjeje më të gjerë për rikthimin e besimit dhe nxitjen e pjesëmarrjes.

Ajo thotë se qeveria ka treguar angazhim për garantimin e së drejtës së votës për shqiptarët jashtë vendit. Dokumenti e përshkruan këtë si hap që synon të nxisë pjesëmarrjen në zhvillimin e vendit. Përtej zgjedhjeve, strategjia kërkon dialog më të fortë institucional me diasporën. Kjo përfshin përfaqësim, konsultim dhe përfshirje në vendimmarrje. Në dokument, pjesëmarrja e diasporës lidhet edhe me transparencën dhe llogaridhënien. Strategjia thotë se angazhimi politik, ekonomik dhe social i diasporës mund të krijojë një urë më të qëndrueshme midis shtetit dhe komuniteteve shqiptare jashtë vendit.

 

The post Vota e diasporës bëhet pjesë e strategjisë kombëtare pas testit të vitit 2025 appeared first on Revista Monitor.

OpenAI propozon t’i japĂ« administratĂ«s Trump 5% tĂ« aksioneve

OpenAI ka diskutuar mundĂ«sinĂ« qĂ« t’i japĂ« qeverisĂ« amerikane njĂ« pjesĂ«marrje prej 5% nĂ« kompani, raportoi tĂ« enjten Financial Times, ndĂ«rsa kompanitĂ« e inteligjencĂ«s artificiale po pĂ«rballen me njĂ« vĂ«zhgim gjithnjĂ« e mĂ« tĂ« madh nga Uashingtoni lidhur me rreziqet e modeleve tĂ« avancuara tĂ« AI dhe mĂ«nyrĂ«n se si do tĂ« ndahen pĂ«rfitimet ekonomike tĂ« kĂ«saj industrie.

Sipas raportit, OpenAI ka propozuar qĂ« edhe kompanitĂ« e tjera amerikane tĂ« inteligjencĂ«s artificiale t’i japin qeverisĂ« njĂ« pjesĂ«marrje tĂ« ngjashme nĂ« kapitalin e tyre. MegjithatĂ«, mbetet e paqartĂ« nĂ«se kĂ«to kompani do tĂ« pranonin njĂ« nismĂ« tĂ« tillĂ«.

Reuters nuk ka mundur ta verifikojë në mënyrë të pavarur këtë informacion. As OpenAI dhe as Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.

Muajin e kaluar, presidenti Donald Trump deklaroi se administrata e tij po shqyrtonte mundësinë që publiku amerikan të përfitonte një pjesë nga vlera që do të krijojnë kompanitë kryesore të inteligjencës artificiale, mes shqetësimeve se fitimet e mëdha të këtij sektori mund të mbeten vetëm në duart e kompanive private.

MĂ« herĂ«t, OpenAI kishte propozuar krijimin e njĂ« “fondi publik tĂ« pasurisĂ«â€ (public wealth fund), i cili do tĂ« investonte nĂ« kompani tĂ« inteligjencĂ«s artificiale dhe do t’u shpĂ«rndante fitimet qytetarĂ«ve amerikanĂ«. NdĂ«rkohĂ«, Anthropic ka hedhur idenĂ« e njĂ« “dividendi digjital”, qĂ« do tĂ« financohej nga taksat mbi sektorin e AI-sĂ«.

Sipas Financial Times, qĂ« citon dy persona tĂ« njohur me bisedimet, drejtori ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman, dhe drejtues tĂ« tjerĂ« tĂ« kompanisĂ« kanĂ« sugjeruar qĂ« kompanitĂ« kryesore amerikane tĂ« AI-sĂ« t’i kalojnĂ« 5% tĂ« kapitalit tĂ« tyre njĂ« mekanizmi tĂ« ngjashĂ«m me Fondin e PĂ«rhershĂ«m tĂ« AlaskĂ«s, njĂ« fond shtetĂ«ror i financuar nga tĂ« ardhurat e naftĂ«s, i cili shpĂ«rndan dividentĂ« çdo vit pĂ«r banorĂ«t e shtetit dhe ndihmon nĂ« financimin e buxhetit publik.

Raporti shton se Altman e ka diskutuar këtë ide me presidentin Trump, Sekretarin e Tregtisë Howard Lutnick, Sekretarin e Thesarit Scott Bessent, si edhe me senatorin demokrat Bernie Sanders gjatë javëve të fundit.

Ky zhvillim vjen në një moment kur qeveria amerikane ka rritur mbikëqyrjen ndaj industrisë së inteligjencës artificiale. Javën e kaluar, OpenAI shtyu lançimin e plotë publik të GPT-5.6 me kërkesë të autoriteteve amerikane, ndërsa më parë qeveria kishte urdhëruar edhe Anthropic të pezullonte përkohësisht aksesin në modelet e saj më të avancuara për shtetasit e huaj, për arsye të sigurisë kombëtare. Kufizimet ndaj Anthropic u hoqën të martën.

Si OpenAI ashtu edhe Anthropic kanĂ« depozituar nĂ« mĂ«nyrĂ« konfidenciale dokumentacionin pĂ«r t’u listuar nĂ« bursat amerikane, duke sinjalizuar se sektori i AI-sĂ« po hyn nĂ« njĂ« fazĂ« tĂ« re, ku zhvillimi teknologjik shoqĂ«rohet me mbikĂ«qyrje mĂ« tĂ« madhe politike dhe rregullatore./ FINANCIAL TIMES

The post OpenAI propozon t’i japĂ« administratĂ«s Trump 5% tĂ« aksioneve appeared first on Revista Monitor.

Shqipëria ende ka ndër nivelet më të larta të kredive me probleme në Rajon

Shqipëria vazhdon të ketë një nga nivelet më të larta të kredive me probleme në rajonin e Europës Qendrore dhe Juglindore.

Të dhënat krahasuese nga Banka Europiane e Investimeve (EIB) tregon se me një nivel prej 3.8% në fund të vitit 2025, Shqipëria kishte një ndër raportet më të larta të kredive me probleme. I vetmi vend ku kreditë me probleme shfaqen më të larta është Polonia, në nivelin 4.61%.

Ndërkohë, vendet e tjera, duke përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor, kanë nivele më të ulëta. Konkretisht, Kosova ka një raport të kredive me probleme në nivelin 2.03% Maqedonia e Veriut në nivelin 2.04%, Serbia në nivelin 2.11% dhe Bosnje-Hercegovina në nivelin 2.4%.

Rezultatet e anketimit rajonal tregojnë se cilësia e kredisë është përmirësuar përsëri gjatë gjashtë muajve të fundit, me më pak kredi me probleme.

Por, bankat presin një përkeqësim të cilësisë së kredisë gjatë gjashtë muajve të ardhshëm për biznesin e shitjes me pakicë dhe të korporatave. Megjithatë, analiza e anketës së EIB nënvizon se shqetësime të ngjashme, të shprehura në vitet e mëparshme nga bankat e anketuara, në fakt nuk janë materializuar.

Sipas statistikave më të fundit të Bankës së Shqipërisë, raporti i kredive me probleme në prill të këtij viti ra në 3.75%. Ky tregues vazhdon të jetë në rënie edhe me bazë vjetore, kundrejt nivelit prej 4.03% të prillit 2025.

Raporti i kredive me probleme aktualisht është në nivelin më të ulët në 18 vitet e fundit. Në vlerë absolute, stoku i kredive me probleme vlerësohet në afërsisht 36.3 miliardë lekë. Kreditë e këqija në vlerë sidoqoftë janë rritur me 3.4% krahasuar me një vit më parë.

Për momentin, raporti i kredive me probleme duket se po vazhdon ta ruajë tendencën rënëse, pavarësisht shqetësimeve të lidhura me rritjen e shpejtë të kreditimit në vitet e fundit. Ecuria e mirë makroekonomike dhe zgjerimi i vazhdueshëm i portofolit të kredisë po ndikojnë pozitivisht në ecurinë e treguesit të kredive në vonesë.

Sidoqoftë, rritja e inflacionit po e bën më të mundshme një rritje të normave të interesit. Banka Qendrore e ka ndërmarrë tashmë një rritje, ndërsa nivelet aktuale të inflacionit e bëjnë të mundshme një rritje edhe nga Banka e Shqipërisë. Sidoqoftë, Bankat Qendrore në skenarët bazë nuk parashikojnë efekte dramatike dhe shmangie afatgjata nga objektivat e tyre të inflacionit.

Normat më të larta të interesit mund të ndikojnë negativisht aftësinë paguese të detyrimeve, por edhe kërkesën për kredi të reja. Teorikisht, kjo mund të shtojë rreziqet për rritje të kredive me probleme, por, për sa kohë rritja e normave do të jetë e kufizuar, ky ndikim nuk pritet të jetë shumë i madh. / E.Shehu

Burimi: EIB

The post Shqipëria ende ka ndër nivelet më të larta të kredive me probleme në Rajon appeared first on Revista Monitor.

Kryeministri dhe presidenti shqiptar, paga rekord në Ballkan; 5 herë mbi mesataren e vendit

Disa vjet më parë, kryeministri Rama hyri në garë me rajonin, teksa premtoi që shumë shpejt, paga mesatare në vend do të arrinte vendet e Ballkanit Perëndimor, si Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnja, që e kishin në atë kohë rrogat 30-50% më të lartë sesa ne.

Paga mesatare mujore në vend vërtet është rritur, duke arritur në 860 euro bruto për vitin 2025, por edhe të tjerët nuk kanë mbetur në vend.

Në Serbi, paga mesatare mujore bruto ka arritur në 1290 euro, në Bosnjë Hercegovinë 1245, në Mal të Zi 1203 euro, në Maqedoninë e Veriut, 1100 euro, sipas një publikimi të mëparshëm të Monitor bazuar mbi të dhënat zyrtare nga agjencitë statistikore të vendeve përkatëse.

Shqipëria, sërish e humbur në garën e pagave, rajoni i kishte 30-50% më të larta edhe në 2025-n

Deri tani gara për të punësuarit ka qenë e humbur, teksa pagat në vendet e rajonit vijojnë të mbeten 30-50% më të larta sesa në Shqipëri.

Në fakt, kryeministri e ka mbajtur premtimin, por vetëm për veten dhe presidentin e vendit.

“Monitor” nĂ« bashkĂ«punim me korrespondentĂ«t e saj nĂ« vendet e Ballkanit PerĂ«ndimor raporton pagat e niveleve tĂ« larta tĂ« qeverisjes, si presidenti, kryeministri nĂ« tĂ« 6 vendet e Ballkanit PerĂ«ndimor.

Bosnjë-Hercegovina dhe Shqipëria kryesojnë listën, për pagat, ndërsa Shqipëria është absolutisht e para për pagën e drejtuesve në raport me pagën mesatare në vend.

Në Shqipëri, Presidenti ka një pagë mujore bruto prej 425 mijë lekë, ose 4,470 euro me kursin aktual. Paga e tij është 5.2 herë më e lartë sesa rroga mesatare në vend.

Kryeministri shqiptar ka një pagë mesatare mujore bruto prej 393 mijë lekësh, ose 4130 euro. Paga e tij është 4.8 herë më e lartë se ajo mesatare në vend dhe më e larta nga të githë kryeministrat e Ballkanit.

Në Bosnjë-Hercegovinë, struktura administrative është e komplikuar. Bosnjë dhe Hercegovina nuk ka një President të vetëm të shtetit. Në vend të kësaj, ajo drejtohet nga një Presidencë treanëtarëshe, e cila përfaqëson tre komunitetet kryesore etnike të vendit. Vendi ka dy kryeministra, nga një për secilin prej dy entiteteve të saj: Federatën e Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Republikën Srpska. Për kryeministrat, paga mesatare bruto (e llogaritur si mesatare e dy pagave) është rreth 4 mijë euro dhe për presidentët, mesatarja është rreth 4600 euro, më e larta në Ballkan. Megjithatë, në raport me pagën mesatare në vend, difernca është më e ulët se me Shqipërisë (përkatësisht 3.7 herë për presidentin dhe 3.2 herë për kryeministrin) për shkak të rrogës më të lartë në Bosnjë Hercegovinë.

Për pagat neto, presidenti dhe kryeministri shqiptar kryesojnë Ballkanin, pasi Bosnjë Hercegovina ka një ngarkesë më të lartë fiskale. Paga neto e presidentit shqiptar është rreth 320 mijë lekë, ose gati 3400 euro, përkundrejt 3 mijë euro mesatarja presidenciale në Bosnjë.

Kryeministri shqiptar është absolutisht më i paguari, pasi merr neto 302 mijë lekë, ose gati 3200 euro, përkundrejt 2600-2700 euro të kryeministrave të Bosnjës. Madje kryeministri shqiptare ka një pagë neto më të lartë se pagat bruto të shumicës së homologëve në Ballkan.

Vendet e tjera të Ballkanit, ndonëse kanë paga mesatare më të larta janë më modestë në shpërblimet e drejtuesve të lartë, që udhëheqin politikat e vendit.

Në Mal të Zi, presidenti ka një pagë bruto prej 2700 eurosh, ose 2.2 herë mbi pagën mesatare të Malit të Zi. Në nivele të ngjashme e ka pagën dhe kryeministri i vendit.

Serbia është shteti që ka arritur të ketë pagën mesatare më të lartë bruto në rajon, por që në kontrast i paguan më pak drejtuesit e vendit. Presidenti ka një pagë bruto prej 338 mijë dinarë, ose 2,740 euro, vetëm 2.1 herë më shumë se paga mesatare në vend. Kryeministri ka një pagë bruto prej 282 mijë denarësh, ose rreth 2300 eurosh, 1.8 herë mbi pagën mesatare në vend.

Në Maqedoninë e Veriut nuk janë të deklaruara pagat, por mediat kanë raportuar se presidenti dhe kryeministri marrin secili nga rreth 140 mijë denarë maqedonas neto, që i korrespondon një page bruto prej 206 mijë denarë, ose rreth 3300 euro, ose tre herë mbi pagën mesatare në vend.

Në Kosovë, paga bazë mujore bruto e presidentit është 1980 euro, ose 1.64 herë mbi pagën mesatare në vend. Kryeministri ka një pagë bazë po bruto prej 1870 euro (1.55 herë mbi pagën mesatare).

Pagat e drejtuesve në raport me mesataren

Shqipëria është vendi ky presidenti dhe kryeministri kanë diferencën më të lartë me pagën mesatare në vend, me rreth 5 herë më shumë. Diferenca e dytë më e lartë është në Bosnjë Hercegovinë, me 3.2-3.7 herë. Më pas renditet Maqedonia e Veriut, me rreth 3 herë, e ndjekur nga Kosova me 2.6-2.8 herë. Në Mal të Zi pagat e drejtuesve të lartë janë 2.2 herë mbi atë mesatare dhe në fund renditet Serbia, ku drejtuesit marrin më pak se dyfishi i mesatares.

Ndërsa Serbia ka pagën mesatare mujore më të lartën në Ballkan dhe 50% më shumë se në Shqipëri, presidenti dhe kryeministri shqiptar kanë paga përkatësisht 63% dhe 80% më të larta sesa homologët serb. / O.Liperi

 

 

The post Kryeministri dhe presidenti shqiptar, paga rekord në Ballkan; 5 herë mbi mesataren e vendit appeared first on Revista Monitor.

Albania Tops the Western Balkans in Prime Minister’s Pay, Bosnia in Presidential Salaries

As Western Balkan countries continue to compete over economic convergence with the European Union, one indicator reveals a striking contrast: while average wages across the region remain relatively close, the salaries of political leaders vary significantly.

A comparison by Monitor, in cooperation with its correspondents across the Western Balkans, shows that Albania and Bosnia and Herzegovina top the region when it comes to the salaries of presidents and prime ministers. Moreover, Albania stands out as the country where top political leaders earn by far the highest multiples of the national average wage.

Several years ago, Albanian Prime Minister Edi Rama pledged that Albania’s average wage would soon catch up with those of other Western Balkan countries, such as Serbia, North Macedonia, Montenegro and Bosnia and Herzegovina, where salaries at the time were already 30-50% higher than in Albania.

The country’s average monthly wage has indeed increased, reaching EUR 860 gross in 2025, but neighbouring countries have not stood still. According to a previous Monitor publication based on official data from national statistical offices, the average monthly gross wage reached EUR 1,290 in Serbia, EUR 1,245 in Bosnia and Herzegovina, EUR 1,203 in Montenegro and EUR 1,100 in North Macedonia.

https://monitor.al/shqiperia-serish-e-humbur-ne-garen-e-pagave-rajoni-i-kishte-30-50-me-te-larta-edhe-ne-2025-n/

So far, Albania has failed to catch up in terms of average wages, with salaries across the region still remaining 30-50% higher.

Ironically, however, the Prime Minister has fulfilled his promise, but only for himself and the country’s President.

Monitor, together with its correspondents across all six Western Balkan economies, compared the salaries of the region’s highest-ranking political officials, including presidents and prime ministers.

Bosnia and Herzegovina and Albania lead the ranking in terms of leaders’ salaries, while Albania ranks first by a wide margin when leaders’ pay is compared with the average wage earned by citizens.

In Albania, the President receives a gross monthly salary of ALL 425,000, or approximately EUR 4,470 at the current exchange rate. His salary is 5.2 times higher than the country’s average wage.

The Albanian Prime Minister earns a gross monthly salary of ALL 393,000, or around EUR 4,130. His salary is 4.8 times higher than the national average and is the highest among all prime ministers in the Western Balkans.

In Bosnia and Herzegovina, the administrative structure is more complex. The country does not have a single Head of State but instead a three-member Presidency representing the country’s three constituent peoples. Bosnia and Herzegovina also has two prime ministers, one for each of its two entities: the Federation of Bosnia and Herzegovina and Republika Srpska.

Based on the average of both officeholders, the gross salary of the prime ministers is around EUR 4,000, while the average salary of the Presidency members is approximately EUR 4,600, the highest in the region. However, compared with the country’s average wage, the gap is smaller than in Albania—around 3.7 times for the Presidency members and 3.2 times for the prime ministers—reflecting Bosnia’s higher average wage.

In terms of net salaries, Albania’s President and Prime Minister also rank first in the Western Balkans, as Bosnia and Herzegovina has a higher tax burden. The Albanian President takes home around ALL 320,000 net, or nearly EUR 3,400, compared with an average presidential net salary of around EUR 3,000 in Bosnia. The Albanian Prime Minister is the region’s highest-paid head of government, earning approximately ALL 302,000 net, or nearly EUR 3,200, compared with EUR 2,600-2,700 for Bosnia’s prime ministers. In fact, the Albanian Prime Minister’s net salary exceeds the gross salary of most of his counterparts across the Western Balkans.

The remaining Western Balkan countries, despite having higher average wages than Albania, are considerably more modest when it comes to compensating their top political leaders.

In Montenegro, the President earns a gross salary of around EUR 2,700, or 2.2 times the country’s average wage. The Prime Minister receives a salary at a similar level.

Serbia has the highest average gross wage in the Western Balkans, yet it pays its top political leaders comparatively less. The President earns a gross monthly salary of 338,000 dinars, or around EUR 2,740, only 2.1 times the country’s average wage. The Prime Minister earns around 282,000 dinars gross, or approximately EUR 2,300, equal to 1.8 times the national average wage.

In North Macedonia, official salaries are not publicly disclosed, but local media report that both the President and the Prime Minister receive around 140,000 denars net per month, corresponding to a gross salary of approximately 206,000 denars, or roughly EUR 3,300, around three times the country’s average wage.

In Kosovo, the President’s basic monthly gross salary is EUR 1,980, or 1.64 times the country’s average wage. The Prime Minister’s basic gross salary amounts to EUR 1,870, or 1.55 times the average wage.

Leaders’ salaries compared with average wages

Albania is the country where the President and Prime Minister earn by far the highest multiples of the national average wage—around five times more. Bosnia and Herzegovina ranks second, with salaries 3.2 to 3.7 times above the average wage. North Macedonia follows at around three times, ahead of Kosovo (2.6-2.8 times). In Montenegro, top political leaders earn around 2.2 times the average wage, while Serbia ranks last, with its President and Prime Minister earning less than twice the national average.

Although Serbia has the highest average monthly wage in the Western Balkans—around 50% higher than Albania’s—the Albanian President and Prime Minister earn 63% and 80% more, respectively, than their Serbian counterparts. / O. Liperi

 

The post Albania Tops the Western Balkans in Prime Minister’s Pay, Bosnia in Presidential Salaries appeared first on Revista Monitor.

Apartamentet në kullat e Tiranës arrijnë deri në 1 mln euro; Përballueshmëria përkeqësohet

Në Tiranë, çmimet e apartamenteve në kullat rezidenciale po shiten me çmim mbi 6 mijë euro për metër katror.

Sipas njoftimeve tĂ« publikuara online nga agjencitĂ« shitblerjes sĂ« pasurive tĂ« paluajtshme, njĂ« apartament me sipĂ«rfaqe 154 metĂ«r katror te kulla “Downtown One” po ofrohet pĂ«r shitje me çmimin 950 mijĂ« euro ose rreth 6,200 euro pĂ«r metĂ«r katror.

Agjentët imobiliarë të kontaktuar nga Monitor pohuan se kanë ende disa njësi në shitje në këtë objekt. Sipas tyre, bëhet fjalë për apartamente që nuk janë banuar më parë të mobiluara dhe që konsiderohen ndër njësitë e fundit të mbetura në dispozicion për shitje.

NĂ« vitin 2021, kur objekti “Downtown One” sapo kishte pĂ«rfunduar, zyra e shitjes e kontaktuar nga Monitor deklaroi se çmimet e apartamenteve varionin nga 3,200 deri nĂ« 3,400 euro pĂ«r metĂ«r katror. Brenda 5 viteve, çmimet nĂ« kĂ«tĂ« objekt janĂ« rritur me 82% deri nĂ« 94%, duke u bĂ«rĂ« pothuajse dyfish mĂ« tĂ« larta se nĂ« vitin 2021.

Kjo rritje dyshifrore e çmimeve, e shkëputur nga ritmi i rritjes së të ardhurave, po rikthen debatin nëse tregu i pasurive të paluajtshme po mbivlerësohet dhe nëse ekziston rreziku i krijimit të një flluske.

Sipas të dhënave të INSTAT, në tremujorin e parë të vitit 2026, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar arriti në 90,119 lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, paga mesatare u rrit me 9.6%. Në këtë ecuri ndikoi edhe rritja e pagës minimale, e cila nga 1 janari 2026 u bë 50 mijë lekë, nga 40 mijë lekë që ishte më parë.

Paga mesatare mujore në vend arrin në 90 mijë lekë, rritja më e lartë në ndërtim

Ndërkohë, agjentët imobiliare pohojnë se kërkesa për pasuri të paluajtshme është në rënie krahasuar me një vit më parë.

Ylli Sula, drejtues i “ÇelĂ«si” Keydata Albania, thotĂ« se njĂ« nga faktorĂ«t kryesorĂ« qĂ« po ndikon nĂ« rĂ«nien e kĂ«rkesĂ«s Ă«shtĂ« situata e krijuar nĂ« vend, ku SPAK ka nisur hetime ndaj njĂ« sĂ«rĂ« grupesh kriminale, çka sipas tij ka ndikuar edhe nĂ« ngadalĂ«simin e investimeve nĂ« tregun e pasurive tĂ« paluajtshme. Sipas tij, kjo ka sjellĂ« njĂ« tĂ«rheqje tĂ« njĂ« pjese tĂ« blerĂ«sve qĂ« investonin nĂ« pasuri tĂ« paluajtshme, duke bĂ«rĂ« qĂ« edhe kĂ«rkesa tĂ« jetĂ« nĂ« rĂ«nie.

Megjithatë agjentët imobiliarë vërejnë se ndonëse kërkesa është me rënie, kjo ende nuk është reflektuar në uljen e çmimeve.

Nga ana tjetër, ritmi i shpejtë i rritjes së çmimeve, që nuk ndjek rritjen e të ardhurave të familjeve, po e përkeqëson përballueshmërinë e blerjes së banesave. Stela Dhami, drejtuese e Colliers Albania, vëren se përballueshmëria e blerjes së një apartamenti në Shqipëri është më e ulët se mesatarja e vendeve të Bashkimit Europian.

“NĂ« ShqipĂ«ri, raporti midis çmimit tĂ« pasurive tĂ« paluajtshme dhe tĂ« ardhurave mesatare Ă«shtĂ« shumĂ« mĂ« i pafavorshĂ«m. NjĂ« çifti me tĂ« ardhura mesatare i duhen rreth 15–19 vite pĂ«r tĂ« blerĂ« njĂ« apartament, ndĂ«rsa mesatarja nĂ« vendet e Bashkimit Europian varion nga 10 deri nĂ« 12 vite.

NĂ« kĂ«tĂ« analizĂ« ndikojnĂ« shumĂ« faktorĂ«, por mĂ« kryesorĂ«t janĂ« çmimet e larta tĂ« pasurive tĂ« paluajtshme nĂ« raport me tĂ« ardhurat familjare, si edhe kostot e larta tĂ« kredive hipotekore, tĂ« cilat vazhdojnĂ« tĂ« mbeten tĂ« vĂ«shtira pĂ«r buxhetin e familjeve shqiptare”, Ă«shtĂ« shprehur mĂ« herĂ«t zonja Dhami.

https://monitor.al/apartament-ne-tirane-mision-i-paarritshem-per-shtresen-e-mesme-2/

Indeksi i fundit i besimit të bankës së Shqipërisë gjeti se treguesi i besimit në ndërtim (TBN) u ul me 0.8 pikë përqindje në qershor. Pakësimi i TBN-së u përcaktua nga vlerësimet në rënie për kontratat porositëse, ndërkohë aktiviteti aktual ndërtues mbeti në të njëjtat nivele. Pritjet për çmimet në të ardhmen janë vlerësuar me rënie.

Sipas indeksit Fischer, të përllogaritur nga Banka e Shqipërisë, çmimi mesatar i banesave të shitura në 6-mujorin e dytë të vitit 2025 u rrit me 11.7% krahasuar me 6-mujorin e parë dhe me 28% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Megjithëse çmimet vijuan të rriteshin, ritmi u ngadalësua ndjeshëm krahasuar me rritjen prej 41.7% të regjistruar në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025, duke sinjalizuar një ftohje graduale të tregut./ D.Azo

Indeksi Fischer i BSH: Çmimet e banesave vijuan tĂ« rriten, 25% u blenĂ« nga jorezidentĂ«

 

 

The post Apartamentet në kullat e Tiranës arrijnë deri në 1 mln euro; Përballueshmëria përkeqësohet appeared first on Revista Monitor.

PNUD: PaaftĂ«sia dhe copĂ«zimi i administratĂ«s bĂ«nĂ« “lĂ«msh” reformat

Kapacitetet e dobëta dhe fragmentimi institucional mbetet një nga pengesat kryesore për ndikimin afatgjatë të reformave në Shqipëri, sipas raportit të pavarur të PNUD (Programi i Zhvillimit Kombeve të Bashkuar) për vlerësimin e programit në Shqipëri që u publikua së fundmi.

PNUD thekson se ka ndihmuar në ngritjen e kornizave ligjore, politikave dhe institucioneve në fusha si shërbimet sociale, mjedisi, qeverisja, drejtësia dhe barazia gjinore, por qëndrueshmëria e rezultateve kufizohet nga përfshirja jo e plotë e reformave në strukturat e përhershme shtetërore.

Sipas PNUD shumë reforma mbeten ende të lidhura me projektet dhe jo me mekanizma të qëndrueshëm shtetërorë. Ndryshimet e mandateve institucionale, rotacioni i lartë i stafit dhe kapacitetet e kufizuara, sidomos në nivel bashkish, kanë dobësuar vijueshmërinë e praktikave të reja.

Edhe pse qeveria ka rritur numrin e punonjësve në administratë dhe shpenzimet ndaj tyre Programi i OKB-së në Shqipëri vë në dukje se varësia e vazhdueshme nga PNUD për koordinim, mirëmbajtje sistemesh apo mbështetje teknike.

Një nga shembujt më të qartë lidhet me sistemet e të dhënave. Raporti përmend se disa sisteme menaxhimi funksionojnë paralelisht, pa mes tyre, si Regjistri i Shërbimeve të Kujdesit Social, Regjistri i Ndihmës Ekonomike dhe REVALB, sistemi për menaxhimin e rasteve të dhunës me bazë gjinore. Kjo e bën më të vështirë monitorimin e politikave, koordinimin ndërmjet institucioneve dhe krijimin e një ndikimi të përbashkët .

Problemi duket se ka burim institucional. Sipas PNUD fragmentimi vjen pjesërisht nga koordinimi i kufizuar ndërmjet departamenteve brenda Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Për shembull, sistemet që lidhen me dhunën me bazë gjinore dhe ato të kujdesit social janë zhvilluar veçmas, megjithëse në praktikë adresojnë shpesh të njëjtat kategori vulnerabël.

Rotacioni i stafit është një tjetër dobësi e përsëritur. Raporti thekson se lëvizjet e shpeshta të koordinatorëve vendorë dhe punonjësve të policisë krijojnë nevojë të vazhdueshme për trajnime të reja dhe dobësojnë kujtesën institucionale.

Në nivel vendor, raporti evidenton të njëjtën problematikë edhe në menaxhimin e riskut nga fatkeqësitë. Bashkitë më të vogla përballen me mungesë burimesh njerëzore, rotacion stafi, ekspertizë të kufizuar teknike dhe boshllëqe infrastrukturore. Për këtë arsye, disa prej tyre kanë kërkuar që prefekturat të marrin më shumë funksione koordinuese, për të siguruar ekonomi shkalle dhe efikasitet më të lartë në menaxhimin e emergjencave.

PNUD paralajmëron se pa koordinim më të fortë ndërinstitucional, pa sisteme të ndërvepruese te të dhënave dhe pa financim të qëndrueshëm publik, reformat rrezikojnë të mbeten të fragmentuara dhe të varura nga projektet e donatorëve.

PĂ«r ShqipĂ«rinĂ«, kjo merr rĂ«ndĂ«si edhe mĂ« tĂ« madhe nĂ« prag tĂ« integrimit europian, ku administrata do tĂ« duhet tĂ« provojĂ« jo vetĂ«m aftĂ«si pĂ«r tĂ« hartuar reforma, por edhe pĂ«r t’i zbatuar, monitoruar dhe financuar ato nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« qĂ«ndrueshme, vĂ« nĂ« dukje institucioni ndĂ«rkombĂ«tar i zhvillimit./ B.Hoxha

 

The post PNUD: PaaftĂ«sia dhe copĂ«zimi i administratĂ«s bĂ«nĂ« “lĂ«msh” reformat appeared first on Revista Monitor.

Vlora bëhet bashkia e parë që nënshkruan Paktin Ndërbashkiak për Punësimin

Bashkia Vlorë është bërë bashkia e parë në Shqipëri që nënshkruan Paktin Ndërbashkiak për Punësimin, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërmjet bashkive, institucioneve kombëtare dhe sektorit privat për promovimin e punësimit, lehtësimin e lëvizshmërisë së brendshme të fuqisë punëtore dhe mbështetjen e zhvillimit ekonomik vendor.

Nënshkrimi u zhvillua në kuadër të Forumit të tretë të Komunitetit dhe Biznesit për Migracionin dhe Diasporën, organizuar nga IOM në Shqipëri me mbështetjen e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Forumi mblodhi përfaqësues të institucioneve qendrore dhe vendore, bashkive, bizneseve, shoqërisë civile dhe komuniteteve lokale për të diskutuar zgjidhje konkrete për adresimin e nevojave të tregut të punës përmes partneriteteve më të forta në nivel vendor.

Pakti Ndërbashkiak për Punësimin krijon një mekanizëm të strukturuar bashkëpunimi ndërmjet bashkive, Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA), institucioneve të arsimit dhe formimit profesional, si dhe përfaqësuesve të sektorit privat.

NĂ«pĂ«rmjet kĂ«tij mekanizmi, bashkitĂ« angazhohen tĂ« bashkĂ«punojnĂ« pĂ«r tĂ« pĂ«rputhur mĂ« mirĂ« punĂ«kĂ«rkuesit me mundĂ«sitĂ« e punĂ«simit, pĂ«r tĂ« lehtĂ«suar lĂ«vizshmĂ«rinĂ« e brendshme tĂ« fuqisĂ« punĂ«tore, pĂ«r tĂ« forcuar koordinimin mbi informacionin e tregut tĂ« punĂ«s dhe pĂ«r tĂ« pĂ«rmirĂ«suar aksesin nĂ« shĂ«rbimet e punĂ«simit – veçanĂ«risht pĂ«r gratĂ«, tĂ« rinjtĂ«, migrantĂ«t e rikthyer dhe grupet e tjera nĂ« nevojĂ«.

Vlora është bashkia e parë pritëse që nënshkruan zyrtarisht këtë Pakt, duke nisur një proces që synon të zgjerohet gradualisht në të gjithë vendin.

NĂ« kuadĂ«r tĂ« projektit, Pakti do tĂ« nĂ«nshkruhet fillimisht nga shtatĂ« bashkitĂ« pilote – Vlora, Kamza, Tirana, Saranda, KukĂ«si, Dibra dhe Shkodra, me synimin afatgjatĂ« pĂ«r ta shtrirĂ« kĂ«tĂ« model bashkĂ«punimi nĂ« tĂ« gjitha bashkitĂ« e ShqipĂ«risĂ«.

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit, Drejtoresha e IOM në Shqipëri, Alma Jani, theksoi rëndësinë e krijimit të urave të bashkëpunimit ndërmjet bashkive që ofrojnë mundësi punësimi dhe atyre që përballen me nivele më të larta papunësie.

“Qarku i VlorĂ«s po pĂ«rjeton njĂ« rritje tĂ« ndjeshme tĂ« kĂ«rkesĂ«s pĂ«r fuqi punĂ«tore, veçanĂ«risht nĂ« sektorĂ«t e hotelerisĂ«, turizmit dhe bujqĂ«sisĂ«, ndĂ«rsa shumĂ« bashki tĂ« tjera nĂ« ShqipĂ«ri kanĂ« qytetarĂ« qĂ« janĂ« nĂ« kĂ«rkim tĂ« mundĂ«sive tĂ« punĂ«simit. Afrimi i kĂ«tyre dy realiteteve Ă«shtĂ« pikĂ«risht thelbi i kĂ«tij projekti.

Pakti NdĂ«rbashkiak pĂ«r PunĂ«simin Ă«shtĂ« shumĂ« mĂ« tepĂ«r sesa njĂ« marrĂ«veshje formale; ai Ă«shtĂ« njĂ« mekanizĂ«m praktik qĂ« forcon koordinimin ndĂ«rmjet bashkive, institucioneve kombĂ«tare dhe sektorit privat pĂ«r tĂ« krijuar mĂ« shumĂ« mundĂ«si punĂ«simi dhe pĂ«r tĂ« lehtĂ«suar lĂ«vizshmĂ«rinĂ« e brendshme tĂ« fuqisĂ« punĂ«tore.”

Nënkryetarja e Bashkisë Vlorë, Irena Toshkallari, e cilësoi Paktin si formalizimin e një bashkëpunimi që tashmë ka nisur të japë rezultate konkrete.

“Ky Pakt formalizon bashkĂ«punimin ndĂ«rmjet bashkive dhe institucioneve pĂ«rgjegjĂ«se pĂ«r tĂ« menaxhuar mĂ« mirĂ« lĂ«vizshmĂ«rinĂ« e brendshme tĂ« fuqisĂ« punĂ«tore.

NĂ«se njĂ« biznes nĂ« VlorĂ« ka nevojĂ« pĂ«r punonjĂ«s, falĂ« kĂ«tij bashkĂ«punimi ne mund tĂ« lidhemi me bashki tĂ« tjera nĂ«pĂ«rmjet njĂ« mekanizmi tĂ« standardizuar referimi. Kjo krijon mundĂ«si tĂ« reja punĂ«simi pĂ«r qytetarĂ«t, ndĂ«rkohĂ« qĂ« ndihmon bizneset tĂ« plotĂ«sojnĂ« nevojat e tyre pĂ«r fuqi punĂ«tore.”

Pakti parashikon gjithashtu forcimin e strukturave të dedikuara në bashki për migracionin dhe disaporën, përmirësimin e koordinimit me AKPA-n dhe aktorë të tjerë vendorë, zhvillimin e analizave të rregullta të tregut të punës, organizimin e panaireve të përbashkëta të punës dhe zbatimin e mekanizmave të standardizuar të referimit për të mbështetur qytetarët gjatë gjithë procesit të punësimit.

NĂ«nshkrimi i Paktit ndĂ«rtohet mbi dy vite bashkĂ«punimi ndĂ«rmjet IOM, bashkive dhe institucioneve kombĂ«tare nĂ« kuadĂ«r tĂ« projektit “Forcimi i Kapaciteteve Institucionale Vendore pĂ«r Migracionin nĂ« ShqipĂ«ri”.

Përmes angazhimit të komuniteteve, forcimit të kapaciteteve institucionale dhe ndërtimit të partneriteteve vendore, projekti synon të forcojë qeverisjen e migracionit duke promovuar njëkohësisht mundësi punësimi dhe zhvillim të qëndrueshëm në nivel lokal.

Projekti zbatohet nga IOM në Shqipëri, me mbështetjen e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Për më shumë informacion kontaktoni: infotirana@iom.int

 

 

The post Vlora bëhet bashkia e parë që nënshkruan Paktin Ndërbashkiak për Punësimin appeared first on Revista Monitor.

BSH mban të pandryshuar normën bazë në 2.5%, inflacioni pritet të ngjitet përkohësisht mbi objektiv

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 2.5%, duke vlerësuar se politika aktuale monetare mbetet e përshtatshme për të garantuar kthimin e inflacionit drejt objektivit në afatin e mesëm.

Në mbledhjen e zhvilluar sot, Banka e Shqipërisë konstatoi se inflacioni është rritur gjatë tremujorit të dytë të vitit, kryesisht si pasojë e shtrenjtimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, ndërsa ekonomia shqiptare ka vijuar të rritet dhe tregjet financiare kanë mbetur të qëndrueshme.

Sipas Guvernatorit Sejko, inflacioni mesatar i çmimeve të konsumit arriti në 2.9% në muajt prill-maj, nga 2.5% në tremujorin e parë. Rritja u ndikua kryesisht nga çmimet e karburanteve, por edhe nga shtrenjtimi i ushqimeve të papërpunuara dhe disa shërbimeve që kanë kosto të lartë energjie. Në të kundërt, inflacioni i qirave shënoi rënie.

Banka e Shqipërisë vlerëson se rritja e inflacionit është në përputhje me pritshmëritë dhe lidhet me efektet direkte dhe indirekte të goditjes së ofertës në tregjet ndërkombëtare. Megjithatë, forcimi i kursit të këmbimit, balanca mes kërkesës dhe ofertës në ekonomi, si edhe pritjet e ankoruara për inflacionin kanë ndihmuar në mbajtjen e inflacionit bazë pranë objektivit.

 

Ekonomia u rrit me 3.7% në tremujorin e pare

 

Sipas të dhënave të INSTAT, ekonomia shqiptare u zgjerua me 3.7% në tremujorin e parë të vitit 2026, e mbështetur nga rritja e konsumit familjar, investimeve private dhe eksporteve të mallrave e shërbimeve.

Rritja vazhdoi të udhëhiqej nga sektorët e shërbimeve dhe ndërtimit, ndërsa bujqësia dhe industria mbetën në tkurrje. Banka e Shqipërisë vlerëson se edhe tremujori i dytë ka ndjekur një ecuri të ngjashme.

Edhe tregu i punës vijoi të përmirësohet. Punësimi në sektorin privat jobujqësor u rrit me 2.2%, paga mesatare në këtë sektor u zgjerua me 11.5%, ndërsa papunësia mbeti në 8.4%.

Banka thekson se rritja e shpejtë e pagave dhe punësimit sinjalizon mungesa në tregun e punës, por këto presione ende nuk janë reflektuar plotësisht në inflacion, pasi janë kompensuar pjesërisht nga rritja e produktivitetit dhe ulja e marzheve të fitimit të bizneseve.

Kredia vijon të rritet me ritme të shpejta

Kushtet financiare mbeten stimuluese, ndërsa sektori bankar vazhdon të shfaqë qëndrueshmëri.

Portofoli i kredisë për sektorin privat u rrit me 13.8% në muajin maj, i mbështetur nga kreditimi i investimeve të bizneseve dhe financimi i blerjes së banesave për familjet. Sipas Bankës së Shqipërisë, cilësia e portofolit mbetet e mirë, ndërsa kredia në lekë vijon të fitojë peshë.

Institucioni vlerëson gjithashtu se borxhi publik dhe ai i jashtëm kanë vijuar të bien, ndërsa bilancet financiare të bizneseve dhe familjeve mbeten të shëndosha.

 

Inflacioni pritet të kalojë përkohësisht objektivin

Në parashikimin e përditësuar, Banka e Shqipërisë pret që inflacioni të ngjitet lehtësisht mbi objektivin në gjysmën e dytë të vitit, si pasojë e goditjes nga çmimet ndërkombëtare të energjisë. Megjithatë, kjo rritje konsiderohet kalimtare dhe inflacioni pritet të rikthehet gradualisht drejt objektivit në afatin e mesëm.

Nga ana tjetër, ekonomia shqiptare pritet të vijojë të rritet me ritme solide dhe pranë potencialit të saj gjatë viteve në vijim.

Megjithatë, Banka paralajmëron se pasiguritë mbeten të larta dhe varen nga zhvillimet gjeopolitike dhe ecuria e çmimeve të naftës. Për këtë arsye, balanca e rreziqeve mbetet në kahun e sipërm për inflacionin dhe në kahun e poshtëm për rritjen ekonomike.

 

Normat e interesit mbeten të pandryshuara

Këshilli Mbikëqyrës vendosi të mbajë normën bazë të interesit në 2.5%, të mbajë normën e depozitës njëditore në 1.5% dhe të mbajë normën e kredisë njëditore në 3.5%.

Banka e Shqipërisë thekson se do të vijojë të monitorojë me kujdes zhvillimet ekonomike dhe është e gatshme të reagojë, nëse do të jetë e nevojshme, për të garantuar stabilitetin e çmimeve dhe për të shmangur që goditja aktuale e ofertës të shndërrohet në presione të qëndrueshme inflacioniste.

 

 

The post BSH mban të pandryshuar normën bazë në 2.5%, inflacioni pritet të ngjitet përkohësisht mbi objektiv appeared first on Revista Monitor.

Si të ruani vetëbesimin kur punoni nga shtëpia

Pavarësisht nëse është dita juaj e parë apo viti i pestë duke punuar nga shtëpia, vetëbesimi mund të lëkundet me kalimin e kohës. Ja disa mënyra për ta ruajtur atë edhe kur zyra juaj është vetëm disa hapa larg divanit.

 

Ju kujtohet kur mbërrinit në zyrë pak minuta para orarit me një kafe të ngrohtë në dorë për kolegen tuaj më të afërt?

Po drekat me kolegët për të festuar një arritje të rëndësishme?

Ose ato momentet kur shefja ndalonte gjatĂ« ecjes nĂ«pĂ«r zyrĂ« vetĂ«m pĂ«r t’ju thĂ«nĂ« me buzĂ«qeshje se po bĂ«nit njĂ« punĂ« tĂ« shkĂ«lqyer?

Sigurisht, kishte edhe trafikun e përditshëm, kafenë jo fort të mirë të zyrës dhe orët e gjata nën dritat artificiale. Por, në njëfarë mënyre, puna në zyrë kishte edhe anën e saj njerëzore.

Ndoshta jo romantike, por njerëzore.

Kishte lidhje të drejtpërdrejta me njerëzit, bashkëpunim ballë për ballë dhe atë ndjesinë e vlerësimit që vjen nga një bisedë e shkurtër në korridor.

Pavarësisht nëse ju mungon apo jo puna në zyrë, shumë njerëz që punojnë nga shtëpia kanë përjetuar lodhje dixhitale dhe momente kur vetëbesimi i tyre është lëkundur.

Ana më pak e dukshme e punës nga shtëpia

Të punosh nga shtëpia ka shumë përparësi.

Por, si çdo gjë tjetër, ka edhe sfidat e veta.

Shumë njerëz raportojnë lodhje nga videokonferencat, takime të pafundme që përpiqen të zëvendësojnë bisedat spontane të zyrës dhe një ndjenjë të vazhdueshme se puna e tyre kalon pa u vënë re.

A e keni pyetur ndonjëherë veten:

“A e vĂ«ren vallĂ« dikush atĂ« qĂ« po bĂ«j?”

Kur punoni në distancë, është më e vështirë të ndiheni të dukshëm.

Ndoshta shefi juaj e vlerĂ«son punĂ«n, idetĂ« dhe pĂ«rkushtimin tuaj. Por mund tĂ« mos ketĂ« gjetur kohĂ«n ose mĂ«nyrĂ«n pĂ«r t’jua shprehur.

Në fund të fundit, të gjithë po mësojnë ende si të punojnë në distancë. Kjo përfshin edhe menaxherët.

Si të ruani vetëbesimin kur punoni nga shtëpia

Në një realitet ku puna dhe shtëpia ndajnë të njëjtën hapësirë, vetëbesimi bëhet më i rëndësishëm se kurrë.

Ja gjashtë mënyra për ta mbajtur atë të fortë.

  1. Krijoni pika të rregullta komunikimi me shefin dhe ekipin

Marrja e reagimeve nuk është gjithmonë e lehtë.

Jo vetëm sepse kritikat mund të jenë të pakëndshme, por sepse ndonjëherë është e vështirë të marrësh çfarëdolloj reagimi.

Kur punoni nga shtëpia, secili është në hapësirën e vet, me sfidat dhe shpërqendrimet e veta.

Prandaj reagimet e rregullta bëhen thelbësore.

Mos prisni që feedback-u të vijë vetë.

Krijoni takime të rregullta javore, mujore ose tremujore me ekipin apo menaxherin tuaj dhe përdorini ato për të diskutuar progresin, sfidat dhe objektivat.

Feedback-u i mirë është një nga mënyrat më të mira për të ruajtur vetëbesimin dhe për të vazhduar të zhvilloheni profesionalisht.

  1. Kërkoni ndihmë kur ju nevojitet dhe jepni ndihmë kur mundeni

Kur puna është në të njëjtën hapësirë me jetën personale, shpesh kufijtë fillojnë të zbehen.

Papritur e gjeni veten duke punuar në mbrëmje, gjatë fundjavës ose duke kontrolluar email-et pa pushim.

Kjo nuk është e qëndrueshme.

Nëse po punoni vazhdimisht 60 apo 70 orë në javë, kërkoni ndihmë.

Nëse hapësira e punës në shtëpi është e kufizuar ose keni përgjegjësi familjare që e bëjnë punën më të vështirë, flisni hapur për këtë.

Një nga avantazhet e punës në distancë është fleksibiliteti. Shpesh ka mënyra krijuese për të organizuar punën që të përshtatet më mirë me nevojat tuaja.

  1. Ndani sukseset tuaja dhe festoni sukseset e të tjerëve

Punë. Shtëpi. Punë. Shtëpi.

Dhe përsëri e njëjta rutinë.

Për ta thyer monotoninë, vendosni objektiva të qarta.

Kur i arrini, festojini.

Mos lejoni që sukseset të kalojnë pa u vënë re, qofshin tuajat apo të kolegëve.

Mund të jetë një projekt i përfunduar me sukses, një klient i ri ose një problem i zgjidhur.

Ndonjëherë mjafton një mesazh urimi ose një moment i shkurtër festimi virtual për të rikthyer energjinë në ekip.

  1. Mësoni vazhdimisht aftësi të reja dhe ndiqni progresin tuaj

Një nga mënyrat më të mira për të ruajtur vetëbesimin është të vazhdoni të mësoni.

Nuk jeni tĂ« sigurt cilat aftĂ«si do t’ju ndihmojnĂ« mĂ« shumĂ«?

Shikoni përshkrimet e vendeve të punës që ju interesojnë.

Ato janë një udhërrëfyes i shkëlqyer për të kuptuar se çfarë kërkohet në treg.

PĂ«rcaktoni aftĂ«sitĂ« qĂ« ju mungojnĂ« dhe filloni t’i zhvilloni.

Sa më shumë të rriteni profesionalisht, aq më i fortë bëhet besimi në aftësitë tuaja.

  1. Mbajeni CV-në dhe profilin në LinkedIn të përditësuar

Shumë njerëz kujtohen për CV-në vetëm kur kërkojnë punë.

Por është më e zgjuar ta mbani të përditësuar vazhdimisht.

Sa herë që arrini një rezultat të rëndësishëm, fitoni një aftësi të re ose përfundoni një projekt të rëndësishëm, shtojeni.

E njëjta gjë vlen edhe për LinkedIn.

Kjo jo vetëm ju përgatit për mundësi të ardhshme, por ju ndihmon të kuptoni sa shumë keni arritur.

Shpesh vetëbesimi rritet kur shihni me sy të shkruar progresin tuaj profesional.

  1. Krijoni një frazë që ju rikthen besimin te vetja

Po, mund të tingëllojë paksa klishe.

Por funksionon.

Mendoni për momentet kur vetëbesimi juaj bie.

Ndoshta pas një dite të gjatë.

Ndoshta kur nuk po arrini të zgjidhni një problem.

Ndoshta kur krahasoheni me suksesin e dikujt tjetër.

Përgatitni një fjali të thjeshtë që ju ndihmon të riktheheni në qendër.

Një shembull i përdorur shpesh gjatë pandemisë ishte:

“TĂ« gjithĂ« po bĂ«jmĂ« mĂ« tĂ« mirĂ«n qĂ« mundemi.”

Dhe është e vërtetë.

Edhe ju po bëni më të mirën që mundeni.

Kujtojani vetes këtë sa herë që dyshoni në aftësitë tuaja.

NĂ« fund

Puna nga shtëpia mund të sjellë më shumë liri dhe fleksibilitet, por mund të krijojë edhe ndjenja izolimi dhe pasigurie.

Prandaj, vetëbesimi nuk është diçka që duhet ta prisni të vijë vetë. Duhet ta kultivoni me vetëdije.

Komunikoni më shumë, kërkoni mbështetje, festoni arritjet, investoni në zhvillimin tuaj profesional dhe mos harroni të njihni vlerën e asaj që bëni.

Sepse edhe kur punoni nga salloni, kuzhina apo dhoma e gjumit, puna juaj ka rëndësi. Dhe po, njerëzit e vërejnë./ Career Contessa

The post Si të ruani vetëbesimin kur punoni nga shtëpia appeared first on Revista Monitor.

Grupet bankare parashikojnë në rriten në rajonin e Europës Qendrore dhe Juglindore

Grupet bankare ndërkombëtare e shohin Evropën Qendrore, Lindore dhe Juglindore si një treg ku synojnë të rriten më tej në planin afatgjatë.

Sipas anketimit të kryer nga Banka Europiane e Investimeve (EIB), tre të katërtat e grupeve bankare që veprojnë në këto rajone planifikojnë të zgjerohen, ndërsa asnjëra nuk ka ndërmend të zvogëlojë praninë e saj.

Shumica e bankave mëmë në Evropën Qendrore, Lindore dhe Juglindore ose kanë ruajtur ose rritur ekspozimin e tyre në rajon gjatë gjashtë muajve të fundit. Duke parë strategjitë e tyre afatgjata, bankat mëmë vazhdojnë të favorizojnë zgjerimin.

MegjithatĂ«, grupet bankare nĂ« fjalĂ« e vlerĂ«sojnĂ« potencialin e tregut veçanĂ«risht tĂ« lartĂ« nĂ« Çeki, Rumani dhe Sllovaki, ndĂ«rsa e shohin kĂ«tĂ« potencial si mĂ« tĂ« moderuar nĂ« Ballkanin PerĂ«ndimor.

Ato gjithashtu raportojnĂ« njĂ« rentabilitet mĂ« tĂ« lartĂ« nĂ« rajon krahasuar me operacionet e pĂ«rgjithshme tĂ« grupit, veçanĂ«risht pĂ«r BosnjĂ«n dhe HercegovinĂ«n, BullgarinĂ«, ÇekinĂ«, HungarinĂ«, KosovĂ«n, MaqedoninĂ« e Veriut dhe SerbinĂ«.

Sipas anketimit, kërkesa për kredi pritet të mbetet e fortë në rajon, ndërsa kushtet për dhënien e kredisë pritet të lehtësohen pak në muajt në vijim. Në gjysmën e dytë të vitit, kërkesa për kredi pritet të mbetet e fortë për bizneset dhe familjet.

Kërkesa për kredi ka mbetur e fortë në vitet e fundit, e nxitur kryesisht nga klientët individualë.

Në të kundërt, oferta për kredi në rajon ka qenë më e zbehtë, pavarësisht disa shenjave të përmirësimit në vitin 2024 dhe ka mbetur përgjithësisht e qëndrueshme gjatë dy viteve të fundit.

Qasja në financim për degët lokale mbetet e favorshme dhe është përmirësuar gjatë gjashtë muajve të fundit, e mbështetur nga depozitat më të larta të shitjes me pakicë dhe të korporatave.

Cilësia e kredisë është përmirësuar përsëri gjatë gjashtë muajve të fundit, me më pak kredi me probleme. Por, bankat presin një përkeqësim të cilësisë së kredisë gjatë gjashtë muajve të ardhshëm për biznesin e shitjes me pakicë dhe të korporatave. Megjithatë, analiza e anketës së EIB nënvizon se shqetësime të ngjashme, të shprehura në vitet e mëparshme nga bankat e anketuara, në fakt nuk janë materializuar.

NĂ« vitet e fundit, tregjet e EuropĂ«s Qendrore dhe Juglindore po rifitojnĂ« vĂ«mendje nga grupet e rĂ«ndĂ«sishme bankare europiane. Pas njĂ« procesi daljeje tĂ« shumĂ« aktorĂ«ve tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« vijim tĂ« krizĂ«s sĂ« vitit 2008, duket se konsolidimi dhe pĂ«rmirĂ«simi i tregut bankar nĂ« kĂ«to vende po i bĂ«n ato gradualisht pĂ«rsĂ«ri tĂ«rheqĂ«se. Shumica e grupeve bankare po tentojnĂ« t’i kthehen rritjes organike, por ndĂ«rkohĂ« po shfaqen tĂ« interesuara edhe pĂ«r blerje tĂ« reja, me qĂ«llim pĂ«r tĂ« rritur peshĂ«n e tyre tĂ« tregut edhe eficiencĂ«n./ E.Shehu

The post Grupet bankare parashikojnë në rriten në rajonin e Europës Qendrore dhe Juglindore appeared first on Revista Monitor.

Avionët po nisen gjysmë bosh mes kaosit në kufijtë e BE-së, thotë industria

Aeroportet dhe linjat ajrore paralajmërojnë se vonesat do të përkeqësohen gjatë verës nëse nuk lejohen të heqin dorë nga kontrollet e reja.

Kontrollet e reja kufitare po shkaktojnë radhë deri në pesë orë, pasagjerë që presin jashtë dhe disa fluturime që nisen gjysmë bosh, kanë paralajmëruar kompanitë ajrore dhe aeroportet presidenten e Komisionit Europian.

Në një letër drejtuar Ursula von der Leyen, grupet e industrisë ACI Europe (Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve), që përfaqëson aeroportet në rajon, si dhe Airlines 4 Europe dhe IATA, që përfaqësojnë kompanitë ajrore, kërkuan mundësinë për të pezulluar kontrollet sipas sistemit hyrje-dalje të BE-së, ndërsa pushimet verore pritet të sjellin miliona udhëtarë të tjerë në aeroportet e rajonit.

Ata thanĂ« se vera do tĂ« sjellĂ« njĂ« “pĂ«rkeqĂ«sim tĂ« ndjeshĂ«m tĂ« njĂ« situate tashmĂ« shumĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« pĂ«r pasagjerĂ«t”, nĂ«se Komisioni nuk u lejon aeroporteve tĂ« heqin dorĂ« nga kĂ«to kontrolle.

Grupet i kĂ«rkuan Komisionit qĂ« t’u lejojĂ« aeroporteve tĂ« “pezullojnĂ« plotĂ«sisht” kontrollet “sa herĂ« qĂ« numri i pasagjerĂ«ve tejkalon kapacitetin operacional tĂ« objekteve tĂ« kontrollit kufitar” gjatĂ« korrikut dhe gushtit. Ata thanĂ« se pas shtatorit duhet tĂ« lejohet fleksibilitet i pĂ«rhershĂ«m “nĂ« rrethana tĂ« jashtĂ«zakonshme tĂ« pĂ«rcaktuara qartĂ«â€.

“Disa udhĂ«tarĂ« ndĂ«rkombĂ«tarĂ« po rishqyrtojnĂ« udhĂ«timet nĂ« EuropĂ« pĂ«r shkak tĂ« mundĂ«sisĂ« sĂ« vonesave tĂ« tepĂ«rta nĂ« kufi,” thanĂ« grupet e industrisĂ«.

“Kjo po dĂ«mton veçanĂ«risht reputacionin e EuropĂ«s, turizmin europian dhe lidhjet ajrore.”

Sistemi, i prezantuar gradualisht duke nisur nga tetori i kaluar, u kërkon qytetarëve jo-BE të regjistrohen me shenja gishtash dhe fotografi në aeroportin e destinacionit.

Por zbatimi i tij është shoqëruar me probleme në kabinat automatike dhe radhë të gjata, ndërsa aeroportet po hasin vështirësi të përballojnë kohët shtesë të pritjes.

“PasagjerĂ«t tashmĂ« janĂ« detyruar tĂ« presin pĂ«r periudha tĂ« gjata jashtĂ« terminaleve dhe nĂ« pistat e ekspozuara, sepse pikat e kontrollit kufitar nuk mund t’i pĂ«rpunojnĂ« mbĂ«rritjet mjaftueshĂ«m shpejt,” thuhej nĂ« letĂ«r.

“KompanitĂ« ajrore pĂ«rballen me avionĂ« gjysmĂ« bosh nĂ« momentin e mbylljes sĂ« portĂ«s, ndĂ«rsa pasagjerĂ«t janĂ« tĂ« bllokuar nĂ« radhĂ«t e kontrollit kufitar.”

Një zëdhënës i ACI-së tha se disa prej këtyre avionëve u vonuan, ndërsa të tjerët u detyruan të niseshin duke lënë pas një pjesë të pasagjerëve.

Rregullat u lejojnĂ« vendeve fleksibilitet pĂ«r tĂ« anashkaluar disa nga kontrollet, ndonĂ«se kjo pritet tĂ« hiqet gradualisht nĂ« shtator. MegjithatĂ«, letra paralajmĂ«roi se ende po krijohen “radhĂ« tĂ« tepĂ«rta”.

Grupet e industrisë thanë se këto ndryshime janë të nevojshme derisa aeroportet të kenë staf të mjaftueshëm për sistemin, kioskat automatike të jenë mjaftueshëm të besueshme dhe aplikacioni i vonuar i pararegjistrimit të jetë zbatuar plotësisht.

“Reputacioni i Bashkimit Europian dhe besimi nĂ« kuadrin rregullator janĂ« gjithashtu nĂ« rrezik,” thanĂ« ata.

Letra drejtuar Ursula von der Leyen është deri tani paralajmërimi më i fortë i industrisë lidhur me këtë sistem dhe vjen vetëm pak javë përpara fluksit të madh të turistëve gjatë verës në Europë.

“VetĂ«m gjatĂ« korrikut dhe gushtit, aeroportet europiane pritet tĂ« pĂ«rpunojnĂ« rreth 40 milionĂ« pasagjerĂ« mĂ« shumĂ« sesa gjatĂ« dy muajve tĂ« mĂ«parshĂ«m,” thuhet nĂ« letĂ«r.

“Komisioni dhe shtetet anĂ«tare duhet tĂ« pĂ«rballen me realitetin e situatĂ«s aktuale dhe me sfidat qĂ« sistemi ynĂ« i transportit ajror do tĂ« hasĂ« nĂ« javĂ«t nĂ« vijim.”

Shtetet e Bashkuara janë burimi më i madh i udhëtarëve ndërkombëtarë që vizitojnë Europën, të ndjekura nga Mbretëria e Bashkuar.

Komisioni Europian nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment mbi letrën.

JavĂ«n e kaluar, njĂ« zĂ«dhĂ«nĂ«s i Komisionit deklaroi se “Sistemi i Hyrje-Daljes (EES) Ă«shtĂ« plotĂ«sisht funksional nĂ« tĂ« gjitha vendet e zonĂ«s Schengen dhe funksionon mirĂ«â€, duke shtuar se “rregullat parashikojnĂ« fleksibilitetin e nevojshĂ«m pĂ«r tĂ« siguruar rrjedhshmĂ«rinĂ« e kontrolleve kufitare”.

Ai shtoi se “nĂ« shumicĂ«n e rasteve, kohĂ«t e gjata tĂ« pritjes nuk lidhen me funksionimin e EES-sĂ«, por me faktorĂ« qĂ« kanĂ« ekzistuar edhe mĂ« parĂ«, si mungesa e stafit, kufizimet infrastrukturore dhe pĂ«rqendrimi i fluturimeve nĂ« orare tĂ« caktuara.”/ Financial Times

 

The post Avionët po nisen gjysmë bosh mes kaosit në kufijtë e BE-së, thotë industria appeared first on Revista Monitor.

WhatsApp do t’u lejojĂ« pĂ«rdoruesve tĂ« bisedojnĂ« pa ndarĂ« numrin e telefonit

WhatsApp po sjell një nga ndryshimet më të mëdha në aspektin e privatësisë që prej krijimit të aplikacionit. Platforma në pronësi të Meta ka njoftuar se do të prezantojë sistemin e username-ve, duke u dhënë përdoruesve mundësinë të komunikojnë me të tjerët pa qenë e nevojshme të zbulojnë numrin e tyre të telefonit.

Me funksionin e ri, çdo përdorues do të mund të zgjedhë një emër unik identifikues, të ngjashëm me mënyrën se si funksionojnë aplikacione si Telegram apo Signal. Kur dikush dëshiron të nisë një bisedë, mjafton të ndajë këtë username, ndërsa numri i telefonit do të mbetet i fshehur për personat që nuk e kanë të ruajtur në kontakte.

Sipas WhatsApp, kjo veçori synon të rrisë nivelin e privatësisë, sidomos për përdoruesit që komunikojnë me persona të panjohur, marrin pjesë në grupe të mëdha ose përdorin aplikacionin për arsye profesionale. Në këto raste, nuk do të jetë më e nevojshme të shpërndahet numri personal vetëm për të nisur një komunikim.

Kompania ka sqaruar se numri i telefonit nuk do të hiqet nga llogaria. Ai do të vazhdojë të përdoret për regjistrimin dhe sigurinë e profilit, por nuk do të jetë më informacion i detyrueshëm për personat me të cilët komunikoni për herë të parë. Gjithashtu, përdoruesit do të kenë mundësi të ndryshojnë ose të heqin username-in e tyre në çdo moment.

PĂ«r tĂ« shmangur mashtrimet dhe imitimin e identiteteve, çdo username do tĂ« jetĂ« unik. WhatsApp ka rezervuar paraprakisht emrat e shumĂ« personazheve publikĂ« dhe organizatave, ndĂ«rsa username-t nuk do tĂ« jenĂ« tĂ« kĂ«rkueshĂ«m publikisht. Kjo do tĂ« thotĂ« se dikush duhet ta dijĂ« saktĂ«sisht emrin tuaj tĂ« pĂ«rdoruesit pĂ«r t’ju kontaktuar. PĂ«r mĂ« tepĂ«r, kompania po teston edhe njĂ« çelĂ«s sigurie (username key) opsional, i cili shton njĂ« shtresĂ« tjetĂ«r mbrojtjeje dhe kufizon kontaktet e padĂ«shiruara.

WhatsApp ka nisur rezervimin e username-ve për përdoruesit, ndërsa funksioni do të shpërndahet gradualisht në muajt në vijim. Sapo të jetë i disponueshëm në një vend të caktuar, përdoruesit do të njoftohen përmes aplikacionit dhe do të mund ta aktivizojnë nga seksioni Settings > Account > Username./ BBC

The post WhatsApp do t’u lejojĂ« pĂ«rdoruesve tĂ« bisedojnĂ« pa ndarĂ« numrin e telefonit appeared first on Revista Monitor.

❌