❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Hakëruan SPAK, dërgohen për gjykim ish-drejtori i Burgjeve dhe dy të tjerë

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim tre persona. Bëhet fjalë për ish-drejtorin e Burgjeve Agim Ismaili dhe dy zyrtarët Arnold Rrokaj, Zambak Gjoni. Ata akuzohen se kanë hyrë në mënyrë të paautorizuar në sistemet e SPAK dhe kanë përgjuar e shpërndarë materiale hetimore konfidenciale te persona të tretë.

Sipas SPAK, Arnold Rrokaj ka qenë personi që ka siguruar aksesin e paligjshëm në të dhënat hetimore, ndërsa Zambak Gjoni dhe Agim Ismaili kanë ndihmuar në përhapjen e tyre. Rrokaj dhe Gjoni janë arrestuar menjëherë pas zbulimit të rastit, duke parandaluar shpërndarjen e mëtejshme të materialeve, ndërsa Ismaili hetohet në gjendje të lirë.

Të tre akuzohen për vepra penale që lidhen me krimin kompjuterik dhe veprimtarinë e grupit të strukturuar kriminal. SPAK thekson se hetimet zbuluan përpjekje të qëllimshme për të thelluar përgjimin e paligjshëm të sistemeve të Prokurorisë së Posaçme.

Njoftimi i SPAK

SPAK dërgon për gjykim procedimin lidhur me hakerimin e Prokurorisë së Posaçme Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr.277/1/1 datë 02.07.2025 në ngarkim të të pandehurve:

Arnold Rrokaj i hetuar me masĂ«n e sigurimit “Arrest nĂ« burg” dhe i akuzuar pĂ«r veprat penale “Hyrja e paautorizuar kompjuterike”, paragrafi i dytĂ« dhe “PĂ«rgjimi i paligjshĂ«m i tĂ« dhĂ«nave kompjuterike”, paragrafi i dytĂ«, tĂ« kryer nĂ« formĂ«n e posaçme tĂ« bashkĂ«punimit atĂ« grupit tĂ« strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, tĂ« parashikuara nga nenet 192/b paragrafi 2, 293/a paragrafi 2, 28/4, 333/a dhe 334 tĂ« Kodit Penal;

Zambak Gjoni i hetuar me masĂ«n e sigurimit “Arrest nĂ« burg” dhe i akuzuar pĂ«r veprat penale “PĂ«rgjimi i paligjshĂ«m i tĂ« dhĂ«nave kompjuterike”, paragrafi i dytĂ«, tĂ« kryer nĂ« formĂ«n e posaçme tĂ« bashkĂ«punimit, atĂ« tĂ« grupit tĂ« strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, tĂ« parashikuara nga nenet 293/a paragrafi 2, 28/4, 333/a dhe 334 tĂ« Kodit Penal;

Agim Ismaili i hetuar nĂ« gjendje tĂ« lirĂ« dhe i akuzuar pĂ«r veprat penale “PĂ«rgjimi i paligjshĂ«m i tĂ« dhĂ«nave kompjuterike”, paragrafi i dytĂ«, tĂ« kryer nĂ« formĂ«n e posaçme tĂ« bashkĂ«punimit, atĂ« tĂ« grupit tĂ« strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, tĂ« parashikuara nga nenet 293/a paragrafi 2, 28/4, 333/a dhe 334 tĂ« Kodit Penal;

I pandehuri Arnold Rrokaj, aksesoi në mënyrë të paautorizuar materiale hetimore të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, një pjesë e të cilave u dërguan në mënyrë të paligjshme tek të pandehurit, Zambak Gjoni dhe Agim Ismaili, të cilët i shperndajnë ato më pas tek persona të tretë.

Shtetasit Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj u identifikuan në një kohë të shpejtë (brenda 24 orësh) dhe u arrestuan menjëherë duke parandaluar kështu dhe shpërndarjen e mëtejshme të materialeve hetimore.

Si rezultat i veprimeve te shumta hetimore dhe analizimit te tyre, akuzat u zgjeruan dhe për veprën penale të përgjimit të paligjshëm të të dhënave kompjuterike në ngarkim të shtetasit, Agim Ismaili, i cili pasi u njoh me përmbajtjen e këtyre të dhënave, i shpërndau ato më tej, por edhe kërkoi në mënyrë të vetëdijshme thellimin e përgjimit të paligjshëm të sistemeve të Prokurorisë së Posaçme, duke kërkuar gjetjen e të dhënave për persona të ndryshëm.

Ulen tensionet mes SHBA dhe Kolumbisë, Petro lajmëron takim me Trump më 3 shkurt

Presidenti kolumbian Gustavo Petro konfirmoi të mërkurën se do të takohet me Presidentin e SHBA-së Donald Trump më 3 shkurt në Amerikë, duke sinjalizuar një ulje të tensioneve në marrëdhëniet midis dy vendeve.

“Do tĂ« jetĂ« mĂ« 3 shkurt. Do tĂ« shohim rezultatet e kĂ«tij takimi”, tha presidenti social demokrat gjatĂ« njĂ« mbledhjeje tĂ« kabinetit tĂ« transmetuar nĂ« televizion.

Njoftimi pĂ«r takimin vjen nĂ« njĂ« kohĂ« kur marrĂ«dhĂ«niet midis Uashingtonit dhe BogotĂ«s janĂ« vĂ«nĂ« nĂ« tension nga mosmarrĂ«veshjet politike dhe diplomatike, me takimin e ardhshĂ«m qĂ« shihet si njĂ« shenjĂ« e gatishmĂ«risĂ« pĂ«r t’u riangazhuar nĂ« dialog nĂ« nivelin mĂ« tĂ« lartĂ«.

Detajet mbi axhendën e bisedimeve nuk janë publikuar ende, por takimi Petro-Trump pritet të përqendrohet në çështjet e bashkëpunimit dypalësh, sigurisë rajonale dhe politikës së migracionit, brenda një kuadri më të gjerë të ripërcaktimit të marrëdhënieve midis dy vendeve.

14:00 “Vendim i lidhur me qeverisjen e vendit”/ Muçollari, reagim pĂ«r pezullimin e vizave nga SHBA-ja

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, ka reaguar pas vendimit të SHBA-së për të pezulluar procesin e dhënies së vizave ndaj Shqipërisë.

Në reagimin e Muçollarit në rrjete sociale, shprehet se ky vendim lidhet drejtpërdrejt me mënyrën se si qeveriset vendi. Ai thekson se emigrimi masiv dhe shpopullimi janë pasojë direkte e keqqeverisjes dhe korrupsionit.

Reagimi i Grigels Muçollarit:

Kufizimi i vizave amerikane për shtetasit shqiptarë nuk është një veprim i rastësishëm dhe as një problem thjesht diplomatik. Ai lidhet drejtpërdrejt me mënyrën se si qeveriset vendi. Korrupsioni i përhapur, kapja e institucioneve dhe mungesa e sundimit të ligjit kanë cenuar seriozisht besueshmërinë e Shqipërisë në sytë e partnerëve ndërkombëtarë.

Ky realitet prodhon një zinxhir pasojash. Keqqeverisja sjell varfëri, mungesë perspektive dhe pasiguri sociale. Në këto kushte, largimi masiv i qytetarëve nuk është zgjedhje, por domosdoshmëri. Shpopullimi i vendit është reagimi më i qartë ndaj një shteti që nuk u ofron qytetarëve të ardhme.

Emigrimi masiv dhe shpopullimi janë kështu pasojë direkte e të njëjtit shkak: keqqeverisjes dhe korrupsionit sistemik.

Fatura, sĂ« shpejti do t’i jepet kryeministrit pĂ«r ta paguar sepse kur SHBA tĂ« heq vizĂ«n, nĂ« thelb nuk ka pĂ«r qĂ«llim tĂ« ndĂ«shkojĂ« ShqipĂ«rinĂ«, por vjen si njĂ« reflektim i dĂ«shtimit tĂ« njĂ« modeli qeverisĂ«s qĂ« po e zbraz vendin nga njerĂ«zit e tij. /Kb

13:45 Kolonjë /Banorët e Taçit të Sipërm dhe Prodanit protestojnë kundër zaptimit të kullotave për panele fotovoltaike

Banorët e fshatrave Taç i Sipërm dhe Prodan në Kolonjë kanë protestuar ditën e sotme kundër zaptimit të kullotave të tyre. Ata pretendojnë se sipërfaqet kullosore u përkasin prej vitesh dy fshatrave dhe janë zaptuar nga një person i vetëm, i cili ka përfituar mbi 300 hektarë tokë.

Sipas banorëve, këto sipërfaqe pritet të përdoren për vendosjen e paneleve fotovoltaike, ndërsa kjo do të sillte pasoja të rënda për komunitetin, pasi burimi i vetëm i të ardhurave për familjet e zonës është blegtoria.

Një nga banorët shprehet se ka mbivendosje të hartave të pronësisë, duke u marrë edhe kullotat e përbashkëta të dy fshatrave.

“ZotĂ«ria qĂ« ka pronĂ«n ka bĂ«rĂ« njĂ« mbivendosje nĂ« hartĂ«n e kullotĂ«s sĂ« fshatit Taç i SipĂ«rm dhe Prodanit, duke marrĂ« komplet zallin e tĂ« dyja fshatrave. TĂ« dyja fshatrat merren vetĂ«m me blegtori. NĂ«se bĂ«hen kĂ«to panele, fshati ikĂ«n, sepse kullotat janĂ« tĂ« vetmet tĂ« ardhura pĂ«r familjet”, u shpreh banori.

Sipas banorëve, bëhet fjalë për një sipërfaqe që shkon deri në 340 hektarë, ndërsa punimet kanë nisur pa pasur lejet përkatëse.

“Ne jemi njohur me kĂ«tĂ« situatĂ« kur ata filluan punimet, duke bĂ«rĂ« fizibilitetin e tokĂ«s. TĂ« fillosh punimet pa pasur leje bashkie nuk e di si bĂ«het. A kanĂ« leje mjedisi kĂ«ta? Duhet tĂ« bĂ«het edhe studim arkeologjik, sepse nuk i dihet çfarĂ« ka zona poshtĂ«â€,thanĂ« ata.

Rreth 100 blegtorë nga të dyja fshatrat preken drejtpërdrejt nga kjo situatë. Banorët paralajmërojnë se humbja e kullotave do të sillte shpopullimin e zonës.

“Zona kĂ«tu merret vetĂ«m me blegtori, janĂ« tĂ« ardhurat kryesore. Do t’i shesim bagĂ«titĂ« dhe do tĂ« ikim. Ky Ă«shtĂ« shpopullim. AsnjĂ« njeri s’po e vĂ« ujin nĂ« zjarr”, shtoi njĂ« protestues.

Edhe kryeplaku i fshatit shprehet se prona është dhënë pa dëshmi ligjore dhe pa transparencë. Sipas tij, edhe juristë të institucioneve të kthimit të pronave kanë konstatuar parregullsi në dokumentacion.

“Jam banues dhe kryeplak i fshatit. Ne i kemi ndjekur procedurat ligjore nĂ« atĂ« kohĂ« dhe zotĂ«risĂ« iu dha prona pa asnjĂ« dĂ«shmitar. Kemi kĂ«rkuar matjen e sipĂ«rfaqes sĂ« pronĂ«s dhe askush nuk na e thotĂ«. Juristi i kthimit tĂ« pronave na tha se prona Ă«shtĂ« e juaja dhe ky gjyq hidhet poshtĂ« sepse mungojnĂ« dĂ«shmitarĂ«t. NĂ«se merret toka, ne mbetemi nĂ« rrugĂ«. FĂ«mijĂ«t na i pĂ«rzunĂ«, edhe dy pleqtĂ« qĂ« mbetĂ«n do tĂ« na i pĂ«rzĂ«nĂ«. Ku do tĂ« shkojmĂ«?”, tha kryeplaku.

Banorët u bëjnë thirrje institucioneve shtetërore dhe organeve ligjzbatuese që të ndërhyjnë urgjentisht dhe të rishikojnë dokumentacionin e pronësisë, duke kërkuar ndalimin e çdo punimi deri në sqarimin e plotë të situatës./Kb

13:30 Ambasadori i Holandës vizitë në SPAK/ Zhvillon takim me Klodjan Brahon

Ambasadori i Holandës në Shqipëri, Reinout Vos së bashku ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë në Prokurorinë e Posaçme.

Sipas informacioneve, ambasadori ka zhvilluar një takim me kreun e SPAK, Klodjan Brahon. Ambasadori Vos shoqërohej edhe nga disa përfaqësues të tjerë të ambasadës holandeze.

Braho mori në dhjetor detyrën e re si kreu i Prokurorisë së Posaçme, duke pasuar Altin Dumanin./kb

13:15 Pezullimi i vizave amerikane, konsulentja: Aplikantët mos të ndërmarrin asnjë veprim!

Lajmi se Departamenti Amerikan i Shtetit ka pezulluar shyrtimin e vizave pĂ«r 75 vende, pĂ«rfshirĂ« ShqipĂ«rinĂ« e KosovĂ«n, ngjalli njĂ« kaos nĂ« rrjetet sociale e njĂ« mori spekulimesh. Konsulentja Juliana Sokoli shpjegon pĂ«r programin “Aldo Morning Show” nĂ« Tv Klan se kategoritĂ« e vizave qĂ« kanĂ« pĂ«suar pezullim tĂ« pĂ«rkohshĂ«m janĂ« vizat e bashkimit familjar apo tĂ« punĂ«simit afatgjatĂ«. Vizat turistike nuk pĂ«rfshihen.

“Bashkimet familjare hyjnĂ« te vizat emigruese prandaj Ă«shtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme tĂ« kuptohet cilat janĂ« ato viza, sipas medias ndĂ«rkombĂ«tare, jemi akoma nĂ« kuadĂ«r tĂ« spekulimeve sa i pĂ«rket kĂ«saj mase qĂ« Shtetet e Bashkuara kanĂ« marrĂ«. Vizat e bashkimit familjar, vizat e punĂ«simit afatgjatĂ«, ato qĂ« tĂ« çojnĂ« nĂ« marrjen e njĂ« lejeje tĂ« pĂ«rhershme qĂ«ndrimi apo ‘green card’ siç jemi mĂ«suar ta themi, janĂ« kĂ«to lloj vizash tĂ« cilat mund tĂ« kenĂ« njĂ« pezullim tĂ« pĂ«rkohshĂ«m qĂ« Ă«shtĂ« pĂ«r t’u parĂ« pastaj cilat do tĂ« jenĂ« teknikalitetet, do tĂ« ketĂ« shtyrje, vonesa.”

Konsulentja thotĂ« se intervistat nuk cenohen. Edhe sipas njĂ« publikimi nĂ« faqen zyrtare tĂ« ambasadĂ«s amerikane, thuhet: “AplikantĂ«t pĂ«r vizĂ« emigruese qĂ« janĂ« shtetas tĂ« vendeve tĂ« prekura mund tĂ« dorĂ«zojnĂ« aplikimet pĂ«r vizĂ« dhe tĂ« marrin pjesĂ« nĂ« intervista, dhe Departamenti do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« caktojĂ« takime pĂ«r aplikantĂ«t, por asnjĂ« vizĂ« emigruese nuk do tĂ« lĂ«shohet pĂ«r kĂ«ta shtetas gjatĂ« kĂ«saj periudhe pezullimi.”

Sokoli këshillon që personat që kanë aplikuar të mos bëjnë asnjë veprim tjetër.

“TĂ« gjitĂ«h personat qĂ« kanĂ« aplikuar tĂ« mos ndĂ«rmarrin asnjĂ« veprim pĂ«rderisa nuk ka njĂ« njoftim zyrtar pĂ«r kĂ«tĂ« qĂ«llim. Çdo person qĂ« ka aplikuar pĂ«r njĂ« vizĂ« emigruese apo turistike, pavarĂ«sisht se vizat turistike nuk janĂ« tĂ« pĂ«rfshira nĂ« kĂ«tĂ« pezullim, duhet tĂ« presin njoftimin zyrtar nga autoritetet zyrtare pĂ«rkatĂ«se.”

Vendet e përfshira në listë janë: Afganistan, Shqipëri, Algjeri, Antigua dhe Barbuda, Armeni, Azerbajxhan, Bahamas, Bangladesh, Barbados, Bjellorusi, Belize, Butan, Bosnje dhe Hercegovinë, Brazil, Birmani, Kamboxhia, Kamerun, Kepi i Gjelbër, Kolumbi, Bregu i Fildishtë, Kubë, Republika Demokratike e Kongos, Dominikë, Egjipt, Eritre, Etiopi, Fixhi, Gambia, Gjeorgji, Ganë, Grenadë, Guatemalë, Guine, Haiti, Iran, Irak, Xhamajkë, Jordani, Kazakistan, Kosovë, Kuvajt, Republika e Kirgistanit, Laos, Liban, Liberi, Libi, Moldavi, Mongoli, Mali i Zi, Marok, Nepal, Nikaragua, Nigeri, Maqedoni e Veriut, Pakistan, Republika e Kongos, Rusi, Ruandë, Shën Kits dhe Nevis, Shën Luçia, Shën Vincent dhe Grenadinat, Senegal, Sierra Leone, Somali, Sudani i Jugut, Sudan, Siri, Tanzani, Tajlandë, Togo, Tunizi, Ugandë, Uruguai, Uzbekistan dhe Jemen.

“EmĂ«ruesi i pĂ«rbashkĂ«t i kĂ«tyre vendeve Ă«shtĂ« numri i lartĂ« i vizave emigruese, bashkimit familjar, viza punĂ«simi, viza tĂ« tjera se ka shumĂ« kategori”, thotĂ« Sokoli.

Veç vizave turistike, vizat studentore dhe afatshkurtra, sipas njoftimit, nuk preken nga ky pezullim./kb

13:00 Bukuria në gjërat e zakonshme: Pse kjo lëvizje japoneze e artizanatit ende ka rëndësi pas 100 vitesh

Me 10 janar 1926, Yanagi Sƍetsu dhe poçarĂ«t Hamada Shƍji dhe Kawai Kanjirƍ po bisedonin me entuziazĂ«m deri natĂ«n vonĂ« nĂ« njĂ« tempull nĂ« malin Kƍya, nĂ« prefekturĂ«n Wakayama tĂ« JaponisĂ«.

Ata po diskutonin se si tĂ« nderonin mĂ« mirĂ« bukurinĂ« e artizanateve tĂ« thjeshta, tĂ« pĂ«rditshme japoneze. Nga ajo bisedĂ« lindi njĂ« fjalĂ« e re, mingei, dhe njĂ« plan pĂ«r tĂ« themeluar Muzeun Japonez tĂ« Zanateve Popullore nĂ« Tokio. MĂ« vonĂ«, Yanagi do ta pĂ«rshkruante atĂ« qĂ« lindi atĂ« natĂ« si “njĂ« standard tĂ« ri bukurie”.

Një shekull më pas, idetë e Yanagit duken jashtëzakonisht aktuale. Mesazhi i tij ishte i thjeshtë: gjërat e bukura nuk kanë pse të jenë të rralla apo të shtrenjta, ato mund të jenë objekte të dizajnuara mirë që i përdorim çdo ditë.

Në një kohë mode të shpejtë, produktesh njëpërdorimshe dhe shqetësimesh në rritje për mbetjet, qasja e tij na kujton të mendojmë më me kujdes për objektet që zgjedhim të kemi rreth nesh.

Si lindi mingei

Yanagi (1889–1961) ishte kritik arti dhe koleksionist qĂ« besonte se bukuria nuk u pĂ«rket vetĂ«m artistĂ«ve tĂ« famshĂ«m apo veprave tĂ« rralla. Ai dhe miqtĂ« e tij tĂ«rhiqeshin nga objekte tĂ« punuara mirĂ« dhe funksionale: tasa, shporta, pĂ«lhura dhe vegla tĂ« krijuara pĂ«r pĂ«rdorim tĂ« pĂ«rditshĂ«m, jo pĂ«r ekspozim.

Image

Për Yanagin, këto gjëra të thjeshta formësonin ritmin e jetës së përditshme, por po kalonin pa u vënë re në një botë që po nxitonte drejt prodhimit masiv modern.

TĂ«rheqja vinte nga vĂ«zhgimi i kujdesshĂ«m. Yanagi e pĂ«rshkruante kĂ«tĂ« si “tĂ« shohĂ«sh me sytĂ« e tu pĂ«rpara se ta analizosh me mendje”. Ai admironte punĂ«n e artizanĂ«ve anonimĂ« qĂ« pĂ«rsĂ«risnin forma tĂ« njohura, duke i pĂ«rsosur ato pĂ«rmes praktikĂ«s sĂ« gjatĂ«.

Këta krijues nuk kërkonin famë; qëllimi i tyre ishte të krijonin objekte ku bukuria dhe funksioni ishin aq të balancuara sa nuk mund të ndaheshin.

Japonia e viteve 1920 po ndryshonte me shpejtësi. Mallrat e prodhuara në masë po zëvendësonin ato të punuara me dorë dhe shumë tradita lokale po zhdukeshin. Yanagi shqetësohej se ky ndryshim do të fshinte aftësi të çmuara dhe do të dobësonte lidhjen mes bukurisë dhe jetës së përditshme. Mingei synonte ta rikthente këtë lidhje në vëmendje.

Yanagi, Hamada dhe Kawai ranĂ« dakord se u duhej njĂ« fjalĂ« e re pĂ«r objektet qĂ« donin tĂ« vlerĂ«sonin. Nga minshuteki kƍgei, qĂ« do tĂ« thotĂ« “zanat i popullit”, ata krijuan termin mĂ« tĂ« shkurtĂ«r mingei. Ai pĂ«rshkruan objekte tĂ« bĂ«ra pĂ«r pĂ«rdorim, jo pĂ«r prestigj, dhe me dorĂ«, jo me makinĂ«. Sipas Yanagit, kĂ«to objekte ishin zemra e vĂ«rtetĂ« e artizanatit japonez.

NjĂ« vit pas bisedĂ«s nĂ« malin Kƍya, grupi mbajti ekspozitĂ«n e parĂ« tĂ« artizanateve popullore nĂ« Ginza. AsnjĂ« vepĂ«r nuk kishte firmĂ«. QĂ«llimi ishte tĂ« nxitej njĂ« mĂ«nyrĂ« e re shikimi ndaj objekteve modeste, duke treguar se gjĂ«rat e pĂ«rditshme kanĂ« vlerĂ« artistike kur i vĂ«zhgojmĂ« me kujdes.

Si ndikoi mingei në dizajnin japonez

Idetë e Yanagit ndikuan fuqishëm në artizanatin dhe dizajnin japonez gjatë shekullit XX, jo vetëm te artizanët, por edhe te dizajnerët.

I biri, Yanagi Sƍri, i zbatoi parimet e mingei-t nĂ« stolĂ«n e famshme Butterfly Stool tĂ« vitit 1954, e bĂ«rĂ« nga dy pjesĂ« tĂ« lakuara kompensate qĂ« takohen si krahĂ« fluture. E thjeshtĂ«, e balancuar dhe e lehtĂ«, kjo stolĂ« Ă«shtĂ« sot njĂ« ikonĂ« e dizajnit modern dhe tregon se si mingei mund tĂ« marrĂ« formĂ« nĂ« materiale dhe kontekste tĂ« reja.

Image

LĂ«vizja ndikoi edhe nĂ« punĂ«n e HamadĂ«s dhe Kawait, si dhe tĂ« shumĂ« krijuesve tĂ« tjerĂ«, pĂ«rfshirĂ« Tomimoto Kenkichi, Serizawa Keisuke, Munakata Shikƍ dhe anglezin Bernard Leach. Ata treguan se zanati tradicional, i praktikuar me kujdes dhe pĂ«rulĂ«si, mund tĂ« mbetet i gjallĂ« edhe nĂ« njĂ« botĂ« qĂ« ndryshon shpejt.

NjĂ« tjetĂ«r degĂ« e trashĂ«gimisĂ« sĂ« Yanagit u shfaq nĂ« vitet 1990 me seikatsu kƍgei, ose “artizanatet e jetĂ«s sĂ« pĂ«rditshme”. KĂ«ta krijues u kthyen te objektet e thjeshta dhe funksionale pĂ«r tĂ« rishikuar mĂ«nyrĂ«n se si jetojmĂ«. Pas shpĂ«rthimit tĂ« flluskĂ«s ekonomike tĂ« JaponisĂ« nĂ« vitet 1980, shumĂ« njerĂ«z nisĂ«n tĂ« vinin nĂ« dyshim zakonin e blerjes dhe hedhjes sĂ« vazhdueshme.

Pse idetë e Yanagit kanë rëndësi sot

Ndikimi i mingei-t vazhdon edhe në dizajnin bashkëkohor. Fukasawa Naoto, një nga dizajnerët më me ndikim në Japoni dhe drejtori aktual i Muzeut Japonez të Artizanateve Popullore, synon të krijojë objekte që funksionojnë aq natyrshëm sa duket sikur zhduken në jetën e përditshme.

Ai e quan kĂ«tĂ« dizajn “pa mendim”: gjĂ«ra qĂ« ndihen mirĂ« nĂ« dorĂ«, i shĂ«rbejnĂ« qĂ«llimit tĂ« tyre dhe nuk kĂ«rkojnĂ« vĂ«mendje. BashkĂ«punimi i tij i gjatĂ« me MUJI, i njohur pĂ«r produktet e thjeshta dhe minimale, tregon sa afĂ«r Ă«shtĂ« puna e tij me frymĂ«n e mingei-t.

Kjo mënyrë të menduari bie ndesh me mënyrën se si prodhohen shumë mallra sot. Kultura e blerjes së shpejtë dhe hedhjes së shpejtë i ka bërë njerëzit të ndihen të shkëputur nga procesi i krijimit, nga materialet dhe nga sendet që zotërojnë.

Image

Mingei ofron një alternativë. Ajo na fton të shikojmë me kujdes objektet që përdorim çdo ditë, formën, ndjesinë dhe qëllimin e tyre. Sugjeron që bukuria duhet të jetë pjesë e jetës së përditshme, jo një arratisje prej saj.

Image

Yanagi besonte se, nëse ndryshojmë mënyrën se si i shohim dhe i zgjedhim gjërat e zakonshme, mund të ndryshojmë edhe mënyrën se si jetojmë. Një shekull më vonë, thirrja e tij për të vlerësuar objekte të thjeshta dhe të punuara mirë mbetet një udhërrëfyes i qëndrueshëm në botën tonë të drejtuar nga fitimi dhe përdorimi i përkohshëm./KM

12:50 “ShqipĂ«ri-Itali, partneritet strategjik”/ Niko Peleshi takon Presidentin e Senatit Italian

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshhi në kuadër të vizitës zyrtare në Itali, ka zhvilluar një takim me Presidentin e Senatit të Republikës Italiane, Ignazio La Russa. Peleshi shoqërohej nga deputetët e Grupit Parlamentar të Miqësisë me Italinë.

Gjatë takimit u riafirmuan lidhjet historike dhe aktuale miqësore mes dy popujve, të cilat përbëjnë bazën e bashkëpunimit të sotëm mes parlamenteve, qeverive dhe institucioneve të të dy vendeve.

Kryeparlamentari  Peleshi nënvizoi se Shqipëria po ecën me shpejtësi drejt Bashkimi Europian, duke vlerësuar mbështetjen e fuqishme të Italisë dhe lobimin e saj me vendet e tjera anëtare të BE-së. Në takim u theksua gjithashtu rëndësia e bashkëpunimit ekonomik e tregtar, si dhe potencialet e reja për zgjerim në sektorë si teknologjia e informacionit dhe inteligjenca artificiale.

Nga ana e tij, Presidenti i Senatit, Ignazio La Russa, rikonfirmoi mbështetjen e Italisë për avancimin e shpejtë dhe anëtarësimin sa më parë të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ai theksoi se dy vendet janë aleate të ngushta në NATO dhe vlerësoi politikën e jashtme dhe të sigurisë së Shqipërisë, në mbrojtje të vlerave të lirisë, demokracisë dhe paqes.

Presidenti La Russa garantoi se Senati Italian do të vijojë të mbështesë dhe të nxisë Partneritetin Strategjik dhe bashkëpunimin gjithëpërfshirës dypalësh mes dy vendeve. Në fund të takimit, Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ftoi Presidentin e Senatit të Republikës Italiane, Ignazio La Russa, për një vizitë zyrtare në Shqipëri. /K.M

12:40 Përfaqësues të Ambasadës holandeze mbërrijnë në SPAK, takim me Klodian Brahon

Ambasadori i Holandës në Shqipëri, Reinout Vos së bashku me përfaqësues të tjerë të ambasadës kanë mbërritur sot në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK).

Diplomatët do të zhvillojnë një takim me kreun e Strukturës së Posaçme Klodian Braho.

Braho u zgjodh në krye të SPAK më 11 dhjetor 2025 duke pasur në këtë detyrë Altin Dumanin./K.M

12:30 SHBA nis fazën e dytë të planit të paqes në Gaza/ Krijohet një qeveri teknokratike

I dĂ«rguari amerikan, Steve Witkoff, ka njoftuar fillimin e fazĂ«s sĂ« dytĂ« tĂ« planit tĂ« Presidentit Donald Trump pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund luftĂ«s nĂ« Gaza, me njĂ« qeveri teknokratike palestineze tĂ« themeluar nĂ« territor. Sipas fazĂ«s sĂ« parĂ«, Hamasi dhe Izraeli ranĂ« dakord pĂ«r njĂ« armĂ«pushim nĂ« tetor, si dhe pĂ«r njĂ« shkĂ«mbim pengjesh-tĂ« burgosurish, njĂ« tĂ«rheqje tĂ« pjesshme tĂ« Izraelit dhe njĂ« rritje tĂ« ndihmave.

Witkoff tha se faza e dytë do të shihte gjithashtu rindërtimin dhe demilitarizimin e plotë të Gazës, duke përfshirë çarmatimin e Hamasit dhe grupeve të tjera palestineze.

“SHBA-ja pret qĂ« Hamasi tĂ« pĂ«rmbushĂ« plotĂ«sisht detyrimet e tij. Mosveprimi nĂ« kĂ«tĂ« drejtim do tĂ« sjellĂ« pasoja tĂ« rĂ«nda”, paralajmĂ«roi ai, duke vĂ«nĂ« nĂ« dukje se kĂ«to pĂ«rfshijnĂ« kthimin e trupit tĂ« pengut tĂ« fundit tĂ« vdekur izraelit.

Megjithatë, dy pika kyçe të fazës së dytë mund të jenë problematike. Hamasi më parë ka refuzuar të heqë dorë nga armët e tij pa krijimin e një shteti të pavarur palestinez, dhe Izraeli nuk është zotuar të tërhiqet plotësisht nga Gaza.

Armëpushimi është gjithashtu i brishtë në rastin më të mirë, me të dyja palët që akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të përsëritura. Pothuajse 450 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite që kur ai hyri në fuqi, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës, e drejtuar nga Hamasi. Dhe kushtet humanitare në territor mbeten të tmerrshme, sipas OKB-së, e cila ka theksuar nevojën për rrjedhën e pakufizuar të furnizimeve kritike.

Në deklaratën e tij, Witkoff deklaroi se me nisjen e fazës së dytë të planit të paqes prej 20 pikash të Trump të mërkurën, Gaza po lëvizte nga armëpushimi në demilitarizim, qeverisje teknokratike dhe rindërtim.

“Faza e DytĂ« krijon njĂ« administratĂ« palestineze teknokratike kalimtare nĂ« Gaza, Komitetin KombĂ«tar pĂ«r Administrimin e GazĂ«s (NCAG), dhe fillon demilitarizimin dhe rindĂ«rtimin e plotĂ« tĂ« GazĂ«s, kryesisht çarmatimin e tĂ« gjithĂ« personelit tĂ« paautorizuar”, tha ai.

Pas njoftimit, ndĂ«rmjetĂ«sit rajonalĂ« Egjipti, Katari dhe Turqia mirĂ«pritĂ«n formimin e asaj qĂ« e quajtĂ«n “Komiteti Teknokratik Palestinez pĂ«r tĂ« Administruar Rripin e GazĂ«s”, duke thĂ«nĂ« se kjo do tĂ« kontribuonte nĂ« pĂ«rpjekjet qĂ« synojnĂ« konsolidimin e stabilitetit dhe pĂ«rmirĂ«simin e situatĂ«s humanitare.

Ata zbuluan gjithashtu se komiteti prej 15 anĂ«tarĂ«sh do tĂ« drejtohej nga Ali Shaath, njĂ« ish-zĂ«vendĂ«sministĂ«r i planifikimit nĂ« Autoritetin Palestinez (PA), i cili qeveris pjesĂ« tĂ« Bregut PerĂ«ndimor tĂ« pushtuar qĂ« nuk janĂ« nĂ«n kontrollin izraelit. Administrata kalimtare e GazĂ«s do tĂ« veprojĂ« nĂ«n mbikĂ«qyrjen e njĂ« “Bordi tĂ« Paqes”, i cili do tĂ« kryesohet nga Trump, sipas planit 20-pikĂ«sh qĂ« ai zbuloi tre muaj mĂ« parĂ«.

Njoftimet në lidhje me bordin priten në ditët në vijim, përfshirë edhe vizitën e presidentit në Forumin Ekonomik Botëror në Davos javën e ardhshme. Nickolay Mladenov, një politikan bullgar dhe ish-i dërguari i OKB-së për Lindjen e Mesme, do të jetë përfaqësuesi i bordit në terren në Gaza. Plani i Trump-it thotë se një Forcë Ndërkombëtare e Stabilizimit (ISF) do të vendoset gjithashtu në Gaza për të trajnuar dhe mbështetur forcat policore palestineze të verifikuara.

Sipas planit të Trump-it, Palestina do të marrë përsipër qeverisjen e Gazës pasi të ketë përfunduar reformat dhe të jetë në gjendje ta bëjë këtë në mënyrë të sigurt dhe efektive. /K.M

12:20 Evropa Verilindore Ă«shtĂ« nĂ« rrugĂ«n e saj pĂ«r t’u bĂ«rĂ« qendra e re e gravitetit tĂ« BE-sĂ«

Presidencat polake dhe daneze të Këshillit të BE-së, që vijnë në një kohë vendimtare për bllokun, mund ta përshpejtojnë këtë trend.

Piotr Buras*

QĂ« nga agresioni i RusisĂ« ndaj UkrainĂ«s nĂ« shkurt 2022, fokusi i politikĂ«s evropiane Ă«shtĂ« zhvendosur drejt lindjes. Çështje tĂ« rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r PoloninĂ«, shtetet baltike dhe EvropĂ«n Qendrore e Lindore – si siguria energjetike, kĂ«rcĂ«nimi rus dhe dezinformimi – kanĂ« marrĂ« vend qendror nĂ« axhendĂ«n politike tĂ« BE-sĂ«. Perspektivat dhe interesat e evropianĂ«ve lindorĂ« kanĂ« fituar mĂ« shumĂ« njohje dhe mbĂ«shtetje.

Megjithatë, mbetet e paqartë nëse kjo përbën zhvendosjen e shumëdiskutuar të pushtetit nga Perëndimi në Lindje. Pa dyshim, rëndësia në rritje e çështjeve që shqetësojnë evropianët lindorë ka ndikuar thelbësisht në dinamikën e brendshme të BE-së. Ky fenomen shoqërohet edhe me dy zhvillime kyçe:

SĂ« pari, BE-ja Ă«shtĂ« pĂ«rballur me njĂ« vakum lidershipi tĂ« paparĂ«. Trazirat politike nĂ« FrancĂ« kanĂ« dobĂ«suar Emmanuel Macronin, ndĂ«rsa problemi me koalicionin “semafor” e ka lĂ«nĂ« GjermaninĂ« praktikisht pasive. SĂ« dyti, procesi i ndĂ«rlikuar i hartimit tĂ« politikave tĂ« BE-sĂ«, i pĂ«rkeqĂ«suar nga fuqia e vetos sĂ« HungarisĂ«, ka bĂ«rĂ« qĂ« takimet ad hoc dhe koalicionet vullnetare tĂ« jenĂ« format e vetme funksionale pĂ«r tĂ« shmangur bllokimin.

Bashkëpunim i zgjeruar
Shfaqja e bashkëpunimit të zgjeruar në Evropën Verilindore pasqyron këtë dinamikë të re. Koordinimi midis vendeve nordike dhe baltike nuk është i ri; ai ka filluar që në vitet e para të 1990-ës. Grupi i Tetë vendeve Nordike-Baltike (NB8) përfshin Danimarkën, Suedinë, Finlandën, Lituaninë, Letoninë, Estoninë, si dhe Norvegjinë dhe Islandën. Ky grup është një model bashkëpunimi të ngushtë, brenda dhe përtej BE-së.

Toomas Hendrik Ilves, ish-president i EstonisĂ«, dhe Gabrielius Landsbergis, ish-ministĂ«r i jashtĂ«m i LituanisĂ«, shkruan se “rajoni i Detit Baltik, duke pĂ«rjashtuar RusinĂ«, ka qenĂ« njĂ« nga zonat mĂ« dinamike dhe me rritje tĂ« shpejtĂ« nĂ« botĂ«. SĂ« bashku me konvergjencĂ«n ekonomike, shtetet nordike tĂ« mirĂ«qenies, fuqia ekonomike gjermane, Polonia dhe shtetet baltike kanĂ« kaluar njĂ« transformim dramatik gjatĂ« 35 viteve tĂ« fundit. AfĂ«rsia midis vendeve tĂ« rajonit ka rritur gjithashtu bashkĂ«punimin.”

Tre faktorĂ« tĂ« rinj i kanĂ« dhĂ«nĂ« kĂ«tij grupi rĂ«ndĂ«si mĂ« tĂ« madhe. Pranimi i SuedisĂ« dhe FinlandĂ«s nĂ« NATO vendosi tĂ« gjithĂ« anĂ«tarĂ«t nĂ« njĂ« pozitĂ« tĂ« barabartĂ« nĂ« politikĂ«n e sigurisĂ«, duke hapur mundĂ«si pĂ«r lidhje mĂ« tĂ« ngushta. Siguria dhe mbrojtja, sidomos nĂ« kontekstin e luftĂ«s sĂ« RusisĂ« dhe mbĂ«shtetjes pĂ«r UkrainĂ«n, janĂ« bĂ«rĂ« fusha kyçe bashkĂ«punimi. “Rreshtimi i plotĂ«â€ ndaj RusisĂ« ka qenĂ« nxitĂ«si kryesor i forcimit tĂ« lidhjeve midis tyre.

Pas ndryshimit të qeverisë në Poloni në dhjetor 2023, Varshava u bë partner kyç për NB8, duke rritur ndjeshëm ndikimin politik të grupit. Shkeljet e sundimit të ligjit nën qeverinë populiste të Ligjit dhe Drejtësisë (PiS) kishin vënë një pengesë në marrëdhëniet me vendet nordike mes 2015 dhe 2023, por fitorja e Donald Tusk e hoqi atë pengesë dhe hapi derën për bashkëpunim strategjik. Pranimi joformal i Polonisë në grup ka shënuar një pikë kthese.

Kthehu në veri
Historikisht, politika strategjike e Varshavës ishte e fokusuar kryesisht në Grupin e Vishegradit dhe format e bashkëudhëheqjes me Gjermaninë dhe Francën përmes Trekëndëshit të Vajmarit. Flirti i Orbån dhe Fico me Putinin dhe qasjet kontradiktore të vendeve të Vishegradit ndaj BE-së kanë bërë komunitetin e interesave të Evropës Qendrore e Lindore një ëndërr të parealizuar. Trekëndëshi i Vajmarit është rigjallëruar, por zhvendosja drejt veriut ka përcaktuar politikën e re të jashtme të Polonisë që nga 2023.

Pas formimit të qeverisë së Tusk në dhjetor 2023, Polonia iu bashkua konsultimeve joformale të NB8 para samiteve të BE-së, duke sinjalizuar një realitet të ri në politikën e jashtme. Interesat strategjike të sigurisë dhe ekonomike kanë luajtur rol të rëndësishëm. Danimarka, Suedia dhe Finlanda së bashku janë investitori i tretë më i madh në Poloni, pas Gjermanisë dhe Francës. Danimarka përbën 50% të investimeve të huaja direkte në Pomerani, rajonin verior të Polonisë. Transformimi i energjisë i Polonisë dhe investimet e planifikuara në energjinë e erës në det të hapur e bëjnë vendin shumë tërheqës për partnerët skandinavë. E njëjta gjë vlen edhe për blerjen e pajisjeve ushtarake, ku Suedia ka shumë për të ofruar, si p.sh. nëndetëse.

Diplomatët polakë raportojnë se në vitin 2024 Polonia u vizitua masivisht nga vendet nordike për të forcuar bashkëpunimin me vendin më të madh lindor të BE-së.

Mbrojtja e Detit Baltik
Siguria e rrjetit të kabllove të telekomunikacionit nëndetësor në Detin Baltik është bërë përparësi për vendet nordike dhe baltike, përfshirë Poloninë. Samiti Nordik-Baltik në Harpsund, Suedi (nëntor 2024), bashkoi Kryeministrin Tusk me udhëheqës të tjerë, duke demonstruar nivel të ri bashkëpunimi. Pas samitit, Kryeministrat Ulf Kristersson (Suedi) dhe Donald Tusk (Poloni) nënshkruan një marrëveshje partneriteti strategjik. Suedia dhe Norvegjia kontribuojnë në mbrojtjen e qendrës logjistike për Ukrainën në Rzeszów, Poloni.

Tusk propozoi krijimin e “mbikĂ«qyrjes detare”, misione tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta pĂ«r tĂ« monitoruar dhe mbrojtur infrastrukturĂ«n kritike nĂ« Baltik. Pas luftĂ«s sĂ« RusisĂ« me UkrainĂ«n, Baltiku ka marrĂ« rĂ«ndĂ«si strategjike pĂ«r tĂ« gjitha shtetet kufitare. Sanksionet energjetike ndaj RusisĂ« ndryshuan rrugĂ«t e transportit detar dhe forcuan rolin e energjisĂ« sĂ« erĂ«s nĂ« det tĂ« hapur, duke rritur fokusin mbi sigurinĂ« e infrastrukturĂ«s.

Polonia importoi rreth 6.5 miliardë metra kub gaz natyror në 2023 përmes terminalit LNG në Swinoujscie, duke zëvendësuar plotësisht importet nga Rusia. Terminalet dhe linjat e energjisë me tension të lartë (SwedLink, EstLink) janë thelbësore për transportin e energjisë. Mbrojtja e gjithë kësaj infrastrukture mbetet prioritet për vendet nordike dhe baltike.

Lidhjet me NATO-n
Ideja e Tuskut pĂ«r “mbikĂ«qyrjen detare” u mbĂ«shtet nga NB8 dhe u miratua nga NATO. Misioni Baltic Sentinel u nis nĂ« Helsinki nĂ« janar 2025 pĂ«r tĂ« penguar veprimet keqdashĂ«se tĂ« aktorĂ«ve shtetĂ«rorĂ« ose jo-shtetĂ«rorĂ« pranĂ« RusisĂ«. Projektet e koordinuara tĂ« mbrojtjes kufitare – Mburoja Lindore Polake dhe VijĂ«s sĂ« Mbrojtjes Baltike – u pĂ«rfshinĂ« nĂ« prioritetet e BE-sĂ«, me mbĂ«shtetje financiare prej 150 miliardĂ« eurosh nga iniciativa SAFE (maj 2025).

KĂ«rcĂ«nimet e sigurisĂ« kanĂ« afruar vendet e EvropĂ«s Verilindore drejt njĂ« axhende tĂ« pĂ«rbashkĂ«t. NjĂ« shqetĂ«sim tjetĂ«r Ă«shtĂ« “flota fantazmĂ«â€ qĂ« shmang sanksionet mbi dĂ«rgesat ruse tĂ« naftĂ«s. Incidenti i majit 2025, ku njĂ« anije ruse manovroi pranĂ« kabllove tĂ« PolonisĂ« dhe SuedisĂ«, u ndalua nga forcat polake. NĂ«n presidencĂ«n polake tĂ« BE-sĂ«, paketa e 17-tĂ« e sanksioneve u miratua, duke pĂ«rfshirĂ« 200 anije tĂ« flotĂ«s fantazmĂ«, tĂ« cilave u ndalohet ankorimi nĂ« portet evropiane.

Këshilli i Shteteve të Detit Baltik
Ringjallja e Këshillit të Detit Baltik mund të jetë shenjë e ripërtëritjes së bashkëpunimit rajonal. Polonia mori presidencën në korrik dhe mund ta transformojë institucionin për fokus më të madh mbi sigurinë. Ilves dhe Landsbergis u bëjnë thirrje vendeve anëtare të e shndërrojnë Këshillin në forum strategjik për dialog mbi sigurinë, koordinimin taktik dhe avokimin politik brenda BE-së dhe NATO-s.

Megjithatë, ka kufizime. NB8 dhe Polonia janë të bashkuara në politikën ndaj Rusisë, siguri dhe migracion, por jo në fusha të tjera, si politika klimatike dhe konkurrueshmëria. Polonia ka bllokuar marrëveshje me Mercosur, shtyrë ETS2 dhe mbrojtur politikën e kohezionit me çdo kusht. Kjo nuk korrespondon me vizionin e vendeve nordike për BE-në.

Institucionalizimi i bashkëpunimit rajonal ka përfitime, por edhe rreziqe. Polonia dhe të tjerët frikësohen se mund të minojnë supremacinë dhe unitetin e NATO-s duke promovuar rajonalizimin e politikës së sigurisë. Rezultati i zgjedhjeve presidenciale polake dhe suksesi i kandidatëve të djathtë tregojnë se stabiliteti liberal-demokratik nuk mund të merret si i garantuar.

Megjithatë, kërcënimet e sigurisë kanë afruar vendet e Evropës Verilindore, duke krijuar vullnet politik dhe interes për një axhendë të përbashkët. BE-ja po bëhet gjithnjë e më e larmishme, me disa qendra gravitacionale që do të udhëheqin transformimin e saj. Kontributi i Evropës Verilindore mund të bëhet një nga më të rëndësishmit.

*Piotr Buras është bashkëpunëtor i lartë kërkimor dhe drejtor i Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë (ECFR) në Varshavë.

BHurimi: Dosja Vanguard/ Përgatiti për botim: L.Veizi

Mbi 12 mijë të vrarë në pak ditë, por pa bujë globale: Pse bota po hesht për Iranin?

Mbi 12 mijë qytetarë të vrarë në një hark kohor jashtëzakonisht të shkurtër. Internet i fikur. Media e mbyllur. Protesta të shtypura me armë. Dhe megjithatë, në arenën globale, ajo që po ndodh në Iran kalon thuajse në heshtje.

Nuk ka mobilizim ndërkombëtar. Nuk ka reagime të forta politike. Nuk ka valë solidariteti që pushton rrjetet sociale. Nuk ka tituj të përditshëm që tronditin opinionin publik botëror. Ka vetëm disa lajme sporadike, shifra të paqarta dhe një ndjesi të rrezikshme normalizimi të dhunës.

Pse kjo tragjedi nuk po merr vëmendjen që meriton?

Një pjesë e përgjigjes është e pakëndshme, por reale. Jemi desensitizuar. Bota është bërë një zinxhir i pandërprerë krizash, luftërash, masakrash dhe skandalesh. Nga Ukraina në Gaza, nga Sudani në Siri, dhuna është kthyer në sfond. Vrasjet nuk na shokojnë më, na lodhin. Dhe kur dhimbja përsëritet çdo ditë, ndërgjegjja kolektive fillon të mpaket.

Por kjo nuk është e gjithë e vërteta.

Sepse jo çdo tragjedi trajtohet njësoj. Disa kriza shndërrohen në kauza globale, të tjera mbeten të padukshme. Dhe këtu hyn politika. Media ndërkombëtare dhe organizatat e mëdha nuk veprojnë në vakum moral, por brenda interesave gjeopolitike. Irani është një nyje e ndërlikuar, një vend ku përplasjet diplomatike, frika nga përshkallëzimi dhe llogaritjet strategjike peshojnë më shumë se jeta e protestuesve në rrugë.

Ka edhe njĂ« arsye tjetĂ«r, mĂ« cinike. Revolta iraniane nuk Ă«shtĂ« e rehatshme pĂ«r t’u treguar. Nuk ka akses pĂ«r gazetarĂ«t. Nuk ka transmetime live. Nuk ka imazhe tĂ« pastruara pĂ«r konsum global. Ka errĂ«sirĂ«, censurĂ« dhe rrezik. Dhe nĂ« njĂ« epokĂ« ku vĂ«mendja matet me klikime dhe algoritme, tragjeditĂ« qĂ« nuk “performojnĂ«â€ thjesht shtyhen nĂ« periferi.

Heshtja globale nuk është neutrale. Ajo është një mesazh. Një sinjal për regjimin se dhuna mund të vazhdojë pa pasoja serioze ndërkombëtare. Një sinjal për viktimat se zëri i tyre nuk po dëgjohet. Dhe një sinjal për botën se standardet morale janë selektive.

Mbi 12 mijë të vrarë nuk janë statistikë. Janë jetë njerëzish. Dhe fakti që kjo shifër nuk trondit titujt kryesorë është ndoshta treguesi më i qartë i një krize më të madhe se ajo iraniane: kriza e ndërgjegjes globale.

Sepse kur bota mësohet të heshtë përballë një masakre, problemi nuk është vetëm regjimi që shtyp. Problemi është edhe sistemi ndërkombëtar që zgjedh të shohë nga ana tjetër.

The post Mbi 12 mijë të vrarë në pak ditë, por pa bujë globale: Pse bota po hesht për Iranin? appeared first on iconstyle.al.

Botërori 2026: FIFA konfirmon 500 milionë kërkesa për bileta

Me pak muaj para fillimit tĂ« BotĂ«rorit 2026 nĂ« SHBA, Kanada dhe MeksikĂ«, FIFA dhe presidenti i saj, Gianni Infantino, shprehin entuziazmin pĂ«r interesin e jashtĂ«zakonshĂ«m tĂ« tifozĂ«ve. Sipas njoftimit tĂ« organizatĂ«s, deri tani janĂ« regjistruar 500 milionĂ« kĂ«rkesa pĂ«r bileta, njĂ« numĂ«r rekord nĂ« historinĂ« e futbollit. Infantino e konfirmoi kĂ«tĂ« tĂ« diel nĂ« rrjetet sociale: “E pabesueshme; 500 milionĂ« kĂ«rkesa pĂ«r bileta pĂ«r BotĂ«rorin 2026. Faleminderit tĂ« gjithĂ«vĂ«!”

Përveç vendeve organizatore, kërkesat më të mëdha për bileta vijnë nga Gjermania, Anglia dhe Brazili, ndërkohë që disa prej ndeshjeve më të pritura të fazës së fundit kanë shkaktuar kërkesa masive. Ndeshja Kolumbi-Portugali, e cila do të zhvillohet në Miami më 27 qershor, është përmendur si ajo me interesin më të madh të tifozëve.

Pas kritikave për çmimet e larta të biletave, FIFA njoftoi një kategori të veçantë me tarifa të përballueshme, 60 dollarë për bileta, që do të ofrohen përmes federatave kombëtare. Organizata paralajmëroi se shpërndarja e biletave për ndeshjet me kërkesat më të larta do të bëhet me short, dhe personat që kanë aplikuar do të informohen jo përpara datës 5 shkurt.

Ky interes rekord tregon pasionin global për futbollin dhe pritshmëritë e larta për turneun më të madh të sportit, që premton të jetë një spektakël i jashtëzakonshëm për tifozët në të gjithë botën.

The post Botërori 2026: FIFA konfirmon 500 milionë kërkesa për bileta appeared first on iconstyle.al.

BTS rikthehet në skenë pas viteve në ushtri, ja detajet e turneut

Grupi K-pop i famshĂ«m BTS ka njoftuar rikthimin e tij me njĂ« turne botĂ«ror pĂ«r vitet 2026–2027, qĂ« pritet tĂ« shĂ«njojĂ« performancat e tyre kryesore tĂ« para qĂ« nga turneu “Permission to Dance on Stage” gjatĂ« viteve 2021–2022. Turneu do tĂ« fillojĂ« nĂ« KorenĂ« e Jugut nĂ« prill 2026 dhe do tĂ« pĂ«rfshijĂ« mĂ« shumĂ« se 70 koncerte nĂ« Azi, AmerikĂ«n e Veriut, AmerikĂ«n e Jugut, Australi dhe EuropĂ«, duke sjellĂ« grupin pĂ«rsĂ«ri pranĂ« fansave tĂ« tij globalĂ«.

Para nisjes së shitjes së biletave për publikun e gjerë më 24 janar, do të ketë shitje paraprake më 22 dhe 23 janar për anëtarët e klubit të fansave që regjistrohen në platformën Weverse, e menaxhuar nga kompania e BTS, Hybe. Ky hap synon të përfshijë fansat më të përkushtuar dhe të sigurojë bileta për të gjithë admiruesit e grupit.

Shkëputja e grupit gjatë viteve të fundit erdhi si pasojë e shërbimit ushtarak të detyrueshëm në Korenë e Jugut, një detyrim që të gjithë anëtarët e BTS duhet të përmbushnin. Suga ishte i vetmi që përfundoi shërbimin si agjent i shërbimeve sociale në qershor 2025, një alternativë ndaj ushtrisë për shkak të një dëmtimi në shpatull, ndërsa gjashtë anëtarët e tjerë shërbyen normalisht në ushtri.

Ky rikthim i BTS pritet të jetë një nga ngjarjet më të mëdha muzikore globale të vitit, duke rikthyer grupin në skenën botërore pas një periudhe pushimi dhe duke ofruar fansave të tij eksperienca të paharrueshme live.

The post BTS rikthehet në skenë pas viteve në ushtri, ja detajet e turneut appeared first on iconstyle.al.

Cilat janë pasaportat që hapin më shumë dyer në botë?

Në hartën globale të udhëtimit, një grup vendesh ofron privilegje të veçanta për qytetarët e tyre, duke lejuar udhëtime pa pengesa burokratike dhe pritje të shkurtra në kufi. Sipas botimit më të fundit të Indeksit të Pasaportave Henley, Singapori është lider global, me qytetarët që mund të vizitojnë 192 vende pa nevojën e vizave. Pas tij renditen Japonia dhe Koreja e Jugut, me qasje të lirë në 188 destinacione.

Në vendin e tretë gjenden pesë vende evropiane: Danimarka, Luksemburgu, Spanja, Suedia dhe Zvicra, të cilët ofrojnë udhëtime pa viza në 186 vende. Një hap më poshtë, vendet evropiane Austria, Belgjika, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Irlanda, Italia, Holanda dhe Norvegjia lejojnë qytetarët e tyre të udhëtojnë në 185 destinacione. Hungaria, Portugalia, Sllovakia, Sllovenia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe renditen në vendin e pestë, me qasje në 184 vende. Shqipëria dhe Kosova renditen përkatësisht në vendin e 43-të dhe 49-të, duke ofruar qasje në 121 dhe 81 destinacione pa procedura të ndërlikuara vizash.

Një histori e veçantë është ajo e Emirateve të Bashkuara Arabe, të cilat kanë përjetuar rritjen më të madhe në 20 vitet e fundit të indeksit. Që nga viti 2006, vendi ka shtuar 149 destinacione të reja pa viza, duke fituar 57 pozicione në renditjen globale, për shkak të diplomacisë aktive dhe liberalizimit të vizave.

Në vendet e tjera kryesore, Australia, Letonia, Lihtenshtajni dhe Mbretëria e Bashkuar renditen në vendin e shtatë, ndërsa Kanadaja, Islanda dhe Lituania janë në vendin e tetë. Malajzia mban vendin e nëntë, dhe Shtetet e Bashkuarajanë rikthyer në vendin e dhjetë me 179 destinacione. Vendet kryesore të listës tregojnë jo vetëm fuqinë e pasaportave të tyre, por edhe ndikimin e politikave diplomatike dhe të udhëtimit të lirë në nivel global.

The post Cilat janë pasaportat që hapin më shumë dyer në botë? appeared first on iconstyle.al.

KĂ«rcĂ«nim me bombĂ« nĂ« avionin e Turkish Airlines, aeroplani bĂ«n ulje emergjente nĂ« BarcelonĂ« –

✇27.al
By: 27

Një alarm u dha në aeroportin El Prat të Barcelonës të enjten në mëngjes (15/1) kur një avion i Turkish Airlines bëri një ulje emergjente pas një kërcënimi për bombë.

Avioni, një Airbus A321, po operonte fluturimin TK1853 me një mbërritje të planifikuar në Barcelonë në orën 11:00 të mëngjesit, pasi ishte ngritur nga Stambolli në orën 09:00. Pak para uljes, autoritetet u informuan për një kërcënim me bombë, gjë që çoi në aktivizimin e menjëhershëm të protokollit të emergjencës.

Sipas njĂ« deklarate tĂ« Aena-s, “pĂ«r shkak tĂ« njĂ« kĂ«rcĂ«nimi, u aktivizuan protokollet e kĂ«rkuara tĂ« sigurisĂ«â€, ndĂ«rsa u vu re se “Forcat e SigurisĂ« po vlerĂ«sojnĂ« situatĂ«n”. NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«, u sqarua se kĂ«rcĂ«nimi i supozuar nuk ndikoi nĂ« asnjĂ« mĂ«nyrĂ« nĂ« funksionimin e aeroportit.

Pas uljes së sigurt, shërbimet e emergjencës vazhduan me zbarkimin e të gjithë pasagjerëve dhe filluan kontrolle të hollësishme brenda avionit.

Sipas mediave spanjolle, dy avionë luftarakë u ngritën dhe shoqëruan fluturimin e Turkish Airlines deri në uljen e tij, si pjesë e masave të sigurisë të parashikuara në incidente të tilla.

Hetimet janë duke vazhduar, ndërsa deri më tani nuk është njoftuar nëse janë gjetur objekte të dyshimta në avion.

FIFA merr mbi 500 milionĂ« kĂ«rkesa pĂ«r bileta –

✇27.al
By: 27

FIFA ka njoftuar se ka marrë më shumë se 500 milion kërkesa për bileta për Kampionatin Botëror të Futbollit 2026, i cili do të zhvillohet këtë verë në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Përveç vendeve organizatore, shumica e kërkesave vijnë nga Gjermania, Anglia dhe Brazili.

Pas kritikave për çmimet e larta të biletave, FIFA ka vendosur tarifa prej 60 dollarësh për biletat që do të jenë të disponueshme përmes federatave kombëtare. Ndër ndeshjet më të kërkuara në fazën e fundit të shitjes është Kolumbi-Portugal, e planifikuar të luhet në Miami, më 27 qershor.

FIFA ka njoftuar gjithashtu se parashikon të informojë aplikantët për rezultatet e tyre jo më herët se data 5 shkurt, me një procedurë të rastësishme për ndeshjet me kërkesë të lartë, për të garantuar një shpërndarje të drejtë të biletave.

Ky interes jashtëzakonisht i madh tregon entuziazmin global për Botërorin e parë me tri vende organizatore dhe sfidën e FIFA-s për të menaxhuar kërkesën rekord në një mënyrë të drejtë dhe transparente.

Hakeruan sistemin e SPAK/ Mbyllen hetimet, dĂ«rgohen pĂ«r gjykim ish-drejtori i Burgjeve dhe dy bashkĂ«punĂ«torĂ«t –

✇27.al
By: 27

SPAK ka pĂ«rfunduar hetimet lidhur me hakerimin e sistemeve tĂ« saj informatike dhe ka dĂ«rguar pĂ«r gjykim pranĂ« GjykatĂ«s sĂ« Posaçme tĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« tre tĂ« pandehur, mes tyre ish-drejtorin e burgjeve Agim Ismaili. KĂ«shtu, Arnold Rrokaj, i cili ndodhet nĂ«n masĂ«n e sigurimit “arrest nĂ« burg”, akuzohet pĂ«r veprat penale “hyrja e paautorizuar kompjuterike” dhe “pĂ«rgjimi i paligjshĂ«m i tĂ« dhĂ«nave kompjuterike”, tĂ« kryera nĂ« kuadĂ«r tĂ« njĂ« grupi tĂ« strukturuar kriminal.

Ai pĂ«rballet gjithashtu me akuzat pĂ«r “grup tĂ« strukturuar kriminal” dhe “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, tĂ« parashikuara nga nenet 192/b, 293/a, 28/4, 333/a dhe 334 tĂ« Kodit Penal.

Zambak Gjoni, gjithashtu i arrestuar, akuzohet pĂ«r “pĂ«rgjim tĂ« paligjshĂ«m tĂ« tĂ« dhĂ«nave kompjuterike” dhe pĂ«r pjesĂ«marrje nĂ« grup tĂ« strukturuar kriminal.

Ndërkohë, Agim Ismaili, i hetuar në gjendje të lirë, përballet me të njëjtat akuza për përgjim të paligjshëm dhe bashkëpunim në grup kriminal.

Sipas hetimeve, Arnold Rrokaj ka aksesuar në mënyrë të paautorizuar materiale hetimore të Prokurorisë së Posaçme. Një pjesë e këtyre materialeve u shpërndanë në mënyrë të paligjshme tek Zambak Gjoni dhe Agim Ismaili, të cilët më pas i kaluan tek persona të tretë.

Autoritetet arritën të identifikojnë brenda 24 orësh Rrokajn dhe Gjonin, duke i arrestuar menjëherë. Ky veprim parandaloi shpërndarjen e mëtejshme të materialeve hetimore, të cilat përbënin rrezik për proceset penale në zhvillim.

Dosja tashmë është dërguar për gjykim, ku tre të pandehurit do të përballen me akuzat e rënda për krime kibernetike dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

PĂ«rmbytjet nga lumi Seman rrĂ«zuan propagandĂ«n e RamĂ«s dhe Ballukut, SPAK tĂ« hetojĂ« –

✇27.al
By: 27

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, u shpreh se disa muaj më parë Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tjerë inspektuan investimin për rehabilitimin e argjinaturës së lumit Seman në Fier, duke e prezantuar si një sukses madhor që do të mbante 5000 hektarë tokë bujqësore të mbrojtura nga përmbytjet.

Por sot, reshjet e shumta dhe çarjet në argjinaturë kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në disa zona, duke përfshirë tokat bujqësore dhe rreth 20 banesa në fshatin Hasturkas.

“Kjo ngre pyetje tĂ« rĂ«nda: Kush mban pĂ«rgjegjĂ«si pĂ«r dĂ«mĂ«t dhe milionat e shpenzuara? A Ă«shtĂ« kjo njĂ« mashtrim i qeverisĂ«?

‘QytetarĂ«t pĂ«rballen me pasojat e njĂ« qeverisjeje tĂ« paaftĂ«. ËshtĂ« koha qĂ« SPAK tĂ« nisĂ« hetimet.’-theksoi ajo.

Deklarata e plotë:

Jo më larg se disa muaj më parë, Kryeministri Edi Rama, së bashku me zv/kryeministren Belinda Balluku dhe ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, inspektuan nga afër investimin për mbrojtjen e tokave bujqësore dhe rehabilitimin e argjinaturës së majtë të lumit Seman, në bashkinë e Fierit. Një investim që u propagandua si i përfunduar brenda 4 muajve të fundit të vitit 2024 dhe që u prezantua si sukses madhor i qeverisë.

Kryeministri Rama deklaroi publikisht se argjinatura e majtë e lumit Seman kishte pësuar një përmirësim të dukshëm në 8 km, duke pretenduar se ishin shpëtuar nga përmbytjet rreth 5000 hektarë tokë bujqësore.

Sipas tij, bëhej fjalë për një ndërhyrje emergjente të realizuar me sukses falë fondeve të Ministrisë së Bujqësisë dhe punës së bordeve të kullimit dhe kompanive kontraktuese.

U deklarua se në qarkun e Fierit janë rreth 30 km argjinaturë  që janë mbështetur në 5 vitet e fundit me fonde buxhetore dhe me rehabilitim. të padiskutueshëm në të gjithë zonën bujqësore që përfaqëson ky qark me 14 kantiere, 8 të ndjekura nga ministria dhe 6 nga pushteti vendor, dhe një fond prej 6 milionë euro që do ndihmonin një sipërfaqe të ujitshme për gati 20 mijë ha tokë bujqësore, dhe njëkohësisht investime edhe në hidrovor.

Ministrja e Bujqësisë deklaroi se në qarkun e Fierit investimet në sistemet e ujitjes, kullimit dhe mbrojtjes nga përmbytjet janë rritur gati katërfish krahasuar me vitin 2013, duke arritur në rreth 20 milionë euro në vit.

Por sot, realiteti flet ndryshe
.

Reshjet e shumta dhe rritja e prurjeve të lumit Seman kanë shkaktuar përmbytje të konsiderueshme në disa zona, pas çarjes së argjinaturës në disa segmente.

Uji ka vërshuar në tokat bujqësore të disa fshatrave përreth, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa gjatë natës lumi Seman ka përmbytur rreth 20 banesa në fshatin Hasturkas, në Libofshë.

Kjo situatë ngre pyetje të rënda dhe të pashmangshme:

Kush mban përgjegjësi për milionat e shpenzuara?

Kush mban përgjegjësi për dëmet e shkaktuara qytetarëve dhe fermerëve?

Propaganda e investimeve rezulton një mashtrim i radhës, ndërsa qytetarët përballen me pasojat dramatike të një qeverisjeje të kalbur, të paaftë dhe grabitqare.

ËshtĂ« koha qĂ« institucionet e drejtĂ«sisĂ« tĂ« veprojnĂ«.

SPAK duhet të hetojë.

❌