Koço Broka, Ekonomist*
NdĂ«rsa po bisedoja e dĂ«gjoja pĂ«r shqetĂ«simet e njĂ« sipĂ«rmarrĂ«se fason tĂ« veshjeve, pĂ«r problematikat e mprehta fiskale qĂ« po pĂ«rballet, jo vetĂ«m nga zhvlerĂ«simi i euros viteve tĂ« fundit, faktori nga mĂ« madhorĂ«t qĂ« ka ndikuar drejtpĂ«rdrejt sidomos nĂ« kĂ«tĂ« degĂ«, rritja e kostove tĂ« ndryshme tĂ« prodhimit, konkurrenca e huaj dhe tani sĂ« fundi dhe nga rritja e pagĂ«s minimale prej 25%, nuk mund tĂ« mos mĂ« lindte kureshtja pĂ«r tryezĂ«n e dialogut qĂ« Qeveria dhe biznesi eksportues zhvilluan tĂ« mĂ«rkurĂ«n e kaluar. Kryeministri z.Edi Rama dhe dy ministra prezantuan platformĂ«n e re ExportOn, njĂ« nismĂ« e fokusuar nĂ« mbĂ«shtetjen e eksporteve dhe produkteve âMade in Albaniaâ duke u ndalur nĂ« kĂ«tĂ« tĂ« fundit.
Një nismë shumë e bukur, më e bukur se vetë Diella, ndërkohë e pashmangshme për vetë stadin e fazën e integrimit të ekonomisë shqiptare në atë të Bashkimit Europian.
Megjithatë munda të shihja e dëgjoja vetëm fjalimet e Kryeministrit dhe Ministrave, pa mundur të shijoj pjesën më pikante, atë që u evidentua dhe në takim, si përmbajtja e qëllimi real të këtij eventi, diskutimet e tryezat e dialogut të manifakturës dhe agropërpunimit, për të përmirësuar nismat qeveritare për ti moderuar e përshtatur sipas nevojës e problematikave të biznesit, për të ecur më përpara. Po kështu nuk munda të shijoj dhe pjesën e fundit ku do të liheshin detyrat ndaj njëri tjetrit, zotimet, premtimet, planifikimet strategjikë që priteshin të shfaqeshin, e mbi këtë bazë monitorimin e tyre.
Po tej aspektit personal të mos ndjekjes drejtpërdrejt të këtij aktiviteti shumë të rëndësishëm, natyrshëm i them vetes: Sa të bukura ishin jo vetëm fjalët por pse jo dhe disa nga idetë e shpalosura !? Këtu mund të veçoj, psh deklarimet:- se
Made in Albaniaâ Ă«shtĂ« njĂ« markĂ« cilĂ«sie dhe njĂ« pasaportĂ« pĂ«r nĂ« BE dhe pĂ«r kĂ«tĂ« arsye, ne do tĂ« mbĂ«shtesim fuqimisht dhe gjithmonĂ« e me shumĂ« tĂ« gjithĂ« ata qĂ« do tĂ« synojnĂ« marrjen e kĂ«saj pasaporte, ose mĂ« saktĂ«, tĂ« gjithĂ« ata qĂ« do tĂ« synojnĂ« tâia japin vetes kĂ«tĂ« pasaportĂ«, duke hequr dorĂ« nga ideja se konkurrenca me çmim tĂ« ulĂ«t mund tâi çojĂ« larg dhe duke u fokusuar tek konkurrenca me standarde tĂ« larta, me standarde tĂ« certifikuara nga Bashkimi Europian, pĂ«r tĂ« krijuar mĂ« shumĂ« vlerĂ« dhe pĂ«r tĂ« synuar fitim pĂ«rmes vlerĂ«s sĂ« krijuar nĂ« cilĂ«si dhe jo sasisĂ« pĂ«r tĂ« kapur njĂ« vlerĂ« tĂ« caktuar. ââŠministrja me siguri do tâiu japĂ« mĂ« nĂ« detaje se ku jemi dhe ku duam tĂ« shkojmĂ« pa humbur shumĂ« kohĂ«â âŠâ
âNe duam ta ndryshojmĂ« modelin e zhvillimit tĂ« ekonomisĂ« shqiptare. Duam tĂ« krijojmĂ« potencial dhe tĂ« mbĂ«shtesim njĂ« ekonomi qĂ« bazohet nĂ« investime, nĂ« eksporte dhe, mbi tĂ« gjitha, qĂ« shĂ«rben pĂ«r rritjen e produktivitetit.
Po si do ta bëjmë këtë? Si është struktura e eksporteve sot? Në të vërtetë, eksportet shqiptare janë rritur në pesë vitet e fundit, por kemi parë një zhvendosje të strukturës. 85% e eksporteve përbëhen nga shërbimet, ku turizmi, siç e njihni dhe e ndjeni, po zë gjithmonë e më shumë peshë.
Nga ana tjetĂ«r, pesha e eksporteve tĂ« mallrave ka ardhur nĂ« reduktim. PĂ«r hir tĂ« sĂ« vĂ«rtetĂ«s, eksportet e mallrave, si nĂ« vlerĂ« ashtu edhe nĂ« vĂ«llim, janĂ« rritur nĂ« pesĂ« vitet e fundit, por shĂ«rbimet janĂ« rritur shumĂ« mĂ« shpejt se mallrat. PĂ«r kĂ«tĂ« arsye, ne jemi tĂ« kujdesshĂ«m dhe synojmĂ« tĂ« hartojmĂ« politika qĂ« mbĂ«shtesin veçanĂ«risht eksportet e mallraveâŠâ
Pa u ndalur qoftë dhe në gjithë idetë e mësipërme, mjaft prej të cilat i gjej tepër interesante, të nevojshme e të domosdoshme, në motivet e protestave të ndryshme që po zhvillohen në vend, dua të evidentoj se mendimi dhe qëndrimi im personal është se aktualisht ekonomia e vendit tonë jo vetëm që nuk është në krizë, por është në një situatë me ritme mjaft të kënaqshme rritje në përgjithësi.
Mjafton të sjell para lexuesve të këtyre radhëve, se nga viti 2022 deri në nëntor të vitit të kaluar, depozitat bankare janë rritur nga 1 trilion e 271 miliard në 1 trilion e 453 miliard lekë, kredia për ekonominë nga 713 miliard në 925 miliard lekë, me shtesë dhe ritëm rritje mjaft të mirë vitin e kaluar.
Natyrisht vetë tabloja e ekonomisë përfshi ekonominë tonë shqiptare është shumë më komplekse se kaq, problematikat janë të ndryshme e të llojeve të ndryshme dhe sfidat për tu përballuar sidomos në afatmesëm janë mjaft të mprehta, e jo të lehta për tu përballuar.
Pa u ndalur në zhvillimet ndërkombëtare, tarifat doganore që po inponohen, kërkesat e rritjes të shpenzimeve për armatime, mjafton të mbahen parasysh qoftë problematikat e krijuara nga zhvillimet demografike që priten të përkeqësohen, duhet thënë se këto apo ato sfida nuk mund e nuk duhen anashkaluar. Vetë aderimi në BE, nuk ka asgjë të përbashkët me Hapu Suzam!
Këtu jo vetëm se qoftë vende të zhvilluara të ish shtatëshes si Italia në 25 vitet e fundit karakterizohet nga stanjacioni, por mjaft nga idetë e mësipërme janë lehtë të thuhen dhe jo aq lehtë të bëhen madje në një kohë shumë të shkurtër.
Kjo më kujton vitin 1992, kur duke u njohur me arritjet e Koresë së Jugut në 30 vitet, nuk ishte shumë e vështirë të deklarohej se ashtu si Koreja, ekonomia shqiptare nga ekonomi të shndërrohej nga një ekonomi prodhuese por e mbyllur, në një ekonomi jo vetëm e hapur por një ekonomi me orientim eksporti.
Natyrisht nuk mungonte të evidentohej se ky zhvillim asaj ekonomie, nuk ishte thjesht një politikë e shpallur qeveritare, por një përqafim nga gjithë shoqëria dhe para sa gjithash nga arsimi i lartë dhe shkenca koreano jugore, për të mundësuar që Samsungu apo marka të tjera, të bëheshin realisht konkurrese në tregun ndërkombëtar.
Ndërkohë që kompani të ndryshme kanë rritur dukshëm eksportin gjatë këtyre viteve te fundit në fakt ndodh që për të eksportuar qoftë çajrat e kamomilit ato njëherë eksportohen ne Gjermani përpunohen e transformohen në vajra, importohen e vetëm më pas eksportohen, Ndërkohë në se në vitin 2022, eksportet e mallrave mbulonin 51 % të importeve, vitin e kaluar 2025, ato mbulonin vetëm 39 % të tyre, kur vetë importet e mallrave në vitin 2025, ishin sa 93.3% të atyre të vitit 2022.
ĂshtĂ« bukur tĂ« deklarosh:â âNe duam ta ndryshojmĂ« modelin e zhvillimit tĂ« ekonomisĂ« shqiptare. Duam tĂ« krijojmĂ« potencial dhe tĂ« mbĂ«shtesim njĂ« ekonomi qĂ« bazohet nĂ« investime, nĂ« eksporte dhe, mbi tĂ« gjitha, qĂ« shĂ«rben pĂ«r rritjen e produktivitetitâ madje tĂ« sugjestionosh auditorin duke shtruar pyetjen:- Po si do ta bĂ«jmĂ« kĂ«tĂ«?.
Në fakt auditori i takimit ExportOn të është i njohur mirë me rastet e veçanta tepër inkurajuese në këtë fushë, që janë realizuar madje para kësaj mazhorance para vitit 2013, duke u lehtësuar mbështetur e ndihmuar madje edhe nga heqja e TVSH-se së të importit të makinerive, si është rasti i firmës së mirënjohur Vojka -Emanuels, ku janë ravijëzuar disa nga aspektet më të rëndësishme të transformimit nga praktika fason, e prodhimit me material të porositësit në atë të prodhimit të veshjeve sportive me cikël të mbyllur Made in Albania.
Por nuk mund tĂ« mos mbahet parasysh se me njĂ« ose qoftĂ« me disa lule, qĂ« tashmĂ« lulĂ«zojnĂ« edhe nĂ« dimĂ«r, si thotĂ« populli nuk vjen pranvera. NatyrshĂ«m lind pyetja si e ka mendjen e politikĂ«n e saj Qeveria, do tĂ« kufizohet nĂ« atĂ« qĂ« deklaroi Kryeministri:-â⊠ne do tĂ« mbĂ«shtesim fuqimisht dhe gjithmonĂ« e me shumĂ« tĂ« gjithĂ« ata qĂ« do tĂ« synojnĂ« marrjen e kĂ«saj pasaporte, ose mĂ« saktĂ«, tĂ« gjithĂ« ata qĂ« do tĂ« synojnĂ« tâia japin vetes kĂ«tĂ« pasaportĂ«â apo gjithĂ« firmat e degĂ«s!?
Debati i kryeministrit me fermerin në Divjakë dhe përplasja që u krijua e për të cilën nuk mungojnë meme, tregon, se edhe kur mund të kesh një ide të saktë, si në rastin e fundit jo më pak rëndësi ka se si e përcjellin dhe sa e përqafojnë këtë ose atë ide ata që kanë për ta realizuar.
Historia e ekonomisë shqiptare dëshmon dhe bën apel se kur ndërmerren politika ekonomike të rëndësishme, nuk mjafton të nisesh qoftë nga dëshira e mire, realizime në raste të veçanta, apo qoftë edhe mund të kenë funksionuar më parë më parë, por në kushte të tjera, duke i imponuar vetëm nga lart pa një konsultim të plotë dhe real. Për këtë flet realizimi i famëkeqit tufëzim në fillim të viteve tetëdhjetë të shekullit të kaluar që zor se i doli më pas zot.
Dëmi rezultoi i pallogaritshëm. Duke pasur parasysh çmimin dhe koston reale të qumështit dhe mishit në kooperativë dhe zonat ku u realizua kjo politikë, (ku kostoja tejkalonte çmimin) nga analiza reale rezultonte se tufëzimi do rezultonte dështim. Pavarësisht sistemeve të ndryshme ekonomiko- shoqërore rëndësi ka analiza paraprake reale por dhe dëgjimi luajal i argumenteve ndryshe.
PĂ«r kĂ«tĂ« flet edhe fakti se megjithĂ« atĂ« qĂ« ka ndodhur nĂ« fazĂ«n e dytĂ« dhe tĂ« tretĂ« tĂ« platformĂ«s ExportOn, si nĂ« fushĂ«n e eksporteve tĂ« manifakturĂ«s prodhimit me material tĂ« porositĂ«sit tĂ« tekstileve e kĂ«pucĂ«ve apo tĂ« bujqĂ«sisĂ« , nuk mund tĂ« post Ă« bĂ«jĂ« pĂ«rshtypje se si ndodhi nĂ« DivjakĂ«, firma apo pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« prodhimit fason kanĂ« kĂ«rkuar pas zhvillimit tĂ« platformĂ«s, â se ka ardhur momenti qĂ« qeveria shqiptare tĂ« tregojĂ« nĂ«se e ka ndĂ«rmend njĂ« strategji, a e ka ndĂ«rmend ta mbĂ«shtesĂ« kĂ«tĂ« sektor, apo mendon qĂ« Ă«shtĂ« drejt fikjes. TĂ« paktĂ«n bizneset tĂ« jenĂ« tĂ« informuara pĂ«r kĂ«tĂ« situatĂ«. NĂ«se deri mĂ« sot hamendĂ«sohej se turizmi do tĂ« ishte pĂ«rthithĂ«si kryesor i punonjĂ«sve tanĂ«, kjo tabu ka rĂ«nĂ«â
Shkurt ka vend për tu dëgjuar e kuptuar më mirë .
NĂ« kĂ«tĂ« kĂ«ndvĂ«shtrim le tĂ« shohim nĂ« mĂ«nyrĂ« mĂ« tĂ« detajuar citimin e sipĂ«rpĂ«rmendur :-â⊠pesha e eksporteve tĂ« mallrave ka ardhur nĂ« reduktim. PĂ«r hir tĂ« sĂ« vĂ«rtetĂ«s, eksportet e mallrave, si nĂ« vlerĂ« ashtu edhe nĂ« vĂ«llim, janĂ« rritur nĂ« pesĂ« vitet e fundit, por shĂ«rbimet janĂ« rritur shumĂ« mĂ« shpejt se mallrat. PĂ«r kĂ«tĂ« arsye, ne jemi tĂ« kujdesshĂ«m dhe synojmĂ« tĂ« hartojmĂ« politika qĂ« mbĂ«shtesin veçanĂ«risht eksportet e mallraveâ
Natyrshëm lind pyetja, këto politika që pritet të mbështesin veçanërisht eksportet e mallrave, merren në kushtet e rritjes së tyre për të përballuar sfidat e aderimit ne Bashkimin Europian, , apo në kushtet të stanjacionit por të rënies së tyre?
Firma tĂ« ndryshme qĂ« kanĂ« ndjekur takimin e sipĂ«rpĂ«rmendur se preken drejtpĂ«rdrejt prej tyre, nuk mungojnĂ« tĂ« deklarojnĂ« se Ministria nuk ishte e informuar saktĂ« pĂ«r eksportet, faktikisht eksportet janĂ« nĂ« ulje jo nĂ« rritjeâ
Kush ka të drejtë, Ministria apo firmat e veshjeve dhe këpucëve!?
Për të dhënë një përgjigje pyetjes së fundit po i drejtohem fillimisht informacionit të ofruar nga INSTAT dhe njëkohësisht edhe nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit
Nga pasqyra e INSTAT pĂ«r llogaritjen eâ PRODHIMI I BRENDSHĂM BRUTO SIPAS METODĂS SĂ SHPENZIMEVEâ nĂ« vitet e fundit, nga tĂ« dhĂ«nat pĂ«r ecurinĂ« e zĂ«rit  Eksportet e mallrave e shĂ«rbimeve (fob) tĂ« llogaritur me vlerĂ«n e shtuar, janĂ« marrĂ« treguesit pĂ«r vitet 2022,2023, 2024 dhe Ă«shtĂ« ndĂ«rtuar tabela nr 1 me tĂ« dhĂ«nat e mĂ«poshtme:

Në rreshtin nr I-Eksporti i mallrave dhe shërbimeve (fob) sipas INSTAT, vihet re se eksporti gjithsej i tyre në tregues absolut, ka ardhur duke u rritur, nga 680 miliard lekë në vitin 2022, në 868 miliard lekë në vitin 2023 dhe 909 miliard lekë në vitin 2024.
Kjo rritje është e gjitha produktit i rritjes të Eksportit të shërbimeve të paraqitur në rreshtin III në të dhënat absolute. Sipas të dhënave të tij rezulton se eksportet e shërbimeve janë rritur nga 474 miliard lekë në vitin 2022, në 674 miliard lekë në vitin 2023 dhe 741 miliard lekë në vitin 2024.
Por ndërkohë kur bëhet fjalë për eksportin e mallrave sipas të dhënave absolute të prezantuara në numrin II, vihet re se Eksportet e mallrave nga 206 miliard lekë në vitin 2022, kanë rënë në 194 miliard lekë në vitin 2023 për të mbërritur në 168 miliard lekë në vitin 2024. Pra ndaj vetvetes eksportit e mallrave kanë rënë nga një vit në tjetrin.
Treguesit me të dhëna absolute për 9 mujorin e vitit 2025 mungojnë.
Mbi bazën e treguesve absolutë është llogaritur përqindja e eksportit të mallrave në raport me eksportit e mallrave dhe shërbimeve gjithsej dhe ecuria e tyre në vite, dhe përqindja e eksportit të shërbimeve ndaj eksportit të mallrave dhe shërbimeve gjithsej.
Si rezulton edhe nga rreshti III, i shprehur në %, Eksporti i shërbimeve është rritur jo vetëm ndaj vetvetetes por dhe në pjesën që zë në eksportit e mallrave dhe shërbimeve gjithsej, për tu rritur nga 69.8 % në vitin 2022, në 77.6 % në vitin 2023, 81.5 % në vitin 2024 dhe si ka deklaruar Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit në 84.8 % në 9 mujorin Janar-Shtator 2025.
Ndërsa sipas rreshtit II në %, Eksporti i mallrave ka rënë nga 30.2 % të eksportit gjithsej të mallrave dhe shërbimeve në vitin 2022, në 22.4 % në vitin 2023, në 18.5 % në vitin 2024 për të arritur në 15.2 % në nëntëmujorin e parë të vitit 2025.
Kjo dukuri duket qartë e në mënyrë komplomentare si për ecurinë e mallrave gjithsej ashtu dhe për eksportin e grup mallrave Tekstile Këpucë, të prezantuar në grafikët bashkëlidhur Nr 2 dhe 3.

Burimi: INSTAT

Burimi INSTAT
Si në grafikun nr 2 për eksportin e mallrave gjithsej ashtu dhe në grafikun nr 3 për eksportin e grup mallrave tekstile këpucë, vihet re rënia e vazhdueshme e tyre, respektivisht në Grafikun Nr 2 nga 480 miliard lekë në vitin 2022, në 430 miliard lekë në vitin 2023, në 368 miliard lekë në vitin 2024, për të arritur në 346 miliard lekë në vitin 2025.
NdĂ«rsa pĂ«rsa i pĂ«rket grupmallrave tekstile â kĂ«pucĂ« tĂ« prezantuar dhe nĂ« grafikun nr 3 , vihet re se nga njĂ« vĂ«llim nĂ« vlerĂ« prej 135 miliard lekĂ«, nĂ« vitin 2022, ato kanĂ« rĂ«nĂ« nĂ« 126 miliard lekĂ« nĂ« vitin 2023, nĂ« 105 miliard lekĂ« nĂ« vitin 2024 dhe 103.9 miliard lekĂ« nĂ« vitin 2025. Pra rĂ«nia pakĂ«simi i eksporteve gjatĂ« 3 vjetĂ«ve Ă«shtĂ« 31 miliard lekĂ« dhe nĂ« kushtet e rritjes sĂ« kostove tĂ« prodhimit Ă«shtĂ« shoqĂ«ruar me uljen e dukshme tĂ« fitimit tĂ« degĂ«s, falimentimin e mjaft firmave dhe shkurtimin e rreth 8 mijĂ« punĂ«torĂ«ve. Nuk Ă«shtĂ« e tepĂ«rt tĂ« evidentohet se rĂ«nia e dukshme gjatĂ« vitit 2023 e 2024, ka ndodhur edhe nĂ« kushtet kur paga minimale zyrtare nuk ka ndryshuar nga Prilli I vitit 2023 deri nĂ« fund tĂ« vitit 2025.
Por si e ka prezantuar kĂ«tĂ« situatĂ« Ministra e EkonomisĂ« dhe Informacionit si jo vetĂ«m gjatĂ« prezantimit tĂ« platformĂ«s ExportOn por edhe nĂ« konferencen pĂ«r shtyp tĂ« datĂ«s 23 Janar, tĂ« prezantuar edhe nĂ« disa media â-Ministrja Ibrahimaj: Eksportet shqiptare nĂ« rritje, politika tĂ« reja pĂ«r forcimin e tyreâ, ka deklaruar, ââŠeksportet e mallrave zĂ«nĂ« 15.2% tĂ« totalit tĂ« eksporteve. NĂ« total, eksportet nĂ« ekonomi janĂ« rritur me 6.26% pĂ«rgjatĂ« vitit, pĂ«rgjatĂ« 9-mujorit tĂ« parĂ« tĂ« vitit 2025. Sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« INSTAT-it dhe tĂ« BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, eksportet e mallrave kanĂ« rĂ«nĂ« me 12.6%, ndĂ«rkohĂ« qĂ« eksportet e shĂ«rbimeve janĂ« rritur me 10.53%⊠Duke qenĂ« se pesha e eksporteve tĂ« shĂ«rbimeve Ă«shtĂ« ndjeshĂ«m mĂ« e madhe se pesha e eksporteve tĂ« mallrave, nĂ« total, siç thashĂ«, eksportet kanĂ« rezultuar me njĂ« rritje pozitive prej 6.26%âŠ. nĂ« lidhje me tregtinĂ« e jashtme dhe me eksportet specifikisht, dua tĂ« ndalem tek eksportet e mallrave⊠pĂ«rmenda shpĂ«rndarjen pĂ«r tĂ« treguar realitetin mbi tĂ« dhĂ«nat e eksporteve dhe megjithatĂ« kjo nuk do tĂ« thotĂ« sot qĂ« ne nuk kujdesemi dhe nuk analizojmĂ« çdo shifĂ«r qĂ« kemi nĂ« dispozicion me qĂ«llim qĂ« tĂ« hartojmĂ« politikat e duhura pĂ«r tĂ« targetuar ata sektorĂ« qĂ« mund tĂ« kenĂ« dobĂ«si apo mund tĂ« kenĂ« nevojĂ« pĂ«r mbĂ«shtetje⊠Tani do tĂ« ndalem tek sektori fason. ĂshtĂ« njĂ« sektor tĂ« cilin prej disa vitesh tashmĂ« ne e kemi diskutuar, e kemi analizuar dhe jemi ulur nĂ« tryeza tĂ« ndryshme me pĂ«rfaqĂ«suesit e shoqatave tĂ« fasonĂ«ve me qĂ«llim analizimin e çdo problematike qĂ« vjen nga ky sektor⊠Shifrat tregojnĂ« se pĂ«r vitin 2025 vlera totale e eksporteve tĂ« grupit âtekstile dhe kĂ«pucĂ«â ka qenĂ« rreth 104 miliardĂ« lekĂ«. NdĂ«rkohĂ« qĂ« nĂ« vitin 2024 kjo vlerĂ« ka qenĂ« nĂ« total 105 miliardĂ« lekĂ«. Pra, Ă«shtĂ« njĂ« rĂ«nie me rreth 1%. Kjo Ă«shtĂ« rĂ«nia pĂ«r tĂ« cilĂ«n bĂ«het fjalĂ«(Korsivi i autorit)⊠e vĂ«rteta Ă«shtĂ« qĂ« ka pasur disa garanci sovrane tĂ« cilat i janĂ« drejtuar kĂ«tij sektori me qĂ«llim qĂ« tĂ« mbĂ«shtetet me norma kreditimi, me interesa kreditimi tĂ« ulĂ«ta, qĂ« sa mĂ« shumĂ« tĂ« kishte investime dhe sa mĂ« shumĂ« tĂ« prodhohej produkt me cikĂ«l tĂ« mbyllur⊠NdĂ«rkohĂ«, qeveria shqiptare qĂ« prej vitit tĂ« kaluar ka ndĂ«rmarrĂ« njĂ« nismĂ« e cila lidhet pikĂ«risht me kĂ«tĂ« industri. Ministria e Mbrojtjes ka krijuar shoqĂ«rinĂ« âGunaâ, e cila do tĂ« specializohet nĂ« prodhimin e veshjeve ushtarake dhe policor⊠Kompania ka filluar tĂ« rekrutojĂ« personat e parĂ«, tĂ« cilĂ«t janĂ« rekrutuar tashmĂ« dhe po trajnohen e po specializohen nĂ« bashkĂ«punim me partnerĂ«t tanĂ« ndĂ«rkombĂ«tarĂ« dhe pritet qĂ« ky numĂ«r tĂ« rritet deri nĂ« 300 punonjĂ«s⊠nisur nga tĂ« gjitha kĂ«to analiza qĂ« kemi bĂ«rĂ« ndĂ«r vite, nĂ« fund tĂ« vitit tĂ« kaluar ne kemi miratuar njĂ« politikĂ« qĂ« lidhet me zhvillimin e eksporteve pĂ«r vitet 2025â2030. Politika Ă«shtĂ« e pĂ«rqendruar nĂ« katĂ«r shtylla kryesore: promovimin e eksporteve, thjeshtimin e procedurave dhe digjitalizimin e tyre, harmonizimin e prodhimit dhe eksporteve me standardet e tregut tĂ« pĂ«rbashkĂ«t europian dhe mbĂ«shtetjen e kompanive eksportuese.â
ĂshtĂ« e natyrshme dhe nĂ« tĂ« drejtĂ«n e saj madje dhe obligim qĂ« Ministria e EkonomisĂ« dhe Inovacionit ti lexojĂ« tĂ« dhĂ«nat, nga kĂ«ndvĂ«shtrimi i gotĂ«s gjysmĂ« plot. Por nuk Ă«shtĂ« vĂ«shtirĂ« tĂ« shihet dhe nga citimi mjaft i zgjeruar i pĂ«rmendur mĂ« sipĂ«r se nĂ« qĂ«ndrimin e saj ka ambiguitet, paqartĂ«si pĂ«r gjendjen reale tĂ« eksporteve nĂ« tĂ«rĂ«si dhe atĂ« tĂ« Tekstil-KĂ«pucĂ«ve nĂ« veçanti, ku rĂ«nia si u evidentua gjatĂ« tre viteve tĂ« fundit Ă«shtĂ« mjaft e madhe, dhe se garancia sovrane e adresuar nĂ« kĂ«tĂ« sektor, nuk ka frenuar ende vazhdimin e kĂ«saj rĂ«nie. Ambiguitetit Ă«shtĂ« shoqĂ«ruar dhe nga ambicioni. Mjafton ti hedhĂ«sh njĂ« sy VKM nr 30 datĂ« 21.1.2026 PĂ«r miratimin e Programit tĂ« Reformave Ekonomike (ERP) 2026-2028. MegjithĂ«se miratimi Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« nĂ« Janar 2026, duke filluar nga viti 2025 eksporti i mallrave vlerĂ«sohet tĂ« ketĂ« njĂ« rritje prej 13.4 %, duke vazhduar me njĂ« rritje prej 6.1 % nĂ« vitin 2026, 5.2 % nĂ« vitin 2027, e 4.7 %.nĂ« vitin 2028. PĂ«r hir tĂ« sĂ« vĂ«rtetĂ«s ky dokument Ă«shtĂ« hedhur nĂ« datĂ«n 12.12.2025 deri mĂ« 9.1.2026 nĂ« faqen e Konsultimit Publik on line, por numri i komenteve ka qenĂ« 0-zero. Kjo nuk Ă«shtĂ« rastĂ«si, se edhe kur janĂ« bĂ«rĂ« komente, zor se ato merren nĂ« konsideratĂ«. NdĂ«rkohĂ« Ministria e EkonomisĂ« dhe Informacionit nĂ« fjalĂ«n e vet gjatĂ« prezantimit tĂ« platformĂ«s EksportON nuk mungoi tĂ« theksojĂ« âPo aq tĂ« rĂ«ndĂ«sishme janĂ« edhe instrumentet e dialogut, tĂ« cilat na ndihmojnĂ« tĂ« kuptojmĂ« problemet reale tĂ« bizneseve dhe tâi pĂ«rkthejmĂ« ato nĂ« politika konkrete mbĂ«shtetĂ«se.â ShumĂ«kush qĂ« i vĂ«shtron dhe lexon nuk mungon ti thotĂ« qoftĂ« vetes:-âFjalĂ« imzot, fjalĂ«âŠ
Por kjo nuk pĂ«rjashton qĂ« dialogu midis firmave tĂ« Tekstil âKĂ«pucĂ«ve dhe MinistrisĂ« sĂ« EkonomisĂ« dhe Inovacionit, qĂ« mbulon eksportet, tĂ« mos konsiderohet i pĂ«rfunduar me prezantimin e platformĂ«s tĂ« sipĂ«rpĂ«rmendur, por pĂ«rkundrazi tĂ« vijojĂ« madje duke u shtrirĂ« nĂ« Qarqe e Bashki duke pĂ«rfshirĂ« gjithĂ« firmat e sektorit.. Aq mĂ« tepĂ«r qĂ« tani me mbylljen e Janarit, fillimin e llogaritjeve tĂ« pagave pĂ«r tĂ« janĂ« evidentuar qartĂ« pĂ«r to efektet e para financiare tĂ« rritjes sĂ« pagĂ«s minimale prej 25 %, me rritjen kostos tĂ« prodhimit, rĂ«nien e fitimit nĂ« jo pak raste nĂ«n zero rrjedhojĂ« e drejtpĂ«rdrejtĂ« e politikĂ«s tĂ« QeverisĂ«. Problematikat e sfidat e sektorit tĂ« Tekstil âKĂ«pucĂ«ve, qĂ« rrezikohet nga thellimi e rritjes sĂ« papunĂ«sisĂ« dhe falimentimi, nuk mund tĂ« tejkalohen apriori as me ambiguitet, as me ambicion*, as me inponim. Pasojat e tufĂ«zimit bĂ«jnĂ« apel! Ădo justifikim i Ministrave se unĂ« e thashĂ« mendimin tim por nuk u dĂ«gjova, nuk do ketĂ« vlerĂ« kurdisa mijĂ«ra punĂ«torĂ« tĂ« dalin pa punĂ«. Autoritarizmi ska pĂ«rse tĂ« ketĂ« vend.
Â
*Opinionet janë personale të autorit.
Titulli Ă«shtĂ« i redaksisĂ«. Titulli Origjinaâ: Sfidat nuk mund tĂ« tejkalohen apriori, as me ambiguitet, as me ambicion*, as me inponim
*ambicion=dëshirë e pamasë për lavdi, për fitime, për të zënë një rang më të lartë
Â
Â
Â
Â
The post Eksportet, sfidat nuk mund të tejkalohen me imponim, as me manipulim shifrash appeared first on Revista Monitor.