Eksportet e prodhimeve të freskëta u rritën me ritme dyshifrore si në vlerë dhe në sasi gjatë 8-mujorit 2025, por nga ana tjetër, sektori thelloi më tej rënien me 2.6% në 6-mujorin e parë. Fermerët dhe eksportuesit pohojnë se bujqësia po konsolidohet në ferma të mëdha të specializuara për eksport, teksa po falimentojnë fermat e vogla të bujqësisë tradicionale. Arsyet pse importet dhe eksportet e ushqimeve po rriten njëkohësisht. Kostot e anëtarësimit që po vënë me shpatulla pas muri bujqësinë. Serbia është partneri kryesor në eksporte, teksa tregjet e BE-së shfaqin luhatje
Â
Blerina Hoxha
Rritja e eksporteve bujqësore si në sasi dhe në vlerë dhe në anën tjetër, rënia e prodhimit po tregon se sektori po shkon drejt konsolidimit. Fermat e vogla dhe të mesme në zonat e rurale të vendit po falimentojnë nga tkurrja dhe plakja e popullsisë, teksa po rriten dhe po zgjerohen fermat e mëdha blegtorale dhe ato në serra në zonat me bujqësi intensive si Fieri, Lushnja etj., me synim eksportin.
TĂ« dhĂ«nat e periudhĂ«s 2021â2025 tregojnĂ« rritje tĂ« qĂ«ndrueshme dhe tĂ« fortĂ« tĂ« eksporteve tĂ« zarzavateve dhe frutave, ku totali Ă«shtĂ« zgjeruar me rreth 70%. Vlera e tyre arriti nĂ« mbi 17.1 miliardĂ« lekĂ« nĂ« 10-mujorin e 2025-s, nga 10.1 miliardĂ« lekĂ« nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« vitit 2021.
Të krahasuara me 10-mujorin e 2024, eksportet e frutave dhe zarzavateve u rritën me 22% në vlerë.
Mariglen Ziu, fermer i cili operon në sektorin e prodhimit në fushë në zonën e Samaticës në Berat, thotë se prodhimi nuk po zgjerohet, por po manovrohet me disa kultura që besohet se rrisin vlerën. Për shembull, vitet e fundit, është rritur ndjeshëm eksporti i bostaneve dhe lakrave.
Â

Burimi: INSTAT
Â
Frutat dhe zarzavatet dy vitet fundit kanĂ« rritur ndjeshĂ«m vlerĂ«n dhe sasinĂ« e eksporteve. Kultivimi i tyre zakonisht bĂ«het nĂ« ferma tĂ« specializuara nĂ« shumĂ« hektarĂ«, si nĂ« serrĂ« dhe nĂ« fushĂ« pĂ«r tâu eksportuar. Fermeri Ziu thotĂ« se nuk po zgjerohet baza e njerĂ«zve qĂ« po merret me bujqĂ«si, pĂ«rkundrazi numri i tyre po tkurret çdo ditĂ«, por disa ferma tĂ« mĂ«dha po zgjerojnĂ« sipĂ«rfaqet, tha ai.
Në anën tjetër, sektori bujqësor thelloi tkurrjen këtë vit me -2.6% në 6-mujorin e parë. Bujqësia është në vitin e pestë të rënies, si volum prodhimi. Ruzhdi Koni, eksportues me përvojë i prodhimeve bujqësore, tha se rritjet e shitjeve jashtë vendit po pasqyrojnë evolucionin e segmentit eksportues të bujqësisë, i cili është bërë gjithnjë e më i specializuar dhe më i lidhur me tregjet europiane.
Kjo, sipas tij, ka mundësuar rritjen e vlerës dhe sasisë së eksportit, pavarësisht sfidave të përgjithshme që po kalon sektori. Të dhëna nga INSTAT treguan se punësimi në sektorin bujqësor shënoi rënie vjetore me 10% në tremujorin e tretë të këtij viti, duke reflektuar edhe tkurrjen e fortë të popullsisë në fshat.
Në të njëjtën kohë, me rritjen e eksporteve bujqësore, po rriten edhe importet. Në 10-mujorin e këtij viti, grupi i ushqimeve shënoi rritje me 2% në sasi dhe në 3.4% në vlerë. Në mungesë të prodhimit të gjerë në ferma të vogla për treg dhe për vetëkonsum, tregu po furnizohet nga jashtë.
Në mes të problemeve me copëzimin e lartë, mungesën e subvencioneve, prodhuesit përballen me humbje të larta pas korrjeve. Më shumë se 25% e prodhimit në disa kultura përfundon në mbetje pas të korrave, për shkak të çmimit të ulët, ose mungesës së kapaciteteve magazinuese.
Â

Burimi: INSTAT
Â
Pse po rriten eksportet
Zoti Koni thotë se rritja e eksporteve bujqësore lidhet me disa faktorë që kanë vepruar pas pandemisë. Së pari, çmimet ndërkombëtare të frutave dhe zarzavateve janë rritur ndjeshëm pas vitit 2022, për shkak të inflacionit në grupin e ushqimeve.
Në të njëjtën kohë, ndryshimet klimatike dëmtuan prodhuesit e rëndësishëm si Italia, Spanja dhe Greqia. Shqipëria ka përfituar nga kjo situatë, duke qenë në gjendje të ofrojë produkte konkurruese në momente kur furnizuesit tradicionalë kishin ulur volumet. Kjo ka bërë që vlera e eksporteve të rritet dhe volumi real i prodhimit mund të ketë qenë më i moderuar.
Në shumë raste, eksportuesit shqiptarë kanë shitur sasi të ngjashme me të një vit më parë, por me çmime dukshëm më të larta, duke gjeneruar një rritje të shpërndarë në të gjithë zinxhirin ofertues.
Në të njëjtën kohë, Shqipëria ka konsoliduar një bërthamë të prodhuesve të mëdhenj, të aftë të konkurrojnë në tregjet ndërkombëtare. Zoti Ziu tha se investimet në serra në zonat e Lushnjës, Divjakës, Fierit dhe Krujës, së bashku me përhapjen e teknologjive moderne të vaditjes, plehërimit të kontrolluar dhe cikleve të prodhimit gjatë gjithë vitit, kanë rritur ndjeshëm vëllimin e prodhimit të orientuar drejt eksportit.
Këta prodhues tani operojnë me kontrata të qëndrueshme me kompani grumbulluese dhe tregtarë eksporti. Një rol të madh ka edhe ngritja e kapaciteteve të përpunimit dhe ruajtjes në magazina frigoriferike, linja seleksionimi, paketimi dhe certifikime si GlobalG.A.P.
Të dhënat tregojnë se çmimet e eksporteve po vijnë në rënie pas rritjes post-pandemike.
Nga viti 2021 deri në 2023, eksportet e grupit të ushqimeve në Lek u rritën dukshëm, nga rreth 35.9 miliardë lekë në vitin 2021 në mbi 46.3 miliardë lekë në vitin 2023.
Kjo periudhë shoqërohet edhe me rritje të sasisë së eksportuar, fakt që tregon ecuri pozitive të sektorit, e ndikuar si nga kërkesa e jashtme, ashtu edhe nga çmimet më të larta të produkteve ushqimore në tregjet ndërkombëtare.
Në vitin 2024, megjithëse sasia e eksporteve rritet sërish, pati një ulje të theksuar të çmimit mesatar për kilogram, i cili zbret nga 142.3 lekë/kg në vitin 2023 në vetëm 111.3 lekë/kg në vitin 2024.
Kjo për shkak se çmimet në tregjet ndërkombëtare ranë dhe gjithashtu u rrit eksporti i bostanit që peshon më shumë, po kushton më pak.
Në vitin 2025, vlera e eksporteve të ushqimeve ra më tej duke arritur në 108.7 lekë/kg në 10-mujorin 2025, niveli më i ulët i pesëvjeçarit. Kjo tregon se rritja e eksporteve në vlerë këtë vit nuk është pasojë e çmimeve më të larta, por nga zgjerimi i volumit të eksporteve.
Megjithatë, ky zhvillim pozitiv në segmentin eksportues ekziston paralelisht me një tkurrje të dukshme të bujqësisë në shkallë kombëtare.
Arsyeja kryesore është emigrimi masiv i fuqisë punëtore rurale, i cili ka lënë pas parcela të shumta të papunuara dhe ka shtuar kostot e prodhimit për fermerët që vijojnë aktivitetin.
Shumë ferma të vogla nuk arrijnë të përballojnë shpenzimet gjithnjë e më të larta për plehra, farëra, pesticidet dhe naftën bujqësore, duke rezultuar në braktisje të tokës vit pas viti. Rënia e investimeve në fermat e vogla dhe të mesme në bujqësi ka reduktuar prodhimin total, duke bërë që sektori në tërësi të japë kontribut më të ulët në ekonomi.
Â

Burimi: INSTAT
Â
Rriten edhe importet e ushqimeve
Gjatë periudhës janar-tetor 2025, importet e ushqimeve u rritën si në vlerë dhe në sasi. Të dhënat zyrtare tregojnë se u importuan 135 miliardë lekë ushqime (rreth 1.4 miliardë euro) ose 28% më shumë se në 10-mujorin 2021.
Rritja e qëndrueshme e importeve po vjen në një kohë që popullsia e vendit po tkurret, sidomos në moshat e reja që janë edhe konsumatorët më të mëdhenj.
Një pjesë e mirë e prodhimit bujqësor shqiptar nuk është më konkurrues në tregun e brendshëm, ku çmimet janë shpesh më të ulëta se ato të tregjeve të jashtme. Kjo ka bërë që prodhuesit më të mirë ta zhvendosin fokusin drejt eksporteve, duke lënë konsumatorin vendas gjithnjë e më të varur nga importet, sidomos për produkte sezonale.
Fermeri Ziu thotë se eksportet po rriten jo sepse prodhimi vendas është i mjaftueshëm, por sepse pjesa më cilësore dhe me rendiment më të lartë e prodhimit kanalizohet drejt tregut të huaj, siç edhe ai po vepron me prodhimet e veta.
Gjithashtu importet në sektorin e bujqësisë po nxiten edhe nga flukset turistike, të cilat në vend që të nxisin prodhimin vendës kanë rritur importet, jo vetëm në bujqësi, po në të gjithë zinxhirin e turizmit.
Ekspertët pohojnë se bujqësia ka hyrë në një proces të fortë ristrukturimi, ku nga njëra anë, një segment i modernizuar për eksport po rritet me ritme të larta dhe nga ana tjetër, bujqësia tradicionale po tkurret me shpejtësi. Në total, bujqësia mbetet ndër sektorët me rënien më të madhe të kontributit në PBB me 15.6% në vitin 2024 nga 19.2% në vitin 2014, duke nxjerrë në pah vështirësi të theksuara strukturore.
Importet e ushqimeve janĂ« rritur si nĂ« sasi, ashtu edhe nĂ« vlerĂ« monetare (lek), ndĂ«rsa çmimi mesatar pĂ«r kilogram ka pĂ«suar luhatje tĂ« ndjeshme gjatĂ« periudhĂ«s 2021â2025.
Sasia e ushqimeve të importuara nisi me rreth 904.7 milionë kg në vitin 2021 në 10-mujor dhe ra lehtë në 2022, por më pas rritja bëhet e qëndrueshme vit pas viti, duke ndjekur rritjen e numrit të turistëve dhe rënien e prodhimit vendas.
NĂ« 10-mujorin 2024, arrihet niveli 1.078 miliardĂ« kg, ndĂ«rsa pĂ«r 2025, sĂ«rish ka rritje tĂ« fortĂ«, nĂ« 1.1 miliardĂ« kg, duke shĂ«nuar nivelin mĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« pesĂ«vjeçarit. NĂ« vlerĂ« monetare, importet kanĂ« ndjekur tĂ« njĂ«jtin trend rritĂ«s, por me luhatje mĂ« tĂ« theksuara. Pasi u ngjitĂ«n nĂ« 138 miliardĂ« lekĂ« nĂ« vitin 2022, bien nĂ« 121.6 miliardĂ« lekĂ« nĂ« 2023, pĂ«r tâu rritur sĂ«rish nĂ« 130.6 miliardĂ« lekĂ« nĂ« 2024 dhe tĂ« projektohen nĂ« 135.1 miliardĂ« lekĂ« pĂ«r vitin 2025.
Ămimi mesatar pĂ«r kilogram ushqim tĂ« importuar ka pĂ«suar luhatje nga krizat e viteve tĂ« fundit. Nga 116.6 lekĂ«/kg nĂ« 2021, ai u rrit fuqishĂ«m nĂ« 157.6 lekĂ«/kg nĂ« 2022, si pasojĂ« e inflacionit ndĂ«rkombĂ«tar tĂ« ushqimeve dhe rritjes sĂ« kostove tĂ« transportit.
Më pas, çmimi shënon një korrigjim në vitet 2023 dhe 2024, duke rënë përkatësisht në 132.3 dhe 121.1 lekë/kg, gjë që sugjeron stabilizim të tregjeve ndërkombëtare.
Në 10-mujorin 2025 ka rënie sërish me 120 lekë/kg, por ende shumë më poshtë krahasuar me kulmin e 2022, duke reflektuar stabilizim pas krizës.
Â

Burimi: INSTAT
Â
Dështoi sezoni i dytë i prodhimit
Sezoni i dytë i mbjelljeve që nxjerr prodhimi në dhjetor-janar në zonën e Myzeqesë po rezulton me humbje për prodhuesit, si rrjedhojë e dëmeve që sollën përmbytjet e nëntorit dhe çmimet e ulëta të produkteve në tregjet e eksportit.
Fermeri Ziu tha se Shqipëria është konkurruese për sezonin e dytë të prodhimit, për shkak të favorizimit gjeografik dhe klimës duke eksportuar me çmime të larta perime të freskëta në tregjet e rajonit dhe më gjerë, që tashmë e ka mbyllur sezonin e të korrave.
Por kĂ«tĂ« vit, situata ka ndryshuar nĂ« dĂ«m tĂ« fermerĂ«ve. Prodhimet pĂ«r eksport nĂ« fushĂ« â presh, lakra, karotĂ« e etj., u dĂ«mtuan tĂ«rĂ«sisht nga pĂ«rmbytjet e nĂ«ntorit. âHumbjet e mia nĂ« kĂ«tĂ« sezon janĂ« 2,5 milionĂ« lekĂ« (tĂ« reja) pasi rreth 30 dynymĂ« lakĂ«r tĂ« mbjella nĂ« fushĂ« u shkatĂ«rruanâ, tha Mariglen Ziu.
Nga ana tjetër, çmimi i prodhimeve të dyta në tregjet e eksportit janë shumë të ulëta për shkak se moti i ngrohtë e ka favorizuar prodhimin edhe në vendet fqinje. Kjo bëri që në tregje të ketë prodhime të mjaftueshme dhe çmimet të jenë shumë të ulëta.
Në 10-mujorin 2025, një kilogram fruta dhe zarzavate u shit nga eksportuesit me 64.9 lekë, sipas të dhënave të INSTAT, por në nëntor dhe dhjetor, çmimet janë edhe më të ulëta. Në vitin 2023, çmimi për kilogram ishte 76 lekë duke arritur nivelin më të lartë historik dhe pas kësaj po vjen me ulje.
Fermerët shqiptarë janë tërësisht të ekspozuar ndaj çmimeve të tregut, kostove të lëndëve të para dhe krizave klimatike, pasi nuk përfitojnë mbështetje financiare dhe nuk janë të përfshirë edhe në sistemin e sigurimeve.
NĂ« vitin 2026, fermerĂ«ve do tâiu shpĂ«rndahen 5.2 miliardĂ« lekĂ« nĂ« formĂ«n e subvencioneve dhe granteve sipas MinistrisĂ« sĂ« BujqĂ«sisĂ«. ShqipĂ«ria vijon tĂ« ofrojĂ« shumĂ« mĂ« pak mbĂ«shtetje pĂ«r bujqĂ«sinĂ« se Europa dhe Rajoni, teksa nuk po mundemi tĂ« pĂ«rfitojmĂ« nga fondet e BE-sĂ«, pĂ«r shkak tĂ« korrupsionit qĂ« u gjet nĂ« pĂ«rdorimin e tyre.
Â

Burimi: INSTAT
Â
Eksportet e zarzavateve, partneri kryesor Serbia, rritje e fortë me Poloninë
Eksportet e zarzavateve (pa frutat) arritën në 12.4 miliardë lekë me rritje 20% në vlerë. Tregu më i madh i eksportit këtë vit ishte me Serbinë. Drejt këtij vendi u eksportuan 2.6 miliardë lekë zarzavate, me rritje vjetore 25% duke zënë 21% të totalit të shitjeve të perimeve dhe zarzavateve nga janari në tetor 2025.
Të dhënat tregojnë qartë se struktura e eksporteve të zarzavateve shqiptare mbetet e përqendruar kryesisht në tregun rajonal, duke reflektuar një varësi të fortë nga vendet fqinje dhe Ballkani Perëndimor.
Një prirje e ngjashme vërehet edhe me Kosovën, Bosnjë-Hercegovinën dhe Maqedoninë e Veriut, ku eksportet janë rritur me ritme dyshifrore, duke konfirmuar se rajoni mbetet boshti kryesor i shkëmbimeve tregtare të Shqipërisë.
Edhe Kroacia dhe Bullgaria zënë një peshë të rëndësishme në hartën e eksporteve, ndonëse dinamika është e ndryshme. Ndërsa eksportet drejt Bullgarisë janë rritur ndjeshëm me 26%, Kroacia shfaq rënie të lehtë, duke sinjalizuar luhatje të kërkesës ose ndryshime në strukturën e produkteve të eksportuara. Në tërësi, Ballkani vazhdon të dominojë, jo vetëm për shkak të afërsisë gjeografike, por edhe për shkak të kostove më të ulëta logjistike dhe lidhjeve tradicionale tregtare.
Zoti Koni tha se ka pasur rritje të fortë në pranverë, të lakrës dhe bostanit në tregjet e reja të BE-së, sidomos në Poloni dhe në disa vende nordike.
Eksportet e zarzavateve të freskëta në tregjet e Bashkimit Europian shfaqen më të fragmentuar. Italia, historikisht një nga partnerët kryesorë të Shqipërisë, shënon rënie të fortë të eksporteve, me mbi 38% më pak krahasuar me një vit më parë, duke dhënë një sinjal shqetësues për dobësimin e kërkesës ose zhvendosjen e flukseve tregtare.
Një rënie e ndjeshme vërehet edhe në Francë, Zvicër dhe Norvegji, gjë që tregon se eksportet shqiptare në disa nga tregjet e zhvilluara europiane po përballen me vështirësi.
Megjithatë, ka edhe përjashtime pozitive brenda BE-së. Eksportet drejt Gjermanisë u rritën me 97%, në Poloni, me 106%; në Rumani, 66%, dhe në Suedi, 145%, me rritje të fortë, për shkak të bazës së ulët që kanë, por edhe faktit se në këto tregje ka hapësirë për zgjerim dhe se disa sektorë po arrijnë të depërtojnë më mirë.
Â

Burimi: INSTAT
Â

Burimi: INSTAT
Â
Humbje të mëdha pas të korrave
Prodhimi pa planifikim dhe problemet në zinxhirin e furnizimit bëjnë që një pjesë e madhe e prodhimit bujqësor të përfundojë në mbeturina. Fermerët në zonën e Lushnjës pohuan se shpesh, gati gjysma e një kulture hidhet sërish në tokë.
Statistikat e bujqësisë kanë besueshmëri të ulët sipas Eurostat dhe qeveria nuk i orienton fermerët për prodhimet në bazë të planeve të konsumit të brendshëm.
Vendi nuk ka ende njĂ« sistem kombĂ«tar monitorimi qĂ« tâi masĂ« rregullisht pĂ«r tĂ« gjitha kulturat. Raportet sektoriale tregojnĂ« se humbjet e kulturave bujqĂ«sore variojnĂ« nga 10% nĂ« mbi 50% pĂ«r frutat. Humbjet pĂ«rfshijnĂ« dĂ«mtimet nĂ« korrje, mungesĂ«n e frigoriferĂ«ve, dĂ«met gjatĂ« transportit dhe ato nĂ« treg.
VĂ«rehet se pas çdo cikli prodhimi, shumĂ« fermerĂ« detyrohen tĂ« hedhin sasi tĂ« konsiderueshme tĂ« frutave, jo sepse janĂ« tĂ« parregullta pĂ«r konsum, por sepse nuk kanĂ« kushte pĂ«r tâi ruajtur ose pĂ«r tâi çuar me kohĂ« nĂ« treg ose çmimet janĂ« shumĂ« tĂ« ulĂ«ta.
Mungesa e teknologjisë së duhur në fazën e korrjes po dëmton shumë fruta dhe perime nga trajtimi i pakujdesshëm. Në shumë zona, produkti mbetet me orë të tëra në diell para se të largohet nga parcela, duke përshpejtuar kalbjen.
Më tej, faza e ruajtjes paraqet sfidat më të mëdha. Shqipëria ka kapacitete të kufizuara frigoriferike, shumë prej të cilave përdoren në mënyrë joefikase.
Studimet tregojnë se mungesa e ftohjes së menjëhershme pas korrjes, është një faktor kritik që rrit ndjeshëm humbjet, sidomos te mollët dhe agrumet. Paketimi i papërshtatshëm, higjiena e pamjaftueshme e magazinave dhe mjetet transportuese pa kontroll temperature i shtojnë më tej dëmet.
Gjatë transportit, humbjet thellohen nga rrugët e amortizuara dhe nga përdorimi i mjeteve që nuk janë frigoriferike, çka çon në dëmtime mekanike dhe rënie të cilësisë.
Në treg, sidomos në tregjet e hapura, produktet ekspozohen ndaj temperaturave të larta, diellit, lagështisë apo kushteve të pasigurta të ruajtjes, duke bërë që frutat dhe perimet të humbin shpejt vlerën tregtare ose të dalin nga përdorimi.
Një studim i mëparshëm i CIHEAM, i vetmi me matje të drejtpërdrejtë në tregjet e Korçës, gjeti se humbjet në hallkat e tregtimit për fruta si mollët, pjeshkat apo rrushi varionin nga 11% deri në mbi 17%, pa llogaritur humbjet në fushë e të transportit, që do ta rritnin edhe më shumë shifrën reale.
Humbjet pas korrjes në Shqipëri janë pasojë e strukturës së fragmentuar të bujqësisë, ku fermat e vogla dhe individuale nuk kanë kapacitet të investojnë në depo, linja selektimi apo teknologji ruajtjeje. Mungesa e kooperativave funksionale, aksesit në tregje dhe shërbimeve këshillimore bujqësore e bën të vështirë standardizimin e praktikave moderne.
Sipas të dhënave zyrtare të Eurostat dhe Komisionit Europian, çdo vit në BE hidhet 60 milionë tonë ushqim, 130 kg ushqim i hedhur për frymë në vit.
Kjo përfshin ushqimin e humbur dhe të hedhur në të gjithë zinxhirin ushqimor nga prodhimi në fermë, përpunimin, shpërndarjen, dyqanet, restorantet e deri te shtëpitë e konsumatorëve. Humbjet në BE janë më të ulëta se në Shqipëri pasi zinxhirët e furnizimit dhe ekonomia qarkulluese funksionojnë të mirorganizuara.
Â

Â
Kostot e bujqësisë nga anëtarësimi në BE
ShqipĂ«ria synon tĂ« bĂ«het vend anĂ«tar i BE-sĂ« deri nĂ« vitin 2030, por pĂ«r tâu pĂ«rshtatur me standardet e Bashkimit Europian (BE) nĂ« kuadĂ«r tĂ« procesit tĂ« anĂ«tarĂ«simit, bujqĂ«sia duhet tĂ« kalojĂ« nga njĂ« sektor kryesisht informal dhe me produktivitet tĂ« ulĂ«t, nĂ« njĂ« sistem tĂ« formalizuar, tĂ« certifikuar dhe tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m, nĂ« pĂ«rputhje me PolitikĂ«n e PĂ«rbashkĂ«t BujqĂ«sore (CAP) tĂ« BE-sĂ«.
PĂ«r njĂ« fermĂ« mesatare perimesh ose frutash 10â15 ha nĂ« fazĂ«n e parĂ« vjen kostoja e certifikimit pĂ«r kriterin GlobalG.A.P., qĂ« Ă«shtĂ« praktikisht kusht bazĂ« pĂ«r shumĂ« importues europianĂ«, shpenzimi fillestar pĂ«r pĂ«rgatitje, dokumentacion dhe auditim varion zakonisht nga 1.500 deri nĂ« 3.000 euro.
Më pas, certifikimi duhet rinovuar çdo vit, me një kosto vjetore që shkon nga 800 deri në 1.500 euro, në varësi të madhësisë së fermës dhe numrit të parcelave. Ruzhdi Koni, i cili eksporton prej vitesh prodhime bujqësore, thotë se kostot e përshtatjes për të gjithë zinxhirin bujqësor shqiptar janë shumë të larta për kapacitetet e fermave shqiptare.
Pas certifikimit, vjen formalizimi dhe administrimi. Regjistrimi i aktivitetit, kontabiliteti, deklarimet fiskale dhe shĂ«rbimet bazĂ« administrative kushtojnĂ« mesatarisht 600 â 1.200 euro nĂ« vit. KĂ«to janĂ« kosto qĂ« mĂ« parĂ« mungonin pĂ«r fermerin informal, por bĂ«hen tĂ« domosdoshme pĂ«r eksport.
NjĂ« tjetĂ«r zĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m Ă«shtĂ« gjurmueshmĂ«ria dhe dokumentacioni teknik. Standardet e BE-sĂ« kĂ«rkojnĂ« regjistrat e prodhimit, pĂ«rdorimit tĂ« pesticideve, kĂ«shillim agronomik dhe nĂ« disa raste, pĂ«rdorimin e sistemeve digjitale tĂ« thjeshta me shpenzime shtesĂ« rreth 500 â 1.000 euro nĂ« vit, kryesisht pĂ«r shĂ«rbime kĂ«shillimore dhe menaxhim dokumentacioni.
Kostot rriten ndjeshĂ«m kur futemi tek analizat laboratorike. Zoti Koni thotĂ« se pĂ«r çdo ngarkesĂ« eksporti kĂ«rkohen analiza pĂ«r mbetje pesticidesh dhe parametra tĂ« tjerĂ«. NjĂ« analizĂ« e plotĂ« pĂ«r njĂ« produkt tĂ« freskĂ«t kushton zakonisht 150 â 300 euro pĂ«r ngarkesĂ«. NĂ«se njĂ« eksportues dĂ«rgon 20 â 30 ngarkesa nĂ« vit, vetĂ«m analizat mund tĂ« arrijnĂ« 3.000 â 7.000 euro nĂ« vit.
Në nivel tregu, ka edhe kosto kontraktuale dhe rrezik komercial. Për të përmbushur kontratat me importuesit europianë, eksportuesi duhet të mbajë rezerva, të sigurojë furnizim alternativ dhe të përballojë humbje nga refuzimi i ndonjë ngarkese.
EkspertĂ«t e sektorit pĂ«rllogarisin se, kostoja fillestare pĂ«r hyrje nĂ« eksport drejt BE-sĂ« (certifikim + investime bazĂ«) mund tĂ« arrijĂ« nĂ« 25.000 â 50.000 euro, ndĂ«rsa kostoja vjetore e mirĂ«mbajtjes sĂ« standardeve varion zakonisht nga 6.000 deri nĂ« 12.000 euro, pa llogaritur rreziqet tregtare.
BE ka rregulla shumĂ« tĂ« rrepta pĂ«r ushqimin qĂ« qarkullon nĂ« tregun e pĂ«rbashkĂ«t. ShqipĂ«ria duhet tĂ« zbatojĂ« plotĂ«sisht standardet HAĂP, ISO 22000 dhe GlobalG.A.P.
Â
Anëtarësimi na bën jokonkurrues
Në perspektivën e anëtarësimit në BE, eksportet bujqësore shqiptare do të përballen me një presion edhe më të madh konkurrues. Hapja e plotë e tregut do të thotë më shumë mundësi për eksport, më shumë konkurrencë nga prodhues të konsoliduar europianë.
Ekspertët thonë se pa investime serioze në standarde, organizim dhe përpunim, ekziston rreziku që bujqësia shqiptare të mbetet kryesisht furnizuese e tregjeve periferike ose të eksportojë vetëm produkte me vlerë të ulët. Nëse arrin të kalojë nga eksporti i rastësishëm tek eksporti i certifikuar, bujqësia shqiptare mund të shndërrohet në një nga sektorët më të prekshëm pozitivisht nga integrimi europian.
Eksportet shqiptare bujqësore drejt Bashkimit Europian mbeten ende të kufizuara në vëllim dhe të përqendruara në pak produkte, pavarësisht potencialit që ka vendi ynë për shkak të klimës, pozicionit gjeografik dhe kostos relativisht të ulët të prodhimit.
Aktualisht, Shqipëria eksporton kryesisht fruta dhe perime të freskëta, bimë mjekësore e aromatike, vaj ulliri dhe, në një masë më të vogël, produkte të përpunuara. Megjithatë, prania në tregun europian është ende e brishtë dhe e paqëndrueshme, pasi një pjesë e madhe e eksporteve realizohet në mënyrë sezonale dhe pa kontrata afatgjata.
Pengesë kryesore për rritjen e eksporteve mbetet përmbushja e standardeve të sigurisë ushqimore dhe e kërkesave teknike të BE-së. Tregu europian kërkon gjurmueshmëri të plotë të produktit, dokumentacion të saktë mbi përdorimin e pesticideve, certifikime të njohura në rang ndërkombëtar dhe kontrolle të rregullta laboratorike.
Në shumë raste, fermerët shqiptarë prodhojnë cilësi të mirë, por nuk arrijnë ta dokumentojnë atë sipas rregullave të BE-së, çka e bën produktin të papranueshëm për importuesit europianë. Kjo krijon një hendek mes potencialit real të prodhimit dhe aftësisë për ta shndërruar atë në eksport të qëndrueshëm.
Megjithatë, në disa nënsektorë, Shqipëria ka arritur të krijojë një pozicion më të qëndrueshëm. Bimët mjekësore dhe aromatike janë shembulli pozitiv, pasi vendi ka përfituar nga tradita, biodiversiteti dhe integrimi më i hershëm në zinxhirë eksporti të strukturuar.
Edhe në këtë rast, vlera e shtuar mbetet e kufizuar, pasi eksportet realizohen kryesisht në formë lënde të parë dhe jo si produkte të përpunuara me markë shqiptare.
The post Bujqësia, midis konsolidimit dhe rënies appeared first on Revista Monitor.