❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Eklipsi diellor në Ujor, koha për fillime të reja!

MĂ« 17 shkurt 2026, qielli do tĂ« na befasojĂ« me njĂ« eklips diellor Annular nĂ« shenjĂ«n e Ujorit, njĂ« fenomen qĂ« flet pĂ«r fillime tĂ« reja, reflektim dhe mundĂ«si tĂ« pazbuluara. GjatĂ« kĂ«tij eklipsi, HĂ«na kalon pĂ«rpara Diellit, duke krijuar njĂ« “unazĂ« drite” nĂ« qiell, njĂ« shenjĂ« se ndryshimet vijnĂ« gradualisht, duke hapur rrugĂ«n pĂ«r [
]

Protesta e 24 Janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë

Në një komunikim me gazetarët, pas mbledhjes së kreyesisë, kreu i PD Sali Berisha u pyet lidhur me protestën e 24 Janarit. Ai tha se Edi Rama po shkon drejt grahmave të fundit dhe është zëri popullor që do të bjerë mbi të, por u shpreh se ai vetë nuk merr pushtet me dhunë.

PRONONCIMI I KRYETARIT TË PD ME GAZETARËT:

Kemi diskutuar për protesta të cilat do të gjitha do të shqyrtohen dhe do vendosen në kohën e duhur.

Pyetje: Të tipit? Mund të na i shpjegoni pak më qartë?

Sali Berisha: Opozita ka vetëm protesta të llojeve nga më të ndryshmet. Pra, mesazhi ynë për narkoshtetin është: ik një minutë e më parë. Zemërimi popullor është i jashtëzakonshëm, i papërmbajtur. Dhe ne jemi të vendosur të shkojmë gjer në fund largimin e kësaj organizate kriminale që siç e patë ju dhe nga intervista e fundit e Arben Ahmetaj, që në 5 dosje nxori rreth 12 miliardë euro të amnistuar, të vjedhura nga qeveritarët, nga Edi Rama dhe anturazhi i tij dhe të amnistuara nga SPAK-u i partisë.

Pyetje: Zoti Berisha, a keni ju njĂ« thirrje ndaj protestuesve dhe nĂ« njĂ« formĂ« ose nĂ« njĂ« tjetĂ«r, pritet qĂ« 24 janari t’i ngjajĂ« 21 janarit?

Sali Berisha: 21 janari është vepër e Edi Ramës, e burracakut dhe frikacakut Edi Ramës. Sali Berisha nuk merr pushtet me dhunë. E ka deklaruar këtë me datën 12 dhjetor të vitit 1990. Konseguent në këtë linjë, ai e ka provuar. Natyrisht, Edi Rama po shkon drejt grahmave të fundit. Edi Rama është i pashpresë. Dhe zemërimi popullor do të bjerë mbi të.

Pyetje: Zoti Berisha, pse nuk po arrijnĂ« tĂ« gjitha partitĂ« opozitare qĂ« tĂ« mblidhen nĂ« njĂ« protestĂ« tĂ« vetme? Po t’i shohim, tĂ« gjitha partitĂ« opozitare denoncojnĂ« dosjen Balluku, dosjen e Ashqit, por nuk po arrijnĂ« qĂ« tĂ« kenĂ« tĂ« jenĂ« sĂ« bashku nĂ« njĂ« protestĂ«.

Sali Berisha: Tani të marrim, të marrim kështu po. Dje ishte një forum, të themi një takim i gjerë, shumë i gjerë, i të gjitha forcave politike, personaliteteve të botës akademike, shoqërisë civile dhe mediave, personalitete me reputacion, të cilët janë të gatshëm ose janë të vendosur në betejën kundër të keqes që quhet Rilindja apo Edi Rama. Pra, ajo që patë ju dje, aty u mblodhën të gjithë ata të cilët janë të vendosur të luftojnë të keqen që quhet Edi Rama.

Pyetje: Por munguan, zoti Lapaj


Sali Berisha: Prit një minutë. Mungoi Lapaj, i cili, të cilin unë e kam përgëzuar dhe e përgëzoj për protestën e tij të vazhdueshme para Këshillit të Ministrave. Për të tjerët, në qoftë se janë të vendosur të ose duan të luftojnë të keqen Rama, vendin e kanë të hapur. Pastaj vendimet i marrin vetë.

Pyetje: Zoti Berisha, do t’i vendosni ndonjĂ« kuotĂ« deputetĂ«ve ose njerĂ«zve qĂ« kanĂ« poste nĂ« PartinĂ« Demokratike pĂ«r tĂ« sjellĂ« njerĂ«z nĂ« protestĂ« apo


Sali Berisha: Njerëzit siç e pa, siç e patë ju, u mbush Tirana me njerëzit. Njerëzit i sjell këtu revolta e brendshme shpirtërore, urrejtja e pakufishme që kanë për Lubi Babukun, Edi Ramën, Lindat e tij, komplet siç është rasti i, se nuk është më pak ajo si quhej ajo, Sesilia e Maduros. Sesilia quhej ajo? Po. Po, më pak nuk është më pak. Edhe Linda e Surrelit, aty afër është, sepse dhe ajo i fut duart në tendera, në gjëra kështu, a kupton apo jo.

Pyetje: Zoti Berisha, a keni një skenar për protestën e 24 janarit apo është ende herët dhe takimet e mëtejshme do të përcaktojnë edhe se si do të zhvillohet kjo protestë? Pra a do të ketë një qëndrim të qytetarëve në shesh?

Sali Berisha: Nuk do të gjeni kurrë, kurrë një njeri transparent si unë. Në komunikatë, jo. Gjeni ju, ku i keni? Ku është, ku janë të tjerët? Pra unë çdo ditë u them ju atë që kam ndërmend të bëj, e ndonjëherë edhe gjëra që janë projekte. Kështu që, ose që do bëhen. Pra, në moment, unë do ju informoj ju për të gjitha gjërat.

Pyetje: ÇfarĂ« do tĂ« kĂ«rkohet me 24 janar, zoti Berisha?

Sali Berisha: DorĂ«heqja, dorĂ«heqja, vetĂ«m dorĂ«heqja. Kjo Ă«shtĂ« e gjithĂ« puna. ShqipĂ«ria nuk do, nuk do mĂ« t’i shohĂ« me, nuk do mĂ« t’i shohĂ« me sy tĂ« ballit kĂ«ta njerĂ«z, a kupton. Nuk do, ka fituar urrejtje tĂ« madhe.

 

 

Berisha kundërshton Ramën për përmbytjet: 6 mijë forca nuk i ka ushtria në bordero

Kreu i PD Sali Berisha, në mbledhjen e kryesisë së kësaj force politike u ndal në situatën e krijuar nga përmbytjet në vend. Ndër të tjera Berisha tha se Kryeministri Rama ka gënjyer kur tha se në terren janë 6 mijë forca për të përballuar situatën.

“6 mijĂ« forca, thoshte Edi Rama, janĂ« nĂ« terren. PaturpĂ«si e madhe. 6 mijĂ« forca nuk ka nĂ« bordero ushtria. Nga i gjeti mbrojtja civile? Nga mashtrimet e Edi RamĂ«s”, u shpre Berisha duke u ndalur ede nĂ« faktin e mosshpalljes sĂ« gjendjes sĂ« fatkeqĂ«sisĂ«.

“Dhe cinizmi ekstrem, mbledh komitetin e emergjencĂ«s dhe nuk shpall gjendjen e fatkeqĂ«sisĂ« natyrore dhe deklaron se kjo kĂ«rkesĂ« e opozitĂ«s na pĂ«rçan. Po si tĂ« pĂ«rçan? Ti je i detyruar tĂ« kesh njĂ« ligj, je i detyruar tĂ« shpallĂ«sh gjendjen e emergjencĂ«s dhe kjo tĂ« detyron tĂ« krijosh fond emergjencash dhe t’i adresosh drejt qytetarĂ«ve.

Ndaj u them qytetarĂ«ve se çdo gjĂ« qĂ« ka thĂ«nĂ« dje ka qenĂ« njĂ« tallje cinike. Po si mund tĂ« mos e shpallĂ«sh gjendjen e emergjencĂ«s kur edhe sot nĂ« DurrĂ«s janĂ« 4 mijĂ« banesa me ujĂ« brenda. Dhe sa janĂ« nĂ« LezhĂ«, nĂ« Mamurras, nĂ« GjirokastĂ«r, nĂ« Fier, nĂ« NovoselĂ«, etj. Dhe u mblodh, dĂ«gjuan dokrrat, mashtrimet e njĂ«ri pas tjetrit tĂ« atyre dhe nuk pĂ«rcaktoi
 shpallja e gjendjes sĂ« fatkeqĂ«sisĂ« natyrore Ă«shtĂ« kushti i parĂ« qĂ« qeveria tĂ« marrĂ« hapat e tjerĂ« pĂ«r tĂ« adresuar problematikat e krijuara nga fatkeqĂ«sia natyrore. Dhe ky jo, ky i ka nga xhepi ato. ËshtĂ« kriminale kjo. Po tĂ« gjitha kĂ«to tregojnĂ« edhe njĂ«herĂ« karakterin e kĂ«tij regjimi. TĂ« gjitha kĂ«to dĂ«shmojnĂ« se çdo ditĂ« nĂ« pushtet, ata janĂ« njĂ« barrĂ« e rĂ«ndĂ«, e tmerrshme pĂ«r shqiptarĂ«t kudo qĂ« janĂ«.
Ndaj dhe është koha që PD të bëjë gjithçka për angazhimin maksimal në përmbushje të misionit të saj. Në të njëjtën kohë kur nuk jep asnjë ndihmë, nuk cakton fondin për gjithë këto zona të përmbytura, digjen 2 mijë biznese në mes të Tiranës.

MijĂ«ra e mijĂ«ra qytetarĂ« humbasin vendet e punĂ«s, humbasin bukĂ«n e gojĂ«s. Po qindra mijĂ«ra shqiptarĂ«, qĂ« visheshin nga ai treg, pĂ«r tĂ« mos thĂ«nĂ« gjysma e shqiptarĂ«ve ose mĂ« shumĂ« qĂ« visheshin nga ai treg, tani ai nk kanĂ« mundĂ«si tĂ« vishen, nuk kanĂ« mundĂ«si tĂ« blejnĂ« rroba ashtu siç ishin. Dhe pse kjo? Se do ndĂ«rtohen kulla aty. Se mafia e betonit, mafia e kokainĂ«s, mafia e drogĂ«s i djeg ato pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar kulla nĂ« atĂ« shesh”, tha Berisha.

16:44 13 viktima nĂ« EuropĂ«! Stuhia Goretti lĂ« FrancĂ«n pa energji elektrike, kaos nĂ« fluturimet ajrore nga Çekia deri nĂ« Rusi

Erëra me intensitet uragani dhe stuhi të fuqishme kanë përfshirë Europën Veriore, duke shkaktuar 13 viktima, kaos në udhëtime, mbyllje shkollash dhe ndërprerje masive të energjisë elektrike për qindra mijëra banorë.

Anglia Veriore dhe Skocia ‘ngrin’ sĂ« ftohti

Në Mbretërinë e Bashkuar, stuhia Goretti goditi rëndë Cornëall-in dhe pjesë të Uellsit, me erëra që arritën deri në 160 km/orë. Rreth 50 fluturime u anuluan në aeroportin Heathroë, duke bllokuar mijëra pasagjerë.

Dhjetëra mijëra familje mbetën pa energji elektrike. Një burrë në të 50-at humbi jetën në qytetin Helston, pasi një pemë u rrëzua mbi karavanin e tij.

Agjencia kombëtare e motit Met Office paralajmëroi për rrezik nga bora dhe akulli në pjesën më të madhe të vendit, veçanërisht në Skoci dhe Anglinë Veriore.

Stuhia “Goretti” lĂ« pa energji qindra mijĂ«ra familje në Francë 

Në Francë, stuhia Goretti shkaktoi ndërprerje të energjisë për rreth 320 mijë familje, kryesisht në Normandinë Veriore. Të shtunën në mëngjes, sipas kompanisë Enedis, rreth 100 mijë banesa mbeteshin ende pa energji elektrike.

Në disa zona erërat arritën një shpejtësi deri në 216 km/orë, duke rrëzuar pemë dhe shkaktuar dëme në banesa. Shkollat mbetën të mbyllura në disa zona, ndërsa porte dhe rrugë u mbyllën përkohësisht.

Paralizohet transporti në Gjermani 

Gjermania Veriore u përball me ndërprerje energjie, transporti dhe komunikimi për shkak të stuhisë Elli, e cila solli reshje të dendura bore dhe erëra të forta.

Shkollat u mbyllën në qytetet Hamburg dhe Bremen, ndërsa trafiku hekurudhor në distanca të gjata u pezullua. Operatorët njoftuan se disa linja do të rikthehen gradualisht, por lidhjet nga Hamburgu drejt Kopenhagës, Amsterdamit dhe Hanoverit mbeten të ndërprera.

Gjithashtu, disa fluturime u anuluan në aeroportin e Hamburgut dhe disa autostrada në Frankfurt u bllokuan.

Kaos në transportin ajror të Europës Qendrore dhe Lindore

Probleme serioze u raportuan edhe nĂ« disa vende tĂ« EuropĂ«s Qendrore dhe Lindore. Trafiku ajror u ndĂ«rpre nga Çekia deri nĂ« Rusi, ku mbi 300 fluturime u anuluan nĂ« katĂ«r aeroportet qĂ« shĂ«rbejnĂ« nĂ« MoskĂ«.

Autoritetet meteorologjike anĂ«embanĂ« kontinentit kanĂ« lĂ«shuar paralajmĂ«rime pĂ«r erĂ«ra “me forcĂ« uragani” dhe reshje tĂ« dendura bore, duke u bĂ«rĂ« thirrje qytetarĂ«ve tĂ« shmangin udhĂ«timet jo tĂ« domosdoshme./e.t

16:33 10 janari ditë e shënuar, Partizani mesazh për Gaz Demin (ARSYEJA)

Dita e sotme është shumë e veçantë për skuadrën e Partizanit. Kjo pasi presidenti i klubit feston ditëlindjen.

Gaz Demi feston ditĂ«n e sotme 63 – vjetorin e tij tĂ« lindjen dhe nĂ« kĂ«tĂ« ditĂ« speciale urimet janĂ« tĂ« shumta. Klubi i kuq nĂ«pĂ«rmjet njĂ« postimi nĂ« rrjetet sociale i uron gĂ«zuar ditĂ«lindjen dhe sa mĂ« shumĂ« suksese nĂ« krye tĂ« “demave”.

NjĂ« ditĂ« e shĂ«nuar kjo pĂ«r kryeqytetasit, tĂ« cilĂ«t siç dihet ditĂ«n e sotme do tĂ« luajnĂ« nĂ« “ArenĂ«n e Demave” ndaj Burrelit, duel i vlefshĂ«m pĂ«r fazĂ«n e 1/8-ave tĂ« KupĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«. Padiskutim qĂ« “dhurata” mĂ« e mirĂ« pĂ«r kreun e tĂ« kuqve do tĂ« ishte fitorja ndaj matjanĂ«ve.

“Presidenti Gazment Demi, sot feston ditĂ«lindjen!

FK Partizani dhe gjithĂ« familja e kuqe i uron kreut tĂ« 17-herĂ« kampionĂ«ve tĂ« ShqipĂ«risĂ« edhe 100 vite tĂ« lumtura nĂ« jetĂ« dhe Familje. Sa mĂ« shumĂ« suksese nĂ« krye tĂ« FK Partizani”, shkruhet nĂ« postim./e.t

16:21 Serbia, Shqipëria dhe Mali i Zi në rrugën drejt Brukselit/ Bie ndjeshëm mbështetja e serbëve për anëtarësimin në BE

Last Updated on 10/01/2026 by EL

Serbia, e cila prej 14 vjetësh në dhomën e pritjes së BE sa i përket integrimit po parakalohet aktualisht nga vendet fqinje, Mali i Zi dhe Shqipëria në rrugën drejt Brukselit. Pritja e pafund me sa duket ka shtuar zhgënjimin e serbëve me Bashkimin Europian. Sondazhi i publikuar ditët e fundit në Beograd, tregon, se vetëm rreth një e treta e serbëve ende duan të bashkohen me BE-në.

Sondazhi i kryer nga organizata me seli në Beograd, Qendra për Politikë Bashkëkohore (CSP), arrin në përfundimin, se vetëm 36 përqind e popullsisë është në favor të anëtarësimit në BE. Madje mbështetja për BE po bie me shpejtësi. Rreth 15 vjet më parë, 70 përqind e serbëve ishin në favor të anëtarësimit, shifra pësoi rënie në vitet që pasuan, por i kalonte 50 përqind. Sipas CSP vërehet gjithashtu përqindje e ndjeshme në rritje e të anketuarve që e refuzojnë hapur anëtarësimin. Me 33 përqind, tani ata janë pothuajse aq sa ata që janë në favor.

Kush është përgjegjës për krizën e besimit?
Rezultatet e sondazhit kanĂ« nxitur debate nĂ« Serbi, se kush Ă«shtĂ« pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r krizĂ«n e besimit ndaj BE: njĂ« qeveri autoritare qĂ« nxit rregullisht ndjenja anti-perĂ«ndimore tek mediat e afĂ«rta me tĂ«? Apo shtetet anĂ«tare tĂ« BE-sĂ« qĂ« e kanĂ« bllokuar procesin e pranimit tĂ« Ballkanit PerĂ«ndimor pĂ«r vite me radhĂ«? Ekspertja serbe pĂ«r çështjet europiane nga Beogradi, Bojana Selakovic, Ă«shtĂ« e bindur, se tĂ« dyja palĂ«t kanĂ« pĂ«rgjegjĂ«sitĂ« e tyre. “Qeveria e Aleksandar Vuçiçit nuk e ka braktisur zyrtarisht anĂ«tarĂ«simin nĂ« BE, por nĂ« realitet, anĂ«tarĂ«simi nuk ka qenĂ« kurrĂ« qĂ«llimi i saj”, thotĂ« Selakovic, koordinatore e platformĂ«s qytetare serbe “Konventa KombĂ«tare pĂ«r Bashkimin Evropian”, cituar nga agjencia gjermane e lajmeve, kna. Selakovic shton, se edhe pĂ«r BE-nĂ«, kjo pritje e pacaktuar dukej njĂ« status quo e pranueshme gjatĂ« viteve.

MarrĂ«dhĂ«nia e SerbisĂ« me Brukselin ishte si njĂ« “martesĂ« tĂ« hapur”, krahason Selakovic, nĂ« kĂ«tĂ« kohĂ« Vuçiçi krijoi lidhje tĂ« ngushta me KinĂ«n dhe RusinĂ«. Ekspertja kritikon Brukselin, qĂ« shpesh i mbyllte sytĂ« ndaj manipulimit tĂ« zgjedhjeve ose masave kundĂ«r shtypit dhe opozitĂ«s. NĂ« kĂ«mbim, Beogradi siguronte njĂ« qetĂ«si tĂ« tensionuar nĂ« rajon. KritikĂ«t e BE ka kohĂ« qĂ« qĂ«ndrimin e Brukselit e quajnĂ« mbĂ«shtetje pĂ«r “stabilokracinĂ«.”

 

Popullaritet më i madh tek rinia

Ende BE-ja Ă«shtĂ« mĂ« e popullarizuar nĂ« mesin e tĂ« rinjve. PĂ«r eksperten Selakovic, “ata janĂ« e vetmja gjeneratĂ« qĂ« e percepton BE-nĂ« si njĂ« instrument natyror pĂ«r mundĂ«si jetĂ«sore: lĂ«vizshmĂ«ri, kufij tĂ« hapur, arsim, qasje nĂ« tregun e punĂ«s dhe siguri ligjore.”. Prej mĂ« shumĂ« se njĂ« viti, Serbia ka qenĂ« nĂ« njĂ« gjendje tĂ« jashtĂ«zakonshme politike. Pas katastrofĂ«s nĂ« stacionin e trenit tĂ« Novi Sadit mĂ« 1 nĂ«ntor 2024, nĂ« tĂ« cilĂ«n vdiqĂ«n 16 persona,u zhvilluan çdo javĂ« protesta. Vuçiç ka njoftuar zgjedhje tĂ« parakohshme parlamentare pĂ«r kĂ«tĂ« vit, njĂ« nga shumĂ« kĂ«rkesat e studentĂ«ve demonstrues.

Ishin protestat qĂ« e rikthyen mĂ« fort vĂ«mendjen e BE nga qeveria e SerbisĂ« pĂ«r shkak tĂ« akuzave pĂ«r dhunĂ« kundĂ«r demonstruesve dhe gazetarĂ«ve. DiplomatĂ«t e Brukselit bĂ«jnĂ« presion pĂ«r reforma, si nĂ« lidhje me sundimin e ligjit edhe pĂ«r normalizimin e marrĂ«dhĂ«nieve me KosovĂ«n. Por sipas Selakovic kjo kthesĂ« nga Brukseli vjen mjaft vonĂ«: “DĂ«mi Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« tashmĂ«. Axhenda evropiane ka humbur besueshmĂ«rinĂ« nĂ« Serbi, ndĂ«rsa qeveria ka qenĂ« nĂ« gjendje tĂ« konsolidojĂ« pushtetin e saj pa ndonjĂ« kufizim real”, citon kna./DW

16:18 Kryesia e PD-së merr vendimin, ja kur do të mbahet protesta e radhës kombëtare

Last Updated on 10/01/2026 by EL

Kryesia e PartisĂ« Demokratike gjatĂ« mbledhjes qĂ« po zhvillohet ditĂ«n e sotme nĂ« selinĂ« “blu” ka marrĂ« vendimin se nĂ« datĂ« 24 janar do tĂ« mbajĂ« protestĂ«n e radhĂ«s kombĂ«tare kundĂ«r qeverisĂ«.

Ende nuk dihet se në cilën orë do të mbahet protesta e të shtunës së 24 janarit.

Kujtojmë që në daljen e tij për mediat, kryedemokrati Sali Berisha tha se protesta do të mbahej para datës 20 shkurt.

Kjo është protesta e dytë kombëtare në një kohë të shkurtër, pasi në datë 22 dhjetor mbajti tubimin para Kryeministrisë.

NdĂ«rsa çdo tĂ« hĂ«nĂ« nĂ« orĂ«n 18:00, Partia Demokratike po ashtu mban “foltoren” pĂ«rpara KryeministrisĂ«./e.t

16:16 “Tregu u dogj
”, del ekspertiza zyrtare/ ZjarrfikĂ«sit: Nuk plotĂ«sonte asnjĂ« kriter pĂ«r tĂ« qenĂ« njĂ« treg

Last Updated on 10/01/2026 by EL

Një shkëndijë elektrike dyshohet se ishte shkaku fillestar i nisjes së zjarrit në tregun industrial tek ish-uzina Dinamo. Por, përhapja masive e tij në pak minuta dhe shkrumbimi i 3 kapanoneve ndodhi për shkak të mosplotësimit të kritereve të godinës për mbrojtjen nga zjarri.

NĂ« inspektimin e kryer nĂ« 2025 ky objekt ishte gjobitur dhe i ishin lĂ«nĂ« detyra, mosplotĂ«simi i tĂ« cilave solli pasoja. “Nuk i plotĂ«sonte kriteret tĂ« ishte njĂ« treg. Dyqanet ndaheshin me llamarina. Instalimet elektrike nuk ishin hermetike”, u shpreh zjarrfikĂ«si Arben Cara. Operacioni i fikjes sĂ« kĂ«tij zjarri tĂ« madh ishte njĂ« sfidĂ« e vĂ«shtirĂ« pĂ«r shkak tĂ« strukturĂ«s sĂ« objektit, por edhe tĂ« rrezikshmĂ«risĂ« qĂ« paraqisnin dyqanet qĂ« tregtonin gaz dhe parfume.

“Çatia ishte e njĂ«jta dhe zjarri pĂ«rhapej shpejt. Kishte rrezik pĂ«r shpĂ«rthim sepse kishte dyqan me bombola dhe parfume qĂ« rrezikonin jetĂ«n e zjarrfikĂ«sve dhe njerĂ«zve pĂ«rreth”, shton Cara.

PĂ«r tĂ« shmangur situata tĂ« pĂ«rmasave tĂ« tilla, sipas zjarrfikĂ«sit, bizneset duhet tĂ« kenĂ« parasysh disa kĂ«shilla: “TĂ« fikin energjinĂ« elektrike kur mbyllin biznesin. TĂ« bĂ«jnĂ« instalime elektrike cilĂ«sore. Kujdes nga cigarja”. PĂ«r shkrumbimin e mbi 50 bizneseve me njĂ« dĂ«m tĂ« konsiderueshĂ«m monetar, policia dhe prokuroria e TiranĂ«s ka çelur njĂ« hetim, ku nga tĂ« dhĂ«nat e deri tanishme ngjarja po trajtohet si aksidentale./e.t

16:14 Moti i keq ‘mbĂ«rthen’ ShqipĂ«rinĂ«/ PĂ«rmbytje dhe rrĂ«shqitje dherash, evakuohen dhjetĂ«ra banorĂ«. Situata sipas qarqeve

Last Updated on 10/01/2026 by EL

Reshjet intensive të shiut gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar probleme serioze në disa qarqe të vendit, duke përfshirë Shkodrën, Durrësin, Lezhën, Gjirokastrën, Dibrën dhe Beratin. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, situata më problematike është regjistruar në zonat pranë lumenjve Drin, Kir, Bunë, Osum dhe Devoll, ku janë evidentuar përmbytje të tokave bujqësore, rrëshqitje dherash dhe vështirësi në qarkullimin rrugor.

Në Shkodër, përmbytje janë shënuar kryesisht në njësitë administrative Ana e Malit dhe Dajç, ndërsa strukturat e bashkisë dhe emergjencat civile ndodhen në terren, duke monitoruar situatën dhe duke marrë masa për mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve. Hidrovoret punojnë me kapacitet të plotë dhe nivelet e ujit janë nën kuotat kritike.

Në Durrës janë verifikuar 5.477 banesa, prej të cilave 1.711 kanë pësuar dëme, ndërsa janë evakuuar 851 persona në zonat Sukth dhe Katund i Ri. Rreth 2.000 hektarë tokë bujqësore janë nën ujë, ndërsa vijon puna për vlerësimin e dëmeve.

Në Lezhë, niveli i ujit ka rënë përgjithësisht, me përjashtim të lumit Mat, që ka shënuar rritje për shkak të shkarkimeve nga HEC-et Shkopet dhe Qafë Mollë. Në Gjirokastër dhe Dibër po punohet për pastrimin e akseve rrugore dhe largimin e ujit nga objektet e banimit, ku janë regjistruar rrëshqitje dherash.

 

Në qarqet Berat dhe Elbasan, rritja e prurjeve të lumenjve ka sjellë përmbytje të sipërfaqeve bujqësore. Në terren janë angazhuar efektivë të Forcave të Armatosura, të cilët asistojnë në transportimin e banorëve dhe shpërndarjen e ndihmave, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

Autoritetet bëjnë thirrje banorëve të zonave të prekura të bashkëpunonë me strukturat në terren dhe të kontaktojnë autoritetet vendore për çdo nevojë, për të menaxhuar situatën sa më efektivisht.

NJOFTIMI
Si pasojë e reshjeve intensive të shiut të regjistruara gjatë orëve të fundit, në disa qarqe të vendit janë evidentuar problematika të lidhura me rritjen e prurjeve në disa lumenj, përmbytje të tokave bujqësore, rrëshqitje dherash si dhe vështirësi në qarkullimin rrugor.

Situata paraqitet më problematike në qarqet Shkodër, Durrës, Lezhë, Gjirokastër, Dibër dhe Berat, ndërsa në qarqet e tjera raportohen problematika të kufizuara ose situatë e qëndrueshme.

Në Qarkun Shkodër, rritja e niveleve të lumenjve Drin, Kir dhe Bunë ka shkaktuar përmbytje në territorin e Bashkisë Shkodër, kryesisht në njësitë administrative Ana e Malit dhe Dajç. Strukturat e bashkisë dhe të emergjencave civile ndodhen në terren dhe po monitorojnë në mënyrë të vazhdueshme situatën, duke evidentuar pikat me risk dhe duke marrë masa paraprake për mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve. Hidrovoret po punojnë me kapacitet të plotë dhe nivelet e ujit janë nën kuotat kritike.

Në Qarkun Durrës janë verifikuar gjithsej 5 477 banesa, nga të cilat në 1 711 raste janë konstatuar dëme. Janë evakuuar 851 persona, kryesisht në zonat Sukth dhe Katund i Ri, ku rreth 2 000 hektarë tokë bujqësore janë nën prezencë uji. Vijon puna për konstatimin dhe vlerësimin e dëmeve.

Në Qarkun Lezhë, niveli i ujit ka shënuar rënie përgjithësisht në tokat bujqësore. Forcat në terren po punojnë për largimin e ujit nga disa banesa. Të gjithë hidrovorët kanë punuar me kapacitet të plotë, me përjashtim të atij të Gocajve, ku është evidentuar mungesë energjie elektrike. Niveli i lumit Drin vijon të jetë në ulje, ndërsa lumi Mat ka shënuar rritje për shkak të shkarkimeve nga HEC-et Shkopet dhe Qafë Mollë. Nuk raportohen probleme në akset rrugore.

Në qarqet Gjirokastër dhe Dibër po punohet për pastrimin e disa akseve rrugore, ku janë shënuar rrëshqitje dherash, si dhe për largimin e ujit nga disa objekte.

Në qarqet Berat dhe Elbasan, rritja e prurjeve të lumenjve Osum dhe Devoll ka sjellë përmbytje të sipërfaqeve bujqësore. Situata vijon të monitorohet në mënyrë të vazhdueshme nga strukturat përgjegjëse.

Në terren janë të angazhuar efektivë të Forcave të Armatosura, të cilët, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Ministrisë së Mbrojtjes, po asistojnë në transportimin e banorëve, shpërndarjen e ndihmave dhe mbështetjen e operacioneve emergjente, sipas nevojave të autoriteteve vendore.

U bëjmë thirrje banorëve të zonave të prekura të kontaktojnë autoritetet vendore për çdo nevojë dhe të bashkëpunojnë me strukturat në terren për menaxhimin sa më efektiv të situatës./e.t

15:51 Përleshje mes tifozëve të Comos dhe Bolognas para ndeshjes së Serie A, hedhje shishesh dhe shkopinjsh nga ultrasit

Last Updated on 10/01/2026 by EL

Momente tensioni shpĂ«rthyen në Como nĂ« orĂ«t e para tĂ« pasdites, vetĂ«m disa minuta para ndeshjes midis ekipit tĂ« Fabregas dhe Bolognas (15:00). Dy autobusĂ« qĂ« transportonin tifozĂ«t miq mbĂ«rritĂ«n pranĂ« stadiumit ‘Sinigaglia’ dhe rastĂ«sisht kaluan njĂ« bar tĂ« frekuentuar nga tifozĂ«t e Comos.

Pas këtij momenti pasoi një konfrontim i shkurtër, i cili u përshkallëzua në hedhjen e shisheve, shkopinjve dhe shkëmbimin e fyerjeve. Ndërhyrja e shpejtë e forcave të rendit parandaloi pasoja më serioze, duke rivendosur qetësinë brenda pak minutash. Si masë paraprake, disa rrugë u mbyllën përkohësisht dhe autobusët që transportonin tifozë të Bolognas u larguan nën shoqërimin e policisë./e.t

15:46 Reshje rekord në Korçë, rreth 4 mijë hektarë tokë të përmbytura

Last Updated on 10/01/2026 by EL

Rajoni i Korçës ka regjistruar reshje shiu në nivele të pazakonta gjatë muajve të fundit. Sipas Shërbimit Meteorologjik të Ushtrisë, në dy episodet e fundit me reshje intensive, përkatësisht gjatë 3-4 ditëve në nëntor 2024 dhe më 7 janar 2025, në këtë rajon kanë rënë gjithsej 494 mm shi.

Kjo sasi përbën rreth 70 për qind të mesatares vjetore të reshjeve, e cila është rreth 700 mm, dhe ka rënë brenda vetëm 4-5 ditëve. Sipas të njëjtave burime, Korça është rajoni ku është regjistruar sasia më e madhe e reshjeve krahasuar me të gjitha rajonet e tjera të vendit.

Si pasojë e këtyre reshjeve intensive, në Fushën e Maliqit janë përmbytur rreth 4 mijë hektarë tokë bujqësore. Përmbytjet kanë ardhur pas çarjes së lumenjve Dunavec dhe Devoll, të cilët nuk kanë mundur të përballojnë prurjet e shtuara të ujërave.

Lumi Devoll është çarë dy herë gjatë kësaj periudhe, duke nxjerrë në pah amortizimin e argjinaturave dhe nevojën për ndërhyrje të menjëhershme. Specialistët theksojnë se situata kërkon urgjentisht investime për mbrojtjen lumore, përmes ndërtimit të argjinaturave me rrjet gabioni, si zgjidhje afatgjatë për parandalimin e përmbytjeve./e.t

15:31 Pse është Trump i interesuar për Groenlandën? Shikoni nga akulli arktik që po shkrin

Parashikimet sugjerojnĂ« se ngrohja globale mund tĂ« krijojĂ« njĂ« shkurtore nga Azia drejt AmerikĂ«s sĂ« Veriut, si dhe rrugĂ« tĂ« reja pĂ«r tregti, transport – dhe sulm.

Gaby Hinsliff*

Edhe njĂ« javĂ« tjetĂ«r, edhe njĂ« fenomen i çuditshĂ«m moti pĂ«r tĂ« cilin ndoshta s’keni dĂ«gjuar kurrĂ«. NĂ«se nuk Ă«shtĂ« “bomba e motit” me erĂ«ra dhe borĂ« ekstreme, pĂ«r tĂ« cilĂ«n Britania po pĂ«rgatitet ndĂ«rsa po shkruaj, janĂ« raportimet nĂ« Guardian pĂ«r drerĂ«t e Arktikut qĂ« po pĂ«rballen me problemin e kundĂ«rt: moti jashtĂ«zakonisht i ngrohtĂ« sjell mĂ« shumĂ« shi, i cili mĂ« pas ngrin dhe krijon njĂ« lloj bore qĂ« ata nuk e çajnĂ« dot lehtĂ« me thundrat pĂ«r tĂ« arritur ushqimin. NĂ« njĂ« habitat aq tĂ« ashpĂ«r sa Arktiku, ku mbijetesa varet nga pĂ«rshtatja e imĂ«t, edhe ndryshimet e vogla nĂ« modelet e motit kanĂ« pasoja qĂ« pĂ«rhapen pafundĂ«sisht – dhe jo vetĂ«m pĂ«r drerĂ«t.

Prej dekadash, politikanĂ«t kanĂ« paralajmĂ«ruar pĂ«r luftĂ«rat klimatike qĂ« po vijnĂ« – konflikte tĂ« nxitura nga thatĂ«sira, pĂ«rmbytje, zjarre dhe stuhi, qĂ« i detyrojnĂ« njerĂ«zit tĂ« lĂ«vizin ose i shtyjnĂ« nĂ« konkurrencĂ« me fqinjĂ«t pĂ«r burime natyrore gjithnjĂ« e mĂ« tĂ« pakta. PĂ«r kĂ«do qĂ« e ka imagjinuar kĂ«tĂ« skenar larg pragut tĂ« EvropĂ«s me klimĂ« tĂ« butĂ« – nĂ« shkretĂ«tira tĂ« goditura nga thatĂ«sira ose nĂ« ishuj tĂ« PaqĂ«sorit qĂ« po fundosen ngadalĂ« nĂ« det – bisedat kĂ«tĂ« javĂ« nga ShtĂ«pia e BardhĂ« pĂ«r marrjen e pronĂ«sisĂ« sĂ« GroenlandĂ«s janĂ« njĂ« zgjim i ashpĂ«r. Siç po u thotĂ« kujtdo qĂ« Ă«shtĂ« gati ta dĂ«gjojĂ« Admirali i ParĂ« i FlotĂ«s britanike, gjenerali Sir Gwyn Jenkins, shkrirja e veriut pĂ«r shkak tĂ« krizĂ«s klimatike ka kohĂ« qĂ« ka ndezur njĂ« garĂ« tĂ« egĂ«r nĂ« Arktikun qĂ« po shkrin, pĂ«r burime, territor dhe akses strategjikisht jetik drejt Atlantikut. PĂ«r tĂ« kuptuar se si kjo kĂ«rcĂ«non EvropĂ«n veriore, shikoni majĂ«n e globit, jo njĂ« hartĂ« tĂ« sheshtĂ«.

Deri nĂ« fillim tĂ« viteve 2040, parashikimet sugjerojnĂ« se ngrohja globale mund t’i ketĂ« bĂ«rĂ« ujĂ«rat e ngrira rreth polit tĂ« veriut – oqeanin qĂ« ndan RusinĂ« nga Kanadaja dhe Groenlanda – pothuajse pa akull gjatĂ« verĂ«s. Kjo hap potencialisht njĂ« shkurtore tĂ« re nga Azia drejt AmerikĂ«s sĂ« Veriut, jo rreth mesit tĂ« planetit, por mbi krye, duke krijuar rrugĂ« tĂ« reja pĂ«r tregti, transport, peshkim – dhe, mĂ« kĂ«rcĂ«nueshĂ«m, pĂ«r sulm.

Si pasojĂ«, nga nĂ«n akullin qĂ« po shkrin po del njĂ« teatĂ«r i ri konflikti, dhe Kina, Rusia dhe SHBA po pĂ«rfshihen gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« nĂ« njĂ« betejĂ« pĂ«r dominim. NdĂ«rkohĂ«, teksa temperaturat nĂ« rritje e kthejnĂ« veriun e largĂ«t nĂ« njĂ« shah tĂ« autokratĂ«ve, territore aq fatkeqe sa tĂ« jenĂ« pengesĂ« nĂ« kĂ«tĂ« rrugĂ« – nga Groenlanda te Kanadaja e deri te arkipelagu norvegjez i Svalbardit, prej kohĂ«sh i lakmuar nga Rusia – rrezikojnĂ« tĂ« shndĂ«rrohen nĂ« gurĂ« shahu.

Pothuajse po aq të rrezikshme për këto vende sa kërcënimet që zbardh shkrirja e polit janë, në njëfarë mënyre, edhe mundësitë. Pse, për dreq, SHBA mendon se i duhet të aneksojë Groenlandën mike për të mbrojtur këtë kufi kritik arktik? Në fund të fundit, trupat amerikane janë të stacionuara në këtë territor autonom danez që nga Lufta e Dytë Botërore, dhe Danimarka e ka bërë të qartë se janë më se të mirëpritur të sjellin edhe më shumë. E vetmja përfitim që vjen realisht vetëm me pronësinë, interesantërisht, janë të drejtat mbi pasuritë nëntokësore që mund të çlirohen teksa ky vend i ngrirë ngrohet.

Groenlanda Ă«shtĂ« njĂ« burim i rrallĂ« ende i pashfrytĂ«zuar jo vetĂ«m i naftĂ«s dhe gazit, por edhe i mineraleve tĂ« tokĂ«s sĂ« rrallĂ«, tĂ« pĂ«rdorura pĂ«r gjithçka, nga bateritĂ« e makinave elektrike te procesorĂ«t e qendrave tĂ« tĂ« dhĂ«nave – po aq jetike pĂ«r shpresat amerikane pĂ«r tĂ« fituar njĂ« garĂ« teknologjike me KinĂ«n sa ishin goma nga Malaja apo pambuku nga India pĂ«r ekonomitĂ« koloniale tĂ« dikurshme. Edhe pse shpesh Ă«shtĂ« gabim tĂ« kĂ«rkosh shumĂ« logjikĂ« nĂ« atĂ« qĂ« duket si çmenduri presidenciale, nĂ« orbitĂ«n e Trumpit nuk mungojnĂ« ideologĂ« dhe “tech bros” tĂ« aftĂ« t’ia lidhin tĂ« gjitha kĂ«to dhe t’ia shesin atij. Dhe, ndĂ«rsa nxjerrja minerare nĂ« Arktik mund tĂ« mos jetĂ« ekonomikisht e vlefshme pĂ«r shumĂ« vite, ankesat e Trumpit kĂ«tĂ« javĂ« se Groenlanda Ă«shtĂ« “plot me anije kineze dhe ruse kudo” sugjerojnĂ« se dikush e ka bindur se nuk mund t’i lĂ«rĂ« rivalĂ«t t’ia dalin pĂ«rpara nĂ« njĂ« mundĂ«si zhvillimi potencialisht shumĂ« tĂ« vlefshme – njĂ« koncept qĂ« çdo ish-magnat i pasurive tĂ« paluajtshme e kupton. NĂ« fund tĂ« fundit, nĂ« UkrainĂ« Trump kĂ«rkoi tĂ« drejta pĂ«r nxjerrjen e mineraleve tĂ« tokĂ«s sĂ« rrallĂ« nĂ« kĂ«mbim tĂ« garancive tĂ« sigurisĂ«, dhe nĂ« Gaza ai pĂ«rfytyroi ndĂ«rtimin e hoteleve mbi rrĂ«nojat e bombarduara: pse tĂ« mos nxirret njĂ« fitim i shpejtĂ« nga katastrofa mjedisore?

Dhe ndĂ«rsa pĂ«r britanikĂ«t e gjitha kjo duket si njĂ« epokĂ« e re perandorie, pĂ«r besnikĂ«t e MAGA-s ndoshta tingĂ«llon si jehonĂ« e njĂ« historie shumĂ« amerikane: ajo e kolonĂ«ve qĂ« bĂ«nĂ« pasurinĂ« duke ndjekur karvanĂ«t drejt perĂ«ndimit, duke shtyrĂ« kufijtĂ« e kombit pa pushim, duke marrĂ« tokat e popujve indigjenĂ« dhe duke u mbajtur fort pas tyre pĂ«rmes njĂ« pĂ«rzierjeje brutale tregtie dhe dhune. QĂ«llimi nuk Ă«shtĂ« tĂ« pushtohet Groenlanda, shpjegon sekretari amerikan i shtetit Marco Rubio, por ta blejnĂ«, ose tĂ« paktĂ«n tĂ« marrin me qira akses ekskluziv ushtarak. ËshtĂ« tregues i shpejtĂ«sisĂ« marramendĂ«se me tĂ« cilĂ«n Ă«shtĂ« shembur marrĂ«dhĂ«nia e SHBA me aleatĂ«t e saj tĂ« dikurshĂ«m – nĂ« pak mĂ« shumĂ« se njĂ« vit – qĂ« kjo tĂ« synojĂ« tĂ« jetĂ« qetĂ«suese: hej miq, thjesht duam t’ju shfrytĂ«zojmĂ«, jo t’ju vrasim!

Duke pasur parasysh vĂ«mendjen famĂ«keqĂ«sisht tĂ« shkurtĂ«r tĂ« presidentit, Ă«shtĂ« e vĂ«shtirĂ« tĂ« dihet çfarĂ« fati e pret GroenlandĂ«n. Ndoshta ai thjesht do tĂ« mĂ«rzitet dhe do tĂ« kalojĂ« te diçka tjetĂ«r, sidomos pasi tĂ« kenĂ« mbaruar zgjedhjet afatmesme dhe tĂ« ketĂ« mĂ« pak nevojĂ« pĂ«r dramĂ« jashtĂ« vendit pĂ«r tĂ« shpĂ«rqendruar nga dĂ«shtimet brenda. Ose ndoshta ShtĂ«pia e BardhĂ« do tĂ« huazojĂ« nga manuali i Putinit, duke shfrytĂ«zuar dĂ«shirĂ«n e groenlandezĂ«ve pĂ«r pavarĂ«si nga Danimarka pĂ«r tĂ« nxitur njĂ« lloj trazire tĂ« brendshme qĂ« sot ndizet lehtĂ«sisht nĂ« epokĂ«n e rrjeteve sociale – pĂ«rpara se SHBA tĂ« shfaqet si shpĂ«timtarja dashamirĂ«se qĂ« hyn nĂ« skenĂ« pĂ«r t’i mbajtur tĂ« sigurt dhe pĂ«r t’i bĂ«rĂ« tĂ« pasur.

Por sidoqoftë, më mirë të mësohemi me idenë se ky është fillimi, jo fundi, i konflikteve që mund të vijnë teksa ngrohja globale ridizenjon hartat tona, shthur aleanca të vjetra dhe krijon rivalitete të reja vdekjeprurëse për tokë, ujë dhe burime natyrore.

Sigurisht qĂ« do tĂ« jetĂ« mĂ« keq pĂ«r ata qĂ« tashmĂ« jetojnĂ« nĂ« kufijtĂ« e qĂ«ndrueshmĂ«risĂ« – nĂ« shkretĂ«tira tepĂ«r tĂ« thata pĂ«r tĂ« rritur çfarĂ«do gjĂ«je, ose nĂ« qytete bregdetare qĂ« tashmĂ« po luftojnĂ« me rritjen e nivelit tĂ« detit, ose nĂ« vende shumĂ« tĂ« varfra pĂ«r t’u mbrojtur nga stuhitĂ« gjithnjĂ« e mĂ« tĂ« dhunshme – sesa pĂ«r EvropĂ«n tonĂ« me fat e klimĂ« tĂ« butĂ«. Dhe sigurisht qĂ« kĂ«to rreziqe mund tĂ« menaxhoheshin mĂ« mirĂ« nga qeveri bashkĂ«punuese qĂ« e trajtojnĂ« shkrirjen e veriut si njĂ« sfidĂ« kolektive pĂ«r njerĂ«zimin, jo si njĂ« garĂ« vdekjeprurĂ«se pĂ«r avantazh kombĂ«tar.

Por nĂ« javĂ«n kur Trump njoftoi se SHBA do tĂ« tĂ«rhiqej nga njĂ« sĂ«rĂ« nismash ndĂ«rkombĂ«tare pĂ«r klimĂ«n, kjo qartazi nuk Ă«shtĂ« bota ku jetojmĂ«. KĂ«shtu qĂ«, nĂ«se asgjĂ« tjetĂ«r, le tĂ« shĂ«rbejĂ« Groenlanda e pĂ«rballur me kaq shumĂ« presion si njĂ« kujtesĂ« se kriza klimatike do tĂ« ketĂ« pasoja gjeopolitike qĂ« ende mezi kemi filluar t’i kuptojmĂ« – dhe se çfarĂ«do qĂ« ende mund tĂ« bĂ«jmĂ« pĂ«r tĂ« frenuar rritjen e temperaturave ose pĂ«r tĂ« zbutur pasojat e tyre ka rĂ«ndĂ«si. Madje, ose ndoshta sidomos, nĂ«se ende nuk mund ta zhbĂ«jmĂ« dĂ«min qĂ« tashmĂ« Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« me kaq vullnet.

Gaby Hinsliff është kolumniste e Guardian-it/ Përgatiti për botim: L.Veizi

15:30 Në kërkim ndërkombëtar/ Ekstradohet nga Gjermania 51-vjeçari i dënuar me 6 vite burg

Interpol Tirana ka ekstraduar nga Gjermania një 51-vjeçar të shpallur në këkrim ndërkombëtar.

ËshtĂ« ekstraduar shtetasi S. N. I cili Ă«shtĂ« dĂ«nuar me 6 vite burg nga Gjykata e TiranĂ«s.

Ndaj tij rĂ«ndojnĂ« akuzat pĂ«r Ndihma pĂ«r kalim tĂ« paligjshĂ«m tĂ« kufijve” dhe “Largimi i tĂ« burgosurit nga vendi i qĂ«ndrimit”.
Njoftimi i Interpol

Interpol Tirana

Ekstradohet nga Gjermania një shtetas i dënuar me 6 vite burgim.

Si rezultat i koordinimit tĂ« veprimeve operacionale ndĂ«rmjet specialistĂ«ve tĂ« DrejtorisĂ« sĂ« Interpol TiranĂ«s dhe Interpol Wiesbaden/Gjermani, nĂ« vijim tĂ« operacionit ndĂ«rkombĂ«tar tĂ« koduar “The Ëanted”, u finalizua ekstradimi nga Gjermania drejt vendit tonĂ« i shtetasit shqiptar Sokol Ndreka, 51 vjeç.

Ky shtetas ishte i shpallur nĂ« kĂ«rkim ndĂ«rkombĂ«tar, pasi Gjykata e ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« e Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m TiranĂ«, nĂ« vitin 2024, e ka dĂ«nuar me 6 vite burgim pĂ«r veprat penale “Ndihma pĂ«r kalim tĂ« paligjshĂ«m tĂ« kufijve” dhe “Largimi i tĂ« burgosurit nga vendi i qĂ«ndrimit”.

Përmbledhje e ngjarjes:

MĂ« datĂ« 31.10.2022, nĂ« rrugĂ«n dytĂ«sore Tiranë–DurrĂ«s, janĂ« kapur nĂ« njĂ« automjet 15 shtetas tĂ« huaj (emigrantĂ« tĂ« paligjshĂ«m).

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi Sokol Ndreka ishte i përfshirë në aktivitetin e paligjshëm të trafikimit të emigrantëve.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Wiesbaden/Gjermani, u bë i mundur arrestimi i tij në Gjermani, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë./kb

Rreziku nga pĂ«rmbytjet nuk ka ikur, priten pĂ«rsĂ«ri reshje nĂ« vend –

✇27.al
By: 27

Rreziku nga përmbytjet nuk ka ikur, pavarësisht se ka një reduktim të intensitetit të reshjeve. Sipas parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave, në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dheut. Në zonat urbane në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

Sipas llogaritjeve hidrologjike të IGJEO-s, si rezultat i reshjeve të rëna me intensitet të lartë, jo vetëm këtë të shtunë por edhe të dielën, pritet një rritje e prurjeve dhe niveleve në të gjithë lumenjtë. Rrezik të shtuar për përmbytje lokale, në vazhdim të ditës së shtunë dhe të diel, do të kenë lumenjtë Ishëm, Erzen, Mat dhe lumi Vjosa. Në lumenjtë Drin, Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të ketë rritje të prurjeve dhe niveleve dhe rrezik të shtimit të sipërfaqeve të përmbytura në zonën e Nënshkodrës.

Sipas IGJEO-s, pasditën e së shtunës dhe të dielën, më 11 janar, priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër dhe Elbasan, ndërsa në qarqet e tjera priten reshje mesatare. Reshjet priten të shoqërohen me shtrëngata. Në Veri, Lindje dhe Juglindje, në lartësitë mbi 600 m nga niveli i detit, reshjet do të jenë në formë dëbore.

Zonat malore do të jenë në vlera negative, 0 deri -2°C, ndërsa vlerat maksimale do të shënohen në bregdet, duke u ngjitur deri në 10 gradë Celsius. Temperaturat e ulta pritet të sjellin probleme nga ngricat dhe të krijojnë vështirësi në transportin rrugor.

Kupa e ShqipĂ«risĂ«/ Dinamo dhe Partizani fitojnĂ« bindshĂ«m, Tare i sjell triumfin TiranĂ«s –

✇27.al
By: 27

Kanë përfunduar 4 ndeshjet e para të vlefshme për raundin e 1/8-ave të Kupës së Shqipërisë. Në duelet e ditës së shtunë, u shënua një total prej 14 golash.

Dinamo fitoi 3-0 pĂ«rballĂ« BesĂ«s nĂ« “ArenĂ«n KombĂ«tare” tĂ« kryeqytetit alĂ« golave tĂ« BerishĂ«s nĂ« pjesĂ«n e parĂ« dhe mĂ« pas nĂ« 10 minutat e fundit saktĂ«sisht nĂ« tĂ« ‘80-n dhe ’90-n minutĂ«, Bregu dhe Hekurani vulosin suksesin me dy gola tĂ« tjerĂ«.

Me po tĂ« njĂ«jtin rezultat ka fituar Partizani i Oltijon KĂ«rnajĂ«s nĂ« “ArenĂ«n e Demave”, 3-0 kundĂ«r skuadrĂ«s sĂ« Burrelit. Human dhe Kontreras shĂ«nojnĂ« nĂ« 45 minutat e para ndĂ«rkohĂ« qĂ« pĂ«r golin e tretĂ« mendon Skuka nĂ« minutĂ«n e 85-tĂ«.

Bylis fitoi 3-2 ndaj ekipit të Laçit, në një ndeshje tepër emocionuese. 90 minutat e rregullta përfunduan 2-2, ndërsa ballshiotëve iu desh shtesa për golin e fitores.

Në ndeshjen tjetër, Tirana rigjen fitoren, këtë herë nëkupë, pasi mundi në shtesë korçarët e Skëndërbeut me shifrat 2-1. Mysloviç zhbllokoi ndeshjen në fundin e pjesës së parë ndërkjohë që në fund të takimit Janaqi barazoi për 1-1 duke e çuar në shtesë ndeshjen. Dhe në këtë pjesë të fundit është Etien Tare që në minutën e 16-të shënon dhe i jep fitoren bardhebluve.

Propaganda me buzëqeshje e Ramës dhe banorët e përmbytur në realitet

✇27.al
By: 27

Teksa ShqipĂ«ria po pĂ«rjeton ditĂ«n e katĂ«rt radhazi me reshje intensive, pĂ«rmbytje dhe bllokime infrastrukturore nga jugu nĂ« veri, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur tĂ« publikojĂ« pamje simbolike nga puna e borĂ«pastrueseve dhe njĂ« mesazh urimi pĂ«r “fundjavĂ« tĂ« mbarĂ«â€. Ky komunikim optimist ka nxitur reagime dhe kritika, nĂ« njĂ« kohĂ« kur mijĂ«ra qytetarĂ« janĂ« pĂ«rballur me evakuime, humbje ekonomike dhe mungesĂ« shĂ«rbimesh bazĂ«.

NdĂ«rsa qeveria kĂ«mbĂ«ngul se situata Ă«shtĂ« “nĂ«n kontroll”, realiteti nĂ« terren tregon njĂ« panoramĂ« krejt tjetĂ«r. NjerĂ«z qĂ« ‘notojnë’ Bbrenda shtĂ«pive tĂ« tyre nga  permbytjet, rrugĂ« tĂ« shkatĂ«rruara vetĂ«m pak muaj pas pĂ«rurimit me dajre e daulle nga Rama dhe Balluku,  zona tĂ« izoluara  dhe mungesĂ« e energjisĂ« elektrike. Dhe pĂ«rballĂ« kĂ«sa panorame Rama i uron njerezit pĂ«r njĂ« fund javĂ« tĂ« mbarĂ«, pa marrĂ« pĂ«rsipĂ«r asnjĂ« pĂ«rgjegjesi pĂ«r pĂ«rmbytjen e ShqipĂ«risĂ« nga KukĂ«si nĂ« GjirokastĂ«r.

 

The post Propaganda me buzëqeshje e Ramës dhe banorët e përmbytur në realitet appeared first on 27.

ZemĂ«rimi popullor do tĂ« bjerĂ« mbi RamĂ«n –

✇27.al
By: 27

Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur që në datën 24 janar do të mbahet protesta e radhës kombëtare. Protesta kombëtare e thirrur nga Partia Demokratike pritet të zhvillohet si pjesë e aksionit opozitar, me qëllim kundërshtimin e qeverisë dhe denoncimin e situatës politike në vend.

Pak mĂ« herĂ«t, Kryedemokrati, Sali Berish theksoi gjatĂ« fjalĂ«s sĂ« tij nĂ« mbledhje se e vetmja mĂ«nyrĂ« pĂ«r rrĂ«zuar qeverinĂ« e Edi RamĂ«s janĂ« protestat e vazhdueshme. Berisha theksoi se do tĂ« tregoheshin “naivĂ«â€ nĂ«se do tĂ« prisnin qĂ« kryeministri do tĂ« largohet nga ndĂ«rhyrja amerikane, duke shtuat se tĂ« vetmĂ«t qĂ« mund t’i tregojnĂ« vendin e duhur janĂ« qytetarĂ«t shqiptarĂ«.

Më tej, Berisha u shpreh se alternativat e tjera janë iluzive dhe se qytetarët shqiptarë duhet të jenë në vijën e parë të reagimit kundër pushtetit, ndërsa vlerësoi si pozitive zhvillimet ndërkombëtare dhe qëndrimet kritike ndaj qeverisjes së Edi Ramës.

Sali Berisha:Opozita ka vetëm protesta të llojeve nga më të ndryshmet. Pra, mesazhi ynë për narkoshtetin është: ik një minutë e më parë. Zemërimi popullor është i jashtëzakonshëm, i papërmbajtur. Dhe ne jemi të vendosur të shkojmë gjer në fund largimin e kësaj organizate kriminale që siç e patë ju dhe nga intervista e fundit e Arben Ahmetaj, që në 5 dosje nxori rreth 12 miliardë euro të amnistuar, të vjedhura nga qeveritarët, nga Edi Rama dhe anturazhi i tij dhe të amnistuara nga SPAK-u i partisë.

Pyetje: Zoti Berisha, a keni ju njĂ« thirrje ndaj protestuesve dhe nĂ« njĂ« formĂ« ose nĂ« njĂ« tjetĂ«r, pritet qĂ« 24 janari t’i ngjajĂ« 21 janarit?

Sali Berisha:21 janari është vepër e Edi Ramës, e burracakut dhe frikacakut Edi Ramës. Sali Berisha nuk merr pushtet me dhunë. E ka deklaruar këtë me datën 12 dhjetor të vitit 1990. Konseguent në këtë linjë, ai e ka provuar. Natyrisht, Edi Rama po shkon drejt grahmave të fundit. Edi Rama është i pashpresë. Dhe zemërimi popullor do të bjerë mbi të.

Shteti nuk po funksionon pĂ«r shumicĂ«n e familjeve shqiptare –

✇27.al
By: 27

Jorida Tabaku, deputete e Partisë Demokratike, ka vizituar një familje në zonën e Yzberishtit në Tiranë, vetëm pak minuta larg qendrës së kryeqytetit, duke sjellë në vëmendje realitetin e vështirë social dhe ekonomik me të cilin përballen mijëra familje shqiptare.

GjatĂ« vizitĂ«s, Tabaku u njoh nga afĂ«r me situatĂ«n e njĂ« familjeje me 8 fĂ«mijĂ«, ku ndihma ekonomike Ă«shtĂ« ndĂ«rprerĂ« dhe vetĂ«m njĂ« anĂ«tar i familjes Ă«shtĂ« i punĂ«suar. Sipas saj, ky rast nuk Ă«shtĂ« pĂ«rjashtim, por pĂ«rfaqĂ«son atĂ« qĂ« ajo e cilĂ«soi si “ShqipĂ«ria e shumicĂ«s”.

“Kjo Ă«shtĂ« ShqipĂ«ria reale, jo ajo e propagandĂ«s, e tenderave dhe e koncesioneve milionĂ«she. ËshtĂ« ShqipĂ«ria e familjeve qĂ« jetojnĂ« me vĂ«shtirĂ«si dhe qĂ« nuk mbrohen nga sistemi,” – u shpreh deputetja e PD-sĂ«.

Tabaku theksoi se ndihma ekonomike, në formën aktuale, është kthyer në një lëmoshë që nuk përballon rritjen e çmimeve dhe nuk garanton një jetë me dinjitet. Ajo nënvizoi se sistemi social dhe ekonomik nuk po funksionon për shumicën e qytetarëve, por është ndërtuar për të favorizuar pakicën, ndërsa familjet në nevojë lihen pas dore.

Sipas Tabakut, varfëria nuk është thjesht pasojë e rrethanave, por rezultat i një modeli të gabuar qeverisjeje, që nuk vendos në qendër familjen, punën dhe dinjitetin njerëzor.

Deputetja e PartisĂ« Demokratike riafirmoi angazhimin e saj pĂ«r tĂ« qenĂ« pranĂ« qytetarĂ«ve dhe pĂ«r tĂ« punuar çdo ditĂ« pĂ«r politika qĂ« mbĂ«shtesin familjet shqiptare, pavarĂ«sisht nĂ«se ato jetojnĂ« nĂ« qendĂ«r tĂ« TiranĂ«s apo nĂ« zonat pĂ«rreth. “NjĂ« shtet serioz matet nga mĂ«nyra se si trajton shumicĂ«n e tij, jo privilegjet e pakicĂ«s,” – theksoi ajo.

Reagimi i plotë:

E nisëm ditën me Marjon dhe Fredin në këtë familje, vetëm një kilometër larg qendrës së Tiranës.
Kjo familje është pasqyra më e qartë e realitetit që ka krijuar qeveria socialiste për familjet shqiptare.

Një familje me 8 fëmijë, me ndihmë ekonomike të ndërprerë, me vetëm një person të punësuar.
Kjo është Shqipëria e shumicës.

Shqipëria e shumicës nuk është ajo e tenderave dhe koncesioneve, as ajo e taksave 50 milionë euro dhe korrupsionit.
Kjo është mënyra se si jeton pjesa më e madhe e familjeve shqiptare, që kanë nevojë për ndihmë ekonomike.

Një ndihmë ekonomike që është kthyer në lëmoshë.
Një ndihmë që nuk është rritur prej vitesh, që nuk përballon rritjen e çmimeve dhe që e bën të pamundur një jetë me dinjitet.

Ky sistem ka prodhuar këto pasoja: varfëri.
Dhe është një fatkeqësi që sot varfëria është kthyer në temë të ditës.

Shpresoj shumë që ky realitet i trishtë të ndryshojë sa më shpejt.
Ne do të bëjmë të pamundurën. Do të punojmë çdo ditë për një arsye kryesore:
familjen shqiptare, dinjitetin, punën dhe mbi të gjitha jetesën me dinjitet për çdo familje shqiptare,
qoftë ato në qendër të Tiranës, qoftë ato vetëm pak kilometra më larg.

PĂ«rgjigje pĂ«r hajdutin e Kristaqit –

✇27.al
By: 27

Deputeti Klevis Balliu ka reaguar në një postim publik, duke akuzuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama se përmbytjet nuk janë pasojë e shiut, por e korrupsionit, vjedhjeve dhe ndërtimeve pa kriter që kanë bllokuar kanalet kulluese.

Balliu kĂ«rkon llogari pĂ«r rrugĂ«t me kosto shumĂ« tĂ« lartĂ« qĂ« dĂ«mtohen pas reshjeve tĂ« pakta, duke pĂ«rmendur QukĂ«s–QafĂ« Plloçë, Korçë–ErsekĂ«, UnazĂ«n e Burrelit dhe rrugĂ«n e Tunelit tĂ« LlogarasĂ«.

Në fund, ai dënon sulmet personale ndaj familjes së tij, duke theksuar se debati politik duhet të përqendrohet te përgjegjësia ndaj qytetarëve dhe jo te fyerjet.

MM: Situatë e rënduar nga reshjet në disa qarqe

TIRANË, 10 janar /ATSH/ Ministria e Mbrojtjes njoftoi sot se reshjet intensive tĂ« shiut gjatĂ« orĂ«ve tĂ« fundit kanĂ« krijuar problematika nĂ« disa qarqe tĂ« vendit, pĂ«rfshirĂ« rritje tĂ« prurjeve nĂ« lumenj, pĂ«rmbytje tĂ« tokave bujqĂ«sore, rrĂ«shqitje dherash dhe vĂ«shtirĂ«si nĂ« qarkullimin rrugor.

Situata paraqitet më e rënduar në Shkodër, Durrës, Lezhë, Gjirokastër, Dibër dhe Berat, ndërsa në qarqet e tjera problemet janë të kufizuara ose situata është e qëndrueshme.

Në Qarkun Shkodër, rritja e niveleve të lumenjve Drin, Kir dhe Bunë ka sjellë përmbytje në njësitë administrative Ana e Malit dhe Dajç. Strukturat e bashkisë dhe të emergjencave civile ndodhen në terren dhe monitorojnë vazhdimisht situatën, ndërsa hidrovoret punojnë me kapacitet të plotë dhe nivelet e ujit mbeten nën kuotat kritike.

Në Qarkun Durrës janë verifikuar 5 477 banesa, nga të cilat 1 711 kanë pësuar dëme. Janë evakuuar 851 persona, kryesisht në zonat Sukth dhe Katund i Ri, ku rreth 2 000 hektarë tokë bujqësore janë nën prezencë uji. Në Lezhë, niveli i ujit në tokat bujqësore ka shënuar rënie, por disa banesa vijojnë të jenë të prekura. Lumi Drin është në ulje, ndërsa lumi Mat ka shënuar rritje për shkak të shkarkimeve nga HEC-et Shkopet dhe Qafë-Mollë.

Në qarqet Gjirokastër dhe Dibër po punohet për pastrimin e akseve rrugore dhe largimin e ujit nga disa objekte, ndërsa në qarqet Berat dhe Elbasan rritja e prurjeve të lumenjve Osum dhe Devoll ka sjellë përmbytje të tokave bujqësore.

Në terren janë angazhuar efektivë të Forcave të Armatosura, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Ministrisë së Mbrojtjes, të cilët asistojnë në transportimin e banorëve, shpërndarjen e ndihmave dhe mbështetjen e operacioneve emergjente sipas nevojave.

Ministria u bën thirrje banorëve të zonave të prekura të kontaktojnë autoritetet vendore për çdo nevojë dhe të bashkëpunojnë me strukturat në terren për menaxhimin sa më efektiv të situatës.

/e.xh/r.e/

The post MM: Situatë e rënduar nga reshjet në disa qarqe appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌