❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Maqedoni e Veriut, gjobiten 10 kompani sigurimesh për koordinimin e rritjes së primeve

Komisioni i Maqedonisë së Veriut për Mbrojtjen e Konkurrencës (CPC) tha se ka gjobitur dhjetë kompani lokale sigurimesh me një shumë totale prej 17.27 milionë denarësh (326,425 dollarë / 279,816 euro) për koordinimin e rritjes së primeve të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve. Në periudhën midis 1 marsit 2024 dhe 7 majit 2024, kompanitë e sigurimeve shkëmbyen informacione të ndjeshme, koordinu...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Maqedoni e Veriut, gjobiten 10 kompani sigurimesh për koordinimin e rritjes së primeve appeared first on Revista Monitor.

Serbi, NIS fillon mbylljen e rafinerisë mes sanksioneve të SHBA-së

Prodhuesi i naftës dhe gazit NIS, i kontrolluar nga Rusia dhe i sanksionuar nga SHBA-ja, deklaroi se ka filluar procesin e mbylljes së rafinerisë së saj në qytetin verior të Pancevos, e vetmja rafineri e Serbisë, për shkak të mungesës së naftës bruto për përpunim si rezultat i sanksioneve. Aktivitetet në rafineri gjatë procesit të mbylljes janë organizuar në mënyrë të tillë që impiantet të jenë ga...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Serbi, NIS fillon mbylljen e rafinerisë mes sanksioneve të SHBA-së appeared first on Revista Monitor.

Slloveni, EasyJet do të blejë kompaninë sllovene Adria Tehnika

Kompania britanike e fluturimeve me kosto të ulët, EasyJet, deklaroi se ka rënë dakord të blejë kompaninë sllovene të mirëmbajtjes së avionëve, Adria Tehnika, për një shumë që nuk është bërë publike. Fabrika e mirëmbajtjes së avionëve Adria Tehnika me pesë hangarë në Brnik ka kryer prej vitesh mirëmbajtje për flotën e EasyJet, dhe linja ajrore synon të bëjë investime afatgjata në këtë objekt. Marr...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Slloveni, EasyJet do të blejë kompaninë sllovene Adria Tehnika appeared first on Revista Monitor.

Rumani, dekret i ri për të kontrolluar asetet lokale të Lukoil

Qeveria e koalicionit në Rumani miratoi një dekret që i lejon asaj të kontrollojë asetet lokale të kompanive që u nënshtrohen sanksioneve ndërkombëtare, siç është Lukoil i Rusisë. Lukoil operon 320 stacione karburanti nëpër Rumani. Ajo është rafineria e tretë më e madhe në vend dhe ka të drejta kërkimi në det të hapur për një pjesë të Detit të Zi. Prej javësh, rafineria ka qenë e mbyllur për mirëm...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Rumani, dekret i ri për të kontrolluar asetet lokale të Lukoil appeared first on Revista Monitor.

Shitjet e pasurive të paluajtshme në Kroaci bien ndjeshëm ndërsa çmimet e larta largojnë blerësit

Tregu i pasurive të paluajtshme në Kroaci po përjeton një ngadalësim të theksuar këtë vit, me rënien e vazhdueshme të shitjeve në kushtet e çmimeve që mbeten të larta, paralajmëruan ekspertët në Forumin e 40-të të Biznesit të Pasurive të Paluajtshme. Sipas Dhomës Kroate të Ekonomisë (HGK), transaksionet kanë rënë në të gjithë vendin, ndërsa blerësit e huaj, dikur një forcë dominuese në tregjet bre...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Shitjet e pasurive të paluajtshme në Kroaci bien ndjeshëm ndërsa çmimet e larta largojnë blerësit appeared first on Revista Monitor.

Si mund ta kthejë Shqipëria kontabilitetin në eksport

Intervistë me Sean Sweeney, ekspert irlandez, i angazhuar në zbatimin e projektit për rritjen e kapacitetit të eksportit të shërbimeve të kontabilitetit në Shqipëri.   Eksporti i shërbimeve të kontabilitetit po shfaqet si një nga mundësitë më premtuese për të diversifikuar ekonominë shqiptare dhe për ta orientuar atë drejt aktiviteteve me vlerë të lartë të shtuar. Me një fuqi punëtore relativ...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Si mund ta kthejë Shqipëria kontabilitetin në eksport appeared first on Revista Monitor.

Potenciali i Shqipërisë deri në Gjermani, Francë e Mbretëri të Bashkuar

Një vlerësim i detajuar i 168 profesionistëve dhe subjekteve të sektorit, kontabilistë individualë, firma të vogla dhe të mesme kontabël dhe auditues, nxori në pah një tablo më pozitive sesa perceptimi i zakonshëm për kapacitetet e Shqipërisë në eksportin e shërbimeve të kontabilitetit. Analiza tregoi se njohuritë teknike të profesionistëve shqiptarë janë solide dhe në përputhje me standardet ndër...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Potenciali i Shqipërisë deri në Gjermani, Francë e Mbretëri të Bashkuar appeared first on Revista Monitor.

Modeli operacional i eksportit tĂ« shĂ«rbimeve kontabĂ«l – si funksionon nĂ« praktikĂ«

Eksporti i shĂ«rbimeve kontabĂ«l zakonisht nis me njĂ« ndarje tĂ« qartĂ« tĂ« shĂ«rbimeve qĂ« ofrohen. NĂ« fazĂ«n e parĂ«, firmat hyjnĂ« nĂ« treg pĂ«rmes shĂ«rbimeve mĂ« standarde dhe rutinore, tĂ« ashtuquajturat shĂ«rbime me intensitet transaksional. KĂ«tu pĂ«rfshihen pĂ«rpunimi i faturave pĂ«r t’u paguar dhe pĂ«r t’u arkĂ«tuar, administrimi i listĂ«-pagesave, rakordimi i llogarive bankare, pĂ«rpunimi i shpenzimeve tĂ« udhĂ«...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Modeli operacional i eksportit tĂ« shĂ«rbimeve kontabĂ«l – si funksionon nĂ« praktikĂ« appeared first on Revista Monitor.

Potenciali i eksportit të shërbimeve të kontabilitetit

Shumë shoqëri audituese kanë filluar të ofrojnë shërbime kontabiliteti për sipërmarrje të huaja, kryesisht italiane. Një program i specializuar zhvillimi profesional dhe promovimi ndërkombëtar po vendos themelet që Shqipëria të bëhet ofrues rajonal i shërbimeve kontabël për tregjet e BE-së. Rezultatet e para tregojnë kapacitete të qëndrueshme teknike, interes real nga firmat vendase dhe ndikim të ...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Potenciali i eksportit të shërbimeve të kontabilitetit appeared first on Revista Monitor.

Ndryshime në buxhetin 2025: bonus 15 mijë lekë për familjet me ndihmë ekonomike

Këshilli i Ministrave ka miratuar Aktin Normativ të fundit të vitit, duke bërë ndryshime në buxhetin e vitit 2025.

Ndryshimet parashikojnë dhënien e një bonusi fundviti prej 15 mijë lekësh për familjet që përfitojnë Ndihmë Ekonomike, Personat me Aftësi të Kufizuar dhe kujdestarët e tyre, nga i cili do të përfitojnë rreth 148,500 qytetarë.

Sipas Ministrisë së Financave, fondet e pashpenzuara nga ministritë dhe institucionet buxhetore do të transferohen në Fondin e Veçantë të Pensioneve, me një vlerë minimale të parashikuar prej 150 milionë eurosh, të destinuara për Reformën e Pensioneve.

Ndryshimet në buxhet përfshijnë edhe mbështetje shtesë për bujqësinë, me rreth 2 miliardë lekë shtesë, duke e çuar fondin total për vitin 2025 në 6.4 miliardë lekë.

Shëndetësia do të përfitojë 18 milionë euro për furnizimin me ilaçe në spitale, ndërsa pushteti vendor do të mbështetet me 1.2 miliardë lekë për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura.

Në total, vlera që po i alokojmë pushtetit vendor është e barazvlefshme me rreth 40% të detyrimeve të prapambetura që kanë këto bashki.

Ministria e Financave thekson se këto masa synojnë forcimin e stabilitetit ekonomik dhe rritjen e mbështetjes sociale.

The post Ndryshime në buxhetin 2025: bonus 15 mijë lekë për familjet me ndihmë ekonomike appeared first on Revista Monitor.

Statistikat e BSH tregojnë ngadalësim të fortë të kredisë nga institucionet jobanka

Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kreditimi i dhënë nga institucionet financiare jobanka ka pësuar ngadalësim të ndjeshëm në gjysmën e parë të vitit. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se vlera e portofolit të kredisë të dhënë nga këto institucione arriti në 62.7 miliardë lekë, në rritje me vetëm 1.9% që nga fillimi i vitit dhe 2.6% krahasuar me një vit më parë. Rritja e portof...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Statistikat e BSH tregojnë ngadalësim të fortë të kredisë nga institucionet jobanka appeared first on Revista Monitor.

Frenimi i mikrofinancës

Në fillim të këtij viti, hyri në fuqi paketa e Bankës së Shqipërisë, që synonte të mbronte konsumatorët, kryesisht në raport me produktet e mikrofinancës. Në fund të vitit të parë të aplikimit të këtyre masave, përfaqësuesit e institucioneve të sektorit shprehen se, megjithëse huadhënia ka vazhduar rritjen, masat e reja kanë dhënë ndikim të dukshëm në uljen e shkallës së miratimit të kredive dhe n...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Frenimi i mikrofinancës appeared first on Revista Monitor.

“Prodhimi vendas paragjykohet, kantinat nĂ« luftĂ« mbijetese me kostot nĂ« rritje”

Flet Flori Uka, “Uka Farm”   Produktet shqiptare vijojnĂ« tĂ« mbeten peng i paragjykimit duke e bĂ«rĂ« pĂ«rfitimin e prodhuesve minimal. TĂ« paktĂ«n kjo Ă«shtĂ« ajo qĂ« ndodh me verĂ«n, sipas Flori UkĂ«s, nga Uka Farm. Ai nĂ«nvizon se ka njĂ« tendencĂ« mĂ« tĂ« madhe pĂ«r tĂ« shkuar drejt verĂ«s sĂ« importit, pavarĂ«sisht se cilĂ«sia e saj mund tĂ« jetĂ« mĂ« e ulĂ«t se prodhimi shqiptar. Interesi turistik ndaj ShqipĂ«risĂ« po ...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post “Prodhimi vendas paragjykohet, kantinat nĂ« luftĂ« mbijetese me kostot nĂ« rritje” appeared first on Revista Monitor.

“Masa pĂ«r formalizim dhe rritje tĂ« konkurrueshmĂ«risĂ« para BE-sĂ«â€  

Flet Rigers Kaçorri, Kantina Arbëri   Integrimi në Bashkimin Europian është bërë pjesë e diskursit të përditshëm politik dhe ekonomik të vendit dhe kjo duket se po nxit gjithmonë e më shumë bizneset të shohin përtej panoramës lokale. Rigers Kaçorri, nga Kantina Arbëri, shprehet se sektori i verës ka nevojë për një seri masash që duhet të merren përpara se të bëhemi pjesë e këtij tregu, në mënyrë q...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post “Masa pĂ«r formalizim dhe rritje tĂ« konkurrueshmĂ«risĂ« para BE-sĂ«â€   appeared first on Revista Monitor.

Vera lokale, rritje mes paragjykimit

Vitet e fundit, turizmi u ka dhënë një shtysë të rëndësishme kantinave të verës, por ky impuls mbetet larg potencialit real për shkak të një zinxhiri mbështetës që ende nuk funksionon si duhet. Kantinat theksojnë se vera vendase vijon të paragjykohet dhe shpesh mbetet jashtë rafteve të bareve dhe restoranteve, të cilat favorizojnë produktin e importuar. Nga ana tjetër, konsumatori po ndryshon sjel...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Vera lokale, rritje mes paragjykimit appeared first on Revista Monitor.

Të rinjtë kanë ikur; 70% e emigrantëve shqiptarë në Europë, nën 45 vjeç

Mosha e 2,2 milionë shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit është mjaft e re sipas të dhënave nga Ces Hub i Bashkimit Europian.

Lexo edhe: Rritja e frikshme e emigracionit, 2,2 milionë shqiptarë jetojnë jashtë vendit

Shumica e vendeve të BE zhvilloi censet e popullsisë më 2021, nga të cilat u evidentua popullata e emigrantëve sipas vendeve të origjinës dhe mosha e saj.

NĂ« total 70% e shqiptarĂ«ve qĂ« jetojnĂ« nĂ« BE janĂ« deri nĂ« 45 vjeç. Mbi 60% e emigrantĂ«ve shqiptarĂ« janĂ« nĂ« moshĂ« pune aktive (15–49 vjeç), me grup-moshĂ«n 30–49 vjeç qĂ« dominon fort, me 40.7% tĂ« totalit.

Kjo peshë është pothuajse identike si për meshkujt, ashtu edhe për femrat, duke treguar se emigracioni nuk është më një fenomen i kufizuar kryesisht te meshkujt, por ka marrë një karakter familjar dhe më të balancuar gjinor.

Sakaq, struktura e popullsisë rezidente në Shqipëri është dukshëm më e plakur. Brenda vendit, pesha e grup-moshave mbi 50 vjeç është rritur ndjeshëm vitet e fundit, ndërsa grup-moshat e reja dhe ato në kulmin e produktivitetit ekonomik janë tkurrur.

Përkundrazi në emigracion, grup-moshat mbi 65 vjeç përbëjnë vetëm rreth 5%, ndërsa moshat mbi 85 vjeç janë pothuajse të papërfillshme (0.3%), çka tregon se emigracioni shqiptar është kryesisht një emigracion i moshave të reja dhe të mesme, jo i pensionistëve.

Edhe grup-mosha nën 15 vjeç ka një peshë të konsiderueshme në diasporë me 19%, çka tregon praninë e familjeve emigrante dhe një proces më të qëndrueshëm vendosjeje jashtë vendit. Ndërsa në Shqipëri rënia e lindshmërisë ka ulur ndjeshëm peshën e fëmijëve në strukturën e popullsisë.

NĂ« terma ekonomikĂ« dhe demografikĂ«, grafiku konfirmon se ShqipĂ«ria ka “eksportuar” nĂ« mĂ«nyrĂ« disproporcionale kapitalin njerĂ«zor nĂ« moshĂ« pune, duke lĂ«nĂ« pas njĂ« popullsi gjithnjĂ« e mĂ« tĂ« vjetĂ«r.

Ndërsa jashtë vendit shqiptarët janë kryesisht në moshat që kontribuojnë në rritje ekonomike, brenda vendit barra mbi sistemin e pensioneve, shëndetësisë dhe financave publike është në rritje.

Sipas të dhënave të fundit nga Cens Hub emigrimi në dekadën e fundit shënonte 56 % meshkuj në Gjermani, 53 % në Greqi dhe 51 % meshkuj në Itali. Shtetas shqiptarë që jetojnë në Evropë figurojnë të jenë të një moshe të re, edhe në raport me strukturën e popullssisë së vendeve pritëse.

Migrimi i shqiptarëve jashtë vendit nuk është një dukuri e re. Ai është i dokumentuar të paktën që në shekujt e pesëmbëdhjetë dhe të gjashtëmbëdhjetë, me largimin e një mase të madhe banorësh nga trevat shqiptare.

Akoma vazhdon të mbetet veprues dhe të japë impaktet e tij domethënëse, si në aspektet demografike, po ashtu edhe në ato sociale dhe ekonomike të vendit. / B.Hoxha

 

 

The post Të rinjtë kanë ikur; 70% e emigrantëve shqiptarë në Europë, nën 45 vjeç appeared first on Revista Monitor.

Fitimet e investitorëve të huaj po ulen për herë të parë në pesë vjet

Fitimet e investitorëve të huaj në Shqipëri janë në rënie gjatë vitit 2025, pas katër vitesh radhazi në rritje. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se për tremujorin e tretë të vitit 2025, të ardhurat e investitorëve të huaj kishin vlerën e 253 milionë eurove, në rënie me 9% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Shuma e të ardhurave nga investimi përfaqëson fitimet e shpërndara ose të riinvestuara të investitorëve të huaj në vendin tonë.

Për të gjithë 9-mujorin 2025, ato arritën vlerën e 802 milionë eurove, në rënie me 3.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kjo është hera e parë që prej vitit 2020 që fitimet nga investimet e huaja në Shqipëri janë në rënie. Në vitet e fundit, rritja e fitimeve është mbështetur nga rimëkëmbja e shpejtë ekonomike pas pandemisë dhe nga rritja e vazhdueshme e investimeve të reja.

Megjithatë, pjesërisht ajo është ndikuar edhe nga ecuria e kursit të këmbimit. Forcimi i Lekut në kursin e këmbimit me Euron nga ndikuar pozitivisht të ardhurat e investitorëve të huaj, të shprehura në monedhën europiane. Gjatë 2025, ecuria e kursit të këmbimit Euro-Lek është më e stabilizuar, me një ndryshim vjetor pranë nivelit të 2%, gjithmonë në kahun rënës. Stabilizimi i kursit po e redukton efektin e tij statistikor në ecurinë e të ardhurave nga investimet për investitorët e huaj në Shqipëri.

Në kahun e kundërt, edhe flukset hyrëse të të ardhurave nga investimet (të ardhurat e ekonomisë shqiptare nga investimet jashtë vendit) për 9-mujorin 2025 ranë në 228 milionë euro, 2.6% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Bilanci neto i të ardhurave nga investimet për ekonominë shqiptare ngelet gjerësisht negativ, në vlerën e 575 milionë eurove. Megjithatë, deficiti në këtë zë u tkurr lehtë me 3.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Investimet e huaja në Shqipëri janë shumë më të mëdha se investimet shqiptare jashtë vendit dhe për këtë arsye bilanci neto i të ardhurave nga investimet ka qenë historikisht negativ.

Të dhënat progresive tregojnë se, edhe për vitin 2025, investimet e huaja direkte vazhdojnë të regjistrojnë nivelet më të larta historike. Për 9-mujorin, vlera e investimeve të huaja direkte arriti në 1.208 miliardë euro, shifër kjo 4.4% më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Fitimet e riinvestuara në vitet e fundit kanë marrë peshë gjithnjë e më të rëndësishme në strukturën e investimeve të huaja direkte. Për 9-mujorin 2025, vlera e fitimeve të riinvestuara nga ndërmarrjet e huaja arriti në 632 milionë euro, 0.6% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Fitimet e riinvestuara përbënin 52% të vlerës totale të investimeve të huaja direkte për 9-mujorin 2025./ E.Shehu

Burimi: BSH

The post Fitimet e investitorëve të huaj po ulen për herë të parë në pesë vjet appeared first on Revista Monitor.

Ngriva-shkriva me tenderin 7.7 mln euro të sistemit të Tatimeve, ankimohet sërish në KPP

Tenderi për mirëmbajtjen e sistemit të fiskalizmit për llogari të Drejtorisë së Përgjithshe të Tatimeve, me autoritet kontraktor Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), me fond limit 7.7 milionë euro ka përfunduar sërish i ankimuar në Komisionin e Prokurimit Publik vetëm dhjetë ditë nga heqja e pezullimit.

Teksa më herët KPP mori këtë masë për të hapur rrugë vijimit të procesit pas konstatimit se ishin bërë korrigjimet e nevojshme në dokumentet eë tenderit, tashmë një tjetër operator vlerëson se këto ndryshime nuk janë të plota duke lënë hapësira për interpretim.

Në një ankimim të regjistruar në sistem kompania ankimuese rendit se konstatimet e këtyre paqartësive janë bërë nga kompania e huaj me të cilën ajo bashkëpunon.

Tashmë topi është sërish në dorën e KPP për të vendosur nëse do ti kërkojë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) që të rishikojë sërish dokumentet bashkë me Tatimet për llogari të të cilave po zhvillon tenderin i cili është hapur që në prill të këtij viti.

Tenderi për sistemin e fiskalizimit

Tenderi me objekt kontrate Mirëmbajtje e Modulit te Menaxhimit te Kontrollit te Faturimit per Drejtorinë e Përgjithshme te Tatimeve u hap në prill të këtij viti. Sipas dokumenteve që shoqërojnë procedurën, qëllimi kryesor i këtij projekti është mirëmbajtja e sistemit të Menaxhimit të Kontrollit të Faturimit (sistemi i fiskalizimit) për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve për një periudhë prej 24 muajsh.

“QĂ«llimi Ă«shtĂ« garantimi i funksionimit tĂ« plotĂ« tĂ« sistemit elektronik, nĂ« tĂ« gjithĂ« komponentĂ«t e tij: softuer dhe pajisje fizike (hardĂ«are). Ky sistem Ă«shtĂ« i hostuar nĂ« QendrĂ«n e tĂ« DhĂ«nave Qeveritare, pranĂ« AgjencisĂ« KombĂ«tare tĂ« ShoqĂ«risĂ« sĂ« Informacionit (AKSHI), dhe ofron shĂ«rbime pĂ«r rreth 125 mijĂ« tatimpagues, si dhe pĂ«r vetĂ« administratĂ«n tatimore”, thuhet nĂ« dokumente.

Në dokumentacion theksohet se disponueshmëria e sistemit të fiskalizimit është shumë e rëndësishme. Shërbimi i fiskalizimit dhe portali i tatimpaguesve (SelfCare) nuk mund të pësojnë ndërprerje për më shumë se disa minuta dhe nuk tolerohen ndërprerje të planifikuara për qëllime përditësimi (upgrade, update) apo modifikime të tjera.

“ShĂ«rbimet e ofruara pĂ«r tatimpaguesit (fiskalizimi, verifikimi i faturave, pranimi/refuzimi i tyre, etj.), si dhe pĂ«r administratĂ«n tatimore, duhet tĂ« jenĂ« funksionale 24 orĂ« nĂ« ditĂ«, 7 ditĂ« nĂ« javĂ«,” theksohet mĂ« tej.

Aktualisht, ky sistem përdoret nga bizneset dhe qytetarët, ndërsa në përdorim të brendshëm është i aksesueshëm nga administrata tatimore dhe institucione të tjera publike të autorizuara. Dokumentet e tenderit përshkruajnë kërkesat dhe përgjegjësitë për mirëmbajtjen e sistemit të fiskalizimit./ N.Maho

 

The post Ngriva-shkriva me tenderin 7.7 mln euro të sistemit të Tatimeve, ankimohet sërish në KPP appeared first on Revista Monitor.

Sipërmarrësja që nuk shkëputet kurrë nga puna, por kërkon ekuilibër për stafin

Nikole Bernard Dawes thotë se sipërmarrja është zgjedhje personale, jo detyrim për punonjësit

Nicole Bernard Dawes, themeluese e markĂ«s sĂ« ujit tĂ« gazuar Nixie dhe e markĂ«s sĂ« njohur tĂ« ushqimeve Late July (me vlerĂ« 100 milionĂ« dollarĂ«), pranon se ekuilibri punë–jetĂ« pĂ«r tĂ« Ă«shtĂ« njĂ« “situatĂ« e vetĂ«krijuar”, por thekson se pĂ«r punonjĂ«sit e saj kjo nuk duhet tĂ« jetĂ« e pranueshme.

Sipërmarrësit shpesh e kanë të vështirë të largohen nga puna, kur mbi supet e tyre qëndron fati i kompanisë.

Debati mbi ekuilibrin punë–jetĂ« Ă«shtĂ« i fortĂ« nĂ« botĂ«n e biznesit: a Ă«shtĂ« e mundur tĂ« rritĂ«sh njĂ« kompani shumĂ«milionĂ«she dhe njĂ«kohĂ«sisht tĂ« gjesh kohĂ« pĂ«r veten?

Dawes është mbështetëse e fortë e shkëputjes nga puna, por vetëm për ekipin e saj.

“Jam pak hipokrite, sepse unĂ« nuk shkĂ«putem kurrĂ«. AsnjĂ«herĂ«,” thotĂ« ajo pĂ«r Fortune. “Por nga ana tjetĂ«r, nuk dua tĂ« jem personi qĂ« pengon njĂ« anĂ«tar tĂ« ekipit.”

Dawes i inkurajon punonjĂ«sit tĂ« mbyllin gjithçka sapo mbaron orari, ndĂ«rsa vetĂ« e ka pranuar prej dekadash se duhet tĂ« jetĂ« gjithmonĂ« “online”.

Ajo themeloi Late July nĂ« vitin 2003; kompania u ble fillimisht pjesĂ«risht nga Campbell’s nĂ« 2014 dhe plotĂ«sisht nĂ« 2017.

Në vitin 2018, ajo hyri në një tjetër treg me Nixie, që sot shet ujëra dhe pije pa sheqer në mbi 11,000 dyqane dhe ka siguruar 27 milionë dollarë financim këtë vit.

“UnĂ« e pranova kĂ«tĂ«. Jam sipĂ«rmarrĂ«se dhe e kam zgjedhur vetĂ« kĂ«tĂ« jetĂ«. PunonjĂ«sit e mi nuk kanĂ« firmosur pĂ«r tĂ« qenĂ« sipĂ«rmarrĂ«s,” thotĂ« ajo.

E rritur në një familje biznesi, mes dyqanit bio të së ëmës dhe perandorisë së ushqimeve Cape Cod Chips të të atit, Dawes e ka parë nga afër çmimin e sipërmarrjes.

Kjo e ka bërë të ndërgjegjshme për sakrificat, por edhe për rëndësinë e pasionit.

Edhe pse pranon se nuk shkëputet kurrë plotësisht, ajo ruan disa prioritete: darka familjare pothuajse çdo mbrëmje, shëtitje ditore, aktivitet fizik.

I pĂ«lqen plazhi, leximi, gatimi, dhe madje blerjet nĂ« supermarket, qĂ« i quan “hobi”, duke vĂ«zhguar çfarĂ« zgjedhin konsumatorĂ«t.

“Ka mĂ«ngjese kur zgjohem dhe them: ‘Nuk e besoj sa me fat jam qĂ« bĂ«j kĂ«tĂ« punë’,” thotĂ« Dawes.

“Kur e ndjen kĂ«shtu, nuk tĂ« duket si punĂ«, por si diçka argĂ«tuese gjatĂ« gjithĂ« kohĂ«s.” / Fortune, Shqip.al

The post Sipërmarrësja që nuk shkëputet kurrë nga puna, por kërkon ekuilibër për stafin appeared first on Revista Monitor.

Ekonomia e ndikimit, si të rinjtë shqiptarë duan të pasurohen brenda natës

NĂ« epokĂ«n digjitale, mĂ«nyra si e perceptojmĂ« pasurinĂ« nuk Ă«shtĂ« mĂ« e lidhur vetĂ«m me fakte konkrete si tĂ« ardhurat, investimet apo pronat. Sot, rrjetet sociale kanĂ« krijuar njĂ« ekonomi tĂ« re tĂ« dukjes, ku vlera e individit shpesh matet nga imazhi qĂ« promovon nĂ« Instagram, TikTok apo YouTube. Ky fenomen, i njohur ndryshe si “influencer economy”, ka ndryshuar rrĂ«njĂ«sisht mĂ«nyrĂ«n se si brezi i ri e sheh suksesin ekonomik dhe mirĂ«qenien personale


 

Nga Deada Hyka

Ka një sërë këndvështrimesh mbi mënyrën se si rrjetet sociale ndikojnë shoqërinë tonë, si pozitivisht, ashtu edhe negativisht.

Në fund të fundit, disa njerëz kalojnë orë të tëra çdo ditë në këto platforma, ndaj duhet të jemi të vetëdijshëm për ndikimin e tyre. Tashmë, ndikimet kanë prekur edhe zakonet tona në shpenzime, kursime dhe investime.

Rrjetet sociale shpesh tregojnë një version të kuruar dhe të ekzagjeruar të realitetit. Njerëzit rrallë postojnë mbi problemet e sjelljes së fëmijëve në shkollë apo për stresin kur kujdesen për prindërit e moshuar.

Ata postojnĂ« pĂ«r pushime luksoze, vende tĂ« shkĂ«lqyera nĂ« ndeshje sportive dhe mbrĂ«mje tĂ« shtrenjta. Kjo krijon njĂ« ndjenjĂ« tĂ« shtrembĂ«ruar tĂ« asaj qĂ« Ă«shtĂ« “normale” dhe mund tĂ« çojĂ« nĂ« njĂ« presion tĂ« pavetĂ«dijshĂ«m pĂ«r tĂ« mbajtur hapin.

Le tĂ« marrim njĂ« shembull: ndiqni miq ose influencues qĂ« udhĂ«tojnĂ« nĂ«pĂ«r botĂ«, qĂ«ndrojnĂ« nĂ« hotele mĂ« tĂ« mira dhe hanĂ« nĂ« restorante luksoze. Ndoshta, pa e kuptuar, kjo ndikon nĂ« mĂ«nyrĂ«n se si ndiheni pĂ«r pushimin “normal” qĂ« bĂ«ni nĂ« plazh, edhe pse e keni shijuar pĂ«r vite me radhĂ«.

Ose ndoshta gjatë festave shihni postime të miqve që kalojnë kohë në shtëpitë e tyre në bregdet. Mund të filloni të mendoni se të kesh një shtëpi të dytë është më e zakonshme dhe më e nevojshme sesa është në të vërtetë.

Sociologia Marsida Simo rikujton se, rrjetet sociale theksojnë momentet më të bukura të jetës së dikujt dhe jo realitetin e tyre të përditshëm.

“Duke qenĂ« se jemi tĂ« ekspozuar vazhdimisht nĂ« rrjete tĂ« ndryshme sociale, kemi krijuar njĂ« realitet tĂ« pĂ«rsosur, ku njerĂ«zit tregojnĂ« vetĂ«m momentet mĂ« tĂ« bukura, shpenzimet luksoze dhe arritjet mĂ« mbresĂ«lĂ«nĂ«se.

Ky efekt nuk Ă«shtĂ« thjesht njĂ« ndjesi momentale, por prek thellĂ« psikologjinĂ« njerĂ«zore”, – thotĂ« sociologia, duke theksuar se, ndikimi i rrjeteve sociale nĂ« mĂ«nyrĂ«n se si i shohim paratĂ«, shpenzimet dhe investimet Ă«shtĂ« i pamohueshĂ«m.

“E gjitha kjo krijon njĂ« ndjesi krahasimi tĂ« vrazhdĂ« duke e çuar individin nĂ« pakĂ«naqĂ«si, pamjaftueshmĂ«ri dhe çoroditje. Paraja dhe pasuria, pĂ«rtej funksionit praktik, transformohen nĂ« njĂ« standard social.

Ajo qĂ« shohim te tĂ« tjerĂ«t nĂ« botĂ«n virtuale, duket gjithmonĂ« mĂ« e madhe, mĂ« e bukur dhe mĂ« e arritshme se ajo qĂ« kemi ne”, – vijon znj. Simo.

Ajo ndalet te të rinjtë, duke nënvizuar se ky efekt është veçanërisht më i fuqishëm.

“Ata janĂ« nĂ« fazĂ«n e formimit tĂ« identitetit dhe krahasimi social mund tĂ« ndikojĂ« jo vetĂ«m te vetĂ«vlerĂ«simi, por edhe te vendimet financiare, duke i rritur shanset pĂ«r shpenzime impulsive. E gjitha kjo pĂ«r tĂ« qĂ«ndruar nĂ« atĂ« nivel qĂ« kanĂ« formuar si imazh prej personave tĂ« famshĂ«m qĂ« ndjekin”, – thekson znj. Simo.

Sociologia bĂ«n thirrje se edukimi financiar i hershĂ«m duhet bĂ«rĂ« domosdoshmĂ«ri – i ndihmon tĂ« rinjtĂ« tĂ« kuptojnĂ« diferencĂ«n mes dĂ«shirave dhe nevojave, tĂ« menaxhojnĂ« buxhetin dhe tĂ« planifikojnĂ« investime tĂ« mençura.

“NjohuritĂ« mbi kursimin, planifikimin dhe investimet janĂ« po aq tĂ« rĂ«ndĂ«sishme sa njohuritĂ« mbi teknologjinĂ« dhe pĂ«rdorimin e rrjeteve sociale.

KĂ«to njohuri do t’u shĂ«rbejnĂ« si njĂ« filtĂ«r, duke i bĂ«rĂ« mĂ« tĂ« kujdesshĂ«m nĂ« vendimet e tyre financiare, tĂ« veprojnĂ« me etikĂ«, tĂ« shmangin mashtrimet dhe tĂ« reduktojnĂ« rreziqet e pakthyeshme”, – pĂ«rfundon znj. Simo.

NjĂ« nga fenomenet qĂ« po vĂ«rehet gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« Ă«shtĂ« “dismorfia e parasĂ«â€, ku individĂ«t ndihen financiarisht tĂ« pasigurt edhe nĂ« kushte kur janĂ« realisht tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m.

“Kjo ndodh sepse krahasimi nuk bĂ«het mĂ« me mjedisin natyror ekonomik ku jeton individi, por me standardet globale tĂ« luksit, tĂ« cilat qarkullojnĂ« me intensitet tĂ« madh nĂ« rrjetet sociale.

Si pasojĂ«, krijohet njĂ« ndjenjĂ« privimi relativ qĂ« nuk Ă«shtĂ« produkt i realitetit, por i imazheve tĂ« kuruara qĂ« nxisin presionin pĂ«r tĂ« konsumuar mbi mundĂ«sitĂ«â€, – thotĂ« pĂ«r “Monitor”, eksperti i ekonomisĂ«, Selami Xhepa.

Rrjetet sociale po ndikojnë gjithnjë e më fort edhe në sjelljen financiare të familjeve.

Eksperti thotë se, shpenzimet impulsive, kreditë e marra për të mbuluar shpenzime joproduktive, apo investimet e nxituara në produktet që promovohen online, janë vetëm disa nga rreziqet që po shfaqen.

“NĂ« njĂ« ekonomi tĂ« vogĂ«l si ajo shqiptare, kjo sjellje mund tĂ« krijojĂ« tensione tĂ« panevojshme financiare tek individĂ«t dhe familjet dhe tĂ« deformojĂ« prioritetet e tyre ekonomike.

Nga këndvështrimi i politikave publike dhe edukimit financiar, sfida kryesore është ndërtimi i një kulture ekonomike ku individët të kuptojnë se pasuria nuk matet me imazh, por me stabilitet, kursim dhe investim afatgjatë.

ËshtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme qĂ« pĂ«rdoruesit tĂ« kultivojnĂ« njĂ« qasje kritike ndaj pĂ«rmbajtjeve qĂ« konsumojnĂ« dhe tĂ« ndĂ«rtojnĂ« objektiva personale financiare tĂ« bazuara nĂ« realitetin e tyre, jo nĂ« modelet e krijuara nĂ« platforma digjitale”, – thotĂ« z. Xhepa.

 

Fenomeni

Dismorfia e parasë është një fenomen relativisht i ri, ku individët ndihen të pasigurt financiarisht, e ndikuar fuqimisht nga rrjetet sociale

 

Krahasimi

Në epokën e rrjeteve sociale, çdo përdorues ka mundësi të krijojë dhe të shpërndajë përmbajtje, gjë që i bën krahasimet mes njerëzve më të shpeshta dhe më të pashmangshme.

Në platforma si Instagram, TikTok apo LinkedIn, shumica prezantojnë versionin më të mirë të vetes: foto të kuruara, pamje të bukura, trup ideal, luks dhe stil jete që shpesh nuk përputhen me realitetin e përditshëm.

Ky prezantim i zgjedhur dhe i filtruar bĂ«n qĂ« pĂ«rdoruesit tĂ« krahasohen mĂ« shpesh “pĂ«r lart”, me njerĂ«z qĂ« duken mĂ« tĂ« suksesshĂ«m, mĂ« tĂ« bukur apo mĂ« tĂ« pasur.

Një formë gjithnjë e më e zakonshme e këtij fenomeni është shpërndarja e simboleve të pasurisë: vila, makina luksoze, pushime ekzotike, marka të shtrenjta.

Kur dikush ekspozohet vazhdimisht ndaj këtyre imazheve, krijohet ndjesia se të tjerët janë më të pasur dhe më të privilegjuar. Ky lloj krahasimi shpesh çon në pakënaqësi, në ulje të vetëvlerësimit dhe në ndjesinë se jeta personale është më pak e vlefshme.

Ekspertja e marketingut digjital, Cansel Saygin, thotë se, sot krahasimi nuk bëhet më me shokët e klasës apo me kolegët e punës, por me njerëz nga çdo cep i botës.

“Kur kjo ndodh çdo ditĂ«, krijohet njĂ« perceptim i shtrembĂ«ruar, njerĂ«zit fillojnĂ« tĂ« mendojnĂ« se janĂ« financiarisht tĂ« dobĂ«t, edhe kur nuk janĂ«. NdiejnĂ« nevojĂ«n tĂ« kenĂ« gjĂ«ra materiale qĂ« nuk janĂ« domosdoshmĂ«risht tĂ« nevojshme.

Shpesh ndihen tĂ« pasigurt ekonomikisht, jo pĂ«r shkak tĂ« realitetit tĂ« tyre, por pĂ«r shkak tĂ« realitetit qĂ« shohin online. Me kohĂ«, ajo qĂ« shfaqet nĂ« rrjetet sociale fillon tĂ« perceptohet si ‘standardi’ i jetesĂ«s, edhe pse Ă«shtĂ« vetĂ«m njĂ« version i filtruar i realitetit”, – thotĂ« znj. Saygin.

Ky proces mund të shkaktojë atë që quhet privim relativ, një ndjenjë padrejtësie dhe zhgënjimi që lind kur perceptojmë se të tjerët kanë më shumë sesa ne, edhe pse realisht nuk kemi humbur asgjë.

Ndjenja e privimit relativ mund të rritet edhe më tepër kur personat me të cilët krahasohemi duken të ngjashëm me ne për nga mosha, stili i jetës ose interesat.

Kjo e bën kontrastin ekonomik të duket edhe më i mprehtë.

Pasojat e këtij privimi nuk kufizohen vetëm te mirëqenia personale. Studimet tregojnë se njerëzit që ndihen të privuar bëhen më pak të kënaqur me jetën e tyre, më të stresuar dhe priren ndaj sjelljeve agresive.

NjĂ« tjetĂ«r efekt i rĂ«ndĂ«sishĂ«m Ă«shtĂ« rritja e armiqĂ«sisĂ« ndaj tĂ« pasurve. Kur dikush sheh vazhdimisht imazhe qĂ« i kujtojnĂ« diferencat ekonomike, krijohet ideja se “tĂ« pasurit” janĂ« shkaku i padrejtĂ«sisĂ« sĂ« pĂ«rjetuar.

Kjo mund të çojë në qëndrime negative, stereotipa të ftohtw dhe në disa raste, në sjellje agresive ndaj tyre, sidomos në mjediset online.

 

Iluzioni

Platformat e rrjeteve sociale mund të krijojnë krahasime financiare joreale, duke bërë që shumë të rinj të ndihen nën presion për të përputhur mënyrën e jetesës që shohin te të tjerët

 

Lexoni edhe:

Cansel Saygin: Rrjetet sociale ndikojnë shumë në blerjet impulsive dhe krahasimin e pasurisë

The post Ekonomia e ndikimit, si të rinjtë shqiptarë duan të pasurohen brenda natës appeared first on Revista Monitor.

❌